Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kush ėshtė Eqerem Cabej ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Sun Nov 16, 2008 6:02 pm

Eqerem Cabej, nje vit, me rastin e 100 vjetorit te lindjeshttp: Ky vit shėnon njė pėrvjetor tė veēantė. Njė stacion kujtese qė mund tė shėrbejė pėr tė rilexuar, dhe pėr tė kuptuar filozofinė e njė prej figurave mė poliedrike tė kulturės tonė, Eqrem Ēabej. Sivjet ėshtė 100-vjetori i lindjes sė gjuhėtarit e dijetarit tė njohur dhe viti ėshtė shpallur viti i Ēabejt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Mon Nov 17, 2008 7:58 pm

Eqrem Ēabej eshte njeriu i dashuruar pas shqipes, rrenjes shqipe dhe bukurise se shqipes. Eqremi dashuronte shqipen. Duke lexuar Eqremin, ne dashurojme patjeter shqipen tone, kete gjuhe relike te pellazgjishtes!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 24
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Wed Nov 19, 2008 5:26 pm

njeriu qe ia ka diturr rrenjet gjuhes shqipe, ai eshte gjithcka e mire qe mund te mendohet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 64
Vendi : Kerēove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MesazhTitulli: Eqrem Qabej   Thu Jan 29, 2009 12:23 pm

Eqrem Qabej eshte shkenctari me i madh i te gjitha koherave qe u mor me hulumtimin e origjines se shqiptarėve dhe gjuhes shqipe.Ai dukr krahasur fjalet e shqipes me gjuhet tjera indoevropjane ka ardhur ne perfundim se gjuha shqipe rrjedh nga Ilirishtja, pastai Ilirishtja nga Pellazgishtja dhe ajo nga gjuha Ariane qe e kane folur populli nga te cilet kane lindur Pellazget e pastaj nga ata kane lindur Iliret dhe pas tyre Arberit dhe Shqiptaret.Me nje fjale Qabej ka qene njeriu qe me se shumti i ka dhene gjuhes shqipe dhe Shqiperise. Sa here qe te fillojme te flasim diė per shqipen, duhet te fillojme dhe mbarojme me Qabej.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Aktiv
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 38
Vendi : Toke
Registration date : 29/01/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Fri Jan 30, 2009 7:31 pm

Eqrem Qabej (1908 - 1980)
Eshte figur e shquar e shkences,e aresimit dhe e kulltures shqipare ,antare i Akademis se Shkencave dhe i Presidiumit te saj.Mesues i Popullit.
Studimet e larta filologjike i beri ne Austri,duke u specalizuar ne gjuhesin krahasuse indoevropiane.Per afer nje shekulli punoj sistematikishte per shkollen e studimet shqiptare duke i dhene ndimesa te rendesishme veēanrishte arsimit te lart dhe gjuhesis shqiptare .
Veprimatria e tij kerkimore mori permasa te gjera dhe u ngrit ne nje shkall pas Clirimit.Dhe mesim ne institutin Pedagogjik (1946) me pas ne Universitetin e Tiranes dhe punoi ne Institutin e Gjuhesis dhe Leteresis .Hartoi lendet e disa lendeve kryesore , ishte bashkautor ne nje varg veprash kolektive .
Veprimtari e tij shkencore u shtjellua kryesish ne gjuhesi ,por u shtri eshte jasht saj,sidomos ne folklor,etnografi,histori te leteresis.
Fusha themelore e tij ka qene historia e gjuhes ,e veshtruar ne aspektet e problemet me te ndyshme te saj.Vendin qendror te zene studimet etmologjike dhe leksikologjike historike,por mjaft peshe kan edhe fonetika e gramatika historike e shqipes ,historia e pergjithshme e shqipes me problemet e prejardhjes se saj ,te marrdhenieve me gjuhet e motra indoevropiane , me gjuhet ballkanike e me gjuhe te tjera ,po ashtu edhe gjuha e autoreve te vjeter e botimi filologjik i veprave te tyre.Ndimesa me rendesi ka dhene Eqrem Qabej edhe per diaktelogjine onomastikes,si dhe per kondifikimin e gjuhes letrare.

Nder veprat kryesore te tij jan:Studime Etmiologjike ne fushte te shqipes I,II,III;
Hyrja ne Historin e gjuhes shqipe (1947,1958),
Fonetika historike e shqipes (1958)
Botimi kritik i vepres ''Meshari'' i Gjon Buzukut (1958)
Bashke me Aeksander Xhuvanin hartoi dy trajtesat ''Parashtresat'' dhe ''Prapashtesat'' e gjuehs shqipe (1956 ,1962) po ashtu nder hartusit e udhezuesve drejtshkrimore,qe u punuan pas Clirimit deri ne ''Drejtshkrimin e gjuhes shqipe '' (1973).
Mori pjes gjellerisht ne perpunimin e teminologjive te shume degeve te shkences e te teknikes.

Eqrem Qabej ,argumentoi ne menyre bindese prejardhjen ilire te gjuhes shqipe e te popullit shqiptar,autoktonin e ketijku bante,vuni ne dukje roliin dhenes te shqipes ndaj gjuheve mete cilat ra ne kontakt dhe unitetin e kulltures matriale e shpirterore shqiptare .

Si perfaqesues i shquar i gjuhesis shqiptare u njoh si autoritet shkencor edhe ne rrafshin nderkombetar .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ILTA
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 33
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Thu Feb 26, 2009 1:35 pm

Nje figure e madhe e etnologut, historianit, gjeografit, etimologut, hartuesit te teksteve pėr shkollėn, mėsuesit, planifikuesit gjuhėsor, madje njė nga pėrfaqėsuesit mė mendjehapur tė kulturės sė gjuhės ndėr ne. Nje njeri modest qe i urrente homazhet per figuren e tij.

Eqerem Ēabej ka dhėnė njė ndihmė tė ēmuar me njė varg sqarimesh etimologjike gjatė hartimit tė Fjalorit tė gjuhės shqipe tė botuar nė Tiranė mė 1980. Nje shqiptar qe do te kujtohet gjithmone sepse ka punuar gjithe jeten per gjuhen shqipe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Fri Oct 30, 2009 7:30 am

Zbulohet dokumenti,si e ndiqte Sigurimi i Shtetit Eqerem Ēabejn me urdhėr tė Enverit
» Vendosur: 28/10/2009 - 08:41
•

Afrim imaj

“Enver Hoxha dhe Eqerem Ēabeji janė dy personalitete tė shquara tė realitetit politik dhe kulturor tė Shqipėrisė, pėr tė cilėt duhet tė krenohemi tė gjithė”
E shfaqur ditėt e fundit nė publik me rrėfimet pėr tė shoqin, Nexhmije Hoxha, rreket tė zbulojė vlerat e tij, duke hulumtuar nė retrospektivėn e miqėsisė sė diktatorit me profesorin e shquar Eqerem Ēabej, si dy vėrsnikė nga Gjirokastra, me bashkėshorte dibrane(!) Me qasjen pėr tė baras vlerėsuar kontributet e dy bashkėmoshatarėve nga qyteti i ngurtė, gruaja mė e fortė e regjimit komunist, orvatet tė gjejė fabulėn e rastit pėr t’u ofruar shqiptarėve tė pavėrtetat e radhės. Qysh nė krye tė shėnimeve tė saj, e veja e diktatorit, bėn me dije lidhjet e hershme tė Enverit me profesorin e nderuar, duke artikuluar takimet spontane dhe pėrkujdesjen e tė shoqit pėr Ēabejin e shquar. Sakaq, nuk harron tė rrėfejė pėr respektin qė ushqente Enveri ndaj vėrsnikut tė tij, tė cilit siē pohon Nexhmija, i ka kėrkuar disa herė ndihmėn e vyer pėr tė bėrė shqipėrime tė ndryshme nė librat me kujtime. Po kėshtu, Hoxha nuk mund tė harrojė interesimin e veēantė tė sė shoqit pėr shėndetin e Ēabejit dhe ndihmėn e tij pėr familjarėt e tjerė nė raste sėmundjesh e fatkeqėsish. Pak a shumė e gjithė “miqėsia” midis dy vėrsnikėve fokusohet nė kuadrin e kėtyre detajeve qė gjithsesi mbeten tė dyshimta dhe rrėfenja vazhdon me kontributet historike tė Enverit pėr zhvillimin e vendit drejt progresit dhe lirisė, ēka ėshtė dhe qėllimi i saj. Mashtrimi kėtė radhė ėshtė dyfish djallėzor. Pa u zgjatur me “kontributet” e diktatorit pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė ditura tashmė pėr gjithkėnd me sy nė ballė ėshtė me vend leximi i kujdesshėm i fabulės, qė bėn fjalė pėr “miqėsinė” e Enverit me profesorin e shquar. Pėr tė provuar sa e vėrtetė ka qenė kjo lidhje vėrsnikėsh, mjafton tė lexosh vetėm pak radhė nga dosja e sigurimit pėr Eqrem Ēabeji e hapur me urdhėr tė Enver Hoxhės, ku zbulohet se gjatė tėrė jetės studiuesi i shquar ėshtė gjurmuar nga Policia Sekrete dhe ka qenė nėn vėzhgimin e agjentėve tė fshehtė. “Dosja Ēabej” ėshtė nga mė tė hershmet nė historinė e sigurimit tė shtetit komunist. Fill pas ēlirimit, me pėrkujdesjen e lidershipit politik pėr tė pastruar radhėt e intelektualėve nga kundėrshtarėt e regjimit dhe pjesa e dyshuar e korpusit tė sė shkolluarve nė Perėndim, Policia Sekrete ka nisur gjurmimin dhe ndjekjen e studiuesit Eqerem Ēabejit. Tė parat dokumente qė janė arkivuar nė tė janė raportet biografike tė siguruara nė rrugė agjenturore, ku artikulohet me saktėsi profili antiparti i Eqerem Ēabejit, si njeri me prirje antimarksiste dhe kundėrshtar i regjimit. Nė tė gjitha rastet, sipas platformės pėrkatėse, kėto raporte pėrfundonin nė zyrėn e Sekretarit tė Parė dhe prej aty ideohej vijimėsia e operacioneve tė fshehta pėr kryqėzimin e protagonistit tė tyre. Po ēfarė dokumentohej nė to?
Raporti i parė: Ēabeji ka miqėsi tė dyshimta
Dokumenti parė i Sigurimit tė Shtetit pėr profesor Eqrem Ēabeji mban datėn 29 shtator 1947 dhe ėshtė ndėrtuar nė formėn e raportit biografik me tė dhėna tė hollėsishme pėr jetėshkrimin e tij. Nė tė bėhet e ditur se Profesor Ēabeji kishte mbaruar studimet nė Austri dhe dinte shumė mirė gjermanisht, frėngjisht, italisht dhe latinisht. Me ardhjen nė Shqipėri ushtroi profesionin e mėsuesit, nė fillim nė gjimnazin e Shkodrės (1934-1935) dhe mė vonė nė Normalen e Elbasanit (1935-1936). Gjatė periudhės 1936 – 1937 punoi nė Ministrinė e Arsimit dhe pas shėrbimit ushtarak ku u gradua aspirant, u kthye profesor nė Gjirokastėr. Nė vitin 1939 u emėrua drejtor i Liceut nė Tiranė, detyrė tė cilėn e ushtroi deri nė vitin 1940. Prej aty, nėnvizohet nė raport, Eqrem Ēabeji me interesimin e Ernest Koliqit shkoi nė Itali me mision nga fashizmi, i fshehur pas njė burse studimi. Teksa ndodhej nė Romė, nė maj tė vitit 1943, emėrohet ministėr i Arsimit dhe merr tre rroga tė majme, por “nga frika e luftimeve nė Shqipėri” nuk u kthye pėr tė marrė detyrėn. Nga Italia mbėrriti nė Tiranė nė korrik tė vitit 1944 dhe nė vitin 1945 u emėrua nėpunės teknik nė Institutin e Shkencave. “I gjithė rrethi familjar dhe shoqėror i Ēabejit, saktėson raporti, ėshtė i pėrbėrė nga elementė kundėrshtarė tė pushtetit, tė prekur nga reformat e ndryshme, qė urrejnė partinė dhe regjimin politik”. Nė vijim, dokumenti i policisė sė fshehtė, vė nė dukje se burri i motrės sė Eqerem Ēabejit (Selim Damani) kishte qenė eksponent i Ballit Kombėtar dhe ishte arratisur jashtė shtetit menjėherė pas ēlirimit, ndėrsa i vėllai Selahudin Ēabej ish-prefekt i Gjakovės ishte vrarė nga forcat partizane nė janar tė vitit 1944. Sa biografia familjare, sipas raportit pėrmbledhės tė sigurimit, Eqrem Ēabejin e komprometonte rrethi shoqėror dhe lidhjet e intime. Marrėdhėniet me Selaudin Toton e Gjergj Ashtėn dhe miqėsia me Sokrat Dodbibėn, Vedat Kokonėn, Abaz Xhomon, Mark Ndojėn etj., risillej nė vėmendje tė funksionarėve vigjilentė tė shtetit komunist si njė rrethanė dyshuese nė profilin e profesorit tė shquar. E gjithė kjo lėndė pėrligjte sipas platformės sė sigurimit regjistrimin e dosjes sė Ēabejit nė kategorinė 2B, kategori kjo qė i pėrkiste personave qė kishin zhvilluar veprimtari armiqėsore, por aktualisht shfaqeshin jo aktivė, ku bėnin pjesė kryesisht pjesėtarė tė shtresave tė pėrmbysura nga regjimi komunist, ish-bashkėpunėtorė tė okupatorėve, ish-kulakė, ish-pronarė, zyrtarė politikė tė regjimeve tė kaluara etj. Po dosja “Ēabej”, siē konstatohet nga dokumentet, vetėm pak vite e ka mbajtur siglėn sekrete 2B dhe ka kaluar tek 2A-ja, qė nėnkuptonte kategorinė e “elementėve armiq” qė veprojnė aktivisht kundėr pushtetit popullor. Autoriteti i vetėm qė zyrtarizonte kapėrcimin nga njėra kategori tek tjetra, ishte sekretariati i KQ, ku sekretar i Parė ishte Enver Hoxha...
Dokumenti: Ēabej element armik
Dosja “2A” me numėr 8870, ka njė dokument tė nėnshkruar mė 13 tetor 1953, nė tė cilin bashkė me raportin biografik tė Profesor Ēabejit tė pasuruar me tė dhėna tė reja rreth profilit si element kundėrshtar i regjimit, ndodhet dhe plani i masave operativo-agjenturore pėr gjurmim tė tij. Pjesa mė e madhe e ēėshtjeve qė parashikohen pėr tu verifikuar, ka tė bėjė me njė informacion tė depozituar nė strukturat e sigurimit nga njėri prej bashkėpunėtorėve me pseudonimin “Tisi” (J.B). Ai ka konstatuar se Profesor Ēabeji nė vitin 1943 kishte marrė tre rroga tė larta nga qeveria dhe kishte ndėrhyrė gjatė luftės pėr tė liruar Stefo Grabocėn dhe Mina Uēin. Sakaq, nė planin e masave parashikohej sqarimi i tė dhėnave tė tjera pėr lidhjet e fshehta tė Ēabejit me Edith Ndroqin e Dom Zef Bicin dhe rolin e tij nė njė organizatė reaksionare qė inkurajon arratisjet jashtė shtetit. Po si precizoheshin masat agjenturore. Ja ēfarė pėrmbante plani i hartuar nga ekspertėt e policisė sė fshehtė...
1. Nė tė gjitha degėt operative nė qendėr dhe nė degėn e Tiranės tė gjendet ndonjė bashkėpunėtor i kualifikuar, qė lidhet me profesor Eqerem Ēabejin. Tė kontrollohen fletė-lidhjet e kėtyre bashkėpunėtorėve.
2. Nė qendrėn e punės ku punon tė pėrdoret agjentura e objektit pėr tė kontrolluar qoftė nė punė, nė kontakte tė ndryshme etj. Tė pėrdoret sidomos pėr kėtė bashkėpunėtorja “Edija”
3. Nė shtėpinė ku banon profesor Eqrem Ēabej tė vendoset njė bashkėpunėtor, me qėllim qė tė kontrollojė tė gjitha hyrjet dhe daljet qė bėhen nė shtėpinė e tij.
4. Duke qenė se nė Bibliotekėn e cila frekuentohet nga profesor Eqrem Ēabej si dhe nga tė huajt qė ndodhen kėtu (tė legatave tė huaja) nuk kemi bashkėpunėtorė, duhet tė vendosim njė informator.
5. Bashkėpunėtores “Drojtja” nėpėrmjet Rrok Zojzit me tė cilin lidhet t’i jepet detyrė qė t’i afrohet profesor Ēabejit.
6. Tė nxirret nga procesverbali i Sabiha Kasimatit implikimi pėr profesor Ēabejin.
7. Dėshmitari R. Hila tė pyetet hollėsisht rreth asaj qė i ka thėnė i burgosuri Vangjel Zoto pėr Eqrem Ēabejin. Tė pėrpilohet procesverbali me dėshmitarė tė rregullt.
8. Tė studiohet dosja e ish bashkėpunėtorit “Tisi”, i cili ka dhėnė dhe mė parė tė dhėna pėr Eqrem Ēabejn dhe tė shikohet nėse mund tė pyetet si dėshmitarė.
9. Tė informohemi pėr lidhjet e tij aktuale me tė quajturėn Shyrete Turkeshi dhe tė hetojmė pėr karakterin e tyre.
10. Tė merren tė dhėna tė hollėsishme mbi mėnyrėn e jetesės qė bėn (anėt pozitive dhe negative).
11. T’i kėrkohet seksionit tė Skraparit informacion i hollėsishėm rreth objektit tė tyre me tendencė arratisje dhe qė lidhet me Eqrem Ēabejin.
12. Me qėllim qė tė provojmė mė mirė lidhjet e tij, tė vihet nė survejim pėr pesė ditė.
13. Tė studiohet agjentura ekzistuese me qėllim tė gjetjes sė njė bashkėpunėtori tė pėrshtatshėm pėr pėrpunim aktiv tė tij. Nėse nuk do tė gjejmė bashkėpunėtor tė tillė nga agjentura ekzistuese, atėherė tė studiojmė gjetjen e njė kandidati pėr rekrutim dhe ta rekrutojmė.
14. Pėrpunimi i Ēabejit tė koordinohet me pėrpunimet qė ndjek dega e ushtrisė.
Pėrgjegjės pėr zbatimin e kėtij plani kapiten Koli Shuke nėn kontrollin direkt tė major Rasim Dedja.



“Miqtė” e Ēabejit: Ėshtė antimarksist

Pjesa mė misterioze e dosjes “Ēabeji”, janė raportet e bashkėpunėtorėve tė fshehtė, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė kolegė, shkrimtarė, kritikė e zyrtarė tė administratės sė Institutit tė Shkencave.
Njė taborrė me spiunė e gjurmoi pėr vite me radhė duke mbushur faqe tė tėra me raporte pėr sjelljet e dyshimta dhe prirjet antiparti. Nė tė gjitha rastet vigjilentėt e pėrzgjedhur nga strukturat e sigurimit tė shtetit, nuk u shfaqėn me inteditetet e tyre, por me emėrtimet “Dhelpra”,”Gjevreku”, “Prursja”,”Edija”, “Plepi” etj. Ēfarė raportonin ata?

“Dhelpėria” AV
Denoncimi i poetit AV i njohur ndryshe nga Policia Sekrete “Dhelpra” mban datėn 24 janar 1948. Ja ēfarė shkruhet nė tė: “Kur i kam folur me entuziazėm pėr themelonjėsin e linguistikės sipas koncepteve marksiste, pėr profesorin e famshėm sovjetik Mar, ai mė ėshtė pėrgjigjur ftohtė dhe gati me buzėqeshje ironike se ata nuk kanė rėndėsi”
“Gjevreku”
“Eqrem Ēabeji ėshtė indiferent dhe me tendenca konservatore” Raporti i tij mban datėn 10 prill 1950
“Prurėsja”
Nė njė raport tjetėr agjenturor tė vitit 1950 vihet nė dukje profili antimarksist i Profesor Ēabejit. I vėmendshėm njė miku i gjuhėtarit tė shquar, nuk mund tė rrijė pa ia raportuar partisė atė qė konstaton nė sjelljet e tij. Ja ēfarė raporton “Prurėsja” “Eqrem Ēabeji thotė se kultura marksiste konsiderohet si hiēgjė, veprat e Leninit jo si kryevepra, por si ngjarje tė rastit... Ėshtė shumė i pakėnaqur pėr mėnyrėn e jetesės sė tanishme, por ėshtė shumė i rezervuar. Pakėnaqėsitė i shfaq tek njerėzit e rrethit tė vet dhe aty me shumė rezerva. Miqėsi mjaft tė ngushtė ka me Shyrete Turkeshin. Miqėsia ndryshon nga ajo e para. Sot pėr sot nuk ka qėllime martese, por mė vonė nė qoftė se situata ndryshon, si e mendojnė ata, mund tė pėrfundohet”. Sakaq “Prurėsja” ėshtė indinjuar, siē thotė kur Ēabeji i ka konfirmuar: “Nė Shqipėri ose shtetet e tjera me demokraci popullore, kulturė pėr masat e popullit ose njerėzit me arsim tė mesėm dhe tė lartė pėrqendrohet vetėm te kultura Marksiste–Leniniste.”
“Edija”, 1952
Raporti i parė i bashkėpunėtores “Edija” qė mesa duket ėshtė punonjėse e Institutit tė Shkencave, mban datėn 29 shtator 1952. Ajo pasi pėrshkruan punėn e tij me Buzukun, Budin dhe Bogdanin, nėnvizon se shprehej indiferent pėr linguistikėn sovjetike tė Stalinit pėr tė cilin shprehej se kishte ide tė marra. “Edija” konfirmonte me qetėsi se nė tė gjitha sjelljet Ēabej shfaqej si “nacionalist borgjez”. I frekuentonte tė gjitha mbledhjet sindikale, por nuk diskutonte. Pėrcaktohej me ego tė madhe, prekej shpejt nė sedėr, por ishte gjithnjė i matur e serioz”.
vijon nesėr...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Fri Oct 30, 2009 7:35 am

Ēabej,eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar
» Vendosur: 29/10/2009 - 08:58
•

Afrim imaj

Nė numrin e djeshėm gazeta publikoi njė pjesė tė dosjes “Ēabej”, me dėshmi e dokumente tė Sigurimit tė Shtetit pėr profesorin e shquar. Pėrkundėr rrėfimit tė Nexhmije Hoxhės pėr miqėsinė e Enverit me Eqrem Ēabejin, u sollėn prova autentike si e futi diktatori dijetarin e njohur nė kurthin e spiunėve dhe tė operacioneve agjenturore. U zbardhėn fakte tė panjohura pėr mėnyrėn si u vu Ēabeji nė gjurmimin e Policisė sė Fshehtė me pėrkujdesjen e veēantė tė lidershipit politik pėr tė pastruar radhėt e intelektualėve nga kundėrshtarėt e regjimit dhe pjesa e dyshuar e korpusit tė sė shkolluarve nė Perėndim. Ndėrkaq, publikuam disa nga raportet informative tė bashkėpunėtorėve tė sigurimit, ish-kolegė e miq tė profesorit tė nderuar, tė cilėt e ndiqnin fshehtas dhe vinin nė dijeni organet e zbulimit pėr sjelljet dhe profilin antikomunist tė tij. Nė morinė e tyre shkėputėm njė pjesė tė sė dhėnave tė “Dhelprės”, “Edies”, “Prurėses” e “Gjevrekut” nė tė cilat denoncohej prirja antimarksiste dhe liberale e Ēabejit tė madh dhe shpėrfillja e tij pėr veprat e Leninit dhe Stalinit...
“Eqrem Ēabej, si element inteligjent dhe me kulturė tė gjerė, pėrbėn rastin e eksponentit tė dorės sė parė tė reaksionit. Prandaj duhet bėrė kujdes i madh nė gjurmimin ndaj tij”, Gjeneral-leitnant Mehmet Shehu, ish-kreu i Policisė Sekrete, tėrhiqte vėmendjen e strukturave tė angazhuara nė operacionet e fshehta kundra profesorit tė shquar, duke vėnė theksin nė “karakterin e veēantė e kompleks qė paraqiste rasti Ēabej”. Pėrtej kėsaj pėrkujdesje, nė shėnimet e shumta ish-ministrit tė Brendshėm nė kėtė dosje, bie nė sy fokusimi nė tre ēėshtjeve pėr tė cilat gradianti mė i lartė i Policisė sė Fshehtė, parandiente provėn e patjetėrsueshme pėr ta kryqėzuar njė herė e mirė shkencėtarin e gjuhėsisė. Ēėshtja e parė pėr tė cilėn kėmbėnguli nga fillimi deri nė fund Mehmet Shehu, kishte tė bėnte me zbardhjen e motiveve tė vėrteta tė lidhjes sė Eqerem Ēabejit me Ernest Koliqin. Herė pas here ai kėrkonte shpjegime pėr rrethanat e emėrimit tė Ēabejit nė detyrėn e ministrit tė Arsimit dhe mėnyrėn si deportimit tė tij nė vitet e luftės nė Itali. Ndėrkaq, gjenerali i zbulimit komunist, pėrjetonte me shqetėsim enigmėn e raporteve tė mundshme tė profesorit tė njohur me zbulimin gjerman. Deri sa ndėrroi jetė Ēabeji i madh, Mehmet Shehu nuk u shkėput pėr asnjė moment nga ideja e lidhjeve agjenturore tė protagonistit tė dosjes “Ēabej” me agjenturėn e shtetit tė fuqishėm evropianoperėndimor. Kaq i angazhuar ishte numri Njė i Policisė Sekrete nė pjesėn e hulumtimit sa kishte kėrkuar nė biografinė e bashkėshortes sė Ēabejit, Shyhretit, e cila ishte pėrjashtuar herėt nga Partia Komuniste dhe ishte dėnuar pėr veprimtari armiqėsore. Gjithsesi, rrethi i enigmave pėr figurėn dhe profilin e profesorit tė shquar ishte shumė mė i gjerė. Njė korpus i tėrė zbuluesish, operativėsh, spiunėsh e bashkėpunėtorėsh vigjilentė operojnė pėr ditė, javė, muaj e vite me radhė dhe deri nė vdekjen e njeriut qė gjurmuan pareshtur nuk mundėn tė provojnė hipotezėn mjerave sipas tė cilės Ēabeji ishte eksponent i dorės sė parė tė reaksionit antishqiptar. Ēuditėrisht, kėtė procedurė zyrtare sipas Nexhmije Hoxhės, e cila na u shfaq sė fundi me kujtimet pėr miqėsinė e tė shoqit me Ēabejin, nuk e ka ditur Enveri(!)
Epilogu i Dosjes “Ēabeji”
I ka takuar punėtorit operativ Gėzim Bejko tė nėnshkruajė i fundit nė dosjen voluminoze “Ēabej”. Me shėnimet qė ka bėrė nė datėn 11 janar 1981, nė njė farė mėnyre, ka shėnuar dhe epilogun e dosjes misterioze tė tejmbushur me raporte e informata agjenturore tė njė periudhe gati 35-vjeēare. Vetėm pak muaj pasi protagonisti i dosjes ndėrroi jetė, Bejko duke bėrė ritualin formal pėr ta adresuar nė burgun e arkivave sekrete, artikulon njė raport pėrmbledhės rreth pėrmbajtjes sė saj. Pėr aq sa i kėrkon rregulli i detyrės, nis tė pėrshkruaj me qetėsi: Eqerem Ēabej ėshtė i biri i Hysenit dhe i Lishesh, i datėlindjes 1908, lindur nė Gjirokastėr, nė njė familje shtresė e pasur, i martuar, i padėnuar ndonjėherė, i paorganizuar, me arsim tė lartė, ka punuar si punonjės shkencor nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, banues nė lagjen nr.2, rruga “Qemal Stafa”, nr.395/12. Qėndrimi politik i familjes dhe tė afėrmve tė tij gjatė regjimit tė Zogut ka qenė pro atij regjimi, mbasi ishin me influencė dhe pėrkraheshin nga ai regjim. Okupacionin fashist e priti mirė dhe i shėrbeu me besnikėri, duke propaganduar nė favor tė tij. Mbas ēlirimit tė vendit, ka vazhduar tė propagandojė kundėr pushtetit popullor dhe ėshtė shoqėruar me elementė tė ndryshėm armiq. I vėllai i tij Selahudin Ēabej ka qenė prefekt nė Kosovė dhe ėshtė pushkatuar pėr veprimtari armiqėsore. Vėllai i gruas sė tij Selam Damani ka qenė eksponent i Ballit Kombėtar, nė pragun e ēlirimit u arratis nė Itali. Gruaja e tij Shyhrete Turkeshi ėshtė pėrjashtuar nga partia dhe ka qenė nė burg pėr veprimtari armiqėsore. Vetė Eqeremi pasi kreu studimet e larta nė Austri pėr filozofi kthehet nė Shqipėri dhe ka punuar nė gjimnazin e Gjirokastrės dhe si mėsues nė Normalen e Elbasanit, ndėrsa nė vitin 1940 ėshtė dėrguar nė Itali nga Ernest Koliqi pėr punė shkencore pranė Akademisė nė Romė. Nė shtator 1943 megjithėse ndodhej nė Itali, emėrohet ministėr i Arsimit, detyrė tė cilėn nuk e ka pranuar. Mbas ēlirimit ka punuar nė Institutin e Shkencave dhe tė Letėrsisė deri kohėt e fundit qė ka vdekur. I pėrmenduri, mė datėn 4 tetor 1952 ėshtė marrė nė pėrpunim aktiv 2A si agjent i mundshėm nė shėrbim tė zbulimit gjerman... Nė gusht tė vitit 1961 Eqeremi duke qenė me pushime nė plazhin e Durrėsit ėshtė takuar disa herė me njė femėr turiste gjermano-perėndimore Karla Vidali dhe nė njė rast e ka marrė atė pėr vizitė nė vilėn e tij, ku ka qėndruar rreth 2 orė. Kėto takime me tė lartpėrmendurit kanė lėnė dyshime, duke qenė se vetė turistja kishte dyshime si kuadėr e zbulimit... Sipas Xhavit Beqirit, ish-shifrant nė ambasadėn tonė nė Austri, del se: “Nė vitin 1970 profesor Eqerem Ēabej ishte nė Vjenė pėr tė kuruar djalin e tij. Aty ai ka mbajtur kontakte me mjaft tė huaj, si dhe me Shvaken, lidhje e ngushtė e Komitetit “Shqipėria e Lirė”, i cili ka shkruar artikuj nė gazeta kundėr Shqipėrisė. Me kėtė person Eqeremi ka shkuar dhe ėshtė takuar nė njė vilė jashtė Vjenės e ka qėndruar mė tepėr se 4 orė me tė. Eqeremi ka bėrė nė Vjenė shpenzime jashtė mundėsive dhe veē tė tjerave ka blerė 4 orė dore. Nga viti 1973 e kėtej nė ngarkim tė sė sipėrpėrmendurit nuk ka dalė ndonjė material qė tė bėjė fjalė se zhvillon veprimtari armiqėsore... Duke marrė parasysh sa sipėr, si dhe faktin qė mė datėn 23 gusht 1980 Eqrem Ēabej ka vdekur, dosja e tij e formularit 2B do tė arkivohet.”. Kėtu mbyllet misteri i njė dosje qė lė tė hapur njė histori misterioze. Po njerėzit e zbulimit tė fshehtė nuk janė mjaftuar vetėm me gjurmimin profesor Ēabejit. Njėherazi me tė ata kanė ndjekur e vėzhguar me teknikat e tyre operativo-agjneturore edhe tė shoqen dhe tė bijėn e tij pėr vite me radhė.

Spiunėt qė kryqėzuan Ēabejin: Ka lidhje me agjenturat e huaja

“Element antiparti”, “Simpatizant i monarkisė”, “Agjent i zbulimit gjerman”, “Kundėrshtar i regjimit komunist”...Dhjetra e qindra pėrcaktime tė tilla i atribuohen Eqrem Ēabejit nga armata e spiunėve tė fshehtė. Janė kolegė, miq e bashkėpunėtorė tė profesorit qė e ndjekin kėmba kėmbės dhe vigjėlojnė me vėmėndje ēdo sjellje tė tij. Pastaj seleksionojnė atė qė mendojnė se ėshtė e vlefshme pėr Partinė dhe rendin pėr ta denoncuar sa mė parė te organet e sigurimit. Mjafton tė sjellim njė pjesė tė tyre pėr tė parė kėtė “kontribut” tė njerėzve hije...
“Dhelpra”
Nė raportin e “Dhelprės” tė datės 24 dhjetor 1953, informohej se Eqrem Ēabej dhe Lagush Poradeci besonin nė Zot, ndėrkohė qė gjurmuesi i fshehtė kishte konstatuar faktin e dyshimtė se profesor Ēabeji shkruante shumė nė gjermanisht.
Prurėsja
“Prurėsja”, nė raportin e datės 24 nėntor 1953 shkruan se ka qenė pėr vizitė nė shtėpinė e ēiftit Ēabeji dhe Eqeremi i ka propozuar tė lidhte martesė me Sejfulla Malishovėn. “Nė rast se kėrkon tė martohesh me ndonjė komunist, mund tė mė thuash”, i ka thėnė profesori. Gjatė asaj bisede ka rėnė fjala pėr Naxhije Dumen dhe tė dy bashkėshortėt janė shprehur me konsiderata pėr kulturėn e saj. “Prurėses” i ka bėrė pėrshtypje deklarata e Shyhretit tė shoqes sė Ēabejit e cila ėshtė shprehur: “Unė i njoh mirė si Nexhmijen (Hoxhėn) dhe Fiqereten (Shehun), por Naxhie Dumja ua kalon tė dyjave”. Punėtori operativ qė e ka lexuar kėtė raport, rikthehet tek informatorja me porositė e rastit: “Me Eqeremin vazhdoje miqėsinė. Pėrfito nga ai ēka mund tė thotė kundėr pushtetit. Nė lidhje me propozimin e bėrė pėr fejesė me Sejfullain (Malshovėn), kjo ėshtė punė personale. Ta falėnderoje qė kujdesej, por tė thoshte se kishte disa pengime familjare... Mundohu tė mos flasėsh keq pėr Naxhijen nė sy tė tyre”.
”Prurėsja”,
“Prurėsja”, informatorja qė arrin tė futet nė shtėpinė e Eqerem Ēabejit, nė raportin e datės 15 shkurt 1955, bėn tė ditur se nė bisedė e sipėr pėr gruan, profesori ka pohuar qė ata gjatė luftės nuk e zbrazėn asnjėherė armėn, ndėrsa pėr hatrin e tyre ishin vrarė disa djem tė mirė. Ndėrkaq, “Prurėses” i kanė tėrhequr vėmendjen rezervat qė shfaqi Eqeremi pėr ēėshtjen e idealit komunist: “Sot nuk ekziston nė vendin tonė as dashuri ideale, as familje tė tillė dhe as ideal, megjithėse shumė betohen pėr ideal”. Nė njė raport tjetėr tė kėsaj informatoreje qė mban datėn 23 shkurt 1955, pasqyrohen mendimet e Ēabejit dhe tė shoqes Shyhretit pėr zhvillimet nė Bashkimin Sovjetik, pėr tė cilat dy bashkėshortėt nuk janė optimistė. Madje “Prurėsja” vigjilente nuk mund tė rrinte pa shėnuar dhe shprehjen e profesorit tė shquar: “Bashkimit Sovjetik nuk i dhimben popujt”.
Aeroporti
“Aeroporti i Tiranės”, punonjėse e stabilimentit “Mihal Duri” raporton pėr sjelljet e kunatės sė Ēabejit, Neke Turkeshit. Nga bisedat qė ka pasur me tė, ka mėsuar tronditjen dhe frikėn me tė cilėn e ka pėrjetuar familja e profesorit rėnien e Malenkovit dhe ardhjen nė pushtet Bulganinit.
“Shigjeta”
“Shigjeta” Nė raportin e datės 20 tetor 1957 informonte se profesorėt e universitetit tė Tiranės Eqrem Ēabeji, Qazim Turdiu, Minella Karajani e Rrok Zojzi flasin keq pėr regjimin nė Shqipėri.
LABINOTI
Labinoti: “Labinoti” i caktuar pėr kontrollin e korrespodencės dhe letėrkėmbimeve tė Eqerem Ēabejit, informonte se profesori shkėmbente letra me Nexhip Allpanin, studiues me origjinė shqiptare nė Turqi, Sulejman Kulēen albanolog, por edhe mė studiuesit e tjerė Wilfred Fiedler, Vittore Pisanit, Hans Prosel, H. Mihalesku, Vito Borgia, Franc Babinger, Ernest Locker etj. Sakaq njeriu qė ka kontrolluar gjithēka nga korrespodenca e Ēabejit, bėn tė ditur se nė pėrgjithėsi tematika e tyre fokusohet nė ēėshtjet e albanologjisė dhe ato tė Kosovės. Ndėr tė tjera, “Labinotit” i tėrheq vėmendjen fakti qė profesor Ēabeji i kėrkon me anė tė njė letre njė personalitetit perėndimor librat e Ulrih Schmall “Mbi gjuhėn e vjetėr greke tė Sicilisė”, dhe tė Ė. Merlingen “Bazat e greqishtes sė vjetėr”...
“Moli”
Bashkėpunėtori tjetėr me pseudonimin Moli mban lidhje me operativin Ropi Postoli dhe raporton rreth bisedės qė profesor Eqrem Ēabeji ka zhvilluar me doktorin austriak tė gjuhėsisė gjuhėsi Herman Olbert. Ai ka pyetur nėse ishte e vėrtetė se kinezėt po ndėrtonin port nėndetėse. Sipas tij e ardhmja e botės paraqitej e zezė dhe e paqartė. Olbert kishte deklaruar nė takimin me Ēabejin se Shqipėria ishte e izoluar dhe se nuk shikonte ē'ndodhte jashtė saj ndėrkohė qė vlerėsonte nivelin e jetesės nė Austri, i cili sipas tij ishte shumė i lartė. Sipas Molit takimet e Ēabej me Olbertin kishin qėnė tė shpeshta dhe ata kishin shėtitur e kishin pirė kafe bashkė disa herė. Gjatė kėtyre takimeve profesori austriak kishte pohuar se ishte fat qė tani pėr tani Shqipėrinė po e linin rehat fuqitė e mėdha. Siaps tij drejtimi i Shqipėrisė do ishte i qartė pėr aq sa ishte gjallė Enver Hoxha. Pas tij gjėrat do ndryshonin.

Gazeta Panorama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zeriatdheut
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Fri Oct 30, 2009 11:35 pm

Ne ruget e Detroidit dhe Miciganit e Bostonit ku mergata e qyqeve pregatitin kukuvajkat e tyre plot 40 vjet bandat e Xhevdet Mustafes kriminel pulaxhi vetem shkruajn perallat e tyre qe ju kane mesuar edhe klysheve te vegjel sot qe ulerine si ujqerit ne dimer bandat Balliste akoma nga kolltuqet etyre po krokasin dhe nuk e prishin rehatine andaj shpifin me shkrime te tyre neper gazeta te ndryshme qesharak dhe .........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: LETĖRKĖMBIMI I STUDIUESVE TĖ KOSOVĖS ME PROFESOR ĒABEJN   Mon Oct 25, 2010 9:48 am

Begzad Baliu: Letėrkėmbimi i studiuesve tė Kosovės me Profesor Ēabejn
E Diel, 24-10-2010, 07:11pm (GMT+1)


LETĖRKĖMBIMI I STUDIUESVE TĖ KOSOVĖS ME PROFESOR ĒABEJN


Nga Begzad Baliu
Universiteti i Prishtinės
Fakulteti i Edukimit, Prishtinė


Pėrmbledhje: Interesimin e studiuesve tė Kosovės pėr vep rėn e Ēabejt nė vitet ’70 e kanė shprehur edhe numri i madh i letrave e kartolinave qė ata ia kanė dėrguar Pro fesor Ēabejt nga Kosova dhe nga qytete tė ndryshme tė botės, nė njė kohė qė letėrkėmbimi, si pėr studiuesit e Kosovės ashtu edhe pėr ata tė Shqipėrisė ishte me pasoja. Nė letėrkėmbimin e tyre diskutohen njė varg ēėshtjesh gjuhėsore, historike, etnologjike, kulturore dhe familjare.

Nė studimet albanologjike duket sikur epistemologjia nuk ka zėnė vendin e duhur tė trajtimit, por po tė gjurmohet mė thellė dhe mė kujdesshėm, nuk ėshtė vėshtirė tė shihet se ajo ėshtė e pranishme gjerėsisht nė dokumentet e saj[1].
Shumė ēėshtje tė diskutueshme tė fatit tė krijuesve shqiptarė tė Rilindjes Europiane (Bardhi, Budi, Bogdani), janė trajtuar dhe madje vazhdojnė tė rizbulohen mbėshtetur kryesisht nė epistemologjinė e tyre apo tė bashkėkohėsve tė tyre, e cila nė rrethanat e reja ka marrė vlerėn e dokumentit.
Nė studimet albanologjike epistemiologjia merr vlera tė veēanta nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare. Studiuesit shqiptarė tė kulturės materiale e shpirtėrore tė shekullit XIX njė letėr tė Naum Veqilharxhit e kanė vendosur nė shtegun e fillimit tė Rilindjes Kombėtare. Nė rrethanat historike nė tė cilat u zhvillua Lėvizja Kombėtare Shqiptare, qė nė tė vėrtetė ishte Lėvizje ushtarake, politike, arsimore dhe kulturore dhe sidomos nė hapėsirėn e gjerė Euro-Aziatike nė tė cilėn u zhvillua ajo, hulumtimi dhe studimi i epistemologjisė ndėrmjet rilindėsve shqiptarė qė jetonin nė hapėsirėn aziatike dhe sidomos atyre nė hapėsirėn evropiane (Itali) ishte dhe ėshtė e njė rėndėsie vendimtare. Edhe mė vonė vlerėsimi i rėndėsisė sė epistemologjisė nuk ka munguar, por ėshtė theksuar kryesisht vetėm nė kontekst tė pasurisė sė saj: letėrkėmbimi i pasur i Jeronim de Radės, Sami Frashėrit, Elena Gjikės dhe sidomos Faik Konicės. Gjurmime tė kėsaj pasurie pjesėrisht janė bėrė edhe nė arkivat personale, shkencore dhe shtetėrore tė albanologėve tė proveniencės austro-gjermane: Gustav Majer, Norbert Jokli etj., ndėrsa konsiderohet e njė interesi tė veēantė epistemologjia shumė e pasur e studiuesve dhe krijuesve tė gjysmės sė parė tė shekullit XX.
Nė kėtė rrjedhė unė kam bėrė kėrkime kryesisht nė epistemologjinė e gjysmės sė dytė tė shekullit XX, nė krye tė tė cilėve qėndron Profesor Jup Kastrati dhe ‘ēarku i ndaluar’ i gjuhėtarėve shkodranė. Letėrkėmbimi i Profesor Kastratit me studiuesit e kėtij qyteti (sidomos Justin Rrotėn), studiuesit vendor (Profesor Mahir Domin dhe Profesor Eqrem Ēaben), me studiues nga Kosova dhe pothuajse tė gjithė albanologėt nė vend dhe nė botė ėshtė i njė rėndėsie tė madhe pėr studimet albanologjike, si dhe rrethanat historike nė tė cilat ėshtė zhvilluar ajo. Ndonėse pėr nga numri shumė herė mė i vogėl, (sipas tė dhėnave mė tė reja, rreth 1000 njėsi) pėr studimet albanologjike dhe zhvillimet e saj, letėrkėmbimi i Profesor Ēabejt, ėshtė po kaq i rėndėsishėm. Komunikimi i tij i dendur me albanologė dhe linguistė nga e gjithė bota shkencore, i cili pritet tė botohet i skanuar nė 100 –vjetorin e lindjes sė tij, do tė sjellė portretin e plotė tė vlerave tė tij njerėzore nė njė kohė tė mungesės sė plotė tė komunikimit tė brendshėm, aq mė pak ndėrkombėtar[2].

Vazhdimi i njė tradite
Nė qoftė se i referohemi faktit se epistemologji quhet jo letėrkėmbimi publik i dy e mė shumė personave, apo personit dhe institucioneve, por letėrkėmbimi intim i dy a mė shumė personave, sepse letrat e kėsaj natyre mė vonė marrin vlerat e dokumentit, atėherė letėrkėmbimi i studiuesve nga Kosova dhe pėrgjithėsisht nga ish-Jugosllavia me Profesor Ēabejn, i plotėson pikėrisht kėto kėrkesa tė natyrės teorike, pėr disa arsye:
Komunikimi ndėrmjet studiuesve tė Kosovės dhe Profesor Eqrem Ēabejt bėhet nė rrethana politikisht, kombėtarisht dhe kulturalisht tė vėshtira, pėr tė mos thėnė tė kontrolluara nga shumė institucione politike, shkencore dhe shtetėrore. Ai nisė nė fillim tė viteve ’70, pak vite pasi kishte filluar botimi i studimeve tė tij pėr personalitetet[3], letėrsinė arbėreshe, letėrsinė e vjetėr, dhe sidomos vendin, gjenezėn dhe formimin tė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, por shtohet nė mėnyrė tė veēantė pas ribotimit tė librit “Pėr gjenezėn...”[4], dhe me tė filluar tė iniciativės pėr botimin e veprave tė plota tė tij nė Prishtinė. Nė tė vėrtetė i gjithė letėrkėmbimi i takon kėsaj dekade, pra fillon nė vitin 1970, kur Rexhep Qosja i dėrgon librin e tij “Antologji e lirikės shqipe”, me pėrkushtimin: “Prof. Eqrem Ēabejt me ndjenjat e pėrkushtimit dhe tė respektit mė tė sinqertė, R. Qosja, 13. 10. 1970, Prishtinė. Letėrkėmbimi, ndėrkaq fillon nė vitin 1971, me njė letėr tė Mehmet Gejvorit[5] nga Prishtina, me njė letėr dhe njė kartolinė tė Rexhep Ismajlit[6] nga Parisi, dhe mbyllet nė ditėt e fundit tė jetės sė tij nė vitin 1980, me njė letėr e njė kartolinė tė Hasan Mekulit[7] nga Igumenica (Greqi), njė kartolinė tė Haxhi Krasniqit[8] nga Prizreni, njė kartolinė tė Nazmi Shurdhanit nga Gjermania Demokratike, si dhe njė letėr tė Skėnder Gashit[9] nga Prishtina.
Njė rrethanė megjithatė ėshtė favorizuese nė kėtė kohė. Ėshtė koha kur mes Shqipėrisė dhe ish-Jugosllavisė zhvillohen, ose pėrpiqen tė zhvillohen marrėdhėnie tė mira politike dhe fqinjėsore, mbėshtetur kryesisht nė nevojat e shqiptarėve tė Kosovė. Ėshtė koha kur nė ish-Jugosllavi bien nga skena politike dhe policore disa personalitetet serbe tė cilėt qė nga viti 1944 nė emėr tė Beogradit, nė Kosovė kishin udhėhequr njė sistem tė dorės sė fortė policore-ushtarake. Kjo ėshtė koha e njė lėvizjeje arsimore, kulturore dhe shkencore, me pėrpjekje tė botimit tė arritjeve mė tė reja letrare, arsimore dhe shkencore nė Tiranė. Nė kėtė kohė arrihet marrėveshja ndėrmjet Universitetit tė sapothemeluar tė Prishtinės dhe Universitetit tė Tiranės, pėr mbajtjen e ligjėratave nga Profesor tė Tiranės. Njėri prej Profesorėve tė Tiranės, i cili mė shumė se njė Profesor universitar, mė shumė se njė shkencėtar me pėrmasa kombėtare dhe europiane, bėhet njė hero, pėr tė mos thėnė njė mit, qė pėrcillet nga studentėt, profesorėt dhe intelektualėt shqiptarė nga Universiteti nė hotel dhe anasjelltas ėshtė Profesor Eqrem Ēabej. Nė kėto rrethana, sigurisht bėhet edhe kėmbimi i adresave mes komunikuesve tė parė, pėr tė mos thėnė tė gjithė atyre qė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr kėrkojnė mundėsinė pėr tė dėrguar mesazhet e tyre nė adresė tė Profesor Ēabejt. Prej vitit 1971 deri nė vitin 1980 kur mė shumė e kur mė pak me Profesor Eqrem Ēabejn, shkėmbejnė letra apo kartolina: Anton Ēetta, Anton Nikė Berisha, Eric Hamp, Gani Bobi, Hasan Mekuli, Haxhi Krasniqi, Ibrahim Rugova, Isa Bajēinca, Ismail Dumoshi, Ismajl Doda, Mehdi Bardhi, Mehmet Gjevori, Murat Blaku, Nazmi Shurdhani, Rexhep Ferri, Rexhep Ismajli, Rrahman Dedaj, Skėnder Gashi, Vehap Shita dhe Zef Mirdita. Njė kartolinė e shkruar nga Greta Dellēeva, (Nėnshkruar edhe nga Mehdi Bardhi, Isa Baj ēin ca, Imri Badallaj, Oda Buchholz, Dalibor Brozoviq, Wilfried Fied ler, Johannes Faensen, Rexhep Ismajli, Leonard Newmark, Papa Ema nuel Jordani, Irina Voronina, dhe Galja Bregibova), grup seminaristėsh dhe profesorėsh nė ditėt e Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, paraqet njė dėshmi tjetėr tė dorės sė parė nė letėrkėmbimin me Profesor Ēabejn[10].

Diskutime shkencore dhe kėrkesa kolegiale
Komunikimi ndėrmjet tyre intimizohet edhe pėr faktin se letėrkėmbimi ndodhė nė rrethana shumė tė veēanta: nga konferencat shkencore, nga institucionet arsimore dhe shkencore nė ish-Jugosllavi dhe Europė. Nė kėtė grup mesazhesh hyjnė kryesisht letrat e Profesor Rexhep Ismajlit, Ismail Dodės dhe tė Skėnder Gashit.
Mbėshtetur nė tekstet e letėrkėmbimit tė studiuesve tė Kosovės dhe Profesor Ēabejt, ne kėtu mund tė bėjmė njė tipologji tė interesimeve tė tyre pėr komunikim, e kėto janė:
· Tema e madhe e botimit tė veprave tė plota tė tij (Mehmet Xhevori[11], Rrahman Dedaj[12] dhe Ahmet Kelmendi);
· Interesimet thjesht personale tė studiuesve (Anton Nikė Berisha[13], Haxhi Krasniqi[14]), dhe
· Tema e interesimeve shkencore, e cila i kapėrcen interesimet personale tė njėrit apo tjetrit dhe merr pėrmasa tė interesimeve tė pėrgjithshme albanologjike (Rexhep Ismajli[15], Ismajl Doda [16] dhe Skėnder Gashi,[17]).
Letėrkėmbimi mes Profesor Ēabejt dhe redaktorėve e drejtuesve tė projektit tė botimit tė veprave tė plota tė Profesor Ēabejt nė Shtėpinė botuese “Rilindja” hap mundėsinė e identifikimit tė plotė tė bartėsve tė vėrtetė tė kėtij projekti tė rėndėsishėm pėrtej interesave thjesht albanologjike. Prej letėrkėmbimit me Profesor Ēabejn mund tė shihet qartė se ky projekt i pėrmasave kombėtare ėshtė drejtuar nga vet Profesor Ēabej dhe jo nga individė apo grupe tė caktuara qė pėrtej interesimeve gjuhėsore qenkan udhėhequr nga ideologjia e vetėdijesimit tė kombit, nė mos bėrjes sė tij.
Prej letėrkėmbimit tė studiuesve nga Kosova del se ideja e pėrgatitjes sė veprave tė Profesor Ēabejt ka dalė si rezultat i njė studimi monografik tė Profesor Jup Kastratit, botuar disa vjet mė parė nė Buletinin e Universitetit tė Shkodrės (1965), por qė kishte arritur nė Bibliotekėn e Kosovės nė vitin 1971.
Pėrjashto letėrkėmbimin edhe tė studiuesve tė tjerė, si Ahmet Kelmendi, Skėnder Gashi, Nazmi Rrahmani etj., i cila pėrveē me probleme tė botimit tė veprės sė tij lidhet edhe me miqėsinė personale, serinė e komunikimit me kėtė temė e mbyllė Rrahman Dedaj (kryeredaktor i Redaksisė sė Botimeve), i cili mė 6. X. 1975, e njofton Profesorin e nderuar se vepra e tij ishte kryer sė radhituri dhe ishte dėrguar nė shtyp, me mundėsi qė nė vėllimin e fundit (VI) tė pėrfshiheshin edhe studime tė tjera.
Ky fakt del edhe mbėshtetur nė letrėn e njėrit prej redaktorėve kryesor tė “Rilindjes”, Mehmet Gjevorit, mė 26 tetor 1971, tė cilėn ai e ka shkruar nė emėr tė Redaksisė sė Botimeve “Rilindja”, pėr tė marrė mendimin rreth mundėsisė sė botimit tė veprave tė plota tė tij. Nė mesazhin e tij nga Prishtina, tė datės 26. X. 1971 Mehmet Gjevori e njofton Profesor Ēabejn se Redaksia e “Rilindjes”, “mendon qė nė planin botues tė vitit 1972, tė cilin ėshtė duke e pėrpiluar, tė parashohė botimin komplet tė veprave tuaja me njė pėrgatitje shumė tė mirė teknike. Pėr kėtė punė, dmth. pėr mbledhjen e materialit dhe sistemimin e ndarjen e tij nė disa libra, Redaksia mendon tė ngarkojė 2-3 bashkėpunėtor tė jashtėm si dhe njė redaktor tė Shtėpisė sonė botuese”[18]. Njėkohėsisht Gjevori e njofton Profesor Ēabejn se nė kėtė punė kaq serioze e me rėndėsi, ndihmėn mė tė madhe do ta kishim drejtpėrdrejtė prej Tij si autor. Njėkohėsisht, kujton Gjevori, disa punimeve tė mėparshme, do tu bėnte “tani diku - diku ndonjė pėrmirėsim a redaktim i nevojshėm”. Nė mesazhin e tij Gjevori dėshironte tė marrte pėlqimin e mendimin e tij, e njėherė edhe sugjerimet rreth gjetjes dhe sistemimit tė tėrė punimeve shkencore tė Profesor Ēabejt[19].
Lajmin pėr fillimin e pėrgatitjes sė gjashtė vėllimeve tė veprave tė Ēabejt e gjejmė tri vjet mė vonė, nė njė letėr tė Mehmet Gjevorit. Letra sqaron edhe disa gjėra tė diskutueshme shumė vjet me radhė pas vdekjes sė Ēabejt: kush pėrgatiti veprėn e tij, nė tė vėrtetė kush ndėrtoi konceptin e radhitjes sė temave dhe vėllimeve tė veprės sė tij, Jup Kastrati (i cili propozohej nė fillim nga Prishtina), vetė Eqrem Ēabej, Ahmet Kelmendi, pėr tė cilėn ai shpesh ka deklaruar se e ka bėrė apo Redaksia e Rilindjes. Le t’i referohemi letrės sė Mehmet Gjevorit. Nė letrėn e tij dėrguar Profesor Ēabejt, Gjevori, sė pari na njofton se tekstet e tij Profesor Ēabej i dėrgonte nė rrugė tė ndryshme, kryesisht dora dorės: “artikujt qė na keni dėrguar me Rrahmanin (Dedajn, v.j) dhe Din Mehmetin i kemi marrė” dhe sė dyti; sė dytė se, ai ishte vetė ėshtė pėrgatitės dhe sintetizuesi i veprave tė tij (“Ju e keni kopjen e listės sė punimeve, ndarė nė gjashtė libra. Prandaj ju kisha lutur qė t’i hidhni njė sy e tė na shkruani mos ėshtė shėnuar me tjetėr titull”; dhe se treti, sepse nė kėtė kohė “libri i parė dhe i dytė janė radhitur. Korrekturėn e tyre po e bėn Sulejmani (Drini, v.j.). Mbėshtetur nė kėrkesat e Mehmet Gjevorit, vetėm vėllimi i gjashtė nuk ishte kompletuar, sepse “Pėr librin VI na duhet material edhe mė”[20].
Po nė kėtė kohė njė letėr pėr shpjegime dhe plotėsime Profesor Eqrem Ēabejt ia dėrgon edhe Kryeredaktori i “Rilindjes” Rrahman Dedaj, i cili veē tjerash kėrkonte disa sqarime: Te Prapashtesat e gjuhės shqipe, “nė faqen 96 – nr. 151 – ua – ue, nė fund tė faqes mungojnė disa fjalė greqishte”; te artikulli Vendbanimi i hershėm i shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik nė dritėn e emrave tė vendeve, “nė faqen 222 mungon fusnota nr. 7”; te artikulli Histori gjuhėsore dhe strukturė dialektore e arbėreshėve tė Italisė, “faqe 26 nuk ka shpjegim fusnota 59”; te artikulli Ēėshtja e prejardhjes sė ngulimeve arbėreshe tė Italisė nė dritėn..., “harta qė gjendet nė faqen 24 nuk ėshtė e qartė e nuk i lexohen shkronjat”, prandaj kėrkohej tė dėrgohej njė hartė tjetėr ku duken qartė emrat e shėnuara nė tė”. Nė letrėn e tij Rrahman Dedaj kėrkonte qė “brenda muajit tetor, tė na dėrgoni sqarime tė plota me shkrim me anėn e postės”, ndėrsa “bashkė me kėto sqarime, nėse kishte tė gatshme, mund tė dėrgoni edhe ndonjė punim tjetėr qė ka tė bėj me librin VI”[21].
Tė njė qėllimi dhe tė njė pėrmase tjetėr ndjenjore, kulturore dhe shkencore janė mesazhet e studiuesit Anton Berisha dhe Skėnder Gashi. Pasi e kishte botuar njė artikull studimor pėr kontributin e Profesor Ēabejt, Anton Berisha gjente rastin qė nga Gottingen t’i dėrgonte njė letėr me dy-tri fjalė nderimi e respekti dhe njė separat tė studimit tė tij, tė botuar te e pėrmuajshmja shkencore e Prishtinės “Pėrparimi”, nė ‘tė cilin ishte botuar edhe njė punim i tij tejet modest pėr mendimin e Ēabejt mbi disa probleme tė letėrsisė sonė gojore”[22]. “Ju pata bėrė me dije qysh nė Tiranė (ne ekspeditėn shkencore me prof. Latifin (Mulaku, v.j.) – maj – qershor 1978), - shkruan Anton Berisha, - se jam duke shkruar diēka rreth mendimit Tuaj mbi letėrsinė gojore. Njė punim u botua ne “Rilindje”[23] (i nxitur nga rrethanat e momentit apo, me mirė, lidhur me kontekstin kohor – aktual; besoj se ju ka ra nė dorė), njė version i shkurtėr i punimit qė po ju dėrgoj. Pastaj, iu pėrvesha ngulshėm punės dhe e pėrgatita pėr “Pėrparim” kėtė version. Ēka kam menduar rreth disa pikėpamjeve Tuaja mbi letėrsinė tone gojore e jo vetėm mbi te, me njė mėnyre ose ne njė tjetėr e kam thėne. Kėtu me mbetet te theksoj se do ta ndiej veten aq fatlum nėse do tė kem arritur tė depėrtoj dhe ta shkoqisė sado pak mendimin Tuaj mbi disa probleme aq komplekse tė artit tė fjalės sė folur. Them kėshtu, sepse vetėm ai qė depėrton thellė nė mendimin Tuaj do tė shohė drejt se sa vėshtire ėshtė ta prezantosh e le mė ta interpretosh mendimin e shkencėtarit e studiuesit qė ka njė bagati dije e invencion, gjė qė shihet sa qartė kur njeriu ka parasysh problemet komplekse qė shtrohen dhe manurėn e qasjen e tė interpretimit”[24].
Nė komunikimin e studiuesve nga Kosova njė vend tė veēantė zė studiuesi, atėherė shumė i angazhuar nė fushė tė hulumtimit tė toponimisė, Skėnder Gashi. Pėrmasat e kėtij komunikimi Gashi i shpreh jo vetėm nė letrat e tij po edhe nė kartolinat pėrshėndetėse.
Nė letrėn e parė Gashi uron Profesor Ēabejn pėr rrugėtimin e mbarė nga ato udhėtimet mjaft tė pasura shkencore qė bėnte Profesor Ēabej nė Prishtinė dhe nė institucionet shkencore tė gjuhėsisė sė pėrgjithshme nė qendrat ndėrkombėtare tė Europės. Nė letrėn e tij nga Vjena, studiuesi i pasionuar i gjurmimeve albanologjike e njoftonte se vazhdonte punėn duke gjurmuar literaturė “qė nuk e kisha njohur mė parė apo qė nuk patė mundėsinė ta shfrytėzonte nė Prishtinė, duke e plotėsuar versionin e fundit tė tezės sė disertacionit”. Mirėpo nė kėtė gjendje pėrfundimtare tė sintezės sė disertacionit tė tij Skėnder Gashit i mungonte njė prapashtesė sllave: “njė gjė qė mė mundon e qė nuk po mundem t’i jap rreh ėshtė prania e sufiksave sllavė – ce e – vic (pėrkatėsisht) -ovit ndėr emra lokalitetesh qė nė tė vėrtetė janė toponimizimi i emrave tė vėllezėrve shqiptarė. Mė patėt thėnė, shkurt, se prapashtesa (o) – vit ėshtė prapashtesė greke. Po tė mund tė dėshmohej kjo gjė, atėherė pėrfundimi qė do tė nxirja nė tezėn e disertacionit do tė ishte me rėndėsi pėr onomastikėn e Kosovės”, shkruante Gashi. Prandaj studiuesi ynė i lutej patriarkut tė albanologjisė, jo vetėm t’ia dėrgonte pėrgjigjen, por atė ta shoqėronte edhe me literaturė tė hollėsishme ”me theks tė veēantė nė fushėn e formimit tė emrave tė vėllazėrive” [25].
Prej letrės sė dytė tė Skėnder Gashit, qė njėkohėsish ėshtė edhe letra e fundit e tij pėr Profesor Ēabejn, kuptojmė se kėrkesat e tij pėr probleme tė thelluara gjuhėsore (sufiksat sllavė tė toponimisė dhe sidomos patronimisė shqipe), kuptojmė se Profesor Ēabej i ėshtė pėrgjigjur nga shtrati ku po kurohej nė njė spital tė Romės. Kjo ėshtė arsyeja qė falėnderimi i Skėnder Gashit nė letrėn e tij kap tri pėrmasa tė rėndėsishme edhe pėr tekstin tonė: pėrmasėn etike tė bardit tė albanologjisė (“Gėzohem shumė qė tani shėndeti ju shkon mbarė. Ky gėzim nuk ėshtė vetėm i imi porse i tė gjithė neve qė tė Ju shohim punėtorin e palodhshėm dhe njėkohėsisht burimin e pashtershėm tė kėshillave tė papritueshme dhe tė ndihmės sė pakursyeshme pėr tė gjithė qė pėrpiqen t’ia shtojnė kalasė sė dijes albanistike edhe nga ndonjė gurė”); pėrmasėn shkencore tė bindjes sė tij nė vėrejtjet e pėrcjella nė njė kartolinė tė shkruar nė shtratin e kurimit, ndonėse pa literaturėn pėrcjellėse, sikur kėrkohej (“Kartolina Juaj, e shkruar nė klinikė tė Romės nga shtrati ku shėroheshit, lidhur me prapashtesėn –ovit mbetet pėr mua shembulli madh i sakrificės dhe i ndihmės suaj pėr tė rinjt) dhe kėrkesat e reja: “Sė kėndejmi merr guximin qė edhe kėsaj radhe me respekt tė thellė t’Ju lutem pėr sqarimin e dy ēėshtjeve: 1. njė katund i anės sė Bujanovcit quhet Lapardincė. A mund tė jetė emri i kėtij katundi i sė njėjtės gurrė gjuhėsore prej nga heq rrėnjėt emri i vendit Lapardha i Shqipėrisė dhe si mund tė sqarohen kėto emra?; 2. Ndėr burime raguzase tė mesjetės sė vonė del se banorėt e viseve shqiptare mbanin edhe antroponimin Vok. Ky emėr do tė jetė mbase i dalė nga mbiemri shqiptar (i) vogėl (si edhe mbiemrat Vogli, Voka, Vokrri, Voca, Bocrri). A mundet qė nė kėtė familje emrash tė hyjė edhe toponimi Voksh?”[26].
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Letėrkėmbimi Ēabej – Ismaili   Mon Oct 25, 2010 9:51 am

Letėrkėmbimi Ēabej – Ismaili
Nė letėrkėmbimin e tij me Profesor Ēabejn vendin kryesor zė Profesor Rexhep Ismajli, jo vetėm pėr shkak tė numrit tė madh tė letrave dhe tė kartolinave po edhe pėr shkak tė temave tė shumta e serioze me tė cilat merret nė letrat e tij. Prej letėrkėmbimit tė tij mund tė shihet se ky komunikim fillon diku nė vitin 1970 dhe vazhdon pa ndėrprerė deri nė ditėt e fundit tė jetės sė Profesor Ēabejt.
Tė para nė njė linjė tė gjerė, diskutimet mes Profesor Ēabejt dhe Profesor Ismajlit kapin tri ēėshtje tė mėdha: orientimet shkencore tė Profesor Ismajlit nė Paris dhe ndihma e Profesor Ēabejt nė caktimin e temės sė doktoratės, e nė kėtė rrjedhė edhe tė diskutimit tė problemeve gjuhėsore tė historisė sė shqipes e tė marrėdhėnieve tė saj me gjuhėt ballkanike; botimi i veprės sė Ēabejt nė Prishtinės dhe ēėshtja e njė Parathėnie “tjetėr”, si dhe gjendja e studimeve albanologjike nė disa nga institucionet shkencore sidomos nė Gjermani, tė lidhura ngushtė edhe me bartėsit e tyre.
Ēėshtja e parė, orientimet shkencore tė Profesor Ismajlit nė Paris, nėn pėrkujdesjen e Profesor Ēabejt, hedhin dritė edhe nė orientimet shkencore tė Profesor Ēabejt dhe qėndrimit tė tij ndaj personaliteteve shkencore tė shkollave moderne (Martinet etj.,) emrat e tė cilėve ishin tė padėshiruar nė shkencėn shqiptare. Profesor Ismajli kėtė ndihmė, qė nuk ishte e rastit vetėm pėr tė por pėr gjithė brezin e ri, pėrkatėsisht tė tij, e ka theksuar edhe mė parė, madje duke sjellė edhe ndonjė fragment letre tė tij[27]. Diskutimet e Profesor Ēabejt dhe udhėzimet qė ia dėrgonte Profesor Ismajlit nė lidhje me temėn qė duhej ta diskutonte me Profesor Martinet, na dėshmojnė gjithashtu se bibliografia e vendosur nė veprat e Ēabejt, nuk pėrfaqėson gjithnjė kulmin e dijes sė tij nė shkencėn e linguistikės. Pėrkundrazi, ai pėrcillte dijen mė tė re tė kohės edhe atėherė, kur emrat si Sosyr, Martinet, Sapur etj., shkenca zyrtare shqiptare i pėrjashtonte nga letrat shqipe nėn pretekstin se ata pėrfaqėsonin shkencėn borgjeze tė Europės.
Botimi i kompletit tė veprave tė Profesor Eqrem Ēabejt nė Prishtinė, ka qenė njėri prej projekteve mė tė mėdha, nė mos mė i madhi dhe madje mė i vėshtiri nė fushė tė botimeve shqipe nė Prishtinė deri mė sot. Kjo ėshtė arsyeja pse kjo temė do tė zinte vendin e merituar nė komunikimin e Rexhep Ismailit dhe Eqrem Ēabejt, i cili fillon me urimet e zakonshme, vazhdon me njoftimet pėr mirėpritjen e tij nė hapėsirėn shqiptare dhe madje me pėrpjekjen pėr popullarizimin e tij jashtė hapėsirės shqiptar dhe shkon deri te komentet intime tė tyre. “Para pak ditėsh, shkruan Ismajli, pata njė kėrkesė nga Zagrebi qė tė shkruaj diēka pėr veprat Tuaja. Meqenėse e di se ajo revistė nuk ju vjen nė Tiranė (ėshtė revistė kulturore “Oko”[28], nė tė deri tash janė prezantuar shumė ēėshtje tė kulturės shqiptare, ndėr tė tjera vetė kam prezantuar edhe Kadarenė dhe Fatos Arapin si poetė, e pastaj nė njė numėr edhe poezinė e sotme arbėreshe), vendosa t’Jua dėrgoj kopjen e dorėshkrimit. Nuk kam mundėsi tash ta pėrkthej, por kujtoj se kjo s’ka rėndėsi. Mė falni qė nė kopjen qė u dorėzua pėr botim janė bėrė disa ndryshime, shtesa, e kėtu s’pata mundėsi t’i vė. Mė gėzoi shumė fakti se edhe ata e kanė hetuar rėndėsinė e kėtij botimi dhe duan tė flasin pėr tė”.
Nė komunikimin e pėrditshėm nė Prishtinė, shumė kohė pas botimit tė veprave tė Profesor Ēabejt, jo njėherė ėshtė theksuar njė ‘si dėshirė’ e Profesor Ēabejt qė Profesor Rexhep Ismajli tė merret me pėrgatitjen e veprės sė tij. Tani ne kėtė nuk mund as ta pohojmė as ta mohojmė dhe ky nuk ėshtė as qėllimi ynė. Kėtu duam tė sjellim njė fakt qė del nga letėrkėmbimi i tyre: pakėnaqėsinė e Profesor Ismajlit me Parathėnien e vendosur nė vėllimin e parė nga Akademiku Idriz Ajeti, e cila sipas tij duhej tė ishte “pak mė eksplicite duke nisur nga metoda e deri te pikėpamjet pėr problemet kryesore”, si dhe gatishmėrinė e tij, po tė kishte kohė, qė nė njė botim tjetėr tė merrej me pėrgatitjen e “njė biografie me njė parathėnie tė njerėzishme”.
Njė temė tjetėr qė del nė letėrkėmbimin e tyre, sigurisht nga mė tė rėndėsishmet, ėshtė gjendja e studimeve albanologjike nė hapėsirėn europiane. Ėshtė koha kur Profesor Ēabej nuk mungon nė aktivitetet shkencore me karakter ndėrkombėtar, por pėr shkak tė qėndrimit zyrtar qė diktohej nė jetėn shkencore, nuk ishte e mundur tė shihte gjerėsisht lėvizjen shkencore, pėrmasėn e pėrfshirjes sė shqipes nė ligjėratat dhe diskutimet shkencore nė katedrat e institucioneve arsimore dhe shkencore, si dhe nivelin e angazhimit tė ligjėruesve tė shqipes, tė ballkanistikės dhe tė indoeuropianistikės. Nė anėn tjetėr, Profesor Ismajli, njė studiues i ri dhe me mundėsi tė pakufishme angazhimesh, lėviz nga njėri Seminar nė tjetrin dhe nga njėri institucion shkencor nė tjetrin, jo vetėm nė hapėsirėn ballkanike po edhe europiane. Nė kėtė rrugėtim ai i dėrgon Profesor Ēabejt informata tė gjera pėr botimet albanologjike dhe ato me interes pėr linguistikėn pėrgjithėsisht[29], por edhe “mungesėn e shqipes nė ligjėratat e studimeve krahasuese, tė cilat i ndiqte nė Francė, Austri e Gjermani, pėr botimet e reja me interes edhe pėr gjuhėsinė historike e standardin e shqipes, por edhe pėr degjenerimin politik tė ndonjė lektorati, si ai i Bochumit, tė cilin e udhėhiqte Profesor Dodić-i.
Sigurisht, njė prej temave interesante pėr tė cilat shkruajnė nė letėrkėmbimin e tyre Eqrem Ēabej dhe Rexhep Ismaili janė edhe diskutimet rreth teksteve tė Rexhep Ismailit me mundėsi botimi nė Tiranė dhe vėshtirėsive qė i dalin gjatė periudhės sė parė tė kėrkimeve tė tij shkencore nė fushė tė dijes nė Paris[30], si dhe nė fushė tė arritjeve shkencore nė Prishtinė.


Letėrkėmbimi: Eqrem Ēabej - Ismail Doda

Letėrkėmbimi i studiuesit nga Arbneshi, njė oazė etnike, arsimore dhe shkencore e shqiptarėve nė Mal tė Zi, Ismail Dodės fillon me njė letėr mjaft tė gjatė prej gjashtė faqesh, tė cilėn ai ia nisė Profesor Eqrem Ēabejt, nga Arbneshi, mė 30.06.1975.
Nė tėrėsinė e komunikimit tė studiuesve shqiptarė nga ish-Jugosllavia, letėrkėmbimi i Ismail Dodės dhe Eqrem Ēabejt, paraqet pjesėn mė tė pasur tė diskutimeve shkencore.
Nė letrėn e tij tė parė Ismail Doda ia kujton Profesor Eqrem Ēabejt, se njohja e tyre kishte filluar mė 1972, gjatė zhvillimit tė punimeve tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė, ndonėse pėrmes literaturės e njihte qė mė parė. “Prore i mbaj nė zemėr kėto kujtime. Ndaj sinqerisht iu falėnderoj mbi gjithė atė qė i dhatė kombit dhe shkencės sonė. Njėkohėsisht iu uroj shėndet dhe suksese edhe nė tė ardhmen!”-shkruante Doda. Nė kėtė rrjedhė, nė letrėn e tij e njoftonte mjeshtrin e tij se kishte njohuri pėr punėn qė po bėhej nė Prishtinė pėr botimin e veprės sė plotė tė tij, prandaj shprehej “me padurim e pres botimin e kompletit tė veprave Tuaja”.
Njė paragraf mė vete nė mesazhin e tij paraqet pėrshkrimi i situatave tragjike nė familjen e tij (vdekja e vajzės njėvjeēare, e babait, e sėmundjes sė rėndė tė gruas etj.), tė cilat, shkruan Ismail Doda “u orvata t’i pėrballoj me durim dhe punė sistematike”. Se pėrpjekjet e tij vėrtet ishin “sistematike”, dėshmojnė edhe tė dhėnat mjaft tė pasura tė punės sė tij nė kėtė kohė. Gjatė kėsaj kohe, pavarėsisht gjendjes sė rėndė familjare nėpėr tė cilat kalon dhe pavarėsisht prej detyrave tė shumta qė i dalin nė administrimin e shkollės, tė cilėn e drejton, Ismail Doda njofton Profesor Ēabejn, se pėrkundėr vėshtirėsive me punė sistematike dhe “vullnet tė ēelikosur”, po pėrpiqej t’i kontribuonte vendit dhe shkencės albanologjike, ndėrsa konsultimet dhe kėshillimet, qofshin ato edhe pėrmes korrespondencės ishin tė njė vlere tė madhe. Ėshtė kjo koha kur Ismail Doda vjelė toponomastikė, frazeologji, folklor dhe fjalė tė rralla, trajta nėndialektore etj., ndėrsa po pėrgatitej qė tė merrej me njė projekt mjaft serioz nė fushė tė gjuhėsisė shqiptare: studimin “Rreth pėrkimit tė gjuhės sė Buzukut me ligjėrimet e Krajės dhe tė Shestanit”, tė cilėn ia kishte sugjeruat Profesor Ēabej, mė 8.12.1972, gjatė ditėve tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe”.
Mirėpo, shkruan Doda, “momentalisht jam duke shkruar njė punim mbi poezinė popullore shqiptare tė Krajės pėr Kongresin e Folkloristėve Jugosllav, qė do tė fillonte mė 28 gushti 1975 nė Zhablak tė Malit tė Zi”, dhe nė kėtė pėrpjekje tė tij pėr tė pėrgatitur njė studim sa mė sintetik dhe sa mė pėrmbajtėsor, i dilnin disa probleme tė natyrės terminologjike, kuptimore dhe historike e kulturore.
Ēėshtja e parė pėr tė cilėn ai dėshironte tė diskutonte ishte toponimi apo sikur e quante ai termi Krajė, sepse serbėt e quanin Krajina. Nė tė vėrtetė letra e Dodės hapė njė informacion shumė sintetik dhe saktėsues pėr politikėn serbė qė udhėhiqej ndaj kulturės materiale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar nė ish-Jugosllavi dhe sidomos ndaj trashėgimisė gjuhėsore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Ismail Doda nė letrėn e tij dėshmon pėr fillimet e krijimit tė trajtės serbe pėr emėrtimit tė Krajės si Crnogorska Krajina. Pėr dallim prej Bosanska Krajinės, Negotinska Krajinės etj., shkruan Doda nė letrėn dėrguar Profesor Ēabejt, kėtė (Malėsinė e Mbishkodrės, v.j.) kanė zėnė ta quajnė Crnogorska Krajina, nė vend se tė quanin Skadarska Krajina. Unė mendoj ta quaj Krajina (me shėnim se nė shqipet quhet Krajė-a) na Skadarskom jezeru, qė do tė thotė Kraja mbi Liqe tė Shkodrės[31]. Por nuk ėshtė krejt me vend sa ky emėrtim, mė se di unė, para ardhjes sė sllavėve nė kėto anė kjo krahinė u quajt Lugina e Rromeneut, sipas malit Rumia. Njė shpjegim i tillė jepet nė Acta Albaniae II, dok. 770, fq. 239. Ēka mendoni Juve?
Pasi shpjegonte anėt historike, etnografike dhe analizėn ideo-estetike e fatin historik tė heronjve tė tyre, Doda e njihte Profesor Ēabejn me disa materiale “mjaft kontestuese”, qė tė tilla vazhdonin tė qėndronin qė nga fillimi i shekullit XX dhe vazhdojnė tė jenė nė disa pėrmasa edhe sot. Nė letrėn e tij Ismail Doda, kontestuese i shihte pėrpjekjet e studiuesve serbė pėr “ndikimin e kėngėve popullore – kreshnike nė ato shqipe, posaēėrisht gegėnishte, si dhe termin kreshnik, tė cilin shumė shkencėtarė e konsiderojnė me prejardhje serbe”.
Mbėshtetur nė tė dhėnat e hulumtuara tė tij kryesisht tė materialeve tė proviniencės sllave: Pavle Mijoviq, Alojz Shmaus, Radosav Medenica etj., studiuesi Ismail Doda kėrkon “sqarimeve mbi kėto mendime tė kėtyre shkencėtarėve”, madje edhe tė njė natyre qė kapin pėrmasa tė paimagjinueshme edhe pėr njė shkencėtar si Profesor Ēabej, prej tė cilit kėrkonte qė ‘mundėsisht, tė njoftohej se kush ka shkruar dhe publikuar kėngė nga Kraja dhe Shestani nė shqipet apo edhe nė gjuhė tė huaja, prej kohėve tė vjetra gjer mė tani’ (!). Me kėtė rast, - vazhdonte kėrkesat e tij Ismail Doda, - tė mė tregoni titullin e kėngės, materialit, numrin e revistės, veprėn, faqen, vaktin e botimit, botuesin dhe kėrkesat tjera shkencore, duke dhėnė edhe mendimin Tuaj mbi to, nga aspekti ideo-estetik dhe stilistik’(!). Mbase ėshtė me interes jo vetėm pėr kėrkuesin e kėsaj letre, po edhe pėr studimet ēabejane pėrgjithėsisht, shėnimi i Dodės nė letėrkėmbimin e tij, pėr “disa kėngė popullore tė Krajės tė mbledhura, nga Ēabej dhe tė deklaruara prej tij gjatė takimit tė tij me Dodėn nė vitin 1972. Mė sa mė kujtohet ato i keni shėnuar nga njė kranjan gjysmė analfabet qė jeton nė RP tė Shqipėrisė. A mendoni t’i botoni sė shpejti dhe kund? Edhe pėr to tė mė shkruani diēka”. Kėrkesat e Ismail Dodės pėr Profesor Ēabejn shkojnė deri atje sa ai kėrkon hulumtime tė tij te revistat “Hylli i Dritės” dhe “Leka”, tė ndaluara edhe pėr kėrkimet etimologjike tė Profesor Ēabejt.
Letra e parė e Ismail Dodės mbyllet edhe me kėrkesa tė tjera tė natyrės teknike dhe shkencore: “Pres sugjerime dhe ndihmesė rreth titullit tė kumtesės, metodologjisė sė punės dhe mundėsisht rreth dėrgimit tė ndonjė literature pėrkatėse”.
Letrės sė parė tė Ismail Dodės Profesor Ēabej i pėrgjigjet pas rreth dy muajsh, duke i kėrkuar njėkohėsisht edhe ndjesė pėr vonesėn. Nė letrėn e tij, Eqrem Ēabej shpreh dhembjen e tij pėr humbjen e vajzės dhe babait, por edhe gėzimin pėr Shpresėn e sapolindur. Nė letrėn e tij Eqrem Ēabej gjithashtu e pėrgėzon pėr punėn e bėrė nė mbledhjen e visareve folklorike, gjuhėsore e toponimike tė Krajės, ndėrsa ndalet nė mėnyrė tė veēantė, duke ia pohuar mendimin e dyshuar tė tij pėr prejardhjen e emri kreshnik: “Pėr sa i pėrket emrit kreshnik, nuk ka dyshim se rrjedh prej sllav. Krajsnik, dhe kuptimi i parė i fjalės ka qenė “kufitar”, pastaj mori zhvillim tė mėtejmė nė gjuhėn shqipe”. Interesim tė veēantė Profesor Ēabej tregon edhe pėr quarjen pėrpara tė pėrpjekjeve tė Dodės nė lidhje me tė folmen e Krajės, prandaj e nxitė mė tej duke i premtuar se do t’ia dėrgonte edhe njė ekzemplarė tė “Mesharit” pėr krahasim, ndėrkohė qė “tash pėr tash nuk mendoj tė botoj kėngėt e Shestanit qė kam nė dorėshkrim”, pėrfundon letrėn e tij Profesor Ēabej[32].





Kartolina si ndėrlidhje aktive e komunikimit

Komunikimi ndėrmjet tyre bėhet jo nė njė linjė tė natyrshme (adresa familjare apo institucionin ku punojnė), por nga pika tė ndryshme tė globit. ‘Adresat’ e studiuesve shqiptarė janė pikat turistike, qytetet qendrat e ekskursioneve, vendpushimet turistike, nė tė cilat gjenden zyrtarisht apo rastėsisht, si dhe adresa gjithherė zyrtare (Tirana) e Profesor Ēabejt. Nė kėtė listė komunikimi, me pak pėrjashtime hyjnė numri mė i madh i letrave tė studiuesve dhe kryesisht i kartolinave. Profesorė universitarė, gjuhėtarė tė rinj, studiues tė letėrsisė, tė folklorit e tė etnologjisė, arkeologė dhe historianė tė pėrkushtuar nė studimet albanologjike, lexues tė pasionuar tė veprės sė tij, i shkruajnė Profesor Ēabejt nga qytetet ku kanė shkuar zyrtarisht, nga institucione ku kanė shkuar pėr kėrkime shkencore, apo nga vende ku kanė shkuar pėr pushime familjare, dhe ia pėrcjellin urimet e tyre mė tė pėrzemėrta pėr shėndetin e tij dhe tė familjes sė tij. Tė kėsaj natyre janė letrat e pėrgėzimit dhe kartolinat e dėrguara nga shumė qytete tė Kosovės, ish-Jugosllavisė dhe Europės e Mesdheut.
Nė kartolinat e tij nga Prishtina Anton Ēetta e uron Profesor Ēabejn pėr Vitin e ri 1975 pėrkatėsisht pėr vitin 1978, dhe kėtė pėrveē nė gjuhėn shqipe e bėn edhe nė gjuhėn frėnge, ndėrsa nga Zagrebi shėndet e tė mira i uron Gani Bobi. Se personaliteti i Profesor Ēabejt ėshtė bėrė pjesė jo vetėm e studiuesve po edhe e familjes sė tyre nė momente pushimi, dėshmojnė edhe letrat qė Hasan Mekuli ia ka dėrguar nga qyteti i Ohrit apo Igumenicės, nė tė cilat pushonte familjarisht, ndėrsa po me kėtė diskurs intim shprehen nė kartolinat e tyre nga Prishtina dhe Prizreni (Haxhi Krasniqi), nga Prishtina (Ismail Dumoshi), dhe nga Gjilani, Dubrovniku, Prishtina e Gjermania Demokratike (Nazim Shurdhani), tė cilėt pėrveē shprehjeve tė zakonshme pėr dashurinė e miqėsinė qė kanė ndaj personalitetit tė tij, pėrzemėrsinė e tyre e zgjerojnė edhe me respektin qė kanė ndaj familjes sė tij (gruas dhe vajzės) edhe anėtarėt e tjerė tė familjes: baballarėt, nėnat, vėllezėrit dhe motrat e tyre. Ndonjėri prej tyre madje nuk heziton tė ankohet te Profesori i nderuar edhe pėr gjendjen e vėshtirė shėndetėsore nė tė cilat ka kaluar familja e tij - nga Arbneshi, Kraja e Malit tė Zi, Pirani i Kroacisė dhe Zhablaku i Serbisė (Ismajl Doda), ndėrsa njė tjetėr nuk heziton qė mallin e shprehur nė letrat e tė tjerėve dhe tė tij ta pėrmbyllė “me lot nė sy” (Nazmi Shurdhani). Po e kėsaj natyre ėshtė edhe kartolina e Murat Blaku nga Tunizia, kartolina e Rexhep Ferrit nga Budva e Malit tė Zi, dhe sidomos kartolina e gjuhėtarit tė shquar amerikan Erik Hamp, nga Plava e Malit tė Zi. Njė komunikim tė dendur pėr nga numri i madh i kartolinave dhe pėrshėndetjeve, kujtimeve e pėrgėzimeve pėrbėjnė ato qė janė dėrguar nga Budva e Malit tė Zi, nga Poreēi i Kroacisė, nga Roma, nga Zagrebi, nga Parisi, nga Prizreni, nga Beogradi, nga Dibra, nga Gjer ma nia Demokratike, nga Jena (Gjer mania Demokratike), nga Londra, Petro va ci (Kroacia), nga Pre she va, nga Ru ma nia, nga Sfeti Ste fani (Maili i Zi), nga Zara, nga Kryshevci i Serbisė, nga Munihu, nga Bukureshti,nga De ēa ni, nga Lenggries i Gjermanisė me autorė Rexhep Ismajlin. Ndonėse Profesor Ismajli njė komunikim tė dendur me Profesor Ēabejn e bėnte pėrmes letrave tė shpeshta, jo rrallė nuk kursehet ta njoftoj mjeshtrin e tij edhe pėrmes kartolinave, pėr lėvizjet e tij, pėr pjesėmarrjen e tij nė seminare e konferenca shkencore, pėr shqetėsimet e tij familjare, pėr respektin qė ka ai dhe familja e Profesor Ēabejt nė rrethin e tij familjar, pėr ndonjė komunikim me studiues tė huaj dhe vendor dhe pėr ndonjė iniciativė tė rastit. Nė kėtė rrjedhė do thėnė se Profesor Ismajli ėshtė i vetmi komunikues me Profesor Ēabejn, pas emrit tė tė cilit, nė kartolinė jo rrallė gjenden edhe emra tė tjerė: Erik Hamp, Ibrahim Rugova, Zef Mirdita, Gani Bobi etj.
Kartolina nga Prishtina tė nėnshkruara kur nė emrin e tij e kur nė emėr tė Redaksisė (fjala ėshtė pėr Redaksinė e botimit tė veprės sė Profesor Ēabejt nga “Rilindja” nė Prishtinė), i shkruan Mehmet Gjevori pėr probleme tė natyrės teknike rreth botimit tė veprave tė plota tė tij, Vehap Shita nga Sfeti Ste fa ni, Zef Mirdita nga Hei delberg-u i Gjermanisė Demokratike, Zagrebi e Prishtina, Ibrahim Rugova nga Parisi, Muhamet Tėrnava nga Gjermani Demokratike etj. Nė kartolinat e tyre ata njėkohėsisht shprehin atmosferėn familjare tė tė nėnshkruarave, nderimin qė atij i bėhej nė familjet dhe institucioneve tė tyre, kujtimin qė e ushqenin nga ditėt kur kishin pasur rastin ta njihnin pėr herė tė parė, nderin qė do t’ju bėnin nė rast tė njė vizite tjetėr nė familjet e tyre etj.

Diskursi i komunikimit

Nė letėrkėmbimin e studiuesve nga Kosova, sigurisht me shumė interes ėshtė edhe diskursi i komunikimit tė tyre me Profesor Ēabejn. Pothuajse nė tė gjitha rastet kartolinat, letrat pėrgėzuese (kryesisht pėr Vitin e Ri) dhe letrat me kėrkesa e diskutime nga mė tė ndryshmet, nisin nga njė intimitet i skajshėm kolegial, me cilėsorė e epitete nga mė tė lartat dhe nga mė tė ndryshmet. Pėr diskursin e komunikimit ėshtė me shumė interes tė lexohen vetėm paragrafėt e parė a tė fundit, tė mesazheve tė tyre, si: “Shumė i nderuari Profesor”, “Na mori malli tė shihemi”. (Rexhep Ismajli), “Fort i dashur shoku Prof. Eqrem Ēabej (Hasan Mekuli)”, Duke pritur me kėnaqėsi e mburrje pėrgjigjen Tuaj (Skėnder Gashi), “Fort i dashur mik”, “I nderuari pėr jetė profesor i dashur Eqrem Ēa bej”, “Tungjatjeta i nderuari shoku Prof. Eqrem Ēa bej” (Haxhi Krasniqi), “I dashur dhe i nderuari Z. Profesor”, “Seher gehrter Herr Professor” (Zef Mirdita), “Pėrqafime”, “Me lot nė sy” (Mehmet Shurdhani), “I ndershėm Z. Profesor” (Mehmet Gjevori) etj.
Tė shikuara nga njė aspekt tjetėr sintetik diskursi i tyre do tė mund tė matej me shkallėn gramatikore tė shkallės sipėrore tė mbiemrave (nė tekstin hyrės dhe pėrmbyllės tė kartolinave apo tė letrave) dhe ma shkallėn sipėrore tė ndajfoljeve (nė pjesėn e brendshme tė letrave dhe tė ndonjėrės prej kartolinave) qė pėrcjellin mesazhet e tyre tė komunikimit.
Duke pėrfunduar: Interesimin e studiuesve tė Kosovės pėr vep rėn e Ēabejt nė vitet ’70 e kanė shprehur edhe numri i madh i letrave e kartolinave qė ata ia kanė dėrguar Pro fesor Ēabejt nga Kosova dhe nga qytete tė ndryshme tė botės, nė njė kohė qė letėrkėmbimi, si pėr studiuesit e Kosovės ashtu edhe pėr ata tė Shqipėrisė ishte me pasoja. Nė letėrkėmbimin e tyre diskutohen njė varg ēėshtjesh gjuhėsore, historike, etnologjike, kulturore dhe familjare. Letėrkėmbimi i tyre ėshtė i rėndėsishėm njėkohėsisht edhe pėr dokumentaritetin qė pėrshkon, mėnyrėn e komunikimit (adresarin), mesazhin qė bartin ato dhe diskursin e komunikimit.





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Shih, Popper, Vepra tė zgjedhura (Pėrgatitur nga David Miller), Pėrkthyer nga Arjan Starova, “Shtėpia e Librit&Afėrdita”, Tiranė, 1998, Aleksandėr Kocani, Hyrje nė epistemologji, Shb “Libri shkollor”, Tiranė, 1997; Gérard Genette, Mimologije (Put u Kratiliju), Zagreb, 1985, f. 311-330.
[2] Kjo ėshtė arsyeja pse ne do tė sjellim dhe do ta trajtojmė kėtu jo mesazhet e tij, po ato tė studiuesve tė Kosovės (kjo do tė thotė tė ish-Jugosllavisė) me Profesor Ēabejn. Falėnderoj tė bijėn e Profesor Eqrem Ēabejt, Brikena Ēabejn, pėr lejen qė mė dha pėr fotokopjimin e plotė dhe citimin e pjesshėm apo tė plotė tė letėrkėmbimit tė studiuesve tė Kosovės me Profesor Ēabejn.
[3] Teksti i parė i Ēabejt i botuar nė Prishtinė ėshtė kujtimi pėr pėrvjetorin e Nolit: Ai mbetet i gjallė ndėr ne (Il est vivant chez nous) (Fan S. Noli), “Fan S. Noli ndėr bashkėkohėsit”, Prishtinė, “Rilindja”, 1968, f. 223-225.
[4] Pėr gjenezėn e literaturės shqipe (Pour la genčse de la litterature albanaise) Prishtinė, “Rilindja” 1970, 67 f.
[5] I dashur shok Eqrem. Letėr nga Prishtina, 26.10.1971. 1. f.
[6] I dashur dhe i nderuari Z. Profesor. Letėr nga Parisi, 7 tetor 1971. f. 1; I dashur Z. Profesor. Letėr nga Parisi, 20 nėn tor 1971. f. 2.
[7] I dashur Prof. Ēabej. Kartolinė nga Prish ti na, mė 6. 6. 1980; I dashur Profesor. Kartolinė nga Igumenitsa (Gre qi), mė 6. 6. 1980.
[8] Fort i dashur shoku Prof. Eqrem Ēabej. Le tėr nga Prizreni, mė, 22 mars 1980. Arkivi i autorit. 1. f.
[9] Fort i dashur shoku profesor. Letėr nga Pri sh tina, mė 7 prill 1980. 1.f.
[10] Shumė tė fala nga Prizreni. Kartolinė nga Prizreni, 30. 8. 1976.
[11] I dashur shok profesor. Letėr nga Prish ti na, 26. 3.1975. 1.f:
[12] I nderuari shoku Profesor. Letėr nga Pri sh ti na, mė 6. 10. 1975. 1. f.
[13] Shumė i nderuari Profesor. Letėr nga Gottingeni (Gjermani), mė 16. 2. 1979, f. 2
[14] Fort i dashur shoku Prof. Eqrem Ēabej. Le tėr nga Prizreni, 12. 9. 1975. Arkivi i autorit. 2. f.; Fort i dashuri shoku Prof. Ēabej. Letėr nga Priz reni, 7. 2 1977. Arkivi i autorit; Fort i dashur shoku Prof. E. Ēabej. Letėr nga Prizreni, mė 20. 7. 1974; Fort i dashuri dhe i paharruari Prof. dr. E. Ēa bej. Letėr nga Prizreni, mė 27. 6. 1974. 2. f.
[15] I dashur Profesor. Kartolinė nga Bichum-i, Gjer mania Demokratike, 8. 12. 1977 / I dashur Profesor. Letėr nga Bochum, (Gjer ma ni), 22. 3. 1978. f. 2; I dashur Profesor. Letėr nga Bochum-i (Gjer mani), 21. 1. 1978. f. 2; I dashur Profesor. Letėr nga Bochum-i, mė 12. 5. 1978. 2. f; I dashur Profesor. Letėr nga Bochum-i, mė 16. 3. 1978. 2.f; I dashur Profesor. Letėr nga Bochum-i, mė 28. 5. 1978. 1.f; I dashur Profesor. Letėr nga Italia. Nuk ka datė. f. 2; I dashur Profesor. Letėr nga Jena (Gjermania Demokratike). Pa datė dhe vit. 2. f; I dashur Profesor. Letėr-porosi nga Prishtina. Pa datė. 1. f.; I dashur zoti Profesor. Letėr nga Parisi, 1. 5. 1972. f. 2; I dashur zoti Profesor. Letėr nga Parisi, 21. 1. 1972. f. 2.
[16] I nderuari pėr jetė profesor i dashur Eqrem Ēa bej. Letėr nga Arbneshi (Mali i Zi), mė 11. 10. 1976. f. 3; I nderuari shoku Prof. Eqrem Ēabej. Letėr nga Arbneshi, Kraja (Mali i Zi), mė 30. 6. 1975. 6. f; I nderuari shoku profesor Ēabej. Letėr nga Arbneshi, Kraja (Mali i Zi), mė 8. gusht 1979. 2. f; Shumė i nderuari Profesor Eqrem Ēabej!. Le tėr nga Arbneshi, Kraja (Mali i Zi), mė 20. 1 1978. 2. f; Tungjatjeta i nderuari shoku Prof. Eqrem Ēa bej. Letėr nga Ostrosi (Mali i Zi), mė 4.3.1977. 2. f.
[17] I nderuari profesor. Letėr nga Vjena, mė 28 nėn tor 1979. 1. f; Fort i dashur shoku profesor. Letėr nga Pri sh tina, mė 7 prill 1980. 1.f.
[18] Sikur mund tė shihet prej Redaksisė sė vėllimeve tė veprave tė Ēabejt bashkėpunėtor tė jashtėm u caktuan: Ahmet Kelmendi dhe Sylejman Drini, ndėrsa redaksisė i printe Mehmet Gjevori. Mbeshtetur nė faktin se qė tė gjithė u morėn kryesisht me korrekturėn e veprės sė Ēabejt, kėtė meritė, pėr tė qenė nė Redaksinė e botimit, do tė duhej ta zinte edhe Skėnder Gashi.
[19] Mehmet Gjevori, I ndershmi shok Eqrem (letėr), “Prishtinė, 26. X. 1971.
[20] Mehmet Gjevori, Letėr, Prishtinė, 26. III. 1975.
[21] RRahman Dedaj, Letėr, Prishtinė, mė 6. X. 1975.
[22] Ėshtė fjala pėr studimin Prof. Ēabej, njohės dhe studiues i le tėr si sė sonė gojore, revista shkencore “Pėrparimi”, Prishtinė, 1978, nr. 6, f. 855-870.
[23] Fjala ėshtė pėr artikullin Studiues dhe njohės i thellė i letėrsisė so nė gojore, “Rilindja”, Prishtinė, 29 korrik 1978, f. 13.
[24] Anton Berisha, Letėr nga Gottingeni (Gjermani), mė 16. 2. 1979, f. 2.
[25] Skėnder Gashi, Letėr nga Vjena (Austri), mė 28 nėn tor 1979. 1.f.
[26] Skėnder Gashi, Letėr nga Vjena, mė 28 nėn tor 1979. 1.f.
[27] Shih, I dashur Rexhep! Let ra tė Ēabejt, nė «Dija e Ēabejt». Koha, revistė e pavarur in for ma ti vo-politike, Prishtinė, nr. 19, dhjetor 1990, f. 41-43. Letra tė Ēabejt. Shih, «Dija e Ēabejt». Ko ha, Prishtinė, nr. 19, dhjetor 1990, f. 40-43. Shėnim: «Pėr tė hedhur dritė edhe nė ndonjė aspekt tė personalitetit tė Ēabejt, po botojmė disa letra, ku pasqyrohet gatishmėria e tij pėr tė ndih muar tė tjerėt».
[28] Fjala ėshtė pėr studimin e Rexhep Ismajlit, Sinteza e Eqrem Ēabejt, botuar me rastin e 70-vjetorit tė lindjes sė lindjes sė dr. Eqrem Ēa bejt, gjuhėtarit mė tė njohur shqiptar dhe njėrit nga intelektualėt mė tė frytshėm tė Ballkanit, dhe me rastin e botimit tė veprave tė tij tė zgje dhu ra Studime gjuhėsore, nė gjashtė vėllime, nė «Rilindja» e Prishtinės. E pėrkohshmja “Oko” e Zagrebit, 6- 20 prill 1978, 10.
[29] I dashur Profesor, Bochum, 22 mars 1978.
[30] I dashuri dhe i nderuari Z. Profesor, Paris, 7 tetor 1971.
[31] Tė gjitha nėnvizimet janė tė autorit (I.D.).
[32] Eqrem Ēabej, I ndershmi e i dashuri mik!, Tirana me 24 gusht 1975.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė Eqerem Cabej ?   Today at 9:35 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kush ėshtė Eqerem Cabej ?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: