Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:13 am

ROMAN
N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT
Adem Demaēi
I.
1.
Krisma e madhe, mė nė fund buēiti. U trand e gjithė Dardania
nga gėzimi. U rrudh e gjithė Serbia nga befasia e ankthi. Njė
agim mė shumė i ftohtė sesa i freskėt buzėqeshte mbi
Dardaninė. Pas atij 24 marsi tė vitit 1999 askush nė Dardani nuk
ishte mė ai qė kishte qenė njė ditė mė parė. Trimat ishin bėrė
edhe mė trima, frikacakėt edhe mė frikacakė, kurse tė luhatshmit
luhateshin edhe mė shumė.
Nėna Shegė shkrepte nga gėzimi. Ishte veshur me tė bardha e
rangonte si pėrditė. Nuk thoshte asgjė, por vetėm herėherė
vidhte Helin me sy. Helit i rrektinte zemra mė shpejt se rėndom.
Sot, rroja i zgjati mė shkurt se rėndom. Doli te tavolina nėn arrė,
u ul dhe me bisht tė syrit edhe ky pėrcillte tė ėmėn e cila mė
shumė fluturonte se qė ecte. Helit se ē’i erdhi njė mendim nė
formė pyetėsore:
“Vallė, ēfarė bluan me mend Shega, sot” ?
Ajo, shkonte e vinte andej-kėndej. Solli sininė me pjata dhe
lehtė-lehtė e vendosi mbi tavolinė. Pėrkėdheli Helin me njė
shikim, por pa ēelur gojėn e pėrsėri humbi nė kuzhinė. Heli
kishte dėshirė qė ajo, si prore, tė thoshte diē, por ajo vetėm ectefluturonte
dhe e pėrkėdhelte me shikime. Mė nė fund Shega solli
edhe ēfarė kishte me sjellė pėr kaftjall dhe erdhi e u ul pėrballė
Helit duke ia falur kėtij vetėm njė buzėqeshje tė vakėt, por asgjė
mė tepėr. Heli ia nguli sytė e mėdhej nėnės sė vet e nuk
pėrmbajti dot gazin. Edhe Shega e shoqėroi me gaz pa qitur
asnjė fjalė. Mė nė fund, pasi qė fėrkoi duart kot, Heli foli me
shpoti e buzagaz:
- Moj Shega e Shkodrės!
- Fol, o trimi i Kosovės! – iu pėrgjigj Shega duke imituar
tonin e burrave tė odės.
- Nėse ia qėlloj, a po ma pranon?
- Po ta pranoj.
- A kishe pas dėshirė ta kishe Hajrushin tėnd sot, kėtu me
ne?
- Po, o i urti i nėnės! - foli Shega duke lėnė tonin e burrave e
duke marrė tonin e vet dhe shtoi duke ngritur sytė e
mėdhenj e tė zi drejt qiellit me re. - Sot, mė shumė se
kurrė, kisha pasur dėshirė ta kisha Hajrushin tim gjallė e tė
pėrjetonte bashkė me ne kėto ēaste...
- Po, a po tė shkon hiē mendja se Hajrushin nuk do ta lenin
gjallė? – ndėrpreu Heli Shegėn.
- Ndashtė, le ta vrisnin, por tė paktėn tė shihte diēka. Ai
shkoi pa parė asgjė. Thoshte shpesh: “A ėshtė jetė, moj
Shegė, qė ta pres atė ditė qė tė mos e dėgjoj mė emrin
Jugosllavi?” Nuk e priti. Thoshte: “A ėshtė jetė, moj
Shegė e ta pres atė ditė qė ta heqim Serbinė qafe?” As kėtė
ditė nuk po e pret. – tha Shega e iu rrėmbushėn sytė.
Heli u pendua shumė qė nisi muhabetin nė kėtė mėnyrė. Uli
shikimin, hėngri me zor kafjallin dhe duke u ngritur nė
kėmbė, veshi xhupin e tha me zė tė ulėt:
- Nėnė, dola pak. Dokumentet nuk po i marr me vete fare
dhe nėse nuk kthehem, tė lutem, mos mė kėrko nėpėr ato
burgjet e tyre!...
- Ani, bir. – tha Shega duke u ngritur nė kėmbė e shtoi,- Tė
priftė e tė pėrcjelltė e mbara!
Ajo qėndroi nė kėmbė derisa Heli u zhduk prapa derės sė oborrit
qė mbylli pas vetes. Ajo pėrsėri u ul e u krodh nė mendime tė
pėrziera:
“ Mė tha – po shkoj – e shkoj. Ndoshta kjo do tė jetė hera e
fundit qė pashė shpinėn e evladit tim. Por, edhe sikur tė mė
thoshte – a tė shkoj? – vallė nė mos do ta ndalja? Jo, kurrė! Mos
vallė, duhet tė rrojmė si mijtė nėpėr biruca? Le tė na vrasin!
Edhe kjo do tė jetė edhe njė krim nė llogari tė gjakpirėsve
tanė...Por, pėrse nuk iu bashkova?... Sepse ai nuk do tė donte qė
ta bėja njė gjė tė tillė. Ai, prej se ėshtė rritur, ka refuzuar qė tė
ecte me mua rrugėve... Nuk do qė ta shohė bota nėnėn e tij me
njė djalė gungaē. Ai nuk e di se ēfarė ėshtė zemra e shpirti i
nėnės, prandaj... Mė tha se nėse e marrin mos ta kėrkoj. Por a do
tė mund tė durohet zemra e nėnės?...”
Shegės, nė kėto mendime e sipėr i shkoi shikimi drejt qiellit qė
po mbulohej me re tė dendura. U ngrit, mblodhi enėt e shkoi nė
kuzhinė, por pa mundur tė ndahej nga mendimet tė cilat i vinin
trumba-trumba...
2.
Heli, kur doli nuk kishte ndonjė cak tė caktuar se nga do t’ia
mbante, por ai doli vetėm qė tė sorollatej rrugėve e tė shihte se
si dukej Prishtina pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s. I ra
kah Teatri “Dodona”, u drodh nė Mėhallėn e Pirinazit, shkoi
rrugės pėrbri shtėpisė sė Ismail Dumoshit, ngjiti rrugicėn e
shkurtė deri te rruga e gjerė e asfaltuar dhe u lėshua trotuarit tė
majtė, nė drejtim tė gjimnazit. Gjatė tėrė udhėtimit, deri te rruga
e madhe, Heli nuk pa njeri. Mirėpo, kur zbriti te furra pa njė
burrė trupshkurtėr e flokėthinjur, me njė jakne tė blertė, i cili me
duar nė xhepa ecte me ngadalė. Nė njė moment, ja njė veturė me
kulm tė hapur, nga e cila njė burrė me flokė tė qethura “a la
prus” ngadalėsoi marshin dhe nisi tė ēirrej nė serbishte mbi
kalimtarin me jakne tė blertė:
-Ende qenke gjallė?
-Gjallė, gjallė edhe i fortė! - iu pėrgjigj burri trupshkurtėr e me
jaknen e blertė.
-Vetėm edhe sot, vetėm edhe sot… – gėrthiti burri nga vetura
me kulm tė hapur.
-Mos e leni pėr nesėr, por kryeni punėn qė sot! – iu pėrgjigj
burri pa nxjerrė duart nga xhepat.
Burri flokėbardhė nė veturėn e hapur, vringėlloi grushtin,
shtrėngoi nofullat dhe ia shkeli tutje me zhurmė tė madhe. Burri
trupshkurtėr e me jakne tė blertė nuk e prishi fare terezinė, por
vazhdoi me tė njėjtin hap. Sakaq, Helit, burri trupshkurtėr e me
jakne tė blertė iu rrit para sysh e iu bė baras me shtyllat
elektrike! Heli shpejtoi hapat. Te shkallėt ku lidhej Blloku i parė
i banesave me rrugėn e madhe e zu. E vėshtroi pėrskithi. Burri
me jakne tė blertė ishte vetė Azem Zeqiri. Heli duke u pėrkulur
e duke u munduar tė buzėqeshte ia zgjati dorėn e i tha:
- Baca Azem, Ju pėrshėndes me respektin tim mė tė madh!
Azem Zeqiri, pa ndalur ecjen, ia zgjati dorėn Helit e duke
buzėqeshur i tha.
- Hel, ti qenke?! Paj, pėrse ke dalė, bre, bac?
- E, pėrse keni dalė Ju? – iu pėrgjigj Heli me pyetjen e vet.
Azem Zeqiri, papritmas u ndal, shikoi Helin drejt nė sy, u
mėrrol e i tha:
- Vetėm qė tė mė vrasin.
- Edhe unė. – tha Heli duke shikua Azemin drejt nė sy.
Azemi, mati me sy djaloshin, ngriti kokėn lart, pastaj uli
shikimin drejt syve tė Helit e tha:
- Atėherė, hallall gjini i nėnės-Shegė!
Pasi qė kaluan nja disa hapa, pa ndalur ecjen, Azemi me njė zė
fare tė ftohtė ia priti Helit pėrbri:
- E sheh atė tankun atje poshtė, para Shkollės teknike?
- Po.
- Tank rus. T-81...
- Kanė frikė kėta, apo duan tė na frikėsojnė ne?
- Edhe njėra edhe tjetra. Por, ta dish se pa e bėrė njė rrėmujė
tė madhe tė pėrgjakshme, kėta, nuk kanė ndėrmend tė
tėrhiqen nga Dardania jonė...
- Le tė bėjnė ēfarė tė duan, por ēfarė mendoni Ju, baca
Azem, sa mund tė zgjasė kjo rrėmujė qė thoni?
- Paj, kėshtu si e kanė planifikuar ata planerėt e NATO-s me
bombardime nga dhjetė kilometra lartėsi, me zero viktima
dhe pa ndėrhyrje me forca tokėsore edhe mund tė zgjasė
bajagi.
- Paj, le tė zgjasė sa tė zgjasė, por mė shumė se njė vit nuk
mund tė zgjasė...- tha Heli me zė bukur tė lartė.
- Jo, aq nuk ka pėr tė zgjatur, por sa, krejt varet nga
intenziteti dhe cilėsia e bombardimeve...
Kur mbėrritėn pėrballė minimarketit “Ylker”, tre policė fare tė ri
e ndaluan dhe e rrethuan Azemin duke lėnė Helin jashtė rrethit.
- Ore, zotėri, - tha ai qė ishte mė bardhosh se dy tė tjerėt, -
nuk keni dėgjuar se krisi lufta dhe se tash nuk ėshtė koha
pėr tė shėtitur...
- Vėrtet, lufta krisi, por jeta po vazhdon dhe do tė vazhdojė.
– tha Azemi fare gjakftohtė.
- Si, more, domethėnė se ty as nuk po tė kėrset k. qė NATOja
e sulmoi Serbinė! – tha ai mė i ziu ndėr tė tre policėt e ri.
- NATO-ja po tallet me juve, o zotėri! – tha Azemi buzagaz.
- Dėgjo, dėgjo se ē’ flet ky plakaruq! A je nė vete ti, o shul?!
- Ky shuli po tė thotė ty se nuk ka luftė pa kėmbėsori! Shko
pyete ti babėn tėnd dhe do tė shohėsh se ēfarė ka ai pėr tė
thėnė...
- Ik, more tutje se ti qenke pėr ē’mendore! – tha i gėshtejmi
midis tyre dhe hapėn rrethimin duke liruar Azemin qė tė
vazhdonte rrugėn mė tutje. Me tė u bashkua Heli qė tėrė
kohėn kishte qėndruar anash duke dėgjuar dialogun midis
Azem Zeqirit e tre policėve tė rij.
- Po, ti, – i tha Azemi Helit si i habitur, - ku ishe?
- Aty, jashtė rrethit, sepse ata mua nuk mė vėrejtėn fare...
- Fare!...
- Fare. – tha Hali duhe ecur bri tij.
- Ēudi! – tha Azemi dhe pas dy-tre hapave shtoi:
- Si po shihet kėta e kanė humbur toruan fare...
Por, ndodhi tjetra. Duke kaluar lakesėn pėrballė tankut tė madh
bri murit tė Shkollės teknike, nė tė majtė panė ca policė tė
armatosur deri nė dhėmbė. Si nėpėr tym Azemi dėgjoi njėrin nga
ata tė thoshte si vetmevete:
- More shokė, a ishte ky Azem Zeqiri, apo mė bėnė sytė?
- Paj, po e ndalim. - tha njėri prej tyre dhe thirri: - Hej, zotėri,
a jeni Ju Azem Zeqiri?
Azemi e Heli u ndalėn. Azemi tha:
-Po, unė jam vetė.
- Eja pak kėtu, eja! – tha polici me “toki-voki” nė dorė. Azemi
u nda e shkoi para policėve. Dy prej tyre, tė veshur me
antiplumb, iu qasėn Azemit. I gjati, me “toki-voki” nė dorė, i
tha:
- Si quhesh ti?
Azemi ia dha pėrgjigjen.
- Letrėn e njoftimit?! – Ngriti zėrin i gjati.
Azemi nxori letrėn e njoftimit dhe ia zgjati policit.
Ai ia mori nga dora me rrėmbim dhe e hapi. Porsa lexoi emrin
iu ngėrmua Azemit:
- Pėrse ti nuk rri nė shtėpi, por del e sorollatesh rrugėve?
- Jam i lirė dhe nė qytetin tim dal kur dua vetė!
- Aha, je i lirė dhe nė qytetin tėnd, ė? Ti po paraqitesh si fort
i zgjuar, a? Tė tjerėt ikin, kurse ti del e kinse shėtitėsh...
- Unė nuk kam ndėrmend tė ik! – iu pėrgjigj Azemi rreptas.
- Do tė ikėsh, do tė ikėsh qė nuk tė ndalė as Zoti!...- tha
polici dhe aktivizoi “toki-vokin”.
- Alo, kėtu e kam Azem Zeqirin.Ta ndaloj?
Pas njė intervali tė shkurtėr u dėgjua pėrgjigjja:
- Nuk ka nevojė!
Polici ia zgjati letrėn e njoftimit Azemit duke i thėnė shkurt:
- Shko!
Azemi bėri nja dy-tre hapa, kur, pėrsėri, iu bashkua Heli.
- Ore, prapė ti?!
- Mua nuk po mė vėrejnė fare. – tha Heli me keqardhje.
- Pėrse, ti, ke dėshirė qė tė tė vėrejnė?!...
Heli nuk tha gjė dhe ashtu nė heshtje vazhduan rrugėn deri te
Sahat-kulla, nė kėnd tė oborrit tė jashtėm tė Gjimnazit. Aty,
Azemi u ndal dhe duke ia dhėnė dorėn iu drejtua Helit:
- Tash, unė do tė dredhoj kėsaj rrugice kėtu, bri shkollės
fillore e do tė shkoj pak kah motra ime se mos bėhet
merak...
- Mirė, - tha Heli, - unė po trupoj kėtu rrugės tatėpjetė e po ia
mbaj kah pazari. Sot mė jeni dukur mė i madh se
kurdoherė...
- Pėrse, more djalė? – pyeti Azemi.
Por, Heli tashmė, me disa hapa, ishte mbatanė rrugės e po
zhdukej pas xhamisė sė sulltan Mehmetit...
3.
Pazarxhijė kishte shumė pak. Shisnin serbėt, kurse blinin
shqiptarėt e paktė. Pikėrisht nė momentin kur Heli u nis pėr tė
dalė, te dera e pazarit, sikur pa fytyrėn e Mimozės. Deshi tė
kalonte duke u bėrė se nuk po e shihte, por kot. Zėri i Mimozės
e gozhdoi nė vend:
- Hej, more, Hel! Pėrse bėhesh se nuk mė sheh?
Heli u ndal dhe u mundua qė tė pėrshėndetej me gocėn sa mė
ftohtas. Ajo filloi tė fliste me zė tė ulėt dhe nė njė ēast afroi
gojėn te veshi i tij dhe pėshpėriti:
- Sot me nėnėn e kemi kaluar rrapėllimė. Nuk mė lejonte tė
dilja. I thashė se po shkoja nė pazar pėr tė blerė diēka, por
ajo kėmbėngulte qė tė mos dilja. Pata dėshirė fort tė madhe
qė tė piqesha me ty. – tha Mimoza duke u pėrflakur, herėherė,
nė fytyrė dhe duke mbajtur tėrė kohėn Helin pėrdore.
Heli vetėm kapėrdihej e zihej nė vete e nuk thoshte dot
asnjė fjalė. Ajo vazhdoi:
- Hej, Hel!
- Fol! – mėmėzi tha Heli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:14 am

- A i beson ti intuitės sė femrave?
- Paj...
- Dėgjo, u bė mirė fort qė krisi, por unė sikur po e ndiej se ne
do tė ndahemi dhe nuk e di nėse do tė shihemi mė ...
- Ēfarė flet, moj Mimozė?! - iu hap goja Helit.
- Dėgjo, Hel! – filloi prapė me pėshpėritjen Mimoza. – Nuk
e kam dert fare tė mė vrasin, por frikohem fort mos mė
dhunojnė...
Heli u mėrrol fort dhe i shtrėngoi dorėn Mimozės. Bluante me
vete ēfarė t’i thoshte. Ajo vazhdoi pėshpėritjen:
- Hel, a nuk mė zemėrohesh nėse tė them diēka?
- Jo! – tha Heli.
- Kam dėshirė tė flaktė qė njė herė tė jem e jotja e pastaj le tė
ndodhė ēfarė tė ndodhė...
Ajo, mbėshteti fytyrėn e pėrflakur mbi gungėn e Helit.
- Ēfarė flet ti, moj?! Ēfarė mendimesh tė ēmendura tė vijnė
nė kokė, ty?! – mėrmėriti Heli duke shtrėnguar fort
Mimozėn pas vetes.
- Hel, kėta nuk do tė ndahen prej nesh aq lehtė. Kėta kanė
pėr tė na e helmuar ne lirinė...E di unė...Por, nejse, - e mori
veten e para Mimoza.- Eja, mė ndihmo tė blej diēka pėr
nėnėn-Shegė. – tha ajo dhe duke tėrhequr Helin pėrdore, u
futėn pėrsėri nė pazar. Heli ecte dorpėrdore me Mimozėn
ndėrsa nė kokė i vlonin gjithfarė mendimesh. Ajo i
shtrėngonte dorėn fort dhe mbėshtetej pas trupit tė tij...
- Ja, ku paska dredhėza! Tė serave janė. Sigurisht i kanė
sjellė nga Greqia a Turqia... Dy shporta dredhėza, ju lutem!
- i tha Mimoza shitėsit dhe bėri me dorė kah dredhėzat e
stivuara.
- Di? – tha shitėsi.
- Dy. – tha Mimoza.
Mimoza pagoi dinarėt, kapi Helin pėrkrahu dhe dolėn nga
pazari. Heli u ndal e tha:
- Tash?
- Tash, - tha Mimoza, - po shkojmė drejt e te nėna Shegė.
Heli u step dhe ēoi shikimin kah qielli.
- Hiē mos i shiko retė, Hel! Po shkojmė te nėna Shegė! – tha
goca dhe tėrhoq Helin kah rruga qė tė ēonte nė cakun qė ajo
donte.
Heli u bind. Pasi qė trupuan asfaltin dhe kaluan teqen Mimoza i
tha Helit me zė normal:
-Hel, nuk kam menduar kurrė se rrugėt e zbrazta tė Prishtinės
sonė mund tė jenė kaq trishtuese. Por, mirė se ti kurrė nuk kishe
dėshirė qė tė tjerėt tė na shihnin bashkė si dy dashnorė...
- Ne qenkemi dashnorė?! – pyeti Heli duke ia shtrėnguar
krahun gocės.
- Po, dashnorė qė shumė shpejt dushmanėt do tė na ndajnė e
ku ta dijmė nėse e kur do tė takohemi mė...
- Ku e di ti kėtė?
- Tė fola pėr intuitėn e femrave, pra! Po e nuhas gjėmėn qė do
tė na gjejė, por ndryshe nuk qe e mundur. Ata do t’i vllaqitin
kėta nga qielli, kurse kėta do tė na vllaqitin ne pėrtokė...
Helit i shpėrtheu gazi e duke qeshur i tha Mimozės:
-Po, ku e gjete, moj e bekuar, kėtė metaforė?
- Ma tha baba Azem sot, nė mėngjes kur ia ēova ēajin e malit.
- Shiko, shiko, paj, sot, deri pak mė parė, isha rrugėve me atė
burrė sypatrembur...
- Ishe!
- Isha dhe dy herė e ndalėn e e kėrcėnuan, ndėrsa ai tallej me
ta...
- E, ti?
- Mua as nuk mė vėrejtėn fare...
Kur mbėrritėn te shkolla fillore mėsuesja Akter, nga karshi, e
buzėqeshur, ua bėri me dorė.
- E njeh ti, Hel, zojėn Akter?
- Si nuk e njoh, moj, kur e kam pasur mėsuese!
- Lumthi ti! Tė gjithė e lavdėrojnė.
- Ėshtė atdhetare, ajo.
- Po, mėsuesen Ajtene Pllana e njeh?
- E njoh.
- Ajo ėshtė motra e Amir Gashit i cili kishte pas qenė nė njė
klasė nė gjimnaz me babėn Azem. Edhe ai ka qenė nė burg.
Baba Azem e lavdėron shumė.
- Ashtu?
- Po. E, mėsuesen Nybevete Drini, e njeh?
- E njoh. Ka qenė e rreptė, por si mėsuese ka qenė fort e
zonja...
- Vėllai i saj, Hasan Berisha, ka qenė nė burgun e parė, nė
Sremska Mitrovicė, me Azem Zeqirin.
- Vėrtet?
- Po. Kėtė ma ka thėnė vetė babi Azem. – tha Mimoza e
shtoi me gėzim: - Hel, ne erdhėm! Tėrė ato rrugė kaluam
dhe pėrveē mėsueses Akter nuk takuam njeri! Sa tmerr!
Heli hapi portėn e oborrit dhe e shtyu Mimozėn tė parėn. Nėna
Shegė, me tė dėgjuar rrapėllimėn e portės doli nga kuzhina dhe
me tė parė cilėt ishin, si ndonjė ēupėlinė, kėrceu nga gėzimi.
Heli u nda dhe shkoi drejt nė dhomėn e vet. Shega e Mimoza
mbetėn ballėpėrballė, pa u pėrqafuar, si tė ngrafitura. Mimoza
sikur donte ta kapėrdinte me sy nėnėn-Shegė. Shega, sikur u
tremb nga ai shikim zhbirues i vajzės sė re dhe theu heshtjen e
para:
- Evlad, ēfarė ke qė mė shikon ashtu?
Pas kėsaj pyetjeje, Mimoza iu hodh nė pėrqafim nėnės-Shegė e
u shkreh nė vajė.
- Moj Mimozė, - i pėshpėriti nėna-Shegė gocės nė vesh, - mė
thuaj ēfarė tė mire ke kėshtu?
- Po kam frikė se ky mund tė jetė takimi ynė i fundit,
prandaj...
- Aaaa! Jo, trimėresha ime! Kėto punė nuk i di askush pėrveē
Zotit tė madh...
- Kėta janė egėrsira, nėna-Shegė. Kėta nuk do tė ndahen aq
lehtė prej nesh. Kam frikė se do tė mė dhunojnė, prandaj,
prandaj... – pėshpėriste duke dėnesė Mimoza.
- Edhe pasi tė na dhunojnė nuk do tė qajmė! Edhe po tė na
rrjepin nuk do tė qajmė! E deshėm lirinė e liri falė nuk
ka...Disa do tė vriten, disa do tė plagosen, disa do tė
dhunohen. Si t’i bjerė kujt shorti.
Mimoza pushoi vajin. Nėna Shegė uli gocėn ngadalė nė
kolltukun prej thuprave dhe nisi ta ledhatonte flokėve. Pasi qė
goca mori paksa veten, Shega u ul pėrballė saj dhe e pyeti
Mimozėn me zė tė ulėt:
- Kush tė tha ty se do tė tė dhunojnė?
- Belkizja.
- E po, frikacaket, mė sė pari mendojnė se si do t’i dhunojė
dikush. Nėse nuk paska dashur qė ta dhunojnė pėrse nuk
paska dalė nė mal, tė rrokė armėn nė dorė dhe tė mos
dorėzohet e gjallė? – tha Shega duke rrudhur buzėt.
- Unė do tė dilja, por nuk e dija se me kė tė lidhesha dhe kah
t’ia mbaja...
- Nuk e kam fjalėn pėr ty, bija ime, - e ndėrpreu Shega e
vazhdoi, - e kam fjalėn pėr ato “hanėmet” tė cilat kinse
duke ruajtur “dy gisht vend” mendojnė se e paskan kryer
detyrimin ndaj atdheut!...
Mimoza qeshi me kėtė metaforė tė Shegės. Gruaja e gėzuar qė
goca u lirua paksa, vazhdoi buzagaz:
- Po, de! A nuk ėshtė ashtu? Duhet ta kuptojmė se ēka ėshtė
mė kryesorja. A ėshtė gjė mė e rėndėsishme lirimi i
njėmbėdhjetė mijė kilometrave katrorė tė atdheut a
paprekshmėria e “dygishtvendit”? A ėshtė mė i
rėndėsishėm atdheu a janė nėna e baba? A ėshtė mė i
rėndėsishėm atdheu, apo familja?
Mimoza u kthjellua dhe po pohonte me kokė. Shega vazhdoi:
- Goce, shko tė lutem nė kuzhinė e na i qit gjygymat me ēaj se
unė po shkoj njė minutė te Heli e po kthehem kėtu ku jemi.
4.
Kur hyri Shega nė dhomė e gjeti Helin tė shtrirė nė krevatin e
hekurt, me duar nėn kokė e me sytė tė drejtuar nė tavan. Ajo u
tall:
- O, trimi i nėnės! Mos po i shikon aeroplanėt e NATO-s nė
qiell?
Heli u ngrit ulur duke buzėqeshur me zor. Shega kaloi
menjėherė nė temė:
-Goca po frikohet se mund ta dhunojnė...
- Edhe mund ta dhunojnė e mund tė dhunojnė edhe me mija
goca e gra tjera, por ajo nuk ka faj se nuk e ka parasysh njė fakt
qė ne jemi, krejt njė popull, tė dhunuar e qė po dhunohemi nga
pushtuesit serbė tash njėqind vjet...
- Ashtu, pra! Tė ka nėna jo vetėm trim, por edhe tė menēėm! –
kaq tha Shega dhe para se tė largohej shtoi: - Gocės i thashė tė
na i qesė gjygymat me ēaj. Mos u vono e eja!
5.
Porsa Shega doli nga korridori i dhomės nė oborr, doli edhe
Mimoza nga kuzhina. Tė dyja u ulėn ku ishin mė parė. Mimoza
me njė shikim tė pandėrprerė ledhatonte ėmbėl Shegėn. Ajo
vėrejti kėtė ndryshim.
- Mė shikon si beba nėnėn e vet. Apo mė duket?
- Nuk tė duket nėna-Shegė, ashtu ėshtė. Ti, me fjalėt tua mė
shpėtove nga njė tragjedi qė po i pėrgatisja vetes...
- Qyqe, nėna! Ēfarė tragjedie, moj?! – e ndėrpreu Shega.
- Pėr shkak tė mundėsisė sė dhunimit nga ana e kėtyre
bishave, nė kokė mė silleshin vetėm mėnyrat mė tė lehta se
si tė bėja vetėvrasjen...
- Qyqe, nėna! Qyqe, nėna! Si guxon ushtarja e atdheut tė
mendojė fare pėr vetėvrasje, moj! Nėse do tė na vrasin
pushtuesit e egėr, ani, mirė. Por ne i takojmė pjesės sė
vetėdijshme tė kombit dhe, tė vrasėsh veten, nė kėtė rast,
do tė thoshte tė vrasėsh cilindo ushtar tė pėrkushtuar tė
atdheut. Mė kujtohet, para shumė e shumė vjetėsh se ku e
kishte gjetur Hajrushi njė libėr tė hollė me tregime tė njė
shkrimtari grek, tė pėrkthyer nė serbishte. Mė tha:
“Lexoje Shegė kėtė tregim tė shkurtė qė e nėnvizova pėr ty
dhe shiko e bindu se ēfarė atdhetarėsh janė grekėt”.
- Ishte shkruar thjeshtė e ishte fort i shkurtė, gjithsejtė tri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:14 am

faqe, por mė ka mbetur i thadruar nė mendje pėr sa tė jem
gjallė. Nė ditėt e pushtimit gjerman tė Greqisė, po udhėtonte
pėr nė cakun e vet njė grup kryengritėsish tė fshehur nė
barkun e njė anijeje, ndėr tė cilėt ishte dhe njė nėnė me njė
bebe pėrgjini. Nė njė liman, papritmas, kishte hyrė kontrolla
gjermane pėr tė bėrė punėn e vet. Ilegalitet ishin fshehur
prapa disa arkave me kripė e disa thasėve me pambuk. Nė
kėtė e sipėr bebja sikur deshi tė pėrmendej, ndėrkaq nėna e saj
pėr tė mos zbuluar shokėt e shtrėngoi beben nė fyt me shpresė
se kontrolli nuk do tė zgjaste shumė. Mirėpo, kontrolli zgjati
mė shumė se qė dėshironte nėna e gjorė. Pasi qė ishin
tėrhequr gjermanėt, nėna-heroinė kishte vajtuar beben e vet
duke i kėnduar kėngėn e cubit mė tė ri tė lirisė... Kupton?
- E kuptoj. – tha Mimoza me vendosmėri e vazhdoi. – Le tė
ndodhė ēfarė tė ndodhė, por po bindem se gjithsesi ėshtė
mė mirė pėr atdheun tė qėndrojmė sesa tė dorėzohemi. –
tha Mimoza me vendosmėri.
- Po, pra! Lumthi unė pėr ty qė tė kam! Dorėzimi ėshtė
humbje e sigurt, kurse qėndresa ėshtė gjithmonė njė
mundėsi pėr fitore...Pa, shko e thirre Helin se unė po shkoj
nė kuzhinė tė shoh se ēfarė po ndodhė me ēajin tonė.
6.
Mimoza hapi derėn e dhomės lehtas. Heli ishte i ulur e kishte ra
nė mendime. Ajo, me hapa tė vendosur, vrap, shkoi e u ul nė
prehrin e Helit duke e pėrqafuar me afsh.
- Moj, ti! Je tamam, apo je ēmendur?! – pėshpėriti Heli.
- Jam ēmendur! – tha Mimoza dhe filloi tė puthte faqet, sytė
e buzėt e Helit...
- Moj, ti, a nuk tė shkon mendja se do tė mund tė na gjejė
nėna nė kėso pozite?
- Nėna-Shegė ėshtė shumė e menēme sa pėr ta bėrė njė
gabim tė tillė.
- E, unė a jam aq i marrė sa ta bėj njė gabim nė tė cilin po mė
shtynė ti, goce?
- Ky nuk do tė ishte gabim Hel, por meqė ti po mendon se do
tė ishte gabim po e lėmė...Kjo punė me zor nuk bėhet.- tha
Mimoza dhe vrik u ngrit nga prehri i Helit e u ul pėrbri tij
nė krevat...
- U zemėrove, goce? – pyeti Heli me dėshpėrim.
- Jo, Hel, nuk zemėrohem nė ty sepse ti e ke qėllimin e mirė,
mirėpo vetėm me qėllime tė mira nuk fitohet parajsa...
- Shiko, shiko, filozofen e vogėl! – tha Heli dhe u ngrit nė
kėmbė. Hapi derėn e dhomės dhe i bėri me shej Mimozės
qė tė dilnin. Mimoza u bind.
- Ku jeni ju, more? – tha Shega buzagaz e shtoi- Edhe pak e
desha tė cakėrroja gjygymat. Mimoza hėngri paksa buzėn
me dhėmbė dhe duke u shtirur sikur nuk kuptonte pėr ēfarė
ishte fjala, shkoi nė kuzhinė. Shega iu drejtua Helit me zė
tė ulėt:
- More djalė, ēfarė ėshtė duke ndodhur me ju kėshtu?
- Goca ka njė ide tė ēmendur. – tha Heli dhe uli shikimin
poshtė.
- Dėgjo, biri i nėnės. Edhe unė po tė isha nė vendin e saj me
siguri do tė mendoja e do tė veproja si kjo. Mirėpo edhe
unė po tė isha nė vendin tėnd ndoshta do tė sillesha e do tė
veproja kėshtu si po vepron ti. Por, dije edhe njė gjė se
shpesh herė intuita e femrave ėshtė mė e hollė sesa
arsyeshmėria e burrave. Kjo ka frikė se kanė pėr ta dhunuar
e nėntėdhjetė e nėntė pėr qind ashtu edhe do tė bėhet...
- Dėgjo, dėgjo tash edhe ti qenke bėrė filozofe! – tha Heli
dhe ēoi shikimin kah qielli.
- Paj, me kė tė rrish, hejdi, i tillė edhe bėhesh, por...
- Nuk ka por, nėnė!- ngriti zėrin Heli dhe duke ulur zėrin
shtoi: - Unė atė punė nuk mund ta bėj!
- Punė e madhe, - tha Shega si me zemėrim, - mos e bėfsh ti
do ta bėjnė banditėt!...
N’ata, Mimoza u kollit dhe doli nga kuzhina me tabakanė me
bardakėt e ēajit para duarsh.
- Hė, tė pastė nėna!
Mimoza, me shikimin gjithnjė poshtė, uli tabakanė nė tavolinė
dhe nisi tė vendoste tabllat e gotat pėrpara Shegės e Helit dhe nė
fund para vetes. Shega pėr tė ēelur muhabetin iu drejtua me
shpoti Helit:
- Fole njė fjalė, Hel, he burri i Kosovės!
- Burrė i Kosovės ėshtė Azem Zeqiri se Helin tėnd as nuk po
e shohin!
- A, atė dert e paske ti?! Hajt, biri i nėnės se tė gjithėve do tė
na vijė radha! Mos ki merak se frik do tė vijė koha qė kėta
tė flamosur, si thonė toskėt, tė na kapin rrėmetė pėrpara! Sa
i takon dhunės, gjithė sa janė shqiptarė janė kandidatė pėr
atė punė! Por, ndashtė!... Mirėpo, ēfarė po thotė zotėri
Azemi? – iu drejtua Shega Mimozės.
- Baba Azem po thotė, - tha Mimoza duke i hedhur njė
shikim Helit - se NATO ka pėr tė vllaqitė ēetnikėt, ndėrsa
ēetnikėt kanė pėr tė na vllaqitė ne!
- Sa mendjehollė qė ėshtė ai njeri, - tha Shega, - me njė fjali i
ka pėrfshirė tė gjitha...
- Sot, si duket, - kapi Heli bardakun me ēaj e shtoi, - nuk do
tė vazhdojnė bombardimet se qiellin po e mbulojnė retė.
- Do tė ketė mjaft ditė edhe pėr bombardime e edhe pėr
maskarallėqe tjera, por goce, mos pėrto e shko na i sill ato
dredhėzat tua t’i provojmė...
Mimoza shkoi atje ku i tha Shega, ndėrsa kjo iu drejtua Helit me
zė tė ulėt:
- Hej, evlad, ēka ta merr mendja, ēfarė do tė bėjnė kėta
gjakatarė me ne?
- Ashtu si e bleva unė nga kėrcėnimet qė ia tha njė udbash
nga makina Azem Zeqirit dhe nga fjalėt kėrcėnuese qė ia
tha njėri nga policėt qė e ndalėn Azem Zeqirin, kėta kanė
ndėrmend tė vrasin e tė dėbojnė shumė njerėz nga
Dardania...
- Ashtu? - tha Shega dhe pas njė pushimi, shtoi: - Po, nėse
vinė e duan tė na largojnė ne nga shtėpia jonė si duhet tė
veprojmė ne tė dy?
- Tė mos dalim tė gjallė! – shkrepi Heli pėrgjigjen.
- Ani, bir, si tė thuash ti. – tha Shega.
Goca solli dredhėzat e lara nė njė vangė tė madhe bashkė me tri
pjata tė vogla dhe i vuri nė mes tė tavolinės. Pastaj u ul nė
kolltukun prej thuprash e tha:
- Nuk ishin aq tė mira sa m’u dukėn, por dredhėza janė...
Shega mori njė dhe pasi e kafshoi tha:
- Tė mira qenkan, por shko tė lutem goce e na e sill pak
sheqer qė t’i ėmbėlsojmė paksa!
Mimoza shkoi, kurse Shega iu drejtua Helit me zė tė ulėt:
- Por, ēfarė do tė bėjmė me gocėn?
- Gocėn do ta ēoj nė shtėpinė e vet...
- Po, nėse kjo nuk do tė dojė tė shkojė?
- Do tė shkojė, do tė shkojė kur t’i themi se nuk bėn ta lėrė
vetėm bacėn Azem...
- Mirė e ke. – pėshpėriti Shega.
Mimoza erdhi me tri tablla tjera e kutinė e sheqerit nė dorė.
Pasi hėngrėn dredhėzat, Shega iu drejtua Mimozės:
- Evlad, zotėri Azemi mund tė bėhet merak pėr ty, prandaj
shko sa nuk ėshtė bėrė vonė.
- Paj...- deshi tė thoshte Mimoza diēka, por Shega e
ndėrpreu:
- Gjynah ėshtė ta lėsh atė vetėm me Belkiz-hanėmin. Ai, ty
tė ka mbėshtetjen mė tė madhe nė atė shtėpi...
- Ashtu ėshtė. – tha Mimoza e shtoi me gjysmė zėri:- Po
shkoj, pra. – tha e u ngrit.
Pas njė pėrqafimi tė zjarrtė me Shegėn, Mimoza, para syve tė
Shegės, kapi Helin pėrkrahu dhe u larguan.
7.
Rruga ishte e shkretė. Mimoza e kapi Helin pėrdore. I ranė
rrugės sė asfaltuar mbi Vellushė. Para shtėpisė sė Avokat
Bajram Kelmendit qėndronte njė “maricė“ e policisė dhe dy
policė tė armatosur bri saj. Dera me kangjella e oborrit tė
shtėpisė sė avokatit ishte krahekrah e hapur. Prej andej sikur
dėgjoheshin disa zėra. Heli e Mimoza u ndalėn pėr tė pėrgjuar,
ndėrsa njėri nga policėt bri makinės policore u gėrthiti:
- Ē’ėshtė? Pėrse u ndalėt? Ēfarė shikoni? Majmunat? Hajde,
mėrthenju tutje!
Heli e Mimoza vazhduan rrugėn. Pasi qė u larguan paksa,
Mimoza i pėshpėriti Helit:
- Hej, Hel, atje ndodhte diēka e keqe...
- Ēfarė mund tė kenė kėta tė flamosur me Bajram
Kelmendin? Ndoshta mund tė jetė ndonjė gabim...Por nuk e
besoj se kėta mund tė gabojnė me Bajram Kelmendin. Kėta
tė poshtėr e dinė fort mirė se kush ėshtė Bajram Kelmendi.
Unė nuk e shkoqis dot kėtė problem, por zotėri Azemi
mund tė shohė diēka prapa kėsaj pune... Tė thash se mund
ta burgosin, kjo do tė ishte njė ēmenduri nga ana e tyre...
- Paj, o Hel, kėta ēmenduri janė duke bėrė krejt kohėn me
ne...
- Po, po, por diēka kėtu nuk po mė ecėn sipas rradakes
sime...
- Paj, kėta, o Hel, nuk janė duke punuar me rradake fare.
Kėta janė...drenicakėt e kanė njė fjalė fort banale tė cilėn
unė nuk mund tė ta them sepse unė e ti ende nuk jemi njė,
por ndoshta ti mund ta kesh dėgjuar...
- Jo, nuk e kam dėgjuar, por sidoqoftė, ti pyete zotėri
Azemin dhe ma thua me telefon mendimin e tij... Mirėpo,
jo! Telefonin tonė mund tė mos e pėrgjojnė, por telefonin e
Azem Zeqirit e pėrgjojnė qindpėrqind...Jo!
Ashtu duke pėshpėritur e tė rrokur dorėpėrdore, Heli e Mimoza
mbėrritėn nė sheshin para teatrit. Nė platonė, para dyerve tė
hyrjes tė teatrit ēetnikėt kishin instaluar dy altoparlantė tė
mėdhenj nga tė cilėt me zė fort tė lartė kėndoheshin kėngė tė
vjetra ēetnike:
“ Od Topolle pa do Ravne Gore, Sve su strazhe gjenerala
Drazhe, A patrolle Kallabiqa-llolle!...”
Sheshi i zbrazėt i Prishtinės kumbonte nga kėnga ēetnike. Para
shkallėve tė teatrit erdhėn e u ulėn ca carrokė romė tė cilėt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:15 am

filluan tė tundnin kokat sipas ritmit tė kėngės. Pas kėsaj nisi
kėnga tjetėr:
“ Spremte se spremte, ēetnici, Luta qe bitka da bude…”
- Hajde, more hajde, - i foli Heli me zė Mimozės, - paj, kėta
ia paskan hequr petėn lakrorit fare, moj!
- Fare, fare! – pohoi Mimoza gjithashtu me zė qė shurdhohej
nga kumbimi qė vinte nga altoparlantėt gjigantė.
Heli e Mimoza, morėn rrugėn qė tė ēon pėr Divanjoll dhe prej
andej rrugicave pėr nė Tophane, ku kishte shtėpinė Mimoza.
8.
Nė shtėpinė e Belkiz-hanmit, Azem Zeqiri, i shtrirė nė kauē,
shikonte televizorin...Papritmas, u hap dera e dhomės me
rrėmbim dhe Belkiz-hanmi, e sarrakuqur dhe pa frymė u fut
brenda e drejt shkoi te Azem Zeqiri. Pasi qė u ngop frymė, i qiti
duart nė bel e i foli Azemit me zė tė lartė:
- Lere, more Azem televizorin se u bėmė horr!
Azemi, pa lėvizur nga vendi, ia hapi sytė Belkiz-hanmit duke i
thėnė:
- Ēfarė kiameti u bė, moj Belkiz?
- Si, ēfarė kiameti, more?! Hej, mua Zoti mė mirė ma marrtė
shpirtin se ē’po shoh unė me sytė e mi!
- Ēfarė u bė, moj? A vranė dikė, a ēfarė?
- Jo, more, por vajza jonė po pėrqafohet e po puthet para
dritareve tė shtėpisė sonė me atė gėrbėn!...
Azemi u prirė nė gaz e tha me shpoti:
-Vallė, kjo qenka pėr ty ngjarja mė e rėndėsishme e ditės sė
sotme?!
- Pse, a mos po ēaj unė kokėn time pėr NATO-n e pėr maton,
a?! Tė kam thėnė njė mijė herė se mua politika nuk mė
intereson! Mua mė intereson vetėm nderi im e i familjes sime!...
Azemi, u ngrit nga kauēi e duke u nisur kah dera tha me
dėshpėrim:
- Ty nuk po tė intereson politika, por politika po interesohet
pėr ty, he, lumthi Dardania pėr nderin tėnd e tė familjes
sate!
Porsa Azemi mbėrriti krye shkallėve, Mimoza e sarrakuqur po
ngjiste shkallėt. Balkiz-hanmi, njė hap mė larg nga Azemi, me
duar nė bel, po dridhej pa fjalė. Goca, pa thėnė asnjė fjalė, u
mbėshtet me fytyrė pėr trupin e Azem Zeqirit. Azemi i bėri shej
me dorė Belkizes qė tė largohej dhe ajo u bind. Azemi i vuri
dorėn nė shpatull gocės dhe sėbashku u nisėn pėr nė dhomėn e
tij tė punės. Azemi u ul nė kolltukun e vet, ndėrsa Mimoza u ul
pėrballė tij nė kauē. Azemi e filloi bisedėn thjeshtė.
- Goce, si t’u duk situata nė qytet?
- Babi, ishte e shkretė dhe shumė, shumė e trishtueshme.
Helin e takova nė pazar. Shumė serbe e serbė shisnin, kurse
shumė pak shqiptarė blenin. Bleva pak dredhėza dhe
shkuam te nėna-Shegė...
- Tė lumtė! Paske bėrė shumė mirė. Ēfarė thoshte zoja
Shegė?
- Ajo ishte shumė e gėzuar, mirėpo unė ua prisha atmosferėn
me kėtė frikėn time. Mirėpo, nėna-Shegė m’i tha disa fjalė
me tė cilat m’i hoqi ethet nga shpirti si me dorė. Tani po
mėrzitem vetėm pėr ty e pėr Helin...
Azemi luajti paksa nga vendi dhe ndėrhyri butėsisht:
- Dėgjo, bija ime! Me mėrzi e me frikė nuk fitohet asgjė.
Kėshtu e ka lufta pėr liri. Ata qė kanė fat ndėrrojnė jetė pėr
tė mos vdekur kurrė, kurse ata qė mbeten gjallė tregojnė
pėr ata qė luftuan e qė vdiqėn dhe mundohen tė sendėrtojnė
idealet e dėshirat e heronjve e tė dėshmorėve tanė. Me njė
fjalė:jeta vazhdon.
- Jeta vazhdon babi, por dhimbjet a vdesin?
- Dhimbjet do tė vdesin, bija ime, kur tė vdesim edhe
ne...Por, mė trego tė lutem si kaluat rrugės?
- Kur dolėm me Helin nga nėna-Shegė i ramė kah rruga e
Vellushės. Para shtėpisė sė avokatit, Bajram Kelmendi
qėndronte njė “maricė” e madhe dhe dy policė tė
armatosur. Dera e oborrit tė shtėpisė ishte hapehrah.
Brenda sikur dėgjohej njėfarė zhurme e papėrcaktueshme.
U ndalėm tė pėrgjonim, por policėt na pėrzunė. Aty po
ndodhte diēka fort e keqe...
- Po, - tha Azemi i brengosur, - aty do tė ketė ndodhur diēka
fort e keqe...
- Ēfarė ta merr mendja, babi?
Azemi ra nė mendime e pas njė copė here tha:
- Nėse e kanė arrestuar dhe nėse do ta likuidojnė Bajramin,
atėherė kėta duke i futur tmerrin popullatės kanė ndėrmend
qė ta zbrazin Prishtinėn...
- Ta zbrazin! – thirri Mimoza e trembur fort.
- Bija ime, kėta janė ēmendur! Dhe tė ēmendurit nuk dinė se
ē’bėjnė. Kėta mund ta bėjnė pikėrisht atė qė kurrsesi nuk
do tė guxonin ta bėnin. Vrasjet dhe dėbimet e popullatės
janė argumentet qė mė sė shumti u duhen NATO-s dhe
Amerikano-Evropianėve. Kėto marrėzi tė ēetnikėve
arsyetojnė nė mėnyrėn mė tė qartė e mė konkrete veprimet
e NATO-s....
- Dhe, po, gati harrova tė tė them: nė qendėr, nga platoja e
teatrit ushtonin ca altoparlantė gjigantė me kėngė ēetnike...
- Je e sigurt pėr kėtė qė thua? – tha Azemi me gėzim dhe
brofi nė kėmbė e shtoi: - Kėta pėrfundimisht i paskan la
specat!...Nuk po tė kujtohet ndonjė fjalė nga ato kėngė qė
thua, goce?
- Jo! – tha Mimoza e hutuar dhe si nė faj.- Sė pari herė nė
jetėn time dėgjova aso fjalėsh...
- Mos ishin fjalėt “Od Topolle, pa do Ravne Gore, Sve su
strazhe gjeneralla Drazhe, A patrolle Kallabiqa –llolle”?
- Po! Pikėrisht kėto fjalė ishin, babi!-tha Mimoza me habi tė
madhe e edhe ajo brofi nė kėmbė. – Ku i ditke, babi, ti,
kėto fjalė?
- Po si tė mos i di, moj bija ime, kur krejt jeta ime mė shkoi
burgjeve me ēetnikėt!
- Edhe njė kėngė tjetėr, edhe njė kėngė tjetėr e kėndonin pėr
ēetnikėt, por...nuk di...
- Mos ishte “Spremte se spremte, ēetnici! Teshka qe bitka da
bude!...”
- Po! – klithi Mimoza, rrahu shuplakat, u pėrplas nė kauē e
tha: - Babi, ti po mė mahnitė me kujtesėn tėnde!
Edhe Azemi u ul nė kolltukun e vet e tha me zė fort serioz:
- Plojė tė madhe paskan ndėrmend tė bėjnė ēetnikėt nė
Dardani, por a ma jep besėn se ēfarėdo qė tė ndodhė do tė
bėhesh e fortė dhe nuk do tė ligėshtohesh?
- Ta jap besėn, babi! – tha Mimoza dhe shtrėngoi grushtet e
nofullat.
- Amaneti i Drazh Mihajlit ka qenė qė tė pastrohet Dardania
nga shqiptarėt dhe kėta, tė ēmendurit, po mendojnė se
pikėrisht tash ėshtė koha pėr tė bėrė njė gjė tė tillė.
- Si, babi? – pyeti Mimoza me zė qė dridhej.
- Si, nuk e di, por shumė, shumė shpejt do tė shihet. Planet
qė kėta i kanė ruajtur nė kasafortat sekrete tė
shtatmadhorisė i paskan nxjerrė jashtė. Pėrpjekjet pėr
realizim do tė pasojnė fort shpejt. Lidhi veprimet e tyre.
Kėngėt ēetnike kėndohen nė qendėr tė Prishtinės. Bajram
Kelmendin, tė cilin e njeh e gjithė Dardania e besa edhe
bota, sigurisht do ta likuidojnė pėr tė futur tmerrin tek
qytetarėt e thjeshtė... Krejt kjo bėhet si pėrgatitje
psikologjike pėr dėbimin tonė... Hajri e daftė! – tha Azem
Zeqiri duke buzėqeshur e shtoi: - As unė nuk do tė kisha
ditur t’i mėsoja mė zi se qė janė duke punuar kėta pėr tė
zezėn e vet. Viktima tė mėdha do tė ketė, por a ka ēmim
liria?!
- Nuk ka! – tha Mimoza sikur pyetja t’i ishte drejtuar asaj...
II.
1.
Dita e nesėrme, pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s agoi
me qiell tė pėrzier me re e pa re. Por shpėrthimet po
dėgjoheshin, larg e afėr. Mirėpo, pati edhe bomba tjera tė zeza
bubullimat e tė cilave u shpėrndanė me shpejtėsi tė hatashme
gjithandej Dardanisė. Dje nuk e kishin pas arrestuar vetėm
Bajram Kelmendin , por edhe tė dy djemtė e tij. Nė Mitrovicė e
kishin arrestuar poetin Latif Berisha me njė person tjetėr. Nė
Prizren e kishin pas kėrkuar Masar Shportėn, por ai, pėr fat tė
vetin, nuk kishte pas ndodhur nė shtėpi. Nė Gjakovė, sipas
fjalėve qė qarkullonin veshmėvesh, kishin arrestuar njėqind a
dyqind a treqind veta, nė mes tė cilėve edhe kėngėtarin e dėgjuar
Esat Bicurrin, juristin e njohur Bardhyl Ēaushin e shumė tė
tjerė...
2.
Fiks nė orėn dhjetė tė ditės, tre policė u pozicionuan pėrpara
derės sė shtėpisė tė Belkiz-hanmit. Belkizja qė ishte duke
shikuar prapa perdeve, vrapoi tek Azem Zeqiri.
- Azem! Policia, pasha Zotin, para derės sonė!
- Hajėrli qoftė, moj grua! Policia, pa ēka?
- Si, pa ēka, more njeri! Mos po tė burgosin?
- Paj, nėse mė burgosin a mos u bėka kijameti.
Pas pak u dėgjua zėri i ziles.
- Ata!- thirri Belkiz-hanmi me frikė.
- Mos u friko se unė po dal.
Nė kėto fjalė e sipėr, Mimoza doli nga dhoma e vet e iu drejtua
Azem Zeqirit:
- Babi, ēka po ndodhė?
- Asgjė e jashtzakonshme. Policia nė derė...- dhe zbriti
shkallėt e hapi derėn.
- Mirėmėngjesi, zotėri! – iu drejtua polici me gradė e me njė
ēantė tė madhe rrypi nė krah, Azemit, - e vazhdoi me ton tė
butė:- Na falni qė po ju shqetėsojmė, por kemi urdhrin qė tė
bastisim shtėpinė tuaj.
- Nė rregull, - u pėrgjigj Azem Zeqiri, - por a keni farė
dokumenti?
- Dokument tė veēantė nuk kemi, por meqė ėshtė gjendje e
jashtėzakonshme lufte e kemi urdhėresėn e pėrgjithshme qė
kudo qė dyshojmė, - tė bastisim. Nėse nuk bindeni kemi
autorizimin qė tė pėrdorim edhe forcėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:16 am

Azemi u largua nga dera dhe bėri shej me dorė qė tė hynin.
Polici me gradė e me ēantė i bėri shej policit mė tė gjatė qė tė
qėndronte para dere, kurse tjetrit i dha shej me kokė qė ta
ndiqte. Azem Zeqirit i tha:
- Zotėri, na prini, Ju, pėrpara!
Krye shkallėve prisnin Belkiz-hanmi e Mimoza. Polici me
gradė e me ēantė nė krah, sė pari iu drejtua Mimozės:
- Ti, goce, hyn nė dhomėn tėnde e qėndro atje, ndėrsa Ju,
komshike, bashkė me zotėrinė Tuaj na prini nė dhomėn tuaj
tė fjetjes, kurse ti Stevo qėndro kėtu, nė korridor!
Belkiz-hanmi, duke ngurruar, drejtoi shikimin kah Azemi e
pastaj i tha policit:
- Cili komshi jeni ju qė unė nuk po Ju njoh?
- Ashtu po bie fjala, komshike, -tha polici me tė butė.
- All-llah! – bėri Belkiz-hanmi dhe u drejtua kah dhoma e
fjetjes. Azemi e polici me gradė e me ēantė u nisėn pas saj.
Pasi qė u futėn nė dhomėn e fjetjes, polici me gradė e me ēantėn
nė krah, ia hodhi njė shikim panoramik dhomės e tha me zė tė
ulėt e tė butė:
- Rregull, pastėrti e pasuri! Por, mė falni qė rregullat tona
policore nuk lejojnė qė tė zbathemi...- Dhe, duke shikuar
herė Belkiz-hanmin, herė Azem Zeqirin, me zė ēuditėrisht
tė butė tha: - Dėgjoni, ju lutem! Qė tė mos e bėjmė krejt
shtėpinė rrėmujė duke hallakatur, qitni krejt ēka keni prej
ari e argjendi nė kėtė tavolinėn kėtu, - tregoi me gisht
tavolinėn para pasqyrės – dhe tė ndahemi nė paqe, ashtu si
u ka hije komshinjve tė mirė...
Belkiz-hanmit njė ēehre i shkonte njė i vinte, kurse Azem Zeqiri
mėmėzi pėrmbahej qė tė mos ia plaste gazit. Polici me gradė e
me ēantėn nė krah, duke parė ngurrimin e Belkiz-hanmit,
vazhdoi prapė me atė butėsinė e vet tė ēuditshme:
- Si thoni, Ju, komshike? Mė mirė tė mos na nxirrni punė as
neve, as juve. A? – tha polici me gradė, pėrplasi ēantėn e
madhe tė rrypit nė krevatin dopio e vazhdoi po me atė
butėsinė e rreme: - Ju, e dini atė fjalėn tonė tė butė: “Biraj
ago, koje ti je drago”! A?
Azem Zeqiri, memėzi pėrmbante gazin, kurse Belkiz-hanmi,
pasi qė shikoi edhe njė herė Azemin qė nuk i jepte as pesė pare,
u bind. Me hapa tė vendosur iu afrua komodinės sė madhe, hapi
tė gjithė sirtarėt e qiti mbi tavolinėn para pasqyrės tė gjitha
kutitė me stoli.
- Ja, ku i keni. Merrni! – tha Belkiz-hanmi dhe meqė nuk e
mbajtėn kėmbėt dhe iu errėsuan sytė nga dėshpėrimi u ul nė
krevat.
Policit me gradė iu rritėn sytė sa s’bėhet. Tavolina ishte
mbushur e tėra me kuti.
- Ashtu, bre, komshike! Tė ndahemi me tė mirė. Po Ju besoj
se nuk ka tė tjera, por mė vjen keq qė nuk mund t’i marr me
gjithė kutit se nuk kam vend...
Edhe Azem Zeqiri u ul nė krevat pėrbri Belkiz-hanmit, ndėrsa
polici me gradė filloi tė derdhte me shpejtėsi e pa kurrfarė
kujdesi nė torbėn e vet prej rrypi unazat e shumta, bylyzykėt,
qaforet, vargjet me lira, kėrmencat, kollanat prej ari tė verdhė e
prej argjendi. Polici me gradė detyrohej qė t’i shtypte me duar
fort e mė fort pėr tė bėrė vend nė ēantėn e tij pėr tė gjitha ato
stoli. Edhe ai u lodh, prandaj edhe ai u ul, por me vonesė nė
karrigen bri tavolinės. Nė njė moment, gjatė ndrydhjeve e
shtypjeve tė fuqishme, diēka kėrsiti fort nė ēantėn e madhe tė
rrypit. Diēka u thye. Pa vonuar edhe Belkiz-hanmit diēka i bėri
“strak” afėr zemrės. I ra njė ēehre e verdhė fytyrės dhe u
mbėshtet pėr supin e Azemit pėrbri. Polici me gradė e vėrejti
kėtė skenė. Memėzi mbylli kapakun e torbės e cila kėrkėllonte e
gjėmonte. Shpejt vuri torbėn e rėndė nė krah dhe doli pa fjalė.
Nė korridor i tha policit:
- Ajmo!
Policėt zbritėn shkallėt me nxitim, morėn edhe tė tretin me vete
dhe u zhdukėn. Mimoza, porsa dėgjoi se u pėrplas dera e
jashtme e shtėpisė doli nė korridor dhe u flug drejt nė dhomėn e
fjetjes tė Belkiz-hanmit e tė Azemit. Ajo, gjeti Belkiz-hanmin
fort tė zbehtė, symbyllur e tė shtrirė nė krevat, ndėrsa Azemin
kokulur te kėmbėt e saj.
- Qyqe! Nėnė! Babi! Ēfarė paska ndodhur kėshtu?
Nuk mori asnjė pėrgjigje. Mimoza, hodhi njė vėshtrim mbi tepih
e shtruar dhe atje pa tė shpėrndara kutiat e zbrazura tė stolive e
pastaj, pas njė ofshame tė gjatė, zgjati dorėn dhe preku ballin e
tė ėmės. Balkiz-hanmi hapi sytė e mėdhenj e tė turbulluar, zgjati
dorėn dhe pėrqafoi tė bijėn, pa fjalė. Mimoza ia nguli sytė
Azemit e tha:
- Babi?
Azemit i kishte kaluar qejfi pėr tė folur e pėr tė qeshur. Belkizhanmi,
lėshoi tė bijėn dhe kapi dorėn e Azemit e tha duke
nxjerrė fjalėt zvarrė:
- Inshallah, bre, Azem, ma bėn hallall!...
Azemi e Mimoza kryqėzuan shikimet tė habitur. Belkiz-hanmi
vazhdoi duke tėrhequr fjalėt pak mė pak zvarrė:
- Mė thoshte Azemi: “Ēka po tė duhet, moj Belkiz, gjithė ky
dukat kur s’e ke lirinė?” e unė nuk ia varja fare e qeshja me
fjalėt e tij...Edhe ti evlad, - iu drejtua Belkiz-hanmi
Mimozės duke i pėrkėdhelur faqen, - ma bėn hallall se edhe
me ty kam hyrė nė gjynah...
Mimoza vėshtroi Azemin e u shkrehė nė vajė, duke pėrqafuar
tė ėmėn. Azemi, pa fjalė, u ngrit e doli jashtė me mendimin nė
kokė:
“Sa shumė i duhet shqiptarit pėr tė mbledhur mend, kurse sa
pak i duhet pėr t’ia falur tjetrit tė gjitha gabimet”...
Kur erdhi Mimoza pėr t’i treguar Azemit se Belkizja
pakngapak po e merrte veten, ai nisi tė vishej.
- Babi, a po del pak?
- Po dal. Ti ta kesh kujdes Belkizen se sigurisht i ėshtė
kėputur ndonjė enė mė e hollė pranė zemrės se po tė ishte
ndonjė arterje mė e rėndėsishme mund edhe tė
paralizohej...
Mimoza, duke pėrcjellė Azemin deri te dera e jashtme, vetėm
dėgjonte dhe pohonte me kokė. Ai, para se tė dilte tha si
vetmevete:
- E meta e shqiptarėve ėshtė qė vetėm pasi tė kenė humbur
dhentė u vijnė mentė...
3.
Qielli ishte i kthjellėt, me pak re. Nga larg dėgjoheshin
bubullimat e bombardimeve tė NATO-s. Azem Zeqiri i ra drejt
qendrės sė qytetit. Altoparlantėt kumbonin si tė ēmendur me
kėngėt ēetnike. “Od Topolle, pa do Ravne Gore…” Pastaj, duke
kaluar pėrbri teatrit, mori rrugėn pėrpjetė Vellushės. Para Zyrės
sė mbyllur tė Bajram Kelmendit takoi z. Kolicėn, mikun e
Bajramit. Ai, u ndal pa frikė dhe u pėrshėndet me Azemin.
Azemi pyeti:
- Ju lutem, nga gjithė kėto fjalė qė po qarkullojnė cilat janė
tė vėrteta?
- Ato mė tė kėqijat janė tė vėrteta. Bajramin me tė dy djemtė
i kanė mbytė!
Azemi u mėrrol fort e pasi kapėrdiu pėshtymėn tha:
- Ju shėndosh e nėse mundeni, mos u mėrzitni!
- Po mundohemi. – tha Kolica me buzė qė i dridheshin.
- Domethėnė, kėta nuk po tallen. E, tash?
- Tash, po mundohem t’i gjejė kufomat dhe t’i varrosim nėse
do tė jetė e mundur...
- Do tė mundohem qė tė marr pjesė edhe unė nė varrim, nėse
do tė mė lejojnė...
Azemi u pėrshėndet me z. Kolicėn e vijoi rrugėn. Nė kthesėn e
parė, mori drejtimin kah parku dhe pas pak u gjet nė shtėpinė e
tė motrės.
- Motėr, ēka i keni ju punėt kėtu?
- Ne, poshtė ende jemi mirė, por te Skenderi fėmijėt i ka
pėrfshi frikė e madhe. Mbrėmė vonė kanė shti me
kallashnikov nė dritaret e dhomės...
- Po, a?
- Po.
- Qėllimi i tyre edhe ka qenė pėr t’i frikėsuar, por edhe nuk
kanė faj qė janė frikėsuar. – Azemi pasi qė pushoi pak i tha
tė motrės: - Edhe Bajram Kelmendin me tė dy djemtė i
kishin mbytė mbrėmė...
- Po, a! – tha motra Ajshe dhe fytyrės i shkoi njė zbehje e
lehtė. Ajo shtoi e brengosur: - Si po i shoh unė punėt nuk
do tė shpėtojmė lehtė. Edhe nė disa shtėpi tė tjera tė
mėhallės sonė kishin shti me plumba mbrėmė...
Azemi u ngrit nė kėmbė e tha:
-Motėr, dola!
- Hajt, o vėlla! Nė dorė tė Zotit!
Azemi u lėshua rrugės tatėpjetė me kokėn pėrplot lajme
shpirtcopėtuese, kurse me shpirtin pėrplot helm. Masakra e
Reēakut u harrua nga masakrat tjera nė Krushė, nė Qirez, nė
Rezallė, nė Paklek. Nė Thearndė ishin masakruar njėzetė e
gjashtė anėtarė tė familjes Berisha. Nė Kabash njėzetė e njė
anėtarė. Nė fshatrat e Dukagjinit dhunoheshin vajzat e nuset
para prindėrve e burrave tė tyre tė lidhur. Nė fshatin Qyshk, afėr
Pejės ishin mbledhur dy lagje tė fshatit, ishin futur nė dy shtėpi
dhe ishin pjekur pėrsėgjalli!
Kur ra Azem Zeqiri te furra e Azem Hasjanit e pa se tė bijtė nuk
ishin mė aty. Nė vend tė tyre punonin dy serb tė lagjes. Shisnin
bukėn qė kishin lėnė pa shitur bijt e Azem furrtarit. Azem Zeqiri
mori pėrpjetė rrugės sė dikurshme Hasan Prishtina. Para se tė
lėshohej nė rrugėn e asfaltuar qė tė ēonte nė Taukbahēe, Azemit
ia tėrhoqi vėmendjen njė tym i madh maje Kodrės sė vreshtave.
Njė plak qė mbante dy bukė nėn sqetull e njohu Azemin, por nė
vend tė pėrshėndetjes i tha me zė tė ulėt:
- I kallėn edhe Oranėt!
- A, po, a? – tha Azemi dhe lėshoi njė ofshamė tė gjatė para
se tė dilte nė asfalt. Nexhat e Xhelal Oranėn i njihte nga
ditėt e gjimnazit. Babėn e tyre e kishin pushkatuar
partizano-ēetnikėt para pesėdhjetė e sa vjetėsh. “Mbajnė
mend kėta tė poshtėr! Tė gjitha i mbajnė tė shkruara. Nuk
janė kėta si ne qė harrojmė se ēfarė na ka ndodhur pardje...
Por, pėrse nuk mė vrasin kėta tė poshtėr?” – bluante me
mend Azemi. Pasi mbėrriti nė rrugėn e madhe, mori
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:16 am

drejtimin kah qendra e qytetit. Qytetarė kishte vetėm para
furrave. Rreshta tė gjatė e tė heshtur. Kudo qė shihte
ushtarė e policė, Azemi prente rrugėn dhe kalonte nėpėr ta.
Por, nuk e ndalnin. Kur ktheu kokėn kah rruga e kishės
ortodokse qė lėshohej nė asfalt pa njė trumbė tė madhe
njerėzish, burra, gra me fėmijė ngryk, me ca bohēe nėpėr
duar. Ishin tė tmerruar.
- Ku shkoni? – i pyeti Azemi.
- Na pėrzunė prej shpijave tona. – Tha njė plakė. Dhe kur pa
se Azemit i erdhi keq shtoi duke vazhduar hapin: - Hupni!
– na thanė…
- Po tash, ku po shkoni?
- Po shkojmė nė anėn tjetėr, te Mahalla e Muhaxherve, nėse
mund tė strukemi diku. – Tha njė burrė me mustakė nga
grupi.
- Paj, edhe atje janė shkiet, bre! – i dolėn kėto fjalė si gjamė
Azemit.
Burri, dha njė shej tė papėrcaktuar me dorė dhe vazhdoi rrugėn
me grumbullin. Azemit iu errėsuan sytė e memėzi qėndroi nė
kėmbė. Ca djersė tė ftohta ia mbuluan ballin. Nuk ishte i sigurt
nė kėmbėt e veta. Nxori faculetėn nga pardesyja dhe fshiu ballin
e qafėn e djersitur. Kaloi njė autoblindė nė drejtim tė Gėrmisė.
Azemi vazhdoi rrugėn tatėpjetė. Po afrohej rruga ku kishte
shtėpinė shoku i tij i burgjeve Xhafer Mahmutxhiku. Ai kishte
qenė Kryetar i komitetit tė Prishtinės tė organizatės sė 64- tės.
Ktheu kokėn andej, kur, ja, vetė Xhafa. I hollė, i gjatė. U ēokėn.
- Xhafė, a jeni tė gjithė?
- Hala.
Azemi futi dorėn nė xhepin e pantollave, nxori ca dinarė e ia
zgjati Xhaferit. Ai, kundėrshtoi. Nuk donte t’i merrte.
- Edhe ti ke nevojė.
- Merri! – tha Azem Zeqiri se s’kemi nge tė shtyhemi, kot!
Xhaferi i mori ato pak pare dhe duke buzėqeshur tha:
- Ato qė patėm mbjellė para dyzet vjetėsh megjithatė nuk na
shkuan kot...
- Tė fala Zymrytes! – i tha Azemi duke i buzėqeshur e duke i
shtėrnguar dorėn.
- Tė fala motrės Aishe! – tha Xheferi dhe mori pėrpjetė
rrugicės sė vet.
Azem Zeqiri vijoi tatėpjetė, drejt gjimnazit. Tanku i madh ishte
aty. Njė grup policėsh tė armatosur e tė pajisur me antiplumb
ishin nė kthesėn e vet nė tė majtė, por as nuk e ndali, as nuk i
foli njeri. Frymėmarrja nuk i punonte si duhet. Sytė nuk e
shėrbenin si duhet, por ai e dinte se shkonte drejt qendrės sė
Prishtinės. Se si e qiti rruga te Katėr Llullat as vetė nuk e diti,
kur njė turmė e madhe njerėzish, burra, gra, fėmijė, me ca torba
e bohēe nė duar zdirgjeshin tatėpjetė rrugės qė vinte nga parku.
Azem Zeqiri u ndal dhe po shikonte. Ata kalonin anash tij me sy
tė gapėrruar dhe me frymėmarrje dihatėse.
- Prej nga po vini, bre?
Ata, truma-truma, vetėm kalonin pa fjalė. Azemi ndali njė plakė.
- Prej nga po vini, bre motėr?
- Prej Matiēani e prej Sofalie, o vėlla!
- Po, pėrse po ikni?
- Na pėrzunė, o vėllai i motrės, po, pse?!
- E, ku po shkoni?
- Po shkojmė, nėse mund tė dalim te Bunari i Hajratit. Andej,
po thonė nuk po ngucin...
Azemi lėshoi njė ofshamė tė gjatė, ndėrsa plaka, me hapa tė
shkurtė por tė shpejtė, iku pas turmės. Azemit iu duk sikur e
lanė edhe veshėt. Zemra i rrektinte shpejt. Me hapa qė
kalamendeshin vazhdoi drejt pallatit tė teatrit. Duke u afruar, nė
veshė filluan t’i kumbonin fjalėt e kėngės ēetnike:
“Od Topolle, pa do Ravne Gore, Sve su strazhe gjeneralla
Drazhe…”
Azem Zeqiri i ra mespėrmes qendrės sė Prishtinės sė zbrazur
pasqyrė dhe mori drejtimin e bulevardit. Nė cilėn anė tė rrugės
shihte grup policėsh ose ushtarėsh, Azemi kėpuste rrugėn dhe
futej pėrmes tyre. Ata vetėm e shikonin pėr ēudi dhe askush nuk
e ndalte. Pardesyja me ngjyrė tė blertė tė mbyllur dhe kasketa
“adidas” ngjyrė kaltėr e mbronin nga tė ftohtėt e pasdites. Nė
veshė i kumbonin copėzat e kėngės “Od Topolle…Od
Topolle…Od Topolle…” Pastaj vinin
copėzat:”Gore…Gore…Gore…Gore…”
“Drazhe…Drazhe…Drazhe…strazhe…strazhe…sstrazhe…”
Pastaj: “ patrolle…patrolle…patrolle…” Pastaj: “Kallabiqallolle…
Kallabiqa --llolle…llolle…llolle…llolle…”
Hove-hove, Azem Zeqirit i dukej sikur i ikte kapaku i kresė,
prandaj nxirrte herė njėrėn dorė, herė tjetrėn nga xhepat e
pardesysė dhe prekte syprinėn e kasketės. Atje, diku larg,
dėgjoheshin shpėrthimet e NATO-s. Kėto shpėrthime, sikur ia
kthenin nė vend kapakun e kresė. Por, kėmbėt, ashtu tė
kalamendura dhe zvarrazi nuk ndaleshin edhe pse sytė mė
shumė nuk shihnin se qė shihnin. Erdhi te njė kthesė me njė
tatėpjetė tė fortė. Sikur andej ia donin kėmbėt e lodhura. Shikoj
orėn. Pa se ishte pasdite e vonė. I ra ndėrmend shtėpia. Mendoi
se janė bėrė merak pėr tė dhe se duhej tė kthehej. Tash, pas asaj
qė i ndodhi Belkizes i dhimbseshin barabar si Mimoza si
Belkizja. Mendoi se njeriu nuk ėshtė cung, se dikur e sheh veten
se ku ėshtė e ēka ėshtė, por sikur te shqiptarėt ky proces po lėviz
shumė ngadalė...Shkonte ashtu si gjysmė i fjetur tatėpjetė rrugės
sė gjerė. Nė njė moment shikimi iu ndal nė trumba njerėzish qė
nėpėr shkallėt qė vinin nga poshtė dilnin nė rrugėn e gjerė.
Papritmas, pėrpara tij doli njė grua tė cilėn ai sikur e njihte prej
dikah, por qė nuk e shquante dot. Ajo e shikonte me njė
buzėqeshje tė lodhur dhe kur vėrejti se ky nuk e njihte pėr cok,
ia kapi dorėn e djathtė e i tha me butėsi:
- Zotėri Azem, ndoshta nuk po tė kujtohem, por unė jam
Shega, nėna e Helit...
- Oh, medet! - thirri Azem Zeqiri paksa i turpėruar e vijoi
duke u munduar qė tė qetėsohej: - Si e ke Helin?
- Helin, a? – ajo ofshani thellė e shtoi: - Qoftė nė dorė tė
Zotit!
- Pėrse? Ēfarė paska ndodhur me tė?
- Ē’prej dje i ka humbur fija fare. Prita sot deri nė drekė, por
meqė nuk u duk dola. Thashė ta kėrkoj, as vetė s’e di se ku.
Gjithė pasditen kam bredhur gjithandej qytetit, por kot...
Kėto fjalė sikur me dorė ia hoqėn Azem Zeqirit atė trullim tė
tmerrshėm qė pati nė kokė. Tėrhoq dorėn nga shpulla e Shegės,
e shikoi atė drejt nė sy dhe duke u munduar tė buzėqeshte i tha
me zė tė qartė:
- Dėgjo, zojė! Ty jeta tė ka djegur e pėrvėluar sa s’ka.
Prandaj, me tė dhėnė gajret tė kotė nuk ka nevojė. Ēdo
individ e ka vlerėn e vet tė pallogaritshme. Ani, pėr
evladin, tė mos flasim. Tė gjithė na lėnė keq. Por, e keqja
mbi tė gjitha tė kėqijat – ėshtė robėria. Nga kjo na kanė
buruar tė gjitha tė kėqijat tjera. Prandaj ēdo flijim edhe
individual ėshtė njė pikė ujė, po deshe edhe njė pikė gjak
nė lumin qė duhet tė na hapė rrugėn drejt lirisė. Prandaj, -
Azem Zeqiri filloi tė ecte e edhe Shega vazhdoi hapin duke
i dalė nė krah tė majtė,- prandaj, mė fal qė po tė kėshilloj
pa mė pyetur, prandaj ne duhet tė bėhemi dhe tė sillemi
ashtu sikur nuk kemi askėnd pėrveē shpirtit tonė e
Dardanisė sonė. Vetėm kėshtu do tė mund t’i pėrballosh tė
gjitha tė zezat nė tė cilat gjendemi dhe ato qė do tė na
vijnė...
- Tė lumtė goja, zotėri Azem se fjalėt e kėshillat e tua nuk i
luan as topi, por a mė lejon qė tė tė kap pėrkrahu sepse po
mė duket se po kam nevojė tė mbėshtetem pėr dikė...
- Paj, nėse tė duket se ke ku mbėshtetesh...
Ē’ėshtė e vėrteta Shega gėnjeu, sepse ajo ndihej ende shumė e
fortė, por iu duk se Azem Zeqiri nuk e kishte ecjen aq stabile,
prandaj e kapi pėrkrahu dhe vazhduan ecjen bashkė. Nė njė
moment Azem Zeqiri u ndal sikur tė ishte zgjuar nga gjumi e tha
i habitur:
- Moj zojė, paj unė mendoja se isha nisur pėr nė shtėpi,
mirėpo, si po shoh, unė qenkam bėrė fushė. E paskam
marrė rrugėn pėr Fushė Kosovė!...
- S’ka dert, zotėri Azem se tash e gjejmė rrugėn qė do tė na
ēojė pėr Tophane...
- E, ti? – pyeti Azem Zeqiri dhe u ndal.
- Unė jam duke kėrkuar Helin, prandaj tė gjitha rrugėt sot
janė tė miat...
- E kuptoj. – tha Azem Zeqiri dhe vazhdoi ecjen.
Pėrballė “Sahatit”, te “Kurrizi”, ata morėn rrugėn qė tė ēonte nė
drejtim tė pallatit tė “Rilindjes”.
- Kėndej do ta gjejmė Tophanen, zotėri Azem. – tha Shega.
- Po, Tophanen sigurisht do ta gjejmė, por a do t’i gjejmė ata
tė Tophanes. Sot duke u sorrollatur, kėshtu, kot, kam takuar
dy grupe njerėzish qė i kishin pėrzėnė nga shtėpitė e tyre.
Njėri grup zdirgjej nga maje vreshtėve, krye kishės
ortodokse e ishin flugur pėr Lagjen e Muhagjerve me
qėllim qė tė strehoheshin diku dhe tjetri grup nga Lagjja e
Muhagjerve ishte flugur pėr te Bunari i Hajratit a mos atje
do tė gjenin farė strehimi...Rrėmujė janė duke e bėrė
qytetin...
- Besa, sot, njė kolonė tė gjatė policia e ka pėrcjellė pėr te
treni... – tha Shega me dėshpėrim.
- Ashtu! Domethėnė e paskan filluar projektin ka kohė tė
gatshėm pėr pastrimin e Dardanisė nga shqiptarėt...Por, tė
poshtrit, e kanė filluar zbatimin e kėtij projekti pikėrisht nė
kohėn kur nuk duhet...
- Janė ēua peshė pėr tė zezėn e vet! – tha Shega.
- Po, janė ēuar peshė, por tė zezėn e vet po mundohen ta
ndajnė me ne...
- Ēka mendoni, zotėri Azem, ēfarė do tė bėhet me Dardaninė
pasi tė pushojė, njė ditė kjo luftė? – pyeti Shega vetėm sa
pėr tė ēelur ndonjė muhabet nė rrugėtim e sipėr.
- Paj, nė fillim do tė bėhet njė ēorbė qė nuk do ta hajė as
qeni, por populli ynė kur mos ta ketė terrorin ēetnik do t’i
harrojė e do t’i falė tė gjitha...
- Po, a do t’i njihet popullit tonė e drejta pėr tė vendosur vetė
pėr fatin e vet?
- Jo, kėtė tė drejtė shqiptarėt e humbėn me nėnshkrimin e
Marrėveshjes sė Rambujesė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:17 am

- E, pėrse e nėnshkruan Marrėveshjen e Rambujesė?
- Sepse e ndalėn luftėn...
- E, pėrse e ndalėn luftėn?
- Sepse nuk deshėn tė vdisnin...
- Po, a pak kemi vdekur deri mė tash, zotėri Azem?
- Kemi vdekur shumė se jo pak, mirėpo kėrkohej qė tė
vdisnim edhe mė...
- Edhe sa, pėr shembull, zotėri Azem? – nxjerrke Shega
pyetjet si prej xhepi.
- Paj, vėshtirė ėshtė tė thuhet ndonjė shifėr e saktė, sepse
lufta nuk ėshtė vetėm matematikė, por, ja, pėr shembull kaq
sa do tė dėmtohemi gjatė kėsaj lufte derisa tė dorėzohen
ēetnikėt...
- Po rropatem e po rropatem me mend, por assesi nuk po
mundem me kuptue si ndodhi qė edhe krahu i luftės u
pajtua qė tė nėnshkruante njė marrėveshje qė ishte nė
kundėrshtim me kryengritjen tonė?...
- As mua, - u ndėrlidh nė kėtė mendim Azem Zeqiri, - nuk
po mė hyn fare nė krye kjo punė.
- Kush jam unė para jush zotėri Azem tė jap mendim, por
meqė po ecim kot le tė flasim edhe kot...
- Po, besa, - tha Azem Zeqiri me dėshpėrim, - po ecim e po
flasim kot...
- Por, tė mos e harroj mendimin tim tė marrė, - vazhdoi
Shega, - a bėn vaki qė edhe krahu i luftės qė pėr tė mos
lejuar qė krahu i joluftės ta fitonte pushtetin nė pjatė e bėri
kėtė hap?
- Pale, pale! – tha Azem Zeqiri duke u ndalur nė vend dhe
duke ia zgurdulluar sytė me frikė e me habi Shegės,
vazhdoi. – Asnjėherė nuk mė ka shkuar ndėrmend kjo
mundėsi. Sepse krahu i joluftės prore ka pėrsėritur se ėshtė
i gatshėm tė nėnshkruaj ēfarėdo qė tė kėrkojnė miqtė tanė
perėndimor prej nesh. Si po duket ky paska pas qenė
shkaku qė perėndimorėt insistonin qė nė grupin pėr nė
Rambuje gjithsesi tė pėrfshiheshin edhe ata tė krahut tė
joluftės...
Shegės sikur iu nda fryma dhe sikur i fluturauan tė gjitha pyetjet
qė kishte nė majė tė gjuhės. Shikoi pėrskithi Azem Zeqirin e tha
si me droe:
- Zotėri Azem, mua vetėm kot mė ka ardhur ky mendim...
- More, kot, kot, por disa mendime tė mėdha nganjėherė
shkrepin pa e ditur se prej kah vijnė e nga kush vijnė...- tha
Azemi duke mos ndarė shikimin nga sytė e mėdhenj e tė zi
futė tė Shegės.
Shega, lėshoi shikimin pėrdhe dhe duke tėrhequr lehtas Azemin
pėr krahu vazhdoi ecjen. Ajo pėr tė thyer kėtė tendosje tė
papritur rroku tjetėr bisedė:
- Pėrveē policėve e ushtarėve, asnjeri nė kėto rrugė tė
gjera...
- E, po kėndej pari nuk ka furra ku shitet buka. Tash,
shqiptarėt i ke vetėm para furrave edhe nėpėr pazare...
Herė me llafe e herė pa llafe, por ashtu hap pas hapi, Azem
Zeqiri e Shega mbėrritėn deri para godinės sė policisė qendrore.
Shegės kjo ia kujtoi Helin, prandaj mendoi me zė:
- Nuk di ēfarė tė bėj? Heli mė ka thėnė qė tė mos e kėrkoj
nėpėr burgjet e ēetnikėve, por nė anėn tjetėr nuk po e gjejė
dot...Zemra e nėnės po digjet dhe nuk po di ēfarė tė bėj?
- Dėgjo! – tha Azem Zeqiri. Pushoi pak e vijoi me zė tė
plotė: - Ai, me siguri duhet tė jetė diku i arrestuar dhe ai,
sigurisht nuk e hap gojėn. Megjithatė, kėta tė poshtėr duhet
ta dinė se ėshtė dikush qė interesohet pėr tė. Prandaj, ti,
vetėm shko nė kėtė zyrėn kėtu poshtė dhe lajmėro se ėshtė
zhdukur filan djali i filan nėne, nė filan adresė. Asgjė mė
shumė dhe ik e shko nė shtėpi, sepse kot sillesh rrugėve.
Nėse duan tė tė lajmėrojnė tė lajmėrojnė, nėse jo, jo!
Pas kėtyre fjalėve Azem Zeqiri e Shega u pėrshėndetėn
pėrzemėrsisht dhe u ndanė. Kjo e fundit u ndal dhe e pėrcolli me
sy Azem Zeqirin derisa ai u zhduk pas kthesės sė parė.
III.
1.
Shega, paraqiti zhdukjen e Helit, dha emrin e mbiemrin e vet
dhe adresėn e shtėpisė e, nėpėr rrugėt e rrugicat e shkreta
mbėrriti nė shtėpi, tė cilėn e gjeti pikėrisht ashtu si e kishte lėnė,
- me dyer hapekrah. Dyert e oborrit i mbylli pa ēelės e vetė
shkoi e u ul nė kolltukun prej thuprave, nėn arrė...
“ Ēka tė bėj tash”? – pyeti Shega veten e mbylli sytė.
2.
Kur u kthye Azem Zeqiri nė shtėpi, tė gjitha dyert i gjeti
hapekrah. Nuk gjeti njeri. I kaloi tė gjitha dhomat e hapėsirat e
shtėpisė njėnganjė dhe i kėputur fizikisht dhe i dėrmuar
shpirtėrisht u pėrplas nė kolltukun e vet. Mbylli sytė dhe porsa
mori tė bėnte njė meditim e ndėrpreu cingėrima e telefonit. Ēoi
dorezėn e telefonit dhe nga andej u dėgjua zėri i motrės Aishe:
- O, vėlla! A je aty?
- Kėtu jam...
- Kėta tė mitė shkuan tė gjithė, ndėrsa unė vendosa tė rri me
ty...
- Valla, moj motėr, boll mirė ia paske bėrė sepse edhe kėta tė
mitė i paskan fshi e kur u ktheva nuk gjeta askėnd...
- Qe, tash, motra, po e mbyll derėn e shpisė sonė e po vi te ti...
- Mirė ardhsh!
Azem Zeqiri deshi tė thoshte edhe diēka, mirėpo lidhja
telefonike u shkėput. Provoi tė thirrte vetė, mirėpo kot. Azem
Zeqiri, u plandos nė kolltukun e vet dhe mbylli sytė. Mendja i
shkoi te Shega dhe pėrpara i shkėlqyen sytė e saj tė mėdhenj.
Mendoi:
“ Mendja e gruas shpesh ėshtė burgi qė shpon mė thellė se
mendja e burrit…Burri vetėm mbjell, por gruaja pjell…”
3.
Dėshmitarėt e paktė qė kishin mbetur tregonin versionet e tyre
se si e kishin pėrjetuar dėbimin e djeshėm. Policėt me maska
kishin pas shkuar shtėpi pėr shtėpi dhe me kėrbaēė nė dorė
kishin pas qitė jashtė banorėt e disa lagjeve tė Prishtinės dhe kur
kėta kishin pas dalė nė rrugė e kishin marrė drejtimin e rrugės
qendrore maskat ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetėm policėt
pa maska qė tregonin drejtimin se kah duhej tė shkonte turma e
shastisur me ca bohēe, valixhe e ēanta nėpėr duar. U panė edhe
skena fort pikėlluese e dėshpėruese. Njerėz qė bartnin pleqtė e
plakat nėpėr qerre tė vogla dore. Pati edhe tė atillė qė prindėrit e
vet tė pafuqi i bartnin nė shpinė, ose hopa... Disa tė shtėna, tektuk,
ishin dėgjuar nė disa lagje. E shoqja e Muamer Gjinollit,
zoja Didare dhe vetė Muameri kishin refuzuar qė tė largoheshin
nga shtėpia e vet. U ishin kėrcėnuar se do t’i vrisnin, por ata nuk
kishin pas dėgjuar dhe i kishin pas lėnė rehat. E njėjta gjė kishte
pas ndodhur me tė shoqen e Hysni Gashit, Sevdien dhe me vet
Hysniun. Por, pėrndryshe, “Lumi” i kolonės sė njerėzve
pėrmidis tė qytetit kishte pas kaluar nė heshtjen mė tė madhe.
Njerėzit i kishte pushtuar data. Nuk u dėgjua se ishte vrarė
ndonjė qė kishte refuzuar tė largohej. Flitej se kolona tė
ngjashme do tė kishte edhe ditėve tė ardhme.
4.
Azem Zeqiri, pasi u vesh i tha tė motrės:
- Motėr, unė po shkoj tė marr pjesė nė varrimin e Bajramit
me tė bijtė nėse do tė mė lejojnė dhe nėse fare ua kanė
kthyer kufomat si shpresonte dje miku i tij z. Kolica...
- Ani, o vėlla. – tha ajo e shtoi e brengosur: - Nė dorė tė
Zotit!
Kur mbėrriti te shtėpia e Bajram Kelmendit, Azem Zeqiri gjeti
njė grusht njerėz qė kishin vendosur tė merrnin pjesė nė
pėrcjelljen e fundit tė Bajramit me tė bijtė. Policia ēetnike i
kishte lėnė kufomat e Bajram Kelmendit me tė bijtė buzė rrugės
qė ēon pėr Fushė-Kosovė. Dikush i kishte parė dhe z. Kolica
ishte njoftuar pėr kėtė. Ai i kishte sjellė nė shtėpi.
U shtrua ēėshtja e larjes sė kufomave, por Kryetari i fesė islame
tė Kosovės, z. Rexhep Boja, kishte thėnė se nuk kishte nevojė
qė tė laheshin sepse ata tashmė ishin larė nga Zoti, sepse ata
tashmė ishin shehitė...
Ata tė paktėt qė ishin, disa kolegė tė profesionit tė Bajramit,
disa kolegė nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive
tė Njeriut dhe disa burra mė tė vendosur, bisedėn e ēonin rreth
ēėshtjes nėse do t’i lejonin qė tė merrnin pjesė nė funeral. U
morėn vesh qė tė ndaheshin nė disa vetura qė do tė shkonin pas
veturės mortore. Veturės sė Kėshillit do t’i printe Binak Ulaj,
shofer i veturės sė dytė do tė ishte skiatori i njohur i Kosovės,
Hajrush Demaj dhe vetura e tretė ishte me hoxhėn dhe tė tjerėt.
Te rruga qė merrte pėrpjetė kah varrezat, kolonėn e vogėl e
ndalėn. Nė tė djathtė tė rrugės, para njė furre ishte njė rresht i
gjatė i njerėzve qė pritnin pėr tė blerė bukė. Ata shikonin me
bisht tė syrit kolonėn mortore. Kontrolli ēetnik, eliminoi nga
shkuarja Binak Ulajn dhe ata nė veturė bashkė me tė. Nė kėtė e
sipėr, zotėri Cana qė ishte nė veturėn e Hajrush Demajt, bashkė
me Azem Zeqirin e dy tė tjerė, hapi derėn e veturės e shkoi e u
vendos nė bisht tė rreshtit tė madh tė njerėzve qė pritnin pėr tė
blerė bukė. Z. Hajrushi, shikoi Azem Zeqirin dhe bėri me shej
kah ai qė shkoi nė bisht tė rreshtit, i cili kur ishte lehtė shiste
shumė patriotizėm, por kur bėnte furtunė lakohej si kakuda.
Hajrushi i tha Azemit:
- Ēfarė bėri ky njeri, more, bac?
- Paj, - i tha Azem Zeqiri, - a nuk je duke kuptuar kaq punė?
Po tė donte tė vinte nė pėrcjellje ai nuk do tė shkonte tė
hynte nė rresht pėr bukė. Ai, iku! Grahi!
Hajrushi i grahi veturės dhe u ndal para dy policėve ēetnikė.
Ata, pasi shikuan veturėn nga tė dyja anėt, dhanė shej qė tė
vazhdonin rrugėn. Edhe vetura tjetėr kaloi.
Te varrezat, pėrmes rrugėve dytėsore tė Prishtinės, ishin
mbledhur bukur do njerėz. Aty ndodhej atdhetari i flaktė Sami
Peja. Ishin edhe Fehmi Agani me tė shoqen. Zoja Nekibe,
shoqja e Bajramit, para varreve tė hapur, duke mbajtur para
kraharorit fotografitė e Bajramit dhe tė djemve tė saj, fliste
fjalė qė buronin nga zemra e plasur. Nga rrugėt anėsore ende
po vinin njerėz. Orė e qas dėgjoheshin zėra tė frikshėm:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:18 am

“ O, po vjen milicia!”
Para se t’i lėshonin arkat me kufoma nė varre, Azem Zeqiri,
nė emėr tė qytetarėve, mbajti njė fjalim tė shkurtė tė rastit.
Vehap Shita, foli nė emėr tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė
Drejtave e tė Lirive tė Njeriut.
Pas shpėrndarjes sė xhematit u dėgjua se policia kishte
ndaluar disa individė pjesėmarrės...
Azem Zeqiri u kthye nė shtėpi fort i lodhur e i mėrzitur.
Motra Aishe e priti me fytyrė tė zbehtė nga mėrzia. Porsa u
mat tė thoshte diēka, njė shpėrthim bombe i NATO-s ia zuri
fjalėt nė gojė. Asaj i shkėlqyen sytė dhe sikur i erdhi paksa
qehrja nė vend. Ajo i tha tė vėllait:
- A e pe Shegėn te varrezat?
- Jo! – tha Azem Zeqiri e shtoi: - Paska qenė, a?
- Po. Pak pėrpara shkoi.
- Kishte dėgjuar diēka pėr Helin?
- Jo. Helit i ka humbur ēdo gjurmė. Mundohej tė mbahej, por
shihej se po mėrzitej fort. Edhe mua mė shpėtoi goja dhe ia
shtova mėrzinė edhe mė shumė...
- Pėrse?
- Paj, erdhi njė nuse e Ratkocerve, m’i tha disa fjalė e unė
kishe po them diēka pėr t’ia larguar mėrzinė ia shtova edhe
mė tepėr...
- Ēfarė paska ndodhur? Ēfarė tė tha nusja e Ratkocerėve?
- Paj, ti po e di qė tė dy djemtė e Zekės, Bardhyli e Iliri edhe
tė dy djemtė e Ismetit, djalit tė mixhės tė Zekės, Mentori e
ai tjetri janė nė UĒK...
- Edhe, bjeri, motėr mė shkurt! – e ndėrpreu Azemi tė
motrėn.
- Edhe – vazhdoi motra Aishe, - kėta djemtė paskan treguar
se pėrtej Lugut tė Karaazmonit, nėn Dumnicė tė Krasniqes,
afėr rrugės sė asfaltuar qė tė ēon pėr Vushtrri, nė ahurin e
njėfarė Haki Cakės i paskan ngujuar nja disa ēika, ndėr tė
cilat edhe Mimozėn...
- Edhe Mimozėn, the? – klithi Azem Zeqiri dhe me fytyrė tė
zbehur u plandos nė kolltukun e vet e me gjysmė zėri
memėzi shtoi: - Edhe ēka tjetėr?
- Edhe – foli Aishja, - kur i dėgjoi kėto fjalė, Shega u bė me
dalė menē dhe si e pa krye shkoi...
- Eu, po keq qenka bėrė, bre! – tha Azemi dhe mbylli gojėn.
Nė kėto fjalė buēiti edhe njė shpėrthim i fuqishėm. Aishja bėri
me dorė andej prej nga erdhi bubullima e tha:
- E, po, o vėlla, kėshtu e ka lufta. Kėto janė ato vllaēat e tua:
ata vllaēit Serbinė prej havaje e kėta vllaēit neve nėpėr
tokė...
- Po, po, moj motėr, por kur po tė prekė nė trup po djeg mė
fort...
- Ēka tė bėjmė, o vėlla? – tha Aishja me zė tė pėrvajshėm e
shtoi: - Bara po mė dhimbsesh ti, bara po mė dhimbset
edhe Shega se tash iu bėnė dy brenga. Ajo po e zė
Mimozėn si renė e si ēikėn e vet...
Azem Zeqiri mbylli sytė dhe ashtu symbyllas me gjysmė zėri
pėshpėriti:
- Nesėr do tė shkojmė nė pamje te zoja Nekibe dhe do tė
kthejmė te Shega...
- Jo, o vėlla! – tha Aishja me zė tė plotė e shtoi: - Deri nesėr,
si e pashė unė, ajo do tė mbetet pa mend, por ti pusho pak
se si po tė shoh unė ty sot, nuk ėshtė fare rendi qė hamė
bukė e po shkojmė pak te Shega se gjynah...
- Ani. – tha Azemi pa hapur sytė.
5.
Kur Aishja e Azemi hapėn portėn e blertė, panė Shegėn duke
fshirė oborrin. Ajo la fshesėn e u doli pėrpara duke u munduar
qė tė buzėqeshte.
- Moj Shegė, - foli Aishja nga larg, - A oborrin, a?
- Paj, nuk po di ēfarė tė bėj tjetėr vetėm gjithė ditėn, - lajė e
fshijė...Po, mirėserdhėt!
Pas pėrshėndetjeve tė rastit u ulėn nė kolltukėt e thuprave rreth
tavolinės nėn arrė. Ndėrsa Shega mendonte se si tė hapte
muhabetin ushtuan dy krisma diku larg. Shega u mundua tė
buzėqeshte dhe iu drejtua Azemit i cili nuk fliste fare dhe vetėm
shikonte pemėt qė sapo kishin mbėrthyer:
- Ja, zotėri Azem, kėto paskan qenė ato vllaēat tuaja qė ne
nuk e dinim bash mirė se si do tė dukeshin.
- Vllaēa se jo mahi! – tha Aishja sa pėr tė ushqyer fjalėt e
Shegės e shtoi: - E, sidomos kjo vllaēa e shkieve pėr ne...
- Sipas lavrės edhe vllaēa. – tha Azem Zeqiri duke u
munduar tė buzėqeshte e shtoi: - Tė gjitha do tė kalojnė...
- Po, po! – tha Shega. – Do tė kalojnė, do tė kalojnė. Por,
moj aba-Aishe, sa rrokopendlat kishin pas qenė nė kėtė
shtėpi e nuk e kisha pas ditė. Meqė po kam kohė tepėr, kam
filluar tė bėj inventarin a si po i thonė asaj pune, tė
shtėpisė. Sa enėt e moēme, sa almiset e vekut, sa furka, sa
boshti, sa shtiza, sa opinga tė lėkurės e aso tė Pirotit. Sa
ēorapėt e leshta e madje edhe tė dhinta! O, Zot!... Sa dimi e
kule tė moēme! Po, ēka jo e ēka jo... Disa lodra tė Helit...O,
Zot! Por, qyqe mė ėshtė mbushur koka me rrokopendla e
paskam harruar se diēka duhet tė hamė e tė pimė...
- Moj Shegė, pash mua qė rri e nuk ēohesh nga vendi!...
Por, Shega sikur mori krah, u ngrit e shkoi nė kuzhinė.
- Grua e fortė e fort e menēme. – i tha Azem Zeqiri tė motrės
me zė tė ulėt.
- Po ma ēon mallin e nėnės sonė. – iu pėrgjegj Aishja.
Shega doli me njė tabaka nė dorė e gjithnjė duke u munduar tė
buzėqeshte u tha mysafirėve:
- Ndoshta ėshtė marre tė them, por unė po jua shoh hairin qė
erdhėt se bashkė me ju ndoshta do tė vej diēka nė gojė. Ka
tri ditė qė ēdo gjė mė ėshtė bėrė pelin...
- Paj, - tha Azem Zeqiri, - nuk e ke lehtė, por ka edhe mė
keq. Kujtoje Demė Ahmetin!
- Po, po! – tha Shega duke vendosur tabakanė nė tavolinė e
duke u ulur edhe vetė. – Ka keq e mė keq. Mos na provo
Zot! Urdhėroni se ndoshta duke ju parė ju mos mė hapet
shija...
Nė tabaka kishte ca biskota, arra dhe reēel kumbullash.
- Merrni! – tha pėrsėri Shega dhe mori e para njė biskotė.
Aishja i hodhi njė shikim tė vėllait e edhe ajo mori njė biskotė.
Edhe Azem Zeqiri mori nja disa thela arrash dhe tė tre filluan tė
pėrtypeshin pa fjalė. Kjo qetėsi ishte e padurueshme dhe
papritmas Shega filloi tė mendonte me zė:
- Patjetėr duhet tė bėj diēka sepse nuk mund tė qėndroj
kėshtu. Brenda kėtyre tri ditėsh dy herė i kam larė e
hekurosur tė gjitha rrobat e Helit. Pesė herė e kam fshirė
kėtė oborr. Gjumi nuk mė zė sikur duhet, por vetėm kllapakllapa...
Buka mė ėshtė pre si me thikė...Nuk qėndrohet dot
mė kėshtu. Helin e harrova. Puna e gocės mė ēon peshė dhe
mė ka ēakorduar fare...
Aishja e Azemi ndalėn mbllaqitjet dhe kėmbyen nga njė shikim
plot brengosje. Azem Zeqiri foli:
- Po, mirė, ēfarė mund tė bėsh ti vetėm, zoja Shegė?
- Zotėri Azem, ēfarėdo qė tė bėj do tė jetė mė mirė sesa tė
qėndroj kėshtu dhe tė vdes nga uria dhe pagjumėsia... – tha
Shega duke u habitur edhe vetė se prej nga i dolėn ato fjalė.
Azem Zeqiri drejtoi trupin dhe ngriti shikimin kah qielli. Pasi qė
u mendua pak, ia nguli sytė Shegės e i tha me zė si tė rreptė:
- Ēka, ēka mund tė bėsh, ti e vetme, nė kėtė hallakamė?
- Paj, - tha Shega si nė dyshim, - as vetė nuk e kam krejt tė
qartė, por sikur njėfarė plani po mė zihet e pėrzihet nėpėr
kokė...
- Mhė! – bėri Azemi e vazhdoi, - Nuk guxoj tė pyes pėr
planin tėnd aq mė parė kur edhe vetė nuk e ke tė qartė...
- Paj, zotėri Azem, plani mund tė ndryshohet e tė plotėsohet
sipas rrethanave...
- Ashtu ėshtė, pikėrisht. Ti je nėnė dhe zemra e nėnės ėshtė
diēka qė nuk kontrollohet dot e edhe unė mendoj se mė e
mirė ėshtė ēdo gjė tjetėr sesa tė rrish, si thua ti e tė vdesėsh
nga uria, pagjumėsi e mėrzia... Por, medet qė unė nuk jam
nė gjendje tė tė jap kurrfarė ndihme...
- Unė mendoj, zotėri Azem se Ju mund tė mė ndihmoni
shumė nė kėtė punė...
- Vetėm mė thoni se ēfarė mund tė bėj?
- Paj, pėr mua do tė ishte ndihmė e madhe nėse do tė bija nė
kontakt me Ratkocerėt.
Azemi shikoi tė motrėn e pastaj iu drejtua Shegės:
- Kjo punė, ka rreziqe, por mund tė bėhet...
- Do tė mė mjaftonte po tė mė shoqėronte dikush deri te Zekė
Ratkoceri, apo jam gabim, Aba? – iu drejtua Shega Aishes.
- Jo, nuk je gabim. Zeka ėshtė babai i Agronit dhe i Ilirit,
kurse Ismeti ėshtė babai i Mentorit dhe i atij tjetrit qė ia harrova
emrin...
- Domethėnė, zoja Shegė, ti don tė shkosh nė shtėpinė e Zekė
Ratkocerit.
- Po. – tha Shega dhe mori edhe njė biskotė.
- Kur don tė shkosh? – pyeti Azem Zeqiri.
- Nėse ėshtė e mundur, qė nesėr.
Azemi u ngrit nė kėmbė e tha:
- Ani. U bė.
IV.
1.
Rrum nė mesditė Zekė Ratkoceri priti nė odėn e vet Shegė
Krasniqin. Ajo mbante nė dorė njė thes tė madh me disa gjėra
nė tė. Zeka vetėm kishte marrė porosinė qė ajo grua duhej
ndihmuar me gjithēka qė ėshtė e mundur. I zoti i odės shikonte
gruan e lodhur flokėzezė e syzezė e cila gjithashtu shikonte
Zekėn, njė burrė shtatmesėm, i thinjur tėrėsisht, me do sy tė
mėdhenj e tė kaltėr, me hundė tė madhe shkabė, me gojė
gjithashtu tė madhe e me buzė tė trasha. Zeka, me atė zėrin e tij
tė trashė e tė qetė iu drejtua Shegės sikur tė ishin njohur qė moti:
- Pėrse nuk e le thesin nė korridor se atje nuk e prek njeri?
- Jo, se nė tė i kam disa rrokopendla qė mė duhen fort. – u
pėrgjigj Shega si e ndrojtur.
- Mirė, zojė, lėreni, pra, thesin mbi trapazan dhe uluni atje
nė sixhade.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:18 am

Shega uli ngadalė thesin mbi trapazan, pastaj me ngadalė iu
afrua dritares sė madhe tė odės, shikoi pėrtej dhe pyeti Zekėn:
- Zotėri Zekė, a ėshtė ky lugu qė merr pėrpjetė Lugu i
Karaazmonit?
- Po. – tha Zeka e shtoi: - Uluni nė sixhade e pushoni pak se
keni bėrė rrugė bukur tė gjatė e tė vėshtirė.
Shega u kthye kah Zeka, hipi mbi sixhadenė e madhe, mblodhi
kėmbėt nėn trup e u ul. Zeka u ul kėmbėkryq nė midis tė odės e
tha:
- A e doni njė gotė kos para se tė na vijė buka?
- Po dhe nėse ka mundėsi kosi le tė jetė sa mė i trazuar.
Nė kėto fjalė, ngadalė u hap dera e odės dhe brenda hyri njė
grua e moshuar, veshur me dimi e me shami nė kokė.
- Unė jam e shoqja e Zekės e mirė se erdhe, zojė!
Shega, bukur me mundim u ngrit nė kėmbė dhe u pėrshėndet me
gruan me shami.
Kupa me kos tė trazuar sikur e kėndelli paksa Shegėn. Dreka
nuk vonoi. Bukė shtėpie, shėllirė, speca, domate e tranguj turshi
dhe njė pite me petė.
- Ne, kėshtu katundarēe, zojė. – tha Zeka duke ndarė bukėn e
ngrohtė. – Urdhėroni! – dhe filloi vetė kafshatėn e parė.
- Tė gjitha tė mirat e Zotit. E, paēi gjithmonė! – tha Shega
dhe filloi tė hante me shije tė madhe.
Pas bukės, pasi lanė duart, Shegės nisėn t’i mbylleshin sytė.
Zeka i kujdesshėm e vėrejti kėtė dhe pa thėnė asnjė fjalė, nxori
nga dollapėt e mėdhenj njė jorgan dhe njė jastėk, i vuri pranė
Shegės dhe si hije doli nga oda. Shega, pikėrisht atė priste dhe
me disa lėvizje tė ngatha u rregullua dhe mbylli kapakėt e
rėnduar tė syve.
2.
Kur Shega hapi sytė e curroi veshėt e gjeti veten nė errėsirė e
qetėsi tė plotė. Pas sa ditėsh tė pafjetura, mė nė fund ishte
ngopur gjumė dhe i dukej vetja sikur ishte bėrė krejt tjetėr njeri.
Qe sa ditė e net ishte trazuar nė mendime fort tė vėshtira dhe nė
fund, papritmas, sikur i kishte marrė krahėt. Mendoi:
” Eu, po lehtė paska pas qenė e nuk e paskam pas ditur, he
medet! Por, megjithatė nuk pata fort lehtė qė tė vija deri nė stom
tė trimėrisė. U dashka tė kalohen alamet kodrash e majesh,
alamet honesh e pėrrojesh, alamet flakėsh e furtunash
shpirtėrore pėr tė dalė nė livadhet e qetėsisė sė plotė dhe tė
pėrbuzjes sė tė gjitha atyre qė ka jeta me vete. Eh, Hajrushi im i
dashur qė nuk frikohej nga vdekja sa i ēuditshėm dhe sa i
pakuptueshėm qė mė dukej! U binda se njė herė e paska pas
pasur fort vėshtirė, por pastaj e paska pas pasur fare lehtė. Paj, ai
e kishte pas lėnė vdekjen prapa vetes...Ah, sa vėshtirė qenka tė
bėhesh trim, por pastaj sa lezet qenka tė jesh trim!...”
Shega dikur la mendimet dhe iu kthye veprimeve. Preku orėn
fosforike me zinxhirė nė dorė dhe pa akrepat e saj tė puthitur nė
numrin dymbėdhjetė. Solli shikimin rreth e rrotull mureve tė
odės. Pėrballė saj pa njė xixė tė kuqe. Fėrfėlloi tej jorganin e
ngrohtė dhe bėri disa hapa drejt xixės. Preku xixėn dhe oda u
mbush me dritė. U kthye dhe palosi jorganin, vuri jastėkun mbi
tė dhe tė dy i vendosi mbi trapazan e prej andej mori thesin dhe
e vuri midis qilimit tė odės. U ul pranė thesit, ia zgjidhi grykėn
dhe sa po matej tė nxirrte ato qė gjendeshin brenda trokiti dera e
odės.
- Hyr! – thirri Shega e u ngrit nė kėmbė.
Ishte Zeka i buzėqeshur qė me atė zėrin e tij tė trashė tha:
- Zojė, nuk po di si tė them a mirėmbrėma, apo
mirėmėngjesi?
Shega, si tė ishte ndonjė motėr e Zekės, iu qas, e mori ngryk, ia
shkundulloi dorėn fort dhe tėrė gaz i tha:
- Mė sė mirė ėshtė, o vėlla, tė mė dėshirosh qė tė mė prijė e
tė mė pėrcjellė e mbara...
- Hajde, pra, tė priftė e tė pėrcjelltė e mbara! – tha Zeka pas
njė stepjeje tė shkurtėr qė i shkaktoi sjellja tejet e ngrohtė e
kėsaj gruaje e shtoi me butėsi: - Po, mirė, moj zojė, a fjetėt,
a pushuat ndopak?...
- Mė sė pari, o vėlla, unė pėr ty nuk jam zojė, por jam motra
Shegė...
Zekėn nga habia e nga gėzimi e lėshuan kėmbėt. U ul
kėmbėkryq e tha:
- E shoqja e Hajrush Krasniqit?
- Bash e shoqja...
Zeka nuk pėrmbajti lotėt.
- Pėrse qanė, o vėllai i motrės? – i tha Shega dhe pasi qė
largoi paksa thesin u ul edhe ajo pėrballė tij.
Zeka ndali lotėt dhe me ngadalė ia tregoi Shegės tėrė historinė e
shoqėrisė sė tij me Hajrush Krasniqin. Ndėrsa Shega e dėgjonte
nė heshtje Zeka pėrfundoi fjalėt me ofshamė tė gjatė:
- Hajrushi ka qenė trim fort i madh dhe burrė i menēėm. Ka
pasur merak fort tė madh tė rrokte armėt, por ia dinin
mendimin, prandaj ia shkurtuan jetėn.
- Po, ja, ushtria e tij sot po lufton maleve tona. Aba Ajshe mė
ka thėnė se ti i ke dy djem nė UĒK, kurse kushėriri yt
Ismeti i ka gjithashtu dy djem me armė nė dorė...
- Po, po. Shyqyr, u bėnė mjaft ushtarė, por ai ka pasė dėshirė
tė flaktė tė jetė me ta. Ai, njė, dy e thonte: “ Me ēetnikėt
veē me pushkė se tjetėr politikė nuk ka! “
- Paj, o vėlla, fara e lirisė ėshtė njė pemė e ngadalshme dhe
tė shumtėn e herės ata qė e mbjellin nuk e presin...
- E, edhe n’e pritshin, tė shumtėn e herės, iu bien hise
gėrdhajat...
- Por, dėgjo, vėllai i motrės, - i ndėrhyri nė fjalė Shega, - me
vaje e me lot nuk lirohet Dardania, prandaj tė lutem, tė mė
ndihmosh aq sa ke mundėsi dhe pa e vėnė veten tėnde nė
rrezik. Sa mė takon mua, unė veten time e kam bėrė
bihude. Qėllimi im dhe plani im janė kėta...
Ajo ia tregoi ato ēfarė ajo kishte ndėrmend dhe nga Zeka kėrkoi
qė ai mendimet e projektin e saj t’i harmonizonte sa mė mirė qė
tė jetė e mundur me rrethanat konkrete dhe me mundėsitė qė ka
ai dhe Ismeti. Deri nė mėngjes Zeka shkoi disa herė te Ismeti
dhe u kėshillua me tė. Me kėngėn e gjelave tė parė plani u
konkretizua deri nė imtėsirat e mundshme. Shega do tė vishej si
jevge, do ta fliste serbishten me zhargonin jevg, do tė merrte
para vetes nja dhjetė-dymbėdhjetė kokė dele, me gjithė qengja
dhe nga larg derisa tė afroheshin pranė ahurit tė Haki Cakės,
kishin pėr ta pėrcjellė djali i Zekės Iliri e djali i Ismetit Mentori.
Se si do tė zhvilloheshin punėt brenda kėsaj kornize tė
planifikuar vetėm Zoti i madh mund ta dinte.
V.
1.
Dita nisi e pėrzier, me re tė mėdha, por tė rralla. Por, pas
kafjallit me petulla me mjaltė erdhi koha e vėshtirė e ndarjes.
Shega ishte veshur si njė jevge e vėrtetė. Nė kokė mbante njė
shami bojėkafe, nė trup njė xhaketė tė zezė me pika gjyvez, njė
setėr somoti, kule bojė tė zezė, ndėrsa kishte mbathur opinga
gome tė Pirotit e ēorapė tė leshta. Kraheqafė mbante njė strajcė
tė madhe me njė copė buke shtėpie e me djathė tė fortė e me njė
pjatė tė madhe tė aluminit dhe njė lugė. Nė dorė mbante njė
shkop bukur tė trashė tė pėrlyer me bajga.
Zeka, nė ndarje, ndonėse u mundua fort, nuk ia doli qė tė
pėrmbante lotėt. Shega u mbajt e fortė dhe e ftohtė akull.
Delet e qengjat memėzi kishin pritur qė tė dilnin jashtė ahurit
dhe menjėherė ia dhanė pėrpjetė lugut tė Karaazmonit. Toka sa
kishte filluar qė, vende-vende, tė blerohej, kurse qufrrajat sa
kishin mbėrthyer. Lisat e rrallė nė tė djathtė e nė tė majtė ende
mbaheshin hijerėndė, ndonėse tė zhveshur.
Shega u gėzua qė delet shkonin tubė dhe nuk i nxirrnin asaj
punė. Ato ndaleshin aty-kėtu pėr tė kullotur barin e rrallė e
vazhdonin tutje. Ajo kishte edhe njė punė qė duhej kryer. Pėr
kėtė qėllim ajo, nė njė fitil gazete mblidhte ēdo bajgė tė deleve.
Kur u larguan bukur mirė nga vendbanimi i fundit i njė familjeje
tė Ratkocerėve ajo u gjet nė njė rrah jo tė madh i cili kishte pak
mė tepėr barė. Delet u dhanė pas kullose, ndėrsa Shega me sy
nisi tė sodiste hapėsirėn malore para e poshtė vetes. Atje, bukur
larg, dukej si njė pėrrua, apo lum, kurse andej nė shpat dukeshin
ca plepa tė lartė dhe majet e lėmashkuara tė pullazeve tė njė
fshati qė Zeka i kishte thėnė se duhej tė ishte Dumnica e Epėrme
e Krasniqes...Shega u fut midis ca shkurreve dhe shpėrthekoi
pallton e xhaketėn e zgjidhi uēkurin e kuleve e tė brekėve. Pasi
shikoi rreth e rrotull vetes, mori disa nga bajgat dhe me to nisi
me nxitim tė lyente trupin e saj, poshtė e lart. Pastaj lidhi
uēkurin e brekėve e tė kuleve, pėrthekoi xhaketėn e pallton dhe
kapi shkopin e duke u mbėshtetur nė tė memėzi u ngrit nė
kėmbė. Nuk vonoi e nisi tė ndiente kutėrbimin e lyrės nga bajgat
nė trup. Shikoi qiellin e pėrzieshėm, kafshoi buzėn e poshtme
dhe u pėrfshi nga mendime gjithfarėsh:
“ E, moj Shegė e lumja Shegė! Po tė vije era stėrvinė e shkuar
stėrvinės!... Po, pėrse u ngute moj tė lyhesh e tė zezohesh kaq
shpejt kur kishe kohė pėr ta bėrė kėtė punė edhe mė vonė?...Po,
moj, po, por nė ēdo hap mė pret nuk di as vet se ēka...Po, a po e
di moj e lume se je duke shkuar si capi te kasapi.... Ti e ke bėrė
njėfarė plani, mirėpo edhe ata e kanė njėfarė plani tė zi, he,
faroi o Zot! Po, ato tė gjorat ēfarė bėjnė nė atė farė
ahuri?...Shikon, moj Shegė, se ato e kanė njė mijė herė mė keq e
mė vėshtirė se ti?... Ti ke sikletin e bajgave tė kėtyre deleve tė
dashura dhe dron se do tė ndodhė ndonjė e papritur qė mund ta
ngatėrrojė rrjedhėn e planit tėnd...”
Shega i hodhi njė shikim qiellit tė lyer me re. Dielli mundohej tė
depėrtonte, ndėrsa retė bashkoheshin e lyheshin si ndonjė suvaje
mbi kupėn e qiellit dhe nuk lejonin qė tė shfaqej dielli. Prandaj
dhe nuk kishte dėgjuar atė ditė asnjė shpėrthim gėzimsjellės.
Shikoi orėn qė ia kishte falur nė kohėn e vet Hajrushi i dashur e
pastaj hodhi shikimin te delet. Qengjat, herėpashere, bėnin
ndonjė lodrim nė livadhin e vockėl, ndėrsa delet kishin ulur
kokat dhe shkurtonin ēdo fije bari. Shega, sikur u zgjua nga
gjumi e mendoi:
“ Duhet tė vazhdoj tutje, por nuk do ta kem lehtė me delet.
Kėtyre nuk u bėhet vonė fare pėr planin e Shegės...”
Shega nisi tė fliste sikur delet ta kuptonin:
- Hajde, evlad se duhet tė shkojmė tutje!...Gocat presin
shpėtim nga ne…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:19 am

Ajo filloi tė frikėsonte delet me shkop dhe t’i drejtonte tatpjetė
kodrinės, por ato nuk ndaheshin dot nga livadhi i tyre. U kujtua
dhe kapi njė qengj e u drejtua tatėpjetė. Qengji blegėrinte me
dhimbsuri duke kėrkuar ndihmėn e nėnės sė vet. Pas njė hezitimi
nėna-dele la kullosėn e u flugė pas Shegės me qengjin e saj
ngryk. Edhe delet tjera, njė nga njė iu bashkuan nėnės-dele dhe
grigja mori tatėpjetėn. Pasi qė u larguan bukur si mirė nga
livadhi i vogėl diku larg nė fund tė kodrinės bėri ballė njė livadh
i madh tė cilin e vėrejtėn edhe delet. Shega, pasi qė puthi
qengjin mu nė gojėn qė nuk pushonte blegėrimėn e lėshoi atė nė
tokė dhe i vuri delet pėrpara.
Porsa Shega vuri nė lėvizje delet, pėrbri kaēubishtės ende tė pa
bleruar sa duhet, pėrsėri lindi problemi i saj qė vinte nga
kutėrbimi i tmerrshėm i trupit tė saj tė lyer me bajgat e deleve.
Ajo ofshani thellė, i hodhi njė shikim qiellit i cili tash sikur po
pastrohej nga retė dhe kur lėshoi shikimin mbi dushkajėn anash
sikur pa njė krijesė qė lėvizte ngadalė. Ajo mendoi.
“Ai do tė jetė njėri nga djemtė e Zekės ose tė Ismetit. Po nėse do
tė jetė ndonjė komando ēetnike?... Paj, nėse ėshtė le tė jetė, por
nuk ka si tė jetė sepse nė atė rast do tė reagonin kėta tanėt... Por,
si t’ia bėj kėsaj ere tė mallkuar? Por, moj Shegė, aq fort je e
lidhur pėr veten tėnde saqė po harron gocat e gjora, saqė po
harron Mimozėn, evladin tėnd, saqė po harron Besnikun tėnd?!
Turp tė kesh, moj! Mos mendo pėr kutėrbimin, por mendo pėr
mėnyrėn se si tė shpėtosh ato tė ngujuarat... Si mė duket mua
kėtė detyrė ke marrė mbi vete e jo tė merresh me kutėrbimin e
bajgave tė deleve... Ah, trup, he i shkretė! Ah, shpirt, he i
bekuar!...”
Nė kėto mendime e sipėr u gjet nė njė udhė fshati qė e ēonte
drejt njė rruge mė tė gjerė e mė tė fortė. Pas njė ecjeje bukur tė
mirė me ndalime tė shkurta qė bėnin delet duke kullotur ēdo fije
bari qė kishte mbirė, Shega, bashkė me grigjėn e vet, u gjet para
njė shtėpie tė rrėzbitur, me do dyer me dėrrasa. Kishte etje.
Shtyu derėn. Ajo u hap me njė gjėmė si tė njeriut. Delet mbetėn
nė rrugė ndėrsa vetė hyri brenda oborrit jo fort tė vogėl. Nė
fillim i ra nė sy njė bunar me rrethojė druri me kovėn varur nė
njėrėn anė. Mori kovėn dhe e lėshoi poshtė me rrapėllimė. Pasi
qė nxori kovėn plot me ujė dhe ndėrsa matej qė tė pinte nga
kova, pranė saj u gjet njė grua plakė me njė atki mbi kokė e nė
trup dhe e cila me njė zė mė shumė lutės sesa urdhėrues i tha
Shegės:
- Qe, lokja po ta bie njė tas…
Shega, lėshoi kovėn mbi drurin e rrethojės e iu pėrgjigj plakės
me theks jevg:
- Ani, loke, po presi. A vetėm je, a?
- Vetėm…
- A do me qiti fall?
Plaka, pėr njė hov u step, por shpejt mori veten e tha:
-Paj, pėr fall edhe kemi mbet, pasha loken! Po, me ēka qet fall
ti, moj bi?
- Unė po kqyri shuplakin e dorės e tė kallxoj…
- Qe, - tha plaka, - veē po shkoj e po e marr tasin e po vi.
Pasi qė piu dy tasa ujė njė pas njė, Shega kapi me butėsi dorėn e
djathtė tė plakės e nisi tė fėrkonte vijat nė shuplakėn e saj. Plaka
kishte ngulur sytė e saj tė kaltėr nė gojėn e Shegės, e cila me
theksin jevg nisi tė fliste:
- Mori, loke! Mori nane! Ty tė paska ra ni mėrzi i madh…
Mirėpo, shyqyr, shyqyr, udha po ēelet. Pas do dita po vika
ni gėzim e madh…
- Paj, ēfarė gėzimi mė pret mua, moj bi?...
- Jo, po, po! Kėshtu po thot falli, loke!...
Nė kėto fjalė e sipėr njė shpėrthim i fuqishėm u dėgjua jo fort
larg. Shega shikoi andej prej nga erdhi shpėrthimi e vazhdoi:
- Mbas bumullima vjen shiu…Mbas Shiu nxeni
dielli…Mbas dielli ritet kollomboqi…A more vesh, mori
loke?
Plaka, si tė ishte zgjuar nga gjumi duke fshirė fytyrėn thatuke,
pėrcjellė me njė gjysmė buzėqeshjeje, tha:
- Pasha loken, gjė prej gjėje nuk mora vesh! Ēfarė falli ėshtė
ky? Gjithkush e di se mbas bubullimės vjen shiu e mbas shiut
nxenė dielli e se mbas diellit rritet kollomoqi. Mirėpo, si tė rritet
kollomboqi kur sivjet mbetėm pa e mbjellė fare?...
- E mbjelli, po mbjelli Amerika, loke! – tha Shega duke
buzėqeshur dhe ngadalė ia lėshoi plakės dorėn.
- Eh, eh, - bėri plaka si e ēliruar,- valla n’e pastė mbjellė
Amerika atėherė bėhet, bėhet. Por, ēfarė e mire tė solli ty
kėndej e kah je kah shkon?
- Po shkoj me mledhi dhen nepėr ahrat. Gjynah, kanė mbeti
hajvanati nepėr ahrat lidhun e pa uji...Lopat po shloj e
dhent po mari...
- Pale, pale, - bėri plaka, - po ēfarė dhensh a ēfarė pusi nėpėr
kėtė rropllimė, moj bi?
- Dhenat po shesi e po mari ni nuse pėr djala se m’u ka ritė...
- Po, sa vjeē e ke djalin?
- Gjashtėmbėdhetė vjeēa...
- Paj, i ri qenka djali pėr martesė...
- E, po, na magjupat po martova heret mos me na hupė fara...
- Allah, Allah! – tha plaka dhe sikur iu kujtua diēka fort e
rėndėsishme, iu drejtua Shegės: - Po, a e do do bukė, oj bi?
- Jo, loke, Zoti dhashtė bereqeti, ty! Kam buka, - tha Shega
duke prekur strajcėn kraheqafė dhe vazhdoi, - unė po veti
ty a din ti ku osht ahri i Haki Caka?
- Po, lokes. Nuk ėshtė shumė larg prej kėtu, por ti vetėm
ndiqe kėtė rrugė se kjo rrugė tė ēon deri afėr shpisė sė Haki
Cakės, krejt afėr rrugės sė madhe qė tė ēon pėr Vushtrri.
Shpia e Haki Cakės ėshtė allafranga, kurse mbrapa shpisė
ėshtė ahri me tulla... Veē, mua mė duket se nė shpiat e Haki
Cakės janė milicia e mos po tė zė sherri me ta...
- Edhe hajri edhe sheri shkoni bashkė, loke. Zoti tė dhashtė
bereqeti, loke e Zoti ta rujtė!...- tha Shega duke dalė nga
oborri.
- Hajde tė priftė e tė pėrcjelltė e mbara, oj bi! – tha plaka
duke ngritur dorėn thatake kot.
2.
Kur doli Shega nga shtėpia e rrėzbitur, shikoi djathtas e majtas,
por delet nuk ishin askund. Vetėm qė nuk e lėshuan kėmbėt. E
kapi njė etje e hatashme, por inati nuk e la qė pėrsėri tė kthehej
te plaka pėr tė pirė ujė. U ul dhe u mbėshtet rrėzė njė plepi tė
madh skaj rrugės e nisi tė mejtohej:
“ Ka mundėsi tė kenė marrė rrugės pėrpjetė, mbrapa, drejt
shtėpisė sė vet...I tėrheq shtėpia e vet, por delet janė si fort
torollake pėr diēka tė kėtillė... Pastaj jemi larguar bukur shumė
nga Lugu i Karaazmonit...Tė kenė vazhduar drejt atij livadhit tė
madh qė dukej nga kodra?...Tash e lumja Shegė, qiti fall vetes
sate se lehtė e kishe me plakėn e ngratė!...Tash s’mė ka mbetur
tjetėr vetėm tė shkoj te plaka e ta lus qė ajo tė mė qes fall mua e
tė mė tregojė se nga mė kanė vajtur delet...”
Nė kėto mendime e sipėr krisi njė shpėrthim shumė i fortė e
krejt afėr. Toka u dridh. Edhe plepi gjėmoi duke i kėrkėllitur
rrėnjėt. Shega i dha zor e u ngrit nga vendi. Curroi veshėt e
gaprroi sytė andej prej nga kishte ardhur Krisma e madhe. Dhe,
ende pa u ngopur frymė Shega, ja edhe njė shpėrthim tjetėr edhe
mė i fortė e edhe mė afėr... Shega u bė tėrė sy e vesh. Atje
poshtė rrugės dėgjoi qartė njė blegėrimė deleje e pastaj edhe
disa blegėrimė tjera. Shegės i qeshi fytyra dhe sakaq i kaloi etja.
Me hapa tė shpejtė u drejtua tatėpjetė rrugės sė shkretė. Pasi qė
kaloi njė kthesė tė rrugės kėsaj i ra nė sy grigja e tubuar rreth njė
plepi. Shega, pa menduar fare u lėshua nė vrap. E mbushur
frymė fort, u afrua te grigja e deleve e tė qengjave tė tulatur. I
trembi me shkop dhe pasi berret u vunė nė lėvizje andej kah
donte Shega, ajo nisi tė fliste me delet sikur ato tė merrnin vesh
nga muhabeti i saj:
- Hajde, hajde se nuk u bė kiameti nėse NATO-ja na
bombardoi pak...Qyqet, ju vetėm dini tė mendoni pėr
gushat e pėr prapanicat tuaja!...Ja edhe pak e do tė
mbėrrijmė te ahuri i Haki Cakės e po ju bashkoj me ato
shoqet tuaja tė ngujuara...
3.
Rruga po bėhej gjithnjė mė e gjerė e mė e fortė. Jo fort larg
dukej fare mirė rruga e asfaltuar qė lidhte Prishtinėn me
Vushtrrinė. Dukej edhe fshati tė cilit nuk ia mbante mend emrin.
Dielli qė shpėtoi nga retė kishte edhe njė copė bukur tė madhe
derisa tė fshihej prapa majės sė Qyqavicės. Kur doli nė rrafsh iu
shfaq para sysh krenare shtėpia allafrėnga mbrapa sė cilės dukej
njė pjesė e ahurit me tulla tė kuqe. Shega mori frymė thellė me
njė ndjenjė gėzimi e droje. Grigja e deleve shkonte tubė, kur
papritmas, prej mbrapa njė plepi tė madh doli nė rrugė njė polic
me automatik nė dorė tė drejtuar kah Shega duke folur serbisht:
- Kah ia ke mėsyrė, ti, moj grua me kėto dele?
Shega pėr njė moment u step, por shpejt mori veten e iu drejtua:
- O, gospodin milic, po mledhi dele nepėr katuni e po shesi
nė qytet...
- E, kujt po ia shet?
- Po shesi ati qė po paguj paret...
- Shiko, shiko! Mos i ke vjedhė?
- Jo, gospodin milic, pasha kėta sy! Po mari delet qė kanė
meti nėpėr shpia. Lopat po shloj e delet po tuboj e po
shesi...
- Po shoh se paske edhe qingja...
- Po, po, gospodin milic edhe qingjat...
- Grahu, pra drejt asaj shpie tė madhe qė po e sheh nė rrafsh!
- Po, gospodin milic, unė po shesi edhe milicisė...
- Domethėnė ti je e gatshme qė tė bėsh tregti edhe me
milicinė, a? – tha polici me shpoti.
- Po, gospodin milici, unė po boj tregtia kush po jepi pare. –
tha Shega dhe si me ndrojtje e mati me shikim policin.
Ai ishte njė trupmesėm, shpatullgjerė dhe i veshur me
antiplumb. Ai ia bėri me dorė kah rrugica qė dilte nga rruga e
madhe dhe qė merrte drejtimin kah shtėpia e madhe. Shega i
trembi delet nė atė drejtim kah i tha polici dhe ndėrsa zemra e
saj shpejtoi rrektimėt ajo mendoi vetmevete:
“O, i lumi e i madhi Zot, ma ruaj gjakftohtėsinė, ma forco
guximin e ma kthjello mendjen mė shumė se kurrė”!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:20 am

4.
Shega u grahte deleve duke folur me to ndėrsa me bisht tė syrit
pėrcillte policin me automatik nė dorė. Pasi qė iu afruan shtėpisė
sė bukur midis njė livadhi me barė tė rrallė, ai vuri automatikun
nė krah dhe nxori nga xhepi i parmė “toki-vokin” e aktivizoi dhe
nisi bisedėn:
- Alo, shef! Mishin pėr nja njė muaj e sigurova...Njė cigane
donė tė bėjė tregti me ne...Ha, ha, ha! Paj djalli e marrtė
vesh, por kjo po thotė se i ka mbledhur nėpėr shtėpitė e
braktisura dhe se ėshtė e gatshme tė na i shesė...Paj, sa po
shoh ėshtė njė cigane tipike...Alo, ti, cigane, - thirri polici
Shegėn dhe e pyeti, - si e ke emrin?
Shega ngadalėsoi hapat dhe pasi mbeti krejt afėr policit iu
pėrgjigj:
- Ramize...
- E, mbiemrin?
- Karaxha.
- Alo, shef! Po thotė se e quajnė Ramize Karaxha...A e ke
letėrnjoftimin?
- Jo, gospodin milic! A prej magjupes po lypish liēna karta,
a?
- Po thotė se nuk e ka...Paj, nuk mund tė jetė njeriu qind pėr
qind i sigurt, por po i vika njė erė e tmerrshme...Ik atje! – iu
ngėrmua polici Shegės, - Tė vika era si djallit...
- Valla, gospodin milic, po vjen keq, ama neve magjupit po
na vjen era. Ēka ta boj, pej likure nuk mujti me
dalė...Magjupi osht magjup, taksirat kena pasė...
- Mjaft, mjaft! – gėrthiti polici. – Ik tutje, moj ndytėsirė e
grahu deleve andej kah tė thashė se i dhe erė gjithė
fshatit!...
Shega shikoi diellin qė po qėndronte larg maje Qyqavicės,
pastaj uli kokėn dhe bėri ashtu si i tha polici duke menduar me
vete:
“Ēfarė mujshori i ndyrė, por mos na le Zot pa ta”!
VI
1.
Sa mė shumė qė afrohej shtėpia e bukur e Haki Cakės afėr
asfalltit aq mė shpesh Shegės i shkonin disa tė drithma nė bark.
Por, ajo shpejt kujtohej se vetja e saj nuk ishte asgjė mė tepėr
sesa njė e vdekur qė kishte privilegjin tė shikonte e tė pėrjetonte
se ē’bėnin e ē’do tė bėnin tė gjallėt me tė. Kjo gjendje i ngjante
asaj kur njeriu nė ujė nga frika bėhet kruspull dhe e sheh se do tė
fundoset, por sakaq i bie ndėrmend se duhet tė lėshohet e tė
lirohet dhe uji si shpėrblim e qet nė sipėrfaqe dhe e mban lart.
Nė kėto mendime e sipėr Shega, bashkė me delet u gjet nė njė
oborr-livadh dhe nė kthesėn e parė u pėrball me tre policė serbė.
Midis tyre ishte njėri mė i lartė, me mustakė tė zi, tė rrumcallur.
Qė tė tre ishin tė veshur me uniforma komandosh, me revole
pėrbrezi, por pa antiplumb. Polici-komando me automatik nė
pėrcjellje tė Shegės me delet i doli treshes policore nja tre hapa
pėrpara, mori qėndrim gatitu dhe raportoi:
- Zotėri shef, para jush e keni njė cigane tė dyshimtė tė
quajtur Ramize Karaxha, me dymbėdhjetė dele e tetė
qingja. Raporton komandir Jovanoviq Stevo.
- Mirė, Stevo, - tha me zė tė butė shefi, - je i lirė dhe mund tė
shkosh nė detyrėn tėnde – dhe duke buzėqeshur me zė pak
mė zyrtar iu drejtua Shegės e cila kishte mbetur midis
deleve e policėve, - Mirė, bre, zoja rome, a nuk keni frikė
qė tė bridhni e vetmuar fushave e maleve nė kėtė kohė
lufte?
Shega u step. Ajo ishte pėrgatitur pėr tė gjitha situatat, por nuk
ishte pėrgatitur pėr fjalė kaq tė buta. I tha rome. Iu drejtua me ju.
Ajo nuk dinte si tė pėrgjigjej. Shefi, pas njė pritjeje, iu drejtua
pėrsėri me zė edhe mė tė butė:
- Moj zojė, mos vallė nuk e kuptoni serbishten?
Shegės iu hap goja:
- Jo, po, kuptoni, kuptoni, gospodin shef, po foli, po foli...
- E, mirė, pra, prej nga po vjen e ku po shkon?
- Po vjeni pej katuni Batllava e po shkoni nė Vushtrri me
shitė delet...
- Po, por tash ėshtė tepėr vonė pėr pazar. Edhe pak do tė
bėhet natė. Kupton?
- Kuptoj, kuptoj, gospodin shef, por sonte po fleni nė donji
shpia e nesėr po shkoj te kasapi me shitė delet...
- A nuk ke frikė nga shqiptarėt?
- Jo, shiptari po iki...
- Po, a e donė ti Serbinė?
- Po qysh nuk po doja, gospodin shef? Sėrbia osht dėrzhava
joni.
- Po, kush ėshtė kryetari i Serbisė, a e di?
- Po qysh nuk e dini gospodin shef! Ato po dini krejt bota...
- E, po, meqė e ditka krejt bota, kush ėshtė?
- Ai osht roshkopello Slloba, gospodin shef...
- E, ēfarė do tė thotė ajo roshkopillo?
- Roshkopello, roshkopello, po thoni ma i madhi...
- E, si thuhet romisht rroftė kryetari Sllobodan Millosheviq?
- E vizhgaj roshkopello Sllobodan Millosheviq!
- Nėnėn ia kajsha! – tha shefi si me vete e shtoi, - Po, a di ti
shqip?
- Po foli, po foli edhe shqipi...
Shefi u ndal paksa, shikoi tė dy kolegėt e vet nė tė majtė e nė tė
djathtė dhe foli me njė zė mė tė ultė, por qė mund tė dėgjohej
mirė nga veshėt e hollė tė Shegės:
- Ēfarė thoni ju, a mund tė na hyjė kjo nė punė me kėto qė
kemi nė ahur?
- Paj, - tha i majti, - ta provojmė.
Shefi ktheu kokėn kah i djathti. Ai ngriti kokėn lart, ia dha njė
shikim Shegės e tha:
- Paj, pėrse jo? Edhe ashtu nuk humbim asgjė. Nėse del diē
mirė e nėse nuk del asgjė, prapė mirė...
Shefi iu drejtua Shegės me zė tė butė:
- Dėgjo, zojė!
Shega ia hapi sytė shefit. Ai vazhdoi:
- Nėse do ta kryesh njė punė tė vogėl pėr ne ke pėr ta marrė
njė shpėrblim tė madh prej nesh. Kupton?
- Kupton, kupton, gospodin. Po fshini shpia, a?
- Jo, jo! Ēfarė tė fshiri! Diēka mė tė lehtė, mė tė lehtė...
- Ēka po thoni, unė po boni, zotėri shef. Unė po doni shumė
roshkopello Slloba...
- Unė po e shoh se ti je njė zojė e vėrtetė dhe se ti e donė
shtetin tonė. - Shefi ia bėri me dorė qė tė afrohej dhe pastaj
shtoi: - Ne, kėtu, nė atė ahurin tonė andej e kemi zėnė njė
grup pshurrajkash qė janė munduar ta rrėzojnė pushtetin
tonė edhe liderin tonė Sllobėn...A po kupton?
- Po kuptoni, po kuptoni, ama ēka unė me boni?
- Ti e ke pėr detyrė tė marrėsh vesh si i kanė emrat e
mbiemrat dhe adresat e shpijave tė tyre... A po kupton?
- Kuptoni, kuptoni, ama mos po rrehi ato mu...
Shefi shikoi dajthatas e majtas dhe tha me zė tė ulėt:
- Nė rrot tė samės! Po ē’po i vika era qenef!- por me mundim
tė madh frenoi veten dhe pėrsėri me zė normal e tė butė iu
drejtua Shegės qė ishte jo mė larg se njė hap larg tij: - E
dimė ne atė punė shumė mirė, mirėpo ti si tė futesh nė ahur
ke me na sharė neve, Sllobėn...
- Jo, valla, gospodin shef, Slloba nuk shavi se nuk ma dovi
zemra...
- E, mirė, pra, thirr: rroftė NATO! Rroftė Amerika! Rroftė
UĒK!... A po kupton?
- Po kuptovi, po kuptovi, ama zemra nuk po doni...
- Ama, nesėr nė mėngjes, ke pėr tė marrė shpėrblim tė
madh...
- E delet e mi ku po leni? – ndėrhyri Shega duke u shtirė e
brengosur.
- Hiē mos ke merak pėr delet. Nėse do ta kryesh detyrėn si
duhet prej dymbėdhjetė dele sa ke tash do tė bėhen njėqind
e njėzetė!...
- Njėqind e njėzetė! Edhe unė po boni ēa po thoni ti,
gospodin shef...
- Por, shiko! – ndėrhyri shefi me seriozitet. - Tė mbash mirė
nė mend emrat, mbiemrat dhe adresat e tyre, a?
- Hiē mos boni gajle, po mani mend, po mani...
- Jovo, - i tha shefi policit-komnado qė kishte nė krahun e
djathtė, - kontrolloja tė lutem atė strajcėn, merrja atė
shkopin dhe ēoje kėtė zojėn nė detyrėn e vet.
Polici Jovo e vuri Shegėn pėrpara drejt ahurit, kurse shefi i tha
policit tjetėr qė mbeti me tė:
-Ēedo, hajde ta lajmėrojmė komandėn!
2.
Polici Jovo, pasi qė shikoi strajcėn, nxori nga andej pjatėn dhe
lugėn e, pasi qė shikoi ēfarė kishte nė strajcė, pėrsėri lugėn e
pijatėn i kthei mbrapa nė strajcė dhe me ushtimė tė hollė
fėrfėlloi strajcėn tutje pėrtokė. Pastaj iu avit derės sė ahurit dhe
kur me ēelėsin e madh hapi me rrapėllimė derėn e ahurit prej
andej doli njė kutėrbim i tmerrshėm. Ai, kapi pėr krahu Shegėn,
dhe e shtyu me forcė brenda duke i thėnė:
- Hajde, kurva magjupe se edhe ti e ke vendin kėtu me kėto
kurvat shqiptare!...
Shega u pėrplas mbi bykun e ndotur, kurse polici Jovo, mbylli
derėn me rrėmbim, por qėndroi pėr disa kohė pas derės duke
pėrgjuar. Pas pak nisėn britmat e Shegės:
- Poshtė banditi! Poshtė krimineli! E vizhgaj UĒK! E
vizhgaj Amerika! E vizhgaj NATO!...
Pėr njė kohė mbretėroi qetėsi e plotė. Shega vazhdoi:
- Ku jeni, bre ēika kosovare, he ja hangsha loēka, une juve!
Ku jeni, bre, dalldysha! Ju jeni, bre, drenushat e tezes
Ramize...
Mimoza, pas njė hezitimi tė shkurtė njohu Shegėn dhe nga
gėzimi e pikėllimi nuk pėrmbajti dot vajin. Njė nga njė edhe tė
katėr gocat tjera ia filluan kujės meqė edhe ato e kishin vajin nė
buzė. Shega nuk e humbi veten. Asaj, dalėngadalė iu mėsuan
sytė nė gjysmerrėsirė. E dalloi Mimozėn nga e cila kishte
mbetur vetėm hija. Iu afrua ngadalė, ia shtrėngoi dorėn dhe pasi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:20 am

qė e shikoi mirė e mirė, ia shkeli syrin e vazhdoi tė fliste si
magjupe duke pėrqafuar tė gjitha gocat njė nga njė:
- Pse po kani, mori, vajza, po na ka nxoni taksirati, bre! Na
ēini kapak milicia e na shloni. Nuk bohet kijameti...
Pas kėsaj, Shega iu afrua pėrsėri Mimozės, e mori ngryk, e
shtrėngoi fort e i tha nė vesh:
- Kallxoju nė vesh, me zė krejt tė vogėl, kėtyre fatzezave tua
se kush jam dhe se kam ardhur qė tė ju shpėtoj. Pas kėsaj tė
gjitha le tė shtiren sikur po qajnė dhe ti eja pėrsėri te unė!...
Mimoza bėri ashtu si i tha Shega dhe erdhi te kjo e ia vuri
veshin te goja. Shega e pyeti shkurt:
- Bija ime, a je e gatshme qė tė vdesim pėr lirinė tonė?
- Po. – tha Mimoza.
- Pra, vazhdo tė shtiresh sikur po qanė dhe fillo menjėherė e
gjurmo, pėllėmbė pėr pėllėmbė ahurin dhe mblidh me
kujdes ēfarėdo lecke, sixhimi, konopi, rripi a teli qė tė ketė
dhe vėri atje, nė kėndin e verbėt. Kuptove?
- Po, kuptova. – tha Mimoza dhe menjėherė filloi nga puna
duke u shtirur se po qante.
Pas kėsaj, Shega iu afrua vajzės qė kishte mė afėr. Ishte ajo njė
vajzė mė e gjatė se Shega, kishte sy tė zjarrtė e mjekėr tė
fuqishme me birė nė mes. Ajo, pa fjalė la vajin dhe afroi veshin
te goja e Shegės.
- Si e ke emrin? – e pyeti Shega.
- Hilmie.
- Nga je?
- Prej Mitrovice.
- A ke pasur dike nė familjen tėnde qė ėshtė marrė me
politikė?
- Po, babgjyshin.
- E, baba?
- Jo!
- Ku tė zunė?
- Mė nxorėn nga kolona qė na kishin nisur pėr Shqipėri.
- Evlad, a je e gatshme qė tė vdesim pėr lirinė tonė?
- Po! – tha Hilmia dhe papritmas shtrėngoi me forcė trupin e
Shegės.
- Pra...- dhe i shpjegoi Shega se ēfarė duhej tė bėnte edhe
ajo.
Edhe Hilmia vazhdoi tė shtirej se qante e filloi hulumtimet nėpėr
ahur. Shega iu afrua tjetrės qė kishte nė tė djathtė. Ajo, njė vajzė
sykaltėr e vithegjerė, largoi flokėt e gjatė e tė verdhė dhe afroi
veshin te goja e Shegės.
-Si e ke emrin?
- Sanie.
- Nga je? – e pyeti Shega duke ia vėnė duart rreth belit.
- Nga Bajgora, por e rame nė Vushtrri.
- Ēka tė punon baba?
- Ka qenė minator nė Trepēė, por vdiq i ri.
- Kė ke nga familja?
- Jemi katėr motra e nėna.
- A je e gatshme tė vdesim pėr lirinė tonė?
- Tash jam, por po drojė se jam vonuar...
- Jo, jo, kurrė nuk ėshtė vonė! Pra... – i shpjegoi Shega edhe
kėsaj se ēfarė duhej tė bėnte dhe u drejtua kah goca e tretė
qė qėndronte pak mė larg.
Ajo ishte njė vajzė rrumbullake, mė e vogėl nė shtat se Shega
me sy tė mėdhenj e tė zi, gojė tė vockėl e me faqet ende tė kuqe.
Shega i vuri dorėn nė shpatull dhe afroi gojėn te veshi i saj:
- Goce, sa vjeē je?
- Gjashtėmbėdhjetė.
- A ėshtė marrė dikush me politikė nga familja jote?
- Askush.
- Nga je?
- Prej Hajkobille e rame nė Prishtinė.
- Si e ke emrin?
- Xhevrie.
- Ku tė zunė?
- Mė zbritėn prej traktorit nė tė dalė nga qyteti.
- Bija e nėnės, a je e gatshme tė vdesim pėr lirinė tonė?
- Veē a ėshtė e mujtun?
- Pra...- Edhe kėsaj Shega i tregoi se ēfarė duhej tė bėnte.
Edhe Xhevria filloi nga vaji i shtirur dhe nga puna qė iu tha.
Ndėrsa Shega po mendonte ku i humbi e pesta, kur ajo, e gjatė, e
thatė, me gojė tė madhe e buzė tė trasha dhe me disa dhėmbė tė
mėdhenj e paksa tė qitur jashtė, i doli vetė prej mbrapa shpine
pėrpara.
- Ja, ku jam edhe unė. – tha ajo me zė normal duke
buzėqeshur si me turp. – E vetmja jam qė ende nuk mė
kanė dhunuar...
- A po mbeti merak me probitė matrakulat e milicisė, a? –
tha Shega nė zhargonin jevg.
Tė gjitha gocat, me shpejtėsi mbyllėn gojėt qė tė mos qeshnin.
Shega tėrhoqi tė gjatėn pranė trupit tė saj, ia uli kokėn pranė
veshit tė vet e i pėshpėriti:
- Nga je?
- Nga Mikushnica.
- A ėshtė marrė dikush nga familja jote me politikė?
- Tė gjithė, me babgjysh e me katragjysh. Edhe tash tė gjithė,
me babė e me vėllezėr i kam nė UĒK. – i pėshpėriti ajo
Shegės nė vesh.
- Po, a di tė punosh me armė? – i pėshpėriti asaj Shega nė
vesh.
- Po. Me kallash e me revole.
- Si e ke emrin?
- Shqipe.
- Pra, ty nuk ka nevojė tė tė pyes se a je e gatshme qė tė
vdesim pėr lirinė tonė?
- Nuk ka nevojė. Me vete mė ke?
- Po, ty ku tė zunė?
- Mė zunė nė fshat. Mblidhja kafshėt e mbetura gjallė pėr t’i
ēuar nė mal pėr furnizim.
- E, po, atėherė...- Dhe Shega i shpjegoi edhe Shqipes se
ēfarė duhej tė bėnte deri nė detyrėn e ardhme.
Jeta brenda ahurit tė Haki Cakės u ngjall. Ndėrsa vaji i shtirur
ushtonte me forcė, kashta e byku gumėzhinin ndėrsa tė pesė
gocat me kujdes tė madh hallakatnin ēdo skutė e ēdo pėllėmbė.
“O, i lumi e i madhi Zot, mė ndihmo!” - u lut Shega vetmevete e
nisi tė studionte ahurin sa ishte ende dritė. Ahri kishte tre
grazhde tė mėdhenj ku me gjasė flinin gocat. Aty ishin edhe
pesė shtylla tė trasha qė mbėrrinin deri nė tavanin e ahurit. Dera
e madhe metalike hapej jashtė. Afėr dere ishte dhe njė kovė e
madhe e mbushur pėrgjysmė me urinė. Papritmas Shegės iu
afrua Mimoza. Nė dorė mbante njė sėpatė tė ndryshkur e me
gjysmė bishti tė thyer. Shega mori sėpatėn nė dorė, e shikoi me
gėzim, pastaj shikoi me nxitim kah dera e dritarja e lartė me
grila dhe vrik fshehu mjetin pėr trupi. Nė vesh i pėshpėriti
Mimozės:
- U bė shumė mirė. E bėmė mjetin e parė. Ti e gjete, ti do ta
ruash dhe ti do ta pėrdorėsh. U bė?
Mimoza e gėzuar pohoi me kokė. Mori sėpatėn nė dorė dhe
vazhdoi hallakatjen. Pas pak te Shega u afrua Hilmia me disa
copa sixhimash, tojash e telash elektrikė nė duar. Shega e
pėrqafoi fort dhe i pėshpėriti nė vesh:
- Tė ka tezja kreshnike! Tė lumtė! Vazhdo!
Porsa u shkėput Hilmia u afrua Sania plot gaz me disa rripa
pajisjesh pėr kuaj nė duar. Shega shikoi grumbullin e rripave e
iu hodh nė pėrqafim gocės me flokėt shtėllungė dhe i pėshpėriti
nė vesh:
- E kam ditur se ke pėr tė bėrė punė tė madhe. Tė lumtė!
Vazhdo edhe pak! Ende pa u larguar Sania, prapa shpinės
sė Shegės priste Xhevria rrumbullake me njė qyski tė
madhe nė dorė dhe me njė lėmsh tė madh teli tė butė e tė
veshur tė bakrit. Shega puthi gocėn nė tė dy faqet e pasi qė
bėri sikur donte t’ia kafshonte veshin i pėshpėriti ėmbėl:
- Ty tė ka tezja mė tė mirėn! Paske vyer fort. Tė lumtė!...
Mu nė kėtė ēast bumbulluan dy shpėrthime njėra pas tjetrės.
Goca u trand paksa, por Shega e shtrėngoi fort pėr trupi dhe i
pėshpėriti edhe mė ėmbėl:
- Ja, ky qe urimi i NATO-s pėr ty. Tash merre kėtė lėmsh,
shko te grazhdi nė ballė dhe ngadalė-ngadalė zhvilloje telin
duke e sjellė rreth dy shtyllave tė grazhdit. A more vesh?
Xhevria e puthi Shegėn nė faqe dhe i pėshpėriti nė vesh:
- A tė kam nėnė?...
Duke pėrcjellė me sy tė rrėmbushur Xhevrien rrumbullake pėr
nė vendin ku i tha, Shegės shikimi iu ndal mbi fytyrėn e Shqipes
e cila, e turpėruar e hante buzėn e poshtme me dhėmbė. Shega iu
afrua dhe ia vuri krahun rreth belit. Shqipja uli gojėn te veshi i
Shegės e i pėshpėriti:
- Unė e zeza, ende nuk gjeta asgjė pėrveē njė cungu tė madh.
- He, ty tė paēa! – i pėshpėriti Shega nė vesh. - Po, ti na e
paske gjetur tavolinėn pėr punė...
Shqipja buzėqeshi dhe mbuloi gojėn me dorė.
- Ku e ke cungun? – i pėshpėriti Shega nė vesh.
Shqipja e kapi pėrdore dhe e ēoi nė fund tė ahurit. Cungu
qėndronte i madh, i gjerė dhe stabil. Shega, me njė lėvizje tė
shpejtė tė llėrės, fshiu bykun nga sipėrfaqja e cungut, u ul vet
pranė cungut dhe duke tėrhequr Shqipen pėrdore e uli pranė
vetes dhe i pėshpėriti nė vesh:
- Dėgjo, ti po mė dukesh mė me pėrvojė se gocat tjera,
prandaj sė bashku duhet ta diskutojmė planin e shpėtimit.
Kupton?
Shqipja lėvizi kokėn nė shej pohimi.
- Unė do ta shtroj planin, kurse ti do tė bėsh vėrejtjet e tua.
Shqipja hėngri buzėn me dhembė. Shega vazhdoi pėshpėritjen
nė veshin e saj:
- Ti, kėtu brenda i di gjėrat si shkojnė, prandaj unė kam
nevojė pėr kėshillat e tua. Atė qė unė kam nė kokė duhet ta
pėrputhim me realitetin kėtu qė plani ynė tė jetė i realizueshėm.
Pėr kėtė arsye, tė lutem qė tė mė thuash se si shkojnė e vijnė
punėt kėtu me ju?
3.
Shqipja, pėrcjellė me njė frymėmarrje tė rėnduar nisi tė
pėshpėriste nė veshin e Shegės:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:21 am

Pėr ēdo mėngjes vjen shefi e na zgjon nga gjumi me njė
thirrje trishtuese. Dy prej nesh e marrim teneqen dhe e
qesim e e derdhim mbrapa ahurit te plehrat. Pastaj shefi na
e jep njė llastik me pesė vekne pėr njėzetė e katėr orė dhe
njė enė plastikė me ujė gjithashtu pėr njėzetė e katėr orė. E
mbyll derėn e shkon. Natėn e parė, para shtatė ditėsh, nga
katėr bisha i kanė dhunuar njė nga njė tė katėr gocat, si po
ju thua ti. Netėve tjera, ēdonjėri e merr nga njė. Mua nuk
mė morėn sepse mė thanė qė jam e shėmtuar. Sė pari herė
nė jetėn time u gėzova qė nuk jam e bukur... Vonė natėn,
pasi qė pijaven mirė e mirė, njė nga njė, vijnė e i marrin
kėto tė katrat, i ēojnė lart nė kat, i fusin nė banjo dhe nga
banja drejt e nė shtratin e dhunimit, deri nė karaferk. Nė
karaferk, tė gjorat, i bien dhe i pėrplasin kėtu. Tmerr!...Na
ėshtė bėrė jeta ferr!...- pėrfundoi Shqipja rrėfimin e filloi
dėnesjet.
Shega pėrkėdheli lehtas faqen e Shqipes dhe nisi pėshpėritjen
nė veshin e saj:
- Ēka ta merr mendja a mundemi ne pesė ta nėnshtrojmė njė
bishė policore?
- Paj, nėse veprojmė pėrnjėherė, po.- pėshpėriti Shqipja.
- Po, - ndėrhyri me pėshpėritje Shega, - ēfarė armėsh merr
me vete shefi kur vjen kėtu nė mėngjes?
- Vetėm revolen.
- Po, a mund tė ēarmatosen ato bishat tjera vetėm me njė
revole? – pėshpėriti Shega.
- Po, se ata do tė jenė tė ēkokėrdhuar, nė gjumė. Problem
janė dyert e dhomave nėse janė tė mbyllura...
- Dyert i ēelim me qyskinė qė gjeti Xhevria. E ke parasysh
kėtė mundėsi?
- Paj, meqė do tė jenė tepėr tė lodhur mund ta bėjmė edhe
kėtė...
- Unė mendoj se porsa ta qetėsojmė, shefin duhet ta lidhim
pėr atė shtyllėn pas dere me ata telat e bakrit qė po i
zhvillon Xhevria atje te grazhdi.
- Po, - pėshpėriti Shqipja, - tojat, sixhimat e rripat nuk na
duhen fare sepse pėr kėtė punė mė sė miri na bėjnė punė
telat e bakrit se bakri ishte mjaft i trashė, i fortė, por edhe
mjaft i butė pėr tė manipuluar me tė...
- Ashtu mendoj edhe unė. – iu pėrgjigj Shega me pėshpėritje.
Pėr atje lart do tė veproj unė sipas rrethanave qė do tė jenė.
Nėse do tė jenė nė gjumė si thua ti, atėherė puna do tė jetė
mė e lehtė e nėse jo puna do tė jetė mė e ndėrlikuar. Por,
pėr ēdo rast, ti me revole do tė vijsh pas meje, ose do tė
fshihesh pas kėndit tė ndėrtesė, pas shkallėve, ose do tė
shohim si tė vie puna...- pėshpėriti Shega dhe pasi
shtrėngoi fort Shqipen, u ngrit e shkoi te tė tjerat, duke i
ndalur njė nga njė. Tė gjithave me radhė u pėshpėriti nė
vesh me gėzim e u tha qė tė ndėrpritnin hallakatjen dhe tė
gjitha tė shkonin te Xhevria rrumbullake e t’i ndihmonin
asaj nė zhvillimin e prerjen me sėpatė sa mė me pak
zhurmė tė telave dhe ata tė paluar t’i sillnin tek ajo.
Telat e parė tė prerė erdhėn te cungu ku ishin Shega e Shqipja.
Shega e mori tė parin dhe e kapi nė dy skajet. Teli doli mė i
gjerė se njė pash. Shega i pėshpėriti Shqipes:
- Qenka i trashė, i fortė e i gjatė sa me e lidhė njė buall...
Pa thėnė asnjė fjalė e mori telin nė duar edhe Shqipja dhe e mati.
Ajo, me tel nė duar e pėrqafoi fort Shegėn, ra nė dy gjuj para saj
dhe i pėshpėriti:
- Vallė, a do tė na ndihmojė Zoti?
- Atyre qė i besojnė, Zoti u ndihmon. – u pėrgjigj Shega dhe
vrap shkoi te gocat, atje ku priteshin telat.
Tė parėn e pėrqafoi mė tė voglėn, Xhevrien rrumbullake e i
pėshpėriti nė vesh:
- Tė ka nėna luaneshė!
- Ishalla, nėne!– iu pėrgjigj me pėshpėrimė vogėlushja.
Pastaj Shega iu afrua Hilmies e i pėshpėriti:
- Tė kam luaneshė!
- Mė ke trullavicė, moj teze! – i pėshpėriti ajo duke dėnesur.
Shega u shkėput nga Hilmia dhe pėrqafoi Sanien e i pėshpėriti:
- Tė ka tezja luaneshė!
- Mė ke pus tė zi, moj teze! – iu pėrgjigj Sania duke
pėrqafuar me forcė Shegėn.
Tė fundit Shega pėrqafoi Mimozėn e i pėshpėriti:
- Gjithmonė ke qenė luaneshė e edhe tash je luaneshė.
- Kam qenė dikushi, nėna-Shegė, ndėrsa tash jam qyqe e
rrembit!
- Do tė shohėsh se nuk je ajo qė po mendon ti pėr veten
tėnde, por je ajo qė po tė them unė!
Dhe Shega, duke i pėshpėritur e duke e pėrqafuar e ledhatuar ia
tregoi shkurtimisht planin e shpėtimit dhe detyrėn e saj qė kishte
pėr tė bėrė. Mimoza, alaminut sikur mori fuqi. E pėrqafoi
Shegėn me aq forcė saqė desh ia zuri frymėn. Pastaj, Shega e
gėzuar, u shkėput nga Mimoza dhe, pasi qė i tha qė t’ia ēonte
gocat njė nga njė, u nis andej te cungu ku e priste Shqipja.
Zgjati gojėn te veshi i saj dhe i pėshpėriti:
- Gocat janė nė kulmin e dėshpėrimit e tė pezmit, por edhe
nė kulmin e gatishmėrisė me u flijue...
- Nuk kanė faj qė janė aq tė dėshpėruara, - iu pėrgjigj me
pėshpėritje Shqipja, - edhe mua shpesh mė shkon mendja
pėrse kėta tė poshtėr nuk mė dhunuan edhe mua e ta ndaja
dėshpėrimin e fatkeqėsinė me to...
- Jo, pa kėtė dėshpėrim tė pafund, pėrveē Mimozės, kėto tė
tjerat nuk do tė vetėdijesoheshin kaq shpejt e kaq shumė,
por edhe pėr kohė tė gjatė do tė mbeteshin trullavica si
delet! - iu pėrgjigj me pėshpėritje Shega e vazhdoi: – Kurse
ti e ke lehtė se je rritur nė njė familje atdhetare dhe je
vetėdijesuar me kohė. Njerėzit tanė duhet tė mėsohen e tė
mbushen me pezėm edhe nga fatkeqėsia e tė tjerėve e jo
vetėm kur ta provojnė nė lėkurėn e tyre!...
Shqipja e puthi Shegėn nė faqe. Nė kėtė e sipėr erdhi Hilmia.
Shega e rroku pėr tė dy duart dhe e uli pranė vetes nė kashtė. Nė
vesh ia pėshpėriti planin e shpėtimit pėr nesėr nė mėngjes dhe
detyrėn e saj qė e priste. Nga gėzimi Hilmia puthi me afsh
Shegėn nė tė dy faqet dhe u ngrit. Shega e tėrhoqi pėr dore e
pasi ajo u kėrrus i pėshpėriti nė vesh:
- Telat e prerė t’i bėni bistek, tre nga tre! Kupton!
Hilmia shkoi te telat e, pas saj erdhi Sania e nė fund edhe
Xhevria e vogėl. Edhe kėtyre Shega me ngadalė e ėmbėl ua
tregoi planin e shpėtimit pėr nesėr dhe detyrat e tyre qė kishin
pėr tė kryer.
Shega e Shqipja mbetėn vetėm pranė cungut.
- Shqipe, - i pėshpėriti vajzės nė vesh Shega,- zemra po mė
thotė se do t’ia dalim. – dhe goditi cungun me grasht.
Shqipja, kapi me duar grushtin e Shegės, e puthi disa herė dhe i
pėshpėriti nė vesh:
- Pa kėtė nuk ka asgjė.
Shega, kapi gishtin tregues tė dorės sė djathtė tė Shqipes e i
pėshpėriti edhe kjo asaj nė vesh:
- Por, pa kėtė edhe mė hiē! Por, a di ēka, shko e thuaju gocave
qė porsa tė kryejnė gėrshetimin e telave t’i sjellin ata te unė, le
ta pinė nga njė tas ujė e le tė pushojnė paksa, sepse do tė
fillojmė nga provat...
4.
Provat ishin fort serioze. Shega luante rolin e shefit tė robėruar,
kurse gocat kryenin gjithnjė e mė me mjeshtri e shpejtėsi rolet
pėr ēka ishin ngarkuar. Prova u pėrsėrit dhjetė herė dhe Shega
ishte e kėnaqur. Pastaj u pėshpėriti gocave qė tė shkonin nė
grazhdet e veta e tė pėrpiqeshin qė tė bėnin nga njė sy gjumė se
egėrsirat porsa tė deheshin do tė vinin t’i merrnin.
Si u tha ashtu dhe u bė. Shega ia bėri vetes njė vend nė kashtė sa
pėr t’u shtrirė dhe pėr tė vėzhguar. Nėpėr dritaren me grila lart
hynte aq dritė sa pėr tė davaritur terrin e plotė. Dikur vonė, nė
natėn e thellė, filloi tė hapej me ngadalė dera e ahurit dhe njė
hije qė hyri mori me vete njė hije nga grazhdi e dolėn jashtė me
ngadalė. Kėshtu, me ndėrkohė tė shkurta, u hap e u mbyll nė tė
njėjtėn mėnyrė dera e ahurit. Shega u ngrit ngadalė dhe shkoi te
skaji i grazhdit mė tė gjatė nė krah me dritaren dhe aty duke
prekur lehtas gjeti trupin e Shqipes. Ajo dėneste me dridhma tė
forta. Shega i shtrėngoi dorėn me forcė e pa fjalė u kthye nė
vendin e vet nė kashtė.
5.
Kur po bėhej vija e parė e agut u hap lehtas dera e ahurit dhe tė
katėr gocat-hije u shtynė vrazhdash nė ahur dhe dera pas tyre u
mbyll me rrapėllimė. Tė katėr gocat-hije u vėrvitėn nė vendet e
tyre ndėr grazhde dhe pllakosi qetėsia. Shega shikoi orėn. Ishte
gati katėr. Nga pėrjetimet e njėpasnjėshme e fort tė rėnda qė
kishte kaluar kėto dy ditėt e fundit sikur i ishte rėnduar paksa
koka, por ende ndihej e fortė. Nuk guxonte as tė lėshohej nė
gjumė, as tė qėndronte e zgjuar tėrė kohėn derisa pritej qė tė
vinte e tė hapte derėn shefi i egėrsirave. Mendja i fluturonte
gjithkah, sa nė momentet qė i prisnin, sa te Heli, sa te Zeka
babaxhan, sa te Azem Zeqiri, sa te e motra e Azem Zeqirit.
Mendja i shkonte te tė gjithė ata qė me mendje ishin me tė dhe
me Dardaninė. Por ahuri i Haki Cakės kishte pėr tė qenė skena
ku do tė luhej sot pjesa dramatike e Shegės me pesė gocat dhe
me policėt-ēetnikė. Nė kėtė pjesė dramatike gjysma ishte fare e
panjohur. Ajo nuk e dinte dhe nuk kishte si ta dinte se ēfarė do
tė bėnin dhe si do tė silleshin dhunuesit e egėr. Pastaj nuk ishte
plotėsisht e sigurt se gocat do tė vepronin pėrafėrsisht ashtu si
kaluan nėpėr provat e paramenduara. Vetėm nė veten e vet ishte
plotėsisht e sigurt...
“Vetėm Zoti i madh na ndihmoftė”! – u lut Shega dhe shtrėngoi
grushtet plot me kashtė.
6.
Papritmas, bubulloi e u dridh toka nga tri shpėrthime tė
fuqishme, tė NATO-s. Shega brofi nė kėmbė dhe shkundulloi
kashtėrat qė i ishin ngjitur pėr trupi. Edhe gocat u zgjuan nga
gjumi, por nuk lėvizėn nga grazhdet ku ishin tė shtrira. Nuk
vonoi dhe me rraptimė tė madhe u hap dera e ahurit dhe
kryeshtruar, por me revole pėrbrezi duke ulėritur hyri shefi:
- Eto vam NATO! Kurvetine!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:22 am

Gocat brofėn nga grazhdet qė tė pestat dhe e rrethuan Shefin.
Sytė i kishin tė drejtuara nga Shega. Ajo, ngadalė iu afrua shefit
andej nga e kishte tė ngjeshur revolen e i tha me zė lutės:
- Gospodin shef, ku i kam delet?
- Ik moj tutje, kush po i ēin delet e tua!…
Dhe pjesa dramatike filloi tė luhej me shpejtėsi tė rrufeshme.
Shega nxori me shpejtėsi revolen e shefit prej kėllėfi. Tė pesė
gocat iu hodhėn shefit pėrmbi dhe e shtruan pėrtokė. Shega, pasi
kishte liruar siguresėn e duke mbajtur “parabellumin” me tė dyja
duart ia futi gypin e mjetit mu nė bark dhe foli:
- Mos lėviz e mos bėzajė nėse e do jetėn tėnde!
Shefit vetėm iu dridhen mustakėt dhe i zbetė si qiriu qėndroi si i
ngrafitur. –Ngrehu nė kėmbė! - urdhėroi Shega shefin.
Ai, duke gjėmuar e duke u dridhur, u ngrit nė kėmbė.
- Shqipe, telat! – thirri Shega me zė jo tė lartė dhe shtoi, -
goca, mbėshteteni pėr shtyllėn anės derės dhe mbylleni
derėn!
Shefi, duke ndier therjen e topitur tė gypit tė revoles nė bark,
nuk kundėrshtonte. U mbėshtet pėr shtyllėn e trashė pa bėrė as
piu me gojėn qė i kishte mbetur hapur. Shqipja ia vuri gėrshetėn
e telave rreth qafės sė trashė dhe e pėrdrodhi gėrshetėn rreth
shtyllės sė trashė derisa filloi shefit t’i zihej fryma.
- Shqipe, prekja me gisht qafėn ndėrmjet telave dhe shiko qė
tė mos i zihet fryma! – urdhėroi Shega.
Shqipja bėri ashtu si i tha Shega.
- Hilmie, ti lidhja krahėt e gjoksin pėr shtylle! Ti, Sanie,
lidhja belin pėr shtylle! Ti, Xhevrie lidhja kėmbėt nėn gjuj
pėr shtylle! Shpejt!
Pasi pėrfundoi lidhja Shega largoi revolen nga barku i shefit e
urdhėroi:
- Ti, Mimozė, merre sėpatėn dhe qėndroi te koka! Vetėm po
hapi gojėn qėlloje midis ballit me tėrė forcėn! Kuptove! Ti,
Shqipe, eja pas meje! Edhe Ti, Xhevrie, merre qyskinė dhe
vrap pas nesh! Ndėrsa ju tė tjerat qėndroni tė pėrgatitura
kėtu brenda! Kuptuat?
Tė gjitha pohuan me kokė. Shega, me revolen e fshehur nė palė
tė kuleve, Shqipja dhe Xhevria, me qyski prapa shpine dolėn
fluturimthi. Hapėsira pėrreth shtėpisė sė Haki Cakės ishte e qetė.
Delet nuk ishin askund. Shega me dorėn e djathtė nė palėn e
kuleve mori shkallėve pėrpjetė duke u bėrė me shej kėtyre tė
dyjave qė ta ndiqnin. Qė tė tria u bėnė bashkė nė korridorin e
gjerė. Qetėsi. Shega shikoi majtas djathtas dhe prapa njė bėrryli
tė vogėl pa, tė mbėshtetur pėr kėnd pesė “kallashnikovė”. Dy
gocave, me duar, u dha shej qė tė merrnin armėt t’i ēonin nė
stallė, kurse Shqipja t’u shpjegonte gocave atje se si pėrdoreshin
armėt dhe tė ktheheshin te kjo.
Kjo kohė e pritjes dhe e pėrgjimit Shegės iu duk njė shekull.
Shqipja u kthye me “kallash” nė krah duke i dhėnė shej Shegės
se edhe atyre tė triave ua kishte pėrgatitur armėt pėr tė shtėnė
nga njė plumb, nga njė plumb. Shega i bėri shej dy gocave qė tė
paloheshin prapa brrylit, kurse vetė me ngadalė provoi dhe e
gjeti tė hapur derėn e parė nė tė majtė. Komandos Ēeda ishte
vdekur nė gjumė. Gėrhama i shkonte fishkėllimė. Shega vėrejti
“parabellumin” me kėllėf dhe “toki-vokin” tė vendosur mbi
kolltukun pranė dritares. Si e porositur, nė derė u paraqit Shqipja
me armė nė dorė. Shega mori me ngadalė revolen me kėllėf dhe
“toki-vokin” e ia zgjati Shqipes. Ajo vuri armėn e gjatė nė krah
dhe shpejt e shpejt ngjeshi revolen pėrbrezi dhe fiku “tokivokin”.
Shega i bėri shej Shqipes qė tė largohej dhe vetė iu afrua
Ēedės dhe e thirri me zė tė butė:
- Gospodin komandir! Gospodin komandir!
Ai nuk dėgjonte, por vazhdonte gėrhitjen. Shega, me dorėn e
djathtė nė gjirin e kuleve, u largua pėr njė hap nga shtrati dhe
shoqėruar me thirrje, me dorėn e majtė preku Ēedėn nė gju.
Ēeda u trand, hapi sytė dhe i habitur qė shihte Shegėn para
vetes, fshiu sytė dhe kur u bind se nuk ishte nė ėndėrr iu drejtua
kėsaj me pėrbuzje:
- Prej nga ti kėtu, moj magjupe?!
- Gospodin komandir, po thirri ty shefi nė shtalla se njo ka
vari veten...
- Paj, ēka po mė kėrset mua k...- u mundua tė thoshte diēka
Ēeda.
- Po, po, por shefi po thirri. Shpejt!Shpejt!
- Ah, ta ****** shefin! – tha Ēeda dhe prishaqefas sa s’ka u
ngrit nga shtrati dhe me hapa shatrapul mori tatėpjetė
shkallėve.
Shega iu ngjit mbrapa. Nė momentin qė Ēeda hapi derėn dhe
bėri hapin e parė nė ahur, Shega iu futi gypin e revoles nė kurriz
dhe i foli me serbishte tė pastėr:
- Duart lart e mos lėviz nėse ta kėnda jetėn!
Ēeda ēoi duart e shikoi djathtas majtas. Kur pa katėr tyta
kallashnikovėsh tė drejtuara kah ai dhe shefin se nė ē’ gjendje
ishte i shkuan pordhėt varg.
- Shefe...- deshi tė thoshte diēka, por nga e majta Shqipja ia
futi “kallashin” nė bri e iu ngėrdhuc:
- Ēuti!
Ēedės i mbeti fjala nė fyt. Shega i tha Ēedės me tė butė:
- Afrou te ajo shtylla, atje! – dhe e shtyu me gypin e revoles
nė shpinė te shtylla midis dy grazhdeve. Ēeda bindej pa
fjalė. Ajo e urdhėroi qė tė kthehej me shpinė kah shtylla
dhe e mbėshteti pėr tė! Pastaj iu drejtua vajzave: - Goca!
Telat!
Pėr sa hap e mbyll sytė Ēedės sė zbehur mė zi se shefi i tij, iu
lidhėn telat nė qafė e pėr shtylle, nė kraharor e mbi duar e pėr
shtylle, nė bel e pėr shtylle dhe nė tė dy kėmbėt e pėr shtylle.
Shega u tha Hilmies, Sanijes e Mimozės qė kishin drejtuar
automatikėt kah dy policėt e lidhur:
- Goca, vetėm nėse e ēelin gojėn, vrani nė vend! Shqipe,
Xhevė! Pas meje! – foli Shega dhe me ngadalė hapi derėn e
ahrit e pasi qė dolėn qė tė tria tėrhoqi ngadalė derėn. Nė
oborrin e Haki Cakės mbretėronte qetėsi e plotė. Treshja
ngjiti shkallėt me nxitim dhe sakaq u gjetėn para dhomės sė
dytė. Shega u bėri shej dy vajzave qė tė fshiheshin prapa
bėrrylit e vetė, lezėm, preku derėn e cila gjithashtu ishte pa
ēelės. Hyri nė maje tė opingave dhe shikimi iu ndal mbi njė
polic tė ri i cili flinte i qetė si njė bebe. Revolja me kėllėf e
“toki-voki” qėndronin mbi tavolinėn e vogėl te koka e tij.
Polici ishte kryeshtruar me flokė tė verdha, krela-krela.
Shega, duke mbajtur dorėn e djathtė nė palėn e kuleve, me
dorėn e majtė mori ngadalė revolen dhe ia zgjati Shqipes qė
i qėndronte mbrapa e pas kėsaj tė njėjtėn gjė beri me “tokivokin”.
Kur u sigurua se vajzat ishin strukur mbrapa
bėrrylit tė korridorit, iu avit njė hap policit tė ri e i thirri, nė
zhargonin jevg, me zė tė ulėt e tė butė, si tė ishte nėna e tij:
- Zotėri komandir! Zotėri komandir!
Polici hapi sytė e kaltėr dhe i habitur i tha Shegės:
- Ēfarė don ti kėtu?
- Shefi e madh, po thirri ty shpejt nė shtalla se ka ndodhi nji
deka i madh…
- Ēka, ēka? – pyeti polici duke fshirė sytė.
- Deka madh te shtalla! Shpejt!
Polici, u ngrit vrik nė kėmbė dhe fluturimthi mori tatėpjetė
shkallėve. Shega, me revole tashmė tė nxjerrė nga pala e kuleve,
mezi e ndiqte pas. Kur polici leshverdhė hapi derėn e ahurit dhe
qiti hapin e parė brenda e pritėn tri tyta tė drejtuara kah ai,
ndėrsa Shega ia rrasi gypin e revoles nė shpinė e i tha:
- Mos luaj!
Polici i ri, i ēmeritur nga ajo ēfarė po shihte para vetes brenda
ahurit e nga dhimbja e gypit tė revoles nė shpinė, u mpi nė vend.
Edhe Shqipja ia futi automatikun leshverdhit nė bri. Shega i tha
ngadalė si nė besim, por me gjuhė normale malazezēe:
- Shko te ajo shtylla, atje te dritarja dhe mbėshtetu pėr tė!
Polici leshverdhė, pa asnjė fjalė shkoi aty ku iu tha dhe u
mbėshtet pėr shtyllėn, nėn dritare. Shega, me revole tė mbajtur
me tė dy duart i doli pėrpara, dy hapa larg, policit leshverdhė e u
tha vajzave:
- Goca, telat! Shpejt!
Ato, ulėn automatikėt dhe vepruan me shpejtėsi e si vetėtima nė
katėr vende lidhėn me gėrsheta teli policin leshverdhė e pastaj
pėrsėri, me shpejtėsi, morėn armėt nė dorė e u pozicionuan…
Shega edhe njė herė urdhėroi gocat e armatosura:
- Nėse vetėm hapin gojėn vrajini nė vend qė tė tre!
Pas kėsaj, Shega doli nga ahuri duke mbyllur derėn lehtas dhe
para dere gjeti Xhevrien me ēyski nė dorė, kurse te shkallėt
mbeti Shqipja me automatik tė drejtuar drejt daljes. Shega ngjiti
shkallėt me shpejtėsi dhe shkoi te dera e tretė. U bėri shej
gocave qė tė skajoheshin dhe provoi derėn e cila gjithashtu
qėlloi e hapur. Ngadalė futi kokėn e pastaj hyri pa zhurmė
brenda. Polic Steva flinte nė krah. Shega me dorėn me revole tė
mbuluar me palė tė kuleve i hodhi njė vėshtrim dhomės. Revolja
me gjithė rripa dhe “toki-voki” qėndronin nė parket, pranė
shtratit. Shega i bėri shej Xhevries qė tė merrte revolen e “tokivokin”.
Ajo i mori dhe shpejt i futi nė gji brenda xhemperit tė
madh tė lidhur me tel nė midis e ngadalė u tėrhoq. Shega,
gjithnjė me revolen nė dorė tė mbuluar me palė tė kuleve, iu
afrua shtratit tė policit nja njė metėr e foli me zė tė butė serbisht
me zhargonin jevg:
- Gospodin komandir! Gospodin komandir!
Polic Steva, hapi sytė e mėdhej dhe i befasuar i tha Shegės:
- Shiko, shiko! Po, kush tė liroi ty? – dhe u ngrit ulur.
- Gospodin komandir! Atje, nė shtalla varja! Po thirri, shpejt
shefi!
- Hajde, de! Varje! – tha polic Steva dhe u ngrit nė kėmbė
dhe duke u kalamendur u drejtua kah ahri. Shega, me
revole nė dorė e ndiqte hap pas hapi, ndėrsa Shqipja e
Xhevria rrinin mė larg. Nė momentin kur polic-Steva hapi
derėn dhe qiti hapin e parė, Shega, ia futi gypin nė rruez tė
shpinės e i tha rreptas nė serbishte pa zhargon jevg:
- Duart lart dhe mbylle gojėn!
Tytat e tre automatikėve ishin drejtuan tashmė kah polic Steva.
Ai, ēoi duart lart dhe me fytyrė fare tė deformuar, nuk dinte kah
tė shikonte pėrpara.
Shega, me revolen qė mbante me tė dy duart e tė drejtuar kah
polic-Steva i tha:
- Shko e mbėshtetu pėr atė shtyllėn, nė ballė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:23 am

Polic Steva, pasi shikoi edhe tre tė tjerė tė lidhur, dhe tri tyta
automatikėsh qė e pėrcillnin, shkoi atje ku i tha Shega dhe u
mbėshtet pėr shtylle. Shega i doli pėrpara me revolen e drejtuar
nė gjoks e u tha vajzave:
- Goca, telat! Shpejt!
Gocat kryen detyrėn e tyre pėr sa ēel e mbyll sytė. Shega, thirri
me zė tė rreptė.
- Goca, vetėm nėse hapin gojėn e dini vetė se ēfarė duhet tė
bėni. Kaq!
Dhe, duke shtrėnguar dhėmbėt u zhduk nga ahuri duke mbyllur
derėn. Bashkė me Shqipen e Xhevrien ngjitėn edhe njė herė
shkallėt. Dera e katėrt ishte e kyēur. Shega hėngri paksa buzėn
me dhėmbė, por nuk u step. I bėri shej Shqipes qė tė afrohej te
dera me automatikun e pėrgatitur, mori nga dora e Xhevries
ēyskinė, i tha edhe asaj qė tė mbante revolen me tė dyja duart, tė
drejtuar kah dera dhe e futi ēyskinė te gjuhėza qė mbyllte derėn.
E provoi ngadalė, por kot. Kur pa se nuk pati sukses i bėri me
shej Xhevries qė tė lente revolen dhe tė kapte edhe ajo bashkė
me tė ēyskinė. Kur i dhanė zor tė dyja, dera u hap me rrapėllimė.
Shega fėrfėlloi ēyskinė tutje, nxori revolen nga pala e kuleve
dhe nga pragu i derės sė hapur krah e krah i gėrthiti, nė gjuhėn
pastėr malazezēe policit me mustakė tė gjatė qė ishte ngritur
ulur nė krevat, por qė ende nuk e kishte tė qartė se ēfarė po
ndodhte:
- Duart lart, biri i lokes dhe dėgjo urdhrat nėse do qė tė
mbetesh gjallė!
Polici me kokė tė madhe, me faqe tė kuqe, me sy tė zi e
zhbirues, kur pa se pėrballej me tytat e dy revoleve e tė njė
automatiku, ēoi duart dhe u ngrit nė kėmbė duke u dridhur e tha
si nė jermi:
- Ē’ėshtė kjo, nė rrotė tė samės?
Shega, bashkė me dy vajzat, duke u tėrhequr ngadalė, i tha
policit me mustakė:
- Kjo ėshtė ajo qė po e sheh e nuk po beson. Por, tash, tė
dalėsh ngadalė nga dhoma dhe tė nisesh ngadalė dhe tė
zbresėsh shkallėt! Kupton?
Polici me mustakė pohoi me kokė dhe u bind. Pasi qė zbritėn
shkallėt, Shega prapė i tha policit me mustakė:
- Do tė shkosh drejt e nė ahur, kurse ti Xhevė vrapo e hapja
zotėrisė derėn!
Derisa polici me mustakė mbėrriti, dera e ahurit qėndronte e
hapur.
Pasi bėri dy hapa brenda ahurit, polici me mustakė shikoi njė
nga njė tė mbėshtetur e tė lidhur pėr shtyllash: shefin, Ēedėn,
Stevėn e leshverdhin dhe pasi qė shikoi tri tytat e automatikėve
pėrballė vetes thirri me ironi:
- Pomoz Bog, Junaci! – dhe vetė, pa i thėnė askush, shkoi e u
mbėshtet pėr shtyllėn e pestė tė ahurit.
Katėr policėt e lidhur nuk kthyen pėrgjigje, por shefi mėrmėriti
me gjysmė zėri:
- Bog te jebo, Kallabiqu, zar ti je josh do zajebancije!?
- Shega me Shqipen, me tyta tė revoles e tė automatikut tė
drejtuara nė tė i dolėn dy hapa pėrpara policit me mustakė.
Pastaj Shega urdhėroi vajzat:
- Goca, lidheni edhe kėtė tė pestin!
Pasi qė pėrfundoi edhe lidhja e policit me mustakė, Shega u tha
tė gjithė policėve tė lidhur:
- Si po e shihni Zoti nuk i ndihmon ata qė shtypin e vrasin
popullin e pafajshėm e qė dhunojnė vajza tė ndershme. – E
pastaj u drejtua kah vajzat: - Goca, ejani pas meje!
Tė gjitha dolėn bashkė me Shegėn. Shega i tha Shqipes me zė tė
ulėt:
- Bija ime, shko vrap nė dhomėn e kėtij musteēokut dhe merr
prej andej revolen e “toki-vokin” dhe eja kėtu! Shpejt!
Shqipja shkoi dhe e ngarkuar erdhi si era. Shega, ndėrsa ato
filluan tė dėnesnin, i pėrqafoi tė gjitha njė nga njė. Pastaj, mbylli
derėn e ahurit e u tha me zė tė ulėt:
- Gocat e mia, koha nuk pret. Nuk kemi kohė pėr shumė llafe
e me u pėrqyrrė. Ecni ngadalė dhe pandrojtje. Tash jeni tė
armatosura. Ja ku e keni atje tej Qyqavicėn. Toka prej
asfaltit e tutje ėshtė territor i lirė nėn pushtetin e UĒK-sė,
nėn komandėn e kolonel Gani Lahut e major Aziz Bicit.
Deri te ata Shqipen do ta keni udhėheqėse tė njėsitit. Me
mua le tė mbetet vetėm kjo – bėri me dorė kah Mimoza, -
se ne do tė marrim tjetėr drejtim...
Disa nga vajzat filluan tė qanin me zė.
- Jo! Qajnė vetėm qyqet e rrembit! Luaneshat si jeni ju nuk
qajnė. Nisuni pėr atje ku ju thashė! Ju priftė e ju pėrcjelltė e
mbara! – tha me zė tė sigurt Shega dhe bashkė me
Mimozėn i pėrcollėn me sy vajzat e armatosura derisa
kaluan asfaltin dhe humbėn mbrapa shkurreve.
Shega ofshau thellė e gjatė dhe pėrpiu fjalėt qė iu sollėn nė
mendje:
“O, sa kisha dashur qė tė mos ishte me mua Mimoza e tė
zhgrehesha nė njė vajė tė gėzimit tė ē’frenuar, por goca nuk do
tė mė kuptonte”... Shega bashkė me Mimozėn mbetėn nė midis
tė oborrit. Mimoza shikonte Shegėn duke mos u besuar syve tė
vet...
- Goce, - i tha Shega Mimozės, - a di ēfarė po bėjmė?
- Ēfarė? – pyeti mimoza me habi tė madhe. – A po ikim, a
jo?
- Jo! Po shkojmė edhe njė herė lart nė nevojtore tė
shkarkohem dhe nėse ka ujė nė bojler tė heq kėto bajga tė
mallkuara nga trupi se do tė vdes nga kutėrbimi. Ti do tė
mė ruash nga pozicioni mbrapa shkallėve, nė kat. E pas
meje do tė shkosh ti. Ani?
- Ani. – tha Mimoza dhe ngjitėn shkallėt sikur tė ishin nė
shtėpinė e vet...
VII.
1.
Brenda stallės, porsa mbetėn vetėm, pesė polic-ēetnikėt nisėn
tė flisnin, tė ziheshin, tė shaheshin, tė qanin, tė kuisnin, tė
pshurreshin e tė dhiheshin nė pantolla mė zi se qentė.
- Ao meni, kukalla mi majka! Kak’ dozhiveh da me jebe
allbanka! – thirri i pari polic-ēetniku me mustakė qė e
thirrnin Kallabiq.
- Kur i pėrkujtoj tė gjitha njė nga njė, vi nė pėrfundimin se e
tėra kjo ishte dhe ėshtė ēmenduri e paskajshme...- tha Ēeda
duke u pshurrė...
- Unė dua tė vdes me ndėrgjegje tė qetė e dua tė ju them se
krejt kjo, qė nga maja e piramidės e deri nė bazė ėshtė njė
ēmenduri e paskajshme. Paj, ku e si mund tė luftohet me
krejt botėn, bre. E, kur ēmendet mė i madhi, ku tė mos
ēmendemi edhe ne. Kjo qė na gjeti ėshtė ajo qė kemi
merituar. Por nuk po e kuptoj ēfarė po pret kjo shqiptarja e
maskuar? – tha Steva dhe filloi tė qante.
- Ka mundėsi qė i ka ftuar ata tė UĒK-sė pėr tė na rrjepur
pėrsėgjalli. Deri nė orėn dymbėdhjetė kur duhet tė vijnė ata
bythmėdhejt tanė nga Vushtrria, kanė kohė pėr tė gjitha. –
tha shefi dhe e lėshoi mutin nėpėr pantolla.
- Po, - tha leshverdhi, - a ka mundėsi qė tė na falė kjo zoja
zeshkane?
- Jo, - tha me rrėmbim Kallabiqi, - tė gjitha mund tė ndodhin,
por vetėm kjo nuk mund tė ndodhė. Paj, ku ka mė
hakmarrės se shqiptarėt, bre?!... Kėtu, mund tė bėhet fjalė
vetėm se ēfarė vdekjeje mund tė na trillojnė. Kuku mene,
Kukalla mi majka!...
- Mjaft mė, he ta ****** majkėn tėnde! – thirri shefi me
dėshpėrim.
- E, moj Kallabiqu, svaku drugu pa psujesh boga! Kad ti
onomad rekoh, nemoj da psujesh, jer bog ēuje i vidi sve...
- Eh, Beli, shta vredi kad ja njega nisam video, nisam mogao
ni da mu verujem...
- E, pa , Kallabiqu, nisi video niti mozhesh da vidish svoju
pamet, al je imash...
- Ajde, bre beli, ne budali! Pa koju pamet sam ja imao?! Da
sam imao imalo pameti zar bih ja sluzhio Milosheviqu i zar
bih ja verovao njegovim lazhima o zlatnim bėrdima?...
- E, pa dobro Kallabiēu, jesi li barem sada, u poslednjim
trenucima svog zhivota doshao k sebi i dali sad priznajesh
Boga...
- Pa, slushaj, sada priznajem, al shta vredi sada kad sam
celog zhivota radio upėrkos Bogu...
- Pa, dobro shto ga ne molish za oprost?
- Ma koja oprost, koji bakraēi bre, Beli! Pa, Bog nije budala
da mi prosti kad zna koje sam sve grozote ēinio hrvatima,
magjarima, muslimanima i sad na kraju sam usrao motku
skroz na skroz sa arnautima. Pa znash i sam kad sam ti
ispriēao sva moja sranja...- tha Kallabiqi me dėshpėrim tė
paskajshėm.
- E, moj mili Bozhe, shto nas dovodish do pameti samo kad
prevrshimo svaku meru! – tha bardhoshi e iu drejtua
Kallabiqit. - Pa dobro, bre burazeru, jesi li ikad bio u
crkvu?
Ma, koja crkva, koje trice, bre burazeru! Nikad, ni prag
prekoraēio! Pa, popovi su ti vazda bili najveēi hushkaqi protiv
hrvata, protiv magjara, protiv muslimana i protiv arnauta. Da se
ja danas pitam pėrvo bih rashēistio sa popovskim gadovima...
- Pa, dobro, bre ti Beli shto si se, bre, ko osica neka, okomio
na ēoveka? Pa, ēujesh li, ti, bre, da on ne zna ni shta kazhe!
Pa, nisu, bre, Kallabiqu, tebe popovi mobilisali nego je to
uēinio Slloba i njegovi jurishnici! – tha Ēeda.
- Pa, i to shto kazhesh. – tha Kallabiqi i dėshpėruar nė kulm.
- Nego, shto ti, bre, Beli, kao popujesh tu? Pa kad bi ti bio
toliko pobozhan koliko se pravish, zar bi i ti, zajedno s
nama, pregazio deset bozhjih zapovedi?! – i tha Steva.
Leshverdhi u zhgreh nė vaj.
- Shta ti je sad? Shto cmizdrish tu ko neka pizda? Kazhi! – iu
ngėrmua shefi e shtoi, - Mi, ovde usrani i popishani a ti
nama Bog! Bog! Pa, kad bi uopshte bilo boga, shto bi on
dozvolio da mi budemo gori nego stoka?!...
- E, svaka ēast shefe! Rekao si pravu reē. To shto smo mi
ēinili, to nijedna stoka na svetu ne ēini! – tha Kallabiqi e ta
lėshoi njė varg pordhėsh...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   Mon Oct 06, 2008 3:24 am

Nė kėto fjalė e sipėr u hap dera e ahrit tė Haki Cakės dhe hynė
brenda Shega me revole e Mimoza me kallash ndėr duar.
- Kako vam je usrana policijo? – u tha Shega.
Askush nga policėt e cfilitur e tė tmerruar nuk u pėrgjegj. Mė nė
fund, Kallabiqi mblodhi forcė sa me thėnė:
- Dobro, shefice, shta ēekate? Ovo je gore nego smėrt. Dajte
nam shto smo zasluzhili i kvit rabota!
- Vi qete da dobijate ono shto zasluzhujete. – tha Shega dhe
iu drejtua Mimozės, - Goce, dil ti pak jashtė se unė do t’i
qėroj hesapet me kėta bastardė!
Mimoza doli me automatik ndėr duar. Shega u drejtua kah
policėt e lidhur tė cilėt ishin shndėrruar nė kufoma tė vėrteta.
Vetėm hapja e mbyllja e syve tė tyre provonte se ende ishin tė
gjallė:
- Tė gjithė ju, - ajo vringėlloi revolen,- meritoni nga njė
plumb nė lule tė ballit, sepse keni tejkaluar nė mėnyrėn mė
tė vrazhdė rregullat e luftės e tė humanizmit...
Tė gjithė policėt e lidhur e tė zverdhur u tkurrėn e u rrudhėn tej
mase. Shega vazhdoi:
- Mirėpo, njė vdekje pėr ju ėshtė tepėr pak. Ju meritoni tė
vdisni pėrditė e shumė herė. Prandaj do tė ju lė qė tė ju
vrasė ndėrgjegjja juaj e zezė tėrė jetėn...
Polici qė i thoshiin Kallabiq filloi tė qante i pari dhe me lot
pėrfaqe, belbėzoi:
- Jao mene! Kukalla mi majka! Zar ja da dozhivim da me
prosti albanka!
- Nisam vam ja oprostila. To je odlluka Vėrhovnog Shtaba
UĒK-a. – tha Shega dhe shkrepi plumbin e parė lart mbi
shtyllėn ku qėndronte i lidhur shefi.
Nė ahurin e Haki Cakės, nga revolja “parabellum”, me intervale
tė shkurtė, u dėgjuan edhe katėr tė shtėna tė thekshme... Shega,
pa thėnė asnjė fjalė, shtyu ngadalė derėn e ahurit e u palit prapa
saj tė pėrgjonte. Me tė u bashkua edhe Mimoza.
- E, braēo usrannci, - foli, pasi u ngop frymė, shefi, - svemu
sam se nadao ali ovome nikako i nikada!...
Asnjėri nga policėt-ēetnikė tjerė nuk ndėrhyri me asnjė fjalė.
Shefi, pasi pėshtyu me harrakatje tė madhe, shtoi me zė fort tė
dėshpėruar:
- Ali, braēo usranci i popishanci, sada mi je potpuno jasno da
smo pre shesto i kusur godina izgubili boj na Kosovu, ali
posle ovog shto sam danas doziveo i ēuo tu, zajedno s
vama, meni je naēisto jasno da smo mi izgubili Kosovo za
veēita vremena...
Pasi qė pėshtyu idhshėm edhe polic-ēetniku, qė i thonin
Kallabiq, me njė zė fare tė kthjelltė, tha:
- E, moj shefe, pa, na kraju krajeva, ako hoēemo da zborimo
istinu ono nikada i nije bilo nashe. Kosovo smo sramno
osvojili, sramno dėrzhali pod nashu vlast i na kraju sramno
smo i izgubili! Ko jebe nas i Kosovo!
Pas kėtyre fjalėve ahuri ra nė fashė. Shega e Mimoza u shikuan
ngultas. Pastaj, pėrqafuan njėra tjetrėn dhe u nisėn andej pėr kah
ishin pėrcaktuar. Kur mbėrritėn nė kodrinėn e parė u ndalėn e u
kthyen tė shihnin edhe njė herė ahurin e Haki Cakės. Shikimet u
rrėshqitėn andej, pėrtej asfaltit. Qyqavica po prarohej nga rrezet
e diellit...
- Sot do tė ketė bombardime tė NATO-s, nėna- Shegė. – tha
Mimoza duke shtrėnguar armėn ndėr duar.
- Po, - tha Shega e shtoi – dhe gocat tona do tė marrin pa
pengesa lidhjen me ushtrinė tonė ēlirimtare...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ROMAN N Ė N A SH E G Ė E PESĖ GOCAT Adem Demaēi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: