Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Lek Lekė Matrėnga autori i parė i letėrsisė sė arbėreshėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Lek Lekė Matrėnga autori i parė i letėrsisė sė arbėreshėve   Tue Dec 16, 2008 2:06 pm

(Lekė Matrėnga 1560-1619)

Pėr Lekė Matrėngėn, autorin e veprės mė tė lashtė tė letėrsisė arbėreshe, si edhe pėr disa autorė tjerė tė letėrsisė sonė tė vjetėr, nuk ekziston ndonjė fond i gjėrė i tė dhėnave ku do tė mėsohej mė shumė pėr jetėn dhe veprėn e tij. Lekė Matrėnga u lind nė vitin 1560 nė katundin Hora tė arbėreshėve nė afėrsi tė Palermos, nė Sicili. Dihet se qe pasardhės i njė familjeje tė shquar e cila kishte emigruar nga Himara qysh nė vitet e para pas vdekjes sė Skėnderbeut, nė ato vite kur turqit i shtuan luftėrat dhe pas njė pėrpjekjeje tė madhe ia dolėn tė thejnė qėndresėn heroike tė popullit tonė dhe ta fusin nėn sundimin e vet edh Shqipėrinė. Sundimi turk pėr tė, si edhe pėr vendet tjera, qe njė katastofė e madhe kombėtare. Shqipėria, e ēmuar dhe e nderuar si shpėtimtare e krishtėrimit nga qytetėrimi evropian, kthehet nė gėrmadhė: shumė qytete, bashkė me kulturėn e pasur, u rrafshuan me tokė, banorėt e saj u masakruan, tė tjerėt u ngjitėn nė malėsitė e pakalueshme pėr armikun, atje ku e ndienin veten Ante mitologjik, ndėrsa shumė tė tjerė, gati njė e treta e popullsisė, qė tė mos i shtrohet zgjedhės sė urryer turke u detyruan t’i braktisin vatrat e shenjta duke u mėrguar pėrjetė nė bregun e pėrtejmė tė Adriatikut dhe u vendosėn nė jug tė Gadishullit Apenin. Me lotė nė sy ua kthyen shpinėn vatrave tė mbetura shkret, tė cilat po i merrte i huaji. Qanin pėr dheun e bekuar qė mbante nė gji tė vet asht e rrashtė tė etėrve dhe vėllezėrve tė tyre luanė, tė cilėt pėr njėzet e pesė vjet rresht, me qėndresėn heroike, i dhanė dritė e nam Shqipėrisė. Vashat e veshura me tė zeza, me dėnesje dhe rėnkim tė papėrmbajtur, vajtonin pėr dheun e lėnė dhe pėr fatin e vet tė mjerė:

Lamtumirė dheu im,
T’pėrshėndes se po tė lė
E s’do tė shoh un’ ty mė
As kam vend se ku tė vete
As qytet ku tė vendosem
Pa njė shpi ku tė mbėlidhėm
Kėto degė e kėto lule
Vyshkėn shpejt kur tė jenė larg
Nuk ma nxjerrin fare mallin

Emigrimi drejt Italisė, nė grupe tė vogla, kishte filluar edhe mė herėt, por pas vdekjes sė Skėnderbeut mori pėrmasa mė tė mėdha. Me urdhėr tė Mbretit tė Napolit emigranet shqiptar u vendosėn nė trevat mė tė varfėra tė Italisė Jugore, si nė Basilikata, Pulja, Kalabri dhe Sicili. Nė gjysmėn e parė tė shekullit XVI pėr nė Itali emigrojnė edhe njė pjesė e shqiptarėve nga Morea e Greqisė. Si pasojė e jetesės nė kushte tė vėshtira ekonomike, sociale dhe kulturore emigrantėt shqiptarė pėrgjithėsisht bėnė njė jetė tė izoluar nga vendėsit.
Kėta emigrantė me vete bartėn njė kulturė tė pasur shpirtėrore. Me dashurinė dhe mė tė madhe ata ruajtėn gjuhėn, zakonet kombėtare, kujtimin e gjallė tė dheut te tė parėve dhe tė Skėnderbeut... Nga kjo degė e trungut tė kombit tonė do tė dalin shumė personalitete tė shquara, tė cilėt gjatė shekujve do tė japin ēdo gjė nga vetja pėr tė mbajtur tė gjallė nė ato vise historinė dhe traditat e stėrgjyshėve. Lekė Matrėnga ėshtė njėri ndėr ta dhe konsiderohet si themeluesi i njė tradite tė pasur letrare, e cila sa vjen e pasurohet mė shumė pėr t’i dhėnė frytet e pjekurisė, sidomos me De Radėn, Darėn e Ri, Seremben dhe Santorin, gjatė pėriudhės sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pas mbarimit tė mėsimeve fillestare, Lekė Matrėnga studioi nė kolegjin fetar tė Shėn Atanasit nė Romė. Pėrveē me mėsimet fetare, nė kėtė kolegj, Matrėnga u pajis edhe me njohuri tė nevojshme nga letėrsia antike greke e latine. Pas studimeve Matrėnga shėrben si prift nė vendlindje. Pėr t’u ardhė nė ndihmė bashatdhetarėve tė vet, tė cilėt, siē pohon nė librin e tij, nuk e kuptonin fare italishtėn, i pėrvishet pėrkthimit tė njė katekizmi. Libri “Embsuame e Kėrshterė”, pėrkthim i katekizmit tė priftit spanjoll Ladesma, u botua nė Romė nė vitin 1952, po atė vit kur edhe filloi tė punojė. Tė njėzet e tetė faqet e tij hapen me njė letėr kushtesė me anėn e sė cilės autori i shpjegon rrethanat dhe qėllimin e pėrkthimit tė kėsaj vepre. Nė vijim, fill pas kushtesės, pas njė kėnge tė pėrshpirtshme qė pėrbėhet prej tetė vargjesh, tė cilėn Matrėnga e pėrkthen nė mėnyrė tė lirė nga gjuha latine. Libri ka pėr bazė alfabetin latin.
Shikuar nė tėrėsi kjo vepėr ka rėndėsi tė shumėfishtė, por nė mėnyrė tė veēantė rėndėsia e saj qėndron nė aspektin historik dhe gjuhėsorė. Ėshtė vepėr e parė e letėrsisė arbėreshe e shkruar nė toskėrishte dhe, pas “Mesharit” tė Gjon Buzukut, numėrohet si libri i dytė i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe nė pėrgjithėsi. Nė kėtė libėr gjenden edhe vargjet e para tė letėrsisė shqipe. Me kėtė vepėr, nė trevat arbėreshe, fillon njė traditė e tė shkruarit nė gjuhėn shqipe qė nuk do tė pushojė nė asnjė kohė. Lekė Matrėnga vdiq nė vendlindje, nė vitin 1619.

Lekė Matrėnga:

KĖNGĖ E PĖRSHPIRTĖSHME

Gjithėve thėres, kush do ndėlesė,
tė mirė tė krėshtė, burra gra,
mbė fjalėt e Tinėzot tė shihi meshė,
se s'ishtė njerii nesh ēė mkatė s'kaa;
e lum kush e kujton se ka tė vdesė,
e mentė bashkė mbė Tėnėzonė i kaa,
se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
e bėn pėr bijr tė tij e pėr vėlla.


Shkruar nga Kadri Rexha.
marr nga radiokosovaelire.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Lek Lekė Matrėnga autori i parė i letėrsisė sė arbėreshėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -