Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
I madhi Aleksander Moisiu551
Share | 
 

 I madhi Aleksander Moisiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: I madhi Aleksander Moisiu   Thu Oct 02, 2008 10:14 am

Shqiptari i madh
Aleksander Moisiu






Aleksander Moisiu
lindi ne qytetin e Durresit ne vitin 1879. I ati ishte nga Kavaja ndersa e
ema nga jugu i Italise. Me bashkimin e prinderve te tij
aktori e kaloi pothuaj gjithe rinine e tij ne qytetin e Durresit dhe me pas ne
Tirane duke u larguar ne moshen 20-vjecare nga Shqiperia per t'u zhvendosur se
bashku me nenen dhe dy motrat e tij ne Vjene te Austrise. Me kalimin e kohes
qyteti austriak, pervecse shtepia e tij e re, u be edhe stacioni i pare i
karrieres se tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksander Moisiu, pati fatin te
njihej me aktorin austriak qe ne ate kohe perjetonte nje sukses mjaft te
konsiderueshem. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tone per hapat e
tij te para ne boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksander
Moisiu filloi te njihej ne rang boteror dhe te konsiderohej si nje aktor mjaft
fisnik.

Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin te zhvendoset ne Prage dhe ne
Berlin, ku aty perseri ka fatin te njihet me nje aktor tjeter te suksesshem,
Maks Reinhardin. Pikerisht ne kete vend ne Reinhard Asamble ne Rusi, aktori i
shquar shqiptar vleresohet me cmimin e pare nga dramaturgu dhe kritiku Anatoliy
Lunacarski, per interpretimin e tij tek Odipusi. Ky vleresim perben edhe cmimin
e pare ne karrieren e madhe te Moisiut, si dhe nismen e nje periudhe te re plot
vleresime e interpretime te suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon te interpretoje
ne rolet me te spikatura te asaj kohe. "Hamlet" ne Teatrin Popullor
te Vjenes ne vitin 1922, "Fedia" e Leo Tolstoit dhe "The alive
Cadaver" ne Berlin ne 1922-in. Akeksander Moisiu vazhdon te aktroje
vazhdimisht ne veprat me te spikatura duke arritur majat e teatrit boteror me
perzgjedhjen e tij ne rolin e Romeos ne vepren e famshme Shekspirane
"Romeo dhe Xhulieta" ne 1907-en duke lene te gjithe te shtangur me
aftesite e tij interpretuese.

Biografia e Moisiut gezon nje pasuri dhe nje vlere qe do ta deshironte cdo
njeri i rangut te tij. Nder komentet e shumta per biografine e tij mund te
vecohen disa vleresime te sinqerta nga koleget e tij. Maks Brod shkruan per
aktorin tone: "Hamlet eshte shkruar vetem per Moisiun dhe vetem ai mund ta
interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Nje artist edhe nje njeri
kaq i madh sa Moisiu, i perket gjithe botes". Aleksander Moisiu,
pavaresisht se po perjetonte nje sukses te jashtezakonshem, nuk e harroi kurre
origjinen edhe kombin e tij. Pas shume tentativash dhe kerkesash ndaj
autoriteteve te shtetit shqiptar arrin te marre pasaporten shqiptare se bashku
me bashkeshorten e tij, Johana Tervin, ne 1934-en. Aktori i madh shqiptar
nderroi jete ne mars te vitit 1935 duke lene pas tij kujtime te pavdekshme.
Trupi i tij i pajete aktualisht ndodhet ne Leik Lugamo te Zvicres.Emri i tij i
fali Shqiperise nje nga dimensionet me interesante e te jashtezakonshme. Rolet
e tij qene nje kolane brilante e artit pamor te drames. Eshte per t'u cuditur
se megjithese ai luajti personazhe te interpretuara nga majat e aktrimit
boteror, perseri ishte krejt i vecante dhe po kaq i madh sa edhe koleget e tij
evropiane. Te marresh persiper e te realizosh personazhe te dramaturgjise
elitare eshte sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra te tilla
madhore i marrin persiper, jo vetem vullnete titanike, por edhe talente te
jashtezakonshme. Ne keto dimensione, ne kete arene, hyri me modesti, u zhvillua
universalisht dhe mbylli jeten i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori
Aleksander Moisiu.


Tė panumėrta janė
shfaqjet e dhėna me sukses prej tij nė dhjetėra vende tė botės. Vetėm kaq do tė
mjaftonte, qė ai tė joshej nga e mira dhe begatia e vendeve tė tjera, ku kaloi
shumė nga jeta e tij artistike. Por jo, aspak! Nga Aleksandėr Moisiu na vjen
prova mė e qartė e dashurisė sė tij pėr Shqipėrinė.
Nė Arkivin Qendror tė Shtetit (AQSh) gjenden plot materiale dokumentare qė
flasin pėr dramaturgun e madh Aleksandėr Moisiu. Madje nė fonotekė gjendet i
regjistruar zėri i tij, qė mund tė emocionojė gjithkėnd edhe sot pas kaq shumė
vitesh. Pikėrisht ai zė qė bėri tė famshėm atė vetė dhe kombin e tij shqiptar.
Midis shumė materialeve tė tjera arkivore, qė dėshmojnė pa mė tė voglin dyshim
madhėshtinė e kėtij personazhi botėror tė fillimshekullit tė kaluar, mė bėri
pėrshtypje njė letėrkėmbim zyrtar pėr A. Moisiun, i cili kėrkon nėnshtetėsinė
shqiptare. I gjithė ky material gjendet i plotė nė AQSh, Fondi 152, viti 1933,
dosja 484.
Letra pėrmban vlera tė rralla si dėshmi e qartė dhe e padiskutueshme qė ky artist
i jashtėzakonshėm i skenės, megjithė suksesin e madh tė arritur nė njė kohė,
kur universi shqiptar i atėhershėm ishte i panjohur dhe i paragjykuar, kėrkon
qė ai dhe familja e tij tė marrin nėnshtetėsinė shqiptare.
Nė njė kohė kur mjaft emra tė ndritur tė kulturės botėrore u magjepsėn pėrpara
artit tė Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e tė qenit shqiptar dhe vėrteton
edhe njė herė se vendi ynė mund tė lindė tė tillė viganė.





Ja nje
pjese nga leterkembimet zyrtare te kohes:


“Kam nderin tė
njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexander
Moissi, i lindur nė Trieste, mė 2. IV. 1880, qė ndodhej pėr njė muej nė njė
turne theatrore nė Vjenė, iu drejtua sot kėsaj Konsullate Mbretnore me lutjen
qė tė ja parashtroj Shkėlqesis Suej dėshirėn e tij qė t’i akordohet sa ma parė
shtetėsia shqiptare bashkė me zonjėn e tij Giovanna Moissi-Terėin, artiste, e
lindur nė München mė 18.III.1884.
Ky artist i pėrmėndun, qė nuk e ka mohue kurr kombėsinė shqiptare dėshiron qė
tė njifet tutje dhe pėrjashta si shtetas shqiptar.
Z.Alexander Moissi e mori nė kohė tė luftės sė madhe proforma shtetėsinė
gjermane, dmth mbas njė intervecioni personal tė Princit Otto Bismark dhe prej
vitit 1932 rron nė vilėn e tij nė Lugano (Svicėr). Ky i refuzoi gjithė shtetėsitė
e tjera dhe dėshiron vetėm tė pranohet si shtetas shqiptar, siē ka qenė familja
e tij e dalun me kohė prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do tė jetė
kurdoherė mirėnjohės kundrejt shtetit tonė pėr kėtė gjest bujar. Emri i kėtij
dramaturgu do tė jetė me tė vėrtetė njė reklamė e gjallė dhe propagandė e
vlefshme pėr Shqipėrinė, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si tė tijnė
kėtė artist tė pėrmėndun nė tė gjithė botėn. Tue i marrė parasysh arėsyet e
naltshėnueme i lutem Shkėlqesis S’uej qė t’i akordohet nė njė mėnyrė tė
jashtėzakonshme shtetėsia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjės sė tij.

Letėrkėmbimi vazhdon me letrėn me tė cilėn ministri i Punėve tė Brendshme i
drejtohet Kryeministrisė. Pasi citon kėrkesėn qė Aleksandėr Moisiu ka bėrė nė Vjenė,
ai thekson:

“Tue marrė parasysh racėn e tij shqiptare, kohė shpėrnguljen e familjes prej
Kavajės nė vise tė huaja dhe marrjen e shtetėsisė gjermane nė njė kohė tė mbas
sundimit ottoman nė periudhėn e okupacioneve tė huaja nė Shqipni e si dhe profesionit
dramaturg qė t’i vyejė historisė sė kombit tonė, propozojmė pranė P.T.
Kėshillit Ministror tė kombit tonė, regjistrimin e tij bashkė me gruan nė
shtetėsinė e racės sė vet, me banim definitiv nė Kavajė me lutje qė pasi tė
merret nė studim nqs e mundur tė parashtrohet pėr dekret Mbretnuer nė bazė tė
Art. 9 tė Kodit Civil tue ju akordue shtetėsia shqiptare dy artistave tė
pėrmėndun me rėndėsi, njani prej tė cilėve i racės sonė shqiptare.
Kryesia e Kėshillit tė Ministrave, data 17.III.1934
Pėr dije e veprim, kėtu ngjit ju dėrgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi
akordimin e shtetėsis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim nė
Svicėr bashkė me zonjėn e tij, Giovanna Moissi-Terėin.





Nga varrmihės,
nė vdekjen skenike


Biografinė e Moisiut, kritiku gjerman, Rudiger Schaper, e ka ndarė nė 15
kapituj, ku pa njė kronologji tė rregullt, pasqyron jetėn e njeriut tė madh, djalit
te shqiptarit Konstandin Moisiu dhe italianes Amalia De Rada, lindur nė 2 prill
1879, deri nė ditėn e vdekjes, nė 22 mars 1935. Njė jetė e trazuar, njė fillim
i vėshtirė dhe mė pas njė karrierė brilante. Njė mori faktesh, shkėputur nga
arkivat e vendeve tė ndryshme, nėpėr teatro, shtypin e kohės, monografi dhe
biografi tė shkruara nga autorė tė ndryshėm. Ndonėse i pėrkasin epokave tė
ndryshme, duket sikur autori udhėton sė bashku me aktorin e madh. Duket sikur
ka jetuar bashkė me djalin harrakat nė brigjet e Durrėsit, mė pas nė Trieste,
Grac, Vjenė, Berlin, ku Aleksandri kaloi vitet e rinisė. Atėherė, kur me njė
gjermanishte tė ēalė dhe i shtyrė nga e ėma i futet rrugės sė kantos. Kishte
njė zė tė mrekullueshėm, por sipas mėsuesve tė tij, ishte tepėr i
padisiplinuar. “Njė talent natyror i egėrsuar, por nuk ka disiplinė. Thjesht
kėndon pa asnjė rregull, me sa ka nė kokė”, - thoshin mėsuesit. Ky do tė ishte
kontakti i parė i Moisiut tė ri me artin, por nuk u hodh menjėherė nė rrugėt e
tij. Pėr disa kohė ai punoi nė njė varrezė tė Vjenės dhe mendohet se pikėrisht
kjo e ka ndihmuar atė tė realizojė nė mėnyrė tė pėrsosur skenat e vdekjes.
“Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur nė skenė sa Moisiu. Vetėm
tek “Kufoma e gjallė” e Tolstoit, gjatė viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me
plumb mbi 1500 herė”, - thotė Schaper nė librin e tij. Ndėrsa vetė aktori, pėr
realizimin e skenave tė vdekjes, do tė thoshte: “Ajo qė mė shtynte, ishte njė
vrull i nėndheshėm pėr tė bėrė gjėnė e duhur nė ēastin e duhur”. Para se tė
fitonte emėr, ai ėshtė quajtur i paaftė, madje kishte nga ata qė janė shprehur
ashpėrsisht “Nuk bėn pėr aktor!”, pa nuhatur tek ai, “magjistarin” e ardhshėm
tė skenės. Ishte dhjetor 1903, kur pėr herė tė parė, nė listėn e programit
teatror, renditej emri i Moisiut. Shumė shpejt do tė fitonte zemrat e publikut
me rolet e tij nė dramat “Elektra” e Hugo fon Hofmanstalit, “Papagalli i
gjelbėr” i Artur Shniclerit, “Azili i natės” i Maksim Gorkit. Pas tre vjetėsh
ai do tė bėhej protagonist i Teatrit tė Dhomės (vetėm me 2-3 aktorė) dhe do tė
luante nė disa pjesė qė bėnė bujė nė atė kohė, pėr idetė iluministe, si “Zgjimi
i pranverės” i Frank Vedekindsit dhe “Fantazmat” e Henrik Ibsenit. Ishte
pikėrisht “Fantazma”, qė do hipte atė nė piedestalin e aktorit tė madh. Nė
vitin 1912, zėri i tij i mrekullueshėm, nė interpretimin e monologut tė
“Faustit” tė Gėtes, “Prometeut” dhe monologun e “Hamletit” tė Shekspirit, do tė
incizohej nė pllaka gramafoni, duke e bėrė tė pavdekshėm. Ndonėse ishte munduar
t’i bėnte ballė emocionit qė tė injektonte zėri dhe interpretimi i aktorit
shqiptaro-italian, shkrimtari Franc Kafka, do tė thoshte pėr Moisiun: “Mezi ia
shohim aty-kėtu lėvizjet e gojės, ngase e mban fytyrėn poshtė dhe nė vend qė
t’i thotė ai vargjet, i lė ato tė flasin sipėr kokės sė tij. Ndonėse dėgjohen
tėrė ato melodi, zėri dukej sikur drejtohej si varkė e lehtė mbi ujė, por
melodia e vargjeve nuk dėgjohej, ē’ėshtė e vėrteta. Disa fjalė artikuloheshin
nga ai zė sikur ēliroheshin, kapeshin me aq ėmbėlsi, saqė kėrcenin nė ajėr dhe
nuk kishin mė fare tė bėnin me zėrin njerėzor…”. Ndėrkohė qė Stefan Cvajg, do
tė shprehej pėr zėrin e tij: “Zėri pėrkėdhel vetveten, i rrėshqet mendimet e
thurura poshtė e lart nėpėr shkallė si macja lėmshin nė oktava muzikore qė
ngrihen dhe ulen pėrgjatė tėrė shkallės sė instrumentit kumbues tė fytit.
Nganjėherė njeriu mbyll sytė vetėm pėr njė hop pėr ta ndier ligjėrimin e tij si
muzikė…”.

Me Moisiun nėpėr skenat e botės

Qėllimi i Rudiger Schaperit, nė librin biografik pėr Aleksandėr Moisiun, ishte
ta paraqiste atė si njė aktor botėror. “Shqiptar, italian, gjerman, europian -
qytetar i botės”, - kėshtu do tė thoshte kritiku gjerman i teatrit, i cili
ėshtė gjithashtu gazetar dhe autor i disa dramave. Duke pasur kėtė fije tė artė
qė pėrshkon gjithė librin, Schaperi i kushton njė vėmendje tė veēantė turneve
dhe shfaqjeve qė Moisiu, ka dhėnė nė skena tė mėdha botėrore, si nė Nju Jork,
nė skenėn e famshme tė Broduejit. Aty ai ka interpretuar rolin qė e kishte bėrė
tė famshėm, nė fillim tė karrierės sė tij, Osvaldin te “Fantazmat” e Ibsenit.
Spektatorėt kėrkonin me brohorima, ridaljen e tij nė skenė, por askush nuk e
dinte qė nė mes tė interpretimit, ai kishte marrė njoftimin pėr vdekjen e nėnės
sė tij. Nė vitin 1927, i gjithė teatri i Berlinit, do tė transferohej nė
Amerikė, ku kanė dhėnė shfaqje tė shkėlqyera, si “Endrra e njė nate vere”,
“Kufoma e gjallė”, etj. Mė pas vijnė shfaqjet nė Buenos-Aires. I sėmurė me
verdhėz, ka interpretuar nė teatrin “Odeon” dhe menjėherė prej andej, niset pėr
nė Kili dhe sėrish nė SHBA. Gjatė vitit 1929, ka shėtitur skenat e Spanjės,
Rumanisė, Bullgarisė, Austrisė dhe Berlinit. Nė vitin 1930, do tė shfaqej pėr
publikun e Bratislavės, Londrės, Vjenės, Berlinit, Hamburgut, Zalcburgut,
Moskės, etj. E ndėrsa korrte suksese njėra pas tjetrės nė skena tė mėdha
botėrore, nė tė njėjtėn kohė, po shndrisnin dhe yje tė tjerė nė botėn e artit,
si Karuzo, Valentino dhe Nijinski. Ishin vite tė artistėve tė mėdhenj. Kur
flitej pėr Karuzon, dyshohej nė e kishte shpikur gramafoni Karuzon, apo ai
gramafonin. Valentino, po korrte sukses nė kinematografi, kurse rusi Nijinski,
quhej “Zoti i kėrcimit modern”. Por kur flitej pėr teatrin, padyshim qė ishte
Moisiu “lojtari” kryesor. Talenti, mėnyra e tė jetuarit, skandalet, dashuritė,
xhelozitė, i bashkonin tė gjithė, megjithatė, Moisiu konsiderohej mė i madhi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   Sat Oct 04, 2008 11:10 am

Faleminderit shume, e nderuar, per informatat qe na solle per kete aktor te famshem shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   Sun Dec 21, 2008 5:02 pm

Shikim ne boten e Aleksander Moisiut

Ai nuk ishte vetėm i papėrsėritshmi i skenės. Jashtė saj, nė orėt kur i zhvishte kostumet e roleve botėrore, jetonte brengat, tallazet, pendimet dhe dhimbjet qė nuk tjetėrsoheshin. Para se tė ishte aktor, Aleksandėr Moisiu ishte njeri. Ndėrsa jeta e tij njė subjekt i pėrkryer i njė drame qė nuk iu shfaq kurrė publikut. Kėtė nuk e rrėfeu dot. E ndėrsa endej nga njė skenė nė tjetrėn, nė salla tė mbushura plot ku u jepte jetė personazheve tragjikė, ai mbeti gjithnjė i lidhur shpirtėrisht me familjen e tij. I takonte shumė rrallė, por ishte i “robėruar” prej tyre. Vuante vazhdimisht shqetėsimin e njė familje tė ndarė, ndante me ta dhimbjen, e prekte ēdo fantazi e tepruar e nėnės dhe e motrave ndaj tij. Mes rreshtave qė ndėr vite flasin pėr suksesin e madh tė aktorit me origjinė shqiptare, gjen shumė pak ose aspak tė filtet pėr tė si njeri. Ēfarė bėnte ai kur perdet uleshin e fikeshin dritat? Ēfarė mendonte thellė nė shpirt dhe sa e ndjente gjakun qė i kalonte nė deje, pėr tė cilin thoshte se ėshtė gjak shqiptari? Njė letėrkėmbim prej 24 letrash e kartolinash qė Aleksandėr Moisiu ia dėrgonte prindėrve e motrave tė tij zbulojnė kėtė anė tė panjohur. Janė me shkrimin e tij tė dorės e tė firmosura me emrin e shkurtuar Aleks apo edhe me iniciale. Nisen nė emėr tė nėnės apo tė motrave nga adresa hotelesh tė qyteteve italiane dhe gjermane ku ai lėvizte pėr tė dhėnė shfaqje. Prej vitesh ruheshin me origjinalitetin e tyre nė muzeun teatror “Carlo Schmidl”, Trieste, ku edhe janė zbuluar nga dr. Sali Hidri, arkeolog dhe historian durrsak. Ky fond letrash(qė pėrbėn vetėm njė pjesė tė letėrkėmbimit tė tij me familjen) ka qenė njė nxitje e madhe pėr dr. Hidrin qė tė kėrkojė tė dhėna dhe materiale arkivore qė flasin pėr anėn njerėzore tė Aleksandėr Moisi Moisiut, aktorit me origjinė shqiptare nga i ati. Prej vitesh, ēdo mėngjes, ai shkon tė punojė nė “Shtėpinė Muze” ku Aleksandri kaloi pesė vite tė fėmijėrisė sė tij(1884-1889). I ati i tij(sipas Hidrit quhet Moisi dhe jo Kostandin) me njė pjesė tė familjes u shpėrngul nė Durrės, ndėrkohė qė gruaja e tij me fėmijėt e tjerė qėndroi nė Trieste. I vogli i nėntė fėmijėve, Moisiu do tė kalonte nė qytetin bregdetar vitet mė tė bukura tė fėmijėrisė, aty ku “mėsova tė lexoj e tė shkruaj shqipen e babės”. Kujtimet do t’i merrte me vete e bashkė me to njė pjesė tė karakterit shqiptar. Pas njė pune mė shumė se 10 vjeēare, kėto letra, por edhe materiale tė tjera dokumentare qė dėshmojnė jetėn e aktorit me origjinė shqiptare, dr. Hidri i ka hedhur nė faqet e njė libri tė titulluar “Aleksandėr Moisiu- Mes Triestes dhe Durrėsit, Epistolae”. “Arsyeja dhe, mbi tė gjitha, dėshira ime, ėshtė ta paraqes Aleksandrin nė gjirin familjar, nė nostalgjitė e tij pėr tė dy qytetet, atė tė lindjes, Trieste, dhe atė tė fėmijėrisė, Durrėsi, si dhe letėrkėmbimin e tij me nėnėn, babain e motrat”, tregon Hidri nė njė bisedė tė gjatė pėr figurėn komplekse tė Aleksandėr Moisiut. Letėrkėmbimi pėrbėn materialin bazė tė kėtij libri, ndėrkohė qė pjesė e tij ėshtė edhe njė album fotografish(disa tė botuara pėr herė tė parė) e dokumentash. Njė CD me regjistrime zanore tė Aleksandėr Moisiut qė shoqėron librin, nxjerrė nga disku austriak “Alexander Moissi”, risjell nė kujtesė zėrin e kėtij korifeu tė skenės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   Sun Dec 21, 2008 5:16 pm

Letrat

Janė 24 letra dhe kartolina qė aktori me origjinė shqiptare ai dėrgonte nėnės dhe motrave tė tij. Nuk janė shumė, por as pak pėr tė zbuluar njė anė tjetėr tė tij. Nė fletėt e kėtyre letrave, qė nė disa raste janė edhe tė dėmtuara, gjejmė njė botė tė thellė shpirtėrore tė Aleksandėr Moisiut. Njė botė e mbushur me shqetėsim e brenga tė pėrhershme. Ato janė njė dialog dramatik qė Aleksandri shkėmbente me familjarėt e tij. Mes tyre ka vetėm njė letėr dėrguar babait, me tė cilėn fillon edhe letėrkėmbimi. Mban datėn 23 dhjetor tė vitit 1893. Pėrmes saj ai i bėn urime tė pėrzemėrta pėr Krishtlindje tė atit nga Graci ku ai ndodhej pėr studime. Njė ditė mė vonė, njė letėr tė tillė ia ka nisur edhe tė ėmės, ēka dėshmon qė prindėrit e tij jetonin tė ndarė. E fundit, drejtuar motrės Sofi mban vitin 1934. Plot 41 vjet komunikim. Nuk ka asnjė letėr pėr vėllezėrit. Nė kėtė arkiv Hidri nuk ka gjetur as ndonjė letėr dėrguar atij nga familja. Kėto nuk kanė munguar, por nuk dihet se nėse mund tė ruhen dhe ku. Vet fjalėt e Moisiut tregojnė se ai merrte urime pėr premiera tė sukseshme e njoftime shqetėsuese nga familja e tij. Nėnės dhe motrės Sofi i adresohen shumica e kėtyre letrave. Nė tė shumtėn e rasteve brendia e tyre ėshtė e dhimbshme. Ai gjithnjė flet me brengė pėr njė problem tė rėndė tė familjes sė tyre. Ato, nėna dhe motrat janė shqetėsim i pėrhershėm pėr tė. Rropatet mes fjalėve tė qetėsojė “fantazitė e tyre tė tepruara” dhe vuan gjithnjė e mė shumė. Ai ėshtė rob i tyre. E ndonjėherė kėtė ndjenjė e shpreh deri nė nota proteste. “Mė lodhėt!”, “Mė helmuat jetėn...”, shkruan mes rreshtave. Nga fitimet e shfaqjeve ai u nis gjithmonė njė rrogė mujore. Qė nė fillim tė letrave tė tij, njofton nėnėn dhe motrat se i kishte nisur 1000 liretat apo se do t’ua niste sapo tė merrte honoraret. U shkruan atyre nga hotele ku mbėrrinte pėr premiera, por edhe nga qendra tė shumta kurimi e sanatoriume. Shkonte aty pėr tė marrė kurimin e turbekulozit e mė pas kthehej nė skenė. Letrat e tij e tregojnė kokėfortė ndaj kėsaj sėmundje. Nga ana tjetėr ka gjithnjė tone shqetėsuese pėr nėnėn dhe motrat, qė me sa duket janė tė prekura po si ai. Nga ky letėrkėmbim nuk del e qartė se ēfarė e mundonte kaq shumė aktorin e madh. Por sigurisht qė deri nė fund e vuajti idenė e njė familje tė ndarė, pavarėsisht se me ta ndante edhe fitoret dhe frytet e punės sė madhe qė bėnte. Por ai sakrifikoi vazhdimisht pėr familjen e tij. E kėshillonte nėnėn qė tė shkonte nė qendrat mė tė mira kurative, ndėrsa vet neglizhonte vazhdimisht ndaj turbekulozit qė i ishte shfaqur qė nė vitin 1907. Ditėt e fundit tij qenė plot vuajtje. “Tabela e temperaturės e pacientit Moisiu”, e mbajtur nė klinikėn e spitalit vienez, midis datave 16-21 mars 1935 tregon gjendjen e rėnduar tė tij. Temperaturėn qė luhatej deri nė kufijtė maksimalė nuk e kontrollonin dot qetėsuesit qė merrte nė doza tė mėdha. Nė vijat e kėtij grafiku qė shėnonte luhajtjet mes jetės dhe vdekjes, Aleksandėr Moisiu, nė orėn 7.30 tė mbrėmjes sė 22 marsit 1935 mbyll sytė. La pas kujtimin e njė aktori tė papėrsėritshėm tė skenės dhe tė njė njeriu me botė tė madhe, i lidhur pėrjetėsisht me familjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arber01
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 34
Age: 33
Vendi: arberia
Registration date: 20/12/2008

MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   Mon Dec 22, 2008 1:36 am

Per veprat e ti dhe boten e ti artistike kane shkrruajtur personalitete te artit,kulltuare ,politikes Veprat e te madhit A.M ndodhen neper Muzeume..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   Wed Dec 31, 2008 5:31 pm






Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

I madhi Aleksander Moisiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -