Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:17 pm



Letėrsia shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e pandarė e lėvizjes politiko-shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.

Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė popullit shqiptar dhe ėndėrra pėr ta parė Shqipėrinė e lirė, tė pavarur e tė lulėzuar.
Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ėshtė padyshim, Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi„ i "Historisė sė Skėnderbeut„ dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi fetare e karakter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.


Edituar pėr herė tė fundit nga Vrana Konti nė Thu Feb 19, 2009 7:39 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:19 pm

Jeronim De Rada (1814 - 1903)



Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij. Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin.

Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Nė shekullin XIX ngulmimet arbėreshe, sidomos ato tė arbėreshėve tė Italisė kishin ruajtur tė paprekur ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun e tė parėve, gjuhėn, zakonet e tradiat stėrgjyshore, e shfaqėn me njė forcė tė veēantė vetėdijen e tyre shqipatre edhe nė fushėn e lėvizjes kulturore e letrare. Letėrsia e re qė lindi tek arbėreshėt pėrtej Adriatikut nga dhjetėvjetėshi i tretė i atij shekulli, me gjithė tiparet e veēanta qė buronin nga kushtet nė tė cilat ndodheshin tė mėrguarit, ishte njė degė e letėrsisė shqiptare tė kohės, e lindur si shprehėse e idealit tė ēlirimit tė atdheut. Prandaj, nė qendėr tė kėsaj letėrsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e tė lavdishme tė popullit tonė dhe, nė rradhė tė parė, i kohės sė Skėnderbeut. Tipari themelor i jetės politike tė Italisė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Itali eci pėrpara proēesi i shuarjes sė marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit tė marrdhėnieve tė reja kapitaliste. Italinė, veēanėrisht pjesėn jugore tė saj e dallonte njė prapambetje dhe varfėri e madhe

Pikėrisht nė kėto kushte i dhanė hov lėvizjes kombėtarepėr ēlirimin e vendit. Nė krye tė lėvizjes sė masave nė vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtė e karbonarėve.

Lufta e tyre arriti njė rezultat tė pjesshėm: kufizimi i absolutizmit pėrmes kushtetutės. Nė vitet `30 doli nė skenė oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, qė rrithte nga shtresat e borgjezisė sė vogėl. Ajo veproi pėrmes kompllotesh e kryengritjesh, tė cilat dėshtuan, sepse organizata nuk nuk mbėshtetej nė masat e gjera tė popullit. Tė njėjtin fat pėsuan edhe aksionet revolucionare popullore nė vitet 1848-`49, kur levizja pėr ēlirimin e Italisė u ngrit nė njė shkallė tė re dhe mori pėrpjestime shumė tė gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisė u arrit vetėm nė vitin 1867 dhe u konsolidua plotėsisht me 1870. Frytet e fitores i korrėn borgjezia e madhe dhe ēifligarėt liberalė, tė cilėt nuk i plotėsuan kėrkesat e masave pėr ndryshime shoqėrore, madje as pėr republikė dhe e bashkuan Italinė nėn dinastinė e Savojės. Njė rol tė ndjeshėm nė ngjarjet e kohės luajtėn edhe arbėreshėt, qė nė lėvizjen pėr ēlirimin e zhvillimin demokratik tė vendit shfaqėn njė heroizėm e shpirt sakrifice tė rrallė.

Nė kėto kushte, te bashkatdhetarėt tanė pėrtej detit lindi njė veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qė u dendėsua sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet pėrherė e mė tė dendura me lėvizjen kombėtare tė Shqipėrisė, me rrethet politike tė ngulimeve tė ndryshme shqiptare dhe me personalitetet mė tė shquara qė ishin nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Letėrsia arbėreshe e shekullit XIX kishte si tipar tė saj kryesor patriotizmin. Duke qenė shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakėnaqėsisė ndaj kushteve shoqėrore, ajo, qė nė fillim i kushtoi vėmendje tė veēantė problematikės shoqėrore.

Pėr frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe dėshmon edhe interesi qė u tregua pėr luftėn ēlirimtare tė popujve tė tjerė. Kjo letėrsi gjeti shprehjen e vet pėrmes drejtimit letrar tė romanticizmit, po u ushqye nga njė filozofi qė, me racionalizmin e saj, dukej se binte nė kundėrshtim me "etjen pėr pafundėsi„ dhe "kultin e ndjenjės„, qė e dallonte kėtė drejtim nga filozofia iluministe.

Figura mė e ndritur e kėsaj letėrsie dhe njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes sonė ėshtė Jeronim De Rada.

Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit.
Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.

Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Djali u njoh me folklorin, qė i zbuloi atij shpirtin e popullit tė vet. Po nė kėtė kohė ai njohu njė vajzė tė varfėr, tė bijėn e njė bariu, qė e afroi me njerėzit e thjeshtė dhe i frymėzoi vjersha tė ngrohta dhe tė ndiera. Njė botė mė e gjerė u hap para De Radės sė ri mė 1834, kur i ati e dėrgoi tė studionte pėr drejtėsi nė Napoli, qendėr e madhe kulturore-politike e Italisė sė Jugut. Aty i riu arbėresh u njoh me lėvizjen letraree politike tė kohės, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parė e botuar "Kėngėt e Milosaos„, qė shėnonte agimin e njė periudhe tė re pėr letėrsinė kombėtare. Kjo vepėr hodhi kushtrimin pėr ēlirimin e atdheut tė stėrgjyshėrve:

"Erdhi dita e Arbėrit„!

Vepra "Kėngėt e Milosaos„ u botua mė 1836. Poema, me vlerat e saj tė spikatuar ideore dhe artistike, e bėri tė njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbėreshėve. Qė nga ajo kohė fillon pėr De Radėn njė rrugė e re: rruga e pėrpjekjeve aktive pėr t'i dhėnė dritė atdheut tė tė parėve. Po atė vit ai u shtrėngua tė ndėrpriste studimet dhe tė kthehej nė fshat, pėr shkak tė kolerės qė kishte rėnė nė Napoli. Pa shkuar asnjė vit poeti mori pjesė nė njė komplot pėr tė pėrmbysur regjimin absolutist tė Burbonėve. Komploti dėshtoi dhe poeti, pėr t'i shpėtuar burgosjes ose dėnimit me vdekje, u detyrua tė jetonte gjashtė muaj si komit.

Edhe mė vonė, kur ai bėnte praktikėn si avokat nė Napoli, policia e gjurmonte si njeri tė dyshimtė. Mė nė fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punė dhe u shtrėngua tė hynte si mėsues privat nė njė familje fisnike tė Napolit.

Mė 1840 ai botoi poemėn e vet tė dytė, "Serafina Topia„ e cila mė tepėr sesa njė poemė dashurie, ishte njė himn pėr bashkimin dhe vllazėrimin e shqiptarėve. Censura burbone, duke kuptuar idetė liridashėse tė librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatė, poeti vazhdoi rrugėn e krijimtarisė, duke plotėsuar "Milosaon„ me kėngė tė tjera, duke botuar, pėr herė tė dytė poemėn "Serafina Topia„ dhe tragjedinė "Numidėt„(italisht). Nė kėtė periudhė De Rada u bė i njohur edhe jashtė kufijve tė Italisė. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare tė vitit 1848 e gjetėn De Radėn duke mbrojtur aktivisht pikėpamjet pėrparimtare pėrmes gazetės sė tij "Arbėreshi i Italisė„. Shpėrthimi i reaksionit tė egėr e detyroi atė tė mbyllte gazetėn e tė tėrhiqej nė fshatin e lindjes "pėr tė pritur kohė mė tė mira„. Megjithatė, poeti, nėpėrmjet punės sė vet, nuk e reshti veprimtarinė politike. Nė kėtė kohė ai iu kushtua mė tepėr ēėshtjes kombėtare shqiptare. Mė 1849, pas pėrpjekjeve aktive tė De Radės, nė kolegjin e Shėn-Adrianit u vendos mėsimi i shqipes dhe poeti u bė mėsues is saj., po pas tre vjetėsh u pushua nga puna pėr idetė e tij pėrparimtare.

Mė 1847 dhe mė 1848 De Rada kishte nxjerrė nė dritė Rrėfimet e Arbrit, katėr novela nė vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar nė krahasim me krijimet e tij tė para. Kėto novela dalloheshin pėr njė romantizėm me karakter tė stuhishėm, pėr thellėsi lirizmi, por kishin edhe ėrrėsi dhe copėzim. Mė 1850 poeti u martua me arbėreshen Madalena Melkji, me tė cilėn pati katėr djem. Pas vitit 1860 ai filloi tė boronte njė sėrė veprash estetike, gjuhėsore, politike, folklorike, qė mbėshtetnin aktivisht ēėshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikės„(1861), "Lashtėsia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi tė njė poeme arbėreshe„(1866) etj. Mė 1878 poeti ngriti hapur zėrin nė mbrojtje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit, duke protestuar me forcė kundėr cėnimit tė terėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Ai tashmė ishte lidhur ngushtė me lėvizjen kombėtare dhe atdheun e tė parėve dhe militonte nė dobi tė kėsaj ēėshtjeje edhe nėpėrmjet publiēistikės. Kėshtu, mė 1883-`87 De Rada nxorri revistėn e parė shqiptare "Flamuri i Arbrit„, qė u bė tribinė atdhetarizimi dhe mbrojtėse e interesave tona kombėtare ndaj synimeve grabitqare tė shovinistėve fqinjė dhe tė imperializmit austriak e italian, duke shtruar kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė. Vitet e fundit tė jetės qenė tė rėnda e tė mundimshme. Fatkeqėsitė e rėnda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtėn poetin, pėrkundėrazi ai u bė mė i zjarrtė se kurrė nė veprimtarinė e tij poetike e krijuese. Nė kėtė kohė ai pėrfundoi poemėn e gjatė "Skėnderbeu i pafat„, poemėn "Gjon Huniadi„ variantin e fundit tė "Serafina Topisė„, me titull "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhėsore pėr ēėshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungėr, 1897), mori pjesė nė Kongresin XII tė orientalistėve ne Romė, ku foli pėr gjuhėn tonė dhe, me pėrpjekjet e tij u cel njė katedėr e shqipes nė Institutin e Gjuhėve Orientale nė Napoli.

Nė kėtė periudhė ai ishte pėrsėri mėsues i shqipes nė Shėn-Adrian. Vdiq me 1903, nė moshėn nėntėdhjetėvjeēare, nė njė dhomė tė shkretė, pa dritė, pa zjarr, pa bukė, duke lėnė pas pikėllimin e gjithanshėm tė arbėreshėve.


Edituar pėr herė tė fundit nga Vrana Konti nė Thu Mar 12, 2009 1:18 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:21 pm

Kėngėt e Milosaos



Kėngėt e Milosaos ėshtė vepra e parė e De Radės dhe mė e njohura. Me kėtė poemė liroko-epike tepėr tė veēantė poeti afirmohej si individualitet i fuqishėm dhe origjinal. Skema e subjektit tė poemės ėshtė e njohur nė letėrsinė sentimentale dhe romantike, njė dashuri e kundėrshtuar nga mjedisi. Po kėrij motivi tė njohur De Rada i jep njė freski tė jashtėzakonshme. Thjeshtėsia nė dukje e fabulės dhe subjektit lind iluzionin pėr thjeshtėsi tė idesė. Nė tė vėrtetė, mesazhi i kėsaj vepre ėshtė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme nga studjuesit: disa mendojnė se nė qendėr tė poemės ėshtė ideja patriotike, disa janė pėr idenė e dashurisė nė luftė me paragjykimet shoqėrore, tė tjerė thonė se qėndrore ėshtė ideja e afirmimit tė dashurisė si ide e madhe njerėzore.

Po tė analizojmė me kujdes veprėn, do tė shohim se ideja e luftės sė ndjenjės sė pastėr me paragjykimet e mjedisit ėshtė tepėr e fuqishme, ajo i pėrshkon tė gjitha kėngėt, ajo organizon konfliktin e protagonistėve me shoqėrinė dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh nė vepėr mė tepėr si rrymė e nėndheshme, e cila, megjithatė, njeh shpėrthime tė fuqishme e tronditėse. Edhe kjo ide bėhet bazė pėr njė konflikt tjetėr ndėrmjet ndjenjės dhe detyrės: protagonisti disa herė shpreh dėshirėn e vet pėr tė luftuar pėr ēlirimin e atdheut, dėshirė qė mbėshtetet nga e ėma dhe nga populli si figurė kolektive. Kjo dėshirė pėrleshet me ndjenjėn e dashurisė nė vetėdijen e protagonistit dhe me vetė qėndrimin e sė dashurės qė do t`a mbajė pranė vetes. Kurorėzimi i idesė patriotike, triumfi i ndjenjės sė detyrės nė shpirtin e protagonistit ėshtė rėnia e tij heroike nė luftė, tė cilės i kushtohet njė kėngė e shkurtėr, po tepėr shprehėse (sikur konflikti kryesor tė ishte ai midis dashurisė dhe mjedisit, logjikisht poema do tė merrte fund me kurorėzimin e kėsaj dashurie me martesė). Pra, sipas mendimit tonė nė poemė problemi patriotik dhe problemi i luftės sė ndjenjės me mjedisin janė ide paralele njėsoj tė rėndėsishme. Andaj edhe poeti e quante kėtė vepėr tė vet "roman dyfish lirik„, meqėnėse ajo kish lindur nga dy shqetėsime tė thella tė tij. Poeti pohon nėpėrmjet kėsaj vepre dy ide: tė drejtėn e individit pėr tė qenė i lirė tė zgjedhė fatin e vet dhe pashmangshmėrinė e luftės sė armatosur pėr tė ēliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet nė vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
nė shtrat, nė mos rėnēim
nė prag tė shtėpive tona!

Vazhdimėsi dhe thellim tė kėsaj ideje gjejmė nė vallen e grave qė e pėrcjellin Milosaon pėr luftė:

Sjellsh ti njė ushtri fatmirė,
tė na i hapė kėto brigje
lirisė qė borėm.

Nėpėrmjet shkatėrrimit tė shpejtė tė lumturisė familjare tė Milosaos, shprehet ideja se nuk mund tė ketė lumturi vetjake, kur atdheu ėshtė i robėruar, se detyrės sė madhe tė luftės pėr ēlirim i duhet nėnshtruar ēdo gjė. Njė ide tjetėr e poemės ėshtė ajo e barazisė midis njerėzve. Kjo pohohet pėrmes dashurisė sė dy tė rinjve prej klasash tė ndryshme, pėrmes figurės sė bijės tė Kallogresė, vajzė me virtyte tė larta; po kėshtu pėrmes pėrshkrimit tė idealizuar tė lumturisė sė tyre tė thjeshtė, qė i mposht vėshtirėsitė materiale si dhe pėrmes pėrshkrimit, nė disa vende, tė jetės sė rėndė tė tė varfėrve dhe simpatisė qė tregon autori pėr ta. De Rada e shfaq veten demokrat nė kėtė poemė. Ai shpreh edhe filozofinė e qėndresės morale nėpėrmjet vargjeve tė thjeshta e tė madhėrishme tė frymėzuara nga poezia popullore:

Duro, zemėr, duro,
si duron mali me borė

si dhe nėpėrmjet fatit tė protagonistit, qė u bėri ballė nė fillim tėrė pengesave qė ndesh pėr tė realizuar dashurinė e tij dhe, mė vonė, humbjes sė tėrė njerėzve tė dashur. Nė zgjidhjen e dy konflikteve tė poemės ka njėfarė artificialiteti. Si pėr konfliktin e parė, si pėr tė dytin poeti pėrdor mjete tė kėrkuara: nė rastin e parė njė tėrmet qė rrafshon Shkodrėn dhe varfėron Milosaon; nė rastin e dytė vdekjen e Rinės. Megjithatė, deri diku ruhet logjikė e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tėrmetit familja e Milosaos nuk heq dorė nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinės vetėm e forcon ndjenjėn atdhetare nė shpirtin e Milosaos.

Nė poemė pėrdoret forma e vetėrrėfimit, e dashur pėr romantikėt. "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė njė shembull tipik i "parregullsisė lirike„ romantike. Poema ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė kalimi nga njė kapitull nė tjetrin ėshtė krejt i befasishėm madje kėngėt e poemės mund tė duken si vjersha tė veēanta. Unitetin poemės nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve pėrmes subjektit, por ideja poetike. Copėzimi i poemės ėshtė nė pėrputhje me parimet krijuese tė De Radės, qė poezia duhet tė japė kulmet e jetės dhe tė shfrytėzojė nėntekstin. Veēse ky parim krijues herė-herė e kalon masėn.

Poezia popullore e ka ushqyer kėtė vepėr me frymėn patriotike dhe me optimizmin e natyrshėm, tė shėndetshėm, pėrmes tė cilit populli kupton jetėn, vdekjen, dashurinė. Kjo poezi i ka dhėnė veprės figuracionin e pasur, tė freskėt dhe tepėr origjinal si dhe metrikėn ku zotėron vargu i bardhė tetėrrokėsh trokaik.

Personazhet e poemės paraqiten nė ēastin e tendosjes mė tė lartė tė mendimeve e tė ndjenjave, qė gjen shprehje nė njė lirizėm tė vrullshėm. Poeti depėrton thellė nė botėn shpirtėrore tė personazheve tė vet, e pasqyron atė me larmi nuancash. Ai pėrshkruan po me atė forcė shprehėse dashurinė e zjarrtė tė djalit ("Veē me sy shihemi, bota tė pėrmbyset„) ashtu edhe ndjenjės sė ndrojtur tė vajzės, qė nuk di t'ia shpjegojė as vetes sė saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithė ky gėzim„). Poeti ėshtė treguar mjeshtėr nė dhėnien e mjedisit patriarkal tė fshatit, ku vajzat nuk guxojnė tė dalin nga dera, veēse kur nuk janė "etėrit e vrenjtur", mjedis ku sundojnė thashethemet.

Milosaoja ėshtė edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishėron heroin romantikme botė tė gjerė shpirtėrore qė ngrihet mė lart se mjedisi; njėkohėsisht edhe taė hero qė kryen njė faj tragjik dhe, disi zbehtė, nga fundi dhe heroin luftėtar. E dashura e tij. Rina, mishėron idealin romantik tė vajzės sė dashuruar, bashkėshortes dhe nėnės, po ka edhe disa tipare reale tė fshatares arbėreshe. Nėna e Milosaos dhe e motra janė mė tepėr silueta, sesa personazhe, por qė tė mbeten nė mendje. E para mishėron aristokracinė patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishėron vetėmohimin e e lartė dhe tė heshtur tė motrės pėr vėllanė.

Vepra ėshtė vendosur nė shekullin XV, kur populli shqiptar, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, i bėri ballė perandorisė sė fuqishme osmane. Kjo vendosje ėshtė mė tepėr simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i pėrgjigjen realitetit tė jetės arbėreshe bashkėkohore), por poeti ka mundur tė japė frymėn kombėtare, nėpėrmjet filozofisė, veēorive tė karaktereve, zakoneve. Sipas estetikės sė De Radės poezia duhet jo vetėm tė paraqesė me saktėsi format plastike tė gjėrave, por duhet edhe tė pėrdorė dhe tingėllimin muzikor, ritmin onomatopeik, pėr tė shprehur diēka mė tė thellė, thelbin e brendshėm tė gjėrave. Dhe "Kėngėt e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen nė njė tėrėsi tė harmonishme, i mishėrojnė nė mėnyrė tė goditur kėto parime estetike. Tė gjitha dukuritė e realitetit jepen aty me njė dorė piktori; dhe njėkohėsisht muzikaliteti i vargut, ndonėse mungon rima, ėshtė i lartė.

Njė element me rėndėsi te "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė natyra, pothuajse gjithnjė e shkrirė me ndjenjat e personazheve. Shqetėsimin e djalit gjatė grindjes mė tė dashurėn ai e jep me lėvizjen e deleve nėpėr vathė, kurse dhembjen e tij te thellė pėr vdekjen e gruas e jep pėrmes kontrastit me pėrtėritjen e pėrhershme tė natyrės.

Vepra ka njė origjinalitet tė veēantė qė i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gėzimit fėminor nė soditjen e botės, karakteristike pėr poezinė popullore, me shqetėsimet, dyshimet e forta tė poetit romantik.


Edituar pėr herė tė fundit nga Vrana Konti nė Thu Mar 12, 2009 1:20 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:32 pm

Aleksandėr Stavre Drenova - Jeta dhe Vepra (1872 - 1947)




Aleksandėr Stavre Drenova, i njohur nė letėrsinė tonė me pseudėnimin Asdreni qe nga ata poetė krijimtaria e tė cilėve u pėrket njėherėsh dy periudhave. Poezia e tij u shkri qė nga faza e fundit e Rilindjes deri nė periudhėn e Pavarėsisė. Poeti pati njė jetė tė gjatė krijuese, rreth dyzet vjet.

Asdreni lindi nė fshatin Drenovė tė Korēės mė 1872. Mėsimet e para i mori nė Korēė. Qė nė moshėn trembėdhjetėvjeēare shkoi nė kurbet, nė Rumani, ku vazhdoi shkollėn e mesme, dhe mė vonė fakultetin e shkencave politike, tė cilin nuk arrit ta mbaronte. Pėr tė fituar bukėn e gojės dhe pėr tė vazhduar studimet djali i ri detyrohet tė bėjė gjithfarė punėsh tė rėnda. Qė herėt lidhet me lėvizjen atdhetare tė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe bėhet njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė saj. Nė vitin 1900 filloi tė botojė vjershat e tij tė para nė shtyp dhe tė bėhet i njohur si talent i ri qė premtonte. Poezia e tij e kėsaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, ėshtė nėn ndikimin e Naimit. Nė tė njėjtėn kohė Asdreni botoi nė shtyp artikuj me formė tė pėrparuar demokratike dhe antifeudale. Mė 1904 botoi vėllimin me poezi "Rreze dielli" qė do tė pritej mirė nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do tė pėrshėndetet nga Ēajupi me fjalėt entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin qė la ai bosh e zure ti".

Asdreni u bė njė nga udhėheqėsit e lėvizjes atdhetare ndėr shqiptarėt e Rumanisė. Ai ēeli njė shkollė shqipe nė Kostancė pėr fėmijėt e mėrgimtarėve shqiptarė, pasqyroi nė shkrimet e veta ngjarjet e Shqipėrisė, mblodhi ndihma pėr kryengritėsit e Kosovės, bashkpunoi me Nolin pėr shkėputjen e kishės shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes sė Bukureshtit qė e kryesonte Ismail Qemali nė vjeshtė tė vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjėhershme e Pavarėsisė. Jo mė kot pikėrisht nė atė vit del nė dritė vėllimi i dytė me vjersha i Asdrenit "Ėndėrra dhe lotė" ku shfaqet plotėsisht talenti i tij dhe qė solli njė ndihmesė tė shquar nė letėrsinė shqiptare tė Rilindjes.

Mė 1914 Asdreni erdhi nė atdhe qė tė ndihmonte nė forcimin e pushtetit kombėtar, po, i zhgėnjyer nga turbullimet e kėsaj kohe, u kthye nė Rumani. Ai priti me gėzim Kongresin e Lushnjes, i bėri jehonė flakė pėr flakė luftės sė Vlorės. Pas vitit 1924 u tėrhoq nga jeta politike, duke shprehur kėshtu nė heshtje qėndrimin e tij kundėrshtues ndaj regjimit tė Zogut.

Nė fakt nė vėllimin e tij tė tretė me vjersha "Psallme murgu" tė botuar mė 1930 gjejmė aludime pėr kėtė qėndrim tė tij. Revoltėn e tij Asdreni e derdhi edhe nėpėr disa vjersha tė mbetura nė dorėshkrime. Por zhgėnjimi i tij nga realiteti shoqėror politik i frymėzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha tė ftohta qė nuk janė qė nuk janė veēse ushtrime formaliste. Gjejmė kėshtu ēaste, rėnieje nė krijimtarinė e tij. Me rastin e 25-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, Asdreni u kthye nė Shqipėri, po gjeti njė pritje tepėr tė ftohtė nga pėrfaqėsuesit e regjimit. Poeti shkoi sėrish nė Rumani pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė atdhe. Vitet e fundit tė jetės pėrgatiti njė vėllim "Kėmbanat e Krujės".

Asdreni u bė i njohur si publiēist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e pėrkthyes. Po ai, para sė gjithash, mbetet nė letėrsinė tonė si njė poet i talentuar lirik.

LIRIKA ATDHETARE E SHOQĖRORE

Nė lirikėn e vet poetike Asdreni u rikthehet tė gjitha temave tė poezisė sė Rilindjes, po u jep njė frymė mė tė hapur kushtruese. Jo mė kot ai lėvron kryesisht llojet e himnit dhe tė marrshit. Tė njohura janė vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) qė pas vitit 1912 u bė dhe ėshtė Himni ynė Kombėtar, vjersha "Pėrpara", qė dallohen nga njė stil patetiko-oratorik, i cili shpreh njė patos tė zjarrtė tė brendshėm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njėkohėsisht tė thjeshta, kanė njė forcė komunikuese tė veēantė.

Lart, Shqipėri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimėri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.

Krahas kėsaj retorike qė shkrihet nė vjershėn "Pėrpara" me njė ndjenjė tė sinqertė, gjejmė edhe lirika tė tjera ku dashuria pėr atdheun shprehet mė me thjeshtėsi e spontanitet ndjenje pėrmes shkrimit tė mallit pėr atdhe tė mėrgimtarit tė djegur:

Me sa mall e sa dėshirė
Atė ditė po e pres,
qė edhe unė atje i lirė
pranė prindėrve tė vdes!
("Nė mėrgim")

Asdreni si Ēajupi, vė gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dėnon atė si shkėputje tė forcave mė tė mira nga atdheu, dėnon ata qė e harrojnė vendin e tyre.

Poeti vijon ta lėvrojė lirikėn atdhetare dhe pas Shpalljes sė Pavarėsisė. Mė vonė kjo lirikė u drejtohet temave historike, merr njė karakter mė meditativ, po i ftohet deri diku frymėzimi.

Asdreni ka meritė tė veēantė pėr thellėsinė e problematikės shoqėrore qė lėvron pėr herė tė parė nė letėrsinė tonė: ai shtron hapur ēėshtjen e frymėzmit klasor, pasqyron konfliktin ndėrmjet shtresave tė larta dhe popullit, duke e parė kėtė tė fundit si forcė lėvizėse tė historisė. Asdreni, madje, ėndėrron pėr njė ēlirim shoqėror tė masave tė shtypura, po s'e ka tė qartė prespektivėn. Problematika shoqėrore i frymėzon Asdrenit vjersha tepėr tė fuqishme si "Zėri i kryengritėsve" (1912) "Ēpėrblimi" ku ballafaqohen klasat kundėrshtare me njė varg dinamik e njė fjalor tė ashpėr. Edhe nė kėto vjersha ka retorikė, po ajo tretet nė dufin e fuqishėm tė revoltės. Te "Burri i dheut", duke i kėnduar Luftės sė Vlorės, Asdreni thekson karakterin popullor tė saj dhe krijon njė portret kolektiv tė popullit tė shfrytėzuar. Mė vonė, mė 1935 Asdreni do tė shkruajė njė vjershė po aq tė fuqishme. "Trashėgimi", qė jep njė tabllo tronditėse tė gjendjes sė mjeruar politike, ekonomike, shoqėrore e kulturore tė Shqipėrisė nė kohėn e Zogut. Njė patos satirik tepėr i ashpėr pėrshkon vjershat "Fisnikėt e Shqipėrisė" dhe "Republika Shqiptare".

Tema shoqėrore i ka frymėzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresėn tek populli, si vjersha "Lulėkuqja" (1912), ēuditėrisht e thjeshtė dhe plot lirizėm, po edhe plot forcė ku nėpėrmjet kėtij simboli tė gjetur bukur himnizohet populli dhe pohoet besimi tek ai.

Asdreni e pasuron letėrsinė tonė edhe nė lirikėn e dashurisė dhe nė lirikėn e natyrės. Lirika e tij e dashurisė trajton tema tė ndryshme dhe dallohet nga konkretėsia, ēiltėrsia, thjeshtėsia, nga njė lirizėm i ngrohtė qė shkrihet herė-herė me njė humor tė lehtė. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me kėngė dashurore qė u pėrhapėn nė popull.

Nė fazėn e dytė tė krijimtarisė Asdreni shkruan lirika dashurie disi tė stėrholluara dhe abstrakte qė dėshmojnė se rėnia shpirtėrore pėr shkak tė atmosferės mbytėse qė e rrethon, i ka dėmtuar edhe frymėzimin. Poeti kėrkon shumė nė fushėn e formės dhe thith edhe nga rrymat moderniste tė kohės, po jo me shumė sukses.

Nė lirikėn e natyrės Asdreni tregohet tepėr origjinal duke na e dhėnė natyrėn (pėr herė tė parė nė krahasim me rilindėsit e tjerė) tė shkrirė me jetėn e vet. Mė shpesh nė lirikat e veta tė natyrės. Asdreni do na japė tablo tė gjalla, konkrete e tė dhimbshme tė vendlindjes.

Asdreni e pasuron nė mėnyrė tė veēantė poezinė tonė edhe nė lėmin e formės, duke krijuar lloje tė reja strofash e vargjesh, duke lėvruar madje edhe vargun e lirė. Ai sjell nė letėrsinė tonė njė figuracion tė begatshėm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen nė pėrgjithėsi pėr origjinalitetin e tyre. Poezitė mė tė bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin nė brendi e nė formė me thjeshtėsi. Poeti ka meritėn qė e lidhi poezinė tonė me poezinė bashkėkohore evropiane.

Veēse nė kėrkimet e tij pėr forma tė reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit tė vet krijues.

Nė poezinė e Asdrenit ka njė farė racionalizmi qė nė vjershat mė tė mira mėnjanohet nga shpėrthimi i ndjenjės ose vėshtrimi i realitetit nėpėrmjet prizmit tė humorit tė shėndetshėm fshatarak.

Asdreni ėshtė njė figurė tepėr origjinale dhe e ndėrlikuar si poet. Poezia e tij, ndonėse nuk pati ndikimin e asaj tė Naimit dhe tė De Radės, e pasuroi nė mėnyrė tė ndjeshme letėrsinė tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:37 pm

Naim Frashėri (1864-1900)




Fytyra mė popullore e Lėvizjes sonė kombėtare qe poeti e patrioti i madh shqiptar Naim Frashėri. Djalė i njė beu tė vogėl tė rėnė nga vahti, ai u lind nė Frashėr mė 25 maj tė vitit 1846. Frashėri dikur kishte qenė qendėr e lulėzuar tregėtie, por me kohė kishte rėnė rėndėsia e tij. Frasheriotėt tani merreshin mė shumė me nėpunėsi. Por Frashėri ishte i njohur edhe si qendėr bektashiane. Aty jetuan dhe vepruan shkrimtarėt bektashianė si Dalipi e Shahini. Naimi mėsimet e para i mori te hoxha i fshatit. Aty mėsoj turqisht e arabisht. Mė 1865 Naimi, sė bashku me familje, shpėrngulet pėr nė Janinė. Si nėntėmbėdhjetė vjeēar, sė bashku me Samiun, regjistrohet nė gjimnazin ,,Zosimea’’ tė Janinės. Nė gjimnaz fiton njė kulturė mjaft tė shėndoshė. Aty njifet me letėrsinė klasike greke e romake. Naimi i njef edhe idetė pėrparimtare tė iluminizmit freng. Kėto ide bėjnė pėrshtypje tė madhe te Naimi.

Jashtė shkollės, Naimi mėsoj edhe nė gjuhėn persishte. Veprat e shkrimtarėve persianė Sabi e Xhelaledin Rumiu e pushtuan shkrimtarin. Dhe Naimi, pėr herė tė parė, zu tė vjershėrojė nė gjuhėn persishte. Vepra e tij nė gjuhėn persishte ,,Tehajylat’’ (Ėndėrrimet), u botua nė Stamboll mė 1883. Mė 1870, pas kryerjes sė gjimnazit, Naimi shkon pėr punė nė Stamboll mirėpo, atje nuk qėndroj gjatė sepse iu ēfaq tuberkulozi. Kėshtu, ai kthehet nė Shqipėri qė nė malet e saj tė larta tė gjejė shėrim. Kėtu ai qėndroj dy vjetė ku njė kohė ai punoj si nėpunės tė dhjetash nė Berat e drejtor dogane nė Sarandė. Me qėllim qė tė shėrohet, Naimi shkon nė Ilixhat e Badenit nė Austri. Atje ai viziton muzeun e Vienės ku sheh edhe armėt e Skėnderbeut. Aty shkrimtari frymėzohet nga idetė patriotike dhe shkruan poezinė ,,Parajsa’’.

Ngjarjet e viteve 1878-1881 (formimi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe lufta e ushtrisė sė saj vullnetare kundėr Turqisė), e gjetėn Naimin nė jug tė Shqipėrisė. Poeti nuk mori pjesė nė Lidhjen e Prizrenit nė vitin 1878, por qe njė ndėr organizatorėt e kėsaj lidhje. Ai nė Frashėr, bashkė me patriotėt tjerė organizoj mbledhje qė ti vij nė ndihmė Lidhjes sė Prizrenit dhe t’i pėrkrahin vendimet e saj qė Shqipėria me armė nė dorė t’i mbrojė kufijtė etnikė kundėr ēdo coptuesi.

Nė jetėn e shkrimtarit dallojnė dy faza: faza e parė pėrfshin veprat e shkrimtarit qė tek Lidhja e Prizrenit. Gjatė fazės sė parė shkrimtari ėshtė i shkėputur nga realiteti shqiptar, ėshtė mė tepėr ėndėrrues dhe nuk ėshtė i lidhur me Lėvizjen Kombėtare. Kėsaj faze i pėrket vepra ,,Tehajylat’’. Fazės sė dytė i pėrkasin veprat mė tė rėndėsishme tė Naimit. Gjatė kėsaj faze ai u bė fytyra qendrore e Rilindjes Kombėtare. Ai u bė ideologu i Lėvizjes Kombėtare. Pas Lidhjes sė Prizrenit, kur mė 1881,Avdyli u arrestua nga policia turke, Naimi u vu nėn shėnjestrėn e policisė. Ai atėherė, sė bashku me familje u shpėrngul nga Janina nė Stamboll. E kėsaj kohe ėshtė poezia ,,Shqipėria’’. Poezia i pėlqen shumė Jani Vretos, i cili e mori dhe e botoj nė Bukuresht mė 1881. Nė Stamboll Naimi ėshtė anėtar i Komisionit tė Qendrės, pronė e Ministrisė sė Arsimit nė Turqi. Si i tillė Naimi ndihmoj shumė daljen nė dritė tė disa revistave si: ,,Drita’’ dhe ,,Dėshira’’ e Sofjes. Ai ndihmoj edhe botimin e shumė veprave tė shkrimtarėve tanė, ndėrkohė botoj edhe vetė. Mundėsoj botimin e gramatikės sė Kristoforidhit dhe punėn e Shoqėrisė sė Bukureshtit. Nė Shoqėrinė e Bukureshtit u botuan dhjetė vepra nga tė cilat gjashtė ishin tė Naimit, dy tė Samiut kurse dy tė tjera ishin tė Jani Vretos. Kėtu u botua vepra ,,Bagėti e Bujqėsia’’, ,,Dėshirė e vėrtetė e shqiptarėve’’ greqisht etj. Naimi ndėrhyri pranė organeve turke qė tė fitohet leja e hapjes sė shkollės sė parė shqipe nė Korēė. Mė 1890 Naimi botoj pėrmbledhjen poetike ,Lulet e Verėsė’’, mė 1894 ,,Parajsa’’ dhe ,,Fjala fluturonte’’. Mė 1898 botoj poemat ,,Qerbelaja’’ dhe ,,Istori e Skėnderbeut’’.

Naimi vdiq shumė i ri, mė 20 tetor 1900 nė Stamboll. Vdekja e Naimit qe njė zi e madhe kombėtare. Shtypi shqiptar i kohės shkroj mbi kėtė humbje tė madhe. Ēajupi shkroj njė poezi elegjike (vajtimi) mbi vdekjen e Naimit. Por ėshtė vetė Ēajupi qė do t’a marrė nė dorė flamurin e Lėvizjes Kombėtare.

Krijimtaria

Naimi filloj tė shkruaj qė nė fėmijėri nėn ndikimin e bejtexhinjėve. Te ai ndikuan shumė bejtexhinjtė si Dalipi e Shahini.Naimi u ndihmua shumė dhe nga letėrsia persishte. Krijimtaria e tij, siē u tha mė lart, ndahet nė dy faza. Faza e parė, krijimtaria e tij deri nė Lidhjen e Prizrenit dhe e dyta nga Lidhja e Prizrenit e deri nė vdekjen e poetit.

Epika e Naimit

Veprat epike tė Naimit janė: ,,Qerbelaja’’ dhe ,,Histori e Skėnderbeut’’ tė cilat u shkruan gjatė viteve 1890-1895. ,,Qerbelaja’’ pėrveē rėndėsisė gjuhėsore nuk ka rėndėsi tjetėr. Kėtu shkrimtari na flet mbi historinė e krijimit tė botės sipas fesė islame.

Vepra madhore e Naimit ėshtė ,,Histori e Skėnderbeut’’ botuar mė 1898. Kjo ėshtė njė histori e vjershėruar kushtuar luftės 25 vjeēare tė popullit shqiptar kundėr dėpėrtimit turk nė Ballkan dhe nė Europė. Duke shkruar ,,Historinė e Skėnderbeut’’ shkrimtari kreu njė ndėr porositė e rilindasve: t’i ngreh njė monument historik luftės sė popullit shqiptar kundėr pushtimit turk. Rrethanat nė tė cilat u shkrua vepra, janė po ato nė tė cilat u shkrua vepra e Samiut. Nė tė shkruarit e veprės Naimi u shėrbye me veprėn e humanistit tė madh shqiptar Marin Barlecin. Naimi sigurisht nuk do tė kiushte pasė nė dorė veprėn origjinale tė Barlecit mbi Skėnderbeun, pasi qė ajo ishte e rrallė nė kohėn e tij, por shkrimtari do tė ketė shfrytėzuar ndonjė nga pėrshtatjet e veprės sė Barlecit nė gjuhė tė huaja. Naimi shfrytėzoi edhe veprėn e shkrimtarit Biemmi mbi Skėnderbeun. Naimi i qėndroj besnik Barlecit, sepse ky, sipas tij ėshtė njohės i mirė i jetės dhe veprės sė Skėndebeut. ,,Barleci do t’i ketė parė me sy ngjarjet’’, thotė Naimi. Ashtu sikurse edhe Barleci, Naimi nė mėnyrė kronologjike na pasqyron ngjarjet e kėsaj periudhe duke i bėrė vetėm ca ndryshime tė parėndėsishme nė vepėr.

Vepra fillon me ardhjen e tė deleguarve tė Sulltan Muratit nė oborrin mbretėror tė Gjon Kastriotit, tė atit tė Skėnderbeut. kėta sjellin me vehte njė shkresė tė cilėn ia dorėzojnė Gjonit, pastaj presin pėrgjegjėn. Shkrimtari na pėrshkruan pamjen e shėmtuar tė turqve dhe jetėn e lumtur dhe tė gėzuar tė shqiptarėve para ardhjes sė turqve. Nė letėr Sulltani i Turqisė kėrkon qė Shqipėria t’a njohė pushtetin suprem tė Turqisė e tė bėhet vazale e saj. Si peng tė ,,miqėsisė’’ Turqia ka kėrkuar qė Gjoni t’i dėrgojė nė oborrin mbretėror tė Sulltanit tė katėr bijtė e tij. Ata mund tė vijnė nė Shqipėri sa herė qė tė duan dhe pas vdekjes sė Gjonit, ndonjėri prej tyre, do ta zė vendin e tij. Gjoni, pasi mendon gjatė, i thėrret princėt e Shqipėrisė qė tė konsultohet me ta. Ky vetė ėshtė i mendimit qė tė pranohen kushtet e rėnda turke, pasi Shqipėria nuk mund t’i bėjė ballė Turqisė e cila ishte nė kulmin e fuqisė sė vet. ,,Pas lidhjes sė miqėsisė’’ thotė Gjoni, ne duhet tė pėrgatitemi pėr luftė kundėr Turqisė.

Naimi ka meritėn e madhe sepse nė vepėr na flet edhe mbi rolin e shėmtuar tė Venedikut e tė Serbisė sė Brankoviqit i cili kishte pranuar pushtetin suprem turk. Edhe Europa qe e pabesė ndaj Shqipėrisė sepse nė kėtė luftė vigale, ku forcat ishin tė pabarabarta, nuk e ndihmoj Shqipėrinė. Shkrimtari flet me simpati pėr Huniadin e Hungarisė dhe Vlladisllavin e Polonisė, dy aleatėt e Shqipėrisė. Naimi nuk na flet mbi pėrēarjet shqiptare, sidomos mosmarrėveshjet nė mes tė Skėnderbeut e Lekė Dukagjinit i cili donte tė jetė nė vehte. Ai do ta tregojė kėtė kohė si kohė bashkimi tė plotė tė popullit shqiptar. Nė vepėr, Skėnderbeu ėshtė figura mė e pėrsosur heroike: trim, diplomat, i dashur, me masa, i rreptė nė betejė, i mėshirshėm ndaj robėrve tė cilėt shpeshherė i falė, bujar, i pashėm dhe i fuqishėm. Meritė e madhe e Naimit ėshtė sepse masave shqiptare u jep vend tė merituar. Ato janė tė tubuara rreth heroit kombėtar dhe korrin suksese tė njėpasnjėshme kundėr turqve. Skėnderbeu arriti t’a bashkojė popullin shqiptar dhe me njė ushtri ndonėse tė vogėl, nė krahasim me atė turke, t’i fitojė afro tridhjetė betejat. Ushtria shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnderbeut manovron shpejtė, e godit armikun ku ky nuk e pret, atė e ndihmojnė dhe masat si dhe vendi. Nė ushtrinė shqiptare dalin edhe tradhėtarė nga mė tė afėrmit e Skėnderbeut si: Ballaban Pasha, Mojsi Golemi e Hamzai. Mojsi Golemi dhe Hamzai pendohen pėr tradhėtinė e tyre dhe kėrkojnė falje nga Skėnderbeu. Ky i falė dhe u jep mundėsinė tė shlyejnė turpin ndaj atdheut. Nė luftrat e mėtejme kėta tregojnė trimėri tė madhe dhe vriten nė luftė. Ballaban Pasha deri nė fund tė jetės nuk pendohet pėr tradhėti. Ndonėse Skėnderbeu e falė dhe e pranon nė ushtrinė shqiptare, ai nuk heq dorė nga tradhėtia sepse don tė jetė i pari nė Shqipėri. Ai vritet nga dora shqiptare. Figurė pozitive ėshtė e ėma e Skėnderbeut. Emrin e saj Mamicė, Naimi e shqipėron - Manushė. Pasi humb tė bijtė tė cilėt nuk i sheh mė, ajo bie nga shėndeti dhe vdes nė njė natė tė ftohtė dimri me fjalėt: ,,bijtė’’.

Dy Sulltanėt mė tė mėdhenj tė Turqisė, Mehmeti e Murati janė figura tė urryera tė veprės. Nė vepėr hasim edhe elemente mitologjike e fantastike, siē ėshtė falitja e tė atit tė Skėndebeut nė fushatėn e Sirisė. Tek Naimi nuk ka ndikuar folklori mbi Skėnderbeun i cili ishte i gjallė vetėm nė veri tė Shqipėrisė. Nė jug tė Shqipėrisė, ku jetonte Naimi, nuk kishte folklor mbi Skėnderbeun.

Vepra ėshtė e shkruar me njė gjuhė tė pastėr e me shumė figura stilistike
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:37 pm

Gjuha jonė


Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.

Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.

E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.

Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.

Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.

O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.

Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.

pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.

Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.

Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.

Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:40 pm

Ndre Mjeda Jeta dhe Vepra (1866-1937)



Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr. I ati ishte njė barģ, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herėt dhe e la Mjedėn tė vogėl. E ėma mbeti e vč, pėr tė mbajtur dy fėmijėt u detyrua tė lante rroba te familjet e pasura tė qytetit. Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare. Nė formimin e personalitetit tė mjedės ndikuan dy faktorė: nga njėra anė shkolla fetare, qė pėrcaktoi deri diku botėkuptimin e tij, nga ana tjetėr idealet kombėtare me tė cilat ra nė kontakt herėt e qė, si bir i popullit tė thjeshtė i ndiente thellė. Kėto ideale qenė pėr tė riun flaka qė e ushqeu talentin e tij poetik.

Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese. Nė kėtė poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja pėr fatin e kombit tė robėruar dhe optimizmi pėr tė ardhmen e tij. Ndėrkaq Mjeda e ndiente veten tė ndrydhur nga rregullat e shoqėrisė jezuite.

Konflikti ndėrmjet tij dhe urdhėrit ku bėnte pjesė, arriti nė pikėn mė tė lartė, pas dy vjetėsh, kur poeti i ri, qė kishte mbaruar studimet dhe ishte dėrguar tė jepte mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Itali, detyrohet tė largohet. Duke e ndier veten tashmė mė tė lirė, ai iu kushtua me njė zjarr tė dyfishuar ēėshtjes kombėtare dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė atdhetare e kulturore. Themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi". Mori pjesė nė njė kongres gjuhėsor lidhur me ēėshtjė tė shqipes nė Hamburg. Ai shkroi pėr mirditorėt njė memorandum, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, ku ankoheshin kundėr qeverisė osmane. Poeti ngriti zėrin me rastin e mbylljes sė shkollės sė mesme shqipe nė Korēė nėpėrmjet njė vjershe qė ėshtė njė kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund tė mos i binte nė sy qeverisė osmane, e cila mė 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi nė Anadoll (ky rast i dhimbshėm i jetės sė Mjedės gjeti pasqyrimin poetik nė poemthin "I tretuni").

Edhe pas kėsaj, poeti nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė nė fushėn letrare, qoftė nė fushėn gjuhėsore. Nė kėta vjet, nėn ndikimin e hovit tė madh tė lėvizjes atdhetare si edhe tė kontaktit tė pėrditshėm me jetėn e fshatarėve, lindėn krijimet e tij mė tė mira.

Si shumė rilindės tė tjerė, Mjeda shpresonte se ēlirimi kombėtar do tė sillte pėrmirėsimin e gjendjes sė masave. Njė mendim i tillė pėrshkon poemėn e fuqishme "Liria" e shkruar nė vitet 1910-1911, pra nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Ngjarjet pas 1912-ės pėr Mjedėn qenė njė zhgėnjim i hidhur.

Nė tė vėrtetė, qė kėtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisė gjuhėsore. Mė 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik. Pas ardhjes sė Zogut nė fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi tė ishte famulltar i thjeshtė nė fshatin e vogėl Kukėl, gjersa nė vitet e fundit tė jetės sė tij kleri e mori si mėsues tė shqipes nė gjimnazin e vet tė Shkodrės. Mjeda iu vu atėherė me tėrė energjitė e veta edukimit tė rinisė me dashuri tė veēantė pėr gjuhėn dhe pėr kulturėn shqiptare.

Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik tė rrallė pėr bukuri e forcė, poemthin "Liria".


KRIJIMTARIA


Mjeda shkroi shumė krijime poetike, shkrime pėr fėmijės si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janė "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".

Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "i tretuni" paraqitin interes jo vetėm si fillime tė krijimtarisė letrare tė Mjedės, por edhe pėr vlerėn atdhetare dhe artistike, si edhe pėr mundėsinė qė na japim tė ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik tė poetit. "Vaji i bylbylit" ėshtė krejt lirik dhe shtjellohet nėpėrmjet njė simboli; bilbili i mbyllur nė kafaz ėshtė shqiptari nėn zgjedhėn osmane.

Ndonėse vepra mbėshtillet me tisin e hollė tė melankonisė, i kuptueshėm pėr moshėn dhe pėr gjendjen shpirtėrore nė tė cilėn u shkrua, pėrfundimi i saj ėshtė thellėsisht optimist, pasqyron ligjin filozofik tė pėrparimit tė jetės, qė frymėzon edhe besimin nė tė ardhmen e Shqipėrisė.

"I tretuni" dėshmon pėr njė pjekuri mė tė madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit tė bylbylit" kėtu ėshtė shndėrruar nė dhembje krenare, stoike, e cila shprehet mė sė miri nėpėrmjet paralelizmit me natyrėn nė shtrėngatė, qė e hap poemthin.

Ndryseh nga poemthi i parė, ky ka njė subjekt tė dhėnė nė forma lirike; fatin e njė atdhetari shqiptar, tė internuar nga pushtuesit. Poeti do tė ketė mendua se ky mund tė kishte qenė edhe fati i tij. Nė kėngėn e parė qė pėrshkruan ndarjen e tė mėrguarit me qytetin e lindjes, Shkodrėn dhe me atdheun, duken qartė elementėt autobiografikė. Po Mjeda nuk mbeti nė shtjellimin e thjeshtė tė njė materiali jetėsor; ai diti ta pėrgjithėsojė e t'i japė vlerė aktuale. Heroi i poemthit ėshtė njė fshatar i varfėr.

Dhe tek zgjedhja e njė protagonisti tė tillė, ndihet dashuria e Mjedės pėr masat fshatare, ndjenjė qė do ta shtyjė gjatė tėrė krijimtarisė sė vet t'i zgjedhėheronjtė nga rradhėt e fshatarėsisė. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike tė pasqyrimit tė realitetit si: ngjyrat e forta nė pėrshkrimin e natyrės, stuhia nė pjesėn e parė, qė ka edhe njė kuptim simbolik, bregdeti i ashpėr shkėmbor, ku ka qėndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjė simbol, si lejleku qė e lidh me vendlindjen. Kėtu gjenden edhe elementė tė riprodhimit besnik tė mjedisit, nėpėrmjet kujtimeve tė protagonistitdhe sidomos vizatimi i figurės sė nėnės. Lirizmi dhe epizmi shkrihen nė mėnyrė tė harmonishme. Variacioni nė vargje e strofa pasqyron botėn shpirtėrore tė trazuar tė protagonistit. Poemthi mbyllet me njė frymė tė lartė burrėrore dhe optimiste: heroi nuk pendohet pėr rrugėn e zgjedhur, po ėshtė krenar se vuan pėr hir tė atdheut. Nėpėrmjet figurės sė nėnės "tė treturit" qė del nė kėngėn e fundit, lartėsohet figura e nėnės shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, qė rrit bij trima dhe atdhetarė. Qė nė kėtė poemth tė hershėm shohim atė qė do tė jetė njė meritė e rėndėsishme e veprės sė Mjedės: pasqyrimin e denjė tė figurės sė gruas shqiptare, veēanėrisht si nėnė. Ndėr lirikat e ndryshme tė pėrfshira ose jo nė veprėn "Juvenilja" ka njė varg vjershash me tė cilat poeti ndjek traditėn e Rilindjes ku himnizon bukuritė e atdheut ("Malli pėr atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kėnduar gjuhės si mjet zgjimi tė ndėrgjegjjes kombėtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton njė vėmendje tė veēantė problemit themelor tė luftės pėr pavarėsi, qė ishte bashkimi i shqiptarėve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").

Mjeda, gjithnjė nė vazhdėn e Rilindjes, ngre lart figurėn e heroit kombėtar, si simbol bashkimi dhe burim besimi nė fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Pėr njė shkollė shqype mbyllun prej qeverisė otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Mikut Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar nė kėtė poemė tė fundit lidhjen e thellė tė Skėnderbeut me popullin, me masat fshatare.

Nė vjershėn "Mikut Pal Moretti", Mjeda jep njė gjykim tė drejtė e tė mprehtė jo vetėm pėr rėndėsinė e Skėnderbeut, si shpėtimtar i qytetėrimit evropian, po edhe pėr politikėn dredharake tė fuqive tė mėdha tė Evropės sė kohės sė vet, qė, pėr interesat e tyre, mbanin nė kėmbė perandorinė e kalbur osmane. Qė nė kėtė vjershė romantike atdhetare vihen re nota shoqėrore. Motive shoqėrore janė vėnė nė bazė tė dy vjershave tė "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagė tė dhimbshme tė Shqipėrisė sė kohės si: kurbeti dhe qėndrimi mospėrfillės i klasave tė pasura ndaj njerėzve tė thjeshtė tė popullit, bartės tė luftės pėr ēlirimin e vendit. Po trajtimi i kėtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmė sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian qė i pėrshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bėrė qė kėto vjersha tė mos kenė forcėn e vjershave realiste tė Ēajupit dhe tė Asdrenit, me tė njėjtėn tematikė.

"Lisus" (botuar mė 1921) dhe "Scodra"(1940) janė vepra, ku thelbi romantik vishet me njė formė klasiciste. Kėta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga njė stil i kėrkuar dhe retorik. Poeti himnizon kėtu tė kaluarėn e lashtė tė popullit tonė (te "Lisus" pėrmes materialit historik, kurse te "Scodra" nėpėrmjet legjendės). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figurės sė Skėnderbeut, qė poeti ka dashur ta bėjė sa mė njerėzore.

Origjinaliteti dhe fuqia e vėrtetė e talentit tė Mjedės kanė gjetur shprehje nė krijimet ku ai arrin nė realizėm, si nė vjershėn "Mustafa Pasha nė Babunė", nė poemthin "Liria" dhe nė kryeveprėn e tij "Andrra e jetės".

Tek e para, duke u nisur nga njė fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashė Bushatlliut, poeti ka tipizuar me forcė, duke e pėrshkruar "mbi thasė tė florinjve, ndėr valle jevgash" figurėn e feudalit tė zvetėnuar, anadollak, parazit, qė ėshtė kurdoherė gati tė bėjė flģ interesat e atdheut pėr tė vetat. Vjersha merr kėshtu njė kuptim tė gjerė pėrgjithėsues, duke tingėlluar si akuzė e fuqishme kundėr tė ashtuquajturve atdhetarė, pėrfaqėsues tė shtresave tė larta, qė pėrfitonin nga sakrificat e popullit. Figurės sė Mustafa Pashės poeti i kundėrvė masėn e fshatarėsisė sė ngriturnė kėmbė pėr mbrojtjen e atdheut, duke u bėrė zėdhėnės i urrejtjes sė saj kundėr feudalit tradhtar.

"Liria", poemthi epiko-lirik, i ndėrtuar me tingėllima, me problematikė politiko-shoqėrore, ėshtė, ndofta, vepra e Mjedės qė ka ide mė tė fuqishme. Nė tė ndihet jehona e kryengritjeve tė malėsorėve tė Veriut mė 1911, qė tingėllon me forcė qė nė vargjet e para:

"Lirim, lirim bėrtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga njė tingėllimė nė tjetrėn. Poeti frymėzohet nga lufta pėr pavarėsi e amerikanėve kundėr kolonizatorėve anglezė, qė ishin edhe pronarė tokash, dhe ua tregon shqiptarėve si shembull. Nė mbylljen e poemės, ku paralajmėrohet shpėrthimi i kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare nėpėrmjet njė mjeti tė dashur pėr rilindasit, paraqitjes sė hijes sė Skėnderbeut, qė ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombėtar shkon "Ksollė pėr ksollė". Nė kėtė poemth ka vargje qė dėshmojnė pėr afrimin e Mjedės me idetė demokratike. Kėshtu, ai pohon se kryengritėsit mundėn "kėshtjellat atnore", gjejmė aluzione pėr shfrytėzimin e fshatarėsisė (…s'ka me dalė ushtari me i grahė bulkut si kaut me sjeēe t'begut"). Kėto mund tė dėshmojnė se Mjeda e sheh lirinė tė fituar prej amerikanėve jo vetėm nė plan kombėtar, po edhe nė plan shoqėror dhe shpreson se populli shqiptar do tė shkundė shfrytėzimin e egėr bashkė me zgjedhėn feudale.

Nė kėtė poemė shkrihen konēiziteti dhe forca shprehėse. Krahasimet dhe antitezat janė tronditėse ("lirinė e keni ju/ ne hekra kemi…", "Posi berra qė bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lėnė vendin njė realizmi ngjethės, njė pasqyrim plot dramatizėm tė gjendjes sė atdheut.

Vargu ėshtė njėmbėdhjetėrrokėshi, i cili krijon atmosferėn e madhėrishme, pėrdorimi i bartjeve i jep dinamizėm stilit dhe shoqėron alternimin e ndjenjave dhe tė mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit tė vargut nė tingėllima i disiplinon shpėrthimet lirike. Gjuha ėshtė e pasur, megjithatė veēoritė krahinore e vėshtirėsojnė leximin e lirshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 7:41 pm

Gjuha shqipe




Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon*Wink
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia**)
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.***)

Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.

E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.

*) mė ushton thellė, oshėtin
**) fusharakėt
***) bashkoi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:04 pm

Vrana Konti urime pėr temėn tė cilėn e ke hapur, unė pėr kėtė temė do tė sjell lirikun e madh tė poezisė shqipe.

Ali Asllani




Ali Asllani
Ali Asllani ėshtė pa dyshim ndėr personalitetet mė tė shquara tė poezisė shqiptare, sidomos nė vitet pas periudhės sė pavarėsisė kombėtare e nė kohėt e vona. Ai hyri nė letėrsinė shqipe si njė rilindas i vonė. Zėri i tij poetik u shfaq i plotė nė jetėn letrare shqiptare, ne vitet ’20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Ēajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisė sė tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj. Nė kėtė kuadėr tė pėrgjithshėm tė jetės sonė letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet pėr origjinalitetin dhe autentitetin e zėrit tė vet. Ėshtė njė poet i veēantė, njė zė tjetėr i bukur, qė i bashkohet korit tė pėrgjithshėm, poezisė sė vėrtetė tė atėhershme shqiptare. Nė atė klime, nė atė botė letrare dhe nė atė kohė krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ’20-’30, pėrshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Duke trashėguar kėtė motiv prej Rilindjes Kombėtare, De Radės e Naim Frashrit, pastaj Fishtės e Ēajupit, poezia shqiptare frymėzohet prej pėrpjekjeve tė popullit tonė, pėr ēlirim dhe progres demokratik. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh nė atė kohė njė poet qė nuk e pėrpunoi motivin patriotik. Ajo qė e dallon Ali Asllanin ėshtė se ai, motivin patriotik e ka tė drejtpėrdrejte, domethėnė, ai ėshtė zėri i atypėratyshėm i ngjarjeve kapitale tė historisė sė re shqiptare, ngjarje tė cilat Ali Asllani (poeti) i pėrjetoi personalisht dhe thellė, gjė qė tronditi ndėrgjegjen e tij artistike. Pas botimeve tė para nė shtypin e kohės, kur ishte nxėnės nė gjimnazin Zosimea tė Janinės dhe student ne Stamboll, nė vitin 1914, gjejmė fillesat e tij poetike. Nė vjershėrimit e para to tij, gjejmė pėrjetimet djaloshare tė fshatit shqiptar sidomos tė fshatit Vajze tė Vlorės. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisė se tij me kėngėn popullore te Labėrisė, qė gjithmonė do tė pėrbeje njė nga karakteristikat themelore to poezisė se tij. Nė fillim tė kėtij shekulli pas fitores se Revolucionit Xhonturk, ngjarjet nė Perandorinė Osmane, nė Gadishullin Ballkanik e veēanėrisht ne Shqipėri precipitojnė. Nėn ndikimin e Ismail Qemalit dhe te klubit shqiptar tė Janinės, Ali Asllani u pėrfshi nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Sipas tė dhėnave tė shtypit tė atėhershėm, Ali Asllani ishte njeri ndėr pėrkrahėsit mė tė zjarrtė tė Ismail Qemalit dhe nga tė parėt qė u kėrcėnuan nga qeveritaret osmane me arrestim dhe internim nė Alep to Sirise. Ai, pas arratise nė Korfuz, pėrfaqėsoi klubin “Bashkimi” tė Janinės nė Kongresin e Dibrės 1909. Pas shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, nė vitet e Qeverisė sė Vlorės, u be bashkėpunėtori i Ismail Qemalit. Nė kėtė kohe, ashtu si Ismail Qemali, edhe Ali Asllani, si njė intelektual poet ka kundėrshtarėt e vetė. Kėshtu (mė 1914 ai arratiset ne Itali dhe qėndron atje disa kohė. Nė mėrgimin dhe arratinė nė Itali shkruan tanimė, nė hapėsira tė gjera poetike. Njihen 28 poezi tė kėsaj periudhe, njė pjesė janė tė botuara nė shtypin e atėhershėm tė Vlorės si “Shpresa Kombėtare”, “Mbrojtja Kombėtare” dhe disa ruhen nė dorėshkrim Gazeta Vlora 2005-12-02

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:05 pm

Vlora, Vlora!

Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabėn mėm' e atė,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka nė Vlorė!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armėt, bėja forra!


Vlora trime shqipėtare
si rob jetėn s'e do fare,
a do mbetet Shqipėri,
a do bėhet tym e hi!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armėt, bėja forra!


Jam vlonjat e jam burrė,
s'duron burri zgjedhė kurrė,
jam vlonjat e si vlonjat
di bėj luftė me tė shtat'!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t'u lumtė dora!


Jam vlonjat dhe trim me besė,
rreth flamurit di tė vdesė,
a me hir a me pahirė
doemos do rroj i lirė!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:27 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:07 pm

Hanko Halla

(Fragment)

Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
A do marre kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
Me nje biz' ne dore ben sikur punon
Kemben permbi kembe nusja e degjon
Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
Duket nga nje here zeri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zerin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!


Halla do nje nuse, nuse goja plot
Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
Me shami ne krye ane e mbane qendisur
Dhe me floke te gjate prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.


Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hene e si yll
Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
halla do nje nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape syte
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:28 pm, edituar 3 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:08 pm

Cke moj zemer qe renkon

Njeher' varet trikollari, heren tjeter kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis nje dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele per te ber' nje stan te ri!


Shitet vendi per para, me para e per para
Benet burri telendi, dy para nje maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!


Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!


E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne nje kohe mbi dy frona, ne nje ēast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne nje xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!


Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kenga ndryshe
E ē'kerkon ne gji te gjembit te kendoj' nje dallandyshe?


Mirpo vendi paskish zemer, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj kenge qe ja thone:
Koka ben e koka vuan, ē'ke moj zemer qe renkon?!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:29 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:09 pm

Nje veshtrim i arratisur

Nje veshtrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku eshte shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thote ashtu-keshtu!


Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.


Dhe un' lus e kerkoj ty,
Ate vetull, ate sy!
Se ne syrin tend te zi
N'ate sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si nje prush ne re kur muget!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:30 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:10 pm

Ē'do tė thotė patriot?


Ē'do tė thotė patriot
sot pėr sot nė Shqipėri?
Njė tuf' ah e njė tuf lotė,
njė njeri i pa njeri!


Jo, jo! Burri i bėn ball'
do buēit si val' mbi zall,


Sa mė zi edhe mė zi
sido qoftė pun' e tij,
copė-cop' i bėnet buza
po aspak s'i falet shpuza.


Sikurse njė gur stėrrall,
nė gji zjarrin e ka ngjall,
qoft nė lum' e qoft' nė det
zjarr' i tija nuk humbet!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:31 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:11 pm

Zonja Lu

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?

Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
ēift i embel, ēift me shije
ēift o ēift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ē'me gjet mua,ēme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Ēift i bukur,ēift me shije
Ēift, o ēift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:31 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:17 pm

Hakerrim

Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!


Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!


Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!


Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!


Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
ju shkėlqen nė kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
nė ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!


Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!


E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!


Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!


Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: “Peqe!”
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!

As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!


Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!


Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!


Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!


Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!


Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!


Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!


Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!


A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:32 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:19 pm

Do t'i shtrydh tė dy sytė

Un' jam un', saksi e vjetėr!
Lule gjirit qė stolisa shkoi stolisi njė gji tjetėr
Un' e nisa e stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa
dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa


Nėpėr vapėz i dhash' hijem nėpėr hije er' e shije
i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e njė magjie
gjith ato, qė fllad i ėmbėl nėpėr lule mbar e bije
ar' e diellit me tallaze, ar' e hėnės fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...


Po u bė ajo qė s'bėnej, si, pra, zemra do duroj',
syri lotin ta qėndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zėmra do durojė un'saksia tash tė vuaj
edhe kėngė e gjirit tim tė kėndoj' nė gji tė huaj?


Un' e nisa i stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa,
dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa
buz' e gushė ja qėndisa, e ormisa mu nė zėmėr
plasi hėna ziliqare qė shikonte me sy vėngėr!


Mė sė fundi i dhash' lotin, kryepajėn time pajė
i dhash' lotėt qė pikonin ku i shkelte kėmbė e saj'
i dhash' vjershėn time valė, dy herė valė tri her' zjarr
qė buēet nė maj tė penės edhe bėnet kėng e marr'
kėng' e marr' e mallit tim, qė tani e paskėtaj
do t'i shtrydh tė dy sytė nėpėr gjurma tė asaj!
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:35 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:20 pm

Vetem jeta s’mund te matet

Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate


Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate


Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate


Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka ēupa me kaēupa
s’di, dhe s’di, se c’eshte kaēupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate


Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate.
Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 8:35 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:21 pm

Dėshpėrim dhe shpresė

Edhe sot e kėtė orė,
edhe sot ajo stuhi,
ajo flamė-madhe dorė
do na bėjė tym e hi!


Komb i varfėr, komb i gjorė
si njė zok i pafole,
njė pėllumb i bardhė borė,
ngeli keq nė njė rrėke!


Qė nga korēa gjer te Shkodra
fat'i vendit errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra
fryn e ēfryn njė errėsirė.


Komb i varfėr, komb i mjerė,
i pamėm'e pa atė,
shpresa jotė kėtė herė
si njė fletė nė deg'tė thatė.


Komb i varfėr, kombi i mjerė,
derėzi e punėzi,
edhe sot si kurdoherė,
njė njeri i panjeri!


Jo, se, ja edhe hėna mbrėmė,
dukej kredhur nė njė rrobė,
edhe nxinte si njė mėmė
qė ka mbetur qyqe korbė!

Mirpo sonte bukuri,
buzė e saja burim gazi,
edhe nga gjiri i saj zbrazi
vargje, vargje, drit flori!

Nuk e di se gjysh e si,
nuk e di se qysh nga se,
po nashti njė shpresė e re,
shtin e shkrep nė sytė e mi.

Do na zhduket errėsira,
do tė zhduket ajo dorė
nesėr vjen me shumė tė mira
shkaba jonė dykrenare.

Nėn hijen e asaj
pranvera asht pėrhera,
qė nga fundi gjer nė maj
rreth e rrotull ylyvera.

An'embanė bukuri,
komb i lirė, tokė e lir
shqipėtar e Shqipėri
sa tė lumtur, sa tė mirė!
Ali Asllani.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 28
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:36 pm

Poezia shqipe e Rilindjes ishte nje vargezim ndjenjash, frymezim rezistence, lufte dhe rezistence vete. Poezia shqipe e Rilindjes gjithmone ishte dhe mbeti art i vertete, per arsye se shqiptaret nuk kishin si te fusnin ne emocionet e tyre paraftyrime per cerdhen e perendive, per kopshtin e parajses apo per tmerrin e xhehnemit. E nesermja e popullit ishte ajo qe ngjallte emocione, prej te cilave e nxirrte burimin e saj poezia madheshtore e Rilindjes Kombetare.
Poetet e salltaneteve do te duhej te vinin tek Naimi, Cajupi, Serembeja, Migjeni, Lasgushi apo tek Noli, per te mesuar se si behet poezia e vertete, e cila eshte e tille vetem kur ne palcen e saj gjalleron liria.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:43 pm

Sofra, Faleminderit edhe per ty, ka edhe shume autor te Rilindjes dhe do mundohem qe ti sjell te gjitha, shpresoj se do me ndihmojne edhe anetaret tjere...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:50 pm

Vrana Konti shkruajti:
Sofra, Faleminderit edhe per ty, ka edhe shume autor te Rilindjes dhe do mundohem qe ti sjell te gjitha, shpresoj se do me ndihmojne edhe anetaret tjere...

Pa tjetėr Vrana Konti se do ta bėjm temėn pėr mrekulli.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 28
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:58 pm

Zef Serembe - lindi mė 6 mars tė vitit 1844Strigari (San Cosmo Albanese) tė krahinės sė Kozencės, ishte poet lirik shqiptaro-italian. Studioi nė kolegjin e Saint Adrian (Shėn Adrian) ku pati mėsues De Radėn, me tė cilin mė vonė u bė mik. Varfėria dhe shėndeti i keq e detyruan Seremben tė ndėrpresė shkollėn dhe tė kthehet nė fshatin e lindjes.
Ra nė dashuri nė moshė tė re me njė bashkėfshatare tė tij, e cila mė vonė u shpėrngul familjarisht nė Brazil dhe vdiq pak kohė mbas arritjes atje. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin pėr nė Brazil nė vitin 1874 nė kėrkim tė njė jete tė re si dhe me mendimin tė gjente tė paktėn atje varrin e saj. Me ndihmėn e njė letre-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit nė oborrin perandorak tė Dom Pedro II. Pas njė dashuriēke kėtu, ai u kthye nė Evropė, i zhgėnjyer e i pikėlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij mė 1875 ai pėsoi edhe njė kthesė tjetėr fati edhe mė tė keqe. Atij iu vodhėn te gjitha paratė qė kishte, me sa duket nė portin e Marsejės. Iu desh tė kthehej nė kėmbė pėr nė Itali dhe thuhet se gjatė rrugės humbi shumė dorėshkrime. Nė Livorno Demetrio Kamarda e pajisi me njė biletė treni pėr pjesėn e mbetur tė rrugės pėr nė Kozencė. Hidhėrimi dhe depresioni kohor ose forma tė tjera tė ērregullimit mendor apo shpirtėror e shoqėruan atė gjithnjė dhe e kthyen atė nė njė vetmitar dhe njeri tė pasigurt. Nė vetminė e tij ndjenjėsore, Italia u bė pėr tė gjithnjė e mė tepėr dheu i huaj. Nė vitin 1866 ai shikoi ngulimet arbėreshe nė Sicili duke u lidhur mė tepėr me zakonet, me folklorin, me tė folmet e ndryshme tė arbėreshėve, me ndjenjat dhe ėndėrrimet e tyre, me ndjenjėn e madhe tė ēlirimit tė atdheut tė tė parėve. Po nuk gjeti asgjėkundi qetėsinė e shpresuar. Gjatė kėtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo qė shkonte, si njė poet popullor. Disa prej kėtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Nė vitin 1893 udhėtoi pėr nė Amerikė, ku jetoi pėr 2 vite.
Njė vėllim i vargjeve tė tija nė italishte u botuan nė vitin 1895Nju Jork. Nė vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria pėr nė Amerikėn e Jugut pėr herė tė dytė dhe u pėrpoq tė rifillonte njė jetė tė re nė Buenos AiresArgjentinė. Nė vitet qė pasuan u sėmur dhe vdiq nė vitin 1901Sao Paolo Brazil.

Shumė prej veprave (punėve) tė Serembes (poezi, drama dhe njė pėrkthim i Psalmeve tė Davidit) qė ai shpesh i rishikonte e i ndryshonte, humbėn gjatė jetės sė tij endacake. Sa qe gjalle ai botoi vetėm: "Poesie italiane e canti originali tradotti dall`ąlbanese" (Poezi italiane e kėngė origjinale tė pėrkthyera nga shqipja), Kozencė1883 nė italisht dhe shqip, "Il reduce soldato, ballata lirica", 1895Nju Jork (Kthimi i ushtarit, baladė lirike); vargje vetėm nė italisht, dhe "Sonetti vari" (Sonete tė ndryshme) Napoli 1891, njė pėrmbledhje shumė tė rrallė prej 42 sonetesh me njė parathėnie (hyrje), me njė shkrim tė imtė tė ndrydhur nė vetėm 4 faqe. Ja kėtu njė copė e parathėnies : “ E ky ėshtė motivi pėr tė cilin, o Rini e shkėlqyeshme Italiane, vendosa me zemėr tė thyer tė jap pėr botim kėtė vėllimth ku, sė bashku me pėrkthimin fjalė pėr fjalė tė disa kėngėve tė mia origjinale shqipe, kam futurė edhe disa poezi tė miat italisht, tė diktuara pothuaj nė mėnyrė tė improvizuar, sipas kėrkesės sė miqve, me shpresė qė me tė hollat nga shitja e kėtyre tė mund t’i grumbulloj mjetet qė mė janė tė nevojshme pėr t’ia arritur qėllimit qė i kam caktuar vetes.”
Njė poemė u duk edhe nė revistėn e Zef Skiroit (Giuseppe Schiro) Arbri i Ri me 31 mars 1887. 39 prej poemave te tij shqipe "Vjersha" u botuan pas vdekjes sė tij nė vitin 1926Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe. Punė tė tjera tijat u gjendėn nė arkiva tė ndryshėm dhe dorėshkrimet nė vitet e fundit dhe disa prej poemave nė tė vėrtetė mbijetuan nė pėrcjellje gojore midis fshatarėve tė San Cosmo Albanese. Kjo shenjė e popullaritetit te tij ne vendlindje ėshtė tepėr pėr t’u habitur nga qė ai pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi larg tij.
Vjershat e Serembes kanė karakter tė trishtė e melankolik, por shpesh janė patriotike e idealistike nė frymėzim. Njohės tė letėrsisė e radhisin midis poetėve mė tė mirė lirikė qė letėrsia shqipe ka pasur ndonjėherė, tė paktėn para kohėve moderne. Temat e tij shtrihen nga lirika melodioze nė dashurinė e evlogisė (fjalėve tė ėmbla) pėr vendlindjen e tij (qoftė Italia, vendlindja e tij apo Shqipėria, toka e ėndrrave tė tija), poema elegante mbi miqėsinė dhe bukuritė e natyrės (amtyrės), dhe vjersha me frymėzim fetar. Ndėr poemat e tij romantike tė mallit kombėtar, tė cilat fuqizojnė lidhjen letrare me ngritjen e brezit tė poetėve tė Rilindjes nė shekullin e 19-tė nė Shqipėri, janė lirikat e kushtuara atdheut tė tij tė humbur, Ali Pashė Tepelenės , Dora d`Istrias dhe Domeniko Mauros. Megjithėse ai mund tė ketė qenė atdhetar, ai nuk ishte njė poet intelektual qė mund tė na afrojė kronika poetike mbi tė kaluarėn e Shqipėrisė. Ai qe njė poet i ndjenjave, idealeve, vetmisė e zhgėnjimit





//
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 28
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 8:59 pm

Ja njė prej vjershave tė tija emėruar "Vrull"

Vrull

Zogj tė bukur kėndojnė me hare,
Po zėmra do mė plasė mua nė gji.
I helmuar e shkoj jetėn te ky dhe:
Mėrzitem nė katund, nė vetėmi.

Tėrė shkėlqim m’hapet pėrpara deti,
Qė zgjon te trutė e mi mendime shumė,
Zėmra m’u shqerr nga tmerri mua tė shkretit,
Aq sa vetėm pushoj kur bje nė gjumė.


Arbria matanė detit, na kujton
Se ne tė huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zėmra nuk harron
Qė ne turku na la pa Mėmėdhe...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Thu Feb 19, 2009 9:08 pm

Ali Asllani mes frymes poetike lindore dhe perėndimore

1. Poeti i Dyanshėm

Ali Asllani, ky poet i dyanshėm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lėvduar aq dhe i pėrēmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillė njihet ky njeri sot nė Shqipėri. Normalisht, siē na shkon pėrshtat ne shqiptarėve tė jemi tė ndarė nė dy a mė shumė grupe, edhe nė kėtė rast jemi kėsisoj. Grupi i parė e vlerėson poetin lab me fjalėt mė tė zgjedhura dhe e ngre atė nė piedestalin e idealizimit duke e kėqyrur atė me admirim nga poshtė. Tė tjerėt e hedhin atė nė udhėn e pėrēmimit ku mund ta shkelė me kėmbė ēdokush qė e mendon tė arsyeshme njė gjė tė tillė. Njė figurė qė rron e gjallė dhe e freskėt nė mendjet e atyre qė e njohin, por qė kalbet e ngordhur dhe erėrėndė nė mendjen e atyre qė nuk e njohin. Pėr tė argumentuar kėtė shpresoj tė mjaftojnė fjalėt qė do tė citohen mė poshtė. “Ky qenka njė Naim i Labėrisė e mė tej!”1 Kėshtu mendoi Lefter Ēipa kur lexoi pėr herė tė parė poezitė e tij. Njė vlerėsim qė nuk e merr ēdokush. Tė bėjnė tė meditosh kėto fjalė dhe tė bėjnė tė tė vijė turp qė e njeh kaq pak kėtė gjeni tė letrave shqipe. Ka shumė poetė Shqipėria por jo tė gjithė janė njėsoj. Ca janė mediokėr, ca tė mirė e ca tė paharrueshėm. Duket se njė nga tė tretėt ėshtė edhe Ali Asllani. Kėtė e vėrteton edhe pėrkthyesi i mirėnjohur i Eseninit dhe poeti, Jorgo Bllaci kur thotė, “…vjershėtori… qėndron me dinjitet pėrkrah mjeshtėrve tė lirikės shqiptare, Naimit, Fishtės, Nolit, Mjedės, Lazgushit e Migjenit.”1 Ai nuk e lė me kaq, por shkon deri nė idealizim kur pohon, “… kėtė e them me plot gojėn, ėshtė mjeshtri mė i pėrsosur i poezisė shqipe.”3 Nga ana tjetėr kemi dhe enciklopedistė injorantė e pompozė qė nuk dinė tė shkruajnė as gjuhėn shqipe, qė guxojnė e ngrenė pyetje retorike qė pėrgjigjen e merituar e marrin nė rrethin e ngushtė tė njohurive tė tyre. Ja ēka thonė ata:


“N.q.s ky ėshtė njė poet kaq i njohur, si ka mundėsi … s’ja kam gjetur emrin nė ndonjė enciklopedi, apo edhe nė ndonjė tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kėsaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen nė tekstet e gjimnazit. Ju na sillni kėtu ca pseudo poetė, “patriota”, … e ēuan Shqipėrinė pėrpara kėtu ku ėshtė sot. [sic]”4
Kėtu duket akoma mė qartė sa nxėnės i mirė gjimnazi ka qenė autori i kėtyre rreshtave sa qė nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet nė gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon tė hidhet edhe mbi rilindėsit pa pikė turpi.

“Njėkohėsisht mos harro edhe “poetėt e mėdhenj” tė rilindjes, emrat e tė cilėve s’kam pėrse tė ti kujtoj unė, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji pėr mėmėdheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe … kėtej pinin hashash me n’argjile, kėtej shkruanin rreshta pėr mėmėdheun. Sa kanė vuajtur tė shkretėt. Se atėherė ju duheshe edhe vizė pėr tė vajtur nė Shqipėri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura tė mykura, pseudo-figura, portrete diletantėsh me prejardhje tė dyshimtė. Ne mburremi me njė amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipėria, dhe … etj, etj. Ky ishte njė shembull!!!” Pėr tė ardhur keq, por e vėrtetė. [sic]”5
Megjithatė njė pėrgjigje pėr kėta injorant mendjemėdhenj dhe vet-zhvlerėsues e gjejmė pėrsėri nė fjalėt e Jorgo Bllacit. Ai citon:

“Pėr fat tė keq, kritika jonė tej mase e politizuare ka anashkaluar kėtė vlerė tė padiskutueshme tė kėtij vjershėtori…”6

Dhe kjo ėshtė e qartė sepse tė gjithė e njohim censurėn absurde qė praktikohej nė periudhėn e kooperativave. Kjo mjafton edhe pėr t’ua mbyllur gojėn atyre pseudo-intelektualėve tė kombit tonė.
Njėsoj si dyanshmėria e pikėvėshtrimit tė vjershėtorit edhe ai vetė ėshtė i dyanshėm nė pėrzgjedhjen e elementėve jopopullorė tė pėrfshirė nė poezinė e tij duke na dhėnė frymė perėndimore e lindore tė cilat do tė jenė tė pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartė edhe faktin se poeti jonė ka qenė njė erudit nga tė paktėt e Shqipėrisė. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?

2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat

Nga jetėshkrim i Ali Asllanit duket qartė lidhja e tij me kulturėn orientale qysh nė fėmijėri duke qenė bir i njė familjeje me frymė orientale, dhe me njė baba tė brumosur me dije teologjike islame nė universitetin e Stambollit. Mė pas njė prezantim mė tė gjerė me orientin, sidomos me letėrsinė e tij ia mundėsoi vazhdimi i shkollės sė mesme Zosimea nė Janinė. Vite mė vonė ai pati njė ndryshim drejtimi njėqind e tetėdhjetė gradė duke i kthyer sytė dhe interesat nga perėndimi, gjė qė mė pas solli adoptimin prej tij tė kulturės dhe mėnyrės sė saj tė jetesės. Poeti i mirėnjohur Fatos Arapi shprehet:


“I plazmuar si ai me kulturėn e madhe tė Orientit – sidomos atė persiane – dhe pastaj i kredhur pėrgjithmonė nė kulturėn dhe mėnyrėn e jetesės europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzėqeshja e lehtė e njė ironie tė menēme, i njė urtėsie filozofike qė vjen nga kuptimi ekzistencial tė jetės.”7
Kjo tregon se poeti nuk e ka pėrjashtuar plotėsisht njėrėn nga kulturat duke ndjekur fanatikisht tjetrėn, duke marrė prej tė dyjave atė qė i dukej e vlefshme pėr t’u marrė. Kėtė lloj rafinimi kulturash ai e ka shfrytėzuar akoma edhe mė mirė nė fushėn e letėrsisė. Nė kėtė aspekt atij mund i bėhet analogji me Naimin e madh.

“Fillimet e tij letrare tė kujtojnė fillimet e romantikut tonė tė madh Naim Frashrit. I arsimuar nė shkolla turke dhe i ndikuar prej letėrsisė orientale, Ali Asllani filloi ė shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi nė gazetat turke tė kohės”8

3. Ēfarė mori poeti nga lindja dhe perėndimi

Por si shumė tė tjerė edhe poeti lab e ka poezinė orientale, me konkretisht atė persiane njė pikė referimi qė e shfrytėzon pėr tė pėrgatitur brumin e poezisė sė tij. Kėtė ia mundėsoi fakti se,


“Ali Asllani … kishte pasė fatin tė njohė pėr sė afėrmi jetėn dh e kulturėn oriantale.” “Tėrė poezia e Ali Asllanit shquhet pėr figurshmėri fringėlluese, qė fryn nėpėr vargje si njė puhizė qė ndez flakėn e mallit, nė tė cilėn poeti vetėdigjet: “rroj pėr ty e vdes pėr vete!” Na kujton flakėn e qiriut ku Naimim ynė shkrihet e pėrvėlohet qė tu japė njerėzve dritė. (Fjalėt e qiririt). Kėtė ide iluministe e gjejmė edhe te Gėtja nė vjershėn “Malli lumtur” ku i kėndon atij qė “pėrmes zjarrit” digjet pėr vete pėr tė nxjerrė nė dritėn e sė vėrtetės atė qė ėshtė “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perėndimor lindor). Te kėta tre poetė ndjehet ndikimi i urtėsisė orientale, e nė kėtė rasti poezisė persiane.”9
Na del hapur pasuria e poezisė orientale qė nga gjiri i sė cilės kanė pirė poetė qė kanė hedhur nė letėr kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe mė frutdhėnės i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian Omar Khajami. Ai ka marrė nga Khajami frymėn epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetėn dhe ėshtė optimist i madh pėr tė. Ai gjithashtu e do vashėn dhe verėn duke i barazuar ato me lumturinė kur thotė duke i dhėnė tė drejtė Omar Khajamit kur thotė:


Nė gjumė dhe nė varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Ēupa; (Rubairat)
Nga tė qenėt e tij nė njė mendje me Khajamin pėr faktin, siē shprehet ai vetė nė njė nga poezitė e tij, “Po Omar Hajami\\\\\\\\\\\\\\\\ Diti e na bindi” arrijmė nė konkluzionin se:

“…vrehet njė poet “bon viveur”, qė do ta shijojė jetėn deri nė fund, don tė shpikė kupėn e gėzimit qė mund t’i falė dashunija. Ka nė kėto vjersha diēka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatė “…nė thelb, poeti mbetet origjinal nė pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave tė veta. Kėtu “poeti epikurian, djekėsi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon tė mendojė tė bėhet disi sentimental, ma i pėrmbajtun e ma i thellė nė tė gjykuemit e jetės nė pėrgjithėsi ….”[sic]10
Por sa e ngjshėme ėshtė poezia e Ali Asllanit me atė tė Omar Khajamit? Ja se ē’thotė Arif Demollari nė revistėn Jeta e re nė vitin 1975 nė Prishtinė

“Kur pohohet fryma khajmjane e poezisė sė Ali Asllanit, mendohet vetėm njė anė e rubai-rave tė kėtij poeti tė madh tė persisė, sepse dihet se ato janė tejet kontradikrore, shumė tė pasura me ide dhe tejet interesante, pėr ē’arsye nuk mund tė afrohet me poezinė e poetit tonė aq tė varfėr me ide.”11
Megjithėse thamė se poeti i Vlorės ka nė themel tė ndikimeve nė poezinė e tij Omar Khajamin, kjo ide mbetet e cunguar pasi ai e ka njohur mirė traditėn poetike orientale nė pėrgjithėsi dhe i ka lexuar poetet lindor pėr sė gjalli, nė gjuhėn e tyre tė cilėn ai e zotėronte mirė si njė mbėshtetės tjetėr i erudicionit tė tij.
Nga ana tjetėr, edhe pse ndikimi perėndimor ėshtė mė i zbehtė ai nuk mungon. Ai ngjan me poetėt perėndimor nė bohemitetin e tij edhe pse, siē e pėrmendėm mė lartė pėr rafinimin e kulturave, ai e ka shkrirė kėtė bohemitet perėndimor nė kallėpe lindore duke i dhėnė atij dimensione tė reja. Ja se ē’thotė Arif Demollari pėr kėtė pikė:

“Ai, tė paktėn ashtu siē tė krijohet pėrshtypja nga poezitė e tij, ishte njė boem. Ama boem i tipit tė tij, specifik, i tipit oriental. Ai thuajse nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me njė Bajron , Bodler apo Jesenin, jeta a tė cilėve ėshtė e pėrmbushur plot e pėrplotė me skandale. Mė e drejtė ėshtė ta quajmė poet qejfi, sepse ky atribut oriental disi e pėrcakton mė saktė atė.”12
Ai ėshtė ndikuar nė pėrgjtihėsi nga rrymat letrar europiane tė kohės tij, por qė edhe kėtu ai ka ndjekur parimin e tij tė marrjė sė tė mirės dhe lėnies sė tė papėrshtatshmes, gjithmonė sipas pikėpamjeve tė tij. Arif Demollari vazhdon,

“Kur tė marrim parasysh se ē’rryma letrare e pėrshkonin mė tepėr letėrsinė e Europės nė kohėn vrullit krijues tė poetit tonė dhe kur e analizojmė poezinė e tij pak mė thellė, na duket se mund tė gjejmė bukur shumė elementė tė impresionizmit dhe ekspresionizmit. Ashtu si impresionistėt, edhe Ali Asllani nuk ka ambicje tė paraqesė botėn objektive, por vetėm ndjenjat qė nxit ajo. Por ndryshe nga poetėt impresionistė, sepse kjo botė pėr tė ėshtė e harmonishme dhe nė tė ai e ndjen veten shumė mirė, pėrkundėr impresionistve tė cilėve ajo ju dukej njė kaos, ku e ndjenin veten tė humbur. Ndėrkaq kujdesi i madh qė ka pėr vargun, pėr rimėn, pėr anėn akustike tė tij, tė kujton poetėt simbolistė apo ekspresionistė. Mirėpo me qė na mungojnė studimet, na duhet tė qėndrojmė nė terren hipotezash.”13
Qėndrimi nė terren hipotezash pėrforcon edhe njė herė faktin se poeti nuk ėshtė shfrytėzuar letrarisht sa duhet pėr tė cilin shkak ka pasur dhe ka qėndrime tė paqėndrueshme.
Kėto dy ndikime edhe pse mund tė dominojnė nuk qėndrojnė tė vetme mbi themelet e poezisė sė tij, poezinė popullore. Ato shoqėrohen me ndikime dytėsore, kėto nga autorė shqiptar tė pėrpunuar nga ai nė mėnyrėn e tij.

“Identifikimi i bukurisė me dashurinė dhe kėto tė dyja bashkė me lumturinė , ėshtė njė ndikim i padiskutueshėm naimjan…”14
Por mėnyra se si e konceptonte Asllani dashurinė nuk pėrputhet me mėnyrėn e Naimit.

“Kėta dy poet i afron mė tepėr pėrdorimi i mjeteve tė ngjashme artistike dhe gjuha e pastėr. E kjo mund tė shpjegohet me mbėshtetjen e fort tė tė dyve nė letėrsinė popullore, me njohjen e kulturės orientale si dhe me autoritetin qė kishte Naim Frashri te tė gjithė poetėt shqiptar tė mėvonshėm”15
Poeti qė e kėrkonte tė mirėn kudo qė tė ishte nuk i vinte turp tė merrte prej bashkėkohėsve tė tij.

“Prej Lasgush Poradecit Ali Asllani huazoi botėkuptimin e tij pėr origjinėn e dashurisė dhe pėr tėrė atė qė mund ta quajmė mendim filozofik pėr dashurinė.”16
Megjithatė poeti lab nuk e nėnvlerėsoi asnjėherė atė mbi tė cilėn kishte ngritur gjithė krijimtarinė e tij, poezinė popullore dhe mund tė themi se kjo ishte ajo qė e bėri atė tė madh.

“…stili i tij i ngritur mbi modelet e letėrsisė popullore, kanė bėrė qė vjershat e tij tė mėsohen pėrmendėsh e tė pėrsėriten sikur tė ishin krijime popullore shpesh duke humbur autorėsinė e tyre.”17
Edhe Profesor Latif Berisha i bėn njė vlerėsim mbėshtetjes sė tij mė poezinė popullore shqiptare. Ai pohon:

“Edhe pse ndonjėherė mund tė hetohet nė tė njė farė dozė e spekulimeve intelektuale, qė na pėrkujton poezinė e Lukrecit ose linjėn e hedonizmit epikurean tė pėrhapur aq shumė nė letėrsinė botėrore me “Rubairat” e Omar Khajamit, kurse nė letėrsinė shqipe pak tė evidentuar nė poezinė e Naimit, tė Lazgushit dhe tė Nolit, vargjet mė tė bukura tė poetit mbesin ato qė i kėndojnė njė dashurie konkrete, tė pėrjetuar nė ambientin e vet lab.”18

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Feb 19, 2009 9:14 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Today at 12:41 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: