Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ç'dimë për Medvegjën

Shko poshtë 
+23
xhema
meri
Mister
haxhiu
arbeni24
Delia
xhiti
Driniiiii
detektivi
kacimix
Orfe@
el43
idol
rroni
luan mreti
eri M
fi2a1
ficam
Euridika
Leka i Madh
Beton
Sofra
fatlum
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyFri Aug 13, 2010 7:31 pm

Shporru Detektiv ,sje asgje tjeter vetum se nje shqipfoles.

kerkoj ndjes qe po shkruaj ne kete teme kaq te madhe per nje njeri qe sja vlen si puna jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja


Female
Numri i postimeve : 60
Age : 36
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyFri Aug 13, 2010 8:28 pm

Nostalgji nga ky shkrim kaq i bukur,ne per Medvegjen dijme q e eshte pjese e trojeve tona shqiptare,te cilen kreret tone politik nuk deshen,nuk munden,apo nuk diten te e mbajne.Pagesa me gjak shqiptaresh eshte bere per te,quditerisht tani lengon nen kthetrat serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 12:31 pm

Faleminderit shum kaqurrele per keto fjal kaq te mira .Te themi te drejten jo gjithqka eshte humbur ne Medvegje.Medvegja ende ka njerz qe mund ta tikthejn.Mos ta harrojm qe vetum Tupalla nje fshat shqiptar ne kete komun deri ne vitin 2000 i ka pasur 462 intelektual.Fatkeqesisht keta intelektual shumica jan zhvendos ne Kosove,mirpo nese bashkohen forcat egziston mundesia e shpetimit.

Nje hap shum i madh qe do duhej te bej shteti Shqiptar tani eshte se vizita e paralajmruar e zonjes se madhe shqiptare Jozefina Topalli ne Presheve te zhvillohet edhe ne Medvegje.Sipas gjitha gjasave sipas te dhenave qe posedojm kjo vizit ne Presheve do te ndodh menjeher pas muajit te shenjt te Ramazanit.
Ndaj konsideroj se zonja Topalli do duhej te mbaj nje ligjerat para studenteve shqiptar te fakultetit ekonomik dhe ati juridik ne Medvegje.Dhe nga aty ti drejtoj kerkesat e shqiptareve qeveris ne Beograd.

Ky padyshim do te ishte nje hap shum i madh,sepse vizita e Ilir Metes nuk ishte edhe aq e frytshme sa qe pritej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 4:22 pm

Detektiv nese nuk te pelqen mos i lexo por mosi fut te gjith ne nje thes gjoja se vetem ty je Shqiptar prandaj vretja e fundit nga stafi BK megjithse deri me tani jan ber disa leshime por qdo gjeje i vie fund ne qdo tem dhe qdo vetem kritita nenqmine dhe as gje me shum .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptySun Aug 15, 2010 10:36 am

une spo shohe gje patriotike o bashkom
une jam shqiptare dhe mendoje shqip,e dojne shoqeria atdhetaret se sa jam patriot dhe sa kam kontribue e kontriboje per atdhe une e familja ime.
Ti mundesh te me perjashtoshe pershkak se une kam mendimet e mija dhe eshte e drejta ime qka mendoje.
Se ju shpeshe me keni perjashtue mue duke i perkrahe hajnat e patriotet kriminele qe i njofim e qe skane rrespekte fare po ju ja kane mbushe mendjen se jane dikushi se si njefni mire.
me cenzura e perjashtime jena mesue se kete pune e bejshin komunistet e titos.
Une lavderoje aty ku duhet lavderuar,nuk po shohe se jemi per lavdata.
ai eshte mendimi yt.
Ti smundesh te ja imponosh askuj se qka mendon.
Secili ka mendimet e veta ,do vjen koha e do bindeni vete se lavdatat jane te kota.....Aty ku ka kritika ka pune ku ka lavdata ska asgje.
Punet si kemi per mashallah ,po ti vlereso si te duash.
Une dije se qka them e qka beje.
Kure te duash mundesh te me fshishe se ja keni zakon per kesi pune ,cenzura cenzura naj ka lujte ***** sa here ne shqiptareve ,tuj ju ba aminin qdo gjeje te keqe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyMon Aug 16, 2010 1:59 am

Vazhdojm me pasurimin e kesaj teme me informata nga tereni,rrespektivisht nga Mevdegja.



Me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit një delegacion i Shoqatës Humanitare “Medvegja” viziton familjen Rama në Svircë të Medvegjës

Shoqata Humanitare “Medvegja” në Zvicër vazhdon me aktivitete në vendlindje



Svircë-Medvegjë, 13. VIII. 2010 (medvegja.net)

Një delegacion i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, i prirë nga kryetari Zenel Neziri, e ka vizituar familjen e Adem Ramës në Svircë të Medvegjës.
Me këtë rast, delegacioni i shoqatës u njoftua nga kryefamiljari i familjes së posakthyer me problemet që ka hasur pas kthimit, në veçanti me problemet ekonomike me të cilat kjo familje ballafaqohet.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Nesfirc
Familja Rama,e po sa kthyer në Medvegjë

Me këtë rast u shtrua nevoja për punësimin e ndonjë anëtari të kësaj familjeje, në ç’mënyrë do të mundësohej një jetë më normale.

Kryetari i shoqatës, z. Zenel Neziri shprehu konsideratën e tij dhe të shoqatës që ai drejton për t’i dalë në ndihmë çdo familjeje që kthehet në Medvegjë. Me këtë rast, familjes Rama iu premtua një ndihmë prej 1000 eurosh, mjete këto që do të shërbejnë për blerjen e një lope për qumësht, në radhë të parë.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Zeneli
z.Zenel Neziri,kryetari i shoqatës Medvegja në Zvicër

Z. Ademi, kryefamiljari i kësaj familje, shprehu falënderimet e përzemërta për shoqatën “Medvegja” në Zvicër. Njëherësh ai falënderoi për vizitën e dytë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Vlen të theksohet se familja e Adem Ramës është kthyer në Medvegjë para 2 muajve, ndërkaq është vendosur në Svircë, afër xhamisë së Siarinës, dhe ka 8 anëtarë, ndërkaq më parë shoqata “Medvegja” ia kishte ndarë një shumë simbolike prej 200 Chf.

Shkruan:Burim Uka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptySat Aug 21, 2010 1:40 pm

Diqka nga aspekti kulturor

Nje keng kushtuar Medvegjes nga e madhja bilbili i Kosoves Shyhrete Behluli,me kete rast ne videoklipin e kesaj kenge paraqitet edhe veshja tradicionale e shqiptareve te Medvegjes.Veshje kjo qe ne vitin 2006 u zgjedh veshja me karakteristike e te gjitha trojeve shqiptare.

Shyhrete Behluli-Medvegje Toka ime(popullore)



Nje keng shum do me thenese qe i kushtohet Medvegjes eshte edhe kjo,qe gersheton ne vete te gjitha vendbanimet shqiptare ne komunen e Medvegjes.

Hetem Hajrrullahu dhe Hashim Shala - Du Tupallen (Folklorike)



Nderkaq kenga qe me se shumti prek historine e ketyre Trojeve padyshim se eshte kenga Amaneti te cilen e interpreton Gol AG

[yuotube]https://www.youtube.com/watch?v=zeHsRkGW6pk[/youtube]


Vazhdojm me prezentimin e nje kange Qameria mjaft do me thanese,te kenduar nga nje preshevar Gold Ag ne takimet e medvegjasve ne Fushe Kosove



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptySat Sep 04, 2010 12:40 am

Po vazhdoj te pasqyroj kete tem me informata nga Medvegja


Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 65256876

Shoqata Kulturore Bamirëse “MEDVEGJA FORUM” e vazhdon aktivitetin e saj bamirës në Medvegjë


Svircë/Llapashticë/Kapit/Medvegjë, 30 gusht 2010 (medvegja.net)

Shoqata Kulturore Bamirëse “MEDVEGJA FORUM”, që vepron në kuadër të Medvegja.net, e realizoi projektin e dytë në Medvegjë. Kështu, Medvegja Forum, me rastin e Muajit të Ramazanit, e ka zhvilluar një aksion humanitar në Medvegjë, duke arritur të shpërndajë ndihma me artikuj ushqimorë, shkollorë dhe higjienikë për 3 familje me kushte jo të mira ekonomike në fshatrat e kësaj komune të Kosovës Lindore.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 86635170

Në këtë mënyrë, Medvegja Forum, në bazë të mundësive të veta, tenton që sadopak t’ua lehtësojë këtë Muaj të Bekuar dhe Festën e Fitër-Bajramit këtyre familjeve.

Ndihmat e para iu dërguan familjes Rama, e posakthyer në Svircë të Medvegjës. Ndërkaq zonja e shtëpisë, z.Selvije, pasi shprehu falënderime për përkrahjen që po ju u jepet, u bëri thirrje të gjithë atyre që mund të ndikojnë në punësimin e ndonjë anëtari të familjes, ta bëjnë një gjë të tillë. Ajo më tutje vazhdoi të rrëfejë për vështirësitë e mëdha pas kthimit në vendlindje. “Me të vërtetë nuk e kemi lehtë. Jemi 8 anëtarë, pa asnjë të punësuar. I kemi 3 fëmijë për shkollë dhe nuk po dimë kah t’ia mbajmë”, tha ndër të tjera zonja Selvije.

Vazhduam në drejtim të Llapashticës, vend ky kodrinor-malor, i zhytur në thellësi të Medvegjës, i banuar me shqiptarë. Në këtë vend dikur ishte e ndërtuar një xhami, së cilës sot, fatkeqësisht, i ka mbetur vetëm emri, meqë tani nuk vërehen as rrënojat e saj. Nga ky vend dolën edhe njerëz të shquar të kombit, ndër të cilët vlen të përmendet Halil Pasha. Dikur ky vend e kishte një gjallëri, e kishte një perspektivë, ndërkaq sot, skajshmërisht të dëshpëruara, i takojmë vetëm 2 familje shqiptare dhe ato në kushte tejet të rënda ekonomike.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 42387836

E takuam kryefamiljarin e njërës prej tyre, z.Halimi, i cili e falënderoi Medvegja.net Forum për përkrahje, duke treguar njëkohësisht për vështirësitë e të jetuarit të vetmuar në këto troje.

Ndonëse Kapiti dhe Llapashtica kufizohen ndërmjet vete, na u desh të zbresim në Medvegjë, për të vazhduar në familjen e zotëri H. Haradini, familje kjo 4-anëtarëshe, e cila jeton në Kapit. Në pamundësi të infrastrukturës rrugore për t’u ngjitur deri te shtëpia e z. Halilit, atë e kontaktuam dhe e ftuam që të takohemi te shkolla, përkatësisht te xhamia e Kapitit. Aty ia dorëzuam ato për çka kishim shkuar, ndërkaq ai e falënderoi përzemërsisht stafin e Medvegja.net për këtë vizitë që ia bëri.

Duke u kthyer nga Kapiti, sa ishim të kënaqur që arritëm sadopak si shoqatë e re t’u dalim në ndihmë këtyre familjeve, ishim aq të dëshpëruar se në Medvegjë ka varfëri të tillë, madje tani më të tmerrshme se kurrë më parë. E vetmja shoqatë që deri më tani është përkujdesur për mirëqenien e shumë familjeve në Medvegjë është SHPH “Medvegja”, me seli në Zvicër.
Ky është aksioni i parë i Medvegja.net Forum në Medvegjë, ndërkaq shpresojmë se aksione të tilla të ndërmarrim më shpesh.

Vlen të theksohet se ditë më parë Medvegja Forum e kishte organizuar një turnir në futboll të vogël me karakter humanitar në Fushë-Kosovë, ndërkaq kishte ndarë disa mjete edhe nga buxheti i vet për ta zhvilluar këtë aksion bamirës.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 33392822

Një falënderim të veçantë duhet bërë për prof. Fadil Mustafa, i cili e shoqëroi vazhdimisht stafin e Medvegja Forum./medvegja.net/

Shkruan: Burim Uka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyThu Oct 21, 2010 12:35 pm

Gjuha shqipe vetëm për marketing politik!

Në Medvegjë nuk respektohet dygjuhësia


Medvegjë, 11 tetor 2010 (medvegja.net)

Medvegja zyrtarisht është komunë multietnike dhe sipas Statutit të Komunës, të miratuar në vitin 2003 nga Kuvendi Komunal, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, krahas asaj serbe.

Duke iu referuar statutit të sipërpërmendur, gjuha shqipe, së paku në letra dhe dokumente të miratuara nga Kuvendi Komunal vazhdon të mbetet gjuhë zyrtare, ndërkohë që shkrimi shqip, sipas këtij statuti, duhet të përdoret krahas atij cirilik dhe latin. Por, një gjë e tillë nuk po ndodh në praktikë.
Realiteti është krejt ndryshe. Në Medvegjë nuk mund të hasësh asnjë shenjë sinjalizuese, asnjë shenjë të komunikacionit, asnjë mbishkrim në rrugët e qytetit apo të fshatit, madje as në shtëpinë e shëndetit nuk ka asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe.

Qytetarët shqiptarë shprehen thellë të indinjuar, ndërkaq këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Komunës së Medvegjës, për çudi, ende nuk e kanë ngritur një çështje të tillë për trajtim, kurse pushteti lokal e shkel me të dyja këmbët statutin e vet, sidomos kur ka të bëjë me dygjuhësinë. Mos këtë gjendje të paprecedent e ilustron më së miri thënia popullore: “Pa qarë fëmija, nëna nuk e merr!”
Medvegja.net do të vazhdoj ti ngrit qështjet të cilat i preukupojnë qytetarët e Medvegjës

Rruga në ndërtim e sipër Medvegjë-Tullar
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Mbishkrimete

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Mbishkrimet

Madje as vetë Komuna e Medvegjës nuk e zbaton statutin e saj, kur bëhet fjalë për dygjuhësinë. Këtë e dëshmon edhe kjo reklamë (bilbord), e vendosur nga Komuna mu para ndërtesës së vet.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Mbishkrimet1

Të pakta janë mbishkrimet në të dyja gjuhët

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Mbishkrimetee

B.U
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyThu Oct 21, 2010 12:37 pm

[SIZE="3"]Ragmi Mustafa:Zgjidhja më e mirë, bashkimi me Kosovën[/SIZE]

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 F1018000607634m

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Preshevë 18 Tetor 2010(medvegja.net-AMC)

Ragmi Mustafa ka disa vjet që është i pari i komunës së Preshevës
Si i tillë ai mund të konsiderohet se është lideri i parë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për faktin se Presheva është komuna më e madhe shqiptare në Serbinë jugore.

Mustafa është një prej atyre liderëve politikë që lirinë e ka ideal, por që për lirinë e popullit shqiptar, disa vite më parë ka zgjedhur edhe mjetet jopolitike. Nuk është i njohur si një ndër komandantët e UÇPMB-së por nuk ka shpresuar dhe besuar se me Serbinë është i mundshëm dialogu politik. Madje edhe sot kur udhëheq komunën më të madhe të shqiptarëve në luginë, kur është “i detyruar” të veprojë me metoda politike, ai nuk u bindet të gjitha “urdhrave” të Beogradit kur është fjala për organizimin politik e institucional të shqiptarëve në luginë. Vendimet që i konsideron se janë kundër interesave të shqiptarëve, i refuzon apo i kthen “mbrapsht” në Beograd. Për në Beograd nuk merr rrugë me dëshirë, vetëm kur e do puna. Në Tiranë e në Prishtinë vjen sa herë t’ia do shpirti.

Ragmi Mustafa nuk ka hyrë në politikë vetëm për të marrë “një rrogë”. Ai është i interesuar që të bëj më shumë për Preshevën dhe për shqiptarët e asaj ane. Por ai ka edhe një ëndërr: bashkimin me Republikën e Kosovës. Pastaj Lugina e Preshevës do të quhej Kosovë Lindore. Për këtë dëshirë flet pa ngurrim prandaj i pret bisedimet mes Prishtinës e Beogradit. Edhe në këtë intervistë ai flet për synimet e tija që janë pjesë e synimeve të popullit shqiptar të Kosovës

Z. Mustafa, cila është gjendja politike në Preshevë?

Ragmi Mustafa:Gjendja aktuale politike në Preshevë është shumë komplekse. Sigurisht se veprojnë shumë parti politike që tubojnë shqiptarët. Secila prej tyre synon pushtetin lokal ku edhe mund të përfaqësohen në institucione shtetërore shqiptarët. Pikëpamjet e politikës shqiptare në sensin e zgjidhjeve të ndryshme, natyrisht se, shpeshherë janë të ndryshme. Këtë e kuptojmë si veprim demokratikë i politikës shqiptare në Preshevë. Nga ana tjetër, sa herë që paraqiten qasje të reja në zgjidhjen e problemeve politike në regjion, atëherë në mënyrë automatike reflektohen edhe në Preshevë. Prandaj gjendja e politikës në Preshevë, kryesisht varet nga intensiteti i reflektimeve të politikës në regjion e sidomos në Republikën e Kosovës.

Që nga 1 janari 2011 në shërbim ushtarak të Serbisë do të shkojnë vetëm ata që kanë dëshirë. A është përmbyllur një episod për bashkëkombësit tanë, që kanë pritur ndoshta se një ditë dhunshëm do të jenë edhe shqiptarët e kësaj ane në ushtrinë serbe?

Ragmi Mustafa:Mund të konsiderohet se është mbyllur një kaptinë shumë e dhimbshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Përfundimisht është mbyllur mundësia e vrasjeve misterioze të të rinjve shqiptarë duke u fabrikuar njëkohësisht edhe epitete të paqëndrueshme. Për këtë duhet të falënderojmë Bashkimin Evropian i cili është këmbëngulës për reforma në Serbi. Këto reforma në fakt, pjesa dërmuese e tyre, shpëtojnë shqiptarët. Nga ana tjetër ka edhe reformat ë cilat pjesërisht në mënyrë direkte apo indirekte tangojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës si që ishte ajo e gjyqësisë.

Bisedimet Prishtinë – Beograd nuk janë ekuacion i panjohur

Sa jeni të përgatitur, që nëse ftoheni nga pala e ndërkombëtarëve për të marrë pjesë në bisedimet e reja që parashihen në mes Kosovës dhe Serbisë?

Ragmi Mustafa:Shqiptarët e Luginës së Preshevës në masë të konsiderueshme janë të përgatitur për hyrjen e tyre nëse ftohen nga ndërkombëtarët në bisedimet Prishtinë- Beograd. Këtë e them me kusht që t’i përmbahemi verdiktit të popullit të dhënë në referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 si dhe platformës politike të 14 janarit të vitit 2006. Gjithsesi të jenë në palën kosovare të sinkronizuar në qëndrime me delegacionin e Republikës së Kosovës. Gjatë tërë kohës të kemi pashmangshëm edhe mbështetjen e merituar ndërkombëtare. Tek e fundit, bisedimet Prishtinë-Beograd nuk paraqesin një sistem ekuacionesh më shumë të panjohura. Problemi është fare i thjeshtë, por varet nga mënyra e qasjes, transparenca dhe vullneti politik nga të dy palët.

Do kërkoni ribashkim me Kosovën apo ndonjë status special për këto tri treva?

Ragmi Mustafa:Zgjidhja më fatlume e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është padyshim ribashkimi me Republikën e Kosovës.

Cili është bashkëpunimi juaj me partitë tjera në këto tre komuna?

Ragmi Mustafa:Bashkëpunimi me partitë tjera politike që tubojnë shqiptarët në tre komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë për interesat e përgjithshëm politikë, nuk mungon. Ky bashkëpunim është treguar vitin 1992 kur është organizuar referendum për autonomi politike e territorial me të drejtë bashkimi me Kosovën dhe në janar të vitit 2006, kur në saje të ndryshimeve politike në rajon, është miratuar platforma e përbashkët politike. Edhe në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim, por edhe do të ketë, varësisht prej situatave politike që shkaktohen në regjion dhe Luginë. Në aspektin e ushtrimit të drejtimit me pushtetin lokal, PDSH, ka bashkëpunuar me të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës. Natyrisht se shpeshherë ka dallime si në aspektin lokal, por edhe regjional apo të ngjashme, por këto dallime politike janë pjesë e pandashme e zhvillimeve demokratike.

Po me Medvegjën, si është puna, e kam fjalën, me partinë autoktone atje, keni raporte bashkëpunimi?

Ragmi Mustafa:Fatkeqësisht Medvegja, sot, tubon rreth 600 shqiptarë që jetojnë e veprojnë në këtë komunë. Organizimi politik i mëvetësuar i shqiptarëve atje është mbase i pamundur pa bashkëpunimin me Preshevën respektivisht Bujanocin. Ekziston bashkëpunim me shqiptarët e Medvegjës pa dallim të simpatisë së tyre politike, ndaj organizimeve politike në Preshevë apo Bujanoc. Konsideroj se shqiptarët e Medvegjës, meritojnë të mbështeten, ndihmohen dhe mirëtrajtohen, së paku, nga subjektet politike në Luginë të Preshevës.

Me Prishtinën e me Tiranë, shumë të ngrohta relacionet

Cili është bashkëpunimi juaj me qeverinë e Kosovës?

Ragmi Mustafa:Bashkëpunimi im personal me autoritetet e Republikës së Kosovës pikërisht qeverinë e saj është i nivelit të konsiderueshëm. Një bashkëpunim i tillë është më se i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për rrethanat politike të pakicave kombëtare në dy shtetet fqinje si që janë Serbia dhe Kosova. Sidomos në kohën kur priten bisedimet Prishtinë-Beograd, e të cilat do të reflektojnë edhe në Luginë të Preshevës, njëlloj sikur në veriun e Kosovës.

Po me Tiranën zyrtare?

Ragmi MustafaRazzërmes autoriteteve të qeverisë shqiptare në Tiranë, bashkëpunimi është shumë i ngrohtë, vëllazëror dhe shumë i dashur. Kujtoj se nuk dallon shumë nga bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës në Prishtinë.

Pajtoheni edhe Ju, se dikur Presheva e kishte primatin e shumë organizimeve si, politike, ekonomike, kulturore dhe sportive, e ky primat tash ka kaluar në Bujanoc apo kryeqytet i këtyre tre komunave është Bujanoci?

Ragmi Mustafa:Jo, nuk ka kaluar asgjë në Bujanoc sa i përket organizimeve politike, kulturore, sportive apo të ngjashme. Tani që disa vite me ardhjen e merituar të shqiptarëve në pushtet vendor në Bujanoc, kanë filluar këto aktivitetet që, shumë e shumë vite më parë, organizoheshin në Preshevë. Tani vëmendja ndonëse tërhiqet si kureshtje nga fakti se për herë të parë viteve të fundit zhvillohen ngjarje të ngjashme si në Preshevë edhe në Bujanoc. Sërish vatër e ngjarjeve të mira e interesante zhvillohen në Preshevë dhe me fanatizëm ruhet kultivimi i kulturës kombëtare.

Sa jeni të kënaqur me mediat lokale që funksionojnë në Preshevë, e Bujanoc?

Ragmi Mustafa:Mediat elektronike dhe të shkruara në Preshevë e Bujanoc janë të moshës shumë të re. Këto janë vë në jetë pas luftërave në Kosovë e Luginë të Preshevës. Ende janë në fazën e zhvillimit të tyre, prandaj konsiderojë se janë në rrugë të mbarë. Problemi kryesorë i tyre më zhvillim më të vrullshëm është financimi dhe gjetja e burimeve të qëndrueshme financiare. Shpresoj për një zhvillim më të hovshëm ekonomikë të Preshevës e Bujanocit, në radhë të parë, do të ndikojë në mënyrë automatike zhvillimin e mëtutjeshëm të mediumeve lokale.

Për momentin, jam i kënaqur që për shqiptarët e Luginës së Preshevës është në funksion informimi i pacensuruar në gjuhën shqipe.

Janë të dirigjuara nga ndonjë subjekt politik?

Ragmi Mustafa:Nuk konsideroj se në mënyrë kontinuele janë të dirigjuara mediumet elektronike dhe të shkruara nga ndonjë subjekt politikë. Në momente të caktuara mund të vërehen edhe kolorite të tilla ndikimi, por në esencë, të gjitha janë të pavarura, sepse themelimi i tyre nuk është mbështetur nga asnjë subjekt politikë nga pikëpamja financiare.

A keni edhe Ju televizion, radio apo gazetë?

Ragmi Mustafa:Jo, nuk kam e as nuk përpiqem të kem ndonjëherë. Nuk shoh perspektivë, as politike, e as tjetër me drejtimin e ndonjë televizioni, radio apo gazete të njëanshme. Pa dashje, mund të biesh në shtrembërimin e informacionit duke keqpërdorur ndikimin nga pozicioni i pronësisë në televizion, radio apo gazetë.

Deri tani, sa jeni i pari i Preshevës, sa jeni të kënaqur me punën që keni bërë nga plani dhe projekti që e keni paraqitur para qytetarëve para zgjedhjeve?

Ragmi Mustafa:Në masë të konsiderueshme projektet e paraqitura në zgjedhjet e fundit lokale janë të përfunduara por një seri e tyre në përfundim e sipër. Për këtë mandat qeverisje gjer verën e vitit 2012, sigurisht se do të zbatohen dhe realizohen të gjitha premtimet e dhëna verën e vitit 2008.

Çka u bë me qendrën e Preshevës?

Ragmi Mustafa:Qendra e qytetit të Preshevës ka qenë një nga premtimet publike në zgjedhjet e verës së vitit 2008. Jam shumë i kënaqur që ky projekt që solli ndryshime në qytetin e Preshevës këtë vit është përfunduar. Një ambient krejt ndryshe është krijuar dhe iu është kthyer të rinjve, qendra e qytetit në qendrën e vërtetë të saj. Pa dyshim se edhe në lokacione të tjera të qytetit, për vitet tjera do të mundohemi të sjellim ambiente të tilla. Ky ambient i krijuar natyrisht se është mirëpritur dhe përshëndetur ngrohtësisht nga qytetarët e qytetit të Preshevës, por edhe mbarë Komunës.

Në çështjen e arsimit të lartë, do të ketë Presheva universitet nga Tirana apo Prishtina, apo ato do të shkojnë në Medvegjë e Bujanoc?

Ragmi Mustafa:Gjer tani të gjitha bisedimet rreth shkollimit në gjuhën shqipe si të politikës shqiptare në Luginë, si me autoritetet qeveritare por edhe ndërkombëtare, asocojnë në gjithpërfshirjen proporcionale të të tri komunave në fjalë. Kujtoj se, kjo transparencë, do të respektohet gjer në fillimin e shkollimit në gjuhën shqipe. Propozimet e politikës shqiptare në Luginë të Preshevës janë për një mini Universitet në Luginë të Preshevës, ku mësimet do të ndiqnin në gjuhën shqipe, shqiptarët, në gjuhën serbe, serbët dhe, mundësia në gjuhën angleze për të gjitha komunitetet. Fakultetet do të ishin të karakterit fleksibil, që të mos ngjajë hiperproduksion i kuadrove në këto komuna kaq të vogla dhe akoma të pazhvilluara ekonomikisht. Profesorët universitar të jenë vendor, me tituj akademikë dhe të tjerët të vijnë si, nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. Gjer tani jemi në rrugë të mbarë dhe kemi siguruar mbështetjen e parezervë të OSBE-së dhe komisarit të lartë për pakica kombëtare në Evropë, Z. Knut Volebek. Shpresojmë në një të ardhme shumë të afërt, të fillon shkollimi i lartë në gjuhën shqipe, në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë. Përgatitjet për hapësirat e fakultetit janë në rrjedhë e sipër në kuadër të objektit të shtëpisë së kulturës në Preshevë. Kujtoj se në tetorin e vitit 2011, do të arrijmë formimin e grupeve të para të studentëve që do të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe në Preshevë.

Nuk jemi pjesë e Këshillit nacional

Këshilli nacional si po funksionon, a do t’i jepni ndonjë "injeksion", nëse kërkohet nga ana e juaj për të realizuar ndonjë pikë qëllimi nga pikat që i ka për t’u zbatuar në Preshevë?

Ragmi MustafaRazzër momentin, Këshilli nacional i shqiptarëve në Serbi, është i formuar vetëm nga një subjekt politikë. Kuadrot janë nga subjekti politikë PVD. Bashkëpunimi me Këshillin nacional është plotësisht i njëjtë si bashkëpunimi me PVD. PDSH është e vendosur që të mos njeh këtë Këshill.

Keni vizituar të rinjtë e komunës së Preshevës, që u morën nga policia speciale e Serbisë dhe tash po vuajnë në burgjet serbe?

Ragmi Mustafa:Në disa prej seancave gjyqësore i kemi vizituar, por edhe ndjekur gjykimin e nëntë të rinjve shqiptarë në gjykatën speciale për krime lufte në Beograd. Qëndrimi i tyre është shumë dinjitoz, i pathyeshëm dhe shumë i qartë. Këta djem të rinj, që nga fillimi i gjykimit të kanë treguar pafajësinë e tyre. Nga ana tjetër, nuk kanë para kujt ta dëshmojnë atë pafajësi, sepse politika serbe është ngushtë e lidhur në këtë proces. Megjithatë, fundi i gjykimit të tyre duhet të jetë lirimi dhe bashkëngjitja familjeve të tyre si dhe integrimi në shoqërinë preshevare.

Duam të jemi Kosovë Lindore

Çka do të bëni, nëse Kosova dhe Serbia, pajtohen që të kemi ndërrim territoresh Veri-Kosovë Lindore?

Ragmi Mustafa:Jemi shumë të gatshëm që një gjë të tillë ta përqafojmë edhe pse Lugina e Preshevës e meriton ribashkimin me Republikën e Kosovës edhe pa shkëputje të Veriut të Kosovës. Megjithatë, nëse Prishtina zyrtare dhe Beogradi pajtohen për këmbim territoresh, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të kundërshtojnë. Atëherë, do të jemi Kosovë Lindore e vërtetë. Një këmbim i tillë territoresh do sillte paqe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, do të siguronte stabilitet politik në regjion. Sigurisht se për të gjitha këto ngjarje, të mos mungojë mbështetja e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos SHBA-ve.

Kur do të përfundojnë punimet e autostradës, ku siç dihet, kanë humbur jetën shumë bashkëkombës, si shkaktarë rruga e papërfunduar?

Ragmi MustafaRazzërfundimi i punëve në autostradën Shkup-Beograd, në pjesën njëzetkilometërshe në territorin e Komunës së Preshevës, pritet gjatë këtij viti të përfundojnë. Në këtë projekt, Komuna e Preshevës nuk ka ndikim, pasiqë nuk e mbështet në pikëpamje financiare. Edhe ne jemi të shqetësuar për humbjen e jetës së qytetarëve tanë në këtë pjesë të autostradës, prandaj shpeshherë gjatë këtyre dy viteve, përcjellim reagime zyrtare të ashpra ndaj autoriteteve zyrtare të qeverisë serbe në Beograd.

A jeni lodhur me detyrën e të parit të Preshevës?

Ragmi Mustafa:Nuk guxon që të tregosh shenja lodhjeje në funksionin e Kryetari të Komunës nga fakti se me vetëdëshirë kemi kërkuar votat për një funksion të tillë. Përderisa shihen rezultate dhe përparime në shumë segmente të jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës, lodhja e të parit të komunës është e padukshme dhe seriozisht mungon. Prandaj për punë të mbara dhe të mira në interesat ë qytetarëve të Komunës së Preshevës fjala lodhje mungon nga shprehjet e përditshme të Kryetarit të Komunës.

Sa orë në dite punoni si kryetar i Preshevës?

Ragmi Mustafa:Nuk është e limituar koha e punës sime. Edhe në Komunë, kabinet, rrugë a gjetiu, kryetari i Komunës është në punë. Shumë pak kohë të lirë mund të shfrytëzojë kryetari i Komunës.

Me faktorin ndërkombëtarë si po ju shkojnë punët?

Ragmi Mustafa:Raportet me faktorin ndërkombëtar janë në nivelin e konsiderueshëm. Brenda një viti realizohen jo më pak se dhjetëra takime me tema të ndryshme, varësisht nga ngjarjet politike në regjion. Përkujdesi i faktorit ndërkombëtar ndaj Luginës së Preshevës, lidhet me faktin se edhe më tej konsiderohet se në këtë rajon ka probleme, të cilat duhet zgjidhur. Ata do të jenë prezent në Luginë të Preshevës, përderisa nuk zgjidhen të gjitha problemet e hapura politike. Edhe në sferën e investimeve kemi prezencën e faktorit ndërkombëtar si të USAD-it amerikan, Help-i Evropian, Delegacioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Na thoni, se a e keni menduar ndonjëherë, se do të jeni i pari i Preshevës?.
Jo, asnjëherë përderisa nuk jam zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.


Kur do ta vizitoni Zvicrën dhe a keni ndonjë projekt enkas për bashkatdhetarët tanë?

Ragmi Mustafa:Në momentin kur do të mund t’u ofrojë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër projekt konkret për investimet e sigurta të tyre në Komunën e Preshevës, sigurisht se do të jem aty. Kjo do të ndodhë atëherë kur do ta rregullojmë infrastrukturën e nevojshme në zonat e caktuara industriale. Sidomos pas miratimit të ligjit për kalimin e pronave, komunave. Atëherë, do të jemi në gjendje që pa pagesë, investitorëve potencial, t’u japim lokacione të caktuara në shfrytëzim me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike të Komunës sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyThu Oct 21, 2010 12:37 pm

RIKTHIMI I MJERIMIT NË MEDVEGJË


Rruga e fshatit Tupallë në shkatërrim e sipër

Tupallë-Medvegjë 18 tetor 2010(medvegja.net)

Çdo medvegjasi i kujtohet koha e paraluftës, kur kushtet e jetesës në komunën e Medvegjës ishin të mjerueshme, dhe dita- ditës vetëm sa po shkonin drejt përkeqësimit. Këtë e dinë mirë të gjithë medvegjasit, e sidomos ata që e përjetonin më së shumti këtë mjerim të përditshëm, përkatësisht qytetarët shqiptarë të fshatrave të Medvegjës. Ndjenja e izolimit ekstrem sikur i bënte edhe më shumë njerëzit e asaj ane që të mendojnë edhe për migrimin drejt qyteteve të cilat ofronin kushte më të mira të jetesës.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Rruga

Më kujtohet biseda ime me një profesor universiteti nga Prishtina, i cili me të kuptuar se vij nga Medvegja, gjegjësisht Tupalla, filloi të fliste për eksperiencën e tij gjatë një vizite të tij në Tupallë. E para gjë që i erdhi ndërmend, ishte rruga e tmerrshme e Tupallës. Kjo për shkak se ajo ishte kohë dimri, dhe rruga e Tupallës ishte praktikisht e pakalueshme për vetura. Dhe, sot e kësaj dite më kujtohet mirë përshtypja e keqe e profesorit të nderuar, për Medvegjën në përgjithësi, përshtypje kjo e krijuar nga përvoja e hidhur në një rrugë të mjerueshme të një fshati të largët.
Përvojat e tilla të bashkëkombësve në vendlindjen tonë, Medvegjën, na bëjnë të mendojmë për përvojat e përditshme të banorëve vendas. Mund të imagjinohet se çfarë vështirësish mund të përjetoheshin, në pamundësi të udhëtimit normal prej fshatrave të Medvegjës drejt qendrave urbane, apo edhe drejt fshatrave tjera.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Rrugaembuluarngadeget

Koha kaloi shpejt, Medvegja u zbraz shpejt nga shqiptarët. Fshatra të tëra mbetën me pak banorë. Do të duhej bërë një analizë shumë e gjerë për t’i përmbledhur faktorët të cilët ndikuan që të ndodhë kjo lëvizje e popullsisë shqiptare nga Medvegja. Por, gjithkush mund të konkludojë se kushtet e jetesës ishin kontribuues në tërë këtë shpërngulje. Kurse një nga kushtet më të mjerueshme të jetesës në Medvegjë, ishin rrugët katastrofale. Dhe, askush nuk bëri asgjë atëbotë. U desh që të kalojnë vite të tëra, në mënyrë që të fillohej ndërtimi i rrugëve të fshatrave shqiptare në Medvegjë. U desh që në këto fshatra të mbesin vetëm disa familje të pakta, e pastaj të fillohet me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Sidoqoftë, në vitin 2001-2002 u bë asfaltimi i rrugës Medvegjë – Tupallë. Kjo ngjarje i gëzoi të gjithë shqiptarët e asaj ane. Pas dëshpërimit të thellë me lënien e tokave në mëshirë të askujt, po vinte një shenjë, një grimcë shprese për t’u rimëkëmbur ky fshat. Më në fund, unë kisha argumente për t’iu kundërpërgjigjur përvojës së moçme të profesorit ...

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Rrugatupalle

Shpresa që të gjithë e kishim, për krijimin e kushteve të mira të jetesës në Medvegjë, si dhe për kthimin eventual të jetës në këtë vend, dita ditës po vjen duke u zbehur. Rrugët e asfaltuara të Medvegjës, po rikthehen përsëri në gjendjen e mjerueshme. Asfalti i dobët i këtyre rrugëve, tashmë është prishur në masë të madhe. Siç shihet edhe në fotografitë e kohës së fundit, rruga e Tupallës po rikthehet në gjendjen e mjerueshme në të cilën ka qenë kohë më parë, përpara se të asfaltohej. Rrëshqitjet e dheut dhe peshat e mëdha të Kamionëve të cilët vjedhin drutë e maleve shqiptare në Medvegjë, ka bërë që asfalti i rrugës të shkatërrohet.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Rrugaaa

Në fund, çka mund të bëhet tjetër për këtë problem, përpos të ngrihet zëri e të bëhen publike faktet ?! Çka tjetër mund të bëhet, nëse shqiptarët e Medvegjës mbeten të përçarë në grupime të ndryshme kur bëhet fjalë për problemet e tyre të përditshme ?!
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Rrug

Shkruan: Gëzim Zeqiri / Fotografit:medvegja.net
Autori është Sociolog dhe vijon studimet postdiplomike në Fakultetin Ekonomik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyTue Nov 30, 2010 10:14 pm

28 Nëntori u kremtua edhe në Medvegjë

Flamuri kuq e zi u shpalos në Banjë të Siarinës


Lugina duhet të mbrohet pikërisht në Medvegjë, tha njëri ndër diskutuesit në akademinë solemne për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, e cila për herë të parë si e tillë u organizua në Banjën e Siarinës, nën patronatin e Degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Medvegjë

Medvegjë, Banjë e Siarinës, 28 nëntor (medvegja.net)

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Dsc06336copy

- Pikërisht ora 12.00 e ditës së diel, më 28 nëntor, shënoi fillimin e akademisë solemne për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, e cila për herë të parë si e tillë u organizua në Banjën e Siarinës, nën patronatin e Unionit Demokratik Shqiptar, Dega në Medvegjë.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 93799834

Me këtë rast, përveç organizatorit, kishin ardhur mysafirë edhe nga Presheva, si dhe qytetarë nga vendbanimet shqiptare të Medvegjës, të cilët me praninë e tyre i dhanë kuptim dhe vlerë këtij organizimi. Meqë një manifestim i tillë u organizua për herë të parë në Ditën e Flamurit, i cili në mënyrë publike dhe institucionale shënoi festën më të madhe të kombit tonë, natyrisht se kishte edhe emocione të veçanta dhe përjetime shpirtërore nga të pranishmit, të shoqëruara madje edhe me lot gëzimi, të gërshetuara me krenari kombëtare.
Kjo ditë patjetër se do të shkruhet me shkronja të arta në historinë modeste të shqiptarëve të Medvegjës, meqë në përcjellje të shpalimit të flamurit kuq e zi gjithashtu për herë të parë u intonua publikisht edhe Himni Kombëtar mu në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe u recituan vargjet më të fuqishme për flamurin.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 37285960

Akademinë e hapi kryetari i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar për Medvegjë, z. Rexhep Abazi, i cili, ndër të tjera, tha: “Pikërisht në këtë ditë të 1912, i madhi Ismail Qemali, në Vlorën heroike dhe historike, e ngriti Flamurin shqiptar, duke e shpallur pavarësinë e shtetit shqiptar, jashtë të cilit mbeti një pjesë e madhe e kombit të ndarë. Erdhi dita që ne sot të tubohemi këtu dhe ta shënojmë këtë festë të madhe kombëtare, sa për të treguar se edhe Medvegja e vogël është tokë shqiptare. Prandaj, meqë një manifestim i tillë në Medvegjë organizohet për herë të parë, normalisht se edhe urimi buron nga zemra - Zoti e bekoftë popullin dhe flamurin shqiptar!”.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 56387648

Ndër të pranishmit, fjalë përshëndetëse dhe urimi shprehu edhe z. Rahmi Zylfiu, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar, i cili ndër të tjera e theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe mbështetjes, si dhe faktorizimin e çështjes shqiptare, veçanërisht në Medvegjë, ndërkaq doktori Sabit Sahiti, ndër të tjera theksoi se shihet që në Medvegjë rron shpirti shqiptar dhe se ky aktivitet duhet të shërbejë si një fillim i mbarë. “Lugina duhet të mbrohet pikërisht në Medvegjë”, porositi ai.

Fjalë rasti dhe përshëndetje me urime në Ditën e Flamurit mbajtën edhe kryetari i Forumit Rinor të UDSH-së, z. Faton Mehmeti; pastaj veterani i arsimit në Medvegjë - historiani Ferat Hyseni, i cili shpalosi detaje historike rreth kësaj ngjarjeje të madhe historike; Gani Krasniqi, Hamdi Halimi, Fadil Mustafa, Veli Jaha etj.

Emocione të veçanta zgjoi telegrami i urimit që arriti mu në këtë kohë nga SHHB “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, i nënshkruar nga kryetari z. Zenel Neziri, duke bërë që të rrjedhin edhe lot mallëngjimi, meqë ata nga atje e përcillnin me kërshëri çdo detaj të rrjedhës së manifestimit në Banjë të Siarinës.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 96385527

Akademinë e begatuan edhe nxënësit Armend Fetahu dhe Arianit Beqiri, të cilët me deklamimet e tyre artistike, i pari me poezinë e Fan Nolit “Himni i Flamurit”, ndërkaq i dyti me skicën “Nëntori i Tretë”, i dhanë shije dhe përmbajtje këtij manifestimi, i cili shpresojmë të bëhet tradicional, ashtu siç është vetë Dita e Flamurit, dhe të begatohet nga viti në vit. Moderator i akademisë ishte Ramadan Beqiri, i cili mjaft natyrshëm dhe me pedanteri e skicoi rrjedhën e tërë manifestimit.

Ajo që mbeti enigmë e pasqaruar dhe misterioze është se pse asnjëra nga partitë tjera politike të Luginës së Preshevës nuk mori pjesë në këtë manifestim, edhe pse, sipas organizatorit, të gjitha atyre u ishte dërguar ftesë zyrtare nëpër selitë e tyre, madje një javë përpara. Kjo mungesë pranie me qëllim injorimi apo çfarëdo arsye qoftë tjetër, madje në festën më të madhe kombëtare, shtron dilemën e pazgjidhur: PSE DHE DERI KUR DO TË IKIM NGA VETVETJA?!
Sidoqoftë, URIME 28 NËNTORI - DITA E FLAMURIT të gjithë atyre që bukës i thonë bukë e ujit ujë!

Jonuz Fetahu/medvegja.net/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptySat Dec 04, 2010 6:51 pm

Per MEDVEGJEN dhe kosoven lindore se duhet ta dim se jan nji nder pikat ma neralgjike dhe srategjike te qeshtjes ton KOMBETARE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyFri Dec 31, 2010 1:19 am

Pesë të arrestuarit që janë liruar sot nga Gjykata Serbe për krime të luftës, pritet të arrijnë në Preshevë rreth orës 24.

Më shumë se dy mijë qytetarë, në qendër të Preshevës ishin mbledhur për të pritur pesë të liruarit me kusht nga Burgu Qendror i Beogradit. Me flamuj, duartrokitje, fishekzjarre të shumtë, rreth orës 00:45 pas mesnate, turma e njerëzve prej ish tregut të vjetër e deri tek qendra e qytetit ishin tubuar për të pritur ardhjen shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që akuzohen për krime të bëra gjatë verës së 1999.
Burim Fazliu, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Ferat Hajdari dhe Kamber Sahiti ishin nën përcjellje nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCPMB-së dhe përfaqësuesve lokal, ndërsa Selmon Sadikun, Agush Memishi dhe Faton dhe Samet Hajdari do të mbeten edhe më tej në burgun qendror deri me 21 janar kur edhe do të presin seancën e radhës.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Lirim301210_3_434630374




Me shume : http://www.presheva.com/lajme/3913-lirohen-pese-te-arrestuarit-e-grupit-te-gjilanit-qe-akuzohen-per-krime-lufte.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyMon Jan 24, 2011 8:42 pm

NJOFTIM:

Me kënaqësi ju njoftojmë se Shoqata Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum” dhe Grupi Letrar “Bafti Krasniqi”, nxorën numrin e parë të Revistës Informative dhe Kulturore “ZËRI I MEDVEGJËS”. Kjo është e vetmja revistë në gjuhën shqipe, e cila në tërësi i kushtohet Medvegjës dhe qytetarëve të saj.
Revista ka një përmbajtje të pasur e cila përfshinë tematika të ndryshme në interes të lexuesit. Në veçanti, hapësirë e madhe i është dhënë çështjeve të cilat në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me Medvegjën.

[URL="https://2img.net/r/ihimizer/i/1revista.jpg/"]Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 1revista[/URL]

Në numrin e parë të revistës “Zëri i Medvegjës” mund të lexoni:

- Përgëzim për revistën “Zëri i Medvegjës”, nga Akademik Idriz Ajeti
- Medvegja në shifra e fakte
- Prezantim i punës së SH.K.B.”Medvegja Forum”
- Bafti Krasniqi – mësues i popullit
- Shqiptarët e Medvegjës pengohen të hyjnë në territorin e Serbisë me tabelat “proba”
- (Mos) Njohja e diplomave
- Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja
- Impresione dhe urime
- Diaspora – faktor me rëndësi për ne
- Nëna Zarife, nëna e heroit të popullit - Zenel Hajdini
- 28 nëntori u kremtua edhe në Medvegjë
- Ekspozitë me vlera historike
- Intervistë me këngëtarin e mirënjohur “GOLD AG”
- Prezantimi i autorit Ismail Kadare
- Poezi
- Shëndetësi
- Religjion
- Anekdota
Redaksia e revistës “Zëri i Medvegjës” dhe stafi i medvegja.net, me kënaqësinë më të madhe ju urojnë lexim të këndshëm. Njëherësh shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje për kontributin tuaj në numrat e ardhshëm të kësaj reviste.


Vërejtje: Revista shpërndahet falas

Me respekt,
Redaksia

[URL="https://2img.net/r/ihimizer/i/clipimage002rk.jpg/"]Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Clipimage002rk[/URL]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptySun May 29, 2011 11:25 pm

Akademi Përkujtimore për dëshmorët medvegjas në luftën e UÇK-së, Hashim Hajdini dhe Florim Rushiti - “Kingji”

Amaneti i dëshmorëve: T’i ruajmë trojet tona shekullore!


Prishtinë, 28 maj 2011 (medvegja.net)

Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit nga Medvegja, Florim Rushiti - “Kingji” dhe Hashim Hajdini. Me intonimin e himnit kombëtar, për të vazhduar me një minute heshtje, filloi kjo Akademi Përkujtimore. Akademinë e hapi Ramadan Behluli, mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Banjën e Siarinës, për të vazhduar më pas me shpalimin e biografive të dëshmorëve nga kryetari i Këshillit Organizativ. Në sallën gjysmë të mbushur, përveç familjarëve të dëshmorëve, të pranishëm kishte edhe mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare. Akademia u mbajt nën përkujdesjen e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Medvegja” në Zvicër.

Duke e përshëndetur organizimin e kësaj akademie, veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, tha: ,,Ne nuk e kemi përmbushur amanetin e dëshmorëve, ne nuk do të harrojmë kurrë Medvegjën, por as pjesët tjera të trungut shqiptar”. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Medvegjës që të mos i lëshojnë tokat e tyre. “Unë ju bëj thirrje që të mos i lëshoni tokat tuaja, ndërkaq juve që jeni në Kosovë ju bëj thirrje të ktheheni në Medvegjë, sepse vetëm kështu i ruajmë trojet tona”, e përfundoi fjalimin e tij zotëri Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

“Përkujtimi i dëshmorëve është obligim për ne”, deklaroi prof. dr. Gani Jashari. Ai njoftoi të pranishmit se në konsultimet e vazhdueshme me kryeministrin Thaçi dhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për kthimin e shqiptarëve në Medvegjë, sqaroi, ndër të tjera, ligjëruesi i rregullt në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Gani Jashari.

Akademinë përkujtimore e përshëndetën edhe Mitat Saqipi, kryetar i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe Rexhep Abazi, kryetar i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar për Medvegjë, njëherësh këshilltar në Kuvendin Komunal të Medvegjës.

Në vazhdimin e Akademisë Përkujtimore u shfaq një program modest kulturor e artistik, ndërkohë që familjeve të dëshmorëve iu ndanë mirënjohje.

Teksti dhe fotot: Liridon Zejnullahu, medvegja.net

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 100000e

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 200000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 3200000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 400000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 500000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 300000y

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 600000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 700000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 7200000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 800000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 8200000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 900000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 1000000q

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 1100000x

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 11200000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 1200000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 EmptyTue May 31, 2011 12:36 am

Jehona e manifestimit Ditët e Komandant Lleshit
Publikuar më 30 maj, 2011 në orën 00:39 ( Para 22 orë e 54 minutave ) Lajme |


MASKARALLËKU

Në mbrëmjen përmbyllëse të manifestimit tradicional Ditët e Komandant Lleshit, te Hotel “Rozafa”, në Bujanoc, nën ndikimin e muzikës, alkoolit dhe fyerjeve bizare, plasi sherri mes politikanëve dhe veteranëve të luftës, duke e kthyer darkën solemne në një arenë boksi!


Për dallim nga vitet e mëparshme, jehona e manifestimit tashmë tradicional Ditët e Komandant Lleshit, nuk kaloi pa telashe.
Manifestimi sipas protokollit zgjati tre ditë dhe u sponzorua nga pushteti komunal i Bujanocit me vlerë prej 400 mijë din. Sipas organizatorit të këtij manifestimi pati edhe sponzorime të tjera.
Përkundër sponzorimeve të shumta pjesëmarrja e qytetarëve në këtë manifestim ishte e zbehtë.
Arsyet pse kaq një numër i vogël përveç familjarëve marrin pjesë në këto manifestime përkujtimore, janë të shumta. Për dallim nga kohët e shkuara, kur në këto përvjetorë merrnin pjesë një numër i madh i qytetarëve, tashti pjesëmarrja e tyre është zvogëluar shumë për shkak të politizimit nga subjektet politike dhe institucionet komunale të veteranëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve.
Ky politizim ekstrem ka shkaktuar iritim te qytetarët, të cilët nuk po marrin pjesë në këto manifestime përvjetorësh.
Plasaritjet e klasës politike shqiptare në Komunën e Bujanocit, u vërejtën qysh në ditët e para të manifestimit, duke filluar nga ndarja e mirënjohjeve, pastaj ftesa për pjesëmarrësit e manifestimit etj.
Me gjithë këto mangësi dhe parregullsi gjatë zhvillimit të manifestimit treditor Ditët e Komandant Lleshit, në përmbyllje të këtij përvjetori u organizua një darkë solemne në Hotel “Rozafa”.
Në kët darkë merrnin pjesë rreth 100 persona të profileve të ndryshme: politikanë, pushtetarë, veteranë të luftës, sportistët e këngëtarë, madje pati edhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria.
Nën ndikimin e muzikës, alkoolit dhe fyerjeve bizare, plasi sherri mes politikanëve dhe veteranëve të luftës, duke e kthyer darkën solemne në një arenë boksi!
Nga të pranishmit flitet se nga këto sharje nuk u kursyen as udhëheqësit komunalë, bile kryetari i Këshillit Nacional, i përfshirë nga emocione të shumta i shkallmoi duart me xhamat e shisheve të thyera.
Po ashtu nga persona të ndrysmë u plaçkitën muzikantët dhe nga zënka mes pronarëve të hotelit dhe pjesëmarrësve, grindja u shndërrua në rrëmujë sa u desh të intervenojë edhe policia për të vënë rend e qetësi.
Kjo ngjarje e pazakontë ka shqetësuar dhe irituar qytetarët e Komunës së Bujanocit dhe më gjerë, si dhe ka prishur imazhin e mikpritjes, bujarisë dhe fisnikërisë shqiptare të Kosovës Lindore.

Sami Nuhiu

(Autori është analist dhe publicist nga Presheva
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ç'dimë për Medvegjën
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: