Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tymnaja për Skenderbeun

Shko poshtë 
+3
Nezir Myrta
Orfe@
Kristaq F. Shabani
7 posters
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyTue Nov 11, 2008 10:59 pm

Një lajm tymnajë i përhapur kohët e fundit për Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroi ynë kombëtar, i cili deri tashmë nuk ishte goditur apo prekur, pasi historiografët, kronikanët , shkrimtarët, studiuesit e mirëfilltë kanë realizuar shumë vepra të mëdha dhe dihet gjenialiteti i tij në të gjitha fushat, por veçanërisht në atë ushtarake, në betejat e zhvilluara prej tij, sipas taktikave të kohës dhe risive të treguara në artin e tij. Tashmë del një “albanolog” gjerman tridhjetëe pesëvjeçar, i cili me librin e tij “përgënjeshtron” historinë e madhe dhe famën e shpërndarë në Evropë të Heroit. Paçka se ne nuk e kemi lexuar librin , i cili u servir si hidhësirë në kanalet televizive shqiptare, ne kemi të drejtën të reagojmë, pasi pas mbi pesë shekuj na thënkërka se Skënderbeu , nuk është ai që paraqitet në atë madhështti e përmasë. Mos ndoshta argumenti që jep “studiuesi albanolog gjerman qenkërka i vërtetë? Ku janë studiuesit shqiptarë, të cilët vijojnë të jenë të plogët, të mos thonë asgjë, të jenë belbakë, të mos përdorin kundërargumentin e bazuar historik, por t ë tronditen kaq turpësisht. Servirje të tilla të “artit kulinar historik” janë të dëmshme dhe nuk kanë asnjë forcë kalorike në inteligjencën e pjesës së shëndoshë të kombit shqiptar. Është e mira që gjithë forumistët të japin mendimin e tyre për këtë figurë të madhe të Kombit… Ismail Qemali “goditet” nga vetë shqiptarët dhe tashmë një albanolog i ri gjerman “nëpërkëmb” figurën e Gjergj Kastriotit . Ardian Klosi shpjegon…S’dimë se çfarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyWed Nov 12, 2008 1:46 am

Tymnaja për Skenderbeun Skanderbeg
Nga kjo qe shkruhet ketu ne teme ky shkrimtar  Gjergj Kastrioti na del si nje personazh totalisht negativ per shqiperine dhe popullin shqiptar, epo e habitshme !
tani me thoni ju lutem si eshte e mundur qe nje personazh i tille pas kaq e kaq shekujsh akoma permendet dhe nje bote e tere e njeh per vlerat e tij..

Oliver Jens Schmittit. Keto jane ata muta shkrimtare qe si njeh askush, dhe me do palavoza shkrimesh duan te behen te famshem, hecni e shperndani ne rrjetin e internetit kete m.ta pedofle

GJERGJ KASTRIOTIN e njoh dhe e njeh nje bote e tere !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyWed Nov 12, 2008 7:08 am









Mittelalterliches Bulgarien,
Byzanz und Europa




Internationale
wissenschaftliche Tagung



anlässlich
des 70-järigen Jubiläums von Prof. Vasil Gjuzelev




Oliver Jens Schmitt

Skanderbeg
und die Slawen im makedonischen Raum



Kurzfassung
Der ein Vierteljahrhundert (1443 - 1468) währende
Kampf Georg Kastriota Skanderbegs gegen die osmanische Expansion auf dem Balkan
ist in seiner Interpretation in den südosteuropäischen
Nationalhistoriographien nicht unumstritten. Allgemein wird er als rein ethnisch
albanisches Phänomen aufgefasst. Im Vortrag soll der Versuch unternommen
werden, auf Grundlage einer Analyse der erzählenden Quellen, osmanischer
Steuerregister und archäologischer Befunde die erste Phase von Skanderbegs
Kriegen (1443 - 1448), die sich im wesentlichen im westlichen Teil des heutigen
makedonischen Staatsgebietes abspielte, zu deuten. Dabei soll die These
herausgearbeitet werden, dass es sich bei dieser ersten Phase um einen von der
gesamten orthodoxen Bevölkerung (Albaner, Slawen, Vlachen) der Region
Debar/Dibra getragenen Aufstand handelte. Erst mit der Eroberung der Burg
Svetigrad durch Sultan Murad II. (1448) verlagerten sich die Kämpfe in das
kompakte albanische Siedlungsgebiet im heutigen Mittelalbanien und gewannen
damit eine neue Qualität.



*****
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyWed Nov 12, 2008 2:32 pm

[quote="Nezir Myrta"]



Mittelalterliches Bulgarien,
Byzanz und Europa




Internationale
wissenschaftliche Tagung



anlässlich
des 70-järigen Jubiläums von Prof. Vasil Gjuzelev




Oliver Jens Schmitt

Skanderbeg
und die Slawen im makedonischen Raum



Kurzfassung
Der ein Vierteljahrhundert (1443 - 1468) währende
Kampf Georg Kastriota Skanderbegs gegen die osmanische Expansion auf dem Balkan
ist in seiner Interpretation in den südosteuropäischen
Nationalhistoriographien nicht unumstritten. Allgemein wird er als rein ethnisch
albanisches Phänomen aufgefasst. Im Vortrag soll der Versuch unternommen
werden, auf Grundlage einer Analyse der erzählenden Quellen, osmanischer
Steuerregister und archäologischer Befunde die erste Phase von Skanderbegs
Kriegen (1443 - 1448), die sich im wesentlichen im westlichen Teil des heutigen
makedonischen Staatsgebietes abspielte, zu deuten. Dabei soll die These
herausgearbeitet werden, dass es sich bei dieser ersten Phase um einen von der
gesamten orthodoxen Bevölkerung (Albaner, Slawen, Vlachen) der Region
Debar/Dibra getragenen Aufstand handelte. Erst mit der Eroberung der Burg
Svetigrad durch Sultan Murad II. (1448) verlagerten sich die Kämpfe in das
kompakte albanische Siedlungsgebiet im heutigen Mittelalbanien und gewannen
damit eine neue Qualität.


Skënderbeu u kthye kundër sulltanit për të marrë hakun e babait

"Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë".


Tymnaja për Skenderbeun Skanderbeg



Nga Alma Mile 

Ai është sundues, kërkon të arrijë qëllimet e tij me çdo kusht, edhe me dhunë, por është edhe shumë karizmatik. Të thjeshtët e duan, fisnikëria e ka halë në sy. Një këmbyes fesh, nuk është edhe aq i besueshëm. Nga i krishterë u bë mysliman e më tej sërish i krishterë. I pabesueshëm dyfish. Diplomat dhe njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja. Të gjitha këto dëshmohen në librin më të fundit të historianit Oliver Jens Schmitt, "Skënderbeu". I ulur përballë historianëve shqiptarë të Mesjetës, por edhe monumentit madhështor të Skënderbeut në pavijonin e Mesjetës, në Muzeun Historik Kombëtar, 36-vjeçari Schmitt, përmes përkthimit mjeshtëror të Ardian Klosit, sjell një këndvështrim për këtë figurë, të pranuar nga historiografia evropiane, si një nga figurat më të rëndësishme të kohës, bashkë me Huniadin dhe Drakulën. Historiani thotë se nuk është qëllimi i tij të çmitizojë Skënderbeun, por të plotësojë figurën e tij me të tjera dokumente të pashfrytëzuara më parë. Përmes një materiali dokumentar, të bollshëm, të qëmtuar në arkivat e Dubrovnikut, Milanos, Mantovës, Romës, Parisit, Barcelonës, etj., Schmitt na e paraqet Skënderbeun, jo si njeriun që bashkoi rreth vetes princërit shqiptarë e luftoi kundër turqve, por si udhëheqësin, që e kishte të vështirë të bënte pakte paqësore me fisnikët e tjerë të Arbrit. Dokumentet e paraqitura në libër dëshmojnë për mërira dhe armiqësira me familjet më të mëdha, duke nisur që me Aranitët, nga ku mori gruan e tij Donikën, Muzakajt, Topiajt, Balshajt. Shumë i internoi, u mori tokat. Besueshmëria tek Skënderbeu ishte shumë e brishtë. Shumë e tradhtuan, u bashkuan me turqit, ndërsa kishte shumë të pakënaqur. Por ajo që "trondit" më shumë është teza e hedhur mbi kryengritjen e Skënderbeut, arratinë e tij nga Danubi dhe kundërvënia ndaj turqve. Në bazë të një dokumenti, Schmitt argumenton se nuk bëhet fjalë për "çlirimin e mëmëdheut", por për hakmarrje personale. Kur figura e Skënderbeut vazhdon të glorifikohet, materialet që ofron Schmitti, nuk mund të mos ngjallin debate. Ende pa u lexuar libri, historianët shqiptarë e dhanë mendimin e tyre pro dhe kundër.


Skënderbeu sipas Oliver Jens Schmittit 

Hakmarrja 
"Më 10 janar të vitit 1454 dy diplomatët milanezë Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnë zotërisë së tyre, dukës Francesco Sforza të Milanos, për pritjen që i kishte bërë papa Nikollë V një bajlozi të Skënderbeut. Kjo ndodhi pak më shumë se gjysmë viti pas rënies së Kostandinopojës, kur krejt Italia ishte si në ethe dhe fuqitë, që si zakonisht veç grindeshin me njëra-tjetrën tani po punonin për një "ligë italiane", e cila u realizua me të vërtetë në paqen e Lodit po atë vit. E pra në këto rrethana erdhi para papës i dërguari i Skënderbeut dhe njoftoi se "për arsye të urrejtjes personale që ai (Skënderbeu) ushqen kundër turkut, meqë ky Turk ka vrarë babanë e zotërisë, ky zotëri (Skënderbeu), ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut (Mehmeti II)". Kështu zgjidhet edhe rebusi, shpjegohet mosbesimi i sulltanit, kryengritja e Skënderbeut. Ivan Kastrioti pra, më 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga një vdekje e natyrshme, por ishte vrarë me urdhër të Muratit II. Si shkak mund të hamendet që urëtrazuesi i vjetër do të kishte përgatitur ndonjë rebelim të ri, e me të vërtetë ai vazhdonte të mbante lidhje të ngushta me Venedikun, kishte kërkuar gjithashtu të drejtën e qytetarisë venedikase, për të bijtë Stanisha dhe Gjergj, këtë qytetari e kishte kërkuar edhe në Raguzë. Me mëkëmbësin venedikas të Lezhës, Pasquale Gradenigo, ai pak para se të vdiste kishte pasur marrëdhënie tejet të përzemërta; venedikasit e quanin "një mik të shkëlqyer". Nga këndvështrimi i osmanëve kjo përbënte arsye të mjaftë për ta hequr qafe këtë njeri të rrezikshëm një herë e mirë. I biri, Iskënderi, i cili në sy të osmanëve nuk ishte i ngatërruar drejtpërdrejt në ndonjë përbetim, u largua menjëherë nga atdheu i të parëve. Është e paqartë nëse Skënderbeu e mori vesh vrasjen aty për aty, apo ndoshta më pas. Por sidoqoftë së shpejti do të mendonte për hakmarrje. Po të keni parasysh se e drejta zakonore e arbërve gjallonte qysh në mesjetë, ai s'kishte tjetër rrugë përveçse të ruante nderin e tij. I duhej të merrte gjak nga ajo familje që kishte derdhur gjak: kjo ishte dera e Osmanëve. Në vend që të rrëmbehej në ndonjë veprim të pamenduar, Skënderbeu luajti në mjeshtërinë e kamuflimit, e cila ishte mjaft e përhapur në oborrin e Osmanëve, me të krishterët e shumtë që ishin shtrënguar të ndërronin fenë e tyre. Biografë të më vonë janë të një mendje në pohimin e tyre, se ai ishte mjeshtër për t'i fshehur mendimet e tij të vërteta. Kështu Iskënderi i ashtuquajtur besnik shkoi në Danub dhe priti me durim derisa të vinte çasti i volitshëm....

Deri më sot mbetej e panjohur për ç'arsye ishte vrarë në mënyrë kaq të llahtarshme, së bashku me fëmijët e vet, biri i dashur i Muratit. Bajlozi i Skënderbeut në Romë ishte i vetmi njeri, që ka folur ndonjëherë për këtë gjë: Alaeddin Ali Çelebiu kishte rënë viktimë e një përbetimi, ku fijet kryesore i luante Skënderbeu. Por a mundej vallë një mëkëmbës në Nikopojë ta drejtonte i vetëm vrasjen e një princi trashëgimtar, i cili për më tepër ndodhej në Anatoli, ndërkohë që Kara Hidr Pasha pa dyshim ka vepruar pas një urdhri nga oborri? Kjo është me pak gjasë e i dërguari i Skënderbeut u shpreh edhe që zoti i tij kishte vënë të vrisnin vëllanë e padishahut, e pra komplotin nuk e kishte udhëhequr ai vetë. (fq 58-60) 


Taktikë lufte? 
"Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë. Shumë prej tyre ishin malësorë të mësuar me mungesat, por që sipas zakonit të vjetër, zbrisnin poshtë në fusha për të furnizuar familjet e tyre me grabitje. Këto doke u ruajtën deri në fillimet e shekullit 20. Kalorësit e shpejtë nga malet i kishin qejf shpeditat grabitëse, ku mund të vinin përpara bagëtinë e rrëmbyer. Grabitjet bëheshin kryesisht kundër territoreve osmane, por edhe ato venedikase nuk u kursyen. Pak javë pas fillimit të kryengritjes banorët e Lezhës njoftonin se "njëfarë Jeorgius Castriot ka kryer shumë grabitje e vazhdon të grabitë bagëtitë e tyre e të marrë rob gratë dhe fëmijët e tyre" (Acta Albaniae Veneta) (fq 159). 

Marrëdhëniet me fisnikërinë 
"Ai mëtonte të bëhej zot në të gjithë vendin", ankohej Joan Muzaki. 
Shkruante Joan Muzaki: "Ai zuri rob zotin Joan dhe zotin Gojka Balsha dhe i dërgoi ata te mbreti ferronte Plaku në Napoli, që ky t'i mbante robër, e pastaj ua mori sundimet që ndodheshin midis Krujës dhe Lezhës, dua të them tokën e Misias"

Muzakajt dhe Topiajt, Skënderbeu i fyeu keqas, pasi e detyroi kreun e Topiajve, Muzakë Topinë, që të dëbojë gruan e tij të parë, nga familja Muzaka, e në vend të saj të martohet me Mamica Kastriotin. Për një familje e cila, siç njofton Demetrio Franko (Dhimitër Frëngu) e quan veten Karloviçi, "e cila në sllavisht do të thotë lavdiplotë, apo djemtë e Karlit, pasi e kishin prejardhjen nga dera mbretërore frënge", ky ishte një turp i padëgjuar. Kronisti fisnik Musachi ankohej: "Ai nuk druhej as para Zotit, as para ndonjë gjëje tjetër, as para djemve që kishin ata". Për fisnikërinë, Skënderbeu kishte thyer rendin hyjnor, nderin dhe emrin e dyerve të moçme. E drejta e vjetër përballej me padrejtësinë e këtij homo novus të dhunshëm. (fq 193) 

Tradhtia 
Më 1457 bajli venedikas i Durrësit njoftonte: "Atë e kanë lënë të gjithë komandantët e vet, të cilët kanë kaluar te Turku". Nëntë vjet më vonë "Skënderbeu, kur mori lajmin e nisjes në marshim të armiqve, nuk u besonte më komandantëve të vet të kështjellave, pasi e dinte se ata do t'i nënshtroheshin të nipit; ndaj dhe i shkarkoi, duke i zëvendësuar me të tjerë, të cilëve ua mori pronat e gratë e fëmijët i dërgoi si pengje në Kalabri. Mirëpo komandantët e kështjellave, të cilëve u ishin marrë kështjellat e tyre e siç thuhet për shkak të frikës nga turqit, që kishin mbërritur në vend, ishin arratisur, Turku, kur pa dështimin e vet, dha urdhër t'i ekzekutonin. Nipin e Skënderbeut, atë që kishte treguar rrugën dhe e kishte këshilluar, ai urdhëroi ta shkonin në hu...". Kjo letër e Agostino Patrizi Piccolominit e vitit 1466 zbulon, se sa e dobët ishte lidhja e besnikërisë me Skënderbeun, sidomos te fisnikët, mbas më shumë se dy dhjetëvjeçarësh luftë. Vetëm marrja peng dhe shantazhet i siguronin ende besnikëri Kastriotit, edhe shpronësimi që u bënte pronave të rebelëve i shërbente si shembull tmerrues. Ndërsa në familjen e vet ai nuk ishte në gjendje të mbante këtë trysni. Përsëri iu desh të shihte tradhtinë e një burri nga rrethi më i ngushtë. Tradhtarët gjendeshin në mjedisin më të afërt të Skënderbeut. (fq 220-221) 

Fati i heroit 
Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh dhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. Mirëpo ishte pikërisht vullneti i Kastriotit për fitore ai që tek e fundit i tërhoqi malësorët drejt rrënimit. Sfidës së padëgjuar të ish-oficerit të tyre dezertor sulltanët i ishin përgjigjur me një ashpërsi të panjohur më parë. Kushtu, jeta dhe kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua dhe u shpopullua nga osmanët. Është gati emblematike vetmia e Skënderbeut në ditët e tij të fundit: hakmarrësi i t'et, kundërshtari i dy sulltanëve, atleti i krishtit, Aleksandri i Ri u ndodh vetëm mbi rrënojat e veprës së tij. /gazeta panorama/

Kjo eshte "historine" sipas Schmittit, por kujt munden ti mbushen mendjen nje i tille verzon qe perputhet ajo qe e kane shkruajtur historianet turq,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyWed Nov 12, 2008 9:26 pm

"Armiku mund të jetë i egër,dinak,por asnjë herë budalla"
Nuk është e çuditëshme të rikujtojmë se qëllimi i kundërshtarëve të Shqipërisë dhe shqipëtarëve ka qënë dhe mbetet, të gjejnë apo të krijojnë qoftë edhe fantazojnë fakte të godasin figurat e nderuara dhe të dallueshme, të cilat kanë bërë histori për të shkulur rrënjët e kranarisë tonë kombëtare.
Më bën përshtypje tek literatura e cila gjoja "e paska ndihmuar" zotërin "historian" për të gjetur fakte për heroin kombëtar Skënderbeun.Ky fakt duhet të bjerë dhe bie në sy për të gjithë ata që dinë dhe kanë mësuar kush është Skënderbeu!
Po jua rikujtoj unë shkurtimisht.Arkiva e venedikasve nuk e ndihmon fare figurën e Skënderbeut mbasi ata ishin kundërshtarët dhe ndërthurësit e lloj-lloj kurtheve kundër tij,deri në zhdukjen fizike,pamvarsisht se nuk e arritën dotë,për të gllabëruar pronat të cilat Skënderbeu i çliroi nga thonjt e turkut me forcën e krahut dhe shpatës.
Sa për ndryshimin e besimit fetar,që akoma vatikani mund ta ketë plagë,nuk mund të flitet se e zgjodhi me dëshirë një fëmij 5 vjeçar të braktis apo zgjedhë një fe tjetër?Këto vetëm dashakeqët injorant i theksojnë dhe i besojnë.
Mendimi im është se:Ka ndryshuar vetëm taktika por jo qëllimi i kundërshatrëve të kombit Shqipëtar tani në prag të ndryshimeve të mëdha që priten.Gjithmonë janë munduar të na pengojnë dhe nuk kan hequr dorë por jan të dështuar si gjithmonë.Kur nuk mundën dotë të na ndalojnë gjuhën tonë ta shkruajmë e ta flasim që u munduan aq shumë duke mbjellë errësirë,nuk kan për të arritur asnjë qëllim tjetër sado i perfeksionuar të jetë dinakëria e tyre.
respekt forumista


DUAJE ATDHENË,SI SHQIPONJA FOLENË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyWed Nov 12, 2008 9:27 pm

Per njerzt e till ekzistojn frang bardhat e nje nder frang bardhat e sodit eshte profesori Kristo Frasheri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyThu Nov 13, 2008 10:55 pm

Vellezer figurat tona kombetare kane filluar te goditen vetem e vetem per te na shkomtarizuar por as sot as kurr kjo nuk do te ngjas sepse bijte e shqipes dine si ta mbrojn veten dhe atdheun e tyre ashtu si Skenderbeu dikur.e pra qente le te lehin por karvani do te shkoj perpara,rrugen e Bashkimit askush nuk e ndal mjafton qe ne gjithe shqiptaret patriot te punojn per kete dhe jo vetem me llafe por edhe me vepra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptySun Nov 23, 2008 10:36 pm

Këto ditë në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua një takim i Krijuesve të Jugut të Shqipërisë me shkrimtarin Ismail Kadare, ku u vu në dukje fenomeni i trajtuar në këtë temë. Edhe shkrimtari Ismail Kadare mbajti një qëndrim të prerë në lidhje me këtë problem: Qëllime dashakeqe për të sulmuar identitetin tonë kombëtar. "Tentimi për çmitizim të figurës është nisma e radhës, por që asqë mund të realizohet, "- u shpreh ai kategorikisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun EmptyMon Nov 24, 2008 2:31 am

Qellimi eshte i qarte. Likujdimi i shqiptareve. Kjo eshte nje pune e pa mbaruar e Europes qe po perpiqet ta perfundoje keto dy tre vjet para se te largohet perfundimisht, Berisha, Nano, Rama, Godo...

Punet do te vene shume keq. Brenda kesaj periudhe te shkurter ne ose do te shuhemi ,(shume edhe fizikisht...) ose do te dalim ngadhnimtar dhe do te shuhen tradhtaret. Mos genjeni veten duke thene se neve i kemi mbijetuar shekujve... bashkohuni dhe organizohuni.

Tash jane kushte te tjera dhe kjo eshte beteja perfundimtare, tash keto dy tre vjet... Ne se fitojme fitojme per jete. Ne se humbim humbim perjete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tymnaja për Skenderbeun Empty
MesazhTitulli: Re: Tymnaja për Skenderbeun   Tymnaja për Skenderbeun Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tymnaja për Skenderbeun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Skenderbeut
» EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN
» Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali
» "DUKE LEXUAR SKËNDERBEUN E XHEVAT LIMANIT"
» "DUKE LEXUAR SKËNDERBEUN E XHEVAT LIMANIT"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: