Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:22 pm

Iljaz Bobaj është poet, fabulist, publicist, nje nga penat më me zë të emigracionit shqiptar sot në Greqi. Autor i shumë librave qe kane jehonizuar botën letrare në Greqi, duke qenë sot një nga protagonistët e lajtmotivit pegasian “PER NJË LETËRSI NDRYSHE”

Ndjesi, mbresa, përshtypje... nga vendi që ka dhënë kontribut në pasurinë botërore të Kulturës, Artit e tjera...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:23 pm

NË ITALI

Shënime udhëtimi nga:ILIAZ BOBAJ



Kam dalë në kuvertën e anijes dhe kundroj së largu brigjet italiane,që afrohen përherë e më pranë nesh. Në të vërtetë jemi ne që iu afrohemi atyre,për të shkelur paspak në tokën italiane. Orët e gjata të udhëtimit në det,tashmë kanë mbetur pas.Edhe lodhja,natyrisht.Jemi në Ankona,një qytet me shtëpi karakteristike dhe me port të zhurmshëm,të gjallë.Prej këtej nisin linjat e shumta të mjeteve të ndryshëm të transportit tokësor e detar,për t'u lidhur me të gjithë portet e pellgut të Adriatikut dhe për të ndjekur rrugët tokësore në drejtim të Gjermanisë,Austrisë dhe Zvicrës.Ankona është një nyje e rëndësishme e Italisë në Adriatik.Dhe jo vetëm e Italisë...

Por Ankona është vetëm një pikë zbritjeje.Ne jemi për larg,prandaj e lëmë atë shpejt,për të marrë rrugën në drejtim të Venetikut.Tashmë kemi dalë në autostradën që lidh Ankonën me Venetikun.Ndërkaq në të dyja anët e rrugës të bie menjëherë në sy mjedisi i mirëmbajtur dhe i punuar hijshëm dhe vilat e shumta,të strukura mes blerimit.Por edhe ndërtime shumëkatëshe përgjatë vijës detare.Në të djathtë shohim dhe lëmë pas Riminin dhe shkojmë drejt Bolonjës.Veç para sa t'i afrohemi asaj,në krahun tonë të majtë,lëmë pas edhe Urbinon.Urbino është vendlindja e Rafaelit,arkitektit dhe piktorit të famshëm të Rilindjes europiane.Rafaeli lindi në Urbino më 1483 dhe vdiq në Romë më 1520.Edhe eshtrat i ka në Romë.Me të do të takohemi shpesh gjatë udhëtimit tonë.Veprat e tij madhore i gjen në gjithë Italinë.Sidomos në Firence,Romë e Vatikan.E si mund të udhëtosh nëpër Itali dhe të mos takohesh me një gjigand të tillë,veprat e të cilit hyjnë në thesarin botëror ?

Ndërsa po mendoja për Rafaelin dhe sillja ndërmend veprat e tij,tej,në thellësi,shquhet qartë kodra e San Marinos,me kështjellën e saj të njohur.Me të 30.000 banorët e vet,ish principata e dikurshme,sot është Republika e San Marinos.Njeri prej shteteve më të vegjël të botës.Jemi fare pranë Bolonjës.Një qytet i njohur,që ka të veçantat e tij.Në Bolonjë ka çelur dyert njeri prej universiteteve më të hershëm të Europës.Në këtë universitet ka qenë studente femra e parë në historinë e botës.Për të mos e dalluar,shkonte në leksione e maskuar si burrë.Po në Bolonjë ndodhet edhe shtrati i mermertë për mësimin e anatomisë,për studentët e mjekësisë dhe mjekët.Ai,shtrati i famshëm,të cilin,veç mjekëve dhe profesorëve të mjekësisë,e kanë përdorur edhe piktorët në veprat e tyre.Që nga Rembrandti.Veç nuk duhet harruar edhe diçka tjetër.Veç veprave të shumta të artit,emrave të saj të dëgjuar dhe verës,Bolonja përmendet edhe për femrat e bukura.Në Itali thonë:''E bukur si bolonjeze''.

Rruga për në Venetik është ca e gjatë,por veçanërisht e bukur.Ajo nuk të lodh,pasi i ka të gjithë treguesit teknikë të një autostrade moderne.Meqë ra fjala për rrugët,do t'ia vlente të shtonim edhe diçka tjetër.Boshtet kryesorë të autostradave italiane,janë ndërtuar në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.Natyrisht ato mirëmbahen,por edhe i kanë qëndruar kohës për bukuri.Asfalti i cilësisë së lartë,mënyra e kullimit të ujit,mbrojtëset e anërrugës dhe tabelat orientuese,e lehtësojnë së tepërmi udhëtimin në to.Gjatë gjithë autostradës nuk ka asnjë ndalim të detyruar,pasi ka mbikalime në çdo qendër të banuar.Në anërrugë,në itinerare të caktuar,janë sinjalet ''sos'',me tabela të veçanta për rastet e urgjencës.Por,ndërsa rruga nuk të lodh,është anërruga ajo që të shlodh veçanërisht.Me mjedisin e saj të hijshëm,të mirëmbajtur,të sistemuar.Gjithshka ka një rregullsi që të kënaq sytë.Gjelbërimi është i pranishëm kudo.Në një mjedis të tillë shlodhës,rruga të tërheq si pa u ndjerë drejt veriut italian,të pasur,të zhvilluar.Dhe,ja,''Portat e Ujëta'' të Venetikut,nuk janë larg...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:23 pm

Venetiku.Një nga qytetet më të veçantë të botës.Për nga mënyra e ndërtimit të tij.Venetiku i vjetër është ndërtuar mbi 118 ishuj.Është i gjithë mbi det.Për të shkuar aty nuk ka mjet tjetër veç varkave dhe anijeve të vogla,gondolave,siç i quajnë vendasit.Të gjitha shtëpitë lidhen me njera-tjetrën me anën e urave të gurta karakteristike.Nën këmbët e shtëpive,janë kanalet ujorë,që i ndajnë ato nga njera-tjetra. Ndërsa ngrehinat në brendësi ndahen me anën e rrugicave të ngushta,shpeshherë sa për të kaluar vetëm dy vetë e herë-herë sa për të kaluar një njeri i vetëm.Aq afër janë dritaret e disa shtëpive,sa,po të zgjatësh dorën nga dritarja e njerës,me siguri do të takosh dorën e fqinjit në dritaren përballë.Kjo është bërë për arsye mbrojtjeje nga armiqtë e mundshëm në kohë sulmesh dhe për t'u krijuar atyre një kurth vdekjeprurës,duke i sulmuar nga të gjitha anët.Po edhe ngrehinat janë aq të veçanta,sa nuk gjen asgjëkund dy të njëjta.Ndërsa po shkojmë drejt sheshit të Shën Markut,në të dyja anët e rrugës ujore na shfaqen njera pas tjetrës ngrehina karakteristike.Njera më e bukur se tjetra.Hoteli Hilton, Kisha e Shën Markut me kullën e saj të lartë,Kisha e Shën Mërisë,Kisha Ortodokse,Kisha e Shën Xhiorxhios,monumente të rrallë të kulturës,ngrehina karakteristike,shtatore dhe komplekse arkitekturorë të shumtë.Dhe varka.Shumë varka dhe anije të vogla,të mbushura plot e përplot me turistë e vendas.Po edhe anije të mëdha supermoderne.Më në fund zbresim në ''tokë''.Mjeti i vetëm lëvizës këtu janë këmbët.Nuk lejohet asnjë mjet tjetër.As makinat,as motoçikletat,as biçikletat.Asgjë.Për askënd.Nuk kemi bërë veçse pakëz rrugë ndërmjet rrugicave të ngushta,kur më del përpara kisha ku ka krijuar dhe interpretuar Antonio Vivaldi.Edhe pllaka përkujtimore e mermertë është aty.Për nder të kompozitorit të madh.Ja edhe Ura e Psherëtimave.Me legjendën e vet edhe ajo.Mandej vijojnë dyqanet e pafund.Të të gjitha mallrave.Të të gjitha firmave.Aq të shumtë janë dyqanet,sa është e pamundur t'i vizitosh të gjithë.Veç edhe vizitorët nuk janë të paktë.Rruga nuk është kurrë e lirë.Venetikun e vizitojnë 11 milionë turistë në vit.Ai zë vendin e dytë për numrin e vizitorëve,pas Romës.

Venetiku ka historinë e vet.Të veçantat e tij.Ia vlen të përmendim diçka.Në Venetik është hapur biblioteka e parë në Europë.Ka qenë dhe mbetet një nga qytetet më të pasur të Europës dhe botës.Venetiku ka qenë qendra më e madhe tregtare e Mesdheut dhe një nga më të mëdhatë e kontinentit.Tregtarët e pasur dhe të fuqishëm venetikas,dominonin pellgun e Mesdheut,për të qenë edhe nyjë ndërlidhëse me kontinentin.Venetiku është i njohur për mbrëmjet me maska,ku klasa e pasur arrinte deri në orgji të shfrenuara dëfrimi.Maskat përdoreshin gjerësisht edhe në Karnavalet e Venetikut.Maskat traditase veneciane i gjen edhe sot në çdo cep të tij.

Historia e Venetikut është e lidhur ngushtë me luftrat për pushtime.Etja e Venetikut për pushtime,ka qenë përherë e pashuar.Përherë pushtues të egër të trojeve shqiptare,venetikasit vetëm se kanë marrë prej popullit shqiptar taksa të rënda.Edhe bijtë e Shqipërisë,të cilët i dërgonin me forcë në luftë për të mbrojtur interesat e tyre.Dhe nuk kanë ndërtuar asgjë.Veç ndonjë kështjelle.Edhe atë për interes të vet.Ushtritë venetikase kanë qenë të pamëshirshme ndaj nesh.Edhe ndaj të tjerëve.Deri në Peloponez e në Kretë kanë qenë zotërimet venetikase.Veçse janë pushtuar edhe prej të tjerëve.Nga Franca,Perandoria Otomane,

Austria, Spanja...Por asnjera prej tyre nuk e shkatërroi Venetikun.Tek ne ndodhte e kundërta:na hiqnin edhe gurin e fundit të kështjellave.Ato ngrehinat e rralla,plot bukuri dhe art,që janë ndërtuar aty,me të cilat krenohen venetikasit,kanë edhe pjesën e popujve të tjerë.Edhe tonën,sigurisht.

Ka kohë për të menduar për historinë e Venetikut.Tani është koha për të parë.Dhe monumentet e artit janë aq të shumtë,sa,për të vizituar sado pak prej tyre,duhet shfrytëzuar edhe minuta.Venetiku nuk mund të kuptohet pa sheshin e madh të Shën Markut,një kompleks arkitekturor,gati i tërë i mermertë,me pallatet e mëdhenj,kishën me të njëtin emër,kullën e lartë me orën e saj,që i rri si vulë e kohës së vet,kollona e shtatore,gdhendje e basorelievë të shumtë.Në një faqe të pallatit është edhe ora e veçantë me 24 ndarje,(ora 24 orëshe),nga të rrallat në botë.

Të vizitosh Pallatin e Shën Markut dhe kompleksin e tij arkitekturor historik,duhen ditë.Ndoshta edhe javë.

Venetiku zë një vend të veçantë në Rilindjen Europiane.''Bella Venezia'',ka shumë thesarë në gjirin e vet.

Salla e Akademisë së Venetikut është veçanërisht e pasur me piktura,skulptura,vepra të shumta arti.Shkolla veneciane e artit njihet për talentët e saj,të njohur në gjithë botën.Në sallën e Akademisë ndodhen piktura të Kanaletos,piktorit të njohur të natyrës veneciane të shekullit të XVll-XVlll,tabllotë e të cilit shquhen për një kolor të veçantë.Pak më tej të zë syri pikturat e Xhentile Belinit,të Beneto Xhorxhones,Paolo Veronezes,Tintoretos,për të arritur tek Ticiano i shekullit të XV-XVl,për të cilin dikush ka shkruar:''Venera e Ticianos e tronditi pushtetin e papëve,më shumë sesa kryengritjet e skllevërve''.Të gjithë të shkollës veneciane.Por edhe të huajt nuk janë të paktë.Veprat e tyre qëndrojnë me dinjitet përkrah atyre vendas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:24 pm

Biblioteka e famshme e Shën Markut është një thesar i vërtetë i historisë dhe i kulturës.Aty ndodhet një pjesë e historisë dhe e kulturës venetikase dhe botërore.Venetiku është pasuri e UNESKO-s dhe mbrohet prej saj.Por mbi të gjithë mbrohet prej vet venetikasve.Deri në fanatizëm.Në Venetik fliten disa dialekte të gjuhës italiane,gjuhë e cila dallohet për numrin veçanërisht të madh të dialekteve të saj.Ajo ka rreth 1200 të tillë.Dialektet venecianë nuk ngjajnë me asnjë dialekt tjetër.Ashtu siç nuk ngjan Venetiku me asnjë qytet tjetër.Në Bibliotekën e Shën Markut është edhe një pikturë e njohur murale:''Lindja e Krishtit në Betlehem''.Me vlera të veçanta.Po edhe bukuria e saj qëndron në po atë shkallë.Edhe piktura e Tintoretos ''Pushtimi i Konstandinopolit prej kryqëzatave të vitit 1204'',të mbetet në kujtesë.Përkrah tyre kudo shtatore mermeri dhe bronxi,basorelievë,gdhendje,zbukurime.Vijoj t'i kundroj me kërshëri të veçantë.Por kërkoj diçka që më duhet.Është një pikturë e rrallë:''Shqiptari në Venetik''.Veçanërisht e bukur,e arrirë.Ajo paraqet një djalosh të hijshëm shqiptar,duke u argëtuar në një mjedis mondan venetikas.E kërkoj gjithandej.Asnjë shenjë e saj.Nuk e di as në cilin muze ndodhet.Pyes disa.Askush nuk ia ka dëgjuar emrin.Ah,doja ta shihja nga afër ! Një dëshirë e hershme,të cilën nuk e plotësova dot.Ndoshta nuk ndodhet në Venetik...E lë dhimbjen për pikturën dhe vazhdoj më tej vizitën në kishën e Shën Markut,ku gjithshka është vepër arti.Gjithshka.Çdo pëllëmbë e saj.Për të mbajtur sytë gjatë në kupolën e saj të brendëshme,mbi mozaikun e vitit 1095,në anën perëndimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:24 pm

Kam dy ditë që shijoj bukuritë, artin dhe kulturën veneciane.Këmbë-këmbë kam mbërritur nën dy kollonat hyrëse në anë të detit,mbi të cilat janë vendosur shtatore bronxi.Kam ende shumë për të parë.Po edhe ato që kam parë,nuk janë pak.Mundohem t'i ngulit mirë në kujtesë.Ashtu në këmbë e pakëz i lodhur,mendja më shkon tek ato që kam dëgjuar e lexuar për këtë qytet të veçantë.Teksa po rrija i vetëm me mendimin tim,ndjej tingujt e muzikës,që luajnë një grup muzikantësh aty në shesh.Rreth tyre njerzit e shumtë argëtohen, shlodhen.Fare pranë meje dëgjova të flitej shqip.Ktheva kokën menjëherë.Ishte një grup shqiptarësh,që kërcenin nën ritmin e muzikës. Buzëqesha.Më erdhi mirë që ndjeheshin të gëzuar.Shqiptarët i gjen kudo në Itali.Në mjediset vendase flasin italisht.Një italishte të shkëlqyer.Ndërsa në mjediset familjare flasin shqipen tonë të bukur.Janë rreth 300.000 emigrantë shqiptarë në Itali.Ndoshta edhe më shumë.Gati 250.000 janë të ligjshëm.Të ligjshmit nuk kanë asnjë problem me dokumentat dhe mund të udhëtojnë për në Shqipëri në çdo kohë që të duan.Ekonomikisht e kanë marrë veten shumë mirë.Me punë dhe me djersë,një pjesë e tyre kanë aktivitetet e tyre ekonomikë në Itali.Po edhe në atdheun e tyre,ku dërgesat ekonomike dhe investimet rriten nga viti në vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:25 pm

Por në Itali ka edhe shqiptarë të hershëm.Gjurmët e tyre në shtetin fqinj të perëndimit,i gjen shumë më herët.Sidomos gjatë mërgimeve të shekullit të XV-të,pas vdekjes së Skënderbeut,kur mijra shqiptarë u shpërngulën në drejtim të Venetikut,Dalmacisë,Napolit,Kalabrisë,Sicilisë.Pasardhësit e tyre i gjen edhe sot.Fshatra të tëra dhe krahina të Kalabrisë flasin ende shqip.Edhe në Napoli ka mjaft shqiptarë të hershëm.Në Venetik u botua për herë të parë në vitin 1541 libri i dijetarit shqiptar Dhimitër Frangu:''Luftrat e Gjergj Kastriotit''.Më vonë u botua edhe shumë herë të tjera.

Po le të kthehem tek Venetiku.Tek historia e tij.Në shekullin e XV-të,shekull kur nis Rilindja Europiane,në Venetik bëheshin gjyqe të tmerrshëm kundër atyre që paditeshin me letra anonime,të hedhura në kutinë famëkeqe,të quajtur ''Goja e luanit''.Shenjat e saj,natyrisht,nuk ke ku t'i gjesh sot,por as vendin ku ishte nuk ta tregon kush.Ndoshta është një pjesë e historisë që duhet harruar.Nga ato pjesë,që nuk kanë ''pikë lavdie''.Në histori gjenden edhe pika të tilla.Ato i falen bujarisht harresës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:25 pm

Nëse Venetikun nuk mund ta kuptosh pa kanalet ujorë,ngrehinat dhe mjedisin karakteristik,pa mjeshtërinë e ndërtimit,pa artin dhe veprat e tij të shumta,pa zotësinë e venetikasve si tregtarë,atë nuk mund ta kuptosh as pa Marko Polon.Zbuluesi dhe tregtari i njohur Marko Polo,njihet për udhëtimet e tij të famshme në Kinë.Ka edhe një pikturë të vitit 1375 në Venetik,ku shfaqet karvani tregtar për në Kinë,sipas përshkrimeve të Marko Polos.Kalifati mongol,me qendër në Pekin,njohu majimin e vet në shekullin e Xlll-të pas Krishtit.Në vitin 1280,Kubilai Khani,nipi i Xhengis Khanit,krijoi dinastinë e Juanëve.Ishte një lulëzim i madh.Mëndafshi i famshëm kinez,joshte tregjet perëndimorë.Për tregtarët venetikas ishte mall i shumëkërkuar.Aq i zhvilluar ishte mëndafshi në Kinë,sa,në Pekin,në atë kohë,hynin çdo ditë 1000 qerre të ngarkuara me fshikëza mëndafshi.Marko Polo u bë mik me Kubilai Khanin.Dy udhëtimet e tij në Kinë,i sollën pasuri përrallore.Po edhe famë të madhe.Libri i tij,ku përshkruan udhëtimet në Kinë,u shit si asnjë libër tjetër.Kështu hyri në histori.Edhe sot është një emër i gjallë.Veç veprave të ndryshme për nder të tij,aerodromi i Venetikut mban emrin ''Marko Polo''.Krejt e natyrshme.Ai që hyri në histori,duhet nderuar prej saj.

Duke parë e medituar në Venetik,dita ka ikur e lodhur,për t'ia lënë vendin mbrëmjes së butë veneciane.Qyteti ka ndezur dritat e shumta.Duket sikur po përgatitet për një ballo me muzikë të Vivaldit.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa EmptyWed Oct 15, 2008 1:26 pm

Lëmë Venetikun dhe vijojmë rrugën drejt Firences.Është,ndoshta,udhëtimi më i bukur në gjithë Italinë.Fusha e Lombardisë ka një blerim të harlisur,të veçantë.E përshkon mespërmes lumi Po,më i madhi i Italisë.Gjithnjë me ujë të bollshëm dhe i disiplinuar përgjatë shtratit të tij me diga anësore,lumi Po është burim jetese.Me anën e një sistemi të fuqishëm modern ujitës,ai begaton fushat përreth,ndërsa shkon i qetë mes pemëve të larta.Të gjitha fushat janë të mbjella me pemë.pjeshkë,kumbulla,mollë,dardhë,vreshta.Edhe zarzavate.Por misri i shëndetshëm zotëron mjedisin bujqësor.Fushat nuk janë thjesht të mbjella.Janë të pikturuara.Aq të sistemuara dhe të mirëmbajtura janë,sa gjithshka i ngjan një pikture.Pemët,jo shumëvjeçare,por krejt të reja në moshë,janë të mbjella në radhë,me hapësira standarte ndërmjet tyre,për të kryer shërbimet me mjete të mekanizuara.Kanë një prodhim të tillë,që rrallë e gjen tjetërkund.I vështroj me kënaqësi të veçantë dhe mendja më shkon tek bujqësia e vendit tim.Edhe në të kaluarën,edhe sot,kryesisht nga Ministria e Bujqësisë,bëheshin dhe bëhen seminare për fermerët shqiptarë.Nuk e kuptoj se çfarë bëhet dhe çfarë thuhet në ato seminare dhe përse kjo përvojë kaq e përparuar e shtetit fqinj nuk bëhet objekt përfitimi ! Përderisa është e gatëshme,tek ''pragu i derës'' ?! Se,me thënë të drejtën,mjedise të tillë bujqësorë në Shqipëri,nuk i sheh as në ëndërr.Për të mos folë për tokat e lënë djerrë,sidomos në jug,në Vurg,ku i mbulojnë ferrat dhe shkurret.

Nëse vazhdon kjo gjendje,nuk do të jetë e largët koha,kur këto toka do të kërkojnë sërrish një bonifikim tjetër.

Sidoqoftë udhëtimi nëpër Lombardi nuk kalon vetëm në një mjedis bujqësor.Jo shumë larg anërrugës të bien në sy vilat që mbijnë mes blerimit si shtëpi kukullash, komplekset e fuqishëm industrialë dhe mjetet e mekanizuar bujqësorë.Janë firmat e mëdha të veriut të zhvilluar industrial,të cilat mbajnë një peshë të ndjeshme në ekonominë italiane,e pesta fuqi ekonomike në botë,antare e G7.Është një mjedis që të rrëmben të tërin,ndërsa autobuzi rrëshqet mbi asfaltin e shtruar,si mbi një shtrat të butë.Dhe nuk e ndjen se ke mbërritur në krahinën e Toskanës,e përmendur për emrat e mëdhenj të kulturës italiane dhe Rilindjes Europiane.Por edhe vera e Toskanës është një traditë,që mbahet e gjallë.Ajo është e kërkuar në tregjet vendas dhe të huaj.Rruga kalon mespërmes kodrinave të bleruara me ullinj,pemë e vreshta,me vila të vendasve dhe të të huajve,të cilët e parapëlqejnë veçanërisht këtë krahinë dhe e paguajnë shtrenjtë çdo pëllëmbë tokë të blerë aty.Së bashku me mjediset e Romës,ajo ka çmimet më të larta në gjithë Italinë.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty
MesazhTitulli: Re: Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa   Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Leteesi, mbresa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi
» A diskriminohen shqiptaret ne vendet ku jetojn?
» Ti njohim vendet tona me shum...
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: