Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme553
Share | 
 

 Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:38 am

Topografia e fiseve mė tė rėndėsishme ilire

Nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė ishin formuar tanimė bashkėsitė fisnore ilire dhe nė pėrgjithėsi ata kishin zėnė vend nė trojet e tyre historike. Ndėr fiset mė tė hershme ilire qė luajtėn dhe njė rol ku mė shumė e ku mė pak tė rėndėsishėm nė ngjarjet historike tė mėvonshme, pėr t’u pėrmendur janė: thesprotėt, tė cilėt zinin ultėsirėn bregdetare qė nga gjiri i Ambrakisė e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), nė veri tė tyre vinin kaonėt, vendbanimet e tė cilėve arrinin deri tek malet e Llogarasė dhe gryka e lumit Drinos. Molosėt banonin nė pllajėn pjellore tė Janinės. Gjatė luginės sė Vjosės nė tė majtė banonin amantėt, ndėrsa nė tė djathtė bylinėt, kurse nė rrjedhjen e sipėrme tė Vjosės banonin parauejtė. Nė lindje tė bylinėve shtrihej territori i atintanėve. Taulantėt shtriheshin nė zonėn bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe nė veri tė tij, pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut tė Mesėm, fisi i ardianėve. Nė viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire: paionėt nė luginėn e mesme tė Vardarit, dhe dardanėt qė banonin nė rrafshin e Kosovės, tė cilėt shtriheshin nė veri nė tokat midis degėve jugore e perėndimore tė Moravės deri aty ku kėto bashkohen pėr tė formuar Moravėn e Madhe.
Midis fiseve tė hershme tė Ballkanit Veriperėndimor ndėr mė tė fuqishmit ishin liburnėt, tė cilėt banonin nė bregdet dhe nė ishujt deri tek lumi Krka, nė jug tė tyre vinin dalmatėt, kurse nė viset e Bosnjės sė brendshme, autariatėt.
Pėrveē kėtyre fiseve, nė territorin e gjerė tė Ilirisė do tė shfaqen mė vonė, nė rrethana krejt tė reja historike e politike, edhe njė numėr i madh bashkėsish tė tjera ilire, midis tė cilave edhe bashkėsi tė tilla qė do tė kenė njė peshė tė madhe nė zhvillimin e ngjarjeve politike tė shtetit ilir, si enkelejtė, dasaretėt etj.
Pėrhapja e fiseve mė tė rėndėsishme e tė hershme ilire dėshmohet nė burimet e autorėve antikė, tė cilat nė mjaft raste janė, megjithatė, tė fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht nė pėrcaktimin e topografisė sė fiseve ilire ka edhe raste tė diskutueshme.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:40 am

2. GJENDJA EKONOMIKO - SHOQĖRORE E ILIRĖVE
(SHEK. XI-V P.E.SONĖ)


Vendbanimet

Ilirėt e kohės sė hekurit jetonin nė fshatra dhe nė vendbanime tė fortifikuara. Tė parėt nuk njihen dhe aq mirė pėr arsye se nuk janė gjurmuar nė mėnyrė tė mjaftueshme. Nė burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kėsaj periudhe, nė fiset mė jugore ilire, nėpėrmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotė se kaonėt, thesprotėt dhe molosėt banonin nė fshatra. Ky njoftim i shkurtėr, qė me sa duket i referohet njė burimi mė tė hershėm, nuk ndihmon shumė pėr tė krijuar njė ide tė qartė mbi karakterin e kėtyre vendbanimeve.
Me sa mund tė gjykohet nga tė dhėnat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire tė kėsaj kohe formoheshin nga grupe shtėpish tė grumbulluara sipas njėsive shoqėrore qė pėrfaqėsonin, d.m.th. mbi bazėn e njė familjeje tė madhe patriarkale ose tė njė grupi familjesh tė tilla, qė i pėrkisnin njė vėllazėrie. Njė mendim tė tillė e sugjerojnė, tė paktėn pėr vendbanimet respektive tė tyre, nekropolet tumulare tė Matit, tė cilat pėrbėhen nga grupe tė vogla tumash, tė vendosura nė tarraca, nė luadhe e nė toka buke gjatė luginės sė lumit. Po kjo gjė pėrsėritet nė tumat e Kukėsit, ato tė pellgut tė Korēės, tė luginės sė Drinos e gjetkė. Edhe vendbanimet fshatare tė gjurmuara nė luginėn e Vjosės japin tė njėjtėn tablo. Nė tė gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime tė vogla e tė shpėrndara pranė tokave bujqėsore.

Burimet e shek. V p.e.sonė dėshmojnė se vendbanimet e hapura fshatare tė kėtij lloji kanė qenė tipike jo vetėm pėr Ilirinė, por edhe pėr krahinat fqinje tė Maqedonisė nė lindje dhe tė Akarnanisė e Etolisė nė jug.
Gjatė kohės sė hekurit vazhdojnė tė mbijetojnė edhe palafitet si vendbanime tė trashėguara nga epokat e mėparshme. Herodoti nė “Historitė” e tij pėrshkruan me shumė hollėsi njė vendbanim tė tillė buzė liqenit Prasaida tė Panonisė. Arkeologjikisht ato janė vėrtetuar gjithashtu nė fshatin Knetė tė Kukėsit dhe jashtė territorit shqiptar, nė Donja-Dolina e Ripaē tė Bosnjės dhe nė Otok afėr Sinjit nė Dalmaci.

Krahas vendbanimeve fshatare tė pambrojtura nė kohėn e hekurit pėrhapen gjerėsisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Tė njohura qė nga koha e bronzit tė vonė, ato evoluojnė dhe bėhen njė nga elementet mė karakteristike pėr epokėn e hekurit. Nė gjuhėn e popullit kėto vendbanime njihen me emrat qytezė, kala ose gradina.
Pėr Ilirinė e Jugut janė karakteristike qytezat apo kalatė e fortifikuara me mure gurėsh. Ato janė tė ngritura mbi kodra tė mbrojtura dhe me pozitė mbizotėruese e horizont tė gjerė shikimi. Kufijtė e vendbanimit i pėrcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytėzuar aftėsitė mbrojtėse tė tij dhe ndėrpritet aty ku mbrojtja nuk ėshtė e nevojshme. Muret ndėrtoheshin me gurė tė mėdhenj e mesatarė tė palatuar, formuar nga dy kėmisha anėsore dhe bėrthama e mesit qė mbushej me gurė tė vegjėl. Trashėsia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnė nė kėtė sistem tė hershėm fortifikimi kullat, kurse portat janė nė pėrgjithėsi tė vogla. Nė ndonjė rast ato janė pajisur me njė korridor qė ndihmonte mbrojtjen. Lartėsia e kėtyre mureve, e ruajtur deri nė ditėt tona arrin 2,50-3 m, por trashėsia e tyre tregon se kanė pasur njė ngritje tė madhe. Megjithatė duhet menduar se mbi kėtė nivel, fortifikimi do tė ketė qenė plotėsuar me gardhe hunjsh.

Madhėsitė e kėtyre vendbanimeve ndryshojnė nga njė rast nė tjetrin. Mė tė voglat kanė njė shtrirje prej 1-2 ha, kurse tė tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mėvonshme kanė bėrė qė brenda mureve rrethuese tė pėrfshihen sipėrfaqe mė tė gjera, siē ėshtė rasti i kalasė sė Trajanit (Korēė), i kalasė sė Lleshanit (Elbasan), i kalasė sė Karosit (Himarė), qė zėnė 15-20 ha. Nė kėto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e mė shumė radhė muresh.
Shumė tė pakta janė dijet pėr ndėrtimet e brendshme tė kėtyre vendbanimeve. Gjurmėt e ruajtura nė sipėrfaqe dėshmojnė se pėr ndėrtimin e banesave ėshtė pėrdorur gjerėsisht sistemi i tarracave, qė pėrcaktohej nga terreni i thyer i faqeve tė kodrave mbi tė cilat shtriheshin vendbanimet. Si lėndė pėr ndėrtimin e banesave ėshtė pėrdorur kryesisht druri e shumė mė pak guri.
Ndryshe nga territori i Ilirisė Jugore, nė krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, tė njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicė nė tokat e banuara nga dardanėt, si nė rrafshin e Glasinacit e gjetkė. I vetmi vendbanim i kėtij lloji nė Shqipėri ėshtė ai i zbuluar nė Shuec tė Bilishtit. Gradinat janė tė vendosura mbi kodra mbizotėruese. Ledhet mbrojtėse tė tyre formoheshin nga masa dheu apo gurėsh, qė arrinin 7-15 m gjerėsi. Sistemi i mbrojtjes plotėsohej me sa duket nga njė gardh hunjsh, qė ngrihej mbi ledhin dhe nė disa raste nga njė hendek qė rrethonte vendbanimin.
Vendbanimet e fortifikuara i gjejmė tė vendosura nė njė mjedis tė pasur me toka buke e kullota, qė formonin bazėn e ekonomisė sė tyre. Nė disa raste, siē tregojnė tė dhėnat arkeologjike, nė to zhvillohej edhe njė veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me tė cilat formonin sė bashku njėsi tė caktuara ekonomiko-shoqėrore.
Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, tė krahinave tė brendshme e veriore ilire, janė zakonisht mė tė vogla se vendbanimet e fortifikuara tė Ilirisė Jugore. Nė shumicėn e rasteve ato gjenden nė njė mjedis kullotash alpine, si nė Glasinac apo nė tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh tė vogla fisnore tė njė popullsie baritore.
Nė tė dyja rastet lindėn nė kėtė kohė edhe kryeqendra tė kėtyre vendbanimeve, qė dallohen nga tė tjerat prej madhėsisė dhe pozitės gjeografiko-ekonomike qendrore. Si tė tilla, me sa duket ato janė edhe qendra tė njė fisi tė madh ose tė njė bashkimi tė gjerė fisnor. Aty nga fundi i kohės sė hekurit (shek.VII-V p.e.sonė), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:41 am

Zhvillimi i bujqėsisė, i blegtorisė, i zejtarisė dhe i kėmbimeve

Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dėshmojnė se, gjatė kėsaj periudhe, ilirėt merreshin si dhe mė parė kryesisht me bujqėsi dhe me blegtori. Bujqėsia u zhvillua sidomos nė zonat fushore dhe nė pėrgjithėsi nė krahinat pjellore tė vendit. Ilirėt kultivonin nė kėtė kohė tė gjitha llojet e drithėrave. Jo rastėsisht, krahina tė veēanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, pėrmenden qė nė eposin homerik si vende frytdhėnėse dhe pjellore, d.m.th. tė pėrshtatshme pėr kulturat bujqėsore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonė, do ta cilėsojė gjithashtu si shumė pjellore fushėn e Helopisė, ndėrsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonė), nė Iliri kishte krahina qė prodhonin deri dy herė nė vit. Mė vonė Skymni, duke pėrsėritur nė vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire qė banonte nė viset e brendshme merrej me lėrimin e tokės.
Krahas bujqėsisė, nė Iliri, veēanėrisht nė zonat bregdetare tė saj dhe nė krahinat e ulėta kodrinore me klimė tė butė, qenė kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtė dhe frytdhėnės ka qenė ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni nė veprėn e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonė); ai ėshtė plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, pėrveē disa krahinave tė pakta ku toka ėshtė fare e ashpėr. Qė ilirėt merreshin me vreshtari, kėtė e dėshmojnė farėrat e rrushit tė zbuluara nė disa nga vendbanimet e kohės. Kushtet e pėrshtatshme tokėsore dhe klimatike ndihmuan jo mė pak edhe pėr kultivimin e perimeve, si tė bishtajės, tė bathės, tė bizeles, etj., si dhe tė kulturave frutore, si p.sh. tė mollės, tė dardhės, tė qershisė etj., tė gjitha kėto janė tė dėshmuara nga farėrat e gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike.

Ilirėt shfrytėzonin nė kėtė periudhė edhe bletėt, prej tė cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantėt e pėrdornin mjaltin edhe pėr tė bėrė njė lloj pijeje tė ngjashme me atė tė verės sė ėmbėl dhe tė fortė.
Tek ilirėt ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje nė krahinat e brendshme malore ajo pėrbėnte bazėn kryesore tė ekonomisė sė tyre. Hesiodi duke e cilėsuar Helopinė si njė fushė shumė pjellore dhe me livadhe tė gjera, shton se ajo ėshtė e pasur me tufa delesh dhe me qé kėmbėharkuar, ndėrsa Pindari, do ta vlerėsonte, nė shek. V p.e.sonė, kėtė krahinė si ushqyese tė shkėlqyeshme tė gjedhit. Hekateu gjithashtu bėn fjalė pėr kullota tė pasura tė Adrias (krahinė bregdetare e Ilirisė), dhe pėr bagėtinė e saj me pjellshmėri tė lartė. Si te ky autor i hershėm, ashtu dhe tek tė tjerėt, qė pėrsėrisnin mė vonė kėto njoftime, ato shpesh paraqiten tė veshura me hollėsira fantastike. Por duke lėnė mėnjanė teprimet e tyre, kėto burime, sidoqoftė, flasin pėr njė blegtori tė zhvilluar tek ilirėt.
Kujdesi qė tregonin ilirėt pėr mbarėshtimin e bagėtisė vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit pėr kriporet e autariatėve dhe ardianėve. Konfliktet e shpeshta midis kėtyre dy fiseve pėr kėtė kripore, shprehin shqetėsimet e blegtorėve ilirė lidhur me kėtė produkt shumė tė vlefshėm pėr jetėn e gjėsė sė gjallė. “Kripa, - thotė Aristoteli, - u duhet atyre pėr kafshėt, tė cilave ua japin dy herė nė vit, pėrndryshe shumica u ngordh”.

Midis kafshėve shtėpiake mė tė parapėlqyera ishin qetė, delet, derrat, qentė etj., pėr tė cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetė materiali kockor i zbuluar dendur nė vendbanimet e ndryshme tė kėsaj periudhe. Ilirėt shquheshin edhe si rritės tė mirė tė kuajve. Kėta tė fundit ishin tė shpejtė nė vrapime dhe tė qėndrueshėm nė punė, siē na thonė burimet e mėvonshme.
Krahas blegtorisė, ilirėt merreshin edhe me gjueti, megjithėse kjo veprimtari nuk luante ndonjė rol aq tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė tyre. Tė pėrmendur ishin nė atė kohė qentė e gjahut tė Mollosisė, por akoma mė tė shquar ata qė ruanin kopetė e bagėtive. Kėta tė fundit sipas burimeve tė shkruara, ua kalonin qenve tė tjerė pėr trupin e tyre tė lartė dhe guximin e madh nė kacafytje me bisha tė egra. Skenat e gjuetisė sė ilirėve na janė pasqyruar edhe nė artin figurativ ilir tė kėsaj kohe. Pėr t’u pėrmendur nė kėtė drejtim janė ato qė zbukurojnė vazot me fund tė ngushtė (situlat) prej bronzi tė zbuluara nė krahinat veriore tė Ilirisė. Nga kafshėt e egra mė tepėr ēmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarėve ilirė jo vetėm mishin dhe lėkurėn, por edhe brirėt prej tė cilėve ata punonin vegla tė ndryshme dhe zbukurime. Tė tilla vegla ndeshen shpesh nėpėr vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit.
Deti, liqenet si dhe lumenjtė, qė e pėrshkonin Ilirinė nė drejtime tė ndryshme, u dhanė mundėsi banorėve pranė tyre tė merreshin qė herėt edhe me peshkim. Kėto burime ujore pėrmbanin sasi tė shumta peshku. Kėshtu, p.sh. ilirėt qė jetonin pranė liqenit Prasiada tė Peonisė, zinin, sipas Herodotit, shumė peshk.
Pėrparime tė dukshme vihen re edhe nė metalurgji. Kjo duket si nė intensifikimin e nxjerrjes sė mineraleve, ashtu dhe nė zgjerimin e madh tė prodhimit tė objekteve metalike. Nėpėr vendbanimet dhe nė varrezat ilire tė kėsaj kohe gjejmė sasira tė konsiderueshme armėsh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi tė ndryshme shtėpiake dhe njė mori tė madhe shumė tė larmishme stolish, tė cilat tregojnė pa dyshim pėr njė konsum tė madh tė lėndės sė parė minerare, sidomos tė bakrit dhe tė hekurit, me tė cilėt ishte i pasur territori i Ilirisė.

Nė shek. XI-IX p.e.sonė ilirėt nuk e zotėronin ende mirė mjeshtėrinė e pėrpunimit tė hekurit dhe nuk ėshtė aspak e rastit qė nė varret e kėsaj periudhe, objektet prej hekuri janė shfaqje tepėr tė rralla, ndėrsa ato prej bronzi, tė cilat nė shumė pikėpamje zhvillojnė mė tej traditėn e kohės sė bronzit, janė tė shumta.
Vetėm nė shek. VIII-VII p.e.sonė prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij tė plotė tek ilirėt. Ky metal e zėvendėson nė njė masė tė ndjeshme bronzin, nė prodhimin e armėve dhe tė veglave tė punės, tė cilat tani bėhen mė tė forta dhe mė me rendiment nė punimet e ndryshme bujqėsore dhe zejtare. Ky pėrmirėsim i veglave tė punės ēoi pėr pasojė edhe nė zgjerimin e mėtejshėm tė prodhimit tė shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe.
Sendet metalike tė kėsaj faze tė zhvilluar tė epokės sė hekurit, tregojnė se sa pėrpara kishte shkuar teknika e punimit tė tij. Pėr kėtė dėshmojnė format e bukura dhe nganjėherė shumė tė pėrsosura tė armėve dhe sidomos tė stolive, tė cilat nėnkuptojnė dhe procese pune mjaft tė ndėrlikuara, si edhe vetė zbukurimi i pasur gjeometrik i kėtyre objekteve tė punuara me mjeshtėri dhe me njė radhitje simetrike tė motiveve. Kjo pasqyrohet mė nė fund edhe nė vetė trajtimin plastik tė figurave prej bronzi nė trajta njerėzish, kafshėsh e zogjsh.
Pėrpunimi i metaleve ishte pėrqendruar kryesisht nė qendrat metalurgjike tė Ilirisė. Tė tilla ishin nė vendin tonė, p.sh. zona e Mirditės dhe e Matit, ku janė pėrcaktuar edhe vendet e shkrirjes sė bakrit, si zona e Kukėsit, ajo e Korēės, e njohur pėr punimin e metaleve qė nė kohėn e bakrit dhe tė bronzit etj.
Prania e qendrave tė ndryshme pėr punimin e metaleve nė Iliri duket edhe nė vetė karakterin e diferencuar tipologjik tė prodhimeve tė kėtyre qendrave. Nė to prodhohej jo vetėm pėr tė plotėsuar nevojat e brendshme tė fisit ose tė njė krahine mė tė madhe, por edhe pėr t’u pėrdorur si mall kėmbimi.
Pėrparime tė dukshme vihen re nė kėtė kohė edhe nė poēeri, e cila qėndron nga pikėpamja e teknikės, e formave dhe e trajtimit tė dekorit tė saj, mė lart se poēeria e epokės pararendėse tė bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sonė, mbase edhe pak mė parė, nė krahinat jugore tė Ilirisė, kalohet gradualisht nga punimi me dorė tė lirė i enėve prej balte, nė prodhimin e tyre me ēark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Njė pjesė e madhe e poēerisė vendore tė kohės arkaike e zbuluar nė varrezat tumulare tė Kuēit tė Zi tė Korēės, del e punuar me ēark. Njė dukuri e tillė vihet re edhe nė zonėn e Matit e tė Kukėsit. Futja e teknikės sė re nė prodhimin e enėve, bėri qė poēeria tė shndėrrohet nė njė degė tė veēantė zejtarie, me tė cilėn merreshin mjeshtra tė specializuar nė kėtė fushė tė prodhimit.

Zhvillimi i madh i degėve tė ndryshme tė prodhimit bujqėsor dhe zejtar, bėri qė tė zgjeroheshin nė kėtė kohė edhe mė tepėr marrėdhėniet ekonomike ndėrfisnore, si edhe midis popullsisė ilire dhe atyre tė vendeve fqinje ose mė tė largėta. Nė kėtė drejtim ndihmoi shumė dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit tė Ilirisė, e ndodhur midis botės mesdhetare dhe Evropės Qendrore, si edhe rrugėt e tij tė hapura tė komunikimit natyror, tokėsor dhe detar. Kėto marrėdhėnie pasqyrohen qartė nė prodhimet e ndryshme tė zejtarisė greke apo nė imitacionet lokale tė modeleve tė tyre, nė stolitė e tipave italikė ose nė qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetėr, stolitė dhe armėt tipike ilire qė gjenden nė Traki, Maqedoni, Itali ose nė Greqi janė dėshmi tjetėr e gjallė e kėtyre lidhjeve reciproke tregtare qė ekzistonin midis ilirėve dhe vendeve tė tjera pėrreth. Njė zhvillim tė madh morėn veēanėrisht shkėmbimet tradicionale me Greqinė sidomos pas shek. VIII p.e.sonė, me themelimin e kolonive helene nė brigjet e Ilirisė.
Shtrirja e territorit tė Ilirisė gjatė brigjeve tė Adriatikut dhe tė Jonit krijonte mundėsinė pėr njė hov tė madh tė lundrimit. Nė fillim tė epokės sė hekurit ilirėt pėrshkonin me anijet e tyre tė shpejta ujėrat e kėtyre deteve duke kaluar deri nė brigjet perėndimore tė Greqisė dhe nė ato jugore tė Italisė. Disa prej fiseve ilire, si mesapėt dhe japigėt, u vendosėn pėrgjithmonė nė brigjet e Italisė sė Jugut. Shumė aktivė nė kėtė veprimtari tė hershme lundruese u treguan sidomos liburnėt, tė cilėt themeluan edhe vendbanime tė veēanta nė ishullin e Korkyrės, si dhe nė brigjet e Gadishullit Apenin.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:42 am

Lindja e pronės private dhe diferencimi shoqėror

Pėrparimet qė u bėnė nė degėt e ndryshme tė ekonomisė gjatė epokės sė hekurit sollėn ndryshime edhe nė vetė strukturėn e shoqėrisė ilire. Baza e kėtyre ndryshimeve u bė prona private, e cila filloi tė shfaqet tek fiset ekonomikisht mė tė zhvilluara, nė fillim nė blegtori e zejtari e mė pas edhe mbi tokėn. Hesiodi, duke folur pėr kopetė e mėdha nė Helopi, shėnon se ato ishin pronė e njerėzve tė veēantė. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit tė zejtarisė dėshmon gjithashtu pėr praninė nė kėtė fushė tė pronėsisė private. Dukurinė e pronėsisė pėr tokėn e kemi tė dėshmuar mė vonė dhe duket se ajo ndjek njė rrugė mė tė ngadaltė. Zakoni i ndarjes sė tokės ēdo tetė vjet, qė na kumtohet nga Straboni pėr dalmatėt, ėshtė njė dėshmi qė tregon se zotėrimi periodik i saj ishte njė hallkė e ndėrmjetme nė procesin e formimit tė pronės private.
Forcat kryesore tė prodhimit tė shoqėrisė ilire nė kėtė kohė ishin bujqit dhe blegtorėt e lirė, anėtarė tė thjeshtė tė fisit. Kėtyre u shtohet edhe njė shtresė e re, mė e kufizuar, ajo e zejtarėve. Nga ana tjetėr, nga masa e gjerė e popullsisė, fillon tė veēohet si njė shtresė mė vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkėputur nga prodhimi dhe nėpėrmjet pėrvetėsimit tė pasurisė sė pėrbashkėt, vihet nė njė pozitė tė privilegjuar derisa bėhet dalėngadalė zotėruese e pronave tė mėdha tokėsore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mėnjanon organet demokratike tė fisit dhe uzurpon pushtetin.
Nga burimet e shkruara mė tė hershme, siē ėshtė eposi homerik, shihet se nė disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimė, diferencimi shoqėror, tė paktėn nė shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur pėr pjesėmarrjen e ilirėve paionė nė luftėn e Trojės kundėr ahejve, Homeri i barazon prijėsit e tyre ushtarakė, qė vinin nga “Paionia pjellore” me prijėsit e ahejve dhe tė trojanėve. Kjo pa dyshim flet pėr njė gjendje sociale pak a shumė tė ngjashme me atė tė fiseve fqinje tė Greqisė. Nė njė vend tė poemės “Odisea” flitet pėr Feidonin, prijėsin me origjinė fisnike tė thesprotėve, i cili pasi strehoi dhe mirėpriti nė pallatin e vet Odisenė, gjatė kthimit pėr nė atdhe, pėrgatiti njė nga anijet e tij tė shpejta pėr ta dėrguar atė nė Itakė. Sipas kėtij tregimi mitik, Feidoni pėrfaqėson kėtu njėrin nga krerėt qė jetonte nė njė nga pallatet mė tė pasura tė thesprotėve. Kėta kishin anijet e veta e njerėz qė u shėrbenin.

Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim ėshtė dhe njė tregim i Herodotit, sipas tė cilit, Klistheni, kur ftoi nė Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonė) tė gjithė burrat qė do ta ndienin veten tė denjė pėr tė pasur pėr grua tė bijėn e tij Agaristėn, midis atyre qė u paraqitėn tek tirani qe edhe njė farė Alkoni nga Molosia. Sipas kėtij tregimi, ky molosas duhet tė ketė qenė nga njė familje princore ose shumė e pasur, qė tė pretendonte pėr tė lidhur krushqi me njė skllavopronar tė madh tė Greqisė sė asaj kohe, siē ishte Klistheni.
Tė dhėnat arkeologjike nga varrezat tumulare tė luginės sė Drinos, pellgut tė Korēės dhe Ohrit (Trebenisht), zonės qendrore ilire tė Glasinacit etj., dėshmojnė gjithashtu se nė shek. VIII-V p.e.sonė, diferencimi shoqėror nė gjirin e shoqėrisė ilire ishte bėrė mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella tė Ilirisė Qendrore e Veriore. Nė kėto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar tė varfėr, edhe varre ku tė vdekurin e shoqėronin armė tė kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte tė tjera tė importuara nga viset pėrreth, qė i takonin shtresės sė pasur tė aristokracisė fisnore.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:43 am

Federatat fisnore

Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė. Nė kėtė kohė morėn pėrpjesėtime tė mėdha luftėrat ndėrfisnore dhe inkursionet plaēkitėse pėr det e tokė, qė arrinin deri nė Greqi dhe nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė tillė kanė qenė inkursioni i enkelejve pėr plaēkitjen e thesarit tė Delfit ose ato tė detarėve liburnė, tė cilėt me anijet e tyre tė lehta dhe tė shpejta zotėruan pėr njė kohė brigjet e Adriatikut, qė nga Korfuzi deri nė brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga kėto luftėra dhe inkursione, qė i sillnin aristokracisė fisnore ilire tė ardhura tė mėdha, gjen shprehjen e vet nė veprimtarinė e gjerė tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara dhe nė zhvillimin e armatimeve, sidomos tė armėve tė reja, siē ishin shpatat, hanxharėt dhe heshtat prej hekuri qė janė gjetje tė rėndomta nė varret e luftėtarėve ilirė dhe tė mburojave tė paionėve, tė pėrkrenareve e frerėve tė kuajve qė pėrbėnin pajisjet e veēanta tė aristokracisė luftarake.
Nė procesin e kėtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan tė lidhen dhe tė formojnė gjatė veprimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė luftėrat agresive ose mbrojtėse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonė, federatat e para. Njė federatė e tillė ishte ajo e taulantėve, qė nėn mbretin Galaur dhe mė pas, gjatė shek. VII-VI p.e.sonė invadoi disa herė Maqedoninė duke i shkaktuar asaj dėme tė rėnda dhe sakrifica tė mėdha nė njerėz. Gjatė shek. VI-V p.e.sonė federata tė tilla formuan edhe disa fise tė tjera, si molosėt, thesprotėt, kaonėt, parauejtė, orestėt, lynkestėt, paionėt, dardanėt etj.
Nė krye tė federatės qėndronte mbreti, i cili nė burimet quhet basileus. Nė disa raste si tek kaonėt e thesprotėt vendin e tij e zinte njė njeri i zgjedhur ēdo vit nga gjiri i fisit sundues tė federatės. Nė burimet e fundit tė shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mė prijėsit mė tė aftė ushtarak, por ishte bėrė i trashėgueshėm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtė tij. Nė bazė tė kėtij fuqizimi tė prijėsve ushtarakė dhe tė basilejve qėndronte gjithnjė pasuria qė vinte duke u shtuar pėrherė e mė shumė nė sajė tė luftėrave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqėrisė fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetėr e popullsisė sė thjeshtė. Ajo e konsideronte si njė gjė tė turpshme tė merrej me punimin e tokės, me mbarėshtimin e bagėtisė, me prodhimin zejtar etj. Nė kėto punė ishin tė angazhuar vetėm prodhuesit e vegjėl, masa e gjerė e fshatarėve tė lirė ose gjysmė tė lirė. Zanati mė i nderuar pėr ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e tė cilave na janė transmetuar pėrmes gjuhės sė gjallė artistike nė objektet e bronzta tė zbuluara nė krahinat veriore ilire apo nė kallcat e Glasinacit.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. V p.e.sonė disa nga federatat ilire kishin arritur njė stad mjaft tė pėrparuar nė zhvillimin e tyre politik. Taulantėt, fiset ilire, fqinje tė Maqedonisė dhe ato mė jugore: kaonėt, thesprotėt e molosėt merrnin pjesė nė ngjarje tė tilla politike tė historisė sė botės sė Mesdheut siē ishte lufta e Peloponezit.
Taulantėt ndėrhyjnė me kėtė rast nė luftėn civile qė shpėrtheu nė Epidamn nė vitin 436 p.e.sonė. Nė kėtė luftė ata morėn nėn mbrojtje oligarkėt e dėbuar nga demosi i qytetit dhe qenė njė nga ato forca qė nė aleancė me Athinėn, kundėr lidhjes sė Peloponezit, ndihmuan aristokracinė epidamnase tė rikthehet nė pushtet. Kjo ngjarje shėnoi njė kthesė tė rėndėsishme nė historinė e kėsaj kolonie greke, sepse fatet e saj do tė lidhen paskėsaj gjithnjė e mė shumė me botėn ilire.
Dy njoftime tė tjera kanė tė bėjnė me ngjarjet e vitit 423. I pari bėn fjalė pėr kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe disa fise tė tjera mė tė vogla fqinje tė molosėve, qė marrin pjesė nga ana e lakedemonėve nė fushatėn pėr tė nėnshtruar Akarnaninė dhe pėr ta shkėputur atė nga aleanca me Athinėn, fushatė qė pėrfundoi pa sukses.
Njoftimi i dytė lidhet me luftėn qė zhvilluan ilirėt e krahinave juglindore kundėr maqedonėve. Fisi ilir i lynkestėve ishte prej kohėsh nė konflikt me sundimtarėt maqedonė, tė cilėt synonin ta nėnshtronin. Gjatė luftės greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persėt kishte mundur t’u impononte lynkestėve sovranitetin e tij. Nė kushtet e reja tė luftės sė Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II pėrplasej sa nė njėrėn anė nė tjetrėn, duke u lidhur herė me Athinėn e herė me Spartėn, mbreti i lynkestėve, Arrabeu, shfrytėzoi kėtė situatė pėr t’u shkėputur nga varėsia maqedone. Nė pėrpjekjet e tij pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme, Perdika kėrkoi ndihmėn e aleatit tė vet, komandantit tė forcave lakedemone, Brasidės, tė cilit i kishte besuar luftėn kundėr Athinės nė teatrin halkidik tė veprimeve ushtarake. Njė ekspeditė e fuqishme e pėrbėrė nga forcat e Perdikės dhe tė Brasidės provoi tė thyente Arrabeun me anėn e bisedimeve dhe tė bėhej aleat i lakedemonėve. Por pėrpjekjet dėshtuan dhe bashkė me to dėshtoi edhe ekspedita kundėr lynkestėve. Nė kundėrshtim me vullnetin e Perdikės, Brasida nuk guxoi tė sulmonte dhe vendosi t’i tėrhiqte forcat.
Pak kohė mė vonė Perdika e bindi pėrsėri Brasidėn pėr njė fushatė tė re kundėr lynkestėve; forcat maqedone e ato lakedemone tė pėrbėra prej 3 000 hoplitėsh, 1 000 kalorėsish dhe njė numėr barbarėsh sulmuan Arrabeun. Por kėtė radhė lynkestėt kishin siguruar ndihmėn e vėllezėrve tė tyre ilirė. Forcat e bashkuara tė ilirėve dhe lynkestėve e shpartalluan veēmas mbretin maqedon dhe e detyruan tė largohej nė pėshtjellim tė plotė, duke braktisur aleatin e tij. Kėshtu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetėm me pėrpjekje tė mėdha mundi t’i shpėtojė forcat e veta nga asgjėsimi i plotė. Kjo luftė ndryshoi krejt drejtimin qė kishin marrė ngjarjet nė frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rėnda,- shkruan Tukididi, - Perdika u pėrpoq tė hynte sa mė parė nė marrėveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”.

Duke i pėrshkruar kėto ngjarje tė shek. V, Tukididi na ka lėnė edhe njė shėnim me mjaft interes pėr vlerėsimin e jetės social-politike tė ilirėve. Prej fjalimit, qė sipas tij Brasida u mbajti ushtarėve tė tij para tėrheqjes, ne mėsojmė se shoqėria ilire ruan ende nė fundin e shek.V mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor. Por midis njoftimeve tė autorėve qė bėjnė fjalė vetėm pėr inkursionet e ilirėve dhe atyre tė Tukididit, qė i pėrmend ata si njė forcė aktive, pjesėmarrėse nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės, ku luajti ndonjėherė njė rol jo pa rėndėsi, ka njė ndryshim tė dukshėm. E re nė njoftimet e Tukididit ėshtė se lufta e federatave ilire si nė rastin e ndėrhyrjes nė luftėn civile tė Epidamnit, ashtu dhe nė luftėn kundėr maqedonėve dhe aleatėve tė tyre peloponezas, nuk kishte mė karakterin e njė inkursioni grabitqar, por synime politike tė caktuara dhe kjo nėnkupton njė stad mjaft tė avancuar tė organizimit tė tyre politik qoftė edhe nė kuadrin e njė federate fisnore.
I gjithė ky zhvillim social-politik, qė vihet re, veēanėrisht tek fiset ilire tė jugut nė fund tė shek.V p.e.sonė, pasqyron qartė njė shoqėri, qė jetonte etapėn e fundit tė organizimit fisnor, atė kalimtare pėr nė rendin skllavopronar. Mbi bazėn e kėsaj shoqėrie do tė lindin nė fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonė formacionet e para shtetėrore ilire.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:44 am

3. KULTURA ILIRE

Njėsia dhe veēantitė kulturore lokale
Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qė e dallojnė nga kulturat e popujve fqinjė nė periudhėn e zhvilluar tė epokės sė hekurit. Ajo ishte njė kulturė autoktone qė u krijua nė truallin historik tė ilirėve, nė procesin e formimit tė vetė etnosit ilir, mbi bazėn e zhvillimit tė brendshėm social-ekonomik tė shoqėrisė ilire dhe pa dyshim edhe tė marrėdhėnieve me popujt fqinjė. Tiparet themelore tė saj janė shprehur nė arritjet mė tė rėndėsishme tė ilirėve nė fushėn e zhvillimit tė tyre ekonomik e shoqėror, nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė kuptuarit tė botės qė i rrethonte, nė mėnyrėn e tė pasqyruarit tė kėsaj bote nė artin e botėkuptimin e tyre.
Krahas tipareve themelore tė pėrbashkėta tė kėsaj kulture, qė janė karakteristike pėr gjithė truallin ilir, vihen re edhe veēanti lokale. Nė kushtet e njė territori tė gjerė, me larmi tė theksuara fiziko-gjeografike, siē ishte pjesa perėndimore e Gadishullit tė Ballkanit, me lidhje fqinjėsie e marrėdhėnie me krahina qė i karakterizonte njė zhvillim i ndryshėm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut tė prapambetur qendėrevropian dhe jugut mė tė pėrparuar egjeo-mesdhetar, kėto ndryshime lokale nė kulturė janė po aq tė kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njėjtė social-ekonomik qė njohėn ilirėt e kėsaj kohe. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė pėr ndryshime lokale edhe nė aspekte tė veēanta tė jetės dhe tė krijimtarisė sė ilirėve, ndryshime tė cilat janė thjesht tė karakterit etnografik.

Sipas tė dhėnave arkeologjike, nė truallin ilir dallohen nė epokėn e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, qė pėrfshin krahinėn e banuar nga kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe fiset e tjera mė tė vogla tė viseve mė jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, qė shtrihet nė gjithė ultėsirėn bregdetare nga Vjosa nė Naretva dhe qė banohej nga kėto dy fise tė mėdha si dhe fise tė tjera mė tė vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret nė krahinėn juglindore tė Shqipėrisė me qendėr pellgun e Korēės; grupi pelagon nė Maqedoninė Perėndimore dhe ai paion nė atė lindore, grupi i Matit ose pirust, qė pėrfshin krahinat e brendshme tė Shqipėrisė Verilindore (Mat, Dibėr Kukės) dhe ai dardan nė Kosovė; grupi i Glasinacit me qendėr rrafshnaltėn me tė njėjtin emėr nė lindje tė Sarajevės dhe rreth saj, qė i pėrgjigjet krahinės sė banuar nga autariatėt; grupi dalmatin, qė pėrfshin krahinėn midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod nė territorin e sotėm tė Likės dhe grupi verior-adriatik ose liburn, qė shtrihej nė territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
Ēdo njeri nga kėto grupe kulturore i pėrgjigjet kryesisht territoreve tė banuara nga fiset ose bashkimet e mėdha fisnore ilire. Sa mė tė afėrta gjeografikisht ishin kėto grupe, aq mė tė mėdha ishin ngjashmėritė kulturore midis tyre. Kėshtu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atė fqinjė liburn. Nė Ilirinė Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtė me atė tė Glasinacit dhe atė dardan saqė inkuadrohen me njė kompleks tė gjerė kulturor Mat-Glasinac; ndėrsa nė Ilirinė e Jugut grupi devollit afron nė shumė aspekte me atė pelagon dhe epirot.
Kėto ndryshime dhe ngjashmėri lokale, qė burojnė nga baza e pėrbashkėt etnike, kushtet herė tė pėrafėrta e herė tė ndryshme tė zhvillimit social-ekonomik dhe marrėdhėniet ndėrkrahinore, shkrihen nė tėrėsinė e bashkėsisė kulturore ilire, tė cilėn e vėrejmė si nė gjuhė, ashtu dhe nė kulturėn materiale (vendbanimet, veglat e punės, armėt, qeramikėn, stolitė etj.) e atė shpirtėrore (artin e botėkuptimin) tė saj, pa kėrkuar njė unitet tė plotė pėr kėtė shkallė tė zhvillimit tė ilirėve. Veēoritė lokale etnografike nė kulturė, ashtu sikurse dhe ato dialektore nė gjuhė, nuk cenojnė unitetin e kulturės ilire dhe tė bartėsve tė saj, ato janė shprehje e larmisė dhe e ndryshimeve brenda sė njėjtės kulturė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:45 am

Gjuha

Ilirėt flisnin njė gjuhė qė dallohej nga gjuhėt e popujve tė tjerė tė kohės sė lashtė tė Ballkanit. Ajo ishte njė gjuhė e veēantė indoevropiane, qė kishte lidhje afėrie ku mė tė largėt e ku mė tė afėrt me gjuhė tė tjera tė gadishullit dhe jashtė tij. Janė konstatuar elemente tė pėrbashkėta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes nė mes tė gjuhėve indoevropiane ėshtė diskutuar mjaft dhe janė dhėnė mendime tė ndryshme.
Njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e gjuhės shqipe, e ka dhėnė gjuhėtari i shquar prof. Eqrem Ēabej, i cili ka sjellė dhe argumentet e tij shkencore, nė mbėshtetje tė tezės ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janė kėto:
Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar popullsi ilire; nga ana tjetėr, nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera nė trojet e sotme; njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra vendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse; marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit; tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.

Nga tė gjitha kėto argumente, del si pėrfundim se teza e origjinės ilire tė gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk ėshtė gjetur gjė e shkruar dhe ėshtė menduar se nuk ka qenė e shkruar. Dėshmohet e shkruar mesapishtja e Italisė Jugore, qė ėshtė mbajtur e mbahet pėrgjithėsisht si njė degė e ilirishtes, nė njėfarė mase si njė dialekt i saj i zhvilluar mė tej nė kushtet e njė veēimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhėsor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime tė shkruara nė njė alfabet grek (dorik) me disa ndryshime pėr tė riprodhuar disa tinguj tė posaēėm tė gjuhės sė tyre. Njė mbishkrim i Kalasė sė Dalmaces afėr Pukės, qė pėr dekada tė tėra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhėsia e re shqiptare se nuk ishte tjetėr veēse njė mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nėse do tė kurorėzohen me sukses pėrpjekjet qė po bėhen pėr leximin e njė mbishkrimi tė Muzeut tė Shkodrės me prejardhje nga Dobraēi, shkruar me njė alfabet tė panjohur dhe tė njė mbishkrimi tė gjetur nė Bugojė tė Bosnjės Perėndimore, mund tė sillen tė dhėna tė reja e tė hapen perspektiva. Zbulimet e mėtejshme arkeologjike mund tė japin ndonjė tekst ilir tė shkruar me alfabet tė veēantė ose me alfabet grek a latin. Gjuhėt greke dhe latine qė hynė mė parė nė Iliri si gjuhė kulture, tregtare ose si gjuhė zyrtare administrative, nuk u bėnė kurrė gjuhė tė tė gjithė popullit, i cili vazhdoi tė ruajė nė jetėn e tij tė pėrditshme tė folmen amtare. Njoftimi i historianit grek tė shek. II p.e.sonė, Polibit, pėr bisedimet e mbretit Gent me delegatėt maqedonas pėrmes pėrkthyesit qė njihte ilirishten, dėshmon se kjo gjuhė u praktikua edhe si gjuhė zyrtare deri nė fund tė jetės sė pavarur politike tė ilirėve.
Nga gjuha e ilirėve kanė mbetur disa materiale, por qė nuk janė tė mjaftueshme: elemente leksikore shumė tė pakta tė sė folmes sė pėrditshme pėrbėrė nga disa glosa ilire, dhe sidomos njė numėr i madh (rreth 1 000) emrash tė pėrveēėm, emra personash, perėndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalėt ilire i kemi nė formėn qė na janė dhėnė prej autorėve grekė e latinė, jo nė formėn autentike tė tyre. Ndėr ato fjalė mund tė pėrmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrė meli etj. Emrat e pėrveēėm ilirė qė na janė transmetuar nė burimet e shkruara antike (autorė grekė e latinė, mbishkrime greke e latine, monedha tė territorit ilir) pėrbėjnė materialin kryesor qė kemi prej ilirishtes sė Ballkanit. Ato lejojnė qė tė nxirren disa elemente tė fjalėformimit emėror tė ilirishtes e ndonjė tipar fonetik i saj, ndonjė element i leksikut tė saj dhe material krahasimi me gjuhėt e tjera indoevropiane, po nuk japin mundėsi tė njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues tė ndryshėm kanė pėrcaktuar si ilire edhe njė numėr fjalėsh tė ndeshura nė gjuhėt e tjera tė lashta ose nė gjuhėt e sotme tė Evropės, duke i marrė ato si huazime nga ilirishtja ose si tė trashėguara prej saj. Shumica e tyre janė tė diskutueshme, po disa kanė gjasa vėrtetėsie. Ndėr to pėrmendim: lat. mannus = kalė i vogėl, krhs. shqipen maz/mėz; gr. balios = i bardhė, me pulla tė bardha, krhs. shqipen balė; gr. kalibe = kasollė; disa fjalė pararomane etj.

Material mė tė pasur jep mesapishtja e Italisė Jugore. Prej saj kanė ardhur njė numėr mbishkrimesh zakonisht tė shkurtra e shpesh fragmentare tė shek. VI-I p.e.sonė, qė japin edhe fjalė, trajta e ndonjė frazė, pėrveē emrave tė pėrveēėm qė pėrmenden nė to, por qė janė kuptuar dhe shpjeguar deri mė sot nė njė masė tė vogėl. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilė, bijė etj., dhe shumė emra tė pėrveēėm njerėzish, fisesh e vendesh.
Janė vėnė re gjithashtu edhe bashkėpėrkime tė rėndėsishme midis mesapishtes dhe shqipes nė sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-sė sė shkurtėr indoevropiane nė |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresės sė rasės kallėzore njėjės tė emrave nė tė dyja kėto gjuhė etj.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:45 am

Arti dhe botėkuptimi

Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ tė theksuar tė epokės sė bronzit, por lulėzimin e arrin nė fillim tė epokės sė plotė tė hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonė nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror tė ilirėve. Kjo vihet re qartė sidomos nė grupin e kulturės sė Devollit, nė atė tė Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetėm nė objektet e veēanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe nė qeramikė, por edhe nė materialet qė nuk i rezistuan kohės si nė dru, kockė etj., pėrfaqėsohet nga njė gamė e pasur figurash gjeometrike, si rrathė tė veēantė e bashkėqendrorė, rombe e trekėndėsha me fusha tė zbrazura ose tė mbushura me vija paralele etj., tė kompozuara me njė fantazi tė zhvilluar dhe nė njė sistem rigorozisht simetrik.
Ky stil do tė jetojė nė tė gjitha periudhat e veēanta tė zhvillimit dhe tė dobėsimit tė tij, deri nė fund tė periudhės sė hershme tė hekurit, duke pėrbėrė kėshtu bazėn kryesore dhe mė tė qėndrueshme tė koncepteve estetike tė ilirėve nė pėrgjithėsi. Arti figurativ nė Iliri u zhvillua mė vonė; atė e shohim tė pėrfaqėsuar nė figura njerėzish dhe kafshėsh tė trajtuara skematikisht ose nė mėnyrė tė stilizuar si dhe nė objekte tė tjera, si art dekorativ i ndėrthurur me motive gjeometrike.

Nga shek.VI p.e.sonė tek fiset e Ilirisė sė Veriut nėn ndikimin e fuqishėm tė kulturave mesdhetare dhe nė kornizėn e lidhjeve tė shumėfishta tė popullsive pėrreth Adriatikut Verior, lindi njė art i pasur figurativ, shprehjen mė tė lartė tė tė cilit e gjejmė tek situlat liburne e tek urnat japode. Nė njė stil tė pjekur arkaik tė kohės janė paraqitur nė kėto monumente pamje nga jeta e pėrditshme e ilirėve, nė mėnyrė tė veēantė e shtresave tė pasura tė shoqėrisė sė tyre, midis tė cilave skena argėtimesh, siē ėshtė rasti i njė valleje grash lidhur dorė pėr dore, apo i njė procesioni funeral, ku pėrcjellja ėshtė dhėnė nėpėrmjet njė vargu tė gjatė kurorash luftarake dhe kalorėsish qė marrin pjesė nė ceremoninė solemne. Nė raste tė tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Kėto manifestime artistike, megjithėse tė ndikuara nga pikėpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar tė ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik pėrsa i pėrket paraqitjes sė figurave, motiveve reale dhe pėrmbajtjes sė tregimit, kanė mjaft elemente vendėse, qė tregojnė pėr natyrėn vendore tė prodhimit tė shumė prej tyre. Nė kėtė drejtim pėrveē vlerave artistike, kėto monumente pėrbėjnė edhe njė burim historik tė dorės sė parė pėr njohjen e jetės dhe tė koncepteve tė shoqėrisė ilire nė shek. VI-V p.e.sonė.
Pėrsa u pėrket besimeve tė ilirėve tė epokės sė hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre tė epokės sė bronzit. Njė rol tė madh vazhdon tė luajė kulti i tokės mėmė i lidhur me pjellorinė e saj dhe me zhvillimin e bujqėsisė nė pėrgjithėsi. Shumė e pėrhapur tek ilirėt ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmėt e shumta tė saj shprehen pėrmes motiveve tė ndryshme, qė zbukuronin objektet e veēanta dhe qė nė mėnyrė grafike simbolizonin diellin. Tė tilla ishin, p.sh.: rrathėt bashkėqendrorė, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirėt shprehej dhe pėrmes varėseve tė ndryshme nė formė kali, kaprolli, zogu etj.
Njė kult tjetėr shumė i zhvilluar tek ilirėt, sidomos tek ata tė krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisė si totem, si qenie mbrojtėse nga syri i keq (apotropeike) etj.
Vendosja e varreve nė tuma pėrreth njė varri mė tė hershėm tė pasur dhe qendror, si dhe shoqėrimi i tė vdekurit nė varr me objekte tė ndryshme, tregon se tek ilirėt e periudhės sė hershme tė hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i tė parėve, si edhe besimi mbi jetėn e pėrtej varrit.
Ilirėt besonin edhe nė ekzistencėn e fuqive mistike, qė rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerėzve sėmundjet dhe fatkeqėsitė e tjera shoqėrore. Pėr t’i larguar kėto tė kėqija, ilirėt sajuan forma tė ndryshme varėsesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:46 am

4. KOLONITĖ HELENE TĖ BREGDETIT ILIR
Themelimi i kolonive helene dhe marrėdhėniet me botėn ilire
Vendosja e kolonive helene nė bregdetin ilir ėshtė pjesė e drejtimit tė lėvizjes kolonizuese helene, nė tė cilėn mė aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njėra anė, me shtytjen e faktorėve ekonomikė e shoqėrorė tė metropoleve dhe, nga ana tjetėr, qe njė hap i mėtejshėm nė pėrfshirjen e zonave ilire nė sferėn e ekonomisė sė Mesdheut. Kolonitė mė tė hershme u vendosėn nė tokat e Ilirisė sė Jugut. Kėto zona tė banuara nga ilirėt kishin marrėdhėnie tregtare me vendet e Greqisė qė nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi njė bazė mė tė gjerė nė kushtet e shthurjes sė rendit fisnor tek ilirėt. Vendosja dhe zhvillimi i mėtejshėm i kolonive ka qenė pasojė e kėtij procesi. Nė fillim u vendosėn pranė vendbanimeve ilire pikat tregtare, tė cilat me zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve me brendatokėn ilire u populluan nga grupe kolonistėsh helenė dhe u kthyen nė qendra tė shpėrngulurish (apoike) tė metropoleve greke.
Kolonia mė e hershme u vendos nė vitin 737 nė ishullin e Korkyrės, qė banohej atėhere nga liburnėt. Nga kėtej njė valė kolonistėsh u vendosėn nė Dyrrah (627 p.e.sonė, ka shumė gjasė edhe mė herėt). Apolonia, e cila u themelua nė vitin 588, ngjan tė ketė qenė populluar nga kolonistė tė ardhur nga Dyrrahu. Pėr gjithė kohėn antike midis dy qyteteve u mbajtėn lidhje tė ngushta ekonomike dhe politike, qė janė karakteristike pėr marrėdhėniet midis metropoleve dhe apoikeve. Nė tė njėjtėn kohė me Apoloninė u formua nga banorėt tė ardhur nga Eubea edhe kolonia helene nė Orik, e cila pėr vetė mundėsitė e kufizuara tė kontakteve me prapatokėn ilire nuk arriti kurrė rėndėsinė ekonomike, as edhe famėn e dy kolonive tė tjera. Kaluan edhe dy shekuj tė tjerė derisa kolonistėt helenė tė ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisė dhe Knidi tė vendoseshin nė ishujt e Ilirisė sė Veriut, ku themeluan Faron (sot Hvar), Isėn (sot Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (sot Korculla).

Nė fillimet e veprimtarisė sė kolonive peshėn kryesore nė ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqėsore, lėndė druri dhe minerale pėr nevojat e metropoleve, kundrejt shkėmbimit mall me mall me prodhime tė zejtarisė.
Por nė shek.V p.e.sonė kolonitė e bregdetit ilir nuk janė mė shtojca tė ekonomisė e furnizuese tė thjeshta lėndėsh tė para tė qyteteve mėma. Prodhimi lokal, i mbėshtetur kryesisht nė shfrytėzimin e punės sė skllevėrve, arrin nė kėtė periudhė njė shkallė tė tillė zhvillimi saqė ishte nė gjendje tė mbulonte jo vetėm kėrkesat e popullsisė sė kėtyre qyteteve, por edhe tė botės ilire pėrreth, gjallėruese dhe nxitėse e drejtpėrdrejtė e kėtij zhvillimi. Importimet nga qytetet mėma dhe Greqia u kufizuan kryesisht nė sendet e luksit dhe nė veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njėsi ekonomike krejt tė pavarura, duke e shprehur kėtė edhe nė prerjen e monedhave tė tyre tė veēanta.
Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve tė konsumit tė gjerė: qeramika, veglat e punės, armėt qė hidheshin nė tregun e brendshėm dhe nė atė tė prapatokės. Punishtet e prodhimit tė gjerė tė enėve prej balte, tė tjegullave e tė tullave, tė punimit tė gurit etj., ishin prona tė skllavopronarėve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.

Nė marrėdhėniet tregtare me botėn ilire, veē prodhimeve bujqėsore e blegtorale, lėndės sė drurit pėr ndėrtimin e anijeve dhe skllevėrve, pėr tė cilat tregu grek kishte mungesė, vėmendja e kolonistėve u pėrqendrua nė pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut. Nė shkrirjen dhe nė pėrpunimin e hekurit, tė bakrit dhe tė argjendit, ilirėt kishin njė pėrvojė shekullore, nga e cila pėrfituan edhe kolonistėt. Veēanėrisht eksportimi i argjendit qė nxirrej nga minierat e pirustėve dhe tė Dardanisė, u bė njė nga burimet kryesore tė pasurimit e tė lulėzimit tė dy kolonive tė mėdha, Dyrrahut dhe Apolonisė. Ai eksportohej kryesisht nė formėn e monedhave, tė cilat gjetėn njė pėrkrahje tė gjerė nė krahinat e afėrta dhe tė largėta ilire.
Pėr tė nxjerrė fitime sa mė tė mėdha nga marrėdhėniet tregtare me ilirėt, sidomos nga tregtia me shumicė e lėndėve tė para, e gjithė kjo veprimtari kryhej nėpėrmjet njė pėrfaqėsuesi tė veēantė tė kolonive, tė quajtur poleti.
Duke qenė se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqėsia e blegtoria zinte nė to njė vend tė dorės sė dytė. Nė rrethet e afėrta tė qytetit pronarėt e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipėrfaqe e prodhim tė kufizuar, sepse kufiri me ilirėt nuk shtrihej shumė larg mureve tė qytetit.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:47 am

Rendi shoqėror dhe organizimi politik

Qė nė fillim nė kolonitė helene tė bregdetit ilir u vendos mėnyra antike e prodhimit. Nė ndarjen e shoqėrisė nė kolonitė rol tė veēantė luante prejardhja shoqėrore dhe etnike e njerėzve. Nė kushte mė tė privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, qė kishte qenė shpesh pėrkrahėse e themelimit tė kolonive. Pėrbėrja shoqėrore e shtresave tė lira ishte e larmishme. Krahas tė mėrguarve, pėr arsye politike gjatė luftėrave tė demosit me aristokracinė nė metropole, kishte fisnikė tė varfėruar, zejtarė tė zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarė tė shpronėsuar, tregtarė e detarė. Kjo masė e popullsisė shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve tė herėpashershme nga metropolet. Nė Dyrrah njė kontingjent i madh njerėzish tė tillė erdhi nė gjysmėn e dytė tė shek.V.
Nė Dyrrah e nė Apoloni shtresa e skllevėrve pėrbėnte forcėn kryesore tė fuqisė punėtore. Ajo ndahej nė tri kategori: nė skllevėr tė qytet-shtetit skllavopronar, tė cilėt punonin nė punishtet e tjegullave dhe tė tullave, nė thyerjen, transportimin dhe nė skalitjen e gurėve, nė pėrpunimin e metaleve e nė prerjen e monedhave, pra nė punėt mė tė rėnda. Tė shumtė ishin edhe skllevėrit privatė qė pėrbėnin kategorinė e dytė, tė cilėt pėrveē ergasterive shėrbenin edhe nė ekonomitė shtėpiake.
Njė pjesė tė popullsisė, gjithmonė nė rritje, e pėrbėnin “tė huajt”, kategoria e tretė ose banorėt me origjinė ilire. Kėta nė dhjetėvjeēarėt e parė ishin tė privuar nga tė drejtat shoqėrore dhe politike.

Nė pėrputhje me kėtė pėrbėrje shoqėrore tė popullsisė, rendi politik nė Apoloni e Dyrrah kishte nė fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte njė pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dėrrmuese e popullsisė, ashtu edhe ilirėt, duke mos bėrė fjalė pėr skllevėrit, nuk gėzonte tė drejta nė qeverisjen e qytetit.
Zhvillimi i vrullshėm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisė nė shek.VI-V shoqėrohet me ndryshime nė rendin shoqėror e politik tė dy kolonive, si rrjedhim i njė lufte tė ashpėr sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe tė shkėmbimit tė mallrave me ilirėt dhe me Greqinė, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare tė kolonive. Kėto shtresa dolėn tani si forca tė pavarura nė arenėn politike kundėr grupit oligarkik, me synimin pėr tė marrė pushtetin dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė interesave tė tyre. Si rrjedhim i kėsaj, nė vitin 437 shpėrtheu nė Dyrrah njė kryengritje e demosit, e njohur nė historinė antike pėr rolin qė luajti nė prag tė luftės sė Peloponezit. Nė arenėn e kėsaj lufte pėrveē forcave tė demosit dhe aristokracisė, u duk edhe ndeshja e interesave tė Korkyrės, prapa sė cilės qėndronte Athina dhe Korinthi. Tė dyja fuqitė synonin tė pėrfitonin mundėsi mė tė gjera nė tregun ilir. Gjithashtu nė kėtė ndeshje morėn pjesė aktive edhe ilirėt fqinjė, tė cilėt duke ndihmuar aristokratėt e dėbuar nga qyteti, u radhitėn me forcat qė pėrkahnin Athinėn nė luftėn kundėr lidhjes sė Peloponezit.
Rrjedhimi kryesor i luftės civile nė Dyrrah ishte triumfi i plotė i parimit tė ndarjes klasore tė shoqėrisė, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i aristokracisė skllavopronare nė duart e gjithė skllavopronarėve si klasė. Baza shoqėrore e tij u zgjerua me pjesėmarrjen e shtresave mė tė gjera skllavopronare, tė pronarėve tė punishteve, tė tregtarėve etj., duke bėrė kėshtu mė tė theksuar mėnyrėn antike tė prodhimit. Qė nga kjo kohė u forcua edhe pozita shoqėrore e ilirėve qė banonin nė qytet. Njė dukuri e tillė e ngjashme u zhvillua edhe nė Apoloni.

Kėto ndryshime u pasqyruan edhe nė pėrbėrjen dhe nė funksionet shtetėrore. Vendin e krerėve (fylarkėve) aristokratė, nė duart e tė cilėve qe pėrqendruar pushteti gjatė regjimit oligarkik, e zuri tani njė organ kolegjial, buleja (kėshilli). Anėtarėt e saj mund tė ishin jo vetėm nga fisnikėt, por edhe nga shtresat e tjera tė skllavopronarėve. U krijua edhe organi i mbledhjes sė pėrgjithshme tė popullit, helieja. Detyrat kryesore tė saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me rėndėsi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisė sė organeve ekzekutive tė qytetit. Me gjithė pjesėmarrjen e popullit tė lirė, edhe ky organ ishte nė duart e skllavopronarėve, pa praninė e tė cilėve helieja nuk kishte tė drejtė tė zgjidhte organet e larta ekzekutive tė qytetit. Nga anėtarėt e bulesė nė krye tė ēdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari mė i lartė civil i qytetit. Me emrin e tij lidheshin tė gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rėndėsi tė shpallura gjatė vitit. Me ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen ushtarake dhe me luftėn merrej toksarku, qė ishte komandanti i shigjetarėve. Sekretarit i binte pėr detyrė kryesore tė kujdesej pėr ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri tė ligjeve, tė dekreteve e vendimeve tė marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t’i shpallte ato publikisht. Tė tre hieramnamonėt, merreshin jo vetėm me ēėshtjet e kultit, me organizimin e lojėrave e tė festave, por me sa duket edhe me ēėshtjet financiare tė qytetit. Veē kėtyre kishte edhe nėpunės tė tjerė, tė njė rangu mė tė ulėt, por qė nė tė vėrtetė luanin njė rol me rėndėsi nė jetėn ekonomike. I tillė ishte nėpunėsi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte pėr detyrė tė kujdesej si pėr sigurimin e lėndės sė parė, ashtu edhe pėr prerjen dhe shpėrndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij tė prytanit. Njė funksionar tjetėr ishte poleti qė merrej me rregullimin e tregtisė me ilirėt.
Kulti fetar ishte nė harmoni me institucionet shoqėrore e politike tė qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetėrore (hieramnamonėt). Hyjnitė mė tė adhuruara nė Apoloni ishin Apoloni, qė i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistėt me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perėnditė kryesore, tė cilėve u faleshin mė shumė dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkėthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.

Kolonitė helene u vendosėn nė Iliri nė rrethanat e marrėdhėnieve tė ngushta ekonomike me ilirėt, qė kushtėzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mėtejshėm i kolonive pėrkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek kėta kolonitė do tė gjejnė njė bazė pėr t’u mbėshtetur nė synimet e tyre pėr ēlirimin e plotė ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kanė munguar edhe konfliktet midis ilirėve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpėrdorimeve tė kolonistėve nė marrėdhėniet me ilirėt dhe pėr kufijtė midis tyre. Kėto morėn forma tė armatosura nė luftėn e Apolonisė me qytetin ilir Thronion rreth mesit tė shek.V dhe nė luftėn e ilirėve kundėr Isės mė 385 p.e.sonė.
Qė nga gjysma e dytė e shek. IV p.e.sonė historia e kolonive helene tė bregdetit tė Ilirisė zhvillohet nė marrėdhėnie tė ngushta me historinė politike tė shtetit ilir dhe nė kornizėn e saj.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:49 am

K R E U I I I


SHTETET ILIRE

Nė fundin e shek. V p.e.sonė ilirėt hynė nė rrugėn e zhvillimit skllavopronar. Nė shekujt qė pasuan e deri nė pushtimin romak krahinat mė tė pėrparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohėn zhvillimin e tyre mė tė lartė shoqėror e politik tė pavarur. Urbanizimi intensiv i kėsaj treve dhe zhvillimi qė mori, pėr pasojė, mėnyra antike e prodhimit nė shek. IV-III p.e.sonė ēoi nė krijimin e njė shoqėrie antike tė mirėfilltė dhe nė formimin e njė vargu shtetesh ilire, tė cilat u inkuadruan nė qytetėrimin e pėrparuar tė botės mesdhetare.
Midis formacioneve shtetėrore qė u formuan nė trevėn e gjerė ilire, ai qė arriti njė shkallė tė lartė tė zhvillimit politik dhe qė luajti njė rol tė shquar nė ngjarjet politike tė kohės qe Shteti Ilir apo Mbretėria Ilire. Qė nga dukja e kėtij shteti emrat ilir dhe Iliri morėn, pėrveē kuptimit tė gjerė etnik, edhe njė kuptim tė ngushtė politik, qė u lidhėn me fatet historike tė kėtij formacioni shtetėror dhe tė popullsisė sė tij, e cila nė burimet e shkruara do tė njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirė tė mirėfilltė). Nė kohė tė ndryshme Mbretėria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qė i imponuan rrethanat politike, nė njė territor tė gjerė qė pėrfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) nė veri e deri te lumi Vjosa (Aous), nė jug me njė shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide nė kufi me Maqedoninė dhe mė nė veri me Mbretėrinė Dardane.
Nė krahinat mė jugore ilire u formua njė shtet tjetėr i rėndėsishėm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos nė ngjarjet politike tė fundit tė shek. IV dhe tė ēerekut tė parė tė shek. III p.e.sonė. Nė kohėn e shtrirjes mė tė gjerė tė tij, ai pėrfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri nė gjirin e Artės (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninė, kurse nga lindja me Thesalinė e Maqedonisė.
Nė kėtė hapėsirė kanė ekzistuar si formacione shtetėrore tė pavarura edhe njė varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e tė cilave u zhvillua herė nė lidhje tė ngushtė e herė nė kundėrshtim me atė tė Shtetit Ilir dhe tė atij tė Epirit. Nė rrethana tė caktuara politike lindin gjithashtu formacione mė pak tė rėndėsishme nė formėn e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinėve etj., qė kanė njė peshė mė tė vogėl nė historinė politike tė Ilirisė.
Nė krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretėri tė vogla ilire: e paionėve, e dardanėve dhe e athamanėve. E para shfaqet me njė shkėlqim tė shkurtėr nė shek. IV p.e.sonė pėr tė rėnė pastaj shpejt nėn goditjet e politikės ekspansioniste tė shtetit maqedon, kurse dy tė fundit dalin nė arenėn politike nė shek. III me njė rol tė parėndėsishėm.
Popullsitė ilire tė krahinave tė brendshme qendrore e veriore nuk njohėn deri nė fillim tė erės sonė njė organizim politik shtetėror; edhe nė kėtė kohė ato arritėn tė organizohen vetėm nė federata fisnore, siē ėshtė rasti i dalmatėve ose i fiseve tė tjera.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:50 am

1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQĖROR I ILIRĖVE NĖ SHEK. IV P.E.SONĖ

Lindja e qyteteve dhe e jetės qytetare

Zhvillimi ekonomik e shoqėror i Ilirisė gjatė epokės sė hekurit dhe veēanėrisht gjatė shek. VII-V p.e.sonė kishte pėrgatitur kushtet pėr lindjen e qyteteve dhe tė jetės qytetare. Siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazėn e vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit dhe tė qendrave protourbane qė u krijuan si rezultat i zhvillimit tė zejtarisė, tė bujqėsisė, tė blegtorisė, si edhe tė intensifikimit tė marrėdhėnieve tė kėmbimit me botėn greke. Kjo dėshmohet nga prania e gjerė e qeramikės sė importuar korinthike e jonike dhe mė pas edhe nga prodhimet e kolonive greke nė Dyrrah e nė Apoloni, tė cilat kishin hyrė nė marrėdhėnie tė ngushta me prapatokėn ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare ishte njė dukuri me karakter ekonomik e shoqėror tėrėsisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisė antike tė tregut qė u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkėmbimi. Kjo ėshtė e lidhur me shkėputjen e plotė tė zejtarisė nga bujqėsia, me krijimin e mėnyrės antike tė prodhimit dhe me zbatimin e punės sė skllavit nė degėt e ekonomisė.
Njoftimet mė tė hershme pėr ekzistencėn e qyteteve nė Iliri i takojnė mesit tė shek. IV p.e.sonė. Historiani grek, Diodori, duke pėrshkruar fushatat e Filipit II kundėr ilirėve thotė se mbreti i Maqedonisė “u lėshua mbi Ilirinė me njė ushtri tė fortė, plaēkiti vendin, nėnshtroi shumė qytete tė vogla dhe u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe”. Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmėruar athinasit pėr rrezikun qė i kėrcėnonte nga mbreti maqedon, vė nė dukje gjithashtu se “Filipi po fortifikonte qytete nė Iliri”. Pak mė vonė historianėt grekė tė shek. II p.e.sonė Ariani e Rufi pėrmendin me emėr Polionin si qytet i Dasaretisė, kurse historiani i shek. IV p.e.sonė Theopompi pėrmend qytetin Oidanton. Mė nė fund nga tė dhėnat numizmatike tė fillimit tė shek. IV p.e.sonė mėsojmė emrin e njė qyteti tė rėndėsishėm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinėn e kėtyre qyteteve, qė janė tė pranishme nė mesin e shek. IV p.e.sonė, (njė rast vėrtetohet qysh nė fillim tė kėtij shekulli), duhet ta kėrkojmė pak mė parė, d.m.th. nė fundin e shek. V p.e.sonė.
Nuk dihet me saktėsi se ē’paraqesin nė vetvete kėto qytete tė hershme ilire. Dėshmitė e autorėve antikė, pėrveē faktit qė kumtojnė ekzistencėn e tyre, janė tepėr tė varfra pėr tė ndihmuar qė tė rindėrtohet pamja reale e kėtyre qendrave urbane.
Edhe nga pikėpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime tė tilla, nėpėrmjet tė cilave tė dallohet qartė qyteti i kėsaj kohe. Megjithatė, prej qyteteve antike, rrėnojat e tė cilave ruhen nė vendin tonė, mund tė pohohet se qyteti i mirėfilltė nė Iliri formohet kryesisht gjatė shek. IV p.e.sonė. Nė kėtė kohė kemi edhe dėshmitė e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.
Kėto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara tė epokės sė hekurit, ngrihen mbi kodra tė mbrojtura nga pikėpamja natyrore, por shtrihen me sipėrfaqe relativisht mė tė gjera, qė arrijnė deri nė 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese janė ndėrtuar me njė teknikė mė tė pėrparuar me blloqe shumėkėndėshe, trapezoidale; ato janė mjaft tė fuqishme dhe me njė bukuri tė rrallė (Amantia, Klos, Ēuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit nė pėrgjithėsi ėshtė ende i thjeshtė; ai nuk njeh kullat, rolin e tė cilave e luajnė deri diku kthesat me kėnd tė drejtė, qė bėn muri herė mbas here pėr arsye qėndrueshmėrie; edhe portat nė kėtė sistem janė tė pakta e me njė mbrojtje mė tė dobėt.
Qytetet e mėdha zėnė njė pozitė qendrore nė krahinėn qė zotėrojnė dhe shtrihen nė njė hapėsirė prej 30-40 ha, siē ėshtė rasti i Bylisit, i Antigonesė, i Lisit etj., dhe janė tė mbrojtura me mure tė fuqishme.
Duke folur pėr qytetet e kėsaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, qė do tė thotė qytete tė vogla, me sa duket ende nė shkallėn fillestare tė zhvillimit tė tyre. Demosteni, nė shek. IV p.e.sonė pėrkundrazi, pėrdor termin poleis qė do tė thotė qytet. Ndryshimi qė vėrehet nė termat e pėrdorur prej kėtyre dy autorėve nuk duket tė jetė i rastit; ai shpreh me sa duket njė diferencim qė u bėhet kėtyre qendrave urbane ilire dhe qė lidhet me karakterin e tyre. Pak dritė mbi kėtė ēėshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin mė tė fortė” midis qyteteve tė Dasaretisė. Duket se disa qytete kishin mundur tė ecnin pėrpara dhe tė dalloheshin prej tė tjerave. Interes tė veēantė paraqet nė kėtė drejtim Damastioni, i cili ėshtė dhe i pari qytet ilir qė pret monedha. Burimet tregojnė se ky qytet gjendej nė shpinė tė zonės bregdetare, diku midis kėsaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur pėr kėtė Straboni nė shekullin e parė shkruan kėshtu: “Pas Epidamnit dhe Apolonisė gjer te malet Keraune ndodhen bylinėt, taulantėt, parthinėt dhe brygėt; aty afėr gjenden dhe minierat e argjendit nė Damastion, mbi tė cilat diestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe enkelejtė, tė cilėt i quajnė dasaretė; afėr kėtyre vijnė lynkestėt..”. Mungesa e tė dhėnave mė tė sigurta ka penguar qė ky qytet tė lokalizohet me saktėsi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve tė monedhave tė tij, ai duhet kėrkuar nė krahinat e brendshme ilire, diku nė lindje tė Drinit tė Sipėrm.
Pasazhi i Strabonit ka njė rėndėsi tė veēantė dhe pėr njė fakt tjetėr. Ai tregon se Damastioni qe njė qytet qė lindi dhe u zhvillua nė njė zonė tė pasur me miniera, tė cilat, me sa duket pėrbėnin edhe bazėn ekonomike tė tij. Shfrytėzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisė sė pėrpunimit tė metaleve qenė degėt kryesore tė kėsaj ekonomie. Karakteri i saj bėhet i qartė edhe nga simbolet qė mbajnė monedhat e qytetit, tė cilat paraqesin midis tė tjerash ēekanin e minatorit dhe shufrat metalike.
Damastioni ėshtė, kėshtu, shembulli i njė qyteti zejtar tė pėrparuar tė kėsaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet nė burimet, jo vetėm si qyteti mė i fortė midis qyteteve tė Dasaretisė, por edhe si kryeqendėr apo qendėr rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundėsi qė qytetet e tjera mė tė vogla, ato qė Diodori i quan polisma, do tė kenė qenė qendra njėsish gjeografiko-ekonomike, ku do tė ketė mbisunduar ekonomia bujqėsore-blegtorale me ndonjė degė tė kufizuar tė zejtarisė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:51 am

Zejtaria, bujqėsia e blegtoria

Lindja e qyteteve i dha njė shtytje tė re zhvillimit tė degėve tė ndryshme tė ekonomisė ilire.
Zejtarinė e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pėrpunimit tė metaleve ilirėt e njihnin dhe mė parė, por asnjėherė si tani ajo nuk paraqitet si degė e veēantė e njė qyteti, siē ėshtė rasti i Damastionit. Nė shek. IV nė zejtarinė e punimit tė metaleve nuk vihet re ende ndonjė ndryshim cilėsor, fjala vjen nė punimin e veglave tė punės, tė armėve apo tė zbukurimeve, nė krahasim me shekujt pararendės. Por tani mund tė flitet pėr njė veprimtari mė tė gjerė e mė intensive si nė shfrytėzimin e minierave, ashtu edhe nė prodhimtarinė e degėve tė veēanta tė zejtarisė metalpunuese. Bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė rritja e prodhimit tė armėve, qė pėrbėjnė nė kėtė kohė gjetjet mė tė shumta nėpėr nekropolet nė krahasim me zbukurimet.
Megjithatė, nuk pati ndonjė pėrparim, nė fushėn e zejtarisė sė prodhimit qeramik, madje importi e dobėsoi pėr njė kohė kėtė degė tė zejtarisė ilire.
Ndėrkaq nė fushėn e ndėrtimeve ndodh njė revolucion i vėrtetė. Mjeshtrat e ndėrtimit shquhen nė shek. IV pėr aftėsitė e tyre arkitektonike e teknike dhe pėr njohuritė e thella nė fushėn e artit tė fortifikimeve, qė i zbatonin nė nivelin mė tė pėrparuar tė kohės, ashtu si nė shumė vise tė tjera tė botės mesdhetare. Muret rrethuese tė qyteteve tė ndėrtuara nė stilin poligonal janė dėshmia mė e qartė e arritjeve nė kėtė fushė.
Tė dhėnat pėr bujqėsinė dhe blegtorinė e ilirėve pėr shek. IV janė tė varfra. Autorėt bashkėkohės, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bėjnė tjetėr veēse pėrsėrisin Hekateun, pėr shkak tė njohjes ende tė pamjaftueshme tė Ilirisė; megjithatė Iliria pėr autorėt grekė ishte vendi i njė bujqėsie e blegtorie tė zhvilluar, tokat pjellore tė sė cilės shfrytėzoheshin vende-vende nė mėnyrė intensive dhe qė krahas kulturave bujqėsore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), nė kullotat e pasura rritnin bagėti tė mira tė racės.
Tė dhėnat arkeologjike i vėrtetojnė kėto njoftime. Parmenda e paraqitur nė buzėt e njė pitosi gjetur nė fushėn e Korēės, si dhe figurat simbolike tė paraqitura nė monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, apo nė monumentet varrimore tė kohės, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollėkut, simbol i pjellorisė dhe i begatisė, u bėjnė jehonė pasurive tė tokės ilire dhe zhvillimit qė kishin marrė bujqėsia e blegtoria ilire nė kėtė kohė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:52 am

Tregtia dhe qarkullimi monetar

Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve tė tjera tė ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve tė zejtarisė ilire. Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve dhe tė enėve prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė nė tjetrėn, dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė sė krahinave tė ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm tė kėmbimeve midis tyre.
Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore tėrhoqėn vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohe. Duket se kėto prodhime ishin ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir. Njė vend me rėndėsi zinin kėmbimet me kolonitė greke tė bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidės, tė cilat merrnin nga Damastioni argjendin pėr prerjen e monedhave tė tyre, kurse nga tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u duhej pėr ndėrtimin e anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit. Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek, midis tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė Dyrrahut e tė Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo tė rralla nė vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė duken mė dendur edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe nė luginėn e mesme tė Drinit, nė afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto prodhime arrijnė kėtu nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut.
Monedhat e argjendit pėrdoren gjerėsisht si ekuivalent shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė pėrhapje tė madhe monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshinte krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė lynkestėve.
Prerja dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si Damastioni ėshtė njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se tani, nė pjesėn e parė tė shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe Apolonisė, tė cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė kishin mbuluar krahinat e afėrta tė ultėsirės bregdetare dhe i kishin tėrhequr ato nė orbitėn e marrėdhėnieve skllavopronare, njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bė qendėr e rėndėsishme ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė treg monedhėn e vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė sistemit monetar nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia monetare theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e prapambetur natyrore, pėr t’i hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik, skllavopronarisė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:53 am

Vendosja e skllavopronarisė

Me lindjen e qyteteve u krijua edhe njė popullsi qytetare, e cila mė parė nuk njihej. Burimet nuk e bėjnė tė qartė pėrbėrjen dhe karakterin e kėsaj popullsie, por meqė qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre pėrbėhej nga masa e gjerė e prodhuesve zejtarė, bujq e blegtorė, nga pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe aristokracia e vjetėr fisnore qė pėrbėnte parinė e qytetit. Si e tillė, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar nė shtresa shoqėrore, me interesa tė ndryshme. Prej tyre, pronarėt e punishteve dhe tregtarėt formonin shtresėn e re tė pasuruar, e cila zhvendos pėrfundimisht nė plan tė dytė aristokracinė e vjetėr fisnore.
Si qendra ekonomike e politike mė vete qytetet i rrethonte njė popullsi fshatare e lidhur me ta nėpėrmjet interesave ekonomikė tė ndėrsjelltė. Nė burimet kėto popullsi njihen akoma si fise tė mėdha apo tė vogla, por fisi nuk ka mė kuptimin e tij klasik. Vetė dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave janė elemente qė nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkėsisė njė pėrmbajtje tė re nga pikėpamja e marrėdhėnieve ekonomike e shoqėrore.
Ashtu si nė Maqedoni, edhe nė Epirin fqinjė tė kėsaj kohe, shumica e popullsisė nė Iliri jetonte nė fshatra; qytetet ishin ende nė numėr tė vogėl. Masėn kryesore tė kėsaj popullsie e formonte fshatarėsia e lirė, por burimet bėjnė fjalė edhe pėr njė popullsi fshatare tė varur. Theopompi nė veprėn e tij “Filipika” shkruan se “ardianėt kanė 300 mijė prospelatė si helotė...”. Me prospelatė autorėt e vjetėr kuptonin njė popullsi tė varur qė merrej me punimin e tokės dhe qė u jepte zotėruesve tė saj si detyrim njė pjesė tė prodhimit. Duke i krahasuar prospelatėt e ardianėve me helotėt e Spartės, Theopompi e pėrcakton edhe mė mirė gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe kėta ishin, sikurse helotėt, njė popullsi e nėnshtruar qė pas pushtimit ishin shpronėsuar dhe ishin kthyer nė gjendje vartėsie. Nuk kemi prova nėse kjo ishte njė popullsi e huaj apo njė fis tjetėr ilir qė pėsoi kėtė fat; numri i tyre gjithashtu duhet tė jetė i tepruar, por mbetet i padiskutueshėm fakti qė kemi tė bėjmė me njė masė popullsie mbi tė cilėn ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilirėve ky nuk ishte njė fenomen i veēantė pėr ardianėt. Njė shekull mė vonė Agatharkidi nė veprėn e tij “Evropaikon” do tė pohojė se “dardanėt kanė kaq shumė skllevėr (ai i quan kėta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse tė tjerė edhe mė shumė. Secili nga kėta nė kohė paqeje punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri duke pasur si prijės zotin (“despotes”) e tij”.
Edhe pse Agatharkidi pėrdor termin dullos, shpjegimet e mėtejshme e bėjnė tė qartė se kemi tė bėjmė me njė popullsi tė tipit tė prospelatėve ardianė. Nuk ka asnjė dyshim qė termi “dullos” pėrdoret kėtu me kuptimin mė tė gjerė, ashtu sikurse ndodh shpesh qė autorėt antikė i quajnė helotėt “dullė tė lakeldemonėve”.
Njė rast tjetėr ėshtė ai qė pėrmend Atheneu, pėr penestėt. Sipas tij “thesalėt quajnė penestė jo ata qė lindin skllevėr, por ata qė shtihen nė dorė me anė tė luftės”. Dihet se me emrin penestė quhej njė fis i tėrė nė territorin e Mbretėrisė Ilire. Pėrkufizimi i Atheneut tė ēon nė pėrfundimin se popullsia e kėtij fisi duhet tė ketė qenė e ngjashme nga pikėpamja e gjendjes shoqėrore me prospelatėt e ardianėve dhe dullėt e dardanėve.
Prania e njė popullsie tė tillė tė varur e tė shfrytėzuar ekonomikisht midis ilirėve, ėshtė njė dėshmi e rėndėsishme pėr tė pėrcaktuar karakterin dhe strukturėn e shoqėrisė ilire. Siē tregojnė tė dhėnat e autorėve antikė, popullsia e varur e tipit prospelatė-helotė-penestė pėrfaqėsonte nė kėtė kohė nė Iliri njė formė tė hershme tė skllavėrisė qė ekzistonte nė disa nga popullsitė kryesore ilire. Kjo kategori njerėzish pėrdorej nė masė nė punimet bujqėsore dhe mbase edhe nė shfrytėzimin e minierave. Zotėrit e tyre (despotėt) duket se banonin nė qendrat e vogla tė fortifikuara ose nė qytete. Kohėn mė tė madhe ata e kalonin nė luftėra dhe jo rrallė me dėfrime. Theopompi na thotė se sunduesit e prospelatėve ardianė “ēdo ditė deheshin, bėnin mbledhje dhe shtroheshin nė gosti, tė dhėnė pas tė ngrėnit e tė pirit”. Pjesėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnte masa e fshatarėve tė lirė qė luante, me sa duket, ende njė rol kryesor nė prodhimin shoqėror.
Pėrveē pėrfitimit nga puna e popullsisė vendase, shtresa e pasur siguronte tė mira materiale nėpėrmjet grabitjes kolektive tė popujve fqinjė me anė tė luftėrave. Tributet e pėrvitshme qė detyroheshin tė paguanin popujt e nėnshtruar tregojnė se kėto grabitje kryheshin nė mėnyrė sistematike.
Kėshtu nė shek. IV p.e.sonė, shoqėria ilire paraqitet si njė shoqėri e ndarė nė klasa e shtresa shoqėrore. Kjo shoqėri njihte atėherė format e hershme tė varėsisė skllavopronare, prandaj edhe ishte njė shoqėri skllavopronare. Lindja e qyteteve ndihmoi pėr thellimin e diferencimit shoqėror, sepse duke u bėrė qendra tė rėndėsishme tė zejtarisė dhe tė tregtisė ato i dhanė hov rritjes sė prodhimit, shkėmbimit me para dhe shfrytėzimit tė punės sė huaj.
Pa mbivlerėsuar peshėn dhe rolin e qytetit ilir nė kėtė periudhė tė hershme mund tė thuhet se ai vepron jo vetėm si bartės i skllavopronarisė, por edhe si pėrēues i saj nė botėn fshatare qė e rrethon. E lidhur me qytetin me anė tė marrėdhėnieve ekonomike dhe e varur prej tij pėrmes kėtyre marrėdhėnieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo qė ndodhej rreth qyteteve nuk ėshtė mė bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marrėdhėnie vartėsie nė formėn e skllavėrisė sė tipit helot.
Kėshtu, nė shek. IV qyteti ilir na paraqitet me njė rol e peshė tė ndjeshme nė jetėn ekonomike e shoqėrore tė Ilirisė. Si i tillė ai shėrbeu si bazė e organizimit politik shtetėror.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:54 am

2. MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT

(FILLIMI I SHEK. IV - 335 P.E.SONĖ)

Ardhja nė fuqi e Bardhylit

Shekulli i ri, i katėrt, i gjen pėrsėri ilirėt nė konflikt me fqinjėt e tyre maqedonė pėr ēėshtjen e Lynkestisė. Nė vitet e fundit tė sundimit tė mbretit maqedon, Arhelaut, nė kapėrcyell tė shekullit, u zhvillua njė luftė e re midis ilirėve dhe maqedonėve pėr kėtė krahinė. Nė kėtė luftė mbreti i lynkestėve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, qė e pėrmend kėtė fakt, nuk e cilėson origjinėn etnike tė Syras, por burimet e tjera e bėjnė tė qartė se ai ishte mbreti i ilirėve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka tė ngjarė ta ketė zanafillėn e saj nė ngjarjet e vitit 423 p.e.sonė dhe duket se ka qenė pėrforcuar me njė martesė dinastike midis Syras dhe njė vajze tė Arrabeut. Rezultatet e kėsaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mėpastajme tregojnė se nuk ndodhi ndonjė ndryshim nė gjendjen ekzistuese.
Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sonė), shėnoi pėr Maqedoninė fillimin e njė periudhe trazirash qė zgjatėn katėr dekada me radhė. Kontradiktat e brendshme qė u bėnė shkak pėr kėtė vrasje dhe pėr intrigat e mėvonshme dinastike, krijuan rast pėr hapjen e konflikteve midis Maqedonisė dhe fqinjėve tė saj. Nė fillim tė sundimit tė Amyntės II, qė pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti njė zgjidhje. Martesa e Amyntės me njė bijė tė mbretit Syra, tė quajtur Eurydike, qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe mbesė e Arrabeut, fsheh nė vetvete faktin qė midis ilirėve e maqedonėve ishte arritur njė marrėveshje pajtimi pėr ēėshtjen e lynkestėve.
Por kjo gjendje nuk zgjati shumė. Ilirėt, interesat e tė cilėve ishin ndeshur prej kohėsh me ato tė Maqedonisė nė Lynkesti, ishin tė interesuar pėr dobėsimin e mėtejshėm tė Maqedonisė dhe jo pėr pajtim. Rasti i volitshėm pėr ta arritur kėtė qėllim paraqitet pikėrisht tani, qė Maqedoninė e kishte pushtuar vala e turbullirave tė brendshme. Nė vitin 393 p.e.sonė, ilirėt u dyndėn nė Maqedoni, pushtuan njė pjesė tė saj dhe pasi dėbuan Amyntėn, vendosėn nė fron njė farė Argeu, qė thuhet se zbriste prej dinastisė sė lynkestėve. Nėn presionin e pushtimit ilir, njė pjesė e tokave tė Maqedonisė Lindore me pėlqimin e mbretit tė rrėzuar hyri nė Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua nė Thesali dhe vetėm pas dy vjetėsh mėrgimi, ai mundi tė kthehej nė vend me ndihmėn e thesalėve, tė cilėt preferonin mė mirė sundimin e tij se atė tė Argeut qė pėrkrahej nga ilirėt. Paqen me ilirėt ai qe detyruar ta blinte me njė tribut vjetor qė do t’ua paguante atyre.
Rrethanat nė tė cilat ndodhi ky ndryshim nė marrėdhėniet e vendosura sė fundi midis ilirėve dhe maqedonėve nuk janė tė qarta. Dihet vetėm se ngjarjet e mėpastajme nuk janė tė lidhura me Syran, por me emrin e njė mbreti tė ri ilir, tė quajtur Bardhyl. Megjithėse emri i tij shfaqet nė burimet shumė mė vonė, nė ngjarjet e vitit 359 p.e.sonė, prapė se prapė duket se ai i udhėhiqte ilirėt shumė kohė pėrpara. Sipas kėtyre burimeve Bardhyli jetoi njė kohė tė gjatė dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonė), ose pak mė vonė, ishte nė njė moshė tė thyer, 90 vjeēare. Interes tė veēantė lidhur me figurėn e tij kanė lajmet qė e paraqesin si njė mbret me prejardhje tė ulėt, nė fillim qymyrxhi e pastaj kryengritės (latro), qė e pat fituar pushtetin me forcė dhe qė gėzonte simpatinė e luftėtarėve, meqenėse nė ndarjen e plaēkės ishte i drejtė e i paanshėm. Kėto njoftime e paraqesin atė jo si njė trashėgimtar tė Syras, por si njė pėrmbysės tė tij. Vetėm duke pranuar kėtė fakt, mund t’i jepet njė shpjegim ndryshimit qė ndodhi nė marrėdhėniet e ilirėve me maqedonėt nė vitin 393 p.e.sonė. Duket se nė Iliri forca tė reja, nė tė cilat rol tė rėndėsishėm ka pasur Bardhyli, e kundėrshtuan marrėveshjen me Amyntėn II, rrėzuan Syrėn dhe invaduan Maqedoninė. Pra, duhet tė ketė qenė Bardhyli ai qė udhėhoqi ilirėt nė fushatėn e vitit 393 p.e.sonė kundėr Amyntės dhe e detyroi atė t’i paguante tribut vjetor. Qe pėrsėri ai qė theu pėrpjekjet e Aleksandrit II nė vitin 369 dhe tė Perdikės III mė 360 p.e.sonė pėr t’u ēliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikės pėrfundoi me dėshtim tė plotė. Ai mbeti nė fushėn e betejės sė bashku me 4 000 maqedonė tė tjerė. Kjo qe humbja mė e rėndė qė pėsuan maqedonėt nė vargun e pėrpjekjeve tė tyre pėr t’u ēliruar nga ilirėt.
Gjatė gjysmės sė parė tė shek. IV p.e.sonė burimet pėrmendin edhe njė ngjarje tjetėr me rėndėsi. Nė vitin 385 p.e.sonė ilirėt pėrfunduan njė aleancė me tiranin e Syrakuzės, Dionizin. Ndėrmjetės pėr kėtė u bė mbreti i molosėve, Alketa, i cili qe dėbuar nga vendi i tij prej partisė filospartane dhe qe strehuar nė Sirakuzė. Qėllimi i marrėveshjes ishte rivendosja e Alketės nė fronin molos. Tė dyja palėt qenė tė interesuara pėr kėtė, sepse ilirėve kjo aleancė u siguronte dobėsimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht tė atij maqedon nė Epir, kurse Dionizit i jepte mundėsi tė forconte pozitat e tregtisė sirakuzane nė brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Nė tregimin e tij Diodori vinte nė dukje se Dionizi u dėrgoi ilirėve njė ndihmė ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armė “meqenėse ilirėt ishin nė luftė”. Por nuk thotė se me cilėt luftonin ilirėt nė kėtė kohė. Ėshtė supozuar se Diodori e ka fjalėn pėr luftėn qė pėrfundoi me dėbimin e Amyntės, por kjo ngjarje me tė drejtė ėshtė datuar nė vitin 393 dhe jo mė 385. Nuk qėndron as pikėpamja se ilirėt qenė duke luftuar me molosėt, kur Dionizi u dėrgoi ndihmėn dhe se ky e shfrytėzoi kėtė luftė vetėm pėr tė kthyer Alketėn. Vetė Diodori e ka sqaruar kėtė fakt kur pohon se ilirėt hynė nė Epir pasi u erdhi kjo ndihmė dhe “pasi mblodhėn njė fuqi tė madhe”. Nė kėtė rast duhet tė jetė fjala pėr faktin se ilirėt ishin nė gjendje lufte pothuajse tė pandėrprerė me fqinjėt e tyre, maqedonėt. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtėsonte pak ilirėt nga kjo barrė. Ky fakt dhe pjesėmarrja aktive nė aksion kundėr molosėve pėr tė sjellė nė fronin e tyre Alketėn e vuri Sirakuzėn nė pozitėn e aleatit tė ilirėve kundėr armiqve tradicionalė tė tyre, maqedonėve. Megjithatė forcat kryesore nė kėtė aksion ishin ato ilire; ushtarėve tė Dionizit nuk iu caktua ndonjė rol i pavarur, pėrkundrazi Diodori thotė se “ushtrinė qė u erdhi nė ndihmė ilirėt e pėrzien me trupat e tyre”. Ndėrmarrja pėrfundoi me sukses tė plotė. Nė betejėn e rreptė qė u zhvillua ilirėt dolėn fitues dhe molosėt lanė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė. Ndihma qė u dėrguan spartanėt nuk u solli ndonjė dobi molosėve dhe Alketa zuri pėrsėri fronin e vet nė Mbretėrinė Molose. Kjo ngjarje sqaron politikėn qė Bardhyli ndiqte me fqinjėt perėndimorė. Me sa duket, aleanca me Syrakuzėn ishte pėr tė njė mbėshtetje e shėndoshė nė luftėn kundėr Maqedonisė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:55 am

Fushata maqedone kundėr Mbretėrisė Ilire

Nė vitin 359 Maqedonia mundi tė dalė pėrsėri nė fushė tė betejės kundėr ilirėve, por tani ajo e kishte kapėrcyer gjendjen e kaosit tė brendshėm politik dhe kishte mėnjanuar rrezikun e sulmit nga kundėrshtarėt e tjerė. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatėn kundėr Mbretėrisė Ilire pasi ishte pajtuar me Athinėn dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.
I ēliruar, nė kėtė mėnyrė, Filipi u sul kundėr ilirėve me njė ushtri tė madhe, tė pėrbėrė prej 10 000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė dhe 600 kalorėsish. Bardhyli i doli pėrpara armikut me njė ushtri po kaq tė madhe, 10 000 kėmbėsorė tė zgjedhur dhe 500 kalorės. Megjithatė, mbreti plak e ēmoi kėtė radhė tė pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonėt dhe bėri pėrpjekje pėr marrėveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet qė kishin nė zotėrim nė atė kohė; Filipi nuk e pranoi dhe kėrkoi qė ilirėt t’i lironin tė gjitha qytetet qė i kishin pushtuar Maqedonisė. Meqenėse nuk u arrit marrėveshja, filloi pėrleshja. Tė dy ushtritė u ndeshėn me ashpėrsi tė madhe. Ushtria ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e armikut. Goditjeve tė falangės maqedone Bardhyli u kundėrvuri formacionin luftarak me radhė tė shtrėnguara nė trajtė kuadrati. “Nė krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njėra, as nga tjetra palė, dhe kėshtu vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė, sepse tė dy ushtritė luftuan me njė trimėri tė rrallė. Nga tė dy anėt u vranė shumė veta dhe ca mė shumė u plagosėn”. Megjithėse maqedonėt e fituan mė nė fund betejėn, Filipi e pa se nuk qe nė gjendje ta ndiqte armikun. Mė vonė ilirėt dėrguan pėrfaqėsues dhe pėrfunduan paqen, pasi liruan tė gjitha qytetet e Maqedonisė qė kishin pushtuar. Diodori bėn tė qartė edhe faktin se pėr cilat toka ishte fjala, kur thotė se, pasi i vuri nėn zotėrimin e tij gjithė banorėt gjer nė liqenin Lyhnid, Filipi u kthye nė Maqedoni. Me kėtė betejė, ai zgjidhi pėrfundimisht ēėshtjen e Lynkestisė dhe e ndryshoi gjendjen nė kufijtė perėndimorė nė favor tė Maqedonisė.
Nė kushtet e krijuara rishtas ilirėt u pėrpoqėn tė dilnin nga gjendja e krijuar duke kėrkuar aleatė kundėr Maqedonisė. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij Bardhyli u drejtua nė jug, kundėr molosėve, tė cilėt ndėrkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qė t’i shkėpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi nė njė qėndresė tė fortė dhe u detyrua tė tėrhiqej. Nė vitin 356 p.e.sonė ky synim u pėrsėrit nė pėrpjekjen pėr njė aleancė tė gjerė antimaqedone. Kėtė ngjarje Diodori e pėrshkruan kėshtu: “tre mbretėr, ai i Trakisė, i Paionisė dhe i Ilirisė, ishin bashkuar pėr tė sulmuar Filipin. Kėta mbretėr fqinjė e shikonin tėrė smirė rritjen e fuqisė sė Filipit dhe duke qenė se nuk ishin aq tė fortė pėr ta luftuar veēmas, u lidhėn ndėrmjet tyre me shpresė qė t’ia arrinin mė lehtė qėllimit”. Por ata ishin tė zėnė me grumbullimin e ushtrisė, kur ai i zuri nė befasi dhe i theu para se tė bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vėrtetohet edhe me njė mbishkrim atik, qė pėrkujton pėrfundimin e njė koalicioni midis Athinės dhe tre mbretėrve tė pėrmendur mė lart. Nė kėtė akt zyrtar mbreti i ilirėve quhet Grabo. Midis mendimeve tė ndryshme qė janė shfaqur rreth figurės sė tij, duket mė i pranueshėm supozimi sipas tė cilit Grabo ka qenė pasardhės i Bardhylit, qė nė kėtė kohė duhet tė ketė vdekur.
Frenimi qė arriti t’u bėnte ilirėve nuk e kėnaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten tė qetė sidomos kur lufta pėr vendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi kėrkonte gjithė energjitė dhe forcat e tij. Pėr t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kėtė shtet nė pozita mbrojtjeje. Prandaj, nė vitin 344 p.e.sonė, e sulmoi pėrsėri Ilirinė me njė ushtri tė fortė. Kėtė radhė ilirėt udhėhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bėnė njė qėndresė tė ashpėr dhe i shkaktuan armikut humbje tė rėnda. Vetė Filipi mbeti i plagosur dhe nė fushėn e betejės ranė shumė nga rrethi i tij i afėrm. Megjithatė, ai mundi tė hyjė nė Iliri dhe tė pushtojė disa qytete, tė cilat mė vonė i fortifikoi dhe vendosi nė to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe. Nė burimet nuk thuhet se deri ku mundi tė ketė arritur dhe pėr cilėn pjesė tė vendit ėshtė fjala kur flitet pėr qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se nė bregdet nuk mundi tė dalė. Ka tė ngjarė qė ai tė ketė vėnė dorė mbi njė pjesė tė krahinės sė banuar nga fisi i dasaretėve dhe si kufi tė kenė shėrbyer ato qė nė burimet quhen malet e Ilirisė ose tė taulantėve dhe qė mund tė identifikohen me vargun e maleve tė Polisit, tė Kamjes dhe tė Ostrovicės.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:55 am

Kryengritja e vitit 335 p.e.sonė

Pas vdekjes sė Filipit II, ilirėt e krahinave tė nėnshtruara ngritėn krye nė vitin 355 p.e.sonė kundėr pasardhėsit tė tij, Aleksandrit, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalėt dhe popullsi tė tjera veriore. Kėtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kėsaj lėvizjeje nė Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkėputur prej tij dhe me tė ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirėve taulantė. Si mėsoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kundėr kėtij qyteti. Rufi dhe Ariani qė bėjnė fjalė pėr kėtė ngjarje, pėrshkruajnė me hollėsi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundėrshtare dhe stratagjemat qė pėrdorėn tė dyja palėt. Sipas tyre Pelioni ishte njė qytet i Dasaretisė, buzė lumit Eordai, dhe mė i forti nė kėtė vend. Ushtria ilire ishte ndarė nė dy pjesė: garnizoni qė mbronte qytetin dhe repartet e lėvizshme qė kishin zėnė rrugėt dhe majat pėrqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkėpusė lidhjet midis tyre; ngriti lėmin pranė qytetit dhe filloi ndėrtimin e njė muri qė do tė pengonte garnizonin tė dilte pėr tė marrė pjesė nė luftimet e jashtme. Mbėrritja e befasishme e Glaukisė me njė ushtri taulantėsh e vuri ushtrinė maqedone nė pozitė tė vėshtirė dhe vetėm nė sajė tė njė manovre tė shpejtė, Aleksandri mundi tė tėrhiqte pa humbje tė mėdha trupat e veta. Por ilirėt nuk ditėn ta shfrytėzonin fitoren. Duke besuar nė njė sukses tė plotė, ata e lanė ushtrinė e tyre pranė Pelionit nė shkujdesje. Kjo i dha mundėsi Aleksandrit, qė tri ditė pas tėrheqjes, tė kthehej fshehtas pėrsėri nė fushėn e betejės dhe ta godiste natėn ushtrinė ilire. Pasi pėsoi humbje tė mėdha, masa kryesore e ushtrisė ilire u tėrhoq nė malet e taulantėve. Vetė Kliti, pas dėshtimit tė kryengritjes u mėrgua nė vendin e taulantėve, ndėrsa garnizoni u largua duke i vėnė zjarrin qytetit. Deri nė prag tė kryengritjes duket se Kliti sundonte nė mbretėrinė e tij tė dobėsuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo tė paktėn mund tė nėnkuptohet nga shprehja e Arianit qė thotė se ai “u shkėput” prej Aleksandrit, kur e njoftuan pėr fillimin e kryengritjes. Por nė burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qė u vendos nė kėtė pjesė tė Ilirisė pas largimit tė Klitit. Aleksandri duket se u kėnaq me rivendosjen e gjendjes sė mėparshme nė kėtė pjesė tė shtetit tė tij dhe nuk e vazhdoi mė tej konfliktin me ilirėt; telashe tė tjera e prisnin nė Greqi. Taulantėt, tė cilėt Filipi nuk kishte mundur t’i shkelte, paraqiten nė kėtė konflikt si njė fuqi mė vete dhe me njė mbret tė tyre. Tokat e kėtij fisi pėrbėnin siē duket atė pjesė tė Mbretėrisė Ilire qė kishte mbetur e pavarur.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:56 am

Organizimi politik i Mbretėrisė Ilire

Gjatė veprimtarisė sė tij tridhjetėvjeēare deri nė vitin 360 p.e.sonė Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar njė mbretėri tė fortė. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rėndėsishme tė gjysmės sė parė tė shek. IV, por kjo krahinė nuk mund tė identifikohet me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plotė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė rindėrtohet. Sidoqoftė ai na paraqitet si njė forcė qė ishte nė gjendje t’i kundėrvihej me sukses Maqedonisė. Kuptohet vetiu qė si i tillė ai pėrbėnte njė njėsi tė paktėn tė barabartė me tė, si nga pikėpamja e territorit, ashtu edhe e forcės sė gjallė njerėzore. Si rrjedhim, krahina tė tjera tė Ilirisė sė Jugut, pa pėrjashtuar ultėsirėn bregdetare, duhet tė kenė bėrė pjesė nė kėtė njėsi.
Organizimi politik i kėtij formacioni shtetėror nuk njihet mirė. Bardhyli quhet prej autorėve antikė “mbret i ilirėve”; po kėshtu emėrtohen dhe pasardhėsit e tij. Kjo lejon qė ky formacion tė konsiderohet si njė mbretėri, e cila nuk kishte marrė ende tiparet e qarta tė njė monarkie. Vetė Bardhyli, nė fillimet e tij na paraqitet si njė prijės i thjeshtė ushtarak qė respekton shumė zakone tė rendit fisnor. Duket mė e besueshme, qė mbretėria e tij tė ketė qenė nė fillim njė bashkim i thjeshtė bashkėsish ilire, tė cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe politike, nė radhė tė parė interesi i mbrojtjes nga rreziku i jashtėm. Ēdo bashkėsi kishte nė krye mbretin e vet tė vogėl qė njihte sovranitetin e mbretit tė federatės dhe i nėnshtrohej atij. Me kalimin e kohės, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit e u forcua sė tepėrmi. Ky pushtet mbėshtetej nė forcat e armatosura. Nė vitet 60 tė shek. IV p.e.sonė, ai kishte njė ushtri tė rregullt, me njė organizim dhe taktikė luftarake tė pėrparuar. Kjo ushtri formohej nga njė kėmbėsori e organizuar dhe e armatosur mirė qė pėrbėnte bazėn e forcave tė armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithėse e vogėl nė numėr, ekzistonte si njėsi mė vete me cilėsinė e njė force tė manovrueshme goditėse.
Ngjarjet politike qė jetoi Mbretėria Ilire e kohės sė Bardhylit dhe e pasardhėsve tė tij tregojnė gjithashtu se ajo pėrfaqėsonte njė forcė serioze. Veprimet e saj nuk janė tė shkėputura, por gjejnė vend nė kuadrin politik tė kohės dhe janė shprehje e njė qėndrimi qė ka si objektiv tė qartė dobėsimin e kundėrshtarit kryesor dhe forcimin e pozitave tė veta nė raport me shtetet fqinje. Kjo politikė mbėshtetej nė marrėveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund tė pėrfytyrohet dot njė organizim fisnor apo njė demokraci ushtarake qė tė luajė njė rol kaq aktiv nė situatėn ndėrkombėtare dhe tė ketė pikėsynime kaq tė qarta politike, tė cilat kėrkonin pėrqendrim forcash e mjetesh, siē ėshtė rasti i Mbretėrisė Ilire tė kėsaj kohe. Njė veprimtari kaq e gjerė dhe kaq e guximshme nė politikėn e jashtme mund tė ketė vend vetėm nė kushtet e njė organizimi shtetėror.
Por nuk duhet tė kujtojmė se shteti ilir i kėsaj kohe ishte njė organizėm i pėrkryer qė u pėrgjigjej tė gjitha kėrkesave tė kėtij nocioni nė kuptimin e plotė tė fjalės. Megjithatė ai kishte tiparet thelbėsore qė i duhen njė shteti: territorin, ndarjen territoriale tė popullsisė sipas njėsive gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik nė duart e klasės sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar nė gjirin e shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe ēoi gradualisht nė lindjen e kėtij shteti, si njė mjet qė i duhej klasės sunduese pėr tė nėnshtruar shtresat e tjera dhe pėr tė mbrojtur interesat e saj. Nuk mund tė detyrohej masa e madhe e prospelatėve-dulle tė punonte pėr pjesėn tjetėr tė shoqėrisė ilire, pėr despotėt pa njė aparat shtrėngimi tė pėrhershėm siē ishte aparati shtetėror. Kjo pėrbėnte funksionin kryesor tė brendshėm tė shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe nė funksionin e jashtėm qė realizohet nėpėrmjet ndeshjeve me popujt fqinjė me anė tė fushatave pushtuese dhe ngarkimit tė tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej nė stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor qė gjenin shprehje nė anė tė veēanta tė jetės shoqėrore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, qė pėrbėnin bazėn themelore ekonomike e shoqėrore tė tij, kishin marrė njė zhvillim tė dukshėm. Pozita dhe roli i tyre nė jetėn politike u bė mė i qartė nė periudhat e mėpastajme, dora-dorės me zhvillimin e mėtejshėm tė shoqėrisė antike ilire.
Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit tė brendshėm tė forcave prodhuese nė Ilirinė e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit tė tij pėrkon me periudhėn e sundimit tė mbretit Bardhyl; ai mund tė konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Luftėrat me Maqedoninė qenė, nga ana tjetėr, njė faktor i jashtėm me rėndėsi qė e shpejtoi kėtė proces. Dėshtimi i pėrkohshėm nė luftėrat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e ndėrpreu jetėn shtetėrore tė ilirėve. Kėto luftėra pėrbėjnė vetėm njė episod tė shkurtėr politik qė nuk e ndali kėtė proces tė thellė shoqėror nė Iliri.
Shteti ilir lindi brenda territorit, tė cilin e banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak tė shek. I, Melės “ilirėt e mirėfilltė” dhe do tė zhvillohet mė tej nė kuadrin e po kėtij territori.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:57 am

3. MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ


(335-231 P.E.SONĖ)

Rimėkėmbja e shtetit ilir

Shumė shpejt pasi pajtoi fqinjėt veriorė dhe Greqinė, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lėnė tė qetė shtetin ilir. Fqinjėsia me Maqedoninė nuk pėrbėnte mė atė rrezik serioz dhe ilirėt u munduan ta shfrytėzonin gjendjen e krijuar pėr rimėkėmbjen e shtetit tė tyre. Rufi njofton pėr trazira tė reja nė Iliri, por duket se ato nuk patėn sukses, sepse nė vitin 323 p.e.sonė, kur u bė ndarja e perandorisė sė Aleksandrit, njė pjesė e ilirėve ishte ende nėn sundimin e Antipatrit, qė u bė mbret i Maqedonisė, i Greqisė, i Ilirisė, i Epirit dhe i popullsive tė tjera tė pushtuara nė Ballkan.
Gjendja e turbullt qė u krijua nė perandori pas vdekjes sė Aleksandrit dhe shthurjes sė perandorisė sė tij krijoi kushte mė tė pėrshtatshme pėr ēlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtė e Maqedonisė, Glaukia, mbret i taulantėve, arriti t’i ēlirojė kėto toka dhe t’i bashkojė me mbretėrinė e tij. Duket se pas kėsaj ai mori edhe titullin “mbret i ilirėve” nė vend tė titullit tė mėparshėm “mbret i taulantėve”.
Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimėkėmbi shtetin ilir, Glaukia u pėrpoq tė dobėsonte ndikimin maqedon nė Epir. Pėr kėtė qėllim ai u afrua me mbretin e molosėve, Ajakidin dhe u martua me Berojėn, njė bijė nga dera mbretėrore molose. Nė kėtė politikė ai u ndesh me tė birin e Antipatrit, Kasandrin, qė pas shumė pėrpjekjesh ishte vendosur nė krye tė Maqedonisė. Nė vitin 317 p.e.sonė, Kasandri rrėzoi nga froni molos aleatin e Glaukisė, Ajakidin, i cili kishte ndėrhyrė nė grindjet e brendshme pėr fronin maqedon, duke marrė anėn e Olimbisė, nėnės sė Aleksandrit. Nė kėtė kohė Glaukia mori nėn mbrojtje dhe mbajti nė pallatin e tij birin e mbretit tė rrėzuar, Pirron dyvjeēar. Me gjithė kėrkesat kėmbėngulėse tė Kasandrit, Glaukia nuk e dorėzoi Pirron; ai nuk e bėri kėtė as kur mbreti maqedon i premtoi si shpėrblim shumėn e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kėrcėnoi me luftė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:58 am

Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninė

Tre vjet mbas kėsaj ngjarjeje, nė vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninė, pastaj Dyrrahun dhe u fut nė Iliri. Nė kėtė luftė Glaukia u mund dhe Kasandri u bė zot i dy qyteteve tė mėdha tė Adriatikut. Trazirat politike e detyruan tė kthehej nė Greqi pasi la kėtu garnizone tė fuqishme. Njė vit mė vonė, mė 313 p.e.sonė, Glaukia rrethoi Apoloninė, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndėrmjetėsinė e spartanėve ai pranoi tė heqė rrethimin dhe tė pėrfundojė njė traktat paqeje me apoloniatėt. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as qė bėhej fjalė pėr vendosjen e ndonjė forcė maqedone nė qytet; por ngjarjet e mėpastajme, tė vitit 312 p.e.sonė, tregojnė se tė dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Nė kėtė vit apoloniatėt dhe dyrrahasit ngritėn krye dhe i dėbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Njė rol tė veēantė u atribuon Diodori nė kėtė ngjarje korkyrasve, tė cilėt kishin ardhur pėr ndihmė. Sipas tij ata “ēliruan Apoloninė dhe Dyrrahun ia dorėzuan Glaukisė, mbretit tė ilirėve”. Burimet nuk japin njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr ēėshtjet se pėrse korkyrasit ua dorėzuan Dyrrahun ilirėve, cili ishte roli i ilirėve nė kėtė ngjarje, cilat kishin qenė raportet e tyre me Dyrrahun dhe ē’raporte u vendosėn me Apoloninė. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se korkyrasit nė kėtė rast vepruan si aleatė jo vetėm tė apoloniatėve dhe tė dyrrahasve, por edhe tė ilirėve. Dalja e Maqedonisė nė brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomikė e politikė si tė shtetit ilir, ashtu edhe tė Dyrrahut, Apolonisė e tė Korkyrės, prandaj ato u bashkuan kundėr rrezikut maqedon. Dy qytetet e mėdha ishin, siē duket, pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė vjetra me shtetin ilir dhe nuk dėshironin t’i nėnshtroheshin me dhunė mbretit tė Maqedonisė. Dyrrahu duket se kishte qenė para kėsaj nė duart e ilirėve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundėrshtimi qė i bėnė apoloniatėt Glaukisė mė 313 p.e.sonė tregon pėr njė mbizotėrim tė pėrkohshėm nė kėtė qytet tė njė grupi promaqedon, i cili mė vonė u pėrmbys nga kryengritja e qytetarėve qė dėbuan forcat e Kasandrit.
Mbreti maqedon u shpejtua tė vijė me forcat e tij pėrsėri para mureve tė Apolonisė pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme. Diodori pohon se “apoloniatėt ishin lidhur me ilirėt”. Megjithatė, nuk dihet nėse ishte kjo njė aleancė e thjeshtė ushtarake apo diēka mė tepėr, por duhet nėnkuptuar se ilirėve u ishte caktuar njė rol i dorės sė parė qėkurse forcat qė mbronin qytetin “ishin mė tė mėdha” se ato maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua tė largohej, pasi kishte humbur njė pjesė tė mirė tė ushtrisė. Pėrpjekjet e tij pėr t’u ngulur nė Ilirinė bregdetare dėshtuan dhe pas kėsaj ai nuk provoi mė tė kthehej nė kėto anė.
Luftėrat me Kasandrin tregojnė se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shumė saqė ai mundi tė matej me sukses me Maqedoninė pėr zotėrimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mėdha tė kėtij bregdeti prej kohėsh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; tė paktėn mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por qė nga viti 312 p.e.sonė edhe ndikimi mbi Apoloninė nuk duhet tė ketė qenė mė i vogėl, megjithėse pozita juridike e kėtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund tė ketė qenė pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut.
Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit tė pozitės sė tij nė Dyrrah e nė Apoloni, Glaukia u mor me pėrgatitjen e ekspeditės qė do tė vinte Pirron nė fronin molos. Nuk ishte zemėrgjerėsia ndaj tij, as lidhjet qė kishte me tė nėpėrmjet sė shoqes, Berojės, bijė nga dera molose, ato qė e shtynė Glaukinė nė kėtė ndėrmarrje tė guximshme. Epiri nė kėtė kohė ishte pika mė nevralgjike e kontaktit dhe hallka mė e rėndėsishme nė kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkėpuste kėtė vend nga ndikimi maqedon dhe t’i rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Pėr kėtė qėllim, nė vitin 309 p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe, ai hyri nė Epir dhe pasi mposhti kundėrshtimin e grupit promaqedon qė pėrfaqėsohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri nė krye tė shtetit molos 12-vjeēarin Pirro. Me kėtė akt konflikti me Maqedoninė u zgjidh nė favor tė ilirėve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisė pėr rimėkėmbjen e forcimin e pozitave tė shtetit ilir u kurorėzua me sukses.
Gjatė sundimit tė Glaukisė, shteti ilir jetoi ditė lavdie; ai u bė njė shtet i fuqishėm, duke pėrfshirė nė gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcė serioze qė iu kundėrvu Maqedonisė nė kėtė pjesė tė Ballkanit, dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm qė ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė ngjarjet politike tė kohės.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:58 am

Forcimi i pushtetit mbretėror

Nė vitin 302 p.e.sonė Glaukia ishte ende nė krye tė shtetit ilir. Pas kėsaj date ai nuk pėrmendet mė. Periudha qė pason ėshtė mjaft e errėt dhe njihet vetėm nėpėrmjet burimeve tė fragmentuara, por ndonjėherė tepėr tė rėndėsishme.
Rreth vitit 295 p.e.sonė si mbret i ilirėve pėrmendet Bardhyli i ri. Rrethanat nė tė cilat ai u gjend nė krye tė shtetit ilir dhe marrėdhėniet e tij me Glaukinė, tė cilin e zėvendėsoi, janė tė paqarta. Njė lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat tė Pirros. Plutarku thotė se pas vdekjes sė gruas sė parė, Antigonės, Pirroja “u martua me shumė gra, pėr arsye politike dhe pėr tė rritur fuqinė e tij”. Njė ndėr to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit tė ilirėve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojnė nga ana e tyre pėr njė fushatė tė Pirros kundėr ilirėve, nė tė cilėn ai kishte dalė fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin qė ishte kryeqendra e tyre, pa na thėnė emrin e tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bėn jehonė kėsaj ngjarjeje, duke thėnė se Pirroja zotėronte njė pjesė tė Ilirisė gjatė bregdetit Jon. Tė gjitha kėto burime nuk e pėrcaktojnė, megjithatė, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi qė ai i rritur nė oborrin e Glaukisė ndėrhyri me forcė nė shtetin e tij. Pas gjithė kėtyre ngjarjeve fshihet njė grindje e brendshme midis trashėgimtarėve apo pretendentėve pėr fronin e Glaukisė, e cila u shfrytėzua nga Pirroja. Por nuk ėshtė pėr t’u pėrjashtuar edhe pikėpamja sipas sė cilės Bardhyli i ri tė ketė qenė njė pinjoll i Bardhylit I, qė vjen nė fuqi me ndihmėn e Pirros, duke i lėshuar kėtij tė fundit njė pjesė tė Mbretėrisė Ilire. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet se si Pirroja u bė zot i krahinave perėndimore tė Mbretėrisė Ilire, ndofta edhe i Apolonisė, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose nė perėndim tė tij.
Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit tė ri si “mbret i lirėve” mbi njė pjesė tė shtetit ilir nuk duhet tė kenė zgjatur shumė. Pasazhi i Apianit qė thotė se kėto toka i trashėguan dhe pasardhėsit e Pirros bie nė kundėrshtim me zhvillimin e ngjarjeve tė mėpastajme. Grindjet e brendshme pėr trashėgimin e fronit tė Glaukisė duket se u kapėrcyen shpejt. Nė prologun e librit XXIV tė historianit latin Trogut bėhet fjalė pėr “luftėn qė Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisė) bėnė me Monunin ilir dhe Ptolemeun, tė birin e Lysimahut”. Ky lajm qė i takon njė ngjarjeje tė vitit 280 p.e.sonė flet pėr njė sundimtar ilir qė ndėrhyn nė grindjet pėr fronin maqedon si aleat i pretendentit tjetėr, birit tė Lysimahut. Sipas renditjes sė Trogut, Monuni ėshtė kundėrshtar i parė i Keraunit dhe mund tė supozohet edhe iniciator i kėsaj lufte. Sidoqoftė ky Monun duhet tė ishte sundimtar i njė vendi, kufijtė e tė cilit takonin me Maqedoninė.
Supozimi se ai ishte njė mbret dardan, sot ėshtė zhvleftėsuar duke i lėnė vend mendimit se nė rastin konkret kemi tė bėjmė me njė sundimtar tė shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij bėhet mė e qartė nėpėrmjet njė monedhe tė Dyrrahut. Kjo ėshtė njė tridrahme, e cila mban simbolet e njohura tė tridrahmes sė mėparshme autonome tė Dyrrahut; nė faqe ka njė lopė duke e pirė viēi, nė shpinė njė katror tė mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej sė parės monedha e re ka njė peshė mė tė vogėl (10,3-10,5 gr. nė vend tė 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendės ????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe njė nofull derri mbi lopėn, qė mungojnė nė tridrahmat e vjetra. Nė njė variant tjetėr monedhave tė Monunit u ėshtė hequr legjenda e shkurtuar e qytetit dhe ėshtė zėvendėsuar me njė heshtė. Kėto tridrahme janė datuar me tė drejtė pas vitit 300 p.e.sonė dhe pėrputhen si kohė me Monunin e pėrmendur prej Trogut.
Njoftimi i Trogut dhe prerja e kėsaj monedhe dėshmojnė se me gjithė tronditjen qė kishte pėsuar shteti ilir mbas vdekjes sė Glaukisė nga ndėrhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur tė rimėkėmbte shtetin e tij nė tė gjithė territorin e dikurshėm, prej brigjeve tė Adriatikut deri nė kufi tė Maqedonisė. Si duket, ai pėrfitoi nga largimi i Pirros pėr nė Itali pėr t’i rikthyer shtetit tė vet tokat e pushtuara. Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vėnė dorė mbi punishten e monedhave, ai i thelloi mė shumė se paraardhėsi i tij marrėdhėniet me kėtė qytet. Varianti i fundit i prerjeve tė Monunit tregon se mbreti ilir duhet ta ketė ndjerė veten mjaft tė fortė qysh se hoqi prej kėsaj monedhe emrin e shkurtuar tė Dyrrahut. Nuk dihet se si kanė qenė marrėdhėniet e tij me Apoloninė, por s’ka ndonjė arsye pėr t’i konsideruar tė ndryshme. Edhe ky qytet duhet tė ketė njohur sovranitetin e plotė tė mbretit ilir, duke iu nėnshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht.

Pasardhės i Monunit dhe i fundit prej dinastisė sė Glaukisė ka qenė Mytili. Edhe pėr tė si traditė letrare kemi vetėm njė njoftim tė shkurtėr nė prologun e librit XXV tė Trogut ku thuhet se “... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri bėri me Mytilin luftėn ilire”. Njė monedhė bronzi e prerė edhe kjo nė punishten e Dyrrahut vėrteton plotėsisht natyrėn historike tė personit tė Mytilit. Kjo monedhė, e cila ka si simbole kryet e Herakliut nė faqe dhe armėt karakteristike tė kėtij heroi (harkun, mėzdragun dhe millin) nė shpinė, ndryshon prej prototipit tė vet, sepse nė vend tė nėpunėsit monetar tė Dyrrahut atė e siglon kėtė radhė mbreti Mytil (??S???OS ???????), i cili ka hequr pėrveē kėsaj nga monedha edhe legjendėn e qytetit. Vetė kėto tė dhėna tė monedhės tregojnė se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi kėtė qytet po atė pushtet qė kishte edhe paraardhėsi i tij Monuni. Monedha ėshtė tepėr e rrallė, gjė qė tregon se sundimi i tij ka qenė i shkurtėr.
Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, pėr tė cilėn bėnte fjalė Trogu, i takon vitit 270 p.e.sonė. Pėr fat tė keq nuk ėshtė ruajtur ndonjė njoftim i saktė mbi shkaqet dhe pėrfundimet e kėsaj lufte, gjė qė ka dhėnė shkas edhe pėr supozime tė ndryshme. Mendimi se ajo pėrfundoi nė favor tė Aleksandrit dhe se ky u bė pėrsėri zot i krahinave jugore tė shtetit ilir, madje edhe i Apolonisė, u referohet Frontinit dhe Apianit. Njė shqyrtim mė i kujdesshėm i njoftimeve tė tyre tregon se kėto pėrfundime nuk janė plotėsisht tė drejta. Ėshtė e vėrtetė se Frontini, qė plotėson Trogun, bėn fjalė pėr njė ndeshje nė tė cilėn Aleksandri mundi ilirėt, por pėrleshja zhvillohet nė tokėn epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftė edhe ndonjė pjesė nga tokat e shtetit ilir. Sa pėr njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepėr tė pėrgjithshėm dhe as ky dhe as ndonjė autor tjetėr nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenė nėn sundimin e ndonjė mbreti epirot.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 5:59 am

4. FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ

Lulėzimi i qyteteve. Pamja e tyre

Periudha midis viteve 335-230 p.e.sonė ėshtė koha e shtrirjes sė mėtejshme tė jetės qytetare nė Iliri, e zhvillimit tė vrullshėm dhe e lulėzimit tė qytetit ilir. Ajo pėrputhet me fuqizimin mė tė madh tė shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veēanėrisht nė krahinat e ultėsirės bregdetare, nė shpinė tė Dyrrahut e Apolonisė, zonė qė pėrbėnte tani qendrėn e shtetit ilir. Pėr Damastionin dhe qytetet e tjera tė brendshme nė burimet nuk bėhet mė fjalė. Duket se pas hyrjes sė disa krahinave lindore nė pėrbėrjen e shtetit maqedon, kėto qytete e humbėn rėndėsinė qė kishin nė kuadrin e shtetit ilir. Qytete tė tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janė ndėr ato qytete tė vjetra, qė u rritėn e u zhvilluan dhe luajtėn nė kėtė kohė njė rol tė dorės sė parė. Krahas tyre lindėn nė kėtė zonė edhe njė varg qytetesh tė reja, si Dimli, Olympe (Mavrovė-Vlorė), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet nė Zgėrdhesh (Albanopoli ?), nė Gradishtėn e Belshit, nė Selcėn e Poshtme, nė Irmaj etj., tė panjohura mė parė. Qė nga kjo kohė jeta qytetare shtrihet edhe nė krahinat bregdetare nė veri tė lumit Mat. Qendrat e para urbane nė kėto anė, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindėn vetėm nė fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e.sonė. Por nė krahinat e brendshme tė luginės sė Matit e tė Drinit tė mesėm nuk ka ende dėshmi tė qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare kėtu nuk u zhvillua.
Qytetet e reja si edhe mė parė, zėnė njė vend qendror midis njė krahine tė pasur nga pikėpamja ekonomike dhe lidhen me rrugėt mė tė rėndėsishme tė komunikacionit tokėsor e detar. Procesi i lindjes sė tyre ndjek nė pėrgjithėsi rrugėn e njohur tė zhvillimit tė mėtejshėm tė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit, por nė disa raste si nė Dimale, Olympe, Selcė e Poshtme etj., qyteti lind mbi njė truall tė ri. Karakteristikė e veēantė e qyteteve nė veri tė lumit Mat ėshtė se ato janė tė kthyera me fytyrė nga deti. Pėr ndėrtimin e tyre janė zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende tė lidhura me detin, por edhe tė mbrojtura nga rreziqet dhe tė papriturat e tij.
Pamja e pėrgjithshme urbanistike nuk ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha qytetet ilire tė kėsaj kohe. Ato dallohen sipas madhėsisė dhe rolit ekonomik e politik tė tyre: ka qendra tė mėdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra mė tė vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Ēuka e Ajtojt etj. Njė kategori tjetėr formojnė qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.
Duke u mbėshtetur nė kushtet e terrenit dhe tė rrethanave nė tė cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund tė veēohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parė e pėrbėjnė ato qytete, tė cilat kanė njė akropol nė majė dhe qytetin poshtė tij. Tė tilla janė Lisi, Zgėrdheshi dhe ndonjė qendėr tjetėr qė u ndėrtuan nė faqe kodrash. Qendrat e vjetra qė u dhanė jetė kėtyre qyteteve zinin mė parė majat e kodrave. Me kalimin e kohės kufijtė e ngushtė tė kėtyre qendrave u kapėrcyen dhe qyteti u shtri nėpėr faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipėrfaqen e re me mure mbrojtėse, duke i zgjatur ato nė vijim tė mureve ekzistuese tė vendbanimit tė mėparshėm; muri i poshtėm i qendrės sė vjetėr u kthye nė kėtė rast nė njė mur tė brendshėm tė tėrthortė, qė ndante qytetin nė dy pjesė: nė atė tė sipėrm - akropolin, dhe nė atė pėrfund tij - qytetin e poshtėm. Nė Lis, ky tip qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm, duke krijuar njė ndarje tė tretė, qytetin e mesėm, qė veēohej prej pjesėve tė tjera tė qytetit me njė mur tė dytė tė brendshėm.
Qendra e vjetėr e tyre ishte ndėrtuar mbi pllajėn e vogėl tė njė kodre tė veēuar me faqe tė thepisura, prandaj qyteti u zhvillua kėtu rreth e qark qendrės sė vjetėr. U krijua kėshtu njė tip qyteti me akropolin nė mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e kėtij tipi duket se nuk kishin njė mur tė jashtėm rrethues pėr lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetėm me fortifikimin e akropolit.
Ndryshe prej kėtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margėlliēi, Irmaj etj., u ngritėn mbi kodra qė kishin njė syprinė kryesisht tė rrafshtė me kurrize e thyerje tė buta. Kėto qytete qė lindėn mbi njė truall tė ri duket se nuk kanė pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me njė mur tė vetėm. Ato pėrbėjnė tipin e tretė tė qyteteve ilire.
Prej qyteteve tė vjetra Bylisi ndoqi njė rrugė tė veēantė nė zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi tė cilėn ishte ngritur qyteti i vjetėr, nė fund tė shek. IV nuk i plotėsonte mė nevojat e zgjerimit tė kėsaj qendre. I vetmi vend qė paraqiste kushte mė tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan tė vendosen qytetarėt, duke i dhėnė jetė njė vendbanimi tė ri. Qė nga kjo kohė tė dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesė tė veēanta, por tė ndėrlidhura, tė njė dyqytetshi, ku i riu fitoi epėrsinė dhe u bė mė pėrfaqėsuesi. I parė mė vete Bylisi ka tė gjitha tiparet e qyteteve tė tipit tė tretė, pa akropol. por sė bashku me Klosin ai pėrbėn njė kategori tė veēantė qyteti.
Pavarėsisht nga klasifikimet e ndryshme qė mund t’u bėhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pėrgjigjej disa kėrkesave themelore, siē ishin vendosja e qendrės sė banuar nė njė terren jo tė sheshtė, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve nė tri pjesė kryesore, pėr banim, pėr veprimtari shoqėrore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve tė terrenit, i unitetit midis agorasė dhe komplekseve tė banimit.
Njė nga kriteret bazė tė qytetit ilir tė asaj kohe ishte modelimi sipas vijės sė jashtme i mureve rrethuese, traseja e tė cilėve shfrytėzon sa mė mirė mundėsitė mbrojtėse tė terrenit. Nė kėtė sistem fortifikimi muret e qendrave tė vjetra tė epokės sė hekurit shfrytėzoheshin vetėm pjesėrisht. Qytetet e ngritėn mbrojtjen e tyre mbi njė bazė krejt tė re qė u pėrgjigjej nivelit dhe kėrkesave tė kohės. Muret rrethuese tė Lisit dhe tė Shkodrės u ndėrtuan nė stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato tė Bylisit, Dimales, Margėlliēit, Irmajt e tė Zgėrdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Kėto ishin mure tė fuqishme tė ndėrtuara me blloqe tė mėdha e tė skalitura me njė trashėsi prej 2,70-3,50 m dhe qė nė kohėn e vet arrinin njė lartėsi prej 10-12 m. Ato pėrforcohen tani me kulla tė shumta.
Nė qoftė se vendbanimet e para kishin njė ose dy porta, qytetet qė kanė tani njė jetė mė tė dendur dhe lėvizje tė madhe kanė porta tė shumta, tė mėdha e tė vogla, pėr tė lehtėsuar hyrjen e daljen e qytetarėve. Meqenėse portat pėrbėnin pikat mė tė prekshme, mbrojtjes sė tyre i kushtohej njė kujdes i veēantė. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe nė rastin kur mbroheshin nga njė e tillė e vetme, atėherė kulla ngrihej nė anėn e djathtė tė hyrjes, me qėllim qė tė shfrytėzohej krahu i zbuluar i armikut.
Nuk njihet ende nė masėn e duhur ndėrtimi i brendshėm i kėtyre qyteteve, por edhe ato tė dhėna tė pakta qė kemi dėshmojnė se ato janė ndėrtuar sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohėse nė Greqi, Maqedoni dhe nė Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė njohura tė kohės helenistike. Pėrveē ndarjeve tė mėdha, akropolit dhe qytetit tė mesėm e tė poshtėm, nė kėto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete tė tjera tė ngritura buzė detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.
Rrugėt ishin njė element themelor urbanistik qė e ndanin qytetin nė insola, qė niseshin nga hyrjet kryesore apo tė dyta, pėrshkonin qytetin nė drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė organike pjesėt pėrbėrėse tė tij.
Vendet mė nė dukshme janė pėrdorur nė qytetet ilire pėr ndėrtimin e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Vende tė tilla zinin tempujt, teatrot, portikėt, stadiumi nė Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale nė Selcė tė Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrėt, ai sistemohej pėr nevoja tė ndėrtimeve qytetare me anė tarracash.
Njė kujdes i veēantė i kushtohej pajisjes sė qytetit me kanale kulluese, tė cilat shkarkonin ujėrat jashtė mureve rrethuese. Furnizimi me ujė tė pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe rezervuaret qė ndėrtoheshin brenda qytetit ose nė trashėsinė e mureve rrethuese.
Njė ide mbi madhėsinė e qyteteve ilire e japin hapėsira qė ato zinin dhe perimetri i mureve tė tyre rrethuese. Kėshtu, Lisi zinte njė sipėrfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin njė gjatėsi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi njė sipėrfaqe prej 28 ha, ndėrsa muret ishin 25 550 m tė gjatė, kurse Klosi kishte pushtuar nė kodrėn e vet 18 ha tokė, qė rrethoheshin prej muresh me njė gjatėsi prej 1 850 m. Nuk dimė shtrirjen e saktė tė Skodrės, por duket se ka qenė pak mė e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgėrdheshi kishin njė madhėsi mesatare: sipėrfaqja e shtrirjes sė tyre arrinte deri nė 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin tė 1 400 m. Njė grup i tretė qytetesh, si Irmaj, Margėlliēi etj., ishin mė tė vegjėl; muret e tyre ishin nėn 1 400 m tė gjatė dhe rrethonin sipėrfaqe tė vogla prej 5-7 ha. Megjithėse qytetet e kėsaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtė tyre gjejmė dendur gjurmė banesash, tempuj e ndėrtime tė tjera), prapėseprapė truallin kryesor tė qytetit e pėrbėnte territori brenda mureve rrethuese.
Muret rrethuese dhe godinat shoqėrore qė janė ruajtur dėshmojnė se ndėrtimet e tyre u nėnshtroheshin parimeve tė njohura tė urbanistikės antike. Vetėm ndėrtues tė aftė dhe me njohuri tė thella teknike mund tė zgjidhnin detyrat e ndėrlikuara qė paraqisnin ndėrtimet mbrojtėse dhe ato me karakter publik e privat, nė atė shkallė tė gjerė dhe nė atė nivel tė lartė qė njohin qytetet ilire qė nga fundi i shek. IV deri nė mesin e shek. III. Jeta dhe kėrkesat e kohės i pėrgatitėn kėta ndėrtues midis vetė popullsisė ilire. Realizimi i kėtyre ndėrtimeve ishte vepėr e njė shoqėrie skllavopronare qė kishte mundėsitė e organizimit dhe tė sigurimit tė materialeve pėr njė veprimtari kaq tė gjerė ndėrtuese.
Procesi i shndėrrimit tė disa qendrave tė fortifikuara tė epokės sė hekurit nė qytete nuk pėrfshin dhe as qė mund tė pėrfshinte tė gjitha kėto qendra. Midis tyre u veēuan dhe u kthyen nė qytete vetėm ato qė kishin njė pozitė gjeografike tė pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė tė lartė. Pjesa tjetėr, mė e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me njė jetė ekonomike tė kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe tė tregtisė bėnė, nga ana tjetėr, qė krahas kėtyre qendrave tė lindin nė rrugėt e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe njė varg vendbanimesh tė vogla, tė fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Tė tilla mund tė konsiderohen kalaja e Xibrit nė Mat, e cila zinte njė pikė kyēe nė rrugėn qė tė ēonte prej Dyrrahut nė krahinat e brendshme lindore nėpėr Shkallėn e Tujanit - Qafė Murrizė - Dibėr - Maqedoni; qyteza e Shkamit nė rrugėn e Krrabės, kulla e Kamunaut nė Sulovė, nė rrugėn qė lidhte ultėsirėn bregdetare pas Apolonisė me luginėn e Devollit; pikėvrojtimi i Rabies nė Mallakastėr, nė rrugėn qė ndjek krahun e djathtė tė Vjosės e tė tjera si kėto, tė cilat gjenden pa pėrjashtim nė tė gjitha rrugėt e dorės sė dytė qė pėrshkonin truallin e vendit tonė. Tek autorėt antikė dhe nė burimet epigrafike kėto qendra pėrmenden si kėshtjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janė nė funksion tė qyteteve qoftė nga pikėpamja strategjike dhe administrative, qoftė nga ajo ekonomike. E para duket nė vendosjen e tyre pranė qafave ose rrugėve qė tė ēojnė drejt qytetit, duke krijuar njė kurorė fortifikimesh nė zonėn gjeografike ku qyteti mbizotėron me ekonominė e vet. E dyta shprehet nė faktin se ato mė tepėr konsumojnė prodhimet e qytetit sesa prodhojnė vetė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:00 am

Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut

Nė fushėn e prodhimit kjo periudhė shėnon pėrparime tė dukshme. Punishte tė shumta metalesh funksiononin nė ēdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, tė cilat janė ndėr gjetjet e zakonshme nė trojet e kėtyre qyteteve, dėshmojnė qartė pėr kėtė. Pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut, veēanėrisht ato tė bakrit dhe tė hekurit u siguronin atyre lėndė tė parė tė bollshme. Nė kėto punishte farkėtoheshin veglat e punės, armėt dhe punoheshin stolitė e enėt metalike qė u nevojiteshin qytetarėve dhe banorėve tė rretheve nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Gjetja me shumicė e kėtyre sendeve nė qytetet dhe nė varrezat e kėsaj kohe dėshmon pėr karakterin intensiv tė prodhimit zejtar dhe pėr konsumin e gjerė tė kėtyre mallrave.
Nė qytete kishte edhe punishte zejesh tė tjera si ato pėr regjjen e lėkurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj. Njė nga zejet mė tė rėndėsishme ishte ajo e gurgdhendėsve, tė cilėt angazhoheshin nė ndėrtimet monumentale tė qytetit, si nė ndėrtimin e mureve rrethuese tė qytetit, nė godinat shoqėrore, nė ngritjen e varreve monumentale etj. Veprimtaria e grupeve tė specializuara tė gurgdhendėsve provohet nga guroret e zbuluara nė Selcė tė Poshtme, Bylis, Amantia, nė shkallėt e Konispolit etj.
Zhvillim tė dukshėm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enėt prej balte qė dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin tė punuara kryesisht me ēarkun e poēarit, kurse sasia e atyre tė punuara me dorė ėshtė tepėr e kufizuar. Kalimi nė teknikėn e re tė prodhimit tė enėve u shoqėrua me largimin nga format tradicionale dhe me pėrshtatjen nė shkallė tė gjerė tė formave greke. Nuk mungojnė edhe pėrpjekjet pėr tė zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato ēojnė nė ndėrthurje eklektike qė nuk gjejnė pėrhapje tė gjerė, me sa duket pėr shkak se nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė tregut dhe shijeve tė kohės. Prodhimi i enėve me forma greke merr pėrhapje tė gjerė. Kėshtu nga furrat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire dalin tani enė tė llojeve tė ndryshme, duke filluar prej atyre tė mėdha, si pitosa e amfora e deri tek enėt e pėrdorimit tė gjerė apo tė luksit tė lyera me vernik tė zi apo tė pikturuara. Njė vend me rėndėsi nė kėtė kohė zė edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, qė pėrdoreshin nė ndėrtimin e banesave dhe tė godinave shoqėrore. Sot njihen pothuajse pėr ēdo qytet punishte qeramike tė tilla qė ishin pronė private e qytetarėve ilirė. Sipas vulave qė kanė enėt apo tjegullat del se njė punishte nė Lis ishte pronė e njė farė Ortai; nė Irmaj pronarėt e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; njė vulė me emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon njė punishteje nė Irmaj. Njė Plator vulos buzėn e njė pitosi tė gjetur nė Tren tė Korēės, kurse njė Epikad te njė enė tjetėr e kėtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i njė punishteje qeramike nė Selcė tė Poshtme (Polion) quhej Gent , nė Bylis (Klos) njė punishte e tillė i takonte Balaneut , kurse nė Dimal kemi pronarėt Epikad dhe Olnio. Nė qytete tė tjera, si nė Zgėrdhesh e Margėlliē vulat e pronarėve janė tė shėnuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas kėtyre, nėpėr kėto qendra ka edhe vula qė mbajnė emra grekė e maqedonė. Prania e kėtyre emrave nė vulat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire nuk ėshtė domosdo e lidhur me qytetarė tė origjinės greke apo maqedone nė kėto qendra. Nė periudha tė caktuara dhe aty ku pati vend njė pushtim i qėndrueshėm maqedon, kjo gjė padyshim edhe mund tė ketė ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime tė karakterit kulturor, si pasojė e tė cilave kėta emra u pėrhapėn dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Dėshmi tė gjalla tė kėsaj dukurie vihen re nė mbishkrimet varrimore tė Apolonisė e tė Dyrrahut ku emri i parė ėshtė grek, kurse i dyti, ai i atit, ėshtė ilir ose anasjelltas. Nė Apoloni kemi emra tė tillė, si Nikanori i Gentit (???a???a Ge?????), ose nė Dyrrah Anaia e Glaukisė (?????a G?a???a), Epiktesi i Tritos (?p??t???? ???t??), Teutaia e Aristionit (?e?t??a ??e?????), Euklidi i Tritos (?p??t?a?? ???t??), Teutaia e Aleksenit (?e?t??a ??e??????), Brygu i Afrodisit (?????? ?f??d?s?) etj.
Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit mė tė dendur tė mallrave dhe zgjerimit tė tregtisė. Prodhimet e zejtarisė sė qyteteve ilire mbulojnė tani rrethin e tyre tė ngushtė dhe lėvizin nė drejtimet mė tė ndryshme pėr tė ushqyer reciprokisht tregjet e njėri-tjetrit; jo rrallė ato shtrihen nė krahina tė brendshme. Nė qoftė se deri nė fund tė shek. IV popullsia e kėtyre krahinave tė largėta kėnaqej me prodhimet e qeramikės lokale tė punuar me dorė ndėrsa prodhimet e importit ishin sende luksi tepėr tė rralla, mė vonė prodhimet e qeramikės qytetare ilire depėrtojnė gjerėsisht nė kėto anė dhe hyjnė nė konsumin e pėrditshėm tė popullsisė. Zonat e thella tė dasaretėve dhe tė fiseve tė tjera mė tė vogla qė banonin nė krahinat malore tė rrjedhjeve tė sipėrme tė Shkumbinit, tė Devollit dhe tė Osumit furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, tė cilat ishin mė tė dendura dhe mė tė zhvilluara.
Marrėdhėniet e botės ilire me Dyrrahun e Apoloninė bėhen mė intensive. Megjithėse kėto nuk janė mė qendrat e vetme qė furnizojnė tregun ilir, prapėseprapė vazhdojnė tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Midis tyre duket se ka njė ndarje tė qartė tė zonave tė tregtimit: ndėrsa Dyrrahu shtrin veprimtarinė e vet kryesisht mbi krahinat nė veri tė Shkumbinit, nė orbitėn e Apolonisė hyjnė ato nė jug tė kėtij lumi. Pėrmes kėtyre dy qendrave pėrhapen gjerėsisht nė Iliri edhe prodhimet e qyteteve tė Apulisė. Mallrat e qendrave greke qė gjenden krahas tyre janė pėrkundrazi mė tė rralla, kurse ato maqedone dhe tė Epirit ndeshen kryesisht nė zonat kufitare.
Rrugėt kryesore nėpėr tė cilat lėviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia me botėn ilire ishin luginat e lumenjve; ndėr to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjosės formonin arteriet mė tė rėndėsishme. Rrugė tė tjera tė shumta, tė dorės sė dytė, pėrshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve pėr tė lidhur njėrėn krahinė me tjetrėn. Sado tė vėshtira qė ishin kėto rrugė, asnjė krahinė e Ilirisė Jugore nuk mbeti nė kėtė kohė e izoluar dhe jashtė ndikimit tė marrėdhėnieve tregtare me qytetet. Mė e rėndėsishmja ėshtė se nė tregun e brendshėm mbizotėronin prodhimet lokale, tė cilat konkurronin si me prodhimet qė vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato tė importit dhe qė ishin kryesisht sende luksi.
Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e Olympe tė presin gjatė gjysmės sė parė tė shek. III monedhat e tyre prej bronzi nė emėr tė bashkėsive qytetare pėrkatėse.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 6:01 am

Organizimi shoqėror e politik

Burimet nuk hedhin dritė plotėsisht mbi strukturėn shoqėrore dhe organizimin politik tė qytetit ilir. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se njė bazė ekonomike e tillė si ajo qė u krijua nė Iliri nė kohėn e lulėzimit tė jetės qytetare i takonte njė shoqėrie antike tė zhvilluar me tė gjitha tiparet e saj.
Duke qenė qendra ekonomike, njė vend me rėndėsi nė popullsinė e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarė dhe e mjeshtėrve ndėrtues, tė cilėt mund tė ishin qytetarė tė lirė ose dhe skllevėr. Prania e kėtyre tė fundit dėshmohet nė qytetet ilire vetėm pėrmes burimeve qė lidhen me ngjarjet e mbarimit tė shek. III dhe ato tė fillimit tė shek. II p.e.sonė, por nuk ka dyshim se nė kėtė kohė ato nuk janė njė dukuri e re, ashtu si nuk janė vetė qytetet qė pėrmendėm. Shtresėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnin pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe nė qytetet bregdetare, detarėt. Krahas tyre, nė qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe pėrfaqėsues tė aristrokracisė sė vjetėr fisnore qė mbėshteteshin nė pronėn e tokave dhe tė blegtorisė. Si e tillė popullsia e qyteteve paraqitej nė kėtė etapė e diferencuar shumė qartė nė shtresa shoqėrore me interesa tė ndryshme.
Nga pikėpamja e organizimit politik mbi bazėn e federalizmit qyteti sė bashku me rrethinat fshatare dhe kėshtjellat qė formonin sistemin e tij mbrojtės dhe u shėrbenin nevojave tė tregtisė, pėrbėnin koinonin qė mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kėsaj njėsie. Koinoni kishte organe qė zgjidheshin ēdo vit nga eklesia ose mbledhja e pėrgjithshme. Prej saj dilte kėshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi pėrfaqėsues i njėsive i pėrbėrė nga damiorgėt. Zbatimi i vendimeve bėhej nga njė kolegj nėpunėsish, tė quajtur prytanė qė zgjidheshin ēdo vit, tė shoqėruar nga njė sekretar. Nė krye tė koinonit qėndronte strategu. Nė koinonin e bylinėve strategu ishte njė nėpunės ushtarak qė shoqėrohej nė kėtė funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorisė. Pastaj vinin me radhė nėpunėsit e ngarkuar me edukimin e rinisė (gymnasiarkėt), me organizimin e festave dhe tė garave sportive (epimeletėt), me drejtimin e rojeve (toksarkėt, peripolarkėt) etj.
Koinoni duke qenė njė organizėm autonom pėrbėnte njė njėsi administrative tė shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti pėrbėhej nga disa koinone tė organizuara mbi bazėn e federatizmit.
Veprimtari e rėndėsishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre nė emėr tė bashkėsive qytetare, gjė qė dėshmon jo vetėm pėr fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve, por edhe pėr njė autonomi politike qė ato gėzonin nė kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave tė tyre hedhin dritė, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik nė kėto qytete. Pasqyrimi i anijes nė monedhat e Skodrės ka mundėsi tė pėrfaqėsojė njė shenjė pėr tregtinė detare qė zhvillonte qyteti dhe tė jetė, nė kėtė mėnyrė, njė e dhėnė e tėrthortė pėr peshėn sunduese tė shtresės tregtare nė qytet. Nė Bylis, pėrkundrazi, pėrdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar tė qytetit, duke theksuar me kėtė traditėn, me tė cilėn lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit.
Pak mė i qartė bėhet ky problem nė burimet e ēerekut tė fundit tė shek. III. Kėtu pėr herė tė parė bėhet fjalė se nė krye tė qyteteve qėndronin polidinastet (sundimtarė tė qyteteve), tė cilėt i nėnshtroheshin plotėsisht pushtetit tė mbretit.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Today at 2:47 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -
Kėrce tek: