Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:49 pm

KU TA GJEJ BLERIMIN


Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi

Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere

Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:49 pm

KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:50 pm

.


MERGIMTAREVE


Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugės se harrimit
atdheun e latė pas
valle a do ta gjeni
rrugėn e kthimit
pa ju atdheu
ėshtė jetim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:50 pm

SERVILI


I thane se je i menēur
e ai beri urti
tha: Jam me i menēuri ne bote
e qeshi si fėmije.

I thane se je trim
e ai beri trimėri
vrau dy miza
e plagosi njė Mi.

I thane se je budalla
e quajtėn:Gomar
pėr dėshirėn tuaj tha:
mund te ha dhe bar.

Ter jetėn servil
tere jetėn kokulėt
i duruar si gomar
i urte si njė pule.

I thane cnuk i thane
ter jetėn e shanė
gjersa ndėrroi jete
servili i shkrete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:51 pm

RIFAT BINAKU- lindur me 10 .02. 1952 nė Koliq- Komuna e Prishtinės. Shkollėn fillore dhe shkollėn e mesme tė mjekėsisė i kreu nė Prishtinė. Fakultetin e Stomatologjisė e kreu nė Universitetin e Zagrebit dhe mė pas nė specializimin e sėmundjeve tė gojės nė Sarajevė e Prishtinė.
Rifati ėshtė prezantuar nėpėr revista tė ndryshme sidomos viteve 1974 e sidomos me njė cikėl poezish kushtuar 100 vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit tė titulluar “Gjėmė Guri” nė vitin 1978 nė revistėn letrare”Oko” tė Zagrebit




PAMJE KOSOVARE

Nė oborrin e njė kulle
njė dele e bardhė
po kulloste ditėt

Pran saj
njė nėnė e veshur nė tė zeza
ulur mbi njė gur
e kthyer kah rruga
kah pritja

Tek frėngjitė e grise
dy stėrqok
rrinin si njė maje vere
e kėndonin si njė kėngė malli

Kush e pa diellin,kush e pa qiellin
n’at pamje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:51 pm

PARA KAMBANES 15 TON-SHE NĖ BOCHUM

Me sy ti masė kėndet
nė fund tė harkut tė sbraset
peshė ma qon heshtjen.

Plisat e mi s’kumbojnė
nė kėtė mot dimri
as kullat as fjalėt s’gjėmuan
kur nisi e na pėrpijnė rrugėt

shkumojnė plisat
si kambana e kėtij mėngjesi
qe zhurmon dhe thėrret zgjimin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:52 pm

PAS KTHIMIT

Jemi nisur..
si gjėmė kau me peshė globi
mbi brirė
na dėrmon hapave e nėpėr plagė
kohė harrimi
ecim e ecim kthimit
para syve na dridhet gjėmė mali..

po vijmė
edhe me zogj tė rritur me copa mėrgimi
po vijmė tė pritja
a do te na njohė dheu i ynė
tė thinjur dhe tė bėrė vjeshtė nė largėsi

Kur tė vijmė..
tė pragu i portave tė pritjes
do tė ngrinim nga njė gotė uji Batllave
pėr te gjithė ata qe na mbesin larg e t’pa dhé.
O lisa e plisa tė mi
para shpatullave tė malit
kur gurrojnė gurrat tona Sahare
u bėni pelegrin edhe atyre qe s’janė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:52 pm

KAVALLI PREJ ASHTI

Kavalli prej ashti
i lakuar pak
shpuar me zjarre kurrizit
kah me dalin plagėt fryme
si gjemė fėmije a nėnė
burri a nusje
e mbushin pikllime fushėsyrin
e ditve tona t’zisė

Gjakun tim tej gjaku
ashtas kėngėn time t’vajit
kavall prej ashti
qe me rri nė varė nė tela balli
e s’mund ta mbush frymė
me buzė tė qara bore
dimri e mergate
flaket prej ėndrre
vetem njė her tė gjemojnė
si ti e gjyshi
breg me breg tė malet tona
kavall i pa zė
t’gjemojnė tej fushave t’harrimit
e tė zgjojmė gjumė
te secili sy pritje
nisjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:52 pm

PRAP THERJE KOSOVE

Kthe njė faqe kah mali
Bardhe
tė shkrepin shkrepat nė bisht tė syve
kah vera
sa tė na pikin akujt
afshit tė flakes

Faqen tjeter
kah do gur tė bardhė
qe presin si cepa tė pashuar malli
pėr veren e verave Kosovė.

Prandasj nisu mė kėngė nė krah
e nxirre malin prej mjegulle
prej gjumi gjethet.

Nėpėr fushėlulėt tė shohim
veq Flutura nė vėnd tė Korbave
mi kthe ėndrrat e kėputura harrimit
lum Bardha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:53 pm

VENDIM

Sillu Glob sillu
me tė plakuren tonė mbi supe
sillu,se jemi gjithkund e kudo
nėpėr rrugė tek e miklojmė
ngapak vitheve
tė mos na harroj
per emrin qe ja dhamė
dhe e mėsuam se q’ėshtė pa bukė.
Sillu Glob sillu
Me frymėt tona nė kulm durimi
Se nėpėr tela ashti po na vjen Eurekė
Thirrje vendimi.
Sillu kah do qe tė sillesh
Se ne do tė ndalemi nė Arbėrinė tonė tė madhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:53 pm

NĖ QAFĖTHANĖ

Per herė tė parė
kaperceva ėndrren e dola
tė nėna,me njė Mirmengjesė
ballė pėr balln nė pik tė agut
thyem etjen nė shiqim.

Njė shekull pritje qasti
koha na rri nė mes
e njė fillim vere
dhe njė korrik tė ndarė.
Mirė se erdhe Verė!

Para syve tė lodhur malli
Tjeter diell e valė deti
Do tė na i zbusin plagėt prej dimri.

Pertej pritjes sė gjatė
Dhe heshtjes Loke
Kosova ta shtrinė doren e zemren.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:54 pm

VONESĖ ZHGENJIMI

Ketu nuk na duel verė
veq malli ka zėnė pritė
nė shteg plagė
e mengjeset nuk agojn
si nė Koliq
kemi mall edhe pėr gjėmė Gjoli
qe nisė prej maje akulli vere
nė kokė Sharri
e melodi ere mes pishave tė Germisė.

Dhembje per varg ara buke
mes krihve tė Drinit
e gurėt tanė.
ketu s’ėshė si atje
sall vjeshtė
na rri pezull koke
t’permalluara pėr ditė vere..

Na mungon Kosova.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:54 pm

NĖ BREG KOSOVE

Te njė breg Kosove
rri njė rreze e verdhė kandil
tej Orve natės i bėnė dritė

Kohė tė kohoj heshtja
Orė e ndalur
mbi borė ėndrre.

Rri njė ėmer n’epitaf
te njė gur i pa verė
te njė plis i pa fjalė.

Rri njė lule
njė kupė mall
per poetin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Sat Oct 25, 2008 5:55 pm

BUZĖ TĖ DJEGURA MALLI

Niseni njėher njė kėngė
Buzė tė pa qeshura
dhe tė dalė ku tė dalė
vetem tė trembet vaji syve
pastaj mbylluni brenda vetes
e plasni flaken vargjeve
deri n’prag mengjesi
niseni njė küngė nė kulm nate
dhe kėndoni siq i kėndohet ditės
kėndoni dhe kėndoni
edhe pse larg mali
buzė tė djegura malli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
katunariplak
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Thu Oct 30, 2008 3:07 pm

Diaspora: Promovohen dy libra te rinj ne Essen-Gjermani
"Unaze Gjaku" e poetit Pal Sokoli dhe "Krisma e Fjales" e poetit Shaban Cakolli



Nga:Alma PAPAMIHALI

Pasditja e se dielės, 26 Tetorit 2008, nuk kaloi pa lėne mbresa, pėr shume nga krijuesit dhe artdashėsit me banim ne Gjermani. Tashme Lidhja e Krijuesve dhe Artisteve ne Gjermani, me kryetar z. Martin Antoni Ēuni, kane krijuar njė tradite letrare, ne lidhje me organizimet e kėtyre.

Vetėm njė jave pas takimit letrar dhe promovimit te librave te rinj, te autoreve Ali Sh Berisha dhe Sadik Krasniqi, njė pasdite po aq dinjitoze dhe mbreselėrese ishte dhe promovimi i dy librave te rinj te autoreve, Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli, te cilėt vinin pėrkatėsisht me librat "Unaze Gjaku" (P.S) si dhe "Krisma e Fjalės" (SH.C). Me pas ne mungese te autorit, u publikua edhe libri publicistik i shkrimtarit Faruk Tasholli,”Afaristė shqiptarė nė Gjermani” e sapodale nga botimi dhe qe ka pėr temė, prezantimin e dhjetė afaristėve shqiptarė nė Gjermani, me njė parathėnie te z. Daut Demaku.

Kjo pasdite letrare e cila u zhvillua ne qytetin e Essenit, pati si moderator dhe prezantues te saj krijuesin dhe aktorin shqiptar me banim po ne ketė qytet te Gjermanisė, z. Liman Zogaj, i cili me shume seriozitet dhe perpikmeri, ndihmoi ne pėrgatitjen e ambientit dhe drejtimin e gjithė kėsaj pasditeje letrare.

Ne qendėr te skenės, pas pėrshėndetjes se dy autoreve, te cilėt edhe pse prezantonin librat e tyre te rinj, nuk ishin aspak te rinj pėr publikun ne salle,pėrkundrazi shumė prej tyre kishin ardhur nga qindra kilometra larg pėr te marre pjese ne promovimin e kėtyre autoreve te mirėnjohur pėr lexuesin shqiptar. Morėn pjese shume autore, anėtare te LSHAKSH - Gjermani si: Martin Ēuni ( kryetar), Naser Halili (sekretar), Dibran Demaku, Hasan Qyqalla, Avni Aliu, Dr. Kolė Daka, Bashkim Osmani, Fehmi Sopi, Vehbi Musa , Hajdar Salihu, Rexhep Buqaj,Valon Shkreli (i biri i poetit te madh Azem Shkreli), Musė Mulolli (recitues), Asllan Dibrani,Rrustem Geci...etj. (pėrveē autoreve qe promovonin). Letrėn pėrshėndetėse te z. Mehill Velaj , nėnkryetar i Shoqatės Shqiptaro-amerikane Stamford CT USA, dėrguar nė mėnyrė elektronike e lexoi studentja Majlinda Tafa.

Pjesėmarrja e studentėve shqiptarė qe studiojnė nė Universitet e kėsaj treve tė Rurit, ishte e gjere dhe te binte ne sy gjate kėsaj mbrėmjeje. Ky takim i tyre me LSHAKSH-nė Gjermani tanimė ėshtė bėrė tradicional, me qendėr ne Bochum. Pasditja nisi me fjalėn pėrshėndetėse te z. Liman Zogaj, i cili tregoi qėllimin e kėsaj pasditeje, dhe se pari foli kryesisht pėr revistėn e re te realizuar nga kjo Lidhje Autorėsh..."Muza Shqiptare". Nė emėr tė studentėve, takimin e pėrshėndeti studentja e organizatės studentore te shqiptareve ne Bochum, i cila ju uroi poeteve qe promovonin (Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli) shume suksese ne krijimtarinė e tyre.

Nota te forta emocionuese u arritėn pas recitimit mjaft te arrire te zotėrinjve Naser Halili dhe Musė Mulolli, te cilėt kishin zgjedhur disa nga poezitė me kulmore te librave te rinj. Njė recension mbi vlerat dhe pėrmbajtjen e plote te librit te z. Pal Sokoli, mbajta unė (Alma Papamihali) duke i quajtur vargjet e poetit vullkan, sepse vetėm njė krahasim i tille ėshtė i pėrshtatshėm pėr poezitė qe lindin nga dhimbja. Vargjet e Ciklit te pare "Ninullat e rritės" tingėllojnė shume familjare pėr poetin. Disa poezi pėr nėnėn e cila ka zėnė me te drejte vendin kryesor te kėtij cikli, por qe njėkohėsisht ėshtė njė figuracion poetik, qe bėn paralelizmin e nėnės me Kosovėn. Nena simbolizon rrėnjėt, traditat, kėngėn dhe ninullat...pra me njė fjale te vetme Kosovėn, shqiptarizmin.

Mėrgimi ėshtė njė faktor jetėsor, qe ka ndikimin e vet ne kėto poezi. Ai ėshtė ushqimi kryesor i kėtyre poezive...

"Mbi lotėt tanė,

dige e bėmė trupin

ndėrtuam ura te reja

ure gjaku, ure drite... "


Aty ku ekziston gjak i derdhur, ekzistojnė lot..dhe shpesh autori shpreh rrugėn e vėshtire dhe te dhimbshme qe iu desh te pėrshkruante populli ynė gjate kėtyre viteve, por njėkohėsisht pasqyrohet fare qarte, se si pėrtėrihet ai nėpėrmjet vargjeve...

"Lulėzuam nen rrezet e njė agimi

u lidhem kurore ne njė sofėr bashkimi..." (Mozaik Ilir)


Njė kulm i vėllimit poetik te poetit Pal Sokoli ishte dhe poezia "Lakimi i Metaforave" ku edhe me gjate dhe hollėsisht tek kjo poezi, u ndal krijuesi Vehbi Musa, i cili analizoi vlerat artistike dhe letrare te poetit, dhe poezinė e tij qe ne ketė vėllim te trete te poetit ka evoluar dhe pasuruar edhe me shume. Gjithashtu fjalėn e mori edhe Z. Liman Zogaj, i cili recitoi disa nga poezitė e autorit dhe i uroi suksese te mėtejshme. Me pas recensioni kryesor i vėllimit poetik te librit te ri "Krisma e fjalės" e mbajti shkrimtari z Dibran Demaku, i cili nder te tjera tha, se e shihte te rastit te citonte kėtu thėnien e Rexhep Qoses..."Nėse poezia ka muzikalitet dhe kuptim, atėherė ajo ja ka arritur qėllimit te vėrtetė" ...Pikėrisht poezia e Shaban Cakollit ka muzikalitet, kuptim, por edhe force te madhe...

"Kjo krisme e vargjeve

ėshtė gjaku im, dhimbja ime

fati im ne jete..."


Vargjet e poetit janė vargjet e ēdo mėrgimtari. Ato karakterizohen nga njė force dhe ndjesi madhėshtore, qe prek ndjenjat dhe tėrheq vėmendjen e ēdo lexuesi.

"Jam shume larg

vete syrgjyn

me njė gote

dhe tym duhani

rendis ditėt

ne rruazat e vitit..."


Me pas lexuan poezi dhe dhanė pėrshtypjet e tyre mbi poezitė e poetit z. Shaban Cakolli, edhe krijues dhe shkrimtare te tjerė, nder te cilėt z. Hasan Qyqalla, z. Avni Aliu, z. Rrustem Geci...etj

Njė diskutim te rėndėsishėm gjithashtu, mbajtėn edhe piktori dhe artisti z. Asllan Dibrani si dhe z. Avni Aliu, te cilėt pėrveē vlerėsimit te autorėve dhe poezive te tyre, u ndalen me gjerėsisht mbi organizmin dhe rendėsin e kėtyre takimeve letrare. Gjithashtu ata shprehen komplimentet e tyre mbi revistėn "Muza Shqiptare" e cila kurorėzoi fillimin e njė nisme te re dhe shume te rėndėsishme, dhe ėshtė njė dere e hapur pėr te gjithė krijuesit jo vetėm ne Gjermani,por kudo qe ndodhen ne diaspore. Njė atmosfere edhe me festive dhe shqiptare, krijoi pjesėmarrja e grupit artistik te vajzave valltare, te cilat interpretuan disa valle shqiptare, dhe i shtuan kėsaj pasditeje letrare vlera te pasur nga folklori ynė.

Njė surprize e veēante ishte pjesėmarrja e kėngėtares tanimė te njohur pėr publikun artdashės, pjesėmarrėse e rregullt nėpėr organizime kulturore, Enjes Alija, e cila vinte me njė prezantim tė saj,pas pjesėmarrjes ne festivalin e kėngėve pėr fėmijė ,ku edhe fitoi ēmimin e dyte ne nė Tetove. Gjithashtu studentja Hyre Sutaj, kėndoi ne akapele vargjet e "Mėmėdheut" te rilindėsit te madh Ēajupi, duke i emocionuar te gjithė te pranishmit ne salle. Dy autoreve ju uruam suksese ne ketė promovim dhe veprimtari letrare, te cilat vazhdojnė te zhvillohen ne kuadrin e aktiviteteve qe organizon lidhja e krijuesve dhe artisteve ne Gjermani. Njė surprize e vėrtetė ishte dhe inskenimi qe z Liman Zogaj, i kishte bere poezisė "Nga jam" (e Alma Papamihalit) se bashku me gjimnaziste te shkėlqyera Abelinda dhe Abetarja, te cilat me shume talent recituan kėto vargje nen tingujt e kėngės " Mall" te kėngėtares Shkurte Fejza.

Njė fjalim falėnderues pėr udhėheqjen e shkėlqyer te z. Liman Zogaj, pėr pjesėmarrjen e te gjithė krijuesve dhe dashamirėsve te letėrsisė, mbajtėn dhe autoret e kėtyre librave te rinj, qe ishin edhe personazhet kryesore te pasdites, z. Pal Sokoli dhe z. Shaban Cakolli.

Pas kėsaj ceremonie, u shpėrndanė libra dhe autograme nga autoret ne publik, u shkėmbyen disa mendime dhe pyetje rreth librave dhe anėtarėsisė ne lidhjen e shkrimtareve, u bene fotografi mes autoreve dhe publikut etj. Vlen te pėrmendet edhe ulja ne tryeze e shume anėtareve pjesėmarrės ne Lidhjen e Krijuesve ne Gjermani, te cilėt diskutuan disa pika kryesore, siē ishin numri i dyte i "Muzės Shqiptare", aktivitetet e ardhshme, sugjerime dhe propozime te ndryshme mbi organizimet dhe promovimeve te reja etj, si dhe pėrgatitje te organizimit, pėrgjatė festes se 28 Nėntorit. Me sa duket puna e shume krijuesve qe shkruajnė dhe punojnė ne mėrgim dhe kryesisht ne Gjermani, po vihet ne binaret e duhur. Megjithatė ne vazhdojmė te jemi te hapur pėr ēdo sugjerim, mendim apo anėtarėsi te re. Vetėm duke u bashkuar se bashku ne te tilla aktivitete kulturore dhe artistike, do mundemi te mbajmė te gjalle dhe te freskėt traditat dhe artin e mrekullueshėm shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 66
Age : 52
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

MesazhTitulli: Poezit me kane pelqyer   Mon Jan 12, 2009 3:13 pm

I nderuar zoteri, Cakolli




Kjo poezi me ka pelqyer shume, ashtu siē me kane pelqyer edhe te tjerat. Une kam vizituar forume te shumeta ne web faqe te ndryshme dhe pothuajse ne te gjithe kam hasur ne emrin tuaj ku keni bere shume postime me shume poezi te poeteve te ndryshem. Nje gje qe me ra ne sy eshte se ne te gjitha postimet ishin poezi pothuajse te njejta. Pse? A nuk kan keta poet edhe poezi te tjera apo ata nuk te japin leje per t'i postuar neper forume. Do te me kish pelqyer te lexoj edhe poezi te tjera. Sidoēoft te lumt.




shaban cakolli shkruajti:
KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Tue Jan 13, 2009 12:06 am

I nderuari zoti Shaban Cakolli!
Ju lutem komunikoni me mua, pasi ne prill, e pikerisht ne datat 2-5 ne Gjirokaster, Permet, Tepelene dhe Sarande do te zhvillohet nje Simpozium Nderkombetar me objekt "POEZIA BASHKEKOHORE", ku do te marrin pjese shume autore nga shume vende te botes..Eshte e mira qe te me ēoni nje curruculum vitae per ju dhe per ndonje poerfaqesuese a perfaqesues nga poetet e Gjermanise.
Me respekt
Kristaq F. Shabani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 23
Age : 58
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Fri Mar 15, 2013 8:52 am

jeta nuk ėshtė asgje tjeter vetem rrenė e trilluar nga goja e trilluesit .

thenje nga Begishe Gashi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
begishe_gashi@hotmail.com
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 23
Age : 58
Vendi : rezall skenderaj
Registration date : 13/02/2013

MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   Fri Mar 15, 2013 9:06 am

JETA NE MJEGULLA
Jetuam jetė ne mjegulla
me halle e derte
qdo gjė perjetuam
atdheun nuk e lshuam

mos mendo te kaluaren
se jeta te behėt hiq
mos jeto ne mjegulla
se jeta ėshtė e brisht

luften e perjetuam
qdo pllamb toke e shkelem
dath e zdesh gjurmet i lam
me lot e gjak token e lam

lotuam me lot ne sy
ata qe i deshem na i vran
na lan jeten ne mjegulla
me vuajtje e ne largesi

jetuam ne mjegulla
mjegullat u shendrruan ne shi
shiu u shendrru ne vershime
tėrė njerzit i kaploi
e pas te gjithave dielli rrezoi
e pas diellit duke rrezu
liria vendin e kish kaplu .Begishe Gashi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
NGA KRIJUESIT E LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE NĖ GJERMANI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: