Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:48 pm



Ismet Tahiraj


Shėnime pėr autorin

Ismet Tahiraj u lind mė 15.3.1956 nė Klinė tė Epėrme tė Skenderajt, ku kreu shkollėn fillore, ndėrsa tė mesmen nė Mitrovicė.

Shkollėn e lartė tė gazetarisė e mbaroi nė Beograd.

Botoi nė periodikun e kohės, prozė e poezi pėr tė rritur e pėr fėmijė.

Kjo ėshtė pėrmbledhja e parė e tij.

Ka nė dorėshkrim edhe shumė e shumė shkrime tė tjera , tė cilat pėr shkak tė mungesės sė mjeteve financiare, ende nuk dolėn nė dritė si libra.

Jeton e vepron nė vendlindje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:49 pm

ERĖ E VENDLINDJES

Libri i parė (1995)



FJALA E BUKUR



Njė puhizė e lehtė

Tinėz shket e shket

Polenin e zemrės

Larg e larg e tret

Mizėri shkronjash

Radhiten si ushtarė

Hyjnė me radhė nė letėr

Hyjnė nė vargun e bardhė.



Ecin krah pėr krah

Shkronja, fjalė e vargje

Bėhen strofa e vjersha

Pastaj libri i ri

Hapen horizontet

Shtohen dituritė

Fėmijėt tanė tė bukur

Kanė gėzim e krenari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:49 pm

ZEMRAT TONA



Zemrat tona nuk e durojnė hidhėrimin

Zemrat tona nuk e durojnė pėrēmimin

Zemrat tona nuk e durojnė trishtimin

Zemrat tona kėrkojnė pėrqafim tė pėrzemėrt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:50 pm

Ē`THA NJĖ PLAK NĖ KARADAK



Njė plak

Nė njė odė nė Karadak

Drodhi mustakun

Foli pa i bėrė zemra lak



-Kėtu nė Karadak

Ėshtė i bardhė

Njė zambak

Ėshtė njė cak

Kah ai ngjitemi

Pak nga pak!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:50 pm

PLEPAT NĖ RUGOVĖ



Nė Rugovė

Etėrit tanė-paganė

Kėngės ia thonė

Pagėzimit i besojnė.



Nė ēdo oborr mbjellin plepa

Rritėn e ēdo plepi

Me rritėn e bijve e pėrcjellin

Dhe jetėn vazhdojnė.



Sa herė morti

Zemrat na i rėndon

Qan pikėllueshėm oborri

Njė plep aty mungon.



Po kur vjen nė kėtė botė

Njė njomėzak i ri

Shpirtėzohet shtėpia

Plepi gjethon pėrsėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:50 pm

ME VĖLLA JAM TRIM



Hape zemrėn e bardhė

Vėllai im

Me ty jam dy herė mė i fortė

Nė lojė e nė kushtrim.



Kur ti mė shtrėngon

Pa hile mė do si vėllai-vėllanė

Unė ndihem i pavdekshėm si Anteu

Armiqtė frikėn na e kanė.



Sa herė ti vėlla mė mungon

Krahu i djathtė s`mė punon.



E gjithė Arbėria

Jemi ne vėllazėria.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:51 pm

ZEMRA E HĖNĖS



Njė kozmonaut i vogėl

Me satelit

Ra mbi qepallė tė Hėnės

Nė zemrėn e saj u ngjit.



Ai ēapkėn

Me zė tenori

Zemrėn e Hėnės

E deshi dhe e mori.



Edhe Hėna pati faj

E ka dehur

Me bukurinė e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:51 pm

ATJE



Atje ku erėrat lozin

Me barin e njomė

Vajzat shpleksin gėrshetat

E barinjtė me dele

Nė fusha vėrshojnė

Si nuse me duvak

Pishat e bleruara kundrojnė…



Kundruall kalaja ilire

legjendė e histori

avujt e tokės bukanike

kah maja e shkėmbinjve nxitojnė

qiellin lakmojnė…



Njė vogėlushe luan me valėzėn e bardhė

Nė livadhin pėrskaj tjetra bėn kurorė

Vrapojnė pastaj nėn atė dardhė

Dhe marrin ABETAREN nė dorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:52 pm

KROI



Njė ah me kurorė tė gjerė

Plot me degė e fletė

Mbi tė bilbilat kėngėtarė

Nėn tė vocat margaritarė



Ahu madhėshtor

Me atė tė lavdishmen kurorė

Nėn tė mbretėron freski

Gurgullon kroi flori…



Nga arat zbresin korrėtarė

Me rend ulen me hijen plot bar

Pranė kroi gurėbardhė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:52 pm

BISHTUKU



Plafoni

Ėshtė i nxirė

e i pėrlyer

Dhe duket i kėrrusur

Si gjyshja ime e mirė



Bishtuku vajguror

Nxjerr tym dhe nxin tavanin

Nėna qep kėmishėn

Nėna thur xhamadanin



Atje ku s`ka tela elektriku

Bishtukėt vajgurorė

E shtrijnė mbretėrinė

Dhe duken mbretėr

Nė bjeshkėt plot halorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:53 pm

MES DALLGĖVE TĖ JETĖS



Babai im Meti

Dhe nėna ime Lulja

Thonė njė ditė u pėrqafuan

Njė ditė maji tė blertė me lule bliri

Unė farė e barrės mbeta

Fryt i nėnės “mėkatares”

Fryt babait ledhatar

Nėna qė kurrė s`kishte dėgjuar

Pėr fjalėn maternitet

As pėr fjalėn mami

Mė lindi nė njė kthinė

Thurur me thupra thane

Askėnd nuk pati pėrbri

Mė mbėshtollėn nė do mėnela

Unė ferishte mėkat i ri

Sa njė gėrdhele

Mbeta edhe pa nėnėn

Qė mbeti si mumie e gjallė-gurėsi

Lotėt ia digjnin fytyrėn

Nė zemėr kallkane erė-dimėr i zi

Pastaj mė dėrguan nė ofiqari

Ofiqari bėri telefon

-Foshnja atin kėrkon!

Nė foshnjore e strehimore

U bėra burrė

Sot qė jam bėrė baba

E marr birin tim nė prehėr

E puth dhe e pėrkėdhel

I them:

-Nė dallgėt qė mė rrahėn mua s`tė lė jo kurrė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:53 pm

KOSTARĖT



Nė vijė tė agimit

I mprehin kosat

Livadhit ia heqin mjekrėn e gjelbėr

Rrasat nė dhe tingėllojnė

Kudhra e ēekanė gjėmojnė

Kosat fishkėllejnė

Bari stivė-stivė

Si gėrshet vashe

Lehtėsisht pėrtokė e lėshojnė

Djersa shkon curril

Dielli djeg

Muskujt ua pjek

Kosarėt janė vėnė nė gara

Dhe fėmijėt pas fluturave me lara…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:53 pm

…



FABRIKĖ E SHTĖPI



Kėnga praron

Punėn e bėn flori

Jeta nuk ka tė ndarė

Nga fabrika nė shtėpi



Fėmijėt nuk ankohen

Kur etėrit shpesh u mungojnė

Ata pėrditė tufė lulesh

Nė zemra mbėltojnė



Kėnga rrit dhe grurin

Punėn e bėn flori

I vogėl ėshtė ndryshimi

Fabrikė e shtėpi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:54 pm

MOLLĖ QĖ QAN



Njė mollė degėgjerė

Nė mes tė arės

Rigon lot shiu

Sa kokrra e arrės.



-Dje disa fėmijė

Shkaku im, o Mal

I dogji zjarrmia

Dhe u shtruan nė spital

Hall i madh

Hall i madh!



Pemė tė papjekura

Duke shkuar nė shkollė

Hėngrėn kėta fėmijė

Tash i kapi ngėrēi

Tash kanė zjarrmi

E qan ajo mollė

E qan ajo mollė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:54 pm

MALISHTA IME



Malishta ime

Me misėr si mal

Kur lind dielli

Buzėqesh

Malin ka pėrskaj

Si frizurė me flokė.



Ushtarėt kunguj

Ia ruajnė bukurinė…



Malishta ime

Mė e mira arė

Ēdo vit mbush plot

Kosh e hambar.



Malishta ime

Mė e mira arė

Fėmijėt s`m`i lė pa bukė

Unė s`e lė pa farė…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:55 pm

BISTEKĖT E HĖNĖS



Fytyrėn e vogėl e rrumbullake

E ka Hana e klasės sė parė

Dy bistėke i lodrojnė nė shpinė

Si dy atllarė jelebardhė.



I shkėlqejnė nė diell

Bistekėt ngjyrė ari

Njė kordele e kuqe mes tyre

Si nė pranverė lule behari.



Nė vijė tė agimit zgjohet Hana

N`gurrė tė bardhė lan faqet mollė

Bėhet gati, thėrret shoqet, niset

Rrugės sė dritės-nė shkollė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:55 pm

KUSH ĖSHTĖ NĖ ĒUBĖ



-Kush ėshtė nė ēubė?

-Njė ēupėz.

-Ēfarė bėn?

-Gjyrmishek ka nisur

Ta var nė qafė

Pėr t`u stolisur.



-Kush ėshtė nė shtėpi?

-Njė ēupėz si flutur.

-Ē`bėn aty,

Ē`bėn brenda nė shtėpi?

-Pėr vėllanė Fidanin

Me gjyrmishek

I bėn gati gjerdanin.



Po, po

Sot ėshtė dita e Shėngjergjit

Dhe si bota nga gėzimi

Dehet ēupa prej gjyrmishekut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:56 pm

PISHĖ E GJELBĖR



Kush mund tė matet

Me gjysh Urtakun

Nėntė pash n`Lug tė Dardhave

E hedh mėzdrakun

Nė ballin e tij plot rrudha

Mrrolėt nuk kanė vend

Mė larg se mėzdraku

I shkon fjala n`kuvend



Gjysh Urtakun paqėsor

Mes fėmijėve-pishė e gjelbėr me kurorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:56 pm

HALLAT TONA



Netėve tė gjata

Dėgjojmė pėrralla

Sa e dashur

Na bėhet halla.



Hallat tona

libra tė trashė

me shumė fletė

pėrrallat s`i harrojnė

I kanė gjetur vetė.



Hallat tona

Gojėsherbet

Rrėfejnė pėrralla

Ne fėmijėt

I dėgjojmė

Sa ēaste tė rralla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:57 pm

MIQĖSIA



Njė mace e larme dhe njė e zezė

Njėra-tjetrės i afrohen

Merren ngrykė me kėmbė tė vockla

Dhe ngrohtėsisht pėrqafohen.



Leci i vogėl i thotė nėnės

Me zė tė butė me kėrshėri

-Mami, mami, shiko macet

Si u dashkan, sa ēudi!



-Po, bir, po e pėrkėdheli nėna

Kėshtu duhen edhe njerėzia

Pemėn e paqes gjithnjė e mbjellin

Ata qė dinė se ē`ėshtė miqėsia…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:57 pm

E DI LUGA ĒKA KA VEGSHI



E di luga ēka ka vegshi

Mos u ngut ta futėsh n`gojė

Ndodh gjella ėshtė e njelmėt

Ta djeg gjuhėn

Mos bėn lojė!

Ndodh gjella nuk ka kripė

Ndodh dikush me pahir

E ka future ndonjė kėmbė dhie

Ndonjė spec djegės

Qė t`i ēan hundėt

E ėshtė prishur gjella

Nuk ka shije

Po e di luga ēka ka vegshi

Moti kanė lidhur miqėsi

Luga malėsorēe

Vegshi i zi

E zbardhin sofrėn

Me bujari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:57 pm

LARASKA



Ra laraska

N`ēarranik

S`la bulmet

As la furrik.



Ra laraska

Mbi plevicė

Zogjtė e pulės

U bėnė gorricė.



Fėmijėt njė ditė

U betuan:

-Mbi Perlaskė

Sot e tutje

S`do tė fluturojė

Asnjė laraskė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:58 pm

Asnjė laraskė!



NJĖ KOTELE



Nė fshatin zezelinė

Tėrė ditėn njė kotele

Hipur nė fultere

Mjau-maju

Mjaullin

E thėrret

E bėrtet

E kėrkon nėnėn e vet.



Kjo kotele

Sa njė tenxhere

Tėrė ditėn ha qull

Nė fultere

Po mjaullimėn nuk e ndal

Mjau-mjau

Mjaullin

Nėnėn e kėrkon

Peshė e ēon shtėpinė…



Kur e ėma nga tavani

Zbret nė tokė pa parashutė

Kotelen e hip nė shkėmb

Pinė ujė bashkė

Me tas llap-llap

Llapashitėn

Ia pastron pahiri

Mustaqet bėrė me qull

Pastaj dalin nė rreze

Kotelja mė s`bėrtet

Po lėpihet, lėpin gėzofin e vet

Sytė si gaca i shkėndijojnė…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:58 pm

NJĖ KĖRMILL CULLAK



Nė fshatin Vitak

Njė kėrmill cullak

Pa kėmishė e pa tėlina

Pa ēorapė e pa opinga

Doli rrugės nėpėr verra

Dhe u fut nė ferra.

Kėrmilli cullak

Qė kish udhėtimin nė gjak

Pasi i ra tėrthor Vitakut

U rras n`shelgje

E n`mes t`batakut…

Njė lejlek hipur n`gingala

Qė kish qafėn shtatė pėllėmbė

Tre bėrēikė sqepin e mprehtė

E qortoi kėrmill cullakun

Nga Vitaku:

-Pse ke dalė pa kėmishė tė gjatė

brekėt e shkurta pse i ke zhveshur

S`tė vjen turp nga buburrecat

Brumbulli, breshka, thėllėzė e qeshur?!

Lejleku fierak

Me kėrmillin cullak

Fluturoi mbi Vitak

Ra tej mbi lisin plak

Pėr tė bėrė edhe njė konak…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   Fri Oct 24, 2008 2:59 pm

TRIM MBI TRIMA TALE BUDALINA



Trim mbi trima

Tale Budalina

Shtatė gurra uji

I shteri n`rudina

Shtatė bukė thekre

I futi nė tarēuk

Hėngri dardha t`ėmbla

Katėr-pesė buēukė…

Trim mbi trima

Tale Budalina

Kėmbėt ka mbėshtjellė

Me shtatė palė rrogzina

Ka lidhur opingėn

Me shtatė sixhima

Qimet e mjekrės

Si tel ēeliku

Shtatė rrojtarė me brisqe rroje

S`ia hoqėn lum miku.

Trim mbi trima

Tale Budalina

Me thonj i lėroi

Treqind lėndina

Shtatėdhjetė e shtatė lisa

I bėri pinla-pinla

Shtatė gardhiqe i thuri

Nė malin e bėrė arė

Shtatė karricė me grurė

I hodhi n`hambar.



Shtatėdhjetė e shtatė shigjeta

I lidhi me gurė

Mbyti shtatėdhjetė ujq e arinj

Dhe i poqi nė furrė

Trim mbi trima

Tale Budalina.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
JU NJOHIM ME POETIN TONĖ ISMET TAHIRAJ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: