Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Sat Sep 27, 2008 10:36 pm

SE kujtdreqit i ra ndėrmend ta ndryshojė emrin e shqiptarėve tėpushtuar robėr nėn shtetin grek, nga etninomi (nomi etnik,emri etnik, shqip) - arban (arban, gege dhe arbėr, toske) dhe nga toponomi - ARBANIA edhe me ēfarė qėllimi e bėn atė ndryshim shumė drastik dhe tė pakapshėm origjinalisht (anipse pėrsėri me domethėnie shqipe), nė etninomin - ēam (ēami, ēamja, ēamėt) dhe toponomin - Ēamėria - kjo kjo ėshtė bėrė pėrqėllime tė caktuara!

Kur nė greqishte ėshtė etninomi - arvan (arvani, arvanja, arvanitėt) dhe toponomi - Arvania dhe shkronja greke - v, ėshtė - b edhe krejt nė shqip si gjuha amtare det tė jetė etninomi - arban (arban, arbani, arbana), kurse toponomi - ARBANIA. Pra, arban, arbani, arbana, arbanėt - Arbania dhe assesi nuk bėn - arvanit, arvaniti, arvanitėt e Arvania. Ky ėshtė njė gabim a keqpėrdorim drastik i krejt emėrtimit! Dihet historikisht edhe nga authorė grek se nė Greqi jetojnė mbi tre milion shqiptarė, ku pjesa dėrmuese janė asimiluar me diskriminime ekonomike, sociale, e politike...

Pse tė thohet mbrapsht, e naivisht - arvanitėt, arvanitasit, kur ata janė ARBANĖT E ARBANISĖ, ku edhe vet shkenca sllave i ka thirrė dhe i thirrė - arban, arbanasi, domethanė se ma afėr janė emėrtimet sllave se sa vet shqipe?

Mendoj se shumėma mirė dhe ma afėr origjinės gjenetike e antropologjike e linguistike do tė ishte edhe emėrtimi - ARBANIA pėr emėrtimin - Albania, ngase thohet se ka ekzistuar njė fis me emrin - alban, albanėt nė Albaninė e sotme, kurse nuk dihet asnjė princ alban, asnjė histori albane, vetėm njė qytet - Albanopolis, Albanoi, nga njė hartė gjeografike e gjeografit antik Ptolemeut shek.II p.e.s ku edhe ai emėrtim ėshtėma shumė greqisht se sa shqip edhe ėshtėngatrruar edhe me emėrtimin e albanėve dhe Albanisė sė Kaukazit - anipse edhe atje ishte historiografi hillire pellgazgjike!!!

Pra, a duhet tė jetė origjinal etninomi - ēam, (ēami, ēama, ēamėt) dhe toponomi - Ēamėria, apo krejt shqip e me histori tė lashtė paraindoeuropiane - etninomi - ARBAN (ARBANI, ARBANA, ARBANĖT) DHE TOPONOMI - ARBANIA?

ARBANIA me arbanėt ėshtė vet trungu i Shqipes (Arbanishtes sė lashtė), pra ėshtė vet origjina e Gegnisė dhe Tosknisė, si Ama e popullit tė sotėm shqiptar dhe njėherit edhe vet Arbanishtja asht Ama e dy dialekteve tona - gege e toske!

Arbanishtja e lashtė ishte krejtsisht e folmja e sotme gege dhe vonė u formua toskėrishtja, ku lidhet vet emri me emėrtimet latine-romake: Toskana, toskan, toskani etj.

Arbanishtja asht gjuha e lashtė shqiptare, me tė cilėn mund tė bėjmė tė gjitha gjurmimet historiografike, linguistike, etnografike, gjeopolitike, historike - me shkua deri tek burimi i gjuhėve indo-europiane dhe vet Indoeuropianishtja asht vet - Hillirishtja, illirishtja e lashtė pellgasgjike trekontinentale afriko-azio-europiane qė njihet BOTA ANTIKE E ANTIKUITIT (qė sllavisht quhet - Antikitet!

Do tė ishte me interes historiografik e linguistik, poqėse dikush mund tė kontribuojė nė kėtė themė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Sat Sep 27, 2008 11:36 pm

Nezir, une nuk mendoj se emri dhe makrotoponimi 'cam' dhe 'Cameri' eshte bere per qellime te caktuara. Cameri eshte nje toponim qe ka nje mbeshtetje te argumentuar historike. Te Studime Gjuhesore, Eqrem Cabej thote se emri Cam vjen nga emri i lumit te lashte qe kalonte neper Epir me emrin 'Tsiam'. Pra, gjate evolvimit fonetik, dyshja bashketingllore TS eshte trasnformuar ne Ē, pra nga TSiam ne Ēam.

Kurse, sic e permend edhe Milan Shuflaj emri Arbani ose Arberi ne mesjete perfshinte nje territor prej Bosnjes Jugore e gjirit te Kotorrit deri ne Etoli ne Jug. Emri Arbani ose Arberi (Arberi eshte pasoje e rotacizmit ne toskerisht) ishte nje eponim qe kishte fituar shtrirje te madhe ne mesjete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Sun Sep 28, 2008 1:08 am

Nezir Myrta / SHPJEGIMI I EMRIT – ĒAMĖRIA







AMĖ E
ĒAME – ĒAMĖRIA








Emri –
Ēamėria
qė pėrcakton toponomin nė fjalė, si krahinė e ndame
shqiptare, nga Trungu Amtar dhe qė formohet nė bazė tė etninomit –
ēam (ēami, ēamėt), derisot, nuk ėshtė hasė tė jetė
shpjeguar me njė ethymologji tė sigurtė, sipas linguistikės
gjenetike domethėnia e vet emrit, vetėmse, thohet se vie nga fjala
– t’ ēam, nga emri i lumit – Kallama (Thyamis) dhe dihet si
territor dhe popullėsi shqiptare (abėreshe), me aneksimin qė iu bė
Greqisė, me njė histori tė dhimbshme, me njė kulturė tė lashtė.



Pėrkundėr asimilimit tė dhunshėm nga grekėt, Ēamėria arrinė tė
mbijetojė, me tė gjitha forcat shpirtėrore kulturore, duke ruajtur
fshehtas: gjuhėn shqipe (arbėrishte), dokėt e zakonet shqiptare,
me njė pėrbėrje numerike banorėsh, mbi tre milion shqiptarė, qė
njihen si arvanitas (arbanitas), arbėreshė tė Greqisė.



Sipas studjuesit, V. Rafailidhis prezenca arvanite nė Greqi,
fillon me mendimin e shprehur t
ė
tij, se: “Arvanitėt, kjo farė e ashpėr dhe krenare, e cila
pėrllogaritet tė jetė rreth tre (3) milion nė shtetin e sotėm
grek”, vazhdon tė mbijetojė dhe tė bėjė historinė, si njė pjesė
vitale e kėtij vendi, mes stuhive tė asimilimit dhe ruajtjes sė
origjinės’ -
e vijon thėnien studjuesi, Irakli Koēollari,
pėr Arvanitėt.



Ndėrsa, emri – arvanitas, si thirrje greqishte, ėshtė
vet emri – arbanitas, arbanit (arban), i shqipes gege, qė nė
mungesė tė theksimit tė tingullit – b, nė greqishte, rrodhi
theksimi i tingullit – v (b=v), nė emrin tonė, qė njihen sot –
arvanitasit. Kjo fjalė gegėnishte – arbanitas (arvanitas), si
rrėnjėsore e lashtė illirishte, iu mbeti pikėrisht, popullėsisė
shqiptare arbėreshe nė Greqi, e cila e flet njė gjuhė me idioma tė
lashtėsisė, me njė fonetikė historike qė kėrkon gjurmim tė thellė
linguistik, e qė sot duket sikur njė e folme gege e toske bashkė,
si njė tėrėsi uniteti tė shqipes sė hershme, njė Toskėrishte e
pėrzier me rrėnjet e ruajtura shumė mė tė hershme
illiro-pellagsishte, nga sa i kanė sot vet dialektet e Gegėnishtes
dhe Toskėrishtes sė sotme, - sikur rrėnjė tė mbetura tė njė gjuhe
tė gjallė paraballkanike dhe PIE dhe e mbetur gjithmonshėm gjuhė e
gjallė arbanite. Nė arvanishte (arbėrishte) tė Ēamėrisė, sot mund
tė vėrehet gėrshetimi i dy elementeve gege-toske, sikur njė lidhje
koherente (anipse e tėholluar sa s’ka mė ku tė shkojė), na duket
sikur shihet si njė dritė e largėt linguistike kryebote, apo
fillbote tė tė folurit tė njeriut – aqė janė ruajtur rrėnjet e
hershme pellgasishte.






Gjuha shqipe e folur nė Ēamėri, mund tė theksojmė se ėshtė
pikėtakimi, apo pikėpjekja e dy dialekteve tona, gege e toske, me
elemente tė lashtėsisė historiko-linguistike, si gėrshetim
dialektesh e nėndialektesh shqipe, si njė gjuhė e ruajtur me
elemente origjinale tė rrėnjeve illirishte. Ndoshta, kjo formė e
ruajtjes sė origjinalitetit rrėnjėsor linguistik nė tė folur, u
ruajt nė vetvete, ngase nuk u bė kurrfarė aplikimi i gjuhės sė
njėsuar shqipe, si ndalim arbitrar hegjemonist grek, pėr tu
shprehur zyrtarisht si gjuhė amtare e arbanitėve. Nuk pati njė
zyrtarizim tė Arbanishtes, ngase ėshtė bija e Pellgasishtes, sė
lashtė, prej sė cilės rrodhi vet kjo greqishtja e lashtė, duke
mbuluar rrėnjet arbanishte me ato greqishte tė reja me sufiksalet
– os. Nuk pat



njė formė dirigjimi nga askush pėr ta zyrtarizuar si gjuhė
arbanite as krahas gjuhės greke dhe mbeti si dhunėti e natyrės nė
tė folurit e ēamėve (arvanitėve-arbanitėve), ku rrėnjet e fjalėve
shqipe nė tė folur popullor tė ēamėve, sikur xhveshin rrėnjet
greqishte dhe na lidhin me gjuhėn e lashtė pellgazgjike. Gjuha e
folur ēame, duhet tė shkruhet nė origjinalin e saj tė natyrės
linguistike, sepse aty janė rrėnjet e gjuhės Amė Pellgasishte
shqipe, si gjuhė e natyrės shqipe tė lashtė, ku kemi shumė burime
studimesh nė tė folmen arbanishte (arvanishte), pėr thema tė mėdha
nė gjurmimet illiristike PIE.



Vlen tė paraqesim shembuj tė tė folurit arbanitas (arvanitas), nė
shprehjet e dokeve e zakoneve tė lashta, tė shqiptimit tė
emėrtimeve tė sotme onomastike - qoftė antroponome, toponome,
hidronome, epinome, apo edhe nė lirikėn dhe epikėn popullore,
sikurse mund tė vėrehet gėrshetimi elementar gegė-toskė, nė kėto
vargje tė njė kėnge popullore arvanite: “Di fjalė ēova Djevit /
Tė fala tė tė thetė, / Po Djevi nuk ta tha, / Se nuk e lanė retė”.
Numrori – di (dy fjalė), folja – thetė (thotė), shprehja –
‘nuk ta tha’ dhe folja e vargut tė fundit – lanė (nuk e lanė),
janė veēoritė e illirishtes sė lashtė, ku zėvėndėsimi i zanores –
y, me – i (y=i) sot ėshtė theksim i tė folmes dibranishte, e cila
ėshtė njė e folme shumė e hershme illirishte, por qė nė gjuhė
gėrshetohet elementi gegė i foljes lanė (e lanė) si theksim i
zanores hundore – a^ (se nuk e lanė retė), do tė thotė se ende
nuk e lanė retė,
sikurse edhe nė trajtėn – nuk e lan (lanė).
Kjo folje shqipe – la, si ēėshtje e hapur fono-morfologjike shqipe
( la – lamja, e la – lanja, me la, e me lanė – pėr tė larė, e pėr
tė lėnė), edhepse janė bėrė studime lidhur me to, ende nuk ėshtė
arrijtė njė shpjegim i plotė.





Tė folmen arvanite, unė e quaj – Arbanishtja e Lashtė PIE, gjuha
e Dardhanusit, birit tė Zojsit (Zeusit 2690-2615 p.e.r.), ėshtė
gjuha e Hillionit, gjuha Trojane, illirishtja e fillit tė tė
folurit dhe tė tė shkruarit tė gjuhės sė njeriut - Kuniformit,
ėshtė filli i Pellgasishtes – e mbetur sot edhe nė rrėnjet e
fjalėve tė tė folurit tė Ēamėve, nė atė gjuhė tė sotme natyrore,
pa ndonjė rregullore tė re, qė duket njė gjuhė e lirė, e
trashiguar nėpėr filizat arbanite, sikur njė gjuhė e paprekur, si
njė gjuhė e lirė e natyrės shqipe, gjuhė e Natyrės Thotishte, si
Geni gjenealogjik i gjuhės - Geni i Guhės Gege, qė ėshtė themeli i
ēdo gjuhe indo-europiane (pėr atė edhe grekėt nuk i quajnė ēamėt –
arvėritas-arbėritas, por – arvanitas). Arbanishtja ėshtė filli i
gjuhėve PIE.



Arbanishtja ėshtė burimi kuniform i Linguistikės Gjenerale, e cila
me plot tė drejtė fuqimisht quhet – Arbanistika (qė sot arbėreshėt
e Greqisė e kanė si shkencė linguistike – Arvanistika), sepse nga
Arbanishtja burojnė tė gjitha emėrtimet: arabike, aramike,
indo-europiane e mė gjėrė. Nė Arbanishte, si gjuhė illiro-
pellgasishte, sot gjinden jovetėm fillet e greqishtes sė vjetėr,
por edhe fillet e indishtes sė lashtė, sanskritishtes, fillet nga
soni i skroles – soni i skrimit – qė ėshtė zoni i shkrimit
tė shkroles sė gjuhės sė njeriut – shkrimi i shkronjes sė zėrit,
apo i zėrit tė shkronjes abecedike (alfabetike).





Emėrtimet – arbanitas (arvanitas) dhe arbėresh, si dy forma
gege-toske, ku e para njihet zyrtarisht, si arvanitas - ndėrsa e
dyta si njohje pėr arbėreshėt e Greqisė dhe arbėreshėt e Italisė,
jovetėm qė, reflektojnė njė burim tė pėrbashkėt tė shqipes, por
edhe na e ofrojnė mė afėr syve tė mendjes shqiptare vet
illirishten pellgazgjike – ku, kėto dy emėrtime, lidhen direkt me
kuniformin (arban-arbėr), qė vet forma e kunit, vie nė shprehje
edhe pėr atė njeriun qė ban-bėn arėn (arbani-arbėri) – kuni si
forma e parė e lavrimit tė arės me ku^ (parmendė), poashtu edhe si
formė kuni (lapsi), pėr shkrimin e shkrolės shqipe pellgasishte –
Kuniformi, si Arbanishte illiro-pellgasishte.







Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Sun Sep 28, 2008 1:12 am

vjon -

ETHYMOLOGJIA
E FJALĖVE – GEGĖ E TOSKĖ



Sipas
mendimit tim, etninomet – gegė dhe toskė, tė cilėt pėrbėjnė
etninomin e sotėm gjeneral – shqiptar, ende janė pa njė
ethymologji tė sigurtė dhe sikur duken si koncepte tė veēuara
gegėnishte e toskėrishte tė shqipes, mendoj se kemi arritur nė njė
ethymologji tė sigurtė me kėtė theori:


Arbanishtja ėshtė Gegėnishtja e cila formohet nga etninomi – gegė,
qė ka kuptimin – gjegjė, ai qė gjegjet (Gega geget), gjegjet,
pėrgjegjet, ku edhe u formua toponomi – Gegėnia e Dradhanisė
illire.



Kurse – Arbėrishtja ėshtė Toskėrishtja, e cila fjalė vie nga
fjala – toskė, me prejardhje nga Etruskishtja, qė ethymologjia e
fjalės – etrosk-etrusk, vie nga shprehja – e trojės (E Trojės,
Troja illire – Hillioni – Illioni i Dardhanisė PIE),
ku nga
shprehja – e trojes, me kuptimin – ajo popullėsi e Trojės
Hillire, ėshtė thirrė – e Trojės – etrojes – etroske – etruske,
nga rrėnja fono-morfologjike - etrosk - etrusk
(etruskan – Etruria,
sot krahinė nė Italinė e lashtė).
Mbase, nga fjala e formuar – etrosk-etruskė, rrodhi fjala e
shkurtė emėrtuese – tosk – toskė – Toska – Toskėria e sotme
shqiptare
dhe (Toskana, toponom i sotėm nė Itali), nga
etninomi - toskė, toskan), si dhe toponomi i lashtė –
Etruria, nga gjuha etruske (etroske – e trojes), nė lidhje
gjenealogjiko-linguistike me Amėn illirishte paraballkanike, qė
sot ėshtė rrėnja e saj – Toskėrishtja, dialekti i Shqipes. Sepse
Trojanėt, pas Luftės sė Trojės u shpėrngulen sėpari nė Ballkan nga
Troja (Hillioni hillirian) dhe vijuan shtegėtimin nė Apenine, ajo
popullėsia e Trojes – etroskėt (etruskėt), ku edhe formuan
gjuhėn dhe kulturėn etruske tė lashtė, e cila nė realitet ėshtė
njė Arbėrishte e lashtė.



Fjala – toskė, sipas kėsaj theorie, vjen duke u formuar nė
etapa kohore linguistike nėpėr kėto faza tė tė folurit: e
Trojes –
>
e trosk –> etrosk (etrusk) –> trosk –> tosk –> toskė –> toska –>
Toskėria -> Toskėrishtja.





Pra, emri – toskė, lidhet me Trojėn PIE, me zgjėrim onomastik
dhe onomasiologjik nė ujdhesat: Sicilia, Sardenja e Korzika, nga
jugu italian i sotėm, me pėrhapje tė gjėrė Apenine, si rrjedhė e
popullėzimit illiro-pellgazgjik, ku na dalin disa emėrtime
etninomesh – etrosk (etrusk) – arbėresh – latin – romak – ital
(Italia e sotme), tėvona vijnė zgjėrimet demografike – gal, galėt
(Galia - Franca e sotme) – sak (sakėt, saksonėt - Saksonia) - dhe
– skot (skotėt – Skotllanda e sotme), – si formė e arritjes
dykrahėshe historike, pėrmes vijes gjenealogjike ballkanike dhe
apenine, duke u takuar historikisht me rrėnjet gjermanike
(saksone, istveone dhe allemane) – nga pėrhapjet dardhane gege
pėrmes Ballkanit, nė zemėr europiane me gjermanikėt, e deri nė
pjesėn veriore europiane tė sotme.







ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ĒAMĖRIA







Etninomi – ēam -
i cli formoi pra
toponomin - Ēamėria , linguistikisht lidhet me hidronomin
– Thyamis – qė ėshtė emėrtimi i lumit – Kallama, qė sipas
shpjegimit tė shqipes, duhet tė jetė me prejardhje nga fjala –
kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit – Thyama kallamishte,
me shpjegim tė emėrtimit tė kallinjve tė kallamit, bimė barishte
ujėsore. E tash, kah e ka ethymologjinė e vet emri i hidronomit –
Thyamis, i greqishtes sė lashtė, mbetet pėr tu gjurmuar nė kėtė
theori, si hipothezė linguistike, tė cilėn do ta shtrojmė nė kėtė
studim.


Emri –
Thyamis,
si emėr lumi, mendojmė se pėrbėhet nga dy pjesė
linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore – is, ėshtė
sufiksi, prapashtesa e kompozitės), tė cilat janė krejtėsisht dy
fjalė shqipe – njė folje shqipe dhe njė emėr shqip.



Pjesa e
parė e emėrtimit – thy – ėshtė folja shqipe – thy –
thye – thyer
(prej foljes me thye – pėr tė thyer), nė kuptimin
e vetes sė tretė tė vetorit tė shqipes – (u) thy (ai, ajo), nė
numrin njajės – kurse nė shumėsin e shqipes – (u) thyen (ata,
ato), veta e tretė e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit – (u)
thyen (kėta, kėto), nė formėn e kohės sė foljes nė aoristit (e
kryera e thjeshtė), ku sipas zgjedhimit tė foljes nė gramatikėn
shqipe duket kėshtu:





Folja – thyer –
aoristi – thy






Koha e kryer e thjeshtė




Numri
njajės...............................................Numri shumės




(u)theva(unė)
............................................ (u) thyem (na)


(u)theve(ti)
................................................(u)thyet(ju)



(u)thy(ai,ajo)
............................................
(u) thyen (ata, ato)






Pra, pjesa e
parė e kompozitės – thyamis – thy, ėshtė folja shqipe,
kurse, pjesa e dytė – am, (thy + am = thyam), ėshtė emri
shqip illirisht – amė, ama (a^mė, a^ma), ėma, nė kuptimin
amtar, e cila si formė fjalėformuese, bie nė pėrfundim logjik tė
shprehjes shqipe – thy amė, thy ama (ėma), Ama e thyer, (u) thy
ama e lumit
(vendi kryesor esencial i shtratit tė lumit), ku
na rrjedhė emėrtimi – thy+am(ė) = thyam(ė) – thy ama – Thyama,
nga kuptimi i thyerjes sė Amės pellgazgjike illire, si
kompozitė e formuar – Thyam+is (nga sufiksi – is) = Thyamis.




Mendojmė se, kjo ethymologji shqipe e emrit
tė hidronomit – Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formėn
tjetėr poashtu tė shqipes, ku nga shprehja – thy amė, thy ama,
rrodhi synonomi tjetėr me kuptimin e njejtė – ēa amė, ēa ama,
ku nė vet foljen shqipe – thy, si fillesa e kompozitės – Thy + am
+ is = Thyamis, pėrgjigjet poashtu folja tjetėr shqipe – ēa
(me ēa, ēamė, ēamje, tė ēamit, tė shkyemit – thyerja e amės,
ēarja e amės-ėmės), tė thyemit e amės, thyemja e amės, apo
ēamja e amės
(nė kuptimin e njejtė: ēamja e amės sė lumit) –
sipas shprehjes shqipe – ēa am(ė), (u) ēa ama. Pra, edhe
ashtu sikurse tek hidronomi – Thyam(is), ėshtė synonomi –
Ēa+amė,
(ēa ama, ama e ēame, ėma e ēarė, e ndarė, nga njė
tėrėsi amtare – Ēa (a)mė = Ēamė, ku me rėnien e njerit
tingull, zanores – a, si shėmangie fonetike shqipe, pėr tė
shprehur njė emėrtim mė tė shkurtė, tė natyrshėm, sipas natyrės sė
gjuhės shqipe, rrodhi emėrtimi – ēamė (ēa+amė). Kurse,pėrmes pėrcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa – ri,
nė trajtėn e pashquar tė emrit, respektivisht tė toponomit –
Ēamėri (ēa+amė+ri),
kurse nė trajtėn e shquar tė emrit-toponom
mori fundesėn a sufiksin – a, Ēamėri+a = Ēamėria, (ēa+mė+ri+a).
Prej shprehjes – thy amė, nė synonomin tjetėr tė shprehjes sė
njejtė – ēa amė, vetėm me njė ndryshim fonetik nga ai
sufiksal i lashtė illirishte (is), nė kėtė – ri-a, na rrjedhė i
njejti kuptim sikurse – Thyamis, poashtu edhe – Ēamėria.




Nga kuptimi
i shprehjes – ēa ama (nda ama – ndarė ėma-ēarė ėma), si kuptim
filozofik, i ndamjes sė Amės pellgazgjike illire, mbeti si
plotfuqishmėri linguistike edhe vet etninomi – ēam (ēami,
ēamėt) – Ēami i Ēamėrisė, Ēamėt e Ēamėrisė, Ēamėria
– si pjesė
e ndarė, e ēame nga trungu i hershėm pellgazgjik me Thanėn illire
(Thana –Ethana, Ethėna – Athenne – Athinė-a), poashtu edhe si
pjesė e ēame (e ndarė), edhe mė vonė nga trungu illir – Shqipėria.




Ēamėt, janė
autoktonė nė trojet e tyre paragreke, si pasardhės tė pėrzierjes
dardhane-etruske, ku na dokumentojnė shumė argumente tė gjuhės sė
lashtė me elemente tė pėrziera gege-toske, tė dokeve e zakoneve,
lirikės e epikės popullore dhe tė cilėt sot janė nė tehirė tė
asimilimit e zhdukjes sė pamėshirshme nga gjenealogjia amtare
pellgazgjike, prej grekėve edhe sot si arbėresh tė Greqisė, duke e
ruajtur me shpirt ndėrdhėmbė gjakun, gjuhėn dhe kulturėn arbėrore!
Ndėrsa, disa studjues i marrin Ēamėt si ardhės, pas grekėve, qė
kjo theori ėshtė krejtėsisht e pabazė shkencore, sepse aty, nė ato
troje shqiptare-illire, dembabadem ėshtė e ruajtur rrėnja
pellgazgjike – ku edhe si ilustrim robėrie, authori, Tasos
Vurnasi, duke na dhėnė njė pėrshkrim psiko-fizik dhe toponomastik,
shprehet pėr kėtė vend (atėbotė) tė paēamė, tė pandarė nga trolli
arbėror, kėshtu: “ėshtė njė vend sa njė Grusht Dhe, i mbushur
me shkėmbinj, hone e burime tė ftoftė...Njerėzit, qė banojnė nė
kėto vende, ngjajnė shumė me tokėn e tyre, janė tė ashpėr, tė
veshur hollė dhe hijerėndė”-
ngase ajo hije e rėndė jo e tokės
abėrore, sa e pushtuesve shekullorė, i bie Ēamėrisė dhe tė gjitha
trojeve shqiptare ballkanike tė ēame (tė ndara) dhunshėm, si hije
e rėndė e pushtuesve, e mishėruar me hijen e rėndė tė tokės
arbėrore dhe e skalitur nė figurėn psiko-fizike tė ēamit
(arbėreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), tė tė gjitha
kohėve e deri sotekėsaj dite...








Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Sun Sep 28, 2008 1:40 am

ETNINOMI - ĒAM

Etninomi – ēam, nomi etnik, emri etnik i
ēamėve, sot gjindet i ēamė dhunshėm, i ndarė dhunshėm nga trungu
arbėror i lashtė, ndėrmjet dy periudhave historike dhe (para)historike,
si synonom i drejtėsisė pa shpatė nė dorė (si aneksim Greqisė), duke
marrė nėpėr kohė emėrtime tė ndryshme – arvanitas, ēam, arbanit,
arbėresh, duket sikur nė pėrflakje duke e ruajtur etnogjenezėn amtare,
por, qė tė gjitha janė fjalė shqipe tė pastra ethymologjikisht.
Arbanitėt (arvanitasit), qė duke e menduar vet fjalėn, si emėrtim kanė
synonome edhe kulturore gjenealogjike, ku fjala – arban, rrodhi nė
fjalėn – arvan, qė arvanitėt nuk munden ta ndryshojnė zyrtarisht mbase
ia ndryshuan grekėt, pėrmes tingullit – v (b=v), duke mbajtur emrin e
hershėm – arbanit, me njė ndryshim fonetik. – Kurse, etninomi – serv
(servis), qė poashtu grekėt iu dhanė – serbėve, u ndryshua nė tė
kundėrten e kuptimit – serv (serb), duke e ngritur fonetikisht nga
kuptimi – sherb (shėrbėtor), serv (servis), nė serb (serv=serb), kurse
tek emri arban – arbanit, rrodhi e kundėrta fonetike, duke e ulur
karakterin substancial tė emrit ne formėn fonetike – arvan – arvanit,
nė vend qė tė mbetet nė origjinal tė emrit - arban – arbanit. Fjala –
arvanitas, si fjalė nė greqishte, nuk mund tė ketė kurrfarė kuptimi nė
kėtė formė, as nuk ka ndonjė ethymologjie tjetėr (si fjalė e pakuptimtė
e greqizuar), por, vetėm si fjalė shqipe – arbanit – arbanitas
(arban-arbėr), qė nėnkuptohet, banori i Arbėrisė!

Tash, etninomi – ēam, i cili pėrkufizohet me njė krahinė arbėreshe ė
Greqi - Ēamėria, a do tė ishte mė natyrshėm tė thirret, etninomi –
arban, (qė grekėt i thonė – arvan-arvanitas, ashtu sikurse edhe sllavėt
i thonė - arbanas), ngase etninomi – arban (Arbania), pėrfshinė tė
gjithė shqiptarėt nė jovetėm nė Greqi, por, ashtu sikurse etninomi –
shqiptar (alban), qė pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt ballkanik. Tre
etninome – arban – arbėresh – shqiptar, pėrfshijnė tė gjithė shqiptarėt
e botės, apo thjeshtė – Botėn Shqiptare!
Arbanishtja ėshtė Thotishtja – Illirishtja – Atllantishtja –
Pellgasishtja, tė cilat sot mund tė pėrkufizohen a pėrcaktohen me njė
emėr gjeneral – Shqipja.

Etninomi – ēam, ėshtė vetėm njė emėrtim i banorit tė Ēamėrisė, qė nuk
pėrkufizon numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve nėn pushtimin grek,
ngase arbanėt, arbėrit shtrihen sot nė mbi gysmėn e Greqisė, e deri nė
Athinė, tė shpėrndarė e tė asimiluar nėpėr gati tė gjitha ujdhesat
egjeane, ku vet emėrtimet e atyre ujdhesave, si toponome, janė
krejtėsisht me ethymologji tė sigurtė shqipe. Arbanėt, arbėrit,
shtrihen deri tek Gryka e Dardhanelleve dardhane, si pasardhės
illiro-pellgazgjik, ku edhe nė vet kulturėn historiografike greke, janė
ata arbanėt-arbėrit e lashtė e tė vonshėm, qė themeluan jovetėm
historiografinė greke, por edhe vuan vet themelet e shtetit modern
grek, ashtu, sikurse edhe e thotė edhe studjuesi arbėresh Aristidh Kola
(Kolia), nė veprat e veta, tė cilat sikur po ngurrojnė tė pėrhapen nė
gjuhėn shqipe tė sotme (ngase janė shkruar nė greqishte), e ndoshta
edhe pėr arsyena tjera. Authori, A. Kola, i cili edhe u helmua dhe
vdiq, pėr veprimtarinė e tij famoze nė lidhje me paraqitjen reale
onomasiologjike dhe onomastike arbėrore tė “botės greke”, ashtu edhe
sikur studjuesit mė tė hershėm edhe tė huaj, qė edhe vet perėnditė
greke i nxierrin me ethymologji tė sigurtė shqipe, Kola ynė nė veprat,
e sidomos nė atė ‘Gjuha e Perėndive’, na jep njė studim
shumėdimenzional tė shpjegimit antroponomik dhe toponomastik shqip, apo
siē e thotė ai, nė Arbėrishte. Authori, Kola, ėshtė i zhgėnjyer me
rastin e rėnies nė dekadencė kombėtare ekzistenciale tė arbėreshėve tė
Greqisė, nėn asimilimin e dhunshėm nga grekėt, i cili edhe vet thotė:
“ne i kemi ēorruar vet sytė tanė me duart tona, duke e humbur
identitetin tonė kombėtar shqiptar- arbėror...”, situatė kjo e cila
edhe sot e kėsaj dite, e dėmton imazhin e shqiptarit duke iu nėnshtruar
interesave politike greke, gjoja pėr fitimin e ekzistencės, jovetėm nga
arbėreshėt atje, por edhe nga shqiptarėt pas rėnies sė komunizmit.



SHPIRTI I ARBĖRIT

Etninomi – ēam, ėshtė mė i pėrvuajturi, mė i dhėmbshmi rreth copave tė
ēame, apo tė ndara arbėrore te etniteteve e tokave tė pushtuara
shqiptare ballkanike. Hijerarkitė politike, tė cilat na ēojnė deri nė
pesimizėm tė madh, rreth ringjalljes sė gjuhės e kulturės arbėreshe nė
Greqi (sikurse, dallon ringjallja nė tė gjitha aspektet e jetės
kulturore tek Arbėreshėt e Italisė, me njė ruajtje etnogjenetike
arbėrore) – tek arbėreshėt e Greqisė, sikur po zmadhohet edhe mė tutje
ky pesimizėm yni, nga niveli i ultė, i ngritjes politiko-ekonomike tė
shtetit shqiptar.

Etninomi ēam, ėshtė i flijuar, por kurrė i shkrirė tėrėsisht, sepse
gjuha e kultura arbėrore, do tė mbijetojė nė trojet e veta autoktone
dhe tė gjitha ato personalitete kulturore e historike tė lindura nga
Shpirti i Arbėrit, si Anastas Kullurioti, Melina Merkuri etj., e deri
tek shqiptari i lavdishėm, Merkur Bua (1517), Petro Bua Sklepa
(Topalli) 1453, Theodor Buhali, Dhimiter Muhli, Centurion Zaharia
(1448), Petro Bua (1397), Komneno Bua (1770) etj., ku siē thonė edhe
historianėt, si Marino Sanuto, njofton se: “Zoti dėrgoi kėtė masė
shqiptare, nėpėr kėto territore tė Thesalisė, vend nė tė cilin kohė mė
parė, po nga kjo rracė,ishin aty – rracė arvanitėsh, siē thirren”.
Mirėpo, shqiptarėt arvanitas, gjithmonė i pėrdorėn grekėt pėr nevojat e
tyre, mė shumė se sa pėr vet nevojen shqiptare, sikurse bizantinėt,
turqit dhe grekėt gjithmonė duke parė rrezik, i pėrdorėn arvanitėt,
gjoja po luftojnė pėr tokėn e tyre, derisa i shfrytėzuan nė tė mirėn
greke dhe kurrė mė nuk i pėrmenden si shqiptarė, figurat arbanite
(arvanitase).

Ēamėria pėrbėhet kryesisht nga katėr krahina kryesore: Joanina,
Thesprotia, Arta dhe Preveza, tė cilat shpjegohen linguistikisht, si
emėrtime krejtėsisht me ethymologji shqipe: Jonina, nga fjala emėrtuese
e pronorit tė shqipes – jon(ė), Jona, si synonom me emėrtimin e detit
Jon dhe theksohet me njė ndryshim fonetik – Janina (Jonina);
Thesprotia, vjen nga fjala shqipe, emėr – thes-i, ku pėrcaktohet vendi
i tregėtisė, bartjes sė mallrave (protothes), ku lidhet fonetikisht me
foljen e lashtė tė thotishtes shqipe tė parė, me diftongun – the
(thes), qė pėrkufizon tė thėnurit, se ēka ke ne thes, the, tė thėnurit
pėr komunikim; Arta, vjen nga diftongu – ar, i arbėrishtes, me kuptimin
– ar, qė gėrshetohet artistikisht shkurt – Arta; Preveza, ėshtė kuptimi
pregjenetik i toponomit, ku pėrcaktohet lashtėsia e arbėrit, ku edhe
sot ėshtė pikėmbėshtetja e fillit tė atdheut etnik shqiptar.

Megjithė, ndėrrimet e toponomeve arbėrore illire: Spatani (Trikofaro),
Galbaqi (Ella), Picari (Aetos), Varfanji (Parapotume), Arpika
(Perdhika) etj., edhepse toponomastika arbėrore ėshtė zbehur e
greqizuar nė pėrmasa tė mėdha kohore, pas zhvendosjes me dhunė tė
arbėreshve nga trojet e tyre, popullėzimi me grekė, masakrat masive
deri mė 1936, nė Paramintha, Filat, Pituljete, Gumenicė, Margellec,
Pargė, Prevezė etj., ku me dhjetra mija arbėrorė janė vrarė, masakruar
nga pushtetarėt grek dhe i kanė internuar me spastrim etnik, nėpėr
ishujt egjean – me qėllim, qė grekėt qeveritarė, t’i bindin fuqitė, se
atje nė ato toka nuk ka pasė kurrė shqiptarė, por grekė dhe sidomos me
shkembimin e popullėsisė arvanite (arbanite) me Turqinė, ku afėr njė
milion ēamė (mbi 870.000), i internuan nė trojet turke, si shkėmbim me
grekėt – pėrsėri nė trojet e Ēamėrisė ndihet e gjallė fryma arbėrore,
me gjuhė e kulturė tė ruajtur, por ende pa njė liri tė fjalės, gjuhės e
shkollimit amtar edhe as fillor, se lėre mė universitar. Shqipja as qė
guxohet tė flitet haptazi, lirisht sot nė Greqi!

Toponomet arbėrore: Thiva, Livadhjavi, Ethana (Athina), Thesalia,
Kėrkyra, Beotia (Bardhia), Atika, Korinthi, Argolidha, Pelloponezi
etj., edhe mė 1373, ishin toka e popullėsi shqiptare arbėreshe edhe
sipas dokumenteve tė arkivave europiane. Tėvona, njohim toponomet nė
zonėn e Llias: Kagadhi, Kakaruka, Karatula, Kokla, Kurtesi, Kriekuqi,
Likuresi, Gortina, Lopesi, e deri tek katundet e Korinthit: Mazaraqi,
Mezi, Gerbeshi, - nė Arkadia: Bedeni, Borgji, Sguro-hori, Basta, Suli,
Spata, - nė Petra: Kavashi, Likuresi, Maneshi, Basta, Haikali, Lopsi
etj. Shqiptarėt arbanitas, arbėreshė (arvanitas) gjithmonė tė vendosur
nė kėto treva illire. Nga Beotia, dokumentojnė toponomet e katundeve:
Qirjaqi, Zerki, Zagara, Mazi, Martini, Elikona, Hostja...(mbi 30 soshė)
– ku siē njoftojnė edhe studjuesit, A. Rubio, K. Biri - mė 1383, kemi
njė numėr tė madh antroponomesh shqiptare, kur mė 1377, gjinden
dokumente tė evidentuara me mbiemra shqiptarė, si: Kola, Noti, Pano,
Panushi, Nushi, Tane, Nasho, Thaēi, Gogo, Dede, Laska, Laskari, Leka,
Xhima, Llako, Ziko, Maro, Vjena etj.
Konsulli freng Pukevilli, nė Athinė (1687), thekson: “nė Athinė banojnė
4.000 arvanitė. 3.000 grekė dhe nja 3.000 turq e tė tjerė”, ku
shqiptarėt e lagjės Plakė tė Athinės, thirreshin Plakej, ndėrsa vet
emri shqip – Athinė, ėshtė nga emri i pėrshtatur Ethanės illire – e
thinė, e thime, e plakur – athinė, them pėr kuriozitetin historik,
ngase edhe ishte vendi i tė thinjurve (filozofėve, shkrimtarėve) dhe ky
epitet – e thinė (a thinė), ka kuptimin e lashtėsisė dhe tė mėnēurisė –
e thinne (e thinme) e plakur me mėnēurinė, si pėrvojė e diturisė sė
lashtėsisė. Pėrveē, emėrtimit Lagja Plakė, nė Athinė kemi edhe tjera
lagje tė tilla me emėrtime shqipe: Varri, Qifisja, Imito etj. Nė
Athinė, Atikė, Mesogjio e nė rrethina periferike hetohet gjuha shqipe
nė emėrtimet: e katundeve, vendkalimeve, emėrtime urash, emra arash,
livadhesh, kodrash, malesh, grykash, deri nė zonat jugore e juglindore,
sikurse janė katundet: Spata, Lopsi, Koroti, Kaliva, Qeratea,
Markopullo, Kuēi, Thaēi, Sikamina, Bujati, Kamateru, Hasi, Avlona etj.
Kah veriu: Liosha, Skurta, Krora, Kavasila, Kakonishkiri, Shkurta etj.
Nė rrugėn lindje-perėndim (Thive-Elefsine) janė katundet: Mazi,
Kriekuqi, Asopo, Kundura, Elefsina, Mandra etj. Nė ishullin Hidra, sot
banorėt e lashtė shqiptarė arbėreshė, i ruajnė mbiemrat e tyre tė
lashtėsisė, ku nga fillimet e shekullit 16. ėshtė banuar , ku kemi edhe
sot poata mbiemra shqiptarėsh tė sotėm si: Manesi, Pepiza, Dale-s,
Lale-ja, Lalejani, Tolias, Toja, Krie-la (kryelart), Mazi, kumis, Guma,
Tunda, Valma, Gjika, Gjikaqis etj., si dhe mbiemra tė banorve shqiptarė
tė ishujve tjerė kėshtu: nė Zaqintho, Zguro, Matosi, Makri, Dushmani,
Marmori, Doksara etj. Nė Qefaloni: Kladha, Menaja, Lukisa, nė Korfuz:
Buo, Buziqi, Barbasi, Veruha, Golemi, Gerbeshi etj. Kėto dokumente i
gjejmė edhe janė disa nga arkivat Venedikase, ku ndėr tė tjera edhe
shkruhet se evidentohet prezenca edhe e kolonėve shqiptarė, nga Kreta,
e deri mė thellė nė Mesdhe, nė ishullin e Qipros, ruhet njė vendim i
Senatit (30 Prill, 1541), “...tė vendosen katėr njėsitė ushtarake tė
kalorėsisė shqiptare, me komandantėt, prijėsat: Pavllo Bua, Repush
Buziqi, Jorgji Gerbeshi dhe Aleksandėr Gabriera...dhe tė urdhėrohen
funksionarėt tonė nė Qipro, Kretė, Zaqintho, Qefaloni dhe ishuj tė
tjerė...”, ashtu sikurse edhe vet njė kėngė popullore arbėreshe, pėr
zotėrimin e tokave nga vet shqiptarėt thotė:

Tė ēanje diert e hekurta
Ndė kastelle E Anapullit (Nafplios)
E tė vė flamurin tim
.................................................. ....
te kastelli Anapullit
Te Anapullit e Methonit
E tė Koronit fushėmirė!

(Folklori shqiptar)


Ky ėshtė malli i arbanitėve (arvanitėve, arbėreshėve tė Greqisė) nėpėr
shekuj, pėr ta kurorėzuar mbrojtjen e identitetit kombėtar shqiptar.

Vet edhe fjala – Atikė, atika, vie nga fjala shqipe – at, ati, babai,
si vendi i Atit – Atika, vendi i etėrve, baballarėve. Shqiptarėt i
gjejmė nė lashtėsi, gati nėpėr tė gjithė ishujt egjean, apo sipas
theorisė sime, ata janė ishujt egean – ishujt e Geges sė Lashtė tė
Dardhanisė illire – e ge gega ( e gje gjegja) e gjenė Gega, si nė
ishujt: Zaqintha, Qefalonja, Kriekali, Lefkadha etj., ku sado qė janė
greqizuar emėrtimet, pėrsėri rėnjet ethymologjike janė
shqipe-illirishte. Toponomet: Hasja, Kuēi, Thaēi, Mallakasta, Inofita,
Kapandriti, Spata, Palini, Thiva, Beotia, Livadhjasa, Qiparisja, Hosja,
Qifisja-ja, Minidhi, Kamatruja, Dafni etj., jovetėm qė kanė qenė tė
banuara me shqiptarė gjithmonė, por ka dominuar elementi arbėresh, nė
trojet e veta autoktone, deri nė formimin e shtetit modern grek, kur
edhe vet shqiptarėt sot njihen si arkitektėt e atij shteti edhe nuk
njihen as si shqiptarė nga grekėt.

Ēamėria, sot ėshtė vetėm njė krahinė shqiptare, qė vuan mizorisht nėn
kthetrat greke, qė edhe mė fort vuan pėr pdrejtėsinė e fuqive pas
luftės sė dytė botėrore, qė iu shkėput dhunshėm atdheut shqiptar.
Mirėpo, njė aspekt optimizmi na shton sot, Filli i shkencės linguistike
Arvanitika, nga forcat intelektuale arbėreshe, anipse nė gjuhėn greke,
premtojnė nė pėrmbushjen e pėrkushtimit tė mirėfilltė shkencor, me
veprimtarinė botuese, lidhjet kulturore shqiptare, me studimet
ethymologjike etj., ku tė gjitha kėto tė dhėna dokumentojnė se nė
qendėr tė kulturės greke, ballėpėrballė fallsifikimit tė paskrupulltė
tė historisė sė lashtė illiro-pellgazgjike, po shihet se po pėrtrihet
sot e po ngritet i gjallė Shpirti i Arbėrit!

Shpirti i Arbėrit Rron!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Mon Sep 29, 2008 1:03 pm

e pershendes po cka po lexoj me ngjan pak si pa lidhje....
(nuk duhet te behemi te gjithe etimologe....)
shqiperia:vend i shqipojave--shqipoj--jetoj ne shqiperi
shkumbini kalon mespermes
veri--geget jug---tosket
geget--dibrane,malesore,shkodrane...
toske--myzeqare,leber,camer..
cameri...
thyames---camis,cameri,cam
absolutisht e pavertete thyamis ne thy-am-is..
pase ne jug,tek ne camet nuk thuhet me u thy,por u thie...
tek ne y shnderrohet ne i dhe nuk gjendet kurrkund...
i pari qe ka gjetur lidhjen thiamis-cameri dhe qe e ka shpjeguar shkencerisht ka qene i madhi eqerem cabeji...
pse te polemizojme e te ngrime re dyshimesh ne arvanitas-arban-arnaut-arber dhe pse shqiptar.....
njerez,kem nje gjak....
nuk jane keto debatet qe na cojne drejt bashkimit....
respekte
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Mon Sep 29, 2008 5:28 pm

eh aurora, dikur ishte aurora, po qė sot ky emėr ėshtė i kaluar
e pikėrisht kėto janė ebate qė ēojnė drejtė bashkimit e ēdogjėtjetėr qė thoni ėshtė - ndarje!

Asnjė shkenctar nuk vulosi gjithēka, qė mos tė vijohet, po tha:deri kėtu e pruna unė, e vijoni ju, ēonie ma larg! Asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė absolute, madje as liria e njeriut. Nuk ka gjė absolute - as aurora.

Arbania ėshtė emri qė na bashkon!

Emri arvanitas, nuk ėshtė shqip, po greq. qė shqip ėshtė - arban - Arbania. Kush po bashkon e kush po ndanė?

Dihet se Shqipja e hershme, nuk kishte tingullin y, tek fjalėt: ylli, thyer, dylli, hyn, hymja-hyrja etj. por ishte: hilli-illi, thie, dilli, hin-himja - me hii - me hy - pėr tė hyrė... askush nuk ėshtė kundėr Ēabejit, por na duhen theori - e cila ishte theoria?

aurora, nėse mund tė thuash diē tė fortė thuaje!

Arbania asht emni qė na bashkon!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Mar 19, 2010 12:31 am

Tani pasi qė Greqiaj gjende nė kriz tė thell , a mundesi dhe si mundemi ka kthejm Qamrin nė gjirin e nėnės sė vet Shqipri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 10:51 pm

Greqia nė krizė gėrmon pėr thesarin e Ali Pashė Tepelenės


GREQI- Njė grup kėrkuesish tė thesareve janė vėnė nė kėrkim tė thesarit pėrrallor qė i pėrkiste Ali Pashė Tepelenės, pashait shqiptar, guvernatorit tė territoreve europiane tė Perandorisė Otomane nė periudhėn 1744- 1822. Nuk janė pak por 30 ton ar dhe bizhuteri.

Njė grup kėrkuesish thesaresh kanė nisur kėrkimet e tyre nė fshatin e vogėl Vasiliki, 350 km nė veri tė Athinės. Kėrkimet janė mbėshtetur dhe nga autoritetet vendase.
Nė krye tė grupit kėrkues ėshtė njė qytetar Greko-Amerikan, identiteti i tė cilit nuk bėhet i ditur.
Lajmi mėsohet nga agjencia e lajmeve italiane Ansa. Sipas kryetari tė bashkisė Vaios Ziakas, kryetari i kėtij grupi ka nė dore njė dokument historik pėr vendndodhjen e thesarit tė rrallė.

Operacioni nė tė cilin do tė pėrdoren edhe dy eskavatore si dhe mjete tė sofistikuara pėr zbulim thesaresh do tė nisė nė njė zonė tė Vasiliqisė, fshat i cili mban edhe emrin e gruas sė preferuar tė Ali Pashė Tepelenės.

Ali Pashė Tepelena sundimtar i fuqishėm feudal nė Shqipėrinė Jugore, themelues i Pashallėkut faktikisht autonom tė Janinės, kryengritės kundėr pushtetit tė Portės Osmane nė Shqipėri.

Lindi nė Tepelenė nė njė familje feudalėsh ushtarakė dhe u dallua shumė shpejt pėr aftėsitė e tij dhe pėr energjinė me tė cilėn ndoqi planet e veta ambicioze.

(e.n/ansa/BalkanWeb)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 10:54 pm

Cito :
Tani pasi qė Greqiaj gjende nė kriz tė thell , a mundesi dhe si mundemi ka kthejm Qamrin nė gjirin e nėnės sė vet Shqipri

Po si jo Qamerija ishe ne arke? problemi qendron ta gjem qelsin BASHKOM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 10:56 pm

Cito :
Nuk janė pak por 30 ton ar dhe bizhuteri.

Nuk e di sa i sakte eshte ky lajme kur shkruan 30 ton ar ?

Ato jane shume milijarda !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 11:19 pm

I sakt eshte ore Arber deri sa jep nje agjensi lajmesh nga Italia...une mendoij
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 11:24 pm

Interesant , dhe tash kur kane ngel pa buke po germojne "Greket" per pasurin e shqiptareve sikur ska drejtesi per ne .!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 11:28 pm

Mir esht se ata skan buk, e tash ju ... mamin ne barut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 11:30 pm

Jo nuk eshte mire , sepse per ate pasuri duhet shqiptaret te germojne e jo jevgjit , dhe nese ashtu eshte 30 tone ari , ajo pasuni eshte mbi natyrore .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 11:35 pm

30 ton ari = 900 milijard euro Shocked Kjo pasuri gjendet ne zonen Trikala-Larisa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 11:44 pm

Arber ashtu esht por sun po e gxojm pasurin ton e kem ner kam ne Mitrovic,e po lypum ne Greqi, qe me rregulla nderkombetare na takon por per ne shqiptaret nuk vlejn rregullat sepse jem rast -sui generis-po harron edhe ti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Fri Sep 17, 2010 11:47 pm

E qesim ne gjyq si nipa te Ali Pashes kemi te drejte vet populli , mjafte me pasuri te shqiptareve tash me edhe haptas po shifet .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Sat Sep 25, 2010 12:29 am

Epiri eshte dhe do mbetet shqiptar
Shkruar nga: Abdyl Frasheri


Epiri eshte dhe do mbetet shqiptar Shėnim i "Lirisė".

Me kėnaqėsi tė madhe po botojmė kėtu poshtė njė letėr me shumė rėndėsi drejtuar redaksisė sė gazetės MONITEUR UNIVERSEL, tė Parisit. Botuar nė atė gazetė nė Maj 1879, nga patrioti i Rilindjes Shqiptare, Abdyl Frashėri).

Zotėri Redaktor!

Me habi pamė se gazeta e rėndėsishme "Republique Franēaise", e cila nė polemikėn e saj tė zakonshme kurrė nuk devijon nga rregullat e modestisė, botoi disa pjesė tė shkėputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtėroi e bėri qesharake atdhetarėt tanė.

Atij artikulli nuk i dhamė asnjė pėrgjigje, por "Republique Franēaise", duke u rikthyer prapė nė ēėshtjen nė fjalė, u orvat tė tallė dy tė dėrguarit e Lidhjes Shqiptare. Njė sjellje tė tillė fare nuk e pritnim prej njė gazetave qė simpatizonte luftėn e kombėsive.

Franca qanė gjithmonė humbjen e krahinave tė saj: banorėt e Alsace e Lorraine rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i gjen qesharakė shqiptarėt, tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqsie tė tillė? Nuk jemi savantė dhe as pretendojmė pėr tė, por historinė e atdheut tonė e kemi studjuar dhe e dimė mė mirė se kushdo tjetėr.

Banorėt e Epirit i quajnė "Pellazgė". Herodoti, Tucididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qenė pjesė e Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanisė dhe Gjiut tė Ambrakisė. Pasi gjeografia e lashtė greke nuk u vjen nė ndihme grekėrve tė sotėm, po pyesim ata qė kanė mendime tė kundėrta, se cila pjesė e Epirit ėshtė greke? Ai qė pranon argumentet e sillogėve grekė do tė besojė se Greqisė nuk i pėrket vetėm Shqipėria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogėl, sipas vendeve tė Greqisė sė Madhe, edhe Marseja e juaj!!! Epiri ka 650 mijė banorė. Sa janė vallė grekėt qė ndodhen nė tė dhe ku banojnė? Nė Korēė? Nė Berat? Nė Gjirokastėr? Apo nė Ēamėri? Ai qė kalon nėpėr kėto vende takon vetėm epirotė shqiptarė, jo epirotė grekė.

Do tė sakrifikoheshin pra 650 mijė shqiptarė puro pėr tė nginjur lakmitė e sillogėve grekė dhe lėvizjet artificiale tė tyre… Sjellja e tanishme e Greqisė dėshmon se ajo ka ndėrmend tė imitojė Rusinė Cariste!!! Por kjo (Rusia) i pėrkrahė pretendimet e saj me anėn e forcės, e cila pėr fat tė mirė i mungon Greqisė. Sikur tė ishin grekėt aq tė fortė sa tregohen!!! Qė nė fakt janė vetėm miq tė zhurmės, Europa nuk do tė kishte kurrė qetėsi. Parimi i ngjashmėrisė nė gjuhė do tė shpiente Greqinė shumė larg, por nė rradhė tė parė do tė na jepej neve e drejta tė kėrkojmė nga grekėt dyqind mijė shqiptarėt qė banojnė nė njė lagje tė veēuar tė Athinės tė quajtur "Plakė", dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjthėmonė shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.

Mėkat qė qeveria greke shpenzon pėr sillogjet shuma tė majme, tė cilat mund t'i pėrdorte nė mėnyrė mė tė arsyeshme. Ajo pėrpiqet t'i zgjasi njė ngatėrrese, e cila s'ka pėr tė mashtruar asnjė europian. Po tė ngulė kėmbė Greqia nė aspiratat e lakmitė e saj tė pangopura, tė cilat i kundėrvihen drejtėsisė dhe tė drejtės sė kombeve, shqiptarėt kanė nji vullnet tė patundur qė tė mbrojnė atdheun e tyre deri nė fund dhe janė betuar tė mos lėshojnė asnjė pėllėmbė tokė por tė vdesin pėr tė po tė jetė nevoja. Kėtu manifestojmė mendimin e tė gjithė bashkė-atdhetarėve tanė. Europa do tė marrė pėrsipėr pėrgjegjsinė e luftėrave shkatėrrimtare qė do tė inauguronte pėr aneksimin e shėmtuar tė tokave tona nga Greqia. Shpresojmė, zoti redaktor, se do ta botoni pėrgjigjen tonė, gjė pėr tė cilėn dhe ju falėnderojmė qysh mė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )   Today at 9:35 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ĒAMĖRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMĖRIN NĖ SHQIPRI )
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: