Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 8:38 am

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE

KONVENTA
Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke* nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së
Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:


-Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

-Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
M.

Ato do të komunikojnë dhe do t'i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.
Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.
Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:
Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:
Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin;
Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).


Edituar për herë të fundit nga Mergimtari në Sat Feb 28, 2009 8:47 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 8:43 am

Neni 3.
Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t'i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej
40.000 familjesh.

Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.
Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

1. Në vitin 1939 4.000 familje
2. Në vitin 1940 6.000 familje
3. Në vitin 1941 7.000 familje
4. Në vitin 1942 7.000 familje
5. Në vitin 1943 8.000 familje
6. Në vitin 1944 8.000 familje


Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje).
Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Shqiptaretedebuarngakostw3

Kosovarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.

Neni 5.
Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend më sipër.

Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente.

Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi.

Me këtë rast, ata lirisht mund t'i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t'i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 8:44 am

Neni 6.
Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t'ua pareqcsë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavdistën vjetore të të shpërngulurve.

Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t'u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre.
Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj.

Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Fshatialiajikastratitidnb8

Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllaue më 1920.



Neni 7.
Qeveria jugosllave duhet t'i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për
40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim.

Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave.

Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.

Neni 8.
Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë

(bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 8:46 am

Neni 9.
Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

30% në deviza, të cilat duhet t'ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë -në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.

Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Fshatikoplikidjegurngauro0

Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

Neni 10.
Përshndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

Neni 11.
Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë përblerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë.

Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit.

Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 12.
Pcrsonat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t'i kenë cilësitë dhe do t'i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t'i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 8:48 am

Neni 13.
Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t'i likuidojnë ose t'i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t'i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi.

Të gjitha këto mallra do t'i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

Neni 15.
Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit.

Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t'u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Neni 16.
Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t'i paguhen ose do t'i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t'i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t'i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 8:49 am

Neni 17.
Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre.

Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

Neni 18.
Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve.
Listat duhet t'u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t'u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t'u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.

MR. - V.M H.S. - Dr. C.A.


Edituar për herë të fundit nga Mergimtari në Sat Feb 28, 2009 8:53 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 8:52 am

1 Dotation Carnegie pour la paix international, enquete dans les Balkans, raport, Presente auex directaurs de la-notation par les Mebres de la Comission d'enquete, Paris 1914; Freundlieh Leo, Albaniens Golgotha, Wien 1913; Edit Dyrhami, Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike (për vitet 1912-1914)

2 Kosta Novakoviç, Nacionalizacija i srbizacija Kosova, «La Federation balkanique» 1931, «Kosova», Konstancë 1931-1932 (artikujt: Lotët e Dukagjinit, Kosova dhe Zogu (Shqipëria e rel.

Mëgjerësisht: Hak, organ i «Bashkimit» 1920-1924, Për çdo numër «Hak» sillte nga një vështrim duke i thirrë shqiptarët që të mos shpërngulen, sepse s'kanë asgje të përbashkët me turqit: F.S. Noli, Një tragjedi në 3 akte, Shpasurim, shpërngulje, shfarosje: «Liria kombëtarë» 10 prill 1929.

* Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman.



Marrë nga revista “Fitore” , viti i parë, nëntor 1990.
Revistë e cila mirëmbahej nga shoqëria “Skënderbeu” ,
Ljubljanë, Slloveni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 10:59 am

pershendetje mergimtari

-Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

-Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

un nuk po arrij te kuptoj a flitet per shperngulien e turcve apo te shqiptarve?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 2:47 pm

Falemnderit Mergimtari, per kete dokument qe e solle ne forum. Kete e kisha lexuar edhe me pare, por vetem disa ne menyre fragmentare. Mendoj, se duke e studiuar mire kete dokument mund te verejme dhe nxjerrim perfundime sesi pasojat e ketij dokumenti kriminal jane ndjere me se shumti ne Kosoven Jugore ose ne Maqedonine Qendrore ku ka pase shumice derrmuese shqiptare.

Le te bejme nje analize te shkurter. Vilajeti i Kosoves shtrihej qe nga Sanxhaku i Tregut te Ri dhe Sanxhakut tee Nishit ne veri e gjer ne Shtib e Kratove (Fyromi i sotem verilindor e qendror). Shih harten e Vilajetit te Kosoves qe kish diku 30.000 km katrore:

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Kosovo03
Nga ky dokument mesojme se shqiptaret kane qene shumice ne keto rajone dhe se duke i indentifikuar si 'turq' ose 'muslimane' ata i kane shprengulur nga vatrat e tyre stergjyshore. Nga ky dokument pos te tjerash mesojme se shqiptare ka pasur edhe ne keto rajone:

Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

Mirepo, ne disa nga rajonet e Maqedonise Qendrore vazhdon te ruhet ende shqiptaresia, ndonese e pakte ne numer. Ne Veles, sipas te dhenave te mia qe i kam qemtuar ne burime te ndryshme jane 10%shqiptare qe jetojne ne keto fshatra:
Jabollçishta e Epër, Slivniku, Buzllakova, Kukaveci etj.

Ja se cfare gjeta ne revisten e shqiptareve te Cernalishtes (fshat me shqiptar ne Prilep) qe quhet 'Zeri i Pellagonise' dmth revista:
"Në veriperëndim të Velesit, një rrugë malore plot kthesa dhe vende-vende gati e pakalueshme, të çon në fshatarët shqiptare të rajonit të Velesit, me të njëjtin emër: Jabollçisht i Poshtëm dhe Jabollçisht i Epërm. Këto dy vendbanime shqiptare, nga popullsia vendase njihen me mikrotoponimet: Katundi i Poshtër dhe Katundi i Epër. E meqë shekuj me radhë, kanë qenë vendbanimet e vetme shqiptare të mbetura në këtë anë, gjuha e të shprehurit të emrit të këtyre fshatrave, ka qenë edhe identiteti i tyre. Me zbrazjen e qytetit të Velesit ( Qypyrlisë ) nga shqiptarët, në shekullin XVII dhe XVIII, bërthama e shqiptarëve të rajonit të Velesit zhvendoset nga qyteti dhe kalon në dy vendbanimet e kombit tonë, të vetmet që u kanë bërë ballë stuhive nëpër shekuj, në ruajtjen e identitetit kombëtar, në Jabollçisht të Poshtëm dhe Jabollçisht të Epërm.
Ja harta e Velesit dhe vendodhja e tij ne Maqedonine Qendrore:
KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE 20070603182135!Karta_Veles
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Feb 28, 2009 3:08 pm

Lekë , edhe vetë numri i shqiptarëve që jetojnë sot në Turqi tregon qartë se sllavët , më vonë edhe grekët kanë bërë gjenocid masiv mbi shqiptarët. Edhe gjatë ketyre ditëve ky lloj gjenocidi po vazhdon , por tani me ndihmën e qeveritarëve tanë , ku sot fshatrat afër vijës kufitare me serbinë janë gati të zbrazura !
1) Nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria e Kosovës.
2) Nuk kanë shkolla , spitale , dyqane.
3) Nuk kanë mbrojtje dhe as siguri.
4) Herë pas here kanë edhe pengesa nga KFORi , sidomos nga ai sllovak dhe ai çek.
...

S'kanë si me jetu dhe ja mbathin në qytet, në Prishtinë , Podujevë apo në ndonjë qytezë apo fshat tjetër më të gjallë dhe me mundësi më të mira për me jetu.


Agrone shkruajti:
pershendetje mergimtari

-Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

-Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

un nuk po arrij te kuptoj a flitet per shperngulien e turcve apo te shqiptarve?

Bëhet fjalë për shqiptarë , është e cekur në fund
Cito :
* Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman.
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE EmptySat Apr 11, 2009 3:26 pm

Kjo shpergulje ka qen me shum interesashkinse jugosllave turke por ato ne realitet kan qen interesa Serbo-turke.
Regjimi i isha asaj kohe si ka dasht shqiptart dhe gjithmon frigen ma te madhe per berjen e jugosllavis serbi e ka has tek shqiptaret,ketu erdhi edhe mundsija e Turqve qe shqiptaret e disa vilajeteve ti shpengulin ne Turqi.
Interesat turke kan qen forcimi i races turke dhe i shtetit turk ,duke mar parasysh shembujt e kaluar qysh nga Koha e skenderbeut e kendej.

Edhe familja jon ka qen e migruar ashtu nag ish nej vend aty afer Kamenices ,por e verteta esht se ne at koh shkau ka ba shum zullum ikishte kall gjith fshatrat dhe kishta marr vjedh gjithqka qe kishin pas shqiptaret perveq atyr penve Ki apo Kualesh qe ti jav mundson ikjen sa ma shpejt dhe sa me larg?
Familja jon ne at koh kur ishte shpengul tregonte babgjyshi ishte tmerr shkau kallte gjdo gja dhe rrehte e vrante gra femij sa qe ai tregonte se gjat rruges qe ata kishin nisur kishn par shum nejrz te vrar rrugve dhe shumica gra,e hidhura e kesaj kohe kishte qen se Edhe shqiptaret e tjer fshatrav nuk i kishin lan me hy muhagjeret te cilit ishin shpengul me forc nga qeverija ish jugosllave barbar duek e kryjt spastrim etnik edhe vet mbrenda teritorit te kosoves se lere ato jasht saj ,disa prej fshatrav te tjer i kishin qujt edhe ne menyra te tjera duke i fyr tuca shpihuna tradhtar muhagjir.

Po te njeten tregim e tregonin edhe shqiptaret e shpergulur ne turki e ku disa shum prej tyre me nej her kishin emigru ne evrop ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Sponsored content





KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty
MesazhTitulli: Re: KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE   KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve
» Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve
» SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
» deri kur arrestime te shqiptareve
» MOS UA VIDHNI HISTORINË SHQIPTARËVE!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: