Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi52.65
Share | 
 

 Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:22 am

Dyzetvjetori i demonstratave tė vitit 1968 (1)


Cilat ishin rrethanat shoqėrore-politike nė Kosovė nė vitin 1968?




Selatin NOVOSELLA

Disa ngjarje nė arenėn ndėrkombėtare nuk ishin pa ndikim nė jetėn politike nė Kosovė dhe mė gjerė. Megjithatė, ndikim dukshėm mė tė madh do tė kenė protestat dhe demonstratat studentore e tė rinisė nė Gjermaninė Perėndimore, nė Francė, nė Itali, nė Angli dhe nė Spanjė

Lufta nacionalēlirimtare e popullit vietnamez nė vitin 1968 kishte arritur kulmin. Kjo luftė, e udhėhequr nga Fronti i Ēlirimit Kombėtar, qė synonte ēlirimin e Vietnamit Jugor dhe bashkimin me Vietnamin Verior, si shtet amė, kishte ngjallur shpresa te shumė popuj tė robėruar. Lėvizja Ēlirimtare Kombėtare, e cila vazhdonte tė vepronte nė forma tė ndryshme nė Kosovė dhe vise, me Vietnamin i krahasonte viset e mbetura jashtė Shqipėrisė londineze, kurse me Vietnamin e Veriut e krahasonte shtetin amė tė shqiptarėve - Shqipėrinė. Andaj, nė bashkimin e dy Vietnameve shihte shpresėn dhe shembullin e ribashkimit edhe tė shqiptarėve nė njė shtet tė pėrbashkėt.
Nė anėn tjetėr, lufta izraelite-egjiptiane e vitit 1967, tashmė kishte marrė pėrmasa tė pėrgjithshme arabe, ku barrėn kryesore vazhdonte ta bartte populli mė i shtypur nė atė rajon tė Lindjes sė Afėrme - populli palestinez. Edhe kjo luftė ēlirimtare e palestinezėve shihej me shumė simpati nga Lėvizja Kombėtare Shqiptare, duke bėrė pėrpjekje qė ta pėrkrahte dhe ta mbėshteste atė, qoftė edhe moralisht dhe gojarisht, nė territoret e okupuara shqiptare nė ish-Jugosllavi.
Viti 1968 nė Evropė do tė mbetet nė kujtesė pėr aktin e paprecedencė tė okupimit tė Ēekosllovakisė nga ana e shteteve "aleate", anėtare tė Traktatit tė Varshavės, tė udhėhequra nga Bashkimi Sovjetik. Nė shenjė mospajtimi me kėtė akt tė okupimit, Shqipėria edhe formalisht tėrhiqet nga Traktati i Varshavės, ndonėse, objektivisht, nga ky pakt ajo ishte tėrhequr qė nga viti 1961. Duke pėrshėndetur kėtė tėrheqje tė Shqipėrisė nga ky traktat politiko-ushtarak, Ismail Kadare, shkruante

"Duke sfiduar
Tensionin, shantazhet, traktatin e grisur
Njė grua vrapon t'i japė njė bir tė ri
Kėsaj kohe tė madhe plot shqetėsime"

Kėto ngjarje nė arenėn ndėrkombėtare nuk ishin pa ndikim nė jetėn politike nė Kosovė dhe mė gjerė. Megjithatė, ndikim dukshėm mė tė madh do tė kenė protestat dhe demonstratat studentore dhe tė rinisė nė kėtė vit, qė do tė shpėrthejnė nė Gjermaninė Perėndimore, nė Francė, nė Itali, nė Angli dhe nė Spanjė. Rinia studentore nė kėto shtete mė tė zhvilluara tė Evropės Perėndimore nuk do tė pajtohet me statusin e saj nė shoqėri, ndonėse i gėzonte pothuajse shumicėn e privilegjeve tė jetės bashkėkohore. Njėri prej organizatorėve dhe ideatorėve tė demonstratave tė vitit 1968, Adil Pireva, me tė drejtė konstaton: "Rinia studentore botėrore kishte rėnė nė njė rezignacion a dėshpėrim tė madh nga rrethanat politiko-shoqėrore tė kohės, qė karakterizoheshin nga njė luftė e ftohtė, e cila kishte zėvendėsuar luftėn e armatosur. Ajo nuk pajtohej me kohėn, nė tė cilėn jetonte, por s`dinte ēka donte. Dinte ēka s`donte, por s`dinte ēka donte".
Universitetet e kėtyre shteteve ishin bėrė arena ku pėr ēdo ditė rinia kacafytej me organet e pushtetit dhe kėshtu rrezikonte qė kjo pakėnaqėsi tė merrte pėrmasa mė tė gjera. Konfliktet ishin aq tė rrepta sa shpesh pėrfundonin me lėndime, me plagosje dhe me dėme tė konsiderueshme materiale.
Rinia shqiptare nė Kosovė dhe viset e tjera, demonstratat e rinisė studentore nė Evropėn Perėndimore, nė vitin 1968, i shikonte me simpati, edhe pse kėrkesat e shtruara nuk pėrputheshin me ato tė rinisė shqiptare, ngase ato ishin tė natyrės, kryekreje, kombėtare, si pjesė e popullit tė robėruar nė ish-Jugosllavi. Pushteti jugosllav fare pak informonte pėr demonstratat dhe protestat e rinisė nė shtetet e Perėndimit, nga droja e arsyeshme se nga ato ngjarje do tė merrte shembull, jo vetėm rinia kosovare por, pėrgjithėsisht, edhe ajo jugosllave.
Shembulli i vetėdjegies sė studentit Jan Pallah nė Ēekosllovaki, nė shenjė proteste pas okupimit nga Traktati i Varshavės, shembujt e luftės ēlirimtare nė Vietnam dhe nė Palestinė, shembujt e protestave masive tė rinisė studentore nė shtetet demokratike tė Evropės Perėndimore, do tė ndikojnė mjaft nė pėrgatitjen shpirtėrore pėr organizimin e demonstratave kosovare tė vitit 1968.

Ndryshime me ndikim
Viti 1968 nė ish-Jugosllavi do tė karakterizohet me konsolidimin e rrethanave nė tė gjithė lėmenjtė jetėsorė, rrethana kėto tė krijuara pas Plenumit tė Katėrt tė Brioneve tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė (1 korrik 1966). Deformimet e shumta qė ishin bėrė nga Shėrbimi i Sigurimit Shtetėror (i njohur nė popull si UDB-ja), ndonėse jo nė atė masė sa edhe nė Kosovė, tashmė, kishin dalė nė sipėrfaqe nė tėrė ish-Jugosllavinė. Pėr kėtė arsye, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, tė gjitha republikat dhe krahinat nė ish-Jugosllavi dėshironin tė arrinin atė qė shumė kohė ishte e ndaluar me masa tė ndryshme administrative e policore. Megjithėse pas kėtij plenumi historik kishin ndodhur disa ndryshime fillestare nė jetėn politike, ekonomike dhe shoqėrore nė ish-Jugosllavi, burokracia, sidomos ajo serbe, ende ishte aq e fuqishme sa ia zinte frymėn ēdo iniciative dhe veprimtarie sado tė vogėl demokratike qė ndodhte.
Si nė tė gjitha shoqėritė, ku rinia ėshtė ajo qė kėrkon ndryshime mė tė shpejta dhe mė radikale, edhe nė ish-Jugosllavi, nė vitin 1968, rinia studentore e ngriti zėrin e protestės nė mėnyrė tė vendosur nė demonstratėn e Beogradit, nė muajin qershor tė vitit 1968. Nė demonstratėn e Beogradit, nė tė cilėn mori pjesė edhe njė numėr i studentėve shqiptarė qė studionin nė Universitetin e Beogradit, kėrkesat kryesore u orientuan nė sferėn e standardit tė studentėve, nė kushtet e studimeve, kundėr burokracisė qė i bllokonte tė gjitha iniciativat konstruktive, nė largimin e disa udhėheqėsve tė lartė partiakė dhe shtetėrorė, etj.
Demonstratėn e Beogradit tė vitit 1968, si dhe ato tė shteteve perėndimore, studentėt dhe rinia shqiptare nė Kosovė dhe mė gjerė i shikonte me respekt dhe me simpati. Mirėpo, te kėto demonstrata, rinia shqiptare nuk gjente synimin e saj kryesor - kėrkesėn pėr liri kombėtare, e cila u mungonte shqiptarėve. Megjithatė, nė Kosovė kishte ide dhe propozime qė tė organizoheshin demonstrata nė shenjė pėrkrahjeje tė kėtyre aktiviteteve. Pėr organizimin e demonstratave tė pėrkrahjes, kishte iniciativė edhe nga vetė studentėt e Beogradit. Mirėpo, rinia shqiptare kishte kėrkesa dhe brenga shumė mė tė mėdha, shumė mė tė ngutshme dhe shumė mė tė rėndėsishme. Ajo planifikonte tė organizonte demonstrata me karakter kombėtar, nė tė cilat kėrkesė bazė do tė ishte e drejta pėr vetėvendosje politike. Pėrkundėr synimeve tė ndryshme, lirisht mund tė thuhet se demonstratat e Evropės, dhe ato tė Beogradit, ndikuan nė shpejtimin e organizimit tė demonstratave edhe nė qytetet shqiptare nė ish-Jugosllavi.

Kosova frymon mė lirshėm
Ndryshimet e shumta pozitive qė kishte sjellė Plenumi i Katėrt i Brioneve vėreheshin nė shumė lėmenj tė jetės nė Kosovė. Sikur u harrua e kaluara e hidhur dhe shpeshherė tragjike, e karakterizuar me likuidimet nė masė pas Luftės sė Dytė Botėrore, me aksionin e grumbullimit tė armėve nė vitin 1956, me presionin pėr shpėrngulje nė Turqi, me burgosjet e pandėrprera tė shumė atdhetarėve dhe me keqtrajtimin e tyre gjatė hetimeve dhe gjatė mbajtjes sė dėnimeve tė gjata, tė cilat pėrfundonin edhe me vdekjen e tė burgosurve, me masat e tjera drakoniane tė pushtetit serbo-jugosllav, etj. Sikur mbretėronte, pas kėtij plenumi, njė frymė mė e durueshme nė jetėn politike tė shqiptarėve. Shkurt, edhe pse kėto ndryshime nuk kishin ndonjė karakter mė tė thellė, shqiptarėt merrnin frymė pak mė lehtė.
Pas Plenumit tė Brioneve, me propozimin e prokurorit krahinor, Rezak Shala, filloi zbritja e dėnimeve pėr shumė tė burgosur politikė, kurse disa prej tyre u liruar plotėsisht nga vuajtja e mėtutjeshme e burgut. Kishte filluar ribotimi i veprave tė ndryshme, tė ardhura nga Shqipėria, si: "Historia e Skėnderbeut" e Marin Barletit, "Fjalori i gjuhės shqipe", "Hasta la vista" e Petro Markos, "Historia e letėrsisė shqipe", etj. Filloi shfaqja e shumė pjesėve teatrore, deri nė atė kohė rreptėsisht tė ndaluara, si: "Trimi i mirė me shokė shumė", "Cuca e maleve", "Plaku i maleve", "Shtatė shaljanėt", "Migjeni", etj. Shfaqej filmi i koproduksionit shqiptaro-sovjetik "Skėnderbeu", si dhe botoheshin shumė fotografi tė Skėnderbeut dhe embleme tė tij. Shoqėritė e ndryshme kulturo-artistike, si: "Ramiz Sadiku" e Prishtinės, "Liman Kaba" e Dibrės, "Hajdar Dushi" e Gjakovės, e shumė tė tjera, nė repertorin e tyre kishin aso kėngėsh saqė sallat, siē thonė, ndizeshin nga brohoritjet dhe nga duartrokitjet e publikut tė pėrmalluar dhe tė etur pėr muzikė shqiptare. Kjo ishte e natyrshme, ngase kėto kėngė ishin kėngė me tematikė nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar. Sidomos kėngėt pėr Skėnderbeun, pėr Bajram Currin, pėr Dedė Gjo Lulin, pėr Azem e Shote Galicėn, pėr Tefik Ēangėn, pėr Emin Durakun, pėr Ganimete Tėrbeshin, etj., priteshin me ovacione dhe me brohoritje tė pakufishme. Viti 1968, nė Kosovė, pėr shumėēka mund tė thuhet se ishte Mot i kremtimit tė pėrvjetorėve, po edhe i zhvillimit tė ngjarjeve historike. Ishte Vit i Madh. Nė Kosovė, nė vitin 1968, u kremtua 500-vjetori i vdekjes sė Skėnderbeut. Nė kėtė vit ishte edhe 90-vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, 60-vjetori i Kongresit tė Manastirit, si dhe u mbajt Konferenca e Dytė Studimeve Albanologjike. Nė Simpoziumi Ndėrkombėtar pėr Skėnderbeun, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė kryeheroit kombėtar shqiptar, pėrveē historianėve, shkencėtarėve, arkeologėve dhe gjuhėtarėve nga shumė vende tė botės, morėn pjesė edhe shumė studiues nga Shqipėria, dhe kjo i dha ngjyrė tė pėrgjithshme kombėtare kėtij simpoziumi. Po nė vitin 1968, nė Prishtinė, u mbajt Konsulta gjuhėsore, e cili do t'i paraprijė Kongresit pėr unifikimin e gjuhės letrare shqipe.

Sa po i kontribuonte shtypi dhe Radiotelevizioni i Shqipėrisė atmosferės entuziaste qė ishte krijuar nė Kosovė nė vitin 1968?

Cili ishte roli i njė komisioni pėr udhėheqjen dhe organizimin e diskutimeve pėr ndryshimet dhe pėr plotėsimet e aktit mė tė lartė juridik tė Kosovės nė atė kohė dhe kush ishte nė krye tė kėtij komisioni?

Ēka u tha nė debatin e parė pėr ndryshimet kushtetuese qė u mbajt nė Gjakovė, mė 16 gusht 1968?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:25 am

Debati pėr ndryshimet kushtetuese nisi nė Gjakovė




Selatin NOVOSELLA

Cilat ishin tri kėrkesat kryesore tė debatit nė Gjakovė? Sa po i kontribuonte shtypi dhe Radiotelevizioni i Shqipėrisė atmosferės entuziaste, qė ishte krijuar nė Kosovė nė vitin 1968? Cili ishte roli i njė komisioni pėr udhėheqjen dhe organizimin e diskutimeve pėr ndryshimet dhe pėr plotėsimet e aktit mė tė lartė juridik tė Kosovės nė atė kohė dhe kush ishte nė krye tė kėtij komisioni?
Kėsaj atmosfere entuziaste, qė ishte krijuar nė Kosovė, po i kontribuonte edhe radioja, shtypi dhe televizioni i Shqipėrisė, me emisione dhe me shkrime tė ndryshme. Kėshtu, mė 15 janar 1968, nė Simpoziumin pėr Skėnderbeun, tė mbajtur nė Krujė, kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha, iu drejtua pjesėmarrėsve nga Kosova me kėto fjalė: "Ju jeni shqiptarė dhe ne jemi shqiptarė, jemi pra njė popull. Qiejt mund tė rrėzohen, por e vėrteta qė ju jeni vėllezėrit tanė e qė ne jemi vėllezėrit tuaj, pse kemi njė mėmėdhe, njė atdhe, nuk lėviz. Furtuna tė tmerrshme kanė kaluar mbi popullin shqiptar. Mundet edhe nesėr tė bėjnė vaki gjėra tė tilla, por populli shqiptar nuk do tė robėrohet tani mė nga kurrkush. Nuk ka forcė nė botė qė ta ndalojė popullin shqiptar tė rrojė i bashkuar, i lirė, i pavarur dhe sovran. Kėtė e kanė vėrtetuar kohėt e lashta dhe kohėt e reja. Po ta lypin rrethanat, kėtė do ta vėrtetojnė edhe kohėt e ardhshme".
Klima e pėrgjithshme e krijuar nė Kosovė pas Plenumit tė Brioneve ishte mbėshtetje e mirė e shpresės se ndryshimet e filluara do tė vazhdojnė. Andaj, me plot tė drejtė, viti 1968, pėr shqiptarėt e Kosovės sikur paraqet njė romantizėm tė vonuar kombėtar.
Gjashtėdhjeteteta shqiptare ishte shprehje e nevojės objektive pėr pėrshpejtimin e procesit tė ndrydhur aq gjatė tė mėvetėsisė sė shqiptarėve dhe, mbi kėtė bazė, edhe tė emancipimit tė tyre tė gjithanshėm.
Por ishte, nga ana tjetėr, edhe shprehje e drojės (qė mė vonė do tė dėshmohej si e arsyeshme dhe largpamėse) nga tendencat gjithnjė e mė tė hapura e mė agresive tė qarqeve shoviniste serbomėdha (madje edhe tė atyre opozitare) pėr ndėrprerjen e procesit tė rilindjes sė re shqiptare dhe pėr kthimin e sėrishėm tė ferrit oruelian tė kohės sė parabrioneve.
Diskutime pėr ndryshime rrėnjėsore
Nė vitin 1968 formohet Komisioni pėr Studimin e Ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me Ndryshimet dhe Plotėsimet e Statutit, qėllim i tė cilit ishte udhėheqja dhe organizimi i diskutimeve dhe i propozimeve pėr ndryshimet dhe pėr plotėsimet e Statutit tė Krahinės Autonome tė Kosovės, aktit mė tė lartė juridik tė Kosovės nė atė kohė. Kryetar i kėtij komisioni ishte caktuar Fadil Hoxha, kryetar i Kuvendit Krahinor tė Kosovės.
Pas dhėnies sė shenjės sė gjelbėr nga kreu jugosllav, Josip Broz Tito, nė disa qendra tė mėdha tė Kosovės filluan diskutimet pėr ndryshimin e Statutit dhe tė Kushtetutės sė Kosovės. Tito, sė bashku me kroatin Vladimir Bakariq dhe me sllovenin Eduard Kardel, synonin dhe planifikonin dobėsimin e pozicioneve tė Serbisė nė federatėn jugosllave. Kėtė dobėsim, sipas bindjes sė tyre, mund ta bėnin vetėm me ndarjen e Kosovės nė fillim dhe, mė vonė, edhe tė Vojvodinės, nga kontrolli i drejtpėrdrejtė i Serbisė. Eduard Kardel, nė vitin 1967, duke folur pėrkitazi me pozitėn e pakicave kombėtare, siē trajtoheshin edhe shqiptarėt, ndonėse, sipas numrit tė banorėve, shqiptarė kishte mė tepėr se maqedonas, se malazias dhe se slloven, thoshte:
"Porsa diēka ėshtė autonomi, atėherė kėtu nuk ėshtė mė fjala pėr statusin e pakicės, po pėr njė bashkėsi autonome tė popujve nė njė territor tė caktuar, gjė qė nė kėtė rast kombėsisė shqiptare objektivisht i jep njė pozitė kombėtare mė tė fuqishme".
Tubimi i parė me diskutime pėr ndryshimet kushtetuese u mbajt nė Gjakovė, mė 16 gusht 1968, nė Aktivin politik tė kėtij qyteti, dhe zgjati tetė orė tė plota. Nė kėtė mbledhje u kėrkuan ndryshime rrėnjėsore tė sistemit politik. Aty u kėrkua, pėrveē sė tjerash, qė:
1Nė Kushtetutėn e RSFJ-sė, kombėsia shqiptare tė emėrtohet si kombi shqiptar;
2Me Kushtetutė dhe me ligj tė pėrcaktohet pėrdorimi i flamurit kombėtar shqiptar;
3Krahina e Kosovės tė shpallet Republika e Kosovės etj.
Gjakova nuk ishte zgjedhur rastėsisht pėr vendin prej nga do tė shtroheshin nė opinionin e gjerė kėrkesat pėr ndryshimet qė do tė pasonin nė tė ardhshmen nė Kosovė. Gjakova ishte dalluar nė Luftėn Nacional-Ēlirimtare, prej vitit 1941 deri mė 1945. Nė Malėsinė e Gjakovės, po ashtu, ishte mbajtur Mbledhja historike e Bunjajt, ku ishin marrė vendime afatgjata pėr fatin e shqiptarėve tė Kosovės. Nė Gjakovė kishin lindur disa nga simbolet e kėsaj lufte, si: Emin Duraku, Ganimete Tėrbeshi, Xheladin Hana etj. Pėr kėtė arsye, zgjedhja e Gjakovės pėr vend tė fillimit tė diskutimeve pėr ndryshimet kushtetuese ishte plotėsisht e qėlluar dhe e menduar mirė.
Qėndrimet e Aktivit politik tė Gjakovės, pas tri ditėsh, u botuan nė gazetėn "Rilindja", mė 19 gusht 1968. Pėrveē sė tjerash, nė "Rilindje" shkruan:
"Njėrės prej ēėshtjeve qė mė sė tepėrmi i ėshtė kushtuar rėndėsi nė shqyrtim ishte e drejta pėr vetėvendosje... Qė nė vend tė Statutit Kosova tė ketė Kushtetutė... Qė nė Dhomėn e Kombeve tė Kuvendit Federativ Kosova tė ketė 20 pėrfaqėsues si edhe republikat e tjera... Qė tė pranohet statusi i Kombit pėr shqiptarėt tė cilėt janė ose mė shumė ose sa disa kombe qė jetojnė nė Jugosllavi... Me Kushtetutė duhet tė sigurohen tė drejta tė barabarta nė pėrdorimin e simboleve kombėtare... Pa vetėvendosje nuk ka barazi...".
Qėndrimet e Aktivit politik tė Gjakovės pothuajse unanimisht qenė pranuar edhe nga aktivet politike tė Prishtinės, tė Gjilanit, tė Pejės, tė Mitrovicės dhe tė qendrave tė tjera komunale nė Kosovė.
Pa dyshim, qėndrimet e Aktivit politik tė Prishtinės, si kryeqendėr e Kosovės dhe si vend administrativ, kanė pasur peshė tė posaēme pėr rrjedhėn e mėtutjeshme pėr ndryshimet kushtetuese tė vitit 1968. Nė mbledhjen e mbajtur nė Prishtinė, nė shtator tė vitit 1968, ėshtė konstatuar:
"Kushtetuta e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė (RSFJ) dhe e Republikės sė Serbisė duhet tė pranojnė tė drejtėn dhe dėshirėn e shqiptarėve pėr vetėvendosje... Krahina duhet tė bėhet njėsi federale... Krahina duhet tė barazohet me republikėn... Duhet tė ndėrrohet neni 2 i Kushtetutės sė RSFJ-sė dhe tė insistohet qė Jugosllavinė ta pėrbėjnė tetė njėsi federale... Ėshtė e drejtė e ēdo kombi dhe kombėsie pėr tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje. Duhet tė kėrkohet qė Krahina tė bėhet Republikė...".

Qėndrimet dhe propozimet e inteligjencies
Nė diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese nė vitin 1968 u dalluan: Fehmi Agani, Gazmend Zajmi, Ali Hadri, Syrja Pupovci, Dervish Rozhaja, Hajredin Hoxha, Mark Krasniqi, Ismail Dumoshi, Hasan Mekuli, Vehap Shita, etj., tė gjithė kėta profesorė tė fakulteteve tė Prishtinės dhe punėtorė tė njohur shkencorė, si dhe Ramadan Vraniqi - kryetar i Gjykatės sė Lartė tė Kosovės, Rezak Shala - prokuror krahinor i Kosovės, Sali Bajra - kryetar i Komunės sė Kaēanikut, Bardhyl Ēaushi - kryetar i Gjyqit Komunal nė Gjakovė, etj.
Inteligjencia shqiptare e kohės, me argumentet shkencore qė i paraqiste pėr tė drejtėn e tė gjithė popujve pėr vetėvendosje, e nė kėtė kontekst edhe tė shqiptarėve tė Kosovės, me bazamentin historik nga e kaluara e largėt dhe e afėrt historike e shqiptarėve pėr luftėrat pėr autonomi tė plotė tė Kosovės, nuk linte kurrfarė dyshimesh nė shpjegimet dhe sqarimet e veta para opinionit tė gjerė kosovar. Mirėpo, pėrderisa inteligjencia vazhdonte me kėmbėngulje tė qėndronte nė kėrkesat gjithėpopullore pėr tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje, nga ana tjetėr, burokracia nga radhėt e popullit shqiptar iu nėnshtrua presionit qė ushtrohej nga nivelet e Federatės jugosllave dhe tė Republikės sė Serbisė, qė diskutimet tė ngushtoheshin dhe tė orientoheshin nė tė drejta shumė tė kufizuara, tė cilat do tė fitoheshin nė fund tė kėtyre diskutimeve. Edhe pse nė fillim tė diskutimeve pėr ndėrrimet kushtetuese kishte mendime dhe qėndrime tė drejta tė disa udhėheqėsve serbė dhe malazias sa i pėrket statusit tė ardhshėm tė Kosovės, siē ishte qėndrimi i Petar Stamboliqit, nė nivel jugosllav, dhe qėndrimi i Katarina Petarnagiqit nė nivel tė Kosovės, megjithatė, shumica dėrrmuese e udhėheqjes jugosllave dhe serbe kishte qėndrim jo tė drejtė dhe joparimor pėrkitazi me pozitėn e Kosovės dhe tė drejtat e shqiptarėve.
Nė Aktivin politik nė Pejė, shumė diskutues e kritikojnė rreptė "Propozimin pėr ndryshimet kushtetuese", tė pėrgatitur nga Komisioni Krahinor i Kosovės pėr Ndryshimet Kushtetuese. Sidomos i kundėrshtojnė "sqarimet" e kėtij komisioni se, gjoja, njė popull nuk mund t'i ketė dy shtete. Diskutuesit, duke kundėrshtuar "argumentet" e Komisionit, nė arsyetimet e tyre i paraqesin rastet e shumta tė njohura nė botė nė tė cilat njė popull i ka dy shtete, siē ishte rasti me Gjermaninė Perėndimore dhe atė Lindore, me Korenė Veriore dhe atė Jugore, me Vietnamin Verior dhe atė Jugor, me Jemenin Verior dhe atė Jugor etj.
Mė 3 shtator 1968, nė Prishtinė, u mbajt mbledhja e Komitetit Komunal tė Lidhjes sė Komunistėve, nė tė cilėn Hajredin Hoxha, profesor nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė, pėrveē tė tjerash, thotė:
"Pėrkitazi me ēėshtjen e republikės, unė kėtu dua tė polemizoj dhe t'i paraqes disa argumente tė mia, d.m.th. si duhet ta trajtojmė problemin e republikės nė mėnyrė teorike dhe parimore, sepse ēėshtja nacionale s'ėshtė abstrakte. Njė ēėshtje ėshtė se ajo ėshtė parimore, kurse tjetra se ajo ėshtė e zbatueshme nė kushte tė caktuara. Unė gjithnjė kam qenė pėr atė qė popujt e Krahinės sonė tė jenė tė barabartė me popujt e tjerė tė Jugosllavisė. Pėr mua, esenca e problemit ėshtė qė krahinat 90 deri 95% tė rasteve duhet t'i kenė tė njėjtat tė drejta si edhe republikat dhe nė realitet ato duhet tė jenė republika nė territorin e vet".


* Ēka tha Dėrvish Rozhaja nė mbledhjen e Komitetit Komunal tė Lidhjes sė Komunistėve tė Prishtinės, mė 3 shtator 1968?

* Pėr ēka u angazhua Fehmi Agani nė kėtė mbledhje?

* Si ra nė provimin historik burokracia shqiptare?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:26 am

Pse ra nė provimin historik burokracia shqiptare?




Selatin NOVOSELLA

Ēka u tha nė mbledhjen e Komitetit Komunal tė Lidhjes sė Komunistėve tė Prishtinės, mė 3 shtator 1968, pėr ndryshimet kushtetuese?
Dervish Rozhaja, profesor nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė, duke trajtuar ēėshtjen e vetėvendosjes pėr shqiptarėt e Kosovės, pėrveē sė tjerash, thotė: "Ēėshtja ėshtė plotėsisht e qartė, pa marrė parasysh e kemi shtetin tjetėr shqiptar apo jo". Ndėrsa, Ali Hadri, profesor i historisė nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė, duke u ndėrlidhur me kėtė diskutim, thotė: "Pse sistemi ynė kushtetues konteston se vetė nė gjenezėn e LNĒ-sė, duke e shfrytėzuar tė drejtėn pėr vetėvendosje, popujt e Kosovės ishin element kreativė nė krijimin e Jugosllavisė sė Re". Nė atė mbledhje, tė angazhuar dhe tė argumentuar, inkuadrohet Gazmend Zajmi, profesor nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė, duke shtuar: "E drejta pėr vetėvendosje apo jo, pėr mua kjo pyetje nuk ekziston, pasi qė kjo ēėshtje nė literaturėn shkencore ėshtė zgjidhur dhe aq mė tepėr nuk besoj tė ketė kurrfarė arsyeje dhe nevoje pėr pėrpjekje tė reja pėr ta zgjidhur kėtė problem... Kurse, sa i pėrket sė drejtės sė kombėsive qė ta realizojnė tė drejtėn e vetėvendosjes, kjo ėshtė ēėshtje e rrethanave faktike. Kombėsisė si kolektivitet i takon kjo e drejtė siē i takon edhe kombit, dhe pėr mua kjo ēėshtje ėshtė e zgjidhur".
Fehmi Agani, profesor i sociologjisė nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė, angazhohet pėr respektimin e mendimeve, tė propozimeve dhe tė sugjerimeve tė shprehura gjatė diskutimeve pėr ndryshimet kushtetuese dhe i jep vėrejtje Komisionit Kushtetuar duke pėrfunduar: "Duhet t'i pėrkrahim tė gjitha kėrkesat tė cilat janė prezantuar si kėrkesa tė shumicės dėrrmuese tė popullsisė. Ato duhet tė jenė kėrkesat tona".
Pas analizės qė i bėnė diskutimeve tė bėra anekėnd Kosovės pėr ndryshimet kushtetuese dhe njerėzit qė ishin inkuadruar nė ato diskutime, si edhe idetė qė ishin shprehur nė to, Mark Krasniqi, thotė: "Ėshtė shumė me rėndėsi qė populli nė diskutimet e deritanishme ka treguar se nuk i vlerėson pjesėmarrėsit nė diskutime sipas pozitės tė cilėn e kanė, por sipas qėndrimeve qė ata mbrojnė".
Syrja Pupovci, profesor i sė drejtės familjare nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė, duke folur pėr gjenezėn e konstituimit tė Kosovės si njėsi e veēantė, burimet i kėrkon dhe i gjen nė Luftėn Nacional- Ēlirimtare, 1941-1945. Lidhur me kėtė, ai thotė: "Prandaj, konsideroj dhe po e cek edhe njė herė se sa i pėrket gjenezės, bile unė sė pakut mendoj se s'kemi ē'tė diskutojmė absolutisht, por tė pranohet fakti ēfarė ėshtė sjellė gjatė LNĒ-sė".
Nė Aktivin politik tė Prishtinės, me fjalėn e tij tė argumentuar, bindėse dhe me tonin e zjarrtė dallohet edhe Rezak Shala, prokuror i Krahinės sė Kosovės. Duke iu kundėrvėnė tė gjithė atyre qė ishin kundėr Republikės sė Kosovės, ai mbron me kėmbėngulje tė drejtėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr vetėvendosje dhe formimin e Republikės sė Kosovės. Rezak Shala e pėrfundon diskutimin e vet me konstatimin: "Republika e Kosovės ėshtė imperativ i kohės dhe nga kjo e drejtė nuk duhet hequr dorė". Pa dyshim, njėri prej pėrkrahėsve tė Republikės sė Kosovės gjatė kėtyre diskutimeve nė vitin 1968, ishte edhe Ramadan Vraniqi.
Pesha e diskutimeve dhe e kėrkesave pėr avancimin e statusit tė Kosovės nė nivel tė Republikės sė barabartė me gjashtė republikat e atėhershme tė ish-Jugosllavisė, ishte e shumėfishtė. Nga njėra anė, Rezak Shala kryente detyrėn e prokurorit tė Kosovės, ndėrsa Ramadan Vraniqi ishte kryetar i Gjyqit Suprem tė Kosovės, dhe, nga ana tjetėr, si njėri ashtu edhe tjetri ishin anėtarė tė Kryesisė sė Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės. Kjo dėshmonte, fuqimisht, se edhe nė strukturat mė tė larta tė shtetit dhe tė partisė komuniste kishte ndodhur njė ndryshim rrėnjėsor duke e krahasuar me kohėn para Plenumit tė Brioneve, me ē`rast ishte larguar nga pushteti njėri prej armiqve mė tė egėr tė shqiptarėve tė Kosovės - Aleksandar Rankoviq, ndryshe ish-bashkėpunėtori mė i ngushtė i Josip Broz Titos.

Burokracia shqiptare bie nė provimin historik
Diskutime tė ngjashme dhe qėndrime tė tilla nuk kishte vetėm inteligjencia shqiptare, por pothuaj i tėrė populli. Kjo ishte manifestuar gati nė tė gjitha aktivet e komunave tė Kosovės, te rinia dhe fshatarėsia anekėnd Kosovės, si dhe nė mesin e klasės punėtore kosovare. Mirėpo, derisa shumica dėrrmuese e shqiptarėve tė Kosovės kėrkonte tė drejtėn pėr vetėvendosje, tė drejtėn pėr Republikė, tė drejtėn e pėrdorimit tė flamurit kombėtar, universitetin nė Prishtinė, e kėrkesa tė ngjashme, nga ana tjetėr, burokracia shqiptare i kundėrshtonte ato kėrkesa tė ligjshme tė popullit, nė emėr tė tė cilit fliste duke u prezantuar si "zėdhėnėse" e dėshirave dhe e synimeve tė tyre. Kėshtu, burokracia shqiptare, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, ēdo ditė e mė tepėr binte nėn presionin e pandėrprerė qė i bėhej nga udhėheqja serbe dhe ajo jugosllave.
Edhe njė herė, si shumė herė mė parė, kur po vendosej fati i shqiptarėve tė Kosovės, burokracia shqiptare me nė krye Fadil Hoxhėn - kryetar i Kuvendit tė Kosovės, Veli Devėn - kryetar i Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės, Xhavit Nimanin, Xhevdet Hamzėn, Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Kolė Shirokėn, Mahmut Bakallin - kryetar i Komitetit Komunal tė Lidhjes sė Komunistėve tė Prishtinės, e tė ngjashėm me kėta, lėshoi pe para presioneve qė s'ishin tė vogla dhe kapitulloi politikisht nė ēastin e fundit para ndryshimeve kushtetuese tė vitit 1968. Nė kėto rrethana politike, kur diskutimet kishin arritur pikėn mė tė lartė, kur shumica e popullsisė shqiptare ishte pėrcaktuar pėr vetėvendosje dhe pėr avancimin e statusit tė Kosovės nė Republikė, Fadil Hoxha do tė thotė: "Nuk do tė thotė se nuk mund tė shtrohet ēėshtja e Republikės. Ne nuk kemi shkuar nė atė drejtim. Bile, mua mė ėshtė zėnė pėr tė madhe pse po e mbyll diskutimin lidhur me kėtė ēėshtje dhe unė e pranoj atė kritikė... Tė vlerėsojmė ēka ėshtė reale, vėrtet reale dhe e mundshme nė kėtė drejtim tė afirmimit tė autonomisė - esenca tė arrihet dhe, nga ana tjetėr, ēka mund tė ishte dėshirė. Prandaj, nuk do tė mund tė jepja ndonjė pėrgjigje tė plotė - ēfarė disponimi ka te njerėzit".
Nė aktivin politik tė Prishtinės, Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit Komunal tė Lidhjes sė Komunistėve tė Prishtinės, duke u ndėrlidhur me diskutimet e diskutuesve tė tjerė, ndėr tė tjera, thotė: "Te njė numėr i shokėve, pa marrė parasysh modifikimet e ndryshme dhe pa marrė parasysh papėrcaktueshmėritė, sinqerisht tė ju them, kam vėrejtur se diskutimi ėshtė pėrkufizuar nė dilemėn: republikė ose jo. Mė duhet ta shpreh bindjen time konkretisht se dilema politike republikė ose jo pėr Krahinėn e Kosovės - ėshtė dilemė e rrejshme, e cila kėrcėnohet qė njerėzit punues dhe qytetarėt nė kėtė moment t'i largojė nga marrėdhėniet esenciale, tė cilat duhet tash edhe nė tė ardhmen t'i trajtojmė". Po me kėtė stil dhe me "argumente" tė tilla flet edhe Kolė Shiroka, i cili, duke iu kundėrvėnė diskutuesve se ekzistimi i dy shteteve shqiptare nuk do tė thoshte pėrjashtim ndėrkombėtar, thotė: "Nuk ėshtė nė rregull qė tė marrim ca pėrvoja tė huaja dhe t'ua fusim para hundėve tjerėve nė kėtė diskutim. Mendoj se kjo nuk ėshtė nė rregull. Ta them haptazi pėr ēka ėshtė fjala. Le tė shkojnė ata individė nė Estoni, etj., dhe le tė shohin se si ėshtė zgjidhur atje ēėshtja kombėtare. Kurse, disa po pėrpiqen qė ne, jugosllavėt, duhet t'i kopjojmė pėrvojat e huaja. Kjo ėshtė e palejueshme. Ne duhet tė kėrkojmė zgjidhje e cila ėshtė e mundur nė ēastin e tashėm".

Cili ishte qėndrimi i serbo-malazezve pėr ndryshimet kushtetuese tė Kosovės?
Nė diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese tė vitit 1968 janė angazhuar edhe shumė udhėheqės dhe politikanė nga radhėt e serbėve dhe malaziasve nė tė gjitha nivelet, si: Drago Kalugjeroviq, Vuko Bojaniq, Jovan Peēenoviq, Katarina Petarnagiq, Gjuro Tėrbojeviq, Misha Samarxhiq, etj. Me pėrjashtim tė Katarina Petarnagiqit, e cila fillimisht deklarohet pėr Republikėn e Kosovės, duke mos u pajtuar me ata tė cilėt i quajnė shqiptarėt nacionalistė vetėm e vetėm pse kėrkojnė vetėvendosje dhe Republikė pėr Kosovėn, megjithatė, duke u shprehur se ajo shpreh qėndrimin e forumit e jo tė vetin, pėrcaktohet tė mos i pranohet statusi i Republikės Kosovės.
Veli Deva, kryetar i atėhershėm i Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės, nė atė kohė thotė: "Ėshtė e vėrtetė se ekzistojnė lloj-lloj forcash me pėrcaktime tė ndryshme. Por, gjithashtu, ėshtė e vėrtetė se ekziston kursi shumė i qartė i Lidhjes sė Komunistėve dhe tėrė popullsisė sonė: serbėve, shqiptarėve, malazezve dhe turqve - pėr qėrimin e llogarive me tė gjitha forcat e reaksioneve pa marrė parasysh ēfarė etiketash ato bartin dhe nga cilat mese ato vijnė. Nėse ekziston vendosmėri e tillė, kurse ne jemi tė vetėdijshėm se ajo vėrtet ekziston, atėherė nuk ka vend pėr panik".
Fadil Hoxha, edhe pse nė fillim tė diskutimeve pėr ndryshimet kushtetuese kishte treguar njė tolerancė mė tė madhe ndaj diskutuesve dhe kishte treguar mirėkuptim pėr anėtarėt e Komisionit Kushtetues, pas direktivave qė kishte marrė nė Beograd nga kreu jugosllav e sidomos ai serb, kishte kapitulluar dhe mund tė thuhet i kishte bllokuar diskutimet konstruktive qė ishin vėnė nė udhė tė mbarė pėr avancimin e statusit tė Kosovės nė nivel tė Republikės. Duke bėrė rekapitullimin e tė gjitha diskutimeve tė deriatėhershme, Fadil Hoxha, thotė: "Ka edhe njerėz tė mirė tė cilėt bien viktima tė modeleve tėrheqėse, si: Gjermania Lindore dhe Gjermania Perėndimore, Koreja Veriore dhe Koreja Jugore, dy Vietnamat, e deri edhe te Republika e Moldavisė, duke menduar se kjo mund tė ishte e mirė. Kjo do tė thotė tė kthehen diskutimet nga pozitat themelore, domethėnė tė mbyllen dyert dhe mu kėtė e duan rankoviqasit. Unė jam i bindur se ata (rankoviqasit - S.N.) nė kėtė i kanė gishtėrinjtė e pėrzier, kurse ata janė duke i ndjekur nacionalistėt shqiptarė dhe po bėhen mjaft tė zėshėm".
Ēfarė ironie! Vihen nė lidhje dhe nė bashkėveprim rankoviqistėt me forcat patriotike shqiptare, tė cilat me argumente dhe prova tė shumta, historike dhe shkencore, e dėshmonin se Kosovės i takon e drejta e statusit tė Republikės si edhe tė gjithė popujve tė tjerė shtetformues tė Jugosllavisė.


• Si vazhduan presionet e pandėrprera nga nivelet e Serbisė dhe tė Jugosllavisė qė tė ndėrpriteshin diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese?
• Pse organizimi i demonstratave ishte vazhdimėsi e veprimtarisė sė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve e udhėhequr nga Adem Demaēi?
• Cilat ishin disa nga aksionet e rėndėsishme tė grupit tė tė rinjve tė kėsaj organizate?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:27 am

Burokracia e KosovEs nuk mbėshtet kėrkesat e popullit




Si vazhduan presionet e pandėrprera nga nivelet e Serbisė dhe tė Jugosllavisė qė tė ndėrpriteshin diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese? Pse organizimi i demonstratave ishte vazhdimėsi e veprimtarisė sė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve e udhėhequr nga Adem Demaēi? Cilat ishin disa nga aksionet e rėndėsishme tė Grupit tė tė rinjve tė kėsaj organizate?
Nė kėto rrethana, kur Tito, i cili ishte jetėsisht i interesuar pėr ta dobėsuar elementin serb nė Jugosllavi, sidomos pas Plenumit tė Katėrt tė Brioneve tė vitit 1966, i bindur se vetėm njė Serbi nė suazat reale mund tė ishte faktor stabiliteti nė Jugosllavi, tashmė kur faktori serb ishte nė njėfarė dore nė defensivė politike pėr tė gjitha ato qė kishte bėrė ndaj tė gjithė popujve tjerė e sidomos ndaj shqiptarėve, kurse faktori shqiptar nė njė masė tė caktuar mund tė thuhet se ishte nė njė avantazh politik, burokracia shqiptare nė Kosovė nuk gjen forcė dhe nuk ėshtė nė nivel tė kėrkesave dhe tė pėrgjegjėsisė politike tė momentit historik qė tė marrė fatin e shqiptarėve nė mbrojtje nė mėnyrė qė tė kurorėzohej me Republikėn e Kosovės. Deviza politike e Titos, "Serbia e dobėt - Jugosllavia e fortė", gjente shprehje praktike nė formimin e Republikės sė Kosovės nė vitin 1968. Kėtė ai e bėnte jo si demokrat dhe jo si mik i shqiptarėve, siē thonė disa zėra, por si patriot jugosllav dhe si njeri qė i ishte rrezikuar jetėsisht pozita nga shovinizmi serb deri nė vitin 1966. Tito, pėr kėtė pėrkrahje dhe pėr kėtė mbėshtetje qė tregonte ndaj shqiptarėve, kishte mbėshtetje, siē u tha mė parė, edhe nė dy personalitete me ndikim tė kohės, nė sllovenin Eduard Kardel dhe nė kroatin Vladimir Bakariq.
Qėndrimi i burokracisė shqiptare tė Kosovės ishte i natyrshėm. Pėr tė mos i rrezikuar pozitat e veta, tė cilat u krijonin komoditet tė mjaftueshėm, ajo nuk hyn nė njė betejė politike tė mbėshtetur nė kėrkesat e popullit tė vet dhe nuk angazhohet pėr realizimin e dėshirave pothuajse plebishitare tė tij, por e lė atė, nė ēastet e fundit, nė mėshirėn e forcave mė tė errėta dhe mė regresive serbo-malazeze. Aq mė keq, kur dihet se viti 1968 ka mundur tė jetė vit i fitimit tė Republikės pėr Kosovėn pa gjakderdhje, pa tragjedi tė shumta, pa trauma dhe pa tė gjitha ato qė do t'i pėrjetojė Kosova nė vitet e pėrgjakshme dhe tė mundimshme nė rrugėn e pavarėsisė dhe tė lirisė.
Nė rrethanat e presioneve tė pandėrprera nga nivelet e Serbisė dhe tė Jugosllavisė qė tė ndėrpriteshin diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese dhe pas nėnshtrimit dhe kapitullimit tė burokracisė shqiptare, e cila e kishte fjalėn mė me ndikim si pėrfaqėsuese e shqiptarėve nė tė gjitha nivelet ku vendosej pėr fatin e Kosovės, paraqitej domosdoja qė vetė populli tė dalė nė sipėrfaqe, ta thotė vetė fjalėn e fundit, ta marrė nė duart e veta fatin e vet. Pra, duke pasur parasysh se diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese pothuajse kishin pėrfunduar dhe mjetet e informimit ishin mbyllur pėr pėrfaqėsuesit e vėrtetė tė popullit, pėr inteligjencien e tij, e vetmja formė e prezantimit tė kėrkesave dhe tė qėndrimeve politike kishin mbetur demonstratat. Nė kėto rrethana tė tendosura politike, kur nuk dihej se ē'po lindte dita e ē'po ngryste nata, ėshtė marrė vendimi pėr organizimin e demonstratave kosovare tė 27 nėntorit 1968.
Bashkėkohėsit e atyre ditėve tė vrullshme tė Kosovės mbajnė nė mend se si nė ēdo qytet, fshat, fabrikė, fakultet, shkollė, lokal dhe vend pune, pra anekėnd Kosovės, ėshtė biseduar dhe ėshtė kėrkuar mėnyrė si tė organizohej njė demonstratė e pėrgjithshme e fuqishme, ku do tė dėgjohej zėri i shqiptarėve dhe ku do tė dilnin sheshazi dėshirat e tyre. Pėrderisa Fadil Hoxha "nuk dinte ēfarė disponimi kishte te njerėzit", pėrderisa udhėheqja nga nivelet jugosllave dhe serbe insistonte tė ndėrpriteshin diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese, populli i robėruar shqiptar, me nė krye inteligjencien patriotike, kishte kristalizuar qėndrimet dhe synimet pėr tė ardhmen. Shkurt, kishte ardhur koha kur dikush nga gjiri i popullit duhej t'i printe dhe ta udhėhiqte kėtė popull tė shumėvuajtur nė veprimet e mėdha qė ia shtronte ēasti historik pėrpara.

Vazhdimėsia e veprimtarisė atdhetare
Nė fillim tė qershorit tė vitit 1964 u zbulua organizata politike ilegale Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve (LRBSH), e udhėhequr nga Adem Demaēi. Me atė rast, u bėnė arrestime masive tė anėtarėve dhe tė simpatizantėve tė kėsaj organizate nė tė gjitha qytetet dhe nė tė gjitha vendbanimet e Kosovės. Nė Prishtinė u burgosėn: Adem Demaēi, Xhafer Mamuxhiku, Abdyl Lahu, Sabri Novosella, Azem Beqiri, Ahmet Haxhia, Tefik Sahiti, Njazi Straja, Sabit Ratkoceri, Dibran Bajraktari, Hazir Shala, Fazli Greiēevci, Ilmi Rakovica, Shefqet Jashari, Vezir Ukaj, Selman Berisha, Enver Mehmeti. Nė Gjakovė: Kadri Kusari (Dushi), Murteza (Xajė) Nura, Hyda Dobruna, Din Spahia, Teki Dėrvishi, Asim Vula, Avni Lama, etj. Nė Pejė: Remzi Baloku, Shefqet Deēani, Sylė Shala, Ramadan Shala, Ahmet Zeka, Selajdin Daci, Nezir Gashi, Mehmet Krasniqi, Vesel Shala, Abdyl Shala, Niman Podrimja, etj. Nė Mitrovicė: Mustafa Venhari, Hysen Daci, Zeqir Gėrvalla, Ismet Koshutova, Arif Hoxha, etj. Nė Gjilan: Rexhep Elmazi, Fehmi Elmazi, Isa Bajrami, Abdyl Qerimi, etj.
Burgosjet e vitit 1964 nė mbarė Kosovėn u pėrjetuan si njė tėrmet i fuqishėm dhe tronditės. Ky lajm i hidhur u fut nė ēdo familje shqiptare, nė ēdo shkollė, nė ēdo fabrikė, nė ēdo odė burrash dhe u bė temė kryesore e atyre ditėve. Pas kėtyre burgosjeve nė masė, mbetėn tė pazbuluar edhe disa anėtarė dhe simpatizantė tė LRBSH-sė. Kėshtu, nė Prishtinė, nė kuadėr tė LRBSH-sė, vepronin dy grupe tė tė rinjve. Njėrin e udhėhiqte normalisti Abdyl Lahu, ku bėnin pjesė kryesisht nxėnėsit e Shkollės Normale tė Prishtinės, dhe grupin tjetėr e udhėhiqte mėsuesi Hilmi Rakovica, ku bėnin pjesė nxėnėsit e shkollave tė tjera tė mesme tė Prishtinės. Pas burgosjes sė Abdyl Lahut, mė 8 qershor 1964, ndodhi bashkimi i dy grupeve. Atė e udhėhoqi Hilmi Rakovica, deri nė burgosjen e tij. Nė kėtė grup bėnin pjesė: Mejreme Berisha, Ibrahim Gashi, Emine Rakovica, Shemsi Hoxha, Elhame Shala, Rrahman Deliu, Skėnder Havolli, Sylejman Gashi, Shazije Gėrguri, Eshrefe Halimi, Selatin Novosella, etj. Veprimtaria e kėtyre tė rinjve orientohej kryesisht nė ngritjen e flamujve kombėtarė, nė shkrimin e parullave patriotike nėpėr vendbanimet e Kosovės, nė ndihmėn e familjeve tė shokėve tė burgosur dhe nė punė tė ngjashme. Kėta tė rinj, pėrveē tė tjerash, synonin t'ia bėnin me dije pushtetit rankoviqian se Organizata e Adem Demaēit ekziston dhe se ajo do tė vazhdojė veprimtarinė edhe pas njė goditjeje aq tė fuqishme qė i ishte shkaktuar. Grupi i tė Rinjve tė LRBSH-sė kreu njė aksion mė 12 prill 1964, me ē'rast organizoi ngritjen e flamujve kombėtarė nė Prishtinė, nė Vushtrri, nė Besianė (dikur quhej Podujevė), nė Orllan dhe nė Letonc, si dhe shkroi parullat: "Duem Liri!", "Rrnoftė Shqipnia - nėna jonė!", "Duem liri!" dhe "Rrnoftė Enver Hoxha".

Grupi i tė rinjve tė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve vazhdon veprimtarinė
Pas burgosjes sė kryetarit tė Grupit tė tė Rinjve tė Prishtinės, Hilmi Rakovicės, mė 8 korrik 1964, dhe pas rrezikut se do tė burgoseshin edhe anėtarėt e tjerė tė kėtij grupi, u paraqit nevoja pėr zgjerimin me anėtarė tė rinj, tė pakomprometuar nga ana e pushtetit dhe bashkėpunėtorėve tė tij., u vendos qė Shemsi Hoxha tė bisedojė me Adil Pirevėn, kurse Ibrahim Gashi me Osman Dumoshin. Sapo u njoftuan kėta tė rinj me qėllimin e Organizatės, iu pėrgjigjėn thirrjes dhe u bėnė anėtarė tė kėsaj organizate politike. Pas ditė mė vonė, Grupit iu shtua edhe njė anėtar i ri, Ilaz Pireva.
Aksioni i dytė qė vlen tė theksohet, tė cilin e kryen anėtarėt e Grupit tė tė Rinjve tė LRBSH-sė, ėshtė ngitja e 40 flamujve kombėtarė nė Prishtinė, mė 4 korrik 1964. Kjo datė ishte caktuar qėllimisht, pasi ishte festė shtetėrore e ish-Jugosllavisė.
Pėr tė caktuar detyrat dhe pėr t'u marrė vesh mė detajisht pėr veprimtarinė e mėtutjeshme, u vendos tė mbahet njė mbledhje e pėrbashkėt nė Taukbahēe, vend pikniku nė periferi tė Prishtinės. Mirėpo, nė momentin e fundit, pushteti rankoviqian i ra nė gjurmė kėtyre veprimtarėve dhe u burgosėn shumica prej tyre. Atė ditė u burgosėn edhe: Shemsi Hoxha, Ibrahim Gashi dhe Selatin Novosella, tė cilėt ishin caktuar tė ngrinin flamuj kombėtarė dhe tė shkruanin parulla nė tri qytete tė Kosovės: nė Prishtinė, nė Mitrovicė dhe nė Lypian, sė bashku me Adil Pirevėn, me Osman Dumoshin dhe me Ilaz Pirevėn. Meqenėse flamujt dhe ngjyra me brushat ishin te tre shokėt e burgosur (Shemsiu, Ibrahimi dhe Selatini), e tė tjerėt nuk dinin se ku gjendeshin, veprimi mbeti pa u kryer.
Pas burgosjes sė anėtarėve tė Grupit tė tė Rinjve tė Prishtinės tė LRBSH-sė, nė gusht tė vitit 1964, pėr njė kohė tė caktuar, pra pėrkohėsisht, u ndėrpre veprimtaria politike nė Prishtinė dhe rrethinė.
Pas lirimit nga burgu tė Ibrahim Gashit, Shemsi Hoxhės, Mejreme Berishės, Elhame Shalės, Rrahman Deliut, Sylejman Gashit, Emine Rakovicės, Shemsi Havollit dhe Selatin Novosellės, nuk u vazhdua veprimtaria nė mėnyrė tė organizuar si mė parė, pasi asnjėri nuk e ndiente veten aq tė aftė pėr udhėheqjen e punėve me aq pėrgjegjėsi dhe me aq rėndėsi pėr ēėshtjen kombėtare. Pėr kėtė arsye, kjo punė mbeti pėr njė tė ardhme tė afėrt. Megjithatė, Osman Dumoshi, Ibrahim Gashi, Adil Pireva, Shemsi Hoxha, Ilaz Pireva dhe Selatin Novosella vazhduan tė shoqėroheshin, tė tuboheshin nė ndeja ilegale dhe tė lidhnin njė shoqėri dhe miqėsi tė ngushtė e ta mėkonin atė me njė dashuri tė madhe dhe tė sinqertė. Kėsaj shoqėrie, mė vonė, iu bashkuan edhe Afrim Loxha, Xheladin Rekaliu, Skėnder Muēolli, Tefik Ēitaku dhe Ramadan Ramadani.
Si u nxorėn nga burgu dhe u shumėzuan poezitė e Zeqir Gėrvallės nė verėn e vitit 1968?

Kush arriti t`i nxjerrė nga burgu kėto poezi dhe kush i shumėzoi e i shpėrndau ato?

Ēka u vendos nė gusht tė vitit 1967 nė njė tubim nė shtėpinė e Ibrahim Gashit nė Prishtinė lidhur me vazhdimin e veprimtarisė patriotike?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:28 am

Dilema pėr organizimin e demonstratave dhe kėrkesat e tyre




Si dhe sa organizatorėt i bashkėshoqėroi dilema se a do tė duhej tė organizoheshin demonstrata dhe ēka do tė duhej tė kėrkohej nė to? Ku dhe kur u vendos pėr organizimin e demonstratave, pėr parullat qė do tė brohoriteshin dhe pėr ato qė do tė shkruheshin nė transparente
Nė kėtė mbledhje u diskutua gjerėsisht pėr kontaktet e zhvilluara nė mese tė ndryshme anekėnd Kosovės, me ē'rast u dallua biseda nė detaje qė ishte bėrė dy ditė rresht nė fshatin Bajēinė tė Llapit. Pas konstatimit se tė gjitha faktet dėshmonin qė burokracia shqiptare pėrfundimisht kishte hequr dorė nga kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės dhe pas matjes sė pulsit tė popullit se ėshtė i gatshėm qė tė dalė demonstrativisht e hapur pėr manifestimin e pėrcaktimit tė tij politik, prerazi u vendos qė demonstratat tė organizoheshin deri nė Festėn e Flamurit, mė 28 nėntor 1968. Nė fund tė kėsaj mbledhjeje, u caktua vendi i mbledhjes sė ardhshme si dhe u caktuan detyrat e veēanta pėr secilin anėtar tė grupit, veē e veē. Po nė kėtė mbledhje u vendos qė nė sa mė shumė qendra tė Kosovės tė organizohen njerėzit pėr pėrgatitjen e demonstratave.

Syēelė edhe nė mbledhje
Nė fund tė tetorit tė vitit 1968, nė Prishtinė, nė banesėn e Xheladin Rekaliut, u mbajt mbledhja tjetėr pėr organizimin e demonstratave. Nė kėtė mbledhje morėn pjesė: Osman Dumoshi, Adil Pireva, Xheladin Rekaliu, Ilaz Pireva, Afrim Loxha dhe Selatin Novosella. Secili pjesėmarrės nė fjalėn e vet prezantoi pėrshtypjen nga terreni dhe bisedat qė kishte pasur me intelektualė, me punėtorė, me fshatarė, me studentė, me nxėnės dhe me disa pėrfaqėsues tė pushtetit, tė niveleve mė tė ulėta tė udhėheqjes. Kuptohet, bisedat nė terren ishin bėrė nėpėrmjet shtrimit tė pyetjeve nė formėn: "Ėshtė dėgjuar se do tė organizohen demonstrata, ēka mendohet pėr to?", ose: "A do tė duhej tė organizoheshin demonstrata?", ose: "Ēka do tė duhej tė kėrkohej nė ato manifestime publike?", ose: "Nė cilėn ditė do tė duhej tė organizoheshin demonstratat?", etj. Edhe raportet qė janė dhėnė nė kėtė mbledhje kanė qenė tė frymės sė tillė, pėrgjithėsuese, dhe nuk ėshtė pėrmendur asnjė emėr i atyre me tė cilėt kishin biseduar anėtarėt e Grupit. Aty u raportua nė formėn: "Njė profesor i njė shkolle tė mesme propozon qė demonstratė tė organizohet vetėm nė Prishtinė", ose: "Njė fshatar thotė qė nė demonstrata tė dalim edhe me armė", ose: "Njė punėtor propozon qė demonstratat tė organizohen mu mė 28 Nėntor", etj. Kjo formė e komunikimit bėhej pėr arsye tė sigurisė sė personave me tė cilėt ishte biseduar.
Nė fund tė kėsaj mbledhjeje, pėrkitazi me organizimin e demonstratave, me pėrmbajtjen e parullave, me kėrkesat kryesore qė do tė shtroheshin nė demonstratat e ardhshme, etj., u vendos qė Osman Dumoshi tė konsultohet me Kadri Halimin, intelektual i pėrmasave kombėtare dhe njėri prej atdhetarėve qė pak muaj mė herėt ishte liruar nga burgu i gjatė, ndėrsa Selatin Novosella tė konsultohej me Hyrie Hanėn, atdhetare e njohur gjakovare qė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ku kishte marrė pjesė aktive nė tė, si rezultat i mbetjes sė Kosovės nėn riokupimin serbo-jugosllav, nuk ishte pajtuar dhe ishte burgosur nga pushtuesit e rinj, kurse i vėllai, Xheladin Hana, pjesėmarrės i Mbledhjes sė Bunjajt, ishte vrarė nė atentat pak vite pas pėrfundimit tė luftės, si kundėrshtar i kėtij riokupimi. Nė fund tė kėsaj mbledhjeje u vendos qė mbledhja e radhės tė mbahet pas njė jave nė shtėpinė e Osman Dumoshit.

Hollėsitė e organizimit
Nė mbledhjen e 16 tetorit 1968, e mbajtur nė shtėpinė e Osman Dumoshit, nė Prishtinė, morėn pjesė: Osman Dumoshi, Adil Pireva, Afrim Loxha, Tefik Ēitaku (rrobaqepės nga Prishtina), Ramadan Ramadani (po ashtu rrobaqepės nga Prishtina), Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Skėnder Muēolli dhe Selatin Novosella.
Nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė nė kėtė mbledhje, Hasan Dėrmaku, student i historisė nė Prishtinė, i propozoi pjesėmarrėsve nė kėtė mbledhje, nėpėrmjet njė shkrese, pėrveē tė tjerash, qė demonstrata tė mbahet mė 26 nėntor 1968 dhe Adil Pireva tė mos marrė pjesė drejtpėrdrejt nė demonstratė.
Nė fillim tė kėsaj mbledhjeje u raportua pėr konsultimet qė kishin zhvilluar Osman Dumoshi me Kadri Halimin dhe Selatin Novosella me Hyrie Hanėn.
Pas diskutimeve tė shumta dhe kėmbimit tė mendimeve, nė fund tė kėsaj mbledhjeje u vendos:
1. Demonstratat tė mbahen mė 27 nėntor 1968, nė orėt e paradites, nė Besianė, nė Ferizaj, nė Gjilan dhe, eventualisht, nė qytet tjetėr nė Kosovė, kurse nė orėn 15 e 55 minuta nė Prishtinė;
2. Nė demonstrata tė mos pėrdoret dhunė, pėrveē nė mbrojtje tė domosdoshme;
3. Tė shumėzohet dhe tė shpėrndahet vjersha "Eni nė demonstratė", e shkruar nga Adil Pireva, me pseudonimin Arbėn Kosova;
4. Adil Pireva tė mos marrė pjesė drejtpėrdrejt nė demonstratė, por mundėsisht tė mbetet i pazbuluar pėr tė marrė pjesė, si gazetar i "Rilindjes" qė ishte, nė mbledhjet e ndryshme pas demonstratave pėr tė parė nga afėr se ē'thuhet nė organet e ndryshme tė pushtetit dhe tė partisė pėrkitazi me demonstratat dhe ēfarė vendimesh do tė merreshin nė ato organe tė pushtetit; dhe,
5. Mbledhja e ardhshme tė mbahet nė shtėpinė e Selatin Novosellės, nė Prishtinė, mė 23 nėntor 1968.

Detyrat pėrfundimtare
Mbledhja e fundit pėr organizimin e demonstratave tė vitit 1968 u bė nė Prishtinė, nė shtėpinė e Selatin Novosellės, mė 23 nėntor 1968. Nė tė morėn pjesė: Osman Dumoshi, Adil Pireva, Xheladin Rekaliu, Ilaz Pireva, Afrim Loxha, Hasan Dėrmaku, Skėnder Muēolli dhe Selatin Novosella. Pas diskutimeve dhe analizave nė detaje pėr punėt e kryera rreth organizimit tė demonstratave, tė cilat zgjatėn deri nė orėt e vona tė natės sė 23 nėntorit, nė kėtė mbledhje u morėn kėto vendime pėrfundimtare:
1. Demonstrata tė mbahen nė Besianė, nė Ferizaj dhe nė Gjilan, nė orėt e paradites sė 27 nėntorit 1968 (mundėsisht edhe nė ndonjė vend tjetėr tė Kosovės), kurse nė Prishtinė, po mė 27 nėntor, por ato tė fillojnė nė orėn 15 e 55 minuta, duke filluar nga Fakulteti Filozofik;
2. Tė mos pėrdoren armėt e zjarrit, si dhe ēfarėdo dhune tjetėr, pėrveē nė vetėmbrojtje tė domosdoshme;
3. Xheladin Rekaliu t'i koordinojė punėt rreth organizimit tė demonstratės nė Besianė, Skėnder Kastrati nė Ferizaj dhe Asllan Kastrati nė Gjilan;
4. Adil Pireva, sė bashku me Osman Dumoshin, tė shkruajnė fjalimin qė do tė lexohet nė demonstratėn e Prishtinės, kurse Selatin Novosella ta shtypė atė me makinė shkrimi;
5. Skėnder Muēolli dhe Ilaz Pireva t'i shkruajnė dhe t'i pėrgatisin teknikisht transparentet;
6. Osman Dumoshi ta lexojė fjalimin nė Prishtinė, kurse Ilaz Pireva dhe Afrim Loxha ta mbrojnė atė dhe ta sigurojnė qė tė kryejė detyrėn pa u penguar nga tė tjerėt;
7. Hasan Dėrmaku ta ruajė njė kopje tė fjalimit identik dhe, nėse pengohet, plagoset ose vritet Osmani Dumoshi, tė vazhdojė ta lexojė fjalimin aty ku ka mbetur Osman Dumoshi;
8. Adil Pireva tė mos marrė pjesė drejtpėrdrejt nė demonstratė;
9. Selatin Novosella dhe Skėnder Muēolli ta sigurojnė transportimin e flamujve, tė transparenteve dhe tė materialit tjetėr nga vendi i caktuar ku ishin pėrgatitur materialet deri te Fakulteti Filozofik, ku do tė fillonte demonstrata;
10. Nėse lėndohen, plagosen ose vriten organizatorėt apo demonstruesit, tė mos krijohet panik, por demonstrata tė vazhdojė pa marrė parasysh se kush do tė bjerė nė fushėn e nderit; dhe,
11. Mbledhja vijuese tė mbahet tri ditė pas demonstratės.
Nė atė mbledhje, po ashtu, u vendos tė shkruhen nė transparente dhe tė brohoriten parullat:
- "Duam vetėvendosje deri nė shkėputje!";
- "Duam Kushtetutė!";
- "Duam bashkimin e viseve tė banuara me shqiptarė me
Kosovėn!";
- "Poshtė politika kolonialiste ndaj Kosovės!";
- "Pėr tė drejtat tona gjak do tė derdhim!";
- "Askush tė mos luajė me fatin tonė!";
- "Nė njėrėn dorė kazmėn - nė tjetrėn pushkėn!";
- "Lufta Nacional-Ēlirimtare nuk na ka sjellė barazi tė plotė!";
- "Poshtė Veli Deva!";
- "Poshtė Misha Sekulloviqi!";
- "Duam Universitet";
- "Duam bashkimin e Preshevės me Kosovėn";
- "Njė popull - njė shtet - njė parti"; dhe,
- "Liri tė burgosurve politikė".
Nė kėtė mbledhje mbizotėroi mendimi te tė gjithė organizatorėt e demonstratave se mė i rėndėsishėm ishte njė demonstrim plebishitar i popullit shqiptar nė Kosovė se sa jetėt e tė gjithė organizatorėve tė demonstratave.

Kontributi i jashtėzakonshėm i Hyrie Hanės
Vlen tė theksohet se konsultimet e pėrfaqėsuesit tė Grupit tė tė Rinjve, Selatin Novosella, me atdhetaren veterane, Hyrie Hana, do tė ndikojnė nė pėrcaktimin e pėrmbajtjes sė parullave tė shkruara dhe tė atyre tė brohoritura nė demonstratat e 27 nėntorit 1968. Duke e ditur disponimin e rinisė kosovare nė atė kohė, Hyrie Hana, pas ēdo takimi me pėrfaqėsuesin e Grupit tė tė Rinjve, qė po organizonte demonstrata, kėrkonte njė javė kohė pėr konsultime me rrethin e saj pėr punėt organizative dhe pėr kėrkesat qė do tė shtroheshin nė demonstrata. Kėshtu, nė takim e fundit ndėrmjet Hyrie Hanės dhe Selatin Novosellės, vetėm pak ditė para demonstratave, Hyrie Hana propozoi qė nė demonstrata tė mos brohoriteshin parullat: "Rroftė Enver Hoxha!", "Poshtė Josip Broz Tito!", "Poshtė Fadil Hoxha!", "Duam Republikėn e Kosovės!". Kurse, sipas propozimeve tė Hyrie Hanės, nė demonstrata do tė duhej tė brohoriteshin kėto parulla: "Duam vetėvendosje deri nė shkėputje!", "Poshtė Veli Deva!" dhe "Poshtė Misha Sekulloviqi!"

Cilat ishin arsyet pse kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės nuk theksohej nė fjalimin e pėrgatitur pėr demonstrata dhe nuk ishte shkruar nė transparente?
• A i lidhte tė gjitha aktivitetet kombėtare deri nė vitin 1968 kėrkesa fundamentale pėr bashkim kombėtar tė territoreve tė banuara me shqiptarė, tė cilat kishin mbetur jashtė kufijve tė Shqipėrisė?
• Si u kėrkua pėr herė tė parė publikisht Republika e Kosovės nė demonstrata mė 6 tetor 1968 nė Prizrenin historik?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:29 am

Si u organizuan demonstratat nė Therandė dhe nė Pejė?




ishin demonstratat e suksesshme nė Prizren, Therandė dhe Pejė ato qė shėrbyen si motivim i mjaftueshėm pėr organizatorėt pėr njė demonstratė edhe mė tė fuqishme mė 27 nėntor 1968 nė Prishtinė?
Rafet Rama, njėri prej organizatorėve tė demonstratės sė Prizrenit, tha: "Nė fund u kthyem pėrsėri nė vendin e nisjes dhe e vumė flamurin pranė vendit historik tė Abdylit tė Madh e tė Ymerit Plak. Manifestuesit u shpėrndanė tė qetė pa asnjė incident. Ishte ky manifestimi i parė i kėtij lloji pas Luftės sė Dytė Botėrore".
Demonstrata e Prizrenit, e 6 tetorit 1968, ishte edhe njė dėshmi se populli liridashės i Kosovės kishte hyrė nė njė rrugė prej tė cilės nuk kishte kthim prapa, e kjo ishte lufta pėr avancimin e statusit tė Kosovės nė nivel tė Republikės, nė kuadėr tė Federatės sė atėhershme jugosllave, si hap i parė dhe i domosdoshėm drejt pavarėsisė sė plotė dhe bashkimit kombėtar.
Pa dyshim, demonstrata e Prizrenit do tė jetė edhe njė mbėshtetje e fortė morale pėr Grupin e tė Rinjve nė Prishtinė, tė cilėt ishin nė vlugun e pėrgatitjeve dhe nė vlugun e organizimit tė demonstratės sė 27 nėntorit 1968.

Nė Therandė, normalistėt nė ballė tė demonstratės
Pas pėrfundimit me sukses tė demonstratės nė Prizren, u mor vendim qė demonstratė tė mbahet edhe nė Therandė (dikur quhej Suharekė). Si edhe nė tė gjitha qytetet dhe vendbanimet e Kosovės, edhe nė Therandė, kishte disponim nė popull qė tė dilej publikisht me kėrkesa kombėtare. Pjesėmarrėsit aktivė dhe organizatorėt e demonstratės sė Prizrenit: Isa Demaj, Haxhi Bajraktari dhe Isa Morina, vendosėn qė nė Therandė tė mbahet demonstratė mė 8 tetor 1968, ditė e martė, nė ditė tregu. Duke e ditur gatishmėrinė e qytetarėve pėr pjesėmarrje nė ndonjė manifestim publik, nga njėra anė, dhe duke i kursyer veprimtarėt qė tė angazhoheshin nė organizimin e demonstratave, nė mėnyrė qė tė mos pėsonin nga ndjekjet e policisė dhe nė mėnyrė qė tė dėnoheshin sa mė pak njerėz pas demonstratave, nga ana tjetėr, u vendos qė veprimet kryesore nė Therandė t`i bartė Haxhi Bajraktari, mėsues nė shkollėn fillore tė fshatit Nishor.
Haxhi Bajraktari nuk ishte caktuar rastėsisht bartės kryesor i organizimit tė kėsaj demonstrate. Ai rridhte nga njė familje e njohur pėr veprimtari atdhetare prej kohėsh. Kėshtu, pėr veprimtari patriotike nė Organizatėn Nacional Demokratike Shqiptare, nė vitin 1950, babai i Haxhiut, Zekė Bajraktari, ishte dėnuar me 17 vjet burg tė rėndė, prej tė cilave i kishte mbajtur 12 vjet nė burgun famėkeq tė Nishit. Po ashtu, pėr angazhimet nė NDSH, ishte dėnuar axha i Haxhiut, Sefė Bajraktari, me 4 vjet burg. Mė pastaj, nė vitin 1959, nė vazhdėn e veprimeve sipas Programit kombėtar tė NDSH-sė, ishte gjykuar pėr veprimtari kundėr Jugosllavisė edhe axha i dytė i Haxhiut, Jashar Bajraktari, me 3,5 vjet burg, sė bashku edhe me kushėririn e tij, Destan Bajraktarin, me 4 vjet burg. 68/ Haxhi Bajraktari, Kujtime;
Nė vitin 1968, nė Therandė, funksiononte paralelja e ndarė e Shkollės Normale tė Prizrenit. Pėrgjegjės i kėsaj shkolle ishte Isak Bajraktari. Haxhi Bajraktari dhe Isak Bajraktari u morėn vesh qė mė 8 tetor, nė orėn 12, tė gjithė nxėnėsit tė dilnin tė organizuar nė demonstratė. U vendos qė nė demonstratė tė brohoriteshin parullat: "Kushtetutė - Republikė!", "Duam Universitetin e Prishtinės!" dhe "Rroftė flamuri!". Po ashtu, u vendos qė flamurin ta pėrgatiste Haxhi Bajraktari. Ky atdhetar i ri do ta vizatojė me pėrkushtim tė madh, me tush, shqiponjėn nė pėlhurėn e kuqe gjatė tėrė natės, duke ia mbajtur llambėn e vajgurit mbi kokė pėr t`i bėrė dritė e motra Fatimja.
Kėshtu, tė martėn, mė 8 tetor 1968, nxėnėsit e Shkollės Normale ishin tė rreshtuar para derės sė shkollės. Nxėnėsi mė i rritshėm dhe mė i zhvilluar, Osman Gega, nga Studenēani, u caktua tė bartė flamurin kombėtar nė ballė tė demonstruesve. Kolona me nxėnės dhe me arsimtarė u drejtua pėr nė rrugėn kryesore tė qytetit. Ishte njė befasi pėr tė gjithė qytetarėt se ē`po u shihnin sytė. Tė vjetrit pas mė shumė se dy dekadash po e shihnin sėrish flamurin shqiptar, ndėrsa tė rinjtė e shihnin atė pėr herė tė parė.
Theranda gumėzhinte nga njerėzit qė kishin ardhur nga tė gjitha fshatrat e rrethinės, nė ditėn e tregut. Pa u hamendur fare, pothuaj tė gjithė iu bashkėngjitėn normalistėve dhe brohoritėn parullat e parapara pėr demonstratė nga organizatorėt. Megjithatė, parulla qė u brohorit mė sė tepėrmi gjatė demonstrimit ishte "Republikė - Kushtetutė!". Ishte befasi edhe pėr organet e policisė, tė cilat u gjendėn nė befasi dhe s`dinin si tė reagonin ndaj njė numri aq tė madh tė qytetarėve qė brohoritnin parulla patriotike. Kėso pamjesh nuk ishin pa ndonjėherė nė Therandė qė nga Lufta e Dytė Botėrore.
Pėr disa orė, demonstruesit marshuan nė rrugėt e Therandės duke ngritur flamurin kombėtar mu nė qendėr tė qytetit nė njė shtyllė tė lartė tė rrymės, duke brohoritur dhe duke kėnduar kėngė pėr flamurin pa ndėrprerė. Duke parė se situata po dilte nga kontrolli dhe numri i demonstruesve po shtohej edhe mė tutje, policia do tė tentojė tė rrėmbejė flamurin kombėtar nga shtylla ku ishte vendosur. Nė kėtė punė, policia do tė ndihmohej edhe nga bashkėpunėtorėt e UDB-sė nga radhėt e shqiptarėve. Por, aty pranė flamurit ishte formuar njė rreth i burrave tė vendosur qė assesi nuk lejonte policinė tė largonte flamurin nga shtylla ku ishte vendosur. Si nė njė roje nderi, flamurin e mbronin: Miftar Bajraktari, Veli Gashi me tre djemtė e vet, Nezir Gashi, Rrahman Kryeziu, etj. Ata, me trupat e tyre, e kishin mbėshtjellė vendin ku valonte flamuri ynė kombėtar.
Pas njė kohe tė qėndrimit tė demonstruesve nė qendėr tė qytetit, ata, me flamur nė ballė tė kolonės, pėrsėri vazhduan tė defilojnė nėpėr rrugėt e Therandės, e cila tashmė ishte nėn kontrollin e demonstruesve. Ndonėse ishte gatishmėria e qytetarėve qė tė demonstrohej edhe mė tutje, megjithatė, organizatorėt e demonstratės vendosėn qė demonstruesit tė shpėrndaheshin. Ata ishin tė bindur se, nė kėtė mėnyrė, ishte shprehur publikisht dėshira dhe vullneti i shqiptarėve tė Therandės, si edhe tė tėrė Kosovės, qė tė njihej statusi i Republikės sė Kosovės, tė lejohej pėrdorimi i lirė i simboleve kombėtare shqiptare, tė hapej Universiteti i Prishtinės, etj.

Nė Pejė po shkruhej edhe njė faqe e ndritshme e historisė
Kėrkesat e shtruara anekėnd Kosovės pėr avancimin e statusit tė Kosovės nė nivel tė Republikės, nuk kishin mbetur pa i trazuar edhe shpirtrat e qytetarėve tė Pejės me rrethinė, e sidomos tė rinisė patriotike tė qytetit tė Heroit Kombėtar dhe udhėheqėsit tė Lidhjes sė Pejės, mulla Haxhi Zekės. Andaj, rinia shkollore dhe intelektualėt e rinj vendosėn tė dalin publikisht nė demonstratė me kėrkesat: "Rroftė flamuri kuq e zi!", "Rroftė populli shqiptar!", "Kushtetutė - Republikė!", etj.
Pas veprimeve paraprake organizative, u vendos qė demonstrata tė mbahet mė 19 tetor 1968, nė ditė tregu nė qytetin e Pejės, kur prania e qytetarėve do tė ishte mė e madhe. Koha e fillimit tė demonstratės u caktua mesi i ditės, kur nxėnėsit i pėrfundonin orėt e paradites, kurse tė tjerėt i fillonin ato tė pasdites. Vendi i nisjes sė demonstruesve ishte shkolla e mesme normale "Ali Kelmendi", nė fshatin Vitomiricė afėr Pejės, buzė rrugės Pejė - Mitrovicė. Pjesėmarrės tė fillimit ishin nxėnėsit e Shkollės Normale dhe tė Shkollės Bujqėsore, si dhe disa arsimtarė. Nisja u bė me flamur kombėtar pėrpara kolonės nė krye, nė drejtim tė qytetit. Bartėsit e flamurit ndėrroheshin me radhė. Bartės i parė ishte Demė Mulliqi, normalist. Nė pika tė rrezikshme bartės ishin edhe Ramadan Blakaj, Zymer Neziri dhe Xhemajl Gashi.
Demonstruesve iu bashkėngjitėn edhe shumė tė rinj, nxėnės, zejtarė, intelektualė, punėtorė, studentė dhe fshatarė, qė nga Vitomirica deri nė qendėr tė qytetit tė Pejės, vend qė ishte paraparė nga organizatorėt pėr mbajtjen e fjalimeve, ku do tė brohoriteshin parullat dhe ku do tė kėndoheshin kėngėt patriotike tė ushtruara enkas pėr kėtė manifestim kombėtar. Me kėtė rast u kėnduan kėngėt atdhetare, qė deri atėherė ishin tė ndaluara rreptėsisht pėr t'u kėnduar, e ndėr to edhe: "Kur u hap kushtrimi n`Kosovė", "Lidhja e Prizrenit", "Oj Kosovė, mos thuaj mbarova", "Kėngė pėr Skėnderbeun", "Mori Shkodėr, moj mizore", "Kėngė pėr Ali Pashė Tepelenėn", etj.
Demonstrata u zhvillua nė qendėr tė qytetit, pranė ndėrtesės sė Kuvendit Komunal, kurse flamuri kombėtar u vendos mbi qoshkun e gazetės serbe "Borba". Flamurin e mbante Demė Mulliqi, kurse pranė tij ishte normalisti tjetėr, Sylė Kuqi, i cili e lexoi fjalimin e pėrgatitur paraprakisht nga Zymer Neziri. Leximi i fjalimit u ndėrpre disa herė nga brohoritjet e parullave: "Kushtetutė - Republikė!" dhe "Rroftė flamuri kuq e zi!". Duke qenė se kopja e kėtij fjalimi ėshtė zhdukur gjatė kėsaj kohe, pėrmbajtja e tij ėshtė, sipas kujtesės sė pėrpiluesit tė tij, Zymer Neziri, kjo: "Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore e deri tash, shqiptarėt nuk u trajtuan si komb; shqipja u pėrdor me kufizime tė mėdha; liria e mendimit kombėtar u dėnua rėndė; shqiptarėt patėn mė pak tė drejta se tė tjerė; nuk patėn tė drejtė qė ta mbajnė lirisht flamurin kombėtar, kurse pėr mbajtjen ilegale tė tij dėnoheshin me burg tė rėndė, etj".
Qė nga fillimi i kolonės sė demonstruesve, policia, disa herė, u pėrpoq ta rrėmbente flamurin nga duart e ēelikta tė rinisė. Herėn e parė u pėrpoq ta largonte nga kulmi i shkollės "Ali Kelmendi", por kjo u pengua nga nxėnėsit. Po ashtu, edhe disa herė gjatė marshimit tė kolonės, policia u pėrpoq ta merrte flamurin, por pa sukses. Organet e pushtetit tė Pejės tentuan ta ndalnin kolonėn nė oborrin e Gjimnazit dhe tentuan tė bindnin pjesėmarrėsit qė tė shpėrndaheshin. Edhe nė kėtė nuk arritėn.
Pas afėr katėr orėsh demonstrimi nėpėr qytetin e Pejės, me flamurin kombėtar nė ballė, si dhe duke i brohoritur Kosovės, Republikės sė Kosovės, Kushtetutės sė Kosovės, dhe duke kėnduar kėngė atdhetare, pėrfundoi kjo demonstratė pėr tė drejtat e shqiptarėve tė Kosovės, qė ishte manifestimi mė i rėndėsishėm nė Pejė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pas pėrfundimit tė demonstratės, flamuri kombėtar pėrsėri u vendos mbi kulmin e shkollės normale "Ali Kelmendi".

• Kush e ndihmoi organizimin e demonstratave nė Pejė?
• Kush u largua nga puna e kush u burgos pėr organizimin e demonstratave nė Pejė?
• Si u organizuan demonstratat nė Gjilan?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:29 am

Si u organizuan demonstratat nė Gjilan?




Kush e ndihmoi organizimin e demonstratave nė Pejė? Kush u largua nga puna e kush u burgos pėr organizimin e demonstratave nė Pejė?
Organizimin e demonstratės nė Pejė e ndihmuan zejtarėt e lagjes Kapeshnica: Rexhep Berisha dhe Ali A. Lajēi, qė tė dy rrobaqepės, tė cilėt i pėrgatitėn shiritat identifikues tė pjesėmarrėsve, si dhe shiritat e kujdestarėve. Po ashtu, ndihmoi normalistja Emine Neziri; studenti Riza Smaka, arsimtari i muzikės nė shkollėn "Ali Kelmendi", Sadri Kelmendi; arsimtari i matematikės nė Shkollėn tetėvjeēare tė Klinės, Murat Gorani.
Pas pėrfundimit tė suksesshėm tė demonstratės nė Pejė, filloi ndjekja e organizatorėve tė tyre nga Komiteti i Partisė Komuniste dhe nga policia. Pas largimit nga puna nė arsim tė Ramadan Blakajt, tė Xhemajl Gashit dhe tė Zymer Nezirit, ndodhi edhe burgosja e tyre, me ē`rast Ramadan Blakaj u dėnua me 15 ditė, Xhemajl Gashi me 30 ditė dhe Zymer Neziri po ashtu me 30 ditė. Me dėnim me burg u dėnua edhe Riza Smaka.
Demonstratat shumė tė suksesshme tė Prizrenit, tė Therandės dhe tė Pejės ishin, pa dyshim, njė mbėshtetje e fortė morale dhe njė forcė shtesė e motivimit tė organizatorėve tė demonstratave edhe mė tė fuqishme qė do tė ndodhnin mė 27 nėntor 1968 nė Prishtinė, nė Besianė, nė Ferizaj, nė Gjilan dhe nė Mitrovicė. Kėto demonstrata i dhanė kurajė dhe i trimėruan edhe mė shumė organizatorėt e Grupit tė tė Rinjve qė kishin marrė mbi vete pėrgjegjėsinė pėr njė organizim tė tillė nė nivel tė Kosovės.
Me demonstratėn e Pejės u pėrmbyll cikli i parė i demonstratave shqiptare, tė cilat, pushteti, duke dashur t'i minimizojė ato, nuk i dėnoi shumė organizatorėt e tyre, pėrveēse me disa ditė burg pėr kundėrvajtje.

Demonstrata e Gjilanit filloi nga Normalja e Gjimnazi
Deri mė 23 nėntor 1968, organizatorėt e demonstratės sė Gjilanit, si edhe organizatorėt e qyteteve tė tjera tė Kosovės, ishin tė orientuar tė pėrgatiteshin dhe tė organizoheshin vetėm pėr demonstratėn nė Prishtinė. Pra, pjesėmarrėsit nė demonstratė do tė vinin nga Gjilani nė Prishtinė nė ditėn qė do tė caktohej mė vonė. Mirėpo, mė 23 nėntor, nga Prishtina, si tė deleguar nga Trupi Koordinues pėr Organizimin e Demonstratave nė tėrė Kosovėn, Asllan Kastrati dhe Beqir Qerimi (qė tė dy studentė tė Fakultetit Teknik nė Prishtinė) shkuan nė Gjilan pėr tė vėnė kontakt me organizatorėt e atjeshėm qė vepronin shumė kohė mė parė nė kėtė qytet.
Asllan Kastrati dhe Beqir Qerimi kontaktuan me Fatmir Salihun, nxėnės nė Gjimnazin e Gjilanit, dhe nė marrėveshje me qendrėn nė Prishtinė u vendos qė demonstratė tė ketė edhe nė Gjilan, ashtu si edhe nė qendra tė tjera tė Kosovės, e jo siē mendohej qė demonstratė tė ketė vetėm nė Prishtinė. Nė mbledhjen qė u mbajt po tė njėjtėn ditė, ndėr tė tjera, u vendos:
1Demonstrata tė mbahet nė Gjilan, mė 27 nėntor 1968, dhe ajo tė fillojė nė orėn 12 e 5 minuta; dhe,
2Pas kryerjes sė demonstratės nė Gjilan, demonstruesit nė mėnyrė sa mė masive tė shkojnė nė Prishtinė, ku pritej se do tė bėhej demonstrata qendrore dhe mė e fuqishme.
Nė mbledhjen e dytė tė Gjilanit, tė njėjtėn ditė, pra mė 23 nėntor 1968, u vendos qė veprimtarėt tė organizojnė sa mė shumė nxėnės tė fshatrave pėrreth ngase nga kjo pjesėmarrje varej tėrė suksesi i demonstratės. Pėr kėtė arsye, prej 23-26 nėntor, e tėrė veprimtaria ishte e orientuar nė njoftimin e nxėnėsve, tė studentėve tė Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Gjilan, tė punėtorėve, tė zejtarėve dhe tė fshatarėve pėrreth Gjilanit.
Mė 26 nėntor 1968, nė Gjilan, u mbajt mbledhja tjetėr nė shtėpinė e Rexhep Malės, nxėnės i Gjimnazit nė Gjilan. Nė kėtė mbledhje morėn pjesė: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Irfan Shaqiri, Ahmet Hoti, Xhavit Dėrmaku, Shemsedin Kastrati, Mehmet Emini, Ilmi Ramadani, Enver Shabani dhe Ismail Shehu. Nė kėtė mbledhje, pėrveē tė tjerash, u vendos tė shkruhen dhe tė brohoriten parullat: "Duam vetėvendosje!", "Duam Kushtetutė!", "Duam Universitetin", "Njė popull, njė shtet, njė parti!". Pėr shkrimin dhe pėr pėrgatitjen teknike tė transparenteve u caktuan Xhavit Dėrmaku, Shemsedin Kastrati dhe Ismail Shehu. Kėto transparente janė shkruar dhe janė pėrgatitur nė shtėpitė e Rexhep Malės dhe tė Fatmir Salihut.
Demonstrata filloi saktėsisht nė orėn 12 e 5 minuta nga oborri i Shkollės Normale dhe Gjimnazit. Para se tė fillonte demonstrata, Mynevere Kastrati, Fetije Bajrami dhe Mehmet Emini hynė nė Shkollėn Normale dhe i morėn fotografitė e Karl Marksit, tė Fridrih Engelsit dhe tė Titos, tė cilat i bartėn nė demonstratė. Flamurin kombėtar e para e barti Vahide Hoxha. Nė demonstratė, pėrveē flamurit kombėtar, u bart edhe flamuri shtetėror jugosllav, nė mėnyrė qė tė mos shkaktohej ndonjė intervenim i policisė ndaj demonstruesve. Demonstruesit vazhduan duke brohoritur nėpėr qendėr tė qytetit deri nė stacionin e autobusėve. Prej kėtu, demonstruesit u kthyen pėrsėri nėpėr qendėr deri nė vendin prej nga ishin nisur nė fillim.
Gjatė demonstrimit u pėrhap lajmi se ėshtė burgosur njėri nga pjesėmarrėsit e demonstratės. Ky lajm demonstruesit i bėri edhe mė kėmbėngulės nė kėrkesat e tyre, prandaj iu drejtuan ndėrtesės sė policisė pėr tė protestuar. Mirėpo, policia, nė kordon tė fortė, i zuri pozitat para Xhamisė sė Medresesė dhe assesi nuk i lejonte demonstruesit tė vazhdonin rrugėn mė tutje. Atėherė, demonstruesit qėndruan nė vend duke protestuar njė kohė bukur tė gjatė e, pastaj, pėrsėri u kthyen nė vendin prej nga ishin nisur. Me tė arritur nė oborr tė shkollės, njėri prej organizatorėve i luti demonstruesit tė shpėrndaheshin. Tė gjithė demonstruesit u pajtuan dhe nė mėnyrė dinjitoze u shpėrndanė, tė bindur se me kėtė kishin shkruar njė faqe tė ndritshme tė historisė, jo vetėm tė qytetit tė tyre tė dashur.
Pėr organizimin e demonstratės sė Gjilanit, mė 27 nėntor 1968, u gjykuan: Irfan Shaqiri - me njė vit burg, kurse Rexhep Mala, Xhavit Dėrmaku, Ahmet Hoti dhe Fatmir Salihu - me dėnime nga Gjykata pėr Kundėrvajtje.
Nxėnėsve tė Besianėsiu bashkėngjit populli
Sikur nė shumė qytete tė Kosovės, qė po qarkullonin ide pėr organizimin e manifestimeve tė ndryshme siē janė grevat, protestat dhe demonstratat, edhe nė Besianė, nė verėn e vitit 1968, kishte ide tė organizohej "njė manifestim publik", siē thoshin nė Grupin e Llapit, ashtu siē quhej njė grup tė rinjsh llapjanė, shumica e tė cilėve ishin zejtarė. Pas ardhjes sė Idriz Hasanit, student nė Universitetin e Banjallukės nė Bosnje e Hercegovinė, dhe pas njoftimit qė kishte marrė pėr kėtė ide tė zejtarėve, ai i kėshilloi ata tė hiqnin dorė nga protesta e zejtarėve dhe tė shikohej mundėsia e organizimit tė njė demonstrate tė qetė, por duke pėrfshirė sa mė shumė intelektualė, studentė e nxėnės. Kėshilla e Idriz Hasanit plotėsisht pėrputhej me idenė e Xheladin Rekaliut, i cili ishte nė nivelin mė tė lartė pėr organizimin e demonstratės sė 27 nėntorit, pėr tė cilat, nė Besianė, kėta tė rinj nuk kishin asnjė informacion se po organizoheshin nga njė qendėr. Pėr "ditėn e ēlirimit" tė qyteteve tė Kosovės, siē quheshin ditėt e marrjes sė pushtetit nga forcat partizano-ēetnike nė vitin 1945, organizoheshin manifestime tė ndryshme. Nė disa raste mė tė veēanta organizoheshin mitingje, ku flisnin personalitet tė ndryshme tė Komitetit tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė si dhe udhėheqės tė ndryshėm. Kėshtu, pėr "ditėn e ēlirimit" tė Besianės, mė 8 nėntor 1968, qarkullonin fjalėt nė opinion se ishte paraparė tė organizohej njė miting i madh ku do tė fliste njėri prej kryekuislingėve shqiptarė tė Kosovės, Ali Shukriu, anėtar i Kryesisė sė Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. Duke qenė se, tashmė, nė Besianė vepronte Grupi Organizues qė pėrgatiste demonstratėn e 27 nėntorit 1968, kishte lindur ideja qė ky manifestim i okupatorit tė shfrytėzohej dhe tė shndėrrohej nė kundėrmiting apo, siē mendohej, nė njė demonstratė antijugosllave. Pėr tė pasur sukses sa mė tė madh dhe pėr tė arritur efektin e kėsaj demonstrate tė mundshme, u mbajt njė takim i veēantė i Grupit Organizues tė Prishtinės, me njė temė tė vetme: organizimi i kundėrmitingut, pėrkatėsisht demonstratės, nė Besianė, mė 8 nėntor 1968. Takimi u mbajt mė 5 nėntor 1968. Pėr tė humbur gjurmė, qė tė mos vėreheshin veprimtarėt sė bashku nė ndonjė bazė ilegale apo nė shtėpitė e njėri-tjetrit ku zakonisht mbaheshin mbledhjet pėr organizimin e demonstratave vijuese, takimi u mbajt nė restorantin "Union", nė qendėr tė Prishtinės. Nė kėtė takim morėn pjesė: Osman Dumoshi, Xheladin Rekaliu, Adil Pireva, Selatin Novosella, Afrim Loxha, Ilaz Pireva dhe Skėnder Muēolli. Nė kėtė takim u pėrkrah ideja e veprimtarėve nga Besiana qė mitingu i okupatorit serbo-jugosllav dhe i kuislingėve shqiptarė tė shndėrrohej nė njė kundėrmitig. Aty u vendos, po ashtu, qė pėr kėtė qėllim tė shkruhej njė fjalim nga Adil Pireva dhe Selatin Novsella. Ata e shkruan fjalimin dhe ia dorėzuan atė Xheladin Rekaliut qė ta dėrgonte nė Besianė, po tė njėjtėn ditė. Aty u vendos, po ashtu, qė fjalimin ta lexonte Hamit Abdullahu, veprimtar i njohur nga Besiana. Tė nesėrmen, nė Besianė, duhej tė shkonin si pėrforcim pėr Grupin Organizues tė kėtij qyteti: Osman Dumoshi, Adil Pireva dhe Skėnder Muēolli. Po pėr kėtė qėllim u mbajt edhe njė takim nė Besianė, mė 6 nėntor, nė shtėpinė e Abdullah Nishevcit. Kjo mbledhje u mbajt me propozimin e Xheladin Rekaliut. Nė tė morėn pjesė: Xheladin Rekaliu, Hamit Abdullahu, Hasan Shala, Sabit Syla, Bahri Shabani, Skėnder Hoxha, Shaqir Shala dhe Abdullah Nishevci. Pas shpjegimit tė rėndėsisė sė shndėrrimit tė mitingut tė pushtetit okupues nė kundėrmiting apo nė demonstratė patriotike, fjalėn kryesore e kishte Xhaladin Rekaliu, i cili i kishte pas vetes edhe qėndrimet e organizatorėve tė tjerė nga Prishtina. Nė fund tė takimit u mor vendim: 1. Mė 8 nėntor (e premte) 1968, nė ditėn kur do tė mbahet mitingu i pushtuesit, ai tė shndėrrohet nė kundėrmiting apo nė demonstratė, ku do tė shkruhen dhe ku do tė brohoriten parullat: "Duam vetėvendosje!' "Duam Kushtetutė!", "Duam Universitetin e Prishtinės!" dhe "LNĒ-ja nuk na solli barazi tė plotė!"; 2. Pėr pėrgatitjen teknike tė transparenteve u caktuan Sabit Syla dhe Bahri Shabani; 3. Fjalimin, tė shkruar nė Prishtinė nga organizatorėt e demonstratave tė ardhshme, ta lexojė Hamit Abdullahu ose Abdullah Nishevci.

• Cilat kėrkesa dolėn nga demonstrata nė Besianė?
• Kush i informoi llapjanėt se ėshtė marrė vendim qė mė 27 nėntor 1968 tė organizohen demonstrata nė shumė vende tė Kosovės?
• Ēka ndodhi nė demonstratat e Ferizajt mė 27 nėntor 1968?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:30 am

Cilat kėrkesa dolėn nga demonstrata nė Besianė




Kush i informoi llapjanėt se ėshtė marrė vendim qė mė 27 nėntor 1968 tė organizohen demonstrata nė shumė vende tė Kosovės? Ēka ndodhi nė demonstratat e Ferizajt, mė 27 nėntor 1968?
Pėrkundėr ndėrmarrjes sė tė gjitha masave organizative, megjithatė, nuk u realizua ky vendim pasi organizatorėt e kėtij veprimi kishin arritur tė siguronin informata tė fuqishme se ishin ndėrmarrė tė gjitha masat nga policia dhe nga UDB-ja serbo-jugosllave qė tė pengohej me ēdo mjet ēfarėdo manifestimi. Duke qenė se demonstratat vijuese ishin nė vigjilje, tė parapara pėr t’u mbajtur nė Prishtinė, nė Besianė, nė Ferizaj dhe nė Gjilan, mė 27 nėntor, nuk u rrezikua deri nė atė shkallė sa tė burgoseshin organizatorėt, patjetėr edhe veprimtarė tė tjerė, duke mbajtur demonstratat e planifikuara. Rol vendimtar qė ky manifestim tė mos mbahej kishte qėndrimi i Osman Dumoshit, i cili kishte vlerėsuar se do tė ishte ekspozim tepėr i madh rrezikut, meqė forcat e mėdha tė policisė dhe tė UDB-sė ishin tė gatshme tė pėrdornin dhunė tė shfrenuar ndaj demonstruesve, e kjo do tė linte pasoja tė mėdha nė procesin e organizimit tė demonstratave tė ardhshme.
Sidoqoftė, pėrgatitjet pėr demonstratėn e 8 nėntorit i kanė paraprirė pėrgatitjes sė demonstratės sė 27 nėntorit 1968 nė Besianė. Sepse, pa atė pėrgatitje, vėshtirė qė do tė organizohej demonstrata e 27 nėntorit nė Besianė ashtu siē u organizua nga i njėjti grup. Sė kėndejmi, mund tė thuhet se mbledhja e 6 nėntorit dhe mbledhja pasuese e 24 nėntorit do tė jenė njė ndihmesė e fuqishme pėr demonstratat pasuese. Nė Besianė ishte vepruar disa kohė qė demonstrata e nėntorit tė organizohej nė nivel tė lartė. Megjithatė, Xheladin Rekaliu, duke u mbėshtetur nė vendimin e Trupit Koordinues pėr Organizimin e Demonstratave nė tėrė Kosovėn, qė ishte marrė mė 23 nėntor, thirri njė mbledhje urgjente nė Besianė, mė 24 nėntor 1968. Mbledhja u mbajt nė shtėpinė e Hamit Abdullahut. Nė kėtė mbledhje morėn pjesė: Xheladin Rekaliu (arsimtar), Sabit Syla (student), Hakif Sheholli (mėsues), Hamit Abdullahu (berber), Bahri Shabani (mėsues), Hasan Shala (mėsues), Xhafer Ejupi (arsimtar), Skėnder Hoxha (mėsues) dhe Shaqir Shala (mėsues).
Qė nė fillim tė mbledhjes, Xheladin Rekaliu i informoi tė pranishmit se ėshtė marrė vendim qė, mė 27 nėntor 1968, tė organizohen demonstrata nė shumė vende tė Kosovės. Mė tutje, aty u bė fjalė pėr demonstratat qė tashmė kishin ndodhur nė Prizren, nė Therandė dhe nė Pejė dhe pėr mėsimet qė mund tė dilnin prej kėtyre demonstratave nė punėn e mėtutjeshme. Xheladin Rekaliu, si pėrfaqėsues i Grupit tė Rinjve nga qendra nė Prishtinė, propozoi tė zgjidhet njėri prej pjesėmarrėsve tė mbledhjes si kryesues i tubimit dhe pėr kėtė punė e propozoi Hakif Shehollin, propozim ky qė u pranua njėzėri.
Nė kėtė mbledhje u caktuan detyrat konkrete dhe u vendos:
1. Demonstrata tė mbahet mė 27 nėntor 1968 dhe ajo tė fillojė nė orėn 13:00;
2. Vend i fillimit tė demonstratės caktohet Gjimnazi i qytetit;
3. Hamit Abdullahu ngarkohet qė, sė bashku me Hakif Shehollin dhe me Bahri Shabanin, t’i pėrgatisin teknikisht transparentet dhe t’i sigurojnė flamujt kombėtarė; dhe,
4. Sabit Syla caktohet tė pėrgatisė fjalimin qė do ta lexonte vetė gjatė demonstratave.
Pėr tė mos rėnė nė sy, sipas marrėveshjes, transparentet pėrgatiten nė Teqenė e qytetit. Kėtyre nė ndihmė iu shkoi edhe Skėnder Muēolli nga Prishtina, mirėpo Hamit Abdullahu, Hakif Sheholli dhe Bahri Shabani i shpjeguan se ai mund tė angazhohej mė tepėr nė Prishtinė dhe se ata vetė mund t’i kryejnė ato veprime.

Nė mbledhjen e 24 nėntorit u mor vendim tė shkruhen dhe tė brohoriten parullat: “Duam vetėvendosje!”, “Duam Republikė!”, “Duam Kushtetutė!”, “LNĒ nuk na solli barazi tė plotė!”, “Pėr tė drejtat tona do tė derdhim gjak”.
Nė mėnyrė qė tė jetė ēdo gjė nė rregull dhe qė asgjė tė mos mbetej me pikėpyetje, organizatorėt e demonstratės sė Besianės, mė 25 nėntor 1968, bėnė edhe njė mbledhje, nė bufenė “Flamurtari” tė qytetit, pėr definimin e detyrave dhe tė obligimeve konkrete tė tė gjithė bartėsve tė organizimit tė demonstratės.

Kush u dėnua pėr demonstratėn nė Besianė
Mė 27 nėntor, demonstrata filloi ashtu siē ishte planifikuar, pikėrisht nė orėn 13.00, para Gjimnazit tė qytetit. Organizatorėt, duke mbajtur nė duar flamuj kombėtarė dhe transparente tė pėrgatitura mė parė, dolėn nė ballė tė demonstratės. Menjėherė iu bashkuan nxėnės, studentė, punėtorė, fshatarė. Shkurt, demonstruesve iu bashkua populli i njoftuar qė mė parė. Kur demonstruesit arritėn para hotelit “Llapi”, Sabit Syla e lexoi fjalimin, nė tė cilin, pėrveē tė tjerash, thuhej:
“Vėllezėr e motra shqiptarė!
Jemi tubuar sot, kėtu, prej nga do t`i drejtohemi opinionit tė brendshėm e tė jashtėm qė nė kėtė mėnyrė t`i paraqesim disa kėrkesa tonat, qė njėherėsh janė kėrkesa tė tė gjithė shqiptarėve tė Kosovės. Ne kėrkojmė ato tė drejta qė i gėzojnė edhe popujt e tjerė nė Federatėn jugosllave. I kėrkojmė ato tė drejta pėr tė cilat shqiptarėt dhanė aq shumė viktima nė atė tė ashtuquajturėn ‘Lufta Nacional-Ēlirimtare’. Kėrkojmė tė vendosim vetė pėr fatin tonė, pra kėrkojmė tė drejtėn e vetėvendosjes pėr Kosovėn...!”
Masa e tubuar dhe e emocionuar nga fjalėt e Sabit Sylės ia ndėrpreu fjalimin duke brohoritur: “Vetėvendosje – Kushtetutė!, Vetėvendosje – Kushtetutė!, Vetėvendosje – Kushtetutė!”.
Sabit Syla e vazhdoi leximin e fjalimit, duke shtuar:
“Kėrkojmė qė Kosova tė jetė Republikė. Kėrkojmė Universitetin e Prishtinės. Kėrkojmė vende tė reja pune kėtu nė Kosovėn e pasur e tė varfėruar. Kėrkojmė qė tė kthehen baballarėt dhe vėllezėrit tanė qė tė punojnė nė Kosovė e jo tė sillen rrugėve tė Beogradit dhe qyteteve tė tjera tė Jugosllavisė pėr njė kafshore bukė. Kėtij tubimi dhe kėtyre kėrkesave nuk iu bashkohen vetėm frikacakėt, vetėm qyqarėt dhe tradhtarėt e popullit shqiptar!”.
Masa e demonstruesve i pėrcolli fjalėt e Sabit Sylės me brohoritje: “Poshtė frikacakėt! Poshtė tradhtarėt e popullit!”.
Pas pėrfundimit tė fjalimit para hotelit “Llapi”, masa e demonstruesve vazhdoi marshimin nėpėr shumė rrugė tė Besianės duke bartur flamuj kombėtar, duke brohoritur parulla patriotike dhe duke mbajtur transparente nė duar. Sabit Syla pėrsėri iu drejtua demonstruesve para shkollės fillore “Vėllazėrim-Bashkim” me fjalėt qė, pėrafėrsisht, ua kishte thėnė edhe para hotelit “Llapi”.
Si nė shumė vende tė Kosovės, edhe demonstrata e Besianės ishte e para pas vitit 1945, me tė cilėn publikisht dhe vendosmėrisht u tregua se shqiptarėt mė nuk mund tė pajtohen me fatin qė ia caktojnė tė tjerėt. Pra, me kėtė demonstratė, edhe llapjanėt filluan njė faqe tė re tė historisė sė qytetit tė tyre.
Shumė pjesėmarrės tė demonstratės nė Besianė morėn pjesė edhe nė demonstratėn e Prishtinės. Pra, njėra prej arsyeve qė demonstrata nė Besianė nuk zgjati mė shumė, ishte dėshira e flaktė qė llapjanėt tė merrnin pjesė edhe nė demonstratėn e Prishtinės.
Pėr organizimin e demonstratės sė Besianės, mė 27 nėntor 1968, u gjykuan: Hamit Abdullahu (berber) me 1 vit e katėr muaj burg; Sabit Syla (student) me 1 vit e dy muaj, dhe Hakif Sheholli (mėsues) me njė vit burg. Pėrveē shqiptimit tė kėtyre dėnimeve me burg tė rėndė, u dėnuan me nga 30 ditė burg edhe kėta demonstrues: Hasan Shala (mėsues nga Letonci dhe vėlla i dėshmorit Shaban Shala, i mbytur me torturė nė Burgun e Prishtinės nė vitin 1963), Shaqir Shala (mėsues), Selatin Vokrri (mėsues), Skėnder Hoxha (mėsues), Bahri Shabani (mėsues), Xhafer Ejupi (arsimtar), Nexhip Ejupi (rrobaqepės), Abdullah Nishevci (rrobaqepės) dhe Nezir Bunjaku (berber).

Normalistėt dhe studentėt e Ferizajt, sė bashku
Edhe nė Ferizaj kishin filluar prej kohėsh organizimet pėr pjesėmarrje sa mė masive nė demonstratat e ardhshme tė Prishtinės. Nė kėtė organizim ishin inkuadruar, sidomos, studentėt nga Ferizaj qė studionin nė fakultetet e Prishtinės, si: Ismet Ramadani, Abdullah Zymberi, Ibrahim Sylejmani, Mustafė Sylejmani, Mustafė Sejdiu, etj. Gjatė njė takimi ndėrmjet Osman Dumoshit dhe Jakup Mehmetit nė Prishtinė, Osman Dumoshi, me njė ton kritik, i drejtohet Jakup Mehmetit: “Pse po flini ju, Ferizaj?! Filloni edhe ju tė organizoni demonstrata, sepse ato duhet tė organizohen edhe atje”. Kėtė vėrejtje, Jakup Mehmeti e pėrcjell nė Ferizaj dhe qė nga ajo ditė fillojnė organizimet mė intensive. Njė takim i kėsaj natyre u mbajt ndėrmjet Osman Dumoshit dhe Hasan Abazit, nė vigjilje tė 27 nėntorit. Pas kėtij takimi, Hasan Abazi, sė bashku me Mehdi Salihun dhe me Sherif Beqėn (arsimtar i artit figurativ nė Shkollėn Fillore “Emin Duraku” nė Shtime), filluan po tė njėjtėn ditė shkrimin dhe pėrgatitjen teknike tė 150 transparenteve, tė cilat i shkruan nė shtėpinė e Sylejman Ahmetit, ku banonin Hasan Abazi dhe Mehdi Salihu. Pas kėtij veprimi tė rėndėsishėm, Hasan Abazi e thirri njė takim nė hotelin “Luboten”, nė Ferizaj, mė 26 nėntor 1968, nė tė cilin morėn pjesė: Hasan Abazi, Muhamet Sylejmani, Ismet Ramadani, Abdullah Zymberi, Mustafė Sejdiu, Hajredin Salihu, Ibrahim Sylejmani dhe Beqir Beqiri. Hasan Abazi dhe Muhamet Sylejmani u treguan tė pranishmėve arsyet e tubimit. Hasan Abazi tregoi se ishte informuar nga Osman Dumoshi qė, nga qendra prej nga po organizoheshin demonstratat nė tėrė Kosovėn, ishte marrė vendim tė organizohej demonstratė edhe nė Ferizaj. Po ashtu, Hasan Abazi u tregoi tė pranishmėve pėr shkrimin e parullave, punė kjo qė e kishin kryer gjatė tėrė natės sė kaluar, duke theksuar se pėrmbajtja e tyre ishte sipas sugjerimeve tė qendrės organizuese nė Prishtinė. Aty u tha se pankartave tė shkruara duhej vendosur kornizat, nė mėnyrė qė tė barteshin nė demonstratė. Tė gjithė tė pranishmit nė kėtė takim qenė tė pajtimit qė tė kishte demonstratė edhe nė Ferizaj, po shprehnin brengėn se nuk do tė arrihej tė njoftoheshin shumė nxėnės, punėtorė, studentė dhe fshatarė pėr pjesėmarrje sa mė masive, aq mė tepėr qė njerėzit ishin pėrgatitur qė tė shkonin vetėm nė demonstratėn e Prishtinės.

* Kush i priu demonstratės nė Ferizaj?
* Si filloi ndjekja dhe burgosja e demonstruesve dhe e organizatorėve tė tyre nė Ferizaj?
* Si u organizuan demonstratat nė Mitrovicė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:31 am

Si u organizuan demonstratat nė Mitrovicė




Si filloi ndjekja dhe burgosja e demonstruesve dhe e organizatorėve tė tyre nė Ferizaj?
Nė fund tė kėsaj mbledhjeje u vendos:
- demonstrata tė mbahet mė 27 nėntor 1968, duke filluar nė orėn 14.30 e deri nė orėn 15.30;
- vendi i fillimit tė demonstratės tė jetė Konvikti i Shkollave tė Mesme nė Ferizaj;
- fjalimin para demonstruesve ta lexojė Ismet Ramadani, para objektit tė Komunės sė Ferizajt;
- Beqir Beqiri, Abdullah Zymberi dhe Hajredin Salihu u caktuan t'i rregullonin kornizat e transparenteve;
- Ali Mehmeti, profesor i shkollės sė mesme ekonomike "Mosha Pijade", sot "Faik Konica", tė shkruajė fjalimin qė do tė lexohet gjatė demonstratės, qė ishte edhe propozim i vetė Osman Dumoshit;
- Ismet Ramadani dhe Abdullah Zymberi u caktuan tė organizonin nxėnėsit nė Shkollėn Ekonomike dhe nė Shkollėn e Tregtisė;
- Hasan Abazi u autorizua tė bisedojė me Hasan Salihun, nxėnės i Shkollės Ekonomike, qė ta lironte banesėn e tij pėr rregullimin e transparenteve;
- Hasan Abazi, Abdullah Zymberi dhe Hysen Muhaxheri u autorizuan tė organizonin nxėnėsit e Shkollės sė Mesme Teknike, sė bashku edhe me Sylejman Bytyēin;
- Muhamet Sylejmani dhe Mustafė Sejdiu u caktuan pėr organizimin e nxėnėsve tė Shkollės Normale;
- u vendos tė shkruhej njė pankartė me dimensione tė mėdha, ku do tė ishte teksti: "VETĖVENDOSJE - KUSHTETUTĖ - REPUBLIKĖ!". Ky ishte propozim i Hysen Muhaxherit, i cili studionte nė Fakultetin Teknik tė Riekės nė Kroaci.
Mė 27 nėntor, sipas informacioneve qė kishin organizatorėt e demonstratės, qytetarėt kishin filluar tė tuboheshin para kohės sė caktuar qė mė herėt. Po ashtu, organizatorėt kishin informata se edhe brenda Komunės sė Ferizajt kishin filluar pėrgatitjet e funksionarėve tė Komunės qė tė dilnin para demonstruesve dhe ta pengonin mbajtjen e demonstratės.
Demonstrata filloi nė orėn 14.10. Demonstruesit u radhitėn pėr katėr nė rresht. Nė ballė tė demonstruesve ishte flamuri kombėtar dhe pankarta me shkronja tė mėdha: "VETĖVENDOSJE - KUSHTETUTĖ - REPUBLIKĖ!". Nė oborrin e Shkollės Normale u tubuan studentėt dhe nxėnėsit e Shkollės Ekonomike dhe tė Shkollės Teknike. Njė kohė demonstruesit pritėn t'u bashkoheshin edhe nxėnėsit e Shkollės Normale, tė cilėve drejtoria ua kishte mbyllur derėn e hyrjes sė shkollės. Nė pamundėsi qė tė hapnin derėn, pjesa dėrrmuese e nxėnėsve kėrcyen nga dritaret dhe iu bashkuan demonstratės.
Kontribut tė veēantė nė organizimin e nxėnėsve tė Shkollės Ekonomike kanė dhėnė arsimtarėt e kėsaj shkolle: Ali Mehmeti, Jakup Mehmeti dhe Salih Hasani.
Afėr Shtėpisė sė Kulturės, kolonės sė demonstruesve i dolėn pėrpara Sinan Sahiti, kryetar i Komunės nė Ferizajt, dhe Rasha Mihajlloviq, kryetar i Komitetit tė Lidhjes sė Komunistėve tė Ferizajt, me bashkėpunėtorėt e tyre. Ata, me ēdo kusht, u pėrpoqėn t'i pengojnė demonstruesit qė tė mos marshojnė nė drejtim tė qendrės. Provuan t'i bindin demonstruesit tė shpėrndahen dhe synuan tė bisedojnė me organizatorėt. Pasi udhėheqėsit qė i prinin demonstratės: Hasan Abazi, Ismet Ramadani, Hysen Muhaxheri, Muhamet Sylejmai e Abdullah Zymberi nuk pranuan tė bisedojnė me ta, demonstrata vazhdoi drejt qendrės sė qytetit, siē ishte paraparė nga organizatorėt.

Si intervenoi policia nė Ferizaj
Aty nga mesi i qytetit, ku ndahet rruga pėr Neredime, ishte pozicionuar kordoni i fuqishėm i policisė dhe i punėtorėve civilė tė UDB-sė, tė cilėt bėnin pėrpjekjen e fundit pėr ta penguar marshimin e demonstruesve. Kėtu ndodhi kacafytja e fuqishme ndėrmjet policėve nė kordon dhe demonstruesve. Mė nė fund, demonstrata vazhdoi mė tutje. Flamujt dhe transparentet e shumta barteshin forcėrisht nga demonstruesit, nė mesin e tė cilėve ishin edhe Hazbija, Kefserja, Xhemilja, Sherifja, Ali Sadrija etj. Kėtu dallohen edhe studentėt: Nebih Jashari, Beqir Beqiri, Nazim Hoxha, etj.
Demonstruesit u tubuan nė platenė para ndėrtesės sė Kuvendit Komunal, ndėrsa Ismet Ramadani filloi tė lexojė fjalimin, tė cilin paraprakisht e kishin shkruar Ali dhe Jakup Mehmeti. Intervenoi policia. U bė rrėmujė e madhe. Filloi pėrleshja ndėrmjet policėve dhe demonstruesve. Policėt filluan tė ndihmohen edhe nga automjetet e zjarrfikėsve. Demonstruesit e pushtuan automjetin e zjarrfikėsve dhe filluan tė lagin policėt dhe zjarrfikėsit. Syri i policisė dhe i UDB-sė ishte pėrqendruar te Ismet Ramadani dhe te Hasan Abazi, tė cilėt edhe u lėnduan gjatė pėrpjekjeve tė policisė pėr arrestimin e tyre. Policia dhe zjarrfikėsit u mėnjanuan, kurse masa e demonstruesve pandėrprerė brohoriti parullat: "Kosova - Republikė!", "Barazi - Liri!", "Duam Kushtetutė!", etj. Diku rreth orės 15.15, numri i demonstruesve ishte rreth 5.000 veta, numėr ky qė bėri qė policia, UDB-ja dhe zjarrfikėsit tė largoheshin nga sheshi para ndėrtesės sė Komunės sė Ferizajt.
Njė grup demonstruesish mė tė vendosur dolėn nė rrugėn kryesore tė qytetit dhe vazhduan brohoritjet nėpėr qytet. Kėtij grupi iu bashkėngjitėn edhe qytetarė tė shumtė dhe, kėshtu, disa herė, ata marshuan nėpėr qytetin e Ferizajt, nga njėri skaj nė tjetrin. Rreth orės 15.30, demonstruesit u shpėrndanė tė qetė, pa shkaktuar kurrfarė incidentesh, kurse ata mė tė vendosurit u nisėn pėr nė Prishtinė pėr tė marrė pjesė, siē thoshin ata, nė Dasmėn e Madhe, nė orėn 15.55.
Gjatė demonstratės nė Ferizaj, nė pėrleshje me policinė, u plagosėn rėndė e lehtė disa veta nga tė dyja palėt. Pas demonstratės filloi ndjekja dhe burgosja e demonstruesve dhe e organizatorėve tė tyre. Me procedurė tė shkurtėr, me nga 30 ditė burg, u dėnuan studentėt: Mehmet Emėrllahu, Avdullah Zymberi, Muhamet Sylejmani dhe Beqir Beqiri, si edhe nxėnėsit: Hasan Muhaxheri, Sylejman Bytyēi dhe Ekrem Beqiri.
U burgosėn dhe pastaj u hapėn hetimet pėr "veprimtari armiqėsore" kundėr Ali Mehmetit (arsimtar), Hasan Abazit (student), Ismet Ramadanit (student) dhe Jakup Mehmetit (arsimtar). Pas 15 ditėsh nga burgosja, Jakup Mehmeti u lejua tė mbrohet nė liri, ndėrsa pas 4 muajsh u ngrit aktakuza dhe, mė 7 prill tė vitit 1969, Ali Mehmeti u dėnua me 12 muaj burg, ndėrsa Hasan Abazi dhe Ismet Ramadani u dėnuan me nga 10 muaj burg.
Drejtori i Normales pėrkrahu organizimin e demonstratave nė Mitrovicė
Grupi i organizatorėve qė kishte marrė mbi vete organizimin e demonstratave nė nivel tė Kosovės kishte arritur tė vente kontakte tė rregullta me organizatorėt e qyteteve nė Besianė, nėpėrmes tė Xheladin Rekaliut, nė Ferizaj nėpėrmes tė Skėnder Kastratit dhe nė Gjilanin nėpėrmes tė Asllan Kastratit. Ky Grup, i cili udhėhiqej nga Osman Dumoshi, kishte bėrė pėrpjekje qė tė vente lidhje edhe me qytetet e tjera tė Kosovės, siē ishin edhe Gjakova dhe Mitrovica, pėr tė pėr tė cilat qytete Gruoi nė Prishtinė kishte informata, jo tė verifikuara, se edhe nė kėto qytete po pėrgatiteshin demonstrata pėr muajin nėntor tė vitit 1968. Sidomos ishte bėrė pėrpjekje qė demonstratat t'i organizonin studentėt e Shkollės sė Lartė Pedagogjike "Bajram Curri" nė Gjakovė. Megjithatė, nė Gjakovė, nė momentin e fundit do tė dėshtojnė mbajtja e demonstratave, ndėrsa nė Mitrovicė ato do tė mbahen mė 27 nėntor si edhe nė Prishtinė, nė Besianė, Nė Ferizaj dhe nė Gjilan. Kėshillin organizues pėr demonstratėn e Mitrovicės e pėrbėnte: Nebih Istogu, Latif Zariqi, Naim Bujupi, Mustafė Shyti, Vesel Demaku, Ramadan Bytyqi dhe Mustafė Zariqi.
Ky grup i nxėnėsve tė Normales "Hasan Prishtina" ishte dalluar prej kohėsh nė aktivitete tė lira, siē ishte grupi letrar, shfaqja e pjesėve teatrale nė shkollė etj. Andaj, me kohė kishin filluar tė pėrgatiteshin pėr ndonjė aktivitet pėr nder tė Ditės sė Flamurit, 28 Nėntorin e vitit 1968. Ndonėse shumė aktivitete i kishin zhvilluar edhe nė lokalet e Normale, asnjėherė nuk i kishin njoftuar arsimtarėt dhe drejtorin e shkollės. Megjithatė, nė vigjilje tė demonstratave tė 27 nėntorit, kėta tė rinj vendosin qė ta njoftojnė drejtorin e Normales, Ahmet Maloku, dhe ta marrin mendimin e tij. Nė takimin qė mbajnė organizatorėt, drejtori i pėrgėzon pėr punėn qė kishin kryer duke e mbėshtet idenė pėr mbajtjen e demonstratave. Me kėtė rast, ai ua tėrheq vėrejtjen qė tė jenė tė kujdesshėm, sepse, siē iu thotė nxėnėsve tė vet, keni marrė mbi vete rrezik tė madh.
Pas organizimeve qė i kishin bėrė kėta tė rinj dhe pas mbėshtetjes morale qė kishin marrė nga drejtori, Ahmet Maloku, kėta vazhdojnė organizimin e demonstratave edhe mė me ngulm. Ndėr vendimet e para qė marrin ishte njoftimi i tė gjitha shkollave tė mesme tė Mitrovicės qė t'iu bashkohen normalistėve nė demonstratat e 27 nėntorit. Organizatorėt i njoftojnė nxėnėsit e Shkollės Teknike, Shkollės sė Mjekėsisė dhe Gjimnazin e qytetit.
Nė mbledhjen e fundit organizatorėt e demonstratave tė Mitrovicės, e cila mbahet nė vigjilje tė demonstratave, vendosin qė:
demonstratat tė zhvillohen mė 27 nėntor 1968 dhe ato tė fillojnė nga Normalja "Hasan Prishtina";
tė njoftohen shkollat e qytetit tė Mitrovicės qė pikė e takimi tė tė gjithė demonstruesve tė jetė Ura e Ibrit;
nė demonstrata tė bartet vetėm flamuri kombėtar;
nė demonstrata tė brohoriten parullat: "Kosova Republikė!", "Duam Flamurin Kombėtar!" dhe "Duam Universitetin!".
Demonstratat filluan nė ora 14.35 nga Shkolla Normale. Duke qenė se milicia dhe UDB-ja i kishin nuhatur lėvizjet e dyshimta, se do tė ndodhte diēka nė kėtė ēerdhe tė arsimit nė Mitrovicė, kishin penguar qė demonstruesit tė dilnin nė rrugė nga hyrja kryesore e shkollės. Organizatorėt vendosėn qė demonstruesit tė dalin nga dalja ndihmėse e shkollės qė tė mos dėshtonte fillimi i suksesshėm i manifestimit.
Posa dalin demonstruesit nė rrugėn kryesore, e cila ishte pėrballė Kazermės sė Ushtrisė jugosllave, duke bartur flamurin kombėtar nė ballė dhe duke brohoritur parullat pėr Republikėn e Kosovės, pėr Flamurin kombėtar dhe Universitetin e Prishtinės, iu bashkėngjiten edhe popullata e Mitrovicės e ngazėllyer nga pamja qė po shihnin, gjė qė nuk e kishin parė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pėrkatėsisht, pas riokupimit tė Kosovės, nė vitin 1945.
Gjatė marshimit tė demonstruesve drejt cakut tė takimi, tek Ura e Ibrit, milicia e shumtė nė numėr po pėrgatitej pėr t'i sulmuar demonstruesit paqėsorė. Derisa demonstruesit po parakalonin para ndėrtesave tė larta, popullata serbe qė banonte nė banesat e moderne tė Mitrovicės, hidhte mbi demonstrues, nga ballkonet dhe nga dritaret, copa thėngjilli, dru tė shkurtuar, kavanoza me turshi, deri edhe ujė tė valė!

• Si u organizuan demonstratat e 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė?
• Pse policia dhe punėtorėt e Sigurimit Shtetėror mbetėn tė habitur me zhdėrvjelltėsinė e rinisė qė ua shpalosi transparentet dhe flamujt para sysh?
• Kush u vu nė ballė tė demonstratave nė Prishtinė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:31 am

Mė 27 nėntor 1968, Prishtina buCiste nga demonstruesit




Pse policia dhe punėtorėt e Sigurimit Shtetėror mbetėn tė habitur me zhdėrvjelltėsinė e rinisė qė ua shpalosi transparentet dhe flamujt para sysh?
Kur demonstruesit arrijnė pranė Hotelit "Jadran", nė qendėr tė qytetit, intervenon milicia me kordonin e fuqishėm qė e kishte bėrė ndėrkohė. Demonstruesit detyrohen ta ndėrrojnė itinerarin e marshimit dhe drejtohen nga Stacioni i trenit, nė periferi tė Mitrovicės. Pranė Stacionit tė trenit kishte pasur numėr shumė tė madh tė policėve me qėllim qė demonstruesit tė mos marshonin mė tutje nė atė drejtim. Demonstruesit detyrohen tė hyjnė nė Fabrikėn e drurit dhe tė pėrgatiten pėr sulmin qė po planifikonte milicia mbi ta. Duke parė se vazhdimi i demonstratės ishte, pothuaj, i pamundur organizatorėt vendosin qė tė sigurojnė mjet tė transportit dhe nisen pėr nė qytetin e Prishtinės pėr tė marrė pjesė nė demonstratat qė, tashmė, po zhvilloheshin atje qė nga ora 15,55.
Mė 27 nėntor, pas fillimit tė demonstratave ishin pezulluar shumė aktivitete dhe ishin ndėrmarrė tė gjitha masat qė tė mos eskalonin ato mė shumė. Kėshtu, derisa po bėheshin vizitat nė ekspozitėn e organizuar nga Arkivi i Kosovės me rastin e 60-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, intervenon milicia dhe UDB-ja, duke kėrkuar qė urgjentisht tė mbyllet ekspozita, pėrndryshe organizatorėt do tė burgoseshin.
Me qėllim tė largimit nga syri zhbirues i UDB-sė serbe, pas demonstratave organizatorėt disa ditė nuk e vijojnė mėsimin nė shkollė duke u fshehur nėpėr vende mė tė sigurta, nė mėnyrė qė tė mos burgoseshin. Edhe pas kthimit nė mėsim, organizatorėt merren disa herė nė pyetje nga UDB-ja, duke bėrė presion mbi ta dhe duke i kėrcėnuar.
Pas pėrfundimit tė demonstratave tė Mitrovicės mbahet mbledhje urgjente e Komitetit tė Lidhjes sė Komunistėve, nė tė cilėn marrin pjesė udhėheqėsit e lartė tė partisė dhe tė shtetit, Ali Shukriu dhe Ilia Vakiqi, tė cilėt, pėrveēse i dėnojnė "demonstratat armiqėsore", kėrcėnohem me burgosjen e organizatorėve tė tyre. Nė diskutim inkuadrohet edhe drejtori i Normales "Hasan Prishtina", Ahmet Maloku, i cili, duku iu dalė nė mbrojtje nxėnėsve tė vet, thotė: "Nėse dėnohen kėta nxėnės dhe i dėrgohet telegram Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė" nė Beograd, me tė cilin dėnohen demonstratat si "armiqėsore", atėherė ai do t'i qesė nė demonstrata tė reja 2.400 nxėnės!"
Vlen tė theksohet, se kėta organizator tė demonstratave tė 27 nėntorit 1968 nė Mitrovicė, mė vonė do tė dallohen nė fusha tė ndryshme tė jetės, si nė arsimimin e brezave tė rinj, nė organizata tė ndryshme deri nė angazhimin nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Kėshtu, si ushtarė tė dalluar tė UĒK-sė bien nė fushėn e nderit Vesel Demaku, mė 26.9.1998 dhe Mustafė Shyti, mė 22.9.1998. Ndėrsa, nė njė inskenim tipik pėr UDB-nė serbo-jugosllave, gjoja "aksidentalisht" likuidohet Nebih Istogu, mė 1.6.1971, njėri prej organizatorėve kryesor tė demonstratave tė Mitrovicės. Ndėrsa, Naim Bujupi, pėr angazhimet tij nė UĒK-nė, nė vitin 1998, nga Shtabi i Pėrgjithshėm, caktohet Shef i Sektorit ushtarako-civil nė Brigadėn 121 "Ismet Jashari-Kumanova" nė Kleēkė, nė postin e ndihmės komandant brigade. Kurse, Latif Zariqi, gjatė luftės emėrohet nga Shtabi i Pėrgjithshėm udhėheqės i Trupės Artistike -Ushtarake "Hamėz Jashari" duke treguar suksese tė madh nė lėmin e artit dhe nė mobilizimin e ushtarėve tė rinj nė UĒK.

Prishtina, nėn kontrollin e demonstruesve
Ėshtė theksuar edhe mė parė se ideja fillestare e organizatorėve tė demonstratės sė Prishtinės ishte qė ajo tė mbahej vetėm nė Prishtinė. Por, duke e nuhatur dėshirėn dhe gatishmėrinė edhe tė qytetarėve tė qyteteve tė tjera nė Kosovė qė edhe atje tė organizoheshin manifestime publike, ku do tė shpreheshin kėrkesat politike dhe kombėtare tė shqiptarėve, organizatorėt u pajtuan dhe, rrjedhimisht, ndihmuan qė tė mbaheshin demonstrata nė sa mė shumė vende tė Kosovės. Me kalimin e kohės, sa mė tepėr qė afrohej 27 nėntori, Grupi Organizues i Prishtinės merrte peshė dhe luante njė rol tė bashkėrendimit tė vendimeve dhe tė veprimeve nė nivel tė Kosovės. Sido qė tė jetė, Grupi Organizues qėllim parėsor vazhdonte tė kishte organizimin sa mė tė mirė nė kryeqendrėn e Kosovės. Andaj, ishte edhe e kuptueshme dhe e arsyeshme qė ky aktivitet tė zhvillohej nė nivel ashtu siē e kėrkonte situata.
Pas mbledhjes sė fundit para demonstratės, mė 23 nėntor 1968, siē ėshtė theksuar edhe mė parė, ku ishin marrė vendimet pėrfundimtare pėr shkrimin e fjalimit, pėr tekstin e pankartave, pėr ditėn, pėr vendin dhe pėr kohėn e fillimit tė demonstratave dhe pėr delegimin e pėrfaqėsuesve: nė Besianė - Xheladin Rekaliu, nė Gjilan - Asllan Kastrati dhe nė Ferizaj - Skėnder Kastrati, organizatorėt ishin shpėrndarė nė ēdo mes tė Prishtinės, ku bisedohej, pothuaj hapur, pėr demonstratėn e ardhshme, pėr orėn dhe pėr ditėn fillimit tė saj, pėr kėrkesat qė do tė shtroheshin aty, etj. Megjithatė, tė gjitha kėto veprime tė organizatorėve bėheshin nė stilin: "Kemi dėgjuar se do tė ketė demonstrata mė 27 nėntor", "Kemi dėgjuar se do tė bėhen demonstrata tė fuqishme ku do tė kėrkohet Republika e Kosovės dhe Vetėvendosja", "Kemi dėgjuar se ato demonstrata do t'i organizojnė studentėt e fakulteteve tė Prishtinės" etj. Domethėnė, nuk pėrmendeshin as emrat e organizatorėve, as tė dhėna konkrete tė cilat do tė mundė ta rrezikonin mbajtjen e demonstratave.
Si rezultat i kėtyre veprimeve tė organizatorėve, nga njėra anė, dhe si rezultat i gatishmėrisė sė pėrgjithshme qė ekzistonte nė popull, nga ana tjetėr, qė nga orėt e hershme tė mėngjesit, mė 27 nėntor 1968, Prishtina ishte nė kėmbė. Nga njėra anė, pėrderisa studentėt, nxėnėsit, punėtorėt dhe tėrė populli e priste me padurim orėn 15 e 55, duke pritur a po fillonte demonstrata, si po fillonte ajo (ishte hera e parė qė nė kryeqendrėn e Kosovės po organizoheshin demonstrata pas Luftės sė Dytė Botėrore), kush ishte nė ballė tė tyre etj., nė anėn tjetėr, pushteti i kishte ndėrmarrė tė gjitha masat pėr ta penguar fillimin, ose nėse ndėrkohė fillonte, ta shuante demonstratėn me tė gjitha forcat. Pėrveē organizatorėve, askush nuk e dinte se ku ishin flamujt, transparentet e materiali tjetėr, prej nga do tė fillonte demonstrata dhe si duhej tė fillonte ajo.

Fillimi i rrezikshėm, por i suksesshėm
Nė orėt e pasdites kishin arritur informatat e sigurta se demonstratat kishin pėrfunduar me sukses nė Besianė, nė Ferizaj dhe nė Gjilan. Kishte informata se edhe nė Gjakovė kishte pasur pėrpjekje pėr demonstratė, por demonstruesit qė nė fillim ishin shpėrndarė nga forcat e policisė. Gjithashtu, edhe pėr Mitrovicėn kishte njohuri, por tė paverifikuara, se shumė minatorė dhe tė rinj kishin bėrė pėrpjekje pėr tė dalė nė qytet, por pėr arsye tė panjohura ishin shpėrndarė, duke mos arritur tė fillonin demonstratėn.
Koha e caktuar, 15.55, pėr fillimin e demonstratės po afrohej dhe kjo tė bindte se ēdo gjė ishte paraparė sipas njė rregulli pothuaj ushtarak. Nė minutat e caktuara, nė afėrsi tė Bibliotekės Krahinore dhe Institutit Albanologjik tė Prishtinės, arritėn flamujt, transparentet dhe materiali i pėrgatitur, tė cilat u morėn shpejt e shpejt nga mjeti transportues me tė cilin ishin bartur deri aty dhe pjesėmarrėsit u nisėn nė rresht pėr njė, duke bartur dikush transparente, dikush flamuj, deri para Fakultetit Filozofik, ku ishte vendi i caktuar pėr fillimin e demonstratės. Nė anėn tjetėr, policia dhe punėtorėt e Sigurimit Shtetėror, tė paktė nė numėr nė krahasim me demonstruesit, mbetėn tė habitur me zhdėrvjelltėsinė e rinisė qė ua shpalosi transparentet dhe flamujt para sysh. Ndėrkohė, studentė dhe tė rinj, nga tė gjitha anėt, filluan tė grumbullohen para Fakultetit Filozofik. Ata vinin e tuboheshin prej brendėsisė sė fakultetit, konvikteve tė afėrme, shkollave fillore, dyqaneve zejtare dhe shitoreve tė shumta. Demonstruesit silleshin e tuboheshin sikur tė kishin ushtruar me muaj tė tėrė pėr kėtė situatė.
Fillimi ishte mė i rrezikshmi, por ai u bė me sukses. Demonstruesit dolėn nė rrugėn kryesore tė qytetit, nė rrugėn qė atėherė quhej "Mareshali Tito", kurse sot "Nėna Terezė". Ndonėse automjetet ende vazhdonin tė qarkullonin, shumė shpejt edhe atyre iu ndėrpre lėvizja.
Barrikada dhe prita e parė e policisė ishte vendosur te restoranti "3 Sheshira", e cila u mėnjanua me lehtėsi nga demonstruesit. Sapo arritėn demonstruesit nė afėrsi tė pengesės, disa policė u rrėzuan pėrtokė, disa e liruan vetė rrugėn, e disa shtinė me armė nė ajėr. Kolona vazhdoi rrugėn pa pengesa tė mėdha drejt cakut tė caktuar, para Teatrit Krahinor.
Osman Dumoshi, njė nga ideatorėt e demonstratave kosovare, i pėrcjellė prej shokėve tė caktuar pėr sigurinė e tij, u ngjit mbi qoshkun e "Optika"-s dhe filloi tė lexojė fjalimin. Disa autobusė ndaluan nė mes tė rrugės. Masa sa vinte e shtohej. Policia nuk intervenonte. Fjalimi vazhdonte tė lexohej, kurse demonstruesit, herė pas herė, brohoritnin njėzėri parullat pėr vetėvendosjen dhe pėr Republikėn e Kosovės. Ndėr demonstrues vėreheshin udhėheqės tė shumtė tė Lidhjes sė Komunistėve, tė Lidhjes Socialiste, tė Lidhjes sė Grave, si edhe shumė punėtorė tė Shėrbimit tė Sigurimit Shtetėror, UDB. Tė gjitha pėrpjekjet e tyre qė tė ndėrpritej demonstrata ishin tė kota. Demonstrata vazhdonte pa kurrfarė incidenti.

• Ēka u tha nė fjalimin, tė cilin filloi ta lexojė Osman Dumoshi dhe e pėrfundoi Skėnder Kastrati?
• Cilat kėngė i kėnduan demonstruesit?
• Pse udhėheqja kosovare nuk pranoi komunikimin me demonstruesit?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:35 am

Tė lumtė Mirushe ke hapur njė temė shumė tė mirė pėr tė lexuar antarėt e forumit tonė dhe qė tė kenė njohuri mė tė plotė pėr demostratat e vitit 1968 nė tė cilat u solidarizuan edhe qytetet nga Maqedonia si Tetova etj etj...

Vazhdim tė mbarė Mirushe.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:37 am

Sofra shkruajti:
Tė lumtė Mirushe ke hapur njė temė shumė tė mirė pėr tė lexuar antarėt e forumit tonė dhe qė tė kenė njohuri mė tė plotė pėr demostratat e vitit 1968 nė tė cilat u solidarizuan edhe qytetet nga Maqedonia si Tetova etj etj...

Vazhdim tė mbarė Mirushe.

Faleminderit Sofra lexim te mbare u deshiroi.

Para Fakultetit Filozofik, tribunė e vėrtetė e popullit




Pse dy personalitetet kryesore, Fadil Hoxha dhe Veli Deva, nuk dėshironin tė dilnin para masės popullore? Si e shpallen hero demonstruesit Murat Mehmetin, i cili ra gjatė demonstratės?
Masa e demonstruesve u kthye nė drejtim tė ndėrtesės sė Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės. Ndėrtesa ishte e rrethuar nė ēdo njė metėr me policė tė armatosur me armė automatike. Nė shkallėt e ndėrtesės sė Komitetit kishin dalė shumė udhėheqės. Ndėr ta vėrehej edhe Veli Deva, kreu i komunistėve tė Kosovės. Demonstruesit, sapo e vėrejtėn atė, brohoritėn.
"Poshtė Veli Deva!". "Poshtė Misha Sekuloviqi!".
Dikush i fotografoi demonstruesit para ndėrtesės sė Komitetit Krahinor. Policia nuk lėvizi nga vendi. Demonstruesit pa ndėrprerė brohoritnin. Njėri brohoriste vetėm. Atij i bashkoheshin disa zėra pėrreth dhe herėn e tretė i bashkėngjitej e tėrė masa.
"Rroftė Rezak Shala!", brohoriti njėri.
"Rezak Shala!, Rezak Shala!, Rezak Shala!", ia ktheu masa.
"Republikė! Republikė! Republikė!", brohoritėn tė tjerėt.
Nga shumė dialogė, ndėrmjet demonstruesve, po e shėnojmė kėtė:
- "Mos brohorit 'Republikė!", - i pari.
- "Pse mos me brohoritė Republikė!?", - i dyti.
- "Sepse asnjė parullė e shkruar dhe nė asnjė vend nė fjalimin e lexuar nuk pėrmendet Republika!", - i pari.
- "Po ēka tė brohoras, ore mik, qė ėshtė sa Republika!?",- i dyti.
- "Brohorit 'Vetėvendosje!'",- i pari.
- "Unė nuk e kuptoj ēka do tė thotė 'Vetėvendosje', por e kuptoj shumė mirė se ēka do tė thotė 'Republikė!'",- i dyti.
- "Atėherė tė brohorasim sė bashku!",- i pari.
- "Republikė - Kushtetutė! Republikė - Kushtetutė! Republikė - Kushtetutė!", - brohoritėn qė tė dy demonstruesit sė bashku.
Kolona vazhdoi drejt ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor. Kur demonstruesit e rrethuan objektin e Kuvendit, masa pa ndėrprerė thėrriti Fadil Hoxhėn qė t'i drejtohet popullit tė tubuar. Nė rrethana tė tilla, kur njė popull i tėrė kishte dalė nė rrugė dhe dėshironte t'i dėgjohej fjala dhe ta pranonte dialogun ndonjė politikan ose udhėheqės, tė dy personalitetet kryesore, Fadil Hoxha dhe Veli Deva, nuk dėshironin tė dilnin para masės popullore. Fadil Hoxha nuk kthehej nė Kosovėn e ndezur nga demonstratat dhe protestat gjithėpopullore, por qėndronte edhe mė tutje nė kremtimin e 25-vjetorit tė KAĒKJ-sė (AVNOJ), nė sallat luksoze tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, ndėrsa, nga ana tjetėr, Veli Deva jo vetėm qė nuk pranonte tė paraqitej para masės, por edhe jepte urdhėr tė shtihej me armė kundėr popullit, kur mori vesh se ishte rrethuar Kuvendi Krahinor.

Kush kishte urdhėruar:"Me armikun nuk ka dialog!"
Dėshmitarė okularė, tė cilėt ishin tė pranishėm nė ndėrtesėn e Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės, dėshmojnė se derisa Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit Komunal tė Lidhjes sė Komunistėve tė Prishtinės, po e udhėhiqte dialogun nė mėnyrė tė tėrthortė me studentėt para Fakultetit Filozofik nėpėrmjet Ismail Bajrės dhe profesorėve, kur kishte dėgjuar se po kėrkohej tė zhvillohej dialogu me rininė studentore dhe me demonstruesit e tjerė, Veli Deva e kishte marrė telefonin dhe kishte urdhėruar: "Me armikun nuk ka dialog! Me armikun duhet tė bėjmė dialog vetėm nėpėrmjet grykės sė pushkės!", duke harruar se ajo rini ishte rini e popullit tė cilit i takonte edhe vetė dhe nė emėr tė tė cilėve edhe fliste.
Brohoritjet vazhdonin pandėrprerė: "Republikė - Kushtetutė!, Republikė - Kushtetutė!, Republikė - Kushtetutė!", dhe, pas njė pushimi tė shkurtėr, pėrsėri u ftua Fadil Hoxha tė dilte para popullit.
Njė demonstrues propozoi: "Shokė, tė mos presim kot para Kuvendit, sepse sikur tė pranonin 'udhėheqėsit tanė' tė komunikonin me popullin, nuk do t'i kishim punėt siē i kemi. Tė kthehemi pėrsėri para Fakultetit Filozofik".
Derisa ky demonstrues fliste, disa tė tjerė e kishin ngritur njė burrė tė moshuar nė duar dhe ashtu e mbanin lart. Pas shumė vitesh do tė kuptohet se ky burrė ishte Zeqir Pireva, xhaxhai i Ilaz Pirevės, nga Lupēi i Poshtėm i Besianės. Dikush i ofroi burrit njė flamur kombėtar. Duart e ngritura tė studentėve qė mbanin burrin, i cili e ngrinte sa mė lart flamurin, krijonin njė skenė madhėshtore. Burri i moshuar, me plis tė bardhė nė kokė, qėndronte edhe mė tutje nė dhjetėra duar tė demonstruesve, tė cilėt gjatė tėrė kohės brohoritnin: "Fshatarėsia!, Fshatarėsia!, Fshatarėsia".
"Rroftė flamuri kombėtar!", brohoriti njė fėmijė, jo mė shumė se dhjetė vjeē. "Rroftė flamuri!", iu pėrgjigj masa njėzėri disa herė.
"Duam Republikė!", brohoriti burri qė edhe mė tutje qėndronte me flamur tė ngritur nė duart e demonstruesve, tė cilėt tashmė ishin shtuar dhe kishin bėrė njė plate tė gjallė nga qindra duar.
"Republikė!, Republikė!, Republikė!", ia kthyen demonstruesit.
Organizatorėt e demonstratave, duke vėrejtur situatėn e krijuar, tė ngjashme me atė afėr Burgut tė Prishtinės, sepse tashmė policia kishte krijuar barrikada nė brendėsi tė ndėrtesės sė Kuvendit dhe kishte rrezik qė masa e demonstruesve tė mllefosur ta sulmonte atė, i drejtuan demonstruesit, pėrsėri, nga Fakulteti Filozofik.
Rruga prej Kuvendit e deri te Fakulteti Filozofik u kalua pa kurrfarė incidenti, sepse policia nuk intervenoi, kurse demonstruesit asnjėherė nuk sulmuan pa u sulmuar ose pa u provokuar nga policia. Plateja para Fakultetit Filozofik tashmė ishte bėrė njė foltore e vėrtetė prej nga flitej pėr tė gjitha ato qė i kishin munduar shqiptarėt qė prej vitit 1945.

Demonstruesit e shpallėn HERO Murat Mehmetin
Fjalėn pastaj e mori njė mėsues, siē u prezantua vetė nėpėrmjet megafonit. Ai, pėrveē tė tjerash, tha:
"Vėllezėr dhe motra, jemi tė njoftuar se deri mė tash ka tė plagosur, ndėr tė cilėt fatkeqėsisht ėshtė edhe njė i vrarė! Andaj, propozoj qė me njė minutė heshtje t'ia bėjmė nderimet e fundit kėtij trimi qė ra nė logun e betejės!".
Nė qetėsi varri iu bėnė nderimet e fundit shokut tė rėnė, emri i tė cilit ende nuk dihej.
"Lavdi i qoftė pėr jetė e mot!", foli pėrsėri mėsuesi.
"Lavdiii!", u dėgjua masa.
"Vėllezėr dhe motra", - vazhdoi mėsuesi, - "propozoj qė ta shpallim nga ky vend HERO TĖ POPULLIT shokun e rėnė nė demonstratė!".
"Lavdi i qoftė HEROIT TĖ POPULLIT!", u pėrgjigjėn tė gjithė njėzėri.
E mori fjalėn demonstruesi tjetėr, Adem
Rukiqi, i cili tha: "Vėllezėr dhe motra, nė emėr tė popullit tė Drenicės e pėrshėndes kėtė demonstratė dhe pajtohem me tė gjitha kėrkesat qė u dėgjuan kėtu!".
"Rroftė Drenica!", e pėrshėndeti populli i tubuar fjalėn e mėsuesit drenicas.
Njė normaliste e Prishtinės e mori fjalėn: "Shokė e shoqe, nėse kėrkesat tona nuk do tė merren parasysh dhe nuk do tė aprovohen brenda kohės sa mė tė shkurtėr, do t'i kėrkojmė me armė kėrkesat tona tė drejta!".
"Mė mirė vdekje se robėri! Mė mirė vdekje se robėr! Mė mirė vdekje se robėri!", pėrsėriti sėrish masa e tubuar, e prekur nga fjalėt e kėsaj tė reje, te e cila vėrehej gatishmėria pėr flijim.
Pastaj fjalėn e mori njė i ri, i cili u paraqit se ishte llapjan: "Vėllezėr dhe motra, tė gjithė e dimė se pėr kėrkesat qė ne po i shtrojmė kėtu sot, pėr kėto kėrkesa janė me qindra vėllezėr e motra, prindėr dhe bij tanė nė burgje anekėnd Jugosllavisė. Andaj, tė ngremė zėrin pėr lirimin e tyre sa mė tė shpejtė!".
"Adem Demaēi!, Adem Demaēi!, Adem Demaēi!", e ndėrpreu populli fjalėn e llapjanit.
Llapjani vazhdoi: "Shokė dhe shoqe, propozoj qė pėr trimat e vrarė nga UDB-ja e Rankoviqit, si: Shaban Shala dhe Fazli Grajēevci, tė cilėt janė mbytur nė tortura nė burgjet e Jugosllavisė, tė mbajmė njė minutė heshtje!".
"Lavdi u qoftė dėshmorėve tė lirisė!", foli llapjani.
"Lavdiii!", u pėrgjigjėn tė gjithė.
"Rrofshin Hazir Shala dhe Kadri Halimi!", brohoriti dikush nga mesi i demonstruesve.
"Rrofshin patriotėt shqiptarė!", pėrshėndetėn njėzėri.

Policia kishte rrethuar Fakultetin Filozofik nga tė gjitha anėt
E mori fjalėn njė punėtor i shtyrė nė moshė, i cili tregoi se ishte minator: "Vėllezėr e motra, unė punoj si minator sė bashku me shokėt e mi nė kushte tė vėshtira tė punės. Punojmė nė kushte tė tilla sa qė kurrė nuk jemi tė sigurt se do tė dalim tė gjallė nė fund tė orarit tė punės. Punojmė pėr rroga tė tilla sa nuk na mjaftojnė as pėr tė siguruar gjėrat elementare pėr jetė, kurse ata qė rrinė nėpėr kolltukė, ata qė voziten me vetura luksoze, ata qė s'punojnė asgjė, marrin rroga sa dhjetė herė tonat! A ėshtė e drejtė kjo vėllezėr?!", pėrfundoi minatori me zė pikėllues.
"Poshtė burokracia!", u dėgjua zėri i dikujt nga fundi i demonstruesve.
"Poooshtė!", brohoritėn tė gjithė.
Plateja para Fakultetit Filozofik ishte shndėrruar nė tribunė tė vėrtetė tė popullit, i cili, i shtypur me dekada, sikur dėshironte t'i thoshte tė gjitha ato qė s'i kishte thėnė njė kohė aq tė gjatė.
Nga mesi i demonstruesve doli njė i ri, i cili u prezantua si bir fshatari, dhe tha: "Deri kur mė kėshtu, vėllezėr e motra, tė durohen kėto padrejtėsi! Deri kur dikush tė lindė nė shtratin e kashtės, tė jetojė nė shtratin e kashtės, tė mos e shohė shkollėn kurrė, tė jetojė nė mjerim dhe nė fund tė vdesė po nė atė shtrat tė kashtės ku ka lindur!? Nga ana tjetėr, fėmijėt e atyre qė mė sė paku punojnė, tė lindin nė shtratin luksoz, tė rriten nė tė, tė shkollohen nė shkollat qė i zgjedhin sipas dėshirės, tė voziten me vetura luksoze! Deri kur mė kėshtu!?", pėrfundoi i biri i fshatarit.
"Fshatarėsia!, Fshatarėsia!, Fshatarėsia!", brohoriti masa.
Ishte bėrė ora 21:00. Policia kishte rrethuar Fakultetin Filozofik nga tė gjitha anėt. Fjalimet nga plateja vazhdonin. Shumė demonstrues ishin tė lodhur, tė lagur nga cisternat e zjarrfikėsve. Disa ishin tė rrahur nga policėt gjatė kacafytjeve me ta. Shkurt, ishte njė situatė kur nuk mund tė vazhdohej tutje. Mirėpo, askush nga demonstruesit nuk dėshironte tė ndahej prej shokėve. Askush nuk donte tė largohej i pari nga tubimi, qė me vite ishte pritur. Secili dėshironte tė thoshte fjalėn e vet. Megjithatė, disi ndjehej nevojė pėr ta shpėrndarė rininė dhe popullin e tubuar, sa nuk kishte intervenuar policia, qė tashmė kishte arritur prej shumė qyteteve tė Jugosllavisė: nga Shkupi, nga Kraleva, nga Nishi etj., dhe pėrgatitej pėr sulmin vendimtar kundėr demonstruesve.

• Cili ishte mesazhi i profesor Mak Krasniqit drejtuar demonstruesve?

• Kur pėrfundoi demonstrata e 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė dhe cili ishte bilanci i tė plagosurve, sipas listave nga institucionet shėndetėsore?

• Si u vu tė nesėrmen, mė 28 nėntor, Prishtina nė shtetrrethim tė hekurt nga ushtria jugosllave?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:38 am

Prishtina nė shtetrrethim tė hekurt, mė 28 Nėntor 1968




Cili ishte mesazhi i profesor Mark Krasniqit drejtuar demonstruesve? Demonstrata e 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė pėrfundoi rreth orės 22. Cili ishte bilanci i tė plagosurve, sipas listave nga institucionet shėndetėsore? Si u vu tė nesėrmen mė 28 Nėntor Prishtina nė shtetrrethim tė hekurt nga ushtria dhe policia jugosllave?
Nga dritarja e katit tė dytė tė Fakultetit Filozofik paraqiteshin me radhė herė profesorėt e herė udhėheqėsit e ndryshėm politikė pėr t'i bindur demonstruesit qė tė shpėrndaheshin. Pas ēdo paraqitjeje, demonstruesit e brohoritnin emrin e Mark Krasniqit. Mė nė fund, nė dritare doli Mark Krasniqi, profesor dhe shkencėtar i njohur nė tėrė Kosovėn, si dhe sinonim i njeriut tė vendosur, i cili kurrė nuk kishte rėnė nė pozita qė nuk i kanė hije intelektualėve tė vėrtetė.
"Studentė tė dashur, shokė tė dashur", - filloi Mark Krasniqi, - "nėse ēdokush ua do tė keqen, tė jeni tė sigurt se ne, profesorėt tuaj, nuk ua duam. Prandaj, po ju lus, nė emėr tė tė gjithė profesorėve, dhe nė emrin tim personal, tė shpėrndaheni".
"Mark Krasniqi!, Mark Krasniqi!, Mark Krasniqi!", brohoriti masa nė shenjė respekti pėr profesorin e nderuar.
"Po ju lus, jo vetėm si profesor juaji, por edhe si shok juaji mė i vjetėr, tė shpėrndaheni. Pra, tė shpėrndaheni nė qetėsi dhe pa shkaktuar konflikte me organet e rendit. Nesėr do tė mbahet tubimi nė kėtė fakultet para dite. Andaj, formoni Kėshillin e Demonstratave dhe i dėrgoni pėrfaqėsuesit qė t'i prezantojnė qėllimet dhe kėrkesat tuaja. Pėr herėn e fundit po ju lus tė shpėrndaheni", e pėrfundoi fjalėn profesor Mark Krasniqi.
Pasi u brohorit shumė herė emri i Mark Krasniqit, ndėr demonstrues pėr disa ēaste mbretėroi heshtja. Askush nuk merrte iniciativė tė dilte e tė kėrkonte vazhdimin e demonstratės. Demonstruesit shikoheshin ndėrmjet veti dhe sikur ishin tė bindur nė fjalėn e Profesorit. Megjithatė, masa nuk fillonte tė shpėrndahej. Nė ato ēaste heshtjeje tė pazakonshme, njėri nga demonstruesit doli nė plate tė Fakultetit Filozofik dhe, me zė tė sigurt e tė vendosur, iu drejtua popullit tė tubuar: "Vėllezėr dhe motra, po ju lus ta dėgjojmė kėshillėn e Profesorit tonė tė nderuar dhe tė shpėrndahemi. Por, para se tė ndahemi, tė merremi vesh se demonstratėn do ta vazhdojmė nesėr nė orėn tetė, duke filluar nga ky vend".
"Nesėr n'orėn tetė!", u pėrgjigj masa.
Pas kėsaj marrėveshjeje qė tė shpėrndaheshin demonstruesit dhe qė tė nesėrmen tė tuboheshin po nė tė njėjtin vend nga do tė vazhdohej me demonstratė, secili shkonte nė drejtim tė shtėpisė sė vet, nė drejtim tė banesės sė vet, nė drejtim tė konvikteve, dhe dikush nė drejtim tė fshatrave tė afėrme, duke u pėrshėndetur dhe duke ia pėrkujtuar njėri-tjetrit orėn tetė tė ditės sė nesėrme.
Nė kėtė mėnyrė, rreth orės 22.00, pėrfundoi demonstrata e 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė.
Gjatė demonstratės sė Prishtinės, pėrveē vrasjes sė dėshmorit Murat Mehmeti, pati edhe shumė tė lėnduar dhe tė plagosur. Kėshtu, sipas raportit tė Spitalit tė Pėrgjithshėm tė Prishtinės, tė lėshuar mė 11.02.1969, u plagosėn kėta persona: Bajram Greiēevci, Irfan Rushiti, Shefki Osmani, Skėnder Muēolli, Miftar Krasniqi, Mejreme Berisha, Lakushiq Lazar, Haxhi Lahu, Gani Gashi, Sylejman Zhivina, Avdi Jahiri, Haxhi Shabani, Zhivanoviq Velimir, Xheladin Kuēi, Hilmije Krasniqi dhe Hajriz Maliqi.
Ndonėse ishte planifikuar qė demonstrata tė zhvillohej e qetė dhe tė mos ndodhte konfrontimi me policinė, tė mos ndodhte thyerja e vitrinave tė lokaleve, si dhe tė mos ndodhte rrotullimi dhe dėmtimi i veturave, megjithatė, si rezultat i egėrsisė sė policisė sė pushtuesit ndaj demonstruesve, e sidomos pas vrasjes sė dėshmorit Murat Mehmeti, masa e demonstruesve u egėrsua dhe ndodhėn konfrontime tė fuqishme ndėrmjet demonstruesve dhe policisė. Gjatė kėtyre konfrontimeve dhe pėrleshjeve, pėrveē shumė tė lėnduarve, siē u tha, ndodhi dėmtimi i 56 objekteve tregtare, zejtare dhe hoteliere nė Prishtinė. Po ashtu, u thyen 13 objekte private. Ndodhi edhe rrotullimi dhe dėmtimi i 27 automjeteve.

Ushtria jugosllave e kishte vėnė Prishtinėn nė shtetrrethim tė hekurt
Me gjithė marrėveshjen qė demonstrata tė vazhdonte tė nesėrmen, mė 28 nėntor, dhe me gjithė gatishmėrinė e popullatės qė me ēdo mjet tė vazhdohej ajo, megjithatė, ajo nuk u vazhdua.
E, si tė vazhdohej ajo, kur mė 28 Nėntor, policia dhe ushtria kishte bllokuar ēdo kėnd dhe ēdo objekt me rėndėsi nė qytetin e Prishtinės, kurse ushtria e armatosur dhe e pajisur me tanke i kishte zėnė pozitat para ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor, para Kėshillit Krahinor, para Komitetit Krahinor, para Radio-Prishtinės, para "Rilindjes", para Bankės Popullore, para Fakultetit Filozofik, si dhe nė tė gjitha daljet dhe hyrjet e Prishtinės.
Vlen tė theksohet se, pėrveē kėrkesave tė shkruara nė transparentet e bartura nga demonstruesit, u brohoritėn edhe kėto parulla: "Duam Republikė!", "Republikė - Republikė!", "Duam Vetėvendosje!", "Vetėvendosje - Vetėvendosje!", "Republikė - Kushtetutė!", "Kushtetutė - Kushtetutė!", "Duam Universitet!", "Duam lirimin e tė burgosurve politikė!", "Rroftė Adem Demaēi!", "Mė mirė vdekje, se robėri!", "Ja vdekje - ja liri!", "Poshtė tradhtarėt!", "Poshtė burokracia!",
"Poshtė Veli Deva!", "Lironi shokėt!", "Rroftė klasa punėtore!", "Rrofshin minatorėt!", "Rroftė fshatarėsia!", "Rroftė rinia!", dhe "Rroftė vėllazėria shqiptare!".
Pas demonstratave tė mbajtura mė 27 nėntor 1968 nė Prishtinė, nė Besianė, nė Gjilan, nė Ferizaj dhe nė Mitrovicė, u organizuan disa procese penale gjyqėsore, fund e krye me prapavijė politike, ndaj organizatorėve tė kėtyre demonstratave. Duke qenė se pėr gjykimet e organizatorėve tė demonstratave nė Prizren, nė Pejė, nė Besianė, nė Gjilan dhe nė Ferizaj, shkurtimisht ėshtė bėrė fjalė mė herėt, kėtu do tė flitet vetėm pėr gjykimin e organizatorėve tė demonstratės sė Prishtinės, tė cilėt pėrbėnin formacionin mė tė angazhuar dhe tė cilėt kishin bėrė edhe koordinimin e demonstratave nė nivel tė Kosovės.
Pasi formacioni prej nėntė vetash nė Prishtinė ishte angazhuar mė gjatė nė organizimin e demonstratave dhe pasi nė fund tė fjalimit tė demonstratės sė mbajtur nė Prishtinė ky fjalim ishte nėnshkruar me "Komiteti i Demonstratave", nga organet e pushtetit (Partia Komuniste, Policia, UDB-ja, Prokuroria dhe Gjyqi) ata u trajtuan si formacion i veēantė, prandaj edhe u gjykuan sė bashku. Nė Komitetin e Demonstratave bėnin pjesė: Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Hasan Dėrmaku, Xheladin Rekaliu, Skėnder Muēolli, Ilaz Pireva, Skėnder Kastrati dhe Afrim Loxha.
Gjykimi i kėtyre organizatorėve qe shtyrė disa herė, pėr faktin se shumica e tė akuzuarve nuk pranonin tė kishin avokatė, ose ata kėrkonin nga avokatėt qė para gjyqeve t'i mbronin kėrkesat e shtruara gjatė demonstratave, tė cilėn gjė avokatėt nuk dėshironin dhe nuk guxonin ta bėnin. Por, pas lajmėrimit tė avokatėve nė zė, Filla Fillota dhe dr. Jovan Vukēeviq, se do t'i mbronin kėrkesat e demonstruesve gjatė gjykimit, tė akuzuarit pranuan tė fillonte gjykimi.
Pėr kėtė gjykim, me autorizimin e Prokurorit Publik tė Republikės sė Serbisė, Milan Zeēeviq, u autorizua qė Aktakuzėn ta pėrfaqėsojė Prokurori Publik i Pejės, Sait Meraku, ndėrsa procesin gjyqėsor e udhėhoqi vetė kryetari i Gjyqit tė Qarkut nė Prishtinė, Nazmi Juniku.
Ky gjykim i kishte disa karakteristika tepėr tė veēanta:
1Tė gjithė tė akuzuarit deklaruan para gjyqit se secili prej tyre ėshtė organizator kryesor, duke u pėrpjekur, kėshtu, tė marrin barrėn mbi vete, duke i liruar shokėt nga pėrgjegjėsia;
2Tė gjithė tė akuzuarit u pėrpoqėn t'i mbrojnė para gjyqit kėrkesat e shtruara nė demonstrata;
3Tė gjithė tė akuzuarit deklaruan se kėrkesė kryesore e demonstratave ishte e drejta pėr Vetėvendosje dhe
4Askush nga tė akuzuarit nuk u pendua pėr veprimet e kryera. Kėshtu, i akuzuari Selatin Novosella deklaroi para Gjyqit tė Qarkut nė Prishtinė se: "Iniciativa pėr organizimin e demonstratave tė 27 nėntorit rrjedh prej meje dhe prej Osman Dumoshit. Pra, unė e Osman Dumoshi jemi organizatorėt kryesorė", kurse i akuzuari tjetėr, Skėnder Muēolli, deklaroi kėshtu para gjyqit: "Ideja pėr organizimin e demonstratave ka filluar prej meje, prej Osman Dumoshit dhe prej Afrim Loxhės". Nė pyetjen qė iu bė tė akuzuarit Osman Dumoshi se ēka nėnkupton me fjalėn Vetėvendosje, ai u pėrgjigj: "Me kėtė nėnkuptoj qė ne nė Kosovė tė vendosim vetė pėr fatin tonė, qė ne tė vendosim vetė pėr pavarėsinė tonė, qė ne tė vendosim vetė se nė kuadėr tė cilės Republikė dėshirojmė tė jemi".
Duke folur pėr mbledhjen e mbajtur nė Prishtinė, nė shtėpinė e Selatin Novosellės, mė 23 nėntor 1968, ku ishte aprovuar teksti i pankartave qė do tė barteshin gjatė demonstratave, i akuzuari Skėnder Muēolli, deklaroi: "Unė dhe Ilaz Pireva i kemi shkruar parullat nė pankarta, prej tė cilave 20 kishin tekstin VETĖVENDOSJE dhe 20 tė tjera tekste tė tjera". Disa herė gjatė gjykimit, kryetari i Gjyqit, Nazmi Juniku, ua ka tėrhequr vėrejtjen tė akuzuarve qė tė mos e marrin barrėn mbi vete, por tė japin deklarata reale se si ka ndodhur organizimi i demonstratave, sepse, siē do tė thotė, ai: "Tė keni parasysh se pėr veprėn pėr tė cilėn po pėrgjigjeni mund tė dėnoheni deri nė 12 vjet burg tė rėndė!".
Gjatė hetimeve pėr tė akuzuarin Selatin Novosella, gjykatėsi hetues i Gjyqit tė Qarkut tė Prishtinės, Riza Fazliu, i tregoi tė akuzuarit se, nė bazė tė Ligjit mbi Procedurėn Penale, ai kishte tė drejtė qė mbrojtjen para gjyqit ta paraqiste nė formė tė shkruar. Andaj, Selatin Novosella, duke e shfrytėzuar kėtė mundėsi juridike, e pėrgatiti mbrojtjen me shkrim qė do ta lexonte gjatė gjykimit. Megjithatė, pas njė konsultimi qė ai pati gjatė njė pushimi tė shkurtėr, ndėrmjet dy seancave tė gjykimit, shokėt me tė cilėt po gjykohej, sidomos Osman Dumoshi, i propozuan qė atė mbrojtje tė pėrgatitur tė mos e lexonte para gjyqit. Ndonėse, fillimisht, Selatin Novosella nuk u pajtua, megjithatė, nuk deshi tė veprojė pa pajtimin edhe tė shokėve tė tjerė.

• Kush dhe sa u dėnua nga Gjyqi i Qarkut i Prishtinės pėr organizimin e demonstratave?

• Si u vra demonstruesi Murat Mehmeti dhe cili ishte kontributi i tij nė demonstrata nė Prishtinė?

• Ēfarė orvatjesh u bėnė pas vrasjes sė Murat Mehmetit pėr ta fshehur krimin?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:39 am

Organizatorėt e demonstratave dėnohen me burgim tė rėndė




Kush dhe sa u dėnua nga Gjyqi i Qarkut i Prishtinės pėr organizimin e demonstratave? Si u vra demonstruesi Murat Mehmeti dhe cili ishte kontributi i tij nė demonstrata nė Prishtinė? Ēfarė orvatjesh u bėnė pas vrasjes sė Murat Mehmetit pėr ta fshehur krimin?
Vlen tė theksohet se avokatėt mbrojtės tė tė akuzuarve: Hasan Kryeziu, Mehmet Dushku, Bllazha Stankoviq, dhe sidomos Filla Fillota e dr. Jovan Vukēeviq, ishin nė mbrojtje tė tė akuzuarve, duke dėshmuar se kėta tė rinj nuk kishin bėrė ndonjė krim, por vetėm kishin shtruar disa kėrkesa politike pėr zgjidhje. Megjithatė, nė fund tė kėtij procesi gjyqėsor, mė 7 prill 1969, Gjyqi i Qarkut i Prishtinės, i shpalli tė gjithė fajtorė dhe i dėnoi me burg tė rėndė: Osman Dumoshin, Adil Pirevėn, Selatin Novosellėn dhe Hasan Dėrmakun me nga 5 vjet burg; Skėnder Kastratin dhe Xheladin Rekaliun me nga 4 vjet burg; dhe, Afrin Loxhėn, Ilaz Pirevėn e Skėnder Muēollin me nga 3 vjet burg.
Pėrveē kėtij gjykimi tė organizatorėve kryesorė tė demonstratės sė Prishtinės, u dėnuan edhe mbi 70 veta me dėnime tė ndryshme. Kėshtu, u dėnuan edhe Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati, me 3 muaj burg; Skėnder Berisha, me 2 muaj burg; Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja, me nga 1 muaj burg; si dhe Ramadan Ramadani dhe Tefik Ēitaku, me nga 2 muaj burg.

Rėnia heroike e dėshmorit Murat Mehmeti
Me gjithė pėrpjekjet e organizatorėve tė demonstratave dhe pjesėmarrėsve tė shumtė tė tyre qė tė mos shpėrthenin konflikte me milicinė dhe me organet shtetėrore tė kohės, me gjithė ndėrmarrjen e tė gjitha masave qė demonstratat tė kalojnė pa tė lėnduar, pa tė plagosur dhe pa tė vdekur, pushteti serbo-jugosllav pėrdori provokimin e konflikteve, pėrdori dhunėn kundėr demonstruesve, pėrdori armėt automatike pėr tė shtėnė nė demonstruesit paqėsorė. Si rezultat i kėsaj dhune tė pushtetit mbi demonstruesit, u bėnė lėndime dhe plagosje tė lehta dhe tė rėnda tė mė se 50 vetave dhe ndodhi vrasja e demonstruesit Murat Mehmeti.
Murat Mehmeti u lind nė vitin 1951, nė Prishtinė. Babai i tij, Qazimi, punonte punėtor ndihmės nė shėndetėsi dhe me tė ardhurat e vogla qė fitonte me vėshtirėsi e siguronte familjen me shumė anėtarė. Babai Qazimi, nėna Shefkija, motrat Fatimja, Nazmija, Naxhija dhe Fikrija, si edhe vėllai i vetėm i Muratit - Nexhati, jetonin njė jetė tė varfėr, por kjo nuk kishte ndikuar qė Qazimi pėrparimtar tė mos i dėrgonte tė gjithė fėmijėt nė shkollė dhe tė kujdesej posaēėrisht pėr shkollimin e fėmijėve tė tij, pėr tė cilėt shpesh thoshte se nuk ishin vetėm tė tij.
Murat Mehmeti i kreu mėsimet tetėvjeēare nė Prishtinė, nė shkollėn fillore "Meto Bajraktari". Shkollimin e mesėm e filloi nė shkollėn teknike "19 Nėntori" (dita e "ēlirimit", nė vitin 1945), sot "28 Nėntori", nė Prishtinė. Ishte nxėnės i mirė, i urtė, i zellshėm dhe, mbi tė gjitha, shok i sinqertė dhe i guximshėm. Kėshtu rrėfejnė shokėt e tij tė shkollės.
Dhe, erdhėn ditėt e tronditura nė Kosovėn e vitit 1968. Ky vit nuk e la asnjė shqiptar pa u angazhuar, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, nė vlimet dhe nė ndėrrimet e mėdha qė kishin filluar nė Kosovė. Erdhi ajo ditė aq shumė e pritur, nė tė cilėn secili nė mėnyrė tė hapur dhe tė shtruar do ta thoshte fjalėn e vet. E, si do tė rrinte Murati i mbyllur nė shtėpi, kur qyteti i tij i dashur, Prishtina, po ndizej nga brohoritjet, nga parullat, nga gazi lotsjellės, nga sirenat, nga tė shtėnat e armėve automatike.
27 nėntori 1968, ditė kjo kur ra Murat Mehmeti nė ballė tė demonstratės sė Prishtinės, ishte ditė e Ramazanit. Murati ishte duke bėrė iftar me prindėrit dhe me familjarėt e tjerė, kur u ngrit nga sofra me kafshore nė gojė, duke e lėnė darkėn nė gjysmė. Prindėrit e lutėn tė mos ngrihej nga buka pa e kryer ushqimin, se do t`i bashkoheshin, pas darkės, tė gjithė nė demonstrata. Bashkėkohėsit e Murat Mehmetit rrėfejnė, mė vonė, se ai kishte organizuar njė grup shokėsh tė rrugės "Nėntė Jugoviqėt", sot "Murat Mehmeti", ku jetonte me familje, qė ende nuk kishin dalė nė demonstratė dhe kishte vrapuar nė atė rajon tė Prishtinės prej nga vinin mė shumė brohoritje dhe tė shtėna me armė. Po ashtu, moshatarėt e 17-vjeēarit Murat Mehmeti tregojnė se ai u kishte thėnė: "Hajde, shokė, shkojmė nė demonstrata, se na erdhi dita jonė!".
Siē ėshtė theksuar mė parė, pas lajmit tė Ismail Bajrės, funksionar i lartė i Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės, se shumė demonstrues janė burgosur, demonstruesit vendosin tė shkojnė para Burgut tė Prishtinės dhe tė kėrkojnė lirimin e shokėve. Njėri nga ata qė do t'i prijė demonstratės pėr nė Burgun e Prishtinės ishte edhe Murat Mehmeti, djaloshi sypatrembur 17 vjeē. Barrikada e forcave tė milicisė, e cisternave tė zjarrfikėsve dhe e automjeteve tė milicisė, pengoi masėn t'i afrohet burgut. Mirėpo, disa mė tė guximshmit, mė vetėflijuesit, u hodhėn mbi barrikadė. Ndėr ta ishte edhe Murat Mehmeti, i cili me dy gurė nė duar, tė nxjerrė nga rruga, thėrriti: "Pėrpara vėllezėr, t'i lirojmė shokėt e burgosur! Pėrpara vėllezėr e motra, tė mos frikėsohemi se gurėt nė duart tona janė mė tė fortė se armėt e tyre! Pėrparaaaa!!!"
Pas thirrjes sė Murat Mehmetit u bė sulm i pėrgjithshėm mbi barrikadėn. Pas thirrjes sė Murat Mehmetit u dėgjuan shumė armė tė milicisė vrastare serbe. Nuk vonoi e u goditėn me plumba shumė vėllezėr dhe motra tė Murat Mehmetit. U rrėzuan, por mė vonė u ngritėn, edhe pse me plumba nė trup. Ndėr ta edhe Skėnder Muēolli, njėri prej organizatorėve kryesorė. Por, Murat Mehmeti nuk u ngrit mė! Murati Mehmeti ra, siē kishte rėnė para tij nė grykėn e topit, Mic Sokoli, dhe nė grykėn e tankut, Vojo Kushi. Edhe njė herė u pėrsėrit historia shqiptare. Kėsaj radhe, u vranė fėmijėt shtatėmbėdhjetėvjeēarė nga dora e atyre qė kishin vrarė me mijėra shqiptarė dhe nga dora e atyre qė do tė vrasin me mijėra tė tjerė nė ditėt e tronditura qė do t'i pėrjetojė Kosova nė rrugėn e saj tė lirisė.

Si u imponua mėnyra e varrimit tė Murat Mehmetit?
Pas vrasjes sė Murat Mehmetit, pushtuesi u pėrpoq tė fshehė krimin, siē kishte bėrė shpeshherė. Pushtuesi e ftoi babanė e Murat Mehmetit, Qazim Mehmetin, dhe e kėrcėnoi qė varrimin e djalit ta bėjė natėn dhe pa praninė e askujt, pėrveē anėtarėve tė familjes. Babai i dėshmorit, fillimisht, arsyetohet se nuk mund ta kryejė varrimin pėr arsye objektive, pasi nuk mund tė gjejė hoxhė, nuk mund tė gjejė dėrrasa pėr varr dhe nuk mund tė gjejė qefin, pėlhurė e bardhė pėr mbėshtjelljen e kufomės. Ilia Vakiq, pushtetar i lartė nė Kosovė, dhe pushtetarėt e tjerė nga radhėt e shqiptarėve, e siguruan babanė e dėshmorit se ata do t'ia sigurojnė edhe hoxhėn, edhe dėrrasat, edhe qefinin. Atėherė, babi i dėshmorit ua tha troē se nuk pranon assesi qė i biri tė varroset nė atė mėnyrė. Pastaj, pushtetarėt qė e zhvillonin "bashkim-vėllazėrimin" e qė vritnin fėmijė natėn tinėz nga prita, iu kėrcėnuan prindit tė dėshmorit se ata do t'ia humbnin kufomėn e tė birit, duke e varrosur vetė nė ndonjė vend sa ai kurrė nuk do tė dijė se ku do ta ketė varrin e tė birit! Nė rrethana tė tilla tė kėrcėnimit dhe tė shantazhit, babai i dėshmorit Murat Mehmeti u pajtua qė tė kryejė ceremoninė e varrimit tė tė birit nė kushte jonjerėzore, vetėm e vetėm qė tė mos ia humbin kufomėn tė birit tė tij. Kėshtu, nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 28 nėntorit 1968, nėn pėrcjelljen e shumė policėve dhe nėn vėzhgimin e UDB-ashėve serbė dhe shqipfolės, u varros dėshmori i parė i demonstratave nė Kosovė, Murat Mehmeti.
Pas vrasjes sė dėshmorit Murat Mehmeti, me iniciativėn e Isa Kastratit dhe Hasan Dėrmakut, tė cilėt pas demonstratave ende nuk ishin burgosur, e shtypin dhe u shpėrndajnė njė trakt me titull "Lajmėrim", me tė cilin u ftuan qytetarėt qė tė bojkotohet mėsimi nė shenj pikėllimi pėr kėtė vrasje, si dhe deri sa tė lirohen nga burgu organizatorėt e demonstratave, tė cilėt mbaheshin nė burgjet e pushtuesit. Nė kėtė trakt, thuhet:
"Lajmėrohen vllaznit shqiptarė dhe motrat shqiptare, studentat dhe studentet, nxanėsit dhe nxanėset, qė me rastin e vrasjes sė shokut, vėllaut dhe birit tonė, Murat Mehmeti, i cili dha jetėn tue i kėrkue tė drejtat tona nga bishat e egra, nė shenjė pikėllimi, tė mos vijohet mėsimi deri me 7 dhjetor 1968. Mbas datės sė pėrmendun, po qė se nuk lirohen tė burgosunit, mosvijimi do tė vazhdojė der sa tė lirohen tė burgosunit!"
Ndonėse pushteti i kishte marrė tė gjitha masat qė ta mbulonte kėtė vrasje me vellon e harresės, rinia dhe populli vizitoi nė mėnyrė masive familjen e dėshmorit Murat Mehmeti, si dhe bėri shumė homazhe pranė varrit tė dėshmorit. Kėshtu, nė 6-mujorin e vrasjes sė dėshmorit, nė organizim tė Metush Krasniqit, veteran i Lėvizjes Ēlirimtare tė Kosovės; tė Sabri Novosellės dhe tė Shefqet Jasharit, anėtarė tė organizatės Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve; tė Gani Xhafollit, poet i dalluar pėr fėmijė; dhe tė Avdi Limanit, veprimtar i dalluar; u organizua shkuarja e shumė nxėnėsve, studentėve dhe tė rinjve te varri i dėshmorit Murat Mehmeti. Me kėtė rast, u vunė lule dhe kurora, ndėrsa Gani Xhafolli mbajti njė fjalė-homazh pėr dėshmorin.
Pas kėtyre "demonstratave tė reja armiqėsore", siē do ta vlerėsojė Komiteti Krahinor i Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės kėtė homazh pranė varrit tė dėshmorit tė demonstratės sė 27 nėntorit, u morėn masa ndaj organizatorėve, kurse Avdi Limani u dėnua edhe nga Gjykata pėr Kundėrvajtje e Prishtinės.


• Pse pjesėmarrja masive e nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė Prishtinės nė demonstratėn nė Prishtinė meriton trajtim tė veēantė?
• Si u organizua, njė muaj pas demonstratave nė Kosovė, demonstrata e vitit 1968 nė Tetovė?

• Kush ishte dhe ē'kontribut dha Memetriza Murtezani - Gega?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mirushe
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 149
Age: 29
Vendi: Prizren
Registration date: 17/09/2008

MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi   Tue Feb 24, 2009 4:39 am

Njė muaj pas Prishtinės, demonstrata nE TetovE




Si u organizua njė muaj pas demonstratave nė Kosovė demonstrata e vitit 1968 nė Tetovė? Kush ishte dhe ē'kontribut dha Mehmetriza Murtezani - Gega?
Adil Pireva, njėri prej ideatorėve dhe kreatorėve tė demonstratave, derisa po e vuante burgun 5-vjeēar pėr kėto demonstrata, nė Burgun e Mitrovicės sė Sremit i kishte kushtuar kėtė vjershė Murat Mehmetit:

NE

Ne jemi muskuj punėtorėsh
Dhe djersė e valė minatorėsh
- Ne jemi zėri i popullit tonė

Ne jemi duar plot ushla fshatarėsh
Dhe gjak i derdhur tė parėsh
- Ne jemi zėri i popullit tonė

Ne jemi kambanė e lirisė
Dhe pushkė qė qet n'vargoj t'robėrisė
- Ne jemi zėri i popullit tonė

Ne jemi shpatė qė fuqishėm i bie lakut
Dhe luftėtarė edhe nė rrugėn e gjakut
Ne jemi zėri i popullit tonė
Vlen tė theksohet se pjesėmarrja masive e nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė Prishtinės: Shkollės Normale, Gjimnazit, Shkollės sė Mjekėsisė, Shkollės Ekonomike, Shkollės Bujqėsore dhe asaj Teknike, kėto demonstrata i kanė fuqizuar. Ndonėse nė demonstrata marrin pjesė edhe nxėnės me vetiniciativė, megjithatė, ato ishin tė organzuara dhe tė koordinuara nga brenda shkollave, diku nga vetė nxėnėsit, diku edhe nga arsimtarėt e tyre. Kėtu do t'i veēoja dy raste tė organizimit dhe rolit tė nxėnėsve dhe arsimtarėve. Rasti i parė: roli organizativ i Ahmet Krasniqit nė Shkollėn e mesme teknike "Nikolla Teslla" nė Prishtinė, (sot "28 Nėntori), dhe rolin e pazėvendėsueshėm tė profesorit Idriz Gėrvalla nė organizimin e Shkollės sė Mesme Ekonomike tė Prishtinės. Kėto dy raste u pėrmendėn vetėm sa pėr tė ilustruar rolin e shkollave tė mesme, kurse pėr kėtė temė vlen tė shkruhet punim i veēantė.
Pas ēlirimit tė Kosovės prej pushtimit tė egėr serb, nė qershorin e vitit 1999, nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe nga forcat e NATO-s, ndėr vendimet e para qė mori Qeveria e Pėrkohshme e Komunės sė Prishtinės, ishte zbulimi i pllakave pėrkujtimore pėr dėshmorėt qė kishin rėnė nė Prishtinė qė nga riokupimi i Kosovės, nė vitin 1945 e kėndej. Kėshtu, mė 28 nėntor 1999, me rastin e zbulimit tė pllakave pėrkujtimore, nė vendet ku ranė dėshmorėt: Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Asllan Pireva, Naser Hajrizi, Ismet Krasniqi, Hyzri Talla, Agron Rrahmani, Bedri Sokoli, Bajram Bahtiri, Mustafė Veseli, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, u zbulua edhe pllaka pėrkujtimore pėr dėshmorin Murat Mehmeti. Nė prani tė familjarėve tė dėshmorit, tė organizatorėve tė demonstratave tė vitit 1968, tė udhėheqjes sė Prishtinės dhe tė shumė qytetarėve, pllakėn pėrkujtimore e zbuloi Osman Dumoshi, ideatori kryesor dhe promotori i demonstratave kosovare tė vitit 1968.

Demonstratat e Tetovės mė 22 dhe 23 dhjetor 1968
Demonstrata e vitit 1968 nė Tetovė, u organizua njė muaj pas demonstratave nė Kosovė. Organizatorė tė drejtpėrdrejtė tė kėsaj demonstrate qenė studentėt shqiptarė nga Tetova qė studionin bashkė me studentėt kosovarė nė Universitetin e Beogradit dhe nė disa fakultete tė Prishtinės. Organizatorė tė kėtyre demonstratave ishin edhe disa patriotė tė tjerė qė i brengoste fati i kombit dhe pozita politike si dhe shtypja e vazhdueshme e shqiptarėve nė Tetovė, nė Gostivar, nė Strugė, nė Shkup, nė Kumanovė dhe nė qytete tė tjera tė banuara me shqiptarė nė Maqedoni.
Shpėrthimi i demonstratave ėshtė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me disa ngjarje nė Kosovė, pas Plenumit tė Katėrt tė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė, mbajtur nė Brione mė 1 korrik 1966, por edhe me disa ngjarje nė Tetovė qė i paraprinė demonstratės.
Klima e krijuar pas Plenumit pati rėndėsi tė madhe. Nė kėtė kohė filloi njė lidhje e bashkėpunim mė i ngushtė i shqiptarėve tė Maqedonisė me Kosovėn. Numri i ekzemplarėve tė gazetės "Rilindja" qė dėrgoheshin nė Maqedoni nė fillim u dyfishua, mandej u shumėfishua. Filloi depėrtimi i madh i librave nga Kosova, nė mesin e tė cilėve kishte edhe botime tė Tiranės. U hap libraria "Rilindja" nė Tetovė. Shumė tė rinj nga Tetova vinin nė Kosovė pėr tė parė pjesėt teatrore, si: "Trimi i mirė me shokė shumė", "Cuca e maleve", "Shtatė shaljanėt", "Plaku i maleve", etj. Mė 1968, jubileu i 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, u bart nga Prishtina edhe nė Tetovė, ndėrsa qė nga ky vit u bė edhe lejimi i pjesshėm i pėrdorimit tė flamurit shqiptar, qė pa dyshim ndikoi nė ngritjen e vetėdijes kombėtare. Nė shtator tė vitin 1968, Fadil Hoxha, kryetar i Kuvendit tė Kosovės, vizitoi fshatin Shipkovicė tė Tetovės, ku u organizua njė miting, me ē'rast foli edhe ai. Fjalimi i Fadil Hoxhės pati jehonė tė madhe nė rrethinėn e Tetovės.
Rrethanat e tilla shoqėrore-politike dhe lidhja me Kosovėn ndikuan nė thellimin e vetėdijes dhe i shtyu njerėzit tė mendojnė mė ndryshe nga ē'kishin menduar. Ata filluan t'i aktualizojnė disa ēėshtje qė kishin tė bėnin me barazinė kombėtare dhe filluan t'i shtrojnė mė haptas problemet qė i brengosnin, qė, pa dyshim, do tė ndikojnė drejtpėrdrejt nė shpėrthimin e demonstratave.
Nė shpėrthimin e demonstratave do tė ndikojė edhe ngarkesa e popullit shqiptar me njė kujtesė tė rėndė dhe tė hidhur historike. Vrasja masive e rreth 1.200 shqiptarėve nė vitin 1945 nė "Monopol" tė Tetovės, i cili pėrkohėsisht shėrbeu edhe si kamp pėrqendrimi pėr shqiptarėt, kishte lėnė gjurmė tė pashlyeshme. Kujtime tė rėnda kishin lėnė edhe vrasjet e shqiptarėve anekėnd Jugosllavisė gjatė vitit 1945 (nė Tivar, nė Dubrovnik, nė Trogir, etj.). Burgosjet e shqiptarėve dhe proceset e montuara politike, tė cilat filluan menjėherė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe zgjatėn gjatė gjithė kėsaj periudhe deri nė vitet e gjashtėdhjeta, bėnė ndikim tė posaēėm nė formimin e vetėdijes kombėtare. Burgosjet e para u bėnė nė vitin 1945, kur shumica e tė burgosurve edhe u ekzekutuan. Nė vitin 1946 u organizua gjykimi i parė i montuar nė Shkup, i anėtarėve tė organizatės Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH), kur me vdekje u dėnuan Azem Morana, Mehmet Bushi dhe Skėnder Morana, qė tė tre nga Shkupi. Dy tė parėt u ekzekutuan, ndėrsa tė tretit dėnimi iu shndėrrua nė 20 vjet burg. Nė kėtė proces u dėnuan edhe shumė tė tjerė prej 1 deri 15 vjet burg, shumica e tė cilėve ishin nga Tetova. Nė vitin 1948, menjėherė pas prishjes sė marrėdhėnieve me Shqipėrinė, Nexhat Agolli, ministėr i Arsimit, u dėnua me vdekje, ndėrsa i vėllai, Qemal Agolli, u dėnua me burg tė pėrjetshėm.
Nė vitin 1952 pasoi njė nga proceset mė tė mėdha politike, Grupi i Informbyroistėve Shqiptarė, me nė krye arsimtarin e Shipkovicės, Sadudin Gjura, i cili u dėnua me 20 vjet burg. Bashkė me tė u dėnuan edhe shumė tė tjerė, si: Gani Luma, Sheraf Kazazi, Ismail Seiti, Vehbi Lushi, qė tė gjithė nga Tetova. Po kėtė vit, nė Tetovė, u dėnuan edhe profesori Shani Mina dhe arsimtari Qerim Arifi, si edhe mėsuesit Sejdi Misini dhe Hisni Abdullahu, qė tė dy nga fshati Sllatinė. Nė vitin 1955, me 10 vjet burg, u dėnuan mėsuesit: Mehmetriza Murtezani - Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdullah Kalishta, i cili mė vonė do tė konsiderohet edhe si ideolog i "nacionalizmit" shqiptar. Nė vitin 1956, me burgim tė rėndė, u dėnuan disa intelektualė tė atėhershėm, si: Raif Maleziu, Sylejman Arifi dhe qytetari Hysen Spahiu, qė tė gjithė nga Tetova, ndėrsa nga Gostivari u dėnuan: Adnan Agai, Sheraf Agai, Abdylazis Taravari, vėllezėrit Naxhi dhe Fevaip Purdhe, etj. Nė vitin 1959 u dėnua mėsuesi Kapllan Kallushi. Nė vitin 1961 u dėnua qytetari Safet Shahini dhe disa tė tjerė.

Mehmetriza Murtezani, Gega - simbol i qėndresės
Pas masave drakoniane tė vitit 1952, Mehmetriza Murtezani -Gega, njėri nga atdhetarėt mė tė shquar tė kėsaj ane, i cili nga qeveritarėt maqedonas u cilėsua edhe si ideolog i tėrė Lėvizjes qė u bė nė vitin 1968, ishte mjaft aktiv. Veprimtaria e tij pas vitit 1952 u dallua, nė njėrėn anė, nė pengimin e shpėrnguljes pėr nė Turqi, e cila pas vitit 1953 mori pėrmasa eksodi, ndėrsa nė anėn tjetėr nė pengimin e fėmijėve shqiptarė qė tė regjistroheshin nė shkollat turke. Veprimtaria e Mehmetriza Murtezanit nuk kufizohej vetėm nė Tetovė, ndonėse ai kėtu jetonte dhe punonte. Ai veproi edhe nė Gostivar, nė Shkup, madje edhe nė Prishtinė, nė Pejė, nė Prizren, nė Mitrovicė, nė Gjilan, e nė qytete tė tjera, duke u pėrpjekur qė t'i bindte njerėzit tė mos shkonin nė Turqi. Mirėpo, veprimtarinė propaganduese ia ndėrprenė shumė shpejt organet e policisė, tė cilat i ranė nė gjurmė dhe, mė 21 maj tė vitit 1955, e kapėn duke shpėrndarė afishe nė Hanin e Sharrit nė Shkup. Pėrmbajtja kryesore e afisheve ka qenė: "Mos shkoni nė Turqi, qėndroni nė vendin tuaj!". Pėr kėtė akt patriotik, Mehmetriza Murtezani u dėnua me 10 vjet burg. I vuajti 7 vjet burg dhe u lėshua nga burgu mė 1962, me amnisti tė pėrgjithshme.
Me rastin e festės kombėtare, 28 Nėntorit - Ditės sė Flamurit, pikėrisht nė vigjilje tė saj, mė 27 nėntor 1967, nė shtėpinė e Mehmetriza Murtezanit u mblodh njė grup tė rinjsh pėr tė festuar Ditėn e Flamurit. Kėtu, pos Mehmetriza Murtezanit, ishin tė pranishėm edhe: Faik Mustafa, Ramadan Sinani, Hysenxhevat Kalishta, Miftar Zymberi, Fehmi Rufati, Abdyselam Selami, Xhemil Mustafa, Arbėr Xhaferi dhe Abdylmenaf Rustemi. Gjatė asaj nate, derisa grupi kėndonte kėngė patriotike dhe zhvillonte biseda pėr padrejtėsitė qė u bėheshin shqiptarėve nga pushteti maqedonas dhe ai jugosllav, pėr pozitėn e shqiptarėve sidomos nė fushėn e punėsimit dhe tė arsimit, vajza e Mehmetriza Murtezanit, Valdetja, trembėdhjetėvjeēare, pėrfundoi qėndisjen e flamurit kombėtar.
Herėn e fundit, grupi u takua mė 27 nėntor tė vitit 1968 nė shtėpinė e Faik Mustafės. Nė kėtė takim u diskutua dhe u bė plani pėr organizimin e demonstratave nė Tetovė, nė Gostivar, nė Kumanovė, nė Shkup dhe nė qytete tė tjera shqiptare. Sipas kėtij plani, demonstratat nė kėto anė do tė duhej tė mbaheshin nė pranverėn e vitit pasues dhe pikėrisht nė muajin maj tė vitit 1969. Por, ky plan ndryshoi. Demonstratat nė Kosovė u organizuan pikėrisht nė kėtė natė, kur ky grup nuk dinte gjė fare dhe sapo kishte filluar tė diskutonte pėr kėtė ēėshtje.
Pas shpėrthimit tė demonstratave nė disa qytete tė Kosovės, rrethanat kishin ndryshuar, andaj u shtrua si detyrė qė demonstrata tė tilla tė organizoheshin edhe nė Tetovė dhe nė disa qytete tė tjera, madje edhe para kohės sė paraparė.

• Nga kush mori udhėzime Faik Mustafa se si duhet tė organizoheshin demonstratat dhe ēfarė do tė duhej kėrkuar nė to?
• Cilat ishin ngjarjet qė i paraprinė demonstratave tė Tetovės?
• Ēfarė jehone pati emėrtimi i shkollės nė fshatin Poroj me emėr tė ri "Skėnderbeu"?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Demostratat e shqiptarve pėr liri nė Jugosllavi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -