Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme553
Share | 
 

 Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
egzona-
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 71
Age: 21
Vendi: prishtina
Registration date: 28/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Mon Dec 29, 2008 11:09 am

popullsia me vjeter ne ballkan ishte pellazget dijetaret mendojn se ata jan paraardhsit e ilirve gjuha e pellazgeve dallonte nga gjuha e greke dhe romake dhe ishte shume e ngjashme me ate te ilirve pelllazget gjithashtu kishin tradita dhe zakone shume te peraferta me iliret/

iliret jan nder popujt me te vjeter ne balllkan
ata konsiderohen pasardhsit te te pellgazve dhe jan stergjysherit e shqiptarve toka ne te cilen jetonin fiset ilire perfshinin nje territor te gjere teeritori ku jetonin quhej iliri.ishin luftetar besnik dhe te guximshem kishin gjuhe dhe zakone te veqanta te ngjashme me ato te shqiptareve te sotem popullli ilir jetonin ne fise: fiset kryesore ishin dardanet ardianet taulantet moloset enkelasit dalmatet dhe albanet

ilirit jetonin ne qytete dhe fashatra ata qe jetonin ne qytetet merreshin me bujqesi me blegtori me gjueti dhe me veprimatari te tjera ata qe ejtoni afer deteve dhe liqenve merreshin me detari dhe me peshkim ne vendbanimet e tyre ata ndertuan shume keshtjella sepse ata ndiheshin me te sigurt keshtjellat ndertoheshin me mure te trasha dhe te larta ne hyrje te keshtjelles ndertoheshin porta te larta dhe kulla vrojtimi me kalimin e kohes dhe per shkak te zhvillimit ekonomik nr i banorve ne qytet dhe ne fasht u shtua dukshem

damastioni-qytet iliir me rendesi ishte qender e madhe xehtare e dardanis qe u ngrit rret shek 5 para krishtit mendohet se gjendet diku mes mitrovices dhe artanes

albanpoli-qytete ilir qender e fisit te albaneve ngritur qe ne shek 4 para krishtit ne afersi te krujes i cili ishte i rrethuar me mure mbrojtse

shkupi-skupi-ky qytet u ngrit ne shek 6 para krishtit shkupi ishte qender e rendesishem dhe kryeqyteti i dardanis aty u zhvilllua veprimtari te ndryshme tregtare

ulcinium-ulqini -territori i ulqinit ne lashtesi banohej nga fisi ilir i labeatve ne kohen e lulzimit te shteti ilir quhej qyteti i ulqinit u zhvillua si qender bujqesore detari zejtari dhe tregtari ulqini ishte nje nga limanet me te mbrojtura ku strehohej flota e fuqishme embreteris ilire

ulpiana-qyteti i dardanis se vjeter gjendet afer fashatit graqanic te prishtines ulipana ishte shume epasur me xehrore ne ulpian kryqezoheshin rruget kryesore te dardanis

apolonia- u ngrit ne afersi te fierit ishte qender e madhe ekonomike ekulturore e iliris aty jan zbuluar vepra te rendesishme artit,si shetitorja ,godina e qytetiti vendi ku jepshin shfaqeje bibloteka tempuj te ndryshme teatri banesa te te pasurve etj.qytete te tjera te rendesishme te iliris ishin:dyrrahu (durresi),naisusi(nishi),skodra(shkodra),lisi(lezha),theranda etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Sat Jan 03, 2009 8:42 pm

ILIRĖT

1. VENDBANIMET E TOKAVE TĖ TĖ PARĖVE TANĖ

Shtrirja e tokave tė tė parėve tanė

Toka e lashtė e shqiptarėve quhej Iliri, ndėrsa banorėt e saj ilirė. Iliria shtrihej nė gadishullin e Ballkanit. Kufiri verior i Ilirisė shtrihej deri te lumi Sava (Slloveni), ndėrsa ne jug deri te qyteti Arta (Greqi). Nė lindje shtrihej pėrtej liqenit tė Ohrit, ndėrsa nė perendim detet Adriatik dhe Jon. Nė territoret e banuara ngriteshin male tė larta e fusha pjellore, lumenj e liqene, pyje e lėndina. Ato ishin tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e bujqėsisė, tė blegtorisė, tė peshkimit dhe tė zejtarisė. Bregdeti Adriatik dhe Jon krijonte kushte pėr zhvillimin e lundrimit. Ilirėt ishin ndėr popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit dhe tė Evropės. Kėtė vend epopullonin para 100 mijė vjetėsh. Ilirėt kishin ghuhė e zakone tė veēanta nga fqinjėt tė nghashme me ato tė shqiptarėve tė sotėm. Populli ilir jetonte nė fise. Ndėr mė kryesorėt ishin taulantėnt, enkelasit, molosėt, dalmatėt, ardianėt, dardanėt, epiriotėt, albanėt etj.



Vendbanimet

Vendbanimet kryesore te ilirėve ishen nė kėshtjella. Ilirėt ndėrtuan shumė kėshtjella. Nė to u furmuan qytetet kryesore.

Kėshtjellat ndėrtoheshin nė vende mė tė larta. Ato rrethoheshin me mure mbrojtėse, ndėrsa pajiseshin me porta dhe me klla vrajtimi.

Qytetet e para dhe mė tė rėndėsishme nė Iliri ishin Durrėsi, Demastioni, Theranda, Ulpiana, Ulqini, Shkodra, Apolonia, Shkupi, Bylisi, Dimali etj. Ato u bėnė qendra tė mėdha tė zejtarisė e tė tregtisė. Nė to kishte teatro, stadiume dhe shėtitore.

2. ILIRĖT DALLOHESHIN PĖR MIKPRITJE PĖR BESĖ DHE PĖR TRIMĖRI

Ēfar i veēonte ilirėt?



Ilirėt kishin trup tė zhvilluar. Ishin shtatlartė dhe shpatullgjerė. Ata e banin fjalėn e dhėnė. Lirinė e ēmonin shumė.

Ilirėt shquheshin edhe si mikpritės. Mikun e pritnin dhe e pėrcillnin mė shumė nderime.

Veshja e ilirėve dallohej nga ajo e popujve tjerė. Burrat veshin kėmisha tė gjata. Trupin e mbėshtillnin me njė gunė tė shkurtėr. Nė kokė mbanin kėsulė leshi, si ato qė pėrdorin sot malėsorėt shqiptarė.

Gratė veshin kėmisha tė gjata. Mbi to hidhnin njė jelek tė puthitur pėr trupi. Rrethė qafės mbanin shall dhe nė kokė shami. Tė gjitha veshjet i zbukuronin me tė qėndisura. Si burrat ashtu edhe gratė mbathnin opinga tė lėkurės.

Punėtorė tė mirė



Ilirėt ishin bujq e blegtorė tė mirė. Punonin tokėn dhe mblidhnin drithėra e perime. Kultivonin ullirin e pemėt tė ndryshme frutore. Rritnin dele, qe, derra e kuaj. Veēoheshin si mjeshtėr zejtar tė dėgjuar. Prej metaleve bėnin vegla pune, armė e gjėsende zbukurimi. Prej drurėve tė pyjeve ndėrtonin anije tė lehta dhe tė shpejta. Tipi mė i pėrsosur i anijes quhej „Liburna“. Me to lundronin, jo vetėm brigjeve tė Adriatikut dhe tė Jonit por edhe mė larg.

Luftėtarė trima



Ilirėt ishin luftėtarė trima dhe guximtarė. Kujdeseshin shumė pėr armėt qė ata i bėnin. Armėt kryesore kishin harkun, heshtėn, shpatėn dhe topuzin. Lutėtarėt ilirė kishin veshje tė veēanta. Nė kokė mbanin pėrkrenare me kreshta. Mburojat i stolisnin me figura. Ilirėt e luftonin armikun trimėrisht. Shokėt e plagosur nuk i linin kurrė tė binin robėr nė duar tė armikut.

3. BARDHYLI, GLAUKIA DHE LONGARI – MBRETĖR TĖ SHQUAR ILIRĖ

Bardhyli e formoi Mbretėrin Ilire

2500 vjet mė parė nė Iliri u formuan mbretėritė e para. Bashkimi i fiseve dhe formimi i Mbretėrisė sė Parė Ilire lidhet me emrin e Bardhylit. Ai kishte qenė qymyrxhi. Nė njė kryengritje ishte nė ballė tė saj, prandaj ezgjodhėn mbret tė ilirėve. Qendra e mbretėrve u caktua rreth liqenit tė Ohrit, ku jetonte fisi i – enkelasve. Gjatė kohės sa mbretėroi, Bardhyli luftoi kundėr tre mbretėrve maqedonas. Ai ua rrimori tokat ilire tė pushtuara.

Taulantėt forcojnė Mbretėrin Ilire



Pas vdekjes sė Bardhylit, qendra e shtetit ilir kaloi te Taulantėt. Njėri ndėr mbretėrit mė tė shquar ishte Glaukia. Gjatė sundimit tė Glaukias dhe tė fėmijėve tė tij, Bardhyli i Ri dhe Monuni, shteti ilir zhvillohet shumė. Gjatė kėsaj kohe ngriten disa qytete. Arti dhe kultura marrin zhvillim tė hovshėm. Ndėr qytetet kryesore qė morėn njė zhvillim mė tė madh jamė Bylisi, Dimali, Shkodra, Lezha, Ulqini, Rizoni etj. Kėto qytete nxorėn monedhat e tyre dhe zgjeruan tregėtinė me shumė qytete tė Ballkanit.

Mbretėria Dardane



Nė territorin e Kosovės sė sotme, rreth 2300 vjet mė parė, u krijua Mbretėria Dardane. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri nė qytetin e Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės. Mbreti i parė dardan ishte Longari. Pas tij mbretėruan Bato dhe Monuni.

Dardanėt gjatė kėsaj kohe u dalluan pėr prodhimet kryesore bujqėsore, blegtorale dhe pėr punimin e arit.

Mbretėria Dardane krijoi njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar mirė. Nė kėtė ushtri, dardanėt dolėn fitimtarė kundėr armiqve, qė synonin tė pushtonin tokat e tyre.

4. PIRROJA ISHTE KOMANDANTI MĖ I SHQUAR I KOHĖS SĖ VJETĖR

Jeta dhe cilėsitė e Pirros



Pirroja ishte djali i mbretit tė shtetit tė Epirit. Nė moshėn 2 vjeēare atė e pėrzunė nga froni bretėror. Miqtė e familjes e dėrguan tė Glaukia, mbret i taulantėve. Gjatė 10 vjatėve u edukua nė kėtė mbretėri. Mė vonė shkoi nė Egjipt. Atje mėsoi shkathtėsitė e luftės dhe u stėrvit me ushtrime gjimnastikore. Nė moshėn 22 vjeēare kthehet nė atdhe dhe zuri fronin bretėror. Nė Epir ai mbretėroi plot 25 vjet.

Pirroja ishte i sjellshėm dhe i drejtė. Nderonte njerėzit e ditur e tė guximshėm, ndėrsa frikacakėt i urrente. Ishte mik i ushtarėve, tė cilėt e thėrrisnin „shqiponjė“.

Pirroja ishte i pari qė komandantėve ushtarakė tė asaj kohe, ua mėsoi se si ti vendosnin luftėtarėt nė kampin ushtarak. Ua mėsoi ku duhej vendosur rojat dhe si duhej tė lėvizte ushtria gjatė luftimeve.

Shteti i Epirit ghatė sundimit tė Pirros

Para 2300 vjetėsh shteti i Epirit me nė krye Pirron arriti kulmin e fuqisė sė tij. Pirroja nė fillim bashkoi rreth vetes tė gjitha fiset epirote. Mė vonė pushtoi disa vende tė ilirisė, tė Maqedonisė dhe tė Greqisė. Shteti i Epirit u bė ndėr mė tė mėdhenjtė e mė tė fuqishmit nė Ballkan. Qė ta zgjeronte dhe ta forconte mė shumė shtetin e tij, Pirroja synonte tė pushtonte Italin. Pėr kėtė qėllim pėrgatiti njė ushtri tė fortė me 30.000 luftėtarė dhe 300 elefantė. Ushtritė iliro-epirote fituan nė disa beteja. Nė betejat e zhvilluara Pirroja tregoi se ishte njė ushtarak i talentuar. Pėr kėtė arsye atė e cilėsonin ndėr komandantėt mė tė shquar tė asaj kohe. Pas 7 vjet luftimesh nėpėr Itali, Pirroja u kthye nė Epir. Aty, pas 1 viti do ta vrasin nė njė qytet tė Greqisė.

5. MBRETĖRESHA ILIRE TEUTA FORCOI MBRETĖRIN ILIRE

Mbretėria Ilire me Agronin

Para 2200 vjetėsh nė krye tė Mbretėrisė Ilire ishte Agroni nga fisi i ardianėve.

Gjatė sundimit e tij Mbretėria Ilire u bė e fuqishme. Ai pėrgatiti njė ushtri tokėsore dhe detare mė tė madhe se atė qė e kishin pasur deri atėherė mbretėrit e mėparshme ilirė.

Me kėtė ushtri Agroni mori shumė toka tė tjera ilire, si ato tė taulantėve, tė labeatėve, tė dardanėve etj. Njėherėsh ushtria e tij mori edhe qytetet e mėdha – Shkodrėn dhe Lezhėn. Nė kėtė mėnyrė shteti ilir, me Agronin mbret, shtrihej nga lumi Narona (Neretva) nė veri, deri te Vjosa nė jug. Kryeqytet i kėtij shteti ishte Shkodra.

Mbretėresha Teuta



Pas vdekjes sė Agronit nė krye tė shtetit u vendos gruaja e tij, Teuta. Ajo vazhdoi rrugėn e Agronit, duke i zgjeruar kufijtė e shtetit. Pėr kėtė ajo zhvilloi luftė me epirotėt dhe dardanėt dhe doli fitimtare. Robėrit e zėnė nė Epir i liroi, ndėrsa skllevėrit qė i gjeti aty i solli nė Shkodėr.

Mė vonė me flotėn e saj Teuta sulmoi qytetet e mėdha bregdetare: Durrėsin, Apoloninė dhe Korkyrėn (Korfuzin). Sukses pati vetėm nė Korkyrė. Nė kėto luftėra ajo shkatėrroi flotėn greke. Me kėtė fitore, flota ilire u bė ndėr mė tė fuqishmet nė Mesdhe:

6. BATO UDHĖHEQ LUFTĖN E ILIRĖVE PĖR LIRI

Ushtritė romake pushtojnė Mbretėrinė Ilire

Forcimi i Mbretėrisė Ilire nga Teuta shteti i Romės nuk e shikonte me sy tė mirė. Ky shtet shtrihej nė Italinė e sotme. Roma ishte fuqi mė e madhe ushtarake e asaj kohe. Gjatė 62 vjetėve, ndėrmjet ilirėve dhe romakėve u zhvilluan tri luftėra tė mėdha. Pas pėrfundimit tė tyre, shteti ilir e humbi fuqinė e tij qė kishte dikur. Atė e pushtoi Roma.

Pushtimi i Epirit

Pasi mundėn ushtrinė ilire, ushtritė romake shkelėn edhe Epirin. Pushtuesit romakė nė Iliri bėnė plaēkitje dhe shkatėrrime tė mėdha. U dėmtuan deri nė themel 70 qytete. U kthyen nė skllevėr 150 mijė njerėz. Nga thesari i mbretit ilir tė fundit Gencit, u grabitėn sasi shumė tė mėdha ari e argjendi. Nė kėtė mėnyrė humbėn dy shtete tė fuqishme ilire. Nė to u vendos sundimi romak.

Bato u priu ilirėve nė luftė pėr liri

Pushtuesit romakė ishin tė egėr e tė pamėshirshėm. Burrat dhe gratė i kthyen nė skllevėr. Djemtė i detyronin me forcė tė bėheshin ushtarė. I ēonin nė luftėra pėr tė pushtuar vende tė tjera. Ilirėt nuk mundė ta duronin kėtė shtypje tė rėndė. Ata nė vitin 6, rrokėn armėt dhe nisėn luftėn. Si udhėheqės i tyre u shqua Batoja. Kryengritja u pėrhap shpejt nė tėrė Ilirinė. Kryengritėsit luftonin me guxim dhe trimėri.

Fitoret e kryengritėsve ilirė, romakėve ua futėn tmerrin. Roma dėrgoi nė Iliri ushtri tė shumta. Nga viti 9 deri afėr vitit 400 Iliria fuftoi vazhdimisht kundėr ushtrive romake. Mirėpo ilirėt nuk arritėn tė rifitojnė lirinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:23 am

PARATHĖNIE

Nė vitin 1959 u botua nė Tiranė vėllimi i parė i Historisė sė Shqipėrisė, i cili, sė bashku me vėllimin e dytė, qė doli mė 1965, pėrbėn veprėn e parė shkencore pėrgjithėsuese pėr Historinė e Shqipėrisė, tė hartuar nga njė grup autorėsh.
Historia e lashtė (Ilirėt) pėrbėnte pjesėn e parė tė vėllimit tė parė tė botimit tė vitit 1959. Ajo shėrbeu si bazė pėr hartimin e tekstit tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė qė u pėrgatit dhe u botua si maket pėr diskutim nė vitin 1973. Pjesa e parė e vėllimit tė parė tė kėtij botimi tė ri (1973) pėrfshinte periudhėn e historisė sė lashtė, nga fillimet e shoqėrisė njerėzore e deri nė fillimet e mesjetės sė hershme shqiptare. Ajo u pėrgatit nga prof. Selim Islami (redaktor pėrgjegjės), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skėnder Anamali. Nė vitin 1977, historia e lashtė u botua e ripunuar dhe e plotėsuar me tė dhėna tė reja nga kėta autorė, nė formė dispense, pėr pėrdorim tė brendshėm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe nė frėngjisht mė 1985 si vėllim mė vete, pėr t’u shfrytėzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperēu historique, Tirana, 1985.

Pjesa e parė, Ilirėt, qė pėrfshihet nė kėtė botim tė ri (vėllimi i parė), ėshtė mbėshtetur nė variantet e vitit 1977 dhe 1985, por tė ripunuara dhe tė plotėsuara prej tė njėjtit grup autorėsh:
Krerėt I dhe II janė hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Krerėt III dhe V janė hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV ėshtė hartuar nga prof. Frano Prendi.
Krerėt VI, VII dhe VIII janė hartuar nga prof. dr. Skėnder Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar nė pjesėn Mbretėria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Pėrgatitja pėr botim (redaktimi) e pjesės Ilirėt, me ndryshimet pėrkatėse u bė nga prof. dr. Muzafer Korkuti.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:26 am

K R E U I

LINDJA DHE FORMIMI I BASHKĖSISĖ PRIMITIVE


1. SHFAQJA E SHOQĖRISĖ NJERĖZORE. PALEOLITI

Gjurmėt mė tė hershme tė jetės njerėzore
Historia e shoqėrisė njerėzore fillon qė nė kohėn kur nga kopeja e majmunėve antropoidė u formuan grupet e para tė njerėzve primigjenė. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshėve u krye nėpėrmjet njė procesi shumė tė gjatė, tė ndėrlikuar dhe tė papėrsėritshėm.
Periudha mė e hershme e zhvillimit tė kėsaj shoqėrie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetėr, lithos - gur) dhe pėrfshin periudhėn afėrsisht nga 1 500 000 deri nė 10 000 vjet mė parė. Kjo epokė ndahet nga ana e saj nė paleolit tė ulėt, tė mesėm dhe tė lartė.
Nė vendin tonė nuk janė zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulėt, qė zė njė pjesė tė madhe tė epokės sė pleistocenit e vjen deri nė kohėn e vėrshimit tė akullnajave Riss.

Gjurmėt mė tė hershme tė qenies sė njeriut nė territorin e Shqipėrisė shfaqen nė periudhėn musteriane, qė i pėrket paleolitit tė mesėm (100 000-30 000 vjet mė parė). Kėto pėrfaqėsohen nga vegla prej stralli tė punuara mirė, me forma tipike musteriane, tė cilat i kanė shėrbyer njeriut primitiv pėr procese tė ndryshme pune qė lidheshin drejtpėrdrejt me sigurimin e ushqimit tė tij tė pėrditshėm. Tė tilla vegla, si prefėse, kruese, gėrryese, etj., janė gjetur, deri mė sot, nė stacionin prehistorik tė Xarės nė rrethin e Sarandės, nė stacionin e Kryegjatės, nė afėrsi tė Apolonisė (Fier) dhe nė stacionin e Gajtanit nė rrethin e Shkodrės. Nga format dhe pėrmasat e tyre tė vogla kėto vegla ngjasojnė mjaft me veglat e strallit tė zbuluara nė depozitimet musteriane tė krahinave fqinje tė Greqisė Veriore, tė Thesalisė, tė Malit tė Zi etj.
Tipi fizik i njeriut nė kėtė kohė ishte ai i neandertalit . Nė procesin e antropogjenezės ky tip paraqet njė hallkė mė tė zhvilluar nė krahasim me pitekantropin e paleolitit tė ulėt.

Dyndja nga veriu nė jug e akullimit tė periudhės gjeologjike Riss bėri qė edhe nė vendin tonė klima tė pėsojė ndryshime tė mėdha. Nė malet e larta tė Shqipėrisė u formuan akuj tė pėrhershėm, qė zbritėn deri nė lartėsinė 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshėt e vjetra qėndruan vetėm ato qė mundėn ta pėrballonin tė ftohtit. Krahas tyre u shfaqėn dhe kafshėt karakteristike vetėm pėr kushtet e klimės sė ftohtė. Tė tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellės, hiena e shpellės, dhia e egėr etj.
Tė ftohtėt ndikoi edhe nė mėnyrėn e jetesės. Nė luftėn pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė klimatike dhe pėr tė mbijetuar, njeriu i kėsaj kohe bėri hapa tė rėndėsishėm drejt pėrparimit; u strehua nė shpella pasi triumfoi nė luftėn pėr jetė a vdekje me kafshėt e egra qė i kishin zėnė qė mė pėrpara kėto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytėzuar lėkurėt e kafshėve, mėsoi tė ndezė vetė zjarrin, tė cilin e pėrdori me sukses kundėr tė ftohtit dhe bishave tė egra, por sidomos pėr tė pėrmirėsuar strukturėn e ushqimit, duke pėrdorur gjerėsisht mishin e pjekur, i cili luajti njė rol tė madh nė pėrmirėsimin e mėtejshėm biologjik tė tij. Zjarri qe njė arritje shumė e rėndėsishme pėr kohėn, sepse i dha njeriut pėr tė parėn herė zotėrimin mbi njė fuqi tė caktuar tė natyrės, qė e ndau atė pėrfundimisht nga bota e kafshėve.
Banorėt e paleolitit tė mesėm jetonin me prodhimet, qė i gjenin tė gatshme nė natyrė dhe sidomos me gjueti, e cila pėrbėnte edhe drejtimin kryesor tė veprimtarisė sė neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe tė zhardhokėve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fėmijėve, me pėrgatitjen e lėkurės pėr veshje, etj., merrej gruaja, ndėrsa burri dilte pėr gjah ose merrej me pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve. Gjuetia e kafshėve tė mėdha, nė kushtet e nivelit tė atėhershėm, primitiv tė veglave tė punės, mund tė bėhej vetėm nė mėnyrė kolektive. Nė kėto rrethana ajo ndihmoi shumė nė forcimin e lidhjeve tė brendshme midis anėtarėve tė grupeve dhe sė bashku me krijimin e lidhjeve tė gjakut shpuri nė organizimin e bashkėsisė primitive.

Lindja e gjinisė matriarkale
Paleoliti i lartė ėshtė pėrfaqėsuar shumė mė gjerė. Vegla pune tė kėsaj periudhe janė zbuluar me shumicė nė sipėrfaqen e stacionit tė Xarės (Xara II), nė shpellėn e Shėn Marinės nė Bogas tė Sarandės, nė shpellėn e Konispolit, nė Kryegjatė, nė Rrėzė tė Dajtit dhe nė Gajtanin III, pra nė njė rreze tė tillė qė nėnkupton shtrirjen e vendbanimeve tė kėsaj kohe nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Shqipėrisė. Kėto materiale pėrbėhen kryesisht nga vegla stralli tė tipit aurinjacien, tė njė pėrvoje mė tė pėrparuar teknike dhe me forma mė tė larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gėrryese. Sė bashku me veglat prej stralli nė depozitėn rrėzė Dajtit janė gjetur edhe disa vegla prej kocke, tė cilat nė kėtė kohė marrin njė pėrdorim tė gjerė krahas pėrsosjes sė mėtejshme tė punimit tė strallit. Nė shtresėn paleolitike tė shpellės sė Shėn Marinės pėrveē veglave tė punės janė gjetur dhe gjurmė zjarri, si dhe fosile kafshėsh tė pleistocenit tė vonė (capra ibex - dhi e egėr), qė tregojnė pėr njė faunė tė ngjashme me atė tė paleolitit tė mesėm, gjė qė ėshtė dhe e kuptueshme, pasi klima dhe nė kėtė kohė vazhdoi tė ishte e ftohtė dhe e lagėsht si mė parė.
Pėrparėsi kanė tė dhėnat qė janė zbuluar nė shtresėn mė tė hershme tė shpellės sė Konispolit I, tė datuar 26 370 vjet mė parė, si njė seri veglash pune tė pėrgatitura nga gur-stralli i bardhė me retush tė varfėr, kocka kafshėsh tė egra si edhe farė rrushi tė egėr dhe thjerrėza tė karbonizuara, tė cilat janė tipike pėr Mesdheun Lindor paraneolitik.

Gjuetia e kafshėve tė egra vazhdon edhe nė kėtė etapė tė fundit tė zhvillimit paleolitik tė vendit tonė, tė jetė mjeti kryesor i sigurimit tė ushqimit. Madje nė kėtė kohė pėrsosen dhe mė tepėr armėt e gjuetisė si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve tė gatshme, gjithashtu, mbetet njė nga mėnyrat e sigurimit tė ushqimit tė pėrditshėm.
Gjatė kėsaj epoke pėrfundon procesi i gjatė dhe i ndėrlikuar i antropogjenezės. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani nė tipin e njeriut tė sotėm - homo sapiens.
Si rrjedhim i pėrsosjes sė veglave tė punės prej stralli e kocke u rrit ndjeshėm mundėsia e sigurimit mė me shumicė tė produkteve ushqimore, gjė qė solli ndryshime dhe nė organizimin e bashkėsisė primitive.
Formohen tani grupe tė qėndrueshme njerėzish tė bashkuar jo vetėm nga forma e pėrbashkėt e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e pėrbashkėt. Gradualisht kalohet nė bėrthamėn e parė tė organizimit shoqėror, nė gjininė matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol tė dorės sė parė nė ekonomi dhe nė jetėn shoqėrore tė kėsaj bashkėsie gjinore. Forma kryesore e familjes nė kėtė gjini ishte martesa me grupe, prej sė cilės origjina e fėmijėve pėrcaktohej vetėm nėpėrmjet nėnės.

Nė epokėn e mezolitit (guri i mesėm) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhėn ndryshime tė mėdha nė florėn dhe nė faunėn e kontinentit, rrjedhimisht edhe nė territorin e Ballkanit. U zhdukėn tė gjitha kafshėt tipike tė pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse njė pjesė e kafshėve qė vazhduan tė jetonin ndryshuan pėrhapjen gjeografike. Nė kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi tė kalojė nga ekonomia qė mbėshtetej nė gjuetinė e mbledhjen e produkteve tė gatshme, nė fillimet e bujqėsisė e tė blegtorisė primitive.
Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave tė punės, tė cilat janė bėrė nga ashkla stralli shumė tė vogla me forma tė rregullta gjeometrike, si trekėndėsha, trapezoidale, nė formė segmenti etj., me pėrmasa tė vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.

Nė territorin e Shqipėrisė vendbanime mezolitike janė zbuluar nė shpellėn e Konispolit (Konispol II) dhe nė Kryegjatė. Nė tė dyja kėto vendbanime veglat prej stralli janė tė cilėsisė shumė tė mirė, kanė forma tipike mezolitike, me retush tė imėt tė cilėsisė sė lartė. Nė Konispol ato janė datuar saktėsisht nė vitet 8500 p.e.sonė (nė bazė tė C14).
Me epokėn mezolitike lidhet pjesėrisht edhe vendbanimi i Vlushės (rrethi i Skraparit), ku janė zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Kėto vegla janė gjetur sė bashku me fragmente enėsh shumė primitive, fakt qė e daton Vlushėn nė fillimet e epokės neolitike. Sidoqoftė, ato i takojnė njė kulture me tradita tė forta mezolitike, dhe Vlusha pėrfaqėson njė kulturė qė vė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė epokėn e mezolitit me fillimet e epokės sė neolitit. Tė marra sė bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, pėrbėjnė njė dėshmi tė rėndėsishme pėr formimin e kulturės neolitike nė territorin e Shqipėrisė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:28 am

2. N E O L I T I

Vendbanimet neolitike

Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) pėrfaqėson etapėn e fundit dhe njėkohėsisht mė tė zhvilluarėn tė epokės sė gurit. Ai pėrfshin njė kohė qė fillon nga mijėvjeēari i shtatė dhe mbaron nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė. Arkeologjikisht neoliti ndahet nė tri periudha tė mėdha: e hershme, e mesme dhe e vonė. Nė kėtė tė fundit pėrfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalės lat. eneos - bakėr dhe greq. lithos - gur), qė pėrbėn etapėn e fundit dhe kalimtare pėr epokėn e bronzit.
Nė kėta tridhjetė vjetėt e fundit janė zbuluar e gėrmuar njė numėr i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati nė tėrė territorin e Shqipėrisė, si nė Maliq, nė Cakran, nė Vashtėmi, nė Burimas, nė Podgorie, nė Barē e nė Dėrsnik tė rrethit tė Korēės, nė Kamnik tė Kolonjės, nė Blaz e Nezir tė Matit, nė Cakran tė Fierit, nė Burim, nė Gradec e nė Cetush tė Dibrės, nė Kolsh tė Kukėsit, nė Rajcė e nė Rashtan tė Librazhdit e nga gjetje tė rastit nė pika tė tjera. Mė mirė ėshtė njohur e studiuar pellgu i Korēės, i cili gjatė epokės prehistorike ka pasur kushte shumė tė mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonėn mė tė pasur e mė tė zhvilluar kulturore tė neolitit si edhe pellgun ku mund tė ndiqet pa ndėrprerje zhvillimi i kulturės neolitike nė gjithė shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura nė kėto qendra prehistorike, krahas atyre tė dala nė dritė shumė kohė mė parė si nė Velēė tė Vlorės ose rastėsisht nė rrethet e tjera tė vendit, kanė dhėnė mundėsi qė tė njihen aspekte tė ndryshme tė jetės ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė banorėve neolitikė tė territorit tonė, ndėrsa pėrhapja e gjerė e kėtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastėsore neolitike ka treguar se ky territor gjatė kėsaj epoke ka qenė i banuar dendur dhe pa ndėrprerje.
Jeta nė vendin tonė gjatė neolitit u zhvillua nė kushte shumė tė pėrshtatshme natyrore. Klima e ftohtė dhe e lagėsht e paleolitit, e cila kishte filluar qė nė mezolit t’i lėshonte vendin njė klime mė tė butė, tani merr pak a shumė karakterin e klimės sė sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnė prej asaj tė ditėve tona.

Kėto rrethana tė favorshme natyrore ndihmuan qė vendi ynė gjatė neolitit tė arrijė nė njė nivel tė lartė zhvillimi ekonomik dhe kulturor pėr atė kohė. Njeriu nga skllav i natyrės, siē ishte nė paleolit, shndėrrohet tani, pak e nga pak, nė zotėrues i saj. Nė kėtė kohė lindin e zhvillohen forma tė ndryshme tė veprimtarisė prodhuese tė njeriut, tė cilat me plot tė drejtė mund tė merren si zanafilla e degėve tė veēanta tė ekonomisė dhe tė pėrparimit teknik e kulturor tė shoqėrisė sė sotme. Tė tilla janė bujqėsia e blegtoria, prodhimi i qeramikės, tjerrja dhe endja, teknika e ndėrtimit tė banesave etj. Pėrsoset nė kėtė kohė edhe teknika e punimit tė veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn nė pėrdorim tė gjerė dhe bėhet karakteristike pėr epokėn dhe teknika e lėmimit tė gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), pėr tė parėn herė dalin dhe veglat e objektet prej bakri, tė cilat shėnojnė dhe fillimet e metalurgjisė nė vendin tonė.
Nė kėto periudha tė largėta tė prehistorisė, vendbanimet i ndeshim zakonisht nėpėr tarraca lumore, pranė burimeve ose nė vende me toka pjellore dhe tė pasura me pyje qė strehonin shumė kafshė tė egra. Por krahas kėtyre, vazhdonin tė shėrbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velēės, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: nė formė gropash nėndhese (Cakran) dhe tė tilla tė ndėrtuara drejt mbi tokė (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht kėto kishin planimetri drejtkėndėshe dhe ishin njė ose dy dhomėshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltė nė njėrėn ose nė tė dy faqet e tyre. Dyshemetė ishin gjithashtu prej balte; nė disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarėsh pėr tė izoluar lagėshtirėn. Nė Dunavec dhe nė Maliq tė Korēės janė zbuluar banime tė ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtė vertikalė qėndronte njė platformė prej trarėsh tė vendosur horizontalisht e mbi tė ngriheshin banesat (kasollet) tė shtruara me baltė. Palafiti i Maliqit ka qenė i rrethuar me njė gardh qė e mbronte nga vėrshimi i ujit apo nga rreziqe tė tjera.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:29 am

Ekonomia. Lulėzimi i gjinisė matriarkale

Nga materialet e zbuluara nė vendbanimet neolitike tė vendit tonė del se bujqėsia pėrbėnte njė nga format kryesore tė prodhimit dhe sidomos tek ato bashkėsi primitive qė banonin nė toka pjellore, si p.sh. nė pellgun e Korēės, nė fushėn e Cakranit (Fier) etj. Toka punohej cekėt me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma mė primitive e punimit tė tokės. Nė kėtė kohė mbillej gruri si dhe llojet e tjera tė drithėrave. Kėtė e tregojnė farėrat e karbonizuara tė zbuluara nė shtresat neolitike tė Podgories, tė Konispolit, tė Maliqit apo nė muret e banesave tė lyera me baltė tė pėrzier me byk drithėrash, siē i gjejmė nė vendbanimet mė tė hershme neolitike (Vashtėmi, Kolsh etj.).
Nė depozitimet neolitike tė vendit tonė, pėrzier me mbeturina tė ndryshme tė kulturės, janė zbuluar me shumicė dhe kocka bagėtish tė imėta dhe tė trasha, qė tregojnė se krahas bujqėsisė banorėt neolitikė merreshin edhe me blegtori. Prej bagėtive ata siguronin qumėshtin, mishin, leshin, lėkurėn etj. Njė pjesė tė kėtyre produkteve ata i siguronin dhe nėpėrmjet gjuetisė sė kafshėve tė egra, kockat dhe brirėt e tė cilave i ndeshim gjithashtu nė qendrat e banuara tė kėsaj kohe. Dreri ishte njė nga kafshėt e egra mė tė parapėlqyera tė gjahut, i cili pėrveē mishit dhe lėkurės, u siguronte bujqve primitivė edhe brirėt me tė cilėt bėnin vegla tė ndryshme bujqėsore, si shetėr, ēekanė etj., dhe qė i gjejmė tė pėrfaqėsuar mirė sidomos nė vendbanimin e Dunavecit e tė Maliqit. Po kėtu janė zbuluar edhe shumė pesha rrjetash, gropa etj., qė dėshmojnė se njė formė tjetėr e sigurimit tė ushqimit tė banorėve neolitikė tė Dunavecit e tė Maliqit ishte dhe peshkimi.
Banorėt neolitikė tė vendit tonė dinin gjithashtu tė tirrnin fijen dhe tė endnin prej saj rroba me anė tė vegjės primitive vertikale. Kėtė e tregojnė rrotullat e boshtit dhe peshat pėr tėrheqjen e fijes nė vegjė, tė zbuluara nė Maliq e gjetkė.
Qė nė etapėn mė tė hershme tė neolitit shfaqen dhe enėt prej balte tė pjekur, qė pėrbėjnė si kudo gjetjet mė tė shumta e mė tė rėndėsishme nė vendbanimet e kėsaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqėsore, ishte i lidhur me punėn e gruas. Ēdo bashkėsi neolitike i pėrgatiste vetė enėt sipas nevojave tė saj. Ato punoheshin me dorė nė forma e madhėsi tė ndryshme, me faqe tė trasha ose tė holla, me ose pa zbukurime sipas qėllimit tė tyre praktik.

Zhvillimi i madh, pėr atė kohė, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet nė shtimin e llojeve tė veglave tė punės dhe nė pėrmirėsimin teknik tė punimit tė tyre, nė zhvillimin e formave tė tilla tė ekonomisė, siē ishin bujqėsia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe nė organizimin shoqėror, qė u pasqyrua nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė strukturės gjinore. Gjinia matriarkale e lindur qė nė paleolitin e lartė dhe e zhvilluar dalėngadalė gjatė mezolitit arrin tani fazėn e lulėzimit tė saj. Nė fushėn ekonomike kjo fazė e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqėsisė primitive, e cila duke qenė punė e gruas, i jepte asaj njė vend me rėndėsi nė prodhimin shoqėror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dėshmon se ajo kishte njė pozitė parėsore nė gjini. Martesa me grupe, karakteristike pėr periudhėn e hershme tė matriarkatit, zėvendėsohet tani nė periudhėn e lulėzimit tė saj me njė formė tė re mė tė pėrsosur, me martesėn me ēifte.
Gjatė gjithė kohės sė neolitit, gjinia mbetet e vetmja njėsi shoqėrore dhe ekonomike nė bashkėsinė primitive. Nė kėtė gjini kishte jo vetėm bashkėsi familjesh me ēifte, por edhe njė organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e pėrbashkėt i shpinte njerėzit nė pronėn e pėrbashkėt mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.
Ndėrmjet gjinive, qė jetonin nė afėrsi tė njėra-tjetrės, u vendosėn gjatė kėsaj periudhe marrėdhėnie tė tilla ekonomike e shoqėrore qė shpunė nė formimin e bashkėsive fisnore. Midis kėtyre njėsive tė mėdha fisnore fqinje ose mė tė largėta, ekzistonin marrėdhėnie kėmbimi. Nė vendbanimet tona neolitike janė ndeshur sende tė sjella nga krahina tė largėta, siē janė p.sh., importet e poēerisė diminiane tė Thesalisė nė depozitimet e vendbanimit tė Cakranit apo tė Kamnikut etj.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:30 am

Arti dhe botėkuptimi

Arti i bujqve dhe i blegtorėve neolitikė priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.
Arti dekorativ neolitik shfaqet me tėrė pėrmbajtjen e tij sidomos nė prodhimet e poēerisė, ku shumė nga format e enėve me harmoninė dhe me elegancėn e trupit tė tyre i tejkalojnė kėrkesat e ngushta utilitare dhe hyjnė nė fushėn e realizimeve artistike.

Nė tėrė kulturat neolitike tė vendit tonė qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente tė shumta tė realizuara me teknika tė ndryshme (pikturim, gėrvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime tė veēanta stilistike, sipas fazave tė zhvillimit pėrparues tė saj. Motivet e zbukurimit pėrbėhen nga vija tė drejta ose tė pėrkulura me kombinime nga mė tė ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekėndėsha e rombe me fushė tė zbrazėt ose tė vizatuar, nga rrathė, spirale, meandra, etj. Kėto motive, pėrveē zhvillimit tė thjeshtė pėr tė zbukuruar enėt, kanė shėrbyer, nė mjaft raste, edhe si simbole grafike pėr tė paraqitur ambientin, sendet apo fuqitė e natyrės sipas botėkuptimit magjik tė njerėzve neolitikė.
Arti figurativ i kėsaj kohe pėrfaqėsohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte tė pjekur, tė cilat kryesisht janė tė vogla. Tipari mė karakteristik i tyre ėshtė skematizimi i formės, nganjėherė jashtė masės, ashtu sikurse ėshtė nė artin dekorativ tė qeramikės gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Kėto figura qeniesh paraqiten nė formė cilindrike, plaēke apo steatopigjike (vithegjera), nė kėmbė ose ulur. Njė pjesė e tyre janė tė ngjashme me tipat pėrkatės tė Azisė sė Pėrparme dhe tė Mesdheut Lindor, gjė qė tregon pėr lidhje e ndikime kulturore tė drejtpėrdrejta tė kulturave neolitike tė vendit tonė me ato tė kėtij areali.
Kėto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetėr, ato fuqi tė panjohura, tė cilat sipas bujqve dhe blegtorėve primitivė, kishin nė dorė pjellorinė e tokės dhe mbarėshtimin e kafshėve. Kėshtu, figurat e grave, tė cilat mbizotėrojnė nė plastikėn antropomorfe neolitike, janė tė lidhura me kultin e pjellorisė sė tokės-nėnė, ndėrsa ato qė riprodhojnė figura zoomorfe - me kultin e kafshėve shtėpiake, qė luanin, ashtu sikurse dhe bujqėsia, njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė e bashkėsisė neolitike. Me kultin e tokės-nėnė dhe tė kafshėve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe tė zbuluara nė vendbanimet neolitike tė Maliqit, tė Dunavecit etj.
Botėkuptimi i banorėve neolitikė ėshtė shprehur edhe nė kultin e varrimit. Varrosja e tė vdekurve bėhej pranė ose brenda territorit tė vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjė ndėrtim tė veēantė; kufoma vendosej nė njė gropė tė cekėt nė pozicion fjetjeje dhe kėmbė tė mbledhura pa takėm funeral. Riti i varrimit brenda territorit tė banuar ose brenda banesės ishte i lidhur me njė zakon shumė tė pėrhapur nė atė kohė nė Ballkan dhe nė pėrgjithėsi nė rajonin e gjerė tė Mesdheut. Siē duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qė mbronin vendbanimin.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:31 am

Grupet etno-kulturore neolitike

Numri i konsiderueshėm i vendbanimeve neolitike tė zbuluara nė tėrė territorin e Shqipėrisė si edhe pėrkatėsia kohore e tyre nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm, tė vonė, duke pėrfshirė dhe epokėn e bakrit, e bėjnė tė mundur tė veēojmė disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kulturės pa ndėrprerje nga fillimet e mijėvjeēarit tė shtatė e deri nė fund tė mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė.
Neoliti i hershėm, pėrfaqėsohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga njė qeramikė trashanike ngjyrė gri tė zezė, me forma tepėr tė thjeshta e me pak zbukurime tė bėra me shtypje. Qeramika gjendet sė bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhės kalimtare nga mezoliti nė neolit.
Kultura Podgorie I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, tė cilat janė njohur e studiuar mirė, i takojnė neolitit tė hershėm tė zhvilluar. Kjo periudhė nė territorin e Shqipėrisė Juglindore ėshtė dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falė njė shtrese kulturore tė trashė rreth 3 m e mjaft tė qartė, nė Podgorie, dhe tė njė lėnde shumė tė pasur arkeologjike mund tė rindėrtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njėngjyrėshe e kuqe me shkėlqim, nga qeramika e pikturuar me bojė tė bardhė mbi sfond tė kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta tė kultit, tė cilat i vėnė nė raporte tė drejtpėrdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershėm tė Thesalisė (faza Presesklo e pjesėrisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershėm tė Maqedonisė (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera tė pranishme nė Podgorie I, si qeramika impreso e tipit tė Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtė e vėnė atė nė lidhje me kulturat e neolitit tė hershėm adriatik e ballkano-qendror.

Kultura pėrfaqėsuese e Shqipėrisė Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramikėn barbotine nė reliev tė ngritur, qeramikėn e pikturuar me bojė kafe mbi sfond tė kuq dhe qeramikėn impreso, tė cilat vendosen mjaft qartė nė raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) nė Kosovė dhe me gjithė kulturat e fazės Starēevo II b tė Ballkanit Qendror. Blazi I e II nė zonėn e Matit ka qeramikė tė tipit impreso-kardium me motive tė ndryshme, si edhe qeramikė njėngjyrėshe gri e tė zezė me shkėlqim qė i japin kulturės sė kėtij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilēiē I).
Kalimi nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm shėnon njė kthesė nė tė gjithė zhvillimin kulturor tė territorit tė vendit tonė, gjė qė ėshtė pasqyruar mjaft qartė nė kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, tė cilat pėrfaqėsojnė dhe tri fazat kryesore tė zhvillimit tė neolitit tė mesėm nė Shqipėri. Tipar themelor pėr tė gjitha fazat e kėsaj periudhe ėshtė qeramika ngjyrė gri, gri e zezė dhe e zezė me sipėrfaqe tė lėmuar me ose pa shkėlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso tė trashėguara nga neoliti i hershėm. Qeramika shquhet pėr njė larmi formash ku mbizotėrojnė kupat bikonike me variante tė ndryshme, tasat trung konikė me fund tė lartė, enėt me trup sferik me profile tė ndryshme etj. Qeramika e neolitit tė mesėm dallohet edhe pėr pasurinė e zbukurimeve tė bėra me incizim e thellim, hera-herės tė inkrustuara me bojė tė kuqe ose tė bardhė, pėr zbukurimet plastike variantesh tė ndryshme, pėr zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.
Ēdo njėra nga tri kulturat pėrfaqėsuese ka tiparet dhe veēoritė lokale qė burojnė nga diferencat nė kronologjinė relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet qė ato kishin me kulturat fqinje.
Faza Dunavec I qė pėrfaqėson shtresėn mė tė hershme tė neolitit tė mesėm ėshtė e lidhur me ekzistencėn e njė vendbanimi palafit, i cili, sot pėr sot, ėshtė mė i hershmi nė territorin e Ballkanit. Nė Dunavecin I, krahas qeramikės sė zezė tė cilėsisė shumė tė mirė vazhdoi tė pėrdorej gjerėsisht qeramika barbotine me reliev tė zhvilluar, traditė kjo e neolitit tė hershėm Starēevian. Por tonin kulturės sė Dunavecit I ia jepnin format e reja tė enėve tė zbukurimit nė reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.
Gjatė Dunavecit II, krahas elementeve qė u trashėguan nga periudha paraardhėse, qė edhe kėtu pėrbėjnė shumicėn, ka edhe njė tog elementesh tė reja qė e veēojnė atė si njė fazė mė vete. Zbukurimi nė reliev njeh zhvillimin e tij mė tė gjerė, po ashtu bėhet tipik zbukurimi me gėrvishtje i llojit adriatik, kanelyra pėrmirėsohet cilėsisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojė tė kuqėrremtė. Nė kėtė fazė shfaqen edhe fragmentet e para tė qeramikės dyngjyrėshe kuq e zi.

Cakrani dhe Dunaveci II kanė pėrputhje tė plotė kulturore e kronologjike. Pėr t’u shėnuar ėshtė gjetja nė Cakran e disa fragmenteve enėsh tė pikturuara dhe nė Dunavec II e njė fragmenti, tė cilat janė tė importuara nga kultura Thesalike e Diminit tė hershėm (faza Tsangli). Ato japin njė datė tė saktė pėr ekzistencėn e njėkohshme tė Cakranit e tė Dunavecit II me Tsanglin dhe nė tė njėjtėn kohė dėshmojnė pėr zhvillimin e kėmbimit midis trevave tona me Thesalinė. Edhe kultura e Kolshit II nė territorin e Shqipėrisė Verilindore gjen pėrputhje tė plotė me atė tė Cakranit.
Faza fundore e neolitit tė mesėm ėshtė dėshmuar nga Blazi III nė territorin e Shqipėrisė sė brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrė gri, gri e zezė e ngjyrė kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, tė cilat janė elemente karakteristike pėr kulturat danilike tė bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe enė tė zbukuruara me ornamente me vija tė thelluara, tė cilat mjaft mirė e vėnė kėtė fazė tė neolitit tė mesėm nė raporte kulturore e kronologjike me kulturėn Lisiēiē (Hvar I) tė neolitit tė vonė tė Adriatikut.
Kulturat e neolitit tė mesėm tė vendit tonė kanė edhe disa tregues tė rėndėsishėm tė kultit e tė botės shpirtėrore. Si shfaqje e re dhe kryesore janė ritonet, enė jo tė zakonshme me katėr kėmbė me grykė vezake tė vendosur pjerrtas me njė dorezė tė madhe nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe tė lyera me bojė tė kuqe. Kėto ritone sipas mendimit tė shumė studiuesve duhet tė kenė shėrbyer nė ceremoni rituale kushtuar kulteve tė rėndėsishme, siē ėshtė ai i pjellorisė sė tokės, i nėnės sė madhe, kulte qė ishin tė lidhura me riprodhimin e jetės, me pjellorinė e tokės e tė bagėtisė, tė cilat ishin degėt bazė tė ekonomisė.
Njė kult tjetėr i epokės neolitike ėshtė ai i varrimit tė fėmijėve nė vendbanim, tė vendosur nė pozicion kruspull, dėshmi e njė flijimi pėr vetė vendbanimin.
Kalimi nga periudha e neolitit tė mesėm nė neolitin e vonė ėshtė bėrė shkallė-shkallė, gjė qė provohet nga kultura e vendbanimeve tė Dėrsnikut, tė Barēit II dhe tė Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues tė kulturės vazhdojnė edhe gjatė neolitit tė vonė, madje zhvillohen mė tej dhe bėhen karakteristike. E tillė ėshtė qeramika me tone tė ēelėta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra tė ndryshme, me motive tė larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramikė krijon efekte shumė tė ngjashme me qeramikėn e neolitit tė vonė tė Thesalisė, qė njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Kėto elemente kulturore luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e kulturės sė neolitit tė vonė tė vendit tonė.

Fazėn finale tė epokės sė gurit tė ri ose siē quhet ndryshe epoka e bakrit, e pėrfaqėsojnė tri vendbanime me njė vijimėsi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet nga pėrsosja e veglave tė strallit, e veglave me gur tė lėmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave tė para prej bakri (sėpata tė tipit daltė, biza e grepa peshkimi), tė cilat pėr shkak tė cilėsisė sė butė tė bakrit nuk mundėn tė zėvendėsonin veglat e traditės neolitike.
Tiparin themelor tė kėsaj faze e pėrbėn qeramika, e cila dallohet pėr cilėsinė e punimit tė saj, pėr larminė e formave tė enėve, pėr ngjyrėn e zezė e gri tė zezė shpeshherė me shkėlqim, si edhe pėr zbukurimet e shumėllojshme (me pikturim gri, me bojė tė bardhė ose tė kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe pėr njė pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte tė tjera tė karakterit ritual.

Kultura neolitike e vendit tonė u zhvillua nė lidhje e marrėdhėnie tė ngushta me kulturat bashkėkohėse tė vendeve fqinje, si me kulturėn Crnobuki-Shuplevac tė Pelagonisė, me kulturėn Rahmani tė Thesalisė dhe me kulturat egjeane tė bronzit tė hershėm.
Tė dhėnat e deriatėhershme dėshmojnė kėshtu se kultura neolitike nė vendin tonė zhvillohet pa ndonjė ndėrprerje dhe mbi njė bazė autoktone. Njohuritė e deritanishme nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pėrcaktuar se cilėt ishin pėrfaqėsuesit e grupeve apo tė komplekseve mė tė gjera etnokulturore ballkanike tė kėsaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas tė cilave kėto mund tė kenė qenė ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende tė diskutueshme, sa kohė qė tė dhėnat gjuhėsore nga fusha e toponimisė sė lashtė tė Ballkanit ėshtė vėshtirė tė pėrputhen me siguri me tė dhėnat arkeologjike. Nė kėto rrethana, banorėt e kėsaj lashtėsie tė largėt, kėto grupe kulturore ka shumė gjasė t’i takonin njė popullsie paleoindoevropiane.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:32 am

3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI NĖ ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Gjurmė tė kohės sė bronzit. Vendbanimet

Epoka e bronzit nė Shqipėri pėrfshin mijėvjeēarin e tretė dhe gjithė mijėvjeēarin e dytė p.e.sonė, e deri nė fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet prej tė dhėnave tė fituara nga shtresat e kulturės sė bronzit nė vendbanimet e Maliqit, tė Trenit e tė Sovijanit nė pellgun e Korēės, nga shtresa e parė e vendbanimit tė Gajtanit nė afėrsi tė Shkodrės, nga gjetjet nė shpellėn e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherės e kalaja e Kalivosė nė rrethin e Sarandės. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare nė Mat, nė Kukės, nė Barē (Korēė), nė Pazhok (Elbasan), nė Divjakė (Lushnjė), nė Patos (Fier), nė Vajzė e Dukat (Vlorė), nė Piskovė (Pėrmet), nga tumat nė luginėn e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandė) e nga depo e gjetje tė rastit tė zbuluara buzė liqeneve tė Shkodrės, tė Pogradecit, tė Prespės etj.
Kėto tė dhėna dėshmojnė se territori i Shqipėrisė gjatė kėsaj epoke ka qenė i populluar gjerėsisht, qė nga zonat e tij tė ulėta fushore e deri nė krahinat e brendshme dhe tė vėshtira malore. Njerėzit banonin kryesisht nė vendbanime tė hapura. Nė njė masė mė tė kufizuar janė shfrytėzuar dhe shpellat, ashtu siē kanė vazhduar tė jenė nė pėrdorim edhe palafitet, siē tregojnė gėrmimet e viteve tė fundit nė vendbanimin palafit tė Sovijanit. Nga fundi i kėsaj epoke lindin edhe vendbanimet e para tė fortifikuara, tė cilat rrethohen me mure gurėsh tė palatuar e tė lidhur nė tė thatė apo me ledhe e hunj. Njė pjesė e mirė e vendbanimeve tė kėtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margėlliēit (Fier) etj., qė do tė marrin zhvillim tė plotė dhe do tė bėhen karakteristike pėr epokėn pasuese, atė tė hekurit, e kanė origjinėn e vet nė kėtė periudhė.
Banesat kanė qenė kasolle, qė ndėrtoheshin me lėndė drusore, kallama e kashtė. Ato janė njėkthinėshe zakonisht me planimetri katėrkėndėshe, por duket se ka qenė nė pėrdorim edhe tipi me bazė tė rrumbullakėt e trup konik. Dyshemetė kanė qenė tė shtruara me baltė tė ngjeshur e tė rrahur, kurse muret tė thurura me thupra e tė lyera me baltė tė pėrzier me byk. Nė mes kishin nga njė vatėr tė rrumbullakėt; ka raste kur kėtė e gjejmė tė vendosur anash nė formėn e njė korite qė nuk njihet nė banesat neolitike. Vlen tė pėrmendim njė kompleks banesash tė bronzit tė vonė tė zbuluara nė kalanė e Badherės, tė cilat kanė formė katėrkėndėshe ose rrethore tė ndėrtuara me njė xokolaturė gurėsh, mbi tė cilėn ngriheshin paretet dhe ēatia prej materiali tė lehtė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:32 am

Lindja e metalurgjisė sė bronzit dhe pėrparimet nė degėt e tjera tė ekonomisė

Karakteristika themelore e kėsaj epoke ėshtė lindja e metalurgjisė sė bronzit, qė i dha emrin dhe vetė epokės. Pėr zhvillimin e saj ndihmoi shumė dhe pasuria me bakėr e vendit tonė, sidomos nė zonat metalmbajtėse tė Matit, tė Kukėsit, tė Korēės etj.
Vendin kryesor nė prodhimin e metalurgjisė e zėnė veglat e punės dhe sidomos armėt, siē janė sėpatat, drapėrinjtė, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e tė shigjetave. Veglat dhe armėt e reja nuk mundėn tė pėrjashtonin plotėsisht nga pėrdorimi veglat dhe armėt e traditės neolitike. Madje nė periudhėn e parė tė bronzit ato janė ende tė pakta e tė dobėta, por gradualisht shtohen e pėrsosen dhe hyjnė gjerėsisht nė pėrdorim, duke ushtruar njė ndikim tė fuqishėm nė veprimtarinė ekonomike e shoqėrore tė njeriut. Pėrsosuria e derdhjes dhe pastėrtia e objekteve tė prodhuara nė fundin e epokės sė bronzit arrin njė nivel tė tillė teknik, qė dėshmon se gjatė kėsaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulėzimin e saj tė plotė dhe ishte kthyer nė njė zejtari tė mirėfilltė. Midis kėtyre prodhimeve meritojnė tė pėrmenden sėpatat me forma karakteristike vendase siē janė sėpatat me emrin “shqiptaro-dalmate”. Krahas tyre qėndrojnė prodhimet vendase tė imitacioneve egjeane ose me origjinė nga Evropa Qendrore, tė tilla, si sėpatat dytehėshe tė tipit minoik, shpatat e gjata tė tipit egjean, sėpatat e tipit kelt, etj., qė dallojnė nga prototipat e tyre pėr veēantitė lokale.

Arritjet nė fushėn e metalurgjisė sė bronzit ndihmuan veprimtarinė prodhuese dhe u bėnė mbėshtetje pėr zhvillimin e degėve tė tjera tė ekonomisė, nė mėnyrė tė veēantė tė bujqėsisė. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojė e zhvillimit tė blegtorisė. Rritja e numrit tė kafshėve shtėpiake, si kali, gjedhėt dhe bagėtitė e imėta, qė i gjejmė tė pėrfaqėsuara gjerėsisht midis materialit kockor nė shtresat kulturore tė vendbanimeve tė bronzit dhe nė varrezat e kėsaj kohe, solli me vete ndryshime thelbėsore nė bujqėsi. Nga kopshtet e vogla, qė rrėmiheshin me vegla tė thjeshta prej briri e druri, kalohet tani nė shfrytėzimin e sipėrfaqeve mė tė gjera, qė i punonin me parmendė druri, duke shfrytėzuar forcėn tėrheqėse tė kafshėve. Tokat hapeshin me anė tė djegies sė pyjeve. Tė shkriftuara nga zjarri i fortė dhe tė pasuruara me plehun e hirit, ato ishin tė gatshme pėr t’u mbjellė. Bujkut primitiv nuk i mbetej veēse tė hidhte farėn dhe ta mbulonte atė me njė lėrim tė cekėt. Kjo tokė nuk mund tė shfrytėzohej pėr shumė vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund tė punohej mė me veglat e thjeshta tė kohės, prandaj bujqit hapnin toka tė reja, gjė qė i dha bujqėsisė sė bronzit njė karakter ekstensiv.
Nė krahasim me qeramikėn e bukur dhe tė njė cilėsie tė lartė tė neolitit tė vonė, qeramika e bronzit tė hershėm paraqitet mė primitive si nė teknikėn e punimit, ashtu dhe nė sistemin e zbukurimit. Por kjo ėshtė njė qeramikė me forma tė reja e tė panjohura mė parė, ndėrsa njė element i rėndėsishėm nė ndėrtimin e saj janė vegjėt. Mė tipike nė kėtė qeramikė janė vazot me dy vegjė tė larta mbi buzė, ato me dy ose katėr vegjė unazore nėn grykė, filxhanėt me njė vegjė tė lartė mbi buzė dhe brokat me trup tė fryrė dhe qafė cilindrike me njė vegjė nėn grykė. Tipar tjetėr dallues i kėsaj qeramike ėshtė zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur nė gjuhėn arkeologjike, pėr kėtė arsye, si qeramika “shiritore”, ajo pėrbėn tani njė element tė ri kulturor qė nuk lidhet me traditėn neolitike. Prototipat e saj janė me origjinė tė largėt nga Ponti nė brigjet e Detit tė Zi dhe shfaqja e saj nė Ballkan, ashtu si dhe nė krahinat e tjera tė Evropės ėshtė e lidhur me dyndjen e madhe tė njė popullsie baritore qė vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.
Krahas kėsaj qeramike do tė vazhdojė tė mbijetojė edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendėse, e zbukuruar me ornamente tė incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet mė e pakėt nė fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zė vend parėsor nė qeramikėn e bronzit.
Qeramika e bronzit tė mesėm lidhet gjenetikisht me atė tė bronzit tė hershėm dhe riprodhon tė njėjtat forma e sistem zbukurimi, por me njė teknikė mė tė pėrparuar. Shfaqen tani dhe forma tė reja, prej tė cilave mė karakteristike janė enėt pseudominoike me dy vegjė tė larta mbi buzė, sahanėt me dy vegjė horizontale poshtė buzėve ose qė ngrihen mbi to, etj.
Nė bronzin e vonė prodhimi qeramik rigjallėrohet. Enėt paraqiten me forma mė tė evoluara, mė tė pasura dhe mė tė pėrsosura nga pikėpamja teknologjike. Zakonisht enėt me parete tė holla janė tė pjekura mirė dhe kanė ngjyra kryesisht tė ēelėta, okėr, tė kuqe dhe gri nė tė blertė. Nė fillim kjo qeramikė ėshtė e thjeshtė, por nė fazat e mėpastajme pasurohet me zbukurime tė pikturuara me motive tė larmishme gjeometrike. Tek qeramika mė e hershme e kėtij tipi, pikturimi ėshtė bėrė pas pjekjes sė enės dhe ka ngjyrė tė kuqe tė praruar, kurse mė vonė ai bėhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrėn kafe me nuanca tė ndryshme.

Nė literaturėn arkeologjike kjo qeramikė ėshtė pagėzuar me emrin “devollite”, nga emri i krahinės ku ėshtė zbuluar mė parė. Por djepi i saj duket se ėshtė pellgu i Korēės, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si mė e hershme. Kėndej ajo pėrhapet pastaj nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut dhe nė krahinat fqinje tė Maqedonisė, tė Thesalisė dhe tė Epirit, ku datohet si mė e vonė. Nga fundi i bronzit, nė sintaksėn gjeometrike tė sistemit zbukurues tė qeramikės “devollite” futen dhe elemente tė zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnjė mė tė ngushta tė kėsaj treve me botėn e Egjeut.
Si e tillė qeramika “devollite” paraqitet si pėrfaqėsuese e njė grupi tė veēantė kulturor me njė shtrirje tė gjerė nė territorin jugor tė Shqipėrisė dhe tė diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikės dhe as teknologjinė e grupit “devollit”, duke u treguar mė konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional tė periudhave pararendėse tė epokės sė bronzit.

Prodhimet zejtare dhe ato bujqėsore-blegtorale bėnė tė mundshme edhe zhvillimin e kėmbimeve. Tregues i rėndėsishėm nė kėtė drejtim janė depot ose objektet e fshehura, qė pėrbėjnė njė dukuri tė rėndomtė nė bronzin e vonė dhe qė ndeshen jo rrallė dhe nė vendin tonė. Depo tė tilla janė gjetur buzė liqenit tė Shkodrės dhe Bunės, nė afėrsi tė Shirokės e Beltojės me sėpata tė tipit “shqiptaro-dalmat”, nė njė shpellė afėr Koplikut dhe nė fshatin Bushat me sėpata tė tipit “kelt”, etj. Kėto depo, qė krijohen nė raste rreziku nga zejtarė endacakė, tė cilėt janė njėkohėsisht dhe shitės tė prodhimeve tė tyre, gjenden zakonisht gjatė rrugės natyrore. Ato pėrmbajnė objekte tė pavėna nė pėrdorim, shpesh prodhime tė njė kallėpi, tė cilat, pėr shkak tė formave standarde, shėrbejnė edhe si njėsi vlere pėr kėmbim.
Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropės Qendrore, tė pėrfaqėsuara nė gjetjet arkeologjike tė vendit tonė pėrmes armėve, qeramikės dhe sendeve tė tjera tė luksit, janė dėshmi e pėrpjesėtimeve qė marrin kėmbimet gjatė bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq tė largėta u ndihmuan nga lindja nė kėtė kohė e transportit tokėsor, qė shfrytėzon forcėn bartėse tė kafshėve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qė lejuan lundrimet nė det tė hapur dhe arritjen e brigjeve tė tjera. Qė nga kjo kohė banorėt e bronzit tė vendit tonė, duket se kryen pėr herė tė parė dhe kalimin e Adriatikut.
Megjithatė duhet thėnė se lidhjet midis krahinave tė ndryshme, qofshin kėto tė afėrta apo tė largėta, nuk ishin tė rregullta, prandaj dhe shkėmbimi i produkteve midis bashkėsive mbetet gjithnjė njė gjė e rastit.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:33 am

Ndryshimet nė strukturėn shoqėrore

Pėrparimet nė degėt e ndryshme tė ekonomisė ēuan nė rindarjen e punės midis sekseve dhe pėr pasojė nė ndryshimin e pozitės shoqėrore tė burrit dhe tė gruas. Burri duke u marrė tani si me bujqėsi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues nė ekonomi e shoqėri, ndėrsa roli i gruas u dobėsua. Kjo solli ndryshime dhe nė marrėdhėniet shoqėrore, tė cilat u shprehėn nė zėvendėsimin e rendit gjinor matriarkal me atė patriarkal dhe nė kalimin nga familja matriarkale me ēifte nė familjen patriarkale monogame, e cila u bė dhe bėrthamė e shoqėrisė fisnore tė kėsaj kohe. Brenda fisit ajo formonte njė njėsi tė pavarur ekonomike e shoqėrore. Pjesėtarėt e saj i lidhte prona e pėrbashkėt e familjes, prodhimi dhe konsumi i pėrbashkėt. Tė gjithė pjesėtarėt e familjes ishin tė barabartė midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis tė barabartėve.
Gjatė epokės sė bronzit struktura e fisit u bė mė e ndėrlikuar. Midis familjes dhe fisit u krijua njė hallkė tjetėr, vėllazėria, e cila pėrmblidhte disa familje tė mėdha patriarkale, tė dala nga ndarja e familjes mėmė.
Pasqyrė e kėtij organizimi shoqėror janė monumentet skulpturore tė kėsaj kohe, tumat, tė cilat janė varre apo varreza kolektive tė njė familjeje, vėllazėrie ose fisi. Inventari i varreve tė tyre flet dhe pėr diferencim social tė popullsisė dhe njė shtresėzim fillestar tė saj, qė e ka bazėn te pėrparimet e shėnuara nė ekonomi dhe te mundėsia qė u krijua pėr grumbullimin e njė lloj pasurie prej kėsaj. Vetė ky fakt nėnkupton krijimin e premisave pėr lindjen e pronės private, qė do tė sjellė nė tė ardhmen shpėrbėrjen e bashkėsisė primitive.
Prirja pėr tė shtuar pasurinė, pėr tė fituar toka e kullota tė reja ēoi gjatė kėsaj epoke nė konflikte e lufta tė vazhdueshme. Lėvizjet dhe dyndjet e mėdha tė popullsive qė vėrtetohen nė mėnyrė tė qartė, pėrmes tė dhėnave arkeologjike, janė njė shfaqje e kėsaj dukurie. Lindja e vendbanimeve tė fortifikuara, pėrsosja e armėve dhe vendi qė zėnė ato nė inventarin e varreve, dėshmojnė se nga fundi i epokės lufta ishte bėrė njė funksion i rregullt nė jetė. Plaēkitjet dhe pėrfitimet e tjera qė vinin prej saj, rritėn njė shtresė udhėheqėsish ushtarakė, e cila filloi tė veēohet nga masa e gjerė e anėtarėve tė fisit, duke u pasuruar pėrmes pėrvetėsimit tė pjesės mė tė madhe tė plaēkės sė luftės dhe tė robėrve tė saj. Kėta tė fundit do tė bėhen pastaj burim pėr format mė tė hershme tė shfrytėzimit tė njeriut si skllav nė familjet patriarkale ose ndryshe pėr lindjen e skllavėrisė patriarkale.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:34 am

Botėkuptimi dhe arti

Niveli i ulėt i faktorėve tė prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv njė botėkuptim magjik-mistik pėr botėn qė e rrethonte dhe fenomenet e veēanta tė saj. Mbi kėtė bazė gjatė epokės sė bronzit vazhdojnė tė jetojnė rite e besime tė trashėguara nga shoqėria neolitike siē ėshtė kulti i tokės-mėmė qė vazhdon tė ushtrohet edhe gjatė periudhės sė parė tė bronzit dhe qė shprehet nėpėrmjet figurave prej balte tė pjekur, tė cilat paraqesin gruan-mėmė, apo riti i flijimit dhe i varrimit tė fėmijėve brenda territorit tė vendbanimit, qė i shėrbejnė mbrojtjes nga fuqitė mistike keqbėrėse, qė vėrtetohen me horizontin e bronzit tė hershėm nė Maliq dhe mė vonė nė grupin e urnave tė shtresės sė fundit tė bronzit nė Tren.
Shqetėsimi pėr fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerėzit primitivė botėkuptimin e vazhdimit tė jetės pėrtej varrit, qė shprehet nė kėtė epokė me kujdesin e veēantė qė tregohet pėr tė vdekurin, pėr plotėsimin e riteve tė varrimit dhe pėr ndėrtimin e vetė varreve. Krahas varreve tė dysta tė trashėguara nga neoliti, shfaqen nė fillim tė epokės sė bronzit varret me tuma. Kėto janė varre monumentale nė formėn e kodrave tė vogla gjysmė sferike, tė larta 1-4 m e me diametėr 15-30 m, tė ngritura me dhé e me gurė. Disa prej tyre kanė nė bazė nga njė ose dy unaza kufizuese me gurė, tė cilat shėrbenin si kufi pėr masėn e dheut qė hidhej mbi varret. Nė qendėr tė tumės zakonisht ėshtė vendosur varri mė i hershėm, pėr tė cilin ėshtė ngritur tuma, kurse pėrreth e mbi tė janė vendosur varre tė tjera tė mėvonshme. Arkitektura e varreve ėshtė e thjeshtė nė formė gropash tė rrumbullakėta ose katėrkėndėshe tė rrethuara e tė mbuluara me gurė, apo arkash katėrkėndėshe prej druri apo gurėsh.
Varrimi bėhej duke e vendosur trupin me kėmbė dhe me duar tė mbledhura nė pozicion fjetjeje. Kjo mėnyrė varrimi e njohur qė nė neolit bėhet mė karakteristike gjatė gjithė epokės sė bronzit. Varrimi me djegie pėrkundrazi ndeshet mė rrallė. Nė kėtė rast hiri dhe mbeturinat e djegura tė trupit vendoseshin zakonisht nė gropa tė mbuluara me gurė ose me urna. Tė vdekurit shoqėroheshin nė varr me takėmin funerar, karakteri i tė cilit pėrcaktohej nga seksi dhe pozita shoqėrore e tė vdekurit. Qė nga bronzi i mesėm fillojnė tė shfaqen dallimet midis varreve me inventar tė pasur e tė thjeshtė. Nė disa raste tė vdekurin e shoqėronin nė varr edhe kafshė qė adhuroheshin, siē ėshtė rasti i varrit qendror tė tumės sė madhe tė Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve pėrmbante dhe njė kokė kau, kafshė kjo e lidhur me kultin e bujqėsisė me parmendė, mjaft i pėrhapur si i tillė nė botėn e Mesdheut. Dy unazat bashkėqendrore me gurė tė kėsaj tume janė me sa duket, shprehje e kultit tė diellit, qė adhurohej nga pėrfaqėsuesit e kėtyre tumave si njė fuqi jetėdhėnėse dhe burim i prodhimtarisė sė tokės.

Arti i kohės sė bronzit ėshtė kryesisht njė art i zbatuar i stilit gjeometrik, qė pėrdoret nė zbukurimin e qeramikės dhe mė pak nė prodhimet prej bronzi. Arti plastik, qė pėrfaqėsohet me figurinat skematike tė gruas-mėmė paraqitet tani nė rėnie. Ai nuk ka veēse pak jetė gjatė periudhės sė parė tė kėsaj epoke derisa mė vonė zhduket krejt. Nė bronzin e hershėm njė rėnie ka edhe nė zbukurimin e qeramikės, por mė pas, e sidomos nė bronzin e vonė, ky art njeh njė ngritje tė re. Nė qeramikėn e tumave tė Pazhokut ai ėshtė zbatuar nė teknikėn e incizimit. Motivet janė trekėndėsha e rombe tė vargėzuara me fushėn e mbushur me vija tė pjerrėta paralele. Nė qeramikėn “devollite” kėto motive janė tė pikturuara me tone pashkėlqim ngjyrė tė kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre nė enė me forma elegante pėrfaqėson njė nga arritjet mė tė mira tė artit dekorativ tė epokės sė bronzit.
Nė prodhimet metalike zbukurimet janė tė varfra. Vlerat artistike i shohim tė shprehura mė tepėr nė format e bukura tė disa veglave, sidomos te sėpatat “shkodrane” e “shqiptaro-dalmate” tė zbukuruara nė mykat e tyre me stolisje plastike brinjėsh, qė hijeshojnė formėn e zhdėrvjellėt tė vetė objekteve.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:36 am

K R E U I I

SHTHURJA E BASHKĖSISĖ PRIMITIVE

I L I R Ė T

(SHEK. XI - V P.E.SONĖ)

Burimet historike dėshmojnė se nė epokėn e hekurit territori i Shqipėrisė banohej nga ilirėt, njė nga popullsitė e mėdha tė Evropės sė atėhershme, qė shtrihej nė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit tė shekullit XII ose fillimit tė shekullit XI para erės sonė nė territorin e tyre shfaqen pėr tė parėn herė objekte prej hekuri. Futja nė pėrdorim e kėtij materiali tė ri, qė i dha emrin epokės shėnon, edhe pėr ilirėt nismėn e njė periudhe tė re historike. Hekuri kishte cilėsi tė pakrahasueshme ndaj lėndėve tė para tė njohura deri atėhere pėr pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve. Si i tillė, ai ēoi nė rritjen e rendimentit nė sfera tė ndryshme tė ekonomisė, nė zhvillimin e mėtejshėm tė kėmbimit, nė rritjen e pasurisė shoqėrore, nė thellimin e diferencimit shoqėror, nė formimin e federatave fisnore si forma tė organizimit politik. Nė tėrė pėrmbajtjen e vet kjo periudhė e historisė sė ilirėve karakterizohet, kėshtu, nga shthurja e plotė e organizimit fisnor dhe nga pėrgatitja e kushteve pėr lindjen e skllavopronarisė dhe tė shteteve skllavopronare ilire.
Ky proces nuk u krye njėlloj nė tė gjithė territorin e gjerė ilir. Mė shpejt pėrparuan popullsitė qė banonin nė ultėsirėn bregdetare dhe nė luginat e pllajat me kushte mė tė mira natyrore, ndėrsa mė ngadalė ecnin fiset e zonave tė thella e tė varfra malore.
Njohuritė tona pėr kėtė periudhė mbėshteten kryesisht nė tė dhėnat arkeologjike, por kėtu vijnė nė ndihmė pėr herė tė parė edhe burimet e shkruara historike, tė cilat u takojnė kryesisht ilirėve tė Jugut.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:37 am

1. ORIGJINA DHE TRUALLI HISTORIK I ILIRĖVE

Teoritė rreth origjinės

Problemi i prejardhjes dhe i rrugės sė formimit tė trungut etnik ilir me veēoritė e tij gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga synimet mė kryesore tė ilirologjisė. Rreth tij janė shfaqur pikėpamje tė ndryshme, tė cilat ndriēojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme gjithė kėtė proces tė ndėrlikuar etnogjenetik. Kėrkimet komplekse arkeologjike, gjuhėsore dhe historike tė kohėve tė fundit e kanė vendosur atė mbi njė bazė mė tė shėndoshė dhe e kanė futur nė njė rrugė mė tė drejtė zgjidhjeje.
Sado tė ndryshme qė mund tė paraqiten nga forma teoritė mbi prejardhjen e ilirėve, nė pėrmbajtje ato shprehin vetėm dy pikėpamje, njėra nga tė cilat i quan ilirėt si tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa tjetra si popullsi autoktone tė formuar nė truallin historik tė Ilirisė.
Midis teorive qė i quajnė ilirėt tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė ardhjes sė tyre. Disa e lidhin pėrhapjen e tyre me kulturėn e Halshtatit, tė tjerė me kulturėn e Fushave me Urna, apo me kulturėn Luzhice. Sipas tyre, nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė ilirėt morėn pjesė nė lėvizjet e popujve qė njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, nė fillim tė epokės sė hekurit, u ngulėn nė Gadishullin Ballkanik nė trojet e tyre historike.

Pikėpamje mė e re ėshtė ajo qė e konsideron kulturėn ilire si njė dukuri tė formuar historikisht nė vetė truallin ilir nė bazė tė njė procesi tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė saj gjatė gjithė epokės sė bronzit dhe fillimit tė asaj tė hekurit.
Kjo tezė e zhvillimit tė pandėrprerė tė kulturės, qė jep mundėsi tė flitet edhe pėr njė zhvillim tė pandėrprerė etnik, gjen prova tė shumta nė territorin historik tė ilirėve, sidomos me zbulimet e bėra nė truallin e Shqipėrisė nė vendbanimin e Maliqit dhe nė varrezat tumulare tė Pazhokut, tė Vajzės, tė Matit etj., kurse jashtė vendit tonė nė varrezat tumulare tė pllajės sė Glasinacit (Bosnjė) e gjetkė. Pėrballė kėtyre zbulimeve bėhet fare e paqėndrueshme teza qė e lidh etnogjenezėn e ilirėve me kulturėn e Halshtatit apo me bartėsit e kulturės sė fushave me urna. Trualli i kėsaj kulture tė fundit nuk mund tė lidhet kurrsesi etnikisht me ilirėt. Duke krahasuar truallin e kulturės sė fushave me urna me atė tė kulturės sė mirėfilltė ilire Mat-Glasinac nė rajonin qendror tė Ilirisė, vihen re ndryshime thelbėsore si nė kulturėn materiale nė qeramikė, nė objektet metalike etj., ashtu edhe nė atė shpirtėrore, qė ka njė rėndėsi tė veēantė nė pėrcaktimin etnik tė njė popullsie. Trualli i Panonisė ndjek mėnyrėn e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj nė vazo tė veēanta (urna), ndėrsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin nė tuma e kryesisht me vendosje kufome. Kėto ndryshime nė kulturė i veēojnė panonėt edhe si njė grup etnik mė vete qė dallohet nga ai i ilirėve. Pėrveē kėsaj tė dhėnat arkeologjike kanė treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e pėrfshinė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik dhe si pasojė nuk shpunė nė ndryshime dhe zhvendosje tė theksuara tė ilirėve. Kjo shihet qartė sidomos nė territorin e vendit tonė, ku materialet arkeologjike tė kėsaj kohe, flasin jo pėr ndėrprerje nė zhvillimin autokton tė kulturės, por pėr njė vazhdimėsi tė saj qė nga epoka e hershme e bronzit, pavarėsisht se disa shfaqje tė reja nė prodhimin metalurgjik, tė shek. XI-IX p.e.sonė, mund tė lidhen me ndikimet kulturore tė ardhura pėrmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandėrprerė kulturor nė vendin tonė shfaqet akoma mė mirė nė qeramikė, e cila ėshtė njė tregues i rėndėsishėm nė pėrcaktimin etnik dhe kulturor tė bartėsve tė saj. Qeramika e kėsaj kohe zhvillohet nė tėrė truallin ilir mbi bazėn e poēerisė mė tė hershme tė epokės sė bronzit, pa pasur ndonjė ndryshim nė kohėn e kalimit nga epoka e bronzit nė atė tė hekurit, dhe duke e ruajtur kėtė traditė autoktone tė paktėn deri nė shek. VI p.e.sonė, kur historikisht dihet se kėto krahina banoheshin nga bashkėsi tė qėndrueshme fisnore ilire.
Tė gjitha kėto tė dhėna arkeologjike tė grumbulluara nė pesėdhjetė vjetėt e fundit, nė territorin e Shqipėrisė sė bashku tregojnė se etnogjeneza ilire nuk duhet parė kurrsesi nė lidhje me ardhjen e njė popullsie nga veriu i Ballkanit, por si njė proces historik shumė i gjatė dhe i ndėrlikuar autokton. Ky proces fillon shumė kohė pėrpara kėtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe tė periudhės kalimtare nga neoliti nė epokėn e bronzit, qė pėrfshin treva tė gjera tė Evropės dhe tė Azisė, duke sjellė me vete ndryshime tė dukshme etnike nė Evropėn neolitike.
Kjo dyndje e cilėsuar indo-evropiane, qė ndodhi nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė tretė, u krye nga grupe tė ndryshme popullsish baritore tė ardhura nga stepat e Lindjes. Ėshtė provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bė menjėherė, por valė-valė dhe se krahinat perėndimore tė Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipėrisė u prekėn prej saj mė vonė se sa ato lindore.

Gjatė kėsaj dyndjeje grupe tė ndryshme kulturore tė Evropės u zhdukėn pa lėnė gjurmė, tė tjera u pėrzien me popullsitė migratore, tė cilat u imponuan me kėtė rast vendasve gjuhėn, kulturėn, nė njė farė mase edhe zakonet e veta. Kėshtu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike tė Vinēes, tė Butmirit, tė Lisiēi-Hvarit nė territorin e Jugosllavisė, tė cilat qenė zėvendėsuar me kulturat e reja Kostalace, Vuēedole etj.; e njėjta gjė ndodhi edhe me kulturėn neolitike tė Maliqit, e cila qe zėvendėsuar nga njė kulturė mė e ulėt e karakterizuar me qeramikėn e saj trashanike, qė i atribuohet pikėrisht kėsaj dyndjeje.
Nė procesin e shtjellimit tė kėtyre ngjarjeve dhe tė pėrzierjeve etnike dhe kulturore tė popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane tė hershme, me ardhėsit e rinj indoevropianė tė stepave u formua edhe baza mbi tė cilėn nisėn tė zhvillohen nė kushte tė veēanta edhe proceset etnogjenetike tė popullsive tė vjetra historike tė Ballkanit Perėndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik tė trungut etnik ilir me tipare tė pėrbashkėta kulturore, tė dallueshme prej bashkėsive tė tjera fqinje jo ilire. Nė kėtė proces, i cili u zhvillua gjatė gjithė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm. Nė qoftė se nė periudhėn e hershme tė epokės sė bronzit, kultura e krahinave ballkano-perėndimore, ishte shumė larg pėr t’i dhėnė asaj karakter tė pėrcaktuar ilir, tė dallueshėm prej atyre tė territoreve tė tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bėhet gjithnjė mė i theksuar nė periudhėn e mesme e sidomos nė atė tė fundit tė epokės sė bronzit. Nė rrugėn e kėtij zhvillimi tė brendshėm krahinat jugore tė kėsaj treve ishin tė kthyera mė tepėr me fytyrė drejt jugut, nga bota e pėrparuar e Egjeut, me tė cilėn qenė nė marrėdhėnie tė ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, pėrkundrazi, shfaq prirje drejt Evropės Qendrore, por me lidhje mė tė dobėta me tė. Kėto lidhje ndikuan sadopak nė formimin dhe nė diferencimin nė fund tė bronzit e nė fillim tė hekurit tė dy grupeve tė mėdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior.

Kėshtu duke zėnė fill nė kapėrcyell tė epokės sė bronzit, procesi i formimit tė etnosit ilir pėrshkon nė mijėvjeēarin e dytė rrugėn e gjatė tė diferencimit nga masa e pasigurt etnike qė u formua pas shkatėrrimit tė botės neolitike dhe pėrfundon nga fundi i kėtij mijėvjeēari. Si e tillė, kjo epokė krijon nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit atė substrat etno-kulturor, mbi bazėn e tė cilit formohet mė vonė etnosi dhe kultura ilire. Bartėsit e kėtij substrati mund tė identifikohen me atė popullsi parailire, qė nė burimet historike njihet si pellazge.
Pavarėsisht nga kjo hipotezė pėr parailirėt, thelbėsor ėshtė fakti se nė fund tė epokės sė bronzit, nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit ishte formuar njė bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror, do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike. Kjo ėshtė dhe periudha e formimit tė plotė tė bashkėsisė sė madhe ilire dhe tė grupeve tė veēanta etnokulturore, ashtu siē pėrmenden tek autorėt mė tė hershėm antikė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 3:38 am

Trualli historik i ilirėve

Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatė historisė sė vet njė kuptim disi tė ndryshėm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir nė fillim njiheshin vetėm krahinat jugore tė ilirėve. Kėtu banonin sipas burimeve mė tė vona letrare edhe ilirėt e mirėfilltė, siē i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emėr u shtri gradualisht prej grekėve edhe nė vise tė tjera tė njohura mė vonė prej tyre, popullsitė e tė cilave, pavarėsisht nga veēoritė e zhvillimit tė tyre lokal, paraqitnin elemente tė njė trungu tė pėrbashkėt etno-kulturor.
Nė kohėn e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonė), emri ilir shtrihej mbi njė territor mjaft tė gjerė, i cili arrinte nė lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravė. Njė shekull mė vonė, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emėrtim do tė pėrfshinte territore akoma mė tė gjera nė veriperėndim tė Ballkanit. Sipas tij ilirėt shtriheshin pėrgjatė Adriatikut duke filluar qė nga liburnėt nė veri e deri tek kufijtė e Kaonisė nė jug. Pėrhapjen mė tė madhe dhe pėrfundimtare tė emrit dhe tė territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisė, i cili duke pėrmbledhur gjithė sa ishte thėnė pėrpara tij mbi topografinė e ilirėve, shkruante: “grekėrit quanin ilirė ata qė banonin mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe thesprotėt deri tek lumi Istėr. Dhe kjo ėshtė gjatėsia e vendit, ndėrsa gjerėsia prej maqedonėve dhe thrakėve malorė tek paionėt deri nė Jon dhe nė rrėzė tė Alpeve”.
Nga studimet mė tė reja tė mbėshtetura jo vetėm nė burimet e shkruara historike, por edhe nė tė dhėnat arkeologjike si dhe nė ato gjuhėsore, rezulton se trualli historik i ilirėve pėrfshinte tėrė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga rrjedhja e lumenjve Moravė e Vardar nė lindje, e deri nė brigjet e Adriatikut e detit Jon nė perėndim, qė nga lumi Savė nė veri, e deri tek gjiri i Ambrakisė nė jug, pra deri nė kufijtė e Helladės sė vjetėr.
Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhėsore dėshmojnė pėr praninė e ilirėve edhe jashtė trevės historike tė tyre. Grupe tė tėra ilirėsh, midis tyre dhe mesapėt dhe japigėt u vendosėn nė Itali gjatė bregut tė Adriatikut dhe nė krahinat jugore tė saj.
Nė Azi tė Vogėl u shpėrngulėn grupe popullsish dardane, paione, tė cilat do tė pėrmenden edhe nė eposin homerik si pjesėmarrės, pėrkrah trojanėve nė luftėn e tyre kundėr grekėve. Prania e elementit etnik ilir ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nė rajonet veriore tė Maqedonisė e tė Greqisė, si nė Akarnani e nė Etoli. Tė gjitha kėto lėvizje grupesh etnike ilire pėrtej trevės historike tė tyre ndodhėn, siē mund tė provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatė dyndjes sė madhe panono-ballkanike, e cila siē dihet fillon tė vėrshojė nė drejtim tė jugut qė nė fund tė shek. XIII-XII p.e.sonė. Meqenėse fatet e tyre historike, nė trojet e reja ku ato u vendosėn, janė thuajse krejt tė ndara nga bota e mirėfilltė ilire-ballkanike, kėto grupe tė emigruara nuk do tė pėrfshihen nė shqyrtimin e mėtejshėm tė historisė ilire.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -