Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   Thu Nov 20, 2008 9:02 pm

Kongresi i Manastirit, i mbajtur para nje shekulli, eshte bere projekti i njė Platforme te mbare nder shqiptaret, dhe sot ne rikujtimin e 100 vjetėve tė mbajtjes se tij, rikthehet me aktualitetin dhe gjallerine e asaj jehone, u kundervihet tendencave anatemuese, dhe na obligon ne , tė bėjmė pėr brezat rikapitulimin e njė bilansi qė flet per fitore kapitale ne meridianin mbarėshqiptarė, se vepra e kurorėzuar nga mendjet e ndritura tė Rilindasve tanė mbetet vula e perjetshme e qėndresės heroike!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   Thu Nov 20, 2008 9:12 pm

Kjo ngjarje e madhe para nje shekulli, nuk ishte vetem procedurė vendosėse se si, dhe me cilat shkronja do ta zhvillojnė komunikimin e gjuhės shqiptarėt e pėrballur nga tė gjitha anėt e njė tendence me oreks gllabėrues dhe goditės deri nė asimilim nga ndjenja e fqinjėve sllav! Ndikimet politike dhe ato te Patrikanės ortodokse sllave patėn njė influence te madhe me perpjekjet e vazhdueshme qė tė mbjellin farėn e ndasisė nė mendjen dhe shpirtin e tė shiturve qė i pėrvetsonin. Kjo rezultantė e strategjisė sė ndarjes dhe e copėtimit tė trungut dhe mendjes shqiptare kishte nisur qysh moti nė Shėn Stefan dhe perfunduan nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, ku shqiptarėve dhe territorit tė tyre u ranė me gėrshėrė ndarjeje pėr ta ndarė nga trungu gjymtyrėt qė do ti mungonin Amzės sė zhvillimit natyral ! Ishte ajo koha e diplomacise hipokrite me sponsor nga c**** i rusosllavisė qė e beri tė pamundur zhvillimin e shqiptarėve nė njė terėsi etnike natyrore, per te vene ne funksion mekanizmat e arbitrazhit pėrndjekės deri nė zhberjen toitale tė identitetit shqiptarė !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   Thu Nov 20, 2008 9:54 pm

Kongresi i Manastirit i mbajtur nga data 14 deri me 22 nėntor 1908, u be jehona e kushtrimit tė pėrjetshėm.Shkronjat shqipe qė pėrfundimisht do te mbjellin ugarin e shqiptarisė, u bene fara e njė rrezedrite pėr zhvillim, jo vetem ne ngritjen e nivelit te kultures dhe identitetit shqiptarė , por ,njėkohėsisht u bėnė edhe urdheroret e njė sendertimi simfonik, se si do tė jehonte nė atmosferėn e zymtė tė robėrisė strategjia mbrojtese e Atdheut.
Me ato shkronja tė shenjta u be unjesimi i gjuhes shqipe,
Me ato shkronja te shenta u be ekuilibri harmonik shqiptarė,
Me ato shkronja te shenjta nisi procesi i racionalizimit tė pjesėve tė cunguara drejtė tėrėsisė se mbetur skelet,
dhe ;
kur e kur u dha kushtrimi pėr liri,
dhe;
kur e kur u shkrua legjislativa per gjymtyret e ndara e te perēara,
dhe;
kur e kur ia behen si llava e vullkanit traktet, parollat, poezitė, rrefimet, kėngėt, vajet, pėr Atdhedashurinė, nėpėr qendrat e Evropės dhe tė Amerikės, tė nxierrin nga tabuja e harresės Kodin e shenjtė tė shqiptarėve kundrejtė blasfemisė qė bėnte arbitri djallzorė i tiranisė !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   Thu Nov 20, 2008 10:45 pm

Me shkronjat e ABCsė sė shqiptarėve, u ballafaquan dhe u ngatėrruan armiqtė qė shkruanin gjithēka qė tė orientonin shqiptarėt nė polet e ndasisė dhe u hapte reaksionet e brendshme tė proceseve tė burgosjes, pėrndjekjes, vrasjas. Megjithatė shenjtėria e shkronjave shqipe siē janė ė y rr th dh , i pamundėsuan hibridėt e ortodoksisė sllave, dhe ata jo vetėm qė lakuriqėsonin gjymtyrėt vrastare por, rrėfenin edhe ndjenjėn e djallit qė e mbanin dhe e kultivonin nė mendjet kriminale.Por, vyshkeshin e perthaheshin nga vėshtrimet dhe tingėllima shqipe qė unjėsonte ēdo ditė mendimet e lirisė dhe pavarėsisė.
Gjithė kjo sfidė shekullore, nėpėr tė cilėn pati ngritje dhe rėnie, goditje nė pikėpamje tė veēanta dhe tė tėrėsishme, e mundėsoj hapjen e kapitullit tė pėrballjes kundėr politikės dhe strategjisė sė nėnshtrimit.Shqiptarėt sa herė qė goditeshin deri nė shfarim, pėrsėri ringriteshin tė kurorėzojnė Lėvizjedn Kombėtare Shqiptare ku Platforma e unjėsimit tė gjuhės dhe shkrimit shqip ne shpirtin dhe trungun e Atdheut , mbeti vulė pėrjetėsie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   Thu Nov 20, 2008 11:05 pm

Me jetėsimin e ABC sė nuk u ndėrprenėkonfrontimet, goditjet, strategjitė robėruese tė drejtuara kundėr shqiptarėve. Pėrkundėr, ata hartuan projektet tinzare dhe dita ditės motivuan,sponsorizuan dhe udhehoqėn copėtimin, gjakderdhjet,anatemat qė i zhvilluan nė arenėnb e zhbėrjes sė shqiptarėve.Vetėm shkronjat e shenjta tė sjellura nė Kongresin e Manastirit mbetėn pa goditje :
-Ato qė nga vajja e lindjes sė shqiptarit e derit ek rėnkimi i fundit nga jeta, ringritėn lavdinė, qėndresėn, jehonėn e lidhjes shpirtrore gjithėshqiptare,
-Ato, qė nga fjala e parė nėnė e deri tek lamtumira e fundit i mbetėn shqiptarit epitaf i shkruar nė vetėdie, se ia dėshmojnė pėrkatėsinė e identitetit tė shtrydhur,
-Ato , shkronjat shqipe te sjellura ne Kongresine Manastirit ia ruajtėn gjuhėn e zjarrtė tė Perėndisė edhe Pelisterit shekullor qė nė heshtje e rėnkime, shikoi dhunėn, zjarrin dhe shfarosjen e shqiptarėve tė Pellagonisė !
-Ato, shkronjat e ABCsė sė Kongresit tė manastirit u bėnė llambadar kryesor i ēėshtjes mbarėshqiptare dhe nė pararojėn e tyre shqiptarėt me to shkruajtėn Himnin, madhėruan Flamurin, u kėnduan luftėtarėve dhe martirėve tė idealit qė ranė pėr Pavarėsi dhe Bashkim kombėtar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   Thu Nov 20, 2008 11:30 pm

Me ato shkronja tė shenjta, edhe sot hapin Abetaret nė klasė brezat qė nė hapsirėn e zymtė tė robėrisė nga xhuxhėria ideologjike e kallkanėve dhe tiranėve mėsuan vjershat e para se si tė kėndojnė pėr ata qė ua kishin vrarė e mohuar tė parėt. Vetėm shkronjat e shenjta te shqipes sikur dilnin nga brendia e asaj llave vullkani dhe harmonizonin qėndrimet polarizuese, duke i unjėsuar shqiptarėt tė nisin rrugėn e mbarėsisė. Sot, pėr ato shtigje, ma i arsyeshėm se kurrė , Kongresi i Manastirit shpalos horizontin e gjeopolitikės edhepse, pavarėsisht se nė tė marrin pjesė gjymtyrė mohuese tė kolonistėve, sigurisht, pėr brezat qė vijnė do tė bėhet arena e mirėqenies mbarėkombėtare tė bashkuar!....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: