Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dhurata Qiellore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arjol Lluka
Fillestar/e
Fillestar/e
Arjol Lluka


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 42
Vendi : Shqipëri
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 13/07/2008

Dhurata Qiellore Empty
MesazhTitulli: Dhurata Qiellore   Dhurata Qiellore EmptyMon Dec 29, 2008 10:57 pm

Këto janë disa poezi nga libri im i dytë me poezi. Çdo sygjerim ose kritikë është e mirëpritur. Ju falënderoj për kohën tuaj.


DHURATA QIELLORE



Me dashuri i bëri zoti

Mashkullit një dhuratë

Një krijesë madhështore

Me një bukuri të paparë.



Ajo ishte e ëmbël

E dëshirueshme si ajri

E ngrohtë si dielli

Dhe e dëlirë si kristali.



Ajo ishte e veçantë

E zgjuar dhe e ndjeshme

Hijeshia e saj

Ishte vërtet magjepse.



Mashkulli i shkretë

Me shpirt u gëzua

Kur e pa mrekullinë

Që zoti i kishte dhuruar.



Menjëherë u pushtua

Nga një ndjenjë e madhe

Që zemrën ia dogji

Dhe e çmendi fare.



Femra hyjnore

Atë e skllavëroi

Dhe në ëndrrat e tij

Gjithmonë mbretëroi.


EPSHET NJERËZORE



Natë e qetë, pranverore

Ne të dy në një hotel

Rënkime të forta kafshërore

Shpirti ynë me zjarr i nxjerr.



Janë emocione të flakta

Me tone madhështore

Majat më të larta

Të kënaqësisë njerëzore.



Janë ndjenja të fuqishme

Që të sjellin në ekstazë

Jeta pa to do të ishte

E frikshme si varr.



Vetëm një jetë kemi

Dhe atë duhet ta shijojmë

Sepse ikën me shpejtësi

Dhe koha kalon.



Do të ishte idiotësi

Të mbytnim epshet tona

Për disa kotësi

Që llafoset bota.



Në fund në fundit

Ne rrojmë vetëm për vete

Dhe jo për të humburit

Që merren me thashetheme.


MBRETËRESHA E ËNDRRAVE TË MIA



O mbretëresha e ëndrrave të mia

Më mbulo pak me dashuri

Të çmendem i tëri nga kënaqësia

Të ndihem i lumtur si një fëmijë.



Nëma buzën e ëmbël si mjalti

Të më shpjerë lart në parajsë

Dhe të dridhem i gjithi nga afshi

Si një i droguar nëpër ekstazë.



Trupat tanë le t’i ngjitim

Me furi si dy magnet’

Le ta lemë të lirë shpirtin

Të shkojë në qiell si raketë.



Mos ki ndrojtje edhe turp

Ndjenjat e mia janë të sinqerta

Mbylli sytë të të puth

Dhe të notojmë në ujërat e nxehta.



KËRKIM EPSHI



O ëndërr legjende

Një natë me mua fli

Të përvëlohem nga afshi

Dhe të shkrij si qiri.



Djersa të më vejë çurg

Le të dridhem si zog

Ekstaza të më rrëmbejë

Dhe sytë të më nxjerrin lot.



Zemra le të më çahet

Nga dashuria e madhe

Më jep pak kënaqësi

O moj magjistare.



Pastaj le të vdes

Mu në krahët e tua

Duke të thënë mijëra herë

Oh, sa shumë të dua!



DËSHIRA E ÇMENDUR



O, moj mike e fejuar

Oh, sa shumë të dëshiroj

Hape zemrën për të dashuruar

Që ndjenja i mundon.



Më kap përvëlimi

Sa herë që të shoh

Më merr në krahët e tua

Dhe shpirtin ma ngroh.



E di që do të martohesh

Por për këtë s’çaj kokë

Dua vetëm të të puth

Dhe bashkë të flemë, o zog.



Trupin tënd hyjnor

Dua ta përkëdhel

Nëmi buzët e tua

Dhe më ço lart në qiell.



Mos më refuzo

Se do të më iki mëndja

Realizomi dëshirat

Pasionet dhe ëndrrat.



Mos ma mbyll ti derën

Me atë dreq shul

Se do të shkrij i tëri

Si hekuri në furrë.



VIRUSI I PASIONIT



Do t’ju mërzitet e njëjta gjellë

Shpejt do t’ju mërzitet

Virusi i pasionit

Në mendje do t’ju ngjitet.



Do t’ju kapë edhe ju

Zjarri i përjetshëm

Goja do t’ju lëshojë lëng

Për ndonjë frutë tjetër.



Do të zieni edhe ju

Si magma në vullkan

S’do të ketë asnjë formulë

T’ju shpëtojë nga ky maraz.



Nuk hahet i njëjti ushqim

Natë edhe ditë

Sepse do të vijë një çast

Që do t’ju neveritë.



Dashuria sot për ju

Është një fjalë magjike

Por nesër do të kthehet

Në një gjë relikte.



SHIJOJE MOMENTIN



Ah, moj mollë e kuqe

E bukura mollë

Frutat e tua të ëmbla

Dua t’i provoj.



Më shkëlqen fytyra

Sa herë të shikoj

O, moj pemë magjike

E një tjetri lloj.



Mos më refuzo

Se do të më vrasësh

Nëma ilaçin tënd

Të më shërojë plagët.



Jam shumë i uritur

Dhe i eksituar

Zjarri që më ndeze

Më ka përvëluar.



Nëmi pa ngurrim

Të mirat që ke

Hape qiellin tim

Të mbuluar nga retë.



Shijoje momentin

Se një ditë do të plakesh

Pastaj kokrrat e tua

Më nuk do të hahen.



MAMI E BUKUR



O mami e bukur

Me trupin elegant

Më bë një natë të lumtur

Mua djalin beqar.



Tregomë përvojën

Që ke në dashuri

Shtrydhëm të tërin

Shkrimë si qiri.



Më lër të t’i lëpij

Gjokset si dardhë

Qafën e hollë

Dhe lëkurën e bardhë.



Më lër të t’i fërkoj

Flokët si mëndafsh

Shpinën e butë

Dhe kofshët plot afsh.



Thonjtë eksitues

Ngulmi në shpatulla

Puthmi me furi buzët

E nxehta si llava.



Me dhëmbët rruazë

Veshët m’i kafsho

Me krahët e ngrohta

Fort më përqafo.



O ëndërr përrallore

Çlirohu nga tabutë

Shpejt në botën tënde

Të lutem më fut.



Hape për mua shpirtin

Hape pa ndrojtje zemrën

Më ço në parajsë

O kukull, si engjëll.



DASHNORI I TRISHTUAR



Po pse më shikoni, o njerëz

Me inat dhe urrejtje

A thua ju vallë

Për dashuri s’keni etje?



Po pse më gjykoni

Sikur jam ndonjë plehrë

Dhe nga gojët tuaja

Lëshoni vetëm vrer?



Po pse hiqeni xhanëm

Sikur jeni shenjtorë

Dhe zogun e artë

S’e doni në dorë?



Do të jem vetja ime

Do të bëj çfarë kam qejf

Të mirat e kësaj bote

Do t’i gëzoj në këtë jetë.



Juve, o mendjengushtë

Nuk u jap llogari

Se si do të jetoj,

Do të ha dhe do të pi.



Ju s’keni asnjë punë

Çfarë bëj unë çdo natë

Cilat femra dashuroj

Dhe me kë shkoj në shtrat.



UDHA E MBARË



O moj vajzë e çiltër

Më pse s’më flet

Qejfi nga mua

Pse të ka mbet?



Ç’të keqe të bëra

Kur të rashë në qafë

Që shikon si bishë

Me urrejtje dhe inat?



Mos vallë kam gjë faj

Që buzëqesh shumë

Bëj shakara me të gjithë

Dhe pëlqehem si çun.



Unë s’jam prona jote

Jam njeri i lirë

Do të dashuroj çdo femër

Që më jep lumturi.



Duhet të më pranosh

Kështu siç jam

Po s’të pëlqeva, o zemër

Udha e mbarë!



SYRI I BUKUR



O syri i bukur

Magjik si smerald

Më ka zënë një hall

Tepër i madh.



Jam i sëmurë

Kam rënë në dashuri

Ilaçi për mua zemër

Je vetëm ti.



Nuk do shumë shkencë

Dhe as filozofi

Vetëm disa puthje

Të shërohem me shpejtësi.



Bëhu ti e imja

Sikur edhe për një çast

Më shpëto nga ky tmerr

I frikshëm si ankth.


SYRI I BUKUR



O syri i bukur

Magjik si smerald

Më ka zënë një hall

Tepër i madh.



Jam i sëmurë

Kam rënë në dashuri

Ilaçi për mua zemër

Je vetëm ti.



Nuk do shumë shkencë

Dhe as filozofi

Vetëm disa puthje

Të shërohem me shpejtësi.



Bëhu ti e imja

Sikur edhe për një çast

Më shpëto nga ky tmerr

I frikshëm si ankth.



MIKROBI I KURESHTJES



Mos vallë nga ty

E mori bora ngjyrën?

Mos ishe gjë ti

Që i dhe lules fytyrën?

Mos ishin sytë e tu

Që i dhanë bojën qiellit?

Mos ndoshta nga ty

E mori ëmbëlsinë liqeni?

Mos ishte gusha jote

Që i dha erën trëndafilit?

Mos vallë ishe ti

Që i dhe zërin bilbilit?

Mos ishte goja jote

Që i dha shijen mjaltit?

Mos ishte buza jote

Që i dha nxehtësinë zjarrit?

Mos ishin qerpikët e tu

Që i dhanë pendët fazanit?

Mos ishin flokët e tu

Që i dhanë shkëlqimin arit?

Të gjitha këto pyetje

A do të m’i tregosh?

Nga mikrobi i kureshtjes

A do të më shpëtosh?



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dhurata Qiellore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DHURATA IME PËR KOMBIN DHE KOSOVËN NË DITËLINDJEN E PEGASIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: