Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Nga fjalimet ndėr ma tė famshmet nė histori

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 660
Age: 101
Vendi: usa
Registration date: 23/03/2008

MesazhTitulli: Nga fjalimet ndėr ma tė famshmet nė histori   Mon Sep 29, 2008 7:19 am

Nga Apologjia e Sokratit te Regani, kush janė 10 fjalimet mė tė famshme nė histori
Fjalimet
e famshme nuk kane pse tė jenė tė gjatė pėr tė qenė tė mėdhenj Fjalimet
e famshme nuk kanė pse tė jenė tė gjatė pėr tė qenė tė rėndėsishėm.
Kėto fjalime tė mėdha. Kėto fjalime tė famshme nuk kanė zgjatur me orė
tė tėra, por ama kanė lėnė gjurmė tė paharrueshme nė histori, kanė
shėrbyer pėr tė shembur sisteme, pėr tė thyer dogma e pėr tė zhvilluar
marrėdhėnie njerėzore. Njė prej fjalimeve mė tė famshme nė histori, ai
i Wnston Churchill, ka qenė njė fjalim i shkurtėr dhe njė ndėr fjalimet
mė frymėzuese nė histori.

Nė fjalimin e tij tė parė si
kryeministėr i Britanisė, Wnston Churchill e lidhi rezultatin e luftės
ndaj nazistėve me mbijetesėn e Britanisė. Nė njė prej betejave
historike ai mbajti njė fjalim, po aq historik. "Ju mė pyesni se cilat
janė politikat tona? Unė mund t'ju them: Ėshtė pėr tė bėrė luftė nga
deti, toka dhe ajri, me gjithė forcėn dhe fuqinė qė Zoti mund tė nė
japė; tė bėjmė luftė kundėr njė tiranie monstruoze, e cila s'e ka
kapėrcyer kurrė errėsirėn, njė katalog i vajtueshėm i krimit njerėzor.
Kjo ėshtė politika jonė", tha Winston nė fjalimin e tij. Po aq
mbresėlėnės ėshtė dhe fjalimi i famshėm i inaugurimit tė John Kennedy.
Nė njė fjalim tė shkurtėr, tė cilin ai kaloi dy muaj pėr t'i dhėnė
formė, Kennedy 43-vjeēar, presidenti mė i ri i zgjedhur dhe i pari
katolik, theksoi rėndėsinė e shėrbimit kombėtar. Ndėr vite, ky ėshtė
konsideruar njė si prej fjalimeve mė frymėzuese, tė cilin janė munduar
tė pėrtojnė shumė folės tė njohur e tė shquar. Rreshtat e tij tė
famshėm, "Tė dashur patriotė amerikanė: mos pyesni se ēfarė vendi juaj
mund tė bėjė pėr ju, pyesni se ēfarė mund tė bėni ju pėr vendin tuaj",
kanė mbetur nė histori.

Shprehjet mė tė famshme dhe me ndikim nė historinė e njerėzimit

"Unė mendoj se ky ėshtė koleksioni mė i jashtėzakonshėm i talentit, i
dijes njerėzore, i cili ėshtė mbledhur ndonjėherė nė Shtėpinė e Bardhė,
me pėrjashtimin e mundshėm tė rastit kur Thomas Jefferson darkoi
vetėm", John F. Kennedy nė njė darkė me 49 fitues tė ēmimit Nobel, mė
29 prill 1962.


"Taksa, e cila do tė paguhet pėr qėllimin
e arsimimit nuk ėshtė mė shumė se njė e njėmijta e asaj qė do t'u
paguhej mbretėrve, priftėrinjve dhe fisnikėve, tė cilėt do tė
ngriheshin ndėrmjet nesh, nėse ne e lėmė popullin nė injorancė", Thomas
Jefferson


"Ne debatojmė pėr faktin se njė komb qė
pėrpiqet ta taksojė veten drejt prosperitetit ėshtė si njė njeri qė
qėndron i ulur mbi njė kovė dhe pėrpiqet tė ngrihet nga doreza e saj",
Winston Churchill


"Tendenca e taksimit ka pėr qėllim tė
krijojė njė klasė personash, tė cilėt nuk punojnė, tė marrė nga ato qė
punojnė prodhimin e asaj pune dhe t'ua japė atyre qė s'punojnė",
William Cobbett

"Ėshtė taksa e tė ardhurave sėrish, amerikanė:
koha pėr tė mbledhur ato fatura, nxirrini ato formularė taksash,
mprihni lapsat dhe nguljani vetes drejt e nė aortė", - Dave Barry


"Zgjedhjet duhet tė mbahen mė 16 prill, ditėn pasi ne tė paguajmė
taksėn e tė ardhurave. Kjo ėshtė njė prej atyre pak gjėra qė mund t'i
pengojė disi politikanėt qė tė shpenzojnė aq shumė sa e kanė zakon",
Thomas Sowell


"Janė thėnė shumė gjėra pėr politikėn; disa
prej tyre janė thjesht mikluese, ndėrsa pjesa mė e madhe janė tė
vėrteta", Eric Idle


"Njė politikan profesional ėshtė njė
njeri i ēnderuar profesionalisht. Pėr tė kapur njė post sa mė tė lartė,
atij i duhet tė bėjė aq shumė kompromise dhe tė pėsojė aq shumė
poshtėrime, saqė nė fund nuk ka ndonjė ndryshim tė madh me njė
prostitutė", H.L. Mencken


"Nė Gjermani, sipas ligjit
ndalohet ēdo gjė pėrveē atyre qė lejohen. Nė Francė, sipas ligjit
lejohet ēdo gjė pėrveē atyre qė janė tė ndaluara. Nė Bashkimin
Sovjetik, ēdo gjė ėshtė e ndaluar, pėrfshi kėtu dhe ato qė lejohen. E
nė Itali, sipas ligjit lejohet ēdo gjė, sidomos ato qė janė tė
ndaluara", Newton Minow



"Politika pėrbėhet nga dy
fjalė, 'poli', e cila ėshtė fjalė greke dhe do tė thotė 'shumė' dhe
'tik', njė lloj insekti gjakpirės", Gore Vidal


"Kur isha
thjesht njė djalosh mė thanė se ēdokush mund tė bėhej president. Tani
qė jam rritur, po filloj ta besoj", Clarence Darrow


"Ēdo burrė pėr qenė do tė turpėrohej nga qeveria qė drejton vendin e tij", H.L.Mencken

"Ėshtė e rrezikshme tė kesh tė drejtė, kur qeveria ėshtė gabim", Volteri


"Nė kapitalizėm, njeriu shfrytėzon njeriun. Nė komunizėm ėshtė thjesht e kundėrta", John Kenneth Galbraith

"Demokracia ėshtė forma mė e keqe e qeverisjes, pas gjithė tė tjerave", Winston Churchill

"Nėse do t'i drejtoheshim Uashington, kur kishim pėr tė mbjellė e pėr
tė korrur, shumė shpejt do kishim nevojė pėr bukė", Thomas Jefferson


"Ēfarė ėshtė qeveria? Shumė thjesht, ėshtė njė agjenci shtrėngimi.
Sigurisht qė ka dhe agjenci tė tjera force, siē ėshtė mafia. Pėr tė
qenė mė i saktė, qeveria ėshtė agjencia e forcės, e cila ka mė shumė
flamuj nė zyrat e saj", Harry Browne

"Nėse doni njė fotografi tė sė ardhmes, imagjinoni njė ēizme qė stampon fytyrėn njerėzore pėrgjithmonė", George Orwell

"Sa mė i korruptuar tė jetė shteti, aq mė shumė ligje ka", Cornelius Tacitus

"Njė princ i menēur kėrkon mjete, me anė tė tė
cilėve subjektet e tij do tė kenė gjithmonė dhe
nė ēdo rrethanė nevojėn pėr drejtimin e tij,
e mė pas ato do t'i jenė besnikė atij",
Machiavelli



Sokrati, Apologjia

I pėrballur me akuza pėr "korruptim tė rinisė" Sokrati mbajti kėtė
fjalim - siē na paraqitet nga Platoni - pėrpara jurisė sė Athinės.
Apologjia rezultoi e pasuksesshme; ai u dėnua nga kolegėt e tij dhe si
pasojė kreu vetėvrasje. Por kjo pjesė retorike thekson perceptimin qė
ka vėnė nė lėvizje filozofinė qė atėherė: qė njohuria njerėzore ėshtė
mjerisht e limituar.

Rreshtat mė tė mirė:
"Ora e vdekjes
ka mbėrritur dhe ne do marrim secili rrugėn tonė - unė atė tė vdekjes e
ju tė jetės. Se cila ėshtė mė e mirė, vetėm Zoti e di".


Patrick Henry

"Mė jepni lirinė ose mė jepni vdekjen", 1775
Nė vitin 1775, teksa kolonistėt u mblodhėn nė Konventėn e Virxhinias
dhe debatuan nėse do t'i mobilizonin forcat kundėr britanikėve, Henry
mbajti njė fjalim pasionant, nė mbrojtje tė rezolutės.

Rreshtat mė tė mirė:
"A ėshtė jeta kaq e shtrenjtė, e paqja aq e ėmbėl sa tė merret me
ēmimin e zinxhirėve dhe skllavėrisė. Larg qoftė o Zot. Unė e di se
ēfarė rrjedhe mund tė ndjekin tė tjerėt, Pėr sa mė pėrket mua, mė jepni
lirinė ose mė jepni vdekjen!"

Frederick Douglass

"Hipokrizia e skllavėrisė amerikane", 1853
I lindur skllav nė Merilend, Douglas u arratis nė vitin 1838 dhe fitoi
njė njohje tė gjerė pėr autobiografinė e vitit 1845. I ftuar tė fliste
me rastin e festimeve tė katėr korrikut, nė qytetin e tij tė adoptuar,
Rocester, ai shfrytėzoi mundėsinė pėr tė lėshuar zemėratėn e tij
kundrejt padrejtėsisė sė skllavėrisė.

Rreshtat mė tė mirė:
"Nėse i kthehemi deklaratave nė tė shkuarėn, apo profesioneve tė sė
tashmes, mėnyra e formimit tė kombit duket njėsoj e shėmtuar dhe
revoltuese. Amerika ėshtė false ndaj tė shkuarės, false ndaj tė
tashmes".

Abraham Lincoln

"Getisburg", 1863

vendndodhjen e njė prej betejave mė kryesore tė Luftės Civile, Lincoln
mbajti njė fjalim tė pėrmbledhur - rreth tre minuta nė kohė dhe rreth
265 fjalė i gjatė - i cili ishte i paharrueshėm. Teksa ndihmonte pėr
t'i kushtuar njė varr ushtarėve tė rėnė tė Getisburgut, ai bėri njė
thirrje qė vendi t'i nderonte ato duke nderuar the parimet - liri,
barazi - tė vlefshme pėr tė dhėnė jetėn pėr to.

Rreshtat mė tė mirė:
"Para katėr fitoreve dhe shtatė viteve, baballarėt tanė sollėn nė kėtė
kontinent njė komb tė ri, tė tė konceptuar nė liri dhe tė dedikuar ndaj
idesė se gjithė njerėzit janė tė barabartė".

Susan B. Anthony

"E drejta e femrave pėr tė votuar", 1873
Susan B. Anthony u dėnua me 100 dollarė gjobė se kishte votuar nė
mėnyrė tė paligjshme nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 1872. E
inatosur nga kjo padrejtėsi ajo ndėrmori njė turne, nė mbrojtje tė sė
drejtės tė femrave pėr tė votuar, gjatė tė cilit ajo mbajti kėtė
fjalim. Amendamenti i 19-tė i dha tė drejtėn e votės grave nė vitin
1920. Anthony s'e pagoi kurrė gjobėn.

Rreshtat mė tė mirė:
"Ishim ne njerėzit; jo ne, qytetarėt meshkuj tė bardhė, apo ne,
qytetarėt meshkujt; por ne, tė gjithė njerėzit, tė cilėt formuam
Bashkimin. Dhe ne e formuam atė pėr tė siguruar, jo vetėm gjysmėn tonė
dhe gjysmėn e brezave tė ardhshėm, por gjithė njerėzit, gra dhe burra".

Winston Churchill

"Gjak, punė, lot dhe djersė", 1940

Nė fjalimin e tij tė parė si kryeministėr i Britanisė, Winston
Churchill e lidhi rezultatin e luftės ndaj nazistėve me mbijetesėn e
Britanisė. Nė njė prej betejave historike ai mbajti njė fjalim, po aq
historik.

Rreshtat mė tė mirė:
"Ju mė pyesni se cilat janė
politikat tona? Unė mund t'ju them: Ėshtė pėr tė bėrė luftė nga deti,
toka dhe ajri, me gjithė forcėn dhe fuqinė qė Zoti mund tė nė japė; tė
bėjmė luftė kundėr njė tiranie monstruoze, e cila s'e ka kapėrcyer
kurrė errėsirėn, njė katalog i vajtueshėm i krimit njerėzor. Kjo ėshtė
politika jonė."

John F. Kennedy

Fjalimi i inaugurimit, 1961
Nė njė fjalim tė shkurtėr, tė cilin ai kaloi dy muaj pėr t'i dhėnė
formė, Kennedy 43-vjeēar, presidenti mė i ri i zgjedhur dhe i pari
katolik, theksoi rėndėsinė e shėrbimit kombėtar. Ndėr vite, ky ėshtė
konsideruar njė si prej fjalimeve mė frymėzuese, tė cilin janė munduar
tė pėrtojnė shumė folės tė njohur e tė shquar.

Rreshtat mė tė mirė:
"Tė dashur patriotė amerikanė: mos pyesni se ēfarė vendi juaj mund tė
bėjė pėr ju, pyesni se ēfarė mund tė bėni ju pėr vendin tuaj."

Martin Luther King, Jr.

Unė kam njė ėndėrr, 1963
Nga shkallėt e memorialit "Lincoln" gjatė muajit mars, nė Uashington,
novelisti i paqes theksoi vizionin e tij pėr harmoninė mes racave nė
Amerikė, nė njė oratori historike. Vitin nė vijim, nė moshėn 35-vjeēare
ai u bė njeriu mė i ri qė fitoi nj ēmim Nobel pėr Paqe.

Rreshtat mė tė mirė:
"Ne kemi ardhur nė kėtė vend tė shenjtė pėr t'i kujtuar Amerikės ngutin
e egėr tė sė tanishmes. Nuk ka kohė pėr t'u pėrfshirė nė luksin e
qetėsisė, apo pėr tė marrė ilaēin qetėsues pėr t'i lėnė gjėrat tė ecin
gradualisht. Tani ėshtė koha pėr tė bėrė reale premtimet e
demokracisė".

Lyndon B. Johnson

Premtimi amerikan, 1965
Nė prag tė dhunės sė shėmtuar ndaj marshuesve tė tė drejtave civile nė
Selma, Alabama, nė vitin 1965, Johnson adaptoi teorinė "Ne do tė
mbijetojmė", nė kėtė thirrje qė vendi t'i jepte fund diskriminimit
racial. Duke ushtruar gjithė forcėn e presidencės pas lėvizjes, pėr
herė tė parė Johnson ndihmoi nė pėrftimin e Aktit tė Drejtės pėr tė
Votuar.

Rreshtat mė tė mirė:
"Nuk ka mė ēėshtje morale.
Ėshtė e gabuar, krejtėsisht e gabuar, t'i mohojmė dikujt prej
patriotėve tanė amerikanė tė drejtėn pėr tė votuar nė kėtė vend".

Ronald Reagan

Berlin, 1987
Kur Reagan i bėri thirrjen e tij tė famshme sfiduese Mikhail Gorbachev,
nga Berlini, fjalimi mori kritika nga mė tė ndryshme. Madje, dhe
anėtarėt e grupit tė presidentit ishin tė vakėt ndaj tij. Por, nė vitin
1989 muri i Berlinit u shkatėrrua dhe ai fjalim sot kujtohet sipas
gazetės gjermane "Bild", si fjalimi qė "ndryshoi botėn".

Rreshtat mė tė mirė:
"Zoti Gorbachev, shembeni kėtė mur!"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Nga fjalimet ndėr ma tė famshmet nė histori

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -