Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė551
Share | 
 

 LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:00 pm

LETĖRSIA E PAVARĖSIS


Nė vėshtrimin e shndėrrimeve letrare kapėrcyelli i shekullit tė 20 ėshtė njė kohė veēanėrisht e shėnueshme. Mė 1900 vdes Naim Frashėri. Po nė kėtė vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetėm njė vit mė parė lind Lasgush Poradeci, poeti mė i madh modern shqiptar. Pra, me mbarimin e shek. XIX pėrmbyllet letėrsia e Naimit dhe njė periudhė e letėrsisė shqiptare. Kėtu ėshtė njė prerje ndėrmjet letėrsisė sė Naimit (romantike) dhe letėrsisė qė nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnė Konica, Fishta, Ēajupi, Asdreni, Noli e M. Frashėri me njė letėrsi joromantike. Tė parėn e karakterizon ideja kombėtare, kurse tė dytėn ideja shoqėrore apo ideja njerėzore. Kjo e dyta ėshtė periudha e letėrsisė sė pavarėsisė qė do tė zotėrojė ngadalė katėr dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX. Nė vėshtrimin kulturor-historik e nė vėshtrimin strukturor, letėrsia e pavarėsisė nis nė fund tė shekullit tė kaluar me Konicėn, kur shfaqet njė model shkrimi kritik, i ndryshėm nga shkrimi i mėhershėm himnizues, dhe zhvillohet me poezinė e Lasgush Poradecit qė kėrkon forma tė reja, gjuhė tė re poetike dhe efektin estetik tė letėrsisė, qė ndėrton nė thellėsinė e vet identitetin e botės shpirtėrore shqiptare.

Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare ėshtė njė periudhė letrare qė vjen pas periudhės sė Rilindjes qė kurorėzohet me letėrsinė e Naim Frashėrit. Kjo periudhė letrare shkallė-shkallė ngre dallimet me letėrsinė pararendėse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.

Pėrurues dhe nismėtar i kėsaj periudhe ėshtė Faik Konica me Albaninė e tij (1897-1909), ku boton autorėt e 1900-ės, madje dhe komenton kėtė letėrsi tė re nė revistėn e tij. Kėshtu, Konica bėhet edhe teoriku e kritiku i parė dhe i pakontestueshėm i kėsaj letėrsie. Nė njė artikull tė vitit 1906, "Kohėtore e letrave shqipe", si dhe nė interpretimet e veprave tė Ēajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vėren se letėrsia e re lirohet nga zotėrimi i ideologjisė kombėtare tė romantizmit. Kjo letėrsi artikulon dallimin ndėrmjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letėrsia e Pavarėsisė, qė nė nismė, shqipton kėrkesėn e krijimit tė letėrsisė si vlerė mė vete, pa marrė parasysh qėllimin. Nė anėn tjetėr, edhe qėllimi fillon tė pretendohet qė tė arrijė nėpėrmjet frymės kritike e jo frymės himnizuese, si dhe brendapėrbrenda shoqėrisė shqiptare dhe shpirtit tė kombit.

E shfaqur qoftė si trashėgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftė si realizėm me frymė kritike (Ēajupi, Noli) qoftė nė trajtė neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo nė trajta tė papara tė modernizmit nė prozė (Koliqi, Migjeni, Kuteli), Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare, qė zotėron gjysmėn e parė tė shekullit XX ka dy karakteristika themelore:

Krijimin e trajtave e tė strukturave tė reja letrare
Krijimin e vetėdijes (ndėrgjegjes) letrare qė letėrsia ėshtė krijim i veēantė estetik pa marrė parasysh qėllimet. Kjo dėshmohet me veprat letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:00 pm

Gjergj Fishta - Jeta dhe vepra e autorit (1871-1940)



Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm.

I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė.Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri mė 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė atj viti ai bėhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr gjer atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai fut gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahutės sė Malėsisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset" mė 1913 "Mrizi i Zanave".

Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit.

Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e kishte pritur me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin, Komisinė letrare qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.

Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).

Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931 Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939 Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj.

Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

VEPRA

Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila, pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimatia e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ai pėrdori 24 pseudonime.

Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve, rrethanave qė kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė". Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit , mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:01 pm

Mrizi i Zanave "Burrnija"



Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta
Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem,
Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme
Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.

Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme
Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori,
Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme
Kundron nė mni,
E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'pėrqethėt
Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza,
Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt
E jetės ndėr fejza.

Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm
Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota
Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm
I vjen rreth bota.

Felgruemun njerzit nėn tjara struken;
Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin!
Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.

Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė,
Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit;
Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell
E nėn kambė tė nierit.

Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulėron stuhia.

E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosėn.

T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet;
Kah m'kėrdhokla londit kėrēiku i saj
Shekulli pėrlulet.

Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi,
N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga,
E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra)
As paja as friga.

Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme
I rrin kundruell.

Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun
Kanė pėr t'u pa.

Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm,
Ngelė n'vend pa u tundun.

Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye,
As buzės humnerės nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye
S'i ban lak zemra.

Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e
Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore:
Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike
Asaj i rrshet dore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:01 pm

Lirika



Kryevepėr e lirikės sė Fishtės konsiderohet pothuaj njėzėri nga njohėsit e tij "Mrizi i zanave". Ai e ndante lirikėn e tij nė dy lloje: atdhetaret dhe tė pėrshpirtshmet ose ato tė jehonės sė shpirtit.

Nėse e gjithė krijimtaria e Gjergj Fishtės ėshtė quajtur pėrmendore e gjallė e gjuhės shqipe, poezia e tij "Gjuha shqype" mund tė quhet lirika mė e bukur qė i ėshtė kushtuar asaj nė krejt poezinė tonė. Krahasimet e njėpasnjėshme, me thelb metaforik sublim, qė shkallėzohen drejt ngjitjes e bėjnė atė krijim himn tė pėrkryer.

Nėse sublimiteti i poezisė sė mėsipėrme realizohet nėpėrmjet shprehjeve delikate tė brishta e flladitėse, ky tipar nė poezinė "28 Nanduer 1913", "Nji gjamė desprimit", "Syrgite mortui", "Emancipacioni i kombit shqiptar" etj., realizohet pėrmes vrullit tė papėrmbajtur, pėrmes ashpėrsisė ngjethėse, pėrmes thirrjeve dhe kushtrimeve luftarake. Poezia "Nji gjamė desprimit" ėshtė njė gjėmė e njė klithmė qė akuzon agresionin e Malit tė Zi tė 16 prillit 1914 ndaj Shkodrės dhe viseve tona veriore. Poezia "Surgite mortui" qė fajėson Evropėn pėr tė gjithė tragjeditė qė po i ndodhnin Shqipėrisė, e cila s'ka marrė ende frymė nga varfėria pesėshekullore turke, ishte shembull i ashpėrsisė sė skajshme tė stilit tė Fishtės ku nuk kursehen pėrbuzjet, sharjet neveritėse, sarkazma, grotesku, ku u bėhet apel luftarak tė gjallėve dhe tė vdekurve, varreve dhe djepave.

Nė lirika filozofike ai trajton ēėshtje tė pėrgjithshme tė jetės e tė botės. Ndėr mė tė realizuarat janė "Burrnia", "Kataklizmi i rruzullimit", "Njė lule vjeshtet", "Gurrave tė Jordanit" etj. Nė poezinė "Burrnia" me njė plastikė tė pėrsosur, me njė ndėrtim tė saktė klasik, ndeshen jeta dhe vdekja. Epėrsia apsolute ėshtė nė anėn e vdekjes, e cila zotėron ēdo mjet pėr ta asgjėsuar bukurinė fizike tė natyrės dhe tė njeriut. Nė tė kundėrtėn lirika "Katalikizmi i rruzullimit", ndonėse ka thelb filozofik, fillesėn dhe misionin e ka tė natyrės etike, morale. Nė emėr tė sė mirės sė pėrdhosur, tė sė bukurės sė shkelur, ai nxit gjithė forcat kaotike, me qėllim qė tė rivendosė harmoninė mes pėrbėrėsve tė rruzullit dhe, njėkohėsisht nė harmoni gjithė rruzullin nė Gjithėsi. Nė poezinė "Nji lule vjeshtet", me njėmbėdhjetėrrokėsha tė bardhė, poeti ankohet pėr vdekjen, ngrihet nė mbrojtje tė idealit tė sė bukurės, sė mirės, sė dobishmes. Nė odėn "Gurrave tė Jordanit" nė strofa safike ai e pėrjeton me dhembje tė kaluarėn qė vete e nuk kthehet mė, por mbresėn, ia ka lėnė tė pashlyeshme njerėzimit, si vetė rrjedha e ujit qė, ndonėse ėshtė e pėrjetshme, sipas dukjes, nė tė vėrtetė rinohet, ndėrron paprerė.

Ndėr lirikat e buta shquhen "Mbi vorr t'Anton Xanonit" qė i afrohet lirikės sė llojit intim tė shoqėrisė e miqėsisė pėr nga fryma e qortimit, e lavdėrimit, e mirėkuptimit mes heroit lirik dhe bashkėbiseduesit. Lirikė e mallit universal, pėr atdheun, nėnėn, mjediset intime, vatrėn familjare, fėmijėrinė e rininė ėshtė "I dėbuemi".

Mė 1907 Fishta botoi pa emėr pėrmbledhjen e parė satirike "Anzat e Parnasit" e cila u ribotua mė 1928 dhe 1942, e pasuruar. Studiuesit hamendeshin nėse Fishta ėshtė mė i madh si epik, lirik, ose si satirist. Sidoqoftė ai mbetet satiriku mė i madh i letėrsisė sonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:02 pm

Faik Konica Jeta (1875 - 1942)



Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike.

I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke.
Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė.
Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta.

Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė.

Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve.


Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:03 pm

Vepra


Veprimtarinė e tij publiēistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht nė shtyp, nė revistėn "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj tė ndryshėm etj. Pėrgatiti dhe pėrmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojė. Nė tė vėrtetė nga Konica nuk kemi asnjė libėr tė botuar, me pėrjashtim tė vėllimit me pėrralla tė pėrkthyer "Nėn hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpėrndarė nė shtypin e kohės dhe njė pjesė ėshtė e papėrfunduar. Prej tyre duhen veēuar si vepra tė rėndėsishme proza e gjatė satirike, "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater pėrralla nga Zullulandi", udhėpėrshkrimi "Shqipėria si m'u duk…". Ai la nė dorėshkrim anglisht veprėn "Shqipėria - kopshti shkėmbor i Evropės jug-lindore" dhe ese tė tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957).

Nė trashėgimninė e Konicės vendin kryesor e zė publiēistika. Ai paraqitet si njė nga themeluesit dhe mjeshtrit e publiēistikės shqiptare. Pėr afro gjysėm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shėnime, ese etj. tė cilat i botoi nė organet qė drejtonte vetė. Tema qėndrore e publiēistikės sė Konicės nė revistėn "Albania" do tė jetė ajo atdhetare, problemet e lėvizjes kombėtare, fati i Shqipėrisė, rrugėt pėr ēlirimin kombėtar etj. Nga ana tjetėr, ai do t'i kushtojė vėmendje tė posaēme ndriēimit tė historisė sė popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit tė vlerave tė tij etno-kulturore, e veēanėrisht krijimit tė njė gjuhe letrare shqipe.

Pas shpalljes sė Pavarėsisė publiēistika e Konicės, e botuar nė gazetėn "Dielli", do tė merret me ēėshtje tė mprehta tė kohės qė lidheshin me aspiratat e pėrpjekjet pėr krijimin e njė shteti modern shqiptar, me luftėn kundėr prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendėsive dhe praktikave tė vjetra e anakronike etj. Ai ishte pėr njė shoqėri shqiptare tė emancipuar dhe kėrkonte qė Shqipėria, si pjesė e Evropės, tė mendonte e tė punonte nė shembullin e saj.

Publiēistika e Konicės shquhet jo vetėm pėr problematikėn e pasur, por edhe pėr nivelin e lartė mjeshtėror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetėsimi qytetar, siē dallohet edhe pėr forcėn e argumentimit dhe aftėsitė e shquara shprehėse. Tipari kryesor i saj ėshtė fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancės, sė keqes.

Faik Konica ėshtė krijuesi i kritikės sonė letrare, qė sė bashku me Nolin i hapėn rrugėn asaj nė kulturėn shqiptare. Ai shkroi njė varg artikujsh teorikė letrarė si "Arti i tė shkruarit", "Ca kėshilla pėr artin e shkrimit", "Kohėtore letrare shqipe" etj. tė cilat shėnonin njė kontribut pėr orientimin dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Por ndihmesa e tij nė kėtė fushė bėhet mė konkrete me artikujt dhe reēensionet qė boton pėr autorė dhe vepra tė letėrsisė sonė bashkėkohore. Kėshtu ai vlerėson lart shkrimtarė si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashėri, inkurajon autorėt e rinj tė kohės, Ēajupin, Asdrenin, Filip Shirokėn etj.
Faik Konica kishte kėrkesa tė larta ndaj letėrsisė dhe shkrimtarėve. Duke i vėshtruar nė raporte tė drejta pėrmbajtjen dhe formėn, si dy komponentė qė s'mund tė ndahen nga njėri-tjetri, ai i jepte pėrparėsi formės si e vetmja mėnyrė pėr tė shprehur sa mė mirė pėrmbajtjen. Nė kėtė vėshtrim i kushtonte rėndėsi tė madhe gjuhės shqipe, pasurimit dhe pėrpunimit tė saj. Ai vetė dha shembullin e njė mjeshtri tė vėrtetė tė gjuhės. Me tė drejtė Noli e quan atq "kryelėronjėsi i gjuhės sonė" dhe "stilist i pėrkryer".

Faik Konica zė njė vend tė merituar nė letėrsinė tonė tė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė, jo vetėm si publiēist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet tė spikatur krijues. Megjithėse trashėgimnia e tij e mirėfilltė letrare ėshtė e kufizuar, ai ka vepra me vlera tė ēmuara. Pena e talentuar e Konicės provoi me sikses dhe lėvroi pothuaj gjithė gjinitė dhe llojet letrare, prozėn e poezinė skicėn dhe skeēin, prozėn poetike dhe prozėn historike, tregimin dhe novelėn. E frymėzuar nga historia dhe jeta shqiptare ai u pėrpoq tė krijonte njė letėrsi me koncepte bashkėkohore, me vizion tė ri, me shije tė lartė, larg modeleve tė vjetėruara:

Vepra e tij letrare me nivelin e saj tė lartė artistik dėshnon atė tė vėrtetė tanimė tė njohur se nė art nuk ėshtė kurdoherė sasia ajo qė pėrcakton vlerėn e njė shkrimtari.

Faik Konica, nė radhė tė parė ėshtė prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos nė fillimet e krijimtarisė sė vet. Nė faqet e revistės "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonė", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarėve". Duke u bėrė jehonė ideve atdhetare dhe kryengritjeve tė popullit shqiptar nė prag tė Pavarėsisė, me tone luftarake dhe patos atdhetar, me figura tė goditura retorike, eci nė traditėn e letėrsisė sė Rilindjes. Tė njohura janė dhe vjersha satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojės".

Proza artistike e F.Konicės do tė nisė me njė varg prozash poetike si "Njė liqen", "Anės liqenit", "Bora", "Malli i mėmėdheut" etj. Sadoqė me tematikė tė kufizuar ato pasqyrojnė tėrthorazigjendjen shpirtėrore tė njė intelektuali atdhetar dhe mallin pėr vendlindjen. Tė shkruara me njė gjuhė tė bukur e ndjenjė tė hollė, me mbresa e detaje tė goditura, kėto proza mbeten shembuj, nė llojin e tyre nė letėrsinė tonė. Tė pėrafėrta me prozat poetike qėndrojnė portretet letrare qė krijoi Konica mbi disa figura tė shquara tė historisė shqiptare si: Abdyl Frashėri, Naim Frashėri, Jeronim De Rada, Ali Pashė Tepelena, At Shtjefėn Gjeēovi etj. Ato dallohen pėr aftėsinė e autorit nė pėrvijimin e saktė dhe tė hijshėm tė karakterit tė tyre, portretit shpirtėror e fizik tė dhėnė qartė dhe nė mėnyrė lakonike.

Prozės sė shkurtėr tė F.Konicės i takojnė dhe disa skica letrare dhe rrėfenjėza qė ai i quan pėrralla si "Urika", "Nė dritė tė hėnės", "Ai qė ishte gati tė vdesė pėr Shqipėrinė" etj. me tematikė atdhetare ose pėrrallat "E bija e mbretit dhe trėndafilat", "I urti i malit" etj. shkrime kėto plot fantazi nga bota e legjendave.

F.Konica ėshtė i pari qė lėvroi nė prozėn tonė esenė, njė lloj letraro-publiēistike, me mundėsi tė reja shprehėse. Nėpėrmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme tė rėndėsishme, tė kohės, tregoi pėr diturinė e gjerė qė zotėronte. Njė nga esetė mė tė bukura ėshtė "Jeta dhe librat", ku, duke dhėnė gjykime pėr vlerėn e librit nė jetėn e njerėzimit, i bėhet njė analizė ideo-artistike tragjedisė sė Eskilit "Prometeu i lidhur".

Nė trajtė esesh Konica ka shkruar veprėn "Shqipėria- kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore". E hartuar pėr lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij njė encikolopedi tė vogėl pėr Shqipėrinė dhe popullin e saj. Tė dhjetė esetė, nga tė cilat pėrbėhet libri pėrbėjnė njė mozaik tė historisė dhe kulturės shqiptare, tė gjuhės e tė letėrsisė, tė botės shpirtėrore dhe psikologjisė sė shqiptarėve. Me njė informacion tė gjerė dhe njohje tė thellė, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me njė rrėfim tė kėndshėm autori nxjerr nė pah individualitetin dhe natyrėn e popullit shqiptar jo vetėm parė nė vetvete, por edhe nė kuadrin ballkanik dhe evropian.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:04 pm

Doktor Gjilpėra


Vepra mė e rėndėsishme letrare e Konicės ėshtė padyshim proza e gjatė satirike "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit". Ndonėse e pakryer, ajo pėrfaqėson tiparet mė karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar nė pėrmasa tė gjera.

"Doktor Gjipėra" u shkrua dhe u botua nė gazetėn "Dielli" nė vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe nė gjirin e shoqėrisė shqiptare zhvillohej njė luftė e ashpėr politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formės sė regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetėror, emancipimi kulturor kombėtar etj. Vepra e Konicės ėshtė pjellė e kėsaj kthese socialhistorike qė sapo niste nė jetėn e popullit tonė. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarėve amerikanė nė Mamuras, qė organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vėshtronte si njė rast tė veēuar, po si njė ngjarje me kuptim tė gjerė shoqėror, ku mplekseshin interesa e synime tė qarqeve tė caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohės. Kjo ngjarje do tė zgjonte idealet liridashėse dhe iluministe tė shkrimtarit dhe do ta frymėzonte krijimin e njė vepre, qė do tė hidhte dritė dhe do tė pėrgjithėsonte realitetin shqiptar bashkėkohor.

Heroi i veprės ėshtė Doktor Gjilpėra, njė intelektual i ri shqiptar qė kryen studimet pėr mjekėsi nė Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativės: tė qėndronte jashtė, ku e priste njė karrierė plot prespektivė apo tė kthehej nė atdhe e tė ndihmonte nė mėkėmbjen e tj, veēanėrisht nė pėrmirėsimin e shėndetit tė popullit. Ai vendos tė kthehet nė Shqipėri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.

Autori duke ndjekur vijėn e jetės sė heroit do ta pėrshkruajė atė nė dy etapat kryesore: koha e qėndrimit jashtė atdheut dhe koha e ardhjes nė Shqipėri. Nė qoftė se etapa e parė ėshtė njohja me doktor Gjipėrėn, etapa e dytė, qė pėrbėn trungun e veprės ėshtė pjesa mė e rėndėsishme, qė bart dhe mishėron idetė e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut ėshtė dhėnė nė plan pėrshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje tė ndryshme shpirtėrore, qė nxjerrin nė pah natyrėn, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai ėshtė nė radhė tė parė, atdhetar i bindur, njeri me kulturė tė gjerė, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmėri. Janė kėto cilėsi, qė e bėjnė atė tė kthehet nė atdhe.

Kthimi nė Shqipėri e ve doktor Gjilpėrėn pėrballė njė realiteti tronditės dhe shtron para tij probleme qė pėrfshijnė pamje tė ndryshme tė jetės shqiptare. Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai njihet me gjendjen e mjeruar tė popullit, me padrejtėsitė qė bėhen nė kurriz tė tij, me aparatin shtetėror, ku mbizotėrojnė arbitrariteti, drama, intrigat, me nėpunės injorantė e anadollakė. Nė kėtė shtet tragjiko-komik, opozitėn e pėrbėjnė njerėz qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e nė vepėr e zėnė raportet qė vendos doktor Gjėlpėra me kategori tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, me pėrfaqėsuesit e tyre mė tipikė. Nė kėto marrdhėnie zbulimi social-psikologjik qė bėn autori, ėshtė i ndėrsjelltė, nga njė anė pėrvijohet gjithnjė e mė qartė karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjėlpėrės, ideali i njė njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i njė njeriu tė emancipuar, ndėrsa nga ana tjetėr, vizatohen figura tė ndryshme tė qarqeve zyrtare tė parisė tė rretheve intelektuale. Veēanėrisht figura e doktor Gjėlpėrės del mjaft e qartė pėrballė dy kolegėve tė tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallės. Mė shumė, se nė rethana pune, ata i njohim nė biseda e debate, si tipa shoqėrorė tė kundėrt me heroin, me koncepte dhe praktika tė ndryshme mjekėsore. Ndėrsa doktor Gjėlpėra ėshtė njeriu i mjekėsisė moderne, partizan i natyrės, i helioterapisė (dielli, uji, ajri) qė mendon se natyra ėshtė mjeku i parė i njeriut, dy mjekėt e tjerė paraqiten anakronikė, janė mishėrim i dogmės mjeksore tė shkėputur nha jeta e parimet e shkencės. Bota e vjetėr nė kėtė vepėr pėrbėhet jo vetėm nga dy mjekė, por dhe nga figura tė tjera negative. I tillė ėshtė ministri Salemboza, pėrfaqėsues tipik i forcave tė prapambetura e antikombėtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathėt. Kurse mjedisi dhe mendėsia orientale e parisė sė kryeqytetit gjejnė shprehjen e tyre nė figurat e agallarėve tiranas siē janė Muhedin Agai e Zylfikar Agai.

Nė atmosferėn e zymtė tė jetės shqiptare tė kohės autori ndesh dhe njerėz tė mirė, tė dalė nga populli, qė ngjallin simpati e nderim. Mbeten tė paharruara nė mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganės, Arifeja, Ali Bibi. Megjithė njė lloj skepticizmi qė ndihet nė paraqitjen e tyre, ata dalin nė njė dritė tė ngrohtė, me vlera tė vėrteta njerėzore, me bukuri e pastėrti shpirtėrore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit ėshtė se populli, duke qenė i paditur dhe i papėrpunuar, ka nėvojė tė stėrvisė shpirtin dhe mendjen.

"Doktor Gjėlpėra" ėshtė njė vepėr e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rėndė shqiptar, mendėsitė e anakronike e jetėn e prapambetur, autori u kundėrvihet atyre, i tall dhe i godet pa mėshirė. Qėndrimi ideoemocional mohues bėn qė nė faqet e veprės tė ndihet qesėndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishėrohen me forcė artistike nė skena dhe personazhe, nė situata dhe portrete tepėr tė goditura. Pėrdorimi mjeshtėror i detajit, plasticiteti i gjuhės, ngjyrimet qė merr fjala, e bėjnė satirėn e Konicės, origjinale e tė natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtė shoqėrore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqėrore dhe notat e fuqishme satirike e bėjnė "Doktor Gjėlpėrėn" njė vepėr me tipare tė shquara realiste. Konica sjell kėshtu njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pasurimin dhe forcimin e realizmit nė letėrsinė shqiptare.

Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra ėshtė e papėrfunduar, janė hedhur linjat kryesore dhe ėshtė pėrcaktuar edhe thelbi i figurės sė heroit. Mund tė themi se ajo pėrbėn hyrjen e njė romani qė Konica pėr arsye tė ndryshme nuk e ēoi deri nė fund. Vepra ėshtė e pasur me lėndė jetėsore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje tė shumta. Kėto kanė sjellė ngathėsimin e aksioneve dhe njėfarė proleksiteti.

Te "Doktor Gjėlpėra" Konica provon edhe njėherė atė qė ka thėnė Noli pėr tė se ai ėshtė krijues i prozės moderne shqiptare. Kjo duket si nė konceptimin e veprės edhe nė mjeshtėrinė e rrallė, tė pėrdorimit tė gjuhės. Gjuha e Konicės ėshtė e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndėrtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Nė prozėn e gjatė ajo shėrben pėr individualizimin dhe zbulimin e karaktereve tė personazheve.

F.Konica ėshtė njė nga stilistėt e rrallė tė gjuhės shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit tė fjalės, tė lakonizimit tė saj, duke synuar hijeshinė, saktėsinė, thjeshtėsinė dhe elegancėn.
Ndikimi i personalitetit tė Konicės si artist dhe erudit ėshtė i ndjeshėm nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:05 pm

Fan Noli Jeta dhe Vepra (1882 - 1965)



Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur me gjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Pėr fat tė keq si shume artistė tė mėdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis kėtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetėm pėr Shqipėrinė, shpirti i tij krijoi gjėra madhėshtore qė e lartėsuan dinjitetin e shqiptarit, kurse nė veprimtarinė energjike tė pėrditshme iu pėrkushtua pavarėsisė e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe sidomos demokratizimit tė jetės shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės, si dhe disa fshatra tė tjera afėr tij ishin pėr Nolin nga mėnyra e jetesės, zakonet e temperamenti, si njė copėz e shkėputur nga Shqipėria. Aty shpirti i tij thithi tė pastėr botėn shqiptare, kulturėn e gjerė popullore, mori informacionin e parė pėr historinė e Shqipėrisė e jetėn e kryetrimit Skėnderbe. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18 vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.

Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri.

Kjo gjė i kishte ngjallur atij dėshirėn pėr ta zgjeruar kulturen e vet, dėshirė qė mbeti e zjarrtė nė shpirtin e tij deri sa vdiq. Kėshtu ky djalosh i ri , me interesa tė gjera, shėndetlig, por i guximshėm e me njė intuitė tė zhvilluar, i hyri rrugės sė studimeve, qė pėr tė ishte mjaft e vėshtirė, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikėrisht prej kėsaj mungese ai shpejt i ndėrpreu ato, tė cilat do tė mund t'i vazhdonte shumė mė vonė, nė njė moshė tė madhe. (Vetėm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori). Pėr tė siguruar jetesėn hyri nė njė shoqėri tramvajesh e me pas si sufler nė njė teater. Herė-herė luante edhe ndonjė rol tė vogėl , por puna nė teater nuk i vleu mė tepėr, sepse e nxiti tė shkruante dramėn "Zgjimi", nė greqisht, (e cila u ndalua tė shfaqej sepse aludonte pėr lėvizjen shqiptare pėr liri), dhe me vonė dramėn nė shqip "Izraelitė e filistinė". Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Gjatė kėsaj kohe ai u njoh me patriotė tė shquar tė kolonisė shqiptare tė Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr drejtimin qė do tė merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhėn atė me lėvizjen patriotike shqiptare edhe ai po nė kėtė kohė pėrktheu nė greqisht veprėn e Sami Frashėrit "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet". Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė "Besa-besė", qė mė pas u shkri nė federatėn "Vatra"si dhe gazetėn "Dielli". Nė Amerikė ai u detyrua tė bėjė njė punė tė rėndė qė tė siguronte jetesėn.

Nga gjithė veprimtaritė e kėsaj periudhe tė jetės politike tė Nolit, mė e rėndėsishmja ėshtė shkėputja e kishės ortodokse shqiptare dhe lufta kundėr propagandės shoviniste greke. Pėr kėtė qėllimin mė 1908 ai u dorėzua prift dhe duke vazhduar traditėn e nisur nga Kristoforidhi pėrktheu shumė libra tė ndryshėm tė kishės nė gjuhėn shqipe.

Kur u shpall Pavarėsia, Noli pėrshėndeti qeverinė e Ismail Qemalit, ndėrkohė qė kishte bėrė edhe njė udhėtim nėpėr Evropė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare. Periudha mė e rėndėsishme e aktivitetit tė tij nė tė gjitha fushat ėshtė dekada 1920-1930. Mė 1920 ai, sė bashku me patriotė tė tjerė, u pėrpoq dhe arriti tė sigurojė pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 1921 ai botoi edhe veprėn e rėndėsishme "Historia e Skėnderbeut".

Gjatė viteve `20-24, nė krye tė opozitės demokratike, Noli zhvilloi njė luftė tė ashpėr nė Parlament dhe jashtė tij kundėr gjithė forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin pėr vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformės agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit nė Vlorė shėnoi fillimin e Revolucionit Demokratik nė Shqipėri.

Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisė sė re, qė doli prej tij, qė ishte qeveria me pėrparimtare nė Ballkan. Ajo shpalli njė program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojė. Revolucioni Demokratik nė Shqipėri u gjend menjėherė i rrethuar nga qėndrimi armiqsor i Fuqive tė Mėdha, monarkive dhe qeverive evropiane tė shteve ballkanike. Nolit iu desh tė bėnte njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė qeveria shqiptare tė njihej. Por ndėrkohe gjithė forcat reaksionare tė vendit, tė kryesuara nga A.Zogu dhe tė ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarė biellogardistė arritėn ta rrėzojnė qeverinė demokratike, e cila duke mos patur kohė tė realizojė reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkėputur nga populli. Noli u detyrua tė mėrgojė jashtė vendit nė Austri dhe u dėnua me vdekje nė mungesė. Gjithė demokratėt revolucionarė nė mėrgim themeluan nė Vjenė Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Nė organin "Liria Kombėtare"

Tė kėtij Komiteti qė dilte nė Gjenevė, Noli botoi shumė artikuj qė demaskonin Zogun dhe armiqtė e Shqipėrisė, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitė e tij mė tė mira. Noli u end nėpėr Evropė plot tetė vjet, duke mos pushuar sė punuari pėr Shqipėrinė, me shpresė se do tė vinte njė ditė qė ai tė kthehej pėrsėri. Por mė 1932, kur Zogu arriti tė forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresėn dhe u largua pėr nė Amerikė pėr tė mos e parė mė kurrė atdheun. Mė mirė se gjithēka, gjendjen e rėndė shpirtėrore tė tij nė kėtė kohė e shpreh poezia "Moisiu nė mal".

Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.

Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Pėrveē veprimtarisė shumė tė rėndėsishme politike, poetike e publiēistike, gjatė kėtij dhjetėvjeēari Noli pėrktheu tragjeditė e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Nė gjithė kėtė veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjėlia ishte shtresa e vetme qė ai vlerėsonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa qė ai urreu pėr vdekje, klasa pėr tė cilėn ai s'pati kurrė ndonjė iluzion. Megjithatė si politikan e udhėheqės shteti ai humbi nė ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrė tė pėrdorej dhuna.

Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar.

Ky vigan i demokracisė e i kulturės shqiptare, te i cili vepron me tė njėjtėn forcė intuita e artistit shkencėtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qė shkriu gjithēka pėr Shqipėrinė, pėr fat tė keq vdiq larg saj mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:05 pm

Krijimtaria Poetike



Krijimtaria poetike e Nolit ėshtė ndėr gjėrat mė tė fuqishme, mė tė thella e mė tronditėse tė letėrsisė shqiptare. Vargjet e tij pėrshkrohen nga njė filozofi e thellė humaniste dhe janė demaskuese tė njė bote tė vjetėr, tė mykur ku mbretėrojnė intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytėzimi, po njėkohėsisht prej tyre shpėrthejnė idealet e pėrparuara demokratike, optmizmi se gjithēka qė i ka kaluar koha do tė pėrmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u pėrmblodh pėr herė tė parė nga shkrimtari dhe kritiku ynė i shquar Mitrush Kuteli, mė 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" nė Amerikė, nė pėrmbledhjen "Albumi". Mė vonė Noli botoi edhe disa poezi tė tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.

Poezia e parė e Nolit ėshtė "Tomsoni dhe kuēedra„ (1914), ku Noli shpėrthen me forcė kundėr tradhtisė sė feudalėve me Esat pashė Toptanin nė krye. Pas saj Noli botoi poemėn "Jepni pėr nėnėn", e cila u bė mjaft popullore. Aty u bėhet thirrje nė formė prekėse tė gjithė shqipėtarėve, kudo qė tė ndodhen, tė ndihmojnė pa hezitim Shqipėrinė, tė cilėn elementėt anti kombėtare e kanė ēuar nė greminė.

Cilėt bij tė tradhėtuan
Dhe tė dogjėn dhe tė shuan
Dhe tė lan' o shkab` e ngratė
Pa fole, pa zogj, pa shpatė,
Kėta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet qė t'i shtypni

Qė nė kėto dy poezi bien nė sy dy karakteristika tė krijimtarisė sė Nolit: frymėzimi nga ngjarjet aktuale dhe qėndrimi i rreptė e i prerė antifeudal. Pas revolucionit tė qershorit Noli botoi njėra pas tjetrės poezitė tij mė tė fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellė e Dragobisė", "Himni i flamurit„ etj.

Dy tė parat janė elegji pėr L.Gurakuqin dhe B.Currin, bashkėluftėtarėt e Nolit gjatė Revolucionit, tė cilėt u vranė tė dy mė 1925 brenda njė muaji, nga Zogu. Nė kėto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga kėta demokratė e patriotė tė shquar dhe mishėron nė art tiparet e tyre. Nė elegjinė kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njėkohėsisht e vajton me hidhėrim tė thellė, e mbron dhe e lartėson nėpėrmjet antitezash tė fuqishme figurėn e pastr tė tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorėn gjakatare dhe synimet e A.Zogut:

Nėno, moj, mbaj zi pėr vėllanė,
me tre plumba na i ranė,
na e vranė e na e shanė,
na i thanė tradhėtor.

Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur.
Gojėmjalt'e zemėrhekur,
Syrgjyn gjallė e syrgjyn-vdekur
Ky Vigan- Liberator.

Te "Shpella e Dragobisė„ poeti sjell njė paralelizėm tjetėr tė heroit deri nė pėrmasa epike me figura qė i afrohen krijimtarisė popullore. Vėrtet ajo ėshtė shkruar nė formėn e njė elegjie, por e gjithė poezia shpreh duf, revoltė e kushtrim pėr luftė;

Thon' u shtri e thonė u vra,
por t'i s'vdiqe or Baba,
as te Shkėmb' i Dragobisė
as te zemr', e djalėrisė!.

Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen nė kėto poezi si shprehės tė aspiratave tė vegjėlisė.

Me ngjyrė epike e emocion tė fuqishėm ėshtė shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombėtar qė simbolizon qėndresėn e paepur tė popullit tonė gjatė 2000 vjetėve pėr tė ruajtur kombėsinė, vazhdueshmėrinė e tij.

O flamur gjak, o flamur shkabė
O vend e vatėr, o nėn' e babė,
lagur me lot, djegur me flakė,
flamur i kuq, flamur i zi.

Poeti pasi rendit gjithė luftrat e mėdha e tė gjalla tė popullit pėr liri, nėn kėtė flamur, thekson njė antribut tė ri tė tij, qė e ka pėrfituar nė lėvizjen pėr demokraci : flamur i madh pėr vegjėli.

Poezi me motive biblike siē janė "Moisiu nė mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti nė kamzhik", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqėzimit", "Shėn Pjetri mbi mangall" etj, shprehin aspekte tė ndryshme tė jetės politike gjatė viteve 1920-1924.

Pavarėsisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s'kanė as frymė as karakter fetar. Tė gjitha sė bashku, krijojnė njė autobiografi nė vargje tė Nolit gjatė dhe pas Revolucionit tė Qershorit.
Kėshtu p.sh., nė poezinė "Krishti me kamxhik", Noli aludon pėr rolin dhe programin e vet tė viteve 1921-1924. Nė kėtė konceptim qėndrojnė edhe poezitė "Marshi i krishtit" e "Marshi i kryqėzimit". Krishti simbolizon figurėn i cili, si ai, do tė jetė mbrojtės i masave tė varfėra nga shfrytėzimi dhe tirania. Nė kėto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmės sė paditur pėr heroin ēlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund tė arrijnė fitoren e ėndėrruar, Nė kėto poezi, sidomos te "Krishti me kamzhik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetėr e rėndėsishme e Nolit se toleranca duhet pėrdorur me kujdes. Larot dhe tradhėtarėt feudalė duhen shtypur me dhunė, ndryshe ata rrezikojnė fitoren e arritur.

Momente tė jetės sė vėshtirė tė Nolit nė emigracion trajtohen nė mėnyre alegorike edhe nė poezinė "Moisiu nė mal". Kėtu nėpėrmjet simbolit tė Moisiut, kryeprofetit tė dhjatės sė vjetėr qė simbolizon udhėheqėsin, autori flet pėr pėrpjekjet e veta, idealet dhe luftėn e tij pėr ēlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dėshpėruar pėr disfatėn e tij, por nuk ėshtė pesimist pėr tė ardhmen e popullit tė tij.

Njė nga poezitė mė tė fuqishme tė kėtij cikli ėshtė "Marshi i Barabajt", ku poeti me krahasime e epitete jashtėzakonisht tė goditura demaskon figurėn e Zogut-Baraba.

Tradhėtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na ēthurre, na ēkule, na ēduke ēdo fč.
Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!

Figura e Zogut dhe gjithė tiparet anadollake tė qeverisė sė tij, Noli i ka demaskuar edhe nė poezinė e fuqishme "Kėnga e Salep-Sulltanit".

Kurse tek poezia "Shėn Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri nė sarkazėm gjithė renegatėt e revolucionit:

S'ka e s'ka si heroizma
Edhe si idealizma,
po ku dimėr del behari
s'ka si zjarr.

Nga poezitė mė tė mira tė Nolit janė "Anės Lumejve", "Rend or marathoromak". Tė dyja poezitė krijojnė njė imazh tė qartė tė gjendjes katastrofike tė Shqipėrisė nėn pushtetin e Zogut dhe njėkohėsisht shpreh padurimin e poetit pėr tė parė shenjėn e parė tė kryengritjes shqiptare prej katundarėve e punėtorėve, tė vetmit tek tė cilėt i ka varur shpresat ai. Pas kėsaj vjen besimi nė fitore, drithėrima e poetit qė ndjen nga larg se sė shpejti do arrijė nėpėrmjet "Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytėzuesin e pushtetin feudal tė Zogut. Ky ėshtė dallimi i Marathonomakut tė Nolit nga Marathonomaku i Greqisė sė Lashtė i cili lajmėroi fitoren ndaj ushtrisė sė huaj.

Tė dyja kėto poezi tė fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetėm krijimtarinė e Nolit , por poezinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Vargje si:

Ku e lamė e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerė-mileti
Anės detit i palarė
Anės dritės i paparė
Pranė sofrės i pangrėnė
Pranė dijes i panxėnė
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur

Janė ngjethėse edhe sot dhe mbeten gjithnjė aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja pėr kryengritjen nė kėtė poezi dallohet nga gjithė krijimtaria tjetėr poetike e Nolit dhe e ka mbėshtetjen nė vetė zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri, tė cilat kishin tronditur prej kohėsh jetėn shoqėrore e politike evropiane. Noli ka shkruar edhe tri lirika intime, ku mė tepėr trajtohet problemi i kuptimit filozofik tė dashurisė si forcė jetėdhėnėse.

Poezia noliane ėshtė njė poezi novatore, sepse pasqyron idealet mė pėrparimtare tė shoqėrisė shqiptare tė viteve 20-30, idealet mė demokratike, me njė forcė artistike tė jashtėzakonshme e me njė formė origjinale. Shprehja poetike e tij pėrbėhet nga njė mendim sintezė liroko-epik, plot duf e sulm me ritme kumbuese tė protestės. Ritmi i marshit i jep kėsaj poezie gjallėri tė vazhdueshme e tone optimiste. Nė vargjet e Nolit realizmi eshte gėrshetuar me frymėn romantike tė ėndėrrės e tė shpresės, po aq ngushtė sa ėshtė gėrshetuar edhe ideja e kryengritjes, e luftės pėr liri shoqėrore me tolerancėn shoqėrore e lirinė e individit Noli ndoqi modelėt poetike klasike, por pati njė ndikim tė ndjeshėm nga poezia popullore. Nė poezinė e tij figuracioni popullor i shkrirė nė zjarrin e frymėzimit dhe me frazeologjinė e zgjedhur e tė pasur tė gjuhės sė folur ka sjellė vargje me njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėse. Duke pėrdorur me mjeshtėri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art personalitete reale historike tė jetės shqiptare.

Krahas veprave tė shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masės dhe pėrpjestimit, gjė qė ndihet edhe nė prozėn e tij tė rrjedhshme, konēize, me njė kompozicion tė saktė. Noli pėrdori fondin e pasur tė gjuhės shqipe, duke aktivizuar edhe fjalė tė vjetra e duke krijuar tė reja, si dhe duke futur nė funksion edhe fjalė tė huaja, ndaj themi se ėshtė ndėr pasuruesit mė tė shquar tė gjuhės sonė.

Personalitet i shquar jo vetėm i letėrsisė, po i gjithė kulturės shqiptare, Noli dha kontribut tė madh nė shumė fusha. Ai ėshtė poet i shquar, historian e biograf, publicist, orator, kritik e dramaturg si dhe pėrkthyes i rrallė, qė me veprat e tij i dha njė ngjyrė tė re letėrsisė shqiptare. Krahas kėsaj ai ėshtė njeriu i veprimit.


Si patriot i madh ai bėri ē'ishte e mundur nė fushėn e diplomacisė pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė dhe pranimin e saj nė Lidhjen e Kombeve. Si demokrat i shquar ai udhėhoqi Revolucionin Demokratik tė Qershorit, i cili edhe pse dėshtoi ngjalli besimin se sistemi feudal i prapambetur do tė shembej shumė shpejt. E gjithė veprimtaria e tij ishte njė bazė e fuqishme pėr zhvillimet e mėvonshme shoqėrore, politike, kulturore artistike nė Shqipėri. Veprat e tij kanė hyrė nė fondin me tė cilin kontribuon populli ynė nė kulturėn botėrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:05 pm

Veprimtaria



Publiēistika

Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publiēistikėn dhe oratorinė. Ato shprehin qartė pikėpamjet e tij thellėsisht demokratike dhe janė si njė kronikė e jetės politike e shoqėrore shqiptare. Karakteristkat kryesore tė tyre janė mendimi i qartė dhe i mprehtė, qėndrimi i drejtė dhe i prerė dhe reagimi i menjėhershėm ndaj ngjarjeve mė tė rėndėsishme kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Noli mbajti fjalime tė zjarrta para shqiptarėve nė SHBA, nė Kėshillin Kombėtar tė Tiranės (1920-30), nė Korēė e Vlorė, nė Lidhjen Kombeve etj. Nė kėto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme tė rėndėsishme siē janė ruajtja e pavarėsisė dhe e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit tė shqiptarit dhe Shqipėrisė, demaskimi i klasės feudale dhe i monarkisė sė A.Zogut, demokratizimi i jetės sė vendit, vlerėsimi i figurave tė shquara tė historisė e kulturės shqiptare e botėrore etj.

Forma e polemikės, kultura me tė cilėn janė trajtuar problemet politike e shoqėrore bėjnė qė kėto shkrime tė zenė njė vend krejt tė veēantė nė publiēistikėn shqiptare.

Kritika letrare

Shkrimet kritike tė Nolit pohojnė jo vetėm gjykimin e thellė dhe kulturėn e gjerė tė Nolit, por edhe qė pikėpamjet e tij mbi artin, mbi letėrsinė janė nga mė pėrparimtaret. Nė to ndihet menjėherė mjeshtėria e Nolit pėr tė shprehur qartė e thjeshtė ēėshtje tė ndėrlikuara e tė diskutueshme tė letėrsisė botėrore. Gjatė analizave qė u bėn veprave tė Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj., Noli sjell gjithnjė pėrballė veprės letrare pėrvojėn jetėsore dhe ligjet e shoqėrisė. Veē kėsaj ai kujdeset nė gjithė shkrimet e tij kritike qė tė konkludojė, duke u bėrė njė jehonė e problemeve shoqėrore mė aktuale botėrore e shqiptare. Introduktet pėr tragjedinė "Otello", "Hamlet", "Makbeth" e "Jul Qezar" , ato pėr Dramėn "Armiku i popullit" e romanin "Don Kishoti" janė jo vetėm analiza tė thella ideoartistike tė kėtyre veprave, tė ideve e personazheve tė ndryshme, por edhe kritika tė ashpra ndaj realitetit e shoqėrisė, si edhe njė aktualizim i disa prej problemeve mė tė mprehta tė jetės shqiptare tė kohės. Veē introdukteve tė mėsipėrme ai botoi dhe shkrime tė tjera kritike, ku gjithnjė lexuesi ndien se si shkrihet nė gjykimin e thellė pėrparimtar, nė vlerėsimin nolian, artisti, studiuesi, eruditi, sociologu, politikani, filozofi e psikologu.

Studimet

Larminė dhe rėndėsinė e veprimtarisė sė Nolit e shtojnė mjaft edhe studimet e tij pėr Skėnderbeun, heroin tonė kombėtar, pėr figurėn e madhe tė Bethovenit ( "Bethoveni dhe Revolucioni Francez") etj.

"Historia e Skėnderbeut"ėshtė vepra sė cilės Noli iu rikthye disa herė. Ai e botoi atė pėr herė tė parė mė 1921 nė Boston dhe pastaj e punoi tė ripunuar anglisht mė 1947 e pėrsėri tė ripunuar nė shqip mė 1949. Pėr tė shkruar kėtė vepėr Noli u mbėshtet jo vetėm te Barleti, por edhe nė dokumente tė reja, qė mundi tė gjejė pas njė pune kėmbėngulėse. Skėnderbeu ashtu si pėr ēdo patriot e artist shqiptar, edhe pėr Nolin ishte figura mė e dashur, qė ai e kishte adhuruar qė nė fėmijėri. Ky adhurim i autorit ndihet edhe nė vepėr nėpėrmjet tonit tė ngrohtė me tė cilin ėshtė dhėnė figura e tij. Gjatė trajtimit tė momenteve kyēe tė jetės sė heroit, Fan Noli ka pėrcaktuar qartė marrdhėniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinjė, qėndrimin e disa vendeve tė fuqishme evropiane ndaj luftės sė Skėnderbeut etj.

Gjithashtu ai ka arritur tė na japė qartė politikėn e brendshme tė kėtij udhėheqėsi legjendar, duke theksuar meritėn e madhe te tij nė formimin e njė shteti tė centralizuar feudal shqiptar, gjė qė nė shekullin e XV nuk ishte realizuar dot nė shumė vende tė Evropės. Pėr tė krijuar atmosferėn e kohės, pėr tė dhėnė ngjyrat e njė bote mesjetare, qė kėrcėnonte tė shkatėrronte botėn evropiane si dhe pozitėn e njė vendi si Shqipėria, ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane . Noli ka thurrur e shkrirė me art tė vėrtetėn historike, dokumentin me gojėdhėnėn e legjendėn. Figura e Skėnderbeut nė veprėn e tij ėshtė shumė e plotė. Ai ėshtė jo vetėm njė udhėheqės popullor, qė shquhet si luftėtar e strateg, por dallohet edhe si burre shteti e diplomat. Pėrshkrimet e betejave heroike dhe tė situatave tė vėshtira janė bėrė me ngjyra tė forta romantike, gjė qė i jep veprės edhe vlera artistike dhe e bėn qė tė lexohet me emocion. Nė kėtė vepėr Noli i jep rėndėsi figurės sė heroit dhe rolit tė tij nė histori, pa nėnvleftėsuar masat .

Ribotimet e veprės e ngritėn cilėsisht atė dhe punėn e kėtij studjuesi si historian. "Historia e Skėnderbeut" e Nolit bashkė me veprėn e Barletit mbeten edhe sot mė tė mirat vepra pėr heroin e madh.

Shqipėrimet artistike

Noli si pėrkthyes i krijoi vetes njė vend nderi nė letrat shqiptare. Por kėtė nuk e arriti vetėm se ai ishte njohės i mirė i disa gjuhėve si greqisht, latinisht, frengjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit pėr tė mėsuar gjuhėt e huaja, Noli njihte mire thesarin e gjuhės amtare e gjithashtu njihte thellė kulturėn botėrore dhe atė kombėtare, kishte aftėsi tė tilla gjykimi dhe shije aq tė hollė sa mundi tė zgjedhė e tė pėrkthejė vepra tė shquara tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėror, qė jo vetėm e pasuronin kulturėn tonė kombėtare por edhe u bėnin indirekt jehonė shumė problemeve aktuale tė realitetit shqiptar.

Punėn e pėrkthyesit Noli e nisi si vazhdues i traditės qė kishte krijuar Kristoforidhi, duke pėrkthyer disa libra tė shėrbesės pėr nevojat e kishės shqiptare, qė posa ishte themeluar. Mė pas ai pėrktheu disa krijime nga Molieri e Stendali dhe mė vonė i hyri punės pėr pėrkthimin e atyre veprave tė rėndėsishme qė do t'a bėnin tė njohur si pėrkthyes jo vetėm nė Shqipėri, por edhe pėrtej kufijve shqiptarė, siē janė: poema "Skėnderbeu" e Longfellout , tragjeditė "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", tė Shekspirit, Dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" tė Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Manēės" i Servantesit ; "Kasollja" e Ibanjezit etj.
Pothuajse tė gjitha kėto vepra Noli i pajisi edhe me parathėnie, ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumė vlerė. Pėrkthimet e Nolit janė vlerėsuar mjaft nga personalitete tė shquar tė kulturės botėrore. Kėshtu albanologu i njohur Norbert Jokli, kur lexoi pėrkthimin e "Rubairave" tė O.Khajamit nga Noli tha : "Pas pėrkthimit tė Filxheraldit, nuk di nė ia kalojnė pėrkthimeve tė Fan S.Nolit ato tė gjermanishtes e tė spanjishtes, qė janė tė dorės sė parė ".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:06 pm

Migjeni - Jeta dhe Vepra (1911-1938)



Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.

Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.

Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.

Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.

Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:06 pm

Poezia e Migjenit



Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė. Duke shpėrthyer drejtpėrdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare nė vitet '30 me protestat, dhembjet, ėndėrrat dhe shpresat pėr tė ardhmen.

Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve".

Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit".

Nė ciklin e parė bėjnė pjesė pesė nga vjershat mė tė mira tė Migjenit. Filli qė i bashkon kėto vepra, ėshtė gėzimi pėr lindjen e "Njeriut tė Ri", prej atyre tė varfėrve tė rritur nė mjerim, tė cilėt janė ngritur nė luftėra tė reja, qė tė mos humbin mė nė lojėn e pėrgjaktė tė historisė, tė mos jenė mė skllevėr tė titajve tė tėrbuar, por zot tė vetes e tė njė bote tė re, ku njeriu tė jetė i lirė dhe askush tė mos e shkelė personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr tė siguruar privilegje tė reja, si ato tė hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Nė kėtė cikėl kemi edhe protestėn ndaj gjendjes sė rėndė tė shoqėrisė shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qė e mbajnė nė vend atė, dhe shpėrthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojė kombin drejt njė agimi tė ri. Nė kėtė cikėl jeton edhe ideja se vetėm nė liri mund tė shpėrthejnė energjitė dhe aftėsitė njerėzore. Nė gjithė ndryshimet, pėrmbysjen e botės sė vjetėr dhe krijimin e botės sė re, poeti njeh si protagoniste rininė. Ajo ėshtė mė e pastra, mė e bukura pjesė e shoqėrisė, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė tė re:

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate, qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand, tė shpėrthejė me vrull.
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
(Kanga e rinisė)

Poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengojė mė lulėzimin e lirisė, ku do tė shpėrthejė hovshėm gjithė ato kėngė, qė ende i flenė nė shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjejė i pari rrezen e ngrohtė tė Diellit tė jetės sė re:

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.

Pėr identifikimin e figurės Diell ka pasur disa pėrpjekje pėr ta zbėrthyer e konkretizuar. Por ato vetėm se e kanė vulgarizuar perceptimin poetik tė poetit. Mjafton tė mbetemi nė simbolikėn e tij dhe ajo thtė gjithēka. Ai ia ndien rezatimin botės sė re, shoqėrisė sė re, e cila do tė jetė e ngrohtė dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do tė mund tė gjallėrojė, tė zgjojė tė rilindė gjithēka qė qėndon ende e ndrojtur, e pėrgjumur nė errėsirė. Thirrja qė Migjeni i drejtonte Rinisė, nė kėtė vjershė ishte kuptimplotė, optimiste dhe tepėr e ngrohtė, intime dhe romantike:

Thueja, kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!

Cikli i dytė i "Vargjeve tė lira" nis me "Poemėn e mjerimit", kryevepėr poetike e Migjenit dhe njė prej krijimeve mė tė bukur tė poezisė shqiptare. Poema ka njė konceptim e trajtim origjinal. Nė fillim poeti sjell figurėn e mjerimit tė konkretizuar nėpėr dhjetėra motive jetėsore. Dhe sė bashku me fytyrėn tragjike tė mjerimit nė jetėn shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja qė mbyt ēdo shoqėri tė ngritur mbi dhunėn. Kjo dhembje e thellė pėrfundon nė protestėn ndaj rendit shoqėror qė e krijon mjerimin, dhe nė ironi dhe sarkazėm ndaj fesė, e cila s'arrit ta ndryshojė kėtė pamje tragjike, megjithė lutjet e mėshirat mijėvjeēare. Pas kėsaj poeti konkludon:

Mjerimi s'do mėshirė, por don vetėm tė drejtė!

Gjithė cikli pavarėsisht nga dhembja e thellė dhe pamja tragjike qė krijohet ka tone optimiste, sepse nuk kemi tė bėjmė me njė dhembje mbytėse, por me dhembje krenare, tė cilat sipas poetit, koha do tė dijė t'i qetėsojė.

Nė kėtė cikėl poeti na jep pėr herė tė parė me shumė art figurėn e punėtorit qė shfrytėzohet kafshėrisht ose endet i papunė, duke thelluar kėshtu pamjen tragjike tė mjerimit.

Gjithashtu nė kėtė cikėl ai trajton edhe temėn antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkėfajtore tė asaj shoqėrie qė pjell mjerimin. Nė ciklin e tretė "Kangėt e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropės kapitaliste para Luftės sė Dytė Botėrore, ku plagėt e tmerrshme shoqėrore dhe krizėn ekonomike pėrpiqen t'i mbulojnė me pseudoart, me vepra e filma sentimentalė qė e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramėn shoqėrore e politike. Po pėrtej kėsaj cipe tė neveritshme poeti sheh botėn e rėndė tė shtėllungave tė tymit e tė avujve, tė djersės e gjakut. Nė tė dy vjershat e kėtij cikli poeti sjell imazhin e njė bote sonambul qė po rrėshqet drejt greminės sė shkatėrrimit, drejt luftės. Kjo botė e zhytur nė mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin njė tragjedi tė re. Pėr t'u orientuar nė kėtė botė tė dehur, poeti kthehet nga bota punėtore e uzinave me thirrjen poetike:

Le tė dėgjojmė kangėn qė mshtillet nė shllung
Avull, nė pika djerse,

Si vazhdim i kėtij mendimi poetik, autori duke dashur qė vėllimi i tij tė ketė njė kompozicion kuptimplotė, vendos vjershėn "Kangė mė vete" ku ai sjell mė konkret imazhin e luftės sė ardhme me shkaktarin e vėrtetė tė saj, fashizmin, qė po hyn si hajn edhe nė Ballkan.

Menjėherė pas kėsaj vjen cikli "Kangėt e Rinisė", qė sė bashku me ciklin "Kangėt e fundit" janė mė intime, mė shprehės tė shpirtit tė poetit, tė vuajtjeve, dėshirave, pasioneve tė tij.

Te "Kangėt e rinisė" bėn pjesė vjersha "Ekstazė pranverore", qė sė bashku me kėngėt e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janė krijimet mė pasionante, mė optimiste e mė me ndjenjė tė poezisė migjeniane. Aty ndihet thellė himni i triunfit tė njė bote tė re, qė do tė jetė gjallėruese si njė pranverė. A do tė arrijė poeti t'a shijojė kėtė pranverė? Parandjenja e njė vdekjeje qė po i afrohet, i jep dhembje poetit qė, ndoshta, s'ka pėr ta parė kėtė botė tė re. Por gėzimi i triumfit tė saj ėshtė kaq i madh sa dhembja vjen nė pėrmasa reale e jo nė trajtėn e pesimizmit.

Te kėto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur tė njė dashurie rinore, ku ėshtė shkrirė pasioni pėr vajzėn, dėshira pėr tė shijuar gjithēka tė bukur, si dhe dashuria pėr krijimin e jetėn nė pėrgjithėsi.

Nė tetė vjershat e fundit, qė i janė shtuar vėllimit mė vonė ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, qė e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rėndojnė gjendjen shpirtėrore tė lexuesit, sepse janė tė natyrshme dhe njerėzore.

Nė disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit tė ekzistencės sė njeriut, tė jetės, tė vetėflijimit pėr tė ardhmen e shoqėrisė, tė botės etj. Trajtimi i kėtyre ideve ėshtė pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, qė mendohet se ėshtė nocion qė ka evoluar, nė krahasim me kuptimin qė i pati dhėnė krijuesi i tij Niēja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk ėshtė pėrbuzėsi i vegjėlisė. Ai ėshtė njė figurė, qė merr pėrsipėr tė udhėheqė masat drejt njė bote tė re, ku tė ketė kuptimin e vėrtetė edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, tė marrė njė kuptim tė ri jeta. Mendimi nė kėto vjersha vjen i turbullt dhe lė shteg pėr t'u interpretuar nė mėnyra tė ndryshme, por ato kanė diēka tė pėrbashkėt, optimizmin, dashurinė pėr njeriun, dashurinė pėr tė renė, pėr tė bukurėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:07 pm

Proza e Migjenit



Problematika, qė trajtoi Migjeni nė tregimet e nė skicat, ishte ajo qė trajtohej nė publiēistikėn dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės. Ndryshimi qėndron nė zbėrthimet e thella dhe pėrgjithėsimet e mėdha tė Migjenit, nė krijimet me njė nivel shumė tė lartė artistik.

Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti nė shtėpi", "Tė ēelėn arkapijat", "Historia e njenės nga ato", "Qershijat", "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", nė tė cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar nė problemet mė thelbėsore dhe dramatike tė saj, qėndrojnė pėrkrah poezisė sė tij mė tė mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė tė sė kaluarės qė u shfaq me tė njėjtėn forcė artistike si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr.

Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike. Nė tregimet e skicat, ashtu si edhe nė poezitė e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtėrore e morale shkatėrrohen nė kushtet e mjerimit e vuajtjeve tė shumta tė jetės sė shtresave tė varfėra. Me dhembje e revoltė ai tregon se si dinjiteti legjendar i malėsorit, nderi i malėsores, dhe i qytetares sė varfėr kanė marrė fund nė luftėn pėr ekzistencė nė vėshtirėsinė pėr t'i siguruar fėmijės njė copė bukė a pėr ta shpėtuar nga vdekja.

Nė krijimtarinė e tij Migjeni shprehu bindjen se pėrderisa tė mos pėrmbyseshin idhujt e jetės sė vjetėr, gjithēka, nė jetėn e qytetit dhe tė fshatit do tė mbetej nė gjendjen ekzistuese, nė mjerim dhe varfėri. Nė prozėn e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytėzimin, qė mbrohen me ligj nga rendi nė fuqi. Ky qėndrim ndaj realitetit, i cili ishte njė kundėrvėnie edhe ndaj krijimeve tė autorėve konservatorė, jepet nėpėrmjet njė konflikti tė fuqishėm, dramatik. Nė kėtė prozė kemi njė ekuilibrim ndėrmjet shpėrthimit lirik tė emocioneve dhe veprimit dramatik e pėrdorimit mjeshtėror tė fjalės. Ai shkroi me dashuri e pikėllim pėr ata njerėz, qė e shkonin jetėn nė kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe pėrbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin nė prozėn e tij si dukuri tė njė jete qė brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazėn e instiktit, ndaj ai arriti tė sjellė nė letėrsinė tonė pėrgjithėsime tė rėndėsishme ideoartistike.

Personazhi i prozės sė Migjenit ėshtė punėtori i papunė, malėsori qė i ka harruar hynitė e tij dhe i pėrgjėrohet kokrrės sė misrit, nėna qė mallėkon pjellėn e vet e qė detyrohet tė shesė vetvehten, e reja dhe i riu tė cilėve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ėndrrat rinore. Nė tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet mė tė rėndėsishme tė kohės dhe u bė shprehės i kontradiktave tė saj.

Personazhet e tij janė tipizme tė plota tė njė shtrese tė caktuar tė shoqėrisė sė kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon me anė tė zbėrthimeve tė thella psikologjike, nėpėrmjet detajeve. Personazheve tė tilla si malėsorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti nė shtėpi"), ose Bakalli ("Tė ēelen arkapijet") e Kola ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot"), janė dhėnė me forcė tė rrallė artistike.

Pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė nė prozė tė Migjenit e zėnė skica dhe fejtoni. Nė kėto krijime tė rėndėsishme realiteti ėshtė pasqyruar me shumė larmi dhe mjeshtėri artistike. Nė prozėn satirike tė tij Migjeni herė kalon nė trajtim konkret tė problemit tė mjerimit, papunėsisė, tė mohimit tė mėshirės kristiane e artit pėr art. ( Njė refren i qytetit tim, Mollė e ndalueme, Nė kishė, Luli i vocėrr, Zoti tė dhashtė, Programi i njė reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qė vret, etj.), herė nė trajtim tė pėrgjithshėm nė formėn e njė eseje filozofike tė problemeve tė dinjitetit tė njeriut, tė sė ardhmes sė vendit, tė ushtrimit tė dhunės pėr tė mposhtur personalitetin e njeriut tė thjeshtė etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun, Ne me Krishtin, Pėrrallė abisine, Gjysėm ose italian, Mėsim gjeografie etj.

Nė veprėn e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithė shėmtimin e saj dhe ai gjithnjė depėrton me art nė kuptimin e kėsaj tė vėrtete. Nė skicat migjeniane ka njė galeri tė tėrė portretesh. Shumė autorė tė brezit tė tij e trajtuan me mjeshtėri skicėn dhe prozėn satirike, por tek asnjė ajo nuk ėshtė aq unike dhe origjinale, e thellė e artistike sa te Migjeni. Nė prozėn e tij Migjeni e mohon realitetin e kohės, gjithēka tė keqe, pa mohuar mundėsinė e pėrmirėsimit tė saj. Ai mohon shfrytėzimin, luftėn imperialiste, konceptin patriarkal, vesin, shfrytėzimin e njeriut, po jo njeriun, mohon deri nė fund anėt e shėmtuara tė jetės, por jo jetėn. Mohimi i tij nuk ushqen pesimizmin, cinizmin, depresionin, prandaj krijimtaria e tij mbetet gjithmonė e re. Tregimi i tij karakterizohet nga sinteza e mendimit, shqetėsimi qytetar dhe psikologjia e thellė e personazheve. Kurse te skicat ku ka pasuri motivesh, Migjeni e shtjellon idenė me anė tė tė njė monologu dramatik tė fuqishėm, i cili nis gjithnjė me ironi dhe pėrfundon me sarkazėm dhe revoltė. Ky monolog u pėrdor edhe nga autorė tė tjerė tė viteve '30, sidomos Nonda Bulka, po te Migjeni ai ėshtė mė i natyrshėm e mė i thellė.

Nė krijimtarinė e Migjenit kufijtė midis skicės e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit tė tij, ironia e sarkazma therėse e sidomos monologu dramatik, bėhen te skicat shprehėse tė konflikteve tė rėndėsishme shoqėrore e politike tė kohės. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete tė realizuara, ėshtė vėshtirė t'i dallosh nga tregimi.

Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato tė Migjenit, shohim se i pari ka njėfarė adhurimi mistik pėr tė kaluarėn, shpreh pakėnaqėsinė pėr realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do tė sjellė diēka tė mirė, i dyti nuk i kundėrvihet realitetit, por pėrpiqet ta riparojė atė dhe tė harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon tė kaluarėn dhe tė tashmen nė emėr tė sė ardhmes, tė cilėn kėrkon t'ia rrėmbejė me forcė kohės.

Tregimi i Migjenit ėshtė satira e mprehtė e njė poeti, qė shpėrthen me njė protestė nga mė tė fuqishmet e letėrsisė sonė tė traditės. Ndaj, ndėrsa Kuteli ėshtė njė prozator i shquar, i talentuar i thellė, e Koliqi njė prozator i kulturuar, Migjeni ėshtė novator. Ai vėshtroi thellė nė shoqėrinė e kohės dhe pasqyroi atė, duke e gjykuar dhe dėnuar rreptė, nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė bukur, pavarėsisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni nė prozė na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit, pėr herė tė parė nė prozė shohim thelbin tragjik tė botės shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmėrinė problematike tė poezisė sonė. Tregimi i tij, bashkė me atė tė Kutelit, shėnojnė njė periudhė pjekurie tė letėrsisė sonė, sepse individi filloi tė vėshtrohej gjithnjė e mė gjerė nė njė raport tė pėrcaktuar me jetėn politiko-shoqėrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:07 pm

Veēoritė artistike



Pikėpamjet e reja politike e shoqėrore, konceptet e pėrpunuara mbi natyrėn e shoqėrisė, mbi njeriun dhe artin, krahas artit tė tij tė ri revolucionar, e bėjnė Migjenin figurėn mė tė madhe tė brezit tė ri tė viteve '30 dhe njė nga shkrimtarėt mė tė shquar shqiptarė.

Me krijimtarinė e tij novatore letėrsia jonė kaloi pėrfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si nė poezi edhe nė prozė pasqyroi me realizėm tė thellė shoqėrinė shqiptare tė kohės, jetėn e shtresave mė tė vogla tė qytetit dhe fshatit, iu kundėrvu deri nė mohim rendit nė fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar dhe arriti tė japė njė tablo realiste tė viteve '30.

Nė krijimtarinė e tij, pėr herė tė parė pėrftohen figura dhe portrete tė plota e shumė tė fuqishme tė malėsorit e punėtorit, tė gruas shqiptare e cila ishte viktimė e njė shfrytėzimi tė dyfishtė.

Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi janė tipare karaktristike tė poezisė sė tij, e cila shquhet pėr konceptimin dhe sistemin origjinal tė figuracionit. Kurse nė prozė ai u shfaq si mjeshtėr i portretizmit dhe i dhėnies sė psikologjisė sė tipave tė ndryshėm, qė pėrfaqėsojnė shtresa e klasa tė ndryshme. Si nė poezi dhe nė prozė, ai solli njė satirė shoqėrore e politike tė fuqishme.

Nė poezi ai trajtoi vjershėn dhe poemėn pa subjekt me varg tė lirė, qė shquhet pėr mendimin sintezė dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Nė prozė ai lėvroi tregimin psikologjik, skicėn, prozėn satirike, qė shquhet pėr tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhėn e gjallė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:37 pm

Lasgush Poradeci - Jeta dhe Vepra (1899 - 1987)



Lasgush Poradeci lindi mė 27 dhjetor 1899 nė Pogradec, nė njė familje me tradita atdhetare. Nė moshėn 10-vjeēare e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun. Mė 1921 ai shkoi nė Rumani, pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht ai u lidh me lėvizjen atdhetare tė kolonisė shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i Kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t'i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane.Nė dallim nga poetėt e Rilindjes, qė megjithė origjinalitetin e tyre kishin tipare tė pėrbashkėta, poetėt e shquar tė periudhės sė Pavarėsisė Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janė krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri. Nė veprėn e kėtij romantiku tė fundit tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare.

Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė.

Nė vitin 1933, u botua vėllimi i tij i parė "Vallja e yjeve", dhe mė 1937, u botua vėllimi i dytė "Ylli i zemrės". Pas Luftės sė Dytė Botėrore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinė krijuese, por u mor edhe me pėrkthime. Ai shkroi, veē tė tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun. Gjithashtu, pėrktheu disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore si "Eugjen Onjegin" tė Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tė Bllokut, Poemat e Hajnes, tė Majakovskit e Miēkieviēit, lirikat e Gėtes dhe Hajnes, poezi tė Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesė, Bajronit; Shellit, Bėrnsit, tė Emineskut etj.

Mė 12 nėntor tė vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lėnė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturė sonė si Eqerem Ēabej, Skėnder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli etj. Si njė personalitet i shquar dhe poet i vėrtetė ai nuk ua nėnshtroi kurrė artin e tij kėrkesave dhe synimeve tė diktaturės. Pėr kėtė arsye ai u la nė njė gjendje ekonomike tė rėndė dhe pothuaj nė harresė nga shtypi zyrtar. Vetėm nė vitin 1989 mundi tė botohet vepra e tij e plotė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -