Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Jemi tė gjithė ėngjėj..."

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 11 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:46 pm




Manol Basho




Toka ėshtė hajmali





O njeri, plak e i ri,

qė ke sy, po nuk sheh rrugėn.

Toka ėshtė hajmali,

s’ ndėrrohet siē ndėrrojmė gunėn!


Nė pikėn e gjakut





Ē’ t’i them unė rinisė,

kėsaj lule zambaku?

Zjarri i bukurisė

ėshtė nė pikėn e gjakut!


Kur puthen tė rinjtė





Kur puthen tė rinjtė

mė ndjellin shpesh poezinė.

Ata thithin mjaltin e vjershės,

unė mbledh ca kongjij pėr nesėr.



Bashkė e kemi dashurinė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:46 pm

Selami Deliu, Pėrmet


Ēudia mė emadhe



Vėrtet njeriu ka bėrė ēudira,

ka bėrė zbulime jashtė planetit,

por ēudinė mė tė madhe do tė bėjė

ai qė do tė zbulojė shpirtin e poetit.




Dritarja e zemrės



Dritarja e zemrės qėndron hapur,

njė fllad i lehtė perden e tund;

aromė e luleve qė kundėrmojnė,

drejt saj vėshtrimet kthehen pa fund.


Shega



Pashė njė shegė qė kuqonte,

u zgjata ta marr nė gji;

gjembi – roje mė thumboi,

gjaku pikoi, dora u nxi.



Shega mbushur, zemrėn zjarr,

nėpėr degė dridhej lehtė,

sikur mė thotė njė fjalė:

“ Jo ēdo dorė mė prek aq lehtė.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:46 pm

ANISA RRUMBULLAKU



Emri qė tė ngjall

dėshirė pėr tė jetuar...

Ėndrrat gjithmonė tė bukura.

Vazhdoj tė eci e vetme

nė rrugėt e kalldrėmta

tė kėtij qyteti tė panjohur.

Gjethet po u bien ėndrrave

dhe ėndrrat kanė stinė..

.Si mund ta mposht vjeshtėn,

Liqeni ėshtė mbushur me mjellma...

Nė botėn e ėndėrrimit fluturoj

me krahė ėngjėjsh qė mė duan.

*



Pėrse rri i hėshtur

si kornizė nė mur...

S’qesh me mua...

Sytė ulur pėrse mban dhe nė lotim?...

Ēfarė ka brenda shpirti yt i vuajtur

dhe vuajtjen mbyll...

Hape shpirtin te mua tė gjesh shėrim!

Shumė ėndrra

po mė ndizen,

por shumė tė tjera

brenda meje krahėthyer!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:48 pm

KLOTILDA LITI



* * *-

Kotėsia e gjen kotėsinė.

Trishtimi e gjen lotin.

Puthja e gjen buzėn.

Ėndrra e gjen ėndrrėn.

Por, nuk e di nėse

Dashuria e gjen Dashurinė?...



Tė tė them “S’tė dua”

kam frikė pėr syrin tėnd

tė brishtė se mos derdhė lot....

Tė kapem pas kėsaj fjale

“s’tė dua”

prapė kam frikė se

mos ndodhta Zoti mė mallkon.

Ti vuaj mė mirė vetė

kėto fjalė

se sa shpirti yt tė dehet nė lot.

*

Duhet tė jesh

diku i fshehur

si misteret e kėsaj bote ,

por duhet tė lodhem

kaq shumė pėr tė tė gjetur!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:49 pm

LUBJANA NUSHI



* * *

Tė gjitha pikuan

nga pena e brishtė

e vėrtitur si njė kopshtar

mbi lulet e pambjella.

Tė moshuarit mbushnin grushtet

me trishtim tė papritur...

Tė braktisurat

pėrtypin zhgėnjimin

nė atė lėmsh tė virgjėr...

Veē firmėn nguron

tė hedhėsh nė fund...

Poete , ēfarė le pa shkruar?

NJĖ LOJTARI

Sikur topi

qė ti luan tė ishte shpirti im,

ē’do tė bėje?

Vallė, a do ta gjuaje pa ngurim?

Apo nė mėdyshje do tė tė zija?...



Kozmetikė



Nė tė kaltėr lyer

pasioni vajzėror,

nė gri temperamenti,

nė tė kuq ēapkėnia moshė,

bardhėsi sinqeriteti...

Nė permanentin e ndjenjave

njė kaēurrele e pabindur...

Habitet vetė Planeti....



ENKELEJDA FEJZO

POEZIA

Para se tė rrėmbeja penėn,

jeta mė dukej paksa e marrė.

Mallkuar dita!…

Pena mė trazoi dhe tė vetmen shpresė.

Natėn…

qė e bėra pulėbardhė…



DURO SHEHU



Eh, ē’pate, Ēajkėz!



1.

Kaspiku i kaltėr gumėzhin,

pėrzihen dallgė e valė.

Nga deti ngrihet fluturim,

njė ēajkėz, pulėbardhė…



2.

Nga perėndimi u drejtua,

e lehtė e plot gėzim.

Ē’tė shtyu ēajkėz qė rrugėn more,

drejt mėmėdheut tim?!…



3.

Nga perėndimi Shqipėria,

njė vit qė s’e kam parė.

Tė puth tė paktėn dhe njė gur,

se malli mė ka marrė!



4.

Dhe ēajkėza iku fluturimthi,

drejt qiellit pa re.

Eh, ē’pate ēajkėz,

pėrse ma ndeze,

oh, mallin pėr atdhe!?



Baku , qershor 1961
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:49 pm

VĖZHGIM



Dy libra pėr krahinėn Malėshovė, Mbrezhan.

I pari i autorėve Petraq Jorgo, Arif Koro i botuar nga Shtėpia Botuese “ABC” Gjirokastėr nė vitin 2001, me redaktor dr. Roland Zisi. Ky libėr ėshtė njė sintezė dhe paqyrim analitik i historikut tė kėsaj krahine…, i shkruar me profesionalizėm.

I dyti ka autor z. Trifon Dafa, i cili ėshtė botuar nė Tiranė pas tė parit.

Pretendim: I dyti ka ngjashmėri me tė parin, siē ngjan sozia me “ fizionominė” e parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:49 pm



ZĖRA TĖ RINJ


Ka frikė tė dashurojė, dashurohet me “Pegasi”-n





Njohje nė lartėsinė 713 metra mbi nivelin e detit, midis maleve, atje ku ndahen “gjeografikisht” katėr rrethe: Pėrmet, Berat, Tepelenė, Skrapar. Njė vajzė e vogėl, e cila sapo ka mbushur 17 pranverat, me njė emėr tė bukur: Dafinė. Mėsoi qė isha poet dhe njė ditė ,kur mė pa me gazetėn letrare “PEGASI”, dėshiroi qė kėtė gazetė ta lexonte… Mė shprehu kėnaqėsinė qė i binte nė dorė njė gazetė e tillė e veēantė dhe, e skuqur, pas pak ēastesh, mė dorėzoi njė fletore me poezitė e saj. I lexova me njė frymė dhe u befasova nga frymėzimi i saj si dhe shpėrthimi i ndjenjave. Bie “erė” frymėzim impozant nga natyra e bukur e Berzanajt dhe vargjet e saj ishin rreshtuar nė “letra tė zverdhura”. Gazetėn “Pegasi” ia fala Dafinės dhe ajo e mbante nė dorė “tė ēmuarėn”. Madje i thashė se njė ditė nė kėtė gazetė do tė shikonte edhe ndonjė krijim tė sajin. Asaj i shkėlqyen sytė…
Janaq Jano







DAFINA BERZANI


E mashtruar





E vogėl isha nė dashurinė e parė…

Si adoleshente mes ėndrrash fluturoja,

qerpikulur para prindėrve rrija duke qarė,

kur dashurinė time tregoja.



“Bijė, o bijė, - mė thanė,-

cili djalė ėshtė ai qė dashuron?

Tė vėrtetėn syve tė mi panė,

mashtrimi sytė ē’m’i trishton!



Nė spital, oh qe ditė e shtunė,

zemrėn nė dorė do tė ta dhuroja…

Por, mes bulevardit gjithė zhurmė,

nė krahun tėnd njė tjetėr shikoja.



Prita nga “ty” letrėn e vonuar,

mund tė mė thoshe mė shumė,

Ndėrgjegja jote e penduar,

s’kishte vend tė hynte mė tek unė!





23.05.2003
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:50 pm

DITA DHA NJĖ KĖNAQĖSI TĖ MADHE: NJĖ NJOHJE TĖ FIGURSHME




Albanologu hungarez Istvan Shutz





Ėshtė diēka befasuese njė njohje me pėrmasa kaq madhėshtore, e cila rrezaton dhe lėshon reflekse shumėngjyrėshe. Mund tė konsiderohet protagonisti i ditės. Nė hapėsirėn e Ditės u reflektua “YLLI”. Sa i pushtetshėm ėshtė Njeriu, kur kapėrcen dimensionet e tij…

Njė tipik i tillė ėshtė dhe Profesor Istvan Shutz nga Hungaria, i cili emoncionoi Konferencėn shkencore kushtuar 95 vjetorit tė lindjes sė kolosit tė gjuhės shqiptare Eqrem Ēabej. Emocionoi auditorin me tė folurėn etij nė njė gjuhė tė shndėrruar nė gjuhė mėme. Pėrpjekja e tij pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe filloi me fjalėn e parė: “Mbret”, e dyta “Qukapik”…

A mund tė formonte njė frazė apo tė shprehte njė emocion me dy fjalė? Dy fjalėt e para tė mėsuara kishin kuptim: Mbret qukapik!… Niste pėrvijimi. Profesor Istvani, hungarezi me njė fizionomi tipike tė vendit tė vet “kalėroi” nė korsitė leksikore tė shqipes me mjaft sukses.

Temperamenti i tij koleriko - sanguin e ndihmon qė tė “lėvizė” me shpejtėsi nė gjuhėn shqipe… Sikur tė merret nga njė mjedis jashtė dhe pastaj tė futet nė njė ambient publik hungarezi Istvan nuk njihet se nga e ka origjinėn ose mė mirė nuk dyshohet…

“ Pa dyshim kjo ėshtė arrritur me njė punė tė lavdėrueshme gjatė 45 vjetėve qė merrem me shqipen,”- shprehet ai modest. Ėshtė autor i Fjalorit tė parė humgarisht – shqip. “ E bėmė nė garė kėtė fjalor: Kush do ta pėrgatiste mė shpėjt mga gjithė vendet e Lindjes…” Dhe qesh : “Fitova unė! E paraqita i pari!”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:50 pm

VLERĖSIME PĖR LIBRAT



“Jam mrekulluar nga libri me poezi i sė paharruarės Frosina, se ajo ishte njė poete, qė i ka kėnduar aq bukur familjes, vendit e Nokovės. Ajo vėrtet nuk ėshtė fizikisht, por mendjen e duart e saj i ka lėnė jashtė, si pėr tė rinjtė, edhe pėr ne tė moshuarit, qė na jep kurajo pėr punė e pėr tė mbijetuar.

Ju falėndroj shumė pėr librin qė mė dėrguat kėtu nė SH. B. A



Sė bashku me librin e Frosinės, mora dhe librin me poezi tė At Theodhoriut. Ai s’ėshtė vetėm njė udhėheqės shpirtėror, por edhe njė artist i kompletuar pėr misionin qė po kryen. Gėzohem shumė qė vendi im rrezaton kulturė me njerėz tė tillė.

Sofia Xharahu SH. B. A
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:50 pm

HASAN XHIKU





1.

Kush tė sheh, s’beson askurrė,

ti tė ishe trim, njė burrė.

S’e pandeh askush nė jetė,

tė kesh qenė trim me fletė.



2.

Si tė shihnim pleqėrinė,

s’ta pėrfillim trimėrinė.

S’dimė qė ishe trim i rrallė,

Luftėtar, petrit i gjallė.



3.

Ti s’punon pėr reklamė,

as pėr nam, e as pėr famė.

Ti vetiu je i lėvduar,

pėr atdheun kur ke luftuar.



4.

Luftėn ti e kishe lodėr

dhe dėshmojnė mal e kodėr.

Po, ah keq qė na u plake,

prandaj prej fatit u flake!



5.

Shqipėrisė i shtove nderė,

si hero dhe trim i ndjerė.

Bujė i dhe vendit tėrė,

nga pėrpjekjet qė ke bėrė.



6.

Ku bėnte bam dyfeku,

ku tronditej mali, bregu,

atje ishe edhe tinė,

ku luftoje pėr lirinė



7.

Njerėzia nė harrojnė,

janė malet qė dėshmojnė.

Nuk harron pra historia,

ēfarė trimi kishte Shqipėria!



8.

Pėr Rilindjen Kombėtare,

s’e peshove jetėn fare.

E shkelmove qetėsinė,

derisa pe nė atdhe lirinė.



9.

Gjirokastra ku ke lerė,

tė ka bir dhe bir me vlerė.

Siē ka Ēeēoja statujė,

ke dhe ti nam e bujė.



10.

Pėrshėndetje, Hasan Xhiku,

zemėr strall e shpirt ēeliku!

Emri yt do tė mbetet gjallė,

se nuk vdes njė burrė me pallė!



Poezi





Theodhori Nikolla



Zgjuar



Duke ēmuar kujdesin

(shpėtova…)



Shpėtuam duke u barkalisur

nė ambientin e ndotur.



Megjithatė,…

Kjo heshtje e gjunjėzuar,

e heshtur gjėmon,

heshtur rri zgjuar!







Plagėt e gjysmėvitit



1.

Kujtimet,

plagė qė rrjedhin…



2.



Nė pistėn e pistė

gėrthnjakėt

pistojnė pa motivim!



3.

Drekojnė nė ngushėllim.





4.



Pse duartrokasin tėrheqjen e Ditės?!



5.



Pllangon ethshėm nata.

Miqtė e natės

Natėn thurin ėndrra nate…



6.

Nesėr a do tė ketė diellim?…









BRENDA CAKUT



Tė ha hunda,

Hundėn kruaj.

Gjithmonė tėnden,

jo tė huajėn.



Pėr tė mos hyrė nė bela,

Kujto popullin,se ē’tha:

“Kruaju, tek tė ha!…”



JESHIL



Nė kėndinė

nė prill

Mbin bar dhe trifil

njė njeri jeshil.



Pak mė tej

nė pyll

Kėndon njė bilbil



Muzikėn t’i kopjojė

A t’ia huazojė;

Do ta kafazojė.



Tė zerė bilbilin,

Pret e djeg

gjithė pyllin.



GJUHA



Ku dhemb dhembi,

Shkon gjuha nė gojė.

Po ku s’ka dhėmbė?

Vete

nė tjetėr gojė.



BIE DARDHA NĖN DARDHĖ

(Fabul)



Po qe vendi rrokullimė

Dhe gardhi tė ketė njė vrimė,

Dardha i thotė fikut: “pritmė!



Le tė shkruhet mbi tė bardhė,

Se dardha bie nėn dardardhė.

Bėn vaki, i dashur mik,

Ta gjesh dardhėn dhe nėn fik.



Mund tė thuash (me pak fjalė),

Se ky ėshtė njė rast i rrallė.

Rasti i rrallė po trumbetohet;

Kjo qė ndodhi nuk besohet!…



NGJASIM



Qė nga sot e tutje

Mos u zerė meraku,

Do them dhe unė si ju:

“Fluturon njėthundraku.”

Fluturon,fluturon…

Me “presh” ngulur diku,

Qė t’ju bėj rė qeshni,

Tė gajaseni ju…



Ju, pseudomiq,

Tė pabesė e tė pafe!

Shokė dorėqafė,

Gishtin – ergjele…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:51 pm

Anastas BITA



Shkėputur nga vėllimi “MOS MĖ KĖRKO ATJE KU S’JAM”



ĒAST



Shtegtarėt ikėn e me rropama

Nga horizontet derdhet vjeshta.

Lėkurė e pyllit gjithė blanja

Ngjet me fatkeqėt qė zė lebra.



21 prill 2002



… Ku je ti?

Ku tė ta ndjej pak zerin?

Fėrfėllimėn e flokėve grunaja qė vallzojnė.

Nė udhėn e ndarjes dhėmbja ēel sytha,

Qė ende blerojnė.




Nga vėllimi “Meridianėt i mjekon bukuria”




POEZI NGA NOVRUZ SHEHU



PA E NJOHUR



Pa e njohur

Gjysmėn tjetėr tė hėnės,

Nuk do tė kėndoj

Mė pėr hėnėn.



MOS IU FSHIH ZOGJVE



E ē’ju fshiheh

ashtu zogjve

Se mos tė spiunojnė?!



Ata kanė miliona vite

qė puthen

pa u fshehur

Dė degėt e pemėve…



GRATĖ TONA



Na afrohen tė lodhura.

Si pranė diellit

hėna e ngrėnė.



Sa nisin tė jenė gra,

Fėmijėt

i kėrkojnė tė jenė nėna…



U GĖZUA ESKILI?



Nė sheshun “Omonia”

Ati i madh

I gjeti

Tragjeditė e humbura…



U gėzua

Apo

U hidhėrua

Eskili?…



AFARIZĖM NJERĖZOR



Sajon naze tė bukura,

Sajoj vargun e bukur.



Bėjmė,zonjė,

Afarizėm njerėzor?



Tė tė bėj tė pėrjetėshme,

Bėmė tė lumtur!



SHOQES SĖ FĖMINISĖ



Po ti ku shkove?!



Unė s’e kam kuptuar

Fėmininė pa ty,

Po ti pa mua?…



Po a e ke menduar,

Qoftė vetėm njėherė,

Se mund

tė tė merrja grua?…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:51 pm

****

Para do kohėsh,kur ne i dhuruam vėllimin poetik “Pulsi i dhimbjes” z.Enver Neziri, Drejtor i Shtėpisė Botuese “Album” Tetovė, tashmė edhe Drejtor i Bibliotekės sė kėtij qyteti, na e “ktheu” dhuratėn me vėllimin me skica e tregime “Zėmėrimi i Demit” tė autores Rovena Kalaja, i botuar nė Shtėpinė e tij botuese.

Nga ky libėr po paraqesim njė “substancė”.



ROVENA KALAJA



DASHURIA E PARĖ



Ajo e pyeti pėr dashurinė e parė.Ai i futi sytė nė errėsirė.Shikimet e tij u kapėn pas degėve fort si gjarpėrinj dhe ngrinė.

Ajo priti pak symbyllur dhe i vuri dorėn nė fytyrė si njė e verbėr, pastaj buzėt e saj puthėn sytė.

Gjarpėrinjtė u shkėputėn nga pemėt nė njė dėshpėrim tė lėngshėm, lagėshtinė e tė cilit ajo e ndjeu nė fytyrė.

E tmerruar ajo e afroi pas vetes pėr tė mos lėnė asnjė hapėsirė midis tyre.

Ndėrsa e mbante nė krahė,nė vesh i erdhėn ca fjalė si nga njė botė tjetėr, qė i bėnė krahėt e saj tė vareshin pa jetė: “Sot ka ditėlindjen”. Hėna pikturonte silueta gjethesh mbi fytyrėn e saj tė zbehtė e tė ngrirė.



SKLLAVI



Ai ėshtė njė skllav mrekullisht i bukur, i njė dashurie tė lumtur, qė njė mėngjes doli nga njė bark i pėrgjakur me shpresėn pėr tė qenė i lirė.

Ata e marrin nė krahė, e puthin, i thonė fjalė tė ėmbla pėr dashurinė dhe nė fund pėshpėerisin nė shpirtin e tij fort ndjeshėm ėndrrat e tyre.

Me njė gugatje gazmore dhe buzėqeshje tė jargavitur ai premton si nė njė lojė.

Ata ia shpėrblejnė mirėnjohjen me vegime tė reja nė sy.

Ai ėshtė padroni i ri i skllevėrve qė do tė vijnė dhe do t’i recitojnė si vjersha ėndrrat e tij, tė cilat nuk do t’i ketė kurrė.



FATI IM



Rrėmova nė qiell, por yjet e mėrzitur m’i dogjėn gishtat.Rrėmova nė tokė, por dheu zuri tė mė pėrpinte.Rrėmova nė pemė, por ranė gjethet e gjelbra nga pėrdėllimi.Mbetėn kokat e tyre lakuriq.

Rrėmova nėpėr qytet.Mespėrmes mjegullės futa gishtat.Preka bulevardin, muzetė, ministritė,rrugicat natėqelbura dhe diku ndjeva nė mollėza fatin tim.Ishte m***.



FQINJI



Njė ditė u lexoja poezi zorrėve tė mia rebele.Ato qanin dhe thėrrisnin me njė zhurmė hata: “Duam bukė!”. Atėherė m’u desh t’u shpjegoja dėmet e bukės. Por stomaku mė goditi aq fort sa nuk e mbajta ulėrimėn nga dhimbja.

- Turp, - u thashė, - na dėgjoi fqinji. Tani do tė vijė me bukė nė dorė…

- Unė qaja,zorrėt tė lumtura prisnin. Por fqinji im i mirė doli jashtė dhe ngjiti shkallėt, qė t’u tregonte tė tjerėve njė thashethem tė ri.



MIDIS ZEMRASH

- Njė zemėr e thyeri i thotė shoqes:

- Ēfarė tė bėri tė lumtur?

- Fjala, ishte fjala, - tha ao.

- Po ty ēfarė tė bėri copė-copė?

- Fjala, mike,ishte fjala.


VENDIMI



Ai vendosi. Lotėt u kėputėn mbi faqet e saj tė pėrgjumura. Sytė u hapėn dhe vėshtruan tė trembur muret qė u drodhėn.

Ajo u ngrit vrikthi dhe, me sklepa tė margaritartė nė qerpikė, iku e zemėruar nga sytė kėmbėt.

Dhe ai e la vendimin nė rrėnojat e vetes.

Dashuria vraponte lakuriq…



SHKĖMBI



Ishte dikur njė shkėmb qė mbante nė shpinė njė zot.Por njė ditė zoti vdiq.Dhe njerėzit u sulėn drejt shkėmbit qė tė bėheshin zota.Por shkė-

Mbi ishte i vogėl dhe shumė u rrėzuan.

Atėherė tė tjerėt e hodhėn shkėmbin nė erė. Dhe tė gjithė morėn nga njė copė pėr tė vėnė bythėt e tyrė si zota.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:52 pm



NGA VĖLLIMI POETIK “Heshtaz mbyt frikėn time”

Botuar nga LULJETA HAXHIU



MUNGESĖ E LOTIT



Ja u shkėput

dhe e fundit dėrrasė

e djegur nga zemra jote.



por sytė e tu tashmė

nėn dekorine hidhur tė shpirtit…

s’kanė as lot t’i thonė:

“Lamtumirė!”



FSHIRJE KUJTIMI



Kokrrat e breshėrit

nė zemėr i hyjnė,

e godasin fort,fshijnė ēdo kujtim,mendime

tė zymta.

papritmas aty hyjnė

dhe s’ka mė lot,

s’ka trishtim.



Qielli endet vagabond

nė pambarim…



HARRESĖ ME DASHJE



Tė porosita tė vije tek unė.

u largove i frikėsuar.

T’u luta tė mė pushtoje shpirtin,

pakujtuar mė more pamjen…

U mundova

tė tė prekja

tė paktėn me majat e gishtėrinjve,

por, kishe humbur sakaq

kanalit tė dėshtimeve!





VETMI



Shkatėrroj trupin,

qė sapo mė dhanė.

E bėj copa – copa,

e hedh mėnjanė.

Nuk di ku tė eci,

nuk di ku tė shkoj.

Nė kėtė ēmenduri

vetveten harroj!



MONOLOG



Ēast i trilluar fantazie

rrėshqet kapilarėve

tė ngushtė tė ėndrrės.

Shpalosesh pastaj si fletėt

e njė ditari

krahėve tė botės sime.

Mblidhesh nė njė pikė loti

dhe mbush oqeanin…



PAK “DASHURI”



Nė krahėt e kohės

jemi shtrirė.

Tė heshtur vjedhim

pak gėzim.

Luajmė njė lojė

mė tė mirė.Por tė gjithė

e quajmė “film”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:52 pm

Nga vėllimi poetik i Harillo Mihos “Vetmi dhe inat me trillin”



NGJAJ ME NJĖ SHPIRT TĖ VRARĖ



Vetminė ma solle njė natė pa hėnė

dhe hėna qė atė ditė s’e zbukuron malė.

Jam e ngjaj me njė shpirt tė vrarė…



¤¤¤



Rinia ėshtė e ēiltėr

si vetė ylberi.

T’i heqėsh njė ngjyrė,

nxihet vetė qielli…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:52 pm

Nga Jorgo TELO







T O K



Zgjatja dorėn

tė arrija

pafundėsinė...
T’ia grabisja Zotit



zotėsinė.

Dhe Zot tė vetėm

tė shpallja

dashurinė.





EJA, PRA!



Dhe njė orė ndarje

Prodhon veē mall...

Rindez veē zjarr...

Rigėtin veē lot.

Dhe koha ikėn kot.

Eja, hiqma mallin!

Eja,fikma zjarrin!

Eja,ma fshi lotin!

Eja,mbushma kotin!

Eja, pra, ėndėrr e ėndrrės,

Hiqmi ca derte tė zemrės!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:53 pm

Nga Jorgo TELO







T O K



Zgjatja dorėn

tė arrija

pafundėsinė...
T’ia grabisja Zotit



zotėsinė.

Dhe Zot tė vetėm

tė shpallja

dashurinė.





EJA, PRA!



Dhe njė orė ndarje

Prodhon veē mall...

Rindez veē zjarr...

Rigėtin veē lot.

Dhe koha ikėn kot.

Eja, hiqma mallin!

Eja,fikma zjarrin!

Eja,ma fshi lotin!

Eja,mbushma kotin!

Eja, pra, ėndėrr e ėndrrės,

Hiqmi ca derte tė zemrės!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:53 pm

NERTILA NASTO



Nė ėndrrėn time



Natės sė errėt i mora ngjyrėn e flokėve,

Nė ėndrrėn time tė pikturova ty.

Qiellit tė kaltėr i mora ngjyrėn e syve,

Nė ėndrrėn time tė dashurova ty.

Mollės sė kuqe i mora ngjyrėn e buzėve,

Nė ėndrrėn time fort putha ty.

Diellit i mora rrezet e para tė mėngjesit,

Nė ėndrrėn time tė buzėqesha ty.

Shikimin e largėt tė shqiponjės mora,

U zgjova me njė tjetėr realitet nė sy.



Pėr ta objektivizuar mė mirė kėtė vėzhgim po i referohemi njė vjershe tė Muharremit.



“VAJZAT E SHIUT”



Bie shi, por ka Diell

nė qytet,

Dy bjondina nė njė ēadėr,

Oh, ē’lezet!

Kanė ēadėr

dhe nuk kanė se janė dy,

“Suferina” po i puth

pėrmbi sy.

Hapi i tyre vrull moshe,

hijeshi,

Mbylli ēadrėn,

zbardhi ditėn, ē’bukuri!



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:54 pm



Nga Kristaq KRISTO

(Shkėputur nga vėllimi me tregime”E FSHEHTA MIDIS URAVE”



DINOJA



Me Dinon zbritėm nga makina tek kthesa e rrugės qė shkon pėr nė Kreshovė. Ishte tetor e qe pak freskėt. Dinoja qe bėrė derr nė Kreshovė, ndaj pas ēdo hapi qė hidhte, i zgjoheshin kujtime tė ndryshme, tė fjetura thellė e tė ėmbėlsuara nga vitet. Kishte punuar tre vjet si agronom nė atė fshat. Dhe ai qė zakonisht s’i pushonte goja, tani nuk fliste pothuajse fare. Edhe kur unė e pyesja pėr ndonjė gjė, jehona e zerit tim s’i vinte fare ndėr veshė. Ndoshta pėrhapej lajthishteve.

Aty nė bregoren me shkozė e lajthi e tek – tuk thana e trėndafila tė egėr qė u skuqnin kokrrat, sa i ngatėrroje me njera tjetrėn, e kishe nė pėllėmbė tė dorės gjysmėn e Dangėllisė,
Skraparin deri nė Potom. Mali i Tomorrit spikaste madhėshtor. Rruga vinte e atillė qė nė sy



Kishte vetėm kodrat e malet e Skraparit. Tė dilnin fshatrat me radhė, ashtu tė largėta e si tė veshur me mjegull. Dinoja kishte baxhanakun nė Skrapar e i njihte mirė ato fshatra, se kishte pirė raki andej, por e pyesja pėr to, mė jepte pėrgjigje tė shkurtra, si nėpėr ėndėrr.



Prapa, kur kthenim ndonjėherė kokėn, linim gjelbėrimin e thellė e madhėshtor tė Bredhit tė Hotovės, tė kėtij masivi tė rrallė pyjor qė dikush i ardhur nga jashtė e kishte krahasuar me Zvicrėn. Ishte njė profesor i gjuhės shqipe, qė kishte bėrė njė kohė tė gjatė nė Paris. Dhe kur kishte shkuar nė Frashėr, nė njė pėrvjtor tė Naimit, kishte ulur xhamin e dritares dhe koka i kishte mbetur jashtė. “Zvicėr,tamam alpet e Zvicrės!” kishte thirrur i mahnitur.



Po Dinoja s’e shikonte fare Bredhin, as lajthitė e thanat. As tutje nga Skrapari nuk e hidhte vėshtrimin. Ai shikonte e pėrjetonte vetėm kujtime tė kaluara qė i vinin valė – valė, njėri mė i ėmbėl se tjetri dhe gudulisnin fort. Ndaj nuk shqitej prej tyre. Por njė ēast u shkėput prej kujtimeve. U ndal nė njė hije gėmushe plot bar dhe mė thirri: “Ja, kėtu jam ulur pėr herė tė parė, kur u fejova. Ajo kishte veshur njė triko tė re, tė kuqe.” Dhe Dinoja mė harroi pėrsėri e u zhyt pėrsėri nė kujtimet qė s’e linin tė shikonte lajthitė qė pėrkulnin degėzat lehtė, pluhurin qė ngrinin kėpucėt tona dhe as tė ndjente arin vjeshtak me aromė gjethesh e bari.



08. 07. 2000
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:54 pm



Informime



ĒMIMI “XINXIFILLO”

PĖR LIBRETIN MĖ TĖ MIRĖ I JEPET TEATRIT TĖ KUKULLAVE " DORIAN” GJIROKASTĖR



Nga data 19 – 25 qershor, u zhvillua nė qytetin e Pogradecit, Festivali i Dytė i Teatrove tė Kukullave. Gjirokastra ėshtė e pranishme nė kėtė festival, falė kujdesit tė Regjisorit tė Karrierės, z.Osman Buzo. Midis dhjetė trupave tė ardhura nga Prishtina dhe Tirana, Pogradeci dhe Korēa, trupa e Gjirokastrės dha shfaqjen teatrore me tekstin mė tė mirė, mė tė ndjekurėn nga fėmijėt, prandaj dhe u vlerėsua me ēmimin “XINXIFILLO” pėr libretin mė tė mirė.

Ēmimet ishin pa vlerėsime monetare, por me rėndėsi artistike. Vitin e kaluar, Regjisori Osman Buzo, u vlerėsua me ēmimin e “KARRIERĖS” dhe tė mendosh se kėtė ēmim e mban edhe kėngėtarja e famshme Vaēe Zela, ky ėshtė njė vlerėsim i madh!

PUSHTETI VENDOR DUHET TA SHIKOJNĖ ME SY TĖ MIRĖ KĖTĖ TEATĖR QĖ I SJELL ĒDO VIT TROFE GJIROKASTRĖS.

Kjo trupė me pėrvojė tė gjatė artistike me aktorė tė tillė niveli si: Drita Buzo, Fredi Beqo, Niko Ura, Bujar Sulejmani kanė pėrtėritur traditėn e shfaqjeve me kukulla dhe maska,tė cilat nuk i kanė munguar Gjirokastrės qė nga viti 1970.

Regjisori Osman Buzo kohėt e fundit u vlerėsua nga Kėshilli Bashkiak i Gjirokastrės me titullin “Andon Zako Ēajupi” njė shpėrblesė kjo morale pėr veprimtarinė e tij shumėvjeēare nė kėtė art.

Gjatė ditėve tė veprimtarisė nė qytetin “poetik” tė Pogradecit Fondacioni EDU-PRO me drejtor z. Artan Shkėmbi organizuan pėr pjesėmarrėsit mjaft veprimtari tė larmishme si piknike nė vendet turistike si dhe argėtime e diskutime krijuese.

Tashmė Pogradeci ėshtė fiksuar si vend organizator i kėtij festivali. Drejtoresha e Teatrit tė Kukullave tė Tiranės, znj. Elvira Diamanti, e impresionuar nga paraqitja e Teatrit tė Kukullave “Dorian” tė Gjirokastrės, u shpreh: “ Vitin tjetėr Flamuri duhet tė merret nga Gjirokastra, flamur qė sivjet shkoi nė Kosovė”… Njė detyrė dhe obligim i madh!

A duhet heshtur pėr trupa tė tilla qė pėrfaqėsojnė Gjirokastrėn denjėsisht dhe me kurajo civile? “ Miopia” duhet tė jetojė aktin e fundit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:54 pm

FOLKLOR



Shpesh herė, apo nė tė shumtėn e rasteve, autorėt popullorė mbeten anonimė. Anonimati i tyre ėshtė i “gdhendur” me dėshirė apo pa dėshirėn e tyre. Dhe kėshtu “populli” podiumizohet nga individė tė talentuar! Studiuesit e kanė tė lehtė kėshtu t’i referohen “anonimatit”, kur ai ėshtė i zgjuar, i pranishėm, aktiv dhe e “sakrifikojnė” duke e prerė me “thikė” folklorike si “pjepėr” tė jeshiltė!

Pse ndodh kėshtu? Mos ėshtė atavizėm, rudiment nė kohėn e moderuar qė jetojmė dhe kur kujtesa ka kaluar nė shkruarje magjike?!…

Kėtė “sipar” kėrkojmė tė hapim.

Kėngėn e bukur tė Fushės sė Ēajupit e ka “ngritur”, siē shprehet Eleni Konomi, e talentuara Vasillo Kllapi nga fshati Zhej i Gjirokastrės…

Njė “anonimat” u zbulua dhe shpresojmė qė nė kėtė rrugė tė ecet nė tė ardhmen…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:55 pm

ELENI KONOMI



O Vasillo, grua e rrallė



Daramet qė mė ka xhani,

qė m’u shkatėrrua vatani,

Zemra seē m’u bė plagė,

kur kujtoj vendin mė parė.

Pėr kė tė shkruaj me mall?

Pėr Ēajupin dhe pėr fshanė?

Tė detyruar fshatin e lamė,

hoqėm kufi, sinore…

O bobo, o moj Nėnole!



Vasillo, grua e rrallė,

sė bashku me gjithė vėllanė,

edhe me Spiron djalė,

Ata nderuar tė kanė….



Vasillo, grua fisnike

Ēajupit kėngė i ngrite

pėr bukurinė qė kishte.

“O Ēajup, o vend i bukur,

o baēe e luleve!

Fusha e rrethuar me male,

tė rrallė bukuri qė ke!”





* * *

ANEKDOTA

Kaurdisu me enėn tėnde, tė tė thonė njeri me mendje...

Futu nė lumė po di not, se ndryshe nuk del dot!

Ec gjithmonė nė gjurmat e kalit, qė tė dalėsh matanė malit!

Fli sa duhet, zgjohu kur duhet.

Kush di tė bėjė ndere, nuk di tė bėjė sherre.

Gjuha po nuk u kontrollua nga truri, nxjerr fjalė tė forta prej guri.

Gjuha sa njė lopatė nuk nxjerr punė, por nxjerr baltė.

E fituara me djersėn e ballit, hedh tutje brengėn dhe hallin!

Trim ėshtė ai qė pėrdor trurin dhe jo ai qė pėrdor hurin.

Truri krijon , goja interpreton.

Hundėn mos e ngri pėrpjetė se do tė tė bien rrufetė, do tė vritesh dhe vetė!



Mustafa Karagjozi, autor i librit “Prisni zėrin tim”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:55 pm









“Zemėrimi vjetėrohet, ironia ėshtė e pavdekshme”

“Der Zorn alter, die ironic ist unsterblich”.



MAGJIA E ENZENSBERGER – IT



“ I ka dhėnė gjuhėn njė breznie, e cila jeton e shtangur ndėrmjet nesh”

ANDERSCH, kritik

“ Polemist i zemėruar”

MATTEKLOT



“ Solli pėrsėri patos nė lirikėn poetike. Ē’ėshtė Ai? Njė hulumtues? Njė profet? Njė vizionar? Njė djall? Njė Volter? Njė gjerman?”

GRIMM



“ Njė rebel dhe zbulues qė nuk e lė veten tė befasohet nga bota.”

SCHNEIDER



“… Rrufe nė peizazhin letrar”

KAIZER



“ Ēdo poezi ėshtė njė arkė e vogėl, nė tė cilėn Hans Von Enzensberger kėrkon tė mbledhė mbetjet e dashurive, duke thirrur emrat e tyre sipas radhės qė ata meritojnė, t’i lartėsojnė nė njė diēka tė rrallė ….”

RUHIKOFT



“ Mė i pasuri nė dinakėri, mė i pjekuri nė fantazi dhe rojtari i pagjumė nė kufirin e gjuhės gjermane, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėzetė…”

SARTORIOS
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:56 pm



Nga Kristo STOJA



TĖ LUTEM, MOS E KĖPUT!



Gjirokastra, ky qytet i papėrsėritshėm, me shtėpitė e vendosura mbi njera – tjetėn nė faqe tė mali, ēdo mėngjes pėrshėndetet me diellin. Kėshtjella si njė transoqeanik, i varur nga mali, ka ngecur diku, nė masivin shkėmbor pėrmbi

Banesat gri tė “Pazarit tė vjetėr”. Rreth saj dhe midis lagjeve gjarpėrojnė tė gurtat rrugė, tė cilat, diku janė thurur thjeshtė, diku janė kompozuar bukur, nė harmoni me vet terrenin e aksidentuar dhe “kėshtjellat – bija”shtėpitė gjirokastrite.

Ky qytet gjithė harqe te portat, dritaret,nėndivanet,muslluku…, ky qytet i rėndė, nė muret e banesave, nė dėrrasat e ēative, nė vargun e pashkėputur tė mureve mbajtėse, ky qytet gri, i ēuditshėm, i pakonceptueshėm pėr ata qė e vizitojnė pėr herė tė parė, nuk do ishte aq tėrheqės, nėqoftėse do t’i mungonte gjelbėrimi.

Sa bukur harmonizohen pemėt gjigande me gjelbėrim tė pėrhershėm nė lulishten mbrapa bustit tė heroinave Bule e Persefoni, gjelbėrim ky qė thyen monotoninė e ndėrtesės madhėshtore tė hotel “Sopotit”. Tė tillė, si kėta, hije shtojnė edhe mjedisin para Bashkisė,pėrpara Kėshillit tė Qarkut e gjetkė. Kėto pemė, qė jetojnė shumė dhe qė mbajnė shumė vlera, tė huajt i blejnė shumė shtrenjtė.

Kadarea, partenorikusi, qė janė mbėrthyer pas murit mbajtės te sheshi i Ēerēizit, jo vetėm qė bashkėjetojnė me gurin, por, mbi tė gjitha, veē jetėgjatėsisė qė i siguron murit, e bėn atė mė dekorativ, mė tė pėlqyer pėr soditėsit. Gjelbėrimi vertikal ėshtė i kudondodhur nė Gjirokastėr.

Lulzimin mė tė madh ky qytet e pėrjetoi midis viteve ’70 – ’80. Nė ato vite u investua shumė pėr gjelbėrimin. Falė njė ekipi drejtuesish tė apasionuar

Nė sektorin e gjelbėrimit dhe njė numri punėtorėsh tė kualifikuar, gjelbėrimi u shtri nė ēdo cep tė qytetit. Veē njerėzve qė paguheshin pėr kėtė punė, njė ndihmesė tė madhe dha vet kontributi i qytetarėve.

Me nostalgji moshat e mesme e tė vjetra kujtojnė vitet kur, nė rrugėn e kalasė kalonin midis njė tuneli tė gjelbėr dhe bistakėt e luleve tė akacieve me atė aromėn dehėse u qėndronin mbi krye; kujtojnė kurorėn me pisha rreth e rrotull kalasė,parkun e padepėrtueshėm ‘Rinia’, lulishten madhėshtore, tė pleksur me vepra arti pranė shkollės pedagogjike,shatėrvanin dhe lulishten e bukur pėrballė hyrjeve kryesore tė stadiumit…

Themi me nostalgji, se dora e pashpirt, pas viteve ’90 ngriti sopatėn dhe preu ēdo gjė rreth kėshtjellės dhe nė parkun “Rinia”. Lulishtet mė tė bukura tė qytetit u dhanė si sheshe ndėrtimi. Pėrballė stadiumit ndėrtuesit kanė hyrė nė garė, kush tė ndėrtojė mė lart e si e si ta kthejnė ēdo cep tė blertė nė beton. Lulishtja pranė shkollės pedagogjike po gulēon nga pesha e betonit. Nuk do jetė e largėt dita,kur, ato pjesė me bimėsi, qė po mbijetojnė,, tė shndrrohen nė ndėrtime nga mė tė rėndomtat. Tė paktėn frekuentuesit e sot pėrdorinsi vend shlodhjeje reliket e bazamenteve tė skulpturave, tė mureve tė ēesmės dekorative, mbetjet e shatėrvanit, shkallaret dhe ish stolat.Fatmirėsisht kanė mbetur pa u prerė disa pemė, nėn hijen e tė cilave kalojnė kohėn nė ditėt mė diell amatorėt e dominosė e letrave apo tavllės.

Po me parqet e tjera ē’ndodh?

Nė vitet e tranzicionit fuqia punėtore e sektorit tė gjelbėrimit u rrudh deri nė atė masė, sa u hoq edhe roja i vetėm i bazės prodhuese. Me minimumin e punėtorėve qė punojnė sot nuk mund tė mirėmbash as njė tė tretėn e lulishteve tė mbetura. Nė kėto kushte parku i Viroit, ai i Kėcullės e fidanishtja u abandonuan. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė, veē prerjeve pa mėshirė, qė janė bėrė nė kėto parqe, kudo mbretėron ferra, drizat… Po ndjehet, pra, mungesa e dorės sė njeriut pėr mirė…Gjithandej kullosin bagėtia si nė mallin e vet.

Sot si lulishte kanė mbetur disa sipėrfaqe sa njė shami xhepi, si dhe disa skarpate tė zhveshura, tė cilėt, nga mungesa e bimėsisė, ēdo vit shkaktojnė erozion...

Anės rrugėve kryesore, nė vend tė lulishteve, “vegjetojnė” pika karburanti, magazina, pijetore… Edhe ato pak “shirita” tė blertė qė kanė ngelur, kthehen nė rrugė kalimi, duke treguar mungesėn e njė kulturev tė mirėfilltė, qė pėrfshin,gati – gati tė gjitha moshat. Kjo ndodh edhe sepse nuk ėshtė menduar kudo pėr trotuare. Edhe ku ka tė tillė, ngaqė nuk pastrohen, i detyrojnė njerėzit tė kalojnė mespėrmes lulishteve.

Ndėrmarrja komunale pretendon, se nuk ka fonde. Ajo i mbushi tė gjitha rrugėt me rrepe. Vetėm nė rrugėn e lagjes “18 shtatori” mbolli frashėr. Nė fakt kjo rrugė duhet mbjellur me njė tjetėr pemė me vlera tė larta dekorative. Nuk po e kuptojmė kėtė ngutje, mbasi fidanėt ishin tė hollė, tė shkurtėr, tė shtrembėr dhe jo me sistem rrėnjor tė plotė. Duke qėnė tė tillė,tani, pas dy muajve, rreth 85% e tyre janė thyer.

Lind pyetja: A ka rrugėdalje?

Mendojmė se po. Ne konstatojmė, se i njėjti qytetar, qė lulishten e kthen nė rrugė apo kullot nė to bagėti ose thyen filizat, nuk ėshtė i tillė nė shtėpinė e vet. Avllitė, ballkonet e dritaret i sheh plot lule e gjelbėrim. Kur gjen rastin, merr nga lulet e kultivuara nga punonjėsit e gjelbėrimit tė qytetit dhe i ēon nė shtėpi tė vet. Kur nuk arrin t’i marrė,shkon e blen, ku janė.

Sqarojmė se ndėrmarrja komunale paguan tre inspektorė mjedisi.

Sė dyti, vihet re se shteti nuk e ka atė vėmendje, atė mundėsi financiare, pėr t’i mbajtur lulishtet si mė parė. Prandaj rruga e zgjidhjes ėshtė sipėrmarrja private.

Sė treti, nuk ėshtė vonė tė bėhen korregjime. Ka lulishte, tė cilat u janė kthyer pronarėve, por ata aktualisht s’i kanė vepruar. Mendojmė tė rikthehen nė lulishte kėto troje dhe pronarėt tė kompensohen.

Dhe e fundit, por kryesore pėr nga rėndėsia, fondet e ndryshojnė situatėn. Pa investim nuk ka gjelbėrim tė bollshėm e tė mbrojtur..

Nė mbyllje dėshiroj tė pėrmend njė skenė: Ndėrsa pėrgjegjėsi dhe punėtorėt e gjelbėrimit ishin duke mbjellė pemė nė njė nga rrugėt e qytetit,

U avit atje njė veteran:

- Kot qė i mbillni, - turfulloi ai, - nė rrugėn prapa NPV-sė i kanė thyer tė gjitha.

- Si? – pyeti pėrgjegjėsi i shqetėsuar, teksa flokėt po i ngriheshin pėrpjetė.

- Po,po – vazhdoi i moshuari. – Unė kalova andej rastėsisht dhe para meje ecte njė djalosh rreth tė 25 – ve, i cili theu njė fidan tė porsambjellė. ‘Tė lutem, - i thashė, - mos e kėput. Ajo pemė e re s’tė dėmton,por do tė vlejė shumė pas ca vitesh. “Ik,mor xhajė! – mė tha. – Shiko punėn tėnde dhe pėr kėto vjet qė tė kanė mbetur!

Gjelbėrimi ėshtė shėndet, bukuri. Pranė tij njeriu ndihet shpirtėrisht i qetė, frymėzohet, mbushet me aromė,ngopet me oksigjen.Kur ka gjelbėrim, ka mė pak pluhur, mė pak gazra, mė pak zhurmė, mė pak mikrobe. Atėherė dhe vera ėshtė mė e freskėt, dimri mė i butė dhe radiacioni diellor mė i ulėt.

Ndaj mė mbeti si tingull i kėputur lutja e atij tė moshuari:”Tė lutem,mos e kėput! (Njė thirrje pėr tė krijuar dhe mbrojtur tė bukurėn)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:56 pm

“PEGASI” PĖR SHĖN VALENTININ



DITA E TĖ DASHURUARVE

skicė

Nga Valbona Berberi

Qyteti ynė na servir njė pamje krejt tjetėr kėtė fundjave tė kuqe. S’ėshtė fjala pėr ngjyrėn karakteristike tė ndonjė “ideje”, por pėr ngjyrėn simbol tė dashurisė.

Trokitjet e ėmbla tė puthjeve pranverore do ta ngrohin kėtė muaj tė akullt.

Dielli i dashurisė si kurrė ndonjėherė ndriēon kėtė 14 Shkurt.

Buqeta tė mėdha pėrqafimesh do tė shpėrndahen nga tė gjitha grupmoshat. Historia e Shėn Valentinit ėshtė tragjike, por sakrifikimi pėr kėtė ndjenjė hyjnore justifikon ēdo qenie humane. Dita e dashurisė fton nė gjirin e saj tė ngrohtė pėr tė na dhėnė sadopak mirėsi, dlirėsi, tolerancė, mirėkuptim. Aroma e kėsaj luleje ēudibėrėse ėshtė pėrhapur dhe nė qytetin tonė tė lashtė dhe tė etur pėr ngrohtėsi jetėdhėnėse.

Rinia, katalizatori i jetės shqiptare, ka muaj qė ka filluar pėrgatitjet pėr festėn e veēantė.

Tė dashuruarit, tė ndrydhur paksa dhe nga opinioni, fshihen pas maskės sė gėnjeshtėrt tė shoqėrisė. Shumė tė tjerėve u duhet qė kėtė festė “zemre” ta ndajnė me telefonin, mik i ngushtė i lidhėsisė sė zemrave, qė i di sekretet dashurore.

Pėr mė tė privilegjuarit njė darkė romantike nėn dritėn e qirinjve do tė shoqėronte surprizėn e radhės. Tė tjerėt qė akoma nuk e kanė gjetur “shpirtin binjak” i lėmė tė ngushėllohen nėn shoqėrimin e Shėn Faustinit, dita e tė vetmuarve me urimin qė Shėn Valentini tjetėr t’i gjejė “ēift”… Si ky Shėn Valentin le tė jenė tė gjitha ditėt e vitit, sepse jeta ėshtė e shkurtėr dhe prandaj jetojeni me dashuri!

*





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Sun Jan 11, 2009 3:56 pm

INFORMIME



KONTAKTE PĖR LETĖRSISĖ DHE IMPULSIM TALENTESH

Kryesia e Lidhjes sė Krijuesve organizoi njė takim pėr problemet e Letėrsisė nė Libohovė me Drejtoritė e shkollave tė mesme dhe 8-vjeēare zotėrinjtė Zaim Hysa dhe Bajram Avdia. Tė dy palėt bėnė njė ekspoze letrare dhe hodhėn “piketat” pėr organizimin e veprimtarive tė pėrbashkėta nė jetėn letrare. Kryetari i Lidhjes z. Kristaq Shabani, poeti Jorgo Telo dhe piktori pėrmetar Andrea Tane patėn kontakte pune me anėtarė tė rrethit letrar, kryeredaktoren e gazetės sė shkollės sė mesme “Vizion”, mėsuesit e letėrsisė tė dy shkollave e tjerė.

Kryetari i Lidhjes pati dhe njė bisedė pėr problemet e Letėrsisė edhe me Kryetarin e Bashkisė Libohovė z. Vladimir Hide.

Valbona Berberi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Jemi tė gjithė ėngjėj..."   Today at 6:53 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Jemi tė gjithė ėngjėj..."
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 6 e 17Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 11 ... 17  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: