Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė 5 5 1
Share | 
 

 LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:40 pm

Haki Stėrmilli - Jeta dhe Vepra (1895 - 1953)



Midis tė paktėve prozatorė tė letėrsisė sė periudhės sė Pavarėsisė, Haki Stėrmilli ndonėse jo mė i shquari u bė njė nga mė tė njohurit me romanin "Sikur tė isha djalė". Haki Stėrmilli lindi nė Dibėr tė Madhe mė 1895. Pasi mbaroi gjimnazin e Manastirit i ushqyer me idetė e Rilindjes, ai u mor me veprimtari atdhetare. I detyruar nga mizoritė e shovinizmit serb, ai largohet nga vendlindja dhe vendoset me gjithė familjen nė Shqipėri. Mė 1920-24 mori pjesė nė lėvizjen demokratike shqiptare dhe u zgjodh sekretar i shoqėrisė "Bashkimi" pas vrasjes sė Avni Rustemit. Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit Stėrmilli si shumė demokratė shqiptarė iku jashtė vendit.

I ngarkuar me detyra politike, Haki Stėrmilli shkoi nė Jugosllavi, po aty u arrestua nga autoritetet serbe dhe iu dorėzua qeverisė sė Zogut, qė e dėnoi me burgim. Pas pushtimit tė vendit nga fashistėt ai u hodh nė lėvizjen nacional-ēlirimtare dhe u bė kryetar i Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar tė qarkut tė Dibrės. Pas luftės ai u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor dhe punoi si drejtor i Biblotekės Kombėtare. Vdiq nė vitin 1953.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:40 pm

Sikur tė isha Djalė (analiza)



Romani "Sikur tė isha djalė" ishte njė jehonė e kėsaj lėvizjeje shoqėrore dhe njė nga veprat ku ajo u pasqyrua mė gjerė e nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.

Romani ka formėn e njė ditari, tė mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nėpėrmjet shėnimeve tė saj lexuesi njihet me jetėn e pėrditshme tė njė familjeje tė zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqėrore, edhe pozita e mjeruar e gruas nė familje, e cila duhet tė bėjė njė jetė tė mbyllur brenda mureve tė shtėpisė e sipas ligjeve patriarkale. Bota shpirtėrore, ndjenjat dhe dėshirat e saj duhet tė ndrydhen e tė shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal nė familje dhe nė shoqėri. Pėr sa kohė jeton nė familjen e saj, duhet tė vendosė pėr gjithēka babai, e kur tė martohet, tė vendosė burri. Kėshtu, ajo ėshtė njė skllave, qė duhet tė lindė fėmijė tė cilėt do tė bėhen pėrsėri viktimė e kėtyre ligjevetė egra sunduese nė shoqėrinė shqiptare tė viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijėra vajza, vuan nga kėto ligje tė egra, qė nuk pyesin pėr ndjenjat, pėr dashurinė e pėr dinjitetin e saj. Por nė dallim nga ato, ajo nuk do tė nėnshtrohet, nuk do tė mbysė gjithēka qė pėr tė ėshtė e shenjtė dhe nis tė kundėrvihet. Kundėrvėnia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon qė me dėshirėn e saj pėr tė vajtur nė shkollė, me pėrpjekje pėr tė zgjeruar kulturėn nėpėrmjet librave, me protestėn pėr tė mos u mbuluar me ferexhe etj. Dashuria pėr Shpendin, tė cilin e njohu rastėsisht te shoqja e saj, megjithse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetėn e mjerė prej jetimeje e prej vajze tė mbuluar me ferexhe, kthehet nė njė tragjedi pėr tė. Nga njėra anė dashuria e saj bėhet tepėr dramatike pėr shkak tė fanatizmit tė egėr, izolimit brenda mureve tė shtėpisė, nga ana tjetėr , mungesa e ndonjė shprese se mund tė bashkohej ndonjėherė me Shpendin nė kushtet kur pėr gjithēka duhet tė vendoste i ati, i cili as qė mendon se vajza mund dhe duhet tė ketė ndjenjat dhe dėshirat e saj qė duhen nderuar. Vendimi i tij pėr ta martuar Dijen me njė burrė tė moshuar, sepse ėshtė tregtar i pasur, e shkatėrron pėrfundimisht jetėn e saj.

Gjithnjė e hajthme, e dobėt, e trishtuar, e zhytur nė mendime tė zymta e munduar nga pamundėsia pėr t'u takuar me tė dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithēka do tė pėrfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papėrfillur dhe e pėrbuzur nga shoqėria, ajo sėmuret rėndė nga turbekulozi dhe vdes, pak kohė pasi e kanė martuar me pėrdhunė. Edhe pėrpjekjet e disa njerėzve me pikpamje pėrparimtare tė fisit tė saj, edhe pėrpjekjet e Shpendit pėr ta rrėmbyer e pėr tė kur nga Shqipėria dėshtojnė. Fati i ēdo vajze ishte pėrcaktuar; nėnshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dėshirave dhe e dashurisė, ndryshe e priste turpėrimi dhe asgjėsimi fizik. Por kjo kundėrvėnie tragjike e humbet, deri diku, forcėn e saj pėr shkak tė disa dobėsive artistike tė romanit siē janė p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese; qė janė dhėnė nga pozita sentimentale e jo realiste, tė cilat shpesh zėvendėsojnė veprimin konkret tė personazheve me ankime, psherėtima etj. Megjithatė vepra, sidomos nė kohėn kur doli, e tronditi opinjonin publik dhe pati njė jehonė tė madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur nė luftėn e vet kundėr botės sė vjetėr, kundėr normave etiko-morale tė saj, pavarėsisht se nuk arrin dot dhe s'kishte se si, nė mėnyrė individuale, tė gjentė njė rrugėzgjidhje pėr njė problem aq tė rėndėsishėm shoqėror. "Duhet tė luftojmė nė daēim tė rrojmė si njerėz" - shkruan ajo nė ditarin e saj. Por dihet qė kundėrvėnia individuale ndaj shoqėrisė ėshtė gjithmonė dramatike ose tragjike. Asnjė mjet, asnjė motiv qė sjell autori nė vepėr, nuk e shpėton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herė qė autori nuk arrin tė sjellė njė zgjidhje tė drejtė me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtė vendit. Po, nė tė vėrtetė, ky nuk ėshtė njė gjykim i saktė. Autori pikėrisht duke sjellė dėshtimin e kėsaj pėrpjekjeje, i tregon lexuesit se s'mund kurrsesi qė kjo tė jetė zgjidhja. Ky motiv ėshtė ndoshta nga mė realistėt nė roman. Jo ikja nga e keqja, po pėrplasja e lufta me tė mund tė sjellin ndryshime nė ligjet dhe opinjonin e egėr e tė prapambetur shoqėror.

Dija ėshtė personazhi mė i realizuar nė roman, me njė botė tė bukur shpirtėrore, me njė psikologji tė qartė dhe natyrė tėrheqėse. Ajo i kundėrvihet krejtėsisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithė mėnyrėn e organizimit tė jetės familjare e shoqėrore shqiptare.

Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janė mė tepėr skicime.

Proza e Stėrmillit ka tiparet e njė proze sentimentale me meditime tė shumta e pėrshkrime tė imta tė vuajtjeve e tė dashurisė, po edhe me shprehje moralizuese e deklarime retorike, tė cilat i japin asaj ngjyra pak artificiale dhe mangėsi nė zbėrthimin psikologjik tė personazheve. Megjithatė, aty ka mjaft ndjenjė e dhembje tė sinqertė, gjė qė e tėrheq lexuesin. Kėto tipare lidhen, nė radhė tė parė me natyrėn artistike tė Stėrmillit si shkrimtar sentimental. Po, duke qenė se ato ndihen edhe nė disa prozatorė tė tjerė tė viteve `20-`30 si Postoli, Grameno, deri diku edhe te Spase etj., mund tė themi se janė edhe tipare tė prozės sonė ende tė dobėt, e cila nė kėtė kohė megjithėse pėrpiqet tė trajtojė probleme shoqėrore tė rėndėsishme tė realitetit shqiptar, mbeti sentimentale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:42 pm

Nonda Bulka - Jeta dhe Vepra (1906 - 1972)



Nonda Bulka u njoh nė letėrsinė e viteve `30 me psudonimin Chri-Chri. Shkrimet e tij, fejtone e skica, ai arriti t'i pėrmblidhte mė 1934, nė vėllimin "Kur qan e qesh bilbili". Gjithashtu, ai botoi edhe mė pas proza poetike, skica humoristike e disa pėrkthime nga letėrsia franceze.

N. Bulka ėshtė njė ndėr shkrimtarėt ė parė tė viteve `30 qė me krijimet e tij solli kritikėn e protestėn e hapur kundėr regjimit tė Zogut, demaskimin e shoqėrisė sė prapambetur feudale, njė qėndrim tė prerė antiklerikal si dhe denoncimin e politikės imperialiste tė kohės, motive kėto qė mė pas u trajtuan pothuaj nga tė gjithė autorėt e rinj tė viteve `30 e sidomos nga Migjeni.Nėpėrmjet fejtonit e skicės Nonda Bulka arriti tė bėjė pėrgjithsime me vlerė. Duke qėnė nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė lėvizjes demokratike tė kohės dhe i ushqyer nga idetė revolucionare, ai e mohoi tė vjetrėn, reaksionaren nė fushėn politike e shoqėrore, nė planin kombėtar e ndėrkombėtar me anė tė njė satire therėse.

Proza e tij ka trashėguar tiparet mė tė mira tė satirės sonė, sidomos asaj pamfletike, duke e zhvilluar atė mė tej.

Me anė tė humorit ky shkrimtar arrin tė trajtojė shqetėsimet e veta, qė janė edhe ato tė kohės, dhe krijon tek lexuesi emocione e nėnqeshje tė hidhura pėr probleme qė lidhen me jetėn e vėshtirė tė vegjėlisė, me rrugėn e zhvillimit tė kulturės kombėtare, me luftėn imperialiste, me klerin e fenė, me normat morale patriarkale e tė vjetėruara etj.N. Bulka ėshtė tipi i gazetarit qė nuhat menjėherė problemet mė nevralgjike tė jetės sė pėrditshme shoqėrore dhe shpėrthen me ironi e sarkazėm, por si njė temperament i rrėmbyer, me gjaknxehtėsi. Ky shpėrthim jo gjithmonė mund tė barazohet me revoltėn ose protestėn e fuqishme. Skicat, fejtonet dhe shkrimet mė tė mira tė tij janė : "Vija e vdekjes". "Intervistė me Shėn Pjetrin, "„Kujtime tragjikomike", "Kur piqet Muhameti me Krishtin" , "Pėrralla abisine" , "Gjysėm ose italian" , "Mėsim gjeografie" etj.

Bulka ashtu si Migjeni mė vonė, do tė pasqyrojė nė krijimtarinė e tij mjerimin, zymtinė, e jetės sė vegjėlisėshqiptare me krijime tronditėse si "Mėm` e bir" , "Lipėsi" , "Njeriu misterioz" etj, duke demaskuar padrejtėsinė shoqėrore pa kėrkuar mėshirė. Pėr energjinė dhe shpejtėsinė, me tė cilėn ai iu pėrgjigj kėrkesave tė ditės, pėr shumllojshmėrinė, e problemeve qė trajtoi, pėr qartėsinė e mendimit ai dallohet nga shumė bashkohės tė tij. Por disa herė ai s'arriti tė shmangte pėrsėritjet e disa motiveve e temave dhe nuk i shpėtoi njė fryme tė plotė mohuese e ndonjė toni pesimist. Nė tėrėsinė e veprės sė tij publicistike ndihet e tėrė koha, gjithė realiteti, por sidoqoftė ajo mbetet brenda kufijve tė fejtonit e skicės, ashtu si ajo e Q. Stafės dhe V.Stafės. Nė to mė tepėr revoltė se konflikt artistik, por lėvrimi i tyre pati rėndėsi pėr zhvillimin e mėtejshėm tė prozės artistike. Kjo krijimtari, duke formuar tiparet, qoftė edhe fillestare tė njė letėrsie militante, solli nė tregim temėn e ditės, ndihmesėn pėr thellimin e realizmit kritik dhe pėr afrimin gjithnjė e mė shumė tė letėrsisė me jetėn, tė gjuhės sė saj me gjuhėn e gjallė e tė pėrditshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė   Thu Feb 19, 2009 9:42 pm

Mitrush Kuteli - Jeta dhe Vepra (1907 - 1967)



Mitrush Kuteli ėshtė pseudonimi i Dhimitėr Paskos, i njėrit prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.

Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa vdiq, mė 4 maj 1967, si pėrkthyes.Mitrush Kuteli, si njė personalitet demokrat qė i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dėnua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojė punėn e tij krijuese nė kushte tė vėshtira ekonomike dhe i lėnė nė harresė nga shtypi zyrtar.

Veprimtarinė letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj qė kishin njė frymė antizogiste nė gazetėn "Shqipėria e re", nė Kostancė (Rumani).

Vepra letrare tė tij janė vėllimet: "Netė shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatės", "Dashuria e berberit Artan", "Shėnimet letrare", "Sulm e lotė", "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengė", "Havadan mė havadan", "Tregime tė moēme shqiptare" etj. Si pėrkthyes ai pasuroi kulturėn shqiptare me Kryevepra tė letėrsisė botėrore si "Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenjevit, "Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė Gogolit, "Zotėrinj Gollovlinovė" tė Sllatikov Shēedrinit, vepra tė Gorkit, tė A.Tolstoit, tė Paustovskit poezi tė Pablo Nerudės etj.

Tregimet e Kutelit ose rrėfimet, siē i quan ai, pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė prozė realiste me tėrė shqetėsimet e jetės sė fshatit malor tė Jugut. Nė tregimin e tij gjejmė traditat mė tė mira tė letėrsisė sonė, pėrsa i pėrket rrymės sė thellė demokratike. Personazhi i tregimit tė Kutelit ėshtė fshatari shqiptar, i dhėnė nė marrdhėnie e raporte komplekse me klasėn feudale, nė luftėn e tij pėr mbijetesė nė njė shoqėri ku sundon anarkia. Nė rrėfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit shqiptar, po, duke shprehur pakėnaqėsinė ndaj realitetit ose shqetėsimin pėr fatin dhe dinjitetin e njeriut tė thjeshtė e pėr vlerat shpirtėrore tė tij nė kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu nė opozitė edhe me shoqėrinė e kohės. Pra e kaluara nė rrėfimin kutelian u bėn jehonė mjaft problemeve tė realitetit shqiptar tė kohės, si gjendjes sė rėndė tė fshatarėsisė, shfrytėzimit tė egėr feudal, pėrpjekjeve dhe luftrave tė saj pėr tė ruajtur lirinė e pėr tė jetuar me dinjitet.

Nė kėto tregime pasqyrohen edhe disa plagė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare si: kurbeti e vėllavrasja.

Njė fshat i tėrė shuhet nga veprimet ēnjerėzore tė beut, mali mbushet me kaēakė tė betuar pėr hakmarrje, dashuria fshihet thellė e mė thellė, shpirti i mėrgimtarit digjet nga malli pėr vendin e vet, gėrmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fėmijėt i kthejnė hallet e rėnda tė prindėrve tė tyre nė motive tė lojės sė pafajshme dhe kėshtu fillojnė tė ndjejnė peshėn e jetės.
Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorėt", "Gjonomadhė e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natė muaji Shembiteri", "Natė marsi", "Qetėsi para fėrtyne" etj.

Dramaciteti i kėtyre tregimeve ėshtė gėrshetuar me njė humor shumė tė hollė, qė vjen gjithnjė organikisht, si sfidim i tragjicitetit. Ai pėrfaqėson optimizmin karakteristik tė thjeshtė e me pasione tė fuqishme.Tregimet e para tė Kutelit u shquan pėr lirizmin dhe pėrshkrime dehėse, kurse tė tjerat u shquan pėr thellėsinė dhe vėrtetėsinė e pėrshkrimit tė jetės.

Historiani, etnografi e filozofi janė shkrirė me poetin, qė i kėndoi rrjedhshėm nė prozė jetėsinė e popullit tė tij. Tregimet mė tė mira tė tij si: "Xha Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Kujtimet e kujtimeve" etj, karakterizohen nga vėrtetėsia e pasqyrimit nga ngrohtėsia e ndjenjės dhe bukuria e mendimit. Nė gjithė krijimtarinė e tij gjejmė pėrjetėsimin e krahinės, tė gjithė malėsisė sė Pogradecit. Ai i bėri nė prozė krahinės sė tij atė pėrjetėsim qė i bėri Lasgushi nė poezi.

Proza kuteliane dallohet pėr lidhjen e saj tė gjallė me traditėn gojore, pėrrallėn, legjendėn e sidomos me baladėn e Jugut, qė ndikuan thellėsisht nė krijimtarinė e tij. Ky ndikim ndihet nė mėnyrėn e dhėnies sė personazhit, nė formėn e shpalosjes sė fantazisė e nostalgjisė, nė mėnyrėn e trajtimit tė motiveve e detajeve tė shumta epike e lirike, tė dhėnies sė botės shpirtėrore, tė personazheve, nė ngjyrat e ndezura dhe tonet e ngrohta, nė zhdėrvjelltėsinė e gjuhės, nė humorin dhe ironinė e hollė dhe humanizmin e thellė. Asnjė prozator shqiptar nuk ėshtė mbėshtetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada e rapsodia. Nė tregimet e Kutelit, tė konceptuara nė pėrgjithėsi nė trajta epike, ndihet poezia e njė jete tė lashtė shqiptare tė rizgjedhur nga shpirti i kombit. Nė disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit", "I pasuri qė ish i varfėr fort", "I vdekuri dhe i gjalli", "Rinė Katerinėza" etj. Kuteli kėrkon njė pėrsosje shpirtėrore, njė drejtim tė njeriut ndaj sė mirės dhe humanes sipas filozofisė kristiane. Ato karakterizohen nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa mė e madhe e krijimeve tė kėtij autori, janė tregimet mjeshtėrore, qė e ngritėn prozėn tonė tė shkurtėr nė njė shkallė tė lartė ideoartistike. Proza e Kutelit ėshtė e fuqishme me frymė tė theksuar popullore, me njė gjuhė shumė tė pasur e tė pėrpunuar. Nė pėrgjithėsi ajo ėshtė realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike. Pothuaj nė tė gjitha tregimet, ngjarjet zhvillohen nė tė kaluarėn. Por kjo e kaluar ėshtė njė mjedis ku ai qėmton probleme e motive tė rėndėsishme tė kohės. Ai vėshtron nė tė kaluarėn, pėr tė sjellė jehonėn dhe shembullin e gjithēkaje tė mirė, qė ruajti populli ynė nga rebeshet e kohės.

Proza e Kutelit bėn pjesė nė fondin e artit tė letėrsisė sonė. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtėsinė e poezinė e saj dhe ėshtė shembull i mbėshtetjes krijuese nė traditėn popullore. Nė vitet '30 ky autor kontribuoi shumė shumė pėr ngritjen ideoartistike tė prozės sonė tė shkurtėr nė nivelin e poezisė, sepse deri atėherė ajo kishte mbetur prapa saj.

Mitrush Kuteli zė njė vend tė veēantė nė kulturėn shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerėsimi i drejtė e botimi qė u bėri ai veprės sė dy poetėve tė shquar tė viteve 20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atė nė radhėn e kritikėve tė talentuar shqiptarė, me shije tė pėrparuar, me intuitė artistike, gjykim tė thellė e kulturė tė gjerė. Ai gjithashtu mbetet njė folklorist i apasionuar. Materialet qė ai mblodhi me durim e kujdes, i pėrmblodhi nė vėllimin "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", Fryt i pėrpunimit me mjeshtėri i materialeve folklorike ishte edhe vėllimi "Tregime tė moēme shqiptare" etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

LETĖRSIA SHQIPTARE - Letėrsia e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -