Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Vargje tė vjetra shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Vargje tė vjetra shqiptare   Tue Dec 23, 2008 5:04 pm

Nė kėtė temė tė cilėn po e hapi mundė tė sjellim vargje tė vjetra tė shkruara nė shqip nga shqiptar dhe autorė tė ndryshėm.



Zbulimi, Njė poemė e botuar shqip nė Greqinė e 1889


Arben Llalla-Gazeta shqiptare

Poema e vitit 1889, e shkruar nė Pire nga njė arvanitas i Greqisė,
pėr shumė arsye duhet tė cilėsohet e rėndėsishme se deri mė sot nga
studiues tė ndryshėm nuk ėshtė botuar ndonjė studim pėr letėrsinė e
vjetėr tė shqiptarėve tė Greqisė qė njihen me emrin arvanitas. Ky
krijim i madh vjershėtor, gjendet i botuar pėr herė tė parė nė
numrin e muajit maj tė vitit 1889 nė revistėn “APOLLON”, qė e
botonte D.K.Sakelaropulos nė Pire tė Athinės (“BESA”, Athinė, nėntor
1995, fq. 7).. Nė kėtė revistė, bashkėpunonin shkrimtarė dhe
dijetarė tė asaj kohe nė Greqi. Poema ėshtė ribotuar pėr herė tė
dytė nė gjuhėn greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani P.Gjika
nė vitin 1995 nė revistėn “ BESA”, qė e botonte “Lidhja e
Arvanitasve tė Greqisė”. Vendosa t’i rrekem studimit tė kėsaj poeme
me rėndėsi tė veēantė pėr letėrsinė e vjetėr shqipe, pėr ta
transkriptuar me shkronja latine dhe pėrshtatur nė gjuhėn e sotme
standarde shqipe. Poema ėshtė shkruar mė 26 mars tė vitit 1889 nga
njė arvanitas, i cili mbetet i panjohur deri mė sot dhe, kėtė poemė
ia kushton fejesės sė princeshės Aleksandra tė Greqisė me dukėn e
madh tė Rusisė, Pavlo Aleksandroviē, djali i perandorit tė Rusisė
Aleksandrit tė Dytė dhe vėlla i perandorit Aleksandėr i Tretė.
Poema, ka titullin origjinal “NTE EPARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA”
(PĖR TĖ PARĖN PRINCIPESHĖN TONĖ LEKSANDRA). Vėllimi dhe numri i
revistės nė tė cilin ėshtė botuar poema i dedikohet D. Mesallės me
shėnimin:
“Mbrojtėsin tepėr fisnik tė letrave dhe muzėdashės me respekt tė
thellė dhe mirėnjohje i kushtojmė vėllimin e pestė tė Apolonit.
Drejtori”. Vajza e mbretit tė Greqisė, Gjeorgjit tė parė dhe
mbretėreshės Ollga, princesha Aleksandra u martua nė vitin 1889.
Martesa e princeshės Aleksandra me dukėn e madh tė Rusisė, Pavlon,
zgjati vetėm dy vite, sepse princesha Aleksandra vdiq nė vitin 1891,
nė Rusi, nė moshėn 21 vjeēare. Varri i saj gjendet nė faltoren Petro
dhe Pavel nė Petėrburg (ish-Leningrad), me pjesėtarė tė tjerė tė
familjes perandorake ruse. Mė 1889 erdhi Pavli nė Greqi pėr tė marrė
nusen e tij, princeshėn Aleksandra, tė shkojnė nė Rusi, tė martohen.
Kjo ngjarje i jep shkas njė arvanitasi, qė mbetet i panjohur pėr ne,
tė shprehė poetikisht ndjenjat e tija duke e filluar poemėn me
vargjet e njohura: Tė kėndoj nė shqip/ nė gjuhėn heroike/ qė foli
admiral Miauli/ Boēari dhe gjithė Suli.
Me fillimin e kėtyre rreshtave, poeti na tregon, se gjuha qė flitnin
shumica e heronjve tė Kryengritjes greke tė vitit 1821, ishte
shqipja. Nė kėto vargje pėrmendet admirali i madh Andrea Miauli i
cili ishte biri i Dhimitėr Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja.
Njė stėrgjysh i Andreas e ndėrroi mbiemrin nga Boku nė Miauli. Duke
marrė pėr mbiemėr emrin e anijes Miauli ku ai punonte me vite tė
tėra. Andrea Miauli, lindi mė 20.5.1769 nė ishullin e Hidrės4. Nė
vitin 1822 Andrea, u zgjodh komandant i flotės detare tė ishullit
Hidra. Revolucionit tė 1821 Andrea Miauli, i fali 250.000 franga
floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte njė njeri i thjeshtė
dhe trim. Dinte tė fliste gjuhėn e mėmės shqipen dhe anglishten.
Gjuhėn greke nuk e dinte dhe mėsoi tė shkruante greqisht vetėm emrin
e tij kur u bė Admiral. Ai nuk pranoi shumė dekorata dhe privilegje.
Kėshtu nuk pranoi dekoratėn “Kryqi i Legjionit tė Nderit” tė dhėnė
nga mbreti i Francės Karli X5. Miauli, vdiq mė 21.7.1835, dhe u
varros nė Pire. Zemra e tij ėshtė ruajtur nė njė kuti argjendi nė
Ministrin Detare Greke. Nė vargun e mėposhtėm, pėrmendet Boēari dhe
bėhet fjalė pėr fisin e madh trim tė Boēarėve tė Sulit, tė cilėt
kishin ardhur nė Sul tė Janinės pas vdekjes sė Gjergj Kastrioti
Skėnderbeut, me rreth 200 luftėtarė arbėr dhe familjet e tyre. Nga
kjo familje e dėgjuar, dolėn shumė burra trima si: Kiēo Boēari,
Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Revolucionit grek tė
vitit 1821, Noti Boēari. Por, mė i njohuri, qė mbeti nė histori si
luftėtar trim dhe njeri i kulturės sė shkrimit shqip, ishte Marko
Boēari, i lindur nė Sul tė Janinės mė 17906. Ai, kur gjendej i
internuar nė Korfuz, mėsoi greqishten dhe bėri tė famshmin “Fjalorin
dygjuhėsh tė greqishtes dhe shqipes sė thjeshtė” mė 1809, qė e
shkroi Markoja vetė me ndihmėn e babait tė tij, Kiēo Boēari (1754-
1813), xhaxhait Noti Boēari (1759-1841) dhe vjehrrit tė tij, Kristaq
Kallogjeri nga Preveza7. Kjo vepėr ishte pėrfundimi i nxitjes sė
konsullit francez Pukėvil, siē pretendonte francezi vetė, pėrpjekje
tė mėsojnė suljotėt shqiptarė greqisht dhe tė merren vesh me grekėt.
Sido qė tė jetė puna, fakt ėshtė se kemi tė bėjmė me njė hero qė ka
shqetėsime kulturore, qė krijoi njė vepėr kulturore dhe, si
rrjedhim, me tė drejtė, Marko Boēari, mund tė quhet si realizuesi i
fjalorit tė thjeshtė tė parė greqishtshqip. Pra, me kėto rreshta,
poeti, nis poemėn e tij kushtuar princeshės Aleksandra qė ai nė
poemė e quan Leksandra. Nė kohėn kur ėshtė shkruar poema, studimet
albanologjike nė Greqi ishin nė fazėn e lulėzimit. Nė fund tė
shekullit XIX flitej mė shumė pėr bashkimin e Greqisė me shtetin
shqiptar tė paqenė dhe krijimin e njė mbretėrie greko-shqiptare.
Pikėrisht, pėr kėtė bashkim, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh
Kola, ka botuar nė vitin 1996 dokumentin historik me titull “Thirrje
e Lidhjes Arvanitase tė Athinės drejtuar Vėllezėrve arbėr tė
Arbėrisė”. Ky dokument historik ėshtė shkruar nė vitin 1899 dhe
parashtrohen arsyet pėr bashkimin e grekėve me shqiptarėt nė njė
mbretėri tė vetme. Pikėrisht, pėr kėtė bashkim, mbretėresha e
Greqisė, Ollga, dėshironte tė mėsonte gjuhėn shqipe. Poema e vitit
1889, ėshtė shkruar nė gjuhėn shqipe apo arbėrishte si e quajnė nė
Greqi gjuhėn shqipe. Duhet thėnė se nė shekullin XIX, gjuha shqipe
kishte njė shtrirje tė gjerė nė Ballkan. Nė Greqi, nė fund tė
shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa mė e madhe e popullatės
e deri brenda nė oborrin mbretėror. Bile nė flotėn detare, ushtarake
dhe tregtare greke flitej shqip. Pėr tė shkruar poemėn nė gjuhėn
shqipe ose arbėrishte, autori nė mungesė tė njė alfabeti tė njėsuar
tė gjuhės shqipe, nė ato vite ka pėrdorur shkronja greke.




(Fragment nga Poema)

Tė kėndonnė ndė arbėrishte,
Ē’ ishtė gluhė trimmėrishte,
Ē’ eflit nafarhu Miauli
Bocari, dhe gjithė Suli.

Tė kėndojmė nė shqip
qė ėshtė gjuhė trimėrie,
qė e fliste admiral Miauli,
Boēari, dhe gjithė Suli.

Duav diev ndė mal,
si tė pa siprė ndė kal,
ufsheh bėrdha ndė nė re,
tė ndritonjėsh ti ndė dhe.

Doli dielli nė mal,
si tė pa sipėr nė kalė,
u fsheh brenda nė re,
tė ndriēohesh ti nė dhe.
ndrito pėr mua ti tė tha.

Kur ti vinje ka Tatojė,
Hėna dil ka Jmitojė,
tuke shtif sit’ e te pa,
ndrito pėr mua ti tė tha.

Kur ti vije nga Tatoi,* ( mal nė Atikė)
Hėna dilte nga Imitos,* ( mal nė Atikė)
duke hedhur sytė e tė pa,
ndriēo pėr mua ty tė tha.

Drita je ēė sperėndon,
lulea e lulevet ēė mblon
vendetė ka merudhi,
kado vete e kado rri.

Drita je qė s’perėndon,
lulja e luleve qė mbulon,
vendet nga kundėrmimi,
nga do vete e nga do rrish.

Parnithi njė krino nxuar,
e ka marudhia e hovė,
erdh njė Dhuk’ e na emuar,
e ekev ndė Peterhovė.

Parnis* njė zambak nxori, (mal nė Atikė)
e nga aroma e hollė,
erdhi njė duk dhe na e mori,
dhe e ēoi nė Petėrburg.


Lulea e lulevet me fletė
bėrdha ndė pallat jė vetė,
kur hin bėrdha ndė njė gardh,
ka gjithė luletė ti sbardh.

Lule e luleve me fletė
brenda nė pallat je vetė,
kur hyn brenda nė njė gardh,
nga gjithė lulet ti zbardh.


Drita luan ndė diamant,
ēel e shqep ndė njė perlandė,
bėrdha ndė si tėnd ēė luan;
edi vetėm’ aj ēė ruan,
tė sglidh mė tė mirėn’ vajzė
pėr ti shkon ndė glisht’ unazė.

Drita luan nė diamant,
ēel e shqep nė njė perlandė,
brenda nė sy tėnd qė luan?
E di vetėm ai qė ruan,
tė zgjedhė mė tė mirėn vajzė
pėr ty shkon nė gisht unazė.


Ketu e tri milė vjet,
vasillopuv nėk’ uvjet,
tė mos ngjitej ati lart,
tė shih Lenėnė ndė Spart

Kėtu e tremijė vjet,
princeshė nuk u gjet,
tė mos ngjitej atje lart,
tė shihnin Lenėn nė Spartė (Helena e Trojės)


Lenėnė ēė njer pastaij
ka tė bukurit’ e saij,
njė ēė dh’ asajė i pėlqev
vasillopuv e rrėmbev.

Lenėn qė njeh pastaj
nga tė bukurit e saj,
njė qė asaj i pėlqeu
princi e rrėmbeu.


Pastaij ka tri milė vjet,
na uleshe ti ē’ i glet
Lenesė, ndė kurm ndė si,
ndė t’ ecurė ndė bukuri.

Pas tremijė vjetėsh,
na uleshe ti qė i ngjan
Lenės, nė trup, nė sy,
nė tė ecur nė bukuri.

Ndai menate del njė ifth,
ēė strros natėn’ e embif,
pėr posh dheft’ e sjell ditė,
pra ja thonė ‘Afrėditė.

Ndaj me natė del njė yll,
qė shtron natėn e mbyll,
pėr poshtė dheut e sjell ditė,
pra ja thonė Afėrditė.

Ti je aij ifthi ēė na sjell
ditėnė kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndė nė horė, si njė nuse,
me tė tėmė me tė tatė,
e tė mblonmė me uratė.

Ti je ai yll qė na sjell
ditėn kur del si diell,
nga pallati, e na zbret
nė qytet, si njė nuse,
me tė tėmė me tė tatė,
e tė mbulojmė me uratė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vargje tė vjetra shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: