Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Oct 06, 2008 4:52 pm

ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE

Pėrkundėr faktit se kėngėtari ynė i madh Qamili i Vogėl, i cili hyri nė legjendat e kėngės popullore shqiptare: si kėngėtar, krijues i kėngės dhe mbledhės i folklorit muzikor tradicional, na i la nė trashėgimi gjithsejtė 11 tufėza kėngėsh popullore, qindra disqe gramafoni, shirita magnetofoni, audio kaseta dhe video kaseta – bagazhi i tij krijues dhe veprat e mbledhura nga vlerat tradicionale tė popullit, vazhdojnė tė zbulohen edhe pas 17 viteve tė vdekjes sė tij.
Kėshtu, pas shumė hulumtimesh nė arkivin dhe dokumentacionin e tij krijues, familjarėt e Qamilit tė Vogėl, arritėn qė t’ a zbulojnė edhe njė thesar tė madh tė kėngėve popullore nga opusi i tij krijues dhe nga trashėgimia tradicionale popullore.
Nė kėtė thesar kėngėsh, tė zbuluar nė dorėshkrimin e kėngėtarit tė ndjerė, bėjnė pjesė edhe 300 kėngė popullore, shumica prej tė cilave nuk janė botuar, kėnduar, as publikuar deri mė sot. Nga materiali i ruajtur me kujdes nga vet dora e kėngėtarit tė ndjerė, shihet qartė se ai deri sa ishte i gjallė , pėrgatitej qė ato t’ i incizonte dhe t’ i botonte nė librat vazhdues!
Nė kėtė fond kėngėsh bėjnė pjesė: kėngėt e krijuara nga vet Qamili i Vogėl dhe kėngė popullore nga tradita jonė muzikore.
Tek cikli i kėngėve tė krijuara nga Qamili i Vogėl, na paraqiten tri lloje tė autorėsisė sė tij:
Kėngė, mbi tė cilat Qamili i Vogėl, ėshtė autor i teksteve dhe tė melodive.
Kėngė, mbi tė cilat Qamili i Vogėl, na paraqitet autor vetėm i melodive dhe
Kėngė, mbi tė cilat Qamili i Vogėl , na paraqitet vetėm autor i teksteve tė tyre.

Nė mesin e kėngėve tradicionale popullore, tė cilat kėngėtari i ndjerė , i kishte mbledhur , shėnuar dhe ruajtur me pėrkushtime shpirtėrore nga tė gjitha vendet dhe krahinat shqiptare, globalisht bėjnė pjesė kėngėt traditės urbane dhe kėngėt e traditės rurale.
Marrė nė tėrėsi, ky fond i kėtyre kėngėve i takon kėtyre cikleve:
Kėngė dashurie me motive fshatare ,
Kėngė dashurie me motive qytetare,
Kėngė ashikėsh dhe dylberėsh ( dashuria nė mes tė dy gjinive tė njėjta ),
Kėngė dasme, fejese, martese dhe kėngė tė lindjes,
Kėngė kurbeti, ushtrie, burgu dhe nizamėsh,
Kėngė historike,
Kėngė patriotike,
Kėngė tė LNĒ-sė,
Kėngė tė ndėrtimit socialist,
Kėngė pėrkushtimesh,
Kėngė elegjiake,
Kėngė vajtimi dhe
Kėngė satirike

Ndėr kėngėt mė tė vjetra tė traditės sonė popullore, zėnė vend njė numėr i konsiderueshėm i tė ashtuquajturave :”Kėngė ashikėsh dhe dylberėsh”, apo ndryshe nė zhargonin popullor, quhen edhe “Kėngė arshikishte”.
Nė kėngėt e kėtilla, pėrdoret njė gjuhė e vjetėr qytetare, nė tė cilat pėrdoret njė zhargon shumė i rėndė i fjalėve, shprehjeve dhe termave tė pakuptueshme, nė mesin e tė cilave ka shprehje turke, arabe,persishte dhe tė ndonjė gjuhe tjetėr.
Njė kapitull tjetėr i kėtyre kėngėve, janė produkt i krijuesve dhe interpretuesve tė kohės socialiste – komuniste, nė tė cilat fund e krye imitohet krijimtaria artistike popullore e ideologjisė sė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė Socialiste tė Enver Hoxhės, ku lajtmotiv i kėsaj krijimtarie, fund e krye ėshtė motivi i punės dhe i ndėrtimit socialist.
Krijuesit e kėtyre teksteve – kėngėve, nuk na janė tė njohur nė shumė raste, nga se atė kohė ndiēeshin nga organet e rendit dhe tė qetėsisė publike, madje edhe dėnoheshin me burg. Mirėpo, ka edhe disa raste kur na jepen me emėr e mbiemėr autorėt – tekst shkruesit e kėtyre kėngėve.
Ajo qė bie nė sy, gati se nė tė gjitha kėngėt e kėtij lloji, ėshtė se figurativisht, dashuria ndaj Shqipėrisė – fshihet gjithmonė me nocionin topografik “Malėsi”, apo “Malėsia”, kurse dashuria ndaj Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, pėrshkruhet pėrmes nocionit “Rini “, apo “Rinia”!
Vlen tė theksohet se Qamili i Vogėl, nuk ishte i dhėnė pas krijimtarisė sė kėtij lloji kėngėsh, por ato i kishte mbledhur, kultivuar, incizuar dhe ruajtur, nė saje tė disa grupeve artistike amatore, me tė cilat gjatė tėrė jetės sė tij, kishte punuar me tė vetmen dėshirė:qė kėnga shqipe tė mos harrohet, tė mos bastardohet dhe qė ajo tė depėrtojė kudo nė nėn- qiellin e tokave shqiptare!
Nė mesin e ciklit tė kėngėve historike, Qamili i Vogėl nuk e la pa e shti nėn notat e melodisė dhe tingujt e ēiftelisė asnjė personalitet tė shquar tė historisė sonė kombėtare, nėpėr shekuj e dekada tė ndryshme historike. Ai , iu thuri kėngė dhe iu kėndoi me dashuri e pietet tė lartė artistik: Skėnderbeut,Azem Bejtės, Qerime – Shotė Galicės, Avni Rrustemit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Oso Kukės, Ali pashė Tepelenės, Idriz Seferit, Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e shumė e shumė patriotėve, trimave dhe heronjve tė dėshmuar shqiptar.
Kaptinė e veēantė e kėtyre kėngėve, pa dyshim janė kėngėt qė i janė kushtuar LNĒ-sė, heronjve dhe dėshmorėve tė rėnė gjatė kėsaj lufte. Pėr tu futur me pėrkushtim tė veēantė nė krijimtarinė e kėtij cikli kėngėsh, Qamili i Vogėl, ishte i frymėzuar vazhdimisht, nga se edhe vet kishte qenė pjesėmarrės i LNĒ-sė. Andaj, dėshira e tij prej njė krijuesi human, nuk lejonte qė nė opusin krijues tė kėngėve tė tij, tė harrohen dėshmorėt dhe heronjtė e popullit!
Nė kėtė cikėl kėngėsh, ai i kėndon me pietet shumė personaliteteve relevante tė asaj kohe, si:Ali Kelmendit, Emin Durakut, Xhevdet Dodės, Ganimete dhe Abedin Tėrbeshit, Abdullah Shabanit, Hajro Shamanit, Hysni e Musa Zajmit, Fadil Hoxhės, Ramiz Sadikut, Zenel Hajdinit, Hajdar Dushit, Asim Vokshit, Xhemajl Kadės e shumė tė tjerėve.
Nė mesin e ciklit tė kėngėve tė pėrkushtimit, pa dyshim vend meritor kanė kėngėt kushtuar: Vaso pashė Shkodranit, Shtjefėn Gjeēovit, Hivzi Sulejmanit si dhe dy kėngė kushtuar kėngėtarit legjendar elbasanas : Jusuf Ahmet Myzyrit, prej tė cilit, Qamili si i ri, kishte mėsuar dhe trashėguar shumė kėngė popullore.
Fatkeqėsisht, shumica prej kėtyre kėngėve nuk e pėrjetuan fatin, qė tė kėndohen, tė botohen dhe tė jetėsohen pėr publikun e gjerė shqiptar, nga se vdekja e pamėshirshme na e mori kėtė bard tė kėngės popullore shqiptare, nė moshėn mė tė mirė, kur ne pritnim edhe shumė e shumė kėngė tė reja e tė kėnduara prej tij.
Qamili i Vogėl, u nda nga kjo botė mė datėn 04 Nėntor 1991, duke mbetur me sy hapur, nga malli dhe dėshira e tij jetėsore, qė ta shoh Kosovėn e lirė, tė pavarur dhe shtet sovran! Qė t’ ia dhuroi asaj kėngėt mė tė ngrohta, tė cilat i kishte fshehur thellė nė shpirtin e tij krijues dhe i kishte ruajtur gjatė tėrė jetės sė tij!

Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:17 pm

PLOT ME GJAK DIRGJET VALBONA

Maxhar Pasha del nė kodėr,
Pyet: Ku je Krasniqja e vogėl?
— S’jam e vogėl, po jam sa deti,
T’kisha pas’ Gashin me veti,
5 S’kish ēka m’ban krali as mreti.
Maxhar Pasha nė Dezdar1
Avdi Syl’s2 po i ēo fjalė:
— Me ma ēue ka ni djalė,
Se mymleqetit ja ka marrė,
10 Mymleqeti m’i ka dhanė.
— N’t’i pastė dhanė mymleqeti,
Un s’i daj kta djelm prej veti. —
Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram’s,
Po i ēon fjalė Mar Lulės Shal’s:3
15 — Ēom asqer, o daja i bab’s,
Se m’ka ra Pasha nė Dezdar,
M’ka ngreh topat stomit arės,
Don me m’ēartė kullat e babės.
Kur tė ēarten kullat tona,
Plot me gjak dirgjet Valbona!

1) Dezdar ose Gjytet, vend afėr Bunjanit nė Krasniqe.
2) Nip i Binak Alisė.
3) Mik i familjes sė Binak Alisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:18 pm

KUSH I DOGJI KULLAT E QARRIT

Kush i dogji kullat e Qarrit?
Rakip beu i Zyluftarit.
Zyluftari dėrgoj njė kartė:
— Rakip be tė kthenesh prapė,
5 Se vijnė top’e kumbaratė,
Tė kthenesh bashkė me njerinė,
Tė vish tė zėmė Malėsinė,
Se topat e kumbaratė na vijnė! —
O aga mustaqeverdhė,
10 Prit nizamėt se t’u derdhė!
— Pa nė u derdhė, mir s’erdhė,
Mu ndė kisha e tė venė,
Se aty gjenjėn Elmas Demnė.
O burrė, o Elmas, o burrė,
15 Mė tė shumėtė me gurė.
Tė hėnėn qė nė mėngjes,
Elmas Demi mori abdes,
Tha: — O shokė, unė do tė vdes,
Tė bėni gjaknė gjer nė bres,
20 Shokė do tė vdes me ju,
Ta bėj gjaknė gjer mbi gju.
Melesinė rnaja-maja,
Tė rreh top e kumbaraja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:18 pm

NGRITI KRYE SHQYPERIA

Thanė, doli Rumelia,
Ngriti krye Shqypėria.
Thanė, doli sadrazemi,
Ngrihi, Shqypėri, t’i vemi!
5 Zylyftari Podėsė,1
Dėrgoi kartė Shkodrėsė.
Edhe Shkodra i dėrgoi,
Manastir u ngrit, e shkoi.
Kush i dogj kullat e Qarit?2
10 Rakip beu i Zylyftarit.
Zylyftar mustaqeverdhė,
Pėrit nizamėt, se t’u derdhė.
Te vinė, mirė se te vinė,
Te pusi e kam Mersinė.
15 Rakip bej tė erth njė kartė,
Mbėlidh asqer’e ktheu prapė!
Melesini3 mal i butė.
Rreth e rrotull’ me harbute,
Melesini maja-maja,
20 E rreh topi e kumbaraja.
Melesini i pėrpjetė,
I vete gjyleja shigjetė.
Kėjo kisha me njė kamere,
Nizamėt i shojti fare,
25 Kėjo kisha me tri shkallė,
Rreth e rrotull’ plot nizamė.
Mun te port’ e Zylyftarit,
Varur kok’ e bashnizamit.
Elmas Xhemi me t’vllanė,
30 Pėr Zyluftarė u vranė.
Burr’ o Elmas Xhem, o burrė,
Me tė shumėtė me gurė.
Elmazi me kushurinė,
Mun te kisha, seē u shtrinė.

1) Nga fshati Podė i Leskovikut. Pas vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės qėndroi pėr njė kohė nė arrati dhe luftoi kundėr turqve, sidomos nė kryengritjet pas vitit 1831.
2) Kazermė e ushtrisė turkė nė Qafėn e Qarrit nė rrugėn Korēė — Ersekė.
3) Mali i Leskovikut ku u zhvillua njė betejė e rreptė midis kryengritėsve dhe forcave turke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:19 pm

KANGA E REXHEP GĖRĒARIT

Qatje posht, more, te mullini,
Luftė po ban, more, Rexhep trimi;
Luftė po ban qaj Rexhep trimi,
E pėr goje po i del timi.
5 Qatje posht, more, nė Gėrēar,
Luftė po ban me pashallar’.
O Rexhep i ēikės-o,
Porsi yll i dritės-o!
Tė merkurėn thirri telalli,
10 Se n’mesditė na u mbyll pazari;
A rrethu’ Rexhep Gėrēari.
N’ Ēabrat, more, kush lufton?
Ky Rexhepi me nizam’.
O Rexhep i nanės-o,
15 I le nam Gjakovės-o!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:19 pm

DOLLI MARSI E RYRI PRILLI

Dolli marsi e ryri prilli
S’kėndon qyqja, as bilbili.
Rrapon e ngriti Veziri,
E shpuri nga Manastiri!
5 As e vrau, as e farkoi;
Veē me helm e helmoi!1
Rrapo Hekali, ku je?
Keq pėr ty e keq pėr ne,
Na mbeti vendi raje!

1) Nė gojėdhėna thuhet se turqit Rrapon e helmuan ose e gozhduan dhe e hodhėn nė det.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:20 pm

Ē’JAN’ ATA QĖ SHKOJNĖ ZALLIT

Ē’jan’ ata qė shkojnė zallit?
Trimat e Rrapo Hekalit!
Sokėllin Rrapo Hekali,
Sokėllin sa tundet mali!
5 Tundet mali, tundet fusha,
Rrapoja me dyqint mushka.
Hajde more Rrapo, ku je!
Topi bam e ti po tutje.
As u trembe, as u tunde,
10 Plumbat tė binin mi supe!
Tė bukur bilbil qė zure!
Njė pasha me shtatė tuje!1

1) Sipas tė dhėnave historikė, nė vitin 1847 kryengritėsit zume Isuf Bej Vrionin me tė vėllane dhe i ekzekutuan ne Qafėn e Sinjės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:20 pm

HAJDE MORE RAPO EKALI

Hajde, more Rapo Ekali,1
Kur thėrret sa tundet mali.
Hajde, more Rapo o lule,
Lumthi ti, bilbil qė zure,
5 Njė pasha me shtatė tuje!
Topi bomp e ti po tutje!
Plumbat tė bijin mbi supe,
As u trėmbe, as u tute!
Se Hodo Nivica shkoj,
10 Kofshėn derrit ia dėrmoj,
Ngreu bajrakun te kroj.
— More toskė mėngėējerrė,
S’e kini zanat dyfcknė;
E ka Mallakastr’e mjerė,
15 Qė vriten nga njė pėr derė.
Pa dėgjoni, o myzeqarė,
Ē’e dini, misur me dhallė?
Janė trima shqipėtarė,
Q’e hanė pulėn tė gjallė!
20 Ē’ia lėvdon, o derė/i,
S’ė pėr mua e pėr ti,
Po pėr gjith’ Shqipėri.

1) Nga fshati Hekal i Mallakastrės, njė ndėr udhėheqėsit e kryengritjeve tė vitit 1847.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:20 pm

GJOLEKA, TAFILI DI

Gjoleka, Tafili di,
Bobo ē’ janė tė kėqi,
Lėftojnė me njė Turqi,
Me njė goxha Rumeli!
5 S’ė pėr mua dhe pėr ti,
Po pėr gjithė Shqipėri.
Foli Gjoleka e tha:
— O Tafil, halla-halla!
Yryē me kėllėē mi ta,
10 Ja shehit, ja del gaza!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:21 pm

GJON LEKA MOS DEKTĖ KURRĖ

Gjon Leka mos dektė kurrė,
Po pėr turq e pėr kahurė,
Krisi topi, ra trumbeta.
O shokė, ē’u bė Gjon Leka?
5 U derth Hodoa vet’ i dhjetė,
Nizami shkoi tatėpietė,
La topat e xhephanetė,
Ikėn, posi stan’ i shkretė.
Bolenė, e zeza Bolenė,
10 Zure dyfek me mbėrenė.
Tre pashallarė qė qenė,
Me nizamė gjith’ u prenė.
Rrėz’ e Kuēit, gryk’ e keqe,
Njėqind e njėzet dyfeqe,
15 Sos e lėftojnė pėr vet’he,
Po, pėr shtatė vilaete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:22 pm

NDĖ STAMBOLL KARTA DĖRGOJNĖ

Ndė Stamboll karta dėrgojnė,
Se raeja po lėftojnė.
Qė nė Berat’ e nė Vlorė,
U mbush deti me pamporė.
5 Njė pasha me tre taborė,
Misėrishtatė i korrė,
Se e dinė me kė lėftojnė,
Me Gjon Lekė Kuēin thojnė.
Gjon Lek’ e Hodo Aliu,1
10 Mbė dorė palla ē’ju ngriu.
Tafil Buz-mustaqeziu,2
Nga Gryk’ e Kuēit arriu,
More djemt’ e Kurveleshit,
Me palla luftoni sheshit.
15 Kurveleshi gur i thatė,
Me palla luftojnė gratė.
O halldup shallvare-gjėrė,
Ndė tė zėnēa dot guberė,
Tė ta bėnj si tjatėr herė.

1) Hodo Aliu, nga Nivica, luftoi sė bashku me Zejnel Gjolekėn.
2) Tafil Buzi (nga fshati Buz i Tepelenės) u shqua nė kryengritjen e vitit 1847.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:22 pm

MALET TONA ZUN RĖNKOJNĖ

Malet tona zun rėnkojnė:
Kurveleshėt po lėftojnė,
Me pashanė ē’u pėrpoqnė.
Dil e shif korēallitė,
5 Tė kan’ zanė Gurėzinė.1
— O pasha, tungjatjeta,
Pse kėshtu tė dridhet miekra?
S’ke par’ plumba nga Gjonleka!2
Gjonlek-o, mandileziu,
10 Katėrqint pas vetiu,
Kur lėfton si shishanlliu.
— Gjonlek-o, tė keqen-o,
Hipi baloshit edhe shko,
N’ato male mė qėndro,
15 Pashallarėt m’i shkurtė,
Edhe nizamėt m’i lėsho!

1) Fshat nė rrethinat e Gjitokastrės
2) Zejnel Gjoleka nga Kuēi, udhėheqės i kryengritjeve fshatare tė viteve 1814 dhe 1847 ne Kurvelesh qė u pėrhapėn nė gjithė Shqipėrinė Jugore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:22 pm

ME TRE VETĖ LUFTĖN E NISI

Me tre vetė luftėn e nisi,
Si me konė Misirlija,
Avlla Aga,1 kahremani,
Zanin ja njeu Rumelija.
5 Thonė nizami: — Me i lonė armėt!
— Un’i mjeri si do t’rrnoj?
Gjakovės tė m’i shkojė nami?
Pėr nji shpirt vehten s’e marroj! —
Thonė asqeri po bojnė hiqmet
10 Pėr kėt mashkull tė Gjakovės,
T’i kish pasė nja njizet vetė,
Pat me i ēu n’Fushė t’Kosovės,
Thotė veziri: — Ti shka bone?
Avlla Aga: — Bona temen!
15 Me nji fushė, me nji mejdon,
Tri ordhi synin s’ma tremin! —
Palė-palė po del asqeri
I Rumelisė e i Anadollit,
Pėr mjedis mejdonit duel,
20 E bon luftėn si Qorolli.
Shpirti i Dahes ju boftė mesrur,
Pėr te kjanė Shehri e Reka,
Vorri Dahes ju mbloftė me nur,
Sa me kollaj i erdh deka!

1) Abdullah Agė Palloshka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:23 pm

TANZIMATI KUR U SHTRUA

Tanzimati1 kur u shtrua,
Ēelua2 pse s’u dėgjua?
Me gjithė taraf u shua!
O Ēelo kėllėēkaftani,
5 Nga Stambolli t’erth fermani:
Ēelo, lipset(ė) nizami!
Ēelua shkroi e dėrgoi:
— Ju Shqipėri nuri ē’thoi?
Do vini nizam a s’doi?
10 Se mua fjala s’mė shkoi:
Muharremi3 tradhėtoi. —
Muharrem, t’u shoftė oxhaku,
Ē’i bėre kėtij sanxhaku,
E prishe, t’u prishte haku,
15 T’u vulost, me vulė gjaku!

1) Tanzimati u shpall nga qeveria osmane me 3 nentar 1839 dhe solli reforma politiko-shoqėrore qe patėn qėllim ta riorganizojnė dhe perforcojnė pushtetin ccntralist turk. Meqė kėto reforma shkonin nė dėm tė popullit shqiptar, masat i kundėrshtuan me lufta te armatosura, tė cilat shtjellohen nė poezinė tonė popullore.
2) Ēelo Picari.
3) Muharrem Toto Progonati.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:23 pm

NUK ASHT SHKODRA SI N’BABUNE

Iptida u knue fermani
Nė meqeme tė kadis,
Se Shkodra t’venė e bani,
I edh hakut osmanllis.1
5 Nji tė shtundėn tre fermane,
Nji haraē do t’na qesin,
Aty ndodhnė do asllana,
S’do t’rrndojn’, por do t’desin.
Tė martėn m’dy n’jaci,
10 Ne Shkodėr u nis nizaja,
Kush tė jet’ trim dahi,
Le te shkoj’ tu Hamz Aga.2
Ky Hamz Aga burr’ i mir’,
Me tagan, me dy kubure,
15 Mos kujtoni ju nizam’,
Nuk asht Shkodra si n’Babune.3
Tu xhamia e Ali Bajramit,
U dha nji tym e flak’,
Aty u gjėnė zogjt e shkodranit,
20 Nizamin e hoq nen shpat’.
Daut Pasha me turbi,:
— Vjen Seloja tuj hallakat! Mashalla ju, fistanli,
Hafis Pashės i ra tė pak’.
25 Hysen Hoti tha nji fjal’:
— Hafis Pash’a, m’ digio mue,
Na kapt Shkodra pushkėn mare,
Nji s’e lan’ me peshtue! —
Hafis Pasha me tet’ tabore,
30 Kupton se asht nė Manastir,
Ksaj i thonė Shkoder mizore
Te ban hor edhe rezil
Po lyp biri birne qefil,
Terzihanja thot s’e due;
35 Tabaku u baft rezil,
Hafis Pashes me i ndigiue.
Hysen Begu soj vezirit:
— Rrokni pushkėn ju tabak’,
Duel nizami nė breg tė Kirit,
40 Le t’ndezėna flak’ pėr flak’!
— Rri ti beg nė pun’ tane,
Me nizam’ pushk’ nuk qesim!
Hajde shkojm’ nė Terzihane,
Aty jan’ burra qi desin!
45 Kta garibt e Tabakut,
Ku t’i venė aty qindrojn;
Me nji pushk’, me gjys’ kondakut,
Meterizin nuk e lshojn.
Sulo Qori e Ali Dani,
50 Marrin hof e shkojn tu Ura,
S’jan’ tė zot kah mejdani,
Veē nė grop’ me regjun Ikura,
Ndieme se po vjen Kraja,
Na s’e zumė pėr indatė,
55 Has Lik Doda si eshderaja:
— Yryē, djelm! — Tuj hallakatė.
Ēa po thot kjo Podgorica:
— Kjo pun’ nuk asht e vogėl! —
Vėrt e tėrt i ban guzica,
60 Per me ardh’ me dekė ne Shkodėr.
Hot e Kraj’ e Shal’ e Shosh,
Postripa me shkodranė,
Yryē bajn’ ne Torobosh,
Xuerne krena edhe nizamė.
65 Selim Reēi, gojshtremti,
Ne mulli ishte rrethue,
Me yryē e syni Renxi,
Hiku qori e u marrue.
Shkodra namin e ka pas’,
70 Veē qetash iu kje harrue,
Bini djelm, zoti iu dhasht,
Per ne e daēi me e fitue!

1) Nė kryengritjen e shkodraneve tė vitit 1835.
2) Udheheqesi i kryengritjes sė vitit 1835, Hamza Kazazi.
3) Vend prane Manastirit ku qenė thyer forcat shqiptare tė kryesuara nga Mustafa Pashe Bushati (1831).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:24 pm

MANASTIRE VAN’ E MBENĖ

O Asllan e o Veli,
Bobo ē’jeni tė kėqi!
Veten e bėni beli:
Lėftoni me njė vali,
5 Me njė goxha Rumeli!...
Asllan Beu me Veli Benė
Ku jan’ nisurė e venė?
Manastire Van’ e mbenė
Pėr tė marrė ylefenė.
10 Ylefen’ dot s’e muarė,
Po u kthyen batarenė.
Veziri bėri gostinė,
Thirri Asllan’ e Velinė.
Kur ra batare’ e parė,
15 Asllani lojti revanė;
Kur ra batare’ e dytė,
Asllani mbylli sytė.
O Asllan e o Veli,
Ē’u qan nėna nė shtėpi:
20 — O tė zest djemt e mi,
Ē’u erth koka nė sini!
O Asllan i ndriturė,
Njėrin sy tė qiturė,
Me gargi goditurė!
25 Asllan Be, tė plaēin sytė,
Si s’i njohe osmanllitė,
Ata turq dindushmanllitė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:25 pm

NĖ MECOV’ E BĖNĖ BENĖ

Asllan beu me Veli benė,1
Nė Mecov’ e bėnė benė,
Nė Manastir do tė venė,
Tė kėrkojnė ylefenė.
5 — Po s’na dhanė me tė mirė,
Do ta djegėm Manastire. —
Veziri bėri gostinė,
Thirri Asllan’ e Velinė,
Tek i thirri mė tė parė,
10 Asllan beu tha njė fjalė:
— Ec o Veli be me tė parė,
Se veziri tė ka si djalė!
Veli beut i erth rėndė,
Tha: — O Asllan mos u trėmbe! —
15 Kur ra batare o parė,
Asllan beu lonte revanė;
Kur ra batare e dytė,
Asllan beu po hap sytė;
Kur ra batare e tretė,
20 Asllan beu bėri pėrpjetė.
— Ikė, ik’ o ēil ’i shkretė,
Se Qorr Pasha na vjen vetė! —
A e shihni Qorr Pashanė,
Se si ka pėrveshur krahnė?
25 Marrė garginė mbė nj’anė,
Pėr Velin’e pėr Asllanė . . .
Gostia e osmanllisė,
Ėshtė helm i Shqipėrisė.

1) Asllan Puēeja dhe Veli Goroshnjani, dy nga viktimat e Masakrės sė Manastirit tė 30 korrikut tė vitit 1830, nė tė cilėn pushteti turk vrau me tė pabesė parinė shqiptare qė e kishte ftuar pėr negociata.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:25 pm

SADRAZEMI Ē’U GĖNJEU

Trima vet’ e trima beu,
Sa hoqtė faqen e dheut!
Sadrazemi ē’u gėnjeu,
Ndė Monastir seē u preu.
5 Kush tė mor tė shkretat’ armė,
Pisqollat’ e jataganė,
Dhe atė dyfekn’ e larė?
Kush tė xhveshi fermėlenė,
Edhe kokėnė ta prenė?
10 Koka tė mori Stambollė,
Kurmi tė mbeti Bitolė,1
Abas Thanė2 luleja!
Trim si Asllan Puēeja!
U vėlla zeza!

2) Abaz Thana nga Kurveleshi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:25 pm

ZĖMĖRA JOTE ME MAJĖ

Zėmėra jote me majė,
Kordha jote me bėtajė;
Kur e nxierė nga milli,
Lėftoje vetėme filli.
5 Kur dalje nė Rumeli,
Thoshnė gjithė: Ē’isht ai,
— Agai me tevabi. —
Aga seē pėsuatė,
Plumbatė qė muartė?
Me nam o aga!1

1) Masakra e Manastirit ndodhi mė 30 korrik tė vitit 1830.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:26 pm

SHQIPĖRIA S’DO HALLDUPĖ

U mbėlodhė toskėt Berat,
Me rebesh e me inat,
T’i bien kullės sė kuqe,
Tė nxjerin myhyrdar’ si nuse;
5 Me tridhjetė palė shkallė,
Tė zėn myhyrdar’ tė gjallė...
— Le kalan’ e del si ēupė,
Shqipėria s’do halldupė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:27 pm

PĖRMBI DRI PO FLET BINAKI

Po pvetė Pashė Maxharri:1
— Ku i ka kullat bajraktari?
Qes me top e s’mund po i ēarti. —
Pėrmbi Dri po flet Binaki;2
5 Flet Binaki pėrmbi Dri;
— Qe dy javė jam dalė me shpi,
Te Ismajl Pasha n’Kryezi.
Pashė Maxharri, mos qit topa,
Se nuk ēarten shpijat tona,
10 Plot me gjak pa u dje(r)g Valbona;
Se nuk prishėn kullat e mija,
Se ky a Binak Alija!

1) Pasha turk qė erdh pėr t’i shuar kryengritjet nė Veri pas Tanzimatit, aty kah viti 1845.
2) Nga Bunjani i Krasniqes, udhėheqės i kryengritjeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:27 pm

KANGA E BASHO SHKRELIT

Kush ja nisi luftės ma i pari?
Dasho Shkreli1 e Bajraktari,
Nasuf begu e Bejlegtari,
Luftė po ban Brahim Tivari.
5 Beqir begu hoq taganė:
— Mos ik djalė, kush asht shkodranė,
Dasho Shkrelin mos ta lamė,
Se n’ Stambollė ja kam ndie zanė,
Se i ka pre dyzet nizamė.
10 — Njashtu jam, more, si tė kanė thanė.
Maliqa, more Maliqa,
Ulju atit bajmė gaza!
Gaza tė bajmė e shehit tė jesim,
Sot asht dita qi do tė desim.
15 Ulju atit kambė pėr kambė,
Dasho Shkrelin mos ta lamė.
Kush po njilet malit pėrpjetė?
Dasho Shkreli sokol me fletė.
Kush po njitet malit pėr tė gjanė?
20 Dasho Shkreli me shkodranė.
Kush po i djeg njato kasolla?
Dasho Shkreli me sokola(...)
Dasho Shkrel, tė raftė zana,
Nepėr male tė kėrkon nana,
25 Kah len dielli e prendon hana,
Dasho Shkrel’ s’e ban ma nana.
Dasho Shkreli fjalė ka ēue:
— Thujmi nanės, jam varrue,
Dymdhetė pluma m’ kanė pėrshkue,
30 Deri n’ Kamicė kambė kam shkue;
Vetvedn e kam pague.
Amianet, ti mori grue,
Mos me kėqyr me u martue,
Deri sa t’ gjeshė njė burrė si mue!
35 — Tabakė e Terzi kėrkova,
Burrė si Dashon s’ mund e mora. —
Mori Hasin qi shet molla.
Kush lufton nepėr ato roska?
Maliq Aga i pari i toskėve.
40 — Del bre beg, se mbetme mbrendė,
Hasan Hoti na la nė rrenė!
— Unė nuk dal, more, pėr tė gjallė,
S’e mbarroj vedin e ilakat,
Unė nuk jam burrė qi iki,
45 S’e mbarroj vedin edhe fisin.

1) Luftėtar i shquar shkodran, pjesėmarrės i kryengritjeve kundėr turqve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:27 pm

HAFUZ PASHA KRYE-LOPA

Hafuz Pasha krye-lopa,
S’mirret Shkodra me tre topa!
As me top’, as me havana,
Dasho Shkrelin s’e ban nana,
5 Preu nizamin te mehana.
Mori Shkodėr, mori mizore,
Pak u duke, shum’ na dole.
Po lufton me tetė tabore.
Hafuz Pasha kodre m’kodrė:
10 — Ep haraē, o mori Shkodre!
— Une haraēin nuk e jap’,
Sa tė bahem vaj e gjak...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:27 pm

TUNDE ZENJEL XHAFUA TUNDE

Tunde, Zenjel Xhafua,1 tunde!
Topi bam e ti po tutje!
Tė shkojnė plumbat mi supe,
Hipur-o nė mushkė tė kuqe,
Vetėtin palla me lule,
Tunde, xha Zenjeli, tunde!
Ē’e more Qishėn e Kuqe!2

1) Nga fshati Aranitas i Mallakastrės, bashkėluftėtar i Rrapo Hekalit.
2) Kisheė e Beratit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:28 pm

FEJZO XHAFOJA BAJRAK

Qaj kacabaja nė gropė
Pėr Fejzo Xhafon me shokė!
Ē’i rrij’ sejmeni nė portė:
— Tė vijė Fejzoja poshtė!
5 — E, ē’mė do a e qėlloftė?
— Tė vulos’ kėtu me shokė!
Fejzo Xhafoja bajrak,
Dif’ i pazorė nė bark,
Bėn tertipe nė sokak
10 Me pes’ a gjashtė vlonjatė.
I foli beut me inat:
— Nėmė vulėn! — U’ s’ta jap!
Ē’i mbet me kobure fap.
U ndoth Metja i Dukat,1
15 Ē’ja ngriti dorėn lart,
Zuri plumi nė tavant!
Fejzo Xhafo, hane-hane,
Drithma jot’ shum’ e madhe!
Fejzo Xhafo, bir asllani,
20 Gjakun ta mori Meēani!2

1) Sejmen i Mahmut beut, tė cilin e vrau Fejzo Xhafoja. Metja ishte nga fshati Dukat i rrethinave tė Vlorės.
2) Meēani — i vėllai i Fejzo Xhafos.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: