Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:35 am

Thaēi: Nuk jam pėr Maqedoni Federative
Pas takimit edhe Thaēi bėri njė deklaratė pėr shtyp. Ai tha se “dhe pėr mua ishte kėnaqesi qė sonte tė bashkėbisedoj me kryeministrin e Shqipėrisė, zotin Meta, me ftesėn e tė cilit jemi nė njė vizitė kėtu. Biseduam kryesisht pėr bashkėpunimin Kosovė – Shqipėri nė aspektin politik, ekonomik, kulturor dhe atė tė turizmit, biseduam edhe pėr ēėshtje tė tjera, tė cilat janė aktuale nė Kosovė, sidomos pėr problemin e Mitrovicės, pėr mundėsinė e tejkalimit tė gjendjes sė rėndė nė Mitrovicė dhe tė bllokimit tė qytetit. Gjithashtu, pėr mundėsinė qė Shqipėria tė luajė, ashtu si ka luajtur njė rol aktiv nė kontaktet me ndėrkombėtarėt, qė tė ushtrojė ndikim tek bashkėsia ndėrkombėtare dhe tek Beogradi pėr lirimin e tė burgosurve shqiptarė politikė qė mbahen nė burgjet e Serbisė. Nė tė njėjtėn kohė biseduam edhe pėr zhvillimet nė Kosovė, pėr progresin e bėrė pėr momentin qė ėshtė duke u hartuar Kushtetuta e pėrkohshme e Kosovės dhe pėr fillimin e procesit tė parapėrgatitjeve pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė qė do tė mbahet nė tetor tė kėtij viti. Biseduam edhe pėr problemin e Preshevės dhe marrėveshja e djeshme pėr armepushim mes shqiptarėve nė Preshevė dhe komunitetit ndėrkombėtar tregon se shqiptarėt janė tė pėrkushtuar qė tė gjitha problemet, tė cilat janė tė hapura dhe janė tė trashėguara nga koha e Milosheviēit nė kėto treva shqiptare, tė zgjidhen politikisht nė bashkėpunim me komunitetin ndėrkombėtar dhe nė kėtė qasje, forcat politike nė Preshevė, Medvegjė dhe Bujanovc do tė kenė mbėshtetjen edhe tė faktorit politik shqiptar nė Kosovė.
Gjithashtu biseduam rreth problemeve qė janė krijuar nė Maqedoni. Nė kėrkojmė dhe kemi mbėshtetur zgjidhjet politike tė problemeve nė Republikėn e Maqedonisė, kemi mbėshtetur udhėheqėsit politikė shqiptarė atje pėr zgjidhjen e problemeve nė kėtė Republike, avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni. Nė kuader tė
kėsaj sidomos kemi kėmbėngulur nė faktorin politik shqiptar pėr lirimin e tė gjithė tė burgosurve politikė qė mbahen nė burgjet e Maqedonisė gjithashtu edhe nė tė drejtėn e shqiptarėve qė tė jetė si element shtetformues nė Maqedoni dhe nė kuadėr tė kėsaj tė fillojė dhe ndryshimi i Kushtetutės sė Maqedonisė qė shteti maqedon tė jetė shtet i maqedonasve, shqiptarėve dhe i komuniteteve tė tjera. Gjithashtu ėshtė biseduar dhe pėr bashkėpunimin, tė cilin duhet ta vazhdojmė dhe kam besim se nė tė ardhmen janė duke u hapur procese dhe do tė hidhen hapa tė rėndesishėm tė bashkėpunimit mes Kosovės dhe Shqipėrisė.
Thaēi iu pėrgjigj pyetjes “ē'mund tė thoni pėr marrėveshjen mes KFOR-it dhe Ushtrisė Jugosllave pėr kthimin e kesaj ne Kosovės”. Ai tha se “nuk ėshtė nėnshkruar asnjė marrėveshje pėr kthimin e trupave serbe nėė Kosovė, ndėrsa marrėveshja pėr kthimin e trupave serbe nė zonėn e sigurisė ėshtė njė marrėveshje pėr tė cilėn ne kemi dalė me qėndrimin tonė se vetėm zgjerimi i zonės sė sigurisė krijon stabilitet tė qėndrueshėm pėr arsye se afrimi i ushtrisė qė ka ushtruar gjenocid nė Kosovė krijon shqetėsim tek qytetarėt vendas tė asaj treve. Problemet janė tė krijuara dhe natyrisht ndikojnė edhe nė Kosovė dhe nė vendet fqinje tė Kosovės, por megjithatė ne kemi besim tė plotė se ne do tė organizojmė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė kėtė vit”.
Pyetje: Si e vlerėsoni qėndrimin e politikės kosovare ndaj zhvillimeve nė Presheve dhe Maqedoni?
Meta- Tė gjithė faktorėt politikė shqiptar nė Kosovė janė gjithmonė tė mirėseardhur nė Tiranė, natyrisht qė kjo ėshtė njė ēėshtje qė u takon atyre. Por nė cdo kohė ata janė tė mirėpritur dhe nė pėrgjithėsi faktori politik shqiptar nė Kosovė ka treguar pėrmbajtje pėrsa i takon zhvillimeve nė luginėn e Preshevės dhe situatės nė Maqedoni, duke kėrkuar shmangien e dhunės dhe duke kėrkuar hapjen e rrugės tė njė procesi politik, si i vetmi proces i dėshirueshėm dhe qė mund tė mbeshtetet nga tė gjithė, pasi cdo rruge tjetėr i ka kaluar koha.
Pyetje: Cilat janė marrėdheniet tuaja me Partinė e re shqiptare?(Kishte vetėm disa ditė qė ishte krijuar PDK e drejtuar nga Haxhirexha qe mbronte tezėn e federalizmit tė Maqedonisė)
Thaci-Unė kam bashkėpunim tė mirė me tė gjithė liderėt politikė shqiptarė tė Maqedonisė dhe nė kuadėr tė kėsaj kam bashkėpunim dhe me kryetarin e partisė sė re qė ėshtė krijuar nė Maqedoni, por nuk mbėshtesim qarqet pėr federalizimin e Maqedonisė.
Pyetjes se “a ka dorė nė ngjarjet nė Maqedoni, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės”, Hashim Thaēi iu pėrgjigj: “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka qėnė njė. Ajo ėshtė transformuar nė strukturė politike mbrojtėse tė sigurisė dhe nė kuadėr tė kėsaj ne besojmė bashkėpunimin tonė me forcat politike tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe kam besim se kėto forca do tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėta nė artikulimin e kėrkesave tė tyre pėr avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve nė kuadėr tė shtetit tė Maqedonisė. Por ne nuk e gjuajmė gurin pėr tė fshehur dorėn. Nė atė qė e kemi bėrė publikisht nė bashkepunim me komunitetin ndėrkombėtar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:36 am

Organizimi i takimit Ahmeti-Xhaferri nė Tiranė

Kishte mbetur edhe njė hallkė tjetėr qė duhej tė plotėsohej. Ndoshta me e rėndėsishmja. Duhej qė Ali Ahmeti tė takohej me Arbėr Xhaferrin. Politika shqiptare nė Maqedoni ishte bashkuar. Por duhej tė bashkohej pushka me politikėn, pėr tė mos ndodhur vėllavrasja dhe pėr t’u arritur me sa me pak dhimbje qėllimi i luftės. Nga ana tjetėr takimet me PDSH, PPD dhe PDK, etj, kishin krijuar njė ambient tė pėrshtatshem lidhur me konfliktin nė Maqedoni. Qeveria shqiptare po merrte nota vlerėsimi nga bashkėsia ndėrkombėtare. Megjithatė ishte njė eufori dritėshkurtėr. Akoma nuk ishte vendosur lidhja midis UĒK dhe Partive politike shqiptare. Dhe e dyta: akoma nuk dihej se ēfarė qėndrimi real dhe jo zyrtar do mbanin aleatet strategjikė tė shqiptarėve qė ishin amerikanėt. Prandaj nuk kishte kohė pėr eufori dhe tam-tame qėndrimesh konstruktive. Duhej civilizuar kryengritja dhe civilizim nė atė periudhė do tė thoshte qė krahu i luftės tė bashkėpunonte me krahun e paqes. Nė qėnder tė krahut tė luftės ishte Abazi(Ali Ahmeti) dhe nė qendėr tė krahut tė paqes ishte Arbėr Xhaferri, partia e tė cilit ishte nė qeverinė e Maqedonisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:36 am

Pjesa e Dyte...

Imazhi mashtrues i Maqedonisė ndaj shqiptarėve

Ishin dy momente tė rėndėsishme qė nuk tė linin tė kėndėlleshe nė eufori. Dhjetė ditė pas shpėrthimit tė kryengritjes nė Tanushė, aktivizimi ndaj asaj qė po ndodhte nė Maqedoni ishte maksimal. Ishte i tillė nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe jo pa arsye. Deri nė atė periudhė bashkėsia ndėrkombėtare e kishte paraqitur Maqedoninė si modelin e shoqėrisė multietnike,ku liritė dhe tė drejtat demokratike tė tė gjitha etnive respektoheshin. Ajo qė ndodhi pas Tanushės, nė njė masė tregonte se edhe bashkėsia ndėrkombėtare ose nuk e kishte njohur, ose kishte bėrė sikur nuk e kishte njohur gjendjen nė Maqedoni. U aktivizua Tirana politike jo vetėm pėr faktin se njė konflikt kishte filluar nė vendin fqinjė dhe i cili rrezikonte qė po tė zgjerohej ta pėrfshinte edhe atė, por edhe pėr faktin se konflikti ishte nisur nga shqiptarėt. Tirana politike ishte nė pozitėn mė tė vėshtirė. Nga njė ane ajo nuk mund tė mos mbronte liritė dhe tė drejtat qė u takonin shqiptarėve nė Maqedoni, por nga ana tjetėr nuk mund tė merrte pėrsipėr tė mbronte konfliktin qė kishte nisur. U aktivizua edhe njė pjesė e politikės shqiptare nė Kosovė. Disa u aktivizuan pėr tė pėrgėnjeshtruar propagandėn maqedone se nuk kishte kryengritje, por njė “agresion nga Kosova”. (Por kjo ėshtė njė temė qė do ta trajtojmė me vehte). Ndėrsa disa tė tjerė u aktivizuan pėr tė dalė nė krye tė kryengritjes, pėr tu paraqitur si “pronare” tė asaj qė nuk i pėrkiste kėrkujt, por veten lirisė si koncept dhe realitet. Kėta individė shfrytėzuan edhe faktin qė tre javė pas shpėrthimit tė kryengritjes, UĒK-ja akoma nuk e kishte shpallur liderin e saj politik. Ata morėn pėrsipėr para disa pėrfaqesuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe para Tiranės Politike si ishin nė gjendje ta neutralizonin konfliktin, boll tė kishin pėrkrahje !!!. Ēuditėrisht nė kėtė periudhe doli edhe teza mbi federalizimin e Maqedonisė e proklamuar nga njė parti qė u shpall gjatė muajit mars 2001. Nė kėtė periudhė filluan tė botohehin njė numur shkrimesh tė cilėt atakonin deri nė “tradhėti” drejtuesit e PDSH-sė qė ishte nė koalicionin qeverisės tė kryesuar nga Arbėr Xhaferri. (Parantezė numur 1: tre javė pas fillimit tė konfliktit ekzistonte njė predispozicion pėr tė ashpėrsuar marrdhėniet midis UCK dhe PDSH deri edhe nė armiqėsi. Kjo ishte shumė e rrezikshme. Askush nga pjesmarrėsit nė takimin e Tiranės tė partive politike shqiptare nė Maqedoni nuk e mori pėrsipėr neutralizimni e kėtij rreziku tė madh. Ata vetėm e konstatuan.) 
Si duheshin quajtur Ahmeti dhe shokėt e tij qė u rebeluan Personalisht nė atė periudhė i kam quajtur pa mėdyshje ekstremistė. Nuk jam nisur nga etiketimi por nga realiteti dhe analiza e tij. Pushka nuk ėshtė gjė tjetėr veēse veprim ekstrem. Eshtė tjetėr ēėshtje se ata ishin ekstremistė se ashtu ishin tė formuar apo se ishte dikush tjetėr qė i kishte detyruar tė bėheshin tė tillė. Por tė bindje bashkėsinė ndėrkombėtare pėr tė dytėn, duhej tė pranoje tė parėn. Personalisht nė atė periudhė i kam konsideruar si « rebelė ». Pėrsėri nuk jam nisur thjesht nga ndonjė etiketim pėr t’i dėnuar. Por realisht Abaz Xhuka (Ali Ahmeti) dhe shokėt e tij ishin rebeluar ndaj njė pushteti. Eshtė tjetėr ēėshtje se rebelimi ishte pjesė e mentalitetit tė tyre, pra ėshtė tjetėr ēėshtje qė ata ishin vėrtet “rebelė”, apo ishte dikush tjetėr qė me politikėn e tij i kishte detyruar tė rebeloheshin ndaj kėsaj politike. Por ata nuk ishin terroristė. Ata nuk bėnė terror, bėnė vetėm luftė. Por jo vetėm kaq, ata bėnė luftė, pėr tė qėnė qytetarė, pėr tė qėnė tė lirė. Programi i tyre politik ishte njė ndėr programet mė demokratike qė kishte shfaqur ndonjėherė ndonjė lėvizje e armatosur.)
Por le tė kthehemi tek analiza. Ishte si njė ndeshje futbolli. Nė fushė ishin skuadrat, ndėrsa nė shkallėt e stadiumit ishin tifozėt e ēdo skuadre. Nuk kishte arbitėr nė fillim. «Skuadra» qė kishte pushtetin nuk pranoi pėr disa muaj “arbitėr”. Ajo pandehu se me megallomaninė e pushtetit do ta mundėte shpejt «skuadrėn» tjetėr. Pikėrisht nė kėtė periudhė Arbėr Xhaferri nga njė anė dėnonte dhunėn, ndėrsa nga ana tjetėr pėrpiqej qė qeveria e Maqedonisė tė dėgjonte zėrin e arsyes. Disa politikanė shqiptarė nga Tirana, Tetova dhe Prishtina qė menduan se erdhi koha pėr tė bėrė karierė politike po e akuzonin Xhaferrin edhe partinė e tij si «tradhėtare». Individė tė tillė fshehur pas nacionalizmit verbal u pėrpoqėn tė dilnin nė skenė. Tė njėjtin rol filluan ta merrnin edhe disa tė tjerė tė cilėt megjithse kishin qėnė nė pushtet apo pjesė e pushtetit nė Maqedoni pėrkrah Branko Cervenkovskit nga viti 1991 deri nė vitin 1998, kishin bėrė shumė pak pėr liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve, ndėrsa Ali Ahmetin dhe shokėt e tij i quanin “enveristė tė pandreqshėm”. E gjithė kjo tabllo plus edhe frustrimin e njė pjese tė atyre qė kishin marrė armėt, kishte si rrezik tė saj potencial fillimin e vėllavrasjes midis shqiptarėve. Pra ēėshtja shtrohej : Kryengritja ekzistonte. Duhej inkurajuar apo duhej dekurajuar ajo. Duhej ashpėrsuar dhuna apo duhej civilizuar kryengritja. Duhej integruar shqiptarėt apo duhej dhėnė material pėr tu satanizuar akoma mė shumė ata. Duhej mbrojtur programi politik i UĒK-sė, apo duhej hedhur edhe ai poshtė bashkė me dhunėn? Duheshin ndarė shqiptarėt nė Maqedoni nė “ne” dhe “ata”, apo secili duhet tė bėnte punėn e tij pėr njė qėllim tė vetėm? 
Pėr tu dhėnė zgjidhje pyetjeve tė mėsipėrme realizohet nė Tiranė takimi midis Ahmetit dhe Xhaferrit. E bisedova fillimisht me Arbėrin mundėsinė e njė takimi midis tij dhe Ahmetit pa i thėnė gjė kryeministrit Meta. Arbėri me mėnēurinė dhe atdhetarizmin e tij koherent mė tha se do tė ishte shumė dakord pėr njė gjė tė tillė, por shprehur rezervėn se a do tė pranonte Abazi (Aliu). Ju pėrgjigja se do te merresha unė me kėtė punė. Pasi mora miratimin e Arbėrit, kėrkova nė telefon Abazin (Aliun). E kam marrė nga telefoni i zyrės nė kryeministri me mendimin se edhe po tė pėrgjohesha, ato qė do tė bisedoja nuk pėrbėnin ndonjė sekret pėr ata qė donin ti dinin. Mė doli nė telefon dikush tjetėr tė cilit pasi i dhashė emrin tim i kėrkova tė mė gjente Abazin. (Dikushi qė u paraqit nė telefon ishte njė nga miqtė e mij tė Lucernės me pseudonimin Haxhi Baba ose Musa Demiri. Aliu pėrdorte njė telefon satelitor me prefiks tė Zvicrės). Pasi mė doli nė telefon Abazi, midis tė tjerash nė esencė i thashė: Po sikur tė takohesh me Arbėr Xhaferrin, si mendon do jetė mirė apo keq? M’u pėrgjigj se ishte pyetje nė pėrgjithėsi apo kishte ndonjė gjė konkrete.
Ja ktheva se ėshtė njė gjė konkrete pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin tani qė ėshtė luftė dhe pastaj nė paqe le tė vendosė vota se kush duhet tė fitojė. Rėndėsi ka qė tė mos bėhen nė Maqedoni gabimet qė u bėnė nė Kosovė. (Abazi i kapi mesazhin qė i dėrgova. Ai e dinte edhe miqėsinė politike qė kisha unė me Arbėr Xhaferrin). 
-Ku mendon tė takohemi, mė tha. -Paraprakisht nė Tiranė, iu pėrgjigja, por do tė tė them pasi tė garantoj disa detaje tė tjera. Ramė dakord parimisht edhe me Abazin. 
Por akoma nuk kisha rėnė dakord me kryeministrin Meta, i cili nuk dinte asgjė pėr kėto biseda. (Edhe disa njerėz qė kishte ngarkuar ai pėr tu marrė me kėtė ēėshtje akoma nuk kishin mėsuar emrin e vėrtetė tė Abazit. (Ata edhe kur i raportonin, Abazin e quanin Ali Mehmeti dhe jo Ali Ahmeti). E bisedova edhe me atė kėtė ēėshtje. Nė fillim ju duk e pabesueshme organizimi i njė takimi tė tillė. Por, pasi i thashė se kisha rėnė dakord paraprakisht me Arbėrin dhe Abazin, mė tha qė tė prisja sa tė mė njoftonte ai. (E dija se donte tė merrte njė miratim tek disa partnerė ndėrkombėtarė.). Mė thirri tė nesėrmen dhe mė tha qė ta organizoja takimin midis tyre dhe tė pėrpiqesha pėr ti pajtuar. Nė atė moment nuk mė tha qė edhe ai do tė vinte nė takim. Ramė dakord pėr vendin ku do tė zhvillohej takimi. Por veēanėrisht ramė dakord pėr mėnyrėn se si do tė sillnim Abazin nė Shqipėri. I thashė se do tė bisedoja vetė me atė, pėr ti thėnė se tek cili kishte mė shumė besim pėr tė shkuar dhe pėr ta sjellė nė Tiranė. Fola me Abazin dhe me Arbėrin dhe caktuam datėn e takimit, qė si ditė binte ditė e diel dhe ishte fundmarsi 2001.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:37 am

Parantezė

Ali Ahmeti shpallet Pėrfaqėsues politik i UĒK-sė

Abaz Xhuka (Ali Ahmeti)deri nė 16 mars 2001 nuk dihej zyrtarisht qė ishte pėrfaqėsuesi kryesor politik i UĒK. Mbas disa takimeve nė Tiranė me politikanė nga Kosova dhe pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare, vazhdonte akoma trajtimi i tij dhe i UCK si «kriminelė dhe trafikantė droge». Por filluan edhe pėrpjekjet pėr ta marrė dikush tjetėr drejtimin e kryengritjes. Nė kushte tė tilla ishte e pamundur mbėshtetja dhe ndihma pėr ata. Prandaj pasi ėshtė larguar nga Shqipėria delegacioni i PDK sė Thaēit, jam lidhur urgjent me Abazin nė telefonin satelitor. Mbasi mė doli ne telefon Haxhi Baba, i kėrkova tė mė jepte urgjent Abazin. Nuk e kam pyetur as pėr shėndetin kur mė doli nė telefon, por vetėm i kam thėnė : “Brėnda dy-tre ditėve, duhet qė opinioni publik ta marrė vesh se pėrfaqėsuesi politik i UĒK quhet Ali Ahmeti me pseudonimin Abaz Xhuka, prandaj dėrgo nė RTK (Radiotelevizioni i Kosovės) njoftimin se je ti pėrfaqėsues politik i UCK-sė”. 
“Pse duhet ta bėj kaq shpejt” mė pyeti nė fillim Abazi(Ali Ahmeti)? “Duhet ta bėsh i thashė qė tė tė hapin dosjen tėnde nė Lucernė dhe tė shikojnė se ti jeton akoma me kolltukėt e falur tė Karitasit zviceran dhe nuk je trafikant droge, por idealist fanatik». Por Abaz Xhuka (Ali Ahmeti) nuk bindej kollaj. Ata qė e njohin ja dinė kėtė cilėsi tė karakterit tė atėhershėm tė vitit 2001. Mė dha kėtė pėrgjigje, pa ma pėrmėndur emrin: “Po shiqo, mė duhet tė bisedoj me shokėt atje poshtė dhe tė konsultohem me ata” (“Shokėt” atje poshtė ishin komandantėt e njėsive tė UĒK). Ju pėrgjigja menjėherė me inat, bile me shumė inat duke ja njohur mirė karakterin e tij: “Kėto thuaja ndonjė tjetri Abaz Xhuka, dhe jo mua, ti je edhe komandant edhe komisar edhe shef shtabi, prandaj dil dhe thuaj qė je pėrfaqėsues politik i UĒK-sė). Ndryshe nuk kam se si tė tė ndihmoj as ty dhe as shokėt e tu”. 
Dhe Abaz Xhuka, u tregua vėrtet i zgjuar. Nė lajmet e orės 19.00, tė datės 17 mars 2001, RTK njoftoi se pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė ishte Ali Ahmeti, emigrant politik nė Zvicėr.Tė nesėrmen, Agjensia e lajmeve Kosovapress dhe shumica e agjensive tė lajmeve e dhanė lajmin nė formėn e mėposhtme :
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:37 am

UĒK emėron pėrfaqėsuesin e vetė politik
«Luftėtarėt shqiptarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, tė cilėt po luftojnė nė veriperėndim tė Maqedonisė, kanė caktuar pėrfaqėsuesin e vet, qė do tė zhvillojė negociata me pushtetin maqedonas. Ali Ahmeti, do tė jetė pėrfaqėsues i tyre, qė do tė tentojė tė nisin bisedimet politike pėr zgjidhjen e krizės. Emėrtimi i tij u njoftua pėrmes njė komunikate, qė u shpėrnda nė Prishtinė, ndėrkaq qė kėtė e ka publikuar, sot, edhe njė e pėrditshme prishtinase. Komunikata thekson se zgjedhja e Ali
Ahmetit, unanimisht u vendos, gjatė njė mbledhje tė tė gjithė komandantėve, qė u mbajt nė malet e
Maqedonisė. Ali Ahmeti, mėsohet se ėshtė nga Kėrēova”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:37 am

“Vėllai i Madh” Xhaferri dhe “Vėllai i Vogėl” Ahmeti
Abazi mbrriti i pari nė Tiranė. Ishte hera e parė qė e takoja tė veshur me kostum dhe me kravatė. Ishte shumė i tensionuar, pasi para takimit me Xhaferrin u takua me dikė tjetėr dhe takimi doli me shumė sukses. Aliu e mbrojti mirė programin politik tė tij dhe tė shokėve tė tij. (Me Abazin kishte ardhur nga Kosova dhe njė shok i tij me tė cilin kishin punuar gjatė kur ekzistonte akoma LPK. Marrdheniet midis tyre ishin ftohur gjatė luftės nė Kosovė deri nė akuza fyese ndaj njėri tjetrit. Mė vonė i kishin pėrmirėsuar marrdhėniet dhe ai e shoqėroi edhe nė Tiranė. Por nuk doli nė skenė). Pasi lashė orėn e takimit shkova tė takoja Arbėrin i cili sapo kishte mbėrritur i shoqėruar qysh nga Qafa e Thanės nga makina policie. I thashė se takimi do tė zhvillohej aty ku ishte Arbėri.(Arbėri ndodhej nė njė nga rezidencat qeveritare nė zonėn qė vazhdon tė quhet e Bllokut). Por pas njė ore qė po bisedonim me Arbėrin, me telefonon kryeministri Meta, i cili ndodhej nė rezidencėn qeveritare nė Malin e Dajtit dhe mė jep njė adresė tjetėr takimi midis tyre sepse do tė merrte pjesė edhe ai nė takim. Rreth orės 19.00 jemi takuar tė katėrt, Meta, unė, Ahmeti dhe Xhaferri. Nė kundėrshtim me ēfardo parashikim, takimi me Ahmetin qė nė fillim ishte shumė i ngrohtė. Aliu qysh nė fillim e konsideroi Arbėrin si vėlla i madh. Mė vonė biseduam pėr detajet e bashkėpunimit midis tyre, pėr mėnyrėn se si do tė merreshin vesh me njėri tjetrin. (Dhe duhet thėnė se pėr njė vit rresht nga mars 2001 deri nė mars 2002, Xhaferri dhe Ahmeti janė marrė vesh shumė mirė me njėri tjetrin). Njėkohėsisht ramė dakord qė takimi nuk do tė publikohej dhe do tė mbahej sekret. UĒK-ja akoma nuk konsiderohej si partnere nė bisedime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:38 am

“Incidenti” nga Kosova dhe “shqetėsimi” e Metės
Tė nesėrmen e takimit edhe Xhaferri edhe Ahmeti u nisėn pėr nė vėndet e tyre. Megjithse nė Tiranė sekreti i kėtij takimi ėshtė ruajtur, nė Prishtinė diēka kishte filluar tė rridhte. Dhe sot nė Tiranė, askush me pėrjashtim tė atyre qė duhej ta dinin nė mars 2001, nuk e di si dhe ku ėshtė bėrė takimi. Shteti shqiptar kishte filluar tė funksiononte. Ai kishte filluar tė kalonte nė shtet real. Por disa zėra nga Kosova dhe njė gazetė nė Kosovė e afėrt me PDK shkruajti pėr takimin duke pėrmėndur emrin e Metės, Xhaferrit dhe Ahmetit dhe duke shprehur keqardhjen pėrse nuk kishte marrė pjesė edhe Hashim Thaēi. Sipas gazetės, takimi ishte bėrė nė Tushemisht afėr Pogradecit. 
I vėnė nė dijeni pėr kėtė artikull, kryeministri Meta mė merr nė telefon dhe mė thotė pėrse ka ndodhur njė gjė e tillė. Pa pritur pėrgjigjen time, me njė ton urdhėrues mė thotė se nuk dua qė emri im (i Ilir Metės) tė dilte mė nėpėr gazeta sikur jam takuar me Aliun dhe Arbėrin. Edhe pasi i thashė se lajmi ishte botuar nė njė gazetė afėr PDK sė Thaēit dhe ishte mė shumė xhelozi, Meta vazhdonte tė ngrinte zėrin duke kėrkuar qė nė asnjė gazetė tė mos dilte emri i tij. I kėnaqur nga suksesi i takimit midis Xhaferrit dhe Ahmetit, nuk u bezdisa shumė nga toni i zėrit tė tij.
E rėndėsishme ishte se ishte shmangur mundėsia e konfliktit ndėrshqiptar nė Maqedoni, e mėrive dhe larjes sė hesapeve midis shqiptarėve dhe se ishte vendosur kontakti midis «kallashnikovit dhe politikės», kontakt qė ka funksionuar nė mėnyrė tė shkėlqyer pėr shumė muaj tė paktėn deri sa u nėnshkrua Marrėveshja e Ohrit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:38 am

“Agresion” nga jashtė apo konflikt me rrėnjė nga brėnda
Njė nga problemet me tė cilat u ndesh politika shqiptare, maqedone, rajonale dhe ajo ndėrkombėtare kishte tė bėnte me shkaqet e konfliktit nė Maqedoni. Pas ngjarjeve nė Tanushė e deri nė fund tė majit 2001, politika maqedonase, njė pjesė e politikės rajonale dhe ndėrkombėtare mbronte tezėn se nuk kishte konflikt me rrėnjė brėnda nė Maqedoni, por agresion nga Kosova dhe pjesėrisht nga Shqipėria. Hedhja e tezės se ishte njė agresion nga jashtė kishte njė qėllim tė dyfishtė: Tė paraqitej Kosova si “Delja e Zezė” e rajonit. E para kishtė tė bėnte me satanizimin e vetė Kosovės dhe klasės sė saj politike. Mė shumė kėtė tezė e mbronin politika serbe dhe lobi proserb nė Europė. Edhe ai qė konsiderohej si politikani mė demokratik nė Serbi, ish-kryeministri Zoran Gjingjiē mbronte tezėn se luftimet nė Maqedoni ishin njė agresion nga Kosova mbi Maqedoninė.
Nė takimin e zhvilluar nė Shkup nė datėn 10 maj 2001 me ish-kryeministrin Georgievski, Gjingjiē pohoi se grupet e armatosura nė Maqedoni kanė mbėshtetje nė strukturat politike nė Kosovė. Sipas njoftimeve tė dhėna nga agjensitė e lajmeve: Georgievski dhe Gjingjiē thanė se vėndet e tyre aktualisht ballafaqohen me njė problem thuajse identik atė tė “ekstremizmit shqiptar”, i cili sipas tyre ėshtė nė lidhje tė ngushtė. Gjingjiē la tė kuptohet se tė dy vėndet mendojnė tė ngrejnė nė nivel tė ministrive tė brendshme njė komision tė veēantė tė pėrbashkėt i cili do tė merrej, sipas tij, me luftimin e “terrorizmit dhe tė kriminalitetit rajonal”. Ndėrkaq, kryeministri Georgievski lidhur me kėtė nėnvizoi: “Ėshtė i pakontestueshėm konstatimi se problemi me tė cilin ballafaqohemi ka tė njėjtėn rrėnjė me qendėr nė Kosovė dhe na vjen keq qė Kosova gjithmonė e mė shumė po shndėrrohet nė njė qendėr tė destabilizimit dhe tė pėrhapjes sė terrorizmit nė Evropėn Juglindore”. Ai shtoi se nga “TMK-ja ekstremistėt veprojnė nė Serbinė Jugore dhe nė Maqedoninė Veriperėndimore”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:38 am

Trajkovski edhe pas takimit me Bush, fajėson Kosovėn
Nė 2 maj 2001 ish-presidenti i Maqedonisė Trajkovski, u prit nė takim nga presidenti i SHBA, Bush. Nje ditė mė parė, presidenti Bush kishte pritur nė takim kryeministrin e Shqipėrisė Ilir Meta. Pas takimit, gazetarėt i bėnė pyetje Trajkovskit: Zoti President, ju gjithmonė keni fajėsuar Kosovėn pėr krizėn e fundit nė Maqedoni. A mos kemi tė bėjmė kėtu me njė formė shfajėsimi pėr problemet e brendshme etnike, tė cilat qeveria e Maqedonisė nuk ka arritur t’i zgjidhė dot? Pėrgjigje e Trajkovskit: “Gjatė kėtyre 10 vjetėve Maqedonia ka qėnė shembull pozitiv pėr Ballkanin, shembull pėr bashkegzistencėn etnike dhe pėr njė strukturė tė qartė ligjore qė parashikonte pjesėmarrjen e gjithė kombėsive nė jetėn politike dhe publike tė vendit. Ky model bashkėpunimi ndėretnik u vlerėsua edhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Por, pikėrisht kjo strukturė u godit nga terroristėt shqiptarė, nisur nga urrejtja etnike. Dhe me diskutimet e tanishme ne po pėrpiqemi tė shėrojmė plagėt e kėtij problemi. Megjithatė, gjithė problemet vijnė nga Kosova, pasi Kosova vazhdon tė mbetet qėndra e terrorizmit. Komuniteti ndėrkombėtar duhet tė marrė masa dhe tė vendosė rendin dhe shtetin ligjor nė Kosovė. Unė do tė doja tė shihja njė politikė mė tė pėrgjithshme dhe mė urgjente tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e Kosovės. Ajo duhet tė bėhet qendėr stabiliteti dhe sigurie nė rajon. Mendimi im ėshtė se udhėheqja politike e Kosovės ėshtė e angazhuar dhe e orientuar drejt vlerave evropiane. Banorėt nė Kosovė janė kundėr terrorizmit. Prandaj besoj se elementėt terroristė nė Kosovė do tė izoloheshin nė se komuniteti ndėrkombėtar mbante njė qėndrim mė tė prerė ndaj tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:39 am

Ana Lindt dhe Kris Paten: UĒK tė largohet nga Maqedonia
Por edhe njė pjesė e politikės dhe diplomacisė europiane mbronte tezėn maqedonase se nuk kishte kryengritje, por agresion nga jashtė ndaj Maqedoinsė. Ja disa shėmbuj: Nė datėn 17 maj 2001, Ana Lind, ish-ministre e jashtme suedeze, atėherė kryesuese e radhės sė BE-sė dhe komisioneri pėr Politikė tė Jashtme Kris Paten u bėnė thirrje pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė qė tė largohen nga Maqedonia. Ata thanė se kjo organizatė ka destabilizuar kėtė vėnd dhe se veprimet e tyre nė masė tė madhe janė veprime kriminale. Zyrtarėt e lartė evropianė i bėnė gjithashtu thirrje qeverisė sė Maqedonisė tė tregohet e matur nė pėrdorimin e forcės nga ushtria maqedonase. Lind tha se duhet izoluar ekstremistėt tė cilėt po e destabilizojnė vendin, ndėrsa ftoi qytetarėt e Maqedonisė qė ta mbėshtesin qeverinė e bashkimit kombėtar dhe tė forcojnė lidhjet me komunitetin ndėrkombėtar. Ajo tha se qeveria e re mes tjerash duhet ta ēojė pėrpara dialogun ndėretnik. Ndėrkaq, komisioneri Kris Paten theksoi se qeveria maqedonase ofron pėrparim dhe jetė mė tė mirė pėr tė gjithė nė Maqedoni, duke shtuar se "ekstremistėt ofrojnė tmerr dhe gjakderdhje". Ai e pėrcolli mesazhin e komunitetit ndėrkombėtar duke iu drejtuar pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė tė largohen, sepse ata sipas tij nuk kanė asgjė tjetėr pėrveē problemeve qė i ofrojnė, nuk kanė qėllime politike, ndėrsa demokratėt sipas tij nė Maqedoni pėrkrahen nga tė gjithė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:39 am

Edhe OSBE i thotė UCK tė largohet

Nė datėn 23 maj 2001, shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Maqedoni, Karlo Ungaro deklaroi nė njė intervistė pėr Dojēe Ėele se e vetmja alternativė pėr zgjidhjen e krizės maqedonase ėshtė largimi i luftėtarve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Sipas tij, komuniteti ndėrkombėtar tashmė ėshtė kundėr angazhimit tė grupeve tė armatosura tė shqiptarėve nė bisedimet. Ungaro u shpreh se “pėr t’i dhėnė fund luftimeve, grupet e armatosura shqiptare ta pranojnė ftesėn qė u ėshtė bėrė pėr t'u larguar si dhe pėr tė dorėzuar armėt. Pėr sa kohė qė ata do tė jenė tė pranishėm nė fshatra nuk do tė ketė alternativa tjera me pėrjashtim tė aksioneve tė armatosura”. 
«Agresioni» nga jashtė mbulonte mungesėn e lirive brėnda Maqedonisė. Politikės maqedonase i interesonte kjo tezė pėr tė mbuluar mungesėn e lirive dhe tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni. Kjo kishte filluar qysh me hartimin e Kushtetutės sė vitit 1991 e cila i ngushtonte mė shumė liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve. Maqedonia ishte i vetmi vėnd qė pasi shpalli pluralizmin nuk bėri amnisti tė plotė pėr shqiptarėt. Politikani mė i shquar shqiptar nė Maqedoni, Arbėr Xhaferri jep kėtė deduksion pėr shkaqet e kryengritjes: “Maqedonasit donin tė ishin krah pėr krah serbėve dhe nė vitin 1989 sollėn bashkė me serbėt ngushtimin e tė drejtave kushtetuese tė shqiptarėve. Nė vitin ‘91 u hartua Kushtetuta demokratike e Maqedonisė qė nė vetvete ngėrthente atė psikologji e mėndėsi nacionaliste tė viteve ‘80. Nė vend qė kjo Kushtetutė ta demokratizonte Maqedoninė, ajo nė fakt e mori nė qafė zhvillimin e kėtij shteti. Pra nė vitin 1991, u mboll fara e pėrēarjes etnike mes shqiptarėve dhe maqedonasve. Shqiptarėt i humbėn tė drejtat e trashėguara dhe nuk i fituan tė drejtat qė ofronte sistemi demokratik. Pra kjo periudhė ėshtė me plot gabime qė solli konfliktin e vitit 2001. Pas vitit 2001 kemi sėrisht tendencėn qė tė riciklohen mėndėsitė dhe relacionet e vjetra nė pushtet”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:40 am

Georgievski akuzon edhe ne vitin 2002
Edhe pas mė shumė se njė viti pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, nė 2 gusht 2002, ish-kryeministri maqedonas Ljubēo Georgievski nė njė fjalim zyrtar akuzoi Shqipėrinė dhe Kosovėn se kanė dashur tė krijojnė Shqipėrinė e Madhe. Ja si e njoftoi deklaratėn e tij, qeveria maqedonase :«Sfida mė e madhe e vendit(Maqedonise) ėshtė tendenca pėr krijimin e Kosovės dhe Shqipėrisė sė Madhe e pėrkrahur nga struktura tė larta tė komunitetit ndėrkombėtar. Duke komentuar edhe krizėn e vitit 2001 nė Maqedoni, Georgievski akuzoi komunitetin ndėrkombėtar pėr pėrkrahje tė terrorizmit. Ai, kėto komente i bėri nė manifestimin qėndror tė festės kombėtare, qė njihet si «Dy Ilindenėt», ku kėtė vit kremtohet 99 vjetori i kryengritjes popullore qė ēoi nė krijimin e republikės sė Krushevės, gjatė sundimit otoman dhe 58 vjetori i mbledhjes sė parė tė Kuvendit antifashist pėr ēlirimin popullor tė Maqedonisė. Kryeministri maqedonas Ljubēo Georgievski, nė manifestimin qėndror tė asaj qė konsiderohet si festa mė e madhe kombėtare maqedonase, u ka bėrė thirje gjithė maqedonasve tė bashkohen para asaj qė ai e quajti sfida mė madhe e vendit, krijimi i Kosovės dhe Shqipėrisė sė Madhe: "Disa struktura tė mėdha tė komunitetit ndėrkombėtar qėndrojnė prapa pavarsisė sė Kosovės, prapa teritoreve tė pastra etnike, dhe siē thashė edhe pas Kosovės sė madhe dhe Shqipėrisė sė madhe". Duke komentuar krizėn e vitit tė kaluar, Georgievski tha se "strukturat e mėdha tė komunitetit ndėrkombėtar kanė zhvilluar politikė joparimore, me standarde tė dyfishta ndaj shqiptarėve dhe maqedonasve, dhe kanė pėrkrahur terrorizmin. Kriza e vitit tė kaluar, tha Georgievski, ishte rezultat i koalicioneve tė interesave tė korporatave tė mėdha ndėrkombėtare luftarake si dhe pretendimeve territoriale pėr idetė e Kosovės sė Madhe. Georgievski tha se Maqedonia tani do tė dijė se si tė reagojė: "Kur do tė vijė sėrish kriza, do tė dimė tė bashkohemi dhe do tė luftojmė ashtu siē presim tė gjithė". Nė delegacionin zyrtar nė Krushevė, ku bėnin pjesė antarė tė kabinetit, vėrehej mungesa e ministrave shqiptarė si dhe pėrfaqėsuesve tė partive politike shqiptare.»
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:40 am

Ramush Haradinaj nuk ftohet nė Tiranė

Nė fazėn e parė tė kryengritjes sė shqiptarėve, politika e Tiranės zyrtare pati disa hezitime lidhur me angazhimin e saj nė zgjidhjen e kėrkesave tė tyre nė Maqedoni. Teza mbi «eksportimin e kryengritjes» nga Kosova apo mbi agresionin nga jashtė dhe mbi pėrzierjen e Shqipėrisė, zuri vėnd edhe tek njė pjesė e politikės zyrtare tė Shqipėrisė. Kjo u reflektua mė hapur nė marrdhėniet e Tiranės me faktorin politik nė Kosovė. Pėr tu shfajėsuar, pėr tė thėnė se ja ne nuk kemi lidhje as me eksportimin dhe as me agresionin nga jashtė, Tirana zyrtare diferencoi bashkėpunimin me faktorin politik nė Kosovė. Pas ftesės qė ju bė PDK tė drejtuar nga Hashim Thaēi pėr tė ardhur nė Tiranė, u hezitua dhe nuk u ftua AAK e drejtuar nga nje prej komandantėve kryesorė tė UCK Ramush Haradinaj. Ka qėnė njė ngurim dhe hezitim i panevojshėm nė tė gjitha planet. Arsyeja e vėrtetė: Shfajėsim tek maqedonasit apo edhe njė pjesė e bashkėsisė ndėrkombėtare qė mbante anėn e tyre. Justifikimi: AAK ėshtė parti e vogėl!!
Edhe sikur Ramush Haradinaj tė ishte i pėrzier nė kryengritje, njė ardhje e tij nė Tiranė vetėm do tė ndihmonte qė problemi tė zgjidhej mė shpejt. Ftesa pėr tė ftuar Ramushin nė Tiranė nga ata qė njihnin peshėn dhe rolin e tij, megjithse e pėrsėritur, nuk u pranua. Por nuk u lejua as debati mbi dobinė apo dėmin e ftesės. U ndoq rruga e “tabusė”. Ishte njė rrugė dritėshkurtėr nga ana e Tiranės zyrtare. Ndėrkohė qė Haradinaj kishte shumė miqėsi me ata qė drejtonin “rebelėt”, vecanerisht me Abaz Xhukėn. (Ali Ahmetin). Mjafton tė kujtoj se shefi i shtabit tė pėrgjithshėm tė UCK, Gėzim Ostreni kishte qėnė zėvėndės komandant i TMK, ashtu si disa nga komandantėt e UCK nė Maqedoni kishin qėnė luftėtarė nėn komandėn e Haradinajt dhe kishin luftuar nėn komnadėn e tij nė Rrafshin e Dugagjinit.
Tirana dhe institucionet e saj tė specializuara, megjithėse kishin kaluar dy vjet nga Kryengritja e Kosovės, akoma nuk kishin njohur apo nuk kishin analizuar specifikėn e kėtyre kryengritjeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:40 am

Tirana zyrtare nuk i priti dy delegacionet e ardhur nga Presheva dhe Tetova



Pas takimeve me PDK; PDSH; dhe PPD, institucionet e shtetit shqiptar nuk pritėn mė kėrkėnd nga hapsira shqiptare. Midis periudhės Mars-Prill 2001 erdhėn nė Tiranė dy delegacione partish nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevės pėr tu takuar me Kryeministrin e Shqipėrisė Meta. Njėri ishte delegacioni i PDK sė Maqedonisė dhe kryesohej nga Xhevat Ademi, sekretar i pėrgjithshem i Partisė. Ishte njė parti e sapo krijuar dhe qė kishte hedhur tezėn e federalizmit tė Maqedonisė. Dhe tjetri ishte pėrfaqėsuesi politik i UĒPMB nė Luginėn e Preshevės Jonuz Musliu, aktualisht Kryetari i Partisė Lėvizja pėr Progres Demokratik. Kryeministri Meta nuk i priti, por nuk i priti askush tjetėr nga qeveria shqiptare. I prita vetėm unė nė zyrėn time dhe kam mbajtur me ata njė qėndrim distancues, qė ishte qėndrim i gabuar. Tė njėjtin qėndrim kam mbajtur nė fillim edhe ndaj Emrush Xhemajlit, Kryetar i LPK dhe njė nga miqtė e mi mė tė afėrt. I ndodhur brėnda trysnisė sė propagandės sė «eksportimit tė konfliktit» i kam kėrkuar Emrushit tė mos pėrzihej nė njė gjė tė tillė. E megjithse ai ngulte kėmbė me tė drejtė se kryengritja i ka rrėnjėt brėnda Maqedonisė dhe unė isha dakord me atė sepse e njihja shumė mirė situatėn, i kėrkova nė fillim tė rrinte mėnjanė dhe tė mos pėrzihej. Ishte njė bisedė shumė e tensionuar sepse ishte njė bisedė false. Tė dy mendonim njėsoj, por unė kisha marrė rolin e moderatorit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:41 am

Akuzat ndaj Shqipėrisė pėr «eksportim kryengritje»

Trysnia nga bashkėsia ndėrkombėtare ndaj rolit tė Shqipėrisė kishte tė bėnte edhe me akuzat qė vinin nga politika dhe propaganda e Maqedonisė. Nė disa raste, Georgievski kishte atakuar hapur Shqipėrinė se po ndihmon ekstremistėt, po i pėrkrah dhe stėrvit ata. Ndėrsa, realiteti tregonte tė kundėrtėn: Qeveria e Shqipėrise si e kam thėnė edhe mė lart zyrtarisht ka qėnė e para qė dėnoi dhunėn dhe ekstremizmin nė Maqedoni. Udhėheqėsit e Shqipėrisė dėnuan me forcė dhunėn dhe ekstremizmin e bashkėkombėsve tė tyre dhe mbėshtetėn sovranitetin e shtetit maqedonas. Mbėshtetja e Tiranės ishte kaq e padyshimtė, sa qė jo vetėm udhėheqėsit e Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s e vlerėsuan atė pozitivisht, por edhe kryeministri i Maqedonisė Georgievski, presidenti Trajkovski dhe ministri i Jashtėm Kerim, publikisht falėnderuan qeverinė shqiptare pėr kėtė pėrkrahje nga ana e saj. Megjithatė kur je i ēoroditur, atė qė thua sot e mohon nesėr. Nė kohėn qė konflikti nė Tetovė u vendos pėrkohėsisht nėn kontroll dhe filloi dialogu politik ndėretnik midis qeverisė maqedonase dhe partive politike shqiptare, nga Shkupi zyrtar u nisėn nė adresė tė Tiranės zyrtare disa akuza pėr lejim tė ardhjes nga Shqipėria tė grupeve tė armatosura tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, qė vepronte nė Maqedoni. Akuzėn e bėri ish-ministri i Brendėshėm, Lube Boshkovski i cili mė 4 prill deklaroi se njė grup prej 50 personash tė armatosur dhe tė veshur me uniformėn e UĒK-sė kanė hyrė nga Shqipėria nė Maqedoni nė zonėn e qytetit tė Dibrės, kanė kontaktuar njerėz me qėllim rekrutimin dhe mobilizimin e tyre dhe pastaj janė larguar po pėr nė Shqipėri. Mediat maqedonase e amplifikuan edhe mė tej akuzėn, duke pretenduar se nė Shqipėri janė ngritur 14 kampe tė stėrvitjeve ushtarake pėr 4500 ushtarė tė asaj qė quhet UĒK. Krahas kėsaj u bė e ditur pėr dislokime tė reja tė forcave ushtarake dhe tė njesive speciale maqedonase nė kufirin me Shqipėrinė. Por qeveria e Shqipėrisė dhe institucionet e saj, i pėrgėnjeshtruan menjėherė dhe i hodhėn poshtė akuzat si pėr kampet e stėrvitjes, ashtu edhe pėr kalime nga grupe tė armatosura tė kufirit midis dy vendeve. Por ēoroditja e Shkupit zyrtar shkonte edhe mė tej. Mė 12 prill 2001, kryeministri i Maqedonisė Lupco Georgievski i kėrkonte ndihmė qeverisė shqiptare tė ndėrhynte pranė partive politike shqiptare nė Maqedoni pėr tė pranuar krijimin e njė qeverie koalicioni me bazė tė gjerė me dy partitė kryesore maqedonase. Ndėrsa, po ketė ditė zėdhėnėsi i qeverisė maqedonase akuzonte Shqiperinė pėr defektet nė regjistrimin e popullsisė nė muajin prill qė, sipas tij, pengonte gjetjen e numurit tė saktė tė pjesėtarėve tė pakicės maqedonase nė Shqipėri. Tė njėjtėn akuzė, por disa muaj mė vonė, kur ishte nėnshkruar edhe Marrėveshja e Ohrit, do ta bėnte nė Tiranė ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisė, Buēkovski. Ai nė prani tė ish-ministrit tė mbrojtjes sė Shqipėris deklaroi se nė veri tė Shqipėrisė nė Kukės dhe Tropojė ka pasur dhe ka kampe qė stėrvitnin rebelėt shqiptarė qė luftuan nė Maqedoni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:41 am

Tirana kėrkon plotėsimin e lirive dhe tė drejtave tė shqiptarėve 

Megjithatė Tirana dhe Shkupi kishin qėndrime diametralisht tė kundėrta pėr vlerėsimin e rrėnjėve tė kryengritjes sė fundit nė Maqedoni. Ndėrsa udhėheqja maqedonase ka kėmbėgulur gjatė gjithė krizės se ajo qė ndodhi nė kodrat rreth Tetoves ishte njė agresion armatosur i ardhur nga Kosova, udhėheqja e Shqipėrisė ka kembegulur nė vlerėsimin se kriza ėshtė rezultat i zhvillimeve tė brendėshme dhe i problemeve tė akumuluara dhe tė pazgjidhura drejt nga qeveritė maqedonase nė raportet e tyre ndėretnike. Pėrballė kėtyre akuzave, Qeveria Shqiptare mori disa masa. Ajo i kėrkoi zyrtarisht NATO-s qė tė dėrgonte misione nė ndihmė pėr tė kontrolluar dhe monitoruar kufirin midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė, kėrkesė e cila u pranua nga Aleanca Atlantike. Pėrveē kėsaj ministri i rendit, ministri i mbrojtjes dhe kryetari i shėrbimit informativ kombėtar shqiptar, tė tre bashkė me 12 prill 2001 zhvilluan njė takim me atashetė ushtarakė tė akredituar nė Shqipėri pėr tė siguruar komunitetin ndėrkombėtar pėr masat e forta tė kontrollit qė ka marrė qeveria shqiptare, e cila nė pėrforcim tė forcave tė policisė kufitare dėrgoi nė prefekturėn e Dibrės mbi 100 forca komando tė ushtrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:41 am

Takimi Milo-Kerim nė Peshkopi

Pėr tė treguar se Shqipėria nuk ėshtė pėrzier nė konfliktin nė Maqedoni, nė datėn 10 mars 2001 ftohet nė Shqipėri ish-ministri i Jashtėm i Maqedonisė Sergjan Kerim. Ai takohet me ish-ministrin Milo nė Peshkopi dhe japin kėtė deklaratė pėr shtyp: 
«Milo: Qeveria shqiptare respekton sovranitetin dhe teresinė territoriale tė Maqedonisė. Denojmė cdo shfaqje tė ekstremizmit nė dėm tė stabilitetit te Maqedonise dhe kur keto i perkasin nacionalitetit shqiptar, por nuk duhet tė inkriminohen tė gjithė shqiptarėt nė Maqedoni, Kosovė dhe Serbinė Jugore, nga disa elementė ekstremiste.Shqipėria si kryesuese e Procesit tė Bashkėpunimit tė vendeve tė Europės Juglindore, konsideron si detyrė tė saj tė shqetėsohet dhe bashkėpunojė me vendet anėtare tė Procesitpėr tė pėrballuar krizat. Sipas Milos takimi u zhvillua nė Peshkopi pėr tė dėshmuar njė mesazh qė duhet tė kuptohet nė dy anėt e kufirit. Jemi dy vende dhe dy popuj miq dhe kėshtu do tė vazhdojmė edhe nė tė ardhmen. Vija e kufirit qė kemi ėshtė dhe duhet tė jetė vijė e bashkepunimit dhe miqėsisė dhe jo vijė ndarjeje. Po bėjmė pėrpjekje qė kėtė vijė ta bėjmė sa mė tė komunikueshme dhe tė kalueshme qė, nėmenyrė graduale, tė kapercejmė ēdo lloj pengese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:42 am

Shkaqet e hezitimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare

Tezėn mbi eksportimin e kryengritjes nga jashtė disa segmente tė bashkėsisė ndėrkombėtare e kanė mbajtur edhe kur u bė e qartė pėr tė gjithė se rrėnjėt ishin brenda dhe Maqedonia kishte nevojė pėr reformacion dhe demokraci reale nė vėnd tė demokracisė selektive. Ky hezitim kishte nje arsye: Deri ne fillimin e kryengritjes sė marsit 2001, Maqedonia trajtohej si oazė paqeje dhe demokracie nė Ballkan. Duke u mjaftuar se aty nuk ndodhi luftė siē ndodhi nė vėndet e tjera tė ish-Jugosllavisė, kjo u quajt e mjaftueshme pėr bashkėsinė ndėrkombėtare. Ndėrsa shkeljet e lirive dhe tė drejtave tė shqiptarėve, deri nė vrasje shqiptarėsh konsideroheshin si pasojė e ekstremizmit shqiptar. Kėto segmente e kishin tė vėshtirė tė pranonin se kishin gabuar. Vetėm pas Haraēines, u bindėn edhe tė fundit segmente tė politikės ndėrkombėtare se nė Maqedoni duheshin ndryshuar shumė gjėra, duke filluar qė nga Kushtetuta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:42 am

Arkitekti i “paqes” Robert Frouik

Marrėveshja e Ohrit nė Maqedoni nuk ėshtė gjė tjetėr veēse projekti nė letėr i sė ardhmes sė shoqerisė dhe shtetit tė Maqedonisė. Nė hartimin e kėsaj Marrėveshjeje historike, dhanė kontributin e tyre bashkėsia ndėrkombėtare dhe forcat politike nė Maqedoni. Politikanė si Leotar, Pardju, Solana, Xhaferri, Cervenkovski, Ahmeti, Georgievski, Imeri, Trajkovski, Feit, Meta etj, etj, janė ata qė sot flasin se si e realizuan apo si ndikuan nė kėtė Marrėveshje tė sė ardhmes sė Maqedonisė. Por ndodhemi brenda historisė sė politikės. Ajo duhet shkruar, analizuar dhe kujtuar me vėrtetėsinė e kohės kur kanė rrjedhur ngjarjet dhe jo me kujtime “partizanėsh” tė pas “30 nėntorit 1944” tė cilėt pėr tė bėrė historinė e tyre, detyrohen tė neutralizojnė historibėrėsit e vėrtetė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:42 am

Roli i Robert Frouik nė zgjidhjen e krizės

Duke qėnė se e njoh shumė mirė historinė politike tė Maqedonisė sė vitit 2001 sepse kam qėnė pjesmarrės aktiv i saj, mė duhet tė pohoj disa tė vėrteta tė lėna pas dorė deri mė tani nga shumė syresh qė flasin pėr kėtė konflikt dhe pėr daljen nga ai. Nuk mohoj rolin e asnjė politikani apo diplomati tė huaj nė daljen me sukses nga kriza. Por, mė duhet tė pohoj pėr hir tė sė vėrtetės se njė ndėr arkitektėt e civilizimit tė saj ishte Ambasadori amerikan Robert Frouik, pėrfaqėsues i posaēėm i OSBE-sė nė Maqedoni. Pa frikė tani pas 7 vjetėsh analiza mė ēon nė konkluzionin se Vizionari, i cili hodhi themelet e Marrėveshjes sė Ohrit, jo nė muajin qershor 2001, as nė Korrik 2001, as nė gusht 2001, por njė muaj pas fillimit tė kryengritjes, pra nė fundmarsin dhe fillimprillin 2001, nuk ka qėnė askush nga tė sipėrpėrmendurit. Ka qėnė dikush tjetėr. Dhe ky dikush tjetėr quhet Robert Frouik, ambasadori i OSBE-sė nė Maqedoni, ish-ambasador i pėrkohshėm i Ambasadės Amerikane nė Shqipėri nė vitin 1998.
Nėqoftėse kryengritja nė Maqedoni nuk mori pėrmasat e njė pėrleshje tė pėrgjakshme ndėretnike, nėqoftėse Brukseli dhe Uashingtoni vlerėsuan seriozisht qysh nė fillim pėrmasat e asaj qė filloi tė ndodhte nė Maqedoni nė muajin Mars 2001, kjo lidhet mė shumė me rolin e Robert Frouikut. Pėr zgjidhjen e krizės nė Maqedoni filloi tė flitet seriozisht nė muajin maj 2001. Por ēfarė ndodhi nga marsi deri nė Maj, kjo lihet nė harresė. Me dashje apo pa dashje, ata harrojnė analizėn e fillesave tė kryengritjes, analizėn e asaj qė u quajt Marrėveshja e Prizrenit dhe analizėn e asaj qė u quajt “Plani Frouik i Paqes”. Po e argumentoj me disa shėmbuj qė lidhen me rolin e ambasadorit Frouik dhe tė njė funksionari tjetėr amerikan.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:43 am

“Paēim Fat”

-26 Mars 2001, Kryetari dhe nėnkryetari i PDSH-sė Xhaferri dhe Thaēi takohen me pėrfaqėsuesin e posaēėm tė OSBE-sė nė Maqedoni, Frouik dhe i kėrkojnė civilizim tė konfliktit duke plotėsuar kėrkesat e zvarritura lidhur me tė drejtat e shqiptarėve. Takimi midis tyre zhvillohet nė pajtueshmėri tė plotė tė mendimeve dhe pikpamjeve. 

-31 Mars 2001, Ish-presidenti Trajkovski nuk pranon ndėrmjtėsimin e BE. Ai deklaron se ndaj ekstremistėve shqiptarė nuk do tė ketė kurrfarė koncesionesh. Deklarata ėshtė bėrė nė gazetėn i britanike “Dejli Telegraf”. Trajkovski theksoi se nxitimi pėr zgjidhje tė ngutshme tė problemit nė vend do tė ishte shumė e rrezikshme dhe se nė vend tė kėsaj ai dėshiron njė debat tė madh, nė tė cilin do tė merrnin pjesė qytetarėt e zakonshėm, liderėt politikė dhe udhėheqėsit fetarė. Trajkovski hodhi poshtė mundėsinė qė nė bisedimet e pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe maqedonas tė ndėrmjetėsojė Bashkimi Evropian, duke thėnė se Maqedonia vetė duhet tė zgjidhė problemin e saj.
Ndėrsa po nė kėtė datė kryetari i Lidhjes opozitare social-demokrate nė Maqedoni, Branko Cėrvenkovski duke folur pėr krizėn nė Maqedoni si dhe pėr paralajmėrimin e mundshėm tė negociatave maqedono-shqiptare me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtare, ka thėnė se nuk duhen negociata dhe as ndryshime kushtetuese. Nė vend tė kėsaj ai ka ofruar krijimin e njė qeverie tė koalicionit, e cila do tė pėrbėhej nga tė gjitha partitė kryesore politike ku do tė hapeshin tė gjitha ēėshtjet e diskutueshme. Cėrvenkovski tha gjithashtu se nuk vjen nė konsideratė as federalizimi dhe as konfederalizimi i Maqedonisė, por as ndryshimi i karakterit unitar tė vendit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:43 am

Sugjerimet e Frouik pėr Ahmetin
Ndėrsa nė 9 prill 2001 Ambasadori amerikan Robert Frouik u shpreh nė Tiranė se nėnshkrimi i Marrėveshje mes Maqedonisė dhe BE-sė pėrbėn njė angazhim tė Shkupit zyrtar pėr tė konkretizuar ato nisma qė aktualisht kanė mbetur nė letėr. Vetėm dialogu mund tė evitojė shpėrthimin e njė dhune tė re nė Maqedoni, theksoi Frouik. (Nė takimin e zhvilluar me Frouik ku merrnin pjesė ish-ambasadori amerikan Limpreht, kryeministri Meta, kam qėnė edhe unė i pranishėm. Gjatė darkės, Frouik ishte shumė i kthjellėt lidhur me nevojėn e dialogut me kryengritėsit. Gjatė tėrė bisedės, ai nuk i quajti asnjėherė ekstremistė. Ai kėrkoi tė dinte detaje mbi karakterin e drejtuesve tė tyre dhe veēanėrisht tė Ali Ahmetit. Mbasi i fola se si e kisha njohur Ahmetin nė Lucernė tė Zvicrės dhe i thashė se ai ėshtė njė idealist fanatik, ai u shpreh: Interesant, kėtė mendim e kam dėgjuar pėr Ahmetin edhe nga Arbėr Xhaferri. Por, vazhdoi Frouik, ata (Kryengritėsit) duhet tė kenė parasysh se ne nuk mund t’i pranojmė hapur si palė nė bisedime, prandaj ėshtė shumė e nevojshme njė marrėveshje e tyre me partitė politike legale shqiptare nė Maqedoni. Atė natė, nuk mė shkonte ndėr mend se ky njeri i mėnēur dhe mik i ngushtė i shqiptarėve kishte nė kokė idenė e Marrėveshjes sė Prizrenit. E kisha konsideruar tė mjaftueshėm takimin midis Ahmetit dhe Xhaferrit nė Tiranė, pavarsisht heshtjes sė thellė qė mbahej rreth tij. Me gjithė heshtjen, ai takimi po i jepte rezultatet, Xhaferri komunikonte me Ahmetin dhe kjo nuk ishte pak po tė mendojmė se ishte fillimi i prillit 2001 kur tė gjithė ishin kundėr rebelėve tė UĒK-sė dhe kur ata ishin tėrhequr nga rrethinat e Tetovės. Pėr mė tepėr as nuk mė shkonte ndėr mend se mė vonė kėto ide do tė kristalizoheshin nė Planin “Frouik” nė tė cilin mora pjesė edhe unė me sugjerime, redaktime dhe shtojca. Ajo qė mendova atė natė duke pritur pyetjet e tij dhe komentet qė bėnte mendova se UĒK-ja e kishte fituar luftėn. Tre javė mė parė njė tjetėr funksionar amerikan i rėndėsishėm nė Shqipėri, pasi kishte dėgjuar shpiegimet lidhur me qėllimet e luftės dhe aleatėt e UĒK-sė, lėshoi njė shprehje: “Paēim Fat”. Nuk tha “paēi fat ju”, as “paē fat ti”, por “Ne”, pra e konsideroi edhe vehten pjesė «tonėn». Mund tė them qė pas darkės, pasi pėrcolla kryeministrin Meta nė rezidencėn qeveritare ku ai banonte, nuk shkova nė shtėpi, por nė zyrė dhe kam folur nė telefon me Abazin (Aliun). Pa i treguar detaje, i kam thėnė tė jetė i qetė se lufta e tij dhe shokėve tė tij po gjente gjithmonė e mė shumė pėrkrahje ndėrkombėtare veēanėrisht pėrtej oqeanit).
Njė muaj e gjysėm pas kėtij takimi, Frouik u detyrua tė largohej nga Maqedonia si person i padėshiruar. Para se tė jap arsyet reale tė largimit tė ambasadorit Frouik, po jap shkurtimisht njoftimet e agjensive tė lajmeve lidhur me largimin e tij nga Maqedonia: 
1- Nė datėn 17 maj 2001, Frouik jep njė intervistė nė “Zėrin e Amerikės” ku thotė se: Krijimi i koalicionit 4-partiak, thotė zoti Frouik, krijon njė rrugėdalje pėr zgjidhjen e krizės nė Maqedoni. Ai theksoi punėn e madhe qė ka bėrė komuniteti ndėrkombėtar pėr tė bindur palėt e pėrfshira pėr nevojėn e njė zgjidhjeje tė tillė. Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, qofshin nga Shtetet e Bashkuara, vendet kryesore tė Evropės Perėndimore, OSBE-sė, shpjegon zėdhėnėsi i OSBE-sė pėr Maqedoninė, zhvilluan kontakte tė shumta me Partinė pėr Prosperitet Demokratik, e cila, nė pritje tė stabilizimit tė gjendjes nuk po angazhohej nė gjetjen e njė rrugėdaljeje. “Mendoj se si rrjedhojė e kėtyre kontakteve ata e kuptuan se ėshtė nė interes tė shqiptarėve tė Maqedonisė, qė ata pėrfaqėsojnė, tė bien dakort pėr njė qeveri koalicioni, e cila do tė jetė nė gjendje tė marrė vendime lidhur me reforma qė duhen zbatuar, sesa tė vazhdonin ta kundėrshtonin kėtė proces, nė njė kohė qė UĒK-ja vazhdonte luftimet me ushtrinė maqedonase, gjė qė nuk mund tė kishte rezultate tė mira”, tha zoti Frouik. Ai vuri nė dukje se tė gjitha palėt e pėrfshira nė kėtė ēėshtje e kuptojnė nevojėn e gjetjes sė njė rrugėdalje pėr tė gjitha ēėshtjet qė shqiptarėt kanė ngritur, pėrfshirė edhe ēėshtjen e kushtetutės. Ai shpreh optimizėm lidhur me gjasat pėr ndryshime, por, ai paralajmėron se do tė duhet kohė pėr tė arritur nė atė pikė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:44 am

Ata qė larguan ambasadorin e pėrkohėshmė tė SHBA-sė Frouik shtuan viktimat

Njė tjetėr ēėshtje qė duhet trajtuar pa vonesė, thekson zėdhėnėsi i OSBE-sė pėr Maqedoninė, ėshtė ndalimi i veprimeve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare: “Pas bisedimeve tė 4 majit me Naton, Bashkimin Evropian dhe OSBE-nė, unė, tha zoti Frouick, fillova tė ushtroj trysni pėr tėrheqjen e UĒK-sė. Gjatė javės sė kaluar ka pasur diskutime intensive lidhur me alternativat pėr t’u dhėnė fund luftimeve dhe pėr tė mundėsuar tėrheqjen e UĒK-sė. Trajtimi i aspketit ushtarak tė krizės ka qenė shumė i rėndėsishėm, dhe ėshtė zhvilluar paralel me punėn e zotit Solana nė aspektin politik pėr organizimin e kėtij koalicioni qeveritar. Kėto dy aspkete janė jetike nė rikthimin e qėndrueshmėrisė nė vend si dhe pėr krijimin e njė baze mbi tė cilėn tė zhvillohet njė dialog politk i efektshėm”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:44 am

Mitreva e konsideron Frouikun si person tė padėshirueshėm
1-18 maj 2001: Ambasadori Frouik deklaron nė njė konferencė shtypi se tani “nuk jemi duke folur pėr negociata apo pėr ndėrmjetėsime, por pėr lehtėsime dhe besoj se unė do tė mund tė marrė pjesė nė ato lehtėsime pėr tė pėrcjellė mesazhet e pėrfaqėsuesve legjitimė tė shqiptarėve”. (Por, Frouik nuk u lejua tė merrte pjesė nė ato qė ai i quante lehtėsime ndaj UĒK-sė)
2-22 maj 2001 Arbėr Xhaferri dhe Imer Imeri udhėtojnė pėr nė Prizren dhe sėbashku me Ahmetin firmosin njė marrėveshje historike. Marreveshja kundėrshtohet ashpėrsisht, por Imeri dhe veēanėrisht Xhaferri nuk pranojnė tė heqin dorė nga ajo

3–24 maj 2001: Agjencitė e huaja tė lajmeve kanė njoftuar se takimi i liderėve tė dy partive politike shqiptare tė PDSH-sė dhe PPD-sė Arbėr Xhaferi dhe Ymer Ymeri me pėrfaqėsuesin politik tė UĒK-sė Ali Ahmeti nė Prizren ėshtė mbajtur me iniciativėn e tė dėrguarit tė posaēėm tė OSBE-sė pėr Ballkanin, amerikanit Robert Frouik, i cili ka pėrvojė tė gjatė nė Ballkan. Agjencia e lajmeve Rojter u shpreh se Frouik pritet tė largohet nga Maqedonia pas kėtij hapi i cili u kritikua prej qeverisė dhe komunitetit ndėrkombėtar. Burimet diplomatike thanė se iniciativa e Frouikut ishte tepėr e dėmshme dhe kėrcėnon unitetin e njė koalicioni tė madh qeveritare nė Maqedoni. Ndėrkohė, sipas njoftimeve tė fundit tė agjencive tė lajmeve Misioni i OSBE-sė nė Maqedoni pas problemit qė pati me tė dėrguarin e posaēėm tė OSBE-sė, Robert Frouik siguroi edhe njėherė se vazhdon tė mbėshtesė pozitat e bashkėsisė ndėrkombėtare qė ka nė lidhje me bisedimet nė Maqedoni. Sipas deklaratės sė Misionit tė OSBE-sė nė Maqedoni, shqiptarėt e armatosur nuk mund tė konsiderohen si partnerė tė bisedimeve sepse ata nuk kanė asnjė lloj statusi ligjor, deklaroi Misioni i OSBE-sė nė Shkup.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   Thu Oct 16, 2008 6:44 am

4-25 maj 2001: «I dėrguari special i OSBE-sė, Robert Frouik ėshtė larguar dje nga Maqedonia pėr shkak tė rolit tė tij tė supozuar nė arritjen e njė marrėveshjeje pėr paqe nė Maqedoni mes liderėve politikė shqiptarė dhe kryengritėsve. Vetė Robert Frouik i kishte refuzuar t'i komentojė pohimet e diplomatėve dhe zyrtarėve se kishte ndėrmjetėsuar nė kėtė marrėveshje dhe nga Shkupi ka udhėtuar nė Bukuresht qė t'i raportojė zyrtarisht ministrit tė jashtėm tė Rumanisė, kryesuese aktuale e OSBE-sė. Njė zyrtar i qeverisė nė Shkup qė nuk ka dashur tė identifikohet ka deklaruar se tė deleguarit special nė rajon i ka thėnė se shėrbimi i tij nuk nevojitet mė nė Maqedoni.»

5-26 maj: Ministrja e Jashtme e Maqedonisė, Mitreva ka deklaruar se Frouik ka shkelur statusin e diplomatit dhe nuk ėshtė mė person i dėshirueshėm nė Maqedoni.

7-31 maj 2001: Arbėr Xhaferi, kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare tė Maqedonisė anėtare e koalicionit qeveritar ka deklaruar se kriza nė vend nuk mund tė zgjidhet pa bisedime mė kryengritėsit e UĒK-sė, citon agjencia Asosieted Press. “Paqja nė Maqedoni nuk varet vetėm nga ne, por gjithashtu edhe nga UĒK-ja”, ka thėnė Xhaferi pėr tė shtuar se duhet krijuar njė kanal komunikimi me ta. 

8-31 maj 2001: Presidenti amerikan Xhorxh Bush cakton ambasadorin Xhejms Pardju nė rolin e kėshilltarit tė tij special tė zgjidhjen e krizės nė Maqedoni. Robert Frouik ishte mė i kthjellėt se tė tjerėt lidhur me qėndrimin qė duhej mbajtur ndaj UĒK-sė. E gjithė ajo qė ndodhi pas largimit tė Frouik nga Maqedonia ngjante si njė kronikė ngjarjesh tė paralajmeruara. Tė paralajmeruar nė veprimtarinė konkrete tė ambasadorit Frouik si nė kontakte bilaterale apo multilaterale, aq edhe nė deklarime zyrtare. Kjo ka disa arsye qė lidhen me kthjelltėsinė e Frouik dhe njohjen shumė tė mirė tė problemeve rajonale.

Paradoksi i kryengritjes sė UĒK-sė: Armė pėr demokraci
-E para: Duke studjuar programin politik tė Ali Ahmetit dhe tė UCK-sė, i cili ishte mė i moderuar se ai i ēdo partie politike shqiptare nė Maqedoni, Frouik kuptoi i pari “paradoksin” e Kryengritjes sė shqiptarėve. Kontradiktėn midis “kallashnikovit” dhe njė programi politik qė nė kushte normale mund dhe duhej tė realizohej pa armė. Pra, ai kuptoi se ata qė drejtonin UĒK-nė nuk ishin njė grusht trafikantėsh apo kriminelėsh, po njė grusht idealistėsh fanatikė, qė armėt i kishin marrė nga halli dhe jo nga dėshira, sepse ata e kishin tė ndaluar tė hynin nė Maqedoni, sepse kishin qėnė tė ndjekur dhe tė dėnuar nga Jugosllavia e Titos, por nuk ishin amnistuar as nė vitin 1991 nga qeveria e Kiro Gligorovit dhe Branko Cervenkovskit dhe as nė vitin 1998 kur erdhi nė pushtet Lupēo Georgievski. Kėsisoj ai ishte i pari qė ra dakord me nevojėn e amnistisė pėr luftėtarėt e UĒK-sė. (Nė vazhdim do tė jap disa detaje se si edhe ish-sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Robertson, ra dakord me njė gjė tė tillė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kryengritje e pambaruar... Koēo Danaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: