Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Biografite e Rapsodeve tone !!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 12:51 pm


Sali Bajrami


--------------------------------------------------------------------------------

SALI BAJRAMI-KRASNIQI

RAPSOD I PASHLYESHĖM NĖ KUJTESĖN E POPULLIT

( 1919-1987 )

Njeri ndėr rapsodėt mė tė mirė dhe mė tė njohur tė Kosovės Salih Bajrami-Krasniqi, u lind mė 1919 nė fshatin Llashka Drenoc tė Prekorupės komuna e Malishevės.Sipas pohimit tė vetė Salihut ai filoj tė kėndoj qysh nė moshėn 6-7 vjeqare,kur babai i tij e merrte me vete nepėr fjalė nuse, nė dasma nė ndeja e nė ahenxhe tė ndryshme.Nė fillim pėrveq me babain Bajramin,(pėr tė thuhet se ka qene njeri nder kėngetaret mė tė dalluar dhe ėshtė i pari qe e solli sharkinė nė Drenicė)Saliu kėndoj edhe me Amrush Ymerin,Riza Bllacėn (i cili njeheri kishte kėnduar edhe me (babanė e Salihut-Bajramin),dhe me Feriz Krasniqin.Me kėtė tė fundit kėndoj gjatė edhe e pėrfundoj tė kėnduarit tė vetė.

Mė sė gjysmė shekulli kėndoj njė numer tė madh baladash, kėngėsh epike legjendare, kėngė historike tė ashtuquajtura “kang tė oxhakut”kėngė lirike tė dashurisė tė traditės sė vjetėr,dhe posaqėrisht kėngė tė ashtuquajtura tė “ashikisė”.ka ditur tė kėndoj rrethė 500 kėngė tė llojeve tė stileve tė ndryshme, qe nga ato mė tė lashtat e deri tė ato tė historisė dhe pėrditėshmerisė sonė tė re.

Salih Bajrami ,sė bashku me kusheririn e vet Feriz Krasnqin,mbi dyzet vjet kėndoj nė shumė dasma tė Drenicės ,Llapit e anė e mbanė Kosovės.Po keshtu mori pjesė nė koncerte dhe nė manifestime tė shumta me karakter krahinor,republikan,federativė tė ish-Jugosllavisė e Nderkombėtare. Me 1966 sė bashku me Feriz krasniqin,mori qmimin e parė nė Festivalin Nderkombetar tė Folklorit nė Langolen (England).Pėr merita tė veqanta nė ruajtjen e kultivimin e krijimtarisė muzikore popullore tė shqiptareve nė Kosovė dhe pėr pjesėmarrje tė shumėta nė Revisten e Folklorit Burimor Kosovar tė Gllogovcit (Drenasit),me rastin e 25 vjetorit tė organizimit tė ketij manifestimi tė rendesishem tė krijimtarisė popullore mė1987 u dekorua me diplomė dhe me njė orė xhepi.Sali Bajrami-Krasniqi,se bashku me Feriz Krasniqin, si ansambėl me qifteli e sharki (nganjehere edhe me primin e adaptuar-akorduar si qifteli), ne menyre tė veqant pasuroj vlefshmėrinė e procesit tė trashigimisė dhe ligjėsitė e eksistimit tė qenjės sė saj si pjesė e krijimtarisė shpirtėrore tė popullit tonė.

Paraqitja e Sali Bajramit si kėngėtar i dalluar popullor ėshtė manifetuar nė njė menyrė tė konsiderueshme nė forma tė ndryshme muzikore.Kėshtu pėrveq interpretimeve tė shumta tė melodive instrumentale,me endje edhe pse tė gjata i kėndonte baladat e vjetra,kėngėt epike legjendare pėr Muja dhe Halilin, kėngėt historike tė pėriudhave dhe heroive tė ndryshme ndėr tė cilat dalloheshin ato tė kohės sė Rilindjes Kombėtare,pastaj kėngėt e dashurisėtė traditės sė vjetėr fshatare,dhe posaqerisht ato tė “ashikisė”pėr tė cilat thoshte se kane kuptim patriotik etj., pėrmes tė cilave kėngė shihej se si janė ruajtur elementet e vjetra dhe origjinaliteti interpretues.Ishte kjo menyra mė e mire pėr tė deshmuar se keto kėngė nė tė shumtėn e rasteve nuk iu kanė nėnshtruar ndryshimeve tė dukshme tė kohės dhe ndikimeve tė tjera nga jashtė. Kėshtu p.sh.edhe pse nė tė degjuar tė thjesht,interpretimi vokalo-instrumental i Sali e Feriz krasniqit ishte ne njė sistem tonal stabil,qe del nga lidhėshmeria e llojeve dhe tipave tė kėngeve qe kėndohėn me keto instrumente dhe tė praktikės sė tė kėnduarit tė tyre nė unisiono,me mjete akustike tė radhės tonale tė instrumenteve tė vjetra me goditjen e perdeve sipas sistemit tė vjeter tė akordimit tė ketyre instrumenteve,si dhe menyrės specifike tė tė kėnduarit tė tyre, tė shumtėn nė menyrėn e ashtuquajtur “vargore”, mund tė verehej se inrervalėt e rradhės tonale tė kėngėve tė tyre shpeshherė nuk janė tė sistemit tė temperuar,gjė qe ketė e ka kushtėzuar menyra e lirė e goditjeve tė “perdeve” tė qiftėlise dhe tė sharkisė,mė tė cilat Salih e Feriz Krasniqi luajtn mbi dyzet vjet.

Gjatė kėndimit tė Sali Bajramit vėrehej pėrdorimi i shtojcave tė ndryshme melopoetike,si elemente zbukuruese ,qė nė menyrė artistike e funksionalizon tėrė kėngėn.Kėshtu p.sh.zbukurimet nė formė shtojcash tė vargut melo-poetik,tė cilat nė pikėpamje muzikore paraqitėn si melizma, glisando, kombinime tė ndryshme ritmike dhe theksime tė tjera melo-ritmike gjithnjė sillnin efekte tė fuqishme artistike.Kėto elemente tė ketij rapsodi tė njohur mė sė shumti ishin rezultat i qasjeve dhe i frymėzimeve spontane me qka karakterizohėj kėnga dhe interpretimi i tij i tėrėsishėm vokalo-instrumental.Numri i madh i kėngeve tė regjistruara qe gjenden nė arkivin Institutit Albanologjik tė Prishtinės, paraqesin lėndė tė rendesishme pėr analiza dhe studime etnomuzikologjike nga e cila mund tė nxirrėn rezultate tė ndryshme, qe kane tė bejnė me formen e vargut apo strofės melo-poetike dhe elemente tė tjera qe u pėrmenden,qoftė si vlera tė veqanta folklorike,qoftė si bazė pėr njė monografi apo studime tė tjera etnomuzikologjike.

Jeta, kėnga dhe pse jo edhe tregimet dhe barcoletat e rapsodit Sali Bajrami mbeten tė pashlyeshme nė kujtesen e tė gjithė atyre qe e njihnin dhe qe e donin krijimtarinė e mirefilltė folklorike.Ishte mjeshterr i madh jo vetėm i tė kenduarit dhe luajtjes me sharki, por edhe i krijimit tė tregimeve dhe barcoletave mė tė cilat njesoj ishte i suksesshem sikur edhe me kėngėt mė tė mira mė tė cilat gjithnjė ishte nė nivel tė lartė artistik.

Sa herė kujtojme Sali Bajramin-Krasniqin na kujtohėn kėngėt dhe menyra specifike e interpretimit ,tė cilat i realizoj me aq pasion dhe dashuri.Ishte njohės i mire i tė gjitha stileve tė trevave dhe zonave etnografike tė mbarė Kosovės.Me menyrėn me origjinale dhe autenticitetin tė theksuar,se bashku me Feriz Krasniqin interpretoj shume balada dhe kėngė epike-historike, tė cilat sipas sistemit modelativ tė traditės sonė mė tė hershme lahutare i kėndonin neper festa ,dasma dhe gėzime tė ndryshme.Ato gjithnjė kishin si karakteristikė kryesore mbizoterimin e tė luajturit me qifteli e sharki dhe tingėllimin e intonacioneve tradicionale tė traditės lahutare, si parim ky qe ėshtė pėr ruajtjen e formave tė njohura tė tė interpretuarit –eksekutimin tė tyre origjinal e autentik.Po kėshtu pėrmes kėngeve epike-historike ia doli tė nxjerr nė pah disa elemente tė rendesishme tė struktur[s formale,tė mjeteve shprehėse muzikore dhe menyrės sė interpretimit –kėndimit tė kėngeve tė cilat paraqesin kreacione qe me vleren artistike dhe kuptimore tė tyre ,gjithnje mbahen mend,dhe vazhdojne tė kultivohėn e kėndohėn edhe nga kėngėtar tė tjerė tė rinjė.Me kėngėt qe pėr objekt trajtimi marin ngjarjet e ndryshme tė historisė kombėtare,apo edhe ndonjė figurė tė spikatur patriotike siq janė kėngėt e Lidhjes sė Prizrenit ato pėr Haxhi Zekėn,Ymer Efendi Prizrenin,Bajram Currin,Hasan Prishtinėn,Isa Boletinine shumė tė tjerė,kėta kėngetar nuk e pėrseritnin historinė,por asaj i dhanė dimensione mė tė gjera dhe mė tė thella shpirtėrore gjithėpopullore,tė realizuara nė menyre maestrale pėrmes tė cilave ata gjithnjė i gdhendnin kujtimet vetjake pėr ngjarjet historike,mesazhi i tė cilave,pėrveq tjerash,ėshtė edhe ruajtja e nderit dhe truallit shqiptar.

Nė kėngėt e lirikės sė dashurisė tė interpretuara nga Sali e Feriz Krasniqi kemi dy menyra karakterizuese:Sė pari mėnyra ekzotike e interpretimit tė kėngeve tė dashurisė,tė cilat si frymėzim i thellė i ketyre rapsodeve,inkuadrojne ne vete ndjenjat dhe pėrjetimet me etotike.Dhe sė dyti kėngėt e ashtuquajtura tė “ashikisė”strukturen e te cilave Salihu e Ferizi e zhvillonin nė formė dialogjėsh retorike tė pyetjeve, ku Salihu gjithnjėkėndone si prijsė dhe pėrgjegjes se Ferizit si pėrcjellės nė regjistėr tė lart intonativ dhe nė njė fortissimo posible.Janė keto kėngė tė cilat paraqesin forma mė tė zhvilluara melo-ritmike.Mirepo e veqanta e interpretimit tė tyre beri qe Salih e Feriz krasniqitė mbesin si njė duo apo ansambėl i paharueshėm dhe i pa pėrseritshėm. Ata na erdhen dhe na u paraqitėn si njė degėzim nė tė cilin.natyrisht Salihu e kishte rolin kryesor, edhe se jo gjithnjė udheheqės,ishin dhe mbetėn pėrshkrues tė pėrhershėm tė ndjenjave me suptile tė realizuara tėrėsisht dhe nė menyrė tė veqant.Shqiptimi i kėngės sė tyre gjithnjė ishte shprehje plotė i lartė nė intonacion pėr qka edhe fort i vėshtirė pėr interpretim, ishte i rrjedhshėm, i pastėr dhe i sakt; intonacioni i pėrkryer dhe ndjenja e sigurt pėr ritem nė tė gjitha shpejtėsitė dhe disponimet shpirtėrore,inteligjenca e virgjert e Salihut si udhėheqės i kėngės gjithnjė krijoj mundėsi apsorbimi artistik nė realizimin interpretues tė zhanreve ,stileve tipeve dhe llojeve tė folklorit tonė burimor.Ishte fat i madh qe e patem njė kėngėtar si Salih Bajrami-Krasniqi qė sė bashku me Feriz Krasniqin, u bė aji Salihu i madh i cili me talentin e tij tė rrallė ishte dhe mbeti si njė ndėr kėngėtaret mė tė mirė tė kohės sonė.

Bahtir SHEHOLLI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 12:53 pm



HALIL CĖRVADIKU

1920-1989

Halil Cėrvadiku u lind me 1920 nė fshatin Poklek i vjetėr komuna e Drenasit (ish –Gllogovcit). Kangėn e trashėgoi nga babai i tij Ramė Cėrvadiku. Nė moshen 4 vjeēare Halilit i vdiq nana dhe baba i tij. Rama e merrte pas veti nė dasma e gazmende, dhe qė atėherė filloi ta dojė dhe tė mėsoj hapat e parė ne kultivimin e kangės shqipe. Nė moshen nėntė vjeēare filloi tė shkoj nėpėr dasma me babėn e tij.

Kanga ishte traditė familjare, pėrpos babės Ramės kėndonin edhe vėllėzrit tij: Rexha dhe Jahiri ( qė mė vonė e la kangėn pėr tu angazhuar nė punėt e fushės) dhe me vonė Hyseni me tė cilin kėnduan mbi 30 vite.Pėrpos qė kėndonin nėpėr dasma e gazmende kėndonin edhe sa herė qė kishte mysafirė nė odėn e tyre e cila ishte rrallė pa mysafirė.

Pasi babai i tij Rama e la kangėn Halili kėndoi disa vjet me vėllaun Rexhen .Ishin duet i veēantė dhe i kėndonin shpesh edhe kangėt e stilit « malsorēe ». Pasi vdekjes se vėllaut Rexhes nji kohė kėndonin me djalin e axhės sė tij Brahimin i cili per shkak te punėsimit infermier nė shtepinė shendetit e la kangėn. Pastaj pėr afro 8 vite kėndoi me rapsodin e njohur Selman Balaj nėpėr dasma e gazmende nė anė te ndryshme tė Kosovės.Selman Balaj pėrpos qė ishte kėngėtar shumė i mirė ishte edhe humorist i madh dhe si duet ishin shumė te mirėpritur kudo. Pastaj pėr afer 10 vite Halili kėndoi me rapsodin Tahir Drenica. Me Tahirin ishin nji duet shumė i fortė dhe te dytė shquheshin pėr zėrin e fortė dhe ambitus tė lartė qė ju mundesonin te kėndonin kangėt qė kėrkonin mjeshtri dhe za tė fortė qofshin ato epike edhe ato « arshikie » (kangė me motive dashnie) .

Mė vonė edhe vėllau i Halilit Hyseni filloi te kėndonte dhe me kėrkesėn e babės Ramės, Halili vazhdoi tė kėndoj me vėllaun e tij Hysenin me tė cilin ishin bashkė mbi 30 vite. Poashtu edhe Hyseni kishte nji za tė fortė dhe ambitus tė lartė dhe u bėnė nji duet i shumė i mirė dhe i kėrkuar. Kėnduen nė tė gjitha anėt e Kosovės dhe nė viset ku jetonin shqiptarėt. Repertoari i tyre ishte i pasur kėndonin kangė nga epika jonė e pasur pėr historinė dhe trimėrinė shqiptare ndėr shekuj e trimat qė luftuan pėr atdhe. Nė repertoarin e tyre kishte edhe shumė kangė lirike(arshikie) si dhe elegji e kangė kyrbeti.

Me Hysenin kishin edhe disa kangė te inēizuara ne Radio-Prishtinė. Pėrpos qe kultivonte kangėt e folklorit tonė tė pasur Halili njihej edhe si autor i disa kangėve. Ndėr to ishte kanga « Jalla mor bylbyl » si dhe « Lulėzoj fusha, lulėzoj mali » tekstin e sė ciles Halilit ja kishte sjellur nji bashkfshatar i tij Hysen Gorani qė kishte njxerrė nga nji libėr, ndėrsa melodinė ja kishte dhane Halili dhe e pat inqizuar nė Radio-Prishtinė sė bashku me kangė tjera ne duet me vėllaun Hysenin. Kėtė kangė « Lulėzoj Fusha » me vonė ne radio e inqizuen dhe e kėnduen nė mėnyrė tė shkėlqyeshme legjendat e folklorit tė mėdhenjėt Salih e Feriz Krasniqi.

Me Halilin dhe Hysenin nji kohė ishte edhe Tahir Rrukiqi nga Verbovci i cili pėrcillte me violinė dhe kėndonte. Halili me Hysenin ishin pjesėmarrės shumė herė ne Revisten e folklorit burimor. Nė vitet e tetėdhjeta etnomuzikologu Bahtir Sheholli pėr institutin albanologjik pat inēizuar (regjstruar) nji videokasetė afro tre orė nga repertoari i Halilit dhe Hysenit.

Me Hysenin kėnduen deri ne mesin e viteve te tetėdhjeta. Ndėrsa edhe pėrkunder pleqėrisė zerin e kishte tė fortė derisa e mundi sėmundja. Vdiq nė vitin 1989 duke lanė pasė nji pasuri per folklorin dhe brezat e ardhshėm. Kangėn prej tij e e trashegoi edhe djali i tij Shaqiri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 12:55 pm

.


HYSEN CĖRVADIKU

1935-2007

Rapsodi Hysen Cėrvadiku lindi nė fshatin Poklek tė Drenicės nė vitin 1935. Ishte djali i katėrt i Ramė Cėrvadikut poashtu rapsod. Rama kishte 5 djemė e 9 vajza. Hyseni e trashėgoi emrin nga gjyshit. Hyseni i cili nė vitet 1878 u detyra me dhunė tė shperngulej nga Toplica pas vendimeve te Lidhjes sė Prizrenit dhe dėbimeve me dhunė nga gjenocidi serb.

Shkollen fillore kreu ne Drenas (ish Gllogovc). Ishte kohė kur mundesitė e shkollimit pėr shkak tė kushteve ishin tė vėshtira dhe sikur shumė moshatarė duhet ti ndihmonte familjes nė punė te bujqėsisė pėr tė siguruar kafshaten e gojės.



Meqenėse kanga ishte trashegimi nė familje kishte kėnduar Hyseni i ardhur nga Toplica kėndonte Rama kryefamiljari pastaj kendonin vėllezerit Rexha, Halili, Jahiri edhe te Hyseni i ri qė kishte trasheguar emrin e gjyshit lindi dėshira pėr kangėn dhe filloi qė nė vegjeli te mishėrohet me tingujt magjik te qiftelisė dhe sharkisė. Nderkohė vėllai i tij Halili veq kishte njė pėrvojė tė madhe si rapsod pasi kishte kėnduar me baben Ramėn pėr disa vjet pastaj nga viti 1928 e deri me 1945 me vėllaun Rexhen pastaj me Selman Balajn kėndoi afėr 8 vjet dhe me Tahir Drenicen pėr afo 10 vjet.

Meqenėse, Hyseni veq ishte pjekur si rapsod kishte mesuar shume kangė sepse ne oden e tyre gati qdo natė kendohej atėhere babai i tyre Rama si kryfamiljar merr vendim qė Halili tani e tutje te kėndoj nė duet me vėllain e tij Hysenin.



Ishte viti 1960 kur dy vėllezrit Haili e Hyseni vazhdojne karieren e tyre si rapsodė si duet i pandarė pėr afro 30 vite. Halili e Hyseni u bėn tė njohur ne tėrė Kosovėn dhe ishin te mirėpritur kudo .

Krijimtaria e tyre ishte e larmishme dhe kishin nji repertoar tė gjėrė, dinin mbi 400 kangė. Kėndonin kangė historike, arshikie, kangė me tema kurbeti dhe tė dy rapsodet i karakterizonte zėri i tyre i fortė dhe me ambitus te lartė. Kishte raste kur nga nga fuqia kendimit tė tyre ishin fikur edhe llambat per ndriqim.



Edhepse Hyseni u punėsue si punėtor ne hekurudhė kangen nuk e la pėr asnjė moment. Ngase dasmat e atėherėshme mbaheshin tė dieleve e nganjiherė edhe tė enjtėve Hyseni s’ju nda kangės kurrė e cila e bėri tė njohur dhe i mundėsoi te njihet me njerėz nė te gjitha vendet ku jetonin shqiptaret. Ishte knaqėsi e vėrtetė tė kėndoj nė dasma atėherė pasi rapsodet gėzonin nji respekt tė madh nė popull dhe atyre u rezervohej pritje e veqantė.Tė dy vėllzėrit ishin njerėz tė shoqėrueshem dhe shumė te dashur me njerėz dhe nuk din kush nė gjithė ato dasma pėr afro 30 vjet tė ndahet dikush i i paknaqur apo ta hidherojnė dikend ose ta rėndojnė me fjalė.



Halili e Hyseni ne vitet e 60 kishin bėrė edhe inqizimet e para ne Radio-Prishtinėn e atėhershme.Ata kishin tė inqizuara disa dhjetra kangė qė pźr fat tė mirė janė ruajtur nė fonoteken e radios. Vlen te theksohet se Halili e Hyseni janė autorė tė disa kangėve ndėr:« lulėzoi fusha, lulėzoj mali » dhe « Jalla mor bylbyl » kangė te njohura por edhe tė disa kangėve tjera.



Nji kohė me Halilin dhe Hysen ka qenė edhe Tahir Rrukiqi i cili ka shoqėruar me violinė kjo ka zgjatur disa vjet derisa Tahiri ka shkue nė kurbet nė Gjermani. Nė vitet 1975 Halilit e Hysenit ju bashkangjitet edhe djali i Halilit, Shaqiri dhe vazhdojnė sė bashkue deri ne fund tė viteve tė tetėdhjeta.

Pas vdekjes se vėllait Halilit edhe Hyseni e len kėngėn dhe nuk mirret aktivisht me kėndim.



Hyseni ndrroi jetė me 26 dhjetor te 2007 pas nji semundje t’gjatė. Pas vetės ka lėnė 3 djem e 5 vajza, shume nipa e mbesa. Dy djemt Ajeti dhe Ahmeti jane edhe instrumentistė te ēiftelisė.

Hyseni la pas vetės shumė kangė tė inqizuara ne dute me vellain Halilin dhe nji videoprogram tė inqizuar nga Bahtir Sheholli -etnomuzikolog per institutin albanologjik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:01 pm



RIZAH BLLACA

1919-1988

Do tė theksojmė kalimthi se brenda vlerave tė shumta tė kėngėve me motive patriotike, Rizah Bllaca e kėndonte me ndjeshmėri tė veēantė edhe vjershėn e Vaso Pashė Shkodranit 0 moj Shqypni, tė cilėn e kishte mėsuar pėrrnenąsh pas tri-katėr leximeve qė ia kishte bėrė e bija e tij, Sanija, mėsuese.

Nuk e shohim tė udhės qė kėsaj radhe tė veēojmė dhe tė analizojmė kėngėt e kėnduara nga Rizah Bllaca, as theksin e veēantė patriotik qė e shquante atė, jo vetėm nė kėngėt historike, por, madje, edhe te kėngėt e ciklit tė kreshnikėve, siē ėshtė rasti me Gjergj Elez Alinė. Kjo punėdo tė na ēonte larg dhe do t'i kalonte caqet e parapara pėr njė parathėnie modeste tė veprės. Pėr kėtė arsye, kėtu do tė ndalemi mė shumė pėr ta sqaruar njė pjesė tė punės sonė dhe pėr t'i arsyetuar disa veprime qė zakonisht janė tė domosdoshme pėr pėrpilimin e vėllimeve tė kėtilla tė poezisė popullore.

Sė pari, do tė theksojmė se pjesa dėrrmuese e kėngėve tė Rizah Bllacės janė mbledhur me anė tė incizimit magnetofonik. Janė vetėm nja dy tri raste qė bashkėpunėtorėt e jashtėm tė Institutit Albanologjik pėr fazėn e parė tė punės sė rifilluar tė kėtij institucioni mė 1967, i kanė dėrguar vetėm tekstet. Pra, materiali i incizuar ėshtė deshifruar me kujdes duke ruajtur nė tėrėsi njėsitė fonematike. Gjatė redaktimit tė tekstit ėshtė ruajtur me besnikėri gjuha e kėngėtarit dhe mospėrputhjet eventuale tė formave gjuhėsore tė fjalėve janė pasojė e vetė interpretuesit tė kėngėve, i cili gjatė tė njėjtės kėngė sipas rastit dhe frymėzimit tė tij poetik i ndėrronte kėto forma me qėllim qė ta bėjė kėngėn mė tė theksuar, qoftė nė aspektin fonetik, qoftė edhe duke i shqiptarizuar barbarizmat. Nė ndonjė rast, me qėllim tė caktuar pėr ta theksuar aspektin atdhetar ose pėr ta veēuar fuqinė shprehėse tė fjalės, kėngėtari ka pėrdorur me qėllim edhe forma tė dialektit tė Jugut, sidomos kur ėshtė fjala pėr emėrtimin e atdheut tė pėrbashkėt. Pra, nė kėngėt e Rizah Bllacės, edhe brenda vetėm njė kėnge, bashkėjetojnė trajtat: Shqipėri, Shypni, Shkipėri, Shkypėri, Shqipni etj. Nė kėngėt lirike nuk janė tė rralla edhe trajtat e veēanta tė fjalės: dashuri, tė cilėn kėngėtari e pėrdorte me kėnaqėsi tė veēantė pėr ta shquar edhe nė kėtė mėnyrė ndjenjėn sublime njerėzore dhe ndjeshmėrinė me tė cilėn kėndonte ai. Njė veēori tjetėr gjuhėsore e kėngėve tė kėnduara nga . Rizah Bllaca ėshtė edhe gėrshetimi i formave arkaike dialektore me fjalė mė tė reja tė gjuhės sė folur dhe asaj tė shkruar. Aspektet e veēanta gjuhėsore dėshmojnė se ai ishte kėngėtar qė mėsoi igjatė gjithė jetės, duke e ngritur ni velin e njohurive tė veta si nė aspekte tė diturisė historike, ashtu edhe nė nivelin e pėrgjithshėm kulturor.

Vazhdon ...


Edituar pėr herė tė fundit nga BiBiKiM nė Mon Feb 02, 2009 1:02 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:01 pm

Nė kėto vėllime tė kėngėve tė Rizah Bllacės, gjatė redaktifllit tė teksteve nė asnjė rast nuk janė bėrė ndryshime gjuhėsore tė asnjė trajte. Janė ruajtur nė tėrėsi edhe trajtat thirrore (eksklamative), sidomos nė fillim tė vargjeve, kurse janė larguar ato qė shpesh e kanė pėrcjellė fundin e vargjeve, sepse si tė tilla kishin mė tepėr efekte muzikore ses a poetike dhe e ngarkonin vargun pėr ndonjė zanore mė tepėr, duke krijuar kėshtu monotoni pėr lexuesin.

Lėnda e tėrėsishme e kėnduar nga rapsodi Rizah Bllaca ėshtė sistemuar nė kėto dy vėllime me kritere tė caktuara qė kanė dalė nga vetė pėrmbajtja e kėngėve. Nė vėllimin e parė janė pėrfshirė kėngėt kreshnike dhe baladat si dy lloje mė tė vjetra tė poezisė popullore. Pėr ta dėshmuar evolucionin nė mėnyrėn e tė kėnduarit si dhe aftėsitė rikrijuese nė dy periudha kohore tė rapsodit, nė dy raste, si te kėngėt kreshnike ashtu edhe te baladat, krahas kėngės sė caktuar kemi paraqitur edhe motėrzirnin e saj. Radhitja e njėsive brenda vėllimit ėshtė bėrė duke u bazuar nė temat e caktuara tė kėngėve dhe nė aspektet e tjera tė strukturės poetike e muzikore tė tyre.

Nė vėllimin e dytė janė pėrfshirė kėngėt historike dhe ato lirike. Kėngėt historike, kėtu gjatė radhitjes dhe redaktimit tė teksteve janė trajtuar si vlera tė rnirėfillta poetike, prandaj nuk janė pėrcjellė qėllimisht me shėnime historike. Kjo punė do t'i shkonte mė tepėr ndonjė botimi kritik ose antologjik. Kėsaj radhe kėngėt e kėtij vėllimi kanė qėllim theme1or t'i prezentojnė vlerat poetike. Mu pėr kėtė gjatė radhitjes sė tyre janė zbatuar vetėm aspektet e pėrafėrta kronologjike qė paraqesin periudhat e caktuara historike e jo edhe kronologjia e rnirėfilltė e ngjarjeve, tė cilave u kushtohet kėnga. Nga repertori i kėngėve deri tash tė mbledhura tė Rizah Bllacės nė kėtė vėllim nukjanė pėrfshirė vetėm nja dy tri kėngė trimėrie, qė ai nuk i kėndonte me aq dėshirė pėr shkak se trajtonin temėn e hakmarrjes dhe tė hasmėrive ,pothuajse pėr arsye banale, prandaj edhe na u dukėn gati si tė mangėta edhe nė aspektin pėnnbajtėsor.

Rizah Bllaca fare rrallė kishte kėnduar kėngė qė u kushtoheshin ngjarjeve tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj, prandaj edhe kėsaj radhe - cikli i kėngėve historike mbyllet pa kėngėt e kėsaj kohe.

Kėngėt lirike nė vėllimin e dytė janė paraqitur si tėrėsi pa bėrė klasifikime tė veēanta, sepse rapsodi kėto i kėndonte herė pas here si njė intermexo ndėnnjet kėngėve epike. Nė lirikėn e kėnduar nga ai mbizotėron tema e dashurisė, qoftė si art i kėngės tradicionale tė mjediseve fshatare me figuracion shumė tė pasur poetik dhe me shfrim tė drejtpėrdrejtė tė ndjenjave tė papėnnbajtura lirike, qoftė si kėngė e mirėfilltė e krijuar nė mjedise qytetare, qė kishte shtrirje mė tė gjerė nė traditėn poetike dhe muzikore tė popullit shqiptar.

Nė kėngėt lirike tė dashurisė dhe, pėrgjithėsisht nė motivin e dashurisė nė balada, Rizah Bllaca e ka shkrirė njė pjesė tė talentit tė tij poetik. Shumė nga kėto kėngė shquhen pėr figuracionin poetik tė veēuar si krijim me invencion individual dhe pėr efektet e veēanta muzikore, tė cilat e karakterizojnė veēanėsinė krijuese dhe interpretuese tė kėtij artisti tė madh popullor.

Midis kėngėve lirike janė pėrfshirė edhe disa krijime poetike qė simbolizojnė ndjenjat e dashurisė ndaj atdheut, mallin e dhembjen pėr fatin e individit, si edhe disa krijime origjinale tė kėngėtarit tonė si kėngė dollish e falėnderimesh, me tė cilat artisti i madh e pėrfundonte ahengun nė dasma e gėzime tė tjera farniljare, ku kėndonte. Nga poezia lirike nė kėtė vėllim nuk janė pėrfshirė disa krijime me frymė orientale, te cilat shquhen si aspekte muzikore, por kanė mangėsi tė dukshme qoftė si pėrmbajtje, qoftė si strukturė e rnirėfilltė poetike.

Duke pėrfunduar kėto fjalė modeste pėr kėngėt e Rizah Bllacės do ta theksojmė, nė shenjė falėnderirni, edhe njė herė rolin e veēantė tė z. Adem Borovci, i cili me kujdes tė veēantė i incizoi nė magnetofonin e tij kėngėt pėr njė periudhė relativisht tė gjatė duke bėrė mjaft mund dhe shpenzime. Do t'i falėnderojmė gjithashtu, fshatarėt e Bllacės qė, duke ndihmuar materialisht botirnin e kėtyre dy vėllimeve, ia lajnė njė pjesė tė borxhit rapsodit tė tyre tė adhuruar, i cili jetoi e kėndoi gjithkund pa e hequr nga mendja dhe zernra Bllacėn e tij tė dashur.

Dhe, nė fund njė porosi pėr tė gjithė ata qė do ta kenė nė dorė kėtė botim dhe qė do tė shohin se kėtu mungon ndonjė kėngė e Rizah Bllacės, tė cilėn ata mund ta kenė tė incizuar: i ftojmė qė kėto incizime t'i sjellin nė Arkivin e Institutit Albanologjik tė Prishtinės, nė mėnyrė qė tė kompletohet repertori i rapsodit tonė. Kjo lėndė do t'u hyjė nė punė studiuesve tė tashėm dhe tė ardhshėm tė poezisė sonė popullore. Nė njė kohė mė tė rnirė, shpresojmė, vepra e plotė do tė stpdiohet nė mėnyrė mė tė thelluar dhe kėngėt nga repertori i tij do tė botohen nė dy vėllime tė plotėsuara dhe tė pėrmirėsuara. Kėtė punė nė tė ardhmen ia kerni borxh rapsodit tonė tė madh, Rizah Bllacės, kėnga e tė cilit ėshtė pasuri e pėrgjithshme kombėtare.

Prishtinė, mė 18 korrik 1997 Dr. Sadri Fetiu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:03 pm



SELMAN HARADIN BALA

(1918-1989)



Selman Bala u lind nė vitin 1918 nė Korroticė tė Epėrme, Komuna e Drenasit (ish-Gllogovcit).

Selman Bala qysh nė moshėn e fėmijėrisė i priu fati jo i mirė, pėr tė mos shijuar rininė me bashkėfshatarėt e vet. Babai, Haradin Bala ishte i ndjekur politikishtė nga UDB serbe, u detyrua tė shpėrngulet sė bashku me Selmanin dhe iku nė shtetin amė, nė Shqipėri rreth vitit 1929 ku ishte 10-11 vjeēar.

Nė Shqipėri Selman Bala, jetoi pėr 14 vite me rradhė, kthehet nė Kosovė rrreth vitit 1944. Vit ku edhe fillon kėngėn me pėr vite tė tėra. Filloi tė kėndonte me Halil Cėrvadikun, ku vazhdoi me 7-8 vite me rradhė. Pastaj nė vitin 1953 kėndoi me Adil Dugollin he kusheriun e tij Rrahman Balaj deri aty ka viti 1960.

Mu atė vit edhe ndėrpret kėngėn, nga jo vetėdėshira, dėnohet nga UDB-a e Serbisė me tri vjet burg. Pas lirimit iu bashangjitė Rapsodit Rizah Bllaca pėr njė vit e gjysmė.

Pėrsėri iu bashkangjit Adil Dugollit ku me ta kėndooi edhe Elmi Plakiqi me violinė nga fshati Nekovc Komuna e Drenasit, ku edhe nuk iu nda Selmanit deri nė fund tė kėngės, nė vitin 1980 pėr shkaqe shėndetėsore.

Nė vitin 1980 filloi tė kėndonte edhe djali i Selmanit, Abedin Bala ku kėngėn e mori si trashėgimi nga babai.Por, fatėkeqėsishtė as Abedinit nuk i priu pati. Burgoset nė vitin 1981 nga gjakatarėt serb dhe dėnohet pėr 10 vite.

Kėngėn nuk e ndali as nė burg. Aty kėndonte kėngė patriotike si pėr shembull: Azem Bejtėn e Shotė Galicėn. Ndėrroi jetė nė vitin 1985 nga maltretimet serbe nė burgin famėkeq tė Serbisė.

Qė nga vdekja e Abedinit, Selman Bala prej mėrzisė katėr vitet e fundit tė jetės sė tij, nuk shkeli pragun e shtėpisė. Nėrroi jetė me 24 prill 1989.

Selman Bala ėshtė edhe babai i Haradin Balajt qė ėshtė dėnuar nga Tribunali i Hagės me 13 vite burg.

Me respekt, Fadil Bala
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:05 pm



DERVISH SHAQA

( 1912-1985 )

U lind nė Llukė tė Epėrme tė Deēanit mė 1912. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur nė tė gjitha trevat shqiptare. Devish Shaqa deri nė vitin 1956 jetoi nė Kosovė, mirėpo nė kėtė vit ju deshtė tė lėshonte Kosovėn pėrshkakė tė pėrndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armėve" qė ndėrmerrte nė atė kohė Sigurimi i Punėve tė Brendshme i Jugosllavisė (UDB-ja) kundėr shqiptarėve. Ai sė bashku me kolegun e tij tė kėngės Demush Neziri, u vendosėn nė Rashbull afėr Durrėsit. Aty e vazhdojė shprehjen e ndjenjave nėpėrmjet kėngės qė pėr tė ishte e vetmja mėnyrė e shprehjes sė dhimbjes qė kishte pėr familjen dhe vendlindjen qė pėr tė ishin tė ndaluara. Kėtė e shprehė nė kėngėn "Kur ta ktheva Kosove shpinėn, e lame bore e gjetem dimen...".
Devish Shaqa nė Shqipėri e vazhdojė traditėn e kėndimit tė historisė sė vendlindjes sė tij. Nė vargjet e kėngėve tė tij tė pėr cjelluara me ēifteli pėrshkruhen kullat e gurta tė Dukagjinit, figurave kombėtare, patrioteve te devotshėm, trimave, luftėtareve te atdheut...

Nė Rashbull Devish Shaqa arrin tė themeloj e tė udhėheqė grupin e rapsodit. Po mė kėtė grup nė vitin 1968 prezantohet pėr herė tė parė nė Festivalin e Folklorit Kombėtar ne Gjirokastėr. Qė nga kjo kohė sė bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnė njė vargė kėngėsh tė cilat pėr disa gjenerata ende janė tė njohura si p.sh.: “Ē`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, kėngėt pėr Azem dhe Shote Galicėn, Nak Berishen e shume e shume te tjera...

Pjesa mė e madhe e regjistrimeve muzikore tė bėra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden nė arkivin e Radio Tiranės.

Pėrpos kėngėve popullore dhe tė pėrpunuar nga ai vetė, pėr Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si kėngėn “Feste te madhe ka sot Shqipėria” qė pėr disa vite ka dominuar nė pėrsėritjen e saj nė Radio Stacionin e Tiranės

Populli ku ai kalojė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e mbanė nė mėndė si kėngėtar tė lindur qė kėndon pėr kėngėn dhe jo pėr para
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:08 pm



TAHIR DRENICA

Autobiografi janar 2006

I lindur me 21.06.1921.

Jemi kan ni familje e madhe 48 antarėsh.Unė qysh se i vogėl kam shkue me bagėti, sikur edhe shumė moshatarė tė mi.I kam ra fyellit, nrrojsave, meshnicave, knojsha si i vogėl me bagėti.

Nė atė kohė bėjshin dasma e fjala tė nuseve e vishin nė kullėn tonė, bėjshin dajre kėngėtarėt e vjetėr, kurse unė i ngojsha dhe i mėsojsha kėngėt menjėherė. I mbaj mend kėngėtarėt e vjetėr: Cuf Kadishani prej Tėrsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci. Kam mėsue shumė kėngė tė vjetra prej tyne. Mas ni kohe kam kėndue me njė djalė tė migjes pa vegla kur vishin musafiret nė oda. Mė vonė e morra njė sharki edhe u mėsova me i ra . E kėndojsha me ni Beqir Prelezin, ai i raike ēiftelisė shumė mirė. Tani jam bashkue me Halil Cėrvadikun, babai i Shaqir Cėrvadikut, Halili ka qenė kėngetar mė i vjetėr se unė, ai ka kendue me vėlla edhe me babė tė vet njė kohė tė gjatė. Tani u bashkue me mue edhe kemi kendue shtatė vite bashkė. Afėr ,diku nė vitet 57-tės. Mas tina jam bashku me Hashim Shalen kish pas dit nga pak me kėndue tani e mėsova edhe e aftėsova. Edhe kemi kėndue bashkė nė Radio stacion tė Prishtinės, edhe nė television. Mas ni kohe u bashkangjit Qamili i Vogėl me ne. I bejshum disa ushtrime nė oden time, jemi shkue ne Zagreb nė JugoTon edhe kemi inqizue pllaka tė gramafonit. Mas ni kohe jemi njoftue me ni daneze Birthe Traerup e kish pas studjue folklorin botror ajo u njoftue me neve edhe marrke kėngė historike edhe e bejshim njė libėr nė 5 gjuhė me len nė Institutin Albanologjik tė Evropės.

Nje kem da me Hashimin e jam bashkue me Osman Gllareven e me Qazim Berishen.Qazim Berisha ka qen i njoftur pėr muzikė sidomos pėr instrumente, i ka ra mirė violins. E na ka marrė ajo danezja nė vitin 1966 e na ka que ne Kopen Hagen e i kemi dhanė 22 koncerte nėpėr Danimark. Edhe ka qen njė festival nė Danimark, moren pjesė 17 shtete edhe na morem pjesė nė at festival edhe na e dhan vendin e parė si solistat mė tė mirė edhe shkruen gazetat ne faqet e para edhe Danezja thojke se jam shum e lumtur qe e dhat ket emission edhe u murret vendin e par dhe po shkruajn gazetat per ju kaq bukur.

Mas ni kohe kemi marr pjes ne Bruksel-Belgjik kur e kan marue permendoren e Skėnderbeut emigracioni shqiptar nė 78-79, nuk mė kujtohet sakt. Kemi marrė pjesė unė, Osman Gllareva, Qazim Berisha , Qamili i Vogėl, Mani, Maroshi dhe Augustini. Kemi kalue shumė bukur 17 ditė kemi nejt nė Bruksel.

Pastaj jemi Bashkue prapė me Hashim Shalen e kemi shkue prapė nė Danimark nė vitin 1981 me Hashimin e me Qazim Berishėn. Bitja na percilke edhe i kemi dhan disa koncerte, edhe kemi kėndue nė radio stacion te Kopenhagenit edhe ka qen emision i hapur edhe nė tae kohė ka pas puntor ton shqiptar duke punue ne Danimark edhe u thijke danezja atyre shqiptarve thuni sikur nėpėr oda tė Kosoves: “Hajt burra ju lumt goja”. E na kan ndėgjue mbar Danmarka, Suedia, Gjermonia se u kan emisionin e hapur nė telvizion.

Pastaj kemi marr pjesė me Hashim Shalen nėpėr klube tė shqiptarve qė jan ba nėpėr Gjermoni e nė Zvicėrr. Nė Austri ne kemi mar pjesė nėpėr tė gjitha kėto klube.

Me Hashimin kemi shkue mas pari ne Amerikė kujtoj ne vitin 1979, kemi nejt afėr dy muaj, kemi kėndue dasmave tė shqiptarve atje kemi dhan koncerte. Katėr herė kam qen nė Amerikė, dy herė me Hashim Shalen, dy Her me ni Shaban Baksin, edhe ai ka qen kėngėtar.

Nė Kosovė kam kėndue mė kėngetaret e njoftun qė kan qen Sali Bajrami, Ferizi, me Rizah Bllacen, me Sef Mleqanin kėta jan kan kėngetar tė vjetėr. Mas ni kohe u bėn edhe kėngetar tė ri. Kam kėndue me Durmish Kadishanin, me Demir Krasniqin, me Bajrush Doden, me Augustinin. Edhe ken dal orkestra popullore Hajdar Dushi kemi dhan koncerte sė bashku me ta nėpėr Kosovė edhe u kan Asambli i Rugovės edhe kan qen do kėngėtare tė reja: Shahine Baderjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha.

E une kam marr pjesė me te gjithė kėta kėngetar edhe kam kėndue nė popull prej 1948 nėpėr dasma e nėpėr koncerte. Kemi marr dhurata e mirėnjohje shumė herė nėpėr koncerte. Edhe kėngėt i thuri vet me tekst me melodi e me muzikė. I kam shkrue afėr 70 kėngė tė herojve tė Kosovės e tė Maqedonisė dhe nuk i shkruej askund krejt, i mbaj nė mend e i kendoj menjeherė. E tash hala po kendoj me Hashim Shalen edhe pse i kalova 80 vjet.



Ki shum tė fala prej meje edhe kur te vish nė pushim merre ni kamer tė mirė dhe ta mbushi njė kaset me kėngė qė si ke ndegjue kurrė.

Tahir Drenica.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:11 pm

BIOGRAFIA E HAXHI PRENKUT



Haxhi Prenku (ēifteli), ėshtė i lindur me 25 janar 1964 nė Dritan (Drenas). Shkollen fillore dhe atė tė mesme e vijoj nė Kastriot (-ish Obiliq).

Me kėndim filloi tė meret prej moshes 11 vjeqare. Nė fillim tė karieres sė tij filloi me babane e tij Beqir Prenkun duke bėrė hapat e parė si solist dhe instrumentalist duke kėnduar nė dasma dhe ahengje tjera. Viteve tė '80-ta si anetarė i SH.K.A."Rinia" nė Kastriot u dallue si solist dhe instrumentalist.



Prej vitit 1978 kėndoi nėpėr dasma se pari me babanė e tij e mė vonė me Hakif Bajgoren, Xhevdet Shalen, Izet Krasniqin, Nexhmedin Durmishin.



Ka nxjerrė 14 albume, ndėr tė cilat dy me Rapsodin e njohur Augustin Ukėn, repertuari i tij ashtė prej 150 kėngėve, prej tyre 14 tė komponuara nga vetė ai.



Ėshtė ende aktiv si rapsod.



Antarėt e tjerė tė grupit tė Haxhi Prenkut:



Saim Prenku (sharki, u lind me 4 tetor 1972 nė Dritan (Drenas). Merret me muzikė qė nga viti1 985, filloi tė kėndoj me axhen e tij Ismajl Prenkun dhe djemtė e tij Agim e Afrim Prenku. Kėndoi nė grup me Izet Krasniqin e Sylė Krasniqin nga Shipitulla e Kastriotit. Prej vitit 2000 keėdon me Haxhi Prenkun.



Naim Krasniqi (harmonikė), u lind me 5 korrik 1968 nė Prishtinė, filloi tė meret me muzikė nga viti 1984 si harmonikist nė SH.K.A "Kosova" nė Prishtinė, nė SH.K.A "Bajram Curri", "Minatori", "Ramiz Sadiku" Prishtinė. Tani si udhėheqės i seksionit tė muzikės popullore nė SH.K.A."Qamili i Vogel" nė Prishtinė. Ndėr aktivitet e shumta tė Naimit si hamonikist mund tė veēojmė pjesmarrjen e tij nė Festivalin e kėngės poullore qytetare Vera 2004 nė Tiranė (vendi i 3-tė) pėrcjellės i shumė kėngėtareve tė njohur si : Nysret Muēiqi, Afrim Muēiqi, Lule Bajra, Nazmije Hoxha, Enver Batllava, Nazmi Gėrdovci etj.



Gazmend Berisha (defist), i lindur me 6 nėntor 1977 nė Prishtinė. Merret me muzikė prej viti 1985, anėtar i SH.K.A "Yjet e pa shuara", tė Prishtinės, SH.K.A "Bajram Curri". Si defist pėrcolli shumė kėngetarė tė shoqėrive tė ndryshme si : Vėllezrit Liti e Biti, Rame Tahiri, Musė Hertica, Fehmi Kastrati, Afrim Gashi, etj. Ka dhjetra inqizime nė R.T.K me grupe dhe shoqėri tė ndryshme, si dhe nė vitin 1987 ne t.v.p me SH.K.A. "Kosova" e Prishtinės.

Ėshtė aktiv nė muzikė edhe sot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:13 pm


BIOGRAFIA

nė pika tė shkurtėra

Fazli Morina ka lindur mė 1958 nė fshatin Hade. Qysh i ri filloi tė mirrej me kėngėn, pasi qė ne e kemi traditė familjare, e trashėguam nga tė parėt tanė ndėr vite. Fazliu kėngėn e filloi nė moshėn rinore ku hapat e parė i mėsoi nga axha Aziz Morina, pastaj me vėllaun Dalipin - instrumentalist i pazėvendėsueshėm nė ato kohėra, Dalipi u detyrua tė ikte nė Shqipėri, sepse ishte i ndjekur nga regjimi komunist i kohės. Atje vazhdon kėngėn nė Grupin e Ndue Shytit dhe Sykė Paplekės.
Fazliu vazhdon kėngėn me kėngėtarė tė ndryshėm siē janė Jetullah Durmishi nga Mazgiti ku kėndoi njė kohė tė gjatė me tė. Pastaj me Xhevdet Shalėn nga fshati Hade edhe ky kėngėtarė me fam. Me Xhevdetin kėndoj pėr njė kohė tė gjatė derisa nė anėn tjetėr pėrgadiste Grupin e tij. Aty kah vitet 1987-88 vendosi tė ndėrpres kėngėn dhe tė vazhdoj me pėrgatitjen time dhe tė vėllezėrve Florimit dhe Nexhmiut i cili jeton nė Zvicėr.Punoi dhe arriti qė tė nxjerr nga ne atė dėshironte. Qė nga vitet 1987-88 e deri mė sot kemi kėnduar sė bashku po edhe sot ende kultivojmė folklorin burimor kosovar. Grupi i quajtur Vėllezėrit Morina vazhdoi kėngėn deri nė ditėt para luftės. Sė bashku nė grup kishim edhe nipin Xhemajl Kelmendin - violinist i njohur. Po edhe Qamil Bujupi me harmonikė. Tash jetoj nė Kanada ku edhe kėtu vazhdojmė tė kultivojmė kėngėn shqipe. Kemi marrė pjesė nė shumė ahengje tė huaja ku edhe kemi prezentuar traditėn muzikore shqiptare, edhe nė Televizionin kanadez, siē ėshtė CBC me njė program prej 30 minutash. Po thuajse tėrė familja merren me kėngėn ku ende do tė vazhdojmė.

Ne si vėllezėr posedojmė njė arkiv tė madh tė kėngėve nga rapsod tė ndryshėm. Nė thesarin tonė kemi 322 shirita (sudiokaseta) dhe 154 video.

Ishin kėto tė dhėna nė pika tė shkurtėra. Tė pėrshėndes me respekt, Naip Morina.

Pėrgaditi: NAIP MORINA, tetor 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:16 pm



HASHIM SHALA



Hashim Shala u lind me 15.02.1936 nė Verbofc tė Drenicės nga njė familje bujare me traditė kombėtare.Qysh si femijė, e pastaj nė rini e mė vonė nė moshen e pjekurise i fjeti nė zemėr tė kėnduarit e melodise popullore nė solo si dhe sė bashku me vėllezerit e tij: Mustafėn, Hysenin dhe Habibin.

Kjo dashuri ndakj kėngės, jo vetem se u zgjerua, kėshtu ky kėngetar tani filloj tė kėndoj edhe me mikun e ti Tahir Drenicen. Kėnga dhe koloriti i zėrit tė tyre hyri ne ēdo vatėr, madje dhe te paharrueshme. Ky gjatė periudhes shumė vjeēare tė shoqėrimit te tij me kangen, duke marre pjese nė shumė manifestime e festivale tė vendit dhe jashtė, u kurorzua me mirėnjohje e shpėrblime tė niveleve mė te larta, si ajo nė Minhen tė Gjermanisė, Danimarkė, Bruksel, nė New York e Ēikago tė Amerikės.

Deri mė tani komponoj 169 kėngė, nxorri 60 albume muzikore si dhe botoi 3 blej. Ky ėshtė bleni i katėrt me radhė. Edhe kėto kėngė qė i keni nė dorė janė tė inēizuara nė pllaka tė gramafonit , nė audiokaseta dhe videokaseta.

Jeton dhe misionin e vet tė kėngetarit e zhvillon nė Prishtinė.



Dėrguar nga Fuad Fazliu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:18 pm



BIOGRAFIA E VĖLLEZĖRVE LAMALLARI

Vellzėrit Esat dhe Murat Lamallari kanė lindur nė fshatin Mjak, komuna e Vitise. Esat i bie ciftelisė dhe Murati sharkisė. Tė dy vėllezėrit kanė qenė pranė kėtyre veglave te njohura muzikore qysh nė moshė tė re. Murati dhe Esati inspirimin e parė e kanė marrun nga odat e dasmave shqiptare tė fshatit dhe rrethinės sė Karadakut dhe kanė ndjekur me pėrkushtim tė madh lidhjet e parisė sė fshatit me rapsodėt tjerė tė vjetėr anembanė Kosovės. Kėngėt e para kreshnike nė fshatin Mjak janė kėnduar pa vegla instrumentale. Me vonė me fyell, kavalle, lahutė, cifteli dhe sharki. Nė Karadakė dhe nė rrafshin e Moravės Mjaku i ka pasur valltarėt mė tė mire dhe tepėr me zė. Vallėtarėt mė tė njohur ne rrethin e Karadakut kanė qenė vėllezerit Hebib dhe Ramiz Mjaku. Kurse Haki Mjaku ka qenė kėngėtari mė i mire nė kėndim pa vegla instrumentale. Me cifteli dhe sharki, qė gjenratat e vjetra, por edhe Esati dhe Murati, edhe pse nė moshė shumė tė re, mbajn mend Qerim dhe Jusuf Mjakun. Kurse gjyshi i tyre Tush Mjaku ka qenė njohės i mire i kavallit.

Kjo ėshtė njė histori e shkurtėr prej ku vjen inspirim edhe i vėllezėrve Esat dhe Murat Lamallari. Kėtė hov tė historisė tė zhvillimit tė folklorit nė fshat e ndalin shpernguljet e Mjakut qė filluan nė fund tė viteve tė 50-ta. Nė fillim shkas i shpėrnguljeve ishte politika e Rankoviqit dhe mė vonė ishin shkaqet ekonomike qė fshatin filluan ta braktisin banorėt e tij duke u pėrqendruar nė rrafshin e Moravės dhe nė kryeqendrėn e Vilajetit tė dikurshėm tė Kosovės, Shkupit dhe njė pjesė tjetėr nė Perėndim.

Kėshtu edhe prindi i Esatit dhe Muratit, Nazif Mjaku detyrohet nė fund tė viteve tė 70-ta tė shpėrngulet pėr njė jetė mė tė mire nė Shkup. Kjo shpėrngulje sikur vėllezerve Esat dhe Murat Lamallari ua shton zellin qė tė jenė edhe mė tepėr pranė tingujve tė telave tė ciftelise dhe sharkise. Edhe pse nė moshė tė re, ftesat e dasmave shqiptare pėr Esatin dhe Muratin kanė qenė rruga e parė e karrierėsė sė tyre pėr njė karrierė mė profesionale nė kėtė drejtim. Pėr kėtė hap ka ndikuar edhe kusheriri i tyre Fadil Lamallari, njė veprimtar i palodhshmėm i kulturės shqiptare dhe kontribues i madh i Shoqėrisė Kulturore Artistike EMIN DURAKU tė Shkupit.

Vėllezėrit Esat dhe Murat Lamallari prej vitit 1981 deri nė vitin 1995 kanė aderuar nė shoqėrinė Emin Duraku, ku kanė marr pjesė nė shumė xhirime si nė RTK, nė Televizionin e Shkupit, programi ne gjuhėn shqipe dhe shumė tjera. Kurse prej vitit 1995 janė anėtarė tė rregulltė tė shoqėrisė artistike IBE PALIKUQJA, ku ende edhe sot vazhdojnė te ruajnė si anėtarė traditėn e folklorit dhe melosit tė Karadakut tė Shkupit. Janė pjesmarrės nė shumė festivale te ndryshėm qė organizohen nė shqiptari dhe diasporė. Kanė kėnduar disa here nė festivalin e Gjirokastrės dhe kanė marr cmim si rapsodė mė tė mire pėr krahinėn e Karadkut tė Shkupit. Nė vitin 2002 gjithashtu jane paraqitur mė kėngėt e tyre nė Drenas tė Kosovės. Pjesmarrja e tyre e fundit ka qenė me 11 nėntor nė Peshkopi ku kanė marr cmimin si rapsodė mė tė mire tė kėtij festivali.

Kėngėt e tyre mė tė reja janė kėngėt e dėshmorėve tė luftės se vitit 2001. Kėnga e Ali Mahmutit, kėnga Fundi i Dimrit 2001, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:20 pm






FEHMI KASTRATI

Autobiografi qershor 2007

Unė Fehmi Kastrati i lindur me 5 tetor 1961 nė fashatin Llapashticė tė Epėrme, komuna e Podujevės. Shkollėn fillore e kam kryernė vendlindje, kurse tė mesmen nė qytetin e Podujevės. Unė si i ri nė moshėn 15 vjeēare kam filluar tė merrem me muzikė. Instrumenti im i pėlqyer ka qenė ēiftelia dhe ėshtė ende ēiftelia. Hapat e parė nė muzikė i kam filluar sė bashku me kusheririn tim Shemsi Kastratin nga fshati Shkabaj (Prishtinė), me tė kam kėnduar mė shumė se 10 vite tė tėra, deri nė kohėn kur ai shkoi nė Gjermani. Mė pas fillova tė kėndoj me Ramush Tahirin pėr 8 vite me radhė, edhe pse ishte fillestar, mora kohėn e duhur pėr ta mėsuar dhe edukuar pėr kėngėn e bukur shqipe.
Kam kėnduar edhe me shumė rapsodė tė njohur tė trevės sonė tė Llapit, kam bashkėpunuar shumė me Vėllezrit Gashi, kemi kėnduar edhe sė bashku nė disa ahengje me shoqėri etj...

Unė kurrė s'kam pushuar sė kėnduari. Tani nė kėto dy vitet e fundit kam filluar tė kėndoj me Florim Halitin, me tė birin e kėngtarit tonė tė paharruar, tash tė ndjerė Hasan Peranit nga Perani i Podujevės. Me Florimin qe dy vite kėndojmė bashkė dhe jemi shokė tė pandashum. Kemi gjetė njė gjuhė tė pėrbashkėt dhe kėshtu jemi shumė aktiv nė punėn tonė, mund tė them profesoinale.

Po tash qe disa muaj kam filluar ta mėsoj dhe ta marr me vete nė dasma e ahengje edhe djalin tim Bastretin.

Idoli im ėshtė Augustin Uka.

Unė pėrmes biografisė sime shprehi dėshirėn qė tė falėnderoj ty zotri Mahmut dhe tė gjithė kėngetarėt ēka janė sot por edhe ata qka kan nderruar jetė. Ju qoftė i lehtė dheu i Kosovės sonė dhe ta zotėri Mahmut tė pėrshėndes shumė unė si dhe Florimi, je i mirėseardhur nė Llap.

Pėrshėndetje,

Fehmi Kastrati


FLORIM HALITI

Autobiografi qershor 2007

Unė Florim Haliti i lindur me 22 qershor 1973 nė Prishtinė, banor i fshatit Peran afėr Podujevės, jetoj tash nė Podujevė. Shkollėn fillore e kreva nė Peran, kurse shkollėn e mesme nė Podujevė. Unė si fėmijė qė nga klasa e parė kam filluar ti bie ēiftelisė. Pasi u mėsova mirė, fillova tė kėndoj, mėsuesi im i parė ka qenė i ndjeri babai im, pėrpos mėsimit ai edhe mė kėshilloi tė gjitha ato ēka ka ditur pėr kėngėn shqipe edhe pse ishte nė moshė tė vjetėr. Kur ai filloi tė mė mėsoj, ai veēse e kishte lėnė mzuikėn pėr shkak tė moshės. ai ishte i njohur nė trevėn tonė dhe ka kėnduar me vėllaun e madh Shabanin. Unė pėr fat nė atė kohė isha i vogėl, djali i vogėl i Hasanit dhe nuk pėrjetova babain tim duke kėnduar nė dasma dhe ahengje tjera.
Unė vazhdova muzikėn edhe mė tej, nė moshėn 15 vjeēare kėndova nėpėr dasma me vėllaun Shabanin. Pėr fat vėllau nuk ėshtė mirė me shėndet (ėshtė 60 vjeēar) dhe unė jam ende aktiv nė muzikė. Nė dy vjetėt e fundit fillova tė kėndoj me Fehmi Kastratin nga fshati Llapashticė dhe jemi nė bashkėpunim shumė tė mirė.

Por, unė zotėri Mahmuti do tė mudohem qė ti sjell edhe disa fotografi tė babait, si dhe tė miat. Tä babait do tė jetė mė vėshhtirė, ishe i lindur mė 1915 dhe kėndoi nė vitet 45-50.

Unė edhe pėrpunoj kėngėt vet si dhe shumė tekste, si p.sh. kėngėn e Hasan Cubollit, Ramush Haradinajt, Zahir Pajazitit e shumė tjera. Do tė mudohem tė dėrgoj edhe tjera kėngė qė nuk i ke.

Pėr fund unė tė pėrshėndes shumė ty dhe gjithė shqiptarėt anembanė botės, falemnderit pėr mirėkuptimin, tė dėshiroj jetė tė gjatė ty sė bashku me familjen tėnde dhe kemi dėshirė qė ti njė ditė tė vish te ne dhe nta kalojmė njė natė muzikore sė bashku. tė falėnderoj shumė dhe je i mirėseardhur nė Llap edhe pse nuk tė njoh personalishtė.

Florim Haliti.


Edituar pėr herė tė fundit nga BiBiKiM nė Mon Feb 02, 2009 1:32 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 1:33 pm



Autobiografi nga Vėllezėrit Liti e Biti

Vėllėzėrit Liti e Biti padyshim se janė kėngėtarė qė opinjoni i njeh fortė mirė mė tepėr se dy dekada. Ata janė pėrpjekur qė me artin e tyre muzikor tė lėnė gjurmė nė krijmtarin te begatshme artistike, pra nė kėngėn folklorike dhe atė popullore.

Vėllėzėrit Liti e Biti u lindėn, nė fshatin Herticė, shkollėn fillore dhe atė tė mesme e pėrfunduan nė Podujevė.

Me kėngėn filluan qė nga fėmijėria, kurse nė duet qė nga klasa e parė fillore.

Liti e Biti dy vėllėzėr, por tė lidhur emotivisht janė njė trup, njė shpirtė i madh i kėngės shqipe. Kėngėt e tyre janė me ideal tė lartė kombėtar.

Liti e Biti kanė edituar deri me sot mė tepėr se 45 albume. Nė kėto albume janė mė shumė se 300 kėngė tė vetė autorėve. Me vetė faktin, qė shumė kėngėtarė tė tjerė sherbehėn me kėto autorsi tė tyre dhe bėjnė emitimin e tyre, tregojnė, qė Liti & Biti janė njė thesar i madh i artit muzikor.

Ēka pritet nga Liti e Biti nė tė ardhmėn ? Albumi mė i ri "Tanė Kosova UĒK’’, njė video-audi-Cd-DVD me kėngė tė reja tė zgjedhura, njė album me kėngė tė zgjedhura popullore, hite tė reja.

Liti e Biti pėr adhuruesit e tyre: Ne ju duam shumė kudo qė jeni, kudo qė na dėgjoni, shumė respekt pėr adhuruesit tanė. Ju premtojmė se kurrė nuk do ju zhgėnjejmė, gjithėherė do kėndojmė sipas shijes tuaj. Adhuruest tanė me plotė ngrohtėsi ju pėrshendesin Liti e Biti, dhe krenohen me adhuruesit e tyre dhe, edhe juve krenohuni me Litin e Bitin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 2:54 pm


Feriz Krasniqi ka lindur mė 1927 ne Llashkadrenoc kurse ka vdekur ne Maj 1999 nė malet e Damanekut nė mungesė te pėrkujdesjes shėndetėsore dhe ushqimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Delia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 5:49 pm

I kėnduna Popullit deri ne vdekje edhe pse e gjet nė mnyren me tė keqe qė as kush do ta dėshironte por ja qė e kishte fatin e till ,

Njė gjė qė mė habit deri sod as kush doli qė sė paku tė thoshte njė fjal miradie pėr kėt Burrė ,sė paku nga shokėt e vet tė i kėdohej njė kang siq i kėndoji aji tėr ktij Populli .

I qoft i lehėt dheu i Kosovės .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Delia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   Mon Feb 02, 2009 6:04 pm

Nagjije Bytyqi

Edhe ky mirė pjes ne Rapsodet Popullore edhe pse i rij por mendoj se duhet tė futetė nė kėt listė .


Fati i Shqiptaritė.

NAXHIJE BYTYQI - MOJ KOSOVE



Dėgjim tė kėnshėm .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !!   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Biografite e Rapsodeve tone !!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: