Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arti publicist i të rinjve

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:52 pm

Nga Letërsia Botërore e sotme

Informacion i ri

ngaAleksandra Shabani



Si rrjedhojë e lidhësisë së krijuar me shumë simotra në botë kohët e fundit na kanë ardhur në Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër shumë materiale interesante që botohen sot edhe në fushën letrare.

Është për t’u përmendur këtu revista braziliane e poetit, shkrimtarit dhe botuesit Jose Roberto Sechi, e cila ka një ndërtim kompozicional të bukur. Në këtë revistë të quajtur “Pense Aqui” revista de arte Postal, ekspozohen punime nga e gjithë Bota të kësaj gjinie, të cilat tregojnë për zhvillimin e një letërsie eksperimentale nëpëmjet kosakrimit të mendimit me figurën e vizatuar, ku një rol parësor lot arti postal. Vetëm me një vëzhgim inteligjent mund të konceptosh e të shtjellosh se çfarë është dashur të përcjellësh me “diagramën” e paraqitur. Për të krijuar një ide të qartë në lidhje sa më sipër po publikojmë dy skicime të tilla:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:53 pm

Piknik në malin e Çajupit

U shtrimë në bar dhe filluam të rrotulloheshim që nga maja e një maloreje. Ishte një aventurë e paharrueshme!…

Antoneta Qirici



Një fletë nga ditari im

E shtunë, 20.04.2005.

I dashuri ditari im! Sot për mua ka qenë dita më e bukur e jetës sime, një ditë e mbushur plot me surpriza. Surprizën më të bukur ma bënë prindërit që në mëngjes. Sa hapa sytë, më erdhi mami te koka dhe më tha se do të shkonim për piknik nëMalin e Çajupit. Kur mora vesh këtë gjë, u çova menjëherë nga krevati shumë e gëzuar,lava sytë dhe po përgatitesha. Në atë kohë ra zilja e derës, e cila më dha një ndjesi të çuditshme. Vrapova për ta hapur dhe ç’të shoh? Para meje qëndronte kushërira e ardhur nga Greqia. Kjo ishte një surprizë tjetër e veçantë për mua. Më pas, u përgatitëm dhe u nisëm për piknik. Duke ecur shihja shumë gjera të bukura,të cilat nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Vendi, ku po kaloja, dukej si një qilim shumëngjyrësh, ku kishte lloj – lloj bimësh. Dëgjoheshin tingujt e ëmbël të këngës së bilbilave, të cilët dukeshin sikur konkuronin për çmimin e artë. Kur po ecja, pashë nëj qukapik, i cili çukiste në një pemë për të gjetur gjahun e vet. Më në fund arritëm te një vend, i cili me bukurinë e tij të bënte të ndiheshe si në përrallë. Vendosëm çantat diku në hije dhe, ndërkohë që të rriturit po rehatoheshin, ne fëmijët filluam të dëfreheshim. Ishte një lëndinë plot lule dhe gjelbërim, që të mrekullonte me pamjen dhe aromën e saj. U shtrimë në bar dhe filluam të rrotulloheshim që nga maja e një maloreje. Ishte një aventurë e paharrueshme!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:53 pm

Rubrika: Peizazhi bukuror shqiptar



RIZA LAHI *
PËRBALLË KORFUZIT CA MARGARITARË TË PAPARË…, TË MËDHENJ





- Uji ma i kthjelltë në botë ashtë uji i Ksamilit, – u dëgjua pëshpëritja në formë psherëtime e Asllan Bajramit, reporterit të Televizionit te Kosovës në Tiranë.

Në vend të ndonjë reagimi, si klithmë pranvere, shpërtheu hareja e një vajze:

- Ua…Ç’është kjo lule? Sa naziqe…Si një vogëlushe, që druan se mos i prishen flokët që ia ka krehur mami në të zbardhur të ditës.

- Quhet “Piperi i egër.”

- Po, përse ia kanë vënë këtë emër të çuditshëm?…

- Se gjëja më e rrallë është piperi i egër.

- Po

Vajza puliste sytë e çuditur shumë. Ajo kishte veshur një bluzë të verdhë ku shkruhej “Uestern Union” dhe ngjante sikur ishte futur e tëra në një portokall. Në një portokall të ndezur keq nga dielli i Sarandës.

- Po…Kjo, sikur…Mos ka rënë këtu nga kopshtiet e Parajsës ?…Përdejt në kopështin e jugut të Shqipërisë?.. Sa e brishtë…Si një vajzë gjimnaziste që ka vënë të kuq të lehtë buzëve e druan se mos i prishet.

- Ndaj dhe është në pemë. Pema është e fortë. “Piperi i egër” do të mbështetet te një gjë e fortë dhe mbështetet te trungu i saj.

Vajza që rri shtangur para lules, në të vërtetë po fjaloset me mua, por i ngjan sikur është duke folur me degët burrërore të lules nazemadhe.

Ca më tej - një pishë e lartë alpine. Nëpër të skuqin lulet e një bugenvileje.

- Edhe kjo, bugenvilja, nga Parajsa ka rënë? Apo këtë ngjyrën e kuqe ia kanë dhuruar molusqet e thellësive të Jonit?

Bugenvilja lulendezur u ngjiste ojnave të një vajze të rënë në dashuri me një malësor; një Zhuljete Mesdhetare që flet e flet papushuar gjëra dashurie, ndërsa malësori i saj hesht me thepat e vet të gjelbër. Kur të vijë dimri, bugenvilja pa gjethe e pa lule, do t’i ngjasë kufomës së një vajze, të cilën e mban para krahëve i dashuri i saj i heshtur. Që e mban pa ndjerë të lodhur, duke i dhuruar frymë, duke ia fshehur lakuriqësinë me gjethet e gjelbra thepa – thepa, derisa të vijë stina e dashurisë.

Vajza e shtangur para “Piperit të kuq” e para bugenviles, që përmbyt të dashurin me të puthura të kuqe, është pikërisht një shqiptare e re. Shqiptaret e reja janë vajzat më të bukura që rrojnë ngado nëpër brigjet e Mesdheut. Përvec pamjes vajzërore, që ndeshet ngado nëpër universin femëror të rruzullit tonë të vogël, dhe bohçeja e luleve femërore shqiptare është nga më të bukurat, ato kanë edhe një ekstra bukuri, krejt të vecantë dhe unikale të tyren. Si një aureolë e huazuar nga Ave Maria, ato kanë me bollëk; ato i rrethon si një aromë ajrore ndjenja e turpit. Kjo ndjenjë thuajse ka humbur nëpër Evropë, por ende jo te shqiptaret e reja, kudo që të ndodhen e të rrojnë ato.

Vajza që jemi duke pikturuar, për shëmbëll, është nga një vend i Skandinav. Është bijë emigrantësh shqiptarë dhe ka ardhur për herën e parë në vendin që prindërit e saj kanë ëndërruar tërë jetën. I ngjet një hëne që, në vend që të zhytet në det, ka ardhur këtu, buzë Korfuzit të famshëm.Ajo ka ardhur në vëndin, ku rrojnë njerëz të çuditshëm shumë. Sikurse deti nuk ka për ta ditur kurrë se sa miliona breza njerëzish kanë rënë në dashuri me kaltrinën e tij, edhe shqiptarët nuk kanë për ta ditur kurrë sasinë e floririt të virgjër që ka oqeani i shpirtit të tyre.…

Vallë të ketë ndonjë vajzë më të bukur në Korfuzin përballë, se sa ky ëngjëll flokëderdhur?

Vajza quhet Klodina dhe nëna e saj shqiptare nuk e ka lejuar të vazhdonte të konkurronte në mes të dymbëdhjetë vajzave më të bukura të Norvegjisë. Klodina kishte shkuar në dymbëdhjetëshe pa i treguar nënës.

Hëna që na ndriti, /Ajo na paditi…/Mos padit, moj hanë/Të të fal gjerdanë…

Kështu flitet në një këngë shqiptare, ku lodrohet me shqisën e mahnitëshme të turpit.

Edhe nëna ime, kur më ka parë për herën e parë me rrobet e lëkurta të pilotit, kur i kam hyrë menjëherë në folezën e saj të vjetër të shtëpisë sonë në qytetin verior të Shkodrës, sikur…sikur…Në vend që të gëzohej me mua, më vështronte e shtangur. Kur unë flaka matanë rrobet dhe e ngrita hopa para duarve, ajo çeli menjëherë…E ndjeu se Ai ishte pikërisht biri i saj: unë.

Mbase ka patur të drejtë nëna e kësaj perrije…Mbase ka qenë e mbërthyer nga ndjenjat si të nënës sime atë mëngjes, kur u soll një aeroplan fare ulët nëpër Shkodër…

- Nuk ka ujë ma të kthjelltë në botë se sa uji i Ksamilit – u dëgjua pëshpërima në formë pasthirrme e Asllan Bajramit, por, pa asnjë përgjigje prej askujt.

Si shtatë portokaj të mëdhej me bluzat e verdha “Uestern Union”, vajzat u futën në “kombin” (mikrobuzin) e një shoferi me mollëza të dala e nofulla të forta, një lab tipik.

Labi vuri menjëherë një kasetë me këngë kosovare dhe, sapo u shpaluan para syve tanë ishujt e vegjël të Ksamilit, ai ndaloi.

- Nuk ka ujë ma të kthjelltë në tanë botën se uji i Ksamilit – u dëgjua psherëtima e Asllan Bajramit, që kaloi sërish si një plumb i shtënë në shtuf.

Pas tij - zëri i shoferit lab:

- Mos më fyeni, ju lutem. Jam edhe unë i gëzuar sa edhe ju, - dhe ndezi makinën për t’u larguar, pa marrë paratë, mirëpo, të shtatë vajzat dhe Agim Spahiu, ia mbushën prehërin me para, ndërsa ai skuqej e skuqej.

Agim Spahiu është në krye të këtyre vajzave të reja. Ky banon në Suedi ku ka arritur dy maja interesante. Është Nënkryetari i Unionit të shqiptarëve atje, por edhe parlamentar në një regjion të atij vendi me gjatësi ajrore dhjetë herë më të madhe se Shqipëria.

- I ke nga “Uestern Unioni”, – i thanë ata, duke qeshur shoferit , dhe i dhuruan një flamur shqiptar me një shirit ngjitur me të, ku shkruhej “Uestern Union”.

- Më jepni edhe një flamur tjetër, ju lutem, – kërkoi labi diçka, përpara se të largohej.

- E përse të duhet? – pyeti vajza më e re e me vetulla kureshtare, e quajtur Adelina.

- Njërën ta vë në makinë, e tjetrën ta ruaj për te varri im….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:54 pm

Xxx

Kur të shtatë portokallët e mëdhej nisën të spërkatnin me stërkala njëra - tjetrën, edhe Agim Spahiun, edhe mua. Unë, për çudinë e tyre, i kisha tretur sytë si guhak.

Po më sillej në mendje tër Riviera jonë, bregut të së cilës i kam rënë me dhjetra herë me aeroplan. Dhe…kur ka qenë veçanërisht kthjellët, unë kam dalluar nga treqind metra fundin e detit… E nga ta dinin këto vajza se mua më kishte përmbytur nostalgjia e rinisë sime, kur, si fluturoja e mbytesha në djersë që në agimin që nis të zbardhë si me krahë ëngjëjsh e deri në pikun e vapës, që nga aeroplani, i sulesha detit të papërsëritshëm të Jonit shqiptar?

Vajzat më lagën edhe një herë e më spërkatën me të qeshura, derisa qesha edhe unë si ato..

U dëgjua përsëri pëshpërima në formë psherëtime e Asllan Bajramit të RTK “Uji ma i kthjelltë në botë asht uji i Ksamilit”.

Këtë radhë e dëgjuan të gjitha vajzat. Ato, në vend që ta mbytnin me të puthura bablokun sykaltër, e rrethuan si shtatë hëna portokalli.

Kamermani 23 vjecar, që quhej Dullë, që t’u tërhiqte vëmendjen vajzave, të cilat nuk po ia varnin fare, u hodh në ujë me gjithë rrobe. U zhyt. Dhe dolli që andej pas tridhjetë metrash, duke buçitur “heeeeejjjj”.

Kosovaret e bukura ia bënë me dorë dhe ai dolli nga ujët, duke fluturuar si një skifter.

Si një skifter i qeshur e me sytë blu, sikur t’ia kishte dhuruar Joni i Sarandës brenda një çasti.



* Shënim për autorin – Është i vitlindjes 1950 dhe ka shërbyer për mbi tridhjetë vite si pilot në radhët e Forcave Ajrore të Shqipërisë. Është i njohur në vendin e tij edhe si gazetar dhe si autor i mbi 15 librave të botuara, kryesisht poetikë, për fëmijë, prozë dhe përkthime. Është sjellësi për herën e parë në gjuhën shqipe i poezive të zgjedhura të poetit të madh të Orientit Xhelaludin Rumiu..

Rizai është Kryetar I Lidhjes së krijuesve”Pegasi” Gjirokastër, për Degën e Tiranës. U zgjodh anëtar ikëshillit të Përgjithshëm të Lidhjes së “Pegasi"- t Konferencën e Përgjithsme, në janar të vitit 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:54 pm

Krijime në anglisht




SILVI A. PETA




The friendship



If you ëill have a friend,

that ëill love you up to the end,

your life ëill be priceless

and ëill never end!



This is the secret of life

concluded by me,…

A person ëithout friends

is like the forest ëithout any tree.


A dream



The “Ritz” hotel

is beside me

and lots of servants

honour me.



I am so happy,

i am so glad

mr. Silvi is honorable

and his car is red.



Everything is gold

prepared for me,

for mr. Silvi

the king of luxery.



Ëhat’s happening?

Damn, everything’s gone

it ëas a dream

a life to postpone!



THE SUN

I DON’T LIKE RAIN,

IT BRINGS ME PAIN,

I LIKE SUN

IT BRINGS ME FUN.



SUN IS THE BEST

FROM EAST TO ËEAST.
SUN IS ËORTH



FROM SOUTH TO NORTH!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:55 pm

Gëzim i vjeshtës


Anglezja shqipfolëse



Xhoi është e vogël, shumë e vogël. Ngjason si kukull. Xhoi, apo “Gëzimi i Vjeshtës”, shkon çdo ditë në kopshtin “Soros” të lagjes “18 shtatori” Gjirokastër, me shumë dëshirë. Vishet bukur me shije dhe shoqëruar nga babai i saj, Shoni, ecën si një flutur. Të përshëndet me buzëqeshjen e saj karakteristike që prodhon një vogëlushe, pale kur të njeh i ndrisin sytë e bukur, të montuar në fytyrën shprehëse. Gjatë gjithë ditës ka dëshirë të mësojë vjersha të bukura, t’i recitojë ato me shokët dhe shoqet e saj.

E pyes: “Xhoi, të pëlqen kopshti?”Ajo më vështron me sytë e saj dhe nga buzët e tëndafilta del një: “Po!”

“Çfarë mësoni në kopsht ju, Xhoi?”

Fillon të jetë e lirshme dhe të mos pengohet, pasi unë e Xhoi kemi lidhje të vjetra. Unë asaj i kam kushtuar një poemth, e cila u shkrua në shqip dhe më vonë u përkthye dhe në anglisht nga babai i saj, që e njeh mjaft mirë “gjuhën vitale - shqipe” (siç shprehet ai për gjuhën tonë të pasur), e titulluar me emrin e saj dhe, madje, ky poemth, fragmente të saj janë botuar edhe në revista letrare jashtë vendit.

“Xhaxhi, ne në kopsht mësojmë vjersha, lozim me lodra të bukura, vizatojmë, mësojmë numrat. Shikojmë piktura dhe flasim për to… Bëjmë shumë punë në kopsht ….”

E dëgjoj me kujdes anglezen e vogël Xhoi dhe entuziazmohem që ajo do të flasë vetëm shqip…

“Po me edukatoret si shkoni?…”

“Do të të them, në rast se do të shkruash mirë për to ?” Dhe qesh. Qesh dhe unë dhe Shoni.

“Mirë do të shkruaj, në rast se ato kujdesen për ju dhe ju mësojnë… “

“Unë kam edukatore ….. dhe e dua dhe më do shumë… E njeh ti xhaxhi, edukatoren”. Unë tund kokën për të miratuar ajo më thotë: “Është shumë e mirë. Na do të gjithëve…”

Po shoqe dhe shokë që shkon mirë me ta në kopsht ke?”

“Si s’kam… Plot.”

“Më thuaj disa prej tyre që, kur të lexojnë për ty, të kënaqen edhe ata që u doli emri…
Dhe Xhoi fillon të thotë e emrat e tyre. Të parën përmend Sarushen, që ka shoqëri me të.


“Po në shtëpi si ja çon me babin me mamin?” – e pyes.

“Mirë po unë loz me Xhorxhin…” dhe tregon vëllain e saj të vogël, i cili është tip shumë i lëvizshëm dhe ndonjë herë Shoni e “dënon” duke e vendosur “në kafazin” e bukur (model krevati portativ për fëmijët).

“E do fort vëllain?” e pyes. Ajo më shikon duke picëruar sytë e saj të blunjtë dhe më përgjigjet si një e rritur: “Si s’e dua. E dua shumë. Unë vdes për Xhorxhin… Dëgjo, xhaxhi, Xhorxhi, fjalën e parë që ka thënë ka qenë emri i tij “XHORXH”. Kjo e çuditi edhe babin edhe mamin..’”

“Kjo, Xhoi, po më çudit edhe mua. Ti kur ishe e vogël dhe fole për herë të parë, ç’fjalë the?”

“Unë fola “mami”, “babi”…”

“Kush të ka thënë?

“Babi me mamin…” Të gjithë qeshim. Unë vazhdova: “Ndërsa Xhorxhi foli emrin e tij…”

Pastaj e pyeta Xhoin e vogël për qytetin: “Të pëlqen Gjirokastra?”

“Shumë si Notingami…”

Xhoit i kërkova të recitojë një vjershë dhe ajo e recitoi bukur. Pastaj recitoi një fragment nga poemthi im anglisht:

The heavenly emissaries,

come doën to earth vith this cubis neës

“Autumn Joy is born”

The hurried anxiety of birth

Overëhelms the eyes and face,

The comes the smile,

and ëe hear the gurgle of the voice,

This birth someëhat more special

than the others.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:55 pm

Klarku i vogël, stërnipi i shpikësit të aeroplanit



Ti, gjysh, nuk e di, po unë kam mësuar një vjershë të një xhaxhi që i këndon nipit të tij Klarkut, të cilin ne e kemi në kopsht. Ai xhaxhi që e ka shkruar është gjyshi i tij. Thonë se stërgjyshi i xhaxhi poetit ka shpikur një aeroplan. S’di sa e vërtetë është? Këtë ti, gjysh, duhet ta dish mirë.

- Po është e vërtetë. Ai, që ju ka thënë kështu e ka thënë mirë. Ka qenë një shpikës këtu në qytetin tonë të gurtë, i cili bëri emër dhe për të flitet shumë. Kur të rritesh t’i do ta mësosh edhe këtë. Po tani le të dëgjojmë se ç’ka shkruar nipi i shpikësit për Klarkun e vogël, shokun tuaj.
Gjysh, unë them se poetët i duan fëmijët si shpirt. Të pëlqen kjo?



- Si s’më pëlqen, Sarushe. Poetët janë me ndjenja dhe gjithmonë i duan dhe kujdesen për fëmijët.

- Unë them, gjysh, se ata na kënaqin ne me ato që shkruajnë.

Qyteti ynë i gurtë ka pasur dhe ka shumë poetë që kanë shkruar bukur për fëmijët dhe, pavarësisht se ata s’janë gjallë sot, fëmijët u recitojnë krijimet etyre.

- Pra, gjysh, ata janë gjallë, apo, siç thotë edukatorja jonë janë të përjetshëm.

- Krijimtaria , Sarushe , gjithmonë mbetet e gjallë. Këtë ti duhet ta mësosh mirë.

Dhe Sarushja filloi recitimin e poetit, nipit të shpikësit të aeroplanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:55 pm

Vullkan ndjenjash



Nipit , Klarkit të vogël
S’e di ti, shpirt,


se ç’ndjenja më sjell mua…


Belbezimi yt: Botë të pamatë…


Kur zgjat me gëzim doçakat e tua


dhe vjen drejt meje turrëvrap.


Vullkan ndjenjash në shpirt,


që s’i them dot.


Hapësirë e gjerë,


e mbushur me gëzim


cicërimëza e thjeshtë:


“Babaxhot!”1)


Është pranvera jote


që ngroh dimrin tim.






Shënim: 1) gjysh në dialektin gjirokastrit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:56 pm

Këshillime praktike e shkencore nga përvoja si mësues i profilizuar në edukimin fizik
Bukuria juaj



nga Fori A. Shabani

Doni të jeni të bukur, por jo vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga shpirti edhe nga ndjenjat dhe me veprime drejta të ndërgjegjshme. Ruani dhjetë porositë.

Kryesorja:

Seriozë në të folur edhe në punë. Ji serioz të të dua më mirë. Me djersën e ballit haje bukën tënde dhe ji i përmbajtur për çdo gjë. Mos plotëso dëshirat e zemrës, por për çdo gjë pyet trurin. Ai të ndihmon, nuk gabon, të shpie në rrugë të drejtë.

Mendojmë që të mbash gjithë jetën të re, të jesh i ri, të mos “kalosh” rininë, duhet të dëshirosh, të dashurosh atë, duhet të jesh i thjeshtë, i matur, i qetë me një qëndrim të papërkulur. Të jesh i vendosur dhe i drejtë, i vërtetë, i sinqertë; të duash veten, të tutë e të gjithë. Të mos i hash tjetrit, atë që s’dëshiron të ta bëjnë ty. Duaji të gjithë. Të jesh gjithmonë sy dhe veshë; të bësh eksperiment dhe të nxjerrësh përfundime se jeta që ke përpara është:

Eksperiment dhe eksperiencë dhe Krijuesi të ndriçoftë mendjen për të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:57 pm

Graziano Giudetti




Fëmijët





Fëmijët,

Kur me sqimë britmat tuaja

do të dhjetfishoni avujt e furrnaltës

dhe do të zbardhni suva të zeza

me buzëqeshje të çiltëra të fëmijërisë,

ndoshta edhe unë do të rigjej

luginën e lodrave

të atyre përkëdheljeve të lehta

tani thurni intriga reve të ndryshme.



Ju fëmijë

Do të rriteni në këmbë të reja,

Duke sfiduar rrugë e pallate,

Lubi të çuditshëm stampuar nga nafta



Dhe unë mbushem

me atë që mëngjesi

nxin në lindje,

me ajërin e hirtë e të amullt,

pa zhurmë drite e këngësh

në novelat e stinëve.



Unë do të bëhem fragment,

Flutur ngjyrë gjaku

Për të ecur hijerëndë në valle

E kërcime nëpër fusha

Edhe të ndryshoj në retë e padukshme

të rënda, korbat erëmirë,

që prekin ulët

fole e strehë zemrash
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:57 pm

Ana d’Eredita





Nënës sime



Zhytur thellësisht

në pjesën më të thellë

të mendimeve tona

është gjithmonë prezente brenda nesh:

Dëshira të kuptohemi,

të duhemi e të jemi bashkëpunëtore dhe mike

në çdo moment!

Nënë, je ti

Shoqja ime e vërtetë

dhe e sinqertë e jetës;

je ti personi i vërtetë

mbi të cilën mund të besoj

në momentet më të rëndësishme;

je ti mbështetja

për ditët e mia të trishtuara;

je ti që ke kapacitetin e vërtetë

për të dashur

pa asnjë rezervë…

Çdo ditë që shkon

Vë re sa

është e thellë dhe e pakufishme

e mira që na lidh

dhe na mbush me gëzim

e dashuri zemrat tona!

Mbaje gjithmonë në shpirtin tënd të mirë

kujtimin e një vajze

që të ka dashur dhe admiruar gjithmonë

e që ka kërkuar të bëjë prej teje

“shëmbullin” dhe “modelin” e jetës tënde!



Me shumë nderim dhe dashuri Ana,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:57 pm

Ja si mbahet fytyra dhe trupi i bukur



Fillojmë me sytë, veshët, fytyra me gjithçka, flokët, dhëmbët, lëkura, këmbët e tjera.



Sytë



Mendohet se më vonë njerëzit nuk do të vënë syza fare, sepse edhe nënat do të fillojnë që të mos vënë syza.Kështu edhe pasardhësit ashtu do të bëjnë se sytë do t’i kenë të fortë; s’do të vuajnë njerëzit nga miopia dhe presviopia, gllafkoma, perdja e syrit dhe tensioni. Ja një lajm i bukur për pasardhësit që japin gjyshërit për fëmijët e dhe për nipërit e mbesat e tyre, se rol të madh do të lozë ushqimi i pasur në vitamina, që kërkojnë sytë, vitaminat A. gjalpë i freskët dhe krem, që sytë të mos humbasin të pamit e shkëlqyer, gjaku duhet t’u sjellë shumica nga Grupi A nga B (……………..) dhe C triptofani. Në se do të mbroni sytë nga lodhja duhet t’u jepni syve çdo ditë 10.000 njësi nga grupi i vit. A (mëlçi, karrotë, pjeshkë, fruta, lakra të gjelbëra, si spinaq dhe majdanos. Pini qumësht që siguron rimpoflavimin, lëng limoni, portokall, greipfrut dhe C. vezë, djath, mish, që të mos mungojë TRIPTOFALI.

Nëse i doni sytë mundohuni t’i çlodhni që të fuqizohet nervi optik. Mundohuni t’u siguroni lente të pushtetshme dhe në vendin e duhur, skelet të rregullt, sipas fytyrës suaj me dimensione nga hunda tek syri dhe nofullat me lente me ngjyra, sidomos gratë. T’i vini syzet, kur i kini nevojë, kur keni presviopi nga dyzet vjet e lart. Mos i vini syzat, kur ecni. Kur nuk i duroni t’i nxirrni, t’i hiqni për një kohë të shkurtër, disa herë në ditë. Kur çlodheni për vete, çlodhni edhe sytë tuaj.. I mbyllni sytë dhe formoni një barrikadë me pëllëmbët tuaja, duke mos i shtypur, por qetë pa i lodhur. Merrni frymë lirisht, qetësohuni shpirtërisht dhe mos mendoni gjëra që s’ju pëlqejnë. Mundohuni t’i stërvitni, t’u bëni ushtrime që më kryesorët janë pesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:58 pm

1. Ktheni sytë lart, pastaj poshtë duke mos lëvizur kokën.

2. Ktheni sytë lart pastaj majtas sa të mundeni më shumë.

3. Shikoni lart- majtas nga ana e syrit të majtë, mandej ulët nga qeshja e syrit të djathtë.

4. Shihni lart- djathtas nga qoshja e syrit, pastaj majtas nga ana syrit majtas.

5. Ktheni sytë avash- avash përpara nga e majta, pastaj nga ana e djathtë disa herë. Ushtrimi jep efekt dhe është e mirë që të bëhet disa herë.

Në vend me lule, në kopsht jashtë, shikoni përpara hundën dhe pastaj ngrini kokën lart. Shikoni horizontin po kështu edhe për syrin e majtë e tjera. Vendosni t’i mbylln sytëi dhe hapni ata për t’i çlodhur. Kur ecni t’i mbyllni dhe t’i hapni në çdo hap. Kur të lexoni t’i mbyllni dhe t’i hapni në çdo rresht. Kjo do t’u bëhet shprehi dhe do të kënaqeni se sytë do t’u çlodhen

Për perden nuk mendojnë mirë. Ajo është një lloj mungullirë që sa vjen dhe nuk lejon të parit. Kjo është shenja e diabetit, prandaj kontrollini këtë të fundit( me rreze lazër hiqet mugullira, brenda orëve, mandej duhen ilaçe kokliret me pak shpenzime). Nga ushqimet rrjedh katarrakti perdja mungon vitamina B2…..umpoflavini. Kur kalon të dyzetat duhen vitaminat që përmendëm më lart. T’i kontrolloni sytë vazhdimisht se gjendja juaj varet nga gjendja e syve. T’i ushtroni dhe të kujdeseni, t’i çlodhni se nuk do të mbeten gjithmonë ashtu. Nuk folëm për ndërtimin se është i komplikuar. Shkencëtarët që bën shpikje, t’u thuash të bëjnë një sy njeriu, nuk ekanë këtë mundësi.Vetëm një di që ta bëjë këtë: Ai që na ka krijuar. Ruani çdo gjë që ju rrethon se është për të mirën tuaj. Të ruajmë çdo gjë si sytë e ballit (Falë dritës së syve, komunikojmë me njërëzit tanë dhe me gjithë ato që shohim në mjedisin që na rrethon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:58 pm

Veshët



Në përgjithësi njeriu lind me një dëgjim të përsosur, sidoqoftë në një lartësi më të lartë se nevojat e tij. Natyra ia ka dhënë këtë dhuratë, pse në fillim të jetës së tij ishte i rrethuar nga kafshë të egra dhe gjithfarësh armiq, që e kërcënonin dhe duhej të mbrohej me çdo kusht për ta përballuar jetën, duke u ndeshur me ta... Por ne tani nuk banojmë në shpella. Dëgjimi vjen shpejt dhe është një nga shqisat që largohet më herët. Shumë janë ata, që ruajnë nje dëgjim të mirë derisa vdesin, por kjo rrallë varet nga shërbimi që u bëjnë dhe i ruajnë nga ujët, lagështia e tjera. Madje janë disa që nuk iu bën përshtypje zhurma e madhe. Madje kënaqen me zhurmë të mëdha dhe zëra të fuqishëm. Kujdes, poqese dëgjimi ka defekt, vraponi të kontaktoni nga ç’shkak vjen kjo anomali. Mos harroni se veshi është i ndarë në tri pjesë: i parmë, llapa, i mesmi me daullen, i ndërlikuar, i treti me qimet që kthejnë zërat në fjalë e që përfundon me tri kocka. Veshi është i rëndësishëm nga ky mund të shkaktohen sëmundje të ndryshme, të shumta, deri tek humbja e ekuilibrit e të tjera.

Duhet që për çdo gjë që ndodh në jetë duhet ta prisni me kurajo dhe të mënjanoni nevrikun, kur dëgjimi ka pësuar defekt, të mos e fsheni, mos u turpëroni, gjëra që ndodhin dhe mos e lini se mund t’u bëhet problem, të mos dëgjoni ç’thuhet e ç’thonë ata që u rrethojnë. Vetëm durimi duhet në këto raste, se nuk ekziston ndonjë ilaç çuditbërës, që t’u shërojë nga sëmundja e veshit, megjithëse janë gjetur makineri, që përdoren për të sjellë deri diku gjendjen e mëparshme, por jo saktësisht.

Si përfundim u gjet se sëmundja ka filluar që në fëmijëri dhe mungesa evit. A ose mosmjaftimi i saj është shkak, gjë që, e cila, shërohet gjithashtu me grupin e vitaminës B. Kjo mungesë shfaqet në fillesë me një lëng që cënon nervin, mandej bashkimin e disa nervave, që quhen gangliodhi më tepër një prej vitaminave B6 (pirodhoksini) mungesa sjell dhermatinin (lëkurë të fortë në pjesën e parë të veshit. Mungesa e vitaminës E sjell shkatërrim të muskujve të veshit ose një fryrje të labirintit të tij, kurse mungesa e Vit A sjell anomali të rrezikshme në kockat e veshit të tretë (pjesës së tretë të tij), kurse vitamina C luan një rol serioz për zhvillimin e gjithë nervave. Ata që kanë pësuar pak mosdëgjim është i nevojshëm përdorimi i portokalleve, limonave me lëngje dhe greipfrut, kos, djath dhe një pjesë sallatë jeshile. Mundet me operacion të vendoset një daulle artificiale në “veshin” e jashtëm, që të pranojë zërat nga ambienti e që t’i kthejë i treti në fjalë me qimet e brendshme.

vijon





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 EmptySun Nov 23, 2008 10:58 pm

Gazeta botohet nën drejtimin e Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër në Gjirokastër Kristaq F. Shabani 03550692553056

Kryeredaktor:Agron Shele

Z/Kryeredaktore: Aleksandra Shabani

Redaktore: Luljeta Xhaxhiu, Desela Nuredini

Informacion: Sejda Braho, JonidaNika

Këshilli botues: Petro Dudi (kryetar i Këshillit botues), Antoneta Mallta, Shaniko Bici, Dino Çiço, Islam Kalemi .

Adresa: Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Lagjja “18 shtatori” Pallati 87/4 Gjirokastër, Albania Tel.003558465867
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Arti publicist i të rinjve   Arti publicist i të rinjve - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arti publicist i të rinjve
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Arti i Kinos
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
» ARTI ÇELËSI I SHPIERTIT NJERËZOR
» Arti shqiptar - gjurme te hershme
»  Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: