Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptyMon Jun 02, 2008 12:24 pm

PIKËPAMJE PËR FANTAREPPORTAZHIN
Mysafirët e Rinj të Çajupit”




Nga Tonine Hido

“Mësuese e Merituar”, publiciste

(Iniciuese e drejtuese e emisionit televiziv “PERSONAZH” në televizionin publik lokal TVGJ – shtator2007;)



Është kënaqësi të fillosh ditën me një intervistë, që ì dedikohet një poeti e shkrimtari të rrethit tonë; aq më tepër se autori Jorgo Telo është mësues, koleg ì nderuar e tanimë jemi dhe fqinj.Është autor prodhimtar, duke botuar dymbëdhjetë libra; ndëkohë që ka në dorë krijimet e radhës e pikërisht: poemën “Çikrikët e jetës”, vëllimin poetik “Sirenat”, vëllimin me fabula “Leshnajë”, vëllimin me novela e tregime “Xhaketa në ankand”, përsiatjen gjuhësore “E folmja zagorite – porsi një flladitje”, poemat për moshat e njomë “Macja e braktisur”, “Torba misterioze”, një vëllim me publicistikë e të tjera…

Dëgjuesit e këtij emisioni nuk e kanë të panjohur emrin e Jorgo Telos, sepse, bashkë me librat, udhëton gjatë dekadave si veprimtar ì palodhur shoqëror në krahinën e Zagorisë si organizator e debutues aktiv ì festivaleve folklorike bazë zone, rrethi dhe në skena kombëtare, ku bashkë me zërin çon autorësinë e shumë këngëve që njihen e këndohen prej të gjithëve; kështu ka meritën e bashkëngjitjes me autorësinë popullore në këngët e skenat e festivaleve, tubimeve, festave familjare e krahinore.

Kështu e gjejmë edhe sot: vëzhgues, studiues, krijues, nga që jeta e kësaj kategorie gjen kuptim veç në bashkëkohësi me gëzimet, shqetësimet, me angazhimet në rrjedhën e kohës. Pikërisht këtë tharm e gjejmëc të plazmojë në poezinë dhe prozën e Jorgo Telos.



Të vimë te libri ì botuar në vitin 2007 “Mysafirët e Rinj të Çajupit”:

Është guxim ì bukur të shkruash për Çajupin e madh për disa arsye:

Së pari, nga që është shkruar shumë për të në formë biografie, studimi e kritike letrare, frymëzimi dhe ndikimi ndërsjelltas në letërsinë e së shkuarës e bashkëkohoren etj, etj.

Së dyti, nga që vetë personaliteti shumëplanësh ì Çajupit, poet e shkrimtar ì çdo kohe, është ì dokumentuar në botime, histori, arkiva të shtypit, në vetë kujtesën e zagoritëve e shqiptarëve, me të cilin duhet përballur përgjegjshëm. Kush “guxon” të shtojë, duhet të thotë diçka të re, qoftë dhe duke freskuar ato që dihen për “Malin” e poezisë, Çajupin.

Pikërisht këto rrethana autori Jorgo Telo ka vendosur t’ì mbështesë në një formë të pazakontë trajtimi, me një “fantareportazh”.

Boshti organizues duhet çmuar si këndvështrim origjinal, plot freski dhe seriozitet mendimi ì zgjedhjes letrare.

Kjo mjeshtëri e arkitekturës “fantareportazh” ka siguruar një dinamikë të subjektit e që të imponon pritje, padurim, përgatitje, njohje dhe administrim të gjeografisë dhe traditave në Zagori. Ndonëse thelbi ì subjektit, kur lexuesi arrin t’ì ngjitë pasazhet në radhën e parapëlqyer të autorit, është krejt ì thjeshtë: takim me poetin e madh të krahinës e të gjithë Shqipërisë, sipas nismës së “Komisionit organizues”, ka një gjithëpërfshirje marramendëse: si duhen lajmëruar të ftuarit, me se do udhëtojnë, kush do t’ì presë e përcjellë në stacionet e ndërmjetme, si do shtrohet e serviret dreka e përbashkët në pllajën e Çajupit; kush do flasë; pa harruar median e gatshme të ndjekë itinerarin e të ftuarve etj.

Këto mund të mbeteshin “skelet ì tharë” pa “mbushjen” interesante, të pasur, të larmishme të autorit. Mësojmë të dhëna që s’ì kemi ditur për Çajupin, përmes referimit të Jorgos në letërkëmbimin e poetit me miq dhe figura të rëndësishme të historisë sonë, përmes evidentimit të shtypit te kohës në duelin e përjetshëm “pro dhe kundër” emrave shkëlqimtarë në çdo fushë etj. Këto të dhëna mbështeten në sfondin brilant të peizazhit të Zagorisë dhe pjesërisht Lunxhërisë, ilustruar sipas “stacioneve” me të dhëna historike, me ngjarje dhe legjenda, sipas toponimisë, me magjinë e këngëve të njohura, por dhe të “stisura” sipas kuvendit; me mikpritjen derë më derë, udhë më udhë, duke krijuar një “pelegrinazh” fantastik që nga Tirana dhe qytetet e ndërmjetme nga vijnë të ftuarit që shtohen me radhët e atyre të “botës tjetër”, me zhurmën e borive, makinave, pëshpërimat e celularëve.

Gjithçka udhëton,lëviz, tregon, këndon, pret, përqafon, duke dhënë bindshëm ndjesinë që gjithë shqiptarët e miqtë tanë, qoftë të gjallë, qoftë të vdekur, jemi “mysafirë të përjetshëm të Çajupit”.

Kjo për arsyen madhore , bindëse, mbasi “Çajupi është poeti ì shpirtit të lirë njerëzor.”, siç e vlerëson akademiku Jorgo Bulo.

Gjithë takimi që përmbledh mjeshtërisht një kompozim plot nerv, plot jetë realizon synimin e autorit: gjithëpërfshirje të vlerave shumëplanëshe që rrezaton poeti ì madh, drita e të cilit rri ndezur në “konizmën” e mrekullive të vendlindjes, të kohës që jetoi dhe së ardhmes që piketoi përmes veprimtarisë patriotike, letrare, befasuese në përmbajtjen e formën e saj.

Ndaj, si vepra e Çajupit, libri në fjalë ì Jorgo Telos, shërben si një guidë turistike e pazëvendësueshme, ku “ciceroni” shoqërues janë faqet, materialet, historia, pasuria, bukuria natyrore dhe faktike, që në tërësi përbëjnë një lloj “institucioni” kulturor syçelur.

Në aftësinë e spikatur përshkruese, shpesh intriguese, do të thoja, autori Jorgo Telo nuk harron të nderojë shumë zagoritë të mirë, figura të njohura në zonë, po edhe më gjërë, të gjallë në shkrimet e panumërta, qoftë të larguar me emrin e mirë të veprës. Detyrim njerëzor prej intelektuali, për t’ì bërë vazhdimësi vlerash të sotme nga e shkuara, me kumtin e fuqishëm se “askush nuk është ì huaj, ì tepërt në vendlindjen e tij, në Atdheun e tij. Lum kush e mban gjallë këtë lidhje me ndihmesën e vet!”

Vëzhgues pasionant ì jetës në krahinën e Zagorisë, por edhe jashtë saj, Çajupi në “intervistën” e Jorgo Telos na përcjell veç mallit për të ikurit e çmuar në botën tjetër, realizuar mes mistikes e tokësores plot fantazi,një të vërtetë sa vetë bota: të vdekurit trajtohen si të gjallë, por mund të ndodhë dhe e kundërta… për këtë Jorgoja lë hapësirë imagjinare e mesazhi në libër.

Kjo lidhet natyrshëm me atë tryezë bujarie, shtruar për ardhjen e Çajupit (Saktësisht Ai ndodhet në krye pa nevojë ftese – nënkuptohet). Serviren aty traditat, kujtimet, lidhjet fisnore, shija ec amvisave të dëgjuara, kënga, publicistika, por dhe “kahare” për këdo që “sulmon” “Malin Çajup” me kërkëllimë korbash të plagosur; kahare dhe që s’ì jepet dhe sot “haku të zotit”…

Në intervistë autori synonta lidhim si të vetme marrëdhënien organike mes Çajupit “modern” dhe neve si koh’ e tij.

Qëllimi dhe mesazhet e Jorgo Telos në këtë “vepër shpirt” do quaja, për atë vetë, përcillen mes stileve gjuhësore plot jetë, pasuri, origjinalitet, duke thënë për secilin personsazh e secilën situatë rolin e mirëfilltë përmes personalizimit me kulturë shprehjeje plot larmi, freski; nuk mungojnë kompozita të krijuara prej vetë autorit, që pranohen lirshëm nga lexuesi për t’u futur në fjalorin aktiv.

Mjeshtëria befasuese them se gjallon pikërisht në aktivizimin e dialogut, monologut, gërshetuar me vargje të shumta, me këngë të bukura, me muzikalitetin e poezisë së Çajupit, të Zagorisë, që mundësojnë te lexuesi gjelbërimin, freskinë, aromën e malit, duke dhënë njëherësh qortimin mbresëlënës…

Çajupi: “Atje më është krijuar pandehma se nuk kam parë asnjë nga Kryezotat me skepër në dorë, që të dalë Zot ì këtij apo atij grupimi, ndaj midis shpirtrave të amshuar marrëdhëniet janë miqësore e larg grindjeve, larg luftrave, larg ndasive, pavarësisht nga besimi që kanë pasur në tokë…”

Në përfundim (që s’mund ta quaj të tillë, ngaqë s’mbarojnë risitë e këtij libri të mrekullueshëm), pasi e mbarova librin së lexuari, ì thashë Jorgos, nëpërmjet telefonit: “Urime! Në kohët që jetojmë shpesh ndihesh më mirë me vlerat e të vdekurve, se sa me marrëritë e të gjallëve… Të uroj, se në libër ndiejmë që secili jeton midis hapësirës “jetë-vdekje” dhe varet me se e mbushim këtë boshllëk…



Gjirokastër, shtator 2007

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptyMon Jun 02, 2008 12:27 pm

Vlerësime për fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit”:



Nga Duro Shehu:

(pensionist studiues, ish-mësues letersie)



Në tërë dekadat e ekzistencës së saj, Zagoria në veçanti dhe Lunxhëria, për Gjirokastrën kanë qenë dy motorë gjithmonë të ndezur, që e bëjnë atë një aeroplan gjigand gjithmonë në fluturim e që ky avion gjithmonë është parë të fluturojë vetëm nëpër korridoret e progresit…

Refleksion ì këtyre konsideratave është për këto dy krahina e në veçanti për Zagorinë.

Në tërë veprimtaritë e sotme duket qartë se Zagoria gjallon, ngjit shkallët e progresit dhe të së resë, si gjithnjë në ballë dhe e sukseshme.

Dëshiroj të përshëndes nga afër birin e shquar të Zagorisë dhe mikun tim mendjepjellor e mendjendritur, Jorgo Telo, ì cili na vjen edhe me librin e tij të sapobotuar “Mysafirët e Rinj të Çajupit”.

E lexova me ëndje, kur ma dhuroi. U mrekullova me të, sepse brenda tij gjeta mjaft vlera, qofshin ato historike, letrare, gjuhësore, por edhe se në të bëhet një radioskopi e imët e intelektit zagorit. Me të e njoha më mirë Zagorinë e njerëzit e saj, doket e zakonet zagorite, patriotizmin e madh dhe dëshirën e zjarrtë të zagoritëve për dije, kulturë e progres… Më në fund e kuptova se falë këtyre cilësive të shquara të banorëve të saj, me të drejtë Zagoria ka qenë gjithnjë medalion ì Kombit tonë.

Pa dashur të zgjatem tek libri më ì ri ì Jorgos, bie në sy se në fushën e tij të krijimit letrar, Jorgua gjithnjë bën ngjitje, bën progres. E përgëzoj jo vetëm për lakonizmin tepër kuptimplotë e të mençur, edhe për atë që ai kërkon të skalitë në zemrat e lexuesit respektimin dhe admirimin e madh për ÇAJUPIN e madh të penës shqiptare. Jorgua është dhe mjeshtër ì një narracioni të rrjedhshëm e plot kolorit, sepse ai ì shfrytëzon mjeshtërisht, duke ì qëmtuar kujdesshëm ato visare që ka e folmja e krahinës së tij.

Për mua Jorgua është stilist elegant dhe krijues ì zoti ì neologjizmave (fjalëve të reja) me brumin e shqipes, fjalë shumë të bukura dhe shumë ekspresive në funksion të mesazhit që synon të përcjellë tek lexuesi.

Jorgon e kam lexuar të gjithin, në të gjithë librat e tij.

Mbi të gjitha, përveç çka citova më sipër, Jorgua ngelet krijues shumë ì këndshëm ì vargjeve lirike. Lexoni, nëse nuk e keni lexuar, përmbledhjen e tij poetike “Kumte dashurore” dhe kam bindjen se do të më jipni të drejtë. Veç ëmbëlsisë së atyre vargjeve, unë kam vërejtur se ky autor aq bukur di të krijojë, po kaq bukur ka ditur të dashurojë, me po atë shpirt të madh prej artisti Kasianinë, e cila ka një rol të jashtëzakonshëm që Jorgua ynë të mposhti fatkeqësitë e vështirësitë e jetës, për të qenë vital në rrugën e krijimit.

Urimet më të mira, ì dashuri Jorgo! Qoftë gjithnjë ì freskët e pjellor truri yt për krijime gjithnjë e më cilësore!


Gjirokastër, nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: Motive nga GJIROKASTRA (Poezi nga Jorgo S. TELO)   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptyTue Jan 13, 2009 1:30 am

MIRËDITA, GJIROKASTËR!

( Nga Jorgo S. TELO)



Gëzime e trishtime rëndshëm mban mbi supe.

Të tëra dritë-hijet

ke mbartur ti gjithherë…

Përqark Kështjellës askurrë s’u tute;

Nursojmja fisnike në gjoks të Malit të Gjerë.



Një fundgusht herët rrugëtova

I pari largim

nga Zagoria.

Isha i padalë; sa shumë u lodha.

Më çlodhi pamja jote…mrekullia.



Iu ngjita Palortosë në mesditën plot diell.

Të fola si në ëndërr:

“Mirëdita, Gjirokastër!

Ja, erdha tek Ty, te më japësh dije;

për të qenë i mprehtë dhe i qashtër…”





Eca per tek Ty me rripaqka mjerane,

kur vesha së pari

kemishë me jakë,

pantallona e xhaketë doku bajate,

për të dalë mesues me gravatë…”





E quajta fat atë lloj arsimimi.

Katër vjet të plotë

në vatrën e Çabejt.

Aty ku u lind e studioi Ismaili.

Aty ku mençuria përshfaqet krejt.





“Pandeli Sotiri” me shtyjti për më tej.

Me priti Tirana,

t’i shtoja dituritë.

Rinia e dhuntitë më vërshonin nëpër dej.

Siç përftova, të përhapja edhe unë dritë…



Jehonshëm më erdhi, eh, një zë princeshe.

Sakaqherë ndjeva

tënden bujari.

Dhe këng’ e kalldrëmeve jo, jo nuk të reshtte.

Më hyri në palcë, më dha gjallëri.





Kaluan shumë vite, të erdha sërish.

Eshtrave të gjyshit

t’u gjendesha pranë…

Derte e gëzime përballa shqiptarisht

O qyteti gri,

I qytet i bardhë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: Re: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Esse nga Jorgo S. TELO
» PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: