Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:03 pm

KĖNGĖ PĖR KOMISARIN





(Kushtuar Fatlli Xhaferit)



Malli shokėt i ka marrė;

Ja ku duket.



Ngjitet, zbritet

Nėpėr ēuka, nėpėr brinja;

Prin nė ballė.



Mbi rrudhat e ballit tė gjerė

Bulėzat e djersės si kristali.

Si vesa e lehtė

Mbi majėn e barit.



Pranvera e urtėsisė

Ēeli trėndelinė.

Tek burimi i fshatit

Dy thėllėza vijnė.



Biovizhda * nė brinjė

Del e pret te pragu.

E ka bėrė si bir

Njeriun e dashur.



  • Biovizhda, fshat kufitar i Pėrmetit


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:04 pm

NJĖ GĖZIM E NJĖ MERAK





Komandant, sot po largohem,

Do tė zė tė reja shtigje;

Ėmbėl buzėqeshja jote

Ēeli gonxhe trėndeline.



Mbledhur shokėt si vėllezėr,

Zemrėn njė pranverė me lule.

Pushka vėnė nė shėnjestėr

Si nė situatė lufte.



Bulė e djersės si pikė vese,

Qė i rri lules pėrsipėr;

Vugėllon jashtė xhakete

Liriaromė tė virgjėr.



Komandant edhe ushtarė –

Njė gėzim e njė merak.

Atdheu i vė nė radhė;

Jetėn e quajnė shumė pak.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:04 pm


KURORĖ E BUKUR KURORĖ





Kurorė, e bukur kurorė,

Mė je si njė vetull vajze.

Trėndelinė e luleborė,

Retė ngjajnė fustan dasme.



Ujė i akullt i burimit

Humbet vetėm me njė fjalė,

E pinė rojet e kufirit,

Poshtė Vjosės do tė dalė.



Ja, aty nė ato male

Vigjėlojnė djemtė pa gjumė.

Dhe bariu lart nė stane

Ėshtė njė kufitar mė shumė.


VRULLJETA





Secili ndjen vrullin e jetės

Si rrahjen e zemrės nė gjoks tė tij.

E sheh te plisi i thyer pas lesės

Te njė fill gruri i porsambirė.



Shfaqet te buzėqeshja e fėmijės,

Nė ecjen e shpejtuar tė punėtorit.

Ku hedh beton, asfalt e zift

Me merakun e regjisorit.



Meraku i farės hedhur tokės…

Bulėzon djersa ballit tė fshatarit.

Hedh shtat njė pallat i ri

Nė hapin e rregullt tė ushtarit.



Tek zien shqetėsimi brenda vetes;

Ēfarė i shtova kėsaj pranvere,

Qė agimi i sė ardhmes tė qeshet

Nurbukur si njė ditė feste.


PARALELIZĖM





Nė gugitjen e parė tė njė fėmije

Fillimin e saj gjen vet’ jeta.

Nė pemė, te njė bisk qė rritet,

Folenė e vet ka pranvera.



Mundimi i nėnės me aq kujdes:

Tė shtatlartėsojė biskun njerėzor.

Nga trupi i saj jetės i jep jetė

Dhe kthehet nė emėr qiellor.



Dhe pema, ashtu si fėmija,

Kėrkon dorėngrohtėn e kopshtarit;

Tė mbushet me sytha e filiza,

Tė mbledhė bletėt pėr nektarin.



Fėmija rritet e hyn nė jetė,

Pema futet nė prodhim.

“Kopshtarėt” gėzohen me tė drejtė:

Pranverat s’i lėnė kurrė pa blerim.


BARDHĖSI E GJALLĖ





(Shokut tim Ll. Prillo)*



Dėbora mbi supet e tua

hedh flokėt e bardhė

Dhe rrugėn e pyllit

me bardhėsi e shtron.

Kėmbėt tė zhyten

thellėsisht ngadalė;

Si fluturzat e borės

mendimi fluturon.



Ti mund ta kaloje tė dielėn

mes shokėsh i qeshur,

Tė shihje sport

a tė luaje me borėn e parė,

Por bardhėsia jote

do tė dukej e vdekur

Pėrpara

asaj bardhėsie tė gjallė.



Blegėrima e qengjit

tė porsalindur

Nė stanin e largėt

tė thėrret.

Ndaj dhe bora

tė duket pudėr e venitur,

Megjithėse kėmbėt

tė mpihen pėr dreq.



  • U aksdidentua mė 20.9. 1994 nė Kosinė


dhe u nda nga jeta mė 30.9. 1994 nė spitalin

e Janinės…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:05 pm

DIL NGA KAFAZI!





Gjeno, iku vajzėria,

Pėr ku rendi bukuria?

Thuaja kėngės si njėherė,

Tė na mbledhėsh sytė nė skenė.



Lart mė lart e ngjite kėngėn

Nė podiume e koncerte.

Prushi i saj na ngrohte zemrėn…

Ku je nisur e po vete?



Tė kėrkojnė kėto anė,

Tė kėndosh, thėllėzė mali!

Shokėt malli i ka marrė;

Dil, moj, dil qė nga kafazi!


NXĖNĖSIT E MI





Zėri juaj sa e sa herė

Troket nė portė

dhe nė gjumė.

Buzėqeshjen tuaj

nė ylberė

E ngjit ngadalė

e pa zhurmė.



Me ju shqetėsimi

pėr tė ardhmen,

E tashmja –

e lodhur njėkohėsisht;

Tė bėheni

ndėrtues tė paqes,

Tė mė sė bukurės…

Ja, pra, ē’mė lidh.



Ndonjėherė,

ndoshta dhe ashpėr,

U qortoj e s’kini frikė.

M’i kuptoni

sytė e pastėr,

Kur mė shihni

drejt nė dritė.


Ē’RĖNDĖSI KA…





Tavolinat nė sallė

i kemi pranė,

Bisedojmė

pas ēdo ore mėsimi…

Tė dy bashkė

nė mensė,

shkollė e dhomė,

Nėn njė ēadėr

tė dy krahėt

shtrin dimri.



Bashkė,

kur shpėrthejnė

petalet e qershisė,

Kur kuqėlon

mes fletėsh

njė kokėrr molle.

Ka vite

qė ndodhemi

larg prej shtėpisė,

Veē, tani s’na tėrresin

mė “nxėnės shkolle”



Mė parė s’tė njihja,

nga ishe, s’e dija,

Por tani

qė ka kaluar

kaq kohė,

Mė duket

se prej qindra vitesh

tė njihja,

Si rrezet e diellit

qė derdhen mbi tokė.



Shpesh mendoj,

pse u lidhėm

kaq shumė.

Mendoj

e nuk e gjej

dot “pse-nė…”

Ē’rėndėsi ka?

Kjo s’na prish punė,

Kur kemi

tė njėjtin shqetėsim

pėr Atdhenė…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:05 pm


FOLE SHQIPONJASH,


LIBOHOVĖ!



1.

Libohova kufitare,

Pėrkarshi – Qyteti i gurtė.

Kreshtat zėnė dorė pėr dore;

Qyteti i lashtė nė jug.

2.

Lunxhėria si kurorė.

Maja qė pėrpijnė retė.

Hijerėndė pėr armiqtė tanė

Aty shqiponjat kanė foletė.

3.

Ujė i akullt nė burime

Qė nga malet rrjedh e shkon…

Rrėnjėt e rrapit tė lashtė

I vadit e i rinon.

4.

Dhe kalaja shekullore

Flet me ngjyrėn gri…

Nėpėr shekuj trima nxore.

Pėrmbi trima – njė Avni.

5.

Nė parkun me lule,

Lule e krenarisė.

Djali i Libohovės,

I gjithė Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:05 pm

QESHU, MBURRU,


GJIROKASTĖR!





Gjirokastėr,

ē’tė qesh nuri,

Pėr ty shkruaj

me dashuri!

O qytet i lashtė

prej guri,

I kalldrėmtė

nė histori!



Si ajzberg

i rėnė nga mali

Kėshtjella

ngrihet mbi re.

Poshtė

harqeve tė gurtė –

Kokėulur

armėt trofe…



Qeshu, mburru,

Gjirokastėr,

Pėr bijtė

me mendje deti!…

Sa herė ngjit

kalldrėmin lart,

Tė sjell “ lule”

nga Pėrmeti.



Tė sjell fllade

nga Naimi,

Argjirongjitura

nė shkėmb!

Shqiponjat marrin

fluturimin…

Ti blerim tė gurtė

gdhėnd.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:05 pm

SHTĖPIA ME PLLAKĖ


MERMERI





Kjo mė ngjan me shtėpinė time

Dhe me tėnden natyrisht.

Nė hyrje tė saj njė pllakė mermeri

Mė ka kthyer shpesh pėr vizitė.



Nė tavolinė – njė llampė vajguri.

Tė tillė shtėpia e mbante dikur.

Ajo hidhte pak dritė nė sofėr;

Varur nė oxhak a nė mur.



Kėtu u mblodhėn atė vjeshtė

Dhe dolėn, tė sillnin lirinė.

Llampėvoglėn ēuan nė muze.

Shtėpitė nė dritė u pėrpinė.


SHTĖPIA QĖ PRET





Kjo shtėpi e thjeshtė,

Nėnė flokėzbardhur,

Na thotė pėrjetė:

“Jo, nuk rri pa ardhur….”



Derėn e mban hapur.

Pret, siē pret fėmijėn.

Mes shokėsh tė zbardhur

Ai prapė do tė vijė.



Ashtu madhėshtor,

Me grushtin lart ngritur,

Puthet me nėntorėt

Betejave rritur…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:06 pm

MAJI I QYTETIT TIM





Hapat e tij tė fundit

hidhte maji,

Hapat e lodhur,

tė kėputur nga lufta.

Qyteti i jugut,

pėrzhitur nga zjarri,

Hapte zemrat

dhe portat e gurta.



Dhe vinin ata,

siē vjen hareja,

Me fjalėt mė tė ėmbla

pėr zemrat,

Me plagėt lidhur

nė sa e sa beteja;

Nė sytė e delegatėve

ishin ėndrrat.



Biri i gjithė nėnave

printe nė kalė

Mė i qeshur

se kurrė vet Dielli.

Vjosa valėzonte

gėzimin e bardhė

Dhe ia ēonte

hambarit tė detit.



Nga zemra e vet

Pėrmeti nxori lulet;

Qindisi aq bukur

sallėn e Kongresit.

Me gjakun e derdhur

ngjeu flamurin,

Qė tallazonte

nė tribunėn e nderit.



U mblodhėn

nė sallėn e thjeshtė

Sypafjeturit

nė netėt e gjata.

Pushkėt merrnin

urdhėrin e rreptė,

Ta nxirrnin

kuēedrėn nga vatra…



Fjalėt u kapėn

dorė pėr dore,

Trėndafilat

u ndezėn me furi.

Themelet

mbi gėrmadhat shekullore

Hidhte pushteti

i popullit nė fuqi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:06 pm

USHTARI I PANJOHUR


U DRODH





Na e dogjėn sė katėrti Pėrmetin,

Veē “Sallės” qė mbeti pa u prekur.

Populli prapė do ta pėrzinte “mbretin”

Hijen e hijes sė vdekur.



Dhe vet salla mund tė ishte djegur,

Siē mund tė digjet njė godinė.

Zjarri vėrtet shkrin ēelik e hekur,

Por s’arrin tė djegė dot historinė…



Barbarisht u vranė gjashtė vetė.

Qyteti i luleve i larė nė gjak.

Ē’mund tė bėnte Hitleri mė tepėr?

E bėri marsi nėntėdhjetė e shtatė…



Dėshmorėt e harruar tek vorrezat

Kėtė radhė morėn plumba tė tjerė.

“Ushtari i panjohur”, kur pa shamizezat,

Dhe nė bronz, u drodh si kurrėherė.


PRET PĖRMETI



NĖ ĒDO MAJ



Maji vjen me lule shumė,

Trėndafilat bėrė zjarr.

Kėnga ulet nė ēdo buzė;

Pret Pėrmeti nė ēdo maj.



Vijnė ata nga Shqipėria

Flokėzbardhur e tė rrallė,

Tė ēmallen me trėndafilat,

Tė ēmallen me atė sallė.



Ajo sallė aq e thjeshtė,

Me rilindasit nė ballė,

Priti bijtė, priti djemtė,

Delegatėt partizanė.



Pret Pėrmeti nė ēdo maj.

Bujarinė dot s’ia frenojnė.

Retė qė bredhin skaj mė skaj,

Diellin dot nuk e mbulojnė.


GURI i DYFEKUT*





Atje mbi Pėrmet

Ėshtė njė gur i lashtė.



Atje shkonin djemtė;

Ēlodheshin ngapak.



Hidhnin sytė poshtė,

Mos shikonin gratė…



“Guri i dyfekut”

U plak e s’u plak.



Rruga e kurbetit

Plagė prapė u hap…



  • Gur i madh nė qafėn e Dhėmbelit


ndanė rrugės pėr nė Zagori.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:07 pm

SI NJĖ LAJMĖS QĖ KA DIĒKA
PĖR TĖ THĖNĖ…





Kalin fluturues tė muzės poetike provojnė ta shalojnė njė pjesė e mirė e njerėzve, por ai nuk pranon kėdo nė kalėrimin e vet, madje nė kėtė provė ai e ul kurrizin e vet, pėr tė hipur edhe tė rinjtė. Kur shikon ata qė nuk mėsojnė dot t’i mbajnė frerėt, i flak nė pllajėn e harresės pa kurrfarė mėshire, sepse ai ka vetėm njė

njė mision: tė mbajė mbi shpatulla poezinė e vėrtetė. Kjo poezi nuk vjen me urdhėr tė peshkut, nuk ngjizet brenda njė nate, si e tillė, poezia kėrkon tė jetosh me tė, tė vuash pėr tė lindur ndjenjė, qė tė hysh pa trokitje nė shpirtrat e njerėzve. Kėshtu dhe vetėm kėshtu poezia tė jep vizėn, pėr tė vazhduar mė tej. Por poezia nuk jep viza si nėpėr ambasada e konsullata.Ajo pėrzgjedh edhe kur bėn pėrjashtimet e saj me ata qė sapo kanė nisur rrugėn e saj.

Muharrem Kamani vjen tė trokasė nė kėtė portė , i cili ka bėrė njė betim pėr t’i shėrbyer atdheut dhe, nė pjesėn mė tė madhe, motivet, qoftė me thjeshtėsinė e tyre, janė lidhur ngushtė me truallin, me historinė dhe disa nga figurat mė tė qėmtuara tė historisė shqiptare, me pėrjetime tė shpirtit tė larguar nga familja, me bukurinė qė fal rinia, me plagėt e kohės qė mahisen me tronditshmėrinė e tyre tė vazhdueshme.

Me kėtė buqetė vargjesh autori kėrkon tė ecė nė rrugėn e traditės dhe, nė shumė raste, ai merr teknika e mjete nga folklori, duke dashur ta bėjė sa mė tė lexueshme pėr njė masė tė gjerė.

Ai vjen me ēiltėrsinė dhe sinqeritetin, pa bujė dhe kredo, pa zhurmėrimin e fjalėve pompoze.

. Ai vjen si njė lajms qė ka diēka pėr tė thėnė…

Si ēdo lajmsi, qė ka pėr tė bėrė rrugė, i takon urimi:” Udhė tė

mbarė nė kėtė ndėrmarrje tė vėshtirė!”



Pėrmet, mė 08. 11. 2002

Botuesi Lumo KOLLESHI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:07 pm

Muharrem F. Kamani

Lindur nė Shelq tė Pėrmetit, mė O3.02.1954. Mėsimet e para i merr nė fshatin e lindjes, nė shkollėn “Shefqet Nurēellari”, Zhepovė. Mandej vazhdon studimet nė shkollėn e mesme ushtarake “Skėnderbej”. Studimet e larta ushtarake nė Akademinė e Forcave Tokėsore nė Tiranė i pėrfundon nė vitin 1977.

Ka ushtruar profesionin nė Gjirokastėr, Leskovik, Frashėr dhe Pėrmet.

Gjatė jetės sė tij ėshtė shfaqur herė pas here nė shtypin qendror periodik dhe letrar si dhe nė atė ushtarak. Pasionin pėr Letėrsinė e ka shpalosur gjatė gjithė veprimtarisė sė tij dhe e ka intensifikuar pas viteve ’90. Ishte njė nga nismėtarėt e parė qė nė vitin 2001 krijuan Degėn e Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” Pėrmet. Duke u shquar nė veprimtaritė ketrare ėshtė zgjedhur Sekretar i Informacionit dhe reklamimit letrar tė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” Gjirokastėr. Ėshtė anėtar i mjaft shoqatave Atdhetare dhe Kulturore.

Libri “Erė e viseve tė mia” ėshtė libri i tij i parė poetik

…

Qeshu, mburru , Gjirokastėr,

Pėr bijtė me mendje deti.

Sa herė ngjit kalldrėmin lart,

Tė sjell “lule” nga Pėrmeti.



Tė sjell fllade nga Naimi,

Argjirongritura mbi shkėmb,

Shqiponjat marrin fluturimin

Ti blerim tė gurtė gdhend!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 10:09 pm

Njė poezi qė ka ritmikė patriotike, mėmėdhetare, por gjithashtu edhe prezencė tė notės lirike...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Tue Jan 06, 2009 11:28 pm

Kristaq F. Shabani shkruajti:
SHTĖPIA ME PLLAKĖ


MERMERI





Kjo mė ngjan me shtėpinė time

Dhe me tėnden natyrisht.

Nė hyrje tė saj njė pllakė mermeri

Mė ka kthyer shpesh pėr vizitė.



Nė tavolinė – njė llampė vajguri.

Tė tillė shtėpia e mbante dikur.

Ajo hidhte pak dritė nė sofėr;

Varur nė oxhak a nė mur.



Kėtu u mblodhėn atė vjeshtė

Dhe dolėn, tė sillnin lirinė.

Llampėvoglėn ēuan nė muze.

Shtėpitė nė dritė u pėrpinė.



SHTĖPIA QĖ PRET





Kjo shtėpi e thjeshtė,

Nėnė flokėzbardhur,

Na thotė pėrjetė:

“Jo, nuk rri pa ardhur….”



Derėn e mban hapur.

Pret, siē pret fėmijėn.

Mes shokėsh tė zbardhur

Ai prapė do tė vijė.



Ashtu madhėshtor,

Me grushtin lart ngritur,

Puthet me nėntorėt

Betejave rritur…



Ashtu siē ishte e kaluara jonė, edhe nė portretizimin e poetit Muharrem F. Kamani del shtėpia. Per miradien e vargjeve do te kisha shtuar dhe kėtė,
se kėto shtėpi ishin Loket tona prej guri, qė ruanin nėnat dhe baballarėt tanė e jashtė bėhej luftė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   Thu Jan 08, 2009 12:10 am

Ai qė shkruan shpreh botėn e tij... E rėndėsishme ėshtė qė ne tė paraqesim gjendjen e shkruesit poetik (sens)... Kjo paraqitje e vėllimit ėshtė bėrė nga ana ime(shėnimi im K.SH) pėr tė sondazhuar, krahas tė tjerave, edhe lirinė ideore tė shprehurit tė Muharrem Kamanit... qė pasqyron tablon... kapėrcipėrore..., por qė ėshtė nė njė proces tė pandėrprerė evolutiv...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Era e viseve tė mia" poezi, Muharrem Kamani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: