Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Origjina e Skenderbeut

Shko poshtë 
+29
SCENDARBIC
Femi Halimi
......
voglushja
xhema
Atdhetari
NIPIIXHAXHIT
zeriatdheut
Mister
rrimtaf
petritkola
konti
xhiti
haxhiu
arbeni24
Driniiiii
detektivi
agim__barja
murturi
liridon.maliqi
Thyama
veletini
Melodi
tanii
Anabela
Agrone
isuf ramadani
socratus
Ilmi Veliu
33 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptySat Dec 04, 2010 7:17 pm

Skënderbeu mes fesë e politikës, zgjodhi të dytën
Historiani, Aurel Plasari, që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut, duke e sjellë heroin si politikan dhe si diplomat i shekullit kur ai jetoi.
Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut. Ashtu si papët, ai kishte një kuptim të thjeshtë mbi marrëdhëniet me turqit: të luftojë gjithmonë me ta, duke bërë paqe (kur ishte e mundur), vetëm për të fituar kohë për përgatitje të mëtejshme për luftë". Kjo është një pjesë nga Kenneth M. Setton, përzgjedhur prej Aurel Plasarit për të zënë vend në kopertinën e librit të tij më të ri studimor. "Skënderbeu, një histori politike" ka pak ditë që është botuar dhe vjen si rezultat i një pune 15-vjeçare të studiuesit e njëherësh edhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Libri me 16 kapituj e sjell heroin të parë si politikan dhe si diplomat i shekullit kur ai jetoi. Janë plot 829 faqe të këtij libri botuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve "Gjergj Fishta" që e trajtojnë Gjergj Kastriotin në situata e rrethana të ndryshme, që nga shfaqja e deri te vdekja e tij. Për syrin e një njeriu të thjeshtë, libri do kohën e vet për t'u lexuar e analizuar, gjë që do të ishte ndryshe për një historian. Vetë Plasari tha se e ka të vështirë të flasë për punën e tij, dhe na dorëzoi librin, prej të cilit ne po shkëpusim disa pjesë nga kapitulli i fundit "Skënderbeu - hero semantik. Në vend të konkluzioneve". Në kapitullin e "konkluzioneve" Plasari thotë se "kjo histori politike synoi ta portretizojë Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), si personalitet në përmbushje e sipër të strategjive, metodave dhe mjeteve të implikuara në veprimin politik për realizimin e interesave të tij individualë të një kolektiviteti të caktuar, shkurt: si burrë i politikës". Plasari shkruan se Skënderbeu jetoi, luftoi dhe bëri politikë pikërisht në një epokë të tillë: kur për prijës si, siç duhet të jetë kuptuar, feja ishte shkas politik dhe çështje dogmash. Për Plasarin duke parë përplasjet mes katolikëve dhe ortodoksëve, pozicionimi i Skënderbeut spikat: mes njeriut të fesë dhe burrit të politikës, ai mbeti vendosmërisht i dyti. Plasari duket sikur fliste me ironi ndaj atyre që i quan më "katolikë se papët" kur thotë se "për ta më mirë mos të shkruhet një histori politike".

Skënderbeu politik i Plasarit kërkon në fakt një lexim të vëmendshëm të historianëve, për të parë e për të nxjerrë në dritë atë çfarë vetë Plasari ka ofruar bazuar në një sërë librash e autorësh që nuk ka ngurruar t'i citojë në çdo faqe bashkë me referimet e shumta.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 69
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyFri Jan 28, 2011 12:13 pm









"Dhe nga gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist! -Me Personalitetin e tij të Pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët!..."

Edit Durham


"Ky komb e ky popull, nuk merret nëpër këmbë!... -Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohrave... -Ne pranojmë se Homeri aty gjeti Akilin... -Greqia, Aleksandrin e Madh, Turqia, Skënderbeun,...njerëz këta, të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak e të së njëjtës gjini"!

Alphons La Martin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 69
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyFri Jan 28, 2011 1:08 pm

Me të vërtetë është për habi, gjithë ky mjegullim i së kaluarës tonë nga vetë njerëzit tanë! Nderoj dhe respektoj faktet dhe të vërtetën, por fakti dhe informacioni që prej kohërave të vjetra manipulohen. Fakti vëhet në bazë dhe mbi të ngritet informacioni, ose e kundërta. Në të vërtetë, mbi një fakt të rrejshëm ngritet një tërësi informative e vërtetë dhe e kundërta. Një e vërtetë me një të rreme japin një rrenë, por kanë një të mirë që japin shumë informacione për kohën dhe vendin në histori. Nga kjo edhe ka një anë në vete e trashëgimisë botërore të arkivuar të historisë etj, lidhur me kohët dhe vendet dhe që sot janë të ndryshuar si burime ose të manipuluar deri edhe krejtësisht. Tashmë prijës në këtë është bërë Dan Braun me tri libreat e tik karakteristike për gjenialitetin e manipulimit të Faktit dhe Informacionit në histori. Në të vërtetë, është në natyrën e njeriut që të rishkruaj dhe përshtatë historinë me interesat nacionaliste shtetërore.
Nga kjo anë e vështrimit të historisë, edhe për ne shqiptarët ka njhë pjesë e mirë e kësi lloj shkrimesh, që të shumtën mohojnë ekzistencën historike të ndërtimit vertikal të një populli a kombi si dhe me këtë fakt ndërtohet informacioni se andaj shqiptarët nuk kanë të drejtë historike dhe me këtë, as të drejtë, as trashëgimi tokësore e administrative në nivel populli a kombi në vedte. Për këtë edhe jemi pa të drejtë subjekti as tash në Europë, se fqinjët mbajnë Ligjet e Luftës pezull mbi kokën tonë, e që është jashtë çdo mendjeje, porqë Europa bëhet se nuk e di, etj. Gjithë Fakti dhe Informacioni lidhur me neve dhe me historinë tonë janë temë kryesore e fqinjëve tanë dhe me ta edhe të miqve të tyre në çdo organ të shtetit të ri unik të Europës, përmes diskutimeve dhe teksteve që deponohen çdo ditë dhe për 24 orë pandërprerë. Armiqtë tanë nateditë merren me qështjen tonë, derisa i lënë edhe punët e veta për këtë! Është interesant se në këtë pikëpamje jemi populli më i bombarduar me informacion të rrejshëmn dhe me kërkesat indirekte, përmes organeve legjitime europiane kuptohet sa të ketë mundësi dhe kjo po bëhet nga i njëjti kundërshtar tash e 1500 vjet. Është vetëmse për të ardhur keq për dy gjëra, -pse ndodhë kjo kështu dhe ku e ka shkakun, -si dhe pse nuk ndalet ky lloj agresioni përmasash botërore ndaj popullit tonë?! -Me të vërtetë është Mrekulli e Zotit, si ka mundur të shpëtojë dhe mbijetojë ky popull, në sulm total nga të gjitha anët! Kur për më tepër sulmuesit bëhen gjithmonë viktima të pafajshme e të dhëmbshme, kurse neve na bëjnë agresorë siç janë vetë!
...-Nga parimi i përgjithshëm andaj, -nxitur nga tema dhe shkrimet këtu, -nuk ka nevojë as ne të rihapim e të rishqyrtojmë të kaluarën sa i përket vlerave të pranuara nga gjithë bota. Ata që kontestojnë këto vlera, sigurish nuk janë shqiptarë. Shqiptar është ai që ka zemër shqiptari dhe mbronë atë që është shqiptare. Nëse zemra nuk ia don, pastak e bën të dyshueshme dhe kërkon armiqësisht diçka, ai nuk është shqiptar, edhe nëse flet shqip dhe e quan veten të tillë.
Qështja e Gjergj Kastriotit pra është qështje e njohur dhe e mbyllur përgjithmonë! Mund të shtohet diçka që e fisnikëron, por jo të hiqet! -Nuk është njësoj si kur themi se po shkojmë në shtëpi, si kur themi se po shkojmë në arë, a livadh, a mal. Të gjitha janë tonat, por ne themi se shkojmë në shtëpi dhe me këtë përfshijmë gjithçka rreth kuptimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 69
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyWed May 04, 2011 12:31 pm

Pas kaq kohë të shkuar e të harruar, një kujtim për këtë autorin historian që bëhet toshë për prejardhjen e Gjergj Kastriotit! Edhe djalli i ka thënë njeriut se a beson me të vërtetë në mirësinë e Zotit Perëndi, pa kontestuar Perëndinë. Hajt baco se maqedonisht nuk interpretohet historia! Nuk ka nevojë për kontestim të Gjergj Kastriotit, por ndoshta të Skënderbeut. Ai nuk ishte në të vërtetë Skënderbe, por Gjergj Kastrioti! Kurse historiani ka parime të pakalueshme shkencore të cilat nuk guxon ti shkelë, as nëse dikush e paguan ose e rrezikon. Sigurisht se kontestimi i prejardhjes së Gjergj Kastriotit shqiptar, bëhet nga shovenizmi i fqinjëve dhe pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptySat May 07, 2011 12:22 am

Nese i shiqon faqet e kaluara z.Femi e shef qe Skenderbu ne letrat e tij e ka quajtur veten Albanez , dhe ato jane fakte qe nga koha e tij , pas asaj kemi ca author qe nga Barleti e shume tjere (faqet e kaluara|) qe e kan quajtur Skenderbeun si Shqiptare ,
Keta (Sllavet-"Greket") qe duan te bejne nje histori te re ne shekullin XXI ne kuriz te Shqiptareve nuk u shkon ,fat qe kemi edhe author nga veta ata (Greket-Serbet) qe e kane e quajtur shqiptare ( po ne faqet e kaluara) .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
SCENDARBIC
Fillestar/e
Fillestar/e
SCENDARBIC


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 31
Vendi : SHQIPERIA
Registration date : 07/11/2012

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyWed Nov 07, 2012 11:55 pm

Faleminderit per keto fjal qe po i degjoj un jam student i Historis viti par dhe arsyeja qe hyra ne Histori ishte vet SKENDERBEU deshira per te ditur me shum per kete simbol tonin ky esht simboli i Shqiptarve edhe niher faleminderit per keto fjal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
shefqet


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 43
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyThu Nov 08, 2012 1:03 am

Rrenjet e skenderbeut ishin te perziera me shkinin.


Armpushim me turqit e benin me marveshje qe ti pergadisi te rinjet qe te binin ne fushen e luftimit si turqit ashtu dhe shqipovecat.

Skenderi shkoi ne itali dhe i ndihmoi Derdinantit qe ta mposhti princin e torantos Antonion dhe skenderi e sulmoi mbrapa shpines duke vra gra pleq e femi e duke dhunue italiankat me te bukura dhe ne fund si shkijet i prente ne bark.

Skenderbeu la fushen e luftimit me turq dhe e la popullin e vete qe turki ti masakroi shqiptaret.
Ja kjo eshte historia e vertete e mutit Skenderbeg.

Te gjitha qeverit e shteteve mbahen ne jete duke i mbrojtur mitet e krijuara nga rilindaset e tyre majmuna.Edhe feja katolike jeton nga Jezusi .Edhe Budistet jetoin nga mbrojtja e Budes.Po edhe muslimanet sidomos hoxhallaret marrin paga nga mbrojtja e Muhamedit.
Nena tereza thote;
Une kam vesh,por nuk ja ndegjoi zerin Jezusit,kam sy por nuk e shoh,pos shoh skamje dhe mjerim te njerezve.
Edhe uçk jeton duke e mbrojtur Adem Jasharin dhe kush bene e fole keq per uçk eshte tradhetar.!!
Tradhetaret e mbrojne Adem Jasharin,ndersa ata qe e paten te afert Ademin nuk duhet ta perkrahin se behen tradhetar nga tradhetaret .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyThu Nov 08, 2012 2:13 am

Cito :
Rrenjet e skenderbeut ishin te perziera me shkinin.

Ku e lexove qe i paska rrenjet Skenderbeu te perziera me shkini z.shefqet ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
shefqet


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 43
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyThu Nov 08, 2012 12:58 pm

Sipas Schmitit ,skenderbeu nuk fliste shqip mire,por arberisht,serbisht,italisht,frengjisht,e arbaisht.Ky nuk ka luftue vetem kundra turqve,por edhe kundra atyre qe ishin musliman e edhe kundra italianeve.

Fan Noli dhe Athanas Gegaj duke sjellur deshmi te dores se pare, pohimin e vet se Skenderbeu ishte shqiptar, pasardhes i Epirioteve te lashte.
Pasi u zgjidh Ãeshtja e origjines etnike te Kastrioteve, filloi diskutimi mbi origjinen e tyre krahinore. Ne lidhje me kete teze pati mjaft sorollatje boshe, dhe rruga qe u zgjodh qe e gabuar, sepse shumica e historianeve renden pas degesh dhe jo pas rrenjesh. Te Ãudit fakti se si disa historiane shqiptare, se bashku me Iinstitutin e Historise u referohen tezave te disa historianeve te huaj per te gjetur vendlindjen e Kastrioteve ne Shqipri. Keshtu ato u sorollaten lart e poshte duke i marre me radhe rrethet e Veriut nga Mati, Shkodra, Puka, Mirdita dhe Hasi i Prizenit pa nxjerre gje ne drite.

humanisti italian Refael Voleterrano, ku ne vepren e tij me titull âKomentatoretâqe u botua ne fillim te shekullit 16-te, ai nuk e quan Gjonin te atin e Skenderbeut me mbiemrin Kastrioti, por Gjon Dibrani.

A e shihni se ma se pari as vendlindjen e sakt nuk e din as Noli as Barleta as serbet as greket as kroatet as turqit as anglezet.
Por po shkojm nga emertimi i tyre ne emra siq e thone keta historjan.
Pra emri e Skenderbeut Gjergj(Gjorgj)
Pse e vertetoj qe Skenderbeu ishte vazal i princit te Napolit Ferdinantit ?Sepse ky i shkoi ne ndihme qe ta mposhti princin e Torantos Antonion duke e sulmue nga shpina e vra gra e pleq e dhunue femrat italiane!Ke shenime ne italisht per kete kerko se gjeni.
Gjyshi Pavle emer sllavi
Nana e Skenderbeut Mamica emer sllave
Baba i tij Ivani emer sllavi,i martuar me nje serbe nga familja e Brankoviqeve me Voisllaven
Vellaznija e Skendebeut
Rapos emer sllavi
Stanisha emer shkau
Konstadini emer sllav
Motrat
Mara emer sllave
Maria emer sllave
Angjellka emer sllave
Jelena emer sllave !
Mara martohet me serbin Stefan Cernojeviqin.

.......
Atdhetar
atdhetar per ty kam nje pyetje ;Si quhet djali i Skenderbeut dhe me cilen vajze martohet ?..............
Nese e dini kete e vertetoj se e dini mire historin e Skenderbeut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyThu Nov 08, 2012 1:48 pm

Biri i saj Gjoni mbeti në Mbretërinë e Napolit, në kështjellën e Monte Sant'Angelos, ku jetoi 17 vjet, deri më 1485, kur mbreti i shkëmbeu dy feudet, Monte Sant'Angelo dhe San Giovanni Rotondo, me një tjetër feud, me kontenë e Soletos dhe të San Pietros të Galatinës.
Gjoni u martua (vitin nuk e dimë), me Irenën, vajzën e despotit serb, biri i Gjergj Brankoviçit, despoti i dikurshëm i Serbisë, e cila jetonte në mërgim në Itali. Gjon Kastrioti duket se u martua me Irenën për hir të titujve të saj të fisnikërisë bizantine, që rridhnin nga e ëma. Kjo për arsye se e ëma e Irenës, Helena Paleologa, e shoqja e Llazar Brankoviçit, ishte e bija e despotit bizantin të Moresë, Thoma Paleologut. Sipas thashethemeve, Irena, e shoqja e Gjonit, qe një grua e vrazhdë, natyrë krejt e ndryshme nga ajo e Gjonit
ja historia e ketyre qe thojne se kan luftue pe shqiperi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyThu Nov 08, 2012 9:59 pm

That qe e ka gjakun e perzier me shkie larte , por nuk treguat cili nga prinderit e Skenderbeut kish gjakun e perzier me shkie ?

2.Cfare shkruan Schmitt , kuj si bohet vone per at fmij :)
Po ai vet ka kerkuar falje mas asaj : http://www.forumivirtual.com/historia/14532-rikthehet-schmitt-skenderbeu-ishte-arber.html

3. Po nga jeni te dy te sigurte , edhe detektivi , edhe shefqet qe kishte serb ne ate kohe ?
Une them qe skishte serb , por para saj , na trego kush nga prinderit ishin shkije ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
shefqet


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 43
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyThu Nov 08, 2012 11:53 pm

Detektivi
Po nuk te bera pyetje juve more zotni se e kam dite qe ti keto pallavra te shqipovecave i din se nuk kishe qen prof pa lidhje.
Ti din sa dijn tere shqipovedhcat.Arber i vertete eshte veshtir me qen!
Po nese ke dhen pergjigje ne vend tjetrit.
Atdhetar ,leji pash zotin mitologjit se nuk paguhemi per keto perkrahje !
Nese je i paguar vazhdo se mire e ke ,e nese nuk te paguajn mos hyne valles se tjereve te atyre qyqeve.
Po shifet luftera e çlirimtareve na lane ne m*** si ne kosove,Iliride,e ne luginen e Presheves.Nje send qe shifet nuk dfo kallauzin.Si te dalim nga muti o jaran sa nuk jemi fundos se kur fundosemi nuk ka kush qe na ndihmone !
Pse i vrajten perhere atdhetaret e vertete ?Si ne kohen e Skenderbeut,si ne kohen e Zogut,si ne kohen e Nolit,si ne kohen e Enver qenit,si ne kohen e Fadil qenit,si ne kohen e Rugoves dhe se fundi me kete luften e komoflluar i vrajten mbas shpines dhe jepnin deklarata kinse u vrajten ne front duke luftue si luana kundra shkive.Shkijet nuk i vrajten por kjo qeveri qe e kemi ne vllast !

A e ndegjove Shukri shkavell Bujen ne emisionin parrotulla kur tha se veriu kurr nuk ka qen i kosoves,pos serbet kan dashiur me perzi vellaznimbashkim,e na kan marr luginen e presheves qe edhe kete i duket e kemi humbur.
Per keshtu ore atdhetar e luti Drashkoviqi Demaqin adem me nda kosoven pa lufte ,pse Demaqi nuk e fitoi luften ?Demaqi ka shtetesi kroate e ka deklarue vete dhe me sa ndegjova ne keto ditet e fundit ka marr shtetesin e shqiperise apaaaapaa qajurija magjupi dhe drugari shkive qe ka fjete jo neper burgje pos neper hotelet e shinis e duke fjete me shkina ma te bukura.

Kur une u shkela nga shqiptaret o atdhetar edhe perendia le te zbret ne mesin e shqiptareve as ai nuk ka me mujt me kontribue ma shume se une per shqiptar.
Por Perendise po ja la shkeljen time qe ma beren shqiptaret e kete nuk e kisha dite se shqiptaret na paskan kan shpiuna me vagona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e
Dreni Drenova


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 56
Vendi : Pejë
Registration date : 14/12/2012

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptySun Dec 16, 2012 12:31 pm


Për të ju kundërvënë shefqet dhe detektiv mbi origjinen e Skëndërbeut,të cilët me komentet e tyre po njollosin figurën e madhe të Heroit tonë Kombëtar Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU,figurë historike kombëtare kjo që ka kaluar ndjeshëm edhe në historin ndërkombëtare, po japim shkrimin si më poshtë:

Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës..

Për të ndriçuar në përgjithësi, një epokë të caktuar apo një personalitet të veçantë, të shquar në histori, siç është Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, domosdo duhet mbështetur në burime dokumentare që ruhen nëpër arkiva të ndryshme, qofshin ato të botuara, pjesërisht të botuara apo të pa botuara; të cilat janë si një hallkë ndërlidhëse në mes historisë kombëtare shqiptare, me historinë e vendeve të Ballkanit, Lindjes së Afërme dhe Evropës në veçanti.


Duke shfrytëzuar lëndën burimore, të Arkivit të Dubrovnikut, dokumentet origjinalë për shekullin e XIV-të, të cilët ruhen në fondin: seria e dokumenteve të Vjenës; në signaturën nr. 1019, kemi hasur origjinalin e dokumentit të 2 shtatorit të 1368, në të cilin, për herë të parë, në histori, [nga dokumentet e shkruara të njohura deri me sot] përmendet emri Kastriot.
Pos ribotimeve, në disa gjuhë, ky dokument, është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Fillimisht, të përkthyer e hasim në “Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë” volumi II, Tiranë 1962; pastaj në Prishtinë nga dr. Tefik Geci në vitin 1968 dhe së fundi nga dr. Ramiz Abdyli në vitin 1984. Botimi i Tiranës me atë dr. R. Abdylit është identik, nuk ka asnjë ndryshim, as në stil e as në gjuhë, derisa përkthimi i dr. T. Gecit ndryshon. Të tri këto përkthime, kanë lëshime të ndjeshme, nuk janë të sakta dhe preçize, ju mungon qasja profesionale, ndoshta si pasojë e mosnjohjes së paleografisë sllave, çirilike dhe glagolike apo nga mosshfrytëzimi i origjinalit [këtu përjashtojmë dr. T. Gecin, i cili si duket, ka shfrytëzuar origjinalin], gjithnjë duke u mbështetur në botimet e bëra, nga studiues të huaj, të cilat kanë mangësi dhe paqartësi të shumta.

Njëri ndër arkivat më të pasura për shekullin e XIV, për historinë e Shqipërisë në veçanti, e Ballkanit perëndimor në përgjithësi, është
Arkivi Historik i Dubrovnikut, për shkak të rolit të rëndësishëm që kishte Dubrovniku në sferën e mardhënieve ekonomiko-shoqërore dhe finaciare, me vendet fqinje ballkanase. Një vend i rëndësishëm i takon Shqipërisë dhe familjeve princërore e bujare të saj, në këto marrëdhënie, të cilat kanë lënë gjurmë të shumta të shkruara. Familja më e dalluar, është ajo e Kastriotëve, për të cilën në fonde të shumta, të këtij arkivi, ruhen dokumente, akte dhe testamente të ndryshme, të karakterit publik dhe privat.

Dokumenti i rëndësishëm
Njëri nga dokumentet më të rëndësishëm, për këtë familje, ngase për herët të parë, gjejmë të shkruar emrin e saj, Kastriot, është dokumenti nr. 1019, nga fondi i dokumenteve të Vjenës, i shkruar më 2 shtator të vitit 1368. Pos rëndësisë se, për herët të parë përmendet emri Kastriot, ky dokument, ka edhe një rëndësi tjetër të veçantë, ngase leximi, transkriptimi dhe përkthimi i tij është bërë në mënyrë të gabuar, veçanërisht nga studiuesit e huaj, gjerman, të cilët, nuk e njihnin me themel sllavishten. Kjo gjë ka nxitur studiuesit sllav, që të nxjerrin përfundime të gabuara, se Skënderbeu, qenka me origjinë sllave! Kësaj radhe, për t’iu dhënë fund debateve të shumta kontradiktore; për të hedhur poshtë me forcën e argumenteve, pretendimet e qëllimkëqija sllave, do të botojmë bashkangjitur këtij shkrimi, fototipinë e origjinalit (faksimilen), transkriptimin në gjuhën sllave me grafema latine dhe përkthimin në gjuhën shqipe.

Kushtet ku u shkrua...
Ngritja dhe forcimi i feudalëve e princërve vendas shqiptar, në disfavor të pushtuesve të huaj, si rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm, të zhvillimit politiko-shoqëror dhe kulturoro-ekonomik që kishte filluar, në shekullin IX-të, solli formimin e disa shteteve feudale, në pjesë të ndryshme të Shqipërisë etnike.
Kronika e Janinës dhe ajo e Epirit nga shekulli i XIV-të, na mundësojnë të kemi një vështrim të përgjithshëm për pozitën dhe gjendjen e Kaninës dhe Vlorës në kohën kur u shkrua dokumenti [diploma] i Aleksandrit në vitin 1368. Pas vdekjes së mbretit Dushan, perandoria e tij u shkatërrua shpejt, kështu që menjëherë, lindën sundues të vegjël të cilët ishin, gjysmë të varur.
Në Shqipërinë Jugore dhe në disa vise të Epirit, pas disfatës së Simeon Uroshit, trashëgimtari i despotatit të Epirit, Niçifori, në vitin 1358, bëri përpjekje që të rikthente territoret e humbura në disa vise shqiptare, por kjo gjë nuk i shkoi përdore ngase, hasi në rezistencë të fortë, të shqiptarëve, përkundër një ushtrie të shumtë në numër, që dispononte, në mesin e të cilës kishte edhe mercenar turq; ai u vra dhe ushtria e tij u shkatërrua, në betejën te lumi Ahelos.
Ky sukses i feudalëve shqiptarë e vlleh, mundësoi forcimin e tyre dhe shtimin e aspiratave për zgjerime të reja.
Në Vlorë e Kaninë, po edhe në viset përreth, sundonte Joan Asen Komneni i cili u martua me Anën, mamanë e Niçiforit, sipas të cilës muar edhe mbiemrin. Këtë e zëvendësoi Aleksandri, i cili në asnjë dokument të njohur deri me tani, nuk thirret Komnen! Ky, ishte qytetar nderi i Dubrovnikut dhe kishte raporte të mira ekonomike-tregtare me Dubrovnikun.
Pos Aleksandrit, qytetarë nderi në Dubrovnik ishin edhe familjet fisnike

shqiptare, të: Balshajve, Topijajve, Aranitëve, Matrangëve, Kastiotëve, Muzakëve, etj, gjë që ju siguronte favore të konsiderueshme në zhvillimet tregtare dhe shkëmbimin e mallrave me shtetet fqinje. Këto lidhje forcohen edhe më shumë gjatë shekujve XIV e XV-të, por fillin e kishin që në shekullin e XI-të, për të arritur një nivel të lartë zhvillimi, gjatë sundimit të princit të parë të Arbërisë, Progonit dhe bijve të tij: Gjinit e Dhimitrit.

Sipas burimeve të njohura, Aleksandri duhet të ketë sunduar si zot i Vlorës dhe Kaninës nga viti 1363 deri në vitin 1380. Si pasojë e luftërave dhe kontradiktave të pandërprera me feudalët fqinjë, duke mos pasur një pozitë të fortë në principatën e tij, në vitin 1368, kërkoi nga Dubrovniku që të shpallet qytetar nderi, me këtë gjë, ai dëshironte që më parë të siguronte strehim, në rast rreziku nga ndonjë e papritur, gjë që ishte e zakonshme për kohën; ngase veprime të ngjashme kishin bërë edhe shumë bujarë të tjerë vendas.
Dokumenti i shkruar, [diploma] arriti sipas të gjitha gjasëve, në Dubrovnik, në gjysmën e dytë të muajit shtator të vitit 1368.

Përshkrimi dhe karakteristikat e dokumentit
Dokumenti në origjinal, është i shkruar në sllavishte të vjetër, me grafema çirilike me elemte të glagolicës. Është i shkruar në letër - gjysmë karton, ka dimensione: 26.5 x 39.8cm. Dokumenti është i ruajtur dhe ndodhet në gjendje të mirë. Është i shkruar me ngjyrë të zezë, me shkrim shumë të imët, në kursiv, që vende-vende lexohet me vështirësi. Siç ishte zakon i kohës, ka shkurtesa të shumta.
Në fund, në mes të dokumentit, është gjurma e vulës së rrumbullakët, nga dylli i kuq, e cila është shumë e dëmtuar, ku mezi mund të lexohen disa grafema. Shkak i dëmtimit të vulës, është zhvendosja e shpeshtë e këtij dokumenti në relacionet: Dubrovnik-Vjenë-Beograd-Dubrovnik. Këtë dokument e ka shkruar logofeti Gjorica, siç mund të vërehet në fund të dokumentit. [Logofeti kryesonte zyrën e kancelarisë së princit, e cila hartonte dokumente shtetërore, si diplomat, traktatet ndërkombëtare, letrat zyrtare e private të sundimtarit, mbante korespodencën diplomatike me shtetet tjera, kujdesej për të gjitha llojet e akteve, drejtonte financën, etj.
Dokumenti për herë të parë është botuar në vitin 1840, me ribotime të shumta, po asnjëherë korrekte.
Ky dokument, në formën e botuar deri tani, ka shkaktuar debate dhe kundërthënje të shumta, të cilat kanë pasur si pasojë, shtrembërimin dhe vënjën në pyetje të origjinës shqiptare të Skënderbeut. Numri i atyre të cilët kanë mbështetur këtë dokument të botuar, e me mangësi, është tepër i madh, psh. Hopf, Hahn, Ippen, Jireçek, Makushev, Fiander, Wenger, Mikloshiq, Novakoviq, Hammer, Iviq, Thalloczy, Pisko, Fallmerayer, Paganel, Shafarik, Pastor, Marinesco, po, për fat të keq edhe ndonjë shqiptar!
Botimet e bëra në gjuhën sllave nga Karanotvrtkoviqi /1840/, Mikloshiqi /1858/, Makushevi /1871/, Novakoviq /1912/, Stojanoviq /1929/, etj;
nuk dallojnë nga njëra tjetra, pos që Stojanoviqi, shton një pikë, para emrit të Branillos. Shuflaj, Jireçek e Thaloçi, e botojnë dokumentin në vitin 1918, të përkthyer në gjuhën latine, me disa lëshime, si duket ata kanë shfrytëzuar Mikloshiqin, kështu që,
këta fillimisht e mohojnë që emri Branillo i takon emrit Kastriot; por më vonë ndërrojnë qëndrim dhe pohojnë se: emri Branillo i përket emrit Kastritot! Të njëjtin qëndrim, pra atë se: emri Branillo i përket emrit Kastritot, e mbajnë edhe Hopf /1873, /Hahn /1853/, Ippen /1899/, Hammer, /1840/ Pisko /1894/, Fallmerayer /1866/, Paganel /1855/, Pastor /1891/, etj.

Lëshimi i Carl Hopf-it dhe pasojat në histori
Lëshimin më të ndjeshëm, ndër studiuesit e huaj e ka bërë Hopf-i. Në botimin e: Chroniques Greco-Romanes, duke folur për trungun gjenealogjik të Kastriotëve, ai thirret në dokumentin Aleksandrit nga viti 1368 dhe duke mos e zotëraur mirë sllavishten mesjetare, duke mos lexuar me vëmendje dorëshkrimin, ai nuk përfill fare shenjat e pikësimit, i bën një stërgjysh Skënderbeut, me emrin Branillo Kastrioti, duke mos lexuar grafemën “i” në mes të dy emrave.
Këtë interpretim të gabuar të Hopfit, në shkencën historike, e kanë shfrytëzuar edhe shumë historianë e studiues të tjerë, duke formuar idenë e gabuar mbi origjinën e Kastriotëve. Këtë gjë, me mjeshtri të veçantë e kanë shfrytëzuar historianët sllavë, duke shkruar studime të tëra mbi këtë temë. Për fat të mirë, studiues dhe shkencëtar të mëvonshëm, kanë kapur një lëshim të tillë, duke hedhur poshtë këtë teori të gabuar.
I pari, që në mënyrë shkencore hodhi poshtë këtë lëshim të ndjeshëm, ishte Fan Noli. Për fat të keq, deri me tani, asnjëherë nuk u botua komplet fototipia [faksimilja] e origjinalit, transkriptimi dhe transliterimi i plotë i bazuar në origjinal, por çdo herë, u botuan studime të veçanta duke u mbështetur në botimet e mëparshme, ku gabimet ishin të pa evitueshme. E njëjta gjë ju ndodhi edhe studiuesve shqiptarë.
Transkriptimi dhe transliterimi i origjinalit të dokumentit nr. 1019, është shumë i vështirë për studiuesit dhe historianët, të cilët nuk janë specialistë të paleografisë sllave mesjetare, sidomos asaj çirilike dhe glagolike.
Shkurtesat e shumta, pastaj grafia e imtë kursive dhe në disa raste, dora jo e stërvitur e logofetit, vështirësojnë edhe më shumë transkriptimin dhe transliterimin.
Ky dokument, është një diplomë e karakterit publik, e cila mban në vetvete të gjitha karakteristikat e dokumenteve të kësaj epoke historike. Në fillim është i shënuar invokacioni simbolik, pason invokacioni verbal dhe datimi.

Elementet e veçanta të aktit diplomatik
Invokacioni simbolik, i paraqitur me shenjën e kryqit, tregon nështrimin e pushtetit real [të Aleksandrit të Kaninës], ndaj atij kishtar, duke treguar besnikërinë apsolute ndaj kishës.
Invokacioni verbal, që përdoret në këtë dokument, nuk është karakteristikë e shpeshtë e përdorimit tek dokumentet e tilla sllave. Me këtë, i rritej vlera dokumentit duke dëshiruar që të arrihet qëllimi për destinimin e tij. Në këtë rast, është i shprehur në formën: Në emër të atit të birit dhe të shpirtit shenjtë.
Derisa datimi i dokumentit, përbën një rast të veçantë, ngase zakonisht, në këtë kohë, shënohet në fund të tekstit, kësaj radhe, e kemi në fillim të dokumentit dhe tregon datën e shkrimit, në formën: në vitin 1368, muaj shtator, më 2.
Teksti i dokumentit [diplomës] përbëhet nga ekspozicioni ose naracioni dhe dispoziconi. Në ekspozicion janë sqaruar rrethanat aktuale për vendimin e shkrimit të një akti të tillë diplomatik. Në këtë rast e kemi në formën: Aleksandri zot i Kaninës dhe Vlorës (...) dërgova fisnikun tim Dimo që të flasë dhe të mbaroj këtë punë, pra qëllimi është i shprehur shumë hapur dhe tepër qartë.
Derisa dispozicioni, si pjesa më e rëndësishme e aktit diplomatik, e cila në vete ngërthen objektin moral dhe atë material, që i dedikohet pranuesit, na paraqitet në formën: u betuam duke qëndruar në këmbë në Ungjillin e Shenjtë dhe hyjnor (...) të bëhem unë besnik i dubrovnikasve dhe mik me bujarët e mi, pra shprehet respekti dhe pranohen të gjitha obligimet që dalin nga një akt i tillë.
Si pjesë të fundit kemi: përfundimin ose eshatokolin. Kjo pjesë përbëhet nga përfocimi dhe nëshnkrimi. Përforcimi zakonisht fillon me simbol, që në këtë rast ne kemi kryqin dhe dëshmitarët, të cilët janë njerëz të shquar, të jetës publike, të pushtetit aktual dhe pjesëtarë të fisnikëve vendës. Përforcimin, kësaj radhe e kemi të paraqitur në fomrën:
Këta bujarë janë betuar duke qëndruar në këmbë në Ungjillin e Shenjtë me emër Prodan vojvoda dhe Mikleushi, qefaliu i Vlorës Branilo dhe qefaliu i Kaninës Kastrioti dhe Raiçi oborr mbajtësi dhe Ujega Stavileci dhe Stamati dhe Obradi gjykatës dhe Zgurë Dukagjini dhe Smokva dhe Kostadin Shurboviqi dhe Borishi dhe Gruboj dhe përkthyesi dhe Radivoi dhe Bgoj.
Nënshkrimi, zakonisht është pjesa përmbyllëse e aktit diplomatik. Kësaj radhe e kemi në formën: A këtë shkrim e shkroi logofeti i zotit Aleksandër Gjorica sipas fjalëve të zotit Aleksandër dhe të gjithë bujarëve.
Përpos elementeve të përmendura, këtij akti diplomatik, i mungojnë edhe disa pjesë standarte apo të klishetizuara, të cilat i ndeshin në dokumente të ngjashme nga e njëjta periudhë. Këto mungesa, në asnjë mënyrë nuk e zvogëlojnë rëndësinë dhe autenticitetin e aktit.
Analiza dhe studimi i themeltë i këtij dokumenti, hedh në dritë shumë të dhëna interesante, ngase aty gjejmë shumë gjëra për viset e Vlorës e Kaninës.
Është e njohur, se Vlora dhe Kanina në shekullin e XIV-të ishin dy pika strategjike të Shqipërisë Jugore, që shtriheshin në bregdetin përendimor të Otranit, përkatësisht në vijën, ku ndahet deti Jon me detin Adriatik, që paraqesin interes të veçantë për pushtuesit e huaj. Zaten, një gjë e tillë vërehet hapur edhe nga pranimi i Dubrovnikut, që të siguroi strehim [ti ofroj titullin, qytetar nderi] Aleksandrit, zotit të këtyre viseve.

Kush është qefaliu i Kaninës Kastrioti?
Të gjitha burimet që njohim deri tani, nuk na japim hollësi konkrete, rreth këtij Kastrioti, i cili në historiografi ka shkaktuar debate të ashpra dhe mendime të shumta, kontradiktore!
Titulli qefali, me të cilin emërohet ky Kastriot, dmth. komandat kështjelle ose qeveritar i një qyteti! Ky fakt, na vë para dilemave të shumta, të cilat edhe sot e kësaj dite qëndrojnë pezull dhe të pasqaruara sa duhet në historiografinë shqiptare. Si qefali i Kaninës, Kastrioti, do të thotë se ishte një pjesëtar i shtresë së lartë fisnike, njeri i dëgjuar dhe i respektuar, i cili me firmosjen e tij, në dokumentin e cekur, tregon rëndësinë dhe autoritetin që gëzonte jo vetëm në Kaninë por edhe më gjërë.
Edhe pse nuk kemi arritur të gjejmë një lidhje të drejtë përdrejtë me Kastriotët e Krujës apo Matit, ne mendojmë, se ky Kastriot, është trungu i familjes Kastrioti, e cila kishte zotërimet e saja në Kaninë, po edhe në vise të tjera, e më vonë edhe në Veri të Shqipërisë!
Mendimet e studiuesve dhe historianëve, janë të ndara. Hopf-i, duke folur për Konstantin Kastriotin, pohon se ai, ishte i njëjti Kastriot, pra qefaliu i Kaninës, mirëpo këtë pohim, ai nuk e mbështet në asnjë burim shkencor, pra edhe kësaj radhe gabon.
Të njëjtën rrugë e ndjek edhe medievisti i njohur kroat Milan Shuflaj. Shuflaj, duke u mbështetur, në etimologjinë e emrit, si edhe disa shkencëtarë të tjerë, nxjerr përfundim të gabuar, kur pohon se: qefaliu i Kaninës Kastrioti, kishte origjinë greke! Pos këtyre, mendime të gabuara për origjinën e Kastriotëve, kishin histrorianë, të cilët nuk e kishin njohur dokumentin nr. 1019 nga viti 1368, si psh. Sansovino, Lavadrin, Spandugino, etj.

Të gjitha këtyre mendimeve të gabuara, të pa mbështetura me argumente të forta dhe me bazë shkencore, Fan Noli, me vendosmëri dhe dokumente të shumtë, arriti t’iu tregojë vendin e duhur, atë të harresës dhe pluhurit. Ç’është e vërteta, edhe biograf e studiues të tjerë para Nolit, kishin bërë një gjë të tillë, po jo kaq bindshëm! Barleti në kryeveprën e tij, vë në pah origjinën shqiptare të Skënderbeut; pastaj Bardhi, me këmbëngulje mbron një gjë të tillë, kur polemizon me J. Marnaviqin.
Më vonë, át Athans Gegaj me gjuhën e argumenteve, po ashtu hedh poshtë teoritë e gabuara mbi origjinën e Skënderbeut. Shpresojmë, se përfundimisht, botimi i këtij dokumenti i cili i ofrohet lexuesit të gjërë, por edhe histroianit e specialistit të fushës përkatëse, do jetë kontribut, që njëherë e përgjithmonë, të mbyllet një debat i tillë, mbi origjinën e Skënderbeut.

Disa emra të tjerë që përmenden në dokument...
Transliterimi, transkriptimi dhe përkthimi i gabuar i disa emrave, ka bërë që të mos mund të identifikohen deri me tani disa figura të rëndësishme që përmenden në dokument.
Njëri ndër 16 dëshmitarët, i nënti me radhë është edhe Zgurë Dukagjini! Ky emër, deri tani ka qenë i lexuar gabimisht, dhe i tillë ka qenë fare i panjohur. Zgurë Dukagjini, në shekullin e XIV-të, është i njohur nga dokumentet dubrovnikase dhe venedikase, si një tregtar i zoti dhe në dy raste si ndërmjetësues në dy konflikte, në mes Venedikut dhe Durrësit. Domosdo se është, pinjoll i familjes së njohur Dukagjinase. Ujega Stavileci, është lexuar gabimisht, në “Burime...” dhe R. Abdyli, si Ojega Stavileci, ndërsa te T. Geci si: Jagëja. Analiza e kujdesshme e grafemave në origjinal, na bën të pohojmë se, leximi i drejtë është: Ujega! Një lëshim tjetër është, te leximi i pëkthyesit, si dragoman!
Ky moment, është mjaft i rëndësishëm dhe tepër domethënës ngase, jep të kuptohet, se disa nga të pranishmit, të firmosur si dëshmitar, nuk e njihnin gjuhën sllave dhe ju duhej përkthyesi [dragomani]! /Pra, dragomani nuk është emër personi, por është titull i caktuar!/ Figurë e veçantë është, Nikollë Kabuzhiqi, i cili në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik, të Dubrovnikut, mbikëqyr firmosjen dhe betimin e aktit diplomatik të Aleksandrit. Kabuzhiqi, është i njohur si tregtar i drithërave jo vetëm në viset e Vlorës e Kaninës, por edhe në Veri të Shqipërisë. Emrin e tij e ndeshim në shumë dokumente të ndryshme.

Dr. Etleva Lala, Dr. Musa Ahmeti, G. Shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e
Dreni Drenova


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 56
Vendi : Pejë
Registration date : 14/12/2012

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptySun Dec 16, 2012 12:36 pm

Dëshmitë e historianëve të huaj, të cilët mundohen të hamendësojnë se Skënderbeu kishte origjinë sllave ose greke, bien poshtë nga dëshmitë e historianëve bashkëkohës të Heroit. Kështu, mund të përmenden autorët shqiptarë të shekujve XV-XVI, si Gjon Muzaka, Marin Barleti, kronisti raguzian Pietro Lukari, të cilët dëshmojnë për origjinën shqiptare të Kastriotëve, ndërkohë që këtë problem e zgjidhi vetë Skënderbeu. Kështu, në letrën që ai i dërgon princit të Tarentit, Xhovani Antonio Orsinit, në 31 tetor të vitit 1460, Skënderbeu pohon origjinën e tij shqiptare. Botimi i këtij dokumenti e mbylli përgjithmonë këtë debat, duke vërtetuar plotësisht origjinën shqiptare të Kastriotëve.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
lenabre
Fillestar/e
Fillestar/e
lenabre


Female
Numri i postimeve : 2
Age : 42
Vendi : prishtina
Registration date : 09/07/2013

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyTue Jul 09, 2013 4:55 am

duke u nisur nga nena e Skenderbeut qe quhej Vojsava Tripalda alias Vojislava Tripalda ecila ka qen serbe e deri tek martesat ku
motra e Skënderbeut Mara e cila u martua me Stefana Crnojevicin
mandej vajza e skenderbeut Shen Angjelina me Shen Stefan Brankovic sundimtari i Serbise
mandej djali i Skenderbeut u martua me Irinen e bija Lazara Brankovicit, Despot i Serbise edhe pati 3 apo 4 djem: Konstantini, peshkop i Isernias (vdiq ne 1500), Ferrante qe u be duke, Frederiku.... *Karl Hopf (1832-1873), German historian and expert in Byzantine studies, in Chroniques Greco-romanes (1873) concludes that Voisava was daughter of a Serbian lord from Polog.
* Oliver Schmitt (b. 1973), professor of South-East European history at Vienna University, in his biography Skanderbeg. Der neue Alexander auf dem Balkan (2009) supports that she was Serbian, from the Brankovic, close relative to Mara Brankovic.[18]

Gjon Kastrioti II
Father: Skanderbeg
Mother: Donika Kastrioti

He married Irene Palaiologina, daughter of despot Lazar Brankovic of Serbia and great-granddaughter of the Byzantine emperor Manuel II Palaiologos. The Castriota Scanderbeg living in Italy today represent the only descendants of Manuel II Palaiologos

Her sister, Angelina , was married to Serbian ruler Stefan Brankovic and is venerated as a saint in the Serbian Orthodox Church.[3]
References

Vojsava Tripalda alias Vojislava Tripalda married Gjon alias Ivan Kastrioti, the "Lord of a part of Albania" (dominus partium Albanie). She bore 9 children with Gjon, 4 sons and 5 daughters:

* Stanisha (†1445),

* Reposh, later took monastic vows

* Konstandin,

* Mara, married to Stefan I Crnojevic

* George - Skanderbeg (1405-1468),

* Jelena, married Pavle Balšic[19]

* Mamica Kastrioti, married Musachio Thopia in 1445[19]

* Angelina, married Vladin Arianites,

* Vlajka,married Stefan Strez Balšic[20] with whom she possibly had sons Ivan Strez Balšic and Gojko Balšic[21]

1. ? John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty
2. ? Schmitt Oliver, Skanderbeg, Der neue Alexander auf dem Balkan, Verlag Friedrich Pustet, 2009, p. 45
3. ? Elsie, Robert (2001). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. C. Hurst. p. 9. ISBN 978-1-85065-570-1.

? Schmitt, Oliver Jens, Kosovo: kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft,

"Ein Teil seiner Familie floh zu Skanderbeg, der selbst mit den Brankovici verwandt war. Einen ethnischen Gegensatz zwischen Serben und Albanern kann man in der Elite im Mittelalter nicht feststellen – die engen Verbindungen des serbischen und albanischen orthodoxen Adels allein schon standen dem entgegen: Skanderbegs Mutter war wohl eine Brankovic, und sein Sohn Ivan heiratete eine Brankovic (Irene)."


lit :

*Enciklopedia italiane

*Enciklopedia e Historise aristokratike Italiane.

*Foscarini, Amilcare: l' Armerista delle famiglie nobili e notabili in terra d'Otranto, 1927.

*Huic uxor fuit Voisava, Pologi Domini filia, est autem Pologum oppidum in Macedoniae et Bulgarie confinibus

*Adem Demaqi : Vojsava Tripalda Ishte serbe.

* George Kastriota's father had taken a Serb wife, Voisava Tripalda"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyTue Jul 09, 2013 9:15 pm

Nana e skenderbeut emrin e vertet e ka pas VJOSANA puro shqiptare dhe ka qen nga pollogu ne maqedonin e sotme dhe jo siq predendojn disa jo serrbe jo kshtu ,por serrbet gjeth kan ber deformime si te emrave herojve dhe ne vende siq ju ka shku per shati politikes tyne..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyThu Aug 08, 2013 10:42 am

sasht e vertet o xhem,kete pune duhet expertet me deshmue e deri sote historia jone shkruhet nga individ interesi. Parti e histori!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bleranja
Fillestar/e
Fillestar/e
bleranja


Female
Numri i postimeve : 1
Age : 24
Vendi : kosov
Registration date : 21/01/2014

Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 EmptyTue Jan 21, 2014 9:31 pm

ooooooooooooo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Skenderbeut   Origjina e Skenderbeut - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Origjina e Skenderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
 Similar topics
-
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» Historia e Skenderbeut
» LETRA E SKËNDERBEUT
» ORIGJINA ETIOPIANE E GREKEVE!
» Histori e Skenderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: