Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:08 pm

NĖ PESHOJĖ KOHE
Bota shikohet
me dy parė sy...
Me sy terri shohim natėn
me sy drite
presim diellin,
diellin e sė nesėrmes.
Nė vendnumėrim
shtohet dergja e pritjes.
Me hapa pėrpara
shkurtohet rruga,
rruga drejt pikėcakut.
E ē’kuptim ka maksima
nė udhėkryq:
Udha e gjatė
jeta e shkurtė,
udha e shkurtė e pasigurtė...
Ruletfati
ndodh na del mashtrim,
po mendjemprehtėsia
e fundja dorėtakati
thonė sjell shpėtim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:09 pm

.
HILJA
Nė Dėbėllde e gjetiu
tkurret mezhda e tokės sonė,
kot ankohen fshatarėt,
ankesat kurrė s’kanė peshė
pėr njerkėn e pėr hileqarėt.
Andej e kėndej
tė gjithė janė shqiptarė.
Pse u shty
guri i mezhdės sė kufirit,
o hileqarė?!
Nė tokėn tonė stėrgjyshore
Sikur t’ishim ardhacakė,
na shikojnė vėngėrr,
paria jonė gjithnjė e pėrgjumur,
mrekulli sheh nė ėndėrr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:10 pm

LUMI ME EMĖR TĖ RI
Ibri s’ėshtė mė Ibėr
tash ka emėr tė ri:
K u f i...
Nė mes tė Mitrovicės
molla e sherrit,
nė shpinė tė Ibrit
mbi urė, mur.
Ndėrtuesit e murit
sot na shkruajnė recetė
recetė pėr mu(l)ti jetė.
O ju kopshtarė,
tė mollave tė sherrit,
ne nuk i kemi sytė
pėr zyze tė territ...
pėrtej lumit, pėrtej urės
shikohet nė mes gishtash,
kur e lyp nevoja
nuk pėrdoret stopi...
Kėtej ēdo gjė hidhet n’peshojė,
ēdo imtėsi shikohet
me sy mikroskopi
Kosova e lodhur,
Kosova e tkurrtė
Meriton atė qė synon.
Assesi imponim tė shurrtė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:10 pm

IRRITIMI
Ca mjeshtėr tė padukshėm
gjenden diku,
nė fundmoshėn pus pa fund,
nė trupin tonė ushtrojnė zejen e vet;
nisin tė punojnė,
punojnė me dekretligje natyre,
dita-ditės na tisin energjinė,
mbjellin viruse e bakterie,
na e ndjellin pleqėrinė.
Netėt bėhen vite,
zgėrdhihet pagjumėsia,
peshėbjeshkėn mbi shpinė
na e hedh plogėshtia.
Dhe mė nė fund
disi ēdo gjė duket
sikur e pėrmbysur,
dielli i zbehtė,
qielli mė i ngrysur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:11 pm

.KONTRASTE

N’kafene
dikush pi bukėn e fėmijve t’vet
Mushkėritė gėrrith tymduhani
Dreqi e i biri
aty kanė pėr t’hy,
pispilloset kamerierja
kronisti vjedh me sy.
Ndokund
n’dasmė valltarėt prekun qiellin,
jehu i surlės e tupanit
posi bubullimė,
bėn qetėsinė copė e grimė.
Ndokund
dikush si M. Kuteli
nė testament vulos porosinė,
shprush gjurmėt e zhgėnjimit,
n’mes jetėvdekjes
derėn e vajit
e hap dorė e pikėllimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:12 pm

MĖDYSHJE
Shi e sqotė
porta me rezė
tavan i ėndrrės
plot krahnezė
Ngrohtėsinė joshėse
e gllabėroi mjegulla
ēatisė sė shpresės
i mungojnė ca tjegulla
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:12 pm

PENGESA
Kur hapėrimi bėhet
me kėmbė breshke
nė shpinė na hudhet
njė peshė bjeshke
Kur nė qepalla
vėrshon heshtja
zemrėn pėrvėlon etja
Kur shtegu
ėshtė i ngatėrruar
dikush Lulėkuqes
ia ndėrsen
klyshėzit e tėrbuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:13 pm

ILAĒI
Shtatė pash thellė
fundos zymtėsia
pėr t’pushtuar
majėt e shkallėve
mungon fuqia
N’shkrumb tė shpirtit
helm e pelim
mjegull e terr
njė bashkėdyzim
Urė e dreqit
leqe-leqe
lypset shpikur njė ilaē
lypset shporrur
ėndrrėn e keqe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   Sat Sep 27, 2008 11:13 pm

NJĖ PIKĖPYETJE
Punėt e vogla
kokorisjet
nė shtrėngata
e po a trembet
muzgu nga mesnata
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
pjesė nga krijimtaria e Beqir Buzukit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: