Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:28 am

Lėmė Venetikun dhe vijojmė rrugėn drejt Firences.Ėshtė,ndoshta,udhėtimi mė i bukur nė gjithė Italinė.Fusha e Lombardisė ka njė blerim tė harlisur,tė veēantė.E pėrshkon mespėrmes lumi Po,mė i madhi i Italisė.Gjithnjė me ujė tė bollshėm dhe i disiplinuar pėrgjatė shtratit tė tij me diga anėsore,lumi Po ėshtė burim jetese.Me anėn e njė sistemi tė fuqishėm modern ujitės,ai begaton fushat pėrreth,ndėrsa shkon i qetė mes pemėve tė larta.Tė gjitha fushat janė tė mbjella me pemė.pjeshkė,kumbulla,mollė,dardhė,vreshta.Edhe zarzavate.Por misri i shėndetshėm zotėron mjedisin bujqėsor.Fushat nuk janė thjesht tė mbjella.Janė tė pikturuara.Aq tė sistemuara dhe tė mirėmbajtura janė,sa gjithshka i ngjan njė pikture.Pemėt,jo shumėvjeēare,por krejt tė reja nė moshė,janė tė mbjella nė radhė,me hapėsira standarte ndėrmjet tyre,pėr tė kryer shėrbimet me mjete tė mekanizuara.Kanė njė prodhim tė tillė,qė rrallė e gjen tjetėrkund.I vėshtroj me kėnaqėsi tė veēantė dhe mendja mė shkon tek bujqėsia e vendit tim.Edhe nė tė kaluarėn,edhe sot,kryesisht nga Ministria e Bujqėsisė,bėheshin dhe bėhen seminare pėr fermerėt shqiptarė.Nuk e kuptoj se ēfarė bėhet dhe ēfarė thuhet nė ato seminare dhe pėrse kjo pėrvojė kaq e pėrparuar e shtetit fqinj nuk bėhet objekt pėrfitimi ! Pėrderisa ėshtė e gatėshme,tek ''pragu i derės'' ?! Se,me thėnė tė drejtėn,mjedise tė tillė bujqėsorė nė Shqipėri,nuk i sheh as nė ėndėrr.Pėr tė mos folė pėr tokat e lėnė djerrė,sidomos nė jug,nė Vurg,ku i mbulojnė ferrat dhe shkurret.

Nėse vazhdon kjo gjendje,nuk do tė jetė e largėt koha,kur kėto toka do tė kėrkojnė sėrrish njė bonifikim tjetėr.

Sidoqoftė udhėtimi nėpėr Lombardi nuk kalon vetėm nė njė mjedis bujqėsor.Jo shumė larg anėrrugės tė bien nė sy vilat qė mbijnė mes blerimit si shtėpi kukullash, komplekset e fuqishėm industrialė dhe mjetet e mekanizuar bujqėsorė.Janė firmat e mėdha tė veriut tė zhvilluar industrial,tė cilat mbajnė njė peshė tė ndjeshme nė ekonominė italiane,e pesta fuqi ekonomike nė botė,antare e G7.Ėshtė njė mjedis qė tė rrėmben tė tėrin,ndėrsa autobuzi rrėshqet mbi asfaltin e shtruar,si mbi njė shtrat tė butė.Dhe nuk e ndjen se ke mbėrritur nė krahinėn e Toskanės,e pėrmendur pėr emrat e mėdhenj tė kulturės italiane dhe Rilindjes Europiane.Por edhe vera e Toskanės ėshtė njė traditė,qė mbahet e gjallė.Ajo ėshtė e kėrkuar nė tregjet vendas dhe tė huaj.Rruga kalon mespėrmes kodrinave tė bleruara me ullinj,pemė e vreshta,me vila tė vendasve dhe tė tė huajve,tė cilėt e parapėlqejnė veēanėrisht kėtė krahinė dhe e paguajnė shtrenjtė ēdo pėllėmbė tokė tė blerė aty.Sė bashku me mjediset e Romės,ajo ka ēmimet mė tė larta nė gjithė Italinė.

* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:28 am

Nė njė mjedis tė tillė tė del pėrpara Firencia.Nė tė dyja anėt e lumit Arno.Mes njė qetėsie pushimesh verore dhe blerimi tė dendur.Sa hyn nė rrugėt e saj,fillon tė mrekullohesh.Firencia ėshtė ''Zonja e rėndė'' e Rilindjes Europiane,madhėshtia e sė cilės nuk zbehet kurrė.E si tė mos jetė ''Zonjė e rėndė'',kur mban nė gjirin e saj emrat mė tė mėdhenj tė kėsaj rilindjeje ? Firencia ėshtė e tėrė vepėr arti.Tė habit,tė mrekullon,tė lodh.Edhe emrin Fiorentina e ka marrė prej fjalės ''fiore'',qė do tė thotė lule.Kur filloi tė ndėrtohej Firencia ishte maj,muaji i luleve...

Tė flasėsh pėr Firencen,duhet jo vetėm ta shohėsh me sytė e tu,por edhe tė kesh lexuar gjithė jetėn pėr tė .Dhe prapė ėshtė pak.Firencia ka nxjerrė aq shumė artistė,sa nuk kanė nxjerrė kombe tė tėrė sė bashku.Pėr kėtė meriton njė nderim tė veēantė.Leonardo Da Vinēi,Mikelanxhelo Buonaroti,Rafaeli,Dante Aligeri,Ticiano,Xhioto,Botiēeli,Donatelo,Andrea Pizano,Pondormo,Xhiorxhio Vasari...Tė gjitha artistė,arkitektė,piktorė,skulptorė,poetė,janė fiorentinė ose tė shkollės fiorentinase.Dhe u bėnė tė tillė edhe pse punuan nė Firence,nė mjedisin e saj.Edhe Amerigo Vespuēi,zbuluesi i Amerikės,prej tė cilit kjo e fundit ka marrė edhe emrin,ėshtė nga Firencia.Aerodromi i Firences mban emrin e tij.Edhe Makiaveli,Nikolo Makiaveli,i cili cilėsohet si ''mėsuesi i logjikės sė shtetit''.Edhe Leon Batista Alberti,qė njihet si njeriu i parė i Rilindjes.Edhe tė tjerė e tė tjerė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:29 am

Vizita e parė nė Firence nis nė Qendrėn Fetare,ku janė katėr vepra tė mėdha arti:Kisha Santa Maria del Fiore,Kambanarja e Xhiotos.kisha OSM dhe Baptisteri.Secila krejt e veēantė nga tjetra.Baptisteri dhe Kambanarja e Xhiotos,janė veshur me mermer tė bardhė dhe tė blertė tė thellė.Jo vetėm forma,por edhe gdhendjet,shtatoret,basorelievėt,janė krejt origjinalė tek secila.

Kulla e Xhiotos,84 metra e lartė,mė e madhja e llojit tė vet,ka njė zgjidhje arkitekturore tė veēantė,pasi nė katet e lartėm,mjeshtri ka zmadhuar hapėsirat e dritareve,pėr tė ruajtur qėndrueshmėrinė e saj.Ajo rri si njė pėrmendore pėr nder tė artistit tė madh qė e projektoi.Ndėrsa Baptisteri ėshtė ai qė shquhet pėr relievet nė portat kryesore,tė gjitha prej ari,(sot janė nė muzeum dhe janė zėvėndėsuar prej bronxi),me subjekt nga Bibla.Vetėm nė portėn e dytė ka dhjetė basorelievė tė tillė,me 27 kg ar.Ėshtė vepėr e Lorenco Gilbertit,e vitit 1423.E tillė ėshtė edhe porta e parė ose siē quhet ndryshe Porta e Vjetėr.Vepėr e Andrea Pizanos e vitit 1330,edhe ajo ka basorelievė tė tillė,me temė nga Bibla.Kisha Santa Maria del Fiore ndodhet nė Sheshin e Njerėzve.Ndėrtimi i saj nisi nė vitin 1296.Ėshtė njė vepėr madhėshtore.Vetėm diametri i kupolės sė saj ėshtė 40 metra.Por duhej tė priste 170 vjet pėr tė pėrfunduar.Nė majėn e kambanares duhej tė ngjitej njė sferė metalike pesė tonėshe,pėr tė zgjidhur qėndrueshmėrinė teknike tė saj,tė cilėn nuk mundi ta vendoste askush.Koha duhej tė priste.Duhej tė vinte mendja gjeniale e Leonardo Da Vinēit,qė ta zgjidhte atė.Sfera pesėtonėshe u vu nė vendin e caktuar sipas projektit tė Da Vinēit.Aty ku ėshtė edhe sot.Natyrisht edhe kisha mori formėn e plotė.Aty pranė ndodhet edhe Muzeu Popullor i Operės.Nė krah tė tyre ndodhet kisha OSM,kisha e vetme nė botė nė formė katrore.Ėshtė shumė interesante,se ėshtė e veēantė.Nga jashtė,nė mur,ka shtatore,pllaka,gdhendje, basorelievė,ku mund tė pėrmendim atė tė Shėn Pjetrit dhe tė Shėn Markut,tė dyja vepra tė Donatelos,mėsuesit tė Mikelanxhelo Buonarotit.Dikur funksiononte si depo gruri dhe si kishė.Ishte mėnyra mė e mirė pėr tė maskuar drithin prej pushtuesve.Sot,ashtu si edhe veprat e tjera,ėshtė kthyer nė muze.Bėj fotot e rastit dhe shkoj pak mė tej.Nė Sheshin e Zotėrinjve.Le tė jetoj edhe unė disa orė si zotėrinjtė e dikurshėm tė Firences.I ndėrtuar nė vitin 1298,ai ėshtė njė muze i hapur.Aty gjen gjithshka:arkitekturėn e pėrkryer,ngrehinat me arkitekturė tė veēantė,shtatoret e shumta,komplekset arkitekturorė,me temė nga mitologjia e lashtė greko-romake.Ja edhe shtatorja e Davidit tė Mikelanxhelos.Ėshtė njė kopje qė u vu kėtu nė vitin 1504.Por qė nuk i lė gjė mangut origjinalit.I shkova pranė dhe i thashė:''Folė,pse s'flet ! ''.Ashtu siē i tha i emocionuar gjeniu i madh kur e pėrfundoi.Natyrisht bėra edhe njė fotografi me tė.Istoa,ndėrtesa e qeverisė,njė pallat i madh e tepėr i hijshėm,ėshtė ashtu siē ishte atėherė.Veēse tani jo ngrehinė qeveritare,por muze.Njė muze shumė i pasur.Nėse atėherė hynin nė tė vetėm qeveritarėt,tani hyjnė tė gjithė turistėt e botės,qė vijnė pėr ta vizituar dhe admiruar.Nė krahun tjetėr ndodhet Qendra e Hebrenjve.Nė Firence ka patur shumė hebrenj.Kishin qendrėn e tyre ku mblidheshin dhe njiheshin si tregtarė tė zotė,tė pasur.

Ja edhe njė befasim tjetėr.Qendra Kulturore.Nga tė gjitha anėt e rrethuar me muze.Po aty janė edhe kisha Santa Kruz dhe Biblioteka Qendrore.Ndėrsa nė fasadat e tyre janė vendosur shtatoret e njerėzve tė shquar,qė ka nxjerrė Firencia.Tė gjithė janė aty,pėrkrah njeri-tjetrit.I bashkon emri i tyre i madh.Paēka se tė ndryshėm nė talent,nė kohė dhe nė mendime.Nxitoj tė bėj fotografi me tė gjithė.Fotografinė e parė me Dante Aligerin.Pastaj me Da Vinēin,Mikelanxhelon,Xhioton,Amerigo Vespuēin...Edhe me Nikolo Makiavelin...Me tė gjithė tė mėdhenjtė e Firences.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:29 am

Muzeu ''Di Ufiēi'' ėshtė njė vepėr arti me 48 salla.Ėshtė aq i pasur,sa tė lė pa mend me artin qė mban brenda.Aty janė ekspozuar vepra tė rralla tė kulturės italiane dhe botėrore.E nis me radhė prej pikturės ''Bankieri Kozma i Mediēėve'',vepėr e Pondormos,''Lindja e Afėrditės'' dhe ''Kthimi i Judės'',tė Sandro Botiēelit,''Lorenci i Madh i Mediēėve'' e Xhiorxhio Visarit,''Papa dhe mbrojtėsi i arteve'' e Rafaelit,''Afėrdita e Urbinos'' e Ticianos,kompozimi ''Mbreti francez Franēesko i Parė'' i Fransua Klue.Ja pėrsėri Botiēeli.Me veprėn e tij tė famshme ''Pranvera'',pikturė nė dru e vitit 1478,e porositur nga familja Mediēi.Ja edhe Mikelanxhelo Buonaroti.Oh,le tė ndaloj pakėz kėtu,tek artisti i madh ! Mikelanxheloja lindi nė Setiniano,njė fshat afėr Firences.Ishte vetėm pesė vjeē kur i vdiq e ėma.Por kujtimi i saj e ndoqi pas gjatė gjithė jetės.Pothujase nė tė gjitha pikturat dhe skulpturat e tij,ka vizatuar dhe gdhendur fytyrėn e saj.Engjėjt e Mikelanxhelos shpeshherė kanė fytyrėn e nėnės sė tij.Kishte njė dashuri tė tillė pėr gurin,sa e bėri atė tė ''flasė''.Edhe eshtrat i ka nė Firence,nė kishėn Santa Kruz.Nuk e kam lėnė ende Mikelanxhelon,kur kėmbėt mė shpien tek ''Festa e Theotokut'',vepėr e fillimeve tė Leonardo Da Vinēit,(1452-1519),piktorit,skulptorit,inxhinierit,shkrimtarit,poetit,muzikantit...E ē'tė thuash tjetėr pėr tė ?Kur i thua tė gjitha,duket sikur nuk ke thėnė asgjė.Ndėrsa kur nuk thua asgjė,i nėnkupton tė gjitha.

Talenti i tij ėshtė i pamatshėm.Atė mund ta kuptosh vetėm kur ndodhesh para veprave tė tij.Ishte aq pėrpara bashkėkohėsve,sa nuk mund tė kuptohej prej tyre.Prandaj edhe iu dukej misterioz.Njė mendje e tillė e ēon botėn qindra vjet pėrpara.Ndoshta edhe mė shumė...

Ka edhe njė tjetėr pikturė tė 23 majit 1489:''Jeronim Savonarola digjet si heretik nė qendėr tė Firences''.Kultura fiorentinase dhe mė tej,ajo europiane,ka kaluar nėpėrmjet njė rruge tė mundimshme,nė luftė me obskurantizmin mesjetar,duke e paguar atė me jetė njerzish.

Edhe pallati ''Piti'' ėshtė i pasur me vepra arti dhe piktura murale.Tė tėrheq vėmendjen ''Nė atelienė e artistit'',pikturė murale e Antonio Van Dek.Dhe mjaft vepra tė tjera.Njera mė dinjitoze se tjetra.Tė gjitha tė mbajtura pėr bukuri.

Ėshtė koha pėr pak ajėr tė pastėr.Njė i huaj ka shkruar:''Nė Firence lodhesh nga arti''.E ndjej, u ''lodha'' prej tij.Me aparatin fotografik dhe kamerėn nė dorė,kaloj mes turistėve tė shumtė dhe dal pakėz mė tej.Mbi kokėn time kalon ''Ura ajrore e Mediēėve'',njė kalim ajror i familjes sė njohur tė Firences,nėpėrmjet sė cilės,pėr t'u siguruar, shkonin nė shtėpinė e tyre.Familja Mediēi ka luajtur njė rol aq tė madh nė jetėn e Firences,sa nuk mund ta ndash prej saj.Ata e morėn fuqinė nė vitin 1494.Vendosėn pushtetin e tyre tė fuqishėm.Aq tė fuqishėm ishin Mediēėt,sa njė pinjoll i familjes sė tyre u bė edhe papė.Po Mediēėt e gjetėn gjithshka gati nga paraardhėsit e tyre.Firencia e kishte ndėrtuar me kohė gjithshka.Nė vitin 1224 ajo ishte shteti i parė nė Europė.Kishte njė ekonomi tė fuqishme,e cila drejtohej prej tregėtarėve tė fuqishėm.Industria e prodhimit tė pėlhurave lulėzonte si nė asnjė vend tjetėr tė Italisė.Nė vitin 1290 Firencia kishte 130.000 banorė,duke zėnė vendin e parė nė Europė.Qysh mė 1452 nė Firence qarkullonin monedhat flori.Nėse venetikasit tregtonin mallrat e tė tjerėve,kryesisht mallra tė huaja,fiorentinasit tregtonin mallrat e tyre e kryesisht pėlhurat.Ishte njė qytet me familje shumė tė pasura.Familja Mediēi ishte njera prej tyre.Ajo hyri nė historinė e Firences dhe bėri njė pjesė tė historisė sė saj.Ndihmoi nė zhvillimin e qytetit,por edhe nxiti dhe financoi artistėt fiorentinė.Meqė jemi tek njė pjesė e historisė sė Firences,le tė themi edhe diēka tjetėr.''Zonja e rėndė'' nuk e lėshoi asnjėherė hegjemoninė e vet.Edhe nė kohė lufte,edhe nė kohė paqeje.Pas bashkimit tė Italisė,mė 1860,Firencia ishte kryeqyteti i saj i parė deri nė vitin 1871.Edhe bashkia e parė ndodhet

kėtu.Duke ecur nėn ''Urėn ajrore tė Mediēėve'',kam arritur nė urėn e vjetėr tė gurtė,e vetmja urė qė i shpėtoi bombardimit gjerman tė Luftės sė Dytė Botėrore.Ishin disa tė tilla.Tė gjitha vepra arti.Ato qė ishin ndėrtuar me mund e djersė nė disa shekuj,u zhdukėn pėrgjithnjė prej njė bombardimi lufte.Vendi ynė,Shqipėria,ka humbur nga lufta,ndoshta sa askush tjetėr.Edhe nga pushtuesit italianė.Ashtu siē ka humbur nga venetikasit,nga romakėt.Edhe nga tė tjerėt...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:30 am

Ndėrsa jemi duke e lėnė pas Firencen,ndjej njė pėrdėllim tė veēantė.Firencia mė ka lėnė mbresa tė thella,tė pashlyeshme.Kujtesa ime ėshtė ngarkuar rėndshėm me artin e saj tė madh.I marr tė gjitha me vete.Natyrshėm e ndjej veten shumė mė tė pasur se mė parė.''Ah,them me vete,sa bukur i pėrkujdesin italianėt veprat e tyre tė artit ! Sikur t'i pėrkujdesnim edhe ne tonat nė kėtė mėnyrė...!''

* * *

Nuk e ndjej fare rrugėn pėr nė Sienė,e cila ėshtė njė stacion i udhėtimit tonė.Nga ata stacione, pėr tė cilėt thuhet:''sa pėr tė pirė njė kafe''.Po edhe Siena ka bukuritė dhe veprat e saj tė artit.Dhe t'i shpėrfaq menjėherė.Tė befason menjėherė me dy kėshtjellat e saj tė mėdha,tė ndėrtuara me tulla tė kuqe,vende-vende tė ngrėna nga koha.Veē tepėr tė pėrkujdesura ato dhe mjedisi pėrreth.Rrugėt janė tė mbushura me turistė.Midis shtėpive karakteristike,dallohen edhe veprat e artit.Kisha me katedralen e lartė,sheshi i lojrave dhe mjedisi pėrreth,ėshtė mė i pėlqyeri pėr tė gjithė.Sidomos pėr turistėt.Dhe gjen mallra jo vetėm tė cilėsisė,por edhe me ēmime tė pėlqyeshme.Tė gjithė vendasit merren kryesisht me shėrbimin ndaj turistėve.Po edhe me prodhime bujqėsore,ku vera zė vendin e parė.Simbol i garave traditase me kuaj ėshtė edhe njė shtatore e madhe kali prej bronxi pranė kishės Kateriniana Di San Domeniko.

Duhet pėrmendur edhe mjedisi i pastėr,i kulturuar.Nė qendėr tė qytetit lejohen vetėm mjetet e shėrbimit komunal.Asgjė tjetėr.Por nuk e zgjatim shumė me Sienėn.Njė drekė traditase aty dhe pėrsėri rrugė.Kėtė herė drejt Romės.

* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:30 am

Rrugėt e hyrjes pėr nė Romė janė ndėrtuar mbi rrugėt e vjetra romake.Me siguri kėtej kanė kaluar legjionet e famshme romake me komandantėt e tyre legjendarė.Edhe Spartaku,skllavi me origjinė nga Thraka,qė ngriti nė kėmbė skllevėrit kundėr Romės sė lashtė,nė vitet 73-71 para Krishtit,me siguri ka kaluar kėtej.Edhe komandanti legjendar kartagjenas,Hanibali,(247-183),qė tronditi Romėn me ushtrinė e tij tė fuqishme,ka ndjekur po kėto rrugė.Edhe ushtritė romake,qė niseshin pėr t'u ndeshur me prijėsit ilirė,Gencin dhe Teutėn dhe pėr tė pushtuar trojet ilire,kanė kaluar kėtej.Edhe djemtė plangprishės e tė etur pėr pushtet,qė vinin pėr tė pushtuar Romėn,pėr tė marrė kurorėn e perandorisė,kalonin po kėtej...Duke i besuar pėrherė Belonės,perėndisė sė luftės tė Romės sė lashtė.Dhe gjendej pėrherė njė pretekst pėr tė rrėmbyer pushtetin.Ashtu siē u gjet rasti i Lukrecias,bujares romake tė shekullit tė Vl para Krishtit,pėrdhunimi i sė cilės prej tė birit tė mbretit Tarkino,u bė shkak pėr pėrmbysjen e mbretėrisė sė Romės.E sa e sa tė tjerė...Lufta pėr pushtet ka qenė dhe mbetet lufta e luftrave.

Autostrada qė tė shpie nė Romė,kalon pėrmes kodrave tė mbuluara me blerim dhe vila tė bukura.Edhe me kėshtjella.Nė tė majtė duket kisha-kėshtjellė e Orviotos.Ėshtė njė fshat i tėrė aty.Ėshtė themeluar nga Papa i Romės dhe ėshtė pėrdorur si rezidencė e tij.Dominon vendin me njė pamje tė bukur nė majėkodėr.Quhet edhe ''Vatikani i vogėl''.Po nė krahun e majtė ėshtė zona e kėshtjellave romake,me fshatra si kėshtjella.Dhe gjithkund blerim.

* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:31 am

Roma,kryeqyteti i Italisė sė sotme,me njė popullsi prej 5 milionė banorėsh,zė fill nė thellėsitė e shekujve.Natyrisht para Krishtit.Shumė mė pėrpara.Ajo ėshtė ndėrtuar e gjithė mbi Romėn e lashtė.Shtatė herė ėshtė ndėrtuar qyteti mbi njeri tjetrin.Themelimi i Romės sė lashtė mbėshtetet nė legjendėn e ''Ujkonjės sė Kapitolit'',shtatorja e sė cilės gjendet nė sheshin Konservatore.Ajo mėkoi me qumėsht Romulin dhe Romion,tė cilėt ishin edhe mbretėrit e saj tė parė.Pas tyre vjen mbreti i dytė,Numa Pombio,shekulli i Vlll-Vll para Krishtit.Nė lashtėsi emrin e Romės e gjen edhe ''Shtatėkodėrshi'',(emėrtim qė e ka patur edhe Konstandinopoli,njė paralelizėm ka mjaft kuptimplot),pasi ėshtė ndėrtuar mbi shtatė kodra,mė tė famshmet prej tė cilave janė:Aventino,Koelio,Kuirinalio,Palatino.Meqė po flasim pėr emrin e Romės,duhet thėnė, se nė lashtėsi edhe emri poetik i Italisė ishte Ausonia,i marrė prej ausonėve,popullsi e lashtė autoktone.

Tani jam kėtu nė Romė.E kam tė tėrėn nė ''pėllėmbė tė dorės''.Por ėshtė aq e madhe dhe ka aq shumė monumente dhe vepra arti,sa nuk di nga t'ia filloj.E ku preket e gjithė hapėsira dhe historia e Romės me njė vizitė pakditore? Prandaj duhet tė rend.Roma i pret vizitorėt me njė qetėsi stoike,deri nė indiferentizėm.E zhytur nė njė gjelbėrim tė dendur.Si shumė pak qytete tė kėsaj madhėsie.

E nisim me Fontanėn Trevi,kompleksin e famshėm arkitekturor,ku tė huaj e vendas,pasi kthehen me kurriz ndaj saj,hedhin monedha,duke bėrė edhe urimin e rastit.Njė rast i mrekullueshėm,qė nuk duhet tė tė dalė nga dora.Dhe...me njė frymė tek Koloseu.Kėtu nuk mund tė rri aq sa tek Fontana.Kam qėndruar tek portat e tij dhe,ndėrsa me trup jam kėtu,me mendje jam larg,shumė larg,nė thellėsitė e shekujve.Edhe mėsuesi i historisė,qė mė pati folur dikur nė vitet e shkollės pėr kėtė kryevepėr,mė paska thėnė fare pak.Nuk ishte faji i tij.Edhe ai nuk e kishte parė atė nga afėr...Nė kėtė vend ku ngrihet Koloseu,para se tė ndėrtohej ai,ka qenė njė liqen dhe njė pyll me kafshė tė egra tė sjella nga larg,tė cilat krijonin njė mjedis ekzotik.Po nė kėtė mjedis ishte edhe njė shtatore e madhe.Pėrballė ishte shtėpia e artė e Neronit,perandorit tė famshėm romak,(54-68).E atij qė dogji Romėn,e atij qė zotėroi Romėn,e atij qė punoi aq shumė pėr Romėn...Dhe u hapi punė romakėve deri nė Korinth.Ndėrsa kur e shpallėn fajtor dhe priste gjykimin,nėn urdhėrat e Senekės,filozofit stoik,poetit,dramaturgut romak,qė ishte edhe mėsuesi i tij,ai u vetvra,duke lutur dikė t'i ngulte thikėn.Ndėrkohė dikush rendi dhe i thirri:''Je i pafajshėm !''.Por ishte vonė...Pafajsia e gjykimit nuk vlente mė.Veēse pėr tė mbetur nė histori...As shtėpia e artė e Neronit,pothuajse e tėrė e veshur nė ar,nuk ėshtė mė.Veēse nė histori.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:31 am

Pikėrisht kėtu ėshtė ngritur Koloseu i famshėm.Filloi tė ndėrtohej nė vitin 80 pas Krishtit,nė kohėn e perandorit Dominik Titio Flavio.Historianėt thonė se u punua tetė vjet pėr ngritjen e tij.Nė ndonjė enciklopedi shkruhet 11 vjet.Po ē'rėndėsi ka kjo.Rėndėsi ka qė u ngrit njė vepėr e tillė madhore,pa tė cilėn nuk mund tė kuptohet Roma.Koloseu ka formė vezake dhe zė njė sipėrfaqe me gjatėsi 186 metra dhe me gjerėsi 156 metra. Eshtė 57 metra i lartė dhe ka 50.000 vende.Sa njė stadium i sotėm.Mbulohej me lėkurė tė regjura kafshėsh.Ja edhe vendqėndrimi i perandorit:3,5 metra mbi arenė.E vėshtroj me kujdes.Ėshtė mpakur e ngrėnė nga koha.Veē madhėshtia nuk i ėshtė mpakur aspak.E ku mpaket madhėshtia e njė kolosi tė tillė ! Ėshtė njė vepėr arti nga ato qė quhen tė rralla nė historinė e njerėzimit.Tani ėshtė i qetė,por nė lashtėsi kėtu janė luajtur tragjeditė mė tė dhimbshme.Vėrtet bėheshin edhe shfaqje,gara me kuaj dhe lojra,por bėheshin edhe dyluftimet e gladiatorėve,skllevėrve tė destinuar pėr vdekje.Dhe jeta e tyre varej vetėm nga mėnyra se si do ta kthente gishtin e madh perandori.Pas tij edhe paria.Nė raste festash,skllevėrit luftonin midis tyre ose me luanė dhe arinj tė uritur.Tė gjitha kėto organizoheshin pėr nder tė zotit.Veēse vriteshin njerėz.Nuk e besoj qė tė ketė vend tjetėr nė botė,ku,nė njė sipėrfaqe kaq tė vogėl,tė jenė marrė kaq shumė jetė njerzish dhe tė jetė derdhur kaq shumė gjak.E pėrse?Pėr tė argėtuar perandorėt e panginjur romakė.

Nė krah tė Koloseut ėshtė Harku i Konstandinit tė Parė,perandorit romak qė nxorri monedhėn e parė.Ėshtė ndėrtuar nė vitet 312-315 dhe ėshtė i mbajtur pėr bukuri.Kalojmė nėn harkun e tij tė lartė dhe ndalojmė pakėz mė tej,pasi aty ėshtė njė kompleks i tėrė arkitekturor historik i lashtė.I ngrėnė nga koha.Por qė ruhet me fanatizėm.Aty janė edhe Palatino,Harku i Titios,tregu i Jul Qesarit dhe i Oktavian Augustit,perandorit romak,motra e tė cilit,Oktavia,ishte gruaja e Neronit.Nė kėto mjedise,me siguri,do tė ketė ligjėruar oratori i famshėm i Romės sė lashtė,Ciceroni.Nuk kalon veēse njė rrugė dhe ndodhesh nė Kapitol.Edhe ky i veēantė,i mirėmbajtur.Pas tij ndodhet monumenti i Viktor Emanuelit tė Dytė.Ėshtė njė monument madhor,me njė ngrehinė karakteristike me thyerje arkitekturore,e gjithė me mermer,nė qendėr tė sė cilės lartohet shtatorja e bronxtė e Viktor Emanuelit tė Dytė.Ndėrkaq ajo zbukurohet dhe pasurohet me basorelievė masivė,kryesisht gdhendje nė mermer.Po edhe shtatoret e bronxit nuk janė tė pakta.Ngrehina ėshtė mbėshtetur mbi kollona mermeri,ndėrsa nė tė dyja anėt ka shkallė tė gjera.Duke qenė se Viktor Emanueli i Dytė ka hyrė nė historinė e vendit,ai ka monumentin e vet.Vendet e zhvilluara kanė tjetėr kendvėshtrim tė historisė.Ndėrsa tek ne janė bėrė shkelje tė rėnda tė historisė.Kemi mohuar shumė pjesė tė saj,duke shuar kėshtu historinė tonė.Historia nuk shuhet.Historia gjykohet nga brezat qė vijnė.Secili le ta gjykojė atė si tė dojė.Veē me njė kusht:ta nderojė atė.Ashtu siē ka qenė.Ashtu siē ėshtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:32 am

Pallati Venecia ėshtė tejet i bukur.Si emri qė mban.I ndėrtuar me tulla tė kuqe nga dora mjeshtėrore e ndėrtuesve italianė,(nuk thonė kot:ēekiēi italian ka ndėrtuar Nju Jorkun),atij nuk i ka luajtur nga vendi asnjė tullė.Punimi me tulla nė Itali nuk ėshtė vetėm njė traditė e lashtė,por qė vijon edhe sot e kėsaj dite nė ngrehinat bashkėkohore,tė cilave u japin njė hijeshi dhe thyerje arkitekturore tė veēantė.Nė Krah tė pallatit Venecia,ndodhet Kisha e Jezuit.Por kthehem pas.Kam diēka tjetėr pėr tė parė.Nė krahun tjetėr tė Monumentit tė Viktor Emanuelit tė Dytė,ndodhet monumenti i Trajanit.Ose siē quhet ndryshe Qendra e Vjetėr Tregtare e Romės.Kėtu blinte Trajani,perandori romak i viteve 98-117 pėr veten dhe familjen e vet.Ėshtė njė kompleks i tėrė tregtar,i ndėrtuar me tullė.Dhe nuk kishte pak,por 156 dyqane me lloj-lloj mallrash,qė vinin nga shumė vende tė botės.Edhe njė vizitė tjetėr.Janė banjat e vjetra publike me ujra termale,ndėrtuar nė vitin 210 pas Krishtit nga perandori Septimo Seviro.Edhe kėto ndėrtuar me tulla tė kuqe.

Veēse koha ka ikur me vrap.Mbrėmja na gjen nė brigjet e lumit Tiber,i cili i kalon Romės mespėrmes.Veēse i jep edhe jetė,gjallėri.Ėshtė lumi qė mban emrin e Tiber Grakut,vėllait tė Gai Grakut,tė cilin,pasi e vranė,e hodhėn nė lumė.Natyrisht pėr t'i rrėmbyer pushtetin.Lumi mban emrin e tij edhe sot.Ėshtė tėrėsisht i pastėr,nuk ka asnjė hedhurinė nė ujėt dhe brigjet e tij. Mbrėmje e qetė,plot dritė.E ku mund ta kalosh mė mirė njė mbrėmje tė tillė,sesa nė ishullin e vogėl Tiberina,nė mes tė lumit Tiber ? Ndėrsa aty pranė kėmbėve dėgjon shushurimėn e valėve tė tij.Ndjen njė shlodhje tė butė,si midis tingujve tė njė muzike tė ngrohtė dhome.Ditėn e nesėrme kemi shumė vende pėr tė vizituar.Por tani pėr tani le tė shijojmė mbrėmjen e qetė romake.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:32 am

Jemi zgjuar herėt.Tė pajisur me aparate fotografikė dhe kamera nė duar,kemi mbėrritur nė dyert e Vatikanit.Vizita e parė ėshtė aty,nė qytet-shtetin e papėve.Sa shumė kam dėgjuar dhe lexuar pėr tė ! Mė tepėr sesa njė qendėr fetare,Vatikani ėshtė njė kompleks madhėshtor arti.Ai nuk u ndėrtua as nė njė vit dhe as nė njė shekull tė vetėm.Ai u ndėrtua dhe u plotėsua nė disa shekuj.Pėr shembull,Kisha madhėshtore e Shėn Pjetrit,u ndėrtua nga tė gjithė papėt,prej vitit 1506 deri nė shekullin e XVlll-tė,sipas projektit tė Mikelanxhelo Buonarotit.Kompleksi arkitekturor zė njė sipėrfaqe prej 55.000 metrash katrorė.Duhen ditė pėr ta vizituar.Edhe Vatikani ka kaluar nėpėr peripecitė e tij historike.Gjithnjė i fuqishėm,tejet i fuqishėm nė pushtetin e vet.Por pėrherė nė pėrplasje me pushtetarėt vendorė dhe tė huaj,tė cilėt mundoheshin ta kufizonin pushtetin e fuqishėm tė Papės.Ka qenė thjesht njė luftė pėr pushtet.Njė dualitet.Ishte pushteti i Papės ai qė vendoste pėr fatin e popujve.Ishte ky pushtet qė ndėrtoi vepra tė mėdha kulti,(qė nė fakt janė vepra tė mėdha arti),qė nxiti artistėt e mėdhenj pėr tė krijuar,duke investuar shuma kolosale pėr artin dhe zhvillimin e tij.Po ishte po ky pushtet i tmerrshėm qė digjte tė gjallė nė turrėn e druve shkencėtarėt,tė cilėt sillnin tė rejat e shkencės me zbulimet e tyre tė guximshme.Fat, tė cilin e provoi nė kurrizin e tij Xhordano Bruno,Galileo Galilei.Ashtu si Jeronim Savonarola,qė u dogj i gjallė nė qendėr tė Firences.E tė tjerė e tė tjerė.Ishte njė pushtet qė u shėrbente atyre qė e zotėronin atė.Deri nė vitin 1300 papėt nuk jetonin nė Vatikan.Kishin rezidencat e tyre jashtė tij.Mandej,falė pėrplasjeve tė vazhdueshme me udhėheqėsit shtetėrorė,Vatikani vendosi kufijtė e vet dhe udhėheqėsit e tij nisėn tė jetonin aty.Tre papė me origjinė shqiptare kanė qenė kėtu.Mė i njohuri prej tyre Papa Klementi Xl Albani,i cili u bė papė nė vitin 1700.Pranė tyre edhe kandidati pėr papė,Jeronim Euzebi ose Emėrshenjti i Ilirisė,(343-420),i cili nėse do tė kishte shfrytėzuar nė dobi tė vet mundėsitė qė pati si sekretar i papės dhe aftėsitė e tij tė mėdha,si themelues i shkencės letrare mesjetare,me siguri do tė ishte bėrė papė edhe ai.Vepra e tij e famshme,''Vulgata'',ėshtė i pari libėr qė u shtyp nga Gutembergu mė 1452-1455.Sot roli i Vatikanit dhe i vetė Papės ka ndryshuar rrėnjėsisht.Ai luan njė rol tė fuqishėm nė tė mirė tė paqes,mirėkuptimit,vėllazėrimit dhe lirisė nė botė.Natyrisht,nuk jemi mė nė Mesjetė.Ėshtė kjo arsyeja qė edhe nderimi ndaj tij ėshtė rritur dukshėm.Edhe interesimi dhe roli i tij ndaj vendit dhe popullit tonė,ėshtė nė atė shkallė qė meriton nderim tė veēantė.Shenjtėrimi i Shqiptares sė Madhe,Nėnė Terezės,veē tė tjerash,shpėrfaq edhe nderimin ndaj popullit dhe kombit tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:32 am

Sheshi i Shėn Pjetrit ėshtė madhėshtor.Nė formė rrethore,i rrethuar nga tė dyja anėt me njė kompleks tė lidhur kollonash tė larta,mbi tė cilat janė vendosur shtatore tė shumta,ai paraqet njė kompleks tė rrallė arkitekturor e historik.Nė qendėr tė Shėn Pjetrit ngrihet obelisku i lartė me shtatore.Pėrreth gjithshka ėshtė vepėr arti.Ėshtė sheshi ku mblidhen besimtarėt e shumtė katolikė pėr tė dėgjuar pėrshėndetjen e Papės.Pyesim pėr Papėn Benedikt,tė 265-tin papė tė Vatikanit.Ndoshta mund ta dėgjojmė.Fatkeqėsisht jo.Papa ndodhet me pushime jashtė Vatikanit.Marrim kufjet pėr tė dėgjuar ciceronin dhe nisemi tė vizitojmė Shėn Pjetrin.Kishėn madhėshtore,ku kanė lėnė gjurmėt e tyre artistėt e mėdhenj tė Rilindjes Europiane.Veēse ka njė kusht tė hysh nė Shėn Pjetėr.Veshja duhet tė jetė serioze,ndryshe kthehesh pas.Por duhet tė presėsh.Ka aq shumė turistė,sa duhet tė ecėsh me hapin e breshkės.Pranė meje ndodhet njė grup japonezėsh.Jam ende larg hyrjes sė Shėn Pjetrit.Ndėrsa hedh sytė aty,njerzit mė duken tė vegjėl.Si njerėz nė miniaturė.Janė larg.Madhėsia e sheshit i zvogėlon njerzit.Kisha e Shėn Pjetrit ėshtė nga ato vepra qė quhen tė rralla.Nė gjithshka.Nė arkitekturė,nė hapėsirė,nė ndėrtim,nė ekspozim.Veēanėrisht nė ato pasuri tė rralla qė ka brenda saj.Ėshtė e tėrė e mbuluar me art.Para se tė hysh nė detaje,ėshtė mirė tė bėsh njė kalim tė pėrgjithshėm,pėr t'u ambientuar me tė.Pastaj tė hysh nė pjesė tė veēanta,nė detaje.Veēse duhen orė.shumė orė.Tė mėdhenjtė e artit kanė lėnė kėtu madhėshtinė e tyre.Tė bien nė sy veprat e Mikelanxhelos,skulptura:''Shėn Maria me Jezunė e vdekur'',e vitit 1498-1501,piktura murale:''Krijimi i njeriut'',e vitit 1508-1512,e vendosur nė Kapelėn Sistina,piktura murale:''Shfaqja e dytė'',e vitit 1536-1541 po nė Kapelėn Sistina,veprat e Rafaelit:''Frymėmarrja e Jezu Krishtit'',e vitit 1518,piktura murale:''Akademia e Athinės'',e vitit 1508.Pak mė tej ėshtė kompleksi arkitekturor:''Papa nė pozicion lutjeje'',vepėr e Beninit.Ėshtė njė vepėr qė simbolizon virtytin.Ja edhe Pėrkujtimorja e Jakovit tė Tretė.Ndėrsa muret janė tė zbukuruar me shtatore,gdhendje,relievė,basorelievė,piktura,zbukurime.Nė ēdo pėllėmbė tė saj.Arti nuk ka lėnė asnjė pėllėmbė bosh.Pėrkujtimores sė Papė Gregorios,(prej nga vjen edhe kalendari gregorian),nuk ke ēfarė t'i shtosh.Veēse ti admirosh bukurinė dhe arritjen artistike.Altari i Mikelanxhelos ėshtė njė altar i rrallė,i punuar sipas stilit barok.Duket sikur sapo ka dalė nga dora e mjeshtrit tė madh.Varreza e Shėn Pjetrit ėshtė e gjithė nė bronx.Ka plot 120 tonė peshė.Ėshtė njė monument mė vete.Dhe njė mjeshtėri artistike,tė cilėn nuk ke si e mat.Njė tjetėr pikturė murale:''Dreka e fshehtė'', e Kosimo Roēelit.Ndėrkaq mund tė fotografosh ēfarė tė duash.Pėr t'i patur si kujtim.Vijoj mė tej.Muzetė e Vatikanit janė shumė tė pasur.Ndėr mė tė pasurit nė botė.Dhe me vepra origjinale.Ndėrsa bibliotekat e Vatikanit janė aq tė pasura,sa askush nuk e di se deri nė ē'shkallė arrijnė thesarėt e tyre tė rrallė.Kėtu ka ekzemplarė librash origjinalė,tė cilėt nuk i gjen askund tjetėr.Qė nga librat e vjetėr me kapakė lėkure,tė shkruar me dorė.Para disa vitesh,nė njerėn prej bibliotekave tė shumta tė tij ,u zbuluan rreth dymijė libra,qė flasin pėr heroin tonė kombėtar,Gjergj Kastriotin,Skėnderbeun.Njė thesar i vėrtetė.Dhe nuk ka si tė ndodhė ndryshe.Heroi ynė Kombėtar ėshtė i pėrmasave botėrore.Ėshtė figura mė madhore e kombit tonė,qė e ēmon dhe e nderon e gjithė bota.Po,po,e gjithė bota.Deri nė SHBA.Pėr tė ėshtė shkruar dhe, me siguri,do tė shkruhet shumė.Si mbrojtės i lirisė dhe i krishtėrimit,Skėnderbeu gėzonte jo vetėm miqėsinė e Ferdinandit tė Napolit dhe prijėsit hungarez,Janosh Huniadit,por mbi tė gjitha atė tė Perėndimit dhe tė Papės sė Romės.Pėr tė lėnė pas emrin e tij tė madh:Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu,prijėsi i shqiptarėve.Mė 12.12.1466,Skėnderbeu shkoi nė Romė.Populli doli nė rrugė ta shihte.Ishte diēka qė ndodhte rrallė.Dhe kjo falė famės sė tij,sa tė madhe po aq edhe tė merituar.Papa Pali i Dytė e priti me shumė nderime dhe u ēudit me pamjen e tij madhėshtore.Papa e ftoi atė nė mbledhjen e kardinalėve,ku ai foli pėr rrezikun turk,ndihmėn qė duhej tė jipte Vatikani dhe Perėndimi etj.Pasi iu bėnė nderimet mė tė mėdha,ai shkoi nė Napoli e prej andej u kthye nė Shqipėri nė prill tė vitit 1467.

Si ėshtė historia.Di ta rezervojė lavdinė e vėrtetė pėr ata qė e meritojnė atė.Nė Romė ka edhe njė rrugė me emrin Skanderbeg.

Kam ndenjur kėtu nė Sheshin e Shėn Pjetrit dhe,ndėrsa admiroj artin e madh italian,ndjej krenari pėr heroin e kombit tim.Mendoj se krenaria kombėtare ėshtė pjesė e moralit kombėtar.E nevojshme pėr kėdo.Natyrisht nė masėn e duhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:34 am

Dal prej Vatikanit me hapa tė ngadaltė.Mė duhet tė shkoj edhe gjetkė.Kėtė herė nė njė tjetėr objekt tė rėndėsishėm.Nė sheshin Republika,ku ngrihet kompleksi arkitekturor,qė simbolizon bashkimin e Italisė,i cili u bė nė vitin 1860,nėn udhėheqjen e prijėsit legjendar Xhuzepe Garibaldi.Ka edhe njė shesh nė Romė me emrin dhe shtatoren e tij mbi kalė.Nė njė poezi tė arbėreshėve tė Italisė,thuhet:''Garibaldi trim me fletė/ Skanderbegut tonė i ngjet /''.Krahasim i bukur,i gjetur. Domosdo,heronjtė e vėrtetė i ngjajnė njeri-tjetrit.Nė kėtė rast objekti i krahasimit ėshtė heroi ynė kombėtar.Nė Sheshin e Popullit bėjmė vetėm njė vizitė tė shkurtėr.Nuk ka kohė.Vetėm njė vizitė tė shkurtėr edhe tek Mauzoleumi i Augustit.Kalojmė urėn Umberto i Parė dhe ndalojmė tek Pallati i Drejtėsisė.Ndjekim rrugėn anės Tiberit dhe fare pranė ndalojmė pėrsėri,pėr tė vizituar Kėshtjellėn e Engjėjve.E ngritur mbi njė kėshtjellė katėrkendore,nė qendėr lartohet njė tjetėr kėshtjellė cilindrike,nė majėn e sė cilės ėshtė vendosur njė shtatore e bronxtė engjėlli.Ėshtė krejt e veēantė nė tė gjithė Romėn.Pothuajse ėshtė errur.Por ende shquhen qartė shtatoret e shumta tė Urės sė Engjėjve.Ėshtė njė nga urat e pakta nė botė qė ka kaq shumė vepra arti nė muret anėsorė tė saj.Ėshtė mbrėmja e fundit nė Romė.Kėtė mbrėmje kemi vendosur ta kalojmė nė sheshin Navona.Bujtim tek sheshi i madh dhe i bukur nė formė vezake.Ėshtė plot e pėrplot me vizitorė.Vendas dhe tė huaj.Nė Romė nuk ka asnjė vend tė lirė.Edhe pse vendasit kanė shkuar me pushime jashtė saj,janė turistėt e shumtė ata qė e kanė ''pushtuar'' atė.Romėn e vizitojnė 13 milionė turistė nė vit.Nė sheshin Navona ka gjithshka.Ndėrsa rrethohet nga ngrehina mesjetare tė hijshme,nė brendėsi ka shtatore dhe komplekse arkitekturorė tė veēantė.Njė e tillė i ngjan Laokontit,skulpturės sė famshme tė njohur,ku Laokonti,trojani qė kundėrshtoi pranimin e kalit tė drunjtė brenda mureve tė Trojės,u ndėshkua nga Zeusi,duke i dėrguar gjarpėrinjtė e fuqishėm pėr ta mbytur.Po aty pranė,as pesė minuta prej sheshit,ėshtė Panteoni.Njė vizitė tė shkurtėr aty dhe kthehem pėrsėri nė sheshin Navona.Midis vizitorėve tė shumtė.Midis muzikantėve.Midis piktorėve,qė vizatojnė portrete,por qė shesin edhe pikturat e tyre.Ndėrsa piktorėt e trotuarėve bėjnė riprodhimet e kryeveprave tė pikturės botėrore me njė saktėsi tė admirueshme.Mė shfaqet dobėsia ime e pėrhershme:piktura.Mė tėrheq vėmėndjen njė akuarel me pamje nga Roma,me ngjyra tė arrira.E marr me vete.Ndjehem i kėnaqur me kujtimin tim nga Roma.I hedh njė sy orės.Ka ardhur mesnata.Dhe nė mesnatė mbyllet gjithshka kėtu.Edhe diskot dhe klubet e natės.Paēka se Roma ndrin si ditė nga dritat.Ka rregull nė Romė.Ka ligj dhe me ligjin nuk luan kush.Policia ėshtė e rreptė.Mė bėri pėrshtypje tė veēantė se,gjatė gjithė udhėtimit nėpėr Itali,nuk dėgjova asnjė zhurmė motoēiklete dhe nuk pashė asnjė motoēiklist pa kokore.Asnjė tė vetėm nė gjithė Italinė.Ndėrsa drejtuesit e mjeteve tė tjerė dinė tė respektojnė veēanėrisht kėmbėsorin.Nė qendėr tė qyteteve,natyrisht edhe nė Romė,nuk lejohen makinat.Rrugėt e mbushura me dyqane nga tė dyja anėt,janė tė hapura dhe tė lira pėr njerzit.Nė to ndjehesh shumė i lirshėm,i qetė.

Por...ėshtė koha pėr tė pushuar.Romė,natėn e mirė !

* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:35 am

Mėngjezi i ditės tjetėr ka ardhur shpejt dhe ne jemi ngritur herėt.Edhe autobuzi,me shoferin tonė Nikon,njeriun e duruar dhe fjalėėmbėl,ėshtė gati pėr rrugė.Veēse bagazhet kėtė herė janė shtuar...Kalojmė edhe njė herė nėpėr Romė,pėr tė dalė nė autostradėn qė lidh Romėn me Napolin.Kryeqyteti italian mė kalon sėrrish pėrpara syve.I zhytur mes blerimit.Ndėrsa kam zėnė vend pranė dritares,bie nė mendime.Kjo mė ndodh sa herė qė udhėtoj.Mendimi mė vėrtitet rreth Romės,historisė sė saj,emrave tė saj tė mėdhenj.Nė Romė ka qenė ''Libro d' Oro'' (Libri i Artė),njė libėr zyrtar,ku shkruhehsin me shkronja tė arta emrat e familjeve tė famshme.Nė tė janė emrat mė tė mėdhenj tė Romės.Disa prej tyre janė ata qė kam pėrmendur mė lart,nė radhėt e kėtij shkrimi.

Por ka tė tjerė,shumė tė tjerė.Natyrisht aty hyjnė Virgjili,(70-19),poeti mė i madh latin,shkrimtari Xhovani Bokaēio,(1313-1375),me ''Dekameronin '' e tij tė famshėm,Lukiani,(39-65),poeti epik romak,Lucilius,(180-103),para Krishtit,poet romak,themelues i satirės,Franēesko Petrarka,(1304-1374),poet dhe njė nga themeluesit e humanizmit europian,Sekto Propertio,poeti elegjik i shekullit tė parė para Krishtit,Seneka,(4-65),filozof,poet,dramaturg,Torkuoto Taso,(1544-1595),poet i Rilindjes:oratori,filozofi,shkrimtari dhe politikani i famshėm, Markos Tulios Ciceron,(106-43)para Krishtit,kompozitori Xhuzepe Verdi,(1813-1901),Lokateli,(1695-1764),muzikanti i stilit barok,Trilusa,satiriku i njohur,Filipo Marineti,(1876-1944),shkrimtar,themeluesi i futurizmit,kompozitorėt Vinēenso Belini,(1803--1835) dhe Xhakomo Puēini,(1858-1924).Dhe tė tjerė.Shumė tė tjerė.Artistė,shkrimtarė,shkencėtarė,politikanė,njerėz tė shquar.Natyrisht gjatė njė udhėtimi nuk mund t'i kujtosh tė gjithė emrat e tyre.Emrat e tyre janė tė lidhur ngushtė me emrin e Romės.Edhe ata qė nuk janė prej saj,kanė punuar aty,kanė marrė prej kulturės sė Romės dhe i kanė dhėnė asaj kulturėn e tyre.Emrat e tyre i mbajnė institucione,rrugė,muzeume,vepra madhore.Njeri prej dy aerodromeve tė Romės,mban emrin ''Leonardo Da Vinēi''.Dhe Roma vazhdon tė prodhojė emra tė mėdhenj.E me siguri do tė prodhojė edhe nė tė ardhmen.Paēka se nuk shėnohen mė nė ''Librin e Artė''.

* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:35 am

Ndėrsa merren me ''Librin e Artė'' tė Romės,kemi mbėrritur aty ku e pres me njė kėrshėri tė veēantė.Nė qytetin e lashtė tė Pompeut.Mbi kokė na rri mali i Vezuvit,1200 metra i lartė,me kraterin e tij tė frikshėm me diametėr 600 metra,qė tė kujton legjendat e lashta.I heshtur,hijerėndė.Si njė pėrbindėsh i fjetur.Nė krahun tjetėr ėshtė Napoli,me ngrehina tė lashta karakteristike nė qendėr dhe komplekse shumėkatėshe nė periferi.Mė nė jug ndodhet ishulli i Kaprit,njė ishull shkėmbor shumė i njohur nė Itali pėr vilat e bukura,tepėr tė shtrenjta.Ndodhem nė kodrėn ku ėshtė ngritur qyteti i lashtė i Pompeut.Qyteti i njohur pėr tragjedinė e tij tė lashtė.Nisi tė ndėrtohej nė shekullin e lX para Krishtit.Nė shekullin e V-tė para Krishtit u pushtua nga Samuitėt.Grekėt thonė se e kanė themeluar ata.Ishte njė qytet-port i fuqishėm me 119 dyqane,45 kroje publike.Me tempuj,shtatore,vende publike tė hijshme.Pėr tė thuhet:''Ishte njė qytet i pasur pėr tė pasurit''.Mirė thuhet,se shėrbėtoret skllave qė punonin nė dyqanet dhe shtėpitė e tė pasurve,

merrnin si shpėrblim vetėm 3-4 gota verė nė ditė.Asgjė tjetėr.Shpėrblim shumė modest pėr njė qytet kaq tė pasur ?! Nuk e besoj se Pompeu do tė kishte mbetur kaq shumė nė histori,nėse nuk do tė kishte ndodhur shkatėrrimi i tij nga shpėrthimi i vullkanit tė Vezuvit.(Nė kėtė pikė ai ngjan ndoshta me Trojėn).Ishte viti 79 pas Krishtit.Vezuvi,pėr tė cilin nė Itali thonė se zgjohet nga gjumi njė herė nė pesėqind vjet,shpėrtheu papritur.Ishte njė shpėrthim i tmerrshėm,qė pėrmbyti me lavė dhe shkatėrroi katėr qytete:Napolin,Pompeun,Iraklian dhe Stabian.Nė Pompeu,falė pozicionit tė tij mbi kodėr,nuk arriti lava,por mbi tė ra njė shtresė e trashė hiri.Thonė se arriti deri nė 7 metra.Tri ditė zgjati katastrofa.Njerzit filluan tė iknin me anė tė detit.Po jo tė gjithė.Dikush shpresonte qė Vezuvi tė qetėsohej.Nga 25.000 banorė qė kishte qyteti,5.000 vdiqėn nga bllokimi i frymėmarrjes.Vet Plini,(i riu),shkoi aty pėr tė parė katastrofėn dhe pėr tė ndihmuar njerzit.Ndihmoi sa mundi,por vdiq edhe ai aty buzė detit,nė anė tė qytetit.Pompeu u shkatėrrua pėrfundimisht.Ndėrsa ne vijmė pėr ta vizituar pas 1929 vjetėsh,kur kanė mbetur veēse rėnojat e tij.Duken si rėnojat e njė legjende tė kahershme,qė mbajnė mbi shpinė tragjedinė e lashtė.Nė qendėr tė Pompeut ndodhet njė hapėsirė sa njė fushė futbolli.Me tempuj,kolona,zbukurime.Rrugėt janė tė shtruara me pllaka tė mėdha tė trasha guri tė zi vullkanik.Janė ashtu siē ishin atėherė.Nė largėsi tė caktuara ka edhe pengesa.Edhe vijat qė kanė lėnė rrotat e karocave mbi gurė,janė ende tė dukshme.Sikur kanė kaluar para pak ditėsh.Si vijat e ngrėna nga litari mbi mermerin e Pusit tė Nuseve nė Butrint.Ndėrmjet pllakave tė mėdha tė zeza,janė vendosur gurė tė vegjėl tė bardhė,pėr tė orientuar banorėt natėn.Nė gurėt e anėrrugės janė edhe vendet ku lidheshin kafshėt.Tė duket sikur funksionojnė edhe sot.Po aty nė qendėr ndodhen edhe rėnojat e shtėpive dhe tė dyqaneve.39% ishin shtėpi,

36% ishin dyqane,njė raport ky shumė domethėnės,qė shpėrfaq zhvillimin e qytetit.Nė tregun e vjetėr tė mbuluar tė qytetit,dallohen mjaft mirė vizatimet origjinale,me vlera tė veēanta.Tek-tuk ka edhe mozaik.Ėshtė njė mozaik shumė i imėt,tė cilin e gjen rrallė.Nė njė hyrje shtėpie shkruhet latinisht:''Mirėseardhėt''.Nė njė hyrje tjetėr ėshtė mozaiku i njė qeni,me nėnkuptimin:''Kujdes nga qeni !''.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Wed Oct 15, 2008 11:35 am

Shumica e relikeve origjinale qė janė gjetur aty,ndodhen nė muzeun e Napolit.Por edhe aty ka disa.Nė njė vend tė dukshėm janė rėnojat e tempullit me shtatore tė Apollonit dhe Artemisės.Ishin vendosur aty pak kohė para se tė shpėrthente Vezuvi.Rrėfejnė,se,pasi ndodhi shkatėrrimi,dikush iu drejtua Apollonit dhe i tha:-Si nuk mundi ta shpėtonte Apolloni,Pompeun ?

Ndėrsa Apolloni i ėshtė pėrgjigjur:-E si mund ta shpėtoja unė,skllav dhe i vetėm nė njė vend tė huaj?

Pompeu e ka gjithshka tė vetėn,origjinale.Paēka se tė rėnuar.Pompeu ėshtė njė rėnojė e madhe,qė i ngjan njė varreze tė lashtė.Ndoshta gjėja mė e veēantė janė mumjet,qė janė nxjerrė nga shtresa e trashė e hirit vullkanik,gjatė kohės sė tragjedisė.Me njė metodė tė veēantė,ato janė nxjerrė nga toka,ruajnė tėrėsisht konturet dhe uniformitetin dhe janė ruajtur

nė njė gjendje shumė tė mirė.Njera prej tyre ka njė rrip nė mes.Mesa duket ka qenė skllav,pasi rrip tė tillė mbanin vetėm skllevėrit.Njė mumje tjetėr ėshtė mė e gjatė se tė tjerėt.Ka qenė i huaj.I janė gjetur edhe monedha tė huaja nė xhep.Ja edhe njė mumje qeni.Njė turiste,qė nuk kishte thėnė asnjė fjalė pėr mumjet e njerėzve,kur pa mumjen e qenit,psherėtiti:''Ah,i mjeri !''.

Pompeu tė trondit me tragjedinė e vet.Duket sikur tė thotė:''Ē't'i bėsh ! Ky ishte fati im ! ''.

E lė Pompeun e lashtė dhe zbres prej tij i tallazitur.Na pret rruga e gjatė pėr nė Bari.Nė njerėn anė kemi Napolin e bukur,nė tjetrėn Vezuvin,qė vazhdon tė na rrijė mbi kokė si njė pėrbindėsh i fjetur.Do t'i uroja tė mos zgjohej mė kurrė...!

Krahina e Puljes dallohet pėr njė bujqėsi tė zhvilluar.Por ka edhe industri.Masivet e ullinjve tė Puljes,tė shumta,tė mirėmbajtura dhe tė trajtuara me njė pėrkujdesje tė veēantė,zėnė vendin e parė nė prodhimin e vajit nė Europė.Edhe kodrat kanė njė bukuri tė veēantė.Tė gjitha tė mbjella.Edhe kashta e korrur ka bukurinė e vet me vijat e saj paralele.Nuk ka mjedis tė lėnė pas dore.Por nuk ka vetėm ullinj.Ka edhe bajame,kumbulla,mollė,dardhė,fiq,vreshta.Ndėrmjet masiveve tė pemėve tė zė syri rotondat e famshme tė Puljes,ngrehina karakteristike prej guri nė formė cilindrike,me strehėz konike,me pllaka guri.Nė to vendasit mbajnė veglat e punės.Mė e larta nuk i kalon tė tre metrat.Janė krejt origjinale dhe ruhen me fanatizėm.Kam dėgjuar se mbrohen edhe prej UNESKO-s.Veē Puljes,tė tilla ka vetėm nė Siri.Historianėt dhe studiuesit flasin pėr njė lidhje tė largėt midis tyre.

Temperatura jashtė ėshtė 38 gradė.Ėshtė njė ditė tepėr e nxehtė.Por,falė kushteve tė udhėtimit tė firmės ''Gretis HOLIDAYS'' dhe cilėsisė sė autostradės,nuk e ndjejmė lodhjen e rrugės sė gjatė.

* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -