Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arti publicist i të rinjve

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptyFri Nov 21, 2008 11:29 pm

Sponsor i gazetës “LIRSHËM” Bashkim Tola, intelektual, biznesmen

Mundësoi daljen në dritë të këtij numri të parë të gazetës, të cilën e shoqëroi me urimin e mëposhtëm:

“Përshëndes inisiativën tuaj. Sinqerisht më emoncionon përkushtimi juaj për të përfunduar një inisiativë. Ju uroj suksese!”

Bashkim Tola

Në emër të Qeverisë së Nxënësve të shkollës “Andon Zako Çajupi”, të Këshillit botues si dhe të gjithë kolektivit mësues e nxënës të kësaj shkollei urojmë: “Suksese në veprimtarinë e tij të frytshme dhe lumturi familjare. Gjithashtu aktin e tij e konsiderojmë një gjest atdhetar dhe impuls të dinjitetit njerëzor dhe ruatje të identitetit”.





Gazeta botohet nën drejtimin e Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Albania, me qendër në Gjirokastër Kristaq F. Shabani IWA W.P.S ++3550692553056, ++355692239594

Kryeredaktore: Sindi Islamaj E-mail cinderella5and9me@g.mail.com

Z/Kryeredaktore: Kledi Deko

Redaktor: Pertisian Zibaj ++ 3550693519231

Informacion: Femina Abazi, Shela Mevlani

Këshilli botues: Taso Kano (kryetar i Këshillit botues), Freda Boga, Kristiana Dono, Donatela Kanani, Yllka Ponde W.P.S, Mareglena Bishani , Ergys Mandili , Krista Tushe, Aleksandra Shabani W.P.S, Merita Çerepi++35584268166, Tonina Hido.

Adresa: Shkolla 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi” Lagjja “” Gjirokastër, Albania Tel. ++35584262339

Informacioni: Shkollës “Andon Zako Çajupi” Gjirokastër Mobil 0692657185
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:41 pm

Hapet një dritare e re paraqitjeje zgjim ëndrrash e dëshirash…

“Me zemër më uroi, më puthi në faqe, kur e përqafova, ndjeva në shpirt paqe”.


“I M P U L S”



revistë periodike letrare e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër Gjirokastër, Albania. Nr 1(001) E mail@ pegasi2003 yooho com Muaji Shtator 2006



Kjo revistë e thjesht grafikisht do të reklamohet nëpërmjet LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE NDËRKOMBËTARË dhe Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër në shumë vende të botës….







Editorial
Filloi impulsi dhe eksplorimi i talenteve



Nga Kristaq F. Shabani, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve “PEGASI” GJirokastër

Mirë se erdhe revista “Impuls…”. Po hap një dritare të re paraqitjeje dhe zgjon ëndrra, dëshira dhe nxjerr në pah talentet që sot japin kontributin e tyre në fushën e letërsisë fëminore si dhe talentet e fshehura apo të njohura vetëm në disa metra katrorë, që të njihen publikisht…



A dini që në shkollën “Koto Hoxhi” nxënësit e pasionuar kanë botuar një sërë “revistash”, të cilat tregojnë pasionin dhe zellin e nxënësve për Artin, Kulturën, Letërsinë dhe Pikturën e tjerë? Ne kemi bërë një punë intesive për të ardhur këtu. Janë botuar një sërë titujsh, të cilët kanë shprehur me substancën e tyre dhe paraqitjen grafike se nuk është harruar lëvrimi në letërsinë për fëmijë. Ne kemi përfaqësues të tillë, të cilët kanë bërë emër. Mund të përmendim këtu, Fran Ukcamën një emër i dëgjuar nëletërsinë shipe për fëmijëme veprat e ti,j Jorgo Telon me veprat e tij “Bubushi dhe dikushi”, “Babi, keq të mos të vijë”, Janaq Janon me veprën etij të suksesshme”Paqja e prishur” e botuar në shqip, anglisht dhe greqisht, Izet Çulli “...............”, madje dhe me botim në Kosovë për të vijuar me dy botimet interesante të Mirela Dudit “Klloçka Nilë, Qeni Murro dhe Pushverdhi” dhe “Epopeja e minjve të fushës” fabula, Lumo Kolleshi “........” Ledi Lahi “........................”, e cila paçka nga mosha e saj është mjaft premtuese në skicimet dhe tregimet e shkurtra për fëmijë.këto përmbledhje flasin për një ecuri nëkëtë letërsi. Po kështu pritet të dalë nga botimi së shpejti antologjia poetike ‘Refleks në Ujëvarë” (Sarushja dhe të tjera), vepër për fëmijë e poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani, ecila do të zbukurojë “tablon” paraqitëse të letërsisë për fëmijë me autorë të Lidhjes së krijuesve “Pegasi” të shfletuan disa prej syresh. Tituj mbresëlënës dhe përmbajtje fëminore, që të tërheq vëmendjen. A s’duhet t’i impulsojmë këta fëmijë, të cilët nesër do të japin kontributin në rrjetin mediatik dhe në letërsinë moderne të Shqipërisë? Duhet ta përgatitim që sot këtë kontigjent, me qëllim që Gjirokastra të ketë të ardhmen e saj kulturore dhe prej këtij kontigjenti do të dalin, pa dyshim, nesër përfaqësuesit e Letërsisë, Artit, edhe të atij modern. Fëmijët sot marrin një informacion të hollësishëm e të gjerë; ngarkohen, pra, në mendjet e tyre me këtë informacion dhe është e natyrshme që ata do të shpërthejnë po natyrshëm në drejtimet, që ju pëlqejnë. A s’duhet të interesohet qeverisja vendore dhe në rangje më të larta për këta fëmijë të talentuar, që përpiqen të tregojnë talentin e tyre?! Është paksa e çuditshme imitimi i bukur, që përdorin në redaksitë e tyre, në këshillat botuese e tjerë. Kjo spikatje duhet të impulsohet edhe nga mësuesit e letërsisë, edukimit “artistik” e tjera. A s’ka ardhur koha që Drejtoria Arsimore të organizojë konkurime mes shkollash për këto punime, revista e tjera? Një gjetje e bukur dhe stimuluese, që natyrisht kërkon punë pasionante, zbuluese. Pra duhet një programim i mirëqenë konkurrimi. Me të pasionuarit dhe me talentet duhet të punohet me pasion. Një mësues i mirë në ciklin e ulët dhe atë 9 vjeçar duhet të evidentojë e të reklamojë këtë punë, e cila është një veprimtari e mirëfilltë krijuese, që nxit aftësinë krijuese dhe predispozicionin shpirtëror për zhvillimin e talenteve në të gjitha fushat. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me afishimin të këtyre punimeve në klasa.Këto veprimtari duhet t’i impulsojmë me projekte që të fitojnë ata, të vegjëlit, se duke fituar ata, fitojmë edhe ne të rriturit, gjithashtu fiton dhe ka shans konkurrimi gjithë vendi. Eksplorimi i këtyre fushave mbetet një fushë, që duhet filluar dhe fituar sa më shpejt. Vetë prindërit nuk duhet të mbeten në pritje, por të sakrifikojnë për të nxitur dëshirat, talentet, pasi, shpesh herë, duke mos patur nivelin e duhur, pra janë në disnivel, e duke patur detyra të mëdha jetësore, harrojnë duke shpërdoruar të ardhmen e fëmijëve të tyre të talentuar. Mësues, propagandoni punën tuaj! Mos rrini të tulatur! Duke bërë një punë të mirë selektive do të dini t’i rezistoni kohës si dhe do të guxoni për më tej, duke mbajtur vendin profesional profesionalisht. Afrohuni te puna pasionante. Shembuj keni plot në gjirin tuaj, që mund t’u ngjasoni për përkushtesën. A s’duhet që edhe Shoqatat Atdhetare - Kulturore të afrohen në këto shkolla, pasi për letërsinë ka mjaft poetë e shkrimtarë, që mund të ndihmojnë dhe të krijojnë lidhësi të mira me nxënësit e talentuar? S’duhet pritur, por duhet nxituar… Madje, duhet thënë që rrjeti mediatik i qytetit ta programojë publikimin e kësaj pasurie të madhe, që përgatit të nesërmen dhe vetë qeverisja vendore ta marrë në efiçencë këtë zhvillim dhe ta futë në projektet e saj. A s’ka ardhur koha që të krijohet një antologji poetike me krijimet e këtij brezi shkollor, që ka thënë e do të thotë më shumë? A s’ka ardhur koha që të ekspozohen punimet e tyre të thjeshta, por me nerv? A s’ka ardhur koha të realizojmë konkurrime të fjalës artistike të ndërtuar “ndryshe”, duke lënë rutinat dhe programet e mefshta?…Ku janë projektet e shumta dhe rezultatet e tyre për përkrahje?! Mirë se erdhe gazeta “Impuls…”. Po hap një dritare të re paraqitjeje dhe zgjon ëndrra, dëshira dhe nxjerr në pah talentet e fshehura apo të njohura vetëm në disa metra katrorë, që të njihen publikisht… Fillesa është e bukur nga shkolla, që mban emrin e njeriut, që donte aq shumë gjuhën shqipe, që i mungon një bust i madh nderimi…

“Që të arrihej këtu, padyshim, një rol të madh ka luajtur aplikimi i Projektit “Hap pas Hapi” i realizuar nga reformatori Prof. Assoc.Vasil Bici, i cili në kontakt me ISP bëhet, sipas Drejtorit aktual të Drejtorisë Rajonale Arsimore, Vasil Muka, guri i themelit i një bashkëpunimi modern për prezantimin e Fondacionit të Shoqërisë së hapur “Soros”, duke transmetuar idetë e këtij modeli…”.

Le të sprintojmë bukur në këtë impuls…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:42 pm

Impulsim dhe gjetje

Rrjeti mediatik i së arthmes

Le të zgjojmë ëndrrat

Revista që kanë qarkulluar në shkollën 9 vjeçare “Koto Hoxhi”!



1. Revista “Ëngjëjt” në përmbajtjen e saj rrok: miqtë tanë poetë, piktorët e vegjël, kureshtje, humor, argëtim, Ëngjëjt dhe ëndrrat. Revistë e ilustruar, sipas mundësive me teknika të lehta, ku një pëllumb ëngjëllor fluturon nën këndvështrimin e spikatur të Diellit dhe në prezencën e një vogëlusheje dhe të luleve shumëngjyrëshe. Një ide që duhet të ndalesh. Shihni sa me çiltërsi shprehen ndjenjat në një vjershë të titulluar “Ëngjëjt” të botuar në këtë revistë:



“Ëngjëjt”

Ne jemi Ëngjëj,/ ne jemi fëmijë, ne jemi drita/ që ka çdo shtëpi./ Ne falim dlirësi,/kërkojmë dashuri ;/Ne duam një botë /më të mirë,/ku të realizohet/ çdo ëndërr,/çdo dëshirë!/

Është dhe një vjershë për gjuhën shqipe ku thuhet:

“Gjuha shqipe, gjuhë e nënës,/ që në djep më ka magjepsur! /Si pëllumb krahëshkruar /

gjuha shqipe më ka magjepsur./

Po kështu ka dhe një poezi për nënën. Piktorët e vegjël kanë rubrikëne tyre, ku ka prani të inteligjencës dhe fantazisë. Vijojnë rubrika të veçanta:

“Humor”, “Pyetje përgjigje”

Kur e ngrëmë lart kokën në kohë të mirë çfarë shohim?

- Shohim qiellin, diellin zogjtë!

- Po në kohë të keqe?

- Shohim çadrën!

# #

Rubrika “Argëtim” ka prezencë të gjë e gjëzave të goditura si dhe një fjalëkryq.

Në faqen tjetër ka ushtrime logjike si dhe luaj lodrat “Mos u nxeh” dhe “Tre qentë dhe lepuri”.

Si përfundon kjo revistë? Me mesazhin e madh: “Lumturi, Gëzim, Paqe” si dhe me Pasthënien ‘Ëngjëjt dhe ëndrrat e tyre” Çfarë shkruhet në këtë pasthënie?

A e dini pse fëmijët i quajnë Ëngjëj? Sepse fëmijët janë të pastër, të qetë dhe nuk njohin ligësinë. Ata nuk e njohin urrejtjen, inatin, përbuzjen. Jeta e tyre është si një ëndërr, ata nuk kanë probleme, halle. Ata nuk luftojnë e nuk i duan armët. Janë miq dhe shokë të mirë. Nga goja e tyre dalin veç ndjenja të pastra. Por a i kuptojnë të rriturit siç duhet?! Shpesh të rriturit harrojnë që edhe ata kanë qenë fëmijë. Ata i vënë të vegjlit nën tutelën e tyre dhe i largojnë nga bota fëminore plot ëndrra, dëshira e iluzione. Sikur të mbyllim sytë dhe të imagjinojmë bota të drejtohej nga fëmijët, ç’do të ndodhte vallë? Kush do të triumfonte e mira apo e keqja? Do të realizoheshin apo jo ëndrrat e tyre? Mundohuni ta imagjinoni!
Kush janë realizatorët e kësaj reviste : Kela Dashi, Xhesi Xhemali, Albion Shehu, Besjana Rredhi, Edi Isaraj, Henri Mezini,Valentina Veshi.


Portat e dashurisë





U puthim shikimin e bukur,


tek u rrjedh nga sytë,


u puthim fjalëzën e rritur


tek u shket nga buzët e njoma…


I puthim në gushë,


i shtrëngojmë në doçka…


Ah, dashuria për ta



ka me qindra porta!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:42 pm

Surpriza ime: Vizatimi flet



E dini se ç’më ndodhi një ditë, o fëmijë? Na dha edukatorja një kokë fëmije në letër për të vizituar. “Vendosni shqisat me kujdes,”- na porositi.

Unë, pasi mora kokën “bosh”, fillova, pa humbur kohë, nga puna. Në fillim i vendosa flokët, pastaj i vura veshët. I flisja. Ai reagonte. I vura dhe sytë edhe vetullat. Filloi të më shikonte me ëmbëlsi. Vazhdova pikturimin dhe plotësimin më poshtë të fytyrës. I vura hundën që të merrte frymëmarrje. Pas gjithë këtyre vendosjeve arrita te një pikë të nxehtë: Do të vija buzët. Vlerën e buzëve dhe të shqisave të tjera na i ka mësuar edukatorja, por na i kanë përforcuar edhe prindërit. Buza filloi të flasë menjëherë. Filloi të flasë papushim. Kaq shumë fliste sa që nuk kishte kohë për të pushuar. I thashë me seriozitet: “Ç’ke kështu? S’po të pushon goja dhe pastaj thonë që shqiparët janë për llafe”.

“Pse mos ta shfrytëzoj buzën? Tani më erdhi ajo, falë teje. Shyqyr që më shpëtove, pse nuk kisha si të ankohesha”.

Fillova të këndoja. Në fillim i flisja fytyrës, s’fliste. Kur i vura të gjitha shqisat veç ta dëgjoje… I thashë edukatores: “Teta edukatore, vogëlushi im flet”.

Edukatorja nuk u çudit aspak. U afrua dhe më përgëzoi: ‘Të lumtë, Sarushe, ti e bëre këtë vogëlush të flasë dhe të filloi jetën. "

Edhe fëmijët e kopshtit u çuditën nga ky veprim i pikturës së Sarushes. Kishin edhe ata fytyra, por vetëm fytyra e vogëlushit tim doli, si thonë të mëdhenjtë, nga ngrirja…

“Shihni, shihni, Sarushja bëri vizatimin të flasë”.

“Pse vogëlushët tanë, teta edukatore nuk po flasin? Edhe ne u kemi vënë gojë”.

“Fëmijë, që të flasë një vogëlush, nuk do vetëm gojë, buzë, sy, veshë, por edhe diçka më shumë se kaq”.

Që atë ditë më mbeti emri që siç thonë:

‘”Ajo është Sarushja, vizatimi i së cilës flet!”

Po sikur unë, Sarushja, t’i vendoste këmbë e duar vogëlushit ç’do të ndodhte vallë?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:43 pm

Një fillesë e bukur që kërkon impulsim





PARLIAM ANCH’ ITALIAN”

Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet Kryetar iLidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve “Pegasi” me qendër në Gjirokastër, Albania



Në kuadrin e shkëmbimeve të vlerave universale në poetikë, prezantimit të nivelit kulturor, dygjuhësh dhe tejdimensional, del ky libërth, i cili, që në titullim zbulon një të fshehtë të bukur dhe intriguese në gjuhën italiane, që tërheq vëmëndjen për substratin paraqitës apo mbartës. 22 autorë të vegjël libohovitë në një rrugëtim e sfidim të madh, nën drejtim pasionant të mësuesit, krijuesit dhe përkthyesit energjik Besnik Ismailati, një shembëlltyrë që udhërrefen. Një punë pasionante që të çon drejt një grupimi të sintetizuar në kërkim talenti për të mësuar një gjuhë me një formë të gjetur. Përvoja e ka treguar vitalitetin e saj.

Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe poetëve “Pegasi” përshëndet këtë nismë me objektiv të qartë, të menduar që fiton shansin e kapërcimit të një shkalline dhe realizon hedhjen fluturuese me ngjyrim nga një “trampolinë” e bukur e të mësuarit të gjuhës.

I parë në një kahje profesionale e kritike libri, përveç të tjerash, është një libër konkurruesmidis nxënësve, krijuesve të vegjël që ngjizen, notojnë me stile të ndryshme në tema të njejta, duke përdorur secili “substratin “ e vet, secili mjetet e veta stilistikore, arkitekturën vetiake e duke paraqitur fizionomi po vetiake e krijim të urave komunikuese me italianët e vegjël, që nxiten dhe ata për të ndërmarrë një nismë në mësimin e gjuhës fqinje (shqipes së bukur).

Në këto parcela individuale, që në bashkësi krijojnë të tërën e bukur dhe sfiluese, gjen aktrime të theksit poetik, të një zanafille apo fillese që, nesër me një punë kualifikuese të vijuar, mund të plotohen dhe të rritet forca prezantuese. Paçka se temat janë të diktuara krijuesit e vegjël në gjuhën e bukur italiane janë munduar që në krijimet e tyre të jenë me tharm dhe të burojnë nga spontaniteti. Tematika e këtij vëllimi bashkësish krijuesish të vegjël, paçka se ka një konturim disi të drejtuar, i është lënë hapësirë për të shprehur e thënë në komponente të gjetur dhe kjo krijon bindshëm mundësitë reale të gjithsecilit duke marrë pamje panoramike moshe, sipas planifikimit të detyrave shtëpi + klasë. Kjo tregon një punë sa pasionante aq dhe të përkushtuar, sa prekëse aq dhe të gjetur, sa temperative aq dhe të latuar, sa emoncionuese aq dhe kërkuese të drejtuesit aktiv duke arritur në koloriin 22 ngjyrosh libohovit, ngjyrim ky në një gjuhë të dashur e të prekur më parë, që hap me çelës të gjetur një gjuhë plot kolor; kjo do të thotë se duke thurur vjersha ke nisur përparimin në të, duke pasur një fond leksikor të nevojshëm komunikimi e madje me art.

Pra shkëmbim vlere, lidhësi gjuhësore, befasi, hapje dyersh për kulturim edhe profesional, krijim i lidhësisë dhe interpretim të mundshëm të ndjenjave në një gjuhë tjetër dhe me theks të veçantë. Padyshim vlen që në podium të ngjitet vlerësimi i kësaj sipërmarrjeje. Të shndërrohet kjo nismë në një lajtmotiv edhe stimulim dhe për gjuhët e tjera se gjuha është si enë komunikuese në evropianizimin e vendit si dhe të merret informacioni i nevojshëm në destinacionet e nevojshme. Vlen të përmendet edhe sfilimi i interpetimit të këtyre krijimeve nga vetë krijuesit. Duhet të kihet parasysh edhe reklamimi dhe publikimi i kësaj sipërmarrjeje.

Shkruarja e një libërthi të tillë në gjuhën italiane me poezi, në këtë art të madh komunikimi, flet për një kthesë të bukur që nesër do t’i merren frytëzimet në një “autostradë të madhe “ të gjuhëve. Hapet sipari i një bote fëminore, ku luan e aktron ndjenja e këtij stadi letrar dhe çiltër precipiton ajo duke u përcjellur me frymëmarrje te pasionantët gjuhëfolës e gjuhëshkruar.

Le ta inkurajojmë të gjithë këtë udhëtim të bukur, këtë nismë dhe të emoncionohemi së toku për këtë siguri arritjeje libohovite.

Ju faleminderit!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:43 pm



Hapje sipari

Portretizime



“Tefta Tashko” e vogla e Gjirokastrës, këngëtare e së ardhmes



Për talentin Semine Sulozeqaj në Shkollën e muzikës Gjirokastër të flasin të gjithë. Por ne marrim mendimet e specialistëve të kësaj fushe dhe konkludimi është shumë impresionant. Është mjaft premtuese. Studion për kanto, në vitin e dytë. Është soprano kolorative me ngjyrime të theksuara lirike. Repertori i saj 2 vjeçar përmban realizime në fushën e këngës popullore të përpunuar. Është shquar në interpretimin e një sërë këngësh të sopranos Tefta Tashko Koço si këngët e famshme: “Kroi i fshatit tonë”,”Midis ballit na ke një pikë” e tjera. Ajo si rrjedhojë e bukurimit interpretiv të realizuar është quajtur dhe “Tefka Tashko” e vogël e Gjhirokastrës. Këtë dukuri dhe nivel artistik Semineja e ka shpalosur dhe po i mëshon fort në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara në qytetin e Gjirokastrës, ku është pjesëmarrëse aktive në të gjitha veprimtaritë e organizuara nga Bashkia e Gjirokastrës, Qendra Rinore, Qendra e Fëmijëve ”Fato Berberi”, shkolla e Muzikës. Ajo angazhohet në programim të avancuar për vitin e II dhe është mjaft e formuar ose siç tipizohet “këngëtare e së ardhmes”. Zotëron edhe pianon duke pasur edhe një repertor të pasur pianistik duke interpretuar pjesë, etyde nga kompozitorë me emër të madh në Botë si Shuman, Shopen e tjerë.

Evidentimi i këtyre talenteve të spikatur të Gjirokastrës është dhe falë rihapjes së shkollës plot tradita gjirokastrite të muzikës, që ishte nëj eveniment për qytetin dhe rrethin tonë e mëgjerë, pasi talentet shpalosin vlerat qysh në moshën që duhet dhe kërkohet shpërthimi për bume të mëtejshme.

Jonida Nika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:44 pm

Tiranë

Sami Xhango



Ato u puthën dhe qanë

1.

“Sikur s’po afrohemi, gjyshe… Sa larg!”

“Të duket kështu prej hapave që hedhim,

se ti je fëmijë dhe unë jam plakë….”

Veç të arrijmë, sa të shoh!

Nuk të durohet prandaj…

Fëmija ndjeu vështrimin e gjyshes

dhe ledhatimin pastaj.

2.

“Ku jemi tani?”

“E ndjeve?”

Sa futëm këmbët në Shqipërinë amë!”

…. Dhe u puthën dhe qanë.

3.

“Si në shtëpinë tonë, gjyshe,

nga njëra dhomë te tjetra…

Si në shtëpi.”

“Më ngjitur, bijë.

Në shtëpi kemi

dhe një korridor midis,

këtu nuk është as ai.”

4. “Më ke thënë si në Kosovë

është dhe këtu…”

“Po, njashtu!”

“Po kur të kthehemi në Kosovë?”

“Në Kosovë do të na duket Shqipëri.”



5.

”Gjyshe, vetëm gjuhën kemi një?”

- pyeti nxituar mbesa tani.

“Edhe gjakun, zemër,

që bëjnë dy.”

6.

Tek ecnin, befas,

mbesa ngriti gishtin

dhe lëshoi një zë…

“Është shqiponjë,- tha gjyshja,

- në qiellin evet…

Si në të kuqen e Flamurit,

fluturon gjithnjë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:44 pm

Fier

Fran Ukcama

Shkrimtar dhe poet i njohur për fëmijë i njohur në të gjithë vendin. Pas vëllimeve me poezi ”Fërfërijnë kallinjtë e grurit”, “Ëngjëjt luajnë me mua”, “Dielli luan kukafshehtas”, “Vallja e bukurezave”, romaneve “Postjeri i zemrave” dhe “Gjurmët e lotit”.

Këto ditë F. Ukcama doli para lexuesit me vëllimin e ri poetik “Ejani të vjelim yjet”. Poezitë janë shkëputur nga vëllimi i fundit



Fadil Shehu

Poezi (Humor ditor)



1. Dorë e prapë



Nuk mund të rri pa e përshkruar

Se ç’ndodhi sot në lagjen time,

dy qen londronin të lumturuar

mbi bar e lule, puna e tyre.



Aty kalon një djalë i prapë,

se prapësinë e tregoi vetë,

me sa fuqi i hëngri krahu,

me gur qëlloi qeni i shkretë.



Qeni klithi, klithi, klithi…

Unë u ngriva brenda shpirtit,

djalit grerëza i pickoi veshin,

e fërkoi me majë të gishtit.



Qenin e gjorë e mori rrugica

dhe lëpin plagën nën një ferrë,

veshi i djalit si spec me rrudha

dhe u ndez lagjja me poterë.

Afrohem pak për të shikuar.



- Fajin sot ti e ke vetë,

po të dhëmb veshi i pickuar,

mos kot pyet për grerëz a bletë!

Babi paska festë një prillin!



Sa zbardhi 8 Marsi,

një dhuratë solli babi,

njëzë unë njëzë vëllai,

flutur fushe u bë mami!



- Po për burrat kur bie festa,

të jemi gati ne ta dimë?!

Mami qesh si lule mali:

“Gjasa ka më 1 prill!”



Sot në këtë ditë festore,

thumbon mami me lezet,

mbase ka pakëz të drejtë,

babi im është de- pu- tete!



Me lezet e pa lezet,

presim të na vijë një prilli,

të pushojnë pak deputetët,

këngës t’ia thotë bilbili!



Telenovela në klasë



Mësuesi: - Çfarë relievi ka bregdeti?

Keti: “Nisi e ”E shëmtuara Beti”! Çuna, goca!

Mësuesja: “Ç’vlerë kanë vitaminat?

Keti: ‘Goca,kur fillon “Njëqind vitrinat”

Mësuesi: “Sa u doli ekuacioni?”

Keti: ‘Mësues, sa gallata kish “Kloni”!

Mësuesja : “Lexoni romanin “Të mjerët”.

Keti: “Mësues, atë them “Karabinierët”?”

Mësuesi: “Shikoni malin me kate”.

Keti: “Çuna, sot “Njerëz dhe fate”!

Mësuesja: “Shkruaj tri fjali të reja.

Keti: “Në mal ra rrufeja.

Gjyshja u dogj te xhevzeja.

Dje në darkë iku Zhadeja.

Mësuesja: “Fol më mirë, leri cic- micet!

Keti: “Mësues, për kokë të mamit,

i mori valixhet”.

Mësuesja afrohet te dërrasa:

“Ua korba si se kapa?!

Pa Zhade më iku darka!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:45 pm

Gjyshet në sfilatë mode



Një pasdite paqe puqe,

I bëmë gjyshet buzëkuqe,

veshur me fustanë nuseje.

Gushat me gjerdanë e rruazarje,

sfilatë mode bëmë në lagje,

cila është më e pashme?

Cila pra, cila pra?

Qeshin gjyshet: “Ha-ha- ha!”

Qeshim ne në ditë të sodit,

gjyshet na kokrrën e lotit!

Kujtojnë gjyshet vajzërinë,

vajzërinë e nusërinë…!

Njërës dhëmballën e dhëmbin,

tjetrës ia ndreqëm këmbën,

vath në vesh i vumë Kokones,

flokët të verdha ia bëmë Cones.

Dilinës i vumë jelekun,

Zogës ia zgjatëm zverkun,

masazh i bëmë Kumrisë,

nishanet ia nximë Lirisë.

Dhe një brune e bëmë borë,

njërëz i vumë kurorë,

Lules flokët bishtaleca,

Dritës para kreca- kreca.

Po për pak u ndez shamata,

ca të shkurtra , ca të gjata,

ca të kolme, ca të thata,

por të gjitha zemërarta!

- Gjyshja ime është bota,

më mirë se sa jotja!

- Ç’thua moj fjalëkeqe!

Gjyshja ime gjithë lezete!

- Shiko timen, si Madona,

ha peshk, jo makarona!

- Është e imja mis mbi mis,

me bananen unë e rris!

- Pse more shikoni asin,

gjyshja ime të ndez gazin!

- Është e imja yll n ë qiell,

si cironkë e tharë në diell!

- Sfilatë mode, sfilatë mode,

këngë dhe valle në oborre,

spektatorë në ballkone,

Hëna ndez mijëra neone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:45 pm

A DONI T’IU TREGOJNË ME GISHT PËR MIRË?



nga Jorgo TELO

Të kuvendosh, me ju, fëmijë është kënaqësi e veçantë.

Nga pozitat e një prindi, ish mësuesi e si krijues, po u drejtohem me zemër të hapur e me dëshirën e mirë, i bindur se ju do dini të më kuptoni drejt.

Nëse ju, fëmijë, dëshironi të jeni kënga e së ardhmes, ne të rriturit jemi të vetëdijshëm, se meritoni shumë e më shumë nga sa kini arritur gjer më sot.

Shumëkush e di që ju i gëzoheni qiellit të kaltër e jo ajërit të ndotur apo rrugëve të përbaltura e hedhurinave të vërvitura sidokudo.

Ju u gëzoheni luleve të vesitura e jo lulishteve të shkelura e pemëve degëkëputura nëpër trotuare e kudo.

Ju i gëzoheni dritës e kurrsesi errësirës së frikëshme.

Gjatë verës ju i gëzoheni një det të qetë ku vallëzojnë ëmbësisht valët lozonjare e nuk doni ujëra të turbullta që i vërsulen rrugëve të qytetit a fshatrave gjithandej.

Ju rendni pas përrallave e rrëfenjave tërheqëse e fjalëbukura dhe askurrë prej fjalëve të mbrapshta e të liga që lëshojnë nëpër rrugë, stadiume e gjetkë disa të rritur të paedukatë.Nuk do t’ua pranonte zemra të ftoheshit nëpër klasa nga mungesa e xhamave të thyer nga disa bashkëmoshatarë tuaj që u duket si lodër kur thyejnë xhamat. Harrojnë ata se xhamat do zëvendësohen një ditë me taksat që paguajnë prindërit e gjithësecilit.


Ju, fëmijë, i gëzoheni flladit të pranverës, duke u bërë bashkëkëngëtarë me zogjtë. Nuk do pranonit të ishit bredharakë nëpër bordura, rrënoja e vende ku edhe mund t’u rrezikohej jeta. Po ashtu, mendoj, se nuk do preferonit të fërshëllenit kot apo të bërtisnit për të prishur qetësinë e të tjerëve.

Ju meritoni të lumturoheni teksa shihni fluturat krahëergjënda e xixëllonjat dritëflorinjta, duke pretenduar një jetë më të mirë, më të begatë e më paqësore. Nuk mund të lumturoheni kurrsesi, duke mos përfituar përherë e më tepër dituri për vete e për atdhenë.

Qysh në moshë të njomë cilido njeri zë miq e përpiqet që miqtë t’i ketë më të mirë se veten. Po ju a dini t’i përzgjidhni miqtë tuaj?

Një nga miqtë më të hershëm e më të lakmuar prej atyre që rendin pas dijes dihet që është libri. Lum kush miqësohet me të!

Pa krahasoni pakëz mikun libër me zhgarravinat që bëjnë ca kalamaj mureve të klasave, korridoreve të pallateve nëpër bankat shkollore e gjithandej?!… Do t’iu krijohet ndopak pëlqesë, vallë?

Kam një bindje që disa prej jush nuk e dinë saktë se sa shumë lodhet xhaxhi shkrimtari e poeti, për të arritur libri gjer tek ju sa më i mirë e sa më tërheqës.

Mundet nuk dini dhe aq shumë se sa shumë punë e mundim i duhet regjisorit që kërkon të nxjerrë për ju një shfaqje kukllash sa më të këndshme!

Sikur të kishit më shumë njohje, me siguri që edhe me librat do miqësoheshit më shpejt e më shpesh edhe me teatrin e kukullave, për të mos u hallakatur kot rrugëve.

Pa më thoni, më bukur është të lozni tek një vend i posaçëm për ju, apo në mesrrugë a mbi trotuar, ku mund të pengoni drejtuesit e automjeteve e kalimtarët? Them se e kuptoni vetë ju…

Çdo fëmijë lindet prej nënës një krijesë ëngjëllore e pastër dhe e çiltër. Po a përpiqen të rriten të tillë?

Ç’mrekulli sikur të ndodhte kështu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:46 pm

Izet Çulli


Përherë me ty




Për mikun e fëmijëve Tasim Gjokutaj





Në zemra, thellë, na ka zbritur,

I dashur, i thjeshtë, i shumëpritur.

Me ty hodhëm shtat nëpër vite

si gjysh na more e na rrite. …

Një dhëmbje na çau kraharorin,

një lot në faqe udhën mori.

Ç’ qe kjo ndarje kaq e shpejtë me ty,

mes librash do të gjejmë përsëri!

16 prill 1998



Qenke djalë me dy fytyra!



Motër e vëlla në rrugë

ç’kanë që po ecin fugë!?

Dëgjojnë fjalë të këqija,

mbyllin veshët njerëzia…

Po më tej hapin ndalojnë

po ç’të shohin nuk besojnë.

Aty praën me bisht të syve

dallojnë shokun e tyre…

Në klasë qëndron kaq mirë

fjalëbutë, fjalëdëlirë.

Në rrugë me fjalë të ndyra

qenka shok me dy fytyra!…


Kukulla e trëmbi gjumin





Shkova u luta te mami

kukullës iu gris fustani;

do t’ia presim me gërshërë,

do t’ia qepim me gjilpërë.

I humbi një ditë shamia,

kuadrate vija-vija.

Mami tha: “T’i blejmë një tjetër

dhe me flutur dhe me ketër.

Kukulla s’po bën më gjumë,

sikur kollet shumë e shumë.

T’i shoh fytin, t’i shoh sytë,

do vijë mjeku për vizitë.

E marr në krevat të ngratën,

se mos më zbulohet natën.

Do marr shallin dhe peshqirë

ta mbështell e ta mbaj mirë.

Prush i digjen syt’ e faqet

me orar ia jap ilaçet...

Do të shërohet këtë natë

nesër prapë do lozim bashkë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:46 pm

Jorgo Telo


GJËEGJËZA





Kur i merr e s'i përdor,

Të përtypesh ndjen sa zor!





Për të thuhet, se s'bën gjumë.

Në të hyjnë degë shumë.

Në det prehet. Quhet . . .



Mësues s'është,

Por të mëson.

Ndaj bëje mik,

Se të nderon…



T'i lesh ushqimet përjashta,

I prish dita, i prish nata…

Po t'i vendosësh në të,

Nuk të vete dëm asgjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:46 pm

MALI DHE STINËT





Mali me pranverën

Bënë një marrëveshje:

- Sill lule me erë,

Të jap ujë bjeshke!



Dhe verës së nxehtë

I dha porosi:

- Po më dhe pak det,

Të dhuroj freski.



I tha vjeshtës: - Delet

M’i ler sa më gjatë.

Bar e djathë taze

Me bollëk të jap.



Dimrit të harbuar:

“Mos më jep furtunë!

Borë hidh mbi mua!

Jap burime shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:47 pm

Murat Memallaj



Tingujt

Shkronjëza, moj shkronjëza,

të vogla si zonjëza!

Kur keni dalë në dritë,

a keni ndeshur në pritë?!

A,e, ë,o,y,u,i jemi zërorë, o fëmijë,

lëshojmë zë, s’pengohemi.

B,d, dh,g, gj,rr,v,x, xh, z, zh,

P,t, th, k, q, r, f, c, ç, s, sh.

Shihni këto çifte shkronjash.

Çdo çift paska një fole:

buzët , dhëmbët, gjuhën, qiellzën,

mes shpërthërthimet lindnim ne!

Lëshojmë zë dhe zhurmojmë,

zhurmojmë, por s’lëshojmë zë,

Të zëshmet qëndrrojnë lart,

ne , të pazëshnet, nën të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:47 pm

Ledia Lahi



Limoni

Marsela kishte te shkallët e pallatit një vazo me një limon. Një ditë Marsela do të dilte me babin dhe babi i tha: - Marsela, shikoje atë kokrrën e limonit se sa është rritur. E mban mend se si i ranë petalet e bardha një nga një?

Marsela e kapi kokrrën e limonit me duar, por fruti i vogël u këput. Vajza, kur e pa limonin që u këput, u mërzit pak dhe u përpoq që ta vinte atje ku kishte qenë

Babi, duke qeshur , i tha:

- Marsela! Si mund ta vësh prapë limonin e këputur? Po u këput një herë, nuk vihet prapë.

Vajzës i erdhi shumë keq për limonin.

(Nga libri “Libri më i bukur në botë” i autores)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:47 pm

Koncert recital i talentit gjirokastrit Florian Hoxha





Ishte një ditë e paharrueshme për të gjithë fëmijët e qytetit tonë. Së fundi një talent i vogël e me mjaft perspektivë në fushës e muzikës dhe të interpretimit, paraqitet me një koncert recital në “live”. Një sakrificë financiare e prindërve Hoxha për të treguar vlerat talenti i tyre, Florian. Floriani kishte spikatur në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara me dy- tri pjesë interpretuese dhe ekzekutuese, por këtë radhë pati plotësi dhe ai ishte “protagonisti “ kryesor. Programi ishte konceptuar me parametra bashkëkohorë nga kompozitori Kujtim Dule i shquar në disa zhanre. Floriani këndoi 12 këngë para moshatarëve të tij, por edhe para spektatorëve të rritur, me mjaft energji, vitalitet, ndjenjë dhe me bukuri interpretative. Ai u shqua në interpretimin e këngëve “Jetën ta jetojmë”, “Viti i Ri”, “Dua më shumë Shqipërinë” “Kotohoxhas jemi ne “, “Këngë për Argjiron” e tjera. Karakteristike është se ai e përballoi me mjaft sukses sprovëen e parë të tij edhe në aspektin e interpretimit me këngëtarë lirikë e baritonë si Xhemal Angoni. Në këtë koncert spikati me interpretimet në harmonikë mjeku i pasionuar Aristotel Gushi si dhe numrat e interpretuara nga Cirku i Fëmijëve i drejtuar nga Cirkuisti Miço Kasapi. Floriani ekzekutoi në piano pjesë nga kompozitori Shtraus dhe u shqua edhe në “ pistën” e vallëzimit. Këndoi bukur edhe me këngëtarin lirik, baritonin gjirokastrit Xhelal Angoni.

Fëmijët kërkojnë që të ripërsëriten “recitale” të tilla të talenteve si Floriani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:48 pm

Retrospektivë e bukur



Teatri i kukullave në Gjirokastër

Ishte viti 1971, në prag të festave të mëdha në Gjirokastër u inagurua Teatri i Kukullave, mbi rrënojat e ish Xhamisë së Palortosë. Ky është gëzimi më i ri në jetën kulturore dhe artistike të qytetit. Trupa amatore e filloi aktivitetin me pjesën “Maçoku gjyqtar” të Bedri Dedjes. Në shfaqjet e saj, salla e Pallatit të Kulturës mbushet plot me të vegjël; fëmijë të kopshteve, fatosë e pionierë. Nuk mungojnë në këto shfaqje edhe të rriturit, prindër, mësues, kurioz e artdashës. Spektorët e vegjël që mbushin sallën, para fillimit të shfaqjes, bëjnë rrëmujë, flasin fort, ndonjeri guxon të ngjitë edhe shkallët e skenës, kthehen mbrapsht, përpjekin ndenjëset e karrigeve nga padurimi për kukullat. Kjo gjallëri e pandarë nga natyra e kësaj moshe vazhdon derisa në skenë del konferencieri me rroba mëndafshi dhe thotë: “Të dashur fëmijë!” Asgjë nuk pipëtin. Në këtë heshtje dhe seriozitet ata ndjekin të gjithë shfaqjen, me përjashtim të rasteve kur nga naiviteti i fëmijës, pyetjes së milingonës punëtore, “Kush më vrau?”, i përgjigjen njëzëri, “Miu Kocomiu”. Regjisori i ri Osman Buzo ka arritur të kapërcejë vështirësitë teknike me punë të durueshme. Interpretët amatorë i duan rolet e tyre. Shfaqja mbaron papritur e salla zhurmon. “Ah,mbaroi”!

Fjalorit të tyre të përditshëm tani i shtohet edhe Maçoku gjyqtar, Milingona, Ari shoferi etj.

Shfaqja ndiqet me interes nga spektatorë të vegjël e të rritur. Korrespodent i “Dritës” Janaq Jano (Përmet)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:48 pm

DAKORT . . .
Kafshët e pyllit na ranë në ujdi,



Të shtronin një sofër, të pinin raki.

Do vinin të gjithë pa bërë zarar.

Maçokë, minj, lepuj, zagar’ . . .

Bisedë do të bënin lirshëm në kuvend,

Do flisnin me radhë, Kafshët më me mend!

E kështu me sërë u plotësua rreshti

Gomari, derrkuci, breshka gjer te pleshti . . .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:49 pm

II. GOSTI



Kuzhinere dhelpra u shtroi me takt:

Mish për qen e mace, për lepuj sallatë.

Ndërsa për gomarin stisi tagji,

për pjatën e pleshtit ra në mendmëri.

Shkroftiu me vete tërë inat:

“Nuk ka ku të shkojë më i poshtër zanat!”

Të rregullosh mire luan, ujk, çakall,

dhe për një plesht të vihesh në hall! . . .

Prandaj iu afrua i tha me temena:

“Zotëri, kam dëgjuar se ti s’para ha!”

Ndaj surpriza ime gota me raki . . .”

“Dakort, - i tha Pleshti, Unë sonte do të pi!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:49 pm

Mirela Dudi



MREKULLIA E ARKITEKTURËS





K


ështu nisën punën

minjtë tanë druvarë.

Po bashkonin dërrasat

një nga një me radhë.



Porsi specialistë

murin po e ngrinin.

Po ku janë themelet?!”

Këtë nuk e dinin.



Provuan që muri

të rrinte në këmbë,

por s’e ngrinin dot,

pesha qe e rëndë.





Plot me dëshpërim,

lot i nxehtë nga sytë,

dëm po çonin punën,

dëm shkoi ajo ditë.



“E gjeta!”- tha Trimoku.

- E lidhim me litar.

Ketri na ndihmon,

keni për ta parë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:49 pm

“Oooop! Oooop!

murin po e ngremë.

Fjalën që dhamë

në vend do ta vëmë!”



Ketri lidh litarin

degës më të fortë,

por nga do të hyhej

s’e kuptonin dot.



Po vinin vërdallë

mureve prej druri,

litari u zgjidh,

mbi kurriz ish muri.



Hipën prapë

në mollën e ketrit,

më i forti i minjve

pranë litarit mbeti.





Nisën ta gërryejnë,

me dhëmbë një nga një,

të hapnin një vrimë,

por s’po bëhej gjë.



Po dridheshin këmbët,

barku në gjëmim,

për ndihmë thërriste,

bukë në kërkim.



Pas shumë mundimesh,

e hapën dhe derën,

në mbarim të punës,

sytë në çati mbetën.



Një të kruar kokën

dhe zgjidhjen e gjen.

Dërrasa dhe fletë,

kërkuan në lëmë.



Shpejt i lidhën

e ngritën çati,

ja u bë gati,

shtëpia tani.



Veten e ndien

tani më të fortë.

“Oh! Si shtëpia juaj

nuk paska në botë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:50 pm

LIGOR SHYTI



ZOGU DHE HENA





Një zog këndonte në kafaz i thosh Hënës gjith’ maras:

- Hënë, moj e bukur hënë! Kam një babë e kam një nënë

Kam një motër si ty hënë… Lutej zogu në kafaz

Çdo mëngjes ngrihej me gas i thosh diellit je i artë…

Pas së henës vjen e martë, vjen një tjetër ditë me shpresë

Qe s’e le zogun te vdesë. Ngrihet prapë ia merr këngës

Sikur s’do këndojë me kurrë. Ishte ditë e merkurë

Heshti zogu gjuhëtharë. Pas pranverës kish behar

Mbajti zi për një të dashur që i vdiq një vit me parë.

Dhe pas verës erdhi vjeshta nis të shkruajë nja dy rreshta

T’i këndojë çdo të enjte se të premte mbante zi

Me të zonjën Shën Mari.

-Hënë, moj e bukur hënë! Më dëgjo pa ngritur zënë

S’jam i vetëm, kështu si unë nesër vjen një ditë e shtunë.

Nuk e di se ç’do më sjellë në kafaz kjo ditë e dielë.

Ndaj, me ler, me ler të lirë të këndoj edhe më mirë

Nëpër ara e livadhe, nëpër degë e nëpër pemë

T’ia marr këngës së bilbilit në ditën e parë të Prillit

të të zgjoj dhe ty, moj Hënë, nga e diela gjer të henë!



Kush e di se ç’i tha Hëna, qe e diela pa e hëna.



Janar 2002.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:50 pm

Sport

Horizont

Të njohim talentet gjirokastrite

Braho dhe Bellai

Kur ata ishin fëmijë

nga Sokrat Papadhopulli, gazetar sportiv



Topi, me siguri nga forma e tij e përsosur sferike tërheq vëmendjen jo vetëm njerëzve, por edhe kafshëve, që fillojnë dhe luajnë me të. Me top luhen shumë lojëra, midis tyre mbreti i tyre futbolli. Edhe Gjirokastra ka lindur mjaft futbollistë të shquar. Kështu simboli i futbollit gjirokastrit është Sefedin Braho lindur më 15 gusht 1953. Në Spartakiadën e pionerëve të vitit 1967 i paharruari Andon Mazreku, njohës i thellë i futbollit, duke parë djaloshin trupvogël me ekipin gjirokastrit shprehet se në Gjirokastër po lind një futbllist i madh. Sefedini u zbulua si talent për drejtuesit e futbollit gjirokastrit më 1968 në moshën 15 vjeçare, ku ndaj Tomorrit (ndeshja me të rinjtë Berat) me aksion individual rreh shtyllën e portës dhe më një aksion tjetër shënon golin e fitores. Për këtë Jani Boti, ish trainer futbolli, që ka nxjerrë një shumicë futbollistësh gjirokastritë kujton: “Zhvillonim një ndeshje me “Tomorri”-n dhe unë kisha shkuar në vend të një kolegu. Aty pashë Arapin (pseudonimi i S. Brahos), që me lehtësi bënte çudira. Në pushim i thashë vepro vetë se në fakt furnizonte më të rriturit. Kur u ktheva në Gjirokastër u thashë drejtuesve të klubit: “Ç’kërkoni futbollistë anë e mbanë vendit. Ne kemi talent…” Ibrahim Braho një tjetër futbollist i madh dhe nga fisi Braho shprehet: “Asnjeri nuk mund të pretendojë se i mësoi Arapit futbollin. Ai zbriti nga muret e fushës së futbollit të Gjirokastrës rrethuar me mure, (ku rrinin shumë spektatorë) në fushën e blertë i veshur me këmishë… për të bërë xhonglime”.

Kur Sefedini luante me djemtë e lagjes “Punëtori”, ai mahniste me me lëvizjet e tij mashtruese, me improvizimet nga më tërheqëset. Shpesh kthente në shikues dhe bashkëlojtarët e kundërshtarit… Më 15 tetor 1989 Mjeshtri i Merituar i Sportit bëri xhiron e lamtumirës në pistën e stadiumit të “gurtë” të Gjirokastrës dhe i dorëzoi fanellën Arjan Bellait që edhe ky u bë i famshëm.

Arjan Ballai ka lindur më 5 shkurt 1971. Ky u shfaq si futbollist herët. Kështu në vitin 1985 ai në kampionatin e shkollave sportive, që u organizua në Pogradec, u cilësua futbollisti më i mirë i atij kampionati. Me ekipin e parë të “Luftëtari”-t luajti për herë të parë në Durrës, si mbrojtës i djathtë, kur ishte 16 vjeç. Çaush Begaj, traineri i tij i parë, kujton: “Bellai në jetë ka kaluar shumë barriera, të cilat i viheshin për shkak të biografisë. Jetonte familja e tij në lagjen”Zinxhirra” në një kasolle me kashtë. Kur isha mësues në “Koto Hoxhi”,i thashë babait të tij se si mësues kujdestar do t’i bëja një vizitë. Ai u çudit se në “shtëpi” nuk ishkelte kush. Rastisi që ditën që e kishim lënë për vizitën binte një shi i fortë… Unë vajta së bashku me kolegun Haxhi Selfo dhe atyre iu duk sikur në shtëpi u shkoi Jessus Krishti!

Kaq për sot njëherë tjetër më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:51 pm

Vëzhgim

Si i kaluam pushimet verore?

Shqiptarët përpiqen për të realizuar pushime dhe për të kënaqur familjet e tyre e sidomos fëmijët, të cilët kërkojnë të marrin ngjyrë alle- perëndimore, por mundësitë e tyre financiare nuk janë të tilla që të përballojnë shpenzimet. Mungon gjithçka… Eh, të shtunat dhe të dielat e korrikut ishin rraskapitëse. Autobuzët niseshin nga Gjirokastra në drejtim të qytetit bregdetar, Sarandës, qysh në orët e para të mëngjesit. I preferuar ishte dhe Ksamili. Qyteti i Sarandës në muajt e verës është i bukur. Prania e detit Jon është magjepsëse. Pushuesit “udhëtarë" kërkonin të shfrytëzonin orët që kishin në dispozicion, ndaj rrinin shumë në diell, futeshin hera – herës në ujë. Diell ishte përvëlues me rreze shumë të forta, ku duhej të ishe mjaft i kujdeshëm. Fëmijët loznin në “zhavorin” e hedhur e të ndotur. Për rërë asqë mund të bëhej fjalë… Si nuk ekziston mundësia për të rërëzuar ata pak vend, i cili është i kufizuar maksimalisht me Detin? Ekzistonin çadra, që shpesh rrëzoheshin nga era, pasi nuk ishte zgjidhur ende problemi i vendosjes së tyre nga shitësit ambulatorë, të cilët ishin dhe pronarë të “shtrateve plastike”… Fëmijët mësonin të notonin me mjetet ndihmuese që për përdorimtë përkohshëm kishin çmime të kripura, apo lëviznin nëpër barka. Vëreje fëmijë me origjinë nga Trevat e Jugut, nga gjithë vendi, nga Kosova dhe vende të huaja. Dhe fëmijët merreshin vesh mirë njëri me tjetrin me gjuhën e bukur të fëmijëve! Fëmijët tepelenas apo përmetarë nuk e patën mundëisnë të vinin në Sarandë si gjirokastritët, por megjithatë ata shfrytëzuan lumin e Vjosës… Liqeni i Viroit, i projektit “Gjirokastra e bukur” ishte pushtuar nga algat dhe nuk u dha shans gjirokastritëve për ta përdoruar këndshëm…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 10:52 pm

Mesazhe nga dijetarët;

Më shumë dua librat se sa fronin mbretëror”.Shekspir.

“Arti është i gjatë, kurse jeta është e shkurtër” Hipokrati.

“Unë mendoj , prandaj ekzistoj” Dekarti.

“Është e ëmbël dhe bukur të vdesësh për Atdheun” Horaci.

“Nxito më ngadalë” Augusti

“Zëmërimi është një çmenduri e shkurtër” Horaci.

“Uria është këshilltare e keqe” Virgjili.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arti publicist i të rinjve
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Arti i Kinos
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
» ARTI ÇELËSI I SHPIERTIT NJERËZOR
» Arti shqiptar - gjurme te hershme
»  Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: