Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 POEMA „KĖNGĖT E MILOSAOS” DHE FOLKLORI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: POEMA „KĖNGĖT E MILOSAOS” DHE FOLKLORI   Tue Dec 16, 2008 4:03 pm

Jeronim De Rada ėshtė romantiku ynė i parė, i cili e pa se letėrsia popullore e pėrdorur nė vepra luan njė rol tė rėndėsishėm nė pasurimin e tyre. Ai, siē dihet, u muar edhe me mbledhjen e folklorit nė viset e ndryshme ku jetonin arbėreshėt, nė radhė tė parė, nė viset e Kalabrisė, sidomos tė fshatit tė tij tė lindjes, Makit. Pos mbledhjes sė krijimtarisė gojore arbėreshe, De Rada botoi edhe vepra origjinale me vlera tė mėdha artistike, siē janė “Kėngėt e Milosaos” (1836), “Njė pasqyrė e jetės njerėzore” (1898) dhe “Skėnderbeu i pafan” (1872-1884). Ndėr kėto vepra mė sė shumti shquhet poema romantike, apo siē e quajnė dsia studiues, romani autobiografik lirik i dashurisė, “Kėngėt e Milosaos”.
Vepra “Kėngėt e Milosaos” pėr subjekt ka historinė e dashurisė sė Milosaos, birit tė sundimtarit tė Shkodrės me Rinėn, vajzė e varfėr, bijė e Kollogresė, njė dashuri e thjeshtė fshatare, me temė nga shekulli i XV, e mbrujtur me njė lirizėm tė thellė dhe me njė dekor tė pasur natyrorė. Subjekti kryesor i kėsaj vepre ėshtė i ngjashėm me dashurinė e autorit, e cila ishte e gjykuar tė shuhet. Pra, nė kėtė vepėr, dy tė rinj, Milosao dhe Rina, ēojnė dashuri tė pastėr ndonėse dallimet klasore e thonė fjalėn e kobshme, pengojnė qė tė gėzohet fryti i zemrave: dashuria.
Pėr shkrimin e kėsaj vepre, si dhe pėr shkrimin e veprave tė tjera, De Rada u mbėshtet shumė nė truallin e poezisė popullore sa gjatė gjithė veprės sė ndihet fort fryma e krijimtarisė gojore, natyrisht e transponuar mjeshtėrisht nė shpirtin e poetit, me pėrjetimin qė iu tha nė zemėr. Pėrgjatė kėsaj pune poeti nuk u bė imitues i vėrbėr i poezisė popullore, por u ngjall nga ajo, duke e ngritur artin e vet shumė lart. Ndoshta nė kėtė ndikoi fakti se edhe vetė subjekti i poemės kishte tė bėnte me ndjenjat e tė rinjėve fshatarė, tė cilėt luftonin dhe dashuronin.
Nė kėtė vepėr, si edhe nė tė tjerat, De Rada, letėrsinė popullore e shfrytėzoi nė mėnyrė asimiluese dhe krijuese. Megjithė mbėshtetjen nė letėrsinė gojore, kudo nė krijimtarinė e tij shihet vula vetiake e poetit. Me elementet nga folklori te De Rada nuk duhet kuptuar vetėm ndikimin apo huajtjen e vargjeve, por kėtu duhet tė pėrfshihet edhe huazimi i motiveve, ambienteve, personazheve, ngjarjeve dhe tipave qė shpesh i ndeshim nė poezinė popullore.
Nė rend tė parė, pėr tė shkruar veprėn “Kėngėt e Milosaos”, De Rada nga poezia popullore arbėreshe huazoi personazhet me tė gjitha karakteristikat dalluese. Nga figurat e kėsaj poezie muar Milosaon, heroin kryesor tė poemės, i cili nė kėngėt popullore arbėreshe ndeshet me emėrin Miloshin. Siē shihet, De Rada, pėr emėrin e heroit tė vet, Milosaos, bėri njė ndryshim fare tė vogėl tė emėrit tė figurės sė kėngėve legjendare: Miloshin. Fund e krye veprės, Milosao ėshtė, thuaja, identik me trimat qė ndeshim nė folklorin arbėresh. Ai ka njė botė tė pasur emocionale: sa ėshtė i ndjeshėm po aq ėshtė i vrullshėm. Ideali i tij estetik ėshtė i njėjtė me atė tė heronjėve qė i njohim nga kėngėt popullore: dashuron vashėn e bukur me faqe tė kuqe si mollė, tė cilat i zbukuron njė pikė e zezė, me flokė tė gjata thurė gėrshetė, me gjinj tė fryra e tė tjera. Sikurse heronjtė e kėngėve popullore edhe Milosao nė radhė tė parė.
ėshtė trim i paepur dhe atdhetar i flaktė... Mbi dashurinė personale ai vė atė tė pėrgjithshmėn, mbrojtjen e atdheut nga armiku. Ē’vlen dashuria nėn thundrėn e huaj, nėn ēizmėn e armikut?! Derisa gjendet nė vijėn e parė tė luftės, ai e kujton vashėn e vet, ashtu siē bėjnė shumė heronjė tė kėngėve popullore. Mendime tė ndryshme e trazojnė trimin: vallė e ka harruar e dashura? Mendime tė tjera i japin forcė pėr luftė: do tė ēlirojė atdheun, do tė martohem dhe do tė jetoj i lumtur me tė dashurėn... Kėsisoj mendojnė edhe shumė trima tė krijuar nga gjeniu popullor. Jeta idilike qė bėn Milosao me Rinėn, pas martese, na kujton shumė tabllo tė kėngėve popullore ku flitet pėr jetėn e qetė tė tė dashuruarėve nė fshat. Poashtu, edhe vdekja e Milosaos ėshtė ajo e heronjėve legjendarė: vdekje heroike pas kryerjes sė dertyrės karshi atdheut. Nė ēastin e vdekjes Milosao nuk ėshtė i zymtė, por fton shokėt qė t’ia hapin tendėn dhe pėr tė fundit herė, me gaz nė zemėr, ta shikojė Shkodrėn e dashur, atdheun e vet. Milosao, si heronjtė e kėngėve popullore, ka njė dashuri tė madhe pėr jetėn dhe natyrėn. Kėshtu, De Rada, me mjeshtri prej poeti tė rrallė e kompletoi heroin e veprės sė vet me tė gjitha karakteristikat optimiste tė heronjėve tė letėrsisė popullore.
Tipare fytyrash tė huazuara nga poezia popullore ndeshėn edhe te fytyra e Rinės, e cila na pėrkujton vajzėn e pėrvuajtur fshatare, atė qė njė ndėrrim fjalėsh me njė mashkull, e bėn tė skuqet dhe tė turpėrohet nėn atė shami tė bardhė. Edhe pse nuk del e kompletuar si Milosao, prap se prap, portreti fizik dhe moral i saj ėshtė ai i vashave tė kėngėve popullore. Rina, si me emėr, ashtu edhe me tipare, u pėrngjanė shumė personazheve tė kėngėve popullore, nė tė cilat pasqyrohet ambienti patriarkal plot thashėtheme i fshatit arbėresh. Bijė e njė fshatari tė varfėr, ajo ėshtė e pajisur me plot emocione tė pėrmbajtura. Rina, ashtu siē ėshtė ndėrtuar, paraqet besnikėrisht jetėn dhe kohėn e Poetit. Ajo shpesh del me shoqe nė natyrė tė takojė trimin qė ia ka rrėmbyer zemrėn. Pėrgjigjet e saj Milosaos janė tejet tė shkurtėra. Edhe pse e do Milosaon me gjithė zemėr, me qė u drohet gojėve tė kėqia qė flasin pėr raste tė tilla, e porositė tė dashurin qė mos ta pėrcjelli rrugės dhe nė punė. Nė kėngėt legjendare dhe nė lirikėn patriotike krah burrave dhe vėllezėrve tė tyre luftojnė edhe gratė. Rina nuk ėshtė e tillė, jo pse nuk shkon vetė nė luftė, por pse mundohet ta pėngojė edhe Milosaon. Mungesa e kėtij virtyti Rinėn, si personazh tė vepės, e varfėron pėr njė dimension. Ndoshta, lidhur me kėtė poeti do tė niset edhe nga fakti se nė shumė kėngė popullore ekziston konflikti modis vajzės dhe trimit. Nė kėngėt e tilla, vajza nė ēdo mėnyrė kundėrshton largimin e trimit, i cili ėshtė i vėndosur tė shkojė nė luftė:

Lusi vasha tė zonė
Tė bijin tri pika shi
Trimi t’ mos vesi nė gurret
Ndaj lusen, ndo mos ti vesh;
Pra ēė gjė mė se m’mbanė
Mos, sot, nesėrith
U ndė gurrė vetie.

Me kėtė veti, e cila mungon te Rina, De Rada e pajisi Zonjėn e Madhe, nėnėn e Milosaos. Ajo shquhet pėr shpirtin luftarak dhe pėr ndjenjat e fuqishme patriotike, si shumė nėna nė jetėn dhe nė folklorin tonė. Megjithatė, nė kėtė poemė Zonja e Madhe vijėzohet me fytyrėn e plakave tė poezisė sonė popullore: e edukuar nė frymėn patriarkale, konzervative dhe mbrojtėse e vėndosur e interesave klasore. Letica, motra e Milosaos, ndėrtohet me tiparet e vajzės sė thjeshtė tė fshatit, e ndėgjurshme dhe punėtore e palodhshme. Nė kėtė poemė ajo nuk ka ndonjė funksion tė caktuar. Mė tepėr paraqitet si reflektim i motrės sė Gjergj Elez Alisė: sakrifikon lumturinė e vet dhe rri nė shtėpi tė kujdeset pėr tė vėllanė, Milosaon. Ndikimi i drejtpėrdrejt i poezisė popullore arbėreshe tė Kalabrisė ndihet nė shumė pjesė tė veprės “Kėngėt e Milosaos”. Pos tjerash, De Rada, nė kėtė poemė inkuadroi edhe vargje tė paprekura ose tė prekura nė mėnyrė diskrete dhe mjeshtrore. Ja, pėr shėmbull, vargjet, tė cilat me fuqinė e vet s’kanė mundur tė shkrihen nė shpirtin e poetit dhe na ngjallin pėrkujtim tė freskėt tė poezisė popullore:

Duro zemėr duro
Sa duroi mali me borė

Vargjet qė pėrkojnė shumė me poezinė e popullit dhe ritmojnė ngjashėm me to janė edhe vargjet e kėngės VIII.
Lidhur me marrėdhėniet e artit tė De Radės dhe poezisė popullore, Dhimitėr Shuteriqi ka bėrė njė analizė tė hollė nė revistėn “Nėntori”, nr. 3, tė vitit 1963. Nė kėtė analizė Shuteriqi pohon se De Rada e kishte shfrytėzuar njė dorėshkrim me kėngė popullore arbėreshe tė mbledhura nga prifti i fshatit, Thoma Belushi. Kėtė dorėshkrim pati rastin ta njohi edhe Shuteriqi. Prandaj, ai me plot bindje thekson se dorėshkrimin nė fjalė e ka shfrytėzuar De Rada “nė mos pėr vėllimin folklorik qė botoi sigurisht pėr tė shkruar poemėn e Milosaos”. Pra, dy kėngėt e atij dorėshkrimi me ndryshime minimale, u bėnė dy kėngėt mė tė bukura tė poemės “Kėngėt e Milosaos”, kanga e IV dhe kėnga XII.
Nė kėngėn e katėrt tė poemės bėhet fjalė pėr lidhjen e marrėdhėnieve intime midis dy tė dashurve. Njė ditė tė diele Milosao merr guxim dhe shkon nė shtėpi tė Rinės, tė cilėn e gjėnė vetėm, duke thurė gėrshetėn. Rina ia shpallė dashurinė Milosaos nė mėnyrė fshatare, pėrmes dy mollėve tė pjekura, tė cilat ia dhuron nė shenjė kujtimi e kujdesi. Tė njėjtėn pėrmbajtje e ka edhe kėnga popullore e shėnuar nga Belushi. Pos pėrmbajtjes kėnga IV e poemės ka edhe disa vargje identike me kėngėn nė fjalė.

Kėnga popullore:
Ish e diela me natė
Se ish eti djegurith
di moll t’ėmbėlja
manej prapa arthit
arthit e shpieksurith...
n’dėmėl mė tė puthurit

De Rada:

Ish e diela menatė
Se ish eti djegurith
me presin ndė roliet
dii mooll t’ardhura
maanej mbi veshin e bardhė
lesht e saj tė shpieksurith
nd’ėmėl aq tė puthurit

Nė kėngėn e XII, ashtu si nė kėngėn popullore, tregohet se fshati ka marrė vesh pėr takimet e dy tė rinjėve. Pėrgojimet kanė arritur kulmin. Vasha i bėn lutje trimit t’i rrallojė takimet. Edhe nė kėtė rast kėnga e poemės pėrkon me vargjet e kėngės popullore.

Kėnga popullore:

Trim ti mua ndė mė do mirė
Mos m’u piq po mos mė ruaj
Vash i pari im mall...
aq i miel e s’u pantegta
zemėr tė tė dhunoja
mos mė bėn tė tė jem
ljotėve cė mėng shprishėn
ndo uri tė nemuris
ndo gjegjmi kopiljevet

De Rada:

- Trim ti mua ndė mė do mirė
Udhėvet mos m’u pėrpiq
Mos mė ruaj ndė lėghiet
vash i pari im mall
aq i mielji e su pentehja
sa edhe tė tė dhunoja
mos mė bėj tė jem unė
fajtore pėr kėtė
qė ti nuk duhet tė derdhish
ose pėr urinė e tė varfėres
ose pėr vajzat qė dėgjojnė

Nga ky krahasim shohim qartė aftėsinė e De Radės “si dhe gximin me tė cilin ai e bėri pėr vete artin e popullit duke marrė nga folklori jo vetėm frymėn dhe mjeshtrinė po edhe pjesė tė tėra, tė cilat i pėrpunoi sado pak dhe i vendosi nė veprėn e tij.” (Dh. Shuteriqi, “Nėntori”, nr.3., Tiranė, 1963, fq. 137).
Element tjetėr ndikimi, pėrveē personazheve dhe vargjeve tė theksuara mė sipėr, ėshtė edhe takimi dashuror i vajzės me djalin te kroi, i cili del dukshėm nė veprėn e De Radės. Kemi parasysh se nė poezinė popullore, zakonisht, takimet e tilla bėhėn te kroi, meqė nė atė ambijent tė rinjtė janė tė lirė nga prindėrit.
Edhe Rina e Milosao tė shumtėn e herave takohen te kroi, aty ku buron ujėt e kthjelltė, aty ku buroi edhe dashuria e tyre e ēiltėr.
Nė shumė kėngė tė poemės sė De Radės hyrjet janė tė menjėherėshme. Nė disa raste hyrjet fillojnė me pyetje retorike dhe janė tė mbushura me dialogje mes trimit dhe vashės, ashtu siē ndodh dendur nė letėrsinė gojore. Pyetjet dhe dialogjet e tilla krijojnė menjėherė atmosferėn e bisedės dhe lidhin drejtpėrdrejt poetin me lexuesin.
Tė gjitha zakonet, doket, koloriti lokal dhe botėkuptimet qė ndeshim nė kėtė poemė pėrkojnė me ato tė kėngėve popullore.
Nga poezia popullore arbėreshe De Rada mori edhe strukturėn e vargut pėr veprėn e vet. Nga ajo muar vargun tetėrrokėsh trokaik tė parimuar dhe figurat stilistike, si krahasimin, hipėrbolėn, personifikimin, kontrastin, epitetin, metaforėn, etj.
Nė kėtė mėnyrė, pra, “De Rada nuk imitoi poetėt italianė, siē kishin bėrė poetėt arbėresh tė shek. XVIII po imitoi popullin, duke i sjellė kėshtu njė shėrbim tė madh zhvillimit tė formės kombėtare nė poezinė e shkruar tė arbėreshėvet”. (Dh. Shuteriqi, Histori e let. shqipe, fq. 79.)
Gjithė ēka u tha mė sipėr dėshmon se sa afėr qe De Rada me popullin, me shpirtin e tij: poezinė. Kėto huazime elementesh tė kėngės popullore De Rada i mor me vetėdije tė plotė poetike duke mos u bėrė asnjėherė imitues i thjeshtė i saj. Dhe, mu kėto elemente bėnė qė vepra e tij tė ngrihet nė kulmet mė tė larta artistike, tė bėhet mė popullore, mė e pėrjetshme.


Shkruar nga Kadri Rexha.
marr nga radiokosovaelire.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

POEMA „KĖNGĖT E MILOSAOS” DHE FOLKLORI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -