Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:34 pm

Vėshtrim i pėrgjithshėm i periudhės
Si nė tė gjithė Perandorinė Osmane, edhe nė tokat shqiptare, gjatė shek. XVIII e sidomos nė gjysmėn e dytė tė tij, filloi tė mbizotėronte njė situatė e re, e cila solli zhvendosje tė rėndėsishme nė raportin e forcave ekonomiko-shoqėrore dhe politike tė vendit.
Nė jetėn ekonomike mori pėrhapje tė mėtejshme ekonomia e mallrave, vazhdoi tė fuqizohej sistemi i ēifligjeve si pronė feudale private dhe u thellua diferencimi nė gjirin e klasės feudale, u shtypėn njėra pas tjetrės kryengritjet fshatare, tė gėrshetuara me rebelimin e feudalėve ushtarakė tė rėnė ekonomikisht, dhe filloi afrimi i feudalėve qeveritarė me krerėt ushtarakė malėsorė. Lufta e familjeve ēifligare mė tė fuqishme pėr tė marrė e pėr tė mbajtur pushtetin, tėrhoqi me vete forca tė rėndėsishme tė shoqėrisė shqiptare. Kjo luftė e acaroi pėr disa dhjetėvjeēarė gjendjen anarkike nė tė gjithė vendin, por edhe i dha fund asaj pėr tė filluar njė fazė tė re zhvillimi nė lėmin ekonomik e kulturor dhe nė atė shoqėror e politik.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII nė tokat shqiptare pati njė zhvillim mė tė madh ekonomik e kulturor nė krahasim me shekujt pararendės, u rrit prodhimi bujqėsor e blegtoral pėr treg, dhe lidhur me kėtė, qytetet shqiptare njohėn njė zhvillim mjaft tė shpejtė. Ato u bėnė tregje tė rėndėsishme nė radhė tė parė pėr artikujt e bujqėsisė e nė mėnyrė mė tė kufizuar pėr prodhimet e esnafeve vendase. Sfera e veprimtarisė sė kėtyre qyteteve u shtri pėrtej tokave shqiptare, duke zhvilluar njė tregti mjaft tė gjallė tranzite midis viseve perėndimore e qendrore tė Gadishullit Ballkanik dhe Evropės.
Lidhjet qė u krijuan ēuan nė forcimin e dy tregjeve me rėndėsi ndėrkrahinore qė patėn si bosht dy qytetet kryesore, Shkodrėn dhe Janinėn. Formimi i kėtyre tregjeve ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt bashkimit ekonomik tė vendit. Kėtu filloi tė vepronte njė shtresė e re shoqėrore qė po zhvillohej nė qytete, borgjezia tregtare shqiptare.
Por lidhjet me sferėn e veprimit tė kėtyre tregjeve ishin ende tė dobėta, ato hasnin nė vėshtirėsitė dhe pengesat qė krijonte sistemi i timarit me mjedisin e vet feudal rrethues, i cili nuk lejonte shkrirjen e tyre nė njė treg tė vetėm kombėtar. Borgjezia tregtare ishte e dobėt nė numėr dhe e varur nga pėrfaqėsuesit e parisė sė vjetėr feudale, qė kishte nė dorė pushtetin politik.
Ndryshimet qė u kryen nė planin ekonomik, sollėn pasoja tė rėndėsishme edhe nė fushėn shoqėrore e politike, qė u pasqyruan nė fuqizimin e pronarėve tė mėdhenj ēifligarė vendas, nė kurriz tė pushtetit qendror, i cili pa ata nuk ishte nė gjendje tė ushtronte sundimin e vet mbi provincat. Kėto familje tė mėdha feudale, oxhaqet, bashkuan me pushtetin ekonomik edhe atė vendor, vendosėn sundimin e tyre nė vend, tė cilin e bėnė nė fakt tė trashėgueshėm.
Tė interesuar nė fillim pėr tė mos ndarė mė me osmanėt pushtetin ekonomik tė vendit, ku kishin zotėrimet e veta, oxhaqet shqiptare u drejtuan mė nė fund edhe kundėr pushtetit qendror dhe pėrpjekjeve tė tij pėr tė mbajtur ende nė kėmbė sistemin e vjetėr feudal ushtarak tė timareve dhe pėr tė ushtruar, nėpėrmjet funksionarėve tė dėrguar nga qendra, pushtetin e vet nė tokat shqiptare.
Edhe pse ishte e lidhur me interesat e feudalėve tė mėdhenj ēifligarė, lindja e kėtyre pashallėqeve, objektivisht, u pėrgjigjej edhe interesave tė shtresave tė reja shoqėrore, elementėve tė borgjezisė tregtare. Kėta kishin nevojė pėr krijimin e njė pushteti tė fortė nė vend, qė tė ishte nė gjendje t’i vinte fre anarkisė, gjė qė s’e bėnte mė pushteti qendror osman, dhe pėr krijimin e uniteteve politike mė tė mėdha se sanxhakėt, tek tė cilėt shihnin jo vetėm njė zgjerim tė tregut tė brendshėm, por edhe njė pėrpjekje pėr tė shkėputur trevat shqiptare, tė Veriut e tė Jugut nga kontrolli i administratės osmane. Nė kėta faktorė i kishte rrėnjėt formimi e fuqizimi i pashallėqeve shqiptare gjysmė tė pavarura tė Shkodrės e tė Janinės nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek. XIX.
Pashallėqet shqiptare tė shek. XVIII - fillimi i shek. XIX, shėnuan njė hap tė parė drejt bashkimit politik tė vendit, siē ishte arritur deri diku deri nė shek. XIV. Por, tė ngritur mbi themele ekonomike ende jo tė shėndosha, kur mungonte uniteti nė gjirin e klasės feudale shqiptare dhe, tė ndodhur nė kushte jo tė favorshme ndėrkombėtare, kėto pashallėqe nuk mundėn tė bėnin hapin vendimtar tė shkėputeshin vetė nga varėsia e Stambollit dhe tė shkėpusnin edhe Shqipėrinė nga sundimi i Perandorisė Osmane.
Krahas kėtyre ndryshimeve, shek. XVIII shėnoi dukuri tė reja me interes edhe nė fushėn e kulturės. U zhvillua mė tej kultura popullore, sidomos poezia, qė kishte arritur vlera artistike me poezinė epike. Qytetet u pajisėn me ndėrtesa monumentale, civile dhe tė kultit, kurse nė ambientin e kishės ortodokse piktura murale shėnoi njė lulėzim tė ri me elementė realistė. Nė qytete zhvillohej njė tip i ri letėrsie nė gjuhėn amtare, e cila nė krahasim me letėrsinė e mėparshme kishtare, merrte tani karakter kryesisht didaktik, pėrmbante elemente laike e realiste. Krijohet njė shtypshkronjė, rritet numri i librave tė botuar nė gjuhėn shqipe dhe numri i shkollave, ku veprojnė tashmė mėsues tė ditur laikė, tė cilėt pėrēojnė deri diku ndikimin e racionalizmit evropian.
Shtypja me armė e kėtyre pashallėqeve nga ana e pushtetit qendror osman e acaroi mė tej konfliktin e sundimtarėve osmanė me popullin shqiptar. Pėr tė realizuar politikėn e tij centralizuese nė Shqipėri, pushteti sulltanor shtypi qėndresėn e shtresės drejtuese vendase, e cila nuk donte tė hiqte dorė nga pozitat e veta nė administrimin e vendit. Zbatimi i kėsaj politike centralizuese, qė u quajt “pushtimi i dytė osman i vendit”, e vuri Stambollin pėrballė lėvizjeve popullore, tė cilat u ndėrthurėn me ato tė krerėve feudalė. Kėto lėvizje ēuan nė vitet 30 tė shek. XIX, nė njė varg kryengritjesh tė tjera kundėr sundimit osman, tė cilat, krahas faktorėve ideologjik, kulturor dhe politik, pėrgatitėn truallin pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare tė epokės sė Rilindjes nė Shqipėri.
Nė periudhėn e sundimit tė sistemit feudal ushtarak osman, me gjithė kushtet e vėshtira nė tė cilat ndodhej Shqipėria, u pėrgatitėn njė varg elementesh tė reja ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore, qė krijuan premisat pėr kalimin nė njė periudhė historike me pėrmbajtje tė re, tė Rilindjes Kombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:35 pm

Fuqizimi i pushtetit tė feudalėve krahinorė.
Oxhaqet shqiptare
Procesi i shndėrrimit tė pronės shtetėrore tė tokės nė pronėn feudale private dhe diferencimi i mėtejshėm nė gjirin e shtresės feudale vendase shpunė, ashtu si nė pjesėt e tjera tė perandorisė, nė fuqizimin politik tė ēifligarėve nėpėr sanxhakėt shqiptarė dhe, rrjedhimisht, nė dobėsimin e pushtetit qendror nė to.
Duke pasur nevojė pėr forca ushtarake qė tė mund tė pėrballonte rreziqet e brendshme e tė jashtme, dhe duke qenė e detyruar qė tė siguronte me anėn e feudalėve vendas shuma sa mė tė mėdha tė hollash pėr tė mbuluar shpenzimet gjithnjė nė rritje, Porta e Lartė jo vetėm nuk mundi ta ndalte procesin e fuqizimit politik tė feudalėve provincialė, por edhe u mbėshtet kryesisht tek ata mė tė fuqishmit. Sulltanėt qenė tė detyruar t’u besonin feudalėve tė mėdhenj vendas detyrat mė tė rėndėsishme administrative e ushtarake dhe t’i njihnin ata zyrtarisht si pari (si ajanė). Nga ana tjetėr, kjo shtresė, ende e dobėt, nuk kishte aspak ndėrmend tė shkėputej nga Stambolli. Pėrkundrazi, ajanėt mundoheshin tė pėrfitonin sa mė shumė nga pushteti qendror pėr tė dalė nė krye tė pushtetit provincial.
Si rrjedhim, sipas pasurisė dhe forcave tė armatosura qė dispononte, secili ajan kishte vendosur ndikimin e tij mbi njė krahinė mė tė madhe a mė tė vogėl, ku zakonisht ai kishte edhe ēifligjet. Rreth ajanėve ishin grumbulluar ēifligarė mė tė vegjėl, kurse jashtė krahinės ata kishin lidhur krushqi e aleancė pėr ndihmė reciproke me feudalė tė tjerė tė mėdhenj. E mbėshtetur kryesisht mbi ēifligjet e veta tė trashėgueshme, mbi pasurinė monetare dhe mbi aleancat feudale, kjo shtresė e ajanėve e ndiente veten mė pak tė lidhur me pushtetin qendror sesa feudalėt ushtarakė. Familjet e kėtyre ajanėve formuan nė Shqipėri njė elitė aristokrate feudale, oxhaqet.
Nga kėto oxhaqe, disa ishin ngritur nė kėtė pozitė shoqėrore pasi u bėnė pronarė tė mėdhenj ēifligjesh dhe sipėrmarrės kryesorė tė taksave. Ata fituan gjithashtu grada pashallarėsh e vezirėsh, sipas funksioneve qė u detyrua t’u jepte pushteti qendror. Tė tilla oxhaqe ishin dyert e Kryezinjve nė Gjakovė, tė Biēakēinjve nė Elbasan etj. Kurse oxhaqet e Begollajve nė Pejė, tė Bushatllinjve nė Shkodėr, tė Toptanėve nė Krujė, tė Asllanpashallive nė Janinė e nė Gjirokastėr etj., kishin qenė familje feudale ushtarake tė vjetra e me funksione tė larta. Duke shfrytėzuar ofiqet e tyre, kėto familje u pasuruan, krijuan ēifligje dhe, ndryshe nga e kaluara, burimin e fuqisė tashmė e kishin kryesisht te kėto prona, dhe jo aq te funksionet e dhuruara nga sulltani.
Nga kėto familje Porta detyrohej tė zgjidhte funksionarėt e vet pėr qeverisjen e sanxhakėve, sepse vetėm ato ishin nė gjendje ta kryenin kėtė detyrė nė sajė tė marrėveshjes me ajanė tė tjerė tė sanxhakut. Ajani mė i fuqishėm, qė ngarkohej me detyrėn e qeveritarit, qė kishte ofiqet administrative nėpėr krahinat e sanxhakut, ua ndante komandat e kėshtjellave dhe sipėrmarrjet e dyta tė taksave tė besuarve tė tij nga paria e kėtyre krahinave. Kishte ikur tani ajo kohė kur pushteti qendror dėrgonte nėpėr sanxhakėt shqiptarė njerėzit e vet dhe vendasit i bindeshin. Pati raste kur Porta e Lartė emėronte si qeveritarė pėrfaqėsues nga oxhaqet e fuqishme tė sanxhakėve fqinjė, por as kėta nuk mund ta mbanin pushtetin pa pėrkrahjen e ajanėve mė tė fuqishėm vendas.
Shtresa e ajanėve pėrbėnte tani shtyllat e pushtetit nėpėr sanxhakėt shqiptarė. Kjo ishte shprehje e qartė e dobėsimit tė pushtetit qendror osman nė periudhėn para formimit tė pashallėqeve tė mėdha nė vendin tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:35 pm

Lufta e parisė vendase pėr pushtet
Fuqizimi ekonomik e politik i shtresės sė ajanėve nuk u arrit pa konflikte me pushtetin qendror, qė e kishin burimin nė mospėrfilljen e interesave tė tij, pa qėndresėn e vazhdueshme e shpeshherė tė armatosur tė fshatarėsisė dhe pa grindje e luftime tė ashpra e tė gjata nė gjirin e vetė parisė vendase. Tė gjitha kėto u bėnė shkak qė i gjithė vendi u fut pėr njė kohė tė gjatė nė njė gjendje anarkie gjithnjė e mė tė rėndė, pasojat negative tė sė cilės u pasqyruan nė pėrgjithėsi nė zhvillimin ekonomik e nė veēanti nė gjendjen ekonomike tė popullsisė sė thjeshtė tė fshatit e tė qytetit.
Njė nga shkaqet e konflikteve tė shpeshta nė gjirin e shtresės feudale vendase ishin abuzimet e funksionarėve tė mėdhenj nė shpėrndarjen e timareve. Kėta, duke pasur si qėllim tė grumbullonin rreth vetes sa mė shumė pasues dhe tė merrnin tapitė e tokave, tė cilat synonin t’i akaparonin, propozonin pėr zotėrim timaresh vakante njerėzit e tyre, pavarėsisht nėse kėta kishin timare tė tjera. Kėto shkelje, edhe pse shkaktonin qortime dhe madje ndėshkime nga ana e sulltanit, i cili disave u konfiskoi edhe pasurinė, nxisnin nė radhė tė parė zemėrimin e spahinjve tė zhveshur nga timaret. Kėta spahinj, tashmė tė shpronėsuar, formonin zakonisht ēeta tė armatosura dhe hidheshin nė sulm, digjnin e grabisnin prona ēifligarėsh tė mėdhenj, prona shtetėrore, qytete, ndėrprisnin rrugėt etj., dhe s’pyesnin pėr autoritetet qeveritare. Regjistrat e kadilerėve tė qyteteve shqiptare tregojnė se grindjet shkaktoheshin edhe midis ēifligarėve e spahinjve pėr faktin se ēifligarėt, pasi shtinin nė dorė tapitė ose zinin ndonjė ofiq zyrtar me rėndėsi, fillonin tė mos u njihnin spahinjve tė drejtat qė u takonin si tapilėshues.
Mosmarrėveshje e konflikte tė ashpra shkaktonin sidomos sipėrmarrjet e taksave. Heqja e njė sipėrmarrjeje nga dora e njė familjeje dhe dhėnia e saj njė tjetre, qė ofronte mė shumė ose kishte miq mė tė fortė nė Stamboll, pasohej zakonisht me turbullira. Nga interesat qė kishin familjet e fuqishme me sipėrmarrjet, pėrcaktoheshin edhe aleancat dhe kundėrshtinė midis tyre. Tė pakėnaqurit, duke bashkėpunuar me tarafet e veta, u krijonin rivalėve vėshtirėsi tė mėdha. Ato nė raste tė veēanta, sikurse feudalėt e shpronėsuar, dėrgonin kundėr objekteve tė sipėrmarrjeve shtetėrore ose pronave tė rivalėve banda tė armatosura. Kėto formoheshin nga ēetat e feudalėve tė shpronėsuar, nga ato tė krerėve ushtarakė malėsorė dhe nė disa raste nga luftėtarė me rrogė tė liruar pas pėrfundimit tė luftėrave, tė cilėve nuk u ishin dhėnė plotėsisht pagesat qė u takonin. Krerėt e Matit, nga familjet e Zogollėve dhe e Ēelajve me rreth njėmijė veta, tė lidhur fshehurazi me zėvendėsin e qeveritarit tė sanxhakut tė Manastirit, qė deshi tė diskreditonte eprorin dhe rivalin e vet pėr postin e mytesarifit tė Manastirit, nė vitin 1711 sulmuan e plaēkitėn dy herė kėtė qytet dhe penguan grumbullimin e taksave. Nė gusht tė vitit 1712 disa feudalė tė vegjėl peqinas, tė cilėt kishin tre vjet qė cenonin rendin nė qytetin e Peqinit, duke prerė rrugėn tregtare tė Durrėsit dhe duke grabitur kripėn e shtetit, qė shpihej me karvan nė Elbasan, dėmtuan rėndė sipėrmarrėsin e tė ardhurave tė skelės sė Durrėsit. Nė maj-qershor tė vitit 1714, feudalėt frashėrllinj, pėrmetarė e kolonjarė dhunuan Voskopojėn, Shipskėn etj., duke grabitur bagėti e plaēka deri te vathėt e grave. Nė tė njėjtėn kohė, ēeta prej 200-400 vetash nga Margėllėēi e Kuēi grabitėn e dogjėn dajlanin e Prevezės dhe shkatėrruan ēifligjet e fshatrat pėrreth.
Nė disa raste antagonizmi ndėrfeudal arrinte deri atje saqė, pėrfaqėsues tė feudalėve, pėrkrahnin lėvizjet fshatare kundėr pagimit tė taksave pėr tė dėmtuar rivalėt, sikurse ndodhi nė vitet 1703-1704 dhe nė vitet 1714-1715.
Nga tė gjitha kėto forma tė grindjeve feudale pėrfitonin nė fund tė fundit familjet mė tė fuqishme, oxhaqet. Kėto shfrytėzonin forcat e feudalėve tė vegjėl, qė i merrnin nė mbrojtje kur ua kishin nevojėn dhe i futnin nėn varėsinė e tyre, ose i luftonin ato me anė tė forcave ushtarake qeveritare kur nuk ua kishin nevojėn. Kėshtu oxhaqet forcuan pozitat e veta dhe u bėnė jo vetėm shtyllat e pushtetit krahinor nė sanxhaqe, por edhe mbėshtetja kryesore e pushtetit qendror, i cili tashmė nuk bėnte dot pa ta.
Disa pėrfaqėsues mė tė fuqishėm oxhaqesh nga radhėt e ajanėve tė krahinave, Porta e Lartė i ngarkonte me detyrėn e qeveritarit tė sanxhakut. Por, qoftė pėr tė frenuar fuqizimin e tyre, qoftė pėr tė marrė shpėrblime nga ata, qoftė edhe pėr tė ndėshkuar tė pabindurit, ajo brenda njė ose dy viteve i shkarkonte dhe emėronte rivalėt e tyre. Familje tė tilla rivale, nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII, kishte pothuajse nė ēdo sanxhak: nė sanxhakun e Shkodrės ishin Ēaushollajt e Bushatllinjtė; nė atė tė Dukagjinit ishin Begollajt e Pejės dhe Kryezitė e Gjakovės; nė sanxhakun e Elbasanit ishin Vėrlacėt e Biēakēinjtė; nė atė tė Beratit ishin Vlorajt, Velabishtajt e Ngurzajt; nė sanxhakun e Delvinės ishin Asllanpashallitė e Kokajt; nė atė tė Janinės ishin gjithashtu Asllanpashallitė e Alizotajt.
Secila nga kėto familje feudale, e mbėshtetur nė tarafet e veta e qė pėrbėheshin nga feudalė mė tė vegjėl dhe nga bylykbashė e krerė ushtarakė malėsorė tė krahinave, si dhe nga udhėheqės esnafesh nėpėr qytete, pėrpiqej tė merrte e tė ruante pushtetin nė vend nė kundėrshtim me politikėn e ekuilibrimit tė forcave rivale qė ndiqte Porta e Lartė. Si pasojė, konfliktet u shtrinė nė gjithė vendin, ērregullimet kapnin gjithė aparatin shtetėror, pasiguria e jetės dhe e pasurisė kėrcėnonte kėdo, zhvillimi ekonomik pengohej pėr kohė tė tėra.
Nė sanxhakun e Shkodrės, pėr shkak tė rivalitetit midis familjes sė Bushatllinjve dhe asaj tė Ēaushollajve, nė vitet 30 tė shek. XVIII mundėn tė sundonin familjet kryesore tė sanxhakut tė Dukagjinit, ajo e Begollajve tė Pejės dhe ajo e Kryezinjve tė Gjakovės. Rivale midis tyre edhe pėr pushtetin e sanxhakut tė Dukagjinit, kėto dy familje arritėn tė qeverisnin nė Shkodėr duke u mbėshtetur herė te Bushatllinjtė e herė te Ēaushollajt, pa siguruar qetėsinė e domosdoshme. Nė vitet 40, nevoja pėr t’i dhėnė fund anarkisė i zhvendosi forcat e brendshme, esnafet dhe malėsorėt, nė favor tė Ēaushollajve, tė cilėt qeverisėn thuajse pesėmbėdhjetė vjet me ndonjė ndėrprerje tė vogėl. Megjithatė, as kėta nuk mundėn ta shuanin grindjen me Bushatllinjtė derisa kėta tė fundit arritėn tė grumbullonin rreth tyre masėn kryesore tė zejtarėve e tė malėsorėve dhe, nė vitin 1755, i dėbuan pėrfundimisht Ēaushollajt nga Shkodra. Bushatllinjtė, tė mbėshtetur nga shumica e shtresave shoqėrore tė qytetit dhe tė krahinės, jo vetėm nuk e lėshuan mė pushtetin nga duart e tyre, por duke e shtrirė atė mbi sanxhakėt e Shqipėrisė Veriore, u dhanė fund grindjeve tė feudalėve lokalė, tė cilėt i nėnshtruan me dhunė ose me marrėveshje.
Nė Shqipėrinė Jugore, lufta pėr pushtet vazhdoi mė gjatė. Nė sanxhakun e Beratit, deri mė 1764, ajo u zhvillua kryesisht midis familjes sė vjetėr tė Vlorajve dhe degės sė saj nė Berat, Velabishtajve, kur atė e mori njė familje e tretė, ajo e Ngurzajve qė pėrkrahte Velabishtajt. Por edhe Ngurzajt nuk mundėn ta mbanin pushtetin veēse gjer mė 1788, kohė nė tė cilėn kundėrshtarėt e tyre e morėn dhe e mbajtėn deri nė 1810, kur thuajse gjithė Shqipėria Jugore ra nėn sundimin e vezirit tė Janinės, Ali pashė Tepelenės. Ashtu si Bushatllinjtė, edhe ky pasha i fuqishėm i kishte dhėnė fund luftės pėr pushtet si nė sanxhakun e Janinės (1787), ku grindeshin Asllanpashallitė me Alizotajt, ashtu dhe nė sanxhakun e Delvinės, ku mosmarrėveshjet midis familjeve rivale vendase nuk reshtėn thuajse gjatė gjithė shek. XVIII.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:35 pm

2. PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖN SUNDIMIN E BUSHATLLINJVE.
LUFTA PĖR SHKĖPUTJE NGA STAMBOLLI
(1771-1796)

Ardhja nė fuqi e Bushatllinjve
Qeverisja e sanxhakut tė Shkodrės nga pėrfaqėsuesit e pashallarėve tė Gjakovės dhe tė Pejės, nuk mundi tė ndalte gjendjen anarkike; konfliktet nuk reshtėn as nė qytete e as nė krahina ku vepronin pėrkrahėsit e dy familjeve tė fuqishme feudale shkodrane: Ēaushollajve dhe Bushatllinjve. Mė 8 shtator 1736 nė mes tė tregut tė Shkodrės u vranė e u plagosėn 29 veta nga tarafet e esnafėve tė tabakėve (qė pėrkrahnin Bushatllinjtė) dhe tė terzijve (qė pėrkrahnin Ēaushollajt). Tetė ditė mė vonė u vranė e u plagosėn 87 veta nė njė konflikt midis krahinave tė Shkrelit dhe tė Kastratit, i cili filloi me armė zjarri dhe pėrfundoi me shpata.
Gjatė luftės austro-osmane tė viteve 1736-1739 banorėt e Malėsisė sė Madhe u ngritėn pėrsėri kundėr sundimit osman nėn nxitjen e kryepeshkopit tė Tivarit, Mėhill Sumės, dhe, duke u bashkuar me ushtritė austriake, u bėnė ballė me sukses ekspeditave ndėshkimore tė vezir Mahmud pashė Begollit. Ndėrkohė feudalėt shkodranė e vlerėsuan fuqinė e tyre luftarake dhe bėnė pėrēapjet e duhura pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė synimeve tė veta. Qė nė kėtė kohė malėsorėt filluan tė luanin rol me rėndėsi nė luftėn e familjeve rivale vendase pėr tė shtėnė nė dorė pushtetin e sanxhakut. Ēaushollajt ishin tė parėt qė e shfrytėzuan kėtė forcė kundėr vezirit pejan, Mahmut pashė Begollit, dhe pėrkrahėsve tė tij, Bushatllinjve. Me ndihmėn e malėsorėve Ēaushollajt, mė 5 shkurt 1739 vranė vezirin nė mes tė rrugės dhe arritėn tė merrnin pushtetin nė sanxhakun e Shkodrės qė e mbajtėn thuajse pėr dhjetė vjet rresht. Gjatė kėsaj kohe dėshtuan orvatjet e Bushatlinjve dhe tė pėrkrahėsve tė tyre, tarafit tė fuqishėm esnafor tė tabakėve tė Shkodrės dhe agallarėve tė pasur e guximtarė tė Ulqinit, pėr tė pėrmbysur Ēaushollajt. Kėta, duke bėrė pėr vete malėsorėt dhe duke gėzuar pėrkrahjen e tarafit esnafor tė terzijve, qė mbronte edhe interesat e tregtarėve shkodranė, arritėn tė hynin nė luftė dhe tė sprapsnin me armė forcat e valiut tė Rumelisė, tė cilat erdhėn nė Shkodėr pėr tė nxjerrė disa taksa tė reja, qė tregtarėt shkodranė nuk deshėn t’i paguanin. “Nuk ka krahinė nė botė kaq tė pabindur ndaj sulltanit”, shkruante nė kėtė kohė zėvendėskonsulli venedikas, Anton Duoda. Duke organizuar njė sulm rrethues, Ēaushollajt vranė mė 8 gusht 1731 nė sarajin e vet edhe Ethem pashė Begollin me tė vėllanė, tė cilėt Porta e Lartė i kishte dėrguar tė qeverisnin nė Shkodėr pas revoltės sė Ēaushollajve kundėr valiut tė Rumelisė. Por dy vjet mė vonė, mė 1753, Porta u detyrua t’u ligjėronte pushtetin. Megjithatė, lufta e Ēaushollajve kundėr Begollajve, Kryezinjve dhe Bushatllinjve, vazhdoi tė ashpėrsohej dhe tė dėmtonte veēanėrisht zhvillimin ekonomik tė vendit, gjer nė tetor tė vitit 1755.
Paaftėsia e Ēaushollajve pėr tė vendosur hegjemoninė e tyre mbi kundėrshtarėt dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė nė sanxhak, e detyroi tarafin e terzijve tė mos i pėrkrahte mė ata dhe tė pajtohej me tarafin e tabakėve, nė krye tė tė cilit kishte dalė Mehmet bej Bushatlliu (vdiq mė 1775). Nė kėtė mėnyrė ata shpresonin qė tė vendosej njė pushtet i vetėm e i fortė, pėr tė cilin ishin tė interesuar kryesisht zejtarėt e tregtarėt. Lufta shpėrtheu dhe nė kėto rrethana, Ēaushollajt tė braktisur nga forcat kryesore tė tarafeve tė tyre, u dėbuan nga Shkodra. Bushatllinjtė mbetėn e vetmja familje e madhe vendase qė mundi tė merrte pushtetin e sanxhakut.
Pas dėbimit tė Ēaushollajve, Mehmet bej Bushatlliu ende nuk ishte emėruar qeveritar i sanxhakut tė Shkodrės, por, i pėrkrahur nga dy tarafet esnafore dhe nga forca malėsorėsh me rrogė, ai ishte nė fakt sundimtari i vėrtetė i vendit, derisa Porta e njohu atė si mytesarif tė sanxhakut tė lartpėrmendur nė gusht tė vitit 1757, duke i dhėnė edhe titullin pashė. Nga kjo kohė e deri mė 1831 familja e Bushatllinjve, e mbėshtetur nė shumicėn e ajanėve tė sanxhakut, tė bylykbashėve dhe tė bajraktarėve, si dhe nga njė pjesė e mirė e zejtarėve, tė tregtarėve e tė detarėve, mbajti pa ndėrprerje kėtė pushtet duke e trashėguar.
Pėr pėrforcimin e pushtetit tė vet, Mehmet pashė Bushatlliu ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė tė brendshme qė u pėrshtatej edhe interesave kryesorė tė vendit. Synimi i kėsaj politike ishte nė radhė tė parė tė vendoste rregullin e qetėsinė kaq tė dėshiruar si nga fshatarėsia, ashtu edhe nga qytetarėt e dėmtuar rėndė gjatė periudhės sė anarkisė.
Arritja e kėtij synimi ishte e pashkėputur nga zgjidhja e njė vargu ēėshtjesh. Njė nga kėto ishte mposhtja e ajanėve tė fuqishėm kundėrshtarė. Qė para njohjes sė tij si mytesarifi i sanxhakut, Mehmet Pasha e kishte filluar kėtė detyrė dhe thuajse kishte eleminuar krerėt e tarafeve esnafore tė tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe njė varg krerėsh tė tjerė. Disa krerė kishin mundur tė arratiseshin, por ai nuk i la tė qetė gjatė gjithė jetės sė vet.
Mehmet Pasha i kushtoi vėmendje mbėshtetjes sė pushtetit tė tij nga ana e elementit tė krishterė, forca ushtarake e tė cilit nė sanxhakun e Shkodrės ishte shumė e rėndėsishme. Kėtė mbėshtetje ai e arriti duke mbrojtur tregtarėt e krishterė e duke bashkėpunuar me ta, duke shtuar pjesėmarrjen e malėsorėve katolikė nė ushtrinė e tij me pagesė dhe duke mos penguar veprimtarinė e klerit katolik. Me pėrkrahjen e krerėve ushtarakė malėsorė dhe me njohjen e privilegjeve tė tjera tė malėsive, ai arriti tė siguronte prej kėtyre njė burrė pėr shtėpi nė rast lufte dhe pagesėn e njė dukati pėr shtėpi nė vit.
Njė ēėshtje e rėndėsishme, kryesisht me karakter ekonomik, ishte zgjidhja e mosmarrėveshjeve midis ulqinakėve dhe venedikasve, tė cilat pengonin zhvillimin e lirė e tė sigurt tė tregtisė nė sanxhakun e Shkodrės. Konkurrenca e pamėshirshme e venedikasve me flotėn ulqinake nė rritje e sipėr, kishte shtyrė njė pjesė tė mirė tė agallarėve tė Ulqinit qysh nė vitet 20 tė shek. XVIII tė lidheshin shumė ngushtė me njė rival tė fuqishėm tė Venedikut, me Beun e Tripolit. Si rrjedhim, flota e Ulqinit dhe e Tripolit bashkėpunonin pėr mbrojtje, por nė disa raste sulmonin edhe flotat perėndimore e sidomos atė tė Venedikut. Kėshtu, pirateria kishte marrė hov nė Adriatik dhe Ulqini ishte bėrė njė fole piratėsh. Mehmet Pasha e luftoi me ashpėrsi piraterinė e ulqinakėve si dhe lidhjet e tyre me Tripolin, duke djegur tė gjitha anijet pirate qė shtiu nė dorė. Kėshtu brenda njė kohe tė shkurtėr Ulqini u kthye nė njė qytet normal tregtie e lundrimi dhe Bushatlliu siguroi marrėveshjen si me agallarėt e kėtij qyteti, qė kėrkonin tė punonin me anijet e tyre nė kushte tė qeta brenda e jashtė vendit, ashtu edhe me autoritetet e Republikės sė Venedikut, nė duart e sė cilės ishte njė pjesė e mirė e tregtisė nė Adriatik. Si rrjedhim, Anton Duoda njoftonte: “askush nuk guxon mė tė shkojė nė Berberi (ėshtė fjala pėr Tripolin - shėn. i aut.)”, se u shpall urdhri qė “nė brigjet e Tivarit, Valdanosit e Shėn Gjinit tė Medues si dhe nė Grykėn e Bunės, askush tė mos guxojė tė trazojė shtetasit venedikas, sepse i shkon koka”.
Frytet e njė politike tė tillė tė brendshme, qė vendosi me tė vėrtetė rregullin e qetėsinė, u panė qysh nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės, sidomos nė fushėn e prodhimit dhe tė qarkullimit tė mallrave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:35 pm

Qyteti i Shkodrės, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė sė Veriut
Ndryshe nga qytetet e tjera shqiptare, Shkodra kishte kushte shumė tė favorshme pėr t’u bėrė qendra mė e rėndėsishme ekonomike e vendit.
E vendosur anash njė liqeni tė madh, tė pasur me peshk dhe tė lidhur me detin nėpėrmjet lumit tė lundrueshėm tė Bunės, e rrethuar me fusha, qė udhėtarėt i kishin cilėsuar “tė bukura e pjellore”, e pėrshkuar nga rrugė tregtare qė vinin nga Kosova, nga Shqipėria Qendrore e Jugore, nga Maqedonia e nga Bosnja, Shkodra u rrit jo vetėm si qendra administrative e njė sanxhaku tė rėndėsishėm, por para sė gjithash si qendėr zejtare e tregtare. Pėrveē skelės sė saj nė lumin Bunė, limanet e Tivarit, Ulqinit, Lezhės dhe tė Durrėsit ishin gjithashtu skela tė saj. Mė 1736, zėvendėskonsulli venedikas nė Shkodėr, qė ishte tregtari shkodran Anton Duoda, shkruante se qyteti i Shkodrės numėronte njė mijė dyqane nė treg. Tre vjet mė vonė, gjeografėt venedikas njoftonin se Shkodra ishte “njė qytet i madh”, ishte “qyteti kryesor i Shqipėrisė”. Aty nga fundi i shek. XVIII ajo numėronte 6 700 shtėpi, d.m.th rreth 30-35 mijė banorė, ndėrsa konsulli rus nė Raguzė, himarioti Gjika, e ēmonte popullsinė e qytetit deri nė 60 000 frymė.
Pėr fuqizimin ekonomik tė Shkodrės shėrbeu nė mėnyrė tė veēantė qyteti shqiptar i Ulqinit me 7-8 mijė frymė, i cili qysh nė fillim tė shekullit kishte njė flotė tregtare prej 250 njėsish tė mėdha e tė vogla tė ndėrtuara nė kantieret e veta, prej nga vazhdimisht hidheshin nė det anije tė ndryshme tė tipave tartanė, polakė, pink, trabekull, felikė si dhe njė numėr i madh barkash. Punėtorėt, tė gjithė myslimanė, zotėronin dijeni tė shumta e tė shumėllojshme pėr ndėrtimin e anijeve. Duke qenė fare afėr kėsaj skele dhe duke qenė pjesėtarė nė investimet e flotės ulqinake, tregtarėt e Shkodrės, e rrjedhimisht edhe qytetarėt e saj, patėn te kjo flotė njė mjet tė rėndėsishėm pėr tregtinė e mallrave.
Tregtarėt shkodranė, ashtu si shumė tregtarė tė tjerė shqiptarė, e lidhėn veprimtarinė e tyre me Venedikun qysh nė fillim tė shek. XVIII. Me kalimin e viteve, duke shfrytėzuar me zgjuarsi konkurrencėn midis porteve rivale tė detit Adriatik, ata lidhėn marrėdhėnie tregtare edhe me Ankonėn, Triesten etj. Jo vetėm nė skelat veriore tė vendit, por edhe nė skelėn me rėndėsi ndėrballkanike tė Durrėsit, ku ishin vendosur konsujt e Venedikut, Raguzės, Francės, Anglisė, Holandės dhe tė Austrisė, shkodranėt u dalluan si mė aktivėt. Mbi 80 pėr qind e tyre ishin myslimanė qė tregtonin pjesėn dėrrmuese, rreth 90 pėr qind tė vėllimit tė mallrave. Kjo pasqyronte jo vetėm pėrbėrjen fetare tė banorėve tė Shkodrės, por edhe fuqinė ekonomike tė popullsisė myslimane qė ishte mė e madhe nga ajo e tė krishterėve.
Hov mė tė madh tregtia shkodrane mori pas ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve e sidomos nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės. Krahas zhdukjes sė piraterisė dhe rregullimit tė mosmarrėveshjeve me venedikasit, rol vendimtar nė zhvillimin ekonomik tė Shkodrės luajti rritja e prodhimit bujqėsor e blegtoral pėr treg. Ekonomia bujqėsore u lidh me tregun nė tė tillė shkallė, sa ēifligarėt, pėr tė realizuar fitime tė mėdha, filluan tė mbillnin ato kultura qė kėrkonte mė shumė tregu. Njė ndėr kėta ēifligarė ishte vetė Mehmet Pasha, i cili qysh nė vitin 1764 mbolli sipėrfaqe tė mėdha me oriz e pambuk, dhe, si shumė feudalė tė tjerė, u bė pjesėtar nė tregti dhe nė lundrim duke investuar kėtu shuma tė konsiderueshme. Nė kėtė periudhė tregtia shkodrane u gjallėrua edhe pėr shkak se ajo filloi tė pėrdorė gjerėsisht kreditin. Konsulli venedikas i Durrėsit shkruante mė 1762 se pjesa mė e madhe e tregtisė shqiptare ishte nė duart e tregtarėve shkodranė dhe se ata ishin bėrė “shpirti i saj”. Tregtarėt shkodranė grumbullonin lesh, dyllė, lėkurė tė punuara, drithėra dhe prodhime tė tjera bujqėsore e zejtare sidomos nga Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Gjakova, Prizreni, Ohri e nga tregje tė tjera shqiptare, ku kishin arritur tė pėrcaktonin edhe ēmimet e blerjes dhe tė shitjes sė mallrave. Ata futeshin edhe nė Rumeli, e sidomos nė Manastir, Shkup, Seres dhe nė krahinat pėrqark tyre gjer nė zonėn e Selanikut, ku grumbullonin lesh, pambuk, lėkurė etj. Pėrveē Rumelisė tregtarėt e Shkodrės kalonin thellė edhe nė Serbi, Vllahi, prej nga sillnin dyllė, mėndafsh etj. Kėto mallra ata i blinin ose kundrejt tė hollash, ose kundrejt cohėrash, pėlhurash mėndafshi etj. Nė vitet 1760-1769, nga i gjithė vėllimi i mallrave qė eksportoheshin pėr nė Venedik prej limaneve tė Durrėsit dhe tė Shkodrės, shkodranėve u takonte 87,4 pėr qind e leshit, 95,3 pėr qind e dyllit, 98,3 pėr qind e mėndafshit, 56,8 pėr qind e lėkurėve tė punuara dhe kėshtu edhe pėr artikujt e tjerė.
Duke qenė se kapitali tregtar shkodran ishte bėrė ndėrlidhės kryesor i krahinave tė ndryshme tė Gegėrisė me Shkodrėn, pavarėsisht nga copėzimi administrativ-politik ekzistues, lidhjet ekonomike tė krijuara qysh nga gjysma e parė e shekullit, u pėrforcuan aq shumė nė kohėn e sundimit tė Bushatllinjve sa morėn trajtėn e njė tregu tė madh ndėrkrahinor. Ky treg ishte njė hap shumė i rėndėsishėm pėrpara drejt formimit tė tregut tė brendshėm kombėtar. Pjesa kryesore e kapitalit tregtar, nė formė mallrash, anijesh, magazinash e parash, ndodhej ende nė duart e ēifligarėve, e veēanėrisht tė ajanėve tė mėdhenj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:35 pm

Formimi i Pashallėkut tė Shkodrės
Nėn qeverisjen energjike tė Mehmet Pashės, i cili nuk la pa pėrdorur edhe pushtetin e vet nė dobi tė pėrforcimit tė lidhjeve ekonomike tė Shkodrės me krahinat e tjera, tregtarėt vendas arritėn tė vinin nė duart e tyre, me pėrjashtim tė duhanit, gjithė tregtinė qė kryenin venedikasit nė bregdetin shqiptar dhe ta detyronin kapitalin venedikas tė rriste kreditin nė favor tė tregtarėve shqiptarė, nė mėnyrė qė mallrat e tyre tė mos kalonin nė skelat e tjera tė Adriatikut e veēanėrisht nė Trieste. Por edhe kėtu sa vinte e po shtohej numri i agjencive tregtare shqiptare.
Lidhjet e tregut tė Shkodrės me krahinat e tjera nuk mund tė kryheshin pa pengesa e rreziqe. Dihet se skelat e rrugėt tregtare gjendeshin nė sanxhakėt fqinjė, ku rivaliteti i grupeve tė ndryshme feudale pėr ēėshtjen e pushtetit dhe tė sipėrmarrjeve tė taksave, i kishte bėrė kėta sanxhakė fole grindjesh tė vazhdueshme dhe njėkohėsisht qendra tė rrezikshme edhe pėr vetė pushtetin e Bushatllinjve nė sanxhakun e Shkodrės. Kėshtu, bejlerėt e Lezhės, qė sundonin nė fushėn e Zadrimės, bėnin pjesė nė tarafin e rivalėve kryesorė tė Bushatllinjve, tė Begollajve tė Pejės, dhe gėzonin pėrkrahjen luftarake tė forcave mirditore tė komanduara nga Gjon Marku; Toptanėt e Krujės ishin lidhur me Ēaushollajt e arratisur dhe kėrcėnonin aleatėt e Bushatlliut; nė gjirin e familjes sė Alltunėve tė Kavajės, tė cilėt ishin sipėrmarrės tė dytė tė skelės sė Durrėsit, kishte hyrė njė grindje pėr punė tė kėsaj sipėrmarrjeje. Njė gjendje e tillė kėrkonte medoemos vendosjen e njė pushteti tė vetėm mbi kėto krahina. Mehmet pashė Bushatlliu nuk ngurroi t’i hynte kėsaj detyre me energji e zgjuarsi nė kohėn e luftės ruse-osmane tė viteve 1768-1774.
Pasi mori pjesė me tė gjitha forcat e sanxhakut nė luftėn kundėr Malit tė Zi mė 1768, ai dėrgoi nėn komandėn e djalit tė madh, Mustafa Beut, njė repart tė fortė luftėtarėsh nė frontin rus nė mars tė vitit 1769, ndėrsa njė repart tjetėr nėn komandėn e djalit tė dytė, Mahmut Beut, mori pjesė nė shtypjen e njė kryengritjeje nė More mė 1770. Kėshtu ai mundi tė fitonte besimin e Vezirit tė Madh osman. Ky, pasi dėnoi me vdekje Kahreman pashė Begollin e Pejės pėr rebelizėm dhe shpėrdorim financiar, i dha Mehmet pashė Bushatlliut qeverisjen e sanxhakut tė Dukagjinit dhe, nga ana tjetėr, e gradoi Mustafa Beun pashė pėr njė akt trimėrie nė luftė. Duke marrė zemėr nga kėto ofiqe, Mehmet Pasha u vėrsul kundėr krerėve kundėrshtarė tė Lezhės, tė cilėt i vari dhe mori nė zotėrim Zadrimėn. Nė tė njėjtėn kohė ai ndėrhyri nė Tiranė. Kėshtu bėri hapin e parė drejt vendosjes sė pushtetit tė vet mbi kėto zona, qė bėnin pjesė nė tregun ndėrkrahinor tė Shkodrės.
Nė vitin 1771 Mehmet Pasha bėri hapin e dytė qė do tė shpinte nė formimin e Pashallėkut tė madh tė Shkodrės. Pas disfatės sė flotės osmane nė betejėn detare tė Ēesmės nė Detin e Zi, ai i kėrkoi Portės sė Lartė komandėn e njė armate detare, tė cilėn u zotua ta krijonte me forcat e veta pėr mbrojtjen kundėr rusėve nė det dhe kundėr aleatėve tė tyre, malazezėve, nė tokė. “Pėr faktin se rrethanat dhe gjendja e tanishme kėrkojnė vendosjen e njė personaliteti tė fuqishėm nė krye tė punės, nė atė tė frontit, - thuhet nė dekretin pėrkatės tė emėrimit tė tij si vezir, - doli urdhri i lartė mbretėror qė Mehmet Pashės t’i jepet posti e grada e lartė e vezirit..., dhe tė birit tė tij, Mahmudit, t’i jepet sanxhaku i Shkodrės me titullin mirimiran, ndėrsa djalit tjetėr t’i jepet njė sanxhak sikurse Elbasani”. Grada e vezirit u shoqėrua me shtrirjen e kontrollit tė vezirit shkodran edhe nė sanxhakun e Ohrit. Pėr kėtė ngjarje, konsulli venedikas i Durrėsit njoftonte qeverinė e vet nė fillim tė vitit 1772, se Mehmet Pasha u bė aq i fuqishėm, sa “prej kufijve venedikas gjer nėn Manastir komandon absolutisht dhe e druajnė tė gjithė”.
Kėshtu u zgjerua pushteti i Bushatllinjve mbi trojet e katėr sanxhakėve, atje ku shtrihej mė e fortė rrezja e veprimit tė tregut ndėrkrahinor tė Shkodrės. I pėrbėrė nga sanxhakėt e Shkodrės, tė Dukagjinit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit, qysh nė vitin 1771 u krijua kėshtu njė formacion politik i bashkuar nė dorėn e njė pashai tė fuqishėm shqiptar, Pashallėku i madh i Shkodrės.
Skela e Durrėsit kishte njė rėndėsi po aq tė madhe pėr tregtinė e Pashallėkut tė Shkodrės sa edhe skela e Shkodrės. Mirėpo oxhaqet e Alltunėve tė Kavajės dhe tė Toptanėve tė Krujės ishin bėrė pengesė e madhe pėr vendosjen e rregullit dhe tė qetėsisė nė kėtė zonė tė varur drejtpėrdrejt nga veziri i Shkodrės. Toptanėt kishin mbyllur rrugėt tokėsore pėr tregtarėt shkodranė. Pėr mė tepėr, kėta tregtarė si dhe lundėrtarėt ulqinakė nuk gjenin nė skelėn e Durrėsit mbrojtjen e duhur. Tarafėt e tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe, nė radhė tė parė, tregtarėt e Shkodrės kėrkonin me ēdo kusht, bashkė me lundėrtarėt e Ulqinit, pėrmirėsimin e gjendjes sė krijuar nė zonėn Durrės-Kavajė-Krujė.
Pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje urgjente e me shumė rėndėsi veziri i Shkodrės bėri pėr vete Alltunėt nga Kavaja dhe u detyrua tė pajtohej me Toptanėt e Krujės. Kėshtu u hapėn rrugėt tregtare dhe zona e skelės sė Durrėsit u fut nėn ndikimin e pushtetit tė Shkodrės.
Ndėrkohė Mehmet Pasha, sipas premtimit tė tij, kishte marrė urdhėr nga Porta pėr tė dėrguar nė luftė me rusėt njė armatė detare dhe njė ushtri tokėsore. Por nė vend tė tridhjetė anijeve tė mėdha me gjashtė mijė detarė, veziri pėrgatiti vetėm njė tė tretėn. Edhe kėtė fuqi, qė e armatosi keq, e vonoi dhe e nisi nė shtator 1772 nėn komandėn e tė birit, Mustafa Pashės, vetėm kur midis palėve ndėrluftuese ishte arritur njė armėpushim. Po kėshtu ai i ktheu nė Stamboll me duar zbrazur tė dėrguarit e sulltanit, tė cilėt kishin ardhur nė Shkodėr pėr tė dėrguar ushtrinė tokėsore nė frontin rus. Veziri nxori si shkak pėr kėtė rritjen e rrezikut malazias, sepse prijėsi i Malit tė Zi, agjenti rus i quajtur Stefani i Vogėl, po kėrcėnonte Podgoricėn.
Nė kėtė mėnyrė veziri Bushatlli i shkeli urdhrat perandorakė dhe zotimin e tij lidhur me luftėn pėr tė rregulluar punėt e veta. Qė tė siguronte kufirin verior nga sulmet e kuēasve mbi fushėn e Podgoricės dhe qė tė pengonte bashkimin e tyre me Malin e Zi, Mehmet Pasha u propozoi atyre tė largoheshin me tė mirė nga malet ku jetonin dhe tė zgjidhnin brenda pashallėkut njė truall tjetėr pėr banim. Kur ky propozim nuk u pranua prej kuēasve, ushtria shkodrane hyri nė muajin maj 1774 nė Kuē dhe shkaktoi dėme tė mėdha me qėllim qė ta bėnte tė pabanueshėm, por edhe pas kėsaj ekspedite kuēasit nuk iu nėnshtruan.
Pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhes, Porta e Lartė, e ēliruar nga barra e luftės, e drejtoi vėmendjen nga Pashallėku i Shkodrės, kreu i tė cilit po bėhej tepėr i fuqishėm dhe i rrezikshėm. Mjeti mė i mirė pėr ta neutralizuar ishte ndezja e armiqėsisė me oxhaqet mė tė fuqishme kundėrshtare.
Mehmet pashė Bushatlliu, duke ofruar 9 000 qese groshė pėr tė marrė nė sipėrmarrje haset e sulltanit nė Myzeqe, kishte dalė si rivali kryesor i Ahmet Kurt pashės sė Beratit. Kurse ky ishte rival i Bushatlliut nė sipėrmarrjen e taksave tė skelės sė Durrėsit dhe pėr komandėn e zonės qė pėrfshinte kjo sipėrmarrje, e cila shtrihej gjer nė afėrsi tė Lezhės.
Megjithėse veziri i Shkodrės paraqiti njė ofertė mė tė madhe, motra e sulltanit, qė e administronte dhe merrte tė ardhurat e kėsaj skele si sipėrmarrėse e parė, pranoi ofertėn e sundimtarit tė Beratit. Mehmet pashė Bushatlliu vendosi tė mos bindej. Kur Ahmet Kurt pasha, nė prill tė vitit 1775, hyri me 12 000 ushtarė nė maliqanenė e Durrėsit, veziri i Shkodrės dėrgoi kundėr tij ushtrinė shkodrane tė komanduar nga dy bijtė e vet. Me kėtė veprim filloi hapur konflikti me Stambollin dhe me veglėn e tij, Ahmet Kurt pashėn.
Mė 14 korrik 1775 vdiq veziri plak i Shkodrės. Porta e Lartė emėroi nė vendin e tij njė besnik tė saj, vezirin Mehmet pashė Kystendilin, dhe urdhėroi Ahmet Kurt pashėn tė hynte nė zonėn e Durrėsit. Mirėpo ky vendim nuk pėrputhej me interesat e Bushatllinjve dhe tė ajanėve aleatė tė tyre nė atė zonė. Aq mė pak ai nuk pajtohej me interesat e tregtarėve shkodranė, tė lundėrtarėve ulqinakė si dhe tė tregtarėve tė tjerė tė Veriut tė Shqipėrisė, qė do tė humbisnin pėrkrahjen e Bushatllinjve dhe monopolin e tregtisė sė vendit.
Nė kundėrshtim me pushtetin qendror, ajanėt shkodranė e fqinjė tė grumbulluar nė Shkodėr u betuan tė mos i bindeshin vezirit nga Kystendili dhe vendosėn ta ndalnin me luftė hyrjen e Ahmet Kurt pashės nė zonėn e Durrėsit. Ata zgjodhėn Mustafa pashė Bushatlliun pėr komandant tė ushtrisė shkodrane.
Mė 12 shtator tė vitit 1775 kjo ushtri prej 14 000 vetash u ndesh me forcat e Ahmet Kurt pashės nė afėrsitė e Peqinit, por u thye keqas duke humbur 4 000-5 000 veta, ndėr tė cilėt ishte edhe kreu ushtarak mirditas Gjon Marku me 60 veta.
Pas kėsaj disfate Porta e Lartė vendosi t’i shfaroste Bushtallinjtė dhe tė nėnshtronte pėrkrahėsit e tyre. Pėr kėtė qėllim ajo organizoi dy ekspedita ndėshkimore kundėr tyre, duke ngritur mė kėmbė oxhaqet kundėrshtare tė Bushatllinjve, tė cilat i vuri nėn komandėn e vezirit, Mehmet pashė Kystendilit. Nė kėto ekspedita morėn pjesė Ahmet Kurt pasha, Ēaushollajt, Toptanėt dhe agallarėt e Ishmit. Ndėrsa ekspedita e parė pėsoi disfatė, e dyta nuk u realizua gjer nė fund, sepse paria shkodrane i mbeti besnike Bushatllinjve. Porta e Lartė, pasi kishte shpallur luftėn me Persinė, pranoi t’i falte rebelėt shkodranė duke e kufizuar pushtetin e tyre vetėm nė sanxhakun e Shkodrės dhe duke i detyruar ata tė paguanin njė dėmshpėrblim prej 2 000 qesesh.
Pashallėku i Shkodrės u gjymtua rėndė, por vetėm pėrkohėsisht. Ndėrkaq mbetėn shkaqet ekonomike e shoqėrore qė kėrkonin njė pushtet vendor tė fortė e tė pėrqendruar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:36 pm

Qėndresa e Mahmud pashė Bushatlliut kundėr Stambollit
Sipėrmarrja e skelės sė Durrėsit qėndroi nė dorėn e Ahmet Kurt pashės rreth pesė vjet. Ky feudal i fuqishėm dhe paria qė e pėrkrahte atė nė Kavajė, Peqin, Ishėm e nė Tiranė, u pėrpoqėn tė nxirrnin pėr vete pėrfitime tė shumta e shpesh nė dėm tė banorėve. Ata mbyllėn rrugėt tregtare dhe limanet pėr shkodranėt e ulqinakėt. Kjo masė u dha mundėsi venedikasve tė shtinin pėrsėri nė dorė monopolin e tregtisė dhe tė lundrimit qė kishin pasur para ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve. Si pasojė, pakėnaqėsia e banorėve arriti kulmin. E pakėnaqur ishte edhe motra e sulltanit, sė cilės iu pakėsuan sė tepėrmi tė ardhurat nga maliqaneja e Durrėsit.
Veprimtaria e tregtarėve elbasanas, beratas, kavajas, krutanė e tiranas nuk mund ta zėvendėsonte atė tė tregtarėve shkodranė e ulqinakė, si dhe rolin vendimtar tė kapitalit tregtar shkodran nė jetėn ekonomike tė skelės sė Durrėsit. Prandaj motra e sulltanit nuk ngurroi mė 1781 t’ia hiqte komandėn e sundimtarit tė Beratit dhe t’ia jepte Mahmud pashė Bushatlliut (1749-1796). Pėr tė siguruar mbrojtjen e rrugės tregtare midis Shkodrės e Prizrenit, ajo ndėrhyri qė Bushatlliut tė ri t’i jepej edhe qeverisja e sanxhakut tė Dukagjinit.
Pas vendosjes sė pushtetit tė Mahmut Bushatlliut nė kėto vise, rrugėt u hapėn e u sigurua qarkullimi i lirė nga bregdeti gjer nė thellėsi tė Kosovės e tė Maqedonisė, prodhimet e tė cilave drejtoheshin pėr nė skelat e Adriatikut. Jeta ekonomike u gjallėrua shumė shpejt. Mahmud Pasha, duke ndjekur politikėn ekonomike tė tė atit, e zgjeroi pjesėmarrjen nė tregti e nė lundrim dhe shtiu nė dorė sipėrmarrje tė shumta, ndėr tė cilat edhe atė tė nxjerrjes dhe tė shitjes sė serės sė Selenicės sė Vlorės. Ashtu si i ati, ai pėrdori pushtetin e vet pėr tė pėrkrahur tregtarėt vendas kundėr atyre venedikas, tė cilėt humbėn pėrsėri atė pjesė tė tregtisė sė drithrave, tė vajit e tė ziftit qė kishin vėnė nė dorė gjatė viteve 1775-1780.
Mė 1784 Mahmud Pasha arriti tė siguronte pėr vėllanė e vet, Ahmet Beun, qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit bashkė me gradėn pashė. Ndėrkohė ai i siguroi kunatit tė vet, Sulejman pashė Vėrlacit, qeverisjen e sanxhakut tė Elbasanit. Nė kėtė mėnyrė Mahmud pashė Bushatlliu e pėrtėriu Pashallėkun e Shkodrės. Ndryshe nga sundimtarėt e sanxhakėve tė tjerė, ai e lidhi fuqizimin e tij politik me zhvillim ekonomik tė pashallėkut.
Kujdes tė veēantė Bushatlliu i ri tregoi pėr ushtrinė. Krijoi njė ushtri tė rregullt, e cila dy-trefishohej me forcat luftarake tė ajanėve aleatė vartės dhe me ato, qė vinin prej malėsive sipas zakonit “burrė pėr shtėpi”, kur bėnte thirrje me tri tė shtėna topi nga kėshtjella e Rozafės.
Qysh nga viti 1782, Mahmut Pasha kishte forcuar pushtetin nė pashallėk e po vepronte me vullnetin e vet, duke mos pėrfillur fermanet e Portės sė Lartė. Konsujt venedikas njoftonin qeverinė e tyre se ai po punonte pėr t’u bėrė sa mė i pavarur. Komandantin e kėshtjellės sė Shpuzės, qė kishte ngritur krye me rastin e dy ekspeditave tė vitit 1775-1776, nė shkurt tė vitit 1785 e detyroi tė largohej pa kundėrshtimin mė tė vogėl. Katėr muaj mė vonė, me ushtrinė e riorganizuar, shkeli dhe nėnshtroi Malin e Zi tė rebeluar qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe tė nėnshtrimit, nė rrugėn e kthimit pėr nė Shkodėr ndėshkoi rėndė krahinėn e Pastroviqit pėr punė tė njė provokimi tė armatosur tė kryer me nxitjen e autoriteteve tė Venedikut. Qėllimi i kėtij provokimi kishte qenė shpresa se Porta e Lartė, pėr tė mos krijuar njė skandal politik me Republikėn e Shėn Markut, do ta hiqte qafe kėtė pasha tė pabindur dhe tė rrezikshėm si pėr autoritetin e sulltanit nė Shqipėri, ashtu edhe pėr sigurinė e zotėrimeve venedikase nė kufi tė Pashallėkut tė Shkodrės dhe pėr interesat ekonomikė tė republikės nė kėtė trevė.
Menjėherė pas nėnshtrimit tė Malit tė Zi, Mahmud Pasha u vėrsul nė drejtim tė Elbasanit e tė Beratit, sepse armiku i vjetėr i Bushatllinjve, Ahmet Kurt pasha, kishte tėrhequr nga ana e vet pashanė e Elbasanit dhe u kishte mbyllur limanet ulqinakėve. Gjatė muajve korrik e gusht 1785, pasi siguruan nga ana juglindore bashkėpunimin e Ali pashė Tepelenės, armikut tė sundimtarit tė Beratit, qė e kishte penguar tė merrte qeverisjen e sanxhakut tė Janinės, Mahmud Pasha dhe i vėllai Ahmed Pasha, e nėnshtruan qeveritarin e Elbasanit dhe e ndėshkuan Ahmet Kurt pashėn, duke i rėnė kryq e tėrthor sanxhakut tė tij. Duke u kthyer nga Korēa, Mahmud Pasha dhe Ahmet Pasha nga Buzi i Tepelenės, thyen ushtrinė kryesore tė qeveritarit tė Beratit nė Peqin, pikėrisht aty ku ushtria shkodrane kishte pėsuar disfatėn e madhe dhjetė vjet mė parė.
Kėto fushata e ngritėn mė lart autoritetin e Bushatllinjve nė sy tė tė gjithė feudalėve shqiptarė dhe i ndanė ata nė pėrkrahės e nė kundėrshtarė tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, kėto fushata shkaktuan zemėrimin e Portės sė Lartė dhe tė Senatit tė Venedikut dhe, nga ana tjetėr, tėrhoqėn vėmendjen e atyre shteteve evropiane qė kishin interesa tė kundėrta me Perandorinė Osmane. Nė radhė tė parė ishte diplomacia e Austrisė, qė filloi ta inkurajonte Bushatlliun pėr veprime mė tė guximshme kundėr varėsisė ndaj Stambollit.
Pėr shkak tė fushatės kundėr sanxhakėve tė Elbasanit e tė Vlorės, qė Porta e Lartė e quajti veprim rebel, sulltani i shpalli dy Bushatllinjtė dhe Ali pashė Tepelenėn si kryengritės dhe nė vjeshtė tė vitit 1785 dha urdhėr pėr tė pėrgatitur njė ekseditė tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kėto masa e shtynė Bushatlliun qė ta shndėrronte mosbindjen e tij nė kryengritje. Ndėrkaq afrimi i luftės sė Rusisė dhe Austrisė kundėr Perandorisė Osmane qė po shqetėsonte diplomacinė evropiane, i nxiti disa nga pashallarėt shqiptarė, me Mahmud Pashėn nė krye, ta shikonin kryengritjen si rrugėn e vetme pėr shpėtimin nga sundimi i njė perandorie qė dukej se po shembej. Ndaj Mahmud Pasha, nė vend qė tė pranonte faljen dhe gradėn e vezirit qė i ofroi Porta e Lartė nė prag tė luftės me Rusinė e Austrinė, nė prill tė vitit 1786, shpalosi zyrtarisht flamurin e luftės.
Forcat e ushtrisė kryengritėse tė pėrbėra, sikurse shkruante njė funksionar i lartė osman nė njė raport dėrguar Portės sė Lartė, nga ushtarė e bylykbashė shqiptarė, tė veshur me kostumet e tyre popullore tė krahinės sė Shkodrės dhe tė atyre fqinje me tė, gjetėn shumė shpejt pėrkrahje nė tė gjithė Kosovėn gjer nė Kystendil. Ato patėn ndihmėn e njė vargu feudalėsh tė Kosovės, tė cilėt autori i kėtij raporti i quante “tradhtarė”. Pastaj kryengritja u shtri edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Ahmet Kurt pasha i Beratit ndoqi shembullin e Bushatllinjve, i shtyrė nga i njėjti shqetėsim pėr fatin e Perandorisė Osmane, dhe u ngrit kundėr Stambollit, duke u pajtuar dhe duke u bashkuar me Mahmud Pashėn. Kėshtu forcat ushtarake kryengritėse tė dy feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė u shtrinė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe nė Maqedoni.
Nga muaji prill i vitit 1786 e gjer nė mars tė vitit 1787, kryengritja thuajse nuk ndeshi nė ndonjė qėndresė serioze si nga forcat kundėrshtare nė Shqipėri, ashtu edhe nga forcat ushtarake tė vezirėve tė Rumelisė dhe tė Bosnjės. Vezirėt e Rumelisė dhe tė Bosnjės, tė urdhėruar nga Porta e Lartė, e cila shpresonte se mund t’i kthente kryengritėsit nė rrugėn e bindjes, mbajtėn qėndrim pasiv. Nė kėto kushte Bushatlliu pėrvetėsoi tė gjitha tė ardhurat shtetėrore, vuri dorė mbi shtatė barrė tė hollash nga thesarėt e Beogradit dhe tė Vidinit dhe, me anė tė njerėzve tė vet, mori nė dorė qeverisjen e viseve tė pushtuara. Hovi i papėrmbajtur luftarak, trimėria dhe guximi i rrallė, si dhe fitoret kundėr pashallarėve rivalė, bėnė qė pashai shkodran tė mbiquhej “Kara Mahmud Pasha” (Mahmud Pasha i zi, i tmerrshėm). Mirėpo, kur Porta e Lartė pa se shpresat pėr t’i bindur kryengritėsit ishin tė kota dhe se ēifligarėt e tjerė shqiptarė mund tė bashkoheshin me ta, mori masa pėr tė pėrēarė forcat shqiptare, si edhe pėr pėrgatitjen e njė ekspedite tė madhe kundėr Shkodrės. Pėr kėtė qėllim ajo i kėnaqi ambiciet pėr pushtet tė katėr personaliteteve politike shqiptare: Ali pashė Tepelenės i dha qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės, Ibrahim bej Vlorės i dha gradėn e pashės dhe sanxhakun e Janinės, Mehmet pashė Ēaushollit qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės dhe Mustafa bej Toptanit komandėn e maliqanesė sė Durrėsit. Mė nė fund, nė mars tė vitit 1787, Porta e Lartė arriti tė mėnjanonte Ahmet Kurt pashėn, duke e helmuar me anė tė mjekut tė tij, dhe futi tė birin dhe dhėndrin nė grindje pėr trashėgimin e pushtetit. Me kėto mėnyra ajo arriti tė bėnte pėr vete krerėt e Toskėrisė dhe t’i shkėpuste ata nga lėvizja kryengritėse e kryesuar nga Kara Mahmud Pashė Bushatlliu.
U bė e qartė se feudalėt e Toskėrisė, tė tėrhequr edhe nga interesat e tyre vetjake, nuk qenė nė gjendje tė arrinin nė njė bashkim politik tė qėndrueshėm me ata tė Gegėrisė. Kėshtu, Porta krijoi kushtet e nevojshme pėr tė ndėrmarrė ekspeditėn e saj tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kjo ekspeditė shėrbeu pėr tė pėrēarė edhe radhėt e feudalėve tė Gegėrisė, vartės e aleatė tė Bushatllinjve.
Megjithėkėtė, Kara Mahmudi nuk hoqi dorė nga rruga e nisur. Pėr ta fuqizuar kryengritjen, ai u mundua tė tėrhiqte nė tė sa mė shumė njerėz nga radhėt e shtresave tė gjera popullore. Pėr kėtė qėllim ai premtoi se do tė lehtėsonte gjendjen ekonomike tė shtresave popullore duke shpallur se do t’i falte nga taksat pėr 20 vjet. Ai shfrytėzoi njėkohėsisht edhe urrejtjen e trashėguar tė shqiptarėve kundėr sunduesve tė huaj osmanė, e sidomos emrin e heroit kombėtar tė shek. XV, qė vazhdonte tė rronte nė popull si simbol i luftės pėr liri dhe e shpalli veten pasardhės tė Skėnderbeut. Si pasojė, Mahmud Pasha dhe i vėllai korrėn disa fitore ushtarake kundėr Mehmet pashė Ēaushollit nė afėrsitė e Prishtinės dhe kundėr Mahmud pashė Ajdoslliut pranė Shkupit, si dhe bėnė njė qėndresė kėmbėngulėse e me shumė humbje pėr armikun nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės. Me kėto fitore ata arritėn tė vononin pėr disa muaj pėrparimin e fuqive tė shumta ushtarake tė Portės drejt Shkodrės. Por epėrsia numerike e forcave osmane, lėkundjet e feudalėve, aleatė tė Bushatllinjve dhe veēanėrisht tradhtia e disa funksionarėve tė tij, bėnė qė, nė pjesėn e dytė tė muajit gusht, t’u dorėzoheshin njėri pas tjetrit forcave detare e tokėsore osmane qytetet e Tivarit, Ulqinit dhe mė nė fund edhe qyteti i Shkodrės. Kėshtu forcat kryengritėse u pėrēanė. Mė 26 gusht, pas vrasjes sė Ahmet pashė Bushatlliut nė njė pusi, Kara Mahmudi bashkė me 250-300 veta nga mė besnikėt e tij, u mbyll nė kėshtjellėn e Shkodrės. Ushtria e Portės filloi rrethimin e kėshtjellės sė Rozafės. Kėshtu u krijua njė gjendje shumė e vėshtirė pėr Bushatlliun.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:36 pm

Ndėrkohė edhe nė radhėt e rrethuesve lindėn vėshtirėsi serioze, siē qenė ato lidhur me furnizimin e trupave me municione, ushqime e tė holla, qė filluan tė shfaqeshin menjėherė pas fillimit tė luftės me Rusinė. Kėto vėshtirėsi shkaktuan pėrēarje nė radhėt e komandės osmane. Valiu i Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēausholli morėn masa qė t’i nxirrnin ushqimet e nevojshme me anė grabitjesh dhe dhunimesh tė popullsisė vendase. Valiu i Bosnjės dhe komandanti i flotės, bashkė me forcat e tyre, u larguan nga veprimet luftarake. Kjo pėrēarje e ndryshoi situatėn nė favor tė Bushatlliut. Rol vendimtar pati ndėrhyrja e qytetarėve tė Shkodrės, e fshatarėve rreth saj dhe e malėsorėve tė Hotit, tė Shalės, tė Shoshit, tė Postribės etj. Tė zemėruar nga grabitjet, vrasjet dhe nga pėrdhunimet e kryera prej forcave ushtarake tė valiut tė Rumelisė dhe tė Mehmet pashė Ēaushollit, mė 25 nėntor, 8 000 ushtarė vendas u vėrsulėn njėkohėsisht bashkė me garnizonin e kėshtjellės mbi rrethuesit dhe i shpartalluan aq keq sa, nė Shkodėr e nėpėr rrugėt gjer nė Drin, mbetėn rreth gjashtė mijė tė vrarė pėrveē robėrve. Ndėr tė vrarėt ishte edhe vetė Mehmet pashė Ēausholli.
Njė disfatė tė tillė trupat osmane nuk e kishin pėsuar prej shumė vitesh nė Shqipėri. Me qėllim qė konflikti tė merrte fund dhe tė mos bėheshin mė viktima tė njė ekspedite ndėshkimore tė re, qytetarėt e Shkodrės kėrkuan qysh tė nesėrmen e fitores qė sulltani tė falte Kara Mahmudin dhe ky tė lironte robėrit e tė pajtohej me pushtetin qendror.
Pas shpartallimit tė valiut tė Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēaushollit, raporti i ri i forcave nė lėmin ndėrkombėtar dhe nė pashallėk e vuri Mahmud pashė Bushatlliun para dy rrugėve: ose tė pajtohej me Portėn e Lartė, ose tė ecte nė rrugėn e shkėputjes dhe tė lidhej me fuqitė armike tė saj pėr tė vazhduar luftėn.
Ata feudalė tė sanxhakut, qė e kishin braktisur dhe tradhtuar gjatė kryengritjes, nuk pėrbėnin pėr tė njė mbėshtetje tė sigurt. Pėrkundrazi, ata kėrkonin nėnshtrimin ndaj sulltanit e madje largimin e Bushatlliut nga pushteti i pashallėkut. Edhe pronarėt e vegjėl, qė pėrbėnin shumicėn myslimane tė banorėve tė qyteteve, sidomos tė Shkodrės, ndonėse e kėrkonin pėr qeveritar, e kushtėzonin kėtė me nėnshtrimin e tij ndaj sulltanit. Nė kėtė qėndrim ndikuan edhe dėmi qė shkaktoi bllokimi i rrugėve tokėsore e detare, i cili paralizoi veprimtarinė ekonomike tė qytetit dhe frika e njė ekspedite tė dytė. Ndėrsa banorėt e krishterė dhe nė veēanti malėsorėt tė cilėt pėrbėnin shumicėn e ushtrisė sė Bushatlliut, ishin pėr vazhdimin e kryengritjes, pėr t’u marrė vesh me fuqitė e krishtera armike tė Portės, me Rusinė e sidomos me Austrinė, nėn mbrojtjen e sė cilės ishte futur kisha katolike. Duke mos pasur mė besim te falja nga ana e Portės dhe duke qenė i bindur pėr shkatėrrimin e shpejtė tė Perandorisė Osmane, Mahmud Pasha prirej pėr rrugėn e dytė.
Ngjarjet e Shkodrės tėrhoqėn vėmendjen e diplomacisė ruse e austriake, sidomos pas hyrjes nė luftė tė Perandorisė Austriake kundėr Portės sė Lartė, nė janar tė vitit 1788.
Oborret e Petėrsburgut dhe tė Vjenės ngarkuan diplomatėt e tyre qė t’i premtonin Bushatlliut pėrkrahje ekonomike e ushtarake pėr tė vazhduar kryengritjen kundėr Stambollit dhe pėr tė marrė pjesė nė luftė nė ndihmė tė veprimeve tė tyre ushtarake. Porta e Lartė, nga ana e vet, u kėrkoi shkodranėve kokėn e qeveritarit tė tyre, pėrndryshe Shkodra do tė shkatėrrohej nga njė ekspeditė e dytė dhe banorėt e saj do tė trajtoheshin si robėr pėr pesė vjet rresht. Nė shkurt tė vitit 1788 filluan tė gjallėroheshin pashallarėt e Sarajevės dhe tė Beratit, si dhe komandanti i maliqanesė sė Durrėsit, Mustafa pashė Toptani, qė bashkėpunoi me krerėt kundėrshtarė nė sanxhakun e Shkodrės. Krahinat e Pogradecit, tė Shpuzės, tė Kuēit dhe tė Piprit ngritėn krye me armė, kurse Mustafa pashė Toptani kėrcėnoi me luftė aleatėt e Bushatlliut nė Kavajė e nė Tiranė dhe mbylli rrugėt.
Me gjithė kėtė gjendje tė rėndė, Mahmud Pasha me forcat e tij ushtarake arriti tė nėnshtronte pėrsėri krahinat e Veriut, tė ndėshkonte krerėt e tyre kundėrshtarė dhe ata tė qytetit tė Shkodrės, qė ishin lidhur me ta, dhe tė dėbonte nga qyteti njė varg familjesh tė dyshimta. Por ai nuk mundi t’u shkonte nė ndihmė aleatėve evropianė, sepse kėto ngjarje kishin shkaktuar lėvizje nė popullsinė qytetare dhe ai ruhej nga ndonjė kryengritje nė Shkodėr.
Nė muajin maj tė vitit 1788, Mahmud Pasha u takua nė kėshtjellėn e Rozafės me njė pėrfaqėsues tė ambasadorit rus nė Venedik. Nė kėtė takim Bushatlliu pranoi tė vazhdonte kryengritjen kundėr “armikut tė pėrbashkėt” (Perandorisė Osmane) dhe u zotua tė lehtėsonte hyrjen e trupave ruse nė Stamboll, duke pushtuar Shqipėrinė deri nė Manastir e njė pjesė tė Maqedonisė deri nė Selanik. Kundrejt kėsaj pjesėmarrjeje nė luftė, ai kėrkoi t’i jepej njė shumė tė hollash pėr tė bėrė pėr vete pashallarėt shqiptarė dhe tė dėrgohej nė bregdet njė skuadėr anijesh luftarake pėr tė kėrcėnuar ose, po tė ishte nevoja, pėr tė bombarduar ato qytete qė do tė mbanin anėn e Portės. Gjithashtu ai kėrkoi tė njihej autonomia e tokave tė kontrolluara prej ushtrisė shqiptare, njė autonomi politike e fetare, nėn mbrojtjen e fronit perandorak rus, siē ndodhi me Hanatin e Krimesė. Kjo marrėveshje duhej tė miratohej nga Katerina II e Rusisė.
Ndėrsa pritej ky miratim, sipas njė kėrkese qė kishte bėrė vetė Bushatlliu me anė tė kryepeshkopit tė Tivarit, Gjergj Radovanit, oborri i Vjenės dėrgoi pėrfaqėsuesit e vet nė Shkodėr. Kjo pėrfaqėsi mbėrriti nė Shkodėr nė mesin e muajit qershor, pavarėsisht se diplomatėt rusė ishin pėrpjekur pėr ta penguar.
Kėrkesat e Bushatlliut ishin pothuajse tė njėllojta me ato qė iu parashtruan pėrfaqėsuesit rus. Por kėrkohej qė vendi tė vihej jo nėn mbrojtjen e Rusisė, por tė shtėpisė sė Habsburgėve. Austriakėt synonin tėrheqjen e forcave tė qeveritarit tė Shkodrės, nė ndihmė tė ushtrive tė tyre nė luftėn pėr pushtimin e Bosnjės. Por, kur dėrgata austriake mori rrugėn e kthimit, forcat kundėrshtare tė Bushatlliut kapėn dhe vranė tė gjithė pjesėmarrėsit e saj. Kėshtu nuk mbeti asnjė shpresė pėr lidhje me Vjenėn. Petėrsburgu nga ana e vet nuk dha pėrgjigje. Bushatlliut nuk i mbeti veēse rruga e pajtimit me Portėn e Lartė.
Ndėrkohė, i detyruar nga rrethanat e luftės, divani i sulltanit kishte ndryshuar mendim dhe i premtoi Kara Mahmudit faljen dhe gradėn e vezirit, nė qoftė se ai merrte pjesė nė luftė me forcat e veta nė frontin e Bosnjės kundėr austriakėve. Bushatlliu e pranoi kėtė premtim, por duke i shkėputur Portės sė Lartė qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe atij tė Elbasanit, si dhe gradėn e pashės pėr tė vėllanė, Ibrahim Beun, dhe pėr tė nipin, Mehmet Beun. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet. Jeta ekonomike filloi tė gjallėrohej.
Pjesėmarrja e Bushatlliut nė kėtė luftė, gjersa u nėnshkrua me Austrinė traktati i paqes sė Sistovės (4 gusht 1791), i shėrbeu pėrgatitjes pėr kryengritjen e dytė. Duke shfrytėzuar gradėn e vezirit dhe tė kryekomandantit tė frontit tė Vidinit, Kara Mahmudi grumbulloi sasi tė rėndėsishme tė hollash dhe armatimesh, tė cilat i dėrgoi nė Shkodėr.
Por lufta nuk vazhdoi mė tej. Duke iu trembur pėrhapjes sė ideve tė revolucionit frėng edhe Rusia, ashtu siē kishte bėrė mė parė Austria, shpejtoi tė nėnshkruante traktatin e paqes me Perandorinė Osmane nė Jassi, mė 2 janar 1792. Kėshtu shteti osman shpėtoi nga shkatėrrimi. Por kriza e brendshme e tij u thellua mė tej, prandaj sulltan Selimi III filloi pėrpjekjet pėr tė pėrqendruar pushtetin e pėr tė modernizuar ushtrinė. Kėto reforma, qė njihen me emrin “Nizam-i-xhedid”, nuk pėrputheshin me interesat e parisė sė provincave. Pėr rrjedhim, kundėr reformave tė sulltan Selimit u organizua me shpejtėsi njė qėndresė e gjerė e kryesuar nga ulematė dhe nga feudalėt e ēifligarėt mė tė fuqishėm tė provincave. Mahmud pashė Bushatlliu e Ali pashė Tepelena ishin nga mė kryesorėt nė Gadishullin Ballkanik.
Pasi u kthye nė Shkodėr, Bushatlliu dha shenjat e para tė njė kryengritjeje tė dytė. Ai e filloi atė me njė fushatė ndėshkimore e nėnshtrimi tė feudalėve pėrkrahės tė Stambollit. Kėtė e bėri jo vetėm brenda katėr sanxhakėve qė pėrbėnin Pashallėkun e Shkodrės gjer nė atė kohė, por edhe nė sanxhakėt e Prizrenit e tė Shkupit, ku, pėr shkak tė lidhjeve tė tyre ekonomike me Shkodrėn dhe tė prirjeve separatiste tė vezirit tė saj, njė pjesė e parisė feudale dhe tregtare tė kėtyre qendrave morėn anėn e tij. Kundėrshtarėt e vezirit shkodran nė qytetet e rrethet e Pejės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit njohėn tani goditjen e rėndė tė tij qė i ēoi deri nė shfarosje. Kėshtu filloi periudha e kryengritjes sė dytė, e cila synonte shkėputjen e plotė nga varėsia e Portės. Veziri i Shkodrės tanimė nuk i nėnshtrohej fare autoritetit tė Portės. Ai nuk nxirrte mė taksa pėr thesarin perandorak, por i dėbonte gjyqtarėt e Stambollit dhe vetėm fjala e tij ishte ligj. Kjo kryengritje e shkėputi faktikisht pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare nga perandoria.
Politika e re e Mahmudit shkaktoi njė reaksion tė fortė, qė filloi nė gjirin e vetė familjes sė Bushatlliut, te vėllai dhe nipi i tij. Kėta u vunė nė krye tė atij grupi feudalėsh, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė shkėputjes sė vendit nga Perandoria Osmane, duke e quajtur atė tė rrezikshme pėr jetėn, pasuritė dhe pėr postet e tyre. Prandaj e braktisėn atė. Kjo i dha dorė sulltanit tė merrte masa tė shpejta. Nė fillim tė vitit 1793 ai nisi kundėr Shkodrės njė ekspeditė ndėshkimore. Ekspedita, e pėrbėrė nga forcat e shtatė pashallarėve shqiptarė me nė krye valiun e Rumelisė, Beqir Pashėn, mundi tė mbėrrinte nė Shkodėr vetėm pas tetė muajsh. Pas njė qėndrese tė fortė, Mahmud Pasha u detyrua mė sė fundi tė mbyllej nė kėshtjellė mė 1787. Edhe kėtė herė shumica e parisė vartėse dhe e aleatėve e braktisėn, duke u besuar premtimeve tė Portės sė Lartė qė kishte shpallur se do t’u njihte privilegjet qė kishin. Por fshatarėt e malėsorėt dhe shtresat e gjera qytetare shkodrane, tė shqetėsuara nga mundėsia e kthimit tė anarkisė, nuk ndoqėn rrugėn e krerėve feudalė. Tė mbushura edhe me urrejtjen e njė populli qė nuk mund t’i duronte aktet e dhunshme tė pushtuesit tė huaj, ato u bashkuan me vezirin kryengritės dhe i shpartalluan pėrsėri forcat qeveritare, duke u shkaktuar dėme shumė tė rėnda.
Pėrēarja e lėkundjet e aleatėve tė vet vendas si dhe frika nga njė ekspeditė tjetėr e Portės e detyruan Mahmud Pashėn, me gjithė fitoren qė korri, tė shpallte pėrsėri faljen e tė gjithė atyre qė e kishin braktisur, tė lironte robėrit e kapur dhe tė padiste vėllanė e nipin si shkaktarė tė vėrtetė tė konfliktit, kurse sulltanin ta paraqiste si viktimė tė mashtrimit tė tyre. Ndėrkaq, me anėn e klerit katolik ai siguroi ndėrmjetėsinė e oborrit tė Spanjės, pėr t’i kėrkuar falje sulltanit. Por tė gjitha kėto veprime, ashtu si edhe mė 1787, nuk shprehnin ndjenjat e mendimet e vėrteta tė tij.
Ndėrmjetėsimi i pėrfaqėsuesit diplomatik tė Spanjės nė Stamboll, vėshtirėsitė e mėdha financiare tė perandorisė e, mbi tė gjitha, pamundėsia e Portės pėr tė organizuar njė ekspeditė te re bėnė qė nė muajin mars tė vitit 1795, sulltan Selimi III t’i jepte Bushatlliut faljen, me kusht qė tė zotohej se nuk do tė ngrinte krye mė, tė derdhte nė thesarin perandorak shumat e mėdha tė taksave tė prapambetura nga e kaluara dhe tė pranonte zbatimin e reformave ushtarake e financiare.
Gjersa erdhi falja, Bushatlliu e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet dhe i nėnshtroi sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit duke ua dhėnė pėr qeverisje tė vėllait dhe tė nipit, tė cilėt ishin kthyer nė Shkodėr e i kishin kėrkuar falje. Veziri i Shkodrės i kėrkoi edhe Ali pashė Tepelenės tė hiqte dorė nga orvatja e tė birit, Myftar Pashės, pėr tė qeverisur sanxhakun e Ohrit dhe pėr tė vėnė dorė mbi sipėrmarrjen e Durrėsit. Nė vjeshtėn e vitit 1795 ai shpartalloi edhe forcat e pashallarėve kosovarė, tė cilėt ishin lidhur kundėr tij dhe kishin marrė pushtetin nė Prizren. Kėtė fat pėsoi edhe Jusuf bej Dibra, i cili kishte guxuar tė dėbonte nga Dibra qeveritarin e vendosur prej Bushatlliut.
Kėto veprime qė ishin nė kundėrshtim me kushtet e faljes, i acaruan pėrsėri marrėdhėniet e Stambollit me vezirin e pabindur tė Shkodrės. Por Porta e Lartė, e mbėrthyer nga reaksioni i brendshėm kundėr reformave, nuk ishte aspak nė gjendje tė merrte masa energjike kundėr tij.
Mahmud Pasha e drejtoi tani vėmendjen kundėr krahinave malore shqiptare tė Kuēit, tė Piprit e tė Palabardhit, tė cilat, qysh nga lufta ruso-turke e viteve 1787-1792, ishin bashkuar me Malin e Zi dhe i kishin dalė duarsh vezirit tė Shkodrės. I zėnė me ngjarjet e lartpėrmendura, Kara Mahmudi nuk kishte pasur kohė tė merrej me to. Kurse tani rrethanat ndėrkombėtare kishin ndryshuar. Franca ishte hedhur nė sulm kundėr monarkive evropiane, dhe oborret e Vjenės e tė Petėrsburgut i kishin lėnė mbas dore synimet e tyre nė Mal tė Zi. Kjo gjendje e re politike i dha mundėsi Bushatlliut tė pėrgatitej pėr nėnshtrimin e tyre. Edhe diplomacia frėnge, pėr tė mos lejuar qė Mali i Zi t’i shėrbente si bazė politikės ruse e austriake dhe, me qėllim qė tė tėrhiqte qeveritarin e Shkodrės nga ana e Francės, krijoi lidhje me Bushatlliun me anė tė ambasadorit tė saj nė Venedik. Gjeneral Bonaparti, i cili pas nėnshtrimit tė Italisė Veriore projektonte tė pushtonte edhe Dalmacinė, dėrgoi nė Shkodėr nė muajin maj 1796 shtatė specialistė ushtarakė pėr organizimin mė tė mirė tė ushtrisė shqiptare si dhe shtatė galera me municione e ushqime pėr fushatėn qė Kara Mahmud Pasha kishte parasysh tė ndėrmerrte kundėr Malit tė Zi. Por kėto tė fundit u konfiskuan nė det prej venedikasve, qė dyshonin se fushata e Bushatlliut drejtohej edhe kundėr tokave tė tyre.
Nė korrik tė vitit 1796 tri reparte tė sundimtarit tė Shkodrės hynė nė Mal tė Zi. Malazezėt dhe malėsorėt e tri krahinave shqiptare tė lidhur me ta i kishin dėrguar fjalė vezirit tė Shkodrės se do tė luftonin gjer nė pikėn e fundit tė gjakut po t’i sulmonte. Dhe me tė vėrtetė forcat e Bushatlliut ndeshėn nė njė mbrojtje shumė tė fortė, qė i detyroi ato tė tėrhiqeshin dhe qė bėri tė dėshtonte sulmi. Nė shtator, Kara Mahmud Pasha e pėrsėriti sulmin mbi Malin e Zi, por edhe kėtė herė ushtria e tij nuk pėrparoi dot, kurse ai vetė bashkė me shtabin e tij, nė tė cilin ishin edhe katėr oficerė francezė, ra nė kurth, me sa duket i tradhtuar, u rrethua dhe u vra nga malazezėt (1796).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:36 pm

Rėndėsia dhe karakteri i Pashallėkut tė Shkodrės
Dėshmitė shkodrane tė kohės, tė shkruara dhe gojore, duke e cilėsuar Kara Mahmudin “asllan i Shkodrės” e “i madhi Kara Mahmud Pasha” dhe duke e krahasuar atė “me tė shkėlqyeshmin Kastriot”, tregojnė konsideratėn qė shkodranėt bashkėkohės kishin pėr tė. Vrasja e tij u prit me keqardhje tė veēantė nė Pashallėkun e Shkodrės e nė Mal tė Zi dhe u konsiderua si fatkeqėsi pėr vendin. Kurse dėshmitė e huaja bashkėkohėse, duke theksuar se Kara Mahmudi “e mbajti vendin tė pavarur gjer nė atė shkallė sa u duk se synonte tė bėhej sundimtar absolut”, ose se “talenti i tij, trimėria e tij, pasuria e tij dhe bindja e popullit qė sundonte, kanė treguar pėrherė pavarėsinė e vėrtetė tė tij”, nxjerrin nė dritė se konsiderata e popullit pėr “Vezirin e Shqipėrisė” lidhej kryesisht me veprimtarinė politike tė ndjekur prej tij e, nė radhė tė parė, me qeverisjen e pavarur tė Pashallėkut tė Shkodrės.
Kara Mahmudi kishte bėrė pėr vete shumicėn e popullsisė tė Pashallėkut tė Shkodrės, e cila e mbėshteti atė fuqimisht dhe i doli zot duke rrėmbyer armėt nė ēastet mė tė vėshtira tė konfliktit tė armatosur me pushtetin qendror e rivalėt e vet brenda vendit. Kjo tregon se veprimtaria politike e tij pasqyronte aspiratat themelore tė kėsaj popullsie, pėr tė jetuar e pavarur nga pushteti i Stambollit dhe se lufta e banorėve tė Pashallėkut tė Shkodrės, tė udhėhequr prej Kara Mahmudit ishte vazhdim i luftės sė popullit shqiptar kundėr zgjedhės sė huaj osmane. Pra, synimi pėrfundimtar i veprimtarisė sė tij politike ishte dobėsimi e ērrėnjosja e pushtetit qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės dhe zėvendėsimi i tij me pushtetin e pėrqendruar tė Kara Mahmudit. Me fjalė tė tjera, Pashallėku i Shkodrės tė shndėrrohej nė njė shtet feudal shqiptar tė pavarur ose dhe vasal tė ndonjėrės nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės, siē treguan projektmarrėveshjet me pėrfaqėsuesit e Rusisė dhe tė Austrisė.
Kara Mahmudi arriti tė dobėsonte nė njė shkallė tė theksuar pushtetin qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės. Brenda kėtij pashallėku veprohej kryesisht sipas urdhrave tė pashait shkodran, tė cilat ishin tė detyrueshme pėr tė gjithė banorėt, madje edhe pėr shtetasit e huaj, ndonėse konsujt e tyre protestonin kur ato urdhra nuk pėrputheshin me marrėveshjet e pėrfunduara midis qeverive tė tyre dhe Portės sė Lartė. Kara Mahmudi hyri nė bisedime pėr marrėveshje ushtarake e politike me fuqitė e krishtera, armike tė Perandorisė Osmane dhe, nė kundėrshtim me ndarjen administrative tė saj e pa pėlqimin e Stambollit, shtriu pushtetin e vet nė sfera administrative-ushtarake tė tjera nga ato qė i takonin si pasha e si vezir. Kėto e tė tjera veprime si kėto, ashtu dhe qėndresat e armatosura kundėr ushtrive qeveritare qė u dėrguan kundėr tij, treguan se Bushatlliu kishte marrė rrugėn drejt pavarėsisė, se ai kishte krijuar njė sundim efektivisht autonom nė zotėrimet qė pėrfshinin Shqipėrinė Veriore e Verilindore ose mbarė Gegėrinė. Vdekja e tij e parakohshme (1796) nuk e lejoi tė realizonte deri nė fund synimin pėr shndėrrimin e pashallėkut tė tij nė njė shtet shqiptar, qoftė edhe tributar apo vasal ndaj Perandorisė Osmane ose ndaj ndonjė shteti evropian.
Megjithėkėtė, rezultatet kryesore tė veprimtarisė politike tė Kara Mahmud Pashės, pėrhapja e forcimi i lidhjeve ekonomike midis krahinave tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore dhe bashkimi i tyre nėn pushtetin e njė familjeje tė fuqishme feudale shqiptare ishin dy hapa tė mėdhenj pėrpara drejt krijimit tė shtetit kombėtar shqiptar. Prandaj veprimtaria e Bushatlliut shėnoi njė kthesė me rėndėsi nė historinė ekonomike e politike tė Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:36 pm

3. PASHALLĖKU I JANINĖS NĖ VITET 1787-1812

Lufta pėr pushtet nė Shqipėrinė Jugore
Ashtu si nė Shqipėrinė Veriore, edhe nė atė Jugore, anarkia nxiti veprimtarinė politike tė familjeve tė vjetra feudale, tė cilat ishin nga mė tė fuqishmet. Nė sanxhakun e Vlorės familjet rivale pėr pushtetin lokal ishin ajo e pashallarėve tė Vlorės dhe dega e tyre, familja e Velabishtajve, qė ishte vendosur nė fshatin Velabisht, afėr Beratit. Qė tė dyja pėrpiqeshin tė shtinin nė dorė jo vetėm pushtetin e sanxhakut tė Vlorės, por edhe atė tė sanxhakut tė Delvinės. Nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII mė shpesh sunduan pashallarėt e Vlorės, por, me lidhjet qė krijoi Mahmud pashė Velabishti me feudalėt e vegjėl tė Tepelenės, tė Pėrmetit, tė Skraparit etj., edhe ky nuk mbeti pa e marrė pushtetin kohė mbas kohe. Qė nga viti 1751 e gjer nga vjeshta e vitit 1759 sanxhakun e Vlorės dhe, shpeshherė, edhe atė tė Delvinės, i qeverisi i biri i Mahmud pashė Velabishtit, Ismail Pasha, i cili pėrkrahej nga njė shtėpi tjetėr feudale, ajo e Ngurzajve, pėrfaqėsuesit e sė cilės ishin nga ajanėt kryesorė nė Myzeqe. Nė vitin 1754 Porta i dha Ismail Pashės gradėn e vezirit bashkė me qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe me komandėn e derbendėve. Ajo synonte qė, duke bashkuar nėn urdhrat e tij sa mė shumė forca feudale vendase, tė nėnshtronte popullsinė e Shqipėrisė Jugore, dhe kėshtu tė mund tė kryhej vjelja e taksave shtetėrore, sepse banorėt e disa zonave malore kishin vite tė tėra pa paguar taksat.
Ismail Pasha, sikurse edhe i ati, pėrveē lidhjeve me feudalėt beratas e myzeqarė, ruajti edhe lidhjet qė vazhdimisht kishte pasur familja e tij me feudalėt e vegjėl tė zonave malore, shumica e tė cilėve komandonte reparte ushtarėsh me rrogė, aq tė nevojshėm pėr tė ruajtur grykat dhe rrugėt.
Mė 1758 sulltani urdhėroi vezirin e Beratit tė nisej vetė nė krye tė njė ekspedite pėr tė vjelė taksat nė sanxhakėt e Vlorės dhe tė Delvinės dhe “pėr tė nėnshtruar rebelėt, duke vendosur kėshtu rendin e qetėsinė”, por nė tė njėjtėn kohė, kinse pėr t’i lėnė vezirit duart e lira, e shkarkoi atė nga komanda e derbendėve, qė e bėnte shumė tė fuqishėm dhe tė rrezikshėm. Meqė ky urdhėr ēonte nė shkatėrrimin e mbėshtetjes sė vezirit tė Beratit nė zonat malore tė dy sanxhakėve dhe u jepte dorė Vlorajve qė tė bėnin pėr vete malėsorėt derbendxhinj, Ismail Pasha nuk iu bind atij. Valiu i Rumelisė, mė 1759, dėrgoi kundėr tij zėvendėsin e vet. Atėherė Ismail Pasha u arratis bashkė me tre besnikė, ndėr tė cilėt ishte i kunati, Ahmet Kurt beu i Ngurzajve.
Meqenėse familja e Vlorajve e pėrfaqėsuesit e Stambollit nuk gjenin mbėshtetje nga ajanėt vendas, Porta e Lartė u detyrua ta falte Ismail Pashėn nė vjeshtėn e vitit 1761 dhe t’i njihte atij privilegjet qė gėzonte dy vjet mė parė. Edhe ky, meqė nuk ishte nė gjendje t’u imponohej feudalėve beratas e myzeqarė, e pranoi faljen. Por Ismail Pasha nuk e la pa shfrytėzuar kėtė dobėsi tė pushtetit qendror pėr tė nėnshtruar krahinėn e Vlorės bashkė me pinjollėt e familjes sė Vlorajve, qė ishin tė mitur dhe nėn tutelėn e nėnės sė tyre, tė vesė sė Kapllan pashė Vlorės, kushėririt tė tij. Nė fillim tė gushtit, Ismail Pasha u nis nga Berati me forcat e veta dhe hyri nė qytetin e Vlorės pa luftė. Pėr t’ia arritur qėllimit, kėrkoi dorėn e vejushės sė tė kushėririt. Kjo e la me shpresėn se pranonte tė martohej me tė, por ndėrkohė pėrgatiti kurthin pėr ta vrarė. Kėshtu Ismail Pasha u rrethua prej forcave tė saj nė shtėpinė ku u vendos dhe, nė luftim e sipėr, u vra.
Vezir Ismail pashė Velabishtin e zėvendėsoi i kunati, Ahmet Kurt pasha, qė qeverisi sanxhakun pėr njėzet vjet rresht. Duke ruajtur pushtetin e vet, ky feudal ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė bindjeje ndaj Stambollit dhe njė politikė paqėsore me oxhakun e Vlorajve. Ahmet Kurt pasha si derbend-pashė mbrojti interesat e feudalėve ēifligarė dhe ndoqi pa mėshirė feudalėt e vegjėl, si dhe lėvizjet e tyre rebele kundėr qyteteve, mukatave dhe pronave tė ēifligarėve tė mėdhenj. Njė nga viktimat e sulmeve grabitqare tė tyre, gjatė luftės ruso-turke tė viteve 1768-1774, u bė qyteti tregtar i Voskopojės.
Edhe nė sanxhakėt e Delvinės e tė Janinės u zhvillua njė luftė e gjatė dhe e ashpėr pėr pushtet midis familjeve tė mėdha vendase, e cila e futi Shqipėrinė Jugore nė njė anarki tė rėndė me rrjedhoja shkatėrrimtare, veēanėrisht pėr zhvillimin ekonomik. Kjo gjendje u dha mundėsi disa familjeve mė tė vogla feudale tė pėrfitonin pėr t’u fuqizuar dhe, duke marrė pjesė nė grupet rivale, tė krijonin tarafet e veta dhe tė pretendonin pėr marrjen e pushtetit krahinor nė duart e tyre. Njė nga kėto familje u bė ajo e Hysove tė Tepelenės, e cila i pėrkiste shtresės sė komandantėve ushtarakė apo tė bylykbashėve, d.m.th. shtresės sė atyre shtėpive feudale tė zonave malore qė nuk kishin prona tė shumta tokėsore. Kėto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerėz me rrogė nė shėrbim tė forcave tė armatosura perandorake dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve brenda apo jashtė Shqipėrisė, ose duke marrė nėn mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shpėrblimesh. Ndryshe nga ē’pretendohet nė disa gojėdhėna qė i paraqisin me prejardhje anadollake, meqenėse i pari i tyre paska qenė njė dervish i arratisur pėr krime nga rajoni i Anadollit, Hysot vinin nga njė shtėpi e vjetėr labe, tė parėt e sė cilės kishin qenė tė krishterė, por qė u islamizuan pas pushtimit osman. Me rrėnjė tė vjetra nė krahinėn e Tepelenės, Hysot u dalluan si shtėpi bylykbashėsh nė fundin e shek. XVII, pikėrisht kur Perandoria Osmane filloi tė mbushte radhėt e forcave tė armatosura tė saj me ushtarė me pagesė. Pėrfaqėsuesi i saj nė mbarim tė shek. XVII deri nė mesin e dhjetėvjetorit tė dytė tė shek. XVIII ishte Mustafa agė Hysoja ose Muēo Hysoja. Nė dokumentacionin e kohės ai pėrmendet herė si ēaush jeniēerėsh e herė si dizdar i kėshtjellės sė Tepelenės, por kryesisht pėrmendet si njė aga i pasur e i fuqishėm qė ndiqej prej disa qindra trimash luftėtarė. Ai njihej gjithashtu si rebel dhe si njė nga krerėt e kryengritjes sė Labėrisė nė vitet 1704-1714 pėr tė mos paguar xhizjen, ndėrsa djemtė e tij dalin si sipėrmarrės tė kėsaj takse tė rėndėsishme shtetėrore nė krahinėn e Myzeqesė dhe tė Mallakastrės, tė cilėn mund ta vilnin, sidomos nė periudhėn e anarkisė feudale, vetėm feudalėt mė tė fuqishėm. Muēo Hysoja ishte njė nga krerėt labė mė nė zė dhe shtėpia e tij, njėra nga mė tė shquarat e Labėrisė, qė kishte filluar tė ngjiste shkallėt e hierarkisė sė lartė administrative dhe tė rivalizonte me oxhaqet kryesore tė Shqipėrisė Jugore nė luftėn pėr pushtetin politik.
Pjesėmarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rrogė nė luftėn veneto-osmane tė viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij nė rrethimin e kėshtjellės sė Korfuzit nė vitin 1716 e rritėn rolin e tė birit, Veli Beut, si pretendent pėr kreun e sanxhakut tė Delvinės. Ky pinjoll i Hysove, qė kishte hyrė dhėndėr nė oxhakun e Mahmud pashė Konicės, arriti tė ngrihej nė radhėt e mirmiranėve dhe nė mesin e shek. XVIII u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Delvinės me gradėn pashė. Por grindjet pėr pushtet vijuan dhe u acaruan mė tej, prandaj Veli pashė Hysoja nuk qėndroi gjatė nė pushtet. Pas vdekjes sė tij, rivalėt mundėn tė kapnin edhe tė venė e tij qė e burgosėn pėr disa muaj nė qytetin e fortifikuar tė Kardhiqit, pėr ta liruar pastaj kundrejt njė shpėrblimi e garancish tė miqve tė shtėpisė sė Hysove. Sidoqoftė kjo shtėpi tashmė ishte nė radhėt e oxhaqeve shqiptare. Nėn drejtimin e Ali Beut, djalit tė Veli Pashės, ajo do tė bėhej shtėpia mė e fuqishme e Shqipėrisė Jugore dhe e gjithė Shqipėrisė.
Stėrnipi i Muēo Hysos dhe djali i Veli Pashės, Ali Beu, nuk e filloi karrierėn e tij si hajdut rrugėsh, sikurse mėtohet nė gojėdhėnat qė janė pasqyruar nė shumicėn e literaturės sė shkruar pėr jetėn e Ali pashė Tepelenės (1740-1822), e sidomos pėr dyzetė vitet e para tė jetės sė tij. Pėrkundrazi, ai u rrit e u edukua si tė gjithė djemtė e tjerė tė oxhaqeve feudale tė kohės sė vet. Ali Beu u arsimua si njė bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga tė afėrmit dhe sidomos nga miqtė e shtėpisė sė vet, qė e kishin lidhur tė ardhmen e tyre me atė tė kėsaj shtėpie tė dėgjuar, u vu shpejt nė krye tė formacioneve ushtarake me pagesė tė krahinės sė vet aq tė kėrkuara nga qeveritarėt e ndryshėm tė sanxhakėve e sidomos nga valiu i Rumelisė. Si i tillė, ai u lidh me krushqi dyfishe me oxhakun feudal tė Asllanpashallive tė Gjirokastrės mė 1768 dhe u bė njė nga prijėsit ushtarakė mė tė dėgjuar. Pa arritur moshėn 40 vjeē, ai fitoi mė 1784 gradėn pashė nė rreshtat e ushtrisė perandorake tė Rumelisė. Po atė vit, pėr shkak se Selim pashė Koka kishte uzurpuar pushtetin e sanxhakut tė Delvinės duke vrarė tre vjet mė parė Mustafa Pashėn e Delvinės, Porta e Lartė e emėroi mytesarif tė kėtij sanxhaku. Me kėtė rast ai u urdhėrua nga sulltani qė, pasi tė shtinte nė dorė pushtetin, tė ndėshkonte me vdekje fermanliun Selim pashė Kokėn e pėrkrahėsit e tij kryesorė dhe tė vilte me forcė xhizjen e papaguar nga krahinat malore. Nė krye tė njė fuqie ushtarake tė madhe, me luftė dhe aspak me pabesi, pashai i ri zbatoi urdhrat e Portės sė Lartė dhe nė fundin e vitit 1784 mori nė dorė pushtetin e sanxhakut tė Delvinės. Pas tė atit ai u bė pashai i dytė i familjes sė Hysove qė qeverisi kėtė sanxhak. Edhe Aliu, qė i pėrkrahu djemtė e Selim Pashės, nuk lejoi t’u konfiskoheshin ēifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi ata, siē pretendojnė, pa asnjė bazė, gojėdhėnat, nuk u kufizua vetėm me sundimin nė kėtė sanxhak. Tė ardhurat e atij sanxhaku tė vogėl nuk mjaftonin pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė sė tij mjaft tė madhe, prandaj Aliu synonte tė shtinte nė dorė sanxhakėt mė tė rėndėsishėm. Qysh nė fillim tė vitit 1785 kėrkoi qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės ose atė tė Janinės. Mė 1786 atij iu dha qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės dhe detyra e zėvendėskomandantit tė derbendėve, kurse nė mars tė vitit 1787, kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si aleat i Mahmud pashė Bushatlliut, atij iu besua detyra e komandantit tė derbendėve. As i biri i vezirit tė helmuar, Mehmet Pasha i Ngurzajve, dhe as kunati i kėtij, Ibrahim Pasha i Vlorajve, qė hynė nė grindje midis tyre pėr punėn e trashėgimit tė pushtetit nė sanxhakun e Vlorės, nuk ishin nė gjendje tė kryenin atė detyrė. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti tė merrte pushtetin nė Berat, nuk mungoi ta kėrkonte postin e derbend-pashės dhe tė rivalizonte me Ali Pashėn pėr njė kohė tė gjatė.
Duke pėrfituar nga mungesa e mytesarifit tė sanxhakut tė Janinės, Alizoi Pashės, qė ishte larguar nga Shqipėria dhe ishte dėrguar nė frontin e luftės me Rusinė, pasi u mor vesh me Tahir Pashėn e Asllanpashallive (qė i kishte dhėnė Aliut vajzėn e vet pėr grua tė dytė) dhe, duke pasur pėrkrahjen e shtresave tė pasura tė qytetit e tė rrethit tė Janinės qė shihnin tek ai tė vetmin qeveritar, qė mund tė vendoste e tė ruante qetėsinė, ashtu siē kishte bėrė nė Thesali, Ali Pasha i Tepelenės hyri nė Janinė dhe vendosi sundimin e vet nė fund tė vitit 1787. Ai e vlerėsonte drejt Janinėn kur e quante “kyē tė Shqipėrisė”. Janina prej kohėsh priste njė qeveritar si ai pėr t’u bėrė me tė vėrtetė kyē jo vetėm nga pikėpamja strategjike e administrative, por edhe nga ana ekonomike, duke u shndėrruar nė qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:36 pm

Janina, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore
Qyteti i Janinės ishte vendosur nė krye tė njė fushe pjellore, e pėrmendur si e tillė qysh nė antikitet dhe anash njė liqeni tė pasur me peshk. E mbrojtur prapa e anash prej malesh tė larta, nė afėrsi tė detit Jon dhe duke qenė nyje e gjashtė rrugėve tregtare qė e lidhnin jo vetėm me qytetet e tjera tė Shqipėrisė, por edhe me Maqedoninė e Greqinė, ajo i kishte tė gjitha kushtet e duhura gjeografike dhe ekonomike pėr t’u bėrė njė qendėr shumė e rėndėsishme administrative dhe ekonomike.
Zejtaria dhe tregtia e Janinės, tė ushqyera gjithnjė e mė mirė me lėndė tė para bujqėsore e blegtorale nga tepricat e fshatarėsisė si dhe nga tė ardhurat e pronarėve ēifligarė, u gjallėruan pa ndėrprerje aq sa nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII udhėtarėt evropianė e quajtėn atė “qytet i pasur e tregtar”. Por nė kushtet e anarkisė feudale qė mbuloi gjithė Shqipėrinė Jugore, sidomos gjatė shek. XVIII, ritmet e zhvillimit tė qytetit tė Janinės u ngadalėsuan. Megjithėse me shumė vėshtirėsi e pengesa, ekonomia e kėtij qyteti i ruajti lidhjet e veta me tregjet e panairet e brendshme dhe tė jashtme, prapėseprapė kapitali tregtar janinot nuk gjente kushte tė merrte frymė lirisht pėr tė luajtur rolin e njė qendre tregtare ndėrkrahinore, sikurse qyteti i Shkodrės nė Shqipėrinė Veriore. Ndryshe nga Shkodra, Janina nuk kishte njė pushtet tė fortė qė t’i vinte fre anarkisė feudale dhe i mungonte bregdeti me qytete-skela pėr tė forcuar e zgjeruar si lidhjet e brendshme, ashtu dhe ato tė jashtme. Dalja nė det me anė tė skelės sė Salahorės nė Gjirin e Artės ishte krejt e pamjaftueshme. Zotėrimet venedikase, ku gjendeshin portet e Vonicės, Prevezės, Pargės etj., dhe politika monopoliste tregtare e lundruese e sundimtarėve tė tyre ishin me tė vėrtetė pengesa serioze qė i zinin frymėn. Mallrat, qė tregtarėt vendas grumbullonin sidomos nė trevat e Janinės e tė Artės si dhe tepricat e atyre qė sillnin nga Thesalia ose krahinat e tjera tė Rumelisė, nuk mund t’i shisnin drejtpėrdrejt nė ishullin e madh tė Korfuzit e nė ishujt e tjerė. Venedikasit nuk lejonin anije tė huaja e, rrjedhimisht, edhe tregtarė tė huaj tė hynin nė skelat e tyre tė bregdetit Jon, me qėllim qė tė zbatonin deri nė fund politikėn e vartėsisė ekonomike tė kėtyre ishujve nga tregtia e lundrimi venedikas. Kėshtu tregtarėt janinotė ose tė qyteteve tė tjera detyroheshin qė mallrat e tyre t’i shpinin e t’i shisnin nė portet venedikase tė bregdetit ku gjenin vetėm tregtarė e lundėrtarė venedikas. Mallrat qė grumbullonin nė pazaret e panairet e sanxhakėve fqinjė, veēanėrisht nė atė tė Magarės, tė Larisės e tė Mavronorosit, ata detyroheshin t’i shpinin nė portin e Selanikut meqenėse aty, edhe pse kishin tė bėnin kryesisht me tregtarėt e lundėrtarėt venedikas qė luanin rolin kryesor nė jetėn ekonomike tė portit, gjenin kushte mė tė favorshme pėr shitblerje e pėr transport, por edhe anije e tregtarė tė tjerė tė huaj. Edhe pėr tė blerė mallra industriale, tregtarėt vendas detyroheshin tė plotėsonin kėrkesat e veta kryesisht nė pjacėn e Venedikut, megjithėse e dinin qė aty kėto mallra u shiteshin me ēmime mė tė larta se nė pjacat e tjera tė Adriatikut. Prandaj janinotėt e sidomos shtresat e pasura tė tyre i kishin sytė nga bregdeti dhe prisnin qė gjendja e tij tė ndryshonte dhe tė merrte fund politika e venedikasve.
Pengesė tjetėr qė rrezikonte jetėn dhe kapitalin ose qė kapėrcehej me shpenzime tė rėnda ishte pasiguria e rrugėve tė karvanėve, qė vinin nga tregjet e sanxhakėve fqinjė dhe sidomos nga ata tė Delvinės e tė Vlorės. Ēetat grabitqare tė himariotėve dhe sidomos ato tė feudalėve labė e ēamė dėmtonin shpesh qarkullimin e mallrave dhe nuk lejonin forcimin e lidhjeve ekonomike tė qytetit tė Janinės me Gjirokastrėn, Delvinėn, Paramithinė, Margėllėēin etj. Por jo mė pak dėm bėnin edhe ēetat grabitqare tė suliotėve nė rrugėt e tjera tregtare qė vinin nga Thesalia, Akarnania etj. Anarkia feudale qė ishte bėrė plagė e rėndė pėr tė gjithė vendin, duhej frenuar si njė nevojė e domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor.
Ardhja e Ali pashė Tepelenės nė krye tė sanxhakut tė Janinės (1787) shqetėsoi jo vetėm feudalėt e vegjėl, tė cilėt ose iu nėnshtruan ose u arratisėn, por edhe qeveritarėt fqinjė dhe kapedanėt e malėsive tė vetėqeverisura. Kėta shihnin tek ai njeriun e fortė dhe tė etur pėr pasuri e pushtet, i cili, duke pasur funksionin e derbend-pashės, do tė orvatej tė shtrinte autoritetin e tij mbi sanxhakėt e tyre dhe do t’u vinte fre veprimeve anarkiste, sė pari nė sanxhakun e Janinės e pastaj edhe nė tė tjerėt. Edhe autoritetet venedikase nuk u shqetėsuan mė pak, duke parė tek ai mbrojtėsin e interesave ekonomikė tė vendit nė dėm tė tregtarėve e tė lundėrtarėve venedikas, sikurse kishin bėrė e po bėnin qeveritarėt e fuqishėm tė Shkodrės. Alarmin e parė tek ata e dhanė zėnia prej tij e sipėrmarrjes sė tė ardhurave tė Artės e tė doganės sė Salagorės, si dhe pėrpjekjet e tij pėr tė ndėrtuar fortifikime nė kėtė skelė qė tė mbroheshin anijet osmane kundėr orvatjeve tė vazhdueshme tė atyre venedikase, tė cilat vepronin lirisht nė Gjirin e Artės. Duke mos dashur tė kishin njė sundimtar tė fuqishėm, i cili pa ardhur mirė nė fuqi i hodhi sytė drejt bregdetit, diplomatėt venedikas u pėrpoqėn ta luftonin si brenda vendit, duke nxitur kapedanėt suliotė e feudalėt ēamė tė vijonin veprimet e tyre grabitqare e kundėrshtimet ndaj tij, si dhe besėlidhjet e qeveritarėve fqinjė kundėr tij. Venedikasit ndėrhynė gjithashtu pranė Portės sė Lartė, duke e paraqitur veprimtarinė e Ali Pashės pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė tepėr tė rrezikshme pėr pushtetin qendror tė sulltanit. Pėrveē kėsaj, me qėllim qė tė mėnjanonin kėrcėnimin qė mund t’u bėnte Aliu nga toka, ata arritėn tė pėrfundonin me Portėn e Lartė njė marrėveshje, e cila ndalonte kalimin e anijeve luftarake nė ngushticėn e Korfuzit pa lejėn e tyre si dhe ndėrtimin e fortifikimeve ushtarake nė afėrsi tė zotėrimeve venedikase.
Vėshtirėsitė qė i krijuan Ali Pashės kundėrshtarėt vendas e tė huaj tė cilėt u lidhėn kundėr tij, u kapėrcyen pas pėrpjekjeve qė vazhduan pėr njė kohė mjaft tė gjatė. Ali Pasha qysh nė vitet e para vendosi autoritetin e vet nė rrugėt qė lidhnin Janinėn me Artėn e Manastirin pėrveē atyre me Thesalinė; por atij iu deshėn dhjetė vjet qė tė vendoste lidhjet me njė pjesė tė qyteteve tė sanxhakut tė Delvinės ose tė shtinte nė dorė bregdetin nga Butrinti nė Prevezė, pėrveē qytetit tė Pargės, qė kaloi nė duart e francezėve e pastaj tė rusėve. Pėr tė siguruar kalimin e qetė tė karvaneve nė zonėn lindore e juglindore tė sanxhakut tė Janinės, ku vepronin ēetat suliote, atij iu deshėn plot gjashtėmbėdhjetė vjet luftė, kurse pėr tė vendosur sundimin e plotė mbi sanxhakun e Delvinės e tė Vlorės iu deshėn rreth njėzet e pesė vjet. Sidoqoftė, me kėmbėnguljen e tij tė jashtėzakonshme dhe duke pėrfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike tė brendshme e tė jashtme, Ali Pasha mundi t’ia arrinte qėllimit tė vet, t’i jepte thuajse fund anarkisė dhe tė vendoste sundimin e tij mbi bregdetin shqiptar, nga gryka e Shkumbinit deri nė Gjirin e Prevezės.
Nė kėtė mėnyrė tregtisė sė jashtme tė Pashallėkut tė Janinės iu krijuan mundėsitė e nevojshme qė tė lidhej me skelat mesdhetare evropiane tė Lindjes. Kėshtu drithėrave, mishit, lėkurėve, leshit, serės e prodhimeve tė tjera vendase dhe atyre tė sjella nga sanxhakėt fqinjė e nga pjesa e brendshme e Rumelisė, iu sigurua qarkullimi mė i qetė nėpėr rrugėt tokėsore, iu krijua mundėsia tė vinin nė skelat bregdetare tė pashallėkut; prej kėtej ato niseshin me anije ulqinake e hidriote, si dhe me ato tė flotės tregtare tė Ali Pashės nė drejtim tė ishujve Jonianė, tė Stambollit e tė Aleksandrisė dhe sidomos nė drejtim tė Maltės, tė Venedikut, tė Ankonės, tė Triestes, tė Raguzės etj. Nga kėto vende sillnin prodhime industriale e koloniale qė mbėrrinin nė depot e tregtarėve janinjotė nė Prevezė, Gumenicė, Salshorė e sidomos nė Artė e Janinė, prej nga shpėrndaheshin nė qytetet e tjera tė pashallėkut ose edhe tė Rumelisė.
Nė tregun e Janinės dhe dy herė nė vit nė panairin e Bonilas, njė milje larg saj, pėrveē shqiptarėve, vinin pėr shitblerje edhe tregtarė tė kombėsive tė ndryshme, madje edhe ata qė mė parė frekuentonin Beratin e Manastirin. Kėshtu, duke u shndėrruar nė njė qytet zejtar e sidomos tregtar tė dorės sė parė si dhe nė njė qendėr administrative tė njė pashallėku tė madh, Janina u bė qendra e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore, si edhe tė krahinave fqinje. U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare, veēanėrisht nė kėtė qytet, si dhe nė qytetet e tjera qė pėrfshiheshin nė radhė tė parė nė rrezet e kapitalit janinjot. Por, pjesa dėrrmuese e kapitalit tregtar gjatė sundimit tė Ali Pashės gjendej nė duart e pronarėve tė mėdhenj tė tokės e tė bagėtive; edhe mjetet kryesore tė qarkullimit i pėrkisnin po shtresės feudale (njė pjesė e sė cilės merrte pjesė nė veprimtarinė ekonomike me anė tė kreditit e tė ortakėrisė). Nė kėto rrethana, borgjezia tregtare ishte nė pėrgjithėsi e varur ekonomikisht prej tyre. Vetėm ata janinjotė qė u vendosėn nė Lajpcig, nė Vjenė, nė Bukuresht, nė Moskė e gjetiu u shkėputėn nga kjo vartėsi.
Rrjedhojat e pasurimit tė dy shtresave tė pasura shoqėrore u dukėn nė qytetin e Janinės si dhe nė qytetet e tjera sidomos nė ndėrtimet publike me karakter urban dhe ekonomik, si dhe nė ndėrtimet private. Rrugėt u mbushėn me ura e hane qė shprehnin gjallėrinė e lidhjeve ekonomike me Janinėn. Hani i Luros i gjerė, i lartė e i madh sa njė pallat nė rrugėn Prevezė-Janinė u ndėrtua nga Ali Pasha, i cili po nė kėtė rrugė ndėrmori edhe gėrmimin e kanalit lundrues tė Strevinės qė afroi tregtinė detare me Janinėn. Nė rrugėn Tepelenė-Janinė ai ndėrtoi edhe urėn e madhe tė Tepelenės mbi lumin Vjosė. Nė qytetin e Gjirokastrės ndėrtoi ujėsjellėsin, kurse nė Janinė sarajet madhėshtore tė tij e tė bijve tė tij, dhe nė njė varg qytetesh ose ēifligjesh vila tė bukura e komode ku pushonte sa herė largohej nga Janina. Por edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė shtresave tė pasura, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, arritėn tė plotėsonin nevojat komunale tė qytetit tė tyre, shtruan me kalldrėm copa rrugėsh, ndėrtuan ēezma etj. Megjithėse Janina u bė qyteti, ku pėr herė tė parė u zbatua vaksinimi, u luajtėn aty-kėtu pjesė teatrale dhe u organizuan biseda sallonesh me karakter kulturor, prapėseprapė ajo ruajti pamjen orientale nė arkitekturėn e ndėrtimit dhe tė urbanizimit. Sidoqoftė, Janina u bė njė qytet i gjallė qė gumėzhinte nga veprimtaria ekonomike dhe ajo administrative e aparatit tė sundimtarit energjik tė saj, nėn qeverisjen e tė cilit arriti kulmin e zhvillimit tė vet edhe nga pikėpamja demografike.
Disa nga dėshmitarėt e kohės e ēonin numrin e banorėve tė kryeqytetit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Jugore deri mė 50 000 frymė, por tė tjerė qė pėrbėnin shumicėn, midis tė cilėve edhe ata qė jetuan aty disa vjet me radhė, pohonin se Janina nuk mund tė kishte mė shumė se 35-36 000 banorė, nga tė cilėt vetėm 25-28 000 ishin tė qėndrueshėm. Nga kėta 2/3 ishin tė krishterė kurse 1/3 myslimanė. Tė krishterėt i pėrkisnin kombėsisė shqiptare, vllahe, greke etj., kurse myslimanėt thuajse tė gjithė ishin shqiptarė. Midis banorėve tė qėndrueshėm nja 400 familje ishin hebrenj. Banorėt e pėrkohshėm tė Janinės pėrbėheshin nė radhė tė parė nga ushtarėt shqiptarė nė shėrbim tė Ali Pashės, nga pengjet e ndryshme tė krahinave, nga tregtarėt klientė dhe nga tė huajtė kalimtarė. Fakti qė elementi shqiptar mbante pozitat drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epėrsi si numėr banorėsh, tė qėndrueshėm e tė pėrkohshėm, i jepte Janinės mė shumė pamjen e njė qyteti shqiptar se sa tė pėrzier.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:37 pm

Formimi i Pashallėkut tė Janinės (1787)
Nė mbarim tė vitit 1787, kur Ali pashė Tepelena vuri nė dorė sundimin e Janinės, nė Shkodėr kishte dėshtuar ekspedita e parė ndėshkimore kundėr Kara Mahmud Pashės. Po nė kėtė kohė ose mė saktė nė fillim tė vitit 1788 hyri nė luftė kundėr Perandorisė Osmane edhe Austria. E gjetur nė luftė me Rusinė dhe me Austrinė, Porta e Lartė e miratoi shtrirjen e qeverisjes tė Aliut nė sanxhakun e Janinės, jo vetėm pse kishte nevojė tė madhe pėr forcat e tij luftarake, por edhe pse me kėtė veprim ajo synonte qė tė pengonte mundėsinė e marrėveshjes sė dy pashallarėve tė fuqishėm shqiptarė, tė cilėt dy vjet mė parė kishin qenė aleatė, dhe tė ndalonte kalimin e tyre nė anėn e Fuqive tė Mėdha.
Shtrirja e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės edhe nė sanxhakun e Janinės, ose pėrqendrimi i qeverisjes sė sanxhakėve tė Tėrhallės e tė Janinės nė njė dorė tė vetme, krijoi bėrthamėn e Pashallėkut tė Janinės (1787). Ky pėrqendrim i dha dorė parisė feudale shqiptare tė bėhej klasė sunduese edhe nga pikėpamja ekonomike, duke u shndėrruar pronare e pjesės mė tė madhe e mė tė rėndėsishme tė kullotave, tė pyjeve dhe tė tokės sė punueshme tė kėtyre dy sanxhakėve. Kėshtu u krijua baza nga e cila kjo pari, nėn drejtimin e Ali Pashės, mundi tė shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjitha trojet e Shqipėrisė Jugore.
Ndėrsa pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhisė, mė 1774, besimi i ēifligarėve shqiptarė te qėndrueshmėria e Perandorisė Osmane vetėm sa kishte filluar tė tronditej, pas 15 vjetėsh, kur ajo kishte hyrė nė luftė kundėr dy perandorive mė tė fuqishme evropiane, qė synonin ta copėtonin, mosbesimi u rrit bashkė me theksimin e rrezikut tė shembjes sė saj tė afėrme.
Ashtu si pjesa kryesore e ajanėve shkodranė, pėrkrahės tė vezirit Bushatlli, edhe shumica e ajanėve tė Shqipėrisė Jugore, mbi tė cilėt mbėshtetej Ali pashė Tepelena, kujtonin se lufta e Rusisė dhe e Austrisė kundėr Perandorisė Osmane do tė sillte ndryshime tė rėndėsishme politike nė pjesėn evropiane tė kėsaj perandorie tė kalbur nga brenda. Duke menduar pėr tė ardhmen e tyre, por nė tė njėjtėn kohė edhe pėr fatin e vendit ku sundonin, krerėt e parisė shqiptare synonin qė, pas dėbimit tė osmanėve, tė ruanin pushtetin nė atė pashallėk ku kishin pronat e tyre. Nė pėrshtatje me kėto interesa jetike u rrit nė radhė tė parė bashkimi i shtresės sė ēifligarėve rreth Aliut, i cili pėrcaktoi, sipas rrethanave, vijat e politikės sė pashallėkut tė ri.
Nė politikėn e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtėsi tė madhe, pėr tė mos i lejuar familjet e vjetra feudale, tė cilat kishin qenė mbėshtetja kryesore e Portės sė Lartė, tė bashkoheshin kundėr tij. Prandaj, ai i goditi me shpejtėsi duke shkatėrruar jo vetėm pushtetin e tyre politik, por edhe atė ekonomik. Pėr tė krijuar njė bazė sa mė tė gjerė e mė tė shėndoshė shoqėrore, Ali Pasha siguroi mbėshtetjen e familjeve tė vjetra kundėrshtare qė sundonin nė sanxhakun e Janinės, duke u dhėnė atyre jo vetėm ofiqe nė administratė e nė ushtri, por edhe prona e pasuri tė konfiskuara tė feudalėve tė vrarė, tė kapur apo tė arratisur. Nė kėtė mėnyrė, bashkėluftėtarėt e vjetėr dhe tė rinj tė pashait tepelenas, sikurse edhe vetė ai, e rritėn pasurinė e tyre dhe nuk mbetėn rrogėtarė apo shėrbėtorė tė tij, siē pretendohet nė ndonjė studim pa asnjė mbėshtetje dokumentare. Pėr mė tepėr, kjo shtresė e re sunduese, e pėrbėrė thuajse tėrėsisht nga shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha format, e shpejtoi ritmin e procesit tė ēifligimit dhe e shtoi numrin e ēifligjeve qė kishte nė zotėrim. Vetė Ali Pasha u bė ēifligari mė i madh. Ndryshe nga ajanėt me origjinė feudale-ushtarake tė shtresave tė larta dhe nga ata qė mė parė u pasuruan, e pastaj vunė nė dorė pushtetin, paria sunduese e sanxhakėve tė Janinės dhe tė Tėrhallės me Ali Pashėn nė krye e shumėfishoi pasurinė pasi mori pushtetin nė duart e veta.
Mirėpo ekonomia ēifligare lidhej ngushtė me ekonominė qytetare. Edhe Ali pashė Tepelena, ashtu si Mahmud pasha i Shkodrės, ishte i interesuar pėr njė zhvillim tė shpejtė tė ekonomisė qytetare qė pėrbėnte njė burim tjetėr tė madh pasurimi. Prandaj ai e pėrdori pushtetin politik nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit.
Pasi zhduku njė numėr familjesh tė mėdha feudale, ai shpartalloi, dėboi jashtė kufijve ose i nėnshtroi duke i futur nė shėrbimin e tij thuajse tė gjitha bandat, qė mbillnin pasigurinė ndėr banorėt ose qė pengonin me grabitjet e tyre qarkullimin e lirė tė mallrave. Me pėrjashtim tė viseve pėrreth malėsisė sė Sulit, ku kohė mė kohė sulmonin ēetat e suliotėve, thuajse kudo nė pashallėk u vendos qetėsia. Pa cenuar privilegjet e parisė sunduese vendase, por edhe pa i lejuar asaj tė kryente veprime arbitrare, Ali Pasha tregoi kujdes tė veēantė pėr mbrojtjen e jetės dhe tė pronės sė shtresės sė pasur zejtare e tregtare, pa bėrė dallim nėse i pėrkiste kombėsisė shqiptare apo greke dhe nėse ishte myslimane, hebraike apo e krishterė. Kėshtu ai siguroi pėrkrahjen e kėsaj shtrese.
Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė tėrhequr pas vetes popullsinė e besimeve tė ndryshme tė pashallėkut, Ali Pasha lejoi ushtrimin e lirė tė veprimtarisė sė institucioneve fetare tė tė gjitha llojeve dhe inkurajoi si arsimin fetar, ashtu edhe atė laik. Nė kėtė mėnyrė sundimtari i ri mundi tė afronte edhe klerin, e sidomos atė ortodoks.
Duke qenė se shtylla kryesore e sundimit tė vet ishte ushtria, Ali Pasha vėmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin e kėsaj ushtrie e bėnin ushtarėt me rrogė, me prejardhje kryesisht nga malėsitė e varfra tė Shqipėrisė Jugore. Kėta ushtarė tė varfėr plotėsonin nevojėn e jetesės sė familjeve tė tyre me rrogat qė merrnin dhe pėr kėtė arsye interesat e tyre ishin tė lidhura me ato tė parisė feudale sunduese, sė cilės i shėrbenin.
Krahas ushtarėve shqiptarė, nė forcat e armatosura tė Pashallėkut tė Janinės, veēanėrisht pėr ruajtjen e grykave e tė rrugėve, bėnin pjesė gjithashtu me rrogė edhe reparte malėsorėsh vllahė e grekė, martallozėt ose armatolėt, tė cilėt dikur pėrbėnin repartet e vetėmbrojtjes fshatare kundėr arbitraritetit fedual. Tani kėtė detyrė e kryenin forcat e derbendėve tė Aliut. Nė rast nevoje mobilizoheshin me detyrim edhe forcat e esnafeve qytetare, si dhe forcat fshatare nga ēifligjet. Nuk munguan tė pajtoheshin e tė shėrbenin nė ushtrinė e Pashallėkut tė Janinės edhe ushtarė me pagesė nga Shqipėria Veriore e Verilindore.
Ushtria ndahej nė reparte kėmbėsore, qė pėrbėnin forcėn kryesore tė saj, por nė tė filluan tė dukeshin edhe bėrthama kalorėsie e artilerie.
Pashallėku u pajis edhe me njė aparat administrativ e gjyqėsor sipas organizimit osman, me ndryshimin e rėndėsishėm se pranė ēdo myteselimi ose qeveritari krahinor, u krijua njė kėshill i pėrbėrė nga paria myslimane ose ajanėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave myslimane, dhe nga paria e krishtere ose koxhabashėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave tė krishtere. Veē kėsaj, vendimet gjyqėsore apeloheshin nė Janinė e jo nė Stamboll dhe nė krye tė kėtij aparati, pėrveē myslimanėve me pėrvojė, Ali Pasha tėrhoqi njė varg kėshilltarėsh dhe sekretarėsh nga elementi i krishterė.
Nė krye tė aparatit tė pashallėkut qėndronte vetė Aliu si njė sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga njė kėshill i lartė apo divan, qė pėrbėhej nga djemtė e tij si dhe nga miqtė mė tė ngushtė e mė besnikė, sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meēo Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Pėrmeti, Dervish Hasani, Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj. Pėrveē pushtetit ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer nė pronė private tė tij edhe thesarin, i cili nėn kujdesin e tij tė veēantė, ishte gjithmonė nė gjendje tė pėrballonte shpenzimet.
I ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, ky aparat i shėrbente pushtetit tanimė autonom tė shtresės sunduese tė ēifligarėve vendas, e cila ndonėse nuk ishte shkėputur plotėsisht nga varėsia politike e pushtetit qendror, qeveriste nė mėnyrė autonome, kurse me dėbimin e osmanėve, ajo synonte tė krijonte shtetin e vet tė pavarur. Udhėheqėsi i saj mbajti lidhje tė rregullta me pushtetin duke shlyer gjithė detyrimet financiare ndaj arkės perandorake, pėr tė mėnjanuar ēdo konflikt tė parakohshėm dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė pėrforcimit tė mėtejshėm tė pashallėkut e tė shkėputjes sė tij nga kjo vartėsi e Stambollit.
Pėrforcimi i pushtetit brenda pashallėkut dhe shtrirja e tij kryesisht nė troje shqiptare, pėr tė arritur pastaj nė shkėputjen nga varėsia e Portės sė Lartė, ndodhėn nė kushtet kur u shtrua mundėsia e dėbimit tė osmanllinjve nga Evropa, qė pėrbėnte njėherazi qėllimin kryesor tė veprimtarisė sė Ali Pashės nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVIII. Nė pėrputhje me kėtė qėllim ai ndoqi njė politikė tė dyfishtė: synonte tė shfrytėzonte nė dobi tė vet, sa tė qe e mundur mė shumė, konfliktin midis Perandorisė Osmane e fuqive armike tė saj, si dhe konfliktet midis vetė Fuqive tė Mėdha evropiane, qė cenonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi ekzistencėn e shtetit osman dhe qė lidheshin nė njė farė mase edhe me tė ardhmen e Pashallėkut tė Janinės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė. Pasi forcoi pozitat e veta duke marrė pjesė nė luftė, nė frontin e Danubit gjatė vitit 1788, Ali Pashės iu desh tė ndeshej me njė besėlidhje tė kapedanėve suliotė dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve tė Delvinės e tė Vlorės, tė cilėn e pėrkrahėn autoritetet osmane pėr tė ruajtur anarkinė feudale nė Shqipėrinė Jugore.
Tė shqetėsuar prej ardhjes nė fuqi tė Ali Pashės nė sanxhakun e Janinės, sunduesit osmanė mbajtėn qėndrim armiqėsor ndaj tij. Ata strehuan nė zotėrimet e tyre feudalėt e ndjekur dhe tė shpronėsuar nga sundimtari i Janinės, nxitėn dhe ndihmuan me armė, me municione e me ushqime suliotėt e himariotėt, u premtuan atyre ndihmė kundėr Ali Pashės dhe ndėrhynė qė paria ēame dhe pashallarėt e Delvinės e tė Beratit tė lidheshin kundėr tij.
Tė inkurajuara nė kėtė mėnyrė, tė gjitha kėto forca filluan tė lėvizin. Sidomos suliotėt dendėsuan sulmet e tyre kundėr trafikut tė rrugės Janinė-Artė. Prania e malėsisė sė panėnshtruar e tė vetėqeverisur tė Sulit dhe veprimtaria e banorėve tė saj pėrbėnin pėr pashallėkun njė rrezik tė brendshėm qė duhej mėnjanuar me ēdo mėnyrė. Kėta malėsorė trima e guximtarė, tė vendosur nė njė vend strategjik, 50 km nė jugperėndim tė Janinės, jo vetėm shqetėsonin rrugėt e pronat feudale, por kishin arritur tė dėbonin njė varg feudalėsh nga 60-70 fshatra pėrreth malėsisė sė tyre, tė cilat i kishin vėnė “nėn mbrojtje” kundrejt njė rente tė rregullt nė prodhime e nė tė holla. Pėr ta mėnjanuar rrezikshmėrinė e suliotėve, pėr Aliun kishte vetėm dy zgjidhje: ose t’i afronte qė t’u shėrbenin interesave tė tij, tė pashallėkut, ose t’i nėnshtronte me forcė.
Duke i mbetur besnikė lidhjeve tė tyre tė vjetra me Republikėn e Venedikut, suliotėt nuk pranuan propozimet e Ali Pashės pėr marrėveshje. Kėshtu filloi lufta e gjatė dhe e vėshtirė qė ndėrmori Ali Pasha kundėr anarkisė feudale brenda vendit. Kjo luftė u gėrshetua edhe me orvatjet e tij pėr tė nėnshtruar sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore nėn njė pushtet tė vetėm politik, dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė. Nė shkurt tė vitit 1789 ushtria e Janinės, qė u nis kundėr malėsisė sė panėnshtruar tė Sulit, u detyrua tė tėrhiqej pėr shkak tė kundėrsulmit tė malėsorėve trima, por edhe pėr shkak tė komplotit tė madh tė mytesarifit tė Janinės, qė u pėrgatit nga feudalėt kundėrshtarė pėrreth pashallėkut. Ali Pasha pėrfundoi menjėherė paqen me suliotėt, tė cilėve u pagoi shuma tė konsiderueshme dhe iu vu punės pėr tė mėnjanuar ngatėrresat qė ishin kurdisur prapa krahėve tė tij.
Lufta e Ali Pashės kundėr suliotėve e kishte favorizuar lidhjen e njė marrėveshjeje midis agallarėve tė Ēamėrisė dhe sundimtarėve tė sanxhakėve tė Delvinės dhe tė Vlorės. Kėta nuk e shihnin me sy tė mirė ardhjen nė fuqi tė Ali pashė Tepelenės dhe pėrforcimin e pushtetit tė tij pėr shkak tė pasojave ekonomike e ushtarake qė do tė sillnin ato nė sanxhakėt e tyre. Nėn ndikimin e njė shqetėsimi tė tillė, Ibrahim pashė Vlora, rivali i Aliut pėr postin e derbend-pashės, mori nga valiu i Rumelisė pėr vitin 1789 sipėrmarrjen e tė ardhurave tė krahinės sė Korēės, qė qeveritari i Janinės e kishte marrė njė vit mė parė. Mirėpo Ali Pasha nuk hoqi dorė dhe e mbajti sipėrmarrjen me forcė, duke zhvilluar luftime nė zonėn Kostur-Bozhigrad-Korēė kundėr rivalit dhe tė besėlidhurve tė tij, tė cilėt mundi t’i shpėrndante. Gjatė kėtyre luftimeve ndėshkoi fshatrat e Hormovės dhe tė Leklit, qė dikur kishin qenė nėn “mbrojtjen” e shtėpisė sė tij dhe qė tani bėnin pjesė nė radhėt e tė besėlidhurve armiq tė tij. Rivaliteti midis qeveritarėve tė Janinės e tė Beratit, i shkaktoi ngatėrresa tė mėdha Aliut: Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar sherrin midis dy rivalėve, ia hoqi Ali Pashės qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės si dhe detyrėn e derbend-pashės dhe ia dha kėtė dhėndrit tė sulltanit, Beqir Pashės. Mirėpo ky nuk mundi tė vendoste rregullin e qetėsinė, sepse forcat ushtarake qenė lidhur me Aliun e i mbetėn besnike atij. Valiu i Rumelisė kėrkoi me ngut qė ato detyra t’i ktheheshin Aliut, sepse vetėm ai ishte nė gjendje tė vendoste qetėsinė dhe tė rekrutonte ushtarė pėr nė front.
Ndėrkohė luftimet nė frontin rus nuk shkuan mbarė pėr osmanėt. Kjo e nxiti Ali Pashėn pėr tė krijuar pa humbur kohė lidhje me rusėt. Duke iu bindur thirrjes sė sulltanit pėr tė shkuar nė luftė, Aliu nuk ndenji atje veēse aq kohė sa iu desh qė tė hynte nė letėrkėmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi njė marrėveshje tė favorshme dhe e shtyti tė vazhdonte tė pengonte dėrgimin e forcave ushtarake tė pashallarėve shqiptarė nė luftėn kundėr Rusisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:37 pm

Nė shkurt tė vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime tė reja me njė diplomat rus, tė cilit i deklaroi se ishte gati tė merrte anėn e Rusisė nė qoftė se i jepeshin garanci se pas luftės do tė mbetej i pavarur. Kurse nė muajin qershor i kėrkoi komandantit tė flotiljes ruse nė detin Mesdhe t’i dorėzonte princit Potjomkin propozimet e veta pėr njė aleancė ushtarake dhe pėr tė diskutuar pėr fatin e mėtejshėm tė Pashallėkut tė Janinės pas dėbimit tė osmanėve nga Gadishulli Ballkanik. Ali Pasha premtoi tė merrte pjesė nė njė kryengritje antiosmane tė shqiptarėve dhe tė grekėve. Pėr kėtė qėndrim ai kėrkoi sigurime pėr njohjen e tij si zot e sundues i pashallėkut, pėr njohjen e kufijve tė territorit qė do tė zotėronte dhe pėr ushtrimin e lirė tė fesė nga myslimanėt. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njėlloj si myslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt nė administratė e nė ushtri dhe pranonte qė Rusia tė kishte tė drejtėn e mbrojtjes sė tė krishterėve nė shtetin e tij. Ali Pasha kėrkoi gjithashtu qė, nė rast se kryengritja do tė dėshtonte, Rusia ta merrte nėn mbrojtjen e saj pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė sulltanit. Mė nė fund, ai pranoi qė, si garanci tė dėrgonte peng nė Petėrsburg njėrin nga djemtė e vet, i cili tė mėsonte atje artin ushtarak rus. Mirėpo, pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, atij iu tha se duhej tė priste pėrgjigjen nga qeveria qendrore.
Propozimeve tė lartpėrmendura, qė shprehnin dėshirėn e Ali Pashės pėr tė siguruar pas fitores mbi osmanėt pozitėn e vet si sundimtar i njė shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha pėrgjigje. Sė pari, si qeveri e njė populli tė madh ortodoks, qė i kishte vėnė detyrė vetes tė ēlironte popujt e krishterė nga sundimi i gjysmėhėnės dhe t’i fuste nėn zotėrimin e saj, Rusia nuk mund tė pranonte sundimin e njė princi mysliman mbi tė krishterėt shqiptarė e grekė dhe, sė dyti, ishte koha kur lufta me Perandorinė Osmane po merrte fund. Nė fillim tė vitit 1792 u nėnshkrua traktati i paqes nė Jashi. Ndėrsa qeveritari i Janinės zhvillonte bisedimet me diplomatėt rusė dhe priste pėrgjigjen e oborrit rus, suliotėt ia filluan njė fushate plaēkitjesh qė zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri nė mbarim tė tij. Pėrveē fshatrave dhe rrugėve tregtare, ata sulmuan dhe plaēkitėn krahinat e Paramithisė, Margėllėēit dhe Artės. Kėto veprime i shtrinė deri nė fshatrat e Pindit. Kėshtu ata ndezėn zemėrimin jo vetėm tė ēifligarėve, por edhe tė fshatarėsisė sė dėmtuar rėndė dhe tė zejtarėve e tė tregtarėve tė Janinės, tė Artės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit etj., dhe tė qyteteve tė lidhura ekonomikisht me to.
Nė muajin korrik 1792 Ali Pasha, i lidhur me agallarėt e bejlerėt ēamė si dhe me krerėt e armatolėve tė fshatrave tė dėmtuara, sulmoi malėsinė e Sulit pėr ta nėnshtruar, meqenėse edhe kėtė herė, krerėt e saj kishin refuzuar ēdo lloj marrėveshjeje. Por edhe kėtė herė sulmi i pashės sė Janinės dėshtoi, mbasi nėn nxitjen e agjentit rus nė Korfuz, L. Benaqi, u krijua njė besėlidhje e re e feudalėve tė sanxhakėve fqinjė dhe e kapedanėve suliotė. Ali Pasha mėnjanoi mė parė suliotėt. Besėlidhja nuk arriti tė hynte nė veprim, sepse Aliut i erdhi nė ndihmė edhe Porta e Lartė, e cila ndėrhyri pėr t’i pajtuar, duke vendosur marrėdhėnie krushqie midis qeveritarėve tė Janinės dhe tė Beratit.
Gjatė viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur tė shtrinte pushtetin e vet vetėm nė njė territor tė ngushtė qė kapte krahun e djathtė tė lumit Vjosė deri nė krahun perėndimor tė vargmalit tė Pindit, d.m.th. hapėsirėn Konicė-Kėlcyrė-Korēė, si dhe krahinat e Artės. Por ky pushtet bazohej mė shumė nė sipėrmarrjet e tė ardhurave tė tyre dhe nė pėlqimin e valiut tė Rumelisė e tė Kapedan Pashės se sa nė forcėn e armėve tė tij. Sidoqoftė, me kėtė pėrfundoi faza e parė e pėrpjekjeve pėr forcimin e pashallėkut. Suksesin mė tė madh pėr shtrirjen drejt bregdetit dhe nė Shqipėrinė Jugore Ali Pasha e arriti nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur ndodhėn ngjarje tė mėdha politike nė arenėn ndėrkombėtare.
Nė kėtė kohė Republika Franceze kishte filluar luftėrat pushtuese. Armata e Italisė, qė komandohej nga gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nėnshtroi njė numėr shtetesh italiane, nėnshtroi edhe Republikėn e Venedikut. Me nėnshkrimin e traktatit tė Kampo Formios midis Republikės Franceze dhe Perandorisė Austriake iu dha fund nė vitin 1797 sundimit nė kėtė trevė tė shtetit venedikas, zotėrimet e tė cilit nė ishujt dhe nė bregdetin Jonian u vunė nėn sundimin francez. Kėshtu kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Janinės.
Sukseset e forcave tė armatosura nė Itali, i dhanė dorė gjeneral Bonapartit qė t’i paraqiste Direktoratit planin e sulmit kundėr kolonive angleze, tė cilat pėrbėnin burimin kryesor tė potencialit ekonomik tė Anglisė. Ky plan do tė fillonte me depėrtimin e njė armate franceze nė Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depėrtimi me luftė nė Egjipt do ta armiqėsonte me Perandorinė Osmane.
Pėr tė lehtėsuar ndėrmarrjen ushtarake nė Egjipt, Franca pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit. Komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali pashė Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe jashtė tij. Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, ishte nė interes tė Republikės.
Nė sajė tė kėsaj pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo. Kėto pushtime ishin njė hap i rėndėsishėm pėr shtrirjen e mėtejshme tė pushtetit tė Ali Pashės nė Shqipėrinė Jugore. Duke u njohur banorėve tė kėtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke i trajtuar mirė, ai i ktheu ata nė rezervėn e vet ushtarake. Pėrparimin pėrtej Porto-Palermos nuk e ndalėn aq forcat e bashkuara tė Xhafer Pashės sė Vlorės dhe Mustafa Pashės sė Delvinės, sesa ndėrhyrja e Ibrahim pashė Bushatlliut, qė u dėrgoi ushtri osmanėve, si dhe aleanca ruso-osmane qė u krijua nė kėtė kohė kur Bonaparti filloi fushatėn kundėr Egjiptit. Tani sundimtarit tė Janinės i erdhi rasti pėr t’u kthyer kundėr Francės dhe pėr tė shtėnė nė dorė ish-zotėrimet venedikase nė bregdet.
Napoleon Bonaparti dėrgoi adjutantin e tij pėr t’i kėrkuar Aliut tė mbante anėn e Francės kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumė lavdinė e tij, ose tė mbante tė paktėn neutralitetin nėse nuk mund tė merrte pjesė aktive nė kryengritjen e pashės sė Vidinit, Pasvan Ogllusė, qė i shkaktoi shqetėsime Stambollit. Por Aliu, me tė marrė vesh aleancėn anglo-ruso-osmane kundėr Francės, pa pritur tė mbėrrinte flota e bashkuar ruso-turke, qė do t’i dėbonte francezėt nga qytetet dhe ishujt jonianė, pushtoi Butrintin, tė cilin francezėt kishin refuzuar t’ia jepnin nė formė miqėsore, dhe pastaj Prevezėn e Vonicėn. Pargėn nuk e mori dot, sepse ndėrkohė mbėrritėn forcat ruse qė e vunė nėn kontrollin e tyre. Kėshtu u realizua mė sė fundi synimi pėr t’i siguruar pashallėkut njė dalje tė gjerė nė bregdet dhe zotėrimin e njė vargu skelash me rėndėsi tregtare.
Pėr ta shpėrblyer pėr pjesėmarrjen e forcave tė Pashallėkut tė Janinės nė luftėn kundėr francezėve, Porta e Lartė, nė vitin 1799, i dha Ali Pashės gradėn e vezirit. Por kjo gradė nuk ishte veēse njė akt ngushėllimi, sepse, me kėmbėnguljen e rusėve, tė cilėt e shihnin Ali Pashėn si njė pengesė tė synimeve tė tyre sunduese nė Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora. Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikėn e Shtatė Ishujve dhe me kėtė sanksionoi vendosjen e rusėve nė ishujt jonianė. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona tė sulltanit, konventa sanksionoi shkėputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashės. Mirėpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga kėto qytete, e ktheu nė njė vegėl tė vetėn tė dėrguarin e sulltanit tė caktuar pėr administrimin e tyre.
Ndėrhyrja e rusėve nė Pargė dhe nė pėrpilimin e konventės i ashpėrsoi aq shumė marrėdhėniet e vezirit tė Janinės me pėrfaqėsuesit diplomatikė rusė, sa kėta filluan tė ndiqnin politikėn e venedikasve, duke nxitur e pėrkrahur suliotėt si dhe bllokun feudal tė Shqipėrisė sė Jugut kundėr tij.
Vendosja e rusėve nė ishujt jonianė dhe qėndrimi i tyre armiqėsor ndaj vezirit tė Janinės, qė nisi qysh mė 1798, i dha zemėr Mustafa pashė Delvinės tė kėrkonte ndihmė prej tyre dhe tė ngrihej kundėr Ali Pashės. Por nė tetor 1799, Aliu e detyroi me forcėn ushtarake Mustafa Pashėn tė nėnshtrohej. Pastaj nėn komandėn e Jusuf Arapit, tė cilin e dėrgoi nė Filipopoli, nėnshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kėrxhallinjve. Por rusėt, pasi e detyruan Portėn e Lartė tė nėnshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kėrkuan qė sundimin e sanxhakut tė Delvinės t’ia jepnin agjentit tė tyre, Mustafa Pashės. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundėr Ali Pashės, u dha siguri suliotėve qė kishin gjetur tani njė aleat tė fuqishėm. Megjithėse kishin rėnė nė njė farė marrėveshje me Ali Pashėn dhe nuk e kishin trazuar pėr tė mos provokuar sulme tė tjera, suliotėt e shkelėn ujdinė dhe, tė ndihmuar prej rusėve, arritėn tė grabisnin edhe kopetė e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nėnshtronte pėrfundimisht suliotėt, duke i akuzuar si vegla tė rusėve. Kėta filluan tė veprojnė ndaj tij dhe e paditėn nė Stamboll pėr pėrpjekje pėr pavarėsi.
Nė muajin qershor 1800, pasi siguroi pėrkrahjen e agallarėve kryesorė ēamė, Aliu filloi ekspeditėn kundėr Sulit, por kėtė herė duke pėrdorur njė taktikė tė re, atė tė njė rrethimi tė fortifikuar qė sa vinte e ngushtohej. Ndonėse rusėt bėnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar malėsorėt suliotė me armė e municion, duke organizuar njė besėlidhje me feudalėt kundėrshtarė fqinjė, zgjuarsia e vezirit bėri qė ato tė mos kishin sukses. Pas luftimesh tė dėshpėruara, mė 25 dhjetor 1803, malėsorėt trima tė Sulit nėnshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashės, i cili pranoi kushtin qė ata tė largoheshin jashtė kufijve tė pashallėkut. Por veziri, duke paraparė se suliotėt do tė vazhdonin luftėn nga Parga e ishujt jonianė, nuk e miratoi marrėveshjen dhe urdhėroi qė karvanėt e suliotėve tė ktheheshin e tė vendoseshin nė trojet e pashallėkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shėrbimi siē u kishte premtuar disa herė me radhė. Mirėpo suliotėt nuk pranuan tė ktheheshin dhe filluan luftimet kundėr reparteve tė vezirit. Nė kėto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, tė cilat u sakrifikuan bashkė me fėmijėt e tyre duke u hedhur nė rrėpirėn e shkėmbit tė Za-Llongut. Njė pjesė e mirė e suliotėve duke pasur edhe armėt nė dorė kapėrcyen kufijtė e pashallėkut dhe u strehuan nė Pargė e nė ishujt jonianė. Ata, ashtu siē kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftėn e tyre kundėr tij, sidomos inkursionet nė vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje tė shpeshta gjatė dy dhjetėvjeēarėsh. Kėtė ēėshtje tė rėndė Aliu u pėrpoq ta mėnjanonte, por nuk e zgjidhi, veēse nė fund tė vitit 1820, kur suliotėt morėn anėn e tij kundėr sulltanit.
Edhe pas kapitullimit tė suliotėve, konti Mocenigo, pėrfaqėsues rus nė Korfuz, e vazhdoi qėndrimin armiqėsor ndaj Ali Pashės. Ai nėnshkroi me dy krerėt e Ēamėrisė, Hasan Ēaparin dhe Islam Pronjėn, njė marrėveshje pėr ndihmė kundėr vezirit tė Janinės. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte nė dorė kėtė akt, e denoncoi marrėveshjen e tyre pranė Portės sė Lartė, si ndėrhyrje tė rusėve nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Ishte viti 1806 para se tė fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.
Nė pragun e kėsaj lufte sulltani mori anėn e Aliut, i la atij dorė tė lirė mbi qytetet bregdetare tė Prevezės, Vonicės e Butrintit dhe urdhėroi agallarėt ēamė t’i nėnshtroheshin autoritetit tė tij.
Ndėrsa veziri i Janinės kishte filluar tanimė luftėn pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht suliotėt dhe po ndeshej dhėmb pėr dhėmb me veprimtarinė armiqėsore tė rusėve, nė muajin prill tė vitit 1802, Porta e Lartė e ngarkoi tė vendoste qetėsinė nė Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo qė u interesonte synimeve ruse nė Ballkan, ashtu siē u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre nė Shqipėrinė Jugore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:39 pm

Shtrirja e mėtejshme e Pashallėkut tė Janinės nė Shqipėrinė Jugore (1804-1812)
Postin e valiut tė Rumelisė Ali Pasha e pranoi dhe u mundua ta shfrytėzonte pėr tė luftuar rusėt nė njė front mė tė gjerė dhe pėr tė rritur autoritetin e vet nė Rumeli e sidomos nė Shqipėri, duke bėrė pėr vete sa mė shumė pėrkrahės. Meqenėse nė kėtė kohė, krahas suliotėve, kundėr tij ishte formuar pėrsėri besėlidhja e qeveritarėve kufitarė tė Delvinės dhe tė Vlorės, tė cilėt kishin siguruar edhe pėrkrahjen e Ibrahim pashė Bushatlliut, Aliu e pranoi detyrėn e re pasi vuri si kusht qė Porta e Lartė tė garantonte zotėrimet e veta nga kėrcėnimi i tyre. Kėsaj pune Porta e Lartė ia doli mbanė dhe besėlidhja kėtė herė nuk arriti tė vepronte kundėr Aliut. Kėshtu ai, pa e pezulluar luftėn kundėr suliotėve, filloi me zell detyrėn e re. Ushtria e madhe qė grumbulloi pėr tė vendosur qetėsinė nė Rumeli, e sidomos nė Bullgari, sukseset e rrufeshme qė pati kundėr Osman Pashės sė Silistrės, kundėr ēetave rebele dhe feudalėve tė pabindur, si dhe pasuritė e armėt qė shtiu nė dorė kudo qė kaloi, shqetėsuan kaq shumė qeveritarėt osmanė, sa kėta pėrhapėn fjalėn se tepelenasi po bėhej rrezik pėr fronin e sulltanit. Nė muajin qershor 1803 Selimi III, i cili pati mė shumė frikė sesa nevojė pėr tė, e liroi nga ai post dhe nė vend tė tij emėroi si vali tė Rumelisė vezir Ibrahim pashė Bushatlliun.
Edhe ky korri njė varg suksesesh kundėr feudalėve rebelė. Madje nė muajin nėntor 1804 pashai Bushatlli pėrqendroi 30 000 ushtarė nė Manastir. Ky pėrqendrim nė afėrsi tė Pashallėkut tė Janinės e shqetėsoi Ali Pashėn, i cili pati frikė se mos i iknin nga duart 14 kaza qė kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit. Prandaj u shpėrngul nė Tepelenė dhe bėri pėrgatitje pėr mbrojtje, duke hyrė nė bashkėpunim me Ibrahim Pashėn e Beratit, tashmė rival i Bushatlliut pėr sanxhakun e Elbasanit. Nė maj tė vitit 1805 Bushatlliu filloi operacione luftarake pėr pushtimin e sanxhakut tė Elbasanit, qė e qeveriste si shtesė Ibrahim Pasha i Beratit. Mirėpo u gjend para qėndresės sė forcave ushtarake tė dy sundimtarėve tė fuqishėm tė Shqipėrisė Jugore, tė cilėt e detyruan tė hiqte dorė nga synimi i vet.
Ndėrkohė po zhvilloheshin ngjarje tė rėndėsishme politike nė arenėn ballkanike dhe nė atė evropiane. Pas fushatės kundėr Republikės Franceze, sulltan Selimi III, duke dashur tė pėrforconte pushtetin qendror nė perandori, filloi zbatimin e reformave. Mirėpo feudalėt e mėdhenj provincialė nė Gadishullin Ballkanik, si Ismail bej Serezi, Tersekli Ogllui dhe Pasvan Ogllui, u ngritėn kundėr reformave tė sulltanit, e veēanėrisht kundėr reformės ushtarake, e cila parashihte organizimin e ushtrisė sipas mėnyrės evropiane. Me kėta u bashkua edhe Ali Pasha, jo vetėm pse dėshironte dobėsimin e pushtetit qendror tė sulltanit pėr t’u bėrė sa mė i pavarur, por edhe sepse me sistemin e rekrutimit sipas mėnyrės evropiane do tė goditej rėndė sistemi i rekrutimit tė ushtarėve me rrogė e bashkė me tė do tė goditeshin edhe interesat e shtresės feudale qė mbėshteste pushtetin e tij. Me nxitjen edhe tė Aliut, nė korrik tė vitit 1806, nė Edrene u rebeluan jeniēerėt. Kėshtu pėr pushtetin qendror u krijua njė situatė shumė e rrezikshme, qė sulltanit reformator ia veniti hovin pėr tė vėnė nė jetė reformat.
Ndėrkohė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Perandoria Osmane po afrohej me Francėn dhe po ftohej me Rusinė e Anglinė. Lufta me kėto dy shtete ishte bėrė e pashmangshme. Si rrjedhim, edhe diplomacia e kėtyre shteteve po merrte tjetėr qėndrim ndaj vezirit tė Janinės. Oborri i Petėrsburgut kėrkoi nga kont Mocenigo tė ndiqte njė politikė paqėsore me tė. Parisi i premtoi Aliut ta njihte si sundimtar tė pavarur, nė rast se trupat frėnge do tė pushtonin Gadishullin Ballkanik, dhe se do ta merrte nėn mbrojtje kundėr ēdo ndėshkimi nga ana e sulltanit. Kur mė 1806 Fransua Pukėvili (Franēois Pouqueville), i emėruar konsull i pėrgjithshėm i Francės, mbėrriti nė Janinė nė krye tė detyrės, i solli Aliut edhe premtimin e Bonapartit se do ta ngarkonte me qeverisjen e Korfuzit, po qe se nuk do tė kursente ndihmėn e tij pėr dėbimin e rusėve qė andej. Duke shpresuar se do tė siguronte pėrkrahjen e Napoleonit pėr t’u bėrė sovran i pavarur, Aliu u mundua tė lidhej sa mė ngushtė me Francėn, aq mė shumė kur rusėt vazhdonin tė nxisnin besėlidhjen e feudalėve kundėrshtarė tė tij. Me anė tė Pukėvilit ai i paraqiti qeverisė franceze njė plan bashkėpunimi ushtarak pėr dėbimin e rusėve nga ishujt jonianė. Sipas kėtij plani, Ali Pasha do t’i luftonte rusėt me forcat e veta gjatė bregdetit deri nė Selanik, pastaj do tė merrte pjesė nė nėnshtrimin e serbėve, lėvizja e tė cilėve u shėrbente rusėve. Qeveria franceze e vonoi pėrgjigjen me prapamendim pėr tė mos i prerė hovin Ali Pashės, por edhe pėr tė mos e prishur me Portėn e Lartė qė arriti ta bėnte atė aleat tė saj kundėr Rusisė dhe Anglisė.
Nė dhjetor tė vitit 1806, Porta e Lartė i shpalli luftė Rusisė. Nė janar 1807 Aliu arrestoi konsujt rusė nė territorin e vet dhe, i armatosur me artileri nga francezėt, u orvat tė sulmonte ishullin e Shėn Maurės, por rusėt ngritėn kundėr tij feudalėt ēamė, kurse martallozėt grekė i hodhėn nė njė revoltė tė fuqishme nė Thesali. Aliu gjeti mėnyrėn se si tė pajtohej me ēamėt, kurse kundėr revoltės sė martallozėve thesaliotė dėrgoi Myftar Pashėn, i cili e mbyti nė gjak dhe e shtypi atė. Kurse Napoleoni, duke u nisur nga synimi qė tė siguronte aleancėn e Portės sė Lartė dhe futjen e saj nė luftė me Rusinė e Anglinė, e kėshilloi Ali Pashėn qė interesat e “vėrteta tė tij” t’i shihte tė lidhura me ato tė Perandorisė Osmane. Me fjalė tė tjera, Franca nuk pranoi shkėputjen e vezirit tė Janinės nga shteti osman. Edhe pse nė kėtė kohė Ali Pasha e trajtoi pėrfaqėsuesin e Francės me pėrzemėrsi, marrėdhėniet me kėtė shtet nuk mbetėn tė pėrzemėrta dhe veziri i Janinės kėrkoi tė gjente njė mbėshtetje tė jashtme qė ta pėrkrahte nė synimet e tij.
Kur nė pranverėn e vitit 1807 filluan nė Tilsit bisedimet e paqes midis perandorėve tė Rusisė dhe tė Francės, Aliu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet pėr t’i kujtuar Napoleonit I premtimin lidhur me qeverisjen e Korfuzit. Mirėpo ky nuk e pėrfilli. Si rrjedhim, marrėdhėniet me forcat frėnge, qė u vendosėn pėrsėri nė ishujt jonianė, u ftohėn shumė. Pashai i Janinės u bė pengesė e pakapėrcyeshme pėr planet e Bonapartit pėr zotėrimin e Butrintit dhe pėr ta kthyer kėtė skelė nė njė bazė qė do t’u shėrbente forcave franceze pėr tė mbrojtur mė mirė kanalin e Korfuzit dhe si pikėnisje pėr tė depėrtuar mė vonė nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)   Sat Dec 13, 2008 4:39 pm

Porta e Lartė e dha gojarisht pėlqimin pėr dorėzimin e Butrintit nė duart e komandės franceze tė Korfuzit, si dhe pėr kalimin e trupave franceze nga Dalmacia nė kėtė pikėmbėshtetje nėpėrmjet tokave shqiptare. Mirėpo shqiptarėt si nė veri, ashtu edhe nė jug, e kundėrshtuan njė veprim tė tillė tė Stambollit. Nė kėto rrethana, Ali pashė Tepelena, Ibrahim pashė Bushatlliu dhe pashallarėt e tjerė shqiptarė, nuk i pranuan kėrkesat franceze. Ata lanė mėnjanė mosmarrėveshjet e tyre dhe u pėrgatitėn pėr mbrojtjen e pėrbashkėt. Nė shkurt tė vitit 1808 gjenerali Bertje kėrkoi dorėzimin e Butrintit. Pasi u deklaroi diplomatėve dhe ushtarakėve francezė se “nuk do ta lėshojė Butrintin dhe asnjė pėllėmbė tė tokės shqiptare pa luftė ... e se francezėt nuk do tė kalonin nė vendin e tij veēse mbi valė gjaku”, Ali Pasha e shpalli nė popull ultimatumin francez dhe bėri thirrje pėr mbrojtje. Popullsia e pėrkrahu qėndrimin e vezirit tė Janinės. Po kėshtu bėri edhe Porta e Lartė, e cila anuloi pėlqimin gojor qė u kishte dhėnė francezėve. Pėr tė mos i prishur marrėdhėniet me Stambollin qė e ndryshoi qėndrimin e vet, Bonaparti largoi gjeneralin Bertje nga Korfuzi, ashtu siē largoi edhe ambasadorin Sebastian nga Stambolli. Por plani i tij dėshtoi. I armiqėsuar tani si me Rusinė, ashtu edhe me Francėn, Ali Pasha, pėr tė mbrojtur qytetet bregdetare, u drejtua nga Anglia, me tė cilėn ishin vendosur kontaktet e para qysh mė 1803. Pėrfaqėsuesit anglezė nė Stamboll e Patras i kishin dhėnė pashait tė Janinės informata rreth veprimeve tė rusėve kundėr tij dhe kishin nxitur popullsinė myslimane ta pėrkrahte atė. Mė 22 prill 1806, nė Janinė u vendos konsulli anglez J. P. Morier. Me kėtė rast Ali Pasha u pėrpoq tė pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij me agallarėt ēamė tė pėrkrahur nga rusėt. Edhe Morieri ishte i mendimit se rusėt do tė kishin mė shumė pėrfitime, nėse do ta kishin mik vezirin e Janinės sesa armik, prandaj i kėshilloi tė hynin nė bisedime me tė. Por edhe pse filluan, kėto bisedime u ndėrprenė sidomos nga fundi i vitit 1806, kur politika osmane mori drejtim profrėng dhe Stambolli i shpalli luftė Rusisė e pastaj, edhe aleates sė saj, Anglisė.
Nė nėntor tė vitit 1807, kur i kishte prishur marrėdhėniet me Francėn, Aliu i rifilloi bisedimet me anglezėt pėr tė siguruar tė paktėn mbėshtetjen e tyre. Mė 1808 ai nisi pėr nė Londėr njė pėrfaqėsuesin e vet, Said Ahmetin, qė tė shfaqte gatishmėrinė e vezirit tė Janinės pėr tė ndėrmjetėsuar nė Stamboll rreth pėrfundimit tė paqes midis Perandorisė Osmane e Mbretėrisė Angleze dhe pėr tė ndihmuar forcat detare tė saj kundėr francezėve.
Vrasja e sulltan Mustafait IV dhe sidomos vrasja e Mustafa pashė Bajraktarit bėnė qė politika profrėnge tė fashitej dhe tė miratohej pėrfundimi i traktatit tė paqes me Anglinė nė fillim tė muajit janar 1809. Ali Pasha, qė kishte luajtur njė rol me rėndėsi nė kėto ngjarje, vazhdoi pėrpjekjet pėr zgjerimin e pashallėkut nė drejtim tė Shqipėrisė Jugore. Pasi u arrit paqja midis Londrės e Stambollit, nė shkurt tė vitit 1809, qeveria angleze i dėrgoi atij si dhuratė njė pajisje tė plotė artilerie me predha ndezėse, njė nga prodhimet e fundit tė armėve tė kohės. Bashkė me kėtė dhuratė, nė Janinė erdhi dhe u vendos si pėrfaqėsues diplomatik i qeverisė angleze V. M. Lik (William Martin Leake). Nė kėtė atmosferė, mė 1809, e vizitoi Ali Pashėn edhe Xhorxh Bajroni me Hobharzin. V. M. Lik nuk solli me vete pėrgjigjen ndaj propozimit tė Ali Pashės pėr aleancėn me Anglinė dhe pėr ta marrė atė nė mbrojtjen e saj siē i kishte premtuar edhe nė bisedimet e fshehta. Pasi siguruan aleancėn me Portėn e Lartė, anglezėt s’kishin mė nevojė pėr njė aleancė me Aliun kundėr francezėve. Madje Liku e kėshilloi Aliun tė mos ndėrmerrte veprime luftarake kundėr francezėve. Atėherė Aliu u pėrgatit tė asgjėsonte aleatėt vendas tė francezėve. Rasti i pėrshtatshėm iu paraqit atij me vdekjen e Ibrahim pashė Bushatlliut dhe me grindjet nė Shkodėr pėr punėn e trashėgimisė sė pushtetit.
Duke pasur njė farė pėrkrahjeje nga ana e qeverisė angleze, duke bėrė pėr vete grupimin e fortė tė ēifligarėve beratas qė kryesonte Omer bej Vrioni dhe duke shfrytėzuar kohėn kur Porta e Lartė gjendej nė luftė me Rusinė dhe se telashet e saj me kryengritėsit serbė u bėnė me tė vėrtetė serioze, Ali Pasha iu vu pushtimit tė plotė tė sanxhakut tė Vlorės dhe tė Elbasanit. Nėn drejtimin e tė birit, Mustafa Pashės, ai i hyri pushtimit tė sanxhakut tė Vlorės duke filluar nga kryeqendra e tij, Berati. Aliu dėrgoi drejt kėtij qyteti njė ushtri tė fortė. Pas katėr muaj luftimesh, Ibrahim Pasha i Beratit kėrkoi paqe, duke i lėnė Ali Pashės njė pjesė tė sanxhakut tė vet dhe duke hequr dorė nga sanxhaku i Elbasanit. Kėtė sanxhak sulltani ia njohu nipit tė Aliut, Mehmet Pashės.
Pėr tė shmangur zemėrimin e sulltanit, Aliu nuk vonoi tė dėrgonte njė pjesė tė forcave tė tij nė front. Me pjesėn tjetėr tė ushtrisė ai ndėrmori nė vjeshtė njė sulm tė dytė e tė befasishėm kundėr Beratit, tė cilin kėtė herė e pushtoi. Ibrahim Pasha u mbyll nė kėshtjellė. Por pėrpara se t’i vinte ndihma nga aleatėt e vet, nga feudalėt ēamė dhe nga Mustafa pashė Delvina dhe i braktisur nga ushtarėt e vet, Ibrahim Pasha u detyrua nė fillim tė vitit 1810 tė pranonte kushtet e kapitullimit dhe tė tėrhiqej nė Vlorė. Pėrpjekjet e tij pėr tė rifituar tokat e humbura patėn njė sukses kalimtar me ripushtimin e pėrkohshėm tė Beratit. Por gjatė veprimeve luftarake tė mėtejshme Ibrahim Pasha dėshtoi dhe flota e vezirit tė Janinės e ndihmuar prej anglezėve e mbajti atė tė bllokuar.
Bashkė me Beratin mori fund edhe nėnshtrimi i pjesės sė papushtuar tė Himarės, shumica e banorėve tė lirė tė sė cilės ishin lidhur me francezėt duke shėrbyer nė formacionet ushtarake tė tyre. Ali Pasha e bllokoi krahinėn nga deti dhe nga toka, zbarkoi sė pari nė Vuno e pastaj nė Himarė, Piqeras e Dhėrmi ku vendosi garnizone dhe mori pengje. Mė 24 dhjetor 1810 krahina e Himarės u detyrua tė nėnshtrohej.
Pas nėnshtrimit tė Himarės, feudalėt ēamė, tė gjendur pėrballė kundėrshtimit tė popullsisė ēame, e cila e shihte pushtetin e vezirit tė fuqishėm tė Janinės si mbrojtės tė vetėm tė interesave tė saj, pranuan njėri pas tjetrit tė hynin nėn kontrollin e tij. Nė muajin qershor 1811 iu nėshtruan edhe njėzet e dy krerė tė Dukatit (rrethi i Vlorės) qė kishin qenė lidhur deri atėherė me Ibrahim Pashėn. Pėr garanci tė besnikėrisė sė tyre ata i dhanė pengje Ali Pashės. Kėshtu ra nė duart e tij edhe Pashalimani.
Ndėrkohė, krahas krahinave bregdetare vazhdoi edhe nėnshtrimi i brendisė sė vendit. Jashtė kontrollit mbetėn ende Gjirokastra, Kardhiqi, Zhulati e Vlora, si dhe zonat fshatare tė Nivicės, tė Malėshovės e tė Kuēit. Marrja e qytetit tė Vlorės paraqiste vėshtirėsi, sepse binte ndesh me kėmbėnguljen e Portės sė Lartė pėr tė mos e zhveshur nga pushteti Ibrahim Pashėn, tė cilin e pėrkrahte diplomacia franceze. Por nuk vonoi qė edhe kjo nyje tė zgjidhej. Ali Pasha mundi tė shtinte nė dorė faktet qė zbuluan se Ibrahim Pasha ishte orvatur t’ua dorėzonte Vlorėn francezėve. Kėshtu Porta e Lartė mori anėn e Aliut dhe hodhi poshtė tė gjitha akuzat franceze kundėr vezirit tė Janinės. Ajo nuk kundėrshtoi pushtimin mė 1 gusht 1811 tė Vlorės nga Ali Pasha, me tė cilin u bashkuan edhe krerėt feudalė vlonjatė. Pėrkundrazi urdhėroi vrasjen e Ibrahim Pashės qė u arratis nė malet e Labėrisė. Por Ali Pasha mundi ta shtinte nė dorė dhe nuk e vrau, e strehoi nė Konicė e pastaj nė sarajet e veta nė Janinė, duke e lėnė atė dhe djalin e tij Sulejman Pashėn, nėn kujdesin e grave tė Myftarit dhe Veliut, qė ishin bijat e Ibrahimit.
Rėnia e Vlorės dhe premtimi qė emisari francez nga Stambolli u bėri krerėve tė Shqipėrisė sė Jugut, pėr t’u siguruar pėrkrahjen e Portės sė Lartė dhe tė komandės franceze tė Korfuzit, i vuri kėta nė lėvizje. Nė fund tė muajit gusht 1811, Mustafa pashė Delvina, i vėllai i Sali Beut, Demir Dosti i Kardhiqit, bejlerėt e Gjirokastrės dhe agallarėt e Zhulatit, u lidhėn midis tyre nė kuvendin e Palavlisė dhe vendosėn t’i kundėrviheshin me 10 000 ushtarė shtrirjes sė mėtejshme tė pushtetit tė vezirit tė Janinės. Prandaj mė 9 tetor Aliu nisi 2 000 ushtarė kundėr Gjirokastrės. Mustafa Pasha e i vėllai ngritėn krye duke dėbuar njerėzit e vezirit. Atėherė kundėr tyre Ali Pasha dėrgoi njė ushtri tjetėr, e cila i detyroi tė dy vėllezėrit tė braktisnin Delvinėn e tė shkonin nė Kardhiq. I rrethuar prej dy ushtrive tė Aliut, qyteti i Gjirokastrės, pas marrėveshjes qė u arrit me bejlerėt vendas, u dorėzua mė 20 nėntor 1811. Nėn presionin e banorėve dhe me ndėrmjetėsinė e motrės sė vezirit Shanishasė, bejlerėt vendas u detyruan t’i nėnshtroheshin pasi artileria prishi ujėsjellėsin dhe mullinjtė e qytetit.
Pas kėsaj ngjarjeje agallarėt e Zhulatit u tėrhoqėn nga beslidhja kundėr Ali Pashės dhe iu nėnshtruan atij pa luftė. Mbeti vetėm Kardhiqi, krerėt e tė cilit vendosėn tė luftonin.
Luftimet zgjatėn nga muaji nėntor 1811 dhe deri nga fundi i muajit shkurt 1812. Forcave rrethuese tė Aliut iu desh tė bėnin sakrifica tė shumta pėr tė pėrparuar duke shembur njėrėn pas tjetrės shtėpitė fortesa ku qėndronin mbrojtėsit e qytezės. Luftimet do tė zgjasnin edhe mė, po tė mos qe ndėrhyrja e shtresave tė ulta qytetare qė i detyroi krerėt tė ndėrprisnin luftėn, e cila u bė e pashpresė sidomos pas ikjes fshehurazi tė emisarit francez nė Korfuz. Mustafa Pasha, Demir Dosti e tė tjerė u dorėzuan dhe u dėrguan nė Janinė ku u burgosėn. Aty mjaft prej tyre u pushkatuan me pėrjashtim tė Mustafa Pashės, i cili vdiq mė vonė nė burg. Mirėpo Ali Pasha nuk la pa ndėshkuar qytezėn dhe banorėt e saj qė i kundėrshtuan me luftė. Ndryshe nga trajtimi i qyteteve tė tjera, pėrveē djegies fund e majė tė Kardhiqit, ai pushkatoi edhe shtatėqind meshkuj. Ky akt i rėndė hakmarrės pėr gjakun e derdhur gjatė luftimeve duket se u bė edhe si masė frikėsimi politik pėr tė shmangur kundėrshtimet e tjera nė rrugėn e pushtimeve tė mėtejshme drejt veriut tė Shqipėrisė.
Porta e Lartė pranoi kėrkesėn e vezirit tė Janinės qė Myftar Pasha tė emėrohej qeveritar i sanxhakut tė Vlorės. Duke vėnė nėn pushtetin e vet Thesalinė, Morenė dhe Shqipėrinė Jugore nga Preveza deri nė Shkumbin, familja e Ali pashė Tepelenės arriti kulmin e fuqizimit tė vet. Me shtrirjen e pushtetit tė vezirit tė Janinės nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, u bė njė hap i rėndėsishėm pėrpara pėr bashkimin politik tė trojeve shqiptare. Ky ishte njė objektiv, drejt tė cilit bashkoheshin synimet e feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė tė ēerekut tė parė tė shek. XIX.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -