Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Sat Nov 08, 2008 6:19 pm

Ferit RAMADANI :







URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!









(Flora Brovina : “Verma emrin tim “ poezi, Rilindja 1973, Prishtinė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Sat Nov 08, 2008 6:19 pm

Nė rrjedhėn e jetės, domethėnia pėr realitetin tė lidh me korrespondencėn e rėnie - ngritjeve! Tė lidh me anatemėn e me pėrgėzimin!Tė lidh me klimėn e tendosjes dhe me sfidimin! Tė lidh me ditėt e zeza tė robėrisė kur ka krijuar poetja, dhe me ato nėpėr tė cilat kalon kazamateve tė Sėrbisė! Ashtu siē ishte edhe e kaluara e popullit shqiptarė gjatė historisė sė luftėrave, kryengritjeve!Gjatė rėnjeve pėr liri!

Pikėrisht kėto fenomene pėrjetimesh dalin edhe nė shkėndijėn e parė tė tufės poetike tė Flora Brovinės, sot emėr i agimit tė ri qė hy nė binarėt e humanistėve e martirėve shqiptarė tė Kosovės legjendare qė ngadhnjeu nga gjithė tendenca stėrkeqe e degjeneruese e okupimit kriminal sėrbosllav!

Kjo substancė etike e kėtij shpirti krijues qysh nė daljen e saj tė parė me tufėn e artikulimit poetik, bart kėnaqėsinė e dhembjes nė mėnyrėn urdhėrore, tamam pėr ta bėrė saktėsimin se njė ditė nga pikėvėshtrimi i distancės, mbase, kur tė mungojė ajo, apo kur tė jetė e ndaluar nė rrethana asgjasimesh, pėr tė gjitha ato qė ndjen dhe paralajmėron, dhe, pėrkundėr gjithė asaj qė do tė ndodhė si katandi nė rritėn dhe lirinė e Atdheut, ngritet si pararojė mbrojtėse pėr tė artikuluar urdhėroren e saj pėr njė shenjėzim : Verma emrin tim!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Sat Nov 08, 2008 6:20 pm

Esenca e gjithė domethėnies sė titullit tė veprės poetike ėshtė njė zhvillim procesi! Karshi gjithė sistemit tė mbulimit me nėnshtrim, karshi gjithė sistemit qė do ta pėrgjumė e ta shfarosė njė komb , apo ta asimilojė , ajo bėn formėsinė e tij. Me njė fjalė, ajo paralajmėron zgjimin e ndėrgjegjes pėr t’u ngritur deri nė kushtrim pėr mbrojtje! Pėr prishjen e asaj natyre dhe tė raporteve jetėsore, poetja pėrpiqet tė sjellė shijen e gjallėrisė kombėtare, tė mobilizimit, tė bukurisė, tė trimėrisė, tė unitetit, tė dinjitetit, tė identitetit... ! Prandaj, shikuar nė kėtė pėrmasė , qysh atėherė, tufa poetike :”Verma emrin tim “ del si ngritje letrare tė bėjė harmonizimin nė zhvillimin jetėsorė apo, tė mbesė dėshmi pėr qenėsinė e mendjes dhe shpirtin e krijueses prej nga brezat do tė mėsojnė pėr legjendarėt dhe Kėshtjellat e pamposhtura tė Atdheut pėr tė cilat kėrkohej pavarėsi! Pėr atė qėllim poeten Flora Brovina - e mbajtėn tė mbėrthyer nė zėndanet sėrbosllave ! Se ajo, pėr atė qėllim e ka bėrė artikulimin e njė urdhėrorje pėr ringritje e mbijetim! Bile, si nė shkrimet e tufės poetike po edhe nė zėndanet sėrbosllave, e ka kthyer vėmendjen e botės ta dėgjojnė tek u thotė:

Po mė ndalėt mua nė zėndan - ndalni Kosovėn ! Dhe anasjelltas:

Po e prekni Kosovėn - Keni punė me mua!

Nė prizmin e kėtij frymėzimi nė tufėn poetike tė poezive “Verma emrin tim” dalin ciklet : “Vallja” dhe “Dashuri vashe”! Mbase nga shumė rrethana tė botėkuptimeve pėr ta shprehur domethėnien, pėr to, sėrish fitohet pėrshtypja e shumė kuptimeve . Ndėrsa pėr arsyen e zhvillimit tė realitetit kosovar, pėrshtypja e parė del se cikli “Vallja” dhe cikli “Dashuri vashe “ janė njė ngarkesė e kahmotshme e poetes e cila nė mėnyrė simbolike e bėn dallimin shumė ekspresiv qė intimisht e mbėrthen shqiptarin nė ato ēaste, e mbėrthen sikur e mbėrthejnė magjitė! Prandaj, nėse shqiptari ndonjėherė pėrjeton dehje tė plotė shpirtėrore, kurrė nuk ėshtė mė i dozuar se kur bėn hapat nė Valle! Bile, kurrė nuk ėshtė mė i dozuar se sa kur ndjen “Dashuri Vashe”!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Sat Nov 08, 2008 6:21 pm

Dy ngarkesa nėpėr tė cilat kalon prekshmėria frymėzuese e poetes e qė janė dhe shprehen njėkohėsisht si aktualiteti i prekshmėrive intime tė shqiptarėve, prej tė cilave dalin sa mė individualė e me identitet nė planin kombėtarė! Nė kėtė zhvillim tė kėsaj intime, poetja Flora Brovina ka vėnė hallkėn e ndėrlidhjes dhe ka bėrė urdhėroren : Verma emrin tim!

Kjo urdhėrore nuk ėshtė diktat qė peshon mbi shpatullat e kombit dhe tė Atdheut! Ėshtė Urdhėrorja pėr artikulim, kėnaqėsi e ringritje ! Ėshtė dėshira, dashuria dhe krenaria qė e ndjen ajo pėr Atdheun dhe pėr atė ajo shkruan nė “Voglushja ime poezi”, me tė cilėn nis tufėn e pėrmbledhjes “Verma emrin tim”.

“E gjeni nė mesin e fėmijėve

nė buzėqeshjet , nė lodrat e tyre



e gjeni te shoqet e mia

krenare pėr ditėn qė do tė vijė



e gjeni nė pranverė me lulet

tė heshtur, tė pastėr si lulebora...



Gatishmėria pėr tė bėrė pikėtakimet me tė, siē do ta titullojė “Voglushja ime poezi” - Kalanė e madhėshtisė krijuese, poetja Flora e pasqyron njė realitet faktik qė bart natyrėshmėrinė, krenarinė, pastėrtinė...! E kjo veēori bartjesh ėshtė mesazh kundėrshtimi ndaj gjithė atyre qė zhvillimin shqiptar si tėrėsi, qoftė edhe atė krijues, pretendojnė ta shfaqin si artificial, bile e quajnė tė sforcuar! Prandaj, poetja me njė maturi dhe natyrėshmėri ua ka bėrė shumė faktike pėr t’ua pėrmbysur gjithė prapavinė dhe qėllimet atyre qė vardisen me djallėzi dhe pėrpiqen tė nėnshtrojnė!



“Njė rreze drite nė dorė mban

- bėn dritė atje ku fle terri”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Sat Nov 08, 2008 6:22 pm

Megjithatė, nė kategorinė e shpalimit ajo pėrveē simboleve e metaforave bėn theksimin profetik kur shkruan poezinė “Balada e saj”. Pikėrisht gjithė linjat e manifestit vendosės i ndal nė tabanin e pėrhershėm : VENDI:

Imi,

Yti

Yni

Nė shekullin XX.



Kjo ndėrhyrje ka bėrė zbėrthimin e linjave qė ndeshen pėr ta pėrcaktuar fatin, prej nga mund tė dihet me saktėsi se do tė pasojė nė fund tė shekullit XX .Atėherė edhe me Vendim - Vendi - Atdheu, do tė jetė i lirė, e do tė na takojė ne! Kjo jehonė kaq kėmbėngulėse e poetes Flora Brovina, del e bėhet po aq bindėse nė poezinė qė mban titullin “Verma emrin tim”.



Nėse e di si kėndoj kėngėn mos ma ndal

Nėse lotėt i urren e di se unė nuk qaj

qyqen nuk e kam fis



Gjithė ky sfond ideor i shprehur nė formė pyetje- pėrgjigjeve, ka lindur brendinė e dy botėrave kundėrthėnėse , nė realitet, nė brendinė e poezisė ato bėjnė garėn e nėnshtrimit dhe tė ēlirimit! Nėse bota e parė, i di pėrcaktimet e vendosjes dhe pėrpiqet t’i kanalizojė vetėm fenomenet e ligėsisė; fenomenet e diktatit mbi zhvillimin, fenomenet e mallkimit, bota e dytė bėn pėrcaktimet e qėndrimit ku nė tė njėjtin pėrqėndrim ėshtė edhe transheja e poetes dhe nė emėr tė tė shtypurve pėrgjigjet! Nė realitet aty ėshtė mbijetimi! Ėshtė bota e kėrkimit tė lirisė! Bota e tė qėndruarit pa lot edhe nė tragjedi! Bota heroike e njeriut dinjitoz qė e ka tė vėshtirė dhe kurrė nuk e bėn anatemėn! Gjithė ky bullar ndijimesh e ngrit pozicionin moral e krijues tė tabanit kombėtarė tė Kosovės , por njėkohėsisht e ngrit qenėsinė dhe ndjenjėn e vetė poetes e cila me tundim e me batėrdi shkruan pėr “Nata e kobeve”



Atė natė edhe Hėna qau

si nėna nė zi

atė natė vdiq Ganimeti

u fik njė dashuri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Sat Nov 08, 2008 6:23 pm

Nėse nė bilansin jetėsorė tė faturės sė ngjarjeve hyjnė e pėrmbėlidhen ato net ku “u fik njė dashuri” patjetėr Kosova do tė ishte shfaruar. Por, e vetėdishme pėr gjithė kėtė poetja duke u prek thellė nga dhembjet, njėkohėsisht ndjen edhe krenari pėr “ Shokėt e babait tim”

Ishit sa unė sot

ishit sa shokėt e mi

ju shokėt e babait tim

ishit e sot s’jeni...

u bėtė pėrmendore, emra

shkolla, rrugė, fabrika...



Ky tjetėrsim i tyre , nė realitet ka kaluar nė pėrjetėsi. Atje ku nuk ka asnjė mekanizėm qė mundet t’i zhbėjė dhe t’i mposhtė. Prandaj edhe Flora Brovina e frymėzuar nga shumė rrethana tė atilla nė poezinė “Vallja “ do tė shkruaj:

E di njė valle e di njė valle tė madhe

do t’ju pėshpėris tė gjithėve

e di njė valle pa daulle e tupana...



Nėse rikujtojmė kohėn kur ka dalė nga botimi vetė pėrmbledhja e poezive, pikėrisht kohėn kur ėshtė shkruar, mund tė konstatojmė se poetja duke i parė gjithė zhvillimet e njė realiteti tė atillė ka pasur parandjenjėn se raportet e tilla do ta sjellin qė:

e di njė valle me shoqet e mia

do ta hedhim tė madhe

nė ditėn qė do tė vij.



Nė damarėt e poetes gjithkah trokit njė agim i ri. Gjithkah del e shenjėzohet njė ditė e re! Njė mėngjes! Pikėrisht pėr ato ajo ka shumė shpresė dhe pandalur rrugėton . E pas saj jo vetėm urdhėrorja pėr artikulim kėnaqėsie e ringritjeje “Verma emerin tim”, por ec edhe intima e shprehur nė mall e gjithė popullit si nė vargjet e poezisė miniaturale tė saj : E mėshehura

Nė njė kuti tė vogėl

i mėsheha ca dėshira

E ruaj fort e fort timen

tė voglėn

kėtė botė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:17 pm

FLORA BROVINA, PORTRET I NJE LUFTETAREJE


TitulliFLORA BROVINA, PORTRET I NJE LUFTETAREJE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:18 pm

Shkruajtur ngaEDI
Tetė vjet pas luftės, Kosova nuk ėshtė mė e rrėnuar. Sigurisht, kur kalon pikėn kufitare tė Morinės nuk sheh mė shtėpitė e djegura dhe blozėn e zezė; janė zėvendėsuar nga ndėrtime tė reja. Por shtėpitė e rindėrtuara nuk mund tė fshehin pasojat e luftės. Jo rrallėherė, buzė rrugėve piketat tė lajmėrojnė pėr zonat e minuara. Pėrmendoret pėr luftėtarėt e UĒK-sė tė shoqėrojnė pėrgjatė gjithė rrugėtimit pėr nė Prishtinė. Aty ku era e ndryshimit ka mbėrritur prej kohėsh, por ku pasojat e masakrave serbe janė ende tė dukshme. Sepse teksa ecėn rrugėve tė Prishtinės, portrete njerėzish tė zhdukur qėndrojnė tė varur pėrpara institucioneve qeveritare pėr t’u identifikuar. Ndėrsa lajmet flasin pėr dhjetėra viktima tė tjera, zbuluar nė varret masive.

Njė ndėr kėto viktima mund tė kishte qenė edhe ajo. Por Flora Brovina arriti tė mbijetojė. Aktivistja e luftės sė UĒK-sė dhe mjekja e njohur kosovare Flora Brovina, e persekutuar pėr mėse dy vjet nė burgjet serbe, u quajt nga militarėt serbė “terroriste” sepse ndihmonte nė mal luftėtarėt. Bashkėpunimin e saj me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės e nisi sė bashku me disa gra, tė cilat punonin triko dhe dėrgonin ushqime nė male, nė njė situatė tė ngjashme me skenat e filmit “Dimri i fundit”. Flora rrėfen se shumė prej trikove ruheshin ende dhe menjėherė tregon tė palosura nė disa rafte, trikot shumėngjyrėshe qė tė krijojnė njė emocion tė veēantė. Aq mė tepėr kur krah pulovrave pėr luftėtarėt qėndrojnė dhe bluza, kapuēa dhe ēorape me pėrmasat e njė kukulle. “Kėto i kemi punuar pėr bebet qė lindnin nė male”, thotė mjekja. Sipas saj, shumė vajza qė kanė luftuar pėr ēlirimin e Kosovės, lindėn nė male dhe foshnjat e tyre nuk kishin asnjė lloj ndihme. Pėr tė siguruar lėndėn e parė pėr thurjen e trikove, gratė kėrkonin ndihmėn e miqve pasi, ta blinin atė nė sasi tė mėdha rrezikonin tė zbulonin misionin e tyre. “Kishim shumė njerėz qė na dhuronin triko tė vjetra. Ne i shqepnim dhe i thurnim tė reja, ndėrsa njė pjesė tjetėr tė leshit pėr triko e merrnim nga ndihmat qė shkonin tek shoqatat e grave”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:18 pm

Edhe dėrgimi i trikove nė mal ishte pjesė e luftės. Brovina thotė se pėr t’i dėrguar nė mal punėt e dorės, ishte mė e lehta punė sepse shumė nga gratė ishin dhe pjesė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, megjithėse tė paveshura me rrobat e ushtarit. “Shumė herė jemi ngjitur edhe vetė nė male duke udhėtuar mbi kuaj apo gomerė tė ngarkuar me ndihmat pėr luftėtarėt.” Angazhimet e Brovinės si aktiviste e luftės, megjithatė ranė nė sy dhe sollėn pushimin nga puna si mjeke pediatre. “Sapo hyra nė zyrė atė ditė, mė komunikuan pėrpara stafit lirimin nga detyra dhe mė kėrkuan tė zbrazja tryezėn”, thotė Brovina. Tashmė njė mjeke pa spital, nė mėnyrė ilegale ajo do tė shėronte me qindra shqiptarė tė plagosur duke shėtitur nga njėri fshat nė tjetrin.

Por lėvizjet e saj nuk i shpėtuan UDB-sė, shėrbimit tė fshehtė serb, agjentė tė tė cilit mė 20 prill tė vitit 1999, e arrestojnė nė banesė. Flora Brovina dėnohet me 12 vjet heqje lirie. Edhe pse nuk dėshiron tė kujtojė asnjė minutė nga e kaluara e saj, luftėtarja nuk mund tė fshijė lehtė nga memoria ditėn kur nė duar i vendosėn prangat e ftohta. Jetonte e vetme nė katin e parė tė njė ndėrtese pesėkatėshe. “Ca njerėz mė ndaluan, ndėrsa shkoja pėr nė banesėn time. Ishin civilė me rroba tė zeza dhe pastaj se ku mbinė me dhjetėra policė tė tjerė. Mė rrethuan, mė bastisėn shtėpinė dhe nė mbrėmje u burgosa nė burgun e Prishtinės”. Ishte luks t’u kėrkojė atyre njerėzve njė mandat arresti apo akuzėn pėr tė cilėn arrestohej. Tė vetmet akuza qė iu drejtuan asaj sa herė pyetej nė hetuesi, ishin cilėsimet si “prijėse e UĒK-sė, organizatore e luftės dhe anėtare e grupit terrorist”. Prej burgut tė Prishtinės, Flora Brovina do tė zhvendosej drejt burgjeve serbe nėn masa tė rrepta sigurie. Fillimisht ajo u izolua, ndėrsa mė pas ndau qelinė me gra e vajza shqiptare tė cilat vuanin dėnimin si robinja lufte apo si pėrkrahėse tė luftės pėr pavarėsi. “Torturat brenda burgjeve serbe ishin nga mė tė ndryshmet. Shpesh herė gardianėt luanin me mua ruletėn ruse dhe fati mė ka shpėtuar nga vdekja, ndėrsa me dhunė ata mė detyronin tė shihja pushkatimet e bashkatdhetarėve tė mi nė sheshet e ekzekutimeve. Duke i parė njerėzit tė plagosur, tė masakruar, me koka e pa koka, nuk ishte mė e rėndė tortura ndaj meje, por kur torturonin dikė tjetėr nė sytė e mi”. Pėr Florėn, torturat do tė ishin akoma mė ē’njerėzore kur i detyronin tė kryenin nevojat personale brenda pesė minutave. Pėrpara njė WC-je tė vetme, tre apo katėr tė burgosura nuk mund t’i kryenin nevojat pėr njė kohė kaq tė shkurtėr. “Brenda burgut patėm dėgjuar se racioni i ushqimit qė u jepej burrave ishte mė i pakėt se ai i grave. Ndaj jo pak herė kemi qėndruar pa ngrėnė pėr tė mbledhur ushqimin e pakėt dhe pėr tė ndihmuar ata qė tė mbijetonin”. Lirimin nga burgu, Brovina e mendonte pėrditė e mė rrallė. Por shpresat asnjėherė nuk i pati humbur. Sa herė qė ndodhej e vetme, krijonte nė mendjen e saj ēdo lloj iluzioni. Nga momenti nė moment ajo priste qė brenda burgut tė binin bombat e NATO-s prej tė cilave do tė shpėtonte apo do tė vdiste.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:19 pm

“Njė ditė mė marrin prej qelisė pa mė thėnė asnjė fjalė. Mendova se do tė mė ekzekutonin, por papritur mė thanė qė do tė lirohem. Atė ditė jashtė burgut po ndodhnin protesta tė mėdha. Do mė pyesni nėse isha e gėzuar ditėn e lirimit. Jo, sepse nė burgjet serbe po lija shumė djem dhe vajza qė ishin burgosur sė bashku me mua”. Teksa largohej prej burgut nė tė cilin kishte kaluar ditėt mė tė dhimbshme tė jetės, Flora Brovina ndjehej e mallėngjyer. Ajo po i afrohej njė Kosove tjetėr, tė cilėn nuk e kishte njohur kurrė mė parė. Ishte Kosova e lirė.

“Ditėn qė dola nga burgu, ndjeja njė gėzim nė zemėr. Sapo shkela nė tokėn time, me qindra njerėz mė prisnin duke brohoritur emrin tim. Kurrė s’e kisha menduar qė do tė kthehesha e gjallė nė Kosovė”. Me kėtė mirėnjohje i’u drejtua Brovina bashkėkombėsve tė saj ditėn e lirimit nė nėntor tė vitit 2000. Vitet e burgut e kishin ndarė Flora Brovinėn jo vetėm nga Kosova dhe familja, por mbi tė gjitha nga dhjetėra fėmijė jetimė, tė cilėt jetonin nė institutin qė ajo kishte ēelur nė vitin 1998.

Dhe Flora na drejton aty, pėr tė njohur fėmijėt jetimė. Qendra pret ēdo ditė rreth 50 fėmijė. Sipas Brovinės, mė parė nė kėtė qendėr janė strehuar 400 fėmijė, ndėrsa aktualisht janė 250. Kjo pasi shumė prej fėmijėve janė rritur ose janė kthyer nė shtėpitė e tyre pas luftės. Tė qetė, fėmijėt vizatojnė dhe kėndojnė, por ndėrsa kujtojnė vitet e luftės nė sytė e tyre nuk mund tė fshihet dhimbja. Mjekja thotė se njė pjesė e fėmijėve qė janė kuruar nga traumat nė kėtė qendėr, sot nuk jetojnė. Ndėrsa pjesėn tjetėr tė fėmijėve me tė cilėt fati u tregua bujar, mėsuesit pėrpiqen dita-ditės t’i integrojnė nė jetėn normale. Nė tė gjithė Kosovėn mendohet tė kenė mbetur jetimė pėr shkak tė luftės, rreth 50 000 fėmijė. Ndėrsa 20 000 tė tjerė u pėrkasin grave shqiptare tė pėrdhunuara nga ushtarėt serbė. Kaq vjet pas pėrfundimit tė luftės, Kosova nuk ka ende institucione publike pėr strehimin dhe kujdesin e fėmijėve jetim. Madje nuk ėshtė hartuar as kuadri i nevojshėm ligjor. Sipas Brovinės, sot deputete e Partisė Demokratike tė Kosovės, nė parlament ėshtė kėrkuar vėmendja e shtetit pėr kėtė kategori shoqėrore. “Nė rend tė ditės nė komisionet parlamentare janė shumė ligje pėr t’u diskutuar lidhur me kėtė ēėshtje, por me njė fjalė nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr fėmijėt jetimė tė luftės”. E njohur nga populli i Kosovės jo vetėm si mjeke, por edhe si njeri i penės, Brovina tregon se nė burg ka shpėtuar shumė prej krijimeve tė saj, duke pėrdorur njė fije shkrepėse si penė dhe hirin e cigares si bojė. “Kur mė arrestuan, fillimisht mė kanė burgosur lapsin dhe pastaj mua”, thotė poetja e cila sot numėron me dhjetėra botime nė gjuhėn shqipe dhe atė tė huaj. E vlerėsuar nė mbarė arenėn ndėrkombėtare si humaniste, mjeke apo poete, Flora Brovina rreshton njė numėr tė madh ēmimesh.

Teksa largohesh nga shtėpia e Flora Brovinės, nė katin e parė tė asaj ndėrtese pesėkatėshe ku vite mė parė e patėn arrestuar, tė duket sikur nga momenti nė moment do tė dėgjosh bombat e NATO-s. Radioja e makinės, ndėrsa marrim rrugėn e kthimit, buēet papritur me njė kėngė sllave. Duke sharė nėn zė, shoferi ndėrroi stacionet, derisa u dėgjua zėri i njė spikereje, “Kjo ėshtė radio Dukagjini…”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:22 pm

Flora Brovina
E marte, 13-02-2007, 09:57pm
Flora Brovina u lind mė 30 shtator 1949 nė Skenderaj. Shollėn fillore dhe tė mesme ajo i kreu nė Prishtinė. Studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė i mbaroi po nė Prishtinė. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, mė tregon se Flora normalisht erdhi nė Fakultet e hipur mbi njė motocikletė tė tipit "Vespa", diēka mė shumė se e rrallė nė atė kohė, shėnimi i Ullmarit). Njė kohė (1973-1981) punoi gazetare mė tė pėrditshmen ”Rilindja” nė Prishtinė. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:23 pm

Verma emrin tim


Nėse mė njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nėse e di emrin tim mos mė thirr fluturim
Nėse mė ke parė – e di kush jam
i kam krihet e thėllėzės
nėse e di kush jam mos mė thėrrit thėllėzė

Nėse ke dėgjuar kėngėn time – e di si kėndoj
vėlla e kam bilbilin
nėse e di si kėndoj kėngėn mos ma ndal

Nėse lotėt i urren – e di se unė nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nėse e di se nuk qaj mos mė thuaj se nuk ndjej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:24 pm









Autorėt F » Flora Brovina
Liria


Liria
Fluturim zogu
Nė dritare

Zgjim mėngjesi
Duar hapur

Ėshtė
Hėnė
Prapa grilave
Liria
Erėgruri
I porsakorrur

Lojė e fėmijėve
Gaz e vaj

Ėshtė
Grua
E ēliruar nga barra

Liria
Foshnjė kuqėrreme
Nė parzėm nėne

Si duket oh si duket
Liria
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   Fri Nov 14, 2008 11:25 pm

Gruas


ē’ruan
nė zbehtėsinė e fytyrės
nė aneminė e fjalės
ē’fsheh

barrėn e dhjetė
apo vitet e tua

ē’ruan
nė zbehtėsinė e fytyrės
zėrin e t’yt shoq
apo nė pėrkėdhelje tė humbur

ē’ruan nė aneminė e fjalės
kėngėn e heshtur
apo njė pranverė tė sosur

ē’ruan
kur pėrkund kohėn nė djep
ē’ruan
ē’fsheh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
URDHĖRORJA PĖR ARTIKULIM KĖNAQĖSIE DHE RINGRITJEJE!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: