Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:40 pm

MURAT GJAKJA

Po thrret pasha: — O Boshnjak!
Hajde t’ēkruej bylykbash!
E kom sos’ me t’bo ēirak.
Bylykbash due me t’ēkrue,
5 Gjakė e Vllasė me i sundue
E vergin’ me ma tubue.
— Bylykbash un pėr m’u ēkrue
’Zet zapti ty, pashė, t’i due.
’Zet zapti ja paska ēkrue.
10 Mir’zaptit m’i ka shtrėngue;
Dogri n’Llap Boshnjaku o shkue;
Murat Gjakės i u ngėrmue.
Thrret Boshnjaku: — O Murat,
Do t’m’u bojsh asqerit konak!
15 Thot Murati: — O Boshnjak!
S’mund t’u boj asqerit konak,
Jom qillue me kojshi t’ngratė;
Kan’pėr sillė e s’kan pėr darkė,
Buk’me kryp’, shpijat me kashtė.
20 Flet Boshnjaku: — O Murat!
Mos m’u bofsh asqerit konak
Kom emrin me jau marr’ grat’.
Qyr Murati ēka i ka thonė:
— P’e pves plakėn si nė t’marrt,
25 Si nė t’marrt, ta paēa dhonė!
Murat Gjakja po i hip atit,
Fund e n’krye Llapit e Gollakut.
— Kush o turk qi e fal sabahin.
Bjen shahadet e fal’ besh vaktin!
30 O ardh Boshnjaku e na lyp niqahin.
Murat Gjakja n’kom’ na u ēue:
— Kush o turk qi vje’ me mue?!
Shum djelm t’ri mas i kan ’shkue,
Ton me pushka jon’ shtėrngue;
35 Boshnjakun ma kan’ rethue.
Murat Gjakja i thrret Boshnjakut:
— Ti kom pru ktu grat’ e Llapit!
Vrik Boshnjaku n’kom’na u ēue,
N’pisk tė jetės na u ngėrmue:
40 — Kush Muratin ma ka idhnue?
O Murat, o ti dai,
I kem’ pas’ kto fjal’ n’mahi.
Murat Gjakja iu ngėrmue,
45 Ja nis luftėn me liftue;
Njo pėr far’ nuk e kan’ lėshue,
Soll Boshnjaku i paska pshtue,
Fill te pasha koka shkue,
Ren’ e ren’ i ka kallxue.
50 P’e pvet pasha: ku e le zaptin’?
— I lash n’Llap tu mbledh’ vergin’.
P’e pvet pasha: Ku i le pishtolet?
— I lash n’Llap tui ruejt’ vorret.
P’e pvet pasha: Ku e le thikėn?
— Ja kom lyp’ Muratit ēikėn.
55 P’e pvet pasha: Ku e le sylahin?
— Ja kom ly’ Muratit niqahin.
P’e pvet pasha: o ku e le atin?
— S’ish pėr mue, ish pėr Muratin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:40 pm

HALIT AGA KU JE KANĖ

— Halit Aga ku je kanė?
— Kesh n’Prishtinė m’i shit’ gjanė,
Shit’do dhen’, m’i shit’do dhi,
Me i ba paret pėr vergi.
5 Keq jam ngranė me ’i baxhaxhi,
Me ’i baxhaxhi keq jam ngranė,
Baxhėn e kingjit s’ja kam dhanė,
E m’ka shajtė babė e nanė.
Kur m’i shajti dill e hanė,
10 M’u ka dridhė toka nėr kamė,
Kam lshue n’armė, e s’ėm kanė lanė.
Krejt sejment janė ēue n’kamė,
Jashar pashės1 po i kallxojnė:
— Halit Agės qysh t’ja bajmė,
15 Aj pėr t’gjallė s’po don m’u zanė?
Jashar Pasha ish kanė kujtue:
S’kam hesap me ta me liftue.
Jashar Pasha ēa i ka thanė:
— Hajt Halit-o, n’shpi tė shkon!
20 Baxhaxhija pitė a kanė.
Baxhaxhin’ unė iqram e baj.
Halit Aga shka po ban,
E merr udhėn n’shpi po shkon,
Nanės Cenės po i kallxon:
25 — N’baxhaxhin’, nanė, keq jam ngranė,
E m’ka shajtė babė e nanė,
Kam lshue n’armė e s’ėm kanė lanė.
Nana e Cenės ju ka ngėrmue:
— Me ditė tė sodit na paske marrue,
30 Me kanė Cena, bir, kish liftue!
— Aman, nanė, qishtu pse m’thue,
Me kto fjalė, nanė, mete pa mue!
Prap n’Prishtinė djali koka shkue,
35 Se n’Prishtinė kur koka hi,
Lutke zotin, lutke perenin’:
— Piqėm zot n’at’ baxhaxhin’!
N’baxhaxhin’ ish kanė zatet,
Ish kanė ungj’ me ni krevet,
Ish tuj hangėr ’i samun t’xet
40 Xhyherdare ja paska pshtetė,
Sy e vetlla ja paska tretė.
Sy e vetėll ja paska hupė;
S’e la t’ngratin m’u ngi bukė.
Halit aga more shka po ban,
45 E kcej zidin e ra n’mahallė:
— Nore tanė, mori hallė!
— Hajde, hajde, more Halit!
Ta vesh halla ni tėrlik,
T’kapėrcej nepėr kapixhik,
50 Kujton pasha qi je ēikė.
— Ah, moj hallė, tha, nuk jam ēikė
Mu m’theret nana, more Halit!
Hysa i gatė po ban yrysh.
— Zot o i madh, mos na korit!
55 Edhe Hysen p’e ban dyfish.
Halla mush, Haliti qit.
Qyre halla p’e flet ni fjalė:
— Ju maxhuna dalshi fare,
Nja me metė s’po dahi me marre!

1) Jashar pashė Gjinolli i Prishtinės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:41 pm

MYRTO FTJANI KISHTE THANĖ

N’Beshiktash1 po kndon fermani,
N’at Stamboll. n’Jenixhami.
N’at Stamboll po bahej nami.
Luftė po ban nji djalė i ri.
5 Na u mbush rruga n’suvari.
Na u mbush rruga, bregu i detit,
Thanė mbet njė mydyr mejtepit.
Myrto Ftjani2 i kish thanė:
— Smail Beg hakun me ma dhanė,
10 Smajl beg hakun sot ta dua,
Robt pa bukė mė kanė qėllua!
Me kėrbaē mė je kėrcnua,
M’ke sha robt e m’ke sha mua!
M’u drith toka pėr nėn kambė,
Kur m’i shave babė e nanė!
Hoq alltijen, ja ka dhanė.
„Moj alltija, qofsh bekua,
Qi ma zbardhė faqen mua!"
Ēoi e thirri Hasan Pasha:
20 — Ti ksaj pushke, djalė, me i ra hasha!
— Hasha, pashė, nuk dua me i ra;
Me i ngranė hakun fakarasė,
N’pastė mbetė gjallė, prap dua me e vra!

1) Lagje e Stambollit.
2) Nga Kraja e Ulqinit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:41 pm

ZEZA MIRO TĖRBAĒE

E zeza Miro Tėrbaēe,1
Moj Miro, qajmė mirė!2
Moj e rritura bonjake,
Me lakėra burdullake
5 Nėpėr dyer tė Tėrbaēe;
Ike, te berberi vajte:
— O berber, o’ sha vėllanė,
Do ma lėsh ēupėn’ si djalė,
Se do vė dyfek e pallė,
Do marr hakė pėr babanė,
10 Pėr baban’ e pėr vėllanė!

1) Vajzė nga Tėrbaēi, fshat ne rrethinat e Vlorės. Ajo i vret beglerėt e Vlorės qė i kishin vrarė babanė dhe tė vėllanė.
2) Pėrsėritet pas ēdo vargu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:41 pm

NA KA ARDHĖ BEGU PĖR T’DHETĖ

Hajdar Bushi rrin peshtet,
Dan Rahmanit po i thrret:
— Merr martinėn, hajde shpejt;
Na ka ardhė begu pėr t’dhetė,
5 Pėr t’dhetė begu na ka ardhė,
Po lypė pare pėr me marrė,
Aspak vade s’don me dhanė,
Thotė, t’i due dy dorzanė,
I dishmi mue me ma dhanė.
10 Dan Rahmani paska thanė:
— Po ban be me din e imanė;
S’ap dishmi, as shti dorzanė,
Pėr me pshtjellė Toptant kah janė,
Lala mret, or, ma ka dhanė,
N’kėt Ishėm u baka nami,
Si at vjet n’Junan nizami.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:42 pm

SULEJMAN RAMA VRET BIMBASHIN

Bylykbashi nė fistan,
Del Kosovėn po e kėrkon,
Sylo Ramėn po e qorton:
— Pa teskere, Sylė, ku po shkon;
5 Pa teskere ku je kanė? —
— Dje n’Prishtinė un jam kanė
Kurrgja pashė nuk m’kanė thanė. —
Ja ka folė Sylės nji fjalė t’randė —
— Sylė ti rrenat sod me i lanė
10 At martinė sod me e lanė! —
Sylo Rama vrani vetullėn:
— Bylykbash ta mėrziti jetėn,
Bylykbash ta fiki shpin’!
Bylykbashi mbleth sejment:
15 — Hiqmni Sylėn se e kanė lanė ment!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:44 pm

TOM PRENKOLA RRI NĖ ĒEZMĖ

Tom Prenkola rri nė ēezmė:
— Hajt yzbash, mos hi nėr berre!
Hajt yzbash se ke gabua,
Ke Ēart mrizin tye mrizua.
5 Hajt yzbash, more ti djal,
Se ti mrizin ma ke ēart’,
Ma ke ēart’, ma ke trazua;
S’kam fishek’ vetė me liftua,
Me liftua nja tre sahat,
10 Sa ti laj mrizet me gjak!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:45 pm

GRATĖ PO LIDHIN FISHEKĖ

Maji mė pesėmbėdhjetė,
ēaush Lika, Lame Lika,
U ngjitnė gurit pėrpjetė,
Muarė dhe shishanetė;
5 Gratė po lidhin fishekė,
Zunė tė lėftojnė vetė,
Pėr tė dhjet’ e pėr xhelepė.
Shokė, ngrehuni mė kėmbė,
Tė vdesėm pėr dhenė tėnė,
10 Tė hamė gurė me dhėmbė,
Nga zoti ē’tė jetė thėnė!
Pėr gjithė fėmijėn tėnė,
Forra neve do ta bėjmė!
Meri, gra, burra me radhė,
15 Sėpata dhe jataganė,
Tė lėftojmė pėr vatanė,
Me halldup shallvaremadhė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:45 pm

KANGA E REXHĖ MEHMETIT

Dirgjet Hamza pėr dugajė,
Shkon tue dvet pėr shehėrjanė:
— A s’ma pat’ ku’ Ibish Osman’?
— Tu xhamija tue i shit’ gjanė,
5 Tu xhamija, tu mejtepi.
— A ki’ pasė naj shoq me veti?
— Ish Dauti e Rexhė Mehmeti.
— Cili a Rexha, ēi s’p’e di?
— Qaj ēi a pshtetun pėr xhami,
10 Kallushan, musteqezi.
— Sa po i len, Rexh-o, kto dhi?
— Hajt Hamzė agė, se s’janė pėr ty!
S’janė pėr dok’, po janė pėr gji,
S’muj t’i mjel zoja nė dimi,
15 I mjel malsorja n’ borė e n’shi.
Mirė p’e di se ēka lyp ti,
Lyp’ celinėn pėrmi sy,
Pėrmi sy, dy gisht mi vetull,
Tana trut-o, me t’i tretun!
20 Pėr ni punė, o m’mloj gazepi,
Qi m’qilloj lokja me veti;
Qi m’qilloj lokja pėr ngat.
Kur m’u kall-o kmisha flakė,
Tana trut’ ja kam pėrhapė,
25 Ia kam mushė dollamėn gjak.
Nana e Rexhės a pshtet pėr zid:
— Qindro Rexhė, mos u korit,
Po lufto si daja yt!
Ē’po lufton Rexha n’Gjakovė
30 Si Sadiku nė Bjellopojė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:45 pm

KANGA E SYLĖ REZALLĖS

Bylykbashi asht ēu’ n’ kamė,
Dul Kosovėn p’e kėrkon,
Asht zatet’ nė dy drumtarė:
— Qysh je Sylė, qysh je mor’ Ramė?
5 Syla Ramėn e ka prekė:
— A thue e kije ndoj fyshek?
— Rrethatoren tė panaqetė.
— Merrjau anėn, t’i shtimė nėrmjet!
Asht azgan, tha, po na vret.
10 Syla kalin e ka rrotullue:
— Bylykbash, shka me t’kallxue,
S’janė tri vjet qi ke nej me mue,
N’ēiler t’grues t’kam majtė ngujue;
Kalit elb t’i kam qirue,
15 N’sitė tė hollė tė kam gatue,
S’t’kam mshef ēikė, as s’t’kam mshef’grue,
Nana t’dojke ma fort se mue!
Bylykbashi i ka kallxue:
— S’mundesh Sylė, thot, me m’mashtrue,
20 Qarė s’kam n’Prishtinė pa t’ēue.
— Bylykbash, tha, tė vraftė buka!
A kujtove si tu tuta,
Si ti fola dy fjalė tė buta!
Bylykbash, afroma dorėn!
25 N’dash m’e ni niher pishtolėn.
E kom pishtolėn habertare,
Tė tan sejment-o t’i qet fare.
Ndima pushkėn sa mirė kėrset!
Bylykbashit ju rras ngat,
30 Jan dhezė pushkėt flakė me flakė
Bylykbashin e ngrini nė gjak.
— Tungatjeta, ku i ki sejment?!
N’Doblibare po lehin qentė,
Lehin qentė mas ni bregu.
35 — Ki kujtue si jam Belegu?
S’jam Belegu, hajduk i malit,
Sylė Rezalla, pika e djalit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:46 pm

KANGA E YMER POPOVCIT

Ymer Popovci ni djalė azgan,
Ish kanė metė burri pa duhan;
Merr celinėn shkojke n’han.
Han-um han-e duhan s’kish gjetė.
5 — Mori hane, metshi shkret,
Kurrė duhan n’ju s’u gjet!
Merr Ymeri rek’n pėrpjetė
N’bylykbash ish kanė zatetė:
— Pse i ban armt, Ymer, po vet?
10 — Bylykbash, llafet i lamė!
Nxirr kutinė e t’pimė duhan,
S’e kam kall o t’shkretėn qysh pramė,
Pėrniherė ment don me m’lanė.
Bylykbashi azgan ish kanė;
15 Nxjerr kutinė e pijnė duhan.
S’p’e len dreqi ven me nxanė;
— I marrim llafet, thot, ku i kem lanė.
Cak e tak celinat n’kamė,
Bylykbashit — anė pėr anė.
20 Bylykbashi ē’po bėrtet,
Ymer Popovci mirė po flet:
— Bylykbash, he, ti qashkin,
E ēka pe pej meje fitim?
Ta thrret hoxha ni tallkin,
25 Krejt xhemati bajnė amin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:46 pm

YMER POPOCI THRRET: — OJ NANĖ

Ymer Popoci thrret: — oj nanė,
Qat martinė me ma dhanė,
Se jam met-o pa duhan,
Du m’u zdjergė deri n’han.
5 Nana pushkėn ja ka dhanė
Ymer Popoci n’kamė u ēue,
Fill nė han tek a shkue.
Ymer Popoci zdirgjet n’han.
— Puna marė! — dugaxhisė ja ban.
10 — Tė marė paē Ymer! — ja ban.
— Or zotni! — Ymeri i ka than’,
Me m’qit letra, me m’qit duhan,
S’e kam dhez’ qysh se pramė;
Syt nė gjak krejt m’u kan’ zanė!
15 Dugojxhija be poj ban:
— Kurrni fije, Ymer, s’e kam!
Ksajde a kanė mydyri pramė,
Me sejmen krejt e ka marrė.
T’madhe Ymeri po bėrtet:
20 — Mori hane, metshi shkretė,
Kurr pėr mu’ duhan s’u gjet!
Rrok’ martinėn shkon pėrpjet’,
Pėrpjct’ grykės Ymeri shkon,
Nė mydyrin zatet ish kanė.
25 — Tungatjeta zotni! — ja ban.
— Tungatjeta Ymer! — i ka than’.
Qet martinė, Ymer, me na dhan’,
Prej dovletit emrin e kam,
Kėrkuj armė s’muj me i lanė.
30 — Lcj hajgaret, ēaush, ja ban,
Gjithkuj pushkėn s’ban me ja marrė!
Po nxirr kutin’, marojm’ duhan,
S’e kam dhez’ qysh se pramė;
Syt me gjak m’u kan’ zanė!
35 Masanej kollaj ja bajmė.
Ky ēaushi azgan ish kanė,
Nxerr kutinė, i ep duhan.
Ungj’ n’ledinė t’dy janė kanė,
Ungj’ zaptija n’njanėn anė.
40 Kur e pinė at cigare duhan,
Ky ēaushi i ka thanė:
— Tash Ymer, shka po ban?
— Axhami, ēaush, mos u ban!
Hiē martinėn s’muj me ta dhan.
45 Ymer Popoci djal’ azgan,
I dha zor u ēu n’kamė,
Nji rovinė ma ka zan’,
— Or ēaush! — po ja ban,
Ngrih zaptinė me ni anė,
50 Kqyr naj ven n’mujsh me zanė,
Tash martinėn du me ta dhanė!
E para pushkė qi bani dan!
T’dekt ēaushin e ka lanė.
Shum zapti po ja damton.
55 Shka ka gryka qi ushton?
Ymer Popoci po lifton.
Shka ka gryka qi po dridhet?
Ymer Popoci nuk po lidhet.
O pushka trimit, ēaush, s’i mirret!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:47 pm

KANGA E NOC MAN GEGĖS

Shka po thot Noc Man Gega:
— S’e jap hutėn, more, sa t’jen’ jeta!
Sa t’jen’ jeta, o hutėn s’e jap,
Pėr pa i la, o zaptin’ me gjak!
5 Vocėrr Prenka, o ni faqezi,
Mushka ibrigin Vocrri me raki;
Drejt po shkon te mydyri ri:
— Tungatjeta, i thot, or zotni!
— Mirė se vjen, Vocėrr, faqezi!
10 — Qysh po m’thue, zotni, faqezi?
Unė t’kam ardh’ sod pėr myzhdexhi;
Noc Man Gegėn, qi na lypshe ti,
N’Berishė t’Madhe sonte ka hi,
Gxon shėnkollin, more, me dai,
15 Mish tė kingjit e raki tuj pi.
Shka po ban ēaj mydyri ri,
Muer me veti, more, dhet’ zapti:
— Ēu, bre Vocėrr, po thot, me na pri!
N’Berishė t’Madhe sonte dom me hi,
20 Qato rrug-o une nuk po i di,
Nata terr, o bre, rruga bri.
N’Berishė t’Madhe at nat’ kanė hi,
N’Berishė t’Madhe paskan shkue,
Noc Man Gegėn e kanė rrethue.
25 Noc Man Gegės i paskan kallxue:
— Hyqymeti ty t’ka rrethue,
E lyp hutėn hiē pėr pa u damtue!
Noc Man Gega ni fjalė ma flet:
— Pesė dakika me m’i dhanė myhlet,
30 Kam ni plak, po due me vet’.
Man Gegė plakit na i paska kallxue.
Man Gegė plaki nė kamė u ēue:
— S’ipet huta, biro, pa liftue!
Qysh me u ba, biro, burri si grue?!
35 N’at dakik lufta ka fillue,
Luftė e madhe koka marue,
Shtatė tė dekun e nja varrue.
Dul ēaushi nė rog’ t’livadhit:
— Nimo zot, oj nata bajramit!
40 Nata bajrami sonte ke qillue,
Pej Noc Manit t’i sonte me m’pshtue;
Pej Noc Manit n’pshtofsha vet’,
Pėr zapti hiē s’e kam dert,
Muj pa pare me shkrue apet.
45 Noc Man Gega n’midis oborrit:
— Nimo zot oj nata shėnkollit!
Natė shėnkolli sonte ke qillue,
Pej ēaushit ti sante me m’pshtue;
Pej ēaushti n’pshtofsha vet’,
50 Pėr Man plakin hiē s’e kam dert,
Boll ka rrnue plaki shtatdhet’ vjet;
Shtatdhet’ vjet i ka rrafshue,
I shkoj jeta plakit tuj luftue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:47 pm

NA KTO ARMĖ NUK I JAPIM

— Ugurolla, bre djemt e ri?
— Nė Bujanoc, nė qarshi.
Jan’ nisė djemt e jan’ tfillue,
N’gjys’ tė udhės kur jan’ shkue,
5 Jan nalė djemt me pushue;
Me pushue, uj’ me pi.
Thrret Mehmeti: — More Ali,
Unė t’thash, vlla, rrim’ nė shpi!
Tek po vjen ēaushi me zapti,
10 Hapat s’vanojn’, ēaushi ia mrrini:
— Selam alejkėm, bre djemt e ri!
— Alejkėm selam, ēaush me zapti!
— Kah u patėm, bre djemt e ri?
— Pej Ēollaku, nė Prishtinė me shpi.
15 — Kah t’patėm ēaush me zapti?
Pej Morave, nė Gilan me shpi.
— Jepni armt, bre, djemt e ri!
— Na kto armė nuk t’i japim ty,
Ti je msue me moravli,
20 Jau merr armt, i rreh si thmi.
Ti s’ke pa Ēollak me sy,
T’i shti n’bark sahat e allti,
T’i qes n’diell zorr’ e mushkni!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:48 pm

KANGA E PAJAZITIT

— Eh, ugurolla Pajazit bre djal’?
— N’Pėrzeren, thot-o, pėr pazar.
— Qat allti, bre djal, pse p’e ban?
Pse p’e ban’, bre djal’ qat allti?
5 — Jam qillue, thot-o, jabanxhi,
Kur n’kėt shehėr, o nuk jam hi.
N’ēfar’ kazaje, djal’, po rrin ti?
— Mbi Gilano po rri me shpi.
Aj ēaushi ni faqezi,
10 Ja ēoj mrapa nja tre zapti.
Pajaziti ni djal-o i ri,
I la n’kalldram ata tre zapti.
Ban hyxhym ni dugaj’ me hi:
— Ndore tandė, more zotni!
15 Dugajxhija ish kan’ goran:
— Largou djal’, more, m’i ka than’!
Krisėn pushkt e u ba piskamė.
Pajaziti rake n’kalldram.
Shokt e vet-o aty janė ardhė:
20 — Shka u ba, Pajazit bre djal’?
— Alltin’ deshtėn-o me ma marrė!
T’kisha pas-o fyshek’ me veti,
Pat me m’shkue zani te mreti;
O gajret bani Pajazit Ahmeti!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:48 pm

KANGA E HAREDINIT

Haredini ish kon trim,
Ki’ pa’ mbajtė ni djalė jetim.
Qaj jetimi n’komė ish ēue,
Se n’Prishtinė koka shkue:
5 — Ti, bre pashė, ēaush me m’ēkrue,
I vetura, pashė, jom qillue;
I pa shpi e i pa grue.
ēaush, pasha ma kish ēkrue,
Dy nishana ja ki’ ndue;
10 Ia ki’ ndue pėr njen’ onė,
’Izet sejmen ia ki’ dhonė;
Ia kish dhonė nizet zapti,
Pėr me dalė me mledhė vergi.
Kur ma mledhi vergin’,
15 N’Haradinin ish zatet’:
— Haradin, ku don me shkue?
— Tu ni mik, pare me ēue,
Djalit t’madh i kom nxonė grue.
— Haradin, nuk muj me t’lshue;
20 Qat mamzerre m’e dorzue,
N’teboj’ mretit du m’e ēue.
— Hajt, ēaush, mos u mallit,
Merr zaptit’, hajde nej dit,
Se fort nona o mėrzitė;
25 N’daē noj dit, n’daē hec me mue,
S’t’kom fsheh ēikė, as s’t’kom fsheh grue.
Qat mamzerren ia ka dredhue;
Qat mamzerren tim tė zi;
Vrau ēaushin me ’izet zapti.
30 Se n’saraj pasha po i nie:
— Po zo’, ēka jon gjith kta topa?!
— Nuk jon topat e vezirit,
Osht mamzerrja e Haradinit,
Sod ja lau rrogėn jetimit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:48 pm

KANGA E CEN HASHANIT

Ēaj ēaushi n’kullė tė bardhė:
— Pej hapsane, Cen, kur je dalė?
— N’qet xhuma, ēaush, sod ni javė.
Cen Hashani p’e mėrrthen atin;
5 N’Prishtinė m’ja nalke vrapin;
Nė Prishtinė, te shadravani.
Mirė po i rrin Cena hutės gati;
Po i rreh ēarku si sahati.
— Lshomna udhėn, djem, pej vilati,
10 Lshomna udhėn, vllaznija mi,
Mos u pėrzini me anadoll-li!
Mos u pėrzini, haj medet,
Se janė gjin t’parahmet,
N’qafė na hypin, s’e kanė deri.
15 Cen Hashani shka ka thanė:
Nizet gjaqe n’Lumė ba i kam,
Krejt ēausha e kajmekam’,
Asnja baba s’ma ka lanė,
Me dorė teme vra i kam,
20 Pėr asnja pare s’kam dhanė.
Krejt pej plangu m’kan’ pėrzanė,
Krejt prej tahti mu m’kan’ hjekė,
Nė kit Koshare o jam zatet,
Ishin gjinja, more t’parahmet;
25 Rob e thmi uni don me m’dekc!
N’bylykbashin Cena a zatetė,
— Ugorolla, Cena, bre djalė?
— Se n’Hallaē po due me dalė,
Bylykbashi shka poj thct:
30 — A po lidhesh, a don me dekė?
Qeto armė, bre Cen, me i hjekė!
— Bylvkbash, bre, shka po flet?
Lanė ma ka baba amanet:
Armt e krahit mos me i hjekė,
35 Tue kanė gjallė, hala pa dekė.
Ma pru zoti, kollaj me dekė
N’fushė t’Vojnovcit shehit me met’;
Shehit me met’, n’ket ven m’u shkri,
Kamė pėr kamė me anadoll-li.
40 Udha marė, Cen, pej ahretit,
Bylykbashi po t’vjen mas vetit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:49 pm

KRISĖN TOPAT NĖ ZABEL

Krisėn topat nė zabel.
Thuj Mahmutit, a s’po del?
Thuj Mahmutit, n’dash me dalė,
Se dovleti ty t’ka falė.
5 — Dovleti me m’pas’ falė mue,
Me asqer’ s’um kish rrethue;
Me asqer’ o vet i tret’;
Kulla jeme lifton vet’,
Lufton vet’ teri n’aksham,
10 Kajmekamit t’ja lamė ni nam;
Ne ta nien mreti n’Stamboll,
Ne ta nien krali e kralica,
Po lifton Mahmut Dac Galica.1
Or’ Aziz, o i biri jem,
15 Kap shishanėn, vraj me ren,
E t’mi zgedhish beng me beng,
E t’iu bajsh vorret n’saraj!

1) Mahmut Daci nga Kalisi i Lumės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:49 pm

MAHMUT DACIT I VETOI SHPATA

Fort po dridhen t’zezat kulla,
Veziri u mshė’ ndėr pula;
U mshė’ ndėr pula e pata,
Mahmut Dacit (i) vetoj shpata.
5 I vetoj shpata e jatagani,
Lumeja nana qi e bani!
Mahmut Daci flokmanash,
Po ban luftė me nji pash’.
Mahmut Daci nė prezore,
10 Po ban luftė me shum tabore;
I shkoj nami nė Stamboll,
Nė Stamoll e te mreti,
Tė na ndrijtet vilaet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:50 pm

TI ĒINRO MAHMUT OR BIR

U vu topi nė zabel,
— Or Mahmut, or, pse s’na del?
S’ka si ju del Mahmuti gjallė,
Pa ba luftė me pashallarė.
5 Jalla, meca, erdh akshami.
Me inat na vje’ Selmani:
Pėr Ēatėj na u vesh nizami.
Kush ma zu der’n e madhe?
Bajram Reēi me’i shishane:
10 — Ban gajret Hazizi em,
Me shishane vraj me ren,
Tua bajmė vorrin nė Ēerem!
Ē’asht ajo nė Ēafė tė Lakit?
Asht e ama Mahmut Dacit.
15 — Ti ēinro, Mahmut, or bir,
Se m’ban luftė me tre vezirė.
Me tre vezirė me pash’n e Shkodrės,
Hasan Beg, ti bjeri lodrės!
Bjeri lodrės t’borizanit,
20 U shem Gjakova, u shem Bėrzhdani,
U mush udha me xhak nizami.
Nė Stamboll na ka votė nami:
Mahmut Daci kshtu e bani!
Kur ju nis asqeri kullės,
15 I ēoi Mahmutit pėr rixha.
— At rixha nuk e due!
Mahmut Daci a shitue!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:51 pm

DUM T’I VRASIM BEGLERĖT NĖ MBRAMJE

Amanet-e tėj moj nanė,
Dum t’i vrasim beglerėt nė mbramje!
Dum t’i vrasim, nanė, do t’i ēojm’ nė Spasė,1
Qati drejt na asht ba nji qark,
5 Ni qark tė madh. bre nanė, n’at fushė,
Karahasanit, nanė bre, nuk i gjetet kush,2
Si nė male, nanė, ashtu nė fushė,
Si nė sofėr, nanė, ashtu me pushkė!
Kapni pushkėt, o ju more cullė,
10 Ahmet begun ma mbani pėr mu!
Disa mullės, e disa kresė,
Sinan Isa3 na dul-o i pabesė.
Ahmet beg-o ku i lae kuburet?
— Mė fund tė shkallės i kam lan’tė lumet.
15 — Ahmet beg-o ku i lae topanxhat?
— Nė konak-o i kam lanun fėllanxat.
— Ahmet beg-o ku e lae atin?
— Nė Reshan4 e kam lanė tė ngratin.
Ati i zi, more, qime xhok,
20 Ka lamė rrugėn plot me lot.

1) Fshat afėr Dibrės.
2) Trim qė s’i gjendet shoqi.
3) Njė dibran sejmen.
4) Fshat afėr Dibrės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:51 pm

LĖFTON SHEMUA ME HYSNINĖ

Nė male, mi Samarinė,
Nė saba, pa dirė mirė,
Dyfeqet radhė po binė;
Lėfton Shemua1 me Hysninė!
5 Prim’, o Hysni Pasha, primė,
Tė shoē Shemo mjekėrzinė;
Se si e punon talimnė!
Me plum ja thyen kėrcinė,
Njėzet e dy topa shtinė,
10 Se zunė Shemo Brahimnė.
E dėrguan nė Janinė,
Tė merrej vesh me valinė.
— Shemo, molloisna mirė:
Ku ke prer; e ku ke grirė?
15 — Pasha, tė tė thom njė punė:
S’mė vjen keq se pse mė zunė,
Se bėra si desha unė.
Vrava turq, preva kaurė;
Qė kur vrava Muedinė.2
20 S’mė vate dyfeku mirė,
Mė theu plumbi kėrcinė!

1) Shemo Gjirokastriti kaēak i njohur.
2) Muedin Vasjari kaloi nė anėn e turqve. Shemua, megjithėse e kishte shok e vėllam, u detyrua ta vrasė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:51 pm

SHEMO S’MA PRISTE FIQIRI

Shemo, s’ma priste fiqiri,
Tė bėnesh kaq’ i miri,
Sa tė kėrkonte veziri,
Veziri, sulltan Hazizi,1
Sulltan Hazizi dėrgoi:
— Shemen tė mos ma prishni,
Po ma nisni, ma stolisni,
Nė Stamboll ma degėndisni!

1) Sulltan Azizi sundoi gjatė viteve 1861—1876.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:52 pm

KANGA E SUL ZHUTĖS

Krojsi pushka pėr mejdoni;
A s’i bie toj, more Sul1 aslloni?
— Ku t’i bie un’ i ngrati,
Mbeē i vetėm s’m’erdh imdati,
5 Mė ka sardisun bilikbashi,
Bilikbashi me sejmen.
— Rroj Bajrom, mos hik si qen!
Po si qen, posi langue,
Xhith u mbojt nėpėr prrue.
10 Jaēe Zhuta sa ni shqa,
Vjen ogradeve tue qa:
— Sulejmonin na e paskan vra!
Kur bėrtojti Adem Bauta,
Na u shem mali, na u shem fusha!
15 Kur bėrtojti ki Staf’ Kojca,
Na u shem mali, na u shem Shushojca!
— Hajde, hajde Selim Gjeleshi,2
Pushka jote sa mojr e ndreēi
Bilikbashin na i pėrxhexhi.

1) Sul Zhuta prej Veleshtės — afėr Strugės.
2) Selim Gjeleshi — Dibran.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:52 pm

KĖNGA E SYLĖ GEGICĖS

N’Prizrėn se ē’po rrehėn sahati:
— Ēonu zapti, o bre, bonu gati!
— U bom’ gati, ku dona me shkue?
— Sylė Gegicėn1 dona me rrethakue.
5 O Sylė Gegicėn, hej, me rrethakue,
S’m’ish kon’ njeri, o m’ish kon’ drangue!
Ish kon’ drangue, ni zok sokoli,
Plot me xhak na mushi oborrin.
O xhi ka Shtava,2 hej, xhi po ushton?
10 Sylė Gegica hej darsėm po bon.
Sylė Gegica, o bre, po bon darsėm:
Ka grish’ Zhurin, o more, edhe pashėn.
O Karamoni, bre, edhe Sylejmoni —
Lumja nona kta dy djem xhi boni,
15 Paska pas’ o me i ēit pėr mejdoni,
Lumja nona kta dy djem xhi rriti,
Me prish’ pashėn, o hej, pėr fyti!
— O mori Hyrė, motra jonė,
Merri armėt, hej, naj ēit nė lomė,
20 Se Avdulla Zhuri3 ka ardh’ me na zonė.
O kur na krisi, hej, pushka e parė,
Karamoni u plagu nė bark-e.
Kur na krisi o pushka e dyt’,
Avdulla Zhuri o na u vra nė fyt.
25 O kur na krisi o pushka e tret’,
Zyber Shajna nė rekė na met.
Hej po shkon kerri, o bre, rruna-rruna,
Kto xhenazet, o bre, si kėrcuna.
Po shkon kerri, o bre, tuj kėrcllue,
30 Gratė e Zhurit, o bre, tuj vajtue;
Burrat Syla o jau ka coptue!
O more sheh, o more ēerkes,
Qysh na e vrave o Sylėn nė bes’.
Hej xhi po thotė ky Ahmet Nebija:
35 — Kcej e virri, o bre, sikur dhija:
Se na u doxhėn o nja tri japija.

1) Fshatar nga Blaēi i Opojės qė kundėrshton pagesėn e taksave.
2) Kodėr mbi fshatin Blaē.
3) Nga fshati Zhur, ishte nė shėrbim tė Turqisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: