Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:53 pm

HALIL HAMZA BURR’I TRASHĖ

E Halil Hamza, burr’i trashė:
— Zo’ shka t’bana, more pashė,
Zo’ shka t’bana, pasha i ri,
Qi m’rrethon me jabanxhi?
5 Bajram aga ni burr-o zotni,
Bahi gati sejment e mi,
N’Rahovec-o dona me hi,
Do t’pijm’ ven’, do t’pijm’ raki,
Do t’pijm’ kafe dhe duhan,
Halil Hamzėn-o ta rrethojm’!
10 Bajram aga n’kamė na u ēue,
Muer sejment-o pėrpjet me shkue,
Muer sejmet-o pėrpjet’ asht shkue,
Halil Hamzėn e kanė rrethue.
Halil Hamza na i kish hetue:
15 — Ēou Vesel, vlla, jena rrethue!
Jem’ rrethue don me na nxanė,
Kurr n’hapsane, vlla, nuk jem’ kanė.
Nuk jem’ msue, vlla, m’u koritė,
20 Me ja u nxanė evladve sytė!
Ēou Vesel-o piskamė ta bajm’,
Rahovecit do t’ja lam’ ni nam,
Do t’pėrmendet-o pėrgjithmonė
Halil Hamza keq-o piskati:
25 — E, bonaj vlla, martinat gati!
Tan’ sejment pash’s t’ja pėrgjaki!
Qeky asht, pashė, podrimēaki,
O se ban mend qysh bahet gjaki!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:54 pm

REXHEP KALLĒAKU DJAL I RI

Rexhep Kallēaku, djal i ri,
Mur martinėn ra nė qarshi:
— Tmirė metshi, shokt e mi!
N’Ovrokop1 po du me hi,
5 N’Ovrokop po du me shkue:
— Ēou Halil, hajde me mue,
Ma tė mirė shoqin nuk e due!
Me ni han kokan ngujue,
Ali Pashės2 kush ia thue:
10 A s’e rreh ni tel pėr mue,
Kurr’ ma ngusht nuk jam qillue;
Ne asqeri na ka rrethue,
Nė saraj don me na ēue.
Aj bymbashi asht idhnue,
15 Merr gėrbaēin, don me i shtrue.
— Tu rritė jeta, paske gabue,
Se nuk asht shtaga pėr mue!
— Halil Gjuka, qysh po thue?
— Nanė e babė s’i kam dume,
20 Kqyrė alltija ku m’ka qillue,
Pėr ksi venesh me liftue.
Ēka po i thot’ Halili-Rexhepit:
— Nxirri, vlla, fishekt pej xhepit!
Na rrethoi asqeri i mretit,
25 Ne asqeri na ka rrethue,
Krejt ymydi m’u kput mue.
Mue ymydi m’u kput krejt
’Iherė jam le, ’iherė du’ me dekė!
Halil Gjuka fjalė ku ēue:
30 — Thujmi nanės, mos ka j per mue,
Qeshin zoti e paska shkrue,
Hiē ma tepėr mos me rrnuė!
Tetėmdhet’ vet’ i kam damtue,
Dymdhet’ t’dekun, gjasht’ varrue;
35 Katėr kem, veē Musa a pshtue.
N’Selanik e paskan ēue,
N’Bejazkullė3 e kan’ burgue.
Nė Stamoll po thrret telalli:
— Ovrokopin kush e kalli?
40 — Halil Gjuka, Rexhep Kallēaku;
Plot me gjak u mush sakaku,
U mush sakaku, u mush ēarshija.
— Ēou Rexhep! — Po t’thrret Alija;
Paska thye, more, kamėn kadija,
45 Mos ta lamė me shkue te shpija;
Mos ta lamė nė shpi me shkue,
Sherri i ti kemi liftue.
Halil Gjuka, burr’ i gjanė,
Ka liftue, paska ba nam.
50 Po vet’ mreti: — Zo’, kah janė?
— Halil Gjuka, i strellcjan,
Shokt e vet i pat pejanė,
Marre veti s’i kanė lanė!

1) Qytezė nė rrethinat e Nishit.
2) Me gjasė Ali Pashė Gucia.
3) Kulla e Bardhė — emėr i burgut tė Selanikut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:54 pm

U VRA JELLA ME TOPTANĖ

Krisi pushka nė Tiranė:
U vra Jella me Toptanė.
— Rri mor beg, mos bjer me grusht,
Mė thonė Jella, nuk jam pusht;
5 Nė pazar tė bij me pushkė.
Kullės Bardhė i duel tymi:
Vranė Ramizin ke heqimi.
Ramiz Begu, i holl’ e i gjatė,
Tri martina flakė mė flakė;
10 Kėmisha e Begut kullon gjak.
Ēoja nuses, ta baj’ duvak!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:55 pm

KANGA E BEC SINANIT

Rrehi teli i memleqetit:
— Zo’ ku m’je Pasha i Ada Begit?
Haram t’koftė buka e davletit!
Zabitnamin qysh ja lashė Becit?
5 Zabitnamin Becit ja ki lanė,
Telegrafi qi na ka ardh’ pramė,
Bec Sinanin duhet m’e nxanė.
Ali Gjani u ēojke n’kamė,
Vesh jelekin e ni xhemedan,
10 Shpatėn e mretit vjerr’ nj’anė,
Pesqin vetė i bani nizamė,
Pesqin vetė i bani Alija,
Para e mrapa i shkojnė zaptija,
Kur po dalin, besa,tu xhamija,
15 Shkumė t’verdh’ po i qet dorija!
Tu xhamija e kah duvari,
Salih Begi, ai kajmekami,
Vetė ish kanė zabit nizami;
— Kah po don o Ali Gjani?
20 Kit asqer ku po m’i ēon?
— N’tropa t’mretit p’i trupojmė! —
P’i trupojnė Ēukat e Malleshit,
Si me kan’ vala e detit.
Ja me kan’ deti pej tallazit,
25 Ja me kan’ fryma pej Tivarit,
Ja me kan’ kto kodra t’malit.
As nuk asht deti pej tallazit,
As nuk asht fryma pej Tivarit,
As nuk janė kodrat e malit,
30 Po kto janė kunrat e n mizamit,
Dojnė m’i nxan’ Becin e Sinanit.
Bec Sinanin e kanė rrethue,
Nana e Becit n’dorė a qillue,
Rreh shuplakė e po ban, kuku:
35 Bec, lum nana, na paskan rrethu’,
— T’kan’ rrethu’, po dojnė me t’nxanė!
— Mos ki gajle, oj e lumja nanė!
S’asht kallaj Becin tan’ m’e nxanė,
Hutės teme zjerm pėr pa i dhanė!
40 Nuk vanoj dakiki sahatit,
Krisi pushka e Bec Sinanit;
Mirė ja ngjiti zabitit t’nizamit,
Ja ka kput’ dygmet e mitanit,
Ja ka kput’ ēystekin t’sahatit,
45 Ja ka prish’ nishanat pej arit,
Nai shkoj gjaki deri n’zingji t’atit,
Qyky asht, more, Beci Sinanit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 2:59 pm

KANGA E CEN MAXHUNIT

Jeset Beg po m’rrin n’skemli,
Thrret meshlicin e ban zyla,
Thrret meshlicin me kuvenue:
— Kush del Cenėn m’e mashtrue,
5 I kofshin dhanė celinat prarue!
Haxhi Mahmuti n’kam’ na u ēue,
Mirė meshlicit ju ka drejtue:
— Kto celinat, tha lenini mue,
Un’ muj Cenėn m’e mashtrue,
10 Pobratim Cena m’ka qillue.
Haxhi Mahmuti n’kamė na u ēue,
Ka marrė udhėn ka tfillue,
Fill tu Cena koka shkue.
Shkon Haxhija i cakat n’derė:
15 — A je ktu, Cen, i lumi Cen?
Cen Maxhuni m’i thotė ati:
— Ktu tek jam baba Haxhi,
Tuj ba llaf kesh me vllazni,
Me i rrok’ armt me dalė n’ēarshi.
20 Haxhi Mahmuti ju ka drejtue:
— Myzhde Cen, diēka me t’kallxue,
Me hyēmet t’kam pajtue,
Se me Bozhėn t’kam marue,
Ni ēaush ty t’kemi ēkrue,
25 N’Kalashin po dojmė me t’ēue,
Pesqin shpi ki me i sunue,
Qysh t’thush ti kanė me punue.
Cen Maxhuni ēa i ka kallxue:
— S’muj Haxhi, tybe, me t’besue,
30 Ki meramin me m’trethtue.
Nis Haxija be me i ba:
— Pasha qabėn qi jam shkue,
Gjashtė qitapet q’i kam knue,
Pasha muji q’i kam inue,
35 Pasha shallėn qi e kam vnue,
S’kam meramin me t’mashtrue!
Nana Cen’s ju ka ngėrmue:
— Qysh Haxhis, bir, mos me i besue?
Pobratim ky t’ka qillue,
40 — Gjithmonė thejshe, bir, qi e due!
Kqyrė Cena ēa i ka kallxue:
— Hajt bre nanė, t’paēa ngue,
Ta dhash besėn, t’je metė pa mue!
U ēu Cena, u shtėrngue,
45 Krah pėr krah me Haxhinė a shkue,
N’Hazir agėn janė qillue:
— Cen, bre bir, ku m’je tuj shkue,
Qysh Haxhis ti me i besue?!
Se n’saraj kur janė shkue,
50 Dyrt pėrmrapa ja kan’ ngujue.
— Jeset Beg, ēa m’thirr’ mue?
— Qitash Cen du’ me t’kallxue,
Me i pas’ kraht me fluturue,
Pej sarajit gjallė s’ki me pshtue!
55 Cen Maxhuni ēa i ka kallxue:
— S’ki sejmen, beg, qi m’lidh’ mue!
Tre ēaush n’kamė janė ēue,
Cen Maxhunin ma kanė rrethue,
E nxjerr thikėn Cena nis’ m’u prue.
60 Kur ma nxur thikėn me lala,
Tre ēaush po m’i qet pėrpara.
Hanmi i begit rrin n’skemli:
— Kape beg, he faqezi!
— Un s’po muj, hanėm, kape ti!
65 Hanmi i begit po rreh shuplakė:
Sod na u kall saraji flakė,
U kall saraji me gjith ēarshi,
Krisi reja pėr tevabi,
Cen Maxhuni don me i pėrbi!
70 Ni tėrtip e kanė marue,
Me amėrlluka e kanė mlue,
Qat’herė thikėn ja kanė zapue.
Se n’hapsane Cenėn e kanė ēue,
Mixha i vet drynat ja ka vnue.
75 — Cen, bre mixhė, i thotė, t’kam kallxue,
Qysh Haxhis ti me i besue!
Cen Maxhuni koka kujtue,
Ni letėr t’mirė e paska ēkruc,
Ni maxhup e ka pague,
80 Vllazniv’ t’vet letrėn jav ka ēue:
"N’kofshi kanė vallazėn pėr mue,
N’Perzeren nestra kanė me m’ēue,
N’Nadakofc para dilmni mue!"
Mirė maxhupi letrėn e ka ēue,
85 Merr Hajdari letrėn e ka knue,
Qysh a puna letra i ka kallxue.
Kur e fali zoti sabahin,
Dul Isufi me gjith Hajdarin,
N’Nadakofc ma zun’ livadhin.
90 N’Nadakofc pritė kanė zanė,
Tek po vin’ ni tubė nizamė,
Cen Maxhuni me ta ish kanė.
Krisi pushka n’kallamoq,
— Nal kadalė, Rexhep, bre shoq!
95 Ēa po thet Hetem Tėrrfoja:
— Paē mu nal’, s’po m’puno goja.
Murat Prekazi mustaqemadhi,
S’p’i nal’ lluga, s’p’i nal’ gardhi,
P’i qet hapat ma t’mdhaj se kali,
100 Pej dy vete na u mush livadhi,
Veē Isufi edhe Hajdari.
Be po ban ni shaljanė:
— Krejt e fshina ni arė tėrshanė!
Ēa po thet Rexhep Potera:
105 — M’zunėn ethet sa ke vera!
Sa ke vera gati m’kanė mytė,
Kur m’i Ishoj niherė Cena sytė!
Po thrret Gjorgji: — Ori grue;
Dil kta thi me i ngujue!
110 — Ty bre njeri, t’paskan lan’ met’,
Nuk janė thi, po janė sejmen —
Cen Maxhuni i ka lan’ pa men’!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 3:00 pm

NOC KOLĖ PRENGA I FORTI DJALĖ

Ku po knon aj zogu i zi?
Mė ni degė lisit t’ri!
— A po ngjoni, o fush’ e male,
Ngjoni prroje, ngjoni zalle,
5 Shujni kajk’ e shujni valle,
Shujni valle sall me qa,
Se n’Postin qe ’i kob ka ra:
Noc Kolė Prenga qonka vra!
Noc Kolė Prenga e Pashuk Shqefni,
10 Na i kanė rrėjtė se a vra Kurt Begi.
Ai Kurt Begi, ni matnjan,
Na e vu pritėn me krutanė,
Ma krutanė, me sufari,
Noc Dod Shoshi na u ka pri;
15 U ka pri pėr buzė t’agimit,
U ka pri pėr s’gjati Drinit;
Ka vu priten n’funit t’shkalle,
Po i naj1 krushit tuj ba valle;
Tuj ba valle e tuj kenu,
20 Aty ni darzėm ka qillu,
Miku i Nocit ish tu u martu.
Ka thirrė miq, ka thirrė kumarė,
Noc Kol Prengėn krushk tė parė.
Ai Kurt Begu po i han za:
25 — Mor Noc Kola, me u dorzu,
Se nuk ke sesi me pshtu,
Me ’iqin huta t’kom rrethu.
Ruje veten, na bje n’dore,
Na i qit para armėt mizore,
30 T’kėrkon Shkodra, t’lip Stamolla.
T’kėrkon Shkodra me axhaqe,
Se i ke ba ti, thonė, shumė gjaqe! —
— Mirse vjen, he begu i Matės,
Pse m’ke ardhė pėr territ t’natės;
35 M’ke zatetė te shpija e mikut,
Si e kom pas’ krit2 e ēelikut!
Ka krisė pushka, gjimoi Drini,
M’kamė asht ēu tanė Dukagjini!
Mustafė aga e thotė ’i fjalė:
40 — Ti, o zot, tė qofsha falė! —
Noc Kolė Prenga, i forti djalė,
Nuk bje n’dorė pėr stė gjallė,
Na i pret plumet nėpėr shkallė,
Nėpėr shkallė e bri mė bri,
45 Nuk la marre pėr Shipni!
Nuk la t’motrėn kun me qa.
— Aman Noc, thotė, ku t’kanė ra? —
— Hik, oj motėr, i ka thanė,
Kam shtatė plume anemanė;
50 Un pėr gjashtė nuk pata dert,
Po pėr t’shtatin mos pėvet,
I birazerit fort po m’vret!
Moj Shipni tė lasha tru,
Dit tė bardhė ti s’ke me gzu,
55 Qish se besėn e ke harru! —

1 Po i ndien.
2) Krit — kryet, kokėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 3:00 pm

ARIF POVATA DUEL NĖ SHKALLĖ

Asllan Pasha ngjeshi shpatėn,
Ēoj p’e thirr Gėrvallėn natėn:
— Me ma nxanė Arif Povatėn!
Me ma nxanė Arifin gjallė,
5 Po t’prej qyrk, po t’prej dallamė.
— Ore pashė, banma hallall,
Se po m’ēon n’katun tė madh,
Besė kan’ lidhė Krasniq’ e Shalė,
Nuk na lshoj n’kurrnja tė gjallė!
10 Arif Pavata duel nė shkallė,
Mirė po qet me pushkė tė gatė,
Mirė po qet me qat lėtinė,
— Bini djem ta djegim shpinė!
Shikoj Shalėn ka’ po vinė,
15 Krah pėr krah me Fek Sefinė.
Fek Sefija e Halil Shala:
— Bylykbash, me shnet dallama!
E la shkret pėr pa u mush java.
Kėrset pushka tu ēarshija.
20 Flet Alija shka i tha Delija:
— Kėrka, bacė, s’kem lanė tu shpija,
Veē Hysenin e dy baxhija.
— Prama nate, more, Gėrvallė,
A po t’han haloshi tallė?
25 — Mos ki dert baloshi bardhė,
Tė katėr kamt t’i bajė ajare,
Tė katėr kamt t’i mathi risht,
Nė vent’ tagjis’ t’qes oriz!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 3:00 pm

KANGA E ZEK JAKINIT

Krisi pushka, gjimoj deti,
N’at Trush u ba gazepi;
Zek Jakimi fort gajreti.
Fort gajreti, sa mirė qiti,
5 Nji ma t’mirin dekė e qiti,
Probatinin s’e koriti.
S’e koriti se s’a msue,
Tre malcorė qi janė mendue
Pėr haber kanė nisė nji grue,
10 Vali Pashės me ja ēue.
Vali Pasha thrret javerin,
Me buri e mlodh asqerin.
Kurt beg Ēelėn ēoj e thirri:
— Gjallė a dekė ta due kėt njeri!
15 Kurt beg Ēelės ju qesh mustaku:
— Hiqu, Pashė, ati meraku,
Tė dy lidhė t’i bijė pėr lakut,
Tuj ngrehė zhag atij sokakut.
Zek Takini ish kenė idhnaku,
20 Pėr nji dekik i luejti gjaku:
„Faqja e zezė e tė gjithė bajrakut,
Vravi mikun nė derė t’konakut."
Larg ja njofti Zeka ēehrėn.
E qet jashtė e mshilka derėn,
25 Sa nji grue s’e paska nderėn,
Pushkėn qet largon poterėn.
Ē’po rrin Zeka nė divanhane:
— Aman beg, pashė jetėn tandė!
Be kam ba, qi s’shkoj nė hapsane,
30 Pėr pa u ngrehė zhag pėr kambė!
— Hiqu, Zekė, atij merakut,
Tė dyve lidhė ju ēoj pėr lakut,
Tuj ngreh zhag atij sokakut.
Zek Takini ish kenė idhnaku,
35 Rrokė martinėn prej kon’akut;
E ēoftė zoti ku qoftė haku!
Ē’po kuvendin Kola e Zeka:
— Me gajret po na vjen deka,
Me ba luftė si Tuēi e Leka,
40 Me u kndue n’kangė si a kndue Gjin Leka.
Krisi pushka e batare,
Pushke e gjatė e kapsulaēe,
Karajfile e ltinė maxharre,
Qet martinė e alltipatllare.
45 Ēka po i thotė Zeka-Kurt Begit:
— Sot m’ke ardh’ nė fush t’bejlagut,
Fal me shėndet Pashuk Begut!
Fal me shėndet Ndoc Kolė Mazrrekut!
Kurt Beg Ēela djalė i ri,
50 Na i ka mbledhė do suvari,
Tė tanė trima e dai.
Harap Sokoli djalė zotni,
T’ejten mbrama n’iqindi,
U thirr salla nė tri xhami:
55 — Ka vra Zeka dy zotni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 3:04 pm

EMIN AGA NI BURR’ ZOTNI

Emin Aga ni burr zotni,
Mur Sadikun e dul n’ēarshi,
Po kėrkojnė si tevabi,
Mirė n’ni kafe kokan hi,
I kanė rreh dy shapkali;
Shapkalit-o pėr ni frang.
Aj yzbashi nam po ban,
Nam po ban qeni me guxue,
Shkon ēaushit m’i kallxue.
10 I kallxon, nisi po kan:
— Ēare s’kena pa e lshue sarajn,
Nja dy djem n’Prishtinė kanė ardhė,
S’lan’ me hi, as s’lan’ me dalė,
Krejt Prishtinėn po dojnė m’e kallė!
15 Aj yzbashi u ēojke n’kamė,
Shum zaptinė po m’i shtėrngon;
P’i shtėrngon aj shum zapti,
Me shishane e me singi,
P’i rrethojnė ata dy djem tė ri.
20 N’Han t’Urumit djemt janė hi,
P’i thejnė xhamat djemt me shahi,
Me qyskija po ēelin frangji,
Me liftue, o me zapti.
Me zapti dojnė me liftue,
25 Mehmet Derri n’kamė u ēue,
N’kamė u ēue aj Mehmet Derri:
— Prap ēaush, se t’nxuni sherri,
Se n’han tem nuk merret njeri!
S’merret njeri pa u ba gjaki,
30 Jam shyptar e s’ma ban oxhaki,
Se lash vjen Brahim Hallaēi,
Nuk ju lshon asnja pėr s’gjalli;
Nja pėr s’galli s’ka m’u lshue.
Mehmet Derri n’kamė nau ēue,
35 Se n’Hallaē-o fjalė ka ēue.
Brahim agės i kanė kallxue:
— Ēou Brahim mos pritsh m’u ēue,
Se Eminin ta kanė rrethue!
N’Han t’Urumit e kanė ngujue,
40 S’e ka menėn m’u dorzue.
Brahim aga ’i burr’ zotni:
— Bjerma nanė pushkėn shahi!
T’shkoj ta nxjerri qat faqezi,
I kam thanė most t’del n’ēarshi,
45 Se ban fjalė aj me zapti.
Si kulshedra kur bjen shi,
Kur bjen shi e murmuron,
Brahim aga ni burr azgan,
Hyxhym shehrit sa fort po ban,
50 Shahinė n’dorė, jataganin n’dham’.
Dul Brahimi te Llokaēi,1
Ni zapti sa fort piskati:
— Ikni shokė se erdh Hallaēi!
Nuk na lshon asnja pėr s’gjalli,
55 Nja pėr s’gjall’ s’ka me na lshue,
E ka fal’ zoti drangue!
Ik yzbashi me zapti,
S’po gjan ven kryt m’i shti,
As n’saraje, as n’jekmexhi.
60 Ik yzbashi rreth ni drumit,
I qet pupat sikur t’ukit:
— Falmi zot, sod kraht e pllumit!
Kraht e pllumit me fluturue,
Pej Brahimit n’mujsha me pshtue.
65 Pej Brahimit si n’pshtofsha vet’,
Pėr zapti, tybe, s’p’i kam dert,
Se n’na vefshin, shkrujm’ apet,
Se boll ka baba davlet!
Aj yzbashi po shkon n’saraj,
70 Po kuven me mirallaj:
— Ēare skena pa e lshue sarajn:
Nja dy djem n’Prishtinė kanė ardhė,
S’lan’ me hi as s’lan’ me dalė,
Krejt Prishtinėn po dojnė me kallė!
75 Dy hyrija jan’ dalė’ n’sakak,
Fort po kajnė, po rrehin shuplakė,
Rrrehin shuplakė, bajnė, medet,
Loti lotin s’po jav pret:
— N’qafe na pastė ne baba mret,
80 Qi na prani n’kit memleqet!
Memleqeti-o arrnaut,
N’ven t’bukės po han barut.
Hanmi pashės del n’ēarshi,
Pa tėrlik, qyqja, pa avli,
85 Veē m’i pa Brahimin me sy,
Me ja marrė syretin e ti,
Me ja ēue, mor, nėpėr krali,
Se ksi trimash paska n’Shypni!

1) Emėr i lagjes sė Prishtinės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 3:05 pm

Marrė nga KĖNGĖ POPULLORE TĖ RILINDJES KOMBĖTARE-RRUSTEM BERISHA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   Mon Nov 10, 2008 3:07 pm

LUFTA E KOSHARES

— Ugurolla, more Bajraktar?
— Tungatjeta, more ti djalė!
— Du me ra deri n’pazar.
— Ti n’pazar ku je tuj shkue?
5 — N’Ferizaj baba m’ka ēue
N’Ferizaj baba po m’ēon,
Me ja ble dy okė duhan.
Bajraktarit djali m’i thot:
— Me m’ngu mu ki m’u kthye,
10 Aty ka ardhė ni pashė i ri,
Kishe jam pasha ēikaq,
Po i rreh shiptart me kėrbaq.
— Dervish pasha, he faqezi
Edhe anej koka hi?
15 Ta dhash basėn n’kofsha gjallė,
Kjo punė mirė s’ka me i dalė.
Ka marrė udhėn e ka tfillue,
N’Ferizaj kur ban me shkue,
N’fushė me pashėn u takue.
20 U takue me at budallė,
Ish kanė tuj rreh do shyptarė.
Pa i folė Rexha s’un’ u durue:
— Pashė, ashtu qi je tuj punue,
Ta dhash besėn ki me marue!
25 S’mujnė shyptart kshtu me durue.
Ta jep besėn Rexhė Bajraktari,
Se qishtu s’duron shyptari!
Mejherė pasha Ishoj me i ra ati,
Bajraktari u ngreh n’allti:
30 — Nuk jam vashė, pashė, po jam djalė,
Nuk dėrzohena pėr tė gjallė!
Unė tash nė shpi kam m’u kthye,
Ta dhash besėn, kit punė ki me nije!
N’Prekorupė Rexha kur ka ardhė
35 Po i tubon kren’ e bajraktarė...
Po i pėrbėn ren tė tanė,
Me ja dhanė forcat qi kanė,
Peng me pashėn fjalėt i ka lanė.
Shum e gjinėn i ka tubue,
40 N’Ferizaj janė nisė me shkue,
Pashės njerin ja kanė ēue:
— Prit shyptart dojnė me liftue!...
Shtėrngoi pasha shumė ushtarė,
Dul pėrpara midis n’Kosharė.1
45 Nimo zot luftėn e kanė nisė:
Qet martina tim tė zi,
Ngajnė shyptart n’luftė me hi —
Tanė po bijnė singi um singi.
Luftė e madhe ish kanė marue
50 S’e man men’ kush me kallxue.
Fjalėt e Rexhės dulen me sherr —
U vranė popull, u vranė asqėr.
Kjo Gllavica gropa, gropa . . .
Dervish Pasha gjun me topa,
55 Gjun me topa, therr me singi,
Bajraktari kqyr me dyrbi:
— Zo’ kush janė kta dy djem tė ri?
Kta qi kokan dy djem trima,
Paskan n’krah dy martina,
60 Thrrasin pashėn: — Or dilinxhi!
Krejt nėr topa i paskan hi.
Krejt nėr topa i hin kta shyptarė,
I thonė pashės: — S’t’lshojmė pėr t’gjallė!
Bajraktari apet po vet:
65 — Kta dy djem qi janė aq tė ri,
Drejt nėr topa pashės qi i kanė hi,
A pi i ngjihni, more vllazni?
A janė tė Kosovės, a kah Drenica?
— Bajraktar, kta janė dy djem Plloēica!
70 Zeqir Osmani e Hysen Hajrizi,2
Qi ksi djemsh nuk t’i ka fisi.
Hyseni u vra, Zeqiri u varrue,
Rrin te kryet Hysenin tuj rue.
Bajraktari me fuqi
75 Mejherė aty ka mrri:
— Gjeshmisholla, Zeqir Osman’?
— Nuk jam keq, more Bajraktar!
— A munesh n’kali Zeqir me kanė?

1) Lufta e Kosharės, sipas shėnimit te mbledhėsit u bė nė vitin 1868.(?).
2) Tė rinj tė fshatit Plloēicė, u vranė nė kėtė luftė. Varret e tyre gjenden nė Kosharė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: