Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Salih e Feriz Krasniqi !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Salih e Feriz Krasniqi !   Mon Dec 29, 2008 11:41 pm




SALI BAJRAMI-KRASNIQI


RAPSOD I PASHLYESHĖM NĖ KUJTESĖN E POPULLIT SHQIPTAR.


( 1919-1987 )

Njeri ndėr rapsodėt mė tė mirė dhe mė tė njohur tė Kosovės Salih Bajrami-Krasniqi, u lind mė 1919 nė fshatin Llashka Drenoc tė Prekorupės komuna e Malishevės.Sipas pohimit tė vetė Salihut ai filoj tė kėndoj qysh nė moshėn 6-7 vjeqare,kur babai i tij e merrte me vete nepėr fjalė nuse, nė dasma nė ndeja e nė ahenxhe tė ndryshme.Nė fillim pėrveq me babain Bajramin,(pėr tė thuhet se ka qene njeri nder kėngetaret mė tė dalluar dhe ėshtė i pari qe e solli sharkinė nė Drenicė)Saliu kėndoj edhe me Amrush Ymerin,Riza Bllacėn (i cili njeheri kishte kėnduar edhe me (babanė e Salihut-Bajramin),dhe me Feriz Krasniqin.Me kėtė tė fundit kėndoj gjatė edhe e pėrfundoj tė kėnduarit tė vetė.
Mė sė gjysmė shekulli kėndoj njė numer tė madh baladash, kėngėsh epike legjendare, kėngė historike tė ashtuquajtura “kang tė oxhakut”kėngė lirike tė dashurisė tė traditės sė vjetėr,dhe posaqėrisht kėngė tė ashtuquajtura tė “ashikisė”.ka ditur tė kėndoj rrethė 500 kėngė tė llojeve tė stileve tė ndryshme, qe nga ato mė tė lashtat e deri tė ato tė historisė dhe pėrditėshmerisė sonė tė re.
Salih Bajrami ,sė bashku me kusheririn e vet Feriz Krasnqin,mbi dyzet vjet kėndoj nė shumė dasma tė Drenicės ,Llapit e anė e mbanė Kosovės.Po keshtu mori pjesė nė koncerte dhe nė manifestime tė shumta me karakter krahinor,republikan,federativė tė ish-Jugosllavisė e Nderkombėtare. Me 1966 sė bashku me Feriz krasniqin,mori qmimin e parė nė Festivalin Nderkombetar tė Folklorit nė Langolen (England).Pėr merita tė veqanta nė ruajtjen e kultivimin e krijimtarisė muzikore popullore tė shqiptareve nė Kosovė dhe pėr pjesėmarrje tė shumėta nė Revisten e Folklorit Burimor Kosovar tė Gllogovcit (Drenasit),me rastin e 25 vjetorit tė organizimit tė ketij manifestimi tė rendesishem tė krijimtarisė popullore mė1987 u dekorua me diplomė dhe me njė orė xhepi.Sali Bajrami-Krasniqi,se bashku me Feriz Krasniqin, si ansambėl me qifteli e sharki (nganjehere edhe me primin e adaptuar-akorduar si qifteli), ne menyre tė veqant pasuroj vlefshmėrinė e procesit tė trashigimisė dhe ligjėsitė e eksistimit tė qenjės sė saj si pjesė e krijimtarisė shpirtėrore tė popullit tonė.
Paraqitja e Sali Bajramit si kėngėtar i dalluar popullor ėshtė manifetuar nė njė menyrė tė konsiderueshme nė forma tė ndryshme muzikore.Kėshtu pėrveq interpretimeve tė shumta tė melodive instrumentale,me endje edhe pse tė gjata i kėndonte baladat e vjetra,kėngėt epike legjendare pėr Muja dhe Halilin, kėngėt historike tė pėriudhave dhe heroive tė ndryshme ndėr tė cilat dalloheshin ato tė kohės sė Rilindjes Kombėtare,pastaj kėngėt e dashurisėtė traditės sė vjetėr fshatare,dhe posaqerisht ato tė “ashikisė”pėr tė cilat thoshte se kane kuptim patriotik etj., pėrmes tė cilave kėngė shihej se si janė ruajtur elementet e vjetra dhe origjinaliteti interpretues.Ishte kjo menyra mė e mire pėr tė deshmuar se keto kėngė nė tė shumtėn e rasteve nuk iu kanė nėnshtruar ndryshimeve tė dukshme tė kohės dhe ndikimeve tė tjera nga jashtė. Kėshtu p.sh.edhe pse nė tė degjuar tė thjesht,interpretimi vokalo-instrumental i Sali e Feriz krasniqit ishte ne njė sistem tonal stabil,qe del nga lidhėshmeria e llojeve dhe tipave tė kėngeve qe kėndohėn me keto instrumente dhe tė praktikės sė tė kėnduarit tė tyre nė unisiono,me mjete akustike tė radhės tonale tė instrumenteve tė vjetra me goditjen e perdeve sipas sistemit tė vjeter tė akordimit tė ketyre instrumenteve,si dhe menyrės specifike tė tė kėnduarit tė tyre, tė shumtėn nė menyrėn e ashtuquajtur “vargore”, mund tė verehej se inrervalėt e rradhės tonale tė kėngėve tė tyre shpeshherė nuk janė tė sistemit tė temperuar,gjė qe ketė e ka kushtėzuar menyra e lirė e goditjeve tė “perdeve” tė qiftėlise dhe tė sharkisė,mė tė cilat Salih e Feriz Krasniqi luajtn mbi dyzet vjet.
Gjatė kėndimit tė Sali Bajramit vėrehej pėrdorimi i shtojcave tė ndryshme melopoetike,si elemente zbukuruese ,qė nė menyrė artistike e funksionalizon tėrė kėngėn.Kėshtu p.sh.zbukurimet nė formė shtojcash tė vargut melo-poetik,tė cilat nė pikėpamje muzikore paraqitėn si melizma, glisando, kombinime tė ndryshme ritmike dhe theksime tė tjera melo-ritmike gjithnjė sillnin efekte tė fuqishme artistike.Kėto elemente tė ketij rapsodi tė njohur mė sė shumti ishin rezultat i qasjeve dhe i frymėzimeve spontane me qka karakterizohėj kėnga dhe interpretimi i tij i tėrėsishėm vokalo-instrumental.Numri i madh i kėngeve tė regjistruara qe gjenden nė arkivin Institutit Albanologjik tė Prishtinės, paraqesin lėndė tė rendesishme pėr analiza dhe studime etnomuzikologjike nga e cila mund tė nxirrėn rezultate tė ndryshme, qe kane tė bejnė me formen e vargut apo strofės melo-poetike dhe elemente tė tjera qe u pėrmenden,qoftė si vlera tė veqanta folklorike,qoftė si bazė pėr njė monografi apo studime tė tjera etnomuzikologjike.
Jeta, kėnga dhe pse jo edhe tregimet dhe barcoletat e rapsodit Sali Bajrami mbeten tė pashlyeshme nė kujtesen e tė gjithė atyre qe e njihnin dhe qe e donin krijimtarinė e mirefilltė folklorike.Ishte mjeshterr i madh jo vetėm i tė kenduarit dhe luajtjes me sharki, por edhe i krijimit tė tregimeve dhe barcoletave mė tė cilat njesoj ishte i suksesshem sikur edhe me kėngėt mė tė mira mė tė cilat gjithnjė ishte nė nivel tė lartė artistik.
Sa herė kujtojme Sali Bajramin-Krasniqin na kujtohėn kėngėt dhe menyra specifike e interpretimit ,tė cilat i realizoj me aq pasion dhe dashuri.Ishte njohės i mire i tė gjitha stileve tė trevave dhe zonave etnografike tė mbarė Kosovės.Me menyrėn me origjinale dhe autenticitetin tė theksuar,se bashku me Feriz Krasniqin interpretoj shume balada dhe kėngė epike-historike, tė cilat sipas sistemit modelativ tė traditės sonė mė tė hershme lahutare i kėndonin neper festa ,dasma dhe gėzime tė ndryshme.Ato gjithnjė kishin si karakteristikė kryesore mbizoterimin e tė luajturit me qifteli e sharki dhe tingėllimin e intonacioneve tradicionale tė traditės lahutare, si parim ky qe ėshtė pėr ruajtjen e formave tė njohura tė tė interpretuarit –eksekutimin tė tyre origjinal e autentik.Po kėshtu pėrmes kėngeve epike-historike ia doli tė nxjerr nė pah disa elemente tė rendesishme tė struktur[s formale,tė mjeteve shprehėse muzikore dhe menyrės sė interpretimit –kėndimit tė kėngeve tė cilat paraqesin kreacione qe me vleren artistike dhe kuptimore tė tyre ,gjithnje mbahen mend,dhe vazhdojne tė kultivohėn e kėndohėn edhe nga kėngėtar tė tjerė tė rinjė.Me kėngėt qe pėr objekt trajtimi marin ngjarjet e ndryshme tė historisė kombėtare,apo edhe ndonjė figurė tė spikatur patriotike siq janė kėngėt e Lidhjes sė Prizrenit ato pėr Haxhi Zekėn,Ymer Efendi Prizrenin,Bajram Currin,Hasan Prishtinėn,Isa Boletinine shumė tė tjerė,kėta kėngetar nuk e pėrseritnin historinė,por asaj i dhanė dimensione mė tė gjera dhe mė tė thella shpirtėrore gjithėpopullore,tė realizuara nė menyre maestrale pėrmes tė cilave ata gjithnjė i gdhendnin kujtimet vetjake pėr ngjarjet historike,mesazhi i tė cilave,pėrveq tjerash,ėshtė edhe ruajtja e nderit dhe truallit shqiptar.
Nė kėngėt e lirikės sė dashurisė tė interpretuara nga Sali e Feriz Krasniqi kemi dy menyra karakterizuese:Sė pari mėnyra ekzotike e interpretimit tė kėngeve tė dashurisė,tė cilat si frymėzim i thellė i ketyre rapsodeve,inkuadrojne ne vete ndjenjat dhe pėrjetimet me etotike.Dhe sė dyti kėngėt e ashtuquajtura tė “ashikisė”strukturen e te cilave Salihu e Ferizi e zhvillonin nė formė dialogjėsh retorike tė pyetjeve, ku Salihu gjithnjėkėndone si prijsė dhe pėrgjegjes se Ferizit si pėrcjellės nė regjistėr tė lart intonativ dhe nė njė fortissimo posible.Janė keto kėngė tė cilat paraqesin forma mė tė zhvilluara melo-ritmike.Mirepo e veqanta e interpretimit tė tyre beri qe Salih e Feriz krasniqitė mbesin si njė duo apo ansambėl i paharueshėm dhe i pa pėrseritshėm. Ata na erdhen dhe na u paraqitėn si njė degėzim nė tė cilin.natyrisht Salihu e kishte rolin kryesor, edhe se jo gjithnjė udheheqės,ishin dhe mbetėn pėrshkrues tė pėrhershėm tė ndjenjave me suptile tė realizuara tėrėsisht dhe nė menyrė tė veqant.Shqiptimi i kėngės sė tyre gjithnjė ishte shprehje plotė i lartė nė intonacion pėr qka edhe fort i vėshtirė pėr interpretim, ishte i rrjedhshėm, i pastėr dhe i sakt; intonacioni i pėrkryer dhe ndjenja e sigurt pėr ritem nė tė gjitha shpejtėsitė dhe disponimet shpirtėrore,inteligjenca e virgjert e Salihut si udhėheqės i kėngės gjithnjė krijoj mundėsi apsorbimi artistik nė realizimin interpretues tė zhanreve ,stileve tipeve dhe llojeve tė folklorit tonė burimor.Ishte fat i madh qe e patem njė kėngėtar si Salih Bajrami-Krasniqi qė sė bashku me Feriz Krasniqin, u bė aji Salihu i madh i cili me talentin e tij tė rrallė ishte dhe mbeti si njė ndėr kėngėtaret mė tė mirė tė kohės sonė.


Feriz Krasniqi ka lindur mė 1927 ne Llashkadrenoc kurse ka vdekur ne Maj 1999 nė malet e Damanekut nė mungesė te pėrkujdesjes shėndetėsore dhe ushqimit.


Edituar pėr herė tė fundit nga BiBiKiM nė Mon Feb 02, 2009 12:16 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Tue Dec 30, 2008 12:25 am

Ne kete teme, mund te sjelleni tekste te kengeve Te Sali e Feriz Krasniqit, kenge te tyre etj.

Ne linkun me poshte, mund te shikoni disa foto te Rapsodeve te vjeter Shqiptar/e .

www.rapsodet.com/Jugoton/Foto/Jugoton%20foto.htm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Thu Jan 08, 2009 4:07 pm

Ekziston edhe libri me tekstet e kengeve qe kane kenduar keta 2 kolos te medhenj, te cilet ia zgjaten jeten folklorit Shqiptar duke e ushqyer popullin e shtypur me kenget me te bukura, dhe duke e mbajtur gjall shpirtin e Shqiptarit.

Lavdi ketyre 2 heronjeve te kultures Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
STUPCAT
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 36
Registration date : 17/09/2007

MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Fri Jan 09, 2009 4:08 am

salihi bajrami dhe feriz krasniqi jan kan dy folklorik te njoftun ne kosov po ashtu dhe ne ish jugosllain shum her kan nxan vendin e par
ne vitin 1966 kan marr pjes ne angli ne legoland
sikur tash qe osht euro vizion kan marr pjes ne angli ne legoland dhe kan nxan vendin e par
kan ditur ma shum se 500 kang
osht nje ingjizim qe edhe vet i madhi rizah bllaca thot sa per dy vet qe kendojn ska mat fort edhe ska me pas
por per aft te keq shum pak dit sodit negjohen folklori jon qe ka qen shum i pastert dhe i fort
dhe sod e ksaj dite shum pak flitet per floklorin shqiptar
sikur ne tv sikur ne gazeta sikur ne web dhuj se kan harru qe ka pas kosova folklor ndonjher por ne te vertet
ne kangt e tyre dhe ne telat e sharkis qitelis dhe primit jan mbajt gjall historia jon pa folklorin ton te ombel dhe buker dhe te pastert shum sene si kishim marr vesh per kohen e kalume
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Sat Jan 31, 2009 2:38 pm

Salih dhe Feriz Krasniqi - E para peme piqet qershia-Drenovci
Salih dhe Feriz Krasniqi - Zuna ne kajke

salih dhe feriz krasniqi-lulezoi fusha, lulezoi mali


Salih dhe Feriz Krasniqi - E para peme piqet qershia

Salih dhe Feriz Krasniqi - Tre kavaze

Salih dhe Feriz Krasniqi - Emin Aga

Salih dhe Feriz Krasniqi - Prej Podrimes

Salih dhe Feriz Krasniqi - Konstandin heret po m' vjen

Ali Krasniqi Halil Bytyqi Shaip Berisha

salih dhe feriz krasniqi


Salih Bajrami - Qka Pom Rrin Karrshi Karrshi

Salih dhe Feriz Krasniqi - Prej Podrimes

Salih dhe Feriz Krasniqi - Zuna ne kajke

Salih Bajrami - Qane Kala

NAIMI ME XENIN DHE GANIUN - KRAHINA E NIKOLLES 2/3

FERIZ DHE ALI KRASNIQI - UNE I MJERI

Salih dhe Feriz Krasniqi - Emin Aga

AFRIM SALIH KRASNIQI ME SHOKE - 300 VETE PO I QETE VAPORRI

Salih Bajrami - Shqipetar Turqeli

Selman Kadria 3-5

Salih dhe Feriz Krasniqi - Konstandin heret po m' vjen
salih krasniqi

drenovci Po m'perpiqesh

Rifat&Avdi&Agron&Bardhyl Draga-Sali e Feriz Krasniqi

salih dhe feriz krasniqi-lulezoi fusha, lulezoi mali

SALIE FERIZ

salih dhe feriz krasniqi

GEZUAR 2008 SYLE MAHALLA & SADIK KRASNIQI

AFRIM SALIH KRASNIQI ME SHOKE - NA KETE KENG QE PO KENDOJM

MUZIK FOLKLORIKE

sali e feri kanga e rexhes

FERIZ KRASNIQI DHE ISA LLAPQEVA - ISA BEGUT

Ali Krasniqi Halil Bytyqi Shaip Berisha

syl mahalla

FERIZ DHE BAJRAM (SALIH) KRASNIQI - VALLE E SHPIRTIT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Sat Jan 31, 2009 2:52 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Sun Feb 01, 2009 6:29 pm

Ago Muji dhe Stupcat, iu falenderoje qe jeni kycur ne kete teme, vertet ndihem krenar kur lexoje fjale te mira dhe shoh se interesimi per t'i degjuar kenget e Sali e Feriz Krasniqit nuk mungon.

Me larte kam sjell disa linqe te kengeve te Sali e Feriz Krasniqit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Sun Feb 01, 2009 6:30 pm

Bibikimi faleminderit per kenget qe ke sjellur, te jam mirenjohes sepse solle nje pjese nga kultura jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Mon Feb 02, 2009 12:21 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Mon Feb 02, 2009 12:37 pm

Sali e Naim Krasniqi, Halil e Shaip Bytyqi, bisede dhe kenge .

http://www.youtube.com/watch?v=h42fCMDtYd4

Feriz Krasniqi dhe Halil Bytyqi - N'Fushe T'Kosoves.

http://www.youtube.com/watch?v=02ECU1UunVg

Feriz e Ali Krasniqi me Isen - T'Ejten Pramje

http://www.youtube.com/watch?v=VB7ccwNNPKs
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Mon Feb 02, 2009 5:44 pm

Re: Biografite e Rapsodeve tone !!

nga Trendafile Today at 3:32 pm




FERIZ DHE ALI KRASNIQI - UNE I MJERI

Trendafile, kete kenge e barta ketu, pasi qe ishte postuar ne temen e biografis se Rapsodeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 66
Age : 51
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Tue Feb 03, 2009 4:33 pm



Sali Krasniqi




Feriz Krasniqi





  • Salih e Feriz Krasniqi Ali Pasha, Pashė dai 6 min 17 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Azem Bejta, burrė drenice 10 min 10 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Bisedė me ta dhe kėnga Lulėzoi fusha, lulėzoi mali 7 min 31 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Boll e mirė 0 min 55 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi ēka po m'rri karshi-karshi 9 min 52 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Deri te kulla e Asllan Begut vers. I 4 min 43 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Deri te kulla e Asllan Begut vers. I 4 min 23 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Dert mi dert 3 min 03 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Ditėn e rruzit tė masherrit 6 min 14 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Ditėn e shtune mas iqinisė 4 min 09 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Dy tė mirat 3 min 10 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi E para pemė piqet qershia 4 min 13 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Elifi i Madh I 8 min 17 sec
    Salih e Feriz Krasniqi Elifi i Madh II 10 min 14 sec






    Jane keto vetem pak nga titij te shumet te kengeve te Rapsodeve tane te medhenje, SAli e Feriz Krasniqi ne:
    www.rapsodet.com
  • Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    PeriiKeputur
    Anėtar
    Anėtar
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 342
    Age : 104
    Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
    Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
    Registration date : 12/05/2008

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Tue Feb 03, 2009 6:01 pm

    http://wideo.vena.vot.pl/movie.php?id=7C5GHCgUrvw


    Ketu i keni disa nga kenget e rapsodve te shquar shqiptar Salih e feriz Krasniqi
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    http://www.bashkimikombetar.com
    Vizitor
    Vizitor



    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Fri Feb 13, 2009 12:55 pm

    Bibikim te falenderoj shume per kohen qe ke gjetur per te postuar rreth ketyre dy rapsodeve te kenges shqipe.


    Kenget qe jan te postuara ketu dhe shume kenge te tjera mund ti degjoni dhe ti shkarkoni qe ti keni ne pc tuaj nga ky link:

    Bashkimi Kombetar - Salih e Feriz Krasniqi
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    xhema
    Anėtar i Suksesshėm
    Anėtar i Suksesshėm
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 2335
    Age : 51
    Vendi : Ferizaj -gjermani
    Registration date : 30/03/2009

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Fri May 01, 2009 2:24 pm

    po e vertet ja kan dy kolos por koha e ban te veten. pra i takojn antikes, sepse nese thirremi ne vlerat etyre ateher ne duhet te numrojm ne vend, pra hec me kohen edhe zhanrri i tyre dhe muzika jan te llojit te vet, zhanerr ne vete. pra nuk mund qdo kush te kendoj at zhanerr,un mendoj se salihi e ferizi jan- pavaroti i kosoves.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    murturi
    Ushtarak
    Ushtarak
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 517
    Age : 41
    Vendi : Bruksel
    Registration date : 19/04/2008

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Fri May 01, 2009 6:14 pm

    Vertet keta Kan qen bilbilat shqiptar,Ne nej darsem ne nej feshat kishin qen musafir dhe ne at od tingellonte nej ze bilbili ne at od dikush kishte pa shum zogj ne dritare duke ndegjuar qiftelin e salihit dhe ferizit si benin nje valle me qifteli te ngjajshme me zanin e bilbilav.
    Sali ferizi ka kendua edhe me qifteli mas qafe sa qe qiftelija ka qen nej istrumen i mesuar permendsh qe vetem nej mjeshter i madh ka mund ta ben,rasti i mbajtjes se nej festivali ne Londer kur salihi dhe Ferizi kishin kenduar pa mikrofona ne sall ,kur disa i kishin mshel veshet nga zani i tyre pa mikrofon.
    legjendat e rrapsodit qe svdesin kurr sepse mbas tyre lan edhe Njeqind rrapsoda qe shkojn rruges se tyre Lavdi.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    http://www.fbdk.eu
    gjergji
    Fillestar/e
    Fillestar/e
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 25
    Age : 38
    Vendi : belgjikź
    Registration date : 09/11/2008

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Sat May 02, 2009 2:53 am

    MURTURI doku nai dit se kamź me ti qit vesht ne tokź me kso kźngesh
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    ......
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi
    avatar

    Female
    Numri i postimeve : 4682
    Age : 29
    Vendi : Atje ku un dua ..............
    Registration date : 24/05/2009

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Wed Sep 02, 2009 1:05 am

    Valla ndoshta kan kendu mire. ama kur si kuptoj muziken e tyre e kan shum te pshtjellte .
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    BashKom
    Admin
    Admin
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 767
    Age : 47
    Vendi : Prishtin
    Registration date : 27/08/2009

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Thu Sep 03, 2009 12:37 am

    Jan shum kangtar te mir .
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    ......
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi
    avatar

    Female
    Numri i postimeve : 4682
    Age : 29
    Vendi : Atje ku un dua ..............
    Registration date : 24/05/2009

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Thu Sep 03, 2009 12:44 am

    nuk them se nuk jan te mire, po shum pak i kuptoje.
    kenget e tyre se di e ken nej zhaner me te veqant si aj shembell qe kendon shyhretja shkurta. e dhe keto kendoj muzik popullore po i kuptojm ...
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    Vizitor
    Vizitor



    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Fri Sep 04, 2009 10:46 am

    Shum bukur kendojn .Ta knaqin shpirtin
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    xhema
    Anėtar i Suksesshėm
    Anėtar i Suksesshėm
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 2335
    Age : 51
    Vendi : Ferizaj -gjermani
    Registration date : 30/03/2009

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Fri Sep 04, 2009 10:04 pm

    jan kan shum kengetar te mir per kohen e vet se tash kush si ngon pse po rreni,shko lyp nji cd te tyre sun gjan ne krejt prishtinen se mos te folim ne ne shkup e tiran.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    ......
    Anėtar Nderi
    Anėtar Nderi
    avatar

    Female
    Numri i postimeve : 4682
    Age : 29
    Vendi : Atje ku un dua ..............
    Registration date : 24/05/2009

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Fri Sep 04, 2009 10:28 pm

    edhe un ket mendim ndaj me ju . kan qen kengetare te mir . po per kohen e vete se ne nuk e kuptojm aspak zhanrin e tyre . prinde e mi kan shum respekt per keta kengetare..
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    xhema
    Anėtar i Suksesshėm
    Anėtar i Suksesshėm
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 2335
    Age : 51
    Vendi : Ferizaj -gjermani
    Registration date : 30/03/2009

    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Sat Sep 05, 2009 12:01 am

    po fiona rrespekt per kta rapsod por duhet te jem real dhe ti percetojm gjerat siq jan e jo te sillemi verdal e te mos perqojm me realitetin po thuaj se n“gjitha aspektet,po thuaj se te till jemi ne shum qeshtje tjera fundamentale nuk i vlersojm gjerat siq duhet ju japim tretman tjeter, kjo asht shum evidente te ne....
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    Sponsored content




    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   

    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
     
    Salih e Feriz Krasniqi !
    Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
    Kėrce tek: