Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme553
Share | 
 

 Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:38 am

2. ILIRIA NĖ PERIUDHĖN E RĖNIES SĖ PERANDORISĖ ROMAKE

Historia e ilirėve gjatė shek. IV, V e VI e. sonė, njė periudhė qė ka tė bėjė me krizėn e sistemit antik tė prodhimit dhe me rėnien e Perandorisė Romake, ndryshe nga ajo e tre shekujve tė parė tė erės sonė ka mbetur mė pak e studiuar. Vėmendjen e studiuesve pėr kėtė periudhė e kanė tėrhequr sulmet e “barbarėve” dhe luftėrat qė Perandoria Romake dhe mė pas perandoria e hershme bizantine kanė bėrė pėr mbrojtjen e kufijve veriorė. Nuk ka munguar interesimi i historiografisė sė huaj edhe pėr “perandorėt ilirė”, tė cilėt bėnė pėrpjekje pėr t’ia zgjatur jetėn Perandorisė Romake dhe njėkohėsisht rendit skllavopronar nė rėnie e sipėr.
Kjo ėshtė, nė historinė e ilirėve, njė periudhė plot me ngjarje tė rėndėsishme, nė tė cilėn ndodhėn invazione e dyndje popujsh tė ndryshėm, qė u shoqėruan me ndryshime nė pėrbėrjen etnike tė popullsive ballkanike. Shekujt IV-VI janė jo vetėm periudha e pėrballimit me sukses tė invazioneve barbare, por edhe periudha e rigjallėrimit tė ilirėve pas rėnies sė Perandorisė Romake, rigjallėrim qė shfaqet nė shumė aspekte tė jetės e tė kulturės sė tyre. Ndryshe nga ajo e veriut, popullsia ilire e trevave jugore u qėndroi dyndjeve dhe invazioneve “barbare” duke ruajtur fizionominė e vet etnike. Kjo me tė drejtė ėshtė njohur si njė premisė themelore historike e etnogjenezės sė popullit shqiptar, sepse nė kėtė trevė, nė mesjetėn e hershme, u mbrujt kombėsia shqiptare.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:39 am

Kriza e sistemit antik tė prodhimit dhe e Perandorisė Romake

Duke filluar nga shek. III e. sonė, nė Perandorinė Romake mėnyra antike e prodhimit i kishte shteruar mundėsitė e saj pėr njė zhvillim tė mėtejshėm dhe filloi tė shkonte drejt rėnies. Skllavėria nuk sillte tė ardhura si mė parė. Rendimenti i skllevėrve, qė nuk kishin asnjė nxitje pėr punė, bėhej gjithnjė e mė i pakėt, kurse shfrytėzimi i tyre mė pak i leverdisshėm dhe skllevėrit e tepėrt ishin bėrė njė barrė e rėndė pėr pronarėt e tyre. Marrėdhėniet e vjetra po bėheshin njė pengesė nė rrugėn e zhvillimit shoqėror. Filloi kėshtu kriza e pėrgjithshme e sistemit antik tė prodhimit.
Nė fushėn e ekonomisė kriza u shfaq me rėnien e prodhimit, me varfėrimin e masave tė gjera tė popullsisė, dobėsimin e lidhjeve tregtare midis krahinave e provincave tė ndryshme. Nė shumė qytete pati njė ulje tė nivelit tė jetės, ēka ėshtė vėrejtur edhe nė zbulimet arkeologjike. Me rėnien e qendrave tė mėdha zejtare banorėt e provincave nisin t’i prodhojnė nė vend sendet pėr tė cilat kishin nevojė, por kėsaj radhe pėr njė rreth tė ngushtė konsumatorėsh. Nė gjendjen e krijuar duke filluar nga shek. IV u rrit edhe mė shumė roli i bujqėsisė. Ajo u bė dega vendimtare e prodhimit nė gjithė botėn antike. Ekonomia e latifondeve, qė ishte bazuar nė punėn e skllavit nuk sillte mė tė ardhura ndaj, ekonomia e vogėl u bė pėrsėri e vetmja formė e bujqėsisė qė sillte fitime.
Banorėt e provincave mbetėn gjithnjė nėn presionin e vazhdueshėm tė taksave, prej tė cilave nėpunėsit perandorakė kėrkonin tė nxirrnin burime tė ardhurash sa mė tė mėdha. Burimet e shkruara antike pėrmendin Probin, sundimtarin e Ilirikut, i cili qė nga fundi i shek. III e.sonė, duke mbledhur taksat nė mėnyrė tė padrejtė, i kishte dobėsuar krahinat veriore ilire, para se ato tė shkatėrroheshin nga barbarėt.
Njė shenjė tjetėr e krizės ishte edhe dobėsimi i pushtetit qendror nė perandori. Gjendja e keqe e popullsisė qytetare e fshatare u bė shkak pėr shpėrthimin e kryengritjeve. Nė kryengritjet me skllevėrit e kolonėt u bashkuan si fshatarėt e varfėr, dhe vegjėlia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi thellė regjimin perandorak. Shpeshherė perandorėt e sundimtarėt pėr tė shtypur kryengritjet e popullsive tė provincave kėrkonin ndihmėn e barbarėve. Kėshtu veproi perandori Honor me gotėt e udhėhequr nga Alariku: nė vitin 395 e. sonė kishin ngritur krye taulantėt dhe duke mos qenė nė gjendje tė shtypte “kryengritjen e shtetasve tė tij”, Perandori dėrgoi kundėr ilirėve vizigotėt qė ishin futur asokohe nė Ballkan.
Nė acarimin e krizės sė pėrgjithshme tė sistemit antik tė prodhimit njė rol jo tė vogėl kanė luajtur sulmet e “barbarėve”. Kufijtė veriorė e verilindorė qė nga shek. III e kėtej filluan tė sulmoheshin gjithnjė e mė shumė nga fise tė ndryshme “barbare”.
Njė nga shfaqjet mė tė rėnda tė krizės qė ndikoi nė dobėsimin e perandorisė ka qenė edhe prirja e qarqeve sunduese tė provincave pėr t’u shkėputur nga pushteti qendror dhe sidomos lufta pėr pushtet ose lufta midis senatit e ushtrisė, midis perandorėve tė senatit e perandorėve tė ushtrisė, bashkė me ta edhe ndryshimet e shpeshta nė fron. Mbėshtetja e vetme e sigurt e pushtetit perandorak u bė ushtria. Nė periudhėn e krizės dhe pas saj, pjesa mė e madhe e ushtrisė vinte kryesisht nga popullsia fshatare e provincave. Nė provincat periferike njė vend tė dorės sė parė zinin provincat ilire, sidomos ato veriore e lindore ku ishin pėrqendruar njėsi ushtarake tė shumta dhe ku prona e vogėl e tokės kishte njė peshė tė madhe. Ushtria, e cila vinte nga kėto shtresa, u bė mburoja e fundit e perandorisė dhe filloi tė luajė njė rol vendimtar nė ngjarjet politike tė kohės. Nga gjiri i saj u krijua njė pari e fortė provinciale e interesuar pėr ruajtjen e skllavopronarisė dhe e gatshme pėr tė luftuar kundėr skllevėrve, kolonėve dhe shtresave popullore, tė cilat ngrinin krye herė pas here
Nė vitin 212 e. sonė, i imponuar nga fillimet e krizės dhe situata e krijuar si pasojė e saj, perandori Karakalla shpalli ediktin e tij, me anė tė tė cilit popullsive tė provincave tė konsideruara deri atėhere “tė huaja” iu dhanė tė drejtat e qytetarisė romake. Perandoria Romake e mori kėtė masė pėr tė zgjeruar bazėn shoqėrore mbi tė cilėn mbėshtetej pushteti qendror dhe pėr rėndėsinė qė kishin provincat e pasura tė Gadishullit Ballkanik. Nė kėtė mėnyrė u thellua edhe mė shumė procesi i “provincializmit” dhe i “barbarizmit” tė Perandorisė Romake. Masat e marra nga perandorėt nė shek. III dhe mė vonė nuk mundėn tė ndalonin krizėn e pėrgjithshme dhe tė ruanin skllavopronarinė. Kėtė nuk mundėn ta bėnin as disa nga pėrfaqėsuesit e shtresave sunduese provinciale, tė cilėt arritėn tė bėhen edhe perandorė.
Nė shekujt III-IV e. sonė, madje deri nė shek. IV nė krye tė Perandorisė Romake kanė qenė disa perandorė me prejardhje ilire. Perandorė “ushtarė” ilirė kanė qenė: Deci, Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe Konstandini. Burimet e shkruara bashkėkohėse tregojnė se kėta perandorė, si pėrfaqėsues tė qarqeve sunduese provinciale, nė vija tė pėrgjithshme ndoqėn njė politikė, e cila synonte tė forconte pushtetin e perandorit, tė ruante skllavopronarinė dhe tė shtypte lėvizjet kryengritėse. Ata forcuan ushtrinė dhe me anėn e saj u pėrpoqėn tė mbronin kufijtė e perandorisė nga sulmet e jashtme. Figura mė kryesore midis perandorėve ilirė ka qenė Diokleciani, njė ilir nga qyteti Dioklea (nė provincėn e Dalmatisė), qė sundoi nė vitet 284-305. Diokleciani ndoqi tė njėjtėn politikė si paraardhėsit e tij, por ai bėri edhe disa reforma administrative e ushtarake. Perandoria Romake u nda nė katėr prefektura dhe 12 dioceza. Nė pjesėn lindore tė saj gjendej prefektura e Ilirikut, e cila ndahej nė tri dioceza e nė disa provinca. Tokat shqiptare qė nga gjysma e parė e shek. IV, qenė pėrfshirė nė provincėn e Prevalit me qendėr Shkodrėn, ku bėnin pjesė Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipėria Veriore, nė provincėn e Dardanisė me qendėr Skupin, ku hynin pothuaj tė tėra krahinat e Kosovės sė sotme, nė provincėn e Epirit tė Ri me qendėr Dyrrahun, qė pėrmblidhte krahinat e Shqipėrisė Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe nė provincėn e Epirit tė Vjetėr, me qendėr Nikopolin, ku hynin tokat nė jug tė Vjosės deri nė gjirin e Prevezės.
Me reformat e tij ushtarake Diokleciani e rriti numrin e legjioneve dhe formoi me ushtarė tė zgjedhur njėsi ushtarake tė lėvizshme, tė cilat nė kohė lufte shoqėronin sundimtarėt dhe nė kohė paqeje qėndronin si garnizone nė qytetet e kėshtjellat e provincave.
Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. III, por nė mėnyrė tė veēantė gjatė shek. IV nė provincat ilire u bėnė ndėrtime me karakter fortifikues dhe u hapėn e u riparuan rrugė tė ndryshme. Nė radhė tė parė kėto punime u bėnė nė provincat veriore dhe shėrbyen pėr mbrojtjen e kufijve nga sulmet e “barbarėve”. Por edhe nė provincat e brendshme jugore, po pėr qėllime ushtarake u rifortifikuan shumė qytete dhe u ngritėn kėshtjella tė reja. Ndryshe nga ato tė veriut, pėrveē detyrės sė mbrojtjes sė Perandorisė nga invazionet e “barbarėve”, qė mund tė hynin nė Gadishullin Ballkanik, ato patėn edhe njė mision tjetėr, shėrbyen pėr qėndrimin e garnizoneve dhe pėr tė pėrballuar kryengritjet e vendėsve, tė cilat u shtuan nė situatėn e krijuar nga kriza e rendit skllavopronar.
Reformat administrative e ushtarake dhe ndėrtimet fortifikuese tė bėra nga Diokleciani e vonuan pak rėnien e Perandorisė Romake, por nuk mundėn ta ndalonin. Nė kėtė drejtim njė rol jo tė vogėl kanė luajtur provincat veriore e verilindore ilire, por ndihmuan edhe rrethanat politike, sidomos lufta kundėr sulmeve tė barbarėve nė kufirin danubian. Kjo luftė kishte njė karakter tė dyfishtė pėr perandorėt e komandantėt ushtarakė ilirė, ishte njė luftė pėr mbrojtjen e vendit tė tyre, por edhe pėr mbrojtjen e Perandorisė me tė cilin ishin lidhur ngushtė interesat e tyre.
Nė sajė tė disa masave qė mori paria e re provinciale, duke pėrfshirė edhe atė ilire, u bė e mundur tė pėrballohej pėr njė farė kohe kriza e Perandorisė Romake. Por ato nuk mundėn ta shmangnin atė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:39 am

Tiparet e krizės nė provincat ilire

Shthurja e sistemit antik tė prodhimit, qė pėrfshiu gjithė perandorinė dhe qė ishte arsyeja themelore e krizės sė saj, nuk pati kudo pėrpjesėtime tė njėjta. Nė Lindje dhe nė Ilirik, ku prona private ishte zhvilluar mė ngadalė, kjo krizė nuk qe aq katastrofike sa nė provincat perėndimore.
Pas shek. III e. sonė edhe nė provincat ilire bujqėsia fitoi njė rėndėsi tė madhe. Nė fshatin ilir, deri nė fund tė shek. IV e. sonė ka pasur njė rritje tė prodhimit bujqėsor. Sipas burimeve tė shkruara nė Ilirik ka pasur fshatarė tė pasur qė kishin skllevėr, tė cilėt ishin, kryesisht, robėr lufte me origjinė gote. Nė provincat ilire, pėr njė farė kohe u gjallėruan edhe pronarėt e mėdhenj tė tokave, qė i shtuan pronat e tyre pas rėnies sė qyteteve. Por latifondet qenė relativisht tė pakta dhe tė kufizuara nė ultėsirat bregdetare.
Me gjithė gjendjen e keqe qė u krijua nė Perandorinė Romake, nė provincat ilire fshatarėt e lirė mbetėn edhe pėr njė farė kohe njė forcė e madhe. Pėr ruajtjen e popullsisė sė lirė fshatare dhe pėr ta mbrojtur atė nga shkatėrrimi prej borxheve, ishin tė interesuar edhe perandorėt, tė cilėve u duhej si rezervė pėr ushtrinė dhe pėr taksat e ndryshme. Nė zonat e brendshme malore ilire kishte edhe bashkėsi fshatare, pjesėtarėt e tė cilave ishin zotėrues tokash.
Zbulimet arkeologjike dėshmojnė pėr njė zhvillim tė bujqėsisė dhe tė vendbanimeve fshatare nė Iliri nė shek. III-IV. Veglat bujqėsore prej hekuri ishin tė zakonshme dhe mbizotėruese nė inventaret e varreve tė kėsaj kohe, qė u takonin vendbanimeve fshatare kryesisht tė vogla. Vendbanimet fshatare u shtuan edhe nė zonat e brendshme; disa prej tyre qenė lidhur me minierat e ndryshme, tė cilat nė kohėn e krizės kishin kaluar nė duart e banorėve vendas.
Nė pronat bujqėsore tė provincave ilire filloi tė shtohet numri i kolonėve, njė dukuri qė njihej edhe mė parė. Kolonėt nė fillim kanė qenė qiramarrės tė lirė dhe vinin kryesisht nga radhėt e fshatarėve tė rrėnuar dhe tė mbetur pa tokė. Kolonė zunė tė bėheshin edhe robėrit e luftės. Borxhet, qė erdhėn duke u shtuar i shkatėrruan kolonėt, fillimisht tė lirė, dhe i bėnė pjesė tė pandarė tė tokės. Nė pėrgjithėsi gjendja e kolonėve edhe nė Ilirik ka qenė e keqe dhe nuk ndryshonte nga ajo e skllevėrve. Nė kushte tė tilla kolonėt braktisnin shpesh tokat dhe arratiseshin. Perandori Konstandin, me anė tė njė dekreti, kishte shpallur se tė gjithė ata qė fshihnin kolonėt e ikur gjobiteshin, kurse kolonėt e arratisur duhej tė ktheheshin me forcė nė vendbanimin e tyre. Ky ligj u pėrsėrit disa herė, por pa sukses. Nė vitin 371 tė e. sonė u lėshua njė urdhėr i posaēėm pėr kolonėt e Ilirikut. Tani ligjet ndalonin shitjen e kolonėve pa tokėn, kėshtu qė kėta tė fundit u shndėrruan nė njė shtresė shoqėrore qė lidhej me tokėn.
Tė gjitha masat qė mori perandoria nė kohėn e krizės nė fushėn e marrėdhėnieve agrare kishin tė bėnin me politikėn fiskale tė saj. Taksat qė paguanin pronarėt e tokave caktoheshin jo vetėm sipas sipėrfaqes sė tokės qė ata kishin, por edhe nga numri i frymėve, i njerėzve qė punonin nė to. Kolonėt mbetėn tė lidhur me tokėn, ata ishin paraardhėsit e bujkrobėrve tė kohės sė mesjetės.
Pas shek. III e. sonė kriza e tatėpjeta e pėrgjithshme pati pėrfshirė edhe mjaft qytete tė provincave ilire, sidomos tė atyre jugore, duke ndikuar nė rėnien e jetės qytetare, ndonėse jo nė atė masė si nė pjesėn perėndimore tė perandorisė. Qytete tė rėndėsishme, si Apolonia, Bylisi, Amantia, Foinike, Antigonea e ndonjė tjetėr qė si koloni, municip apo qytet “i lirė” i qenė pėrshtatur organizimit administrativ, me fillimin e krizės sė sistemit antik tė prodhimit e me rėnien e ekonomisė morėn tatėpjetėn pėr t’u zhdukur mė vonė bashkė me ato qytete ilire qė kishin filluar tė binin qė nė dy shekujt e parė tė erės sonė. Disa prej kėtyre qendrave tė vjetra qytetare nuk mundėn tė qėndrojnė si tė tilla edhe pse u bėnė qendra peshkopatash. Njė dukuri qė nis tė duket nė shek. IV e. sonė ka qenė ngritja e gjallėrimi i disa qytezave tė lashta e tė reja, tė fortifikuara me nismėn e fuqinė e popullsisė vendase, roli ekonomik i tė cilave u rrit, i ndihmuar nga kriza ekonomike e politike e perandorisė.
Nė rrėnimin e qyteteve ndikuan faktorė tė ndryshėm. Sė pari, duhet theksuar rėnia e pronės sė vogėl e tė mesme bujqėsore tė lidhura me qytetin, tė cilat kishin ruajtur deri vonė tiparet e njė ekonomie skllavopronare. Gjatė shek. IV pronat tokėsore tė qyteteve u fortifikuan nga perandorėt dhe nga kleri kristian ose kaluan nė duart e pronarėve tė mėdhenj. Pronat e mėdha tokėsore dhe fshatrat me bashkėsi tė lira luanin asokohe njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė perandorisė. Nė kėto prona e fshatra u zhvillua edhe zejtaria, me tė cilėn u morėn nė latifondet skllevėrit e kolonėt dhe nė fshatrat zejtarėt e lirė. Pranė tyre u zhvendosėn njė pjesė e popullsisė sė qyteteve dhe u krijuan tregjet. Qytetet humbėn edhe autonominė e privilegjet e vjetra duke kaluar nėn vartėsinė e prokuratorėve, tė cilėt ishin emėruar nga sundimtarėt e provincave. Edhe gjendja e shtresės sė lartė qytetare ishte keqėsuar shumė. Kuritė qė kishin zėnė vendin e dekurionėve tė mėparshėm, tė cilėt mbanin ofiqet administrative nė qytetet, u pakėsuan. Ata jo vetėm qė duhej tė nxirrnin nga qytetet detyrimet e taksat, por ishin tė detyruar tė paguanin edhe vetė. Detyra e kurive u bė njė barrė e rėndė; nėn shtrėngimin e sundimtarėve, nė disa qytete ajo u bė e trashėgueshme. Kurialėt qė tė shpėtonin nga detyrimet e rėnda largoheshin nga qytetet, duke ikur nė fshat ose duke u futur nė ushtri. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV ndonjė perandor bėri pėrpjekje pėr tė rimėkėmbur kuritė qytetare, por pa sukses. Rendi i kurive e kishte jetuar kohėn e tij. Qytetet mbetėn nė duart e nėpunėsve perandorakė, tė cilėt u pasuruan nė sajė tė shpėrdorimeve qė bėnin nė kurriz tė shtresave tė ulėta qytetare. Kjo gjendje vazhdoi nė ato qytete qė pėrballuan krizėn.
Nė provincat jugore jeta qytetare nuk u shua; pati edhe qytete, tė cilat mbetėn si qendėrbanime tė rėndėsishme, sidomos nė ultėsirėn bregdetare. Nė njė burim tė shkruar, kur tregohet pėr pushtimet e bėra nga Teodoriku nė provincėn e Epirit tė Ri thuhet: “askush nuk do tė duronte qė ai tė mbante qytete kaq tė mėdha”. Qyteti mė i madh nė trevėn jugore ilire, i cili jo vetėm ruajti fizionominė e tij, por nga shekujt V e VI, sidomos nė kėtė tė fundit, pati njė zhvillim e lulėzim tė mėtejshėm, ka qenė Dyrrahu. Ai ishte njėkohėsisht edhe kryeqendėr e provincės dhe seli peshkopale. Njė funksion tė tillė ka pasur edhe qyteti i Skodrės. Mbetėn si qendra qytetare, edhe pse pėr njė farė kohe u degraduan si kėshtjella me karakter mė tepėr ushtarak, qytetet e qytezat e lashta tė Lisit, tė Antipatresė, tė Aulonit, tė Kaninės, tė Adrianopolit, tė Justinianopolit, tė Buthrotit etj. Nė shekujt IV-VI pati edhe kėshtjella ushtarake qė u kthyen nė qendra qytetare, sikurse ndodhi me Skampinin.
Njė tablo tjetėr kemi nė qytetet e provincave veriore dhe tė brendshme ilire, tė cilat kishin reparte ushtarake tė shumta. Nė disa qytete, si nė Salona, Naisi e ndonjė tjetėr ka pasur njė ngritje tė madhe tė atyre degėve tė zejtarisė qė lidheshin me ushtrinė. Pėr kėtė qėllim u zgjerua punimi i hekurit dhe punishtet pėr pėrpunimin e tij. Nė provincat ballkanike prodhohej rreth 40% e armėve tė ushtrisė romake. Qyteti Nais i Dardanisė ishte njėri nga qytetet ku ndodheshin punishtet e mėdha perandorake pėr prodhimin e armėve. Nga provincat e Dalmatisė dhe tė Dardanisė, sipas njė burimi tė shkruar tė kohės, vazhdonin tė tregtoheshin si mallra tė kėrkuara, hekuri, druri dhe prodhimet blegtorale.
Por me gjithė zhvillimin qė patėn disa qytete, gjendja qė u krijua nė pėrgjithėsi nė qytetet e provincave ilire qė kishin pėrballuar krizėn, qe e rėndė. Kjo bėri qė perandorėt tė merrnin disa masa pėr tė shmangur rrėnimin e shtresave tė ulėta e tė mesme qytetare tė pėrbėra nga zejtarėt, tregtarėt, pronarėt e tokave, sepse ndryshe rrezikoheshin tė ardhurat shtetėrore. Pėr kėtė qėllim nė qytetet e Ilirikut u krijua institucioni pėr mbrojtjen e shtresave tė ulėta qytetare, i cili duhej tė kishte pushtet nė ēėshtjet policore, juridike dhe financiare. Por kėto masa nuk u zbatuan dhe gjendja e vėshtirė e popullsisė sė qyteteve tė Ilirikut nuk u pėrmirėsua; nėpunėsit perandorakė vazhduan veprimet e tyre grabitėse, sepse mė vonė dolėn dekrete tė tjera qė kishin tė njėjtėn frymė. Ashtu si nė pronat bujqėsore e nė fshatrat, edhe nė qytete u lėshuan urdhėresa perandorake qė tė siguronin pagesėn e rregullt tė taksave dhe furnizimin e ushtrisė me mallra e prodhime tė ndryshme. Nė shek. IV tė gjithė zejtarėt qenė shtrėnguar tė regjistroheshin nė kolegje nga tė cilat as fėmijėt e tyre qė trashėgonin zanatin nuk mund tė largoheshin. Por si skllevėrit, kolonėt e fshatarėt e varfėruar, edhe shtresat e ulėta qytetare nuk e duruan kėtė gjendje, ndaj ngritėn krye, duke u bashkuar edhe me “barbarėt” qė invadonin gjithnjė e mė shpesh Gadishullin Ballkanik.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:40 am

Provincat ilire

Me ndarjen e Perandorisė Romake nė fund tė shek. IV provincat ilire mbetėn me perandorinė e Lindjes, Bizantin. Edhe pasi u bėnė pjesė e Perandorisė Bizantine struktura ekonomiko-shoqėrore e provincave ilire nuk ndryshoi. I vetmi ndryshim ishte se ato u bėnė krahina periferike tė perandorisė, ēka ndikoi mė vonė nė jetėn e tyre.
Nė Perandorinė Bizantine, ku bėnin pjesė krahina tė pasura me qendra tė mėdha zejtare dhe ku ruheshin fshatarėt e zejtarėt e lirė, kriza e skllavopronarisė nuk ishte ndjerė aq shumė. Edhe pse nuk arriti tė ndalonte dyndjet e “barbarėve” nė Ballkan, Perandoria Bizantine me burimet e saj ekonomike mundi tė pėrballonte gjendjen e krijuar gjatė kėtyre dyndjeve dhe tė qėndronte si njė shtet i madh edhe njė mijė vjet tė tjera. Kurse perandoria e Perėndimit nuk mundi tė rezistojė para sulmeve tė “barbarėve” dhe nė vitin 476 ra nė duart e gjermanikėve, tė udhėhequr nga Odoakri.
Nė shek. V-VI provincat jugore e juglindore ilire si Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr, pas shkatėrrimeve e dėmeve tė shkaktuara nga invazionet barbare u mėkėmbėn, madje nė shek. VI patėn njė farė ngritjeje qė u vu re nė shumė drejtime.
Bujqėsia mbeti edhe nė kėta shekuj njė degė e rėndėsishme e ekonomisė. Karakteri i pronave bujqėsore mbeti ai qė kishte qenė edhe mė parė. Nė disa vendime shtetėrore qė i takojnė vitit 535 duket shumė qartė gjendja e pronave bujqėsore nė Ilirik. Qėllimi i kėtyre vendimeve ishte ndalimi i pėrpjekjeve tė pronarėve tė mėdhenj dhe i fajdexhinjve pėr t’u marrė fshatarėve borxhlinj tokat e bagėtitė. Nė pronat e mėdha bujqėsore figura qendrore ka qenė koloni. Nė legjislacionin e asaj kohe flitet pėr kolonė tė lirė e kolonė tė varur. Tė parėt, krahas tokės qė merrnin nga pronarėt, kishin edhe ngastra e vegla tė tyre, kurse tė fundit ishin tė lidhur pas tokės; as vetė, as edhe fėmijėt e tyre nuk mund tė largoheshin nga vendet ku ishin regjistruar. Mė vonė, midis kolonėve nuk kishte mė asnjė ndryshim ēka u pasqyrua mė pas edhe nė legjislacion.
Edhe nė shekujt V-VI nė provincat ilire nuk qenė zhdukur pronat e vogla tokėsore; nė viset malore vazhdonin tė ruheshin edhe bashkėsitė e lira fshatare. Si mė parė, edhe tani shteti bizantin duke ruajtur pronat e vogla fshatare dhe duke ndaluar rrėnimin e tyre, kėrkonte tė siguronte njė prodhim sa mė tė madh drithėrash, tė mblidhte taksat dhe tė rekrutonte ushtarė. Fshatarėt ishin tė detyruar tė kryenin edhe angari tė shumta nė hapjen e rrugėve, nė ndėrtimin e urave e tė kėshtjellave. Pėr t’u shkėputur nga vėshtirėsitė ekonomike, ngarkesat e shumta me taksa, veprimet e padrejta e dhuna e nėpunėsve tė financave dhe pėr tė mos u kthyer nė kolonė, fshatarėt kėrkuan mbrojtjen e pronarėve tė mėdhenj me ndikim qė ishin tė interesuar tė kujdeseshin pėr ta (v. 468). Lindi kėshtu patronazhi latifondar, i cili u pėrhap mjaft saqė perandorėt nxorėn urdhra pėr ta ndaluar atė.
Rrėnimi i fshatarėsisė u bė mė i theksuar, veēanėrisht nė fund tė shek.V dhe nė fillim tė shek.VI, kur ajo u ngarkua me taksa edhe mė tė rėnda. Fshatarėt e provincave ilire qenė tė detyruar t’u paguanin pronarėve tė mėdhenj tė tokave njė taksė tė re nė tė holla, ndėrsa shtetit nė ar. Tė gjitha kėto ndihmuan nė ruajtjen nė kėto provinca tė marrėdhėnieve mall-para, por fshatarėt qenė shtrėnguar tė shisnin nė treg prodhimet e tyre ose tė merrnin hua nga fajdexhinjtė. Duke mos qenė nė gjendje pėr tė paguar me kohė borxhet ata duhet t’u dorėzonin atyre gjithēka zotėronin dhe pastaj tė kėrkonin mjete jetese nė qytetet ose tė hynin nė radhėt e ushtrisė. Nė kėtė mėnyrė, nė ushtrinė e perandorisė sė hershme bizantine hynė shumė ilirė.
Pėr provincat jugore ilire tė asaj kohe ka qenė karakteristik zhvillimi i bujqėsisė nė qendėrbanime tė vogla, tė fortifikuara, tė cilat, sikurse tregojnė tė dhėnat e arkeologjisė, tė shek. V-VI, ishin bėrė qendra tė rėndėsishme ekonomike. Por nė kėta shekuj ekzistonte njė ndryshim midis provincave jugore e veriore; kėto tė fundit i pėrballuan tė parat goditjet e sulmeve tė “barbarėve”. Nė provincat jugore qė nuk u prekėn aq nga inkursionet e barbarėve dhe qenė krahina pa trupa tė rregullta ushtarake, u ruajt nė mėnyrė mė kompakte popullsia e vjetėr fshatare e qytetare. Burimet e shkruara tregojnė se edhe nė shek. V dardanėt pėrbėnin njė popullsi tė madhe e kompakte, kurse nga burimet mbishkrimore rezulton se nė kėtė provincė edhe nė shek. VI vazhdonin tė ruheshin emra vetjakė e emra fshatarėsh ilirė.
Nė provincat ilire edhe nė shek. V e VI jeta qytetare vazhdoi pa ndėrprerje, megjithėse numri i qyteteve ishte pakėsuar edhe mė shumė. Hierokli, nė udhėrrėfyesin e tij tė shek. VI pėrmend nė katėr provincat jugore ilire, emrat e 27 qyteteve, disa prej tė cilave ishin edhe qendra peshkopale. Sidoqoftė, me gjithė numrin e pakėsuar tė qyteteve dhe krizėn e skllavopronarisė, nė shek. VI, nė Iliri kishte ende qytete relativisht tė pasura ose qytete qė kishin ruajtur rėndėsinė e tyre. Nė kėtė kohė, pas shkatėrrimeve tė shekujve paraardhės, ka qenė karakteristike njė rigjallėrim i jetės nė qytet dhe nė fshat, dhe njė qėndrueshmėri nė raportet mall-para.
Qė nga fundi i shek.V dhe gati gjatė gjithė shek. VI, kur ndodhi rilulėzimi i jetės qytetare, numri i monedhave u shtua nė mėnyrė tė ndjeshme. Monedha tė kėsaj kohe, e sidomos monedhat e perandorit Justinian, tė perandorit Justin qarkullonin gjerėsisht; ato gjendeshin jo vetėm nė qytetet, por edhe nė qendėrbanime tė fortifikuara e tė vogla e nė zona tė brendshme malore.
Nė pjesėn ballkanike tė perandorisė sė Bizantit njė qytet i madh ka qenė Dyrrahu. Nė Dyrrah vinin anije nga vende tė ndryshme tė Mesdheut, kurse rrugėt tokėsore qė niseshin nga ky qytet nuk e kishin humbur rėndėsinė e tyre. Kėtu ndodheshin punishtet dhe arsenalet qė furnizonin me armė e me mjete tė tjera ushtrinė e flotėn perandorake. Qyteti, dy herė i dėmtuar nga tėrmetet dhe nga pushtimi i gotėve, ishte mėkėmbur dhe zbukuruar me mure tė reja. Perandori bizantin Anastasi (v. 491-518) qė ka qenė me origjinė nga ky qytet, e rrethoi Dyrrahun me njė kurorė trefishe muresh mbrojtėse dhe ndėrtoi aty njė hipodrom tė madh. Shkrimtari i shek. VI, Prokopi nga Gaza, e pėrshkruan Dyrrahun “si njė qytet tė madh qė zgjatet nga toka nė det, qė ka me tepricė nga ato qė mund tė prodhojė toka e deti”.
Ndėrtime me karakter fortifikues nė provincat jugore ilire janė bėrė edhe pas sundimit tė Anastasit. Prokopi i Cezaresė, bashkėkohės i perandorit Justinian ka shkruar se ky i fundit, pėr tė mbrojtur perandorinė e provincat e saj nga sulmet e mundshme tė barbarėve, ndėrtoi e rindėrtoi njė varg kėshtjellash. Vetėm nė tri provincat ilire jugore sipas listės sė hartuar nga autori i mėsipėrm, numri i qendėrbanimeve tė fortifikuara arrinte deri nė 168. Kėrkimet arkeologjike kanė treguar se nė shek. V-VI nė Iliri janė ndėrtuar njė tok kėshtjellash, shumė prej tė cilave nuk pėrfshihen nė listėn e atyre kėshtjellave, qė sipas Prokopit tė Cezaresė janė ndėrtuar e rindėrtuar nga perandori Justinian. Pėrveē qyteteve tė rrethuara rishtas me mure, por shpeshherė tė kufizuar nė sipėrfaqe tė vogla, vėrehen nė kėta dy shekuj pėrpjekje tė vetė popullsisė pėr tė fortifikuar qendėrbanime tė reja ose pėr t’u kthyer nė kėshtjellat e vjetra. Sikurse ėshtė provuar nga tė dhėnat arkeologjike, nė kėta shekuj vihet re njė rritje e rolit ekonomik tė qytezave tė reja tė fortifikuara, sidomos nė ato krahina ku ishte dobėsuar autoriteti perandorak. Kjo bėri, sidomos nė periudhėn parafeudale, qė tė rigjallėrohet popullsia vendėse dhe qė krahinat e brendshme tė fitojnė njė rėndėsi tė veēantė, e cila do tė shfaqet qė nga shek. VII e mė tej nė vendosjen e feudalizmit si sistem ekonomik.
Nė shek. VI u krijuan kushtet jo vetėm pėr ndėrtime me karakter mbrojtės, por edhe pėr ndėrtime tė tjera me karakter monumental. Kėsaj kohe i pėrkasin ndėrtime tė shumta tė kultit tė krishterė nė qytetin e Bylisit, Butrintit si dhe nė qendrat e tjera tė vogla. Kėto kanė qenė monumentet e fundit tė shoqėrisė antike.
Nė shek. VI autoriteti perandorak ishte ende i fortė nė krahinat bregdetare dhe nė qytetet. Qytetet e provincave ilire nuk kishin mė magistraturat municipale, as edhe vetadministrimin e vjetėr. Ato kishin rėnė nė duart e funksionarėve perandorakė. Nga paria e vjetėr sunduese kishte mbetur njė pakicė e vogėl e pėrbėrė nga pronarėt e mėdhenj tė tokave. Funksionarėt shtetėrorė dhe tė kishės i ruajtėn tė paprekura pozitat sunduese. Nga radhėt e kėsaj shtrese qenė zgjedhur edhe perandorėt. I tillė ka qenė edhe Anastasi qė vinte nga gjiri i aristokracisė senatoriale tė Dyrrahut. Por edhe nė kėtė kohė ushtria vazhdonte tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė shtetin e Bizantit dhe prej asaj vazhduan si mė parė, tė dilnin perandorėt. Ushtarakė ilirė, qė kishin bėrė karrierė nė ushtrinė bizantine qenė edhe perandori Justin I (518-527) dhe ai Justinian (527-565). Sipas njė burimi tė shkruar bizantin perandori Justin, fshatar me origjinė nga Dardania, duke mos siguruar dot jetesėn nė vendlindjen e tij kishte shkuar nė Konstantinopol dhe kishte hyrė nė radhėt e ushtrisė, ku arriti mė pastaj deri nė postin mė tė lartė shtetėror.
Me kohė, nė qarqet sunduese tė provincave ilire, si kudo nė perandori, njė rol tė madh filloi tė luante kisha e krishterė e pėrfaqėsuar nga kleri i lartė, i cili pėr shėrbimet kundrejt perandorisė merrte si dhuratė toka e pasuri tė ndryshme. Nė shek. VI kisha e krishterė ka pasur prona tė saj nė provincat e Bizantit prej nga nxirrte tė ardhura tė mėdha.
Shek. VI pėrbėn pėrpjekjen e fundit tė rigjallėrimit tė antikitetit nė Ballkan. Nė gjysmėn e dytė tė shek. VI dhe nė gjysmėn e parė tė shek.VII do tė rifillojnė invazione e dyndje tė reja popujsh, tė cilat do tė sjellin ndryshime nė pėrbėrjen etnike tė gadishullit dhe do tė ēojnė nė rėnien e plotė tė sistemit antik tė prodhimit. Nė Perandorinė e Lindjes, nė tė cilėn bėnin pjesė edhe provincat ilire, ku skllavopronaria ka qenė mė pak e zhvilluar, procesi i shthurjes sė mėnyrės antike tė prodhimit dhe vendosja e feudalizmit u bė mė me ngadalė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:40 am

3. KULTURA NĖ PROVINCAT ILIRE

Kultura nė shekujt e parė tė erės sonė
Nė shek. I tė e.sonė, me pushtimin e plotė tė Ilirisė, nisi tė pėrhapej edhe kultura romake, duke u ndėrthurur me kulturėn vendėse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore qė ekzistonin deri atėherė midis krahinave ilire. Njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e kulturės romake nė provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakė. Vatra kryesore tė pėrhapjes sė kulturės romake u bėnė kolonitė e municipet, ato qytete, tė cilat si pasojė e organizimit tė ri administrativ u bėnė qendra tė rėndėsishme ekonomike dhe patėn njė jetė tė gjallė kulturore-artistike. Dukuritė mė tė shumta kulturore, tė ndikuara nga Roma, zunė vend, nė masėn mė tė madhe, tek banorėt e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te pėrfaqėsuesit e shtresės sė pasur vendėse.
Nė provincat ilire, sikurse edhe nė provincat e tjera tė perandorisė romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veēanėrisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.
Pushtuesit romakė pėr nevojat e tyre bėnė ndėrtime tė shumta, tė cilat nė disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike tė qyteteve. Kėto ndryshime nė planin urbanistik tė qyteteve tė vjetra nė provincat jugore ilire u bėnė sepse romakėt nuk ngritėn ndonjė qytet tė ri. Mė qartė ato shihen nė Buthrot e Apoloni. Nė njėrėn nga tarracat e mėdha, tė formuara nė kodrėn ku shtrihej qyteti i Apolonisė, nė pjesėn perėndimore tė saj, gėrmimet kanė nxjerė nė dritė tepricat e njė ansambli godinash me karakter shoqėror tė ngritura nė fillim tė shek.II e.sonė. Kėto ndėrtime, qė i takojnė lagjes qendrore tė qytetit, u bėnė mbi rrėnojat e godinave mė tė lashta ose duke i ndryshuar ato qė i pėrkisnin gjithashtu qendrės sė qytetit para pushtimit romak.
Nė ansamblin e godinave tė kėsaj pjese qendrore tė qytetit, bėnin pjesė njė teatėr i vogėl i mbuluar (odeon), njė bibliotekė dhe njė godinė me njė fasadė monumentale, e quajtur nė literaturėn arkeologjike, monumenti i agonotetit, e cila ka shėrbyer si seli e kėshillit tė qytetit (buleteurion). Me interes ėshtė kėtu edhe mbishkrimi i skalitur nė arkitekturėn e fasadės qė tregon, jo vetėm se kush e kishte ndėrtuar kėtė godinė monumentale, por edhe se me rastin e inaugurimit tė saj ishin organizuar dyluftime midis 25 ēifte gladiatorėsh. Kjo supozon se nė atė kohė nė Apoloni ekzistonte njė arenė amfiteatėr i madh dhe se luftimet e gladiatorėve ishin shfaqje tė futura nga shtresa skllavopronare sunduese e italike. Me kompleksin e godinave me karakter shoqėror tė mėsipėrme lidhej edhe njė hark triumfi me tri porta, i ngritur nė mes tė sheshit dhe njė rrugė magjistrale, e cila nga godina e kėshillit zbriste nė drejtim tė lagjeve tė pjesės perėndimore tė qytetit, ku ndodheshin edhe banesat e parisė skllavopronare apoloniate. Tė gjitha kėto godina nga pikėpamja e planimetrisė dhe e teknikės sė ndėrtimit nuk ndryshojnė nga ato bashkėkohėse tė ngritura nė provinca tė tjera ballkanike.
Njė plan tė ri urbanistik ka pasur, nė shekujt e parė tė erės sė sonė, edhe qyteti i Buthrotit. Nuk ka tė dhėna qė tė provojnė nėse nė fillim tė erės sonė ndryshoi plani urbanistik i qytetit tė Dyrrahut. Megjithatė, dihet se nė kėtė qytet, nė shek. II, u ndėrtua njė amfiteatėr i madh, njė pjesė e tė cilit ėshtė zbuluar.
Njė zhvillim tė mirė ka pasur nė tre shekujt e parė tė e. sonė edhe arti plastik, skulptura. Skulpturėn e kėsaj kohe e njohim nė mėnyrė tė veēantė nga zbulimet e bėra nė rrėnojat e Apolonisė. Karakteristike pėr skulpturėn apoloniate tė kėsaj kohe ėshtė se njė pjesė e mirė e veprave skulpturore i mbetėn besnike traditave tė artit klasik e helenistik ose riprodhojnė vepra mė tė njohura tė artit grek, kurse nė portretet shpesh janė zbatuar rregullat kompozicionale dhe tė skalitjes karakteristike pėr skulpturėn romake. Nė vargun e gjatė tė skulpturave apoloniate tė tre shekujve tė parė tė erės sonė ka vepra origjinale, tė denja pėr mjeshtra tė zotė e me pėrvojė tė madhe, portrete tė stilit augustian e mė tė vona, si busti i Karakallės e ndonjė tjetėr, por ka edhe kopje tė veprave klasike, tė cilat kanė njė forcė tė madhe shprehėse, janė shumė tė bukura dhe dėshmojnė pėr njė pjekuri artistike tė autorėve tė tyre (portreti i Demostenit, busti i Filozofit e ndonjė tjetėr). Ndryshe ka ndodhur nė relievin sidomos atė mortor, ku nuk ndeshen mė kompozimet e bukura tė stileve sepolkrale apoloniate dhe nė vend tė tyre skaliten relieve me njė dekoracion uniform e monoton tė marrė nga repertori i stileve romake.
Nė plastikėn e vogėl vendin kryesor e zėnė figurinat prej bronzi, tė gjetura nė qytete dhe nė lokalitete fshatare. Nė kėto figura bronzi tė vogla, tė prodhuara mė tė shumtėn nė seri, tė cilat lidhen me hyjni ashtu edhe me personazhe laike (aktorė, fėmijė, atletė etj.), ka edhe modele me vlera artistike tė vėrteta.
Njė pėrhapje tė gjerė, gjatė periudhės sė pushtimit romak ka pasur edhe arti i mozaikut. Edhe mozaikėt dhe zhvillimi i tyre, ashtu sikurse veprat mė tė bukura tė arkitekturės dhe tė skulpturės, kanė qenė lidhur me shtresat e larta tė provincave, si tė atyre tė qyteteve, ashtu edhe tė vendbanimeve fshatare, tė zotėruesve tė vilave e latifondistėve. Nė kėta mozaikė ku mbizotėron dekoracioni gjeometrik ndeshen edhe elemente e skena tė marra nga mitologjia greke e tejlashtė (Akili e Pentesilea nė mozaikėt e Apolonisė etj.).
Ndryshime tė dukshme ndodhėn edhe nė kulturėn materiale e shpirtėrore, veēanėrisht nė qytetet dhe nė periferitė e tyre. Krahas me futjen nė prodhim tė njė sėrė veglash tė reja pune, gjatė shekujve tė parė tė pushtimit romak hyjnė nė pėrdorim edhe stoli tė reja, njė pjesė prej tė cilave lidheshin me modele veshjesh tė ardhura. Midis stolive vendin e parė e zėnė fibulat, funksioni i tė cilave sigurohej nėpėrmjet njė thumbi ku kapej gjilpėra, duke u zėnė vendin atyre fibulave ku mbyllja sigurohej nėpėrmjet njė spiraleje, nga dilte gjilpėra. Fibula tė kėsaj kohe tė llojit tė quajtur “Aucissa”, me kėmbė pėrthyer ose tė tipit “pincete” pėrhapen gjerėsisht nė provincat jugore ilire.
Me forma e teknikė tė re paraqitet nė tre shekujt e parė tė erės sonė edhe qeramika, duke pėrfshirė edhe qeramikėn e ndėrtimit. Pėrveē punishteve tė poēarisė vendėse, qė prodhojnė forma enėsh tė zakonshme, edhe nė provincat e tjera romake, njė pėrhapje tė gjerė mori nė dy shekujt e parė (nė drejtim mė tepėr si imitacion) qeramika e quajtur “terra sigillata”. Nė kėtė kohė zgjerohet mė shumė edhe pėrdorimi i enėve prej qelqi.
Nė qytetet e nė zonat fshatare deri nė thellėsi hyjnė nė pėrdorim tjegulla - solene e kaliptere - tė lakuara, tulla me trajta e pėrmasa tė ndryshuara, ndėrsa nė ndėrtim hynė llaēi e gėlqerja, tė cilat sollėn ndryshime nė teknikėn e ndėrtimit, nė cilėsinė dhe nė pamjen e godinave.
Ajo qė bie nė sy nė gėrmimet e zbulimet arkeologjike ėshtė se kėto ndryshime nė kulturėn materiale sikurse shfaqjet e tjera tė kulturės sė veēantė, i takojnė ultėsirės bregdetare, periferive tė qyteteve dhe disa luginave tė pėrshkuara nga rrugė magjistrale. Nė kėto krahina ėshtė vėrejtur edhe prania e kulteve tė hyjnive romake dhe mė rrallė edhe tė hyjnive me prejardhje lindore. Viset e brendshme ilire u prekėn shumė mė pak nga ndikimet e kulturės romake. Nė pėrgjithėsi nė kėto krahina elementet e kulturės materiale e shpirtėrore romake janė tė pakta, ndėrsa ato vendase mė tė shumta. Ky raport do tė thellohet edhe mė tepėr nė shekujt qė pasojnė, nė kohėn e krizės sė skllavopronarisė, kur elementet kulturore vendase, tradicionale e tė reja zėnė njė vend gjithnjė e mė tė madh nė jetėn e banorėve tė provincave ilire.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:41 am

Kultura nė kohėn e vonė antike (shek. IV-VI)

Gjendja ekonomike e politike qė u krijua nė provincat ilire nė shek. IV tė e. sonė ndikoi edhe nė zhvillimin e kulturės, nxiti gjallėrimin dhe vazhdimin e traditave kulturore tė lashta. Nė shekujt qė pasuan, kultura materiale, bashkė me ndikimet bizantine filloi tė marrė tipare tė qarta anase, mbi bazėn e tė cilave do tė formohet kultura e hershme shqiptare. Ajo nuk pati atė zhvillim tė madh si mė parė, por nė kėtė lindėn elemente tė reja tė rėndėsishme (si nė kulturėn materiale, dhe nė marrėdhėniet shoqėrore), tė cilat nė mesjetė u zhvilluan nė mėnyrė mė tė plotė.
Ndryshe nga periudha pararendėse, nė provincat ilire u zhvilluan mė tepėr ndėrtimet me karakter fortifikues ushtarak dhe ato me karakter fetar, tė krishterė. Nė grupin e parė hynin kryesisht kėshtjellat e reja dhe kėshtjellat e lashta tė fortifikuara pėr qėllime ushtarake, ndėrtimi dhe rindėrtimi i tė cilave pati filluar qė nė shekullin IV dhe arriti kulmin nė shek. VI nė kohėn e sundimit tė perandorit Justianian, i cili sikurse shkruan biografi i tij, nė dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjetėr, ndėrtoi dhe rindėrtoi 94 kėshtjella.
Nga qytetet, nė tė cilat u bėnė ndėrtime tė mėdha e tė rėndėsishme qė prekėn edhe sistemin e brendshėm urbanistik ka qenė Dyrrahu. Kėto ndėrtime u bėnė nė kohėn e sundimit tė perandorit bizantin Anastas, qė ishte me origjinė nga ky qytet. Nga kėto objekte, me tė vėrtetė monumentale, janė ruajtur pjesė tė sistemit fortifikues: muret rrethuese trefishe tė Dyrrahut tė ngritura nga perandori Anastas, tė cilat llogaritet tė kenė qenė 4 400 m tė gjata, rreth 12 m tė larta dhe 3,50 m tė gjera. Me interes ėshtė edhe rrjeti i kanalizimeve qė dėshmon gjithashtu pėr njė qytet tė madh dhe mjeshtra tė aftė.
Arkitektura e banesave, siē kanė treguar zbulimet arkeologjike, nuk pati ndryshime tė dukshme. Si nė planin, ashtu edhe nė ndėrtimin e saj u ruajtėn traditat e lashta.
Monumentet arkitektonike qė lidhen me fenė e krishterė, dhe qė ishin karakteristike pėr antikitetin e vonė kanė qenė bazilikat. Kėto godina kulti janė me interes pėr planimetrinė e tyre, plastikėn dekorative dhe pėr dyshemetė me mozaikė. Pėrsa u pėrket planimetrive janė gjetur bazilika tė thjeshta me tri anijata (nė Tepe tė Elbasanit) dhe bazilika tė tipit trikonke (nė Lin tė Pogradecit). Shpesh godinat e kultit paleokristian janė ngritur mbi ndėrtime mė tė lashta, duke ndryshuar planimetritė e tyre (bazilika nė Tiranė, pagėzimorja e Butrintit).
Rrėnojat e njė bazilike monumentale janė zbuluar nė qytetin e sotėm tė Ballshit, qė nė mesjetė u bė njė qendėrbanim i rėndėsishėm shqiptar (nė burimet mesjetare ėshtė njohur me emrin Kefalonia-Glavinica). Nė kėtė bazilikė monumentale ėshtė vėrtet e pasur dhe me vlerė artistike plastika dekorative arkitektonike. Nė plastikė pėrveē kapiteleve, harqeve, arkitrave, spikasin nė mėnyrė tė veēantė disa pilastra e panele tė perdes ndarėse tė altarit. Si pilastrat, dhe panelet janė punuar nė reliev, kanė njė trajtim tė mirė artistik dhe njė dekoracion tė pasur ku nuk mungojnė elementet zbukuruese tradicionale vendase.
Midis monumenteve tė skulpturės tė kohės sė vonė antike dhe qė nuk lidhen me kultet fetare janė disa relieve mortore, tė punuara nga artistė vendas. Kėto relieve nga mėnyra e trajtimit artistik, kompozimit, frymėzimit, modelimit e nga paraqitja e figurave dhe veshja e tyre, pėrbėjnė njė tėrėsi qė i veēon nga ato relieve sepulkrale tė zakonshme pėr tre shekujt e parė tė erės sonė. Ajo qė i bėn edhe mė interesante kėto vepra artistike ilire (sepse u takojnė ilirėve), ėshtė se ato janė gjetur jo nė qendra qytetare, por nė lokalitete tė brendshme, nė fshatra dhe se figurat qė mbajnė paraqesin zakonisht njerėz tė punės, fshatarė e zejtarė. Karakteristike pėr kėtė kohė janė edhe disa portrete tek tė cilėt nuk vėrehet as idealizmi i artit grek, as natyralizmi i skulpturės romake; portretet pasqyrojnė qoftė edhe nė mėnyrė tė thjeshtė karakterin burrėror, por edhe tė rreptė tė popullsisė ilire.
Karakteristike pėr periudhėn e vonė antike ka qenė lulėzimi i artit tė mozaikut. Duke filluar nga shek. IV e. sonė arti i mozaikut pėrhapet edhe nė viset e brendshme tė provincave ilire, duke u lidhur nė fillim me qendėrbanimet rurale, “vilat” fshatare dhe mė pas me godinat e kultit, bazilikat paleokristiane. Nė kėta mozaikė janė tė pranishme, krahas elementeve tė reja dekorative, edhe ato tradicionale mė tė lashta. Kėshtu nė dyshemetė me mozaikė tė godinave tė kultit vėrtet mbizotėrojnė figurat qė pėrfytyrojnė kafshė, shpendė e peshq tipike pėr artin masiv paleokristian, por krahas tyre, nė kornizat qė rrethojnė emblemat vėrehen elemente dekorative gjeometrike, figura rombesh, motivi i gėrshetės, i rrathėve qė priten etj., qė lidhen me njė traditė tė lashtė. Mozaikėt e kohės sė vonė antike, nga tė cilėt janė zbuluar mjaft nė kėto vitet e fundit, tregojnė pėr njė lulėzim tė kėtij arti, sidomos nė shek.V e VI dhe pėr praninė e atelieve mozaikpunuese vendase.
Nė antikitetin e vonė ndodhėn ndryshime tė dukshme edhe nė kulturėn materiale. Zhvillimi i bujqėsisė u shoqėrua me futjen nė pėrdorim dhe pėrsosjen e njė sėrė veglash bujqėsore. Shfrytėzimi intensiv i vendbanimeve me metale bėri tė nevojshėm shtimin e pėrmirėsimin e veglave tė minatorėve. Shek. IV, sipas tė dhėnave arkeologjike, me gjithė krizėn e pėrgjithshme, ka qenė periudhė e njė gjallėrimi tė zejtarive, tė qyteteve tė mėdha dhe tė qendrave tė brendshme. Kjo vėrehet nė prodhimin e stolive, ku vendin e parė e zėnė fibulat, tė cilat edhe nė kėtė kohė vazhdojnė tė kenė njė funksion praktik e estetik. Njė pėrhapje tė gjerė kanė pasur fibulat e gjoksit tė tipit tė quajtur me koka qepe dhe ato me kėmbė tė pėrthyer, pararendėse tė fibulave tė pėrdorura nga shqiptarėt nė mesjetėn e hershme.
Edhe qeramika masive (tullat e tjegullat), edhe qeramika e pėrdorimit tė pėrditshėm nuk ndryshon shumė nga ajo e shekujve pararendės. Ndėrsa nė elementet dekorative pėrdoret pikturimi me breza ngjyrė kafe e tė kuqe, trajtat e enėve thjeshtohen. Gjithnjė e mė shpesh enėt prej balte tė pjekur zbukurohen me motivin e gropėzuar, ēatalla dhe vija rrethore ose tė valėzuara tė gėrricura, motive kėto tė traditės ilire.
Pėrsa i pėrket kulturės shpirtėrore pėr antikitetin e vonė kultet e besimit fetar tė krishterė, pėrhapen gjithnjė e mė shumė nė popullsinė e provincave ilire. Feja e krishtere, e cila nė fillim lindi si njė fe e shtresave tė varfra, tė cilat mendonin tė gjenin tek ajo rrugėn e shpėtimit, u pėrqafua mė vonė edhe nga shtresat e pasura dhe u bė fe zyrtare.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:42 am

Qėndresa e ilirėve ndaj romanizimit

Gjatė gjithė periudhės sė pushtimit, Perandoria Romake, zbatoi nė provincat ilire njė politikė asimilimi, ose, sikur ėshtė cilėsuar ndryshe, romanizimi. Pėr tė realizuar kėtė politikė dhe pėr tė forcuar pushtimin, shteti romak ka synuar qė nė krye tė tėrhiqte dhe tė bėnte pėr vete parinė vendėse. Pėr kėtė, qė herėt, kėsaj shtrese iu dha e drejta e qytetarisė romake dhe poste tė ndryshme nė administratėn provinciale. Edhe rekrutimi i tė rinjve nė ushtrinė romake qė Roma ka zbatuar gjerėsisht nė disa provinca, si nė Dalmati, Panoni e Dardani ndikonte nė kėtė politikė tė forcimit tė sundimit tė saj nė Iliri. Tė rinjtė e rekrutuar, qė nė fillim kryenin detyrimin ushtarak nė formacionet ndihmėse tė ushtrisė romake (nė burimet e shkruara latine pėrmenden kohortat dalmate e dardane dhe kalorėt dalmatė). Shteti romak i largonte nga vendlindja, i dėrgonte nė provincat veriore dhe nė ato tė Afrikės. Nė kėtė mėnyrė, nga njėra anė, zėvendėsoheshin humbjet e ushtrisė gjatė luftėrave pushtuese, ndėrsa, nga ana tjetėr, dobėsohej qėndresa e popullsisė ilire.
Nė tregjet e provincave ilire shiteshin asokohe prodhimet e punishteve tė mėdha italike e jashtitalike. Nė fushat e ndryshme tė prodhimit, nė metalurgji, nė zejtari dhe nė bujqėsi hynė nė pėrdorim njė tok veglash tė reja pune mė tė pėrsosura e mė praktike. Bashkė me to u pėrhapėn edhe stoli e objekte zbukurimi tė reja. Pėrhapje tė gjerė ka pasur edhe qeramika romake e kuqe me lustėr, e quajtur “terra sigillata”, dhe nė tė njėjtėn kohė u bė uniformizimi i shumė prodhimeve tė qeramikės. Nė pėrgjithėsi nė provincat ilire, sidomos nė shekujt I-II tė e.sonė, kishin hyrė elemente tė kulturės materiale e artistike romake, bashkė me to edhe disa shfaqje tė kulturės shpirtėrore, qė kishin marrė karakter kozmopolit dhe ndesheshin edhe nė provincat e tjera.
Duke u nisur nga kjo pamje e pėrgjithshme qė kanė pasur provincat ilire nė tre shekujt e parė tė erės sonė, disa dijetarė kanė shfaqur mendimin se sikurse popujt e tjerė, dakėt, galėt, iberėt, edhe ilirėt u “romanizuan” plotėsisht. Sipas tyre asimilimi nga ana e Romės u bė “me anė tė gjuhės, tė antroponomisė, tė fesė dhe tė disa shfaqjeve shoqėrore-politike”. Mirėpo, argumentet qė sjellin dijetarėt pėr “romanizimin” nė tėrėsi tė ilirėve, nuk arrijnė ta provojnė kėtė. Duhet pasur parasysh fakti se procesi i romanizimit, preku gjerėsisht shtresat e larta tė popullsisė vendėse, tė cilat pėr shkak tė pozitės sė tyre tė privilegjuar ishin mė tė ekspozuara ndaj ndikimeve romake, por jo masėn e popullsisė ilire. Pastaj ky proces nuk u zhvillua njėlloj nė tė gjitha krahinat e fushat e jetės dhe ndikimet e tij kanė ndryshuar nga njėra krahinė ose provincė nė tjetrėn. Kėshtu p.sh. procesi i romanizimit mori pėrmasa mė tė gjera nė Ilirinė Veriore, ku u zhvillua edhe dalmatishtja, njė gjuhė romane, e cila u zhduk pėrfundimisht nė shek. XIX.
Njė argument qė pėrdoret pėr tė provuar romanizimin e ilirėve ėshtė pėrhapja e gjuhės latine si gjuha zyrtare e kohės. Ka edhe gjuhėtarė qė i mbahen pikėpamjes se pėrdorimi i gjerė i gjuhės latine nė tė shkruar e nė tė folur, bėri qė gjuha ilire tė zhduket. Dokumentet mbishkrimore tė zbuluara nė provincat ilire tregojnė se gjuha latine ka qenė gjuha e administratės dhe e kulturės dhe nuk ka pasur nė ēdo kohė dhe kudo njė pėrhapje tė gjerė. Nė mėnyrė shumė tė qartė kjo vėrehet nė provincat e Ilirisė Jugore, ku numri i mbishkrimeve latine ėshtė shumė i vogėl dhe i kufizuar, madje edhe nė kolonitė romake dhe nė periferinė e tyre tė afėrt. Nė shumė krahina tė kėtyre provincave, sidomos nė brendėsi tė vendit, nuk ka dėshmi mbishkrimore tė pėrhapjes sė gjuhės latine. Gjuha latine nuk mundi asnjėherė t’i zinte vendin gjuhės ilire si mjet shprehės nė marrėdhėniet shoqėrore e familjare, madje as nė qytetet ku ilirėt bashkėjetuan me banorėt italikė tė ardhur. Hieronimi, njė ilir nga Dalmatia dhe qė ka jetuar nė shek. IV tė e. sonė, shkruante se ilirėt nė kohėn e tij flisnin gjuhėn e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Pėr mė tepėr, vetė prania e gjuhės shqipe nė trevat e Ilirisė Jugore dėshmon qartė kundėr romanizimit tė njė pjese tė madhe tė popullsisė sė kėtyre trevave.
Njė fushė tjetėr, ku del qartė gjithashtu, qėndresa ilire, ėshtė onomastika, ruajtja e emrave tradicionalė vendės, si tek njerėzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakė ilirė ka me shumicė nė mbishkrimet latine tė gjetura nė provincat e ndryshme ilire. Emra ilirė ka edhe nė monumentet mbishkrimore qė u takojnė edhe personave zyrtarė e ushtarakėve qė kishin marrė qytetarinė romake dhe ishin dėrguar pėr tė kryer shėrbimin ushtarak larg atdheut. Ilirėt ruajtėn, bashkė me qendėrbanimet, e tyre edhe emrat e lashtė. Si tė tilla mund tė pėrmenden Skodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona, Skupi, Naisi etj. Tė rralla kanė qenė edhe midis qendėrbanimeve tė reja, qė u zhvilluan si qytete, ato qė mbanin emra romakė. U ruajtėn, gjithashtu, edhe emrat e shumė lumenjve e maleve, si Drilon (Drin), Mathis (Mat), Skardi (Sharr) e shumė tė tjerė, tė cilėt kanė mbetur si tė tillė deri nė ditėt tona.
Ilirėt nuk i kishin humbur vetitė e tyre kulturore e etnike dhe kėtė e tregojnė riti i vjetėr i varrimit me vendosjen e trupit nė varr dhe mėnyra e ndėrtimit tė varreve. Nė monumentet skulpturore, kryesisht nė gurėt e varreve, pėrveē emrave ilirė, figurat e skalitura mbajnė edhe veshjen popullore ilire. Studiuesve tė kėtyre monumenteve u ka rėnė nė sy se shumica prej tyre, sidomos relievet, janė punuar disi mė ndryshe nga ato tė njohura si vepra tė skulpturės romake. Ato ruajnė disa tradita tė artit helenistik, tė gėrshetuara me njė stil vendės, qė ėshtė i ngjashėm dhe rrjedh nga ai i gdhendjes sė drurit.
Njė fushė tjetėr ku pushtuesit romakė u ndeshėn me traditat e lashta vendėse dhe ku hasėn qėndresė, ka qenė besimi, feja. Romakėt nėpėrmjet kolonive e qytetarėve romakė pėrhapėn hyjnitė e panteonit tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė ata mundėn qė tė unifikonin disa hyjni tė vjetra vendėse me ato romake duke u dhėnė edhe veshjen e jashtme, emrin latin (interpretatio romana). Nė kėtė mėnyrė hyu i madh i parthinėve u barazua me Jupiterin romak, por nė mbishkrimet ai do tė cilėsohet Jupiter Parthinus, sikurse hyjnesha e Kandavėve, kulti i sė cilės ishte shumė i pėrhapur; ajo barazohej me Dianėn e do tė quhej Diana Candavensis - (Diana e Kandavėve). Nė Dalmati hyun e vjetėr ilir Vidas romakėt e identifikuan me Silvanin e tyre, mirėpo nė relievet ai vazhdoi tė paraqitej me atributet e vjetra. Shumė nga kultet e vjetra ilire, me gjithė interpretimin romak, edhe gjatė tre shekujve tė parė tė e.sonė, vazhduan tė zinin njė vend tė rėndėsishėm nė jetėn shpirtėrore tė ilirėve.
Tė nisur nga kėto fakte e tė dhėna tė tjera, dijetarė tė ndryshėm e gjithnjė mė tė shumtė e kundėrshtojnė tezėn e “romanizimit” tė ilirėve. Duke sjellė argumente gjuhėsore, arkeologjike e jashtarkeologjike kėta dijetarė kanė provuar se edhe pas futjes nėn sundimin romak, ilirėt nuk u shfarosėn dhe as u asimiluan, por ruajtėn elemente tė shumta tė kulturės shpirtėrore e materiale, u ruajtėn si njė popullsi kompakte dhe e qėndrueshme, se “kombėsia ilire i qėndroi romanizimit mė mirė” nė Ilirinė Jugore (pak a shumė tokat e banuara sot nga shqiptarėt) dhe se gjatė sundimit romak, me pėrjashtim tė disa qyteteve bregdetare, si Dyrrahu, Apolonia etj. nė tokat e brendshme populli duhet tė ketė folur ilirishten.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1415
Age: 103
Vendi: Arbėri
Registration date: 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Tue Dec 15, 2009 10:20 am

Vari Ilir
Falsifikimi i mbishkrimeve " greke "
Grekėt thuan qė shkruan " simia lykisou" qė ska anjė lidhje me tė vėrtetėn..
Kurse nė shqip " fimia hyjneron" shifet qartė



http://zeus10.wordpress.com/2009/01/10/the-falsification-of-the-inscriptions-in-the-%E2%80%9C%E2%80%9Dgreek%E2%80%9D-corpus-of-epigraphy/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 767
Age: 44
Vendi: Prishtin
Registration date: 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Tue Dec 15, 2009 12:36 pm

Si mund tė thuhet qė qenka Greqisht kur nė linkun qė ka postu Arbri grekėt as qė e paskan ne Alfabet shkronjėn F nga kjo del se rrena i ka kėmbėt e shkurtra .
Dhe kto gjėra duhet mir tė hulumtohen dhe tė demantohen nga njerz qė kan pėr detyr por si duket ata jan ende nė gjum tė Ariut deri kur vall .
Greku ka manipulu me shum dhe po manipulon edhe sod ,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1415
Age: 103
Vendi: Arbėri
Registration date: 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Tue Dec 15, 2009 6:25 pm

Deltari Iliri

Qeni ILIR ishte regjistrua nė FCI deri mė vitin 1959 si "DELTARI ILIR " , mirėpo pas intervinimit tė shtetit Jugosllav pėr tė humbur gjdo gjurm Shqiptaro-Ilire vendosėn ta quajn" QEN I SHARRIT " .

origjinal ,
Cito :
The Molosser continued to be known as 'the Albanian dog' until 1939, when FCI (International Cynological Federation) recognized it with a new general name, 'the Illyrian shepherd dog', which name the dog carried officially until 1957. However, in 1957, under the request and political pressure by Yugoslav authorities, who attempted to deny any link between Albanians and Illyrians, FCI changed the official name of the dog into; 'Yugoslav Mountain Sharr dog' (Yugoslovenski Sarplaninac). The Mountain Sharr, the dogs usual habitation, at the time was mainly under Yugoslav administration but overwhelmingly inhabited by Albanians.
Nevertheless, three years later (in 1960), 'the Yugoslav Institute of the Dog' filmed the first documentary on 'Sarplaninac' nowhere other than in the Albanian villages of the Sharr mountain, showing Albanians as the original breeders of this great dog. (watch the documentary of priceless cult
ural importance - The film shows real images of fight with wolves)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1415
Age: 103
Vendi: Arbėri
Registration date: 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Tue Dec 15, 2009 6:31 pm

[i]Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit ėshtė qenė autokton nė Trojet Shqiptare, nė Ilirinė antike Ky qenė njihet prej shumė kohėsh, pėr tė mėsohet ne Histori te Ilirisė dhe njihet me emrin Qeni Dardan.[/i]


Ėshtė gjetur nė Maqedoni dhe datuar nga viti 100 para Krishtit, na meson se qeni Ilir ka pasur rrenje te thella ne kulturen e banoreve te lashte te Maqedonise.
http://www.youtube.com/watch?v=zq1Y0i-iXVE&feature=player_embedded
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1415
Age: 103
Vendi: Arbėri
Registration date: 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Tue Dec 15, 2009 6:36 pm

Historia

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit ėshtė racė autoktone Ilire e krijuar nė Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para mijėra viteve. Rreth krijimit tė kodit gjenetikė tė kėsaj race ekzistojnė dy teori: E para thotė se kanė prejardhje nga qentė e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qėndron dhe Teoria e dytė e cila thotė se kanė prejardhje nga doga e Indisė /Tibetit e cila ka ardhur para mijėra viteve nė kohėn e Lekės (Aleksandri i Madh) nė Gadishullin Ilirik nė trojet ilire ku ėshtė kryqėzuar me qentė vendas dhe janė krijuar Qentė Molos. Nė ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosėt i cili ėshtė marrė me bujqėsi ekstensive dhe ka kultivuar qen tė tillė autoktonė, prej tė cilėve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone Delari ilir. Nė 100 vitet e fundit si nė aspektin morfologjik tė emėrtimit ashtu edhe nė atė tė karakterit (tipareve) ėshtė prezantuar nė mėnyrė tė shtrembėruar para opinionit botėror. Edhe pse prezantohet se kjo racė ėshtė e njėjtė me racėn e cila ėshtė regjistruar nė FCI, sė pari me emrin Deltari ilir(Ilirski ovcar) nė vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatės Kinologjike tė Jugosllavisė sė atėhershme nė vitin 1957 pėr qėllime tė caktuara politike, qė neve shqiptarėve tė na mohojnė ēdo gjė autoktone, ėshtė ndryshuar nė (Jugosllovenski ovcarski pas Sarplaninac). Deltari ilir nė mėnyrė absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe pėr nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe ėshtė me rėndėsi tė themi se Deltari ilir si racė nuk ka qenė asnjėherė i standardizuar. Ėshtė e vėrtetė se nga ky lloj i qenve janė marrė ekzemplarė dhe janė dėrguar nėpėr Jugosllavinė e atėhershme dhe nga kinologėt e ndryshėm si dhe nga ushtria jugosllave janė bėrė eksperimente me ta duke i pėrzier me raca tė tjera dhe e kanė krijuar racėn tė cilėn e njohim dhe ėshtė e pranuara nė FCI si (Jugoslovenski Ovcarski Pas Sarplaninac), dhe parametrat e standardit tė cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk pėrputhen me parametrat e standardit tė cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i kanė marr ato parametra kinologėt jugosllavė dhe janė ardhur deri te ai standard i tyre vetėm ata e dinė. Nė Kosovė kėtė racė e quajnė Deltar (Qen Dhene)kurse nė Shqipėri e kemi njė racė tė ngjashme por pėr nga madhėsia janė mė tė vegjėl diku nga 65cm-70cm reth 45 kg janė qime shkurtėr dhe quhen qen stanesh (t'banesh, por janė tė pa standardizuar http://sq.wikipedia.org/wiki/Deltari_Ilir
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1415
Age: 103
Vendi: Arbėri
Registration date: 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Wed Dec 16, 2009 1:03 pm

Niko Stilos Shkrimet nė gur na zbulojnė gjurmėt mė tė hershme tė shqipes
Niko Stilos (lindi mė 1946 nė Aidonta, Prevezė) ėshtė aktivist, autodidakt, autor ēam ortodoks nga Greqia. Qė nga viti 1973 jeton dhe vepron nė Gjermani.
Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mėsoi se ajo gjuha e vjetėr ėshtė shqipja.
-



Me alfabetin latin, qė N.Stilos e quan alfabeti i dialektit geg
Cito :

E UNDA TĖ TANNA LA REDHYRR
ANNE DJATHĖRĖ LAU TĖN DJELOINA.
MEMĖT LA ASHUNAM SLĖ ELEO CARRU
TĖ DHAN SHUMĖ LE RITESĖN MĖ TEIM
RA MĖNEM I PA ANNA VEN NĖ AP ERĖ
XII DJELOI NĖ AO URA MARA MPERA
MĖKENNU LĖNNĖLĖ E SKULĖ DHUKI EN
E PĖLTUL ARU.
A ULEMI DJELOINA NA MARDHĖN AL
KLENMI OP OI LĖ MĖKUNA KENU
E PLĖQĖ SHELI KLAROA LĖMASHUNEM
KLE NOUN THULOE.
SHALAMĖ THIENN SHUM LE DJELOINA
VI NOA KAPE NNUNI KLET NNASUNA
PENDĖ MĖ NDAN KĖDHĖLOII SHALĖMĖT
DJELOINA VUTĖ NĖ AP ER PENEDHĖM
NNASY AKNINA KLELĖ ASHUNA
DJELOINA NNĖ LE RĖDHINIA INĖT
ENNA NNERR KĖNĖLJ DJELOINA DHIAM
TESĖNE E KA DJELOI NĖ AO URA
MĖ OA URA VELLUTESĖN E NDAM NEKE
TESĖN MĖ TEIM NDA MNEMĖ THINNO
MPELLOUTA MĖKUNA ASHUNA NNENA
VEN NĖ AP ER KIKNĖLLĖ VAREUTYME:


Maks Myler profetizon: “Do tė vijė dita kur kjo gjuhė shqipe do tė bėhet ēelėsi i shpjegimeve tė sekreteve tė mėdha”.
Albrech Blumental ka gjetur gjurmė tė shumta gjuhėsore ilire nė territorin e Greqisė. Kretēmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanė gjetur fosile tė shqipes sė moēme (tė periudhės sė bronzit) nė Mikenė e mė gjerė.
Willy Borgeau nė veprėn “Ilirėt nė Greqi dhe nė Itali” kėmbėngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janė tė mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi nė zanafillė janė krijime ilire, d.m.th., pellazge. Tė njėjtėn pikėpamje mbron edhe gjuhėtari italian Bonfante.
M. Saqellari, gjuhėtar i sotėm grek, pranon se gjuha shqipe ka mjaft elemente, qė dėshmojnė pėr hierarkinė parahelene, pellazge, tė hyjnive tė Olimpit”.
Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtė e Evropės Mesdhetare ėshtė pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikė tė Kretės, Korfuzit, Qipros, Sicilisė, Sardenjės, Baleareve… “.
George Fred Uilliams, studiues amerikan, qė nė vitin 1914 shprehej se “po tė kthehemi nė parahistori, para se rapsodėt homerikė t’i kėndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikė, para se tė shkruhej gjuha greke, jetonte njė popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenė gjuha e vėrtetė e Homerit, e Aleksandėrit tė Madh dhe e Pirros sė Epirit”.
Robert d’Angely shkruan: ”...Shqiptarėt janė mė tė vjetėr se grekėt, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik ėshtė provė pėr kėtė. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr nė pah nė mėnyrė tė padiskutueshme raportin e vėrtetė mes tyre, atė tė prejardhjes sė greqishtes nga gjuha shqipe: nėna e saj”.
Eric Hamp Albanologu amerikan prezanton “Studime krahasuese pėr shqipen” nė konkursin pėr veprėn mė tė mirė albanologjike. Vepra mbron tezėn se shqipja ėshtė pasardhėse e ilirishtes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1415
Age: 103
Vendi: Arbėri
Registration date: 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Wed Dec 16, 2009 10:14 pm

Gjuhe e vjeter, gjuha e Shqipe
eshte pelhure dhe Arvanite

Eshte pelhure pertej detit
qe ne kohen e Barletit

Keshtu kane folur te paret
Iliret edhe Dardanet

Gjuhe e vjeter dhe antike
buke e krype eshte fjale shqipe
http://www.youtube.com/watch?v=SuasgN9nsX4&feature=player_embedded

GIUSEPPE CATAPANO Roma: Bardi, 1984.Thoti fliste shqip !.........THOT SPOKE IN ALBANIAN" (Thot Parlava Albanese) ! http://www.youtube.com/watch?v=OZH3XUOdnXQ&feature=player_embedded#



Dr. Stefan Schumacher und Mitarbeiter Dr. Joachim Matzinger vom
Institut für Sprachwissenschaft (Indogermanistik) haben ihre Forschungen im September 2006 begonnen, das Projekt läuft bis 1.9.2009. OLD) ALBANIAN - LIVING LEGACY OF A DEAD LANGUAGE? http://www.openpr.com/news/44919/OLD-ALBANIAN-LIVING-LEGACY-OF-A-DEAD-LANGUAGE.html
Gjuha shqipe , gjuha centrale nė Ballkan .
http://www.youtube.com/watch?v=My7W5XTVr3k&feature=player_embedded



Elizabeth Pyatt, Pennsylvania State University Gjuha shqipe ekziston qe mijėra vite.... The linguistic and archaeological evidence suggests that Albanians were a distinct people for even longer than that. So Albanian has probably existed for several millennia, but has only been written down for 500 years. With a twist of fate, Albanian might be considered very "old" and Greek pretty http://linguistlist.org/ask-ling/oldest.html
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2333
Age: 49
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Wed Dec 16, 2009 11:25 pm

gjeth ket nam faktesh dhe politikajt tan sun po i bindin dhe sun po e deshmojn se kush jem, medet per ket popull kush po na prin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 8 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -