Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme553
Share | 
 

 Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:28 am

Dardania paraurbane

Bazat pėr lindjen e shtetit dardan vėrehen nė protohistorinė dardane gjatė shek. VI-IV p.e.sonė. Nė kėtė fazė protourbane fuqizohet aristokracia fisnore, e cila akumulon pushtetin, duke krijuar kėshtu bazė pėr njė shtresė tė ardhshme skllavopronare.
Lidhjet me jugun e zhvilluar, gjatė shek. VI-V p.e.sonė shpejtuan procesin e diferencimit shoqėror. Tregtarėt sollėn nė trojet dardane importe tė shumta luksoze pėr tė plotėsuar nevojat e aristokracisė vendėse gjithnjė nė rritje.
Prodhimtaria e mjeshtėrve dardanė u intensifikua nga mesi i shek.V p.e.sonė. Zejtarėt poēarė, prodhonin enė me ēark sipas traditės vendėse dhe sipas modeleve helene.
Vendbanimet e fazės protourbane gjenden ende nė kodra, por me elemente mė tė avancuara arkitektonike, siē janė themelet me gurė e me lidhje tė thatė. Ato zgjerohen nė shpate kodrash, me tendencė tė vendosjes sė tyre rrėzė kodrave apo nė rrafsh, gjė qė bėhet tipike nė fazėn vijuese, me krijimin e qendrave urbane.
Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojnė tė jenė tė tipit tumular duke qenė pjesė e traditės sė hershme ilire.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:28 am

Dardanėt nė shek. IV p.e.sonė. Lindja dhe forcimi i Mbretėrisė Dardane

Lajmi i parė pėr dardanėt i pėrket mesit tė shek. IV p.e.sonė dhe tregon pėr njė pėrpjekje tė mbretėrisė sė Maqedonisė, qė ishte bėrė asokohe fuqia politike-ushtarake mė e madhe nė Ballkan, pėr tė forcuar kufijtė veriorė. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur tė mposhte e tė nėnshtronte dardanėt e fqinjėt e tjerė. Kjo luftė e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisė dhe nė pėrgjithėsi me veprimet e tij ushtarake kundėr ilirėve, sepse nė vitin 344 p.e.sonė ai sulmoi edhe shtetin ilir.
Gjendja qė Filipi II vendosi nė kufirin me dardanėt qe e pėrkohshme dhe mė tepėr njė sigurim i kufijve me fqinjėt ilirė, tė cilėt e kundėrshtonin politikėn hegjemoniste tė Maqedonisė nė Ballkan. Nė kufirin me dardanėt shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paionėve. Ngjarjet qė ndodhėn pas kėsaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335 p.e.sonė tregojnė qartė se dardanėt nuk u pajtuan me politikėn pushtuese tė Maqedonisė dhe me gjendjen e krijuar nė kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon.
Duke pėrshkruar ngjarjet e mėsipėrme, autorėt antikė nuk pėrmendin asnjė qendėr banimi tė dardanėve dhe nuk thonė asgjė pėr organizimin e tyre tė brendshėm. Madje, ata nuk pėrmendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mėvonshme dhe tė dhėna tė tjera burimore dėshmojnė se nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė ishte kryer bashkimi i fiseve nė njė bashkėsi tė fuqishme. Dardania asokohe pėrbėnte njė tėrėsi gjeografike e politike mė vete. Nė bashkėsinė e dardanėve ishte rritur mjaft pushteti i parisė pronare tė tokave. Nga gjiri i kėsaj parie doli mė vonė dinastia mbretėrore, qė i vazhdoi luftėrat me Maqedoninė, shkaku i tė cilave nuk qe vetėm plaēka. Kėto luftėra u nxitėn, nė radhė tė parė, nga politika e sundimtarėve maqedonė, tė cilėt duke mbajtur tė pushtuar Paioninė kishin ndėrprerė marrėdhėniet miqėsore midis dy fqinjėve dhe kėrcėnonin nė mėnyrė tė vazhdueshme dardanėt.
Nė fillim tė shek. III p.e.sonė nė trevėn qendrore tė Ballkanit del Mbretėria Dardane si njė organizėm politik i rėndėsishėm. Nė vitet 80 tė atij shekulli, nė trevėn e mėsipėrme ndodhėn dy ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat lidhen njėra me tjetrėn: invazioni i keltėve, kalimi i tyre nė drejtim tė Greqisė e tė Maqedonisė dhe ndihma qė dardanėt i ofrojnė Maqedonisė pėr t’u mbrojtur nga ky invazion. Sipas njoftimit tė Justinit, nė vitin 279 p.e.sonė “mbreti i dardanėve” kishte dėrguar delegatė te mbreti maqedon Ptoleme Kerauni pėr t’i ofruar njė ndihmė ushtarake prej 20 mijė luftėtarėsh nė luftėn kundėr keltėve. Por Ptoleme Kerauni e pėrbuzi ndihmėn dhe iu pėrgjigj me fjalė fyese delegatėve dardanė. Dardanėt morėn masa mbrojtėse kundrejt keltėve. Pas disfatės nė Greqi, keltėt tė mundur e tė shpartalluar u tėrhoqėn drejt veriut. Tepricat e ushtrisė sė tyre “u asgjėsuan tė gjitha nė tokėn e dardanėve, nėpėr tė cilėn deshėn tė kalonin”, kėshtu shkruante Diodori nė tregimin e tij pėr pėrfundimin e invazionit tė keltėve.
Ngjarjet qė lidhen me invazionin e keltėve janė njė burim i ēmuar pėr tė njohur gjendjen e krijuar te dardanėt nė fillim tė shek. III p.e.sonė. Ndonėse nuk njihet emri i sundimtarit tė dardanėve, dihet se kėta tė fundit kishin mbretėrinė e tyre, e cila tashmė ishte njė forcė politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000 luftėtarėsh qė mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit tė dardanėve duhet parė si njė tregues i fuqisė sė Mbretėrisė sė Dardanėve dhe, ndoshta, edhe si njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar marrėdhėniet me fqinjėt jugorė.
Pas kėtyre ngjarjeve, nė burimet e shkruara antike, pėr katėr dekada nuk ka ndonjė lajm pėr dardanėt. Sė pari mund tė mendohet se gjatė kėsaj kohe dardanėt qenė tė shtrėnguar tė merrnin masa pėr zhdukjen e pasojave tė invazionit kelt. Duke u mbėshtetur nė pėrhapjen e onomastikės dardane dijetarėt kanė shfaqur edhe njė mendim tjetėr: gjatė periudhės sė mėsipėrme Mbretėria e Dardanėve u forcua edhe mė tej duke zgjeruar njėkohėsisht kufijtė e saj nė veri e nė jug.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. III p.e.sonė rifilluan luftėrat midis Mbretėrisė Dardane dhe shtetit maqedon. Shkaku i fillimit tė luftėrave duket se ka qenė politika pushtuese e sundimtarėve maqedonė kundrejt fqinjėve tė tyre iliro-veriorė dhe nė mėnyrė tė veēantė pushtimi i truallit tė paionėve. Paionėt herėpashere janė ngritur kundėr pushtuesve maqedonė dhe, duke u bashkuar nė aleanca antimaqedone, kanė mundur tė ēlirohen. Njė aleancė e vjetėr, mė tepėr se sa njė pushtim, duhet tė ketė ekzistuar midis dardanėve e paionėve, sepse nuk mund tė shpjegohen ndryshe tė dhėnat e autorėve antikė sipas tė cilėve, sa herė qė paionėt fitonin pavarėsinė, dardanėt e kishin tė hapur rrugėn drejt Maqedonisė.
Njė politikė tė tillė ndoqi edhe sundimtari i parė dardan qė njohim me emėr, Longari, i cili, pasi ēliroi Paioninė nė vitin 231 p.e.sonė, luftoi kundėr Demetrit II tė Maqedonisė duke kundėrshtuar kėshtu pėrpjekjet e shtetit maqedon pėr tė zgjeruar kufijtė veriorė. Mbretėria Dardane ishte forcuar shumė dhe prej kėsaj kohe sundimtarėt maqedonė u detyruan tė angazhonin forca tė mėdha ushtarake nė konfliktin me dardanėt, ēka ndikoi negativisht nė veprimet e tyre luftarake nė Greqi dhe nė pėrgjithėsi nė dobėsimin e shtetit maqedon.
Nė kėtė periudhė ngritjeje tė mbretėrisė sė tyre sundimtarėt dardanė bėnė pėrpjekje pėr ta forcuar pozitėn e tyre nė zemėr tė Ballkanit edhe kundrejt shteteve tė tjera fqinje. Nė vitin 229 p.e.sonė, duke pėrfituar nga rasti qė shteti ilir, nė krye tė tė cilit ndodhej Teuta, ishte i zėnė nė veprime ushtarake nė jug, nė Epir, “njė pjesė e ilirėve, - shkruan Polibi, - ishin shkėputur dhe ishin hedhur nga ana e dardanėve”. Teuta dha urdhėr pėr tė bėrė paqe me epirotėt dhe pėr kthimin e ushtrisė, e cila duhet tė nėnshtronte popullsitė e shkėputura nga varėsia e shtetit ilir. Polibi nuk thotė nėse shteti ilir i futi nėn vartėsinė e tij ata ilirė qė u bashkuan me dardanėt. Trazirat, me tė cilat, sipas tij, u ndesh dhjetė vjet mė vonė Skerdilaidi, tė ēojnė nė mendimin se shteti ilir nuk mund t’i mbante nėn vartėsi kėto fise. Dardanėt, po atė vit, duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė qė kalonte mbretėria maqedone sulmuan tokat e saj. Maqedonia e dobėsuar e pėrballoi me vėshtirėsi sulmin e dardanėve, gjatė tė cilit u vra edhe sundimtari i Maqedonisė Demetri II.
Luftėrat dardano-maqedone vazhduan edhe gjatė sundimit tė Antigon Dozonit, kur iniciativa e luftės kaloi nė duart e Maqedonisė, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar nga aleanca me shtetin ilir. Antigon Dozoni mundi tė nxirrte dardanėt jashtė Maqedonisė e Paionisė dhe nga tė gjitha viset qė kishin pushtuar nė vitet e fundit tė sundimit tė Demetrit II. Nė qytetin paion Bylazora, nė luginėn e lumit Aksios, maqedonėt vendosėn njė garnizon tė fortė ushtarak. Ky qytet kishte njė rėndėsi tė madhe strategjike, sepse duke u ndodhur nė luginėn e Aksiosit u mbyllte dardanėve rrugėn nė drejtim tė Maqedonisė. Njė forcim i tillė i maqedonėve nė kufirin me dardanėt ishte i domosdoshėm pėr mbrojtjen e hegjemonisė mbi Greqinė, aq mė tepėr kur nė brigjet perėndimore tė Adriatikut kishin zbarkuar legjionet romake dhe Republika e Romės kishte ardhur nė kontakt me Maqedoninė. Kjo gjendje herėt a vonė do t’i ēonte tė dyja palėt nė luftė.
Politikėn antidardane e zbatoi mė me konsekuencė pasardhėsi i Dozonit, Filipi V. Siē tregojnė burimet e shkruara, Mbretėria Dardane edhe gjatė sundimit tė kėtij mbreti nuk u pajtua me gjendjen e krijuar nė Paioni, as me pretendimet hegjemoniste tė Maqedonisė. Nė vitin 219 p.e.sonė, kur Filipi V ndodhej nė Peloponez ushtria dardane ēliroi atė pjesė tė Paionisė qė mbanin tė pushtuar maqedonėt dhe bashkė me tė edhe qytetin Bylazora. Filipi V u detyrua tė ndėrpriste luftėn nė Greqi dhe ta dėrgonte ushtrinė e tij nė kufijtė veriorė. Veprimet ushtarake u pėrqendruan pėrreth Bylazorės dhe luginės sė Aksiosit. Forcimi i kufirit verior tė mbretėrisė maqedone dhe zotėrimi i Bylazorės, qė sipas Polibit do ta vėshtirėsonte hyrjen e dardanėve nė Maqedoni, nuk i ndali sulmet e kėtyre tė fundit. Nė njė pasazh tė Livit tregohet se sundimtari maqedon u kthye pėrsėri nė vitin 211 nė kufirin dardan dhe kėsaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia nė pjesėn jugperėndimore tė Dardanisė, dhe nė veri tė Pelagonisė (rrafshi i Manastirit) njė pikėmbėshtetje tjetėr e rėndėsishme e sulmeve tė dardanėve.
Luftėrat qė Mbretėria e Dardanėve bėri me shtetin maqedon gjatė sundimit tė Filipit V, pavarėsisht qė nuk arritėn tė zgjidhnin nė favor tė tyre ēėshtjen e vartėsisė sė paionėve, e dobėsuan mjaft Maqedoninė dhe u bėnė njė pengesė serioze pėr realizimin e ndėrhyrjeve ushtarake qė synonin rivendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi. Pėr Mbretėrinė Dardane u krijua njė situatė e favorshme nė konfliktin me Maqedoninė pas agresionit tė Filipit V nė Ilirinė e Jugut. Nė vitin 208 p.e.sonė, dardanėt nė aleancė me Eropin, sundimtarin e njė krahine ilire juglindore, sulmuan Maqedoninė. Ndėrsa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake nė qytetin Lyhnid dhe nė zonėn pėrreth tij, ushtria dardane zbriti deri nė Orestidė, njė krahinė nė kufirin jugperėndimor tė Maqedonisė. Kėsaj radhe, duke bashkėpunuar me forcat ilire tė Dasaretisė, ushtria dardane kaloi nėpėr Pelagoni nė kufirin perėndimor tė mbretėrisė maqedone. Futja e ushtrive ilire nė tokat e shtetit maqedon dhe sidomos pushtimi i Orestidės nga ana e ushtrisė sė dardanėve e detyruan mbretin maqedon tė hiqte dorė nga lufta e Ahesė dhe tė kthehej nė Maqedoni. Sulmet e dardanėve, shkruante Livi, bėnė qė Filipi “tė tėrhiqej edhe nga lufta kundėr romakėve dhe e vunė pėrpara domosdoshmėrisė qė tė mbronte mbretėrinė e vet”. Me kėto ngjarje tė fundit duhet tė lidhet edhe njė lajm i Justinit, sipas tė cilit “dardanėt kishin filluar tė shkretojnė krahinat kufitare tė Maqedonisė dhe kishin marrė 20 mijė robėr”. Mė pas, vazhdon ai, Filipi V duke analizuar situatėn e vėshtirė nė tė cilėn gjendej Maqedonia dhe marrėdhėniet me kundėrshtarėt kryesorė tė saj, vendosi qė fushatėn e parė ta bėnte kundėr dardanėve, sepse ata pėrbėnin njė kėrcėnim serioz dhe zotėronin fuqi tė mėdha ushtarake. Pėr zbatimin e kėtij vendimi ai luftoi kundėr dardanėve nė vitet 208 e 206 para e.sonė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:29 am

Bashkėpunimi dardano-romak kundėr maqedonėve (Shek. II p.e.sonė)

Gjendja e krijuar nė Ballkan nė fund tė shek. III p.e.sonė, pas paqes qė shteti maqedon bėri me etolėt dhe romakėt, qė i dha mundėsi atij pėr tė sulmuar dardanėt, nuk vazhdoi gjatė. Livi shkruan se nė vitin 200 p.e.sonė, pas ekspeditės sė suksesshme tė romakėve nė Dasareti (kundėr Maqedonisė) tek lėmi i romakėve erdhėn mbretėr tė ndryshėm e prijėsa fqinjė tė maqedonėve, midis tė cilėve Pleurati, i biri i Skerdilaidit dhe Batoja, i biri i Longarit. Ata i ofronin komandantit romak ndihmė ushtarake kundėr maqedonėve. Dardanėt u futėn pėrsėri nė koalicionin antimaqedon, por tani tė pėrgatitur nga Roma pėr qėllimet e saj. Ky koalicion e afroi Mbretėrinė e Dardanėve edhe me shtetin ilir. Duke bashkėpunuar me ushtrinė romake qė kishte arritur nė kufijtė e Maqedonisė dhe duke i bashkėrenditur me tė veprimet luftarake, paria sunduese dardane shpresonte se me premtimet territoriale qė i kishte bėrė Roma, do tė realizonte aspiratėn e saj tė vjetėr, futjen e Paionisė nėn varėsinė e saj. Kėshtu nė luftėn e dytė romako-maqedone morėn pjesė edhe dardanėt.
Veprimet e para qė ndėrmori shteti maqedon nė luftėn kundėr romakėve qenė ato kundėr aleatėve tė tyre, dardanėve, tė cilėt, sipas Livit, bashkė me etolėt formonin dy mbėshtetje tė mėdha pėr romakėt. Kėto veprime u pėrqendruan nė mbylljen e nė forcimin e grykės sė Pelagonisė, njė rrugė tjetėr kalimi e pėrdorur nga dardanėt sidomos pas afrimit tė tyre me sundimtarėt e Ilirisė sė Jugut. Nė vitin 199 p.e.sonė, nėn presionin e ushtrive romake Filipi V i largoi forcat ushtarake tė komanduara nga djali i tij Perseu qė mbanin ngushticat e Pelagonisė dhe nė kėtė mėnyrė u hapi rrugėn pėr nė Maqedoni ushtrive ilire tė Pleuratit e tė dardanėve. Edhe nė kėtė luftė maqedonėt i konsideruan dardanėt si armiq mė tė rrezikshėm. Duke u tėrhequr para forcave kundėrshtare, sundimtari maqedon mori masa vetėm kundėr dardanėve, tė cilėt pasi kishin plaēkitur Maqedoninė e Sipėrme bashkė me romakėt, u tėrhoqėn drejt viseve tė tyre. Ushtria dardane qė po largohej nga Maqedonia, e sulmuar nga maqedonėt u detyrua tė rreshtohej pėr luftim. Beteja qė vuri pėrballė ushtrinė e armatosur rėndė tė dardanėve kundėr kalorisė e kėmbėsorisė sė lehtė tė stėrvitur mirė tė Maqedonisė pėrfundoi pa fitoren e asnjėrės palė. Taktika qė pėrdori ushtria dardane bėri qė nė kėtė betejė ajo tė mos kishte humbje tė mėdha dhe tė mos mbetej asnjė rob nė duart e armikut.
Nė vitin 197 p.e.sonė, pas betejės sė Kinokefalit qė pėrfundoi nė favor tė romakėve, u vendos njė armėpushim midis Romės e Maqedonisė. Dardanėt, megjithėse luftuan pėrkrah romakėve, ndryshe nga shteti ilir, nuk patėn asnjė pėrfitim, kėshtu u bė e qartė politika e diferencuar e Romės dhe synimet e qėndrimi i saj ndaj shteteve tė ndryshme ballkanike. Pakėnaqėsia e krijuar tek paria dardane ndaj romakėve, pas ngjarjeve tė mėsipėrme, shkaktoi njė tė ēarė tė thellė nė marrėdhėniet midis tyre. Ata filluan pėrsėri tė bėjnė njė politikė tė pavarur qė e provon edhe fakti se etolėt nė vitin 190 p.e.sonė, u kėrkuan dardanėve ushtarė me pagesė nė luftėn kundėr romakėve.
Nga ana tjetėr, maqedonėt pėrfituan nga paqja e qėndrimi hakmarrės i romakėve kundėr dardanėve, tė cilėve iu desh tė luftojnė tė vetėm kundėr njė armiku tė egėrsuar. Pėr kėtė qėllim, Filipi V, me forca tė shumta sulmoi dardanėt dhe nė betejėn qė u bė pranė qytetit Stobi nė Paioni e theu ushtrinė e tyre. Por dardanėt mbetėn pėr maqedonėt gjithnjė kundėrshtarė tė fortė qė nuk e ndėrprenė luftėn kundėr tyre. Duke e ndjerė forcėn e Mbretėrisė Dardane dhe mospajtimin e saj me politikėn maqedone, sundimtarėt e Maqedonisė menduan ta shkatėrrojnė atė me anėn e forcave tė treta. Pėr kėtė Filipi V i shfrytėzoi bastarnėt qė banonin nė krahinėn e Danubit.
“Qėllimi i Filipit, - thotė Tit-Livi, - ishte qė tė zhdukte fisin e dardanėve dhe tė vendoste nė tokat e tyre bastarnėt. Ai [Filipi V], mendonte se prej kėsaj do tė kishte njė pėrfitim tė dyfishtė, nga njėra anė, do tė zhdukej fisi i dardanėve, i cili gjithmonė kishte qenė armik i rrezikshėm i Maqedonisė dhe shqetėsonte mbretėrit e saj nė ēaste tė vėshtira, kurse, nga ana tjetėr, do tė dėrgonte bastarnėt nė Itali qė ta shkretonin atė pasi tė linin nė Dardani gratė dhe fėmijėt e tyre”.
Bastarnėt invaduan viset dardane nė vitin 179 p.e.sonė tė ndihmuar edhe nga trakėt e skordiskėt, fqinjė veriorė e lindorė tė tyre. Invazionet dhe qėndrimi i bastarnėve nė viset e dardanėve krijoi pėr kėta tė fundit njė situatė shumė tė vėshtirė, kurse Perseu, pasardhėsi i Filipit V, mundi ta vazhdonte i qetė luftėn kundėr Romės. Dardanėt e pėsuan pėr tė dytėn herė nga aleatėt e tyre romakė. Roma nuk i dha asnjė pėrgjigje ankesės sė delegatėve dardanė qė njoftonin senatin romak se invazioni i bastarnėve ishte i pėrgatitur dhe i nxitur nga Maqedonia. Tė mbetur pėrsėri vetėm, sundimtarėt dardanė grumbulluan ushtrinė e tyre dhe i sulmuan bastarnėt. Beteja pėrfundimtare, tregon Tit-Livi, u zhvillua nėn muret e njė qyteti dardan. Kjo betejė, tė cilėn e fituan dardanėt, edhe pse Livi nuk e pėrmend kėtė, pėrfundoi me largimin e bastarnėve nga Dardania nė dimrin e vitit 176-175 p.e.sonė.
Atė qė shteti maqedon nuk mundi ta bėjė me anėn e bastarnėve, u pėrpoq ta bėnte me forcėn e armėve tė tij. Nė vitin 172 p.e.sonė nė krye tė ushtrisė maqedone qė sulmoi Mbretėrinė Dardane u vu vetė mbreti Perseu. Fitorja e pėrkohshme nuk i lėkundi dardanėt dhe nuk pati ndonjė rėndėsi tė madhe, sepse nė dy vitet qė pasuan Mbretėria e Dardanėve pėrmendet si njė fuqi e rėndėsishme nė brendi tė Ballkanit. Nė kėtė kohė ata e forcuan miqėsinė me shtetin ilir nėpėrmjet njė lidhje martesore tė Teutės, bijės sė mbretit Monun, me Gentin. Kjo aleancė u shoqėrua me njė veprimtari ushtarake tė pėrkohshme kundėr Maqedonisė nė kufijtė perėndimorė tė saj, por sukseset e Perseut nė krahinėn e banuar nga penestėt dhe politika antiromake qė filloi tė bėnte Genti e afruan shtetin ilir me shtetin maqedon. Koniunktura politike qė u krijua nė prag tė luftės sė fundit tė romakėve kundėr shtetit maqedon e shtetit ilir e detyroi Mbretėrinė Dardane tė afrohej pėrsėri me romakėt, etolėt e penestėt kundėr maqedonėve. Por me gjithė pjesėmarrjen e tyre nė koalicionin antimaqedon edhe pas mundjes pėrfundimtare tė Maqedonisė, dardanėt nuk e morėn Paioninė. “Dardanėve, tė cilėt kėrkonin Paioninė, pasi ishin kufitarė me tokat e tyre, komandanti romak, - thotė Livi, - iu pėrgjigj se u jepte liri gjithė atyre qė qenė nėn sundimin e Perseut. Duke mos u dhėnė Paioninė e kėrkuar prej tyre, u dha tė drejtėn tė tregtonin kripė”.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:30 am

Organizimi politik dhe zhvillimi ekonomiko-shoqėror i dardanėve nė shek. III-II p.e.sonė

Mbretėria Dardane nė shekujt III e II p.e.sonė u shfaq nė ngjarjet historike tė Ballkanit si njė formacion politik i fuqishėm dhe i rėndėsishėm. Treva nė tė cilėn u krijua kjo mbretėri ndodhej nė zemėr tė Ballkanit dhe identifikohet me truallin nė tė cilin autorėt antikė kanė vendosur fisin e madh ilir tė dardanėve. Kjo trevė nė kohėn e lulėzimit tė Mbretėrisė sė Dardanėve arrinte nė veri deri nė lumenjtė e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, nė kufirin me autariatėt e skordiskėt. Nė jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Paioninė, Pelagoninė e Penestinė. Nė lindje lumi Margos (Morava Perėndimore) e ndante Dardaninė nga Trakia, kurse nė perėndim lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashtė nė vija tė pėrgjithshme i pėrgjigjet krahinės sė sotme tė Kosovės.
Pėr mungesė tė dhėnash burimore nuk e njohim ende mirė organizimin e brendshėm tė Mbretėrisė sė Dardanėve.
Nga tė dhėnat burimore tė derisotme, qė janė tė pamjaftueshme, arrihet nė pėrfundimin se dardanėt nuk arritėn atė zhvillim ekonomik e shoqėror dhe atė organizim politik e shtetėror qė patėn shtetet fqinje bashkėkohėse tė Ilirisė sė Jugut e tė Maqedonisė. Por kjo nuk do tė thotė se dardanėt qenė nė njė shkallė tė tillė tė zhvillimit qė pėrjashtonte praninė tek ata tė njė organizimi shtetėror. Nga pikėpamja e strukturės shoqėrore dhe ekonomike Mbretėria Dardane, e lindur mbi bazėn e njė bashkėsie fisnore, nuk ka qenė thjesht njė organizėm fisnor, primitiv. Gjatė gjithė ekzistencės sė saj Mbretėria Dardane ka pasur synime politike tė qarta dhe me njė veprimtari tė organizuar, ku vendin kryesor e zėnė natyrisht luftėrat me Maqedoninė. Nuk ėshtė vetėm “etja pėr plaēkė” ajo qė i shtynte dardanėt nė luftė me maqedonėt. Luftėra plaēkitėse nuk ka bėrė vetėm Mbretėria Dardane, ato i kanė bėrė nė Greqi edhe sundimtarėt maqedonė, sikurse edhe mė vonė komandantėt romakė. Luftėrat dardano-maqedone kanė pasur si burim politikėn e dy palėve ndėrluftuese. Nė plan tė parė qėndronte politika hegjemoniste e Maqedonisė, por duhet thėnė se nė kohėn e lulėzimit tė saj edhe Mbretėria Dardane ka pasur prirje ekspansioniste, kryesisht kundrejt fqinjės sė saj, Paionisė.
Nė marrėdhėniet me fqinjėt Mbretėria Dardane, ashtu si shtetet e tjera, pėrfaqėsohej nga mbretėrit, tė cilėt janė pėrpjekur tė mbrojnė interesat e shtetit tė tyre edhe nėpėrmjet lidhjeve martesore.
Nė Mbretėrinė Dardane pushteti mbretėror ishte i trashėgueshėm. Mbreti komandonte dhe dispononte fuqinė ushtarake tė tė gjithė dardanėve. Nga ato pak burime qė njihen, del se ushtria dardane ka qenė njė ushtri e rregullt, e organizuar mirė, nė bazėn e sė cilės qėndronte falanga me tetė mijė luftėtarė. Ajo ishte njė ushtri e pėrbėrė nga kėmbėsorė tė armatosur rėndė, qė manovronte nė luftė sipas njė taktike tė veēantė. Nė vitin 199 p.e.sonė kur ushtria dardane po tėrhiqej nga Maqedonia u sulmua nga ushtria maqedone; “dardanėt, - shkruan Tit-Livi, - kthyen flamujt dhe u vendosėn nė radhė tė rregullta pėrballė armikut, beteja u zhvillua njėlloj si nė njė luftė tė vėrtetė”. Dhe mė poshtė ai shton: “Por sapo dardanėt viheshin nė rrugė, njerėzit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me kalorinė e kėmbėsorinė e tyre tė lehtė, kurse dardanėt nuk kishin ushtri tė kėtij lloji dhe ishin ngarkuar me armė tė rėnda... U vranė pak, tė plagosur pati mė shumė, por asnjė nuk u zu, sepse nė raste tė rralla dalin nga radhėt e tyre dhe tė shtrėnguar tė gjithė sė bashku luftojnė ose tėrhiqen”. Njė ushtri e tillė nuk mund tė ishte njė ushtri fisnore. Nė Mbretėrinė Dardane ushtria pėrbėnte njė forcė tė madhe. Nė vitin 279 p.e.sonė mbreti dardan i ofron si ndihmė Ptoleme Keraunit njė ushtri prej 20 mijė luftėtarėsh. Shtatėdhjetė vjet mė vonė, pasi kishte hyrė nė Maqedoni, ushtria dardane duke u tėrhequr mori me vete 20 mijė robėr, kurse nė betejėn e vitit 170 p.e.sonė kundėr Perseut ajo humbi 10 mijė luftėtarė. Kėto shifra tė larta, tė cilat tregojnė fuqinė ushtarake tė Mbretėrisė Dardane, edhe pse mund tė duken tė tepruara, bashkė me tė gjitha veprimet luftarake tė saj, janė dėshmi e pranisė sė njė organizimi shtetėror nė Dardani.
Mbretėria Dardane, si njė organizėm politiko-ushtarak i veēantė ka pasur mėnyrėn e vet antike tė prodhimit. Jeta ekonomike nė Dardani ka qenė mbėshtetur nė radhė tė parė nė zhvillimin e bujqėsisė. Rrafshinat e Dardanisė kanė qenė pjellore dhe tė pėrshtatshme pėr tė gjitha degėt e bujqėsisė. Bujqėsia duke qenė dega kryesore e ekonomisė, ka bėrė qė te dardanėt tė mbizotėrojė popullsia fshatare dhe njėkohėsisht tė ruhet karakteri rural i popullsisė. Njė burim me vlerė pėr tė njohur zhvillimin ekonomiko-shoqėror dhe format e pronėsisė tokėsore te dardanėt nė shek. III p.e.sonė janė tė dhėnat e Agatharkidit. Nė veprėn e tij “Evropaikon”, ai shkruan se “dardanėt kanė kaq shumė skllevėr sa dikush kishte njė mijė... kurse njė tjetėr edhe mė shumė. Secili nga kėta [skllevėr] nė kohė paqe punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės tė zotin e vet”. Duke pranuar mendimin e pėrgjithshėm se me termin dulloi=skllevėr, duhet kuptuar njė popullsi fshatare e varur, vėrtetohet prania te dardanėt e njė shtrese tė pasur qė zotėronte prona tė mėdha tokėsore dhe tė njė popullsie tė shpronėsuar, e cila kishte detyrime ndaj parisė ose shtresės sunduese dardane. Paria dardane shfrytėzonte jo vetėm “skllevėrit” qė pėrmend Agatharkidi, por edhe robėrit e luftės. Kjo duhet tė ketė qenė arsyeja qė nė luftėn e vitit 216 p.e.sonė ushtria dardane mori me vete 20 mijė robėr nga Maqedonia. Por kjo nuk ka qenė forma e vetme e pronėsisė sė tokės nė Mbretėrinė Dardane. Te dardanėt ka pasur edhe njė shtresė tė fuqishme fshatarėsh tė lirė, tė cilėt bashkė me zejtarėt e lirė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė vendit. Edhe gjatė pushtimit romak, kur skllavėria si sistem ekonomiko-shoqėror u pėrhap nė njė shkallė tė gjerė, fshatarėt e lirė mbetėn njė forcė e madhe nė provincėn e Dardanisė. Njė degė gjithashtu e rėndėsishme nė jetėn ekonomike tė dardanėve ka qenė xehtaria, nxjerrja dhe pėrpunimi i metaleve. Nė mungesė tė tė dhėnave tė mjaftueshme tė drejtpėrdrejta duhet marrė parasysh shfrytėzimi i madh i burimeve metalifere nė kohėn e pushtimit romak, pėrvoja e xehtarėve dhe e metalpunuesve dardanė.
Nga mesi i shek. IV p.e.sonė disa nga vendbanimet e fortifikuara tė tipit gradina zėvendėsohen me qendra urbane. Ato u ngritėn pranė xeherorėve ose nė rrafsh e nė udhėkryqet tregtare. Damastioni ishte njė prej qyteteve tė hershme, i cili u ngrit afėr minierave tė argjendit rreth shek. V p.e.sonė. Nė njoftimet fragmentare tė autorėve antikė ato quhen me termat polis, urbs, oppidum. Straboni pėrmend si tė tilla Scupi, Naisi, Ulpiana pararomake, Novobėrda etj. Qyteti Sitnia, nė veri tė Pelagonisė, pėrmendet si qendėr e rėndėsishme. Ptolemeu, autor i shek. II e. sonė pėrmend katėr qytete tė vjetra dhe tė rėndėsishme tė Dardanisė: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi.
Duke iu referuar burimeve e tė dhėnave arkeologjike mund tė mendohet se nė shek. III-II ato kishin filluar tė merrnin tiparet e qendrave urbane. Objekte tė tilla, si vegla pune, stoli e prodhime qeramike qė janė zbuluar nė disa qendėrbanime tė fortifikuara dhe qė janė prodhime vendase, dėshmojnė pėr transformimin e tyre nė qendra zejtare. Monedhat maqedone, ato tė Damastionit e tė qyteteve Dyrrah e Apoloni etj., si edhe objekte tė ndryshme tė importuara duhen marrė si tregues tė kėmbimit mall-para dhe tė njė veprimtarie tregtare mjaft tė gjerė qė arrinte deri nė Adriatik e nė detin Egje.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:31 am

Mbretėria Dardane nė luftėn kundėr Romės

Pas pushtimit tė Paionisė e tė Maqedonisė nga romakėt marrėdhėniet e dardanėve me ta ndryshuan. Qė nga kjo kohė pėr parinė sunduese dardane u bė e qartė se me romakėt nuk kishte vend mė pėr bashkėpunim, i cili nuk u kishte sjellė pėrveē dėmeve, asnjė pėrfitim. Nė kufijtė jugorė vendin e shtetit maqedon e kishte zėnė Roma, synimet e sė cilės pėr nėnshtrimin e plotė tė ilirėve nuk mund tė fshiheshin. Tradhtisė sė romakėve dardanėt iu pėrgjigjėn, nė fillim me sulme kundėr viseve tė pushtuara prej tyre ose duke mbrojtur kundėrshtarėt e Romės. Mė vonė, pas largimit tė skordiskėve, tė cilėt me sulmet e tyre kishin dobėsuar Mbretėrinė Dardane, dardanėt u radhitėn nė luftė kundėr romakėve pėrkrah fqinjėve tė tyre lindorė, medėve. Veprimet e pėrbashkėta tė medėve e tė dardanėve, pėr disa dekada e penguan depėrtimin e ushtrisė romake nė viset e tyre. Ekspeditat e ndryshme romake tė viteve 97 e 85 p.e.sonė gjetėn njė qėndresė tė fortė te medėt e dardanėt dhe pėrpjekjet pėr t’i nėnshtruar jo vetėm qė nuk patėn sukses, por pėrfunduan me humbje pėr Romėn. Nė vitin 84 dardanėt bėnin pjesė nė fiset ballkanike qė duke sulmuar provincėn romake tė Maqedonisė arritėn deri nė Delf. Pėr komandantėt e mėkėmbėsit romakė u bė e qartė se dardanėt ishin kundėrshtarė tė fortė dhe pėr nėnshtrimin e tyre duheshin forca tė mėdha ushtarake dhe njė pėrgatitje e veēantė pėr luftė nė tė cilėn objekti kryesor i goditjes do tė ishin dardanėt.
Kėto masa i mori konsulli romak Gai Skribon Kurioni, i dėrguar nė vitin 76 p.e.sonė nė provincėn e Maqedonisė nė krye tė pesė legjioneve. Me kėto operacione luftarake Roma donte tė arrinte nėnshtrimin sistematik tė fqinjėve veriorė tė provincės maqedone. Kryengritja qė bėri njėri nga pesė legjionet fill pas zbarkimit nė Iliri tregon se nė qarqet ushtarake tė Romės jehona e ekspeditave tė dėshtuara kundėr dardanėve dhe qėndresa e kėtyre tė fundit ishin njė fakt tanimė i njohur. Frontini shkruan nė Stratagemat, se “kur nė luftėn e Dardanisė, njėri nga pesė legjionet, e vendosura nė rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang shėrbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndėrmend tė ndiqte komandantin e paarsyeshėm dhe njė ekspeditė tė vėshtirė e tė rrezikshme, Konsulli G. Kurioni, urdhėroi katėr legjionet tė dilnin tė armatosura dhe tė radhiteshin nė formacion luftarak me armė tė zhveshura”. Katėr legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria romake qė ndodhej nė provincėn e Maqedonisė sulmuan Mbretėrinė Dardane dhe u futėn nė Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr atė se si u zhvillua kjo “luftė me dardanėt”, qė qe njė luftė e vėrtetė pėr nėnshtrimin e Dardanisė, si dhe pėr pėrfundimin e saj. Por dihet se ushtria romake ka gjetur njė qėndresė tė fortė dhe u soll mizorisht me dardanėt. Kujtimi i masakrave romake nė Dardani u ruajt pėr njė kohė tė gjatė. Nė shek. IV e.sonė Amian Marcelini, duke shkruar pėr dėnimet me dhjetim qė perandori Valentinian i dha ushtrisė sė tij, e krahasonte atė me mizorinė e Skribon Kurionit nė Dardani. Ky i fundit pas kėsaj lufte arriti me ushtrinė e tij deri nė Danub dhe mė vonė festoi edhe triumfin nė Romė. Por nė burimet e shkruara dardanėt dalin edhe mė vonė si kundėrshtarė tė romakėve. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave kuptohet qė edhe pas ekspeditės sė Kurionit nuk ndodhi njė nėnshtrim i plotė i Dardanisė, por mė tepėr njė varėsi nėpėrmjet sė cilės dardanėt kishin disa detyrime kundrejt romakėve. Disa ngjarje tė mėvonshme tregojnė se dardanėt edhe pse tė dobėsuar nga luftėrat kundėr romakėve dhe nga pasojat e tyre, vazhduan tė kundėrshtonin politikėn pushtuese tė Romės.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:31 am

K R E U VII

QĖNDRESA E ILIRĖVE KUNDĖR PUSHTUESVE ROMAKĖ

Luftėrat e gjata tė shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bėrė pengesa mė e fuqishme kundėr pushtuesve romakė. Thyerja e kėtyre dy fuqive mė tė rėndėsishme nė Ballkan i kishte hapur Romės rrugėn pėr tė vazhduar mė tej politikėn e saj ekspansioniste nė kėtė gadishull dhe mė tej nė Lindje. Nė shekullin II p.e.sonė dhe nė shekujt qė pasuan, Roma i shtriu luftėrat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera tė Ilirisė sė brendshme dhe tė asaj veriore.
Objekt i synimeve tė Romės u bėnė, nė radhė tė parė Mbretėria Dardane dhe federata e dalmatėve, dy formacione shtetėrore ilire, tė cilat dolėn nė skenėn politike mė vonė. Mbretėria Dardane, siē u pa nė kreun e mėparshėm, pėrmendet nė burimet e shkruara edhe para kėtyre luftėrave dhe del si kundėrshtare e fortė e ekspansionit maqedon nė Ilirinė Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj mė tė madh nė pjesėn e dytė tė shek. III dhe gjatė shek. II p.e.sonė. Nė kėtė shekull tė fundit dardanėt u bėnė gjithashtu edhe kundėrshtarėt mė tė fortė tė pushtuesve romakė.
Flamurin e luftės e morėn dalmatėt dhe fiset e tjera tė veriut, qė u bėnė simbol i qėndresės kundėr romakėve pėr njė shekull e gjysmė. Kryengritjet e njėpasnjėshme tė ilirėve morėn karakter tė gjerė duke pėrfshirė thuaj gjithė trevėn ilire nga Danubi nė veri deri nė skajet jugore tė Ilirisė.
Nė prag tė erės sonė shpėrtheu kryengritja e madhe e ilirėve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorėzim i tė gjitha kryengritjeve tė mėparshme dhe i solli dėme tė ndjeshme Perandorisė Romake duke e detyruar tė hiqte dorė nga politika e saj agresive nė Evropėn Qendrore.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:32 am

1. FEDERATA E DALMATĖVE

Nė veri tė shtetit ilir dhe tė Mbretėrisė Dardane banonin popullsi tė ndryshme ilire, tė cilat me pėrjashtim tė ilirėve tė bregdetit tė Adriatikut. dalin vonė nė burimet e shkruara antike. Midis tyre ata qė pėrmenden mė herėt janė “liburnėt” tė njohur si njė nga popullsitė ilire qė zhvilluan detarinė. Por nga ilirėt veriorė, tė cilėt njihen mė mirė dhe qė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė ngjarjet e shekujve II-I p.e.sonė e nė qėndresėn kundėr pushtuesve romakė, kanė qenė dalmatėt.
Kjo gjendje e trashėguar nga pėrshkrimet e autorėve antikė pėr ilirėt e veriut ėshtė pasqyruar nė njė farė mėnyre edhe nė historiografinė e sotme. Nuk mund tė thuhet se mungojnė studimet pėr ilirėt e veriut, por kėto studime lidhen mė tepėr me popullsi tė veēanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka njė trajtim tė pėrgjithshėm tė historisė sė tyre. Kėto studime mbėshteten pak nga tė dhėnat e arkeologjisė, edhe pse kėto janė tė pasura nė krahinat veriore ilire pėr periudhat prehistorike e protohistorike dhe pėr periudhėn e pushtimit romak.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:32 am

Federata e dalmatėve dhe luftėrat kundėr pushtuesve romakė

Nė shek. II p.e.sonė, dalmatėt shfaqen nė Ilirinė e Veriut si njė fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri nė atė kohė ndodheshin nė krahinėn e brendshme, nė jug tė Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, kėshtjella e Delminit. Nė kėtė krahinė dalmatėt krijuan njė federatė tė fuqishme, e cila erdhi duke u shtrirė nė drejtim tė bregdetit. Nė federatėn e dalmatėve u pėrfshinė edhe disa popullsi fqinje. Gjatė shek. II p.e.sonė territori i saj u zgjerua mjaft, nė kėtė territor qenė pėrfshirė jo vetėm tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Nė veri treva e federatės arriti deri te lumi Titius (Krka e sotme), duke pasur si fqinjė liburnėt. Nė jug, nė fillim ishte lumi Tilur (Cetina), por mė vonė kufiri arriti deri te rrjedhja e poshtme e Naronės (lumi i sotėm Neretva), nė brigjet jugore tė sė cilės banonin daorsėt. Mė i vėshtirė ėshtė pėrcaktimi i kufirit lindor, pasi kemi tė bėjmė me njė krahinė malore, por ka shumė tė ngjarė qė ai tė arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatėt, nė Bosnjė. Pjesa mė e madhe e trevės sė federatės sė dalmatėve, brenda kėtyre kufijve dhe detit Adriatik ishte thuajse tėrėsisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja tė mėdha. Kjo veēori e relievit tė viseve dalmate dhe kullotat e pasura tė rrafshnaltave favorizonin zhvillimin e blegtorisė, kanė bėrė qė blegtoria tė ishte baza kryesore e ekonomisė dhe qė vetė dalmatėt tė njihen mė tepėr si blegtorė. Bujqėsia vinte nė rend tė dytė, kurse xehtaria ka qenė mė pak e zhvilluar.
Tė dhėnat e arkeologjisė tregojnė se edhe te dalmatėt sikurse tek ilirėt e tjerė, nė periudhėn e parė tė hekurit kishte filluar shthurja e bashkėsisė primitive dhe diferencimi ekonomik e shoqėror. Nė gjirin e shoqėrisė sė dalmatėve ishte krijuar njė shtresė e veēantė qė zotėronte kope tė mėdha bagėtish tė imta, nga e cila doli paria fisnore, qė u vu nė krye tė federatės dhe e udhėhoqi nė luftėrat e ndryshme. Kėsaj kohe i pėrkasin edhe njė tok qendėrbanimesh tė fortifikuara, tė quajtura zakonisht “gradina” tė ngritura pėrreth pllajave tė brendshme, rrėnojat e tė cilave janė ruajtur deri nė ditėt tona. Kėto qendėrbanime tė fortifikuara apo kėshtjella ngriheshin nė majat e sheshuara tė disa kodrave tė ulta dhe janė tė njėkohshme. Ato pėrveē mbrojtjes natyrore ishin tė fortifikuara me ledhe gurėsh qė dalmatėt bėnė kundėr pushtuesve romakė. Ndryshonte prej tyre Delmini, kryeqendra e dalmatėve, tė cilėn Straboni e ka quajtur njė qytet tė madh; sikurse del nga pėrshkrimet e disa autorėve tė tjerė antikė, ai ka qenė shumė i fortifikuar, i rrethuar me mure tė larta dhe i vėshtirė pėr t’u pushtuar. Pėr tė njohur natyrėn e qendėrbanimeve tė fortifikuara tė dalmatėve mund tė ndihmonte arkeologjia; por ato qendėrbanime kanė mbetur ende tė pastudiuara mirė. Sidoqoftė ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veēse me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, por i shėrbyen kryesisht popullsisė blegtorale. Duke qenė blegtoria degė kryesore e ekonomisė sė viseve tė brendshme dalmate, nė kėto vise u zhvilluan ato zeje qė lidhen me blegtorinė. Kėshtu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit tė leshit dhe krijimit tė punishteve tė tekstilit. Nė popullsinė blegtorale tė dalmatėve pati njė zhvillim edhe punimi i drurit, i ndihmuar nga pyjet e pasura tė viseve tė tyre.
Tė dhėnat burimore tė shkruara dhe arkeologjike, tregojnė se te dalmatėt e viseve tė brendshme u ruajt mė gjatė organizimi fisnor; pėr marrėdhėniet ekonomike e shoqėrore tė ruajtura te dalmatėt e brendshėm bėn fjalė Straboni kur shkruan se, ende nė kohėn e tij, dalmatėt e ndanin tokėn ēdo tetė vjet dhe se ndryshe nga banorėt e bregdetit, pėrdornin monedhat. Nga kjo e dhėnė e Strabonit kuptohet se nuk ishte fjala pėr tokat e kulturave bujqėsore, ku ekzistonte prona private, por pėr kullotat, pyjet etj., tė cilat vazhdonin, si edhe tek ilirė tė tjerė, tė ishin prona tė pėrbashkėta. Por, nė tė njėjtin vend Straboni shkruan se Salona ishte njė skelė e dalmatėve dhe se nė viset e tyre ka pasur qendėrbanime tė shumta (sipas tij numri arrinte nė 50); qytete tė rėndėsishme, pėrveē Salonės e Delminit, kanė qenė Propona, Ninia, Andetri etj. Ėshtė e qartė se njoftimi i parė i Strabonit u pėrket viseve tė brendshme, kurse nė krahinėn bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe. Nė ishujt fqinjė dhe nė bregdet ndodheshin kolonitė greke tė Farit e tė Isės dhe qytetet Tragur e Epeti, tė varura prej kėsaj tė fundit. Nė krahinėn bregdetare ku ndodheshin tė gjitha qendrat qytetare qė u pėrmendėn mė sipėr, janė gjetur materiale arkeologjike e monedha, midis tė cilave edhe monedha tė Dyrrahut e tė Apolonisė, tregues tė njė zhvillimi ekonomik e shoqėror tė pėrparuar. Nė kėtė krahinė tė gjerė tė federatės sė dalmatėve organizimi fisnor po ia lėshonte vendin shoqėrisė skllavopronare. Ka qenė ky zhvillim qė pati treva e federatės sė dalmatėve, i cili e bėri kėtė tė fundit njė fuqi politike tė rėndėsishme nė brigjet e Adriatikut Verior nė shek. II-I p.e.sonė.
Nė fillim tė shek. II p.e. sonė, gjatė sundimit tė Pleuratit dalmatėt qenė nė vartėsinė e shtetit ilir, por pėr njė kohė tė shkurtėr. Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit nė krye tė shtetit ilir nė vitin 181 p.e.sonė ata u bėnė pėrsėri tė pavarur. Pas shkėputjes nga shteti ilir federata e dalmatėve u forcua shumė. Nė kėtė kohė dalmatėt bashkuan rreth vetes edhe popullsi tė tjera ilire, tė cilat qenė detyruar t’i jepnin federatės si tribut, bagėti dhe grurė. Nė viset bregdetare adriatikase, Traguri e Epeti, dy qytete qė ishin nėn varėsinė e kolonisė sirakuziane, Isės, dhe qė ndodheshin pranė Salonės, qenė detyruar t’i jepnin gjithashtu njė tribut federatės sė dalmatėve. Dalmatėt u pėrpoqėn njėkohėsisht tė nėnshtronin daorsėt, tė cilėt zotėronin vetėm krahinat pas bregut tė majtė tė rrjedhjes sė poshtme tė lumit Naretva. Daorsėt para vitit 168 p.e.sonė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe me rėnien e kėtij tė fundit kishin hyrė nėn protektoratin e Romės.
Forcimi i federatės sė dalmatėve sidomos nė viset bregdetare jugore, nuk mund tė mos ngjallte shqetėsime nė shtetin romak, qė ndiqte njė politikė pushtuese nė viset veriore ilire. Kėtė politikė pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja pėr tė mbrojtur kufijtė lindorė tė Italisė. Kėshtu pati vepruar qė nė kohėn e luftėrave iliro-romake, ndėrsa nė vitin 178 p.e.sonė ushtria romake, pasi kishte thyer qėndresėn e istrėve, kishte pushtuar gjithė gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar mė tej politikėn pushtuese Roma sulmoi edhe federatėn e dalmatėve. Pėr luftėn kundėr dalmatėve romakėt pėrdorėn si pretekst ankesat e daorsėve e tė Isės, tė cilėt ishin nėn tutelėn e Romės, dhe sjelljet e kėqija tė dalmatėve kundėr delegatėve tė tyre. Vepra e Polibit, qė ėshtė burimi kryesor pėr kėto ngjarje, tregon se nuk qenė veprimet e dalmatėve shkaku i luftės, por plani i Romės, i pėrgatitur me kohė pėr tė pushtuar trevėn veriore ilire. “Duke ndėrmarrė njė fushatė kundėr dalmatėve, shkruan Polibi, nė njėrėn anė do tė nxitnin, do tė ngrinin shpirtin luftarak tė popullit tė tyre dhe, nė anėn tjetėr, do t’u jepnin njė mėsim ilirėve dhe do t’i detyronin t’i nėnshtroheshin sundimit tė Romės. Pėr kėto arsye romakėt u shpallėn luftė dalmatėve, por pėrpara popujve tė tjerė hiqeshin se e bėnė kėtė pėr shkak tė sjelljes sė keqe tė dalmatėve ndaj pėrfaqėsuesve tė tyre”.
Nė vitin 156 p.e.sonė ushtria romake duke pasur si bazė rrjedhjen e poshtme tė lumit Naretva filloi sulmin kundėr dalmatėve. Pėrpjekja e parė e ushtrisė romake pėr t’u futur nė viset e dalmatėve pėrfundoi keq dhe ajo u detyrua tė kthehej pėrsėri nė bazėn e nisjes. Konsulli romak G. Mark Figuli, duke shpresuar se do t’i zinte dalmatėt nė befasi, i sulmoi pėrsėri ata nė fillim tė dimrit. Dalmatėt e pėrballuan me sukses sulmin qė ushtria romake i bėri kryeqendrės sė tyre Delminit, por njė vit mė vonė, pas pėrgatitjesh tė mėdha, romakėt duke pėrdorur tė gjitha mjetet mundėn tė pushtojnė Delminin. Burimet e shkruara nuk bėjnė fjalė pėr gjendjen qė u krijua pas luftės. Ngjarjet e mėpastajme tregojnė se lufta vėrtet pėrfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nėnshtrimin e dalmatėve. Pas kėsaj lufte romakėt e zgjeruan agresionin e tyre nė Ilirinė e Veriut duke sulmuar japodėt e panonėt. Kėsaj radhe sulmet e romakėve patėn si pikėnisje kufirin verilindor tė Gadishullit Italik dhe si bazė pėr fushatat e tyre kundėr ilirėve shėrbeu qyteti Akuilea, nė Gadishullin e Istrisė, ku shteti romak kishte vendosur njė koloni me qytetarė romakė. Japodėt e panonėt, ashtu si dalmatėt i vazhduan pėr njė kohė tė gjatė luftėrat kundėr pushtuesve romakė. Me qėndresėn qė i bėnė shtetit romak pėr mė se njėqind vjet - nga gjysma e dytė e shek. II deri nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e.sonė - popullsitė ilire tė veriut, e detyruan atė tė dėrgonte nė viset e tyre ushtri tė reja, por pa arritur rezultate tė dukshme. Nė krye tė popullsive veriore ilire, nė luftėn kundėr romakėve, qėndronin dalmatėt, tė cilėt pėr shumė vjet me radhė mbetėn kundėrshtarėt mė tė fortė tė Romės.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. II p.e.sonė kundėr pushtuesve romakė luftuan edhe ardianėt. Ardianėt ishin njė nga popullsitė e mėdha ilire qė jetonte nė brigjet e Adriatikut tė Mesėm deri nė afėrsi tė liqenit tė Shkodrės. Viset e tyre, qė bėnin pjesė nė shtetin ilir, pas vitit 168 p.e.sonė, ishin futur nė njėrėn nga krahinat pseudoautonome tė krijuara nga shteti romak. Nėn ndikimin e luftės dhe tė qėndresės sė federatės sė dalmatėve kundėr Romės, ardianėt e ndryshuan statusin e vendosur nė vitin 168 dhe u bėnė tė pavarur. Nė pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitėn e tyre nė njė krahinė tė varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshėn sė pari me “aleatėt” e kėtij shteti. Sipas Tit Livit ardianėt e pleurejtė “shkretonin Ilirinė qė ishte nėn romakėt”. Pėrpjekjet e ardianėve e tė pleurejve pėr tė forcuar pavarėsinė e tyre, nė njė kohė kur edhe fise tė tjera ilire luftonin kundėr pushtuesve romakė, krijuan pėr Romėn njė situatė tė vėshtirė, tė rėnduar edhe nga kryengritja e skllevėrve nė Sicili. Pėr tė dalė nga kjo situatė shteti romak dėrgoi nė viset e ardianėve e tė pleurejve njė ushtri relativisht tė madhe, tė pėrbėrė nga 10 mijė kėmbėsorė e 600 kalorės. Mėnyra se si u zhvilluan luftimet tregon se sulmi romak i gjeti ardianėt e pleurejtė tė papėrgatitur pėr njė luftė e qėndresė tė gjatė. Burimet japin njoftime vetėm pėr njė betejė qė u bė nė vitin 135 p.e.sonė, ku romakėt i thyen ardianėt e pleurejtė. Pas kėsaj lufte shteti romak, pėr tė shmangur njė kryengritje e re, i shpėrnguli me forcė ardianėt nga bregdeti nė viset e brendshme malore tė Hercegovinės sė sotme.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:33 am

2. KRYENGRITJET E ILIRĖVE

Kryengritjet e ilirėve nė mesin e shek. I p.e.sonė
Megjithėse popullsitė e ndryshme ilire ishin mundur nė beteja tė veēanta nga ushtria romake, kjo e fundit nuk e kishte thyer pėrfundimisht qėndresėn e tyre. Pas luftėrave mbrojtėse filluan kryengritjet. Mizoritė e ushtrive romake, veprimet arbitrare tė komandantėve e tė qeveritarėve romakė, taksat e rėnda, plaēkitjet e grabitjet e pushtuesve i shtynė nė kryengritje ilirėt e veriut dhe tė jugut. Pushtimi romak bėhej pėrherė e mė i rėndė; nė krahinat e pushtuara nuk ishin tė siguruara as gjėja, as nderi dhe as jeta e ilirėve.
Kjo bėri qė nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e.sonė, gjatė krizės politike qė kaloi Republika Romake pėr shkak tė luftės civile, lufta ēlirimtare e ilirėve tė zgjerohej edhe mė shumė. Nė krahina tė ndryshme tė Ilirisė, sidomos nė ato bregdetare u krijua njė situatė e favorshme, e cila u dha shkas pėrpjekjeve pėr ēlirim. Duke pasur synime tė qarta politike, ilirėt u pėrpoqėn tė pėrfitonin nga konfliktet qė lindėn nė gjirin e klasės sunduese romake. Kėshtu nė vitet 50 tė shek. I p.e.sonė njė pjesė e qyteteve (ku ishin vendosur qytetarė italikė) qė kishin filluar tė zhvilloheshin ekonomikisht, morėn anėn e Cezarit; paria ilire, e nisur nga interesat e saj jetėsore, pėrkrahu kundėrshtarin e tij, Pompeun.
Tė parėt qė morėn armėt dhe u ngritėn kundėr romakėve qenė pirustėt; nė vitin 50 p.e.sonė ata sulmuan krahinat jugore tė vėna nėn administrimin e Cezarit. Shteti romak mori masa mbrojtjeje kundėr pirustėve kryengritės, dėrgoi forca tė reja ushtarake dhe fortifikoi qytetet. Ne kemi dėshminė e tri mbishkrimeve latine tė gjetura nė Lezhė dhe tė vetė Cezarit pėr rindėrtimin e fortifikimeve tė Lisit, qė duhet tė ketė qenė njė nga qytetet e para tė sulmuara nga pirustėt.
Atė qė nuk mundėn ta bėnin pirustėt, dėbimin e pushtuesve romakė nga vendi i tyre, e bėnė dalmatėt. Nė vitet 50 tė shek. I p.e.sonė dalmatėt rimėkėmbėn federatėn e tyre. Nė kufirin verior me liburnėt ata ēliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrinė e fortė romake tė dėrguar kundėr tyre nga Cezari. Nė vitet 47-48 nė njė betejė tė madhe ata shkatėrruan tėrėsisht ushtrinė romake tė pėrbėrė nga 15 kohorta kėmbėsorėsh e 3 000 kalorės. Mė shumė se 2 000 ushtarė, 30 centurionė e 4 tribunė romakė u vranė nė kėtė betejė. Me disfatė pėrfunduan edhe operacionet e tjera tė ushtrisė romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatėt pas kėtyre betejave “nga plaēka e shumtė qė zunė jo vetėm u pasuruan nė tė holla, por rritėn fuqinė e tyre ushtarake”. Dalmatėt mbetėn tė pavarur dhe tė fuqishėm edhe pas vdekjes sė Cezarit.
Kundėr pushtuesve romakė u ngritėn edhe parthinėt, tokat e tė cilėve gjatė luftėrave u bėnė shesh lufte. Me pasoja pėr ta qe lufta midis Cezarit e Pompeut qė shkatėrroi ekonominė e tyre. Gjatė kėsaj lufte ushtritė romake grabitėn popullsinė parthine dhe krijuan aty njė gjendje pasigurie. Pėr herė tė parė parthinėt ngritėn krye nė vitin 48 p.e.sonė, por kryengritja mė e madhe e tyre ka qenė ajo e vitit 39, gjatė sė cilės u shkaktuan pushtuesve romakė humbje tė mėdha. Por nė luftimet u vranė rreth 5 000 kryengritės. Sipas tregimit tė Apianit, edhe pasi ishte shtypur kryengritja, njėri prej komandantėve romakė, Mark Antoni, do tė ndihmonte ushtrinė qė kishte nė tokat ilire dhe me qėllim qė ta bėnte tė pasur dhe njėkohėsisht ta stėrviste, e hodhi kėtė ushtri kundėr parthinėve.
Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. I fise tė tjera kryengritėse ilire tė veriut vazhduan tė luftojnė kundėr pushtuesve romakė. Oktaviani, qė ishte bėrė nė vitet 40 sundimtar i vetėm i shtetit romak, u detyrua tė vinte vetė nė viset ilire tė ēliruara nė krye tė njė ushtrie prej 8-10 legjionesh (pothuaj 1/5 e ushtrisė sė tij). Me kėtė fushatė tė madhe ushtarake Oktaviani kėrkonte tė forconte njėkohėsisht edhe pozitėn e tij nė Itali. Nė vitin 35 p.e.sonė ushtria i sulmoi nga toka dhe nga deti liburnėt, kaonėt dhe japodėt. Kėta tė fundit u bėnė legjioneve pushtuese njė qėndresė tė madhe. Nė qėndresėn ilire tė kėsaj kohe mbetet si njė shembull i madh lufta pėr mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesor tė japodėve. Romakėt mundėn tė pushtonin kėtė qytet vetėm kur ai u shkatėrrua i tėri dhe kur ishin vrarė mbrojtėsit e tij. Pėr tė mos rėnė nė duart e armikut, gratė metulase me fėmijėt e tyre u hodhėn nė zjarrin qė pėrfshiu qytetin. Shteti romak sulmoi pastaj edhe fise tė tjera ilire si panonėt, dalmatėt e dardanėt.
Pas kėsaj fushate tė pėrgjakshme qė u kushtoi rėndė romakėve, kėta tė fundit arritėn deri nė Danub, duke hapur edhe rrugėn tokėsore qė lidhte krahinat danubiane me detin Egje. Ilirėt kryengritės, qė luftonin jo tė bashkuar u mundėn nga ushtria e madhe romake e armatosur dhe e organizuar mirė. Por popullsitė ilire nuk iu nėnshtruan pushtuesit as pas fushatės sė viteve 30, me gjithė masat e marra nga shteti romak, largimin me forcė prej vendit tė tyre tė shumė kryengritėsve dhe kthimin nė skllevėr tė robėrve tė zėnė gjatė luftėrave pushtuese.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:34 am

Kryengritja e ilirėve e viteve 6-9 tė erės sonė

Kryengritja mė e madhe ilire kundėr pushtuesve romakė ka qenė ajo e viteve 6-9 tė e.sonė. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera pėr shtrirjen e gjerė tė saj, pjesėmarrjen e popullsive tė tėra ilire, pėr luftėn e paepur tė kryengritėsve dhe pėr gjendjen e vėshtirė qė krijoi pėr shtetin romak. Kryengritja filloi nė njė kohė kur Perandoria Romake, duke vazhduar politikėn pushtuese tė saj, po pėrgatitej pėr luftėn kundėr markomanėve gjermanikė, tė cilėt kishin krijuar nė tokat e Ēekisė sė sotme njė federatė fisnore tė fuqishme. Shteti skllavopronar romak kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar tė jepnin rekrutė pėr luftėrat e reja pushtuese. Pėr luftėn kundėr markomanėve ishte pėrgatitur njė ushtri e madhe prej 12 legjionesh, e cila do tė plotėsohej me reparte ndihmėse. Ushtarėt e kėtyre reparteve do tė rekrutoheshin kryesisht tek fiset e mėdha tė veriut: dalmatėt, desidiatėt, panonėt etj. Rekrutimi i bėrė me forcė i shtyti pėrsėri nė kryengritje ilirėt, qė ishin rėnduar edhe nga pagesa e taksave. Dalmatėt edhe para kėsaj kryengritjeje kishin qėndruar tė qetė. Tė parėt u ngritėn desidiatėt dhe shumė shpejt kryengritja u pėrhap edhe tek popullsitė e tjera ilire, nga lumenjtė Sava e Dava nė veri, deri tek lumi Mat nė jug, ku u ngritėn pirustėt. Kjo ka qenė kryengritja mė e madhe ku, pėr tė parėn herė, njė tėrėsi popullsish ilire rrokėn armėt sė toku dhe u hodhėn nė luftė kundėr pushtuesve romakė. Ushtria kryengritėse ilire pėrbėhej nga 200 mijė kėmbėsorė e 9 000 kalorės dhe udhėhiqej nga tre komandantė: nga Bato Desidiati dhe nga njė tjetėr Bato e Pini nga fisi i breukėve panonė. Duke bashkėrenditur veprimet e tyre, kryengritėsit ilirė filluan operacionet nė tri drejtime: 1) Njė grup kryengritėsish u drejtuan nga krahinat bregdetare adriatikase dhe, duke ēliruar mjaft qytete e kėshtjella, zbritėn nė jug deri nė afėrsi tė qytetit tė Apolonisė, nė provincėn e Maqedonisė. 2) Njė grup tjetėr kryengritėsish u drejtua nga veriperėndimi, pėr tė ēliruar krahinat ilire nė kufi me Italinė dhe pėr tė forcuar mbrojtjen nė kėto vise. 3) Njė pjesė tjetėr e kryengritėsve qėndroi nė brendėsi tė viseve dalmate, duke pasur si detyrė jo vetėm ēlirimin e plotė tė vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes.
Lufta ēlirimtare e ilirėve dhe fitoret e para tė tyre u bėnė shqetėsuese pėr romakėt, tė cilėt po humbnin kėshtu tokat e pushtuara nė pjesėn veriore tė Ballkanit. Vrulli i kėsaj lufte e tronditi shumė pushtetin qendror romak. Nė Romė u shpall mobilizimi i pėrgjithshėm. Vetė perandori Oktavian lėshoi kushtrimin nė senat, se “nė dhjetė ditė, po tė mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund tė hyjė brenda nė Romė”. Perandori kėrkoi qė pėr nevojat e ushtrisė shtresat e pasura tė jepnin njė pjesė tė pasurisė sė tyre. U thirrėn nėn armė veteranėt e luftėrave tė mėparshme dhe u pranuan nė ushtri edhe skllevėrit e liruar. Me markomanėt shteti romak bėri njė marrėveshje, e cila u lehtėsua edhe nga fakti qė nuk kishin filluar veprimet e luftės. Legjionet romake, tė dėrguara kundėr markomanėve dhe tė vėna nėn komandėn e Tiberit, morėn urdhėr tė drejtohen pėr nė Iliri, ku ziente kryengritja.
Me gjithė masat e forta qė mori Perandoria Romake, gjatė dy viteve tė para tė luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte nė duart e kryengritėsve, tė cilėt duke vepruar me shpejtėsi dhe shkathtėsi e goditnin ushtrinė romake nė befasi dhe nė disa drejtime nė njė kohė, sulmonin kolonat e furnizimit etj. Nė luftė kundėr kryengritėsve ilirė, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga mė tė fortat, kėrkoi ndihmėn e aleatit tė tij Remetalkut, mbretit tė Trakėve dhe dėrgoi nė Ilirik komandantėt mė tė mirė ushtarakė. Ushtria romake gjatė operacioneve nė viset ilire pėrdori tė gjitha mjetet pėr tė mposhtur qėndresėn e ilirėve, forcėn e armėve, djegien e qendėrbanimeve tė ilirėve kryengritės, shkatėrrimin e arave, tė kopshteve e tė pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsisė ilire nė skllevėr. Nė vitin e tretė tė kryengritjes duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė krijuar pas dimrit tė fortė nė vitet 7/8, duke pėrdorur intrigat dhe pėrēarjet, romakėt mundėn me anė premtimesh tė bėnin pėr vete Baton, njėrin prej prijėsve breukė. Megjithėse Batoja i breukėve u kap shpejt nga kryengritėsit dhe u dėnua si tradhtar, kryengritėsit panonė ishin pėrēarė dhe ushtria romake mundi ta shtypte qėndresėn e fiseve kryengritėse tė Panonisė.
Nė vitin 9 vatra kryesore tė kryengritjes mbetėn krahinat dalmate. Shteti romak, nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė angazhoi tė gjitha forcat ushtarake tė grumbulluara. Kryengritėsit ilirė, ndėr tė cilėt forcėn kryesore e pėrbėnin dalmatėt, qenė tė detyruar t’u bėnin ballė sulmeve tė njė ushtrie armike disa herė mė tė madhe dhe qė zotėronte mjete tė shumta lufte. Kryengritėsit dalmatė treguan nė luftimet kundėr legjioneve romake njė trimėri e vendosmėri tė madhe dhe u shkaktuan dėme tė shumta armiqve. Nėn muret e kėshtjellės sė Andetrit, nė Dalmati romakėt nga rrethues u shndėrruan nė tė rrethuar dhe shpėtuan nga njė katastrofė e madhe, tė ndihmuar pėrsėri nga tradhtia e disa pėrfaqėsuesve tė parisė vendase. Nė mbrojtje tė njė kėshtjelle tjetėr, Arbudės, me kryengritėsit u bashkuan edhe gratė, tė cilat pėr tė mos rėnė nė duart e armiqve u hodhėn me fėmijėt e tyre nė zjarrin qė kishte pėrfshirė kėshtjellėn dhe nė humnerat poshtė saj. Kėshtjellat dalmate, tė mbrojtura nga kryengritėsit ranė nė duart e pushtuesve romakė si gėrmadha dhe pa banorė. Popullsi tė veēanta ilire e vazhduan qėndresėn edhe pas rėnies sė kėshtjellave dalmate. Tė fundit qė u mposhtėn qenė desidiatėt e pirustėt, tė cilėt sikurse shkruan historishkruesi romak Velei Paterkuli, pjesėmarrės nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė, “ishin pothuaj tė pathyeshėm nė sajė tė pozitės sė vendeve dhe tė maleve, tė natyrės sė tyre tė egėr, tė zotėsisė sė tyre tė ēuditshme pėr tė luftuar...”.
Kryengritja e ilirėve e viteve 6-9 tė e.sonė, sipas historishkruesit romak Suetonit, “ishte mė e tmerrshme nga tė gjitha luftėrat e jashtme pas luftės punike”. Gjatė luftės pėr mposhtjen e kryengritjes shkruan njė tjetėr historianshkrues antik, “shumė njerėz humbėn dhe u shpenzua njė sasi e madhe tė hollash. Sepse gjatė kėsaj lufte u desh tė mblidhej shumė ushtri, ndėrsa plaēka e luftės ka qenė shumė e paktė”. Pasojat e kryengritjes sė madhe ilire, dobėsimi i fuqisė ushtarake tė Perandorisė Romake, qė nuk dispononte mjete tė mjaftueshme pėr njė luftė tė re, u dukėn shumė qartė nė disfatėn e nė humbjen e tri legjioneve nė pyllin e Teutiburgut nė viset gjermane. Kryengritja e madhe e ilirėve e viteve 6-9 krijoi nė Perandori njė situatė tė nderė e tė vėshtirė. Ajo i dha fund periudhės agresive tė politikės sė jashtme tė Oktavianit. Shteti romak u detyrua tė hiqte dorė nga politika e tij pushtuese kundėr markomanėve gjermanikė dhe Evropės Qendrore.
Raprezaljet qė bėnė romakėt nė viset ku shpėrtheu kryengritja qenė tė tmerrshme. Kryengritėsve iu mor toka dhe ēdo gjė qė kishin; disave u prenė duart, kurse shumė tė tjerė u shitėn si skllevėr. Vetėm pas mė shumė se njė shekulli e gjysmė luftimesh pushtuesit romakė mundėn tė mposhtnin qėndresėn e armatosur tė ilirėve dhe t’i nėnshtronin “nė njė farė mėnyre”. Straboni shkruante asokohe se shkretimi i Ilirisė “ka filluar prej shumė kohėsh dhe nė disa vise nuk ka pushuar as sot e kėsaj dite pėr shkak tė kryengritjeve...”. “Romakėt po ngrehin lėmet nė shtėpitė e tyre”.
Pas kryengritjes sė madhe tė viteve 6-9 tė e.sonė ndonėse nuk pati lėvizje tė mėdha tė organizuara tė ilirėve kundėr romakėve, qėndresa e ilirėve ndaj pushtuesve, e sidomos kundėr romanizimit e asimilimit vazhdoi gjatė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:35 am

K R E U VIII
ILIRIA NĖ PERIUDHĖN E ZGJERIMIT DHE TĖ RĖNIES
SĖ PERANDORISĖ ROMAKE


1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQĖRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISĖ NĖ SHEK. I-III E.SONĖ

Shteti romak si gjatė luftėrave, ashtu edhe pas mbarimit tė tyre u mor me organizimin administrativ tė viseve tė pushtuara, tė cilin e kreu nė disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave qė krijoheshin herė pas here dhe nė pajtim me mundėsitė qė kishte vetė shteti romak. Qėllimi kryesor i organizimit administrativ tė Ilirisė, ka qenė pėrforcimi i pushtetit romak, me anė tė tė cilit do tė kalohej nė njė administrim e shfrytėzim mė racional e sistematik tė provincave ilire. Kjo ka ndodhur nė periudhėn e fundit tė Republikės sė Romės dhe nė mėnyrė tė veēantė me krijimin e perandorisė. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet nė pronėsinė tokėsore, shndėrrimi i disa qyteteve nė koloni romake dhe ngulimet e njė popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikės dhe i prodhimit, shfrytėzimi i minierave dhe ndėrtimi e rindėrtimi i rrugėve dhe nė pėrgjithėsi situata e rėndė qė iu imponua ilirėve, veēanėrisht duke filluar nga shek. I e.sonė.
Bashkė me kėtė politikė Roma bėri pėrpjekje tė mėdha pėr asimilimin, “romanizimin” e popullsisė ilire, por pa arritur rezultate tė dukshme.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:35 am

Marrėdhėniet agrare. Krijimi i latifondeve

Qė nė shek. I p.e.sonė, por nė mėnyrė tė veēantė pas shek. I e.sonė, shteti skllavopronar romak filloi zbatimin nė viset ilire tė njė politike agrare, nė thelb tė sė cilės ishte marrja me forcė, konfiskimi i tokave mė tė mira e pjellore, tė cilat i shpalli “ager publicus”, prona tė shtetit romak. Njė pjesė tė madhe tė tokave tė konfiskuara Roma ua dha qytetarėve romakė, kolonistėve romakė e italikė dhe veteranėve tė ushtrisė, tė cilėt banonin nė periferinė e qyteteve, duke i shndėrruar nė toka tė qyteteve qė qenė kthyer nė koloni e nė municipe. Por nga fondi i tokave tė grabitura morėn prona edhe pėrfaqėsuesit e aristokracisė tokėsore; nė kėtė mėnyrė nė Iliri u krijuan ekonomitė e mėdha bujqėsore, latifondet. Latifondet gjendeshin kryesisht nė fushat, zonat e ulėta kodrinore dhe nė luginat e ulėta tė lumenjve, mė tepėr pranė rrugėve tė mėdha, sepse ato furnizonin me prodhime bujqėsore qendėrbanimet e mėdha. Nga burimet e shkruara del se zotėrime tė mėdha tokash, latifonde ka pasur nė krahinat bregdetare dhe nė fushat e brendshme. Pėrreth Buthrotit ka pasur prona tė mėdha tokėsore Pompon Atiku, qė i pėrkiste parisė skllavopronare romake, kurse nė rrethet e kolonive tė Ulpianės e tė Skupit, nė Dardani, zotėronte prona tė gjera tokėsore familja patrice romake e Turėve.
Me gjithė konfiskimet tokėsore pushtuesit romakė i lanė toka edhe popullsisė ilire dhe nė kėtė drejtim vepruan sipas qėndrimit qė mbanin kundrejt fiseve tė ndryshme. Nė mėnyrė tė veēantė pronat tokėsore tė vendasve u ruajtėn nė viset e brendshme ilire, ku nė shekujt e parė tė erės sonė, njė pjesė e madhe e popullsisė jetonte, ende nė fshatra, e organizuar nė bashkėsi fshatare. Pjesėtarėt e kėtyre bashkėsive fshatare, krahas pronės sė pėrbashkėt, kullotave, djerrinave e pyjeve zotėronin ngastra toke, tė cilat i punonin vetė, me mjetet e tyre.
Skllavopronarėt romakė, pas tyre dhe paria ilire, vazhduan tė konfiskonin tokat duke bėrė pėrpjekje tė reja pėr t’i rritur pronat e tyre tokėsore. Tė dhėnat mbishkrimore tregojnė se nė fillim tė shek. II tė erės sonė, territori bujqėsor i qytetit tė Dyrrahut arrinte deri nė Skampin (Elbasan) qė ishte njė fshat “vicus” i varur nga Dyrrahu. Mbishkrimet latine, tė zbuluara nė fshatra tė ndryshme tė fushės sė Tiranės dhe qė i takojnė shek. I tė erės sonė mbajnė emra jo ilire, ēka do tė thotė se edhe nė kėtė zonė pronat bujqėsore u ishin marrė vendėsve. Nė lidhje me grabitjen e tokave tė bashkėsive fshatare vendėse me shumė interes ėshtė njė mbishkrim i shek. II tė erės sonė i zbuluar nė tokat e orestėve, qė banonin nė krahinat kufitare juglindore ilire. Nė kėtė dokument mbishkrimor, i gjetur pranė Vatinės, theksohet e drejta e njohur e orestėve pėr zotėrimin e tokave shtetėrore nė territorin e qytetit Vatina. Nė mbishkrim theksohet gjithashtu se nga kjo e drejtė pėrjashtohen “tė huajt”, nė kėtė rast pronarėt romakė tė tokave qė kėrkonin tė zgjeronin pronat e tyre tokėsore. Njė organizim tė ngjashėm me orestėt, pra edhe marrėdhėnie agrare tė ngjashme me ta kanė pasur edhe dasaretėt. Njė veēanti e krahinave tė banuara nga orestėt, dasaretėt dhe popullsitė e tjera malėsore tė Ilirisė Juglindore ėshtė mungesa, nė gjetjet arkeologjike, e dokumenteve mbishkrimore nė gjuhėn latine. Kjo mungesė mund tė shpjegohet vetėm me njė status tė posaēėm tė kėtyre krahinave ilire.
Marrėdhėniet e reja agrare tė vendosura nė Iliri gjatė sundimit romak e keqėsuan shumė gjendjen sidomos tė asaj pjese tė fshatarėsisė ilire qė i ishin grabitur tokat. Fshatarėt e mbetur pa tokė u detyruan tė iknin dhe tė kėrkonin punė si argatė nė qytetet dhe nė minierat. Ata qė mbeteshin nė fshat pėr tė jetuar, u shtrėnguan tė punonin si mėditės - arrendatorė - nė pronat tokėsore tė qyteteve dhe tė latifondistėve romakė. Nė veprėn e tij “Mbi ekonominė fshatare” shkrimtari romak Varroni shkruan pėr ekzistencėn nė shek. I tė erės sonė tė fshatarėve tė varur, tė skllavėruar nė borxhe, tė cilėt ai i quan “obaerati”, qė sipas tij gjendeshin me shumicė nė Iliri dhe punonin nė vende e nė kushte tė vėshtira. Edhe gjendja e fshatarėve tė lirė nuk ishte aspak e mirė; mbi ta rėndonin taksa e detyrime tė ndryshme, tė cilat i ēuan nė shkatėrrim tė plotė. Shumė prej fshatarėve tė shpronėsuar, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar jetėn hynin nė borxhe, shpeshherė duke u kthyer edhe nė skllevėr. Skllevėrit nė pėrgjithėsi i bėnin punimet bujqėsore nė latifondet dhe nė pronat tokėsore tė qyteteve.
Zhvillimi i ekonomive bujqėsore nė territoret e konfiskuara nga qytetet, rritja e pronave tė mėdha tokėsore e shpejtoi procesin e zėvendėsimit tė pronės sė pėrbashkėt (prona kolektive u bė pronė e “shtetit romak”) me atė private dhe pati si pasojė shtrirjen dhe thellimin mė tej tė marrėdhėnieve skllavopronare nė fshatin ilir. Ky proces preku edhe pronat e vogla private nė ato vise qė hynin nėn administrimin e qyteteve ose ku kishte mundėsi tė zhvilloheshin latifondet. Mė pas u bėnė pėrpjekje pėr t’i shtrirė marrėdhėniet e reja agrare edhe nė viset e brendshme. Megjithatė, nė krahinat e brendshme ilire vazhdoi tė ruhej edhe prona e vogėl tokėsore dhe fshatarėt e lirė. Nė kėto krahina blegtoria, krahas bujqėsisė, mbeti njė degė e fuqishme e ekonomisė sė popullsisė ilire.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:36 am

Qytetet

Duke filluar nga shek. I i e.sonė nė krahinat ilire ndodhėn ndryshime edhe nė jetėn qytetare. Kėto ndryshime u bėnė natyrisht nė pajtim me traditat vendase tė urbanizimit dhe me kushtet e reja politiko-ekonomike tė krijuara nė tre shekujt e parė tė erės sonė.
Kėshtu nė Ilirinė e Jugut dhe nė Epir, gjatė shekujve tė mėsipėrm nuk u ngritėn qytete tė reja, madje nė krahasim me periudhėn pararendėse numri i tyre u pakėsua. Nuk kanė tė bėjnė me procesin e urbanizimit tė asaj kohe, disa kėshtjella (castra), me karakter thjesht ushtarak, tė cilat u ngritėn gjatė rrugėve mė tė rėndėsishme.
Me pushtimin romak dhe me organizimin administrativo-ekonomik provincial pjesa mė e madhe e qyteteve autoktone nuk i kishin mė funksionet ekonomike e politike qė kishin pasur mė parė dhe, duke mos pasur mundėsi tė zhvilloheshin mė tej, filluan tė bien. Nė kushte tė tilla banorėt e disa qyteteve e qytezave tė fortifikuara ilire braktisėn vendbanimet kodrinore-malore dhe zbritėn nė fushė. Disa prej tyre, megjithėse u kthyen administrativisht nė gjendjen e fshatrave, nuk kanė pushuar sė qeni qendra qytetare, tė tjerat u bėnė vendbanime fshatare duke u marrė kryesisht me bujqėsi. Pati edhe ndonjė qendėrbanimi tė fortifikuar ilire, qė duke pasur qysh nė fillim karakter mbrojtės u shndėrrua si qendėr e njė garnizoni ushtarak romak.
Shpėtuan nga rrėnimi pėr dy-tre shekuj pak qytete qė pėrfituan nga politika e diferencuar qė zbatuan nė fillim autoritetet pushtuese romake. Kjo politikė mbėshtetej nė qėndrimin proromak tė disa qyteteve gjatė periudhės sė luftėrave iliro-romake dhe ndikohej nga fakti se romakėt pėr njė farė kohe nuk qenė nė gjendje tė qeverisnin drejtpėrdrejt tė gjitha krahinat bashkė me tė gjitha qytetet e pushtuara. Nė krye tė kėtyre qyteteve ishte ai i Apolonisė, ku u ruajtėn krahas autonomisė sė brendshme edhe traditat kulturore-artistike helenistike, gjuha greke dhe punishtja monetare, ku priteshin monedha deri nė fillim tė shek. III tė erės sonė. Statusin e vjetėr dhe njė autonomi tė brendshme ruajtėn edhe qytetet Amantia e Foinike.
Njė impuls tė ri nė zhvillimin e tyre ekonomik e kulturor patėn nė tė gjithė Ilirinė qytetet qė morėn statusin e kolonisė dhe tė municipit. Nė Ilirinė e Jugut koloni romake u bėnė Skodra, Dyrrahu, Bylisi dhe Buthroti, kurse nė Ilirinė e Veriut dhe tė brendshme si koloni tė rėndėsishme qenė Narona, Salona, Jader, Epidauri dhe Skupi. Tė dhėnat qė kemi pėr kėto koloni tregojnė se njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė sė tyre pėrbėhej nga italikė tė ardhur aty, nga veteranė tė legjioneve romake dhe banorė me prejardhje nga Lindja. Kjo popullsi, pavarėsisht nga pėrbėrja etnike, kishte tė drejtėn e qytetarisė romake dhe formonte shtresėn mė tė pasur tė qyteteve. Nė duart e saj ishin pėrqendruar postet mė tė rėndėsishme administrative. Mbajtja e tyre, qė konsiderohej detyrė nderi, ishte e lidhur edhe me detyrime nė fushėn e ndėrtimeve, tė zbukurimit tė qyteteve etj. Pėrfaqėsuesit e shtresės sė pasur, kalorėt, financonin shfaqje teatrale, garat sportive dhe luftėrat e pėrgjakshme tė gladiatorėve. Tė hollat pėr tė gjitha kėto nxirreshin nga puna e skllevėrve dhe e masės sė gjerė tė popullsisė sė varfėr.
Nė pėrbėrjen e shtresave tė larta ka pasur edhe ilirė tė pasur, pėrfaqėsues tė shtresės skllavopronare ose tė parisė sė vjetėr fisnore, tė cilėt kishin marrė qytetarinė romake. Nė njė situatė tė tillė, paria provinciale ilire, si njė shtresė e privilegjuar, e cila mė tė shumtėn i pėrkiste shtresės sė kalorėve dhe prej nga dilnin edhe komandatė ushtarakė, u bė njė pėrkrahėse e shtetit romak, sepse ajo shihte te pushteti i fortė perandorak mbrojtėsin e interesave tė saj.
Shtresat e tjera tė popullsisė sė lirė, me tė drejta qytetare, pėrbėheshin nga pronarėt e vegjėl tė tokave, zejtarėt e tregtarėt. Banorėt vendės qė nė to kanė qenė tė paktė, sepse qenė dėbuar qė nė fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqėsore, nuk kishin tė drejta politike dhe kryenin punė tė rėnda si punėtorė krahu, druvarė, barinj etj.
Kolonitė, bashkė me municipet, kanė qenė baza ekonomike tė Romės dhe njėkohėsisht bėrthama pėrēuese tė politikės sė asimilimit tė popullsisė ilire. Veprimtaria ekonomike e kulturore e tyre ka qenė e lidhur ngushtė me Romėn e modelet romake dhe gjuha zyrtare e tyre ka qenė gjuha latine.
Institucionet municipale ishin tė njėjta nė tė gjitha qytetet-koloni tė Ilirisė dhe ishin organizuar sipas shembullit tė Romės. Organ drejtues ka qenė kėshilli i qytetit ordo decuriorum, i cili vendoste pėr ēėshtjet mė me rėndėsi. Pushteti ekzekutiv ushtrohej nga njė kolegj prej dy magjistratėsh tė lartė, tė zgjedhur pėr 5 vjet, duumviri quinquennales. Funksionarė tė tjerė tė qytetit ishin edilet (aediles), tė cilėt kujdeseshin pėr ndėrtimet publike e furnizimin e popullsisė, kuestorėt (questores), qė kishin nėn kontrollin e tyre arkėn e shtetit. Nė administrimin e qytetit njė detyrė e lartė ka qenė detyra e mbrojtėsit ose e patronit tė kolonisė (patronus coloniae), i cili ishte i ngarkuar nga perandori pėr tė mbrojtur interesat e saj.
Nė krahinat ilire, pėrveē qyteteve-koloni nė shekujt e parė tė erės sonė njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur disa qendėrbanime tė vogla tė quajtura municipe, tė cilat kanė pasur njė vetėqeverisje mė tė kufizuar. Municipet zotėronin gjithashtu prona tokėsore nė periferinė e afėrt; zejtaria e tregtia nuk kanė qenė aq tė zhvilluara dhe nė pėrgjithėsi nė kėto qendėrbanime nuk ka pasur institucione, qė ishin karakteristike pėr kolonitė. Municipe ka pasur edhe nė viset e brendshme, disa prej tė cilave kanė qenė lidhur me minierat. Njė municip i tillė ka qenė Ulpiana nė Dardani (afėr Prishtinės), e ngritur nė fillim tė shek. II tė erės sonė pranė njė qendre minerare, qė u bė shpejt qendra kryesore e krahinės. Nė municipet e zonave tė brendshme popullsia ishte thuajse tėrėsisht vendase, nė to puna e skllevėrve ka qenė pėrdorur fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, kurse banorėt ilirė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre kanė qenė marrė me bujqėsi e blegtori. Nė kėto qendėrbanime u ruajtėn mė tė forta traditat e lashta vendėse dhe politika asimiluese e shtetit romak gjeti njė kundėrshtim e njė qėndresė mė tė madhe se nė rajonet bregdetare.
Burimet e shkruara antike tregojnė pėr ekzistencėn nė Iliri tė disa qendėrbanimeve tė vogla tė fortifikuara, tė cilat i quajnė castella ose oppida (kėshtjella apo qyteza), banorėt e tė cilave nuk kishin tė drejtėn e qytetarisė romake. Kėto kėshtjella e qyteza ilire ishin edhe qendra tė njėsive krahinore tė brendshme civitates-ve, ku qenė vendosur paria vendase dhe autoritetet provinciale tė perandorisė qė zbatonin politikėn sunduese tė saj.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:37 am

Zejtaria, tregtia dhe komunikacioni

Zhvillimi i mėtejshėm i qyteteve dhe lulėzimi i jetės qytetare nė shekujt e parė tė erės sonė nė provincat ilire ka qenė i lidhur ngushtė me zhvillimin qė morėn degėt e ndryshme tė ekonomisė, zejtaria, tregtia dhe bashkė me ta rrjeti i komunikacionit. Me gjithė ngritjen qė pati nė dy shekujt e parė tė perandorisė provinca e Maqedonisė, ku qenė pėrfshirė edhe Iliria e Jugut dhe Epiri, kėto nuk arritėn gjendjen qė kishin pasur nė kohėn kur qenė tė pavarura. Ndryshe prej tyre, nė krahinat e brendshme e tė veriut, nė Dalmati, Panoni, Dardani etj., vendosja e mėnyrės antike (romake) tė prodhimit u pasua nga njė zhvillim ekonomik mė i lartė se ai qė kishin pasur mė parė.
Nė kėtė periudhė u zhvilluan nė Iliri ato degė tė zejtarive, prodhimet e tė cilave ishin tė destinuara pėr tė plotėsuar kėrkesat e njė rrethi tė gjerė konsumatorėsh, nė radhė tė parė tė vendasve. Nė kėtė kategori hynin veglat e punės, orenditė shtėpiake, enėt prej balte, qelqi dhe stolitė. Zhvillimi i metalurgjisė dhe i disa zejeve tė rėndėsishme u pasua me futjen nė pėrdorim tė njė sėrė veglash tė reja pune, tė cilat e shtuan edhe mė tej prodhimin. Njėkohėsisht vėrehet edhe krijimi, sidomos nė qytetet e mėdha, tė punishteve, tė cilat i zotėronin skllavopronarė tė njohur italikė, sikurse ėshtė rasti i kandilave prej balte tė pjekur tė prodhuar nė Bylis nga firmat e njohura FORTIS e FELIX tė Italisė sė Veriut, tė cilat ishin llogaritur gjithashtu pėr tregun vendės. Nga fundi i shek. I dhe sidomos nė shek. II tė e. sonė bėhet i zakonshėm edhe nė provincat prodhimi i kandilave me firmė, me kallėpe tė sjella nga Italia. Nė qytetet e mėdha ku zejtaria ka qenė mė e zhvilluar zejtarėt ishin tė bashkuar sipas zejeve nė shoqata (collegia). Disa mbishkrime tė zbuluara pėrmendin kolegjet e zejtarėve qė punonin hekurin, gurin e drurin. Shumė qytete tė Ilirisė kanė qenė tė njohura pėr prodhimin e tullave e tė tjegullave, tė armėve, tė tekstileve etj.
Njė nga degėt e ekonomisė qė mori njė zhvillim tė madh nė krahinat ilire nė shek. I-III tė erės sonė dhe pėr tė cilėn pushtuesit treguan njė zell tė madh ka qenė shfrytėzimi i minierave. Pas pushtimit tė Ilirisė edhe minierat e arit, tė argjendit, tė bakrit e tė hekurit tė Dalmatisė, tė Dardanisė e tė viseve tė pirustėve u bėnė prona tė shtetit romak dhe patėn njė rėndėsi tė madhe pėr perandorinė. Shfrytėzimin e minierave perandorake ose e bėnte vetė shteti ose ua jepte sipėrmarrėsve tė vegjėl romakė. Nė minierat punonin, nė kushte tė kėqija, skllevėrit dhe banorėt e lirė vendės. Minierat e provincave ilire filluan tė shfrytėzoheshin nė mėnyrė intensive nė shek. II e.sonė. Flori, historian i shek. I-II tė e.sonė, tregon se pas kryengritjes sė viteve 6-9 romakėt i shtrėnguan dalmatėt “tė gėrmojnė tokėn dhe tė nxjerrin prej saj arin”. Mė vonė minatorėt dalmatė e pirustėt u dėrguan me forcė pėr tė punuar nė minierat e provincės sė Dakisė.
Njė rol jo tė vogėl nė jetėn e krahinave ilire ka luajtur edhe tregtia. Mė e zhvilluar ishte tregtia qė bėnin qytetet si qendra tė prodhimit zejtar me periferinė e tyre bujqėsore dhe me viset e brendshme, nė tė cilėn merrnin pjesė gjerėsisht shtresat e gjera tė popullsisė vendėse. Njė zhvillim tė madh mori gjithashtu tregtia tranzite dhe ajo qė bėhej nė Gadishullin Italik e nė provincat mesdhetare tė perandorisė, qė ishte nė duart e shtresės sė tregtarėve negotiatores, tė cilėt u dukėn nė viset ilire qė nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e.sonė. Nga tregtia pėrfituan ato krahina qė ishin nė afėrsi tė qendrave tė mėdha tregtare ose tė pėrshkuara nga rrugėt e mėdha tė komunikacionit. Qendra tė rėndėsishme tregtare tė kėsaj kohe qenė Dyrrahu, Salona, Jader etj., nė skelat e tė cilave shkarkoheshin mallra tė ndryshme qė drejtoheshin nga perėndimi nė lindje dhe anasjelltas. Sipas njė burimi tė shkruar, nga krahinat dardane eksportohej djathė, kurse Dalmatia, pėrveē djathit, eksportonte lėndė druri tė pėrshtatshme pėr ndėrtime dhe hekur.
Qytetet dhe qendėrbanimet e rėndėsishme tė provincave ilire tė kėsaj kohe kanė qenė lidhur me rrugė. Shteti romak, fill pas pushtimit tė tyre, nisi ndėrtimin e rrugėve tė reja dhe rregullimin e rrugėve tė vjetra. Njė rrugė e njohur dhe e rrahur ka qenė rruga Egnacia (e ndėrtuar fill pas formimit tė provincės sė Maqedonisė (mesi i shek. II p.e.sonė), mbi rrugėn mė tė vjetėr tė Kandavisė), e cila duke u nisur nga Dyrrahu e Apolonia dhe duke kaluar nėpėr Thesalonik arrinte nė Bizant (Kostandinopojėn e mėvonshme), pasi kishte pėrshkuar njė pjesė tė mirė tė krahinave jugore tė Ballkanit. Sipas Strabonit, rruga Egnacia ka qenė e gjatė 553 milje, afėrsisht 830 km. Ajo ishte rruga mė e shkurtėr dhe mė e sigurt midis Italisė sė Jugut, Greqisė Veriore, Maqedonisė e Azisė sė Vogėl. Njė rrugė e rėndėsishme transballkanike ka qenė edhe ajo qė nisej nga bregdeti jugor i Adriatikut, kalonte nėpėr Lis, kapėrcente Drinin dhe dilte nė Dardani duke arritur nė Nais. Nė Nais ajo lidhej me rrugėn qė vinte nga Veriu (Danubi), nga Singiduni e Viminaci dhe qė mbaronte nė Thesalonik. Rrugė tė tjera tė dorės sė parė kalonin gjatė bregdetit pėr nė veri dhe pėr nė jug. Tė dhėna mė tė plota pėr kėto rrugė gjenden nė itineraret (lista rrugėsh e harta grafike, tė hartuara qė nė fillim tė shek. III e.sonė), qė janė njė burim i ēmueshėm pėr rrugėt e lashta, ku jepen edhe emrat e vendbanimeve dhe situata gjeografike. Mjetet e nevojshme pėr ndėrtimin e rrugėve dhe krahėt e punės romakėt i nxirrnin nga popullsia vendase. Gjatė kėtyre udhėve ka pasur vende pėr kėmbimin e kuajve (mutatio) dhe stacione tė posaēme me bujtina (mansio).

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme   Thu Feb 19, 2009 4:38 am

Organizimi administrativ i Ilirisė

Nė fund tė shek. I.p.e.sonė u krijua provinca e Ilirikut (Illyricum), ku qenė pėrfshirė krahinat e Ilirisė Veriore. Provinca e Ilirikut pėrfshinte njė territor shumė tė gjerė: nė veri arrinte deri nė Danub, kurse nė jug deri te lumi Mat; nė lindje provinca e Ilirikut shtrihej nė qendėr tė Ballkanit, duke pėrfshirė nė pėrbėrjen e saj edhe territorin e Serbisė sė sotme. Ndryshimet qė ekzistonin midis krahinave perėndimore bregdetare dhe atyre tė brendshme malore bėnė tė nevojshėm krijimin nė pjesėn qendrore tė Ilirisė tė njė province tjetėr. Provinca e Mėzisė - me kėtė emėr u quajt provinca e re - pėrfshinte edhe Dardaninė, e cila deri atėhere kishte bėrė pjesė nė provincėn e Maqedonisė.
Kryengritjet dhe nė pėrgjithėsi kundėrshtimi qė iu bė pushtimit nė viset ilire, sidomos nė ato tė provincės sė Ilirikut e detyruan shtetin romak tė rishikojė marrėdhėniet me provincat dhe tė riorganizojė aparatin administrativ. Pas kryengritjes sė madhe tė viteve 6-9 tė e.sonė provinca e Ilirikut u nda mė dysh: nė jug u krijua provinca e Dalmatisė dhe nė veri ajo e Panonisė. Nė etapėn e fundit tė organizimit administrativ tė provincave ilire, nga Perandoria e hershme Romake (shek. II e.sonė), u krijua provinca e Epirit, ku u futėn krahinat ilire nė jug tė Vjosės, i gjithė Epiri dhe Akarnania e Etolia, nė jug tė tij.
Provincat e nėnshtruara e tė qetėsuara nė njė farė mėnyre, ishin nėn mbikėqyrjen e senatit romak, kurse provincat qė kishin rėndėsi strategjike, ku gjendja ishte e pasigurt dhe ku ishte e nevojshme tė mbaheshin reparte ushtarake, vareshin drejtpėrdrejt nga perandori. Nė Iliri provinca perandorake ishin Panonia, Dalmatia, Mėzia e Epiri, kurse Maqedonia ishte provincė e varur nga senati.
Nė krye tė provincave qėndronin sundimtarė tė posaēėm, mėkėmbėsit, tė cilėt sipas rėndėsisė sė provincave ishin tė rangjeve tė ndryshme. Nė provincėn perandorake tė Dalmatisė, mėkėmbėsi ishte nė rangun e konsullit (legatus) (Augustipropraetore). Provinca e Epirit hynte nė grupin e provincave tė dorės sė dytė dhe sundohej nga mėkėmbės qė vinin nga shtresa e kalorėve romakė. Nė krye tė provincės sė Maqedonisė kanė qenė vėnė senatorė nė rangun e propretorit.
Mėkėmbėsit emėroheshin nė administrimin e provincės pėr njė vit, duke pasur edhe funksionin e lartė gjyqėsor dhe politikėn fiskale. Nė provincat ku mbaheshin reparte ushtarake ata kishin nė dorė edhe pushtetin ushtarak. Mėkėmbėsit kanė qenė zotėr tė vėrtetė tė provincave dhe kanė pasur njė pushtet tė pakufizuar. Veprimtaria e mėkėmbėsve nė provincat ka qenė jashtė ēdo kontrolli, ata kishin nė duart e tyre jetėn e banorėve tė provincave dhe shfrytėzonin postin e tyre pėr interesat vetjake, duke shtuar pasurinė e tyre me anė tė grabitjeve sistematike. Nė pėrgjithėsi veprimet e mėkėmbėsve tė provincave karakterizoheshin nga njė arbitraritet i theksuar. Shembull i abuzimeve dhe i plaēkitjeve tė sundimtarėve romakė, i shthurjes dhe i paligjshmėrisė sė plotė nė provincat, ishte bėrė provinca e Maqedonisė, gjatė sundimit tė mėkėmbėsit romak Kalpurn Pizonit, nė vitet 57-55 p.e.sonė. Nė njė ligjėratė tė mbajtur kundėr Pizonit, oratori i njohur romak Ciceroni, e ka pėrshkruar gjendjen e krahinave ilire nė provincėn e Maqedonisė tė asaj kohe me kėto fjalė: “Dyrrahu e Apolonia tė shkatėrruara... parthinėt e bylinėt tė gėnjyer, Epiri krejt i shkatėrruar ... tė gjithė kanė provuar se ti kishe ardhur vetėm pėr t’i vjedhur, plaēkitur, keqpėrdorur dhe trajtuar si armiq...”.
Nė provincat ilire mėkėmbėsit kishin mjaft nėpunės ndihmės, midis tyre ishin kuestorėt qė merreshin me financat, prokuratorėt qė drejtonin degė tė ndryshme tė ekonomisė dhe legatėt qė kryenin detyrat e tyre nė ushtri dhe nė gjyqe. Njė detyrė themelore e mėkėmbėsve dhe e ndihmėsve tė tyre ka qenė mbledhja e taksave nga popullsia ilire. Shteti romak kishte pėrpunuar njė sistem tė hollėsishėm tė nxjerrjes sė taksave dhe tė detyrimeve tė tjera nė popullsitė e viseve tė pushtuara. Taksat kryesore kanė qenė ato qė paguheshin pėr tokėn dhe ato pėr frymė (tributum soli dhe tributum capiti). Baza e sistemit fiskal romak ka qenė regjistrimi i pasurisė. Me caktimin e taksave janė marrė prokuratorėt, tė cilėt i caktonin ato sipas tė ardhurave, sipėrfaqes dhe cilėsisė sė tokės. Kėto taksa, nė fillim i paguanin vetėm banorėt vendės, tė cilėt romakėt i quanin “peregrini” (tė huaj). Mė vonė taksat u shtrinė edhe mbi qytetarėt romakė tė vendosur nė provincat ilire.
Pėrveē taksave tė drejtpėrdrejta, popullsia vendėse ka qenė e shtrėnguar tė paguante edhe taksa tė tjera tė tėrthorta, qė merreshin pjesėrisht nė tė holla e pjesėrisht nė natyrė, si p.sh. taksėn pėr ndėrtimin e rrugėve, pėr pyllin, pėr peshkimin dhe taksėn doganore. Taksa doganore apo e kufirit paguhej pėr disa mallra tė importuara qė kalonin nėpėr rrugėt tokėsore lumore ose detare nga njė njėsi administrative-doganore nė tjetrėn. Njė njėsi doganore mė vete pėrbėnte Iliriku (portorium Illyrici), nė tė cilėn qenė pėrfshirė provinca e Dalmatisė, e Panonisė, e Mėzisė, e Norikut dhe mė vonė provinca e Dakisė. Nga banorėt e provincave ilire nxirreshin shuma tė mėdha nė tė holla pėr mbajtjen e administratės romake dhe tė reparteve ushtarake tė dislokuara nė to. Tė gjitha taksat e abuzimet e nėpunėsve romakė rėndonin thuajse tėrėsisht mbi popullsinė e thjeshtė. Pėrfaqėsuesit e pushtetit perandorak, legatėt, prokuratorėt, fajdexhinjtė e tregtarėt italikė i shihnin provincat si objekt grabitjeje. Njė nga provincat qė u shkatėrrua shpejt nga veprimtaria grabitqare e sundimtarėve romakė ka qenė provinca e Maqedonisė. Pasiguria e krijuar nė kėtė provincė, kundėrshtimet dhe kryengritjet e banorėve tė saj kundėr qeveritarėve romakė, bėnė qė mė vonė ajo tė kthehej nga njė provincė e administruar nga senati nė njė provincė perandorake.
Grabitjet dhe barra e rėndė e taksave kanė qenė mė tė theksuara nė krahinat bregdetare dhe nė ato tė pėrshkuara nga rrugėt e mėdha tė komunikacioneve, ku kishte gjithfarė nėpunėsish romakė. Nė viset e brendshme dhe nė krahinat malore tė provincave ilire, pushtuesit romakė nuk mund tė vendosnin marrėdhėnie tė tilla vartėsie as edhe tė nėnshtronin plotėsisht banorėt vendės ndaj autoriteteve shfrytėzuese tė perandorisė. Shumė krahina e bashkėsi territoriale ruajtėn pėr njė kohė tė gjatė njė vetadministrim tė brendshėm. Kėto bashkėsi, tė quajtura civitates, ishin tė pėrbėra nga qendėrbanime tė vogla e fshatra qė kishin pėrreth tyre njė territor bujqėsor tė gjerė, qė shtrihej nė kufijtė e vjetėr tė popullsive ilire dhe qė ishte pjesėrisht tokė private dhe pjesėrisht pronė e pėrbashkėt. Nė krye tė civitates-ve ka pasur njė prefekt (praefectus civitatis) qė zakonisht zgjidhej midis ushtarakėve tė reparteve tė afėrta. Nė kėto bashkėsi prefektėt ushtronin autoritetin e tyre nė emėr tė shtetit romak, pa pėlqimin e tė cilit nuk mund tė merrej asnjė vendim. Mė vonė oficerėt romakė u zėvendėsuan nga pėrfaqėsues tė parisė vendėse qė kishin marrė qytetarinė romake. Duke organizuar bashkėsitė vendėse sundimtarėt romakė, mundėn tė siguronin njė farė kontrolli mbi popullsinė vendėse dhe ta tėrhiqnin atė nė jetėn e shtetit romak. Nė burimet mbishkrimore pėrfaqėsuesit e parisė ilire tė vėnė nė krye tė bashkėsive autonome, si p.sh. te dalmatėt, japodėt, desidiatėt e dokleatėt, janė quajtur praepositi (kryetarė). Pranė tyre ka pasur edhe njė kėshill fisnor, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė ndryshėm tė parisė vendėse, principes, qė ishin gjithashtu njerėz tė besuar tė Romės. Kjo shtresė e parisė ilire erdhi gjithnjė duke u kufizuar; nga gjiri i saj kanė dalė mė vonė ata qė bėnė pėrpjekjet e fundit, por pa rezultat, pėr tė mėkėmbur perandorinė e hershme romake dhe pėr tė mbajtur gjallė skllavopronarinė qė ishte nė shthurje e sipėr.
Pėr tė lehtėsuar sundimin e tyre romakėt krijuan krahina tė mėdha gjuhėsore-administrative, tė quajtura kuvende (conventus provinciae). Nė provincėn e Dalmatisė ka pasur tri kuvende. Nė kuvende merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e shtresave sunduese tė qyteteve dhe tė parisė ilire tė bashkėsive territoriale; midis tyre zgjidhej pėr njė vit, kryetari i kuvendit dhe prifti i kultit tė perandorit.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Ilirėt dhe vendbanimet e tyre tė hershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 7 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -