Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:35 pm

  Allahile qysh a burgi?

 

  Një koxha mashkull po e pyet një ish të burgosur politik: -Allahile jam ba merak me më kallxue se qysh a burgi, se i bana gjithë këto vjetë e nuk e pashë një herë si duket? 

  -Po, lehtë është me e pa, -ia ktheu ky. -Dil në sheher e shkruaje një parullë kundër Serbisë, apo jepja një shuplaka ndonjë milici serb e pastaj e sheh burgun. 

-Jo valla, unë kurrë nuk kam qenë kundër dërzhavës se pastaj del puna me zarar. 

-Ani pra, ka edhe një rrugë. Bëhu milic burgu se Serbia të veshë menjëherë dhe pastaj e sheh si duket burgu... 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:36 pm

Sa po më dhimbsesh?

 

Një ish- shok i Hamëz Jasharit, duke biseduar në telefon me të, po i thotë: Ah more Hamëz, na ikem këtu në Gjermani... Hamza po ia kthen: -Hazreti Xhebraili kidhte pasur një shok të mirë. Një ditë mori urdhërin nga “lart” për t’ia marr shpirtin shokut. U ngushtua shumë, por i tregojë: Më vjen shumë keq, por kam urdhër nga lart për ta marrë shpirtin! Ky nga frika, mori ikën dhe u fut thellë në një shpellë për t’u fshehur. Duke ikur ashtu si pa krye ishte ndyer e bërë pis! Xhebraili e gjeti e po i thotë: -Si qenke bërë ti po më dhimbsesh shumë! Unë kam dashur të ta marr shpirtin si trimit, ashtu siç edhe të kam njohur, me kobure në brez, me plis mbi sy me mustaqe ... e jo si qenke ndyer e katandisur kështu. Do t’i dërgojë djajtë që të vinë të të marrin se toka e zoti nuk të pranojnë kështu të ndyer! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:37 pm

  A ka lugetër Hoxhë?

 

  Në një mevlud, ku ishin kallaballak njerëz, pasi që u kryen ceremonitë fetare, filloi muhabeti. Aty kishte qenë edhe një djalë i ri, i cili ditë më parë hoxhës ia kishte vjedhur pulat natën.. Ai djali dikur po e pyet Hoxhën: -Hoxhë, a di me na kallxue a ka lugetë a jo?

Hoxha pasi i kishte rënë në të se kush ia ka vjedhë pulat po i thotë: -Po bre djalë, bile ma lugat se ti unë hala nuk kam pa!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:38 pm

 
  Sa për mua vraj sa t’mundesh!

 

  Një Veseli e kishte patur një djalë pak si të teleisur, me mustaqe, kobure e salltanete tjera. Ai sa herë që kthehej nga Mitrovica i thonte të atit: -Qe besa po më dhimbsen robt e ti, se për ditë nga një shka e kisha vra! Këtë avaz gati për ditë ia përsëriste të atit. Një ditë babai i tij u lodh, dhe po i thotë: -Pash besën sa për mue dhe për robët e mi vraje nga një shka në ditë!

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:38 pm

  O Haxhi!

 

  E shoqja Shaqës, plakë e lodhur nga fuqia, kishte dalur dhe po e thërriste të birin për t’i lëshuar bagëtinë. I biri duke luajtur me top as që e dëgjonte fare. Dikur ajo u lodh dhe po i thotë të birit: -O Haxhi, o qe besa veç sa të vjen baba yt se ta ka... nanën! Një bashkmoshatare e saj, po e dëgjon dhe po i thotë Haxhisë: luj lokjo, luaj, se as kjo e as baba yt ma nuk kanë mbetur për ato punë... 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:39 pm

 Laj duart or mik!

 

  Kohë dimri, borë e madhe, dhe në këto rrethana mysafirët në fshat janë të mirëseardhur. Njërit i shkoi një mysafir, të cilin nuk ia dashti zemra pasi që mysafiri njihej si njeri i pamoralshëm. Erdhi koha e darkës. Një nuse futet në odë dhe i ofron legenin për t’i larë duart mysafiri. Ky edhe po e vonon duke u munduar që ta ngacmonte nusën. Mirëpo, ajo nuk ja varte. Në këtë mes i zoti i shtëpisë po i thotë: Laj duart lum miku, se nusja është krejt budallicë e nuk është kah të merr vesh!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:46 pm

 Si ta këndojmë

 

  Vjen një Sylë Luboveci tek Imer Beqa dhe i thotë se të kam pru një fjalë nuseje për djalë. Kërset defi e daireja, dreka e kafeja e bëhet për hajr nusja. 

  Vajzat që e këndonin nusen po e pyesin shkuesin se si e ka emrin nusja. -Ky edhe i zënë ngusht thotë: -këndoni sonte oj Lulije e pastaj do t’iu tregojë. 

Pas pak ditësh Imeri mbledh farefisin dhe ja mësyen “mikut të ri”, mirëpo “miku i ri” nuk

kishte vajzë fare.

  Imer Beqa, rrugës, në të kthyer në shtëpi po këndonte: 

Oj Lulije me limana, 

A po e sheh se m’u kajt nana!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:46 pm

  Ditët kanë qëlluar shpesh!

 

Një nikoqire paksa dembele, por edhe me gjendje të rëndë ekonomike. Sa herë që ktheheshin të bijtë e saj nga puna dhe kërkonin darkën, ua shtronte para me ç’kishte. Njëri prej djemëve pa u ngritë ende prej sofre po pyet: -Nënë, çka do të na përgadisësh nesër për drekë? 

-Qe besa mor bir kanë qëlluar qito ditë si shpesh e nuk po di nana çka me iu çitë! 
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:46 pm

  Ku po shkon axho?

 

  Një plak ndalon një taksi: Për ku?, - e pyeti taksisti. 

-Për Skënderaj, -u përgjigj plaku. 

-Mirë, por ta kesh para sysh axho, nëse na ndalon milicia serbe, ti mos thuaj se po shkon në Skënderaj, por në Serbicë se të rrahin, -i tha taksisti. 

Plaku kishte qenë paksa i “sert” dhe ia kthej taksistit: -Jo, djalo, unë po shkoj në Skënderaj dhe pikë!

 Aty nga mesi i rrugës e ndalojnë milicia serbe dhe e pyesin plakun për ku po udhëtonte. Plaku duke e ndier se mund të prishet muhabeti, u ngatërrua dhe tha: -Unë po shkoj në Skënderbicë!... 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:47 pm

Jo, jo, po shkoi vet!

 

  Dikur moti, të fliste vajza për fejesë, ishte turp. Një prind i kishte patur dy vajza dhe pas zakonit e fejoj të madhen. Erdhi dita e marteses, u mblodhën dasmorët dhe kur erdhi koha që nusën ta fusin në qerre, nusja, u lidh me duar pas direkut të shtëpisë dhe po qante e nuk futej dot në qerre. Po e sheh i ati, dhe po thotë: -Lëreni se po e çojmë nuse këtë tjetrën! 

-Jo, jo, po shkoi vet, -ia priti ajo, -po u mërzita pak! 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:47 pm

  Ti nuk ke as një ditë shkollë!

 

  Një arsimtar, qejfli i rakisë, ishte dehur një ditë dhe e kishte prishur rendin. I zoti lokalit lajmëron milicinë. Me të arritur milicët dhe një i sigurimit, arsimtari (Ganiu) e zbutë hesapin. Duke u munduar të paraqitet esull, po i thotë inspektorit të policisë: 

- Pasha besën diku ne të dy kemi qenë në shkollë bashkë?! 

- Ec mor gomar, se nuk paske as t’i pikë shkolle m’sa unë, - ia kthen inspektori. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:48 pm

Me dasht e shkyej

 

  Rexhë Ilazi, këngëtar dhe hokatar, këndonte për dasma këngë trimërie si për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin, por në mbyllje e këndonte edhe këngën “Marshall Tita n’kali të bardhë”, në mënyrë që ta kishte si mbulesë nëse ndonjë hafi e denonconte te hyqymeti i serbisë. 

Një ditë e thërrasin në stacion të milicisë, dhe i thonë: -Rexhë, ti po i këndon do këngë jo të mira. Për këtë duhet me pague tatim (porez). Ky edhe u habit: -Si more me pague porez, për gojën teme? Po me dasht ja fus gishtat dhe e shkyej! 

  Njeri nga inspektorët e humbi durimin dhe i tha: -Rexhë, t’i po ha m*** e po këndon për dasma këngë për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin etj., pra këngë kundër Serbisë. 

  -Kadal, -tha Rexha, në çdo fund dasme e ha edhe nga një m*** t’madh duke e kënduar këngën e Marshall Titës -këtë po e harroni z. inspektor, deshi të arsyetohej Rexha, por krisi dajaku.... 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:48 pm

 Sali Bajrami

 

  Salih Bajrami shahir i madh. Tek po shkonte në një dasëm afër një balte rrëzohet nga kali dhe zhytet. Mirëpo, kishte dasëm dhe ai duhej kënduar aty, prandaj vazhdoi rrugën ashtu. Tek po shkonte rrugës, po e vëren një grua që po lante rroba te bunari dhe po i thotë kalit, -kadal babo se po e gjuan babën matan gardhit e po ja zhytë prapë tirqit.... 

I shoqi i asaj gruas kishte qenë ulur pas gardhit, u ngrit në këmbë dhe po i thotë Salihit: -Qe besa nëse të gjuan këtej gardhit, t’i ke zhytur edhe të linat... 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:49 pm

  Allahile nuk është dro!

 

  Një djali të ri që e kishte veten bukur në qef, një ditë i ndodhi të gjendej afër, kur një milic serb e rrahte një qytetar shqiptar, kot e kot! 

Ky i revoltuar u kthye në shtëpi dhe po i thotë babait të vet: -Allahile babë, çka më thua ti me ba puna vaki e me i ra unë ndonjë milici të Serbisë? 

  -Allahile more bir, nuk ashtë dro që ti i bjen kuj, se ata që i bijnë milicit nuk e vesin as babën as nanën!... 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:49 pm

  Pse nuk po martohesh?

  

  Dy shokë të studimeve, të cilët nuk ishin parë mbi dhjetë vite, u takuan dhe po bisedojnë. Njëri e pyeti tjetrin për gura e fëmijë. Jo, -tha ai, ende nuk jam martuar! 

  -Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi. 

  -Po shiko, -ia ktheu ai, unë kërkoi për grua një vajzë të virgjër, të urtë, simpatike, me fakultet të kryer, të ketë makinë, të ketë shtëpi, pasuri, të jetë e vetme në familje... ja pra për këtë nuk jam martuar, sepse pres një fat të tillë!... 

  -Qe besa me e gjet një vajzë të tillë edhe unë e kisha marrë, ani pse i kam katër fëmijë mor shoq, -ia ktheu shoku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:50 pm

 Ende s’ma ka ba punën me vra!

 

  Një ditë tregu një djalë i ri, se çka ishte ngatërruar me një milic të Serbisë, dhe milici ia kishte zdritur shapulla e ky shoqi vetëm po e shikonte milicin e nuk po rezistonte. Një shok i tij kaloi aty pari dhe duke e ditur se Naimi e kishte koburën në brez po i thotë: Naim, nxire atë virane, se të sosi shapulla!

- Jo, jo, ende nuk ma ka bërë punën me vra, – ia ktheu Naimi! 
 
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:50 pm

 

  Do të vi tek ti....

 

  U takuan dy të njofshëm, të cilët edhe nuk duheshin aq shumë: -Eh, sa mirë që u takuam, po i thot Ramushi shokut të vet. E kam ndërmend që të vie te ti e të rri nja një javë, e di që je mikpritës dhe besoj se çehreja nuk të luan për këtë. 

-Besa çehreja nuk më luan mor shoq, veç zemra ka me më kop për një javë sa do të rrish ti, -ia ktheu shoku! 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:51 pm

S’ka gajle djalo

 

  Një djalë i ri me flokë të gjata, syza të errta mbi sy, dy-tre zingjirë në qafë e përplot sylejbena tjera, u fut në autobus me një krekosje si të gjelit. Ai duke ecur ashtu rëndë e rëndë e shkeli me takën e këpucës në këmbë një plak. –Oh, bëri plaku i gjor.

 Djaloshi, sikur ndjeu keqardhje dhe i tha: -Më falë axho! Plaku sikur deshi që ta shfajësoj djaloshin ia ktheu: -S’ka gajle djalo. Jam mësuar me më shkelë gjaja!.... 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:52 pm

  Eh, sikur t’i kishte patur katra!... 

 

  Shkon njëri mysafir te një mik i veti. Pas pak kohe shtrohet buka, dhe për darkë rastësisht paskësh qëlluar pulë. I zoti i shtëpisë ja ndau një këmbë të pulës mysafirit dhe nga një pjesë mëshkujve të vet. Mysafiri e përlau. I zoti i shtëpisë ja dha edhe pjesën e vet - këmbën tjetër të pulës mysafirit. Mysafiri e përlau edhe atë dhe po shikon a ka më. I zoti i shtëpisë po i thotë: -lum miku pula veç dy këmbë i ka, e ti të dyja i hëngre... 

  -Eh, sikur t’i kishte katra, –ja priti mysafiri. 

 

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:52 pm

  Nuk është takuar kurrë me ariun

 

Një bari kishte shumë dele dhe për çdo vit i qitte në bjeshkë. Me vete e mirrte edhe qenin, të cilin e lavdëronte shumë si të shtirë.

Një ditë qeni kishte marrë vrapin dhe ulërinte nga frika. Sa nuk ju fut bariut nën gunë!  

- Çka ka i gjori?,- po e pyet bariu tjetër. 

-Nuk e di besa! 

Tek po e shohin një ari në përrua... -Aaaa, që besa nuk paska faj, nuk është takuar

kurrë më parë në ari, prandaj... 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:53 pm

  Ku e ka birën?

 

  Dy shokë e bëjnë plan t’ia vjedhin njërit një bletë. Shkojnë në një natë të errët deri sa binte një shi i imët dhe afrohen te shtëpia. Njëri bën roje te dera, kurse tjetri shkon që të sheh nëse ka fjetur i zoti i shtëpisë? Ky, deri sa qëndronte afër dritares dëgjon të zotin e shtëpisë tek vente për një çështje bast me të shoqen. Ai që do ta humiste bastin, do ta mirrte tjetrin në shpinë nga oda gjer tek dhoma e fjetjes. Gruaja e të zotit të shtëpisë e fitoi bastin, e vuri një mbulesë të bardhë mbi kokë që mos ta lagë shiu e fiku dritën, i hipi të shoqit në shpinë dhe dualën në oborr për të shkuar në dhomë të fjetjes. Shoku që bënte roje tek dera e oborrit, kur e pa se diçka bardh po lëviz në oborr, mendoi se shoku i tij po vije me bletë në shpinë të mbështjellur në mbulesë të bardhë dhe vrapon që ta ndihmojë. Kur i ofrohet në errësirë nga mbrapa, ja futë duart dhe e pyet se ku e ka birën, duke menduar për birën e kosheres së bletëve. Në atë moment gruaja pisket nga frika, kurse i shoqi i hutuar nga pyetja që e dëgjoi, ia kthen: -Po të kujë bir lyp ti he n.... dhe nxjerr koburën. Ky nga frika merr ikën, shpërthen avlinë e drejt e n’kanalizim (gjiriz). 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:53 pm

  Si të premtoi koha me i numërue?

 

Në një ndejë dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dëgjuan të lehura të ashpra qenësh? Pasi pushuan së lehuri qenët, priti e foli njëri: -Burra, para dy ditësh, herët në mëngjes sa nuk më kanë bërë copë e grimë tre qenë! 

Priti e foli njëfar Delia nga Gjilani: -He, ty tre, po mua që besa para një jave desh më shkyen nja 25 qenë! 

-Nuk po habitem se si paske shpëtuar, -ja priti tjetri, –sa po habitem se si paske mundur t’i numërosh aq sakt në gjithë atë rrëmujë... 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 EmptySun Oct 19, 2008 9:54 pm

Ma lanë besa!

 

  -Allahile burro, pse ia le vetit këtë emër e po i nguc njerëzit bajagi si keq? 

Ngucakeqi: Së pari emrin ma lanë të tjerët e nuk ja lashë vetit; së dyti, unë i nguci mirë njerëzit e jo keq, por ata nuk po kuptojnë se miku që ta kujton të keqen, ta kujton që të mos e përsëritish më. Mirëpo, njeriut tanë po t'i thuash se këtë punë e ke keq, ai menjëherë ta kthen: ik ore ngucakeq!… 

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA   BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Prozë popullore nga trevat shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: