Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles

Shko poshtë 
+8
Teuta.Gjika
Leka i Madh
Ago Muji
Euridika
Beton
Sofra
Riki30
petritkola
12 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyThu Jan 24, 2008 1:49 pm

Do te vazhdoj me librin Euridika pjes pjes te gjithe do ta ssjell ne kete teme se me te vertet ja vlen te lexohet.


KREU III
INTERVISTA PËR SHTYPIN SHQIPTAR


Bashkëpunimi serioz mes Greqisë e Shqipërisë
zgjidh shumë probleme
Në intervistë z. Aristidh Kola, kryetar i Shoqatës Arvanitase
“Marko Boçari” në Greqi.
Intervistoi Albert ZHOLI, 26 qershor 1996.
Aristidh Kola lindi më 8 korrik 1944 në një fshat
arvanitas të zonës së Thivës. Pasi mbaroi Gjimnazin dha
provime në universitet, duke hyrë në shkollën filozofike, në
avokaturë. Punoi si avokat deri në 1993. Në këtë vit boton
librin e parë me titull “Arvanitët dhe origjina e grekëve” i
cili pati një sukses të madh, aq sa tani po përgatit ribotimin
e tij të tetë. Që atëherë e deri më sot merret me tema që i
përkasin historisë, gjuhës dhe trashëgimisë së arvanitasve.
Prej 1985-ës është kryetar i Shoqatës së arvanitasve
“Marko Boçari” të Greqisë, e cila u themelua më 1981 nga
një grup intelektualësh, në krye të cilëve ishte z.Jorgo
Marunga. Z.Aristidh Kola është nga personalitetet më të
njohura të Diasporës shqiptare në fushën e kulturës.
Arben P. Llalla
64
1.- Z. Aristidh, mirsevini në faqen “Emigracion”. Na
prezantoni ju lutem, diçka për shoqatën që kryesoni dhe për
veprimtarinë tuaj?
Është e vështirë të thuash se sa është numri i arvanitasve
të Greqisë. Ata, me përpjekjet, sakrificat dhe heroizmin e tyre
ndihmuan shumë për Çlirimin e Greqisë nga sundimi turk. Disa
nga personalitetet më të mëdha politike dhe ushtarake të kohës
në Greqi janë arvanitas. Në 4 ditarët që botoi shoqata
përmenden emrat e arvanitasve më të mëdhenj, heronj,
kryeministra, akademikë dhe piktorë. Janë emrat e mëdhenj të
teatrit, muzikës, teknikës, arvanitas si: Melina Merkuri,
Grikori Bithikoçi, Dhimo Muço, Eli Lambeti, Jani Argjiri
dhe Odisea Elitis, (akoma nga ana e nënës së tij). Sot nuk
është e mundur të bësh një regjistrim të saktë dhe të thuash:
Kaq janë arvanitasit! Ajo që mund të thuhet janë vendet ku
kanë qenë kohë më parë dhe vazhdojnë të jenë të stabilizuar
arvanitasit. Dhe ato vende janë: Peloponezi, thellësia e
territorit grek, ishujt e Argosaonikoit. Evia dhe Qikladhes
(janë 12 ishujt). Vendosje të arvanitasve kemi akoma edhe
në Kretë, në shtatë ishujt dhe kryesisht në: Viotia, Evia,
Argolidha, Argosaroniko, dmth në qendrat historike të
Greqisë së vjetër, ku pjesa dërrmuese e popullsisë ishin
arvanitas. Aty është ruajtur gjuha deri tani, si edhe në disa
vende të Mesinias, Ahaias, dhe të Arkadies. Në shumë zona të
tjera gjuha humbi shpejt si në: Etoloakarnania, Lakonia dhe në
ishujt Qikladhes. Sot shqiptare flitet edhe në Epir dhe Thrakë,
por ajo popullsi nuk hyn tek arvanitasit d.m.th. tek ajo popullsi
që u vendos në grup në Greqinë Jugore në shek. e XIV-të. Më
e shumta e grekëve, kush më pak e kush më shumë, lidhen me
rrënjët arvanitase që në lashtësi. Akoma edhe ata që erdhën në
Greqi pas vitit 1922 nga Azia e Vogël, në një farë mase lidhem
ne rrënjët arvanitase, kryesisht ata që erdhën nga Izmiri, nga Stambolli, nga Prusa etj. Një shembull të vogël: në Stamboll
ekziston një lagje që quhej “Arnautqoi”, që do të thotë fshat
arvanitas të krishterë, më e shumta e tyre kanë ardhur në Greqi.
Pak nga pasardhësit e sotëm e njohin origjinën e tyre të vjetër
arvanitase. Të shtoj edhe diçka, Shoqata e arvanitasve merret
edhe me transmetimin e dokumentave zakonore të arvanitasve,
me ruajtjen e gjuhës sonë, njohjen e rolit historik dhe kulturor
të arvanitasve në krijimin e Greqisë bashkëkohore. Botojmë
periodikun mujor “BESA”. Kemi botuar një ditar album me 12
kryeministra arvanitas, një ditar me heronjtë më të rëndësishëm
të vitit 1821, një me 12 akademistët, një me 12 piktorë dhe
veprat e tyre përfaqësuese, një ditar kushtuar gruas arvanitase,
një për 200 vjetorin e lindjes së Marko Boçarit. Zhvillojmë
edhe festivale këngësh e vallesh, etj..
Libri im i parë titullohet “ARVANITASIT DHE ORIGJINA E
GREKËVE”. U botua në vitin 1983. Ai ka dy pika referimi
bazë. Pellazgët në lashtësi dhe arvanitasit në periudhën
bashkëkohore grekë, se “Historia greke që nuk ka parasysh
pellazgët dhe, arvanitasit, as greke dhe as histori është”.
Në 1991 përfundova veprën time “Gjuha e perëndive”, një
studim për fenë e lashtë greke dhe idhujt e saj, për emrat e
perëndive dhe të idhujve, për lidhjet e tyre me emërtime
vendesh. Fjalët, emra dhe toponimet fshehin një histori të
tërë, e cila del në dritë përmes interpretimit të origjinës së
tyre. Libri im i fundit ka titullin “1991-1994, Greqia në
grackën e Serbëve të Miloshevicit” që është një denoncim i
politikës së jashtme të atëhershme të Greqisë, e cila është
tërhequr nga premtimet e rreme të serbëve për gjoja
zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë, dha gjithçka për të
ndihmuar synimet e mëdha të Milosheviçit, Karaxhiçit dhe
shoqërisë së tyre, duke arritur deri aty sa të izolohet nga
shtete e të tjera, dhe më e keqja duke tronditur
marrëdhëniet e saj me Shqipërinë fqinje.
Arben P. Llalla
66
2.- A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Shqipërinë e kam vizituar katër herë. Herën e parë dhe
të dytë isha i ftuar nga institucione shqiptare. Herën e tretë vajta
të shpjegoj mënyrat e bashkëpunimit ekonomik midis Greqisë
dhe Shqipërisë, duke menduar se marrëdhëniet do të kapërcejnë
krizën dhe se Greqia së shpejti do të kuptojë se vëllezër të
vërtetë të sajë nuk janë serbët, por shqiptarët. Faktikisht nuk
arrita rezultatet që doja, megjithatë, thellë brenda vetes kam
parandjenjën se një bashkëpunim serioz në të gjitha fushat,
midis Greqisë dhe Shqipërisë do të zgjidhte një sërë
problemesh midis dy vendeve. Herën e fundit vajta inkonjito.
Dëshiroja t’u bëj një vizitë miqve të mi, me të cilat kalova ditë
të paharruara. Paralelisht u përpoqa që të prek dhe të vë në
rrugë të drejtë çështjen e aftësive dhe veprimtarive artistike e
kulturore të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke diskutuar me
artistë të mirënjohur.
3.- Me që ra fjala tek emigrantët shqiptarë, a keni ndjekur jetën
e tyre në Greqi dhe ç’mendim keni për këtë emigracion ilegal?
Emigracioni dhe hyrja në grupe e shqiptarëve në Greqi
përbën një ngjarje të gjallë, historike me përmasa që nuk janë
vlerësuar. Për mua është një vërtetim i gjallë i Teorisë Pellazge.
Të gjithë ata që janë konsideruar si fise të lashta greke si
Ahhet, Jones Eolët, Maqedonasit vijnë nga pellazgët në
periudha të ndryshme nga i njëjti vend i Ballkanit
Veriperëndimor. Dhe unë që e mbështes atë teori, nuk mund ta
imagjinoja se në fund të shekullit XX, kur shtetet bashkëkohore
kanë intuitë konsoliduese për kombësinë e shtetit, do të kishte
akoma një shpërngulje të tillë nga i njëjti vend. Isha natyrisht
nga të paktit, për të mos thënë i vetmi, që kisha kapur përmasat,
shtrirjen dhe rëndësinë e kësaj ngjarje historike, por zëri im nuk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyThu Jan 24, 2008 1:52 pm

dëgjohej sepse, në këtë periudhë Greqia u lidh, me politikën
serbe të Millosheviçit dhe mbante qëndrim armik ndaj
emigrantëve shqiptar, ndryshe nga populli grek që në fillim, siç
e dini, priti me dashuri dhe krahëhapur vëllezërit shqiptarë.
Propaganda bashkëkohore e shtetit mund të kthejë natën në ditë
dhe ditën në natë. Kështu u mashtrua dhe i gjithë populli grek
që mbajti shpesh herë një qëndrim me rezerva, në disa raste,
edhe armiqësorë ndaj refugjatëve shqiptarë. Natyrisht
propagandën antishqiptare e ndihmuan e dhe disa elementë
keqbërës që fatkeqësisht erdhën në Greqi.
Ruaj marrëdhënie të mira me shumë refugjatë shqiptarë, shumë
prej të cilëve bënë prokopi në Greqi dhe, me qëndrimin, punën,
moralin e tyre të lartë, imponojnë tek njerëzit simpatinë dhe
admirimin. Kohët e fundit përpiqem të kem marrëdhënie me
njerëz të artit, të arsimit, të profesioneve të ndryshme tek të
cilët kam theksuar vazhdimisht se e kanë për detyrë të
ndryshojnë opinionin negativ që është krijuar në Greqi për
shqiptarët. Miku im K. Traboini krijoi gazetën “Egnatia”, të
cilën vazhdon ta botojë e pasionuara Floriana Paskali.
Këngëtari dhe piktori Robert Alia-Dragot, ka vënë në
qarkullim një kasetë me këngë shqiptare dhe greke, ka bërë 4
ekspozita të suksesshme pikture, që krijuan ndjenjë dhe
emocione të mëdha. Mikja ime Majlinda Zeneli botoi një
zgjedhje poetike dhe tërhoqi vëmendjen dhe mbarë opinionin.
Një zgjedhje poetike me interes të veçantë, që përfshin vjersha
të refugjatëve shqiptarë, botoi Kolec Traboini. Është një poezi
që përveç interesit letrar ka edhe interes historik. Janë dëshmi
tronditëse, refugjatësh të ndjeshëm shqiptarë në Greqi. Janë
vjersha që nuk vijnë nga poetë të mëdhenj dhe të njohur, por në
një moment do të bëhet e kuptueshme, se ato përbëjnë grimca
tronditëse të fjalës, të artit dhe të eksperiencës. Gazetarë të
mirënjohur si miku im Robert Goro punojnë në Greqi dhe
gëzojnë respekt të veçantë. Ndërsa shumë artistë letrarë dhe
Arben P. Llalla
68
poetë si Xhevahir Spahiu kanë ardhur në kontakt që të bëjnë të
njohur në Greqi poezinë shqiptare dhe për këtë po
bashkëpunojnë intelektualë kryesisht të përmendur që jetojnë si
refugjatë në Greqi.
4.- Po shtypin shqiptar, a e ndiqni?
Dikur më dërgonin të gjitha gazetat shqiptare, mjaft prej
tyre i lexoja, por në përgjithësi nuk më mbetet kohë që të ndjek
sistematikisht dhe pa mungesa shtypin. Nuk kam preferencë të
veçantë për ndonjë gazetë. I jap rëndësi atij teksti që më përket
dhe më intereson.
5.- Cilat janë hobet tuaja ?
Një nga hobet e mia të dashura është peshkimi dhe noti.
Kohë më parë, hobi im, ose më mirë pathosi im ishte piktura.
Linda piktor por siç duket më tërhoqi një tjetër pathos, pathosi i
kërkimeve të historisë, gjuhës dhe etnografisë së arvatitasve,
megjithëse kam programuar që nga pjesa tjetër e jetës sime një
vit t’ia kushtoj pikturës, ku të përgatis 10 vepra që të shprehin
intuitën konkrete për artin.
6.- Si avokat cili është mendimi i juaj për zgjidhjen e çështjes së
Kosovës?
Për problemin e Kosovës në Greqi ka pasaktësi,
mangësi dhe pikëpamje konkrete. Në librin tim të fundit
“1991-1994 Greqia në grackën e Millosheviçit “informoj
opinionin e lexuesit grek për problemin e Kosovës, duke
ndryshuar përpjekjen propagandistike serbe se gjoja Kosova
është pjesë e Kombit serb. Para se të vijnë në Ballkan sllavët,
dhe në Kosovë Serbët, ajo zonë banohej nga fise ilire, greko

pellazge si Dardanët dhe Poenët. Stërnipa të këtyre popujve ilir
janë shqiptarët e Kosovës dhe të Shkupit (Maqedonisë). Para
një shekulli kur serbët përpiqeshin të nguleshin në Kosovë,
politikanët grekë dhe të njohur u përgjigjeshin: “Nuk keni
asnjë të drejtë historike mbi këtë zonë e cila banohet nga
shqiptarë, vëllezërit tanë, dhe me të njëjtin atësi nga
Pelazgët, stërgjyshin e përbashkët” ( shih Vic. Berard)
Odhiporikostin Maqedonia 1986. Shpresoj se prapë ndjenjat e
grekëve ndaj shqiptarëve do të bëhen së shpejti vëllazërore dhe
do të përforcohet përpjekja e kosovarëve që të fitojnë lirinë e
tyre. Në Kosovë, shpejt a vonë do të luhet përsëri fati i
Ballkanit dhe në qoftë se shqiptarë dhe grekë do të gjejnë
mirëkuptim, do të dalin të fituar. Kush e kuptoi e kuptoi.
7.- Për situatën politike në Shqipëri sot, ç’mund të na thoni?
Nuk ndjek politikën e konsumit të brendshëm, vetëm
atë që u përket marrëdhënieve me Greqinë, dhe mëkëmbjen
ekonomike të vendit me çmimin më të vogël. Që të mëkëmbet
Shqipëria ekonomikisht do 10-12vjet. Në qoftë se do të humbas
autoritetin e saj kombëtar, për mëkëmbjen e saj ekonomike, do
ta paguajë shtrenjtë. Disa situata ekonomike shoqërore mund të
dërgojnë cilësi morale, kulturore dhe tradita shekullore brenda
një nate. Shpresoj se traditat shekullore që karakterizojnë
popullin tuaj do të mbijetojnë dhe nga kjo provë e madhe e
kësaj periudhe kalimtare.
8.- Për ç’personalitete politike shqiptare sot gëzoni respekt?
S’kam një mendim konkret për këtë, por edhe po të
kisha nuk do ta shprehja. Do të shprehem kur politikanë nga
Greqia dhe Shqipëria do të arrijnë të paktën aq që ëndërroi por
nuk arriti ta realizoi Ali Pashai. Të bashkohen dy popujt
Arben P. Llalla
70
vëllezër duke lënë mënjanë dallimet fetare dhe kështu të
bashkuar e të fortë të çojnë rrugën për të ardhmen, pa patur
frikë e nevojë për asnjë armik, për asnjë mbrojtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyThu Jan 24, 2008 1:57 pm

Njeriu që “në gojën e ujkut” ishte në betejë me
kosovarët
Bisedë: Me arvanitasin e madh, Aristidh KOLA
Intervistoi Abdurahim ASHIKU, 9 shkurt 2000.
1.- Çfarë mund të na thotë Aristidh Kola për veten e tij?
Linda më 8 korrik 1945, në fshatin Leondari të
Thivës(Tebes), një fshat arvanitësh që atëherë quhej Kaskaveli.
Atje viteve të hershme bënin djathin e mrekullueshëm
Kackavall, ladhotiri (djathvaji). Fëmijërinë e kalova në fshat, në
një mjedis ku jo vetëm gjuha, por edhe doket e zakonet, këngët
e vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njerëzve mishëronin në
mënyrë të theksuar karakteri i arvanitit.
Në vitin 1963 fillova studimet në Universitetin e
Athinës në drejtësi. Pas diplomimit, deri në vitin 1987
vazhdova të ushtroja profesionin e avokatit.
2.- Kur filloi dhe sa janë përmasat e punës suaj në shërbim të
studimit të çështjes arvanitase?
Fillimet u përkasin viteve 1970, por nga viti 1976 mund
të them se jam marrë sistematikisht me gjurmimin dhe studimin
e gjuhës arvanitase, të historisë dhe të folklorit arvanit. Fryt i
atij studimi të gjatë ishte libri im i parë: “ARVANITËT DHE
PREJARDHJA E HELENËVE”. Libri, që nga viti 1983 e deri
sot është në rend të ditës dhe ka bërë 9 botime. Libri nuk është
Arben P. Llalla
72
ndonjë histori arvanitase, por rishikim dhe ripërcaktim i
historisë helenike në përgjithësi. Këtu qëndron origjinaliteti i
tij, zhurma dhe interesi i madh ndaj tij. U përpoqa të faktoj, dhe
më duket se e faktova se historia greke që nuk merr parasysh
arvanitasit në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as
greke e as histori nuk mund të quhet, është thjeshtë një histori e
sajuar.
Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe
në qoftë se nuk do t,a arrij unë do t’a bëjnë bashkëpunëtorët e
mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit
“Arvanitët dhe prejardhja e helenëve”. Këtu qëndron edhe vlera
e madhe e këtij libri; një libër i ngjalljes së vetëdijes dhe jo një
rrëfim historik.
3.- Aristidh Kola ishte i pari, në ballë të mbrojtjes së çështjes
kosovare e të popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij.
Cilët ishin motivet e kësaj mbrojtje?
Që në vitin 1991 kisha parashikuar zhvillimin e
ngjarjeve të lidhura me Kosovën, lëvizjet e Millosheviçit dhe të
qarqeve nacionaliste të Beogradit. Shqetësohesha sepse në
planet e tij të çmendura donte të ngatërronte edhe Greqinë me
qëllim që të gjejë mbështetje për zgjidhjen e problemit shqiptar.
Kërkonte nga Greqia që t,a ndihmojë në çastin e përshtatshëm
me një kundërgoditje në Jug të Shqipërisë. Po ashtu kërkonte
edhe nga Gligorovi të përgatitej për një përballim të përbashkët
të problemit, sepse edhe në atë shtet, shpejt apo vonë do të
ngrihej problemi i shqiptarëve.
Siç e dini, çdo veprim politik ose ushtarak, që të ketë
sukses, kërkon një parashtrim teorik për t,i bind aleatët dhe
popullin.
Millosheviçi foli si ortodoks i krishterë në kishën greke, e cila
është me ndikim të madh në popull, foli si komunist në Partinë
Komuniste Greke dhe si socialist popullor në PASOK. Ai me
nacionalizmin dhe serbomadhizmin e tij arriti të mallëngjente
nacionalistët dhe shovinistët e këtushëm. Ai mundi të rrëmbejë
dhe të ngatërrojë shumicën e botës politike greke dhe si
rrjedhojë edhe të popullit. U gjendën disa gazetarë grekë të cilët
kuptuan, parashikuan dhe denoncuan planet aventureske
gjakatare të Millosheviçit.
Unë më duket se isha i vetmi që kisha theksuar dhe
paralajmëruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila
asokohe sapo kishte filluar, ishin dy anë të se njëjtës monedhë.
Atëherë ishte shumë e vështirë të shkruaje e denoncoje
për këto, sepse e gjithë bota politike dhe kisha qenë viktima të
një mashtrimi dhe të një aventure me rrezik shumë të madh.
Nuk ishte fjala se kisha frik për jetën time, por se nuk do të më
dëgjonte askush. Shikoja se Millosheviçi, Karaxhiçi, Shesheli,
Arkani dhe bandat e tyre kriminale prisnin të lajnë hesapet me
Bisnjën dhe me Kroacinë dhe pastaj të lajnë duart një herë e
mirë me Kosovën. Atëherë, për herë të parë, ndonëse gjithnjë
kisha qenë antiamerikan, thashë: “Nuk ka shpresë tjetër vesh
Amerikës”.
Jeta luan lojëra të çuditshme; shumë herë mbytesh nga miqtë
dhe shpëtohesh nga armiqtë.
Në qoftë se nuk ndërhynte Amerika dhe Europa do të
kishin probleme shumë të mëdha, të cilat u përpoqa t’i tregoja
dhe t’i theksoj në libër. U përpoqa të lajmëroj udhëheqjen
politike se po luan haptazi me zjarrin duke vënë në pikëpyetje
vetë ekzistencën dhe tërësinë e shtetit grek. Mjerisht ai libër u
varros krejtësisht në Greqi. Nuk pat asnjë jehonë dhe
popullaritet kur u botua në vitin 1995.
Në vitin 1999, kur shpërtheu kriza në Kosovë ua
dërgova librin disa politikanëve me horizonte të hapura dhe e
rivendosa në librari, ku ndonëse u shit, nuk iu dha përsëri asnjë
popullaritet. Një vello heshtjeje! Ekzistonin njerëz këtu që
Arben P. Llalla
74
kujtonin se Greqisë i leverdiste një “Serbi e Madhe”. Për fat të
mirë grekët kurrë nuk do të mësojnë se çdo të thoshte për
Greqinë një “Serbi e Madhe”. Këtu nuk mungon vetëm njohja e
historisë. Mungon edhe fantazia....
Për sa i përket “betejës së kanaleve” e dija se shkoja në
“gojë të ujkut”. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të
flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me
mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm për të gjitha ato
vështirësi dhe bashkë me mua shkonin edhe miq e
bashkëpunëtorë të tjerë si Jorgo Miha dhe Jorgo Korizis dhe
njerëz të tjerë të ndershëm, me të cilët nuk kisha kontakt dhe
bashkëpunim deri atëherë si R.Sumeris, Xhanetakos,
Theothoraqis(jo kompozitori), Dhimu e të tjerë. Bëmë një
betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë t’a
bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të
bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh
parasysh gjënë më të keqe dhe të kesh vënë “kokën në torbë”.
4.- Vepra juaj “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” e
botuar edhe në shqip, e që evokon ngjarjet e Bosnjës a do të
pasohet nga një volum i dytë me temë Kosovën?
Libri “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” e ka
përkthyer Mite Guga. Libri ka një parathënie të bukur të mikut
tim të dashur, Moikom Zeqo, me të cilin jam njohur para disa
viteve në Athinë bashkë me të madhin, Dritëro Agollin.
Ishte një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me
ngjarjet e fundit në Kosovë, Por, si ka thënë Gëte: “Ndërsa arti
është i pafund, jeta është e shkurtër”. Nuk kam kohë. Po
përpiqem të botoj veprën time “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja
indioeuropiane”, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të
rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe kryesisht për
paraardhësit e kosovarëve, Dardanët. Nga ana tjetër shumë
gjëra i kam shkruar në revistën ”Arvanon” me të cilën merrja
pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi; problemi
kosovar mori një fund fatlum.
5.- Me çfarë planesh për çështjen shqiptare hyn Aristidh Kola
në shekullin e ri?
Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe sa të tjerë
ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën. Bëjmë
vetëm planin ndihmë. Por që të ndihmojmë, duhet që t’i vetë
me punën dhe veprat e tua të tregosh se ja vlen, se lufton në një
rrugë të mirë për një qëllim të shenjtë. Barra bie mbi shpatullat
e udhëheqjes politike dhe shpirtërore-kulturore të shqiptarëve.
Nuk dua të hyj në fushën e politikës për shumë arsye. Dua ama
të shpresoj tek udhëheqja intelektuale. Vëzhgoj ndërhyrjet dhe
luftën e të madhit Ismail Kadare në fushën botërore. Është
ambasador i madh i Shqipërisë në botën e jashtme. Pres akoma
një lëvizje të madhe dhe mbështetjen e fuqishme të vlerave të
mëdha intelektuale brenda Shqipërisë. Atje do të bëhet lufta më
e madhe dhe më e vështirë, luftë kjo e domosdoshme për të
ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Problemin ekonomik
e zgjidh lehtë shqiptari kudo që gjendet. Problemin e kombit,
historisë dhe kulturës si do t’i zgjidhë në kushte kaq të vështira,
me influencë e ndikime nga kaq rryma që invadojnë çdo ditë në
vend ose që pranon emigrantët në vendet e huaja.
Trimeritë e Herkulit kanë nevojë për trimëritë e herkulëve të
rinj intelektualë.
Kjo është rruga e ndritshme e lavdisë për njerëzit e artit
dhe të shkronjave.....
Arben P. Llalla
76
9
Një kuvendim-bisedë e fundme me intelektualin
arvanitas Aristidh Kola
“Pak njerëz në Greqi nuk e kanë gjyshen apo gjyshin
arvanitas”(Aristidh Kola)
Intervistoi Arben LLALLA, 19 gusht 2000.
1.- Zoti Kola, donim të dinim diçka për Lidhjen e Arvanitasve
të Greqisë?
Një burrë i zgjuar dhe i zoti, me e emrin Jorgo Maruga,
formoi “Lidhjen e Arvanitasve të Greqi” në vitin 1981. Në vitin
1983 ky burrë i fuqishëm vdes duke lënë shumë materiale me
vlera të rralla historike për arvanitasit.
Në krye të Lidhjes u caktova unë. Po atë vit botova në gjuhën
greke librin me titull “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”,
gjë që bëri që të më sulmonin arvanitasit, të cilët nuk e dinin as
historinë, as kulturën e arvanitasve, as prejardhjen e vet nga
Arbëria. Duhet që ata të lexonin dhe pastaj të bënim diçka, pra
më parë teoria dhe pastaj praktika.
Me disa miq të mirë filluam botimin e një reviste që e quajtëm
“Besa”. Revistën “Besa” e nxirrnim një herë në tre muaj dhe
arritëm të nxirrnim 35 numra. Pra, revista pati 9 vjet jetë.
Kishim probleme ekonomike, por ndoshta më mirë mos të
flasim për këto, megjithëse e patëm të vështirë, vërtetë shumë
vështirë. Menduam me miqtë që të botonim për vit nga një
kalendar me tema arvanitase. Kalendari i parë kishte në faqet e
veta fotografitë e 12 kryeministrave të Greqisë, që ishin
arvanitas. Pastaj nxorëm kalendarin me 12 heronjtë të mëdhenj
të Greqisë që ishin arvanitas (arbëreshë), më vonë doli
kalendari “200 vjet Marko Boçari”. Nxorëm dhe kalendarit
“Gruaja arvanitase”. Nxorëm edhe kalendarin e viti 2000, me
bukuritë dhe kulturën mbarëshqiptare.
Mbas aktiviteteve të para, siç ishin: botimi i revistës “Besa”,
dalja e kalendarit të parë dhe mbledhjet një herë në javë,
vendosëm të shkonim fshat më fshat, ku banonin arvanitasit
(arbëreshët).
Në fshatin e parë që shkuam, na pritën me lot në sy arvanitasit.
Bëmë një takim të bukur, ku merrnin pjesë mbi 2000 veta, por
u zgjuan sigurimsat e shtetit grek (ASFALIA) dhe SFEVA
(organizatë për çlirimin e Vorioepirit). U futën brenda në
godinë, duke bërë rrëmujë, na bllokuan dhe përzunë popullin
arvanitas të fshatit. Të nesërmen, të gjitha gazetat e majta dhe të
djathta shkruanin për ne, duke na sharë dhe thënë “njerëzit e
Papadhopulit u zgjuan” (Papadhopuli, ish-diktator i Greqisë, që
sundoi nga viti 1967-1974, ishte nga Peloponezi, ku shumica
dërrmuese e popullsisë është arvanitase. Shën A.Llalla).
Kështu, arvanitasit u trembën dhe u larguan nga ne dhe nga
Lidhja. Na luftuan ashpër, e kuptoni se çfarë u bë?!
2.- Pse arvanitasit nuk e flasin gjuhën e tyre, pra gjuhën
mëmës, tremben, kanë turp, apo...?
Ne atë punë filluam të bënim, që arvanitasit të mësonin
gjuhën e tyre. Gjuhën e mëmës, gjyshes, gjuhën e heronjve të
Kryengritjes të 1821-it në Greqi. Thuaj ç’të dush, po gjuha
arvanitase është gjuha e mëmës dhe e tatës sonë. Është krim ta
luftosh për ta zhdukur fare atë gjuhë.
Nga ana tjetër, grekët na akuzonin se donim të zgjonim
popullin arvanitas, për tu lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët.
A e kupton se çfarë luhej?!
Arben P. Llalla
78
3.- Revista “Besa” është mbyllur. Tani si qëndron puna?
Revista “Besa” u mbyll, se ne nuk kishim të holla, por
në vitin 1991 erdhën mërgimtarët e parë nga Shqipëria, dhe
menduam që zyrën tonë, ku mblidheshim dhe bënim revistën
“BESA”, ta kthejmë në qendër për mbledhjen e rrobave për
mërgimtarët shqiptar. Këtë gjë e bëmë, që populli grek të
kuptojë se me arvanitasit dhe me shqiptarët ata janë vëllezër,
duan apo s’duan grekët, apo shqiptarët. Këtë gjë e ka thënë dhe
një njeri i madh grek dhe shprehimisht kështu: “Grekët dhe
shqiptarët janë vëllezër, gjërat e tjera janë përralla”.
4.- Kur erdhën arvanitasit e parë në Greqi?
Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë
principata e Gjin Bue Shpatës, por ka pasur shumë valë të
arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi. Me
vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi
shumë, shumë arvanitas.
5.- Pse mbas viti 1991 dhe në fillim të vitit 1992, shohim një
urrejtje të grekëve ndaj shqiptarëve dhe ftohje të
marrëdhënieve greko-shqiptare?
Kur filloi lufta në Jugosllavi dhe në Bosnjë në veçanti,
filloi një propagandë e keqe kundra emigrantëve shqiptarë që
punonin dhe jetonin në Greqi, ishte marrëveshja ndërmjet
Millosheviçit dhe politikanëve grekë. Pra Serbia, Maqedonia
dhe Greqia kishin probleme me shqiptarët dhe filluan një
propagandë të përbashkët kundër shqiptarëve në Ballkan.
Millosheviçi, ai maskarai, i mashtroi politikanët grekë, duke u
premtuar se do ta ndanin me Greqinë Rep. e FYROM-it
(Maqedoninë) dhe nuk do të kishte më Republikë e
Maqedonisë. Në atë kohë kur grekët mësuan se Shkupi do të
quhej “Rep e Maqedonisë”, në Greqi kishte filluar një
kundërshtim i madh, ishin lëvizur dhe gurët për të mos e lënë
Shkupin të quhej “Rep. e Maqedonisë”.
Kështu, në skenë doli Millosheviçi, duke u premtuar grekëve
se FYROM-i do të ndahet ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë.
Por Millosheviçi u kërkoi grekëve që, mbasi të fitonte luftën me
Bosnjën dhe me Kroacinë, të pastronte Kosovën nga shqiptarët.
Atëherë grekët duhej të krijonin ndonjë problem fals, të rremë,
në Jug të Shqipërisë me minoritetin grek që jeton aty, me
qëllim që vëmendja e politikës dhe ushtrisë të Shqipërisë të
përqendrohej në jugun shqiptar. Serbia në atë moment do të
zhdukte nga Kosova, me luftë, të gjithë shqiptarët e atjeshëm,
sepse politika shqiptare do të përqendrohej në Jug, ku grekët do
të provokonin rrëmujë dhe, kështu, shqiptarët e Kosovës do të
braktiseshin nga shteti amë Shqipëri.
(Ky ishte plani i Millosheviçit që mashtroi grekët në politikën e
tyre të vitit 1992-1995. Provokimet greke në Jugun shqiptar
nuk munguan nga ana e grekëve, p.sh. më 1993 përzihet një
prift grek nga Gjirokastra, z.Kristo Stamos, si person i
padëshirueshëm. Më 1994 pesë grekë arrestohen dhe akuzohen
për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Më 10 prill 1994, një
komando terroriste e organizatës MAVI sulmon një repart
ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, duke
vrarë kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arben Gjini. Piloto
grek Kosta Vrakas hedh fletushka nga avioni I tij në Jugun e
Shqipërisë me shkrime kundër kryetarit të shtetit shqiptar
prof.dr.Sali Berisha, më 21 gusht 1994 (shën. A.Llalla)
Unë këto i kam shkruar në librin tim me titull “Greqia në
kurthin e serbëve të Millosheviçit”, botuar më 1995 në gjuhën
greke dhe më 1998, në gjuhën shqipe.
Arben P. Llalla
80
Kundër shqiptarëve u vunë komunistët e deri tek të djathtët në
Greqi; partitë, gazetat, televizionet ishin me serbët dhe
shpreheshin kundra shqiptarëve.
Unë në atë kohë shkruaja i vetëm dhe u thoja grekëve: “Ku
shkoni, mor të paditur, të luftoni kundra vëllezërve?! Ne jemi
vëllezër me shqiptarët dhe jo me serbët”.
Pastaj u sëmura rëndë nga mërzia e madhe, se po luftoja i
vetëm. Për një çast e pashë se isha i vetëm për të mbrojtur
çështjen e shqiptarëve të Kosovën dhe dhashë dorëheqjen si
Kryetar i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Në krye të Lidhjes
në fillim u vu Jorgo Gurizis. Më vonë bëmë votimet dhe u
zgjodh Jorgo Mihas në krye të Lidhjes. Në këtë kohë unë, për të
ndihmuar propagandën shqiptare dhe në veçanti shqiptarët e
Kosovës, me shpenzimet e mia personale botova revistën
“ARVANON”, një revistë e bukur, që u pëlqye shumë në
Greqi. Përsëri u sëmura rëndë dhe më duheshin të holla për
spital dhe mjekët. Kështu, u mbyll edhe revista “ARVANON”.
Nuk kisha më forca, nuk isha më i ri si atëherë, kur çdo javë
mbanim seminare për gjuhën arbërore fshat më fshat, ku
banojnë arvanitasit (arbëreshët).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyThu Jan 24, 2008 1:59 pm

6.- Sa arvanitas ka në Greqi?
Asnjë nuk e di, janë në miliona, sepse të pakët janë ata
njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas.
Ka fshatrat të tëra me arvaniats, si p.sh. Thiva, Poleponezi,
Korinthia, Arkadia, Spata, Atikia, Eubea, ishujt Idra, Speca,
Andro etj. Atje ku arvanitasit janë të përqendruar në numër të
madh, gjuha arvanitase vazhdon të flitet edhe deri më sot. Atje
ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur. Por
gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo
është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e
shtëpisë, e vatrës. Në qoftë se rritesh pranë gjyshit dhe gjyshes,
ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase, sepse tata dhe
mëma janë në punë të shumtin e kohës.
7.- Shteti italian më 15 dhjetor 1999 miratoi ligjin nr.482 me
titull-‘’Norma në lëndën mbi mbrojtjen e pakicave gjuhësore,
historike, që na intereson për arbëreshët e Italisë, sipas të cilit
lejohet mësimi i gjuhës amtare nëpër shkolla dhe shkrimi i
shkresave në dy gjuhë atje ku arbëreshët janë shumicë.
Po në Greqi pse nuk është miratuar një ligj i tillë, kur dihet që
Greqia është anëtare e BE-së?
Arbëreshët e Italisë e kishin harruar gjuhën e tyre; pak
njerëz, shumë pak e dinin gjuhën e mëmës Arbëri.
Kurse ne, arvanitasit e Greqisë, nuk e kemi harruar gjuhën tonë,
gjuhën e arbërit. Gjyshërit dhe baballarët tanë kur i ndalonte
djalli që të flitnin dhe t’u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën
arvanitase, ata ua mësonin edhe më mirë, kacafyteshin dhe
bënin sherr, për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit arbëresh.
Më parë në fshatin tim, kur isha i vogël, po të mos dije
arvanitika (shqip), miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë,
të injoronin. Ndërsa sot........!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptySun Jan 27, 2008 2:46 pm

KREU IV
SHTYPIN SHQIPTAR SHKRUAN
PËR HUMBJEN E ARISTIDH KOLËS

Prezantohet libri “Antonio Belushi dhe magjia e
traditës popullore” i autorit Aristidh Kola

10

Nga Arben LLALLA
Para pak kohësh në ambientet e sallës të
korrespondentëve të shtypit të huaj në Athinë u bë prezantimi i
librit i shkrimtarit dhe studiuesit të njohur me origjinë shqiptare
në Greqi z.Aristidh Kola.
Libri titullohet “Antonio Belushi dhe magjia e traditës
popullore” dhe i kushtohet Antonio Belushit këtij shkencëtari
në studimet e racës arbëreshe (arvanitas-shqiptar).
Në prezantimin e librit ishin të pranishëm shumë
shqiptar, grekë dhe italianë me origjinë shqiptare, gjithashtu
ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Athinë zoti
Kastriot Robo.
Hapja e prezantimit të librit filloi me një përshëndetje të
ngrohtë të shkrimtarit Aristidh Kola, i cili nuk ndodhej në sallë
për shkak të një sëmundje të papritur i cili u shtrua urgjentisht
Arben P. Llalla
84
në një spital të Athinës një ditë më parë, mesazhin e lexoi e
shoqja e shkrimtarit. Më pas fjalën e mori zoti Jorgo Miha,
kryetar i “Qendrës së studimeve Arvanitase” (arbëreshe) i cili
pasi i uroi shërim të shpejtë shkrimtarit e cilësoi urat Belushin
“Apostoli Pavël” i arbëreshëve. Në fund të fjalës zoti Miha tha:
”Do ti shpiem deri në fund përpjekjet tona, për mos t’u
nënshtruar kulturat dhe traditat tona arbëreshe”.
Fjalën e mori muzikologu i njohur, Marko Dragumi, i
cili i bëri një koment me pasion librit duke theksuar se:
“Megjithë ndryshimet ndërmjet arvanitasve, arbëreshëve dhe
shqiptarëve në mënyrën e të menduarit, të të shprehurit dhe të
ndjenjave, ne jemi vëllezër të një kombi. Aq më tepër që pas
kaq shekujsh i kemi ruajtur të gjalla gjuhën dhe traditat e vjetra
shqiptare”.
Aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit grek me origjinë
arbëreshe, Keti Papaniko recitoi me pasion dhe me lot në sy
poezitë e bukura popullore të mbledhura nga urat Antonio
Belushi si” “Kali i luftëtarit”, “Balada e arbëreshëve”, “Nëna e
të burgosurit”. Mes duartrokitjeve e mori fjalën i ftuari i nderit
urat Belushi, duke falënderuar të pranishmit në shqip e greqisht,
ai theksoi se libri i Aristidh Kolës është libër me gjak dhe
lodhje të shumtë. Ai u shpreh krenar që gjuha, feja dhe traditat
e bukura shqiptare janë ruajtur pas kaq shumë shekujsh në
zemrat e arbëreshëve dhe kjo tregon për vitalitet të racës sonë
shqiptare. Duket se ne arbëreshët ecim përpara në rrugën tonë
historike me krahët e kulturës dhe të fesë, duke mbajtur të
gjalla dhe aktive lidhjet tona shpirtërore me Shqipërinë dhe
Greqinë. Shpëtimi dhe ringjallja e gjuhës dhe kulturës
arbëreshe nuk na vjen nga ligji, po më shumë nga veprimtaria
dhe urtësia jonë-tha në fund të përshëndetjes urat Belushi.
Në fund për të pranishmit u dha një koktej.
Vdiq studiuesi i njohur arvanitas Aristidh Kola
Nga Robert GORO
Shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në
Greqi u është prerë në mes gëzimi për fitoren e Shqipërisë
kundër ekipit helen. Vetëm pak minuta pas përfundimit të kësaj
ndeshje, ata kanë mësuar lajmin e hidhur të vdekjes së
studiuesit të njohur arvanitas Aristidh Kola, i cili ndërroi jetë
pas një sëmundje të rëndë që iu shfaq papritur muajin e fundit.
Aristidh Kola ishte ndoshta miku më i mirë i emigrantëve
shqiptarë në Greqi e sidomos i intelektualëve, shkrimtarëve e
artistëve emigrantë të cilët i përkrahu pa rezerva.
Shumëkush e mban mend se me sa zjarr e mbrojti ai çështjen e
Kosovës, kur iu desh të përballojë në ekranet e televizioneve
greke vitin e kaluar, dhjetëra e kundërshtarëve të sulmeve të
NATO-s dhe mbështetës të Sllobodan Millosheviçit. Debatet e
tij televizive kanë mbetur të pashlyera, për guximin qytetar dhe
forcën e argumentit; reagimet ndaj qëndrimit të tij në këto
debate morën madje edhe rrugën e drejtësisë pas padive që
bënë njerëz me pikëpamje diametralisht të kundërta me
Aristidh Kolën. Aristidh Kola ishte një studiues i pasionuar e i
aftë i trashëgimisë arvanitase në Greqi dhe partizan i flaktë i
forcimit të marrëdhënieve greko-shqiptare. Ai botoi një sërë
librash, ku më i njohuri ishte ai me titull “Arvanitasit dhe
origjina e grekëve” që shënoi një numër mjaft të madh shitjesh
e u botua tetë herë. Botoi gjithashtu një studim mbi lidhjet e
greqishtes së vjetër me shqipen, titulluar “Gjuha e perëndive”,
si dhe librin publicistik ”Greqia në kurthin e serbëve të
Arben P. Llalla
86
Milosheviçit”(1995), i cili kritikonte ashpër qëndrimin proserb
të Greqisë dhe paralajmëronte për një sërë zhvillimesh të
pakëndshme, të cilat ndodhën në vitet e mëpastajme. Po ashtu
Aristidh Kola ribotoi shoqëruar me një koment të hollësishëm
tekstin e Thirrjes së arvanitasve të Greqisë drejtuar shqiptarëve
të Shqipërisë. Kohët e fundit po merrej me hartimin e një fjalori
të gjuhës arvanitasve, e cila studiohej në lidhje me greqishten e
vjetër, shqipen dhe pellazgjishten. Për shumë vjet Aristidh Kola
ishte kryetar i Lidhjes së arvanitasve të Greqisë dhe botues i
revistës “Besa”, ndërsa para katër vjetësh filloi të botonte vetë
revistën “Arvanon” me materiale kushtuar hulumtimit të
historisë e kulturës së arvanitasve të Greqisë. Ai mbante lidhje
të ngushta me gjithë qarqet kulturore të diasporës e të
arbëreshëve të Italisë, ndërsa më 1986 kishte organizuar një
koncert të madh të këngës arvanitasve, të cilin ëndërronte ta
përsëriste, duke shtuar edhe këngët e arbëreshëve, të cilat i
kishte zbuluar e përpunuar këngëtari i njohur, gjithashtu
arvanitas Thanasis Moraitis. Aristidh Kola kishte vizituar disa
herë Shqipërinë dhe më 1994 ishte nderuar me urdhërin “Naim
Frashëri”. Nga gjithë qarqet në Greqi që janë partizanë të
forcimit të marrëdhënieve greko-shqiptare, vdekja e Aristidh
Kolës po përjetohet si një humbje mjaft e rëndë. I ndjeri la pas
gruan dhe dy fëmijë djalë e vajzë, të moshës 14 dhe 23 vjeç.


87
12
Përshëndetja e fundit me Aristidh Kolën
(Mbajtur në ceremoninë mortone nga Kastriot KAÇUPAJ)
Në emër të gjithë shqiptarëve dhe të Shoqatës
“VËLLAZËRIMI” këtu në Greqi, që të deshën dhe ti i
respektoje shumë, po të sjellim ngushëllimet e fundit ty,
Aristidh, personalitet i madh ARVANITAS, avokat dhe
studiues i mirënjohur ne Greqi, ku ti u linde e u rrite, por dhe
nga gjithë diaspora shqiptare. Ngushëllime gruas suaj, vajzës
dhe djalit tuaj të dashur. Ngushëllime gjithë njerëzve tuaj të
shtrenjtë në fshatin Kackaveli të Thivës, shokëve dhe miqve të
tu, që përherë të kanë qëndruar pranë.
Në belbëzimin tonë të këtyre fjalëve janë qindra e
mijëra zemra shqiptare këtu në Athinë e në të katër anët e botës,
ku punojnë e militojnë shqiptarë, që sot në këtë ditë vajtojnë
ikjen e parakohshme të shokut dhe mikut më të mirë të
shqiptarëve. Ose, më saktë, do të shpreh dëshirën e mendimin
e mijëra të dashurve të tu. Lamtumirë, ti, o Aristidh, ti, o
SHQIPTAR I MADH!
Ju të shkoni i qetë në rrugën që jeni nisur, se ne s’do të
harrojmë kurrë, zëri yt nëpërmjet kordonit telefonik, ashtu siç
qe i ëmbël, do të jehojë në veshët tanë, ashtu siç ishe i qeshur,
do të ngelesh në kujtesën tonë. Jeta jote e re e plot privacione
bëri shumë miq, se qe një jetë e ndershme e me plot dashuri, se
qe një jetë luftë për drejtësi, se qe një jetë studimi e përfitimi jo
material, por shpirtëror, një jetë përfitimi të mijëra e mijëra
zemrave patriotësh që janë mbledhur sot këtu për të dhënë
lamtumirën e fundit. Mendimi juaj i hedhur në letër se:
Arben P. Llalla
88
shqiptarët i kanë gjetur të gjitha rrugët në histori përveçse
bashkimit të tyre. Po të themi sot ty, që amanetin tënd ne,
shqiptarët emigrantë në Greqi sot para varrit tuaj jemi një e të
bashkuar. Flini i qetë në gjumin shekullor, se vepra juaj e
mençur rrezaton dritë.
Lamtumirë, i dashur shok!
Lamtumirë, i dashur mik!
Lamtumirë, i dashur bashkëpunëtor!
Lamtumirë, studiues i madh!
Lamtumirë, bashkëkombësi ynë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptySun Jan 27, 2008 2:51 pm


Arvanitasi i madh Aristidh Kola
“Si e njoha studiuesin arvanitas, ç’mendonte ai për
marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe veprat e tij”
Nga prof. Nasho JORGAQI
Në këtë mes vjeshte, dha frymën e fundit në një nga
spitalet e Athinës Aristidh Kola, ati shpirtëror i arvanitasve të
Greqisë, kryetar i bashkësisë së tyre, i njohur dhe i nderuar si
historian dhe studiues në zë i botës arbërore.
Njohja me Aristidhin
Për herë të parë më kanë folur për Aristidhin
bashkëfshatarët e Fan Nolit në Trakë. “Nuk e njihkeni?!”- më
thanë ata të habitur në gjuhën e nënës. “Në ka njeri që bashkon
arvanitët, nga Traka në ishujt e Egjeut, është Kolja!”-më
përmendën librat e tij dhe revistën “Besa” që nxirrte ai. Disa
muaj më vonë, m,u dha rasti ta takoj vetë Aristidhin, që me
mend e kisha përfytyruar ndryshe nga sa më doli. U njohëm në
një kongres ndërkombëtar të minoriteteve gjuhësore në
Palermo. Para meje, qëndronte një burrë afër të dyzetave, me
trup mesatar, me ca sy të qeshur si prej fëmije dhe tepër i çiltër.
Gjithë qenia e tij më dukej se rrezatonte vetëm mirësi dhe
dashuri. Fliste disi i ndrojtur në gjuhën arvanitase. Mbaj mend
nga ky takim të më kenë mbetur fjalët: “Në fshatrat tona, pleqtë
gjuhën shqipe e quajnë gjuhën e zogjve. Po fole me këtë gjuhë,
je vëllai i tyre”. Më pas me Aristidhin i bëmë miq: u takuam
disa herë në Athinë e në Tiranë, shkëmbyem letra dhe libra,
flisnim në telefon, më dërgonte rregullisht revistën “Besa”.
Duke kujtuar të gjitha, tronditem që tani ai nuk është më. Iku
shpejt, në moshën 56-vjeçare, në kulmin e pjekurisë, në valën e
punëve, mes sa e sa planeve e projekteve që kishte nëpër duar
për të mirën e bashkësisë arvanitase.
Kush ishte Aristidh Kola
Aristidh Kola vinte nga fshati Kaskaveli i Thivës, prej
kësaj krahine të njohur si vatër arvanitase në tokën helene.
Mësoi në vendlindje dhe kreu studimet e larta për drejtësi në
Athinë, por u mësua dhe u brumos shpirtërisht me kulturën dhe
vlerat historike arbërore, me krenarinë dhe karakterin e të
parëve të fisit. Puna si avokat në jetën e tij do të ishte gati e
përkohshme, sepse shpejt iu përkushtua hulumtimit, studimit
dhe popullarizimit të traditave amtare. Boton revistat “Besa”
dhe “Arvanon”, themelon shtëpinë botuese “Thamiris”,
zgjidhet në krye të Lidhjes të Arvanitasve të Greqisë “Marko
Boçari” dhe të Shoqatës “Studimet pellazgjike”, po para së
gjithash punon si historian dhe publicist, duke bërë emër në
fushën e albanologjisë. Brenga disa viteve boton një varg
librash, si: ”Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”(1983), që i
dha menjëherë famën e një studiuesi serioz, “Gjuha e
perëndive”, “Proklamata e lidhjes arvanitase të viti 1899”,
“Fillimet e studimeve arvanitase”, “Greqia në kurthin e serbëve
të Milosheviçit”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave
popullore” etj. Por A.Kola nuk ishte vetëm njeri kabineti, por
edhe një veprimtar i shquar, madje do të thosha lider i lëvizjes
për ringjalljen e bashkësisë arvanitase. Dhe këtë ai do ta bënte
përmes një veprimtarie të gjallë e të gjithanshme në terren,
duke shkelur e krijuar lidhje me të gjitha vatrat arbërore, si: në
Atikë e Peloponez, Trakë e Beoti, Eube dhe ishujt e Egjeut. Ai
ishte kthyer në një figurë simbol, që bashkonte vëllezërit e një
gjaku, të integruar në hapësirat e shoqërisë helene. Roli kryesor
në këtë ndërmarrje të Kolës do ta luanin revistat e tij, të cilat u
bënë sa tribuna të mendimit arbëror, aq edhe pasqyrë e
thesareve shpirtërore dhe e vlerave historike etnike. Ato janë
një enciklopedi e vërtetë e botës arvanitase, e historisë dhe e
gjuhës, e folklorit dhe etnografisë, e jetës zakonore dhe
psikologjisë së tyre. Një pasuri e pallogaritshme dhe krejt
origjinale, e vjelë nga dhjetë shekuj histori dhe përjetime të
thella arbërore. E paraqitur në disa rubrika, lexuesi dhe
studiuesi gjen në to gjithë rrjedhat e jetës arvanitase, nga këngët
e djepit e deri tek portretet e burrave të shquar të historisë dhe
të kulturës. Në këtë rast, Kola nuk është vetëm organizator dhe
frymëzues i dhjetëra bashkëpunëtorëve, por dhe autor i sa e sa
artikujve dhe studimeve me vlerë. Shumë interesante dhe
domethënëse paraqite rubrika e letrave nga lexuesi, me të cilët
kryeredaktori bashkëbisedon me mbarë vatrat arvanitase.
A.Kola është iniciatori dhe bashkëpunëtor për
mbledhjen e këngëve arvanitase dhe regjistrimin e tyre në një
disk, së toku me muzikantin dhe këngëtarin e njohur
Th.Moraiti, që meritoi lavdërime publike nga kompozitori i
madh grek, M.Teodoraqis.
Vdekja e shkëputi përdhunshëm Aristidhin, në kohën
kur po përgatiste për shtyp veprën gjuhësore “Zeusi pellazgjik
dhe gabimi indioeuropian”, ndërsa kishte gati “Ditarin e
Kosovës, dhe punonte prej vitesh për “Fjalorin krahasues të
gjuhës arvanitase” etj. Ëndrra dhe objektivi i tij madhor ishte të
krijonte në Athinë Institutin e Studimeve Arvanitase, një
projekt që mbeti përgjysmë, por që tani, me vdekjen e tij, është
kthyer në një testament për bashkëpunëtorët dhe pasuesit.
92
Mesazhet e A.Kolës
Duke i qëndruar besnik rrënjët të veta, A.Kola, ky
arvanitas i madh, po dhe qytetari denjë i atdheut helen, gjithë
jetën iu përmbajt një konstanteje të palëvizshme: afrisë dhe
vëllazërisë shqiptaro-greke. Kjo del nga tërë veprat e tij, por në
mënyrë të veçantë duket te librat “Arvanitasit dhe prejardhja e
grekëve” dhe “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, në
të cilin, nga pozitat e historianit dhe të analistit, përpiqet të
zbulojë dhe të argumentojë lidhjet e thella mes fqinjëve të
përjetshëm. Nga kjo pikëpamje, nuk është e rastit pritja e
jashtëzakonshme që iu bë librit të marrin parasysh se brenda
disa viteve u ribotua nëntë herë. Autori mbron tezën e
prejardhjes së përbashkët pellazgjike të shqiptarëve dhe
grekëve dhe ndjek fatin e tyre nëpër analet e historisë përmes
faktesh, argumentesh, tezash dhe hipotezash. Sipas tij, historia
e shqiptarëve të Greqisë nuk nis me zbritjes e tyre në shekullin
15 e këtej, por shumë më përpara. Dhe kjo, sado e vështirë që
paraqitet, në vështrimin e Kolës, parë nga pikëpamja historike,
linguistike, folklorike, tërheq vëmendjen dhe i shërben së
vërtetës shkencore.
Kujtimet e mia të fundit me Aristidhin
Vitin e kaluar, në kohën e ngjarjeve të Kosovës, duke u
gjendur në Greqi, e pashë disa herë Aristidhi në debatet
televizive që zhvilloheshin në “TV Skaj” dhe “Kanali 5”. I
vetëm përballë të gjithëve, ai mbronte çështjen kosovare me
kurajë të pashoqe dhe me argumente tronditëse, duke
polemizuar me kundërshtarët fanatikë dhe filistinë. Aq i egër i
tyre, sa pati dhe nga ata që e akuzuan Kolën si agjent të shtetit
shqiptar, por ai i ftoi ata të dilnin në gjyq dhe të ballafaqoheshin
përpara drejtësisë. Isha i prekur nga këto skena dhe, kur u
takuam pas disa ditëve, nuk dija si ta përgëzoja dhe të
çmallesha. Qëndruam dhe biseduam disa herë në studion e tij,
rrethuar nga librat e bibliotekës albanologjike dhe portretet e
arvanitasve të shquar.
Studioja e tij në mes të Athinës ishte dera gjithnjë e
hapur e emigrantëve shqiptarë, sidomos e intelektualëve. Aty
do të takoje disa prej tyre në ato ditë, kur përgatiteshin për
miting në sheshin “Omonia”, për mbrojtjen e çështjes së
Kosovës. Aristidhi u vinte në ndihmë, deri edhe për pankartat,
duke përballuar shpenzimet e rastit dhe merret me mend gëzimi
i madh që i ngjalli suksesi i mitingut. “Triunfoi e vërteta”,- më
tha dhe në këtë rast e vërteta është me shqiptarët.
Natën e fundit më ftoi për darkë. Më çoi në një lokal i
VIP-ëve të politikës dhe këtu siç më tha, e bëri jo pa qëllim.
Sapo hymë në restorant, ndjeva vështrimin e disa tavolinave
kthyer nga ne dhe pëshpëritje. “Kastile të solla këtu, më tha, -
këta janë ata që, në vend të shohin gjakun e Kosovës dhe lotët e
fëmijëve, numërojnë bombat e NATO-s dhe flasin për
humanizëm”. Një qetësi gati mistike e mbuloi gjithë qenien e
Aristidhit në këto çaste. Me kokën lart, i menduar, duke thithur
llullën, qëndroi një hop dhe pastaj vazhdoi bisedën. Për
Kosovën, për fatin historik të shqiptarëve, për cilësitë e tyre, që
i kanë bërë të mbijetojnë në mijëvjeçarë, për lidhjet deri dhe në
perënditë e lashtësisë dhe për gjendjen e karakterin e tyre plot
kontraste nga më të çuditshme.
Duke u ndarë atë natë vonë me Aristidhin, ai më dhuroi
numrin e ri të revistës “Arvanon”. “Është numri i fundit, - më
tha me gjysmë zëri. Tani për tani nuk e përballoj dot
financiarisht.” Nga drita e rrugës, tek u përqafuam, vura re sytë
e tij të rrëmbushur dhe ndjeva shtrëngimin e fortë të duarve.
Gjithë sa ndodhi në këtë takim të fundit s,ishte e rastësishme.
Pak më vonë mora vesh se ai vuante nga një sëmundje e
pashërueshme.
Arben P. Llalla
94
14
“Engjëlli mbrojtës“ i shqiptarëve
Vdiq arvanitasi i madh i ditëve tona, Aristidh Kola
Nga Seferina S. SERIANI
Data 11 tetor. Në katin e dhjetë, dhoma 613 e spitalit
shtetëror “Evangjelizmos” të Athinës, ku prej një muaj luftonte
me vdekjen njeriu ynë më i dashur Aristidh Kola. Ora 21,00. Ai
përfundimisht kuptoi se jeta e tij po fikej. U hodhi një vështrim
të fundit atyre që e rrethonin. Fëmijët e tij, Pano 14 vjeç e
Ksenia 23 vjeçe, dëgjuan t’ju pëshpërisë me zë të dobët fjalët e
tij të fundit atërore. Vdiq nga leuçemia në gjak, e cila iu shfaq
papritur në maj të këtij viti.
Aristidh Kola u lind në vitin 1944 në fshatin Kaskaveli
të Tebës, vend ky i populluar me shumë arvanitas, bir i një
familje të tillë qe i ndjeri.
Kreu studimet në Fakultetin Juridik të Athinës në vitin 1969
dhe ushtroi për një kohë të gjatë profesionin e avokatit. Në vitin
1985 braktisi avokaturën për t’iu kushtuar hulumtimit të
arvanitasve e pellazgëve. Po atë vit zgjidhet kryetar i Lidhjes së
arvanitasve të Greqisë. Nis botimin e revistës “Besa” dhe
themelon “Qendrën e Studimeve Pellazgjike”. Në vitin 1995 në
shtëpinë e tij botuese “Thamiris”, që në shqipe do të thotë: E
tha mirë, krijon “Qendrën e Kërkimeve Arvanitase” dhe nis
botimin e revistës “Arvanon”. Ka botuar shumë libra me vlerë
si “Gjuha e Perëndive”, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”,
“Fjalori komparativ i gjuhës arvanite”, “Greqia në kurthin e
serbëve të Milosheviçit” dhe së fundit, i sëmurë në spital
përfundoi dorëshkrimin e librit të tij me titull “Prometteu dhe
Zeusi” libër për botimin e të cilit do të kujdeset gruaja e tij,
z.Nansi Kola. Ky libër pritet të zgjojë interesim nga se në të
autori ka studiuar dhe ka gjetur lidhjet e lashta që i bashkonin
dy trashëgimtarët e hershëm të pellazgëve Albanët dhe Helenët.
Kola ishte mbrojtës i madh i të vërtetës historike duke u bërë
simbol i saj. Me njohuritë e tij të thella dhe intuitën e hollë ai
parashikoi rrjedhën e shumë ngjarjeve që u vërtetuan nga koha.
Kështu në librin e tij “Greqia në kurthin e serbëve të
Molosheviçit” Aristidh Kola qëndroi madhështor e bindës para
njëanshmërisë proserbe të mediave greke. Në paraqitjen e tij
për çdo mbrëmje në telerevista e shumë kanaleve televizive
private greke, gjatë sulmeve të NATO-s mbi serbët, ai mbrojti
historinë duke akuzuar politikën antishqiptare të Milosheviçit.
Me këtë veprim ai vinte publikun e painformuar grek përballë
dramës e dhimbshme kosovare. Po në këto ballafaqime ai mori
edhe provokime e fyerje e deri akuza si “Agjent i NATO-s dhe
i Shqipërisë”, akuza këto që ai i gëlltiti për hir të së vërtetës. Në
të njëjtën kohë ai fitoi besimin e çdo shqiptari kudo që ndodhej
në Greqi. Ata adhuruan në figurën fisnike të Aristidh Kolës
zëdhënësin e së vërtetës, arvanitasin dhe historianin e madh.
Shqiptarët, të cilëve ai u fliste shqip, e donin dhe e
adhuronin si pak të tjerë se vërtetoi me fakte se sa i donte ata.
Për këtë, me pajtim unanim të emigracionit shqiptar në Greqi i
është bërë kërkesë presidentit të Shqipërisë për dekorim të tij,
gjë që nuk u bë me gjalljen e tij. Por u ndje i nderuar kur në
vitin e kaluar iu komunikua se një rrugë në Gjirokastër mori
emrin e tij “Rruga Aristidh Kola”. Aristidh Kola në çdo kohë
gëzoi respekt në shtetin e të parëve. Si në vitin 1984, kur kreu i
atëhershëm i shtetit shqiptar Enver Hoxha e përgëzon për librin
e tij “Arvanitasit”, si në vitin 1995, kur Sali Berisha, president i
Shqipërisë e priti atë në selinë presidenciale të Republikës duke
Arben P. Llalla
96
i ndarë çmimin “Ismail Qemali”. Ndërsa në vitin 1998,
presidenti aktual i Shqipërisë z.Rexhep Meidani gjatë vizitës së
tij në Greqi kërkoi takim të veçantë me Aristidh Kolën. Ai
kishte miqësi po ashtu edhe me shumë personalitete të
politikës, të shkencës e të arteve nga Shqipëria e Kosova.
Ai kishte miq në të gjitha shtresat e emigracionit shqiptar në
Greqi. Këtë e dëshmoi edhe ceremonia e varrimit të tij, ku të
pranishmit, erdhën me pikëllim në zemër e lot në sy. Rreth
1000 njerëz, gjysma e të cilëve shqiptarë, i dhanë lamtumirën e
fundit mikut të tyre besnik. Qeveria shqiptare u përfaqësua nga
personeli komplet i Ambasadës Shqiptare, ndërsa pati edhe
përfaqësues nga Ministria e Jashtme. U vendosën kurora me
lule nga presidenti i republikës Meidani, kryeministri Meta,
ministri i jashtëm Milo, nga Amasada shqiptare, nga konsullatat
shqiptare në Selanik e në Janinë, ndërsa nga emigracioni
shqiptar në Greqi dhjeta e dhjeta buqeta lulesh. Fjalën
lamtumirëse në emër të arvanitasve të Greqisë e mbajti kryetari
i tanishëm i Lidhjes, Jorgo Miha dhe zëvendësi i tij Jorgo
Gurizi. Në emër të emigrantëve shqiptarë foli zoti Kastriot
Kaçupi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyMon Feb 04, 2008 12:51 am

Tre ditë nga jeta e tij
Nga Eriolda LENGO
Mësoj nga prindërit, që z.Aristidh Kolja, ndodhet në
spitalin “Evangjelizmo”.
Pyesja gjithmonë njerëzit e mi për gjendjen shëndetësore, por
asnjëri s’mund të më jepte një përgjigje të saktë. Kaluan katër
muaj, të them të vërtetën, nuk kisha shkuar asnjëherë ta takoja.
Sipas mendimeve, të njerëzve gjendja shëndetësore ishte e
rëndë, dhe unë nuk kisha kurajon të shija një njeri, i cili për
mua ishte idhull, të shkrihej dita ditës si qiriu.....
11 tetor 2000
Zemra dhe sytë e gjithë shqiptarëve ishin të ngulitura në
TV. Prisnin me padurim të shkonte ora 8 e mbrëmjes, për të
ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri-Greqi. Atë ditë, e kisha
lënë me motrën të shkonim në spital, por mendova që të
shkonim të nesërmen. Në qoftë se fitonte Shqipëria, t’i jepja një
lajm të gëzueshëm. Mbas një mbrëmjeje plot ankth dhe
emocion, prisja me padurim të vinte e nesërmja, t’i jepja lajmin
e fitores dhe ta pyesja se si shkonte me shëndet, për t’i dhënë
kurajo, se jeta është e gjatë e ne shqiptarët kemi nevojë për të,
sot më shumë se kurrë. Nuk më shkonte kurrë në mendje, se
mund të ishte nata e fundit, që ndodhej midis nesh.
Arben P. Llalla
98
12 tetor 2000
Bie telefoni. E ngre. “Familja Lengo?”, “Po”-
përgjigjem. “Marr, që të them, se zoti Kolja iku nga kjo jetë,
mbrëmë rreth orës 23 dhe varrimi bëhet nesër në orën 4
mbasdite, në varrezat e bashkisë në “Zografu”.
Ngriva për një çast e gjithçka u nxi përpara syve të mi. E
mbylla telefonin pa thënë asnjë fjalë. E hutuar nga ky lajm, u
nisa për në spital, me shpresën, se mund të kishte ndodhur
ndonjë keqkuptim. Por, jo, gjithçka ishte e vërtetë, një e vërtetë
e pa besueshme. U ula në një stol të mblidhja vetveten e zhytur
në mendime, të cilët për një çast, ndaluan në takimin tonë të
parë, në zyrën e tij. I ulur përballë meje në karrige, më shikonte
me sytë e tij të fryrë e fytyrën e tij të mprehtë. Herë pas here,
pastronte llullën me thikën e vogël, që ndodhej mbi tryezë. Çdo
gjë në atë zyrë, duke filluar nga ai, ishte shumë e ngrohtë, e
ngjashme me një fole, që përqafonte në gjirin e saj të gjithë
shqiptarët.
Më bënte përshtypje, dashuria e këtij njeriu, për
emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Greqi, mënyra se si
fliste për ta dhe respektin ndaj tyre. Kudo, që hidhje sytë, nëpër
zyrë shihej libra, që flisnin për kulturën e traditën e popullit
shqiptar, si “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Gjuha e
perëndive”, “Gjakftotësia”e Ismail Kadaresë. Po kështu gjeje
edhe libra të autorëve shqiptarë të botuara nga shtëpia botuese
“Thamiris”. Ndërsa lart në qendër të bibliotekës, ai kishte
vendosur bustin e bardhë të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe
pranë tij flamurin shqiptar. E ndjen, për në çast në shpirt, që
nuk je vetëm, por ke pranë dikë, që të mbron, të frymëzon, që të
jetosh i lirë dhe të ruash traditat dhe gjuhën tënde e pse je në
dhe të huaj. Po hapa sytë me ngadalë dhe pashë se jetoja një
ëndërr, një ëndërr që vraponte në makinën e memorjes e të
çonte vite mbrapa.
Lotët fillojnë të pikojnë. Ishim të gjithë aty. Emigrantët
shqiptarë, jo vetëm nga Athina, por edhe nga Srlaniku, Patra
dhe Kavala e mes tyre aktori i njohur Bruno Shllaku. Qëndroj
për një çast pranë kishës. Kurora në emër të personaliteteve të
qeverisë shqiptare veçonin. Midis tyre kurorat e kryetarit
Rexhep Mejdani, kryeministrit Ilir Meta, ministrit të Punëve të
Jashtme zotit Paskal Milo, Ambasadës sonë në Athinë,
Konsullatës së Përgjithshme Shqiptare në Selanik. Nuk besoja
që ndodhesha në varrimin e z.Aristidh Kolja. Më ishte ngulitur
në mendje se ndodhej në zyrën e tij e punonte me orë të tëra.
Por e vërteta u shfaq përpara syve të mi, kur pashë trupin e
pajetë të z.Kolja, në shtratin e përjetshëm, mbuluar me
trëndafilat e bardhë të një vajze shqiptare, mbi kraharorin e të
paharruarit Aristidh Kolja, gjatë përcjelljes së fundit të tij e
vështroja fytyra e qeshur të jepte përshtypjen që flinte e do të
zgjohej nga ky gjumë i thellë nga çasti në çast. Por kur sytë e
mi u takuan me fytyrën e dy fëmijëve të tij, Panos e Poliksenit,
kuptova që çdo gjë kishte marrë fund. Erdhi ora që ti jepja
lamtumirën e fundit këtij personaliteti të shquar, duke u shtrirë
një herë e përgjithmonë në gjirin e tokës nënë që do e kishte
pranë saj, e do i lehtësonte dhimbjen, që iku nga kjo jetë kaq i ri
e kaq shpejt, pa mbaruar veprat e tij. Pra këto ishin tre ditë, tre
ditë nga jeta e pashuarit Aristidh Kolja, i cili do të ndriçojë
edhe atje ku ndodhet...
Arben P. Llalla
100
16
Yje që nuk shuhen kurrë
Më 14 tetor 2000, në varrezat e Zografos së Athinës u ul
një yll, u ul për pak çaste për t’u ngritur e ngjitur në
kostilacionin e madh të shqiptarizmës përkrah De Radës,
Naimit, Nolit... Adem Jasharit.
Nga Abdurahim ASHIKU
“...Kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde
patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh
“kokën në torbë”. (Aristidh Kola)
Në korrik të 1996, kur si pasojë e dhunës fizike dhe
psikologjike që regjimi i atëhershëm në Shqipëri ushtronte ndaj
meje dhe familjes sime, thjesht sepse isha gazetar largohesha
dhimbshëm nga Dibra dhe Shqipëria ime, Dritëro Agolli i
madhi i letrave shqipe, në shtëpinë e tij, do të më ngushëllonte
duke më dhënë me vete një numër telefoni me një emër
njeriu...”Është miku im më tha-por mbi të gjitha është mik i
madh i shqiptarëve të thjeshta”
Dritëro Agolli më kishte dhënë me vete floririn e gjakut
të shprishur shqiptar të kohës sonë, Herkulin intelektual të
botës arvanite...
Nuk do t’a përdorja atë numër telefoni sepse nuk desha
që hallin tim t’a bëja hall të atij njeriu që si do të mësoja më
vonë ishte rritur burrëruar midis halleve të arvanitasve, ishte
Avokat i Madh i çështjes Arvanite, profesional e shpirtëror.
Dhe si pasoja ishte me të vërtetë në “gojën e ujkut”.
Aristidh Kolën për të cilin hulumtova më sipër, di t’a
njihja “nga afër” në qoftë se quajmë “afër” ekranin e vogël
shtëpiak në ditët e vështira, por të mëdha të Kosovës, në ato
ditë kur në arenën ballkanike e botërore flitej për “Herkulët e
rinj”, siç i quante ai luftëtarët e UÇK-së, kur shpërnguleshin
dhunshëm kosovarët dhe kur thirrja e hershme e tij: “Nuk ka
shpresë veç Amerikës”, ishte tashmë realitet. Aristidh Kola, me
një trimëri e burrëri të rrallë në histori ngjitej në ekranin e vogël
grek, në atë hapësira milimetrike që ndonjë stacion televiziv
kishte hapur për të, me një forcë mitike, ngrihej si Anteu mbi
reaksionin grek që me mitingje e tamtame publike e kishtare
ishte ngritur në përkrahje të gjenocidit makabër millosheviçian
ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Aristidh Kola, siç do të pohonte në bisedën me të më 9
shkurt 2000 kur “Problemi kosovar kishte marrë një fund
fatlum”, e dinte se i “kishin ngritur kudo kurthe”, se “nuk e
linin të flasë kur shkonin se me mendimet e tij po ndikonte në
opinionin publik”.
“E dija se shkoja në gojën e ujkut - më thotë ai – por
shkoja i ndërgjegjshëm për gjithë ato vështirësi dhe bashkë me
mua shkonin edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J.Miha,
Korizi dhe njerëz të tjerë të ndershëm. Bëmë një betejë krejt
pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim”...
Aristidh Kola nuk ishte një “avokat i madh” e vetëm i
çështjes arvanite, gjak të cilit i përkiste dhe i kushtoi tërë jetën
tij të shkurtër. Ai ishte një studiues i madh e mbi bazën e të
vërtetës historike një mbrojtës i madh i historisë së vërtetë të
Greqisë dhe i vendeve të Ballkanit. Siç e dëshmon në bisedën e
ai ishte në merak të botimit të një vepre tjetër madhore (pas
asaj “Arvanitët dhe prejardhja helene”) të veprës “Zeusi
pellazgjik dhe lajthitja e indoevropiane” vepër në të cilën
përcillen të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën
parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e kosovarëve,
Dardanët...
Aristidh Kola ndërroi jetë më 13 tetor 2000. Jeta e tij
ishte shumë e shkurtër, 55 vjet e 97 ditë. Ai duke e ndier në
trup dhimbjen që i brente shëndeti nxitonte; vraponte në veprën
e tij dhe duke cituar Gëten që thoshte “Ndërsa arti është i
pafund, jeta është e shkurtër” kishte besim se atë që “nuk do t’a
arrijë unë do t’a arrijnë bashkëpuntorët e mij më të rinj”.
Jorgo Miha, një ndër bashkëpuntorët e tij më të ngushtë
dhe shok në debatet televizive në mbrojtje të çështjes kosovare,
në takimin lamtumirës do t’i jepte Aristidh Kolës vlerat e
njeriut që i zbuloi botës shkencore se edhe emrat e perëndive të
botës etnike rrënjët i kanë në gjuhën arbërore.
Është për të ardhur keq që në atë varrim madhështor ku
morën pjesë me lot në sy mijëra arvanitë, shqiptarë e grekë
përparimtarë nuk u ndodh një kamerë televizive e një laps
gazetari grek.
“Për fat të mirë, thoshte Kola i Arvanitasve, grekët
kurrë nuk do ta mësojnë se çdo të thoshte për Greqinë një
“Serbi e Madhe”.
Për fat të keq, grekët e thjeshtë, nuk arritën të mësojnë
nga media zyrtare e private “demokratike” se çfarë floriri i iku
historisë së djeshme dhe të sotme të Greqisë. Për fat të keq!
Më 13 tetor 2000, në varrezat e Zografos së Athinës u ul ngjitur
në kostilacionin e madh yjor të shqiptarizmës përkrah De
Radës, Naimit, Nolit...Adem Jasharit.
Lexues!
Ngrihu në këmbë dhe vështro qiellin...Dhe qëndro një minutë
në heshtje në kujtim të Aristidh Kolës së madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyMon Feb 04, 2008 12:54 am

Aristidhi rron midis nesh
Nga Kujtim VANI
Më 7 prill të këtij viti (2001) në fshatin Leandron të
Thivës, rreth 100 km larg Athinës u përkujtua me respekt të
madh 6 mujori i vdekjes së të paharruarit, studiuesit, ideatorit,
shkrimtarit, historianit të njohur arvanitas Aristidh Kolia.
Në këtë ceremoni përkujtimore, organizuar në vendlindjen e të
ndjerit nga prindërit dhe familja e tij, përveç të afërmve,
bashkëfshatarve arvanitas, shokëve, merrnin pjesë avokatët e
njohur Jorgo Miha, Jorgo Guranxi. I pranishëm, si gjithnjë në
raste të tilla, ishte dhe ambasadori shqiptar në Athinë z.Kastriot
Robo me bashkëshorten e tij. Gjithashtu kishin ardhur shumë
emigrantë shqiptarë anëtarë të shoqatës “Vëllazërimi”,
organizatës së gruas, Konfederatës të sindikatave shqiptare etj.
Pas ceremonisë në kishën e fshatit, i ati i Aristidhit takohet me
të gjithë emigrantët shqiptarë dhe i falënderon ata për nderin që
i bënë, e thotë se: duhet të jemi gjithmonë grusht të bashkuar
rreth njeri-tjetrit, se ashtu do të jemi më të fortë. Këtë deshte
dhe për këtë luftonte dhe Aristidhi.
Historiani dhe shkrimtari arvanit arbëror në Greqi
Aristidh Kollja
Një Hero bashkëkohor i Diasporës Arvanite Arbërore
Nga Antonio BELLUSHI
Aristidh Kollja (lindi në katundin arvanit arbëror
Kaskavel-Leondarjon Viotias në vitin 1955 dhe vdiq në Athinë
në vitin 2000), miku ynë i ngushtë dhe i dashur si vëlla,
historiani dhe shkrimtari arvanit arbëror vdiq nga një leuçemi,
më 13 tetor 2000, në moshën pesëdhjetë e pesëvjeçare, duke
luftuar si një Hero bashkëkohor i Diasporës Arbërore në Greqi.
Trupi i tij pushon tashti në varrezat e Zografos në
Athinë.
Për zonjën e tij, Nansi, për të bijtë, Ksenien dhe Panon,
shtëpia sot është si pa dritë, dhe vatra qëndroi si pa zjarr. Edhe
arvanitët arbërorë, si dhe arbëreshët që e kanë njohur, nuk kanë
më ndihmën dhe përkrahjen e Aristidhit. Jemi të gjithë me një
dhimbje të madhe në shpirt për vdekjen e tij.
Lajmi i vdekjes së tij na ka ardhur me vonesë, kështu që ka
qenë e pamundur të merrnim pjesë për nderimet në Athinë para
se të varrosej trupi i tij.
Në “Lidhja” sot do të kujtojmë Aristidhin Kollja, me një
nderim vëllazëror dhe të ndershëm nga një arbëresh, i cili lidhi
me atë miqësi të pathënëshme.
Veprimtaria e madhe e Aristidhit për arvanitët arbërorë, për
arbëreshët dhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, për çështjen e
vëllezërve në Kosovë nuk mund të vihet, ashtu si duhet, në këtë
moment historik, pastaj pak muaj nga vdekja e tij. Megjithatë
ne duam të sjellim një dëshmi.
Takimet me Aristidhi Kollja
Me Aristidhin jemi takuar herën e fundit në spitalin e
Evangjelismoit, në Athinë, më 23 e 26 Maj 2000. Më datën 24
Maj ishte programuar në Athinë promovimi i librit të tij me
titull: “Antonio Bellushi dhe magjia e kulturës popullore”.
Por Aristidhin e kemi vizituar dy herë në spitalin e
Evangjelismoit në Athinë.
Shtrati i tij ishte vendosur përpara hyrjes së katit të gjashtë, afër
një korridori të mbushur me të sëmurë. Infermieret dhe njerëzit
shkonin e vinin të shpejtë si në një ëndërr. Nuk na dilnin dot
fjalët nga goja për dhimbjen e thellë në shpirt. Por buzëqeshja
ishte gjithmonë në buzët e Aristidhit: “Do të bëhet në rregull,
ashtu si në program, promovimi i librit megjithëse jam këtu i
sëmurë. Është Jorgo Gjeru, Jorgo Miha dhe të gjithë miqtë e
tjerë që ti ke këtu. Të cilët do të bëjnë mirë”.
Dorë më dorë, me sytë të shkëlqyer mbi fytyrën time,
më buzëqeshje: “Çdo të bëjmë, papa Antoni, do të bëhet nesër
prezantimi i librit. Sa bukur e kam përgatitur. Është një gjë
historike për gjithë arbërorët këtu, të cilët do të vijnë nga shumë
katunde, nga Thiva, nga Selaniku. Libri dhe veprimtaria tënde
për ne këtu më dha inspiracion dhe idenë për të shkruar një
vepër për të vegjëlit, për popullin. Më pëlqen shumë libri si e
shkruajta. Kjo është kopja e parë për ty, dhe dua të të
kushtojme këto fjalë këtu tek shtrati ku jam megjithëse dora e
djathtë është e penguar nga fleboja: “Mikut tim të madh
Antonio Bellushi, që më dha frymëzim për këtë libër”-Athinë,
23.V .2000,”.
Arben P. Llalla
106
Bashkë me priftin arbëresh Donato Oliverio, afër
shtratit ku mbretëronte fleboja, kërkuam të thonim dy fjalë me
shpresë. Por sa e vështirë!
“Është një sëmundje e rëndë. Është shumë rëndë
sëmundja e Aristidhit” më përsëriste me pika loti të rënda afër
derës, zonja Nansi.
“Lidhja” nr.44m botohet me vonesë, dhe në këtë editorial
kërkoj të vë në dukje disa aspekte të veprimtarisë së tij
kulturore.
Udhëtime në Greqi dhe në Kalabri
Më datë 5 shtator 1983 bënte shumë vapë në Athinë.
Isha tek rruga Solomos, nr.77, ku gjendet “Vivliopolion”
(biblioteka) të Oresti-t Jorgo Metaksa, i cili i telefonoi
Aristidhit për të bërë një bisedë me mua.
Dhe kështu filloi miqësia dhe vëllazërimi me Aristidhin,
me Jorgo Geru, me Jorgo Mihas edhe me gjithë anëtarët e
Shoqatës Kulturore Arvanite Arbërore ‘Marko Boçari në
Athinë’. Në ‘Lidhja” nr.9.1983, nr.10.1984, nr.14.1986,
nr.16.1987, nr.19.1988, nr.20.1988, nr.23.1990, nr.24.1990,
nr.25.1991, dhe në revistat greko-arbërore “Besa”, Athinë, nr.5
e 6.1984, nr.7.1985, nr.8.1985, nr.9.1986, nr.14.1990,
nr.26.1993, dhe “Arvanon”, Athinë, nr.1.1998, nr.2.1998,
nr.5.1999, nr.7.1999, janë shumë artikuj dhe letra mbi këto
marrëdhënie dhe mbi udhëtimet kolektive që ne arbëreshët, në
vitin 1985 nga katundet arbëreshë të Siçilisë, dhe në vitin 1990
nga katundet arbëreshë të Kalabrisë dhe të Basilikës, kemi bërë
në katundet arvanite arbërore kanë ardhur në vitin 1986 me
pullman(autobuz) në katundet tona arbëreshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptySat Mar 08, 2008 6:49 pm

Aristidh Kolen e vrane kriminelet greke.Vdekja e tij qe e ngadalte dhe e dhimbshme.Si shkak i lyrjes se zyres se tij me boje radioaktive,me vone ai vuajti nga leukemia,e cila edhe ia morri jeten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptySat Mar 08, 2008 7:55 pm

Do te paguajne greko fanariotet per kete krim makbethian. Do te paguajne ata shtrenjte per lotet dhe dhembjen qe na shkaktuan. Mbi 200 vjet me pare na e vrane Dhaskal Todrin duke e paguar nje shqipfoles mjeran te Kosturit i cili e therri per vdekje me thike. Ashtu na i bene edhe Aristidhit tone, arvanitit kreshnik. Por dije se Udhen e Shkronjave s'kane per te na e prere kurre. Udhen e Bashkimit kombetar po e shtrojme ne, gjenerata e re shqiptare e cila po lufton me mish e shpirt per bashkim kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyThu Jun 19, 2008 2:13 am

https://www.youtube.com/watch?v=P_jKyfDWwpc
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyThu Jun 19, 2008 2:22 am

https://www.youtube.com/watch?v=JuObwAJiG-8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:48 am

Vazhdon......

Bashkëpunim me Aristidhi Kollja
Bashkëpunimi midis nesh, me qëllimin që të njihnim në
thellësi rrënjët tona historike arbëreshe në Itali dhe arvanite
arbërore në Greqi, shumë herë u vu në lëvizje poshtëruese nga
disa njerëz fanatik grekë, që me të gjitha mjetet na kanë
sulmuar për të shkatërruar e për të prishur urën e miqësisë
kulturore dhe shpirtërore.
Në librat e botuara dhe në shkrimet e Kollja në revistat
“Lidhja”, “Besa” dhe “Arvanon” dëftojnë një veprimtari
kulturore, shoqërore e historike madhështore. Aristidhi punoj
për të na lartësuar ballin, si arvanit dhe si arbëresh, të gjithë
neve. Shkrimet e tij ne i çmojmë të mirëshuar në veprën e tij të
përditshme.
Shumë me domethënie është dhe parathënia që ai ka
shkruar në vitin 1994 për ne në librin “Kërkime dhe zbulime
ndër Arbërorët e Helladhes”.
“Ne arvanitë, ose më mirë arbëror si shkruan ti, këtu në
Greqi jemi shumicë jo pakicë. Ne kërkojmë të drejtat tona nga
Europa si shumicë”.
“Ti, papa Andoni, me udhëtimet dhe me kërkimet
etnografike në katundet tona arvanitë arbërorë, që në vitin 1965
deri sot, punove për ne kur ne të gjithë flinim këtu, dhe rrinim
në një gjumë të thellë, ti erdhe këtu me guxim dhe u vure në
rrezik për të na zgjuar nga gjumi i thellë”-kështu më thoshte
çdo herë Aristidhi.
Puna kulturore e Aristidh Kollja
Libri historik “Arvanites”, i botuar nga Kollja në vitin
1983, është në të gjitha shtëpitë arvanite arbërore të Greqisë.
Ribotimet e shumta të këtij libri dëftojnë se të gjitha
arbërorët e duan shumë këtë libër, sepse i ka hapur sytë
njerëzve arvanitë. Është në shtëpi si një libër i shenjtë. Botimet
e tjera të Kolljas lidhen me mitologjinë, me çështjen kosovare
dhe me mbrojtjen e shqiptarëve të emigruar në Greqi pas vitit
1990, me historinë e katundeve arvanitë arbërorë dhe arbëreshë.
Libri i tij i fundit, i botuar në maj 2000, ka titull:
“Antonio Bellushi dhe magjia e kulturës popullore”.
Promovimin e librit Aristidhi e programoi në ditën 24 maj në
Athinë, dhe në atë ditë e rrëmbeu fort ajo sëmundje e keqe, që e
solli deri te varri në tetor.
Revista “Arvanon”, që Kollja themeloi dhe drejtoi për
dy vjet (1998-1999), na dëfton madhësinë dhe bujarinë e tij në
historinë tonë të njëkohshme.
Kollja luftoi heroikisht për të drejtat më të thella të
Gjakut tonë arvanit arbëror arbëresh, i shpërndarë në shekuj në
Itali, në Greqi dhe kudo.
Luftë, me metoda të forta, na kanë shtruar edhe neve në Greqi
që në vitin 1969 në Sofiko Korinthias, në Didhimi dhe në
Kranidhi Argolidos, në Kiparisi.
Kujtoj vdekjen e papritur në spital të arvanitit arbëror të
madh Jorgo Maruga, drejtuesi i revistës arbërore “Dialogoi”
(1979-1984), Athinë. Edhe vdekja e papritur e Kolljes është dhe
qëndron në shumë pika pyetje, si ajo e Jorgo Maruga.
Duke bërë këtë vërejtje, mund të shihet sa e vështirë dhe
sa e rrezikshme është puna kulturore në disa vende “greke” të
larta dhe të fshehta, ekstremiste dhe fanatike.
Flamuri kombëtar i Aristidh Kollja në duart e Diasporës
Vdekja e Aristidh Kollja është një humbje e madhe për
të gjithë në arbëreshët, arvanitët arbërorë të shpërngulur në
botë, të angazhuar të mbajmë në zemër dashurinë për Kombin,
ku ne sot jetojmë dhe punojmë çdo ditë për të mos harruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:49 am

Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar
109
Atdheun e të Parëve, -Gadishullin ballkanik të shekullit 15-
rrënjët tona historike, gjuhësore dhe shpirtërore.
Moskuptimi, nga ana e të huajve fanatikë dhe
ekstremistë, i kësaj gjendje multi-kulturore në shpirtin
liridashës, të butë dhe me besë të plotë të arvanitëve arbërorë
krijon lufta dhe viktima.
Aristidhi është dhe qëndron, dhe pas vdekjes, një Hero i
Diasporës shqiptare në Greqi, dhe ne të gjithë do të mbajmë të
gjallë kujtimin dhe amanetin e tij në shpirtrat tanë.
Bukurinë e përsosur dhe praktike për rrënjën tonë arvanite
arbërore, që na dëfton aq shumë bukur në “Besa” dhe në
“Aravnon” do të jetë një cak dhe një ushqim shpirtëror për të
gjithë ne.
Arvanitët arbërorë më të zgjuar me siguri do të marrin
tani në dorë Flamurin e Aristidh Kollja, duke e lëvizur atë në
dritë me nderë dhe me burrni dhe duke udhëtuar kështu pa frikë
në rrugën e Kolljes.
Perëndia bekoftë këto ndjenja shpirtërore, që janë me
dashuri.
Arben P. Llalla
110
19
Në një vjetorin e mungesës së Aristidh Kolës
Nga Robert GORO
Mund të jenë me qindra ata që do të dëshironin sot të
shkruanin dy fjalë për Aristidh Kolën. Kam përshtypjen se që të
gjithë pa përjashtim do të thoshnim pak a shumë të njëjta gjëra.
Do të flisnin për dashurinë e tij të pashtershme për gjithçka
shqiptare, për dëshirën e tij të flaktë që një ditë t’i shihte
marrëdhëniet mes Greqisë e Shqipërisë në nivelin pozitiv më
maksimal, e natyrisht të shihte gjendjen e emigrantëve
shqiptarë e sidomos të intelektualëve në Greqi të përmisohej
përherë e më shumë.
Në vend të gjithë këtyre, mendoj se sot, kur po afron njëvjetori
i mungesës së tij, të lemë vetë Arin tonë të na flasë. Përzgjodha
për këtë qëllim të botojmë prologun e librit “Greqia në kurthin
e Milosheviçit”, si dhe një letër, që mendoj se pakkush ose
askush se ka lexuar më parë, drejtuar gazetës Elefterotipia në
kulmin e krizës më të madhe në marrëdhëniet greko-shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:50 am

Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar
111
20
Testamenti
Nga Kristo ZHARKALLI
Prej kohësh doja të shkruaja diçka për Aristidh Kolën
(kështu bëhet zakonisht kut dikush vdes). Por meqenëse u
shkrojtën mjaft artikuj, shumica e të cilëve me shumë e
mjegullonin figurën e tij se sa e përshkruanin, në ato përmasa
njerëzore dhe studimore, që do të dëshironte dhe ai vetë, me
thjeshtësinë dhe modestinë që e karakterizonin, vendosa të lë
mënjanë ato tre dhjetëvjeçarë të njohjes sonë dhe të pres kur të
heshtin të tjerët dhe të piqen kushtet, aq sa ta besoj se ai nuk
gjendet më në mes nesh që të merrem me të. Është fakt i
padiskutueshëm se arvanitasi ynë na la një vepër të madhe dhe
nuk ka nevojë për paraqitje të veçantë. Mjafton që kjo vepër të
mos lihet në harresë. Prandaj dhe unë vendosa ta kujtoj
nëpërmjet studimit të tij më të vonshëm, që është edhe i fundit.
Është e çuditshme se si e sjell koha dhe dikush të lë në dorë një
letër, që dikujt do t’i dukej si porosia e fundit, si testamenti i tij
studimor. Besoj se ishte një rastësi e që duhet theksuar...
Në prill të vitit 2000, vetëm disa muaj para se Aristidhi
të ndahej prej nesh, disa “ortodoksë” shqiptarë vendosën të
“themelojnë” kishën ortodokse shqiptare në Greqi. Ishte një
lëvizje që kishte filluar disa muaj më parë dhe prej së cilës
shumë prej nesh kishim mbajtur një qëndrim kritik deri
indiferent sepse nuk na dukej aspak i rastit “themelimi” i një
kishe që ishte themeluar pothuajse një shekull më parë nga Fan
Noli dhe Faik Konica. Nga ana tjetër, ne trevat ballkanike dhe
Arben P. Llalla
112
sidomos atje ku banonin shqiptarët, sidomos jashtë kufijve
shtetëror, ishte krijuar një gjendje e favorshme për bashkimin
kombëtar, ç’ka një kishë e re ortodokse “shqiptare” nën
vartësinë e asaj greke, nuk do të jepte asnjë kontribut pozitiv në
këtë drejtim.
Sidoqoftë, aty nga fundi i marsit i viti 2000, më ftuan
dhe mua të marr pjesë në mbledhjen solemne të themelimit të
kësaj kishe. E pohoj se nuk do të kisha shkuar në se nuk do të
më kishte marrë në telefon Aristidh Kola, i cili siç më tha,
kishte bërë një punim për kontributin e arvanitasve në historinë
e ortodoksisë. Fakti që ai do të mbante këtë referat, ishte më se
joshës për mua, pasi i njohja mundësitë dhe njohuritë e tij, por
edhe objektivitetin. Madje m,u ankua se ishin bërë kaq
aktivitete, në të cilat kishte paraqitur punimet e tij dhe nuk
kisha shkuar. Unë i kisha parasysh të gjitha librat e tij dhe i
kisha bërë vërejtje për përkthimin e dobët në gjuhën shqipe të
librit të tij, që u paraprinte të gjithëve për politikën serbe dhe të
Millosheviçit ndaj shqiptarëve dhe sidomos për mashtrimin e
serbit ndaj grekëve. Kishim rënë dakort se do të bënim një
përkthim të ri dhe puna kishte mbetur aty.
Më 2 prill të vitit 2000, në një ndërtesë të vjetër, ku
strehohen disa organizata emigrantësh në rrugën Valteciu, u bë
mbledhja e lartë përmendur për themelimin e kishës.
Fatmirësisht në fillim e mori fjalën Aristidhi, që të paraqesë
kumtesën e vet dhe meqenëse vështirësohej në gjuhën shqipe,
m,u lut mua që ta përkthej. Nuk mund të mos pohoj se
admirova punimin e tij dhe se nëpërmjet tij mësova kaq gjëra të
reja. Ishte një referat mjaft i gjatë dhe kur mbaroi e mori fjalën
iniciator i themelimit të kishës ortodokse shqiptare në Athinë.
Menjëherë reagoi ashpër arvanitasi Jani Mihas, i cili vuri në
dukje anët negative të një veprimi të tillë, duke thënë: “Këtu ka
emigrantë të krishterë dhe myslimanë. Kujt i hyn në punë një
kishë e re “ortodokse”, kur ekziston ajo autoqefale shqiptare?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:51 am

Pastaj, ajo që më brengos më shumë është se kush do ta
financojë këtë kishë?” Pas tij reagova po ashpër edhe unë dhe
pastaj më butë edhe Aristidh Kola. Fakt është se mbledhja u
prish e si rrjedhim kisha nuk u themelua. Kur u ngritëm në mes
të zallahisë, Aristidhi dhe Jani kërkuan të pimë një kafe. Unë
nxitoja dhe nuk pranova. Kur po ikja ai më vuri në dorë, sikur
të kishte parandierë fundin e tij të shpejtë, referatin duke më
thënë: “Mbaje. Kur të duash përktheje!”. Atë punim po e
përkthej unë sot në gjuhën shqipe dhe besoj se plotësoj një nga
porositë dhe dëshirat e Aristidhit.
Arben P. Llalla
114
21
U përkujtua arbërori i shquar Aristidh Kola
Avokati i çështjes shqiptare në Athinë
“Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe arbërorët
(arvanitas) e tjerë ju duam dhe ju ndjejmë si vëllezër në të
gjithë botën”.
(Aristidh Kola)
Nga Arben LLALLA
Ditën e diel, më 21 tetor 2001, në varrezat Zografu të
Athinës, të afërm dhe miq të historianit arbëror Aristidh Kola,
përkujtuan njëvjetorin e vdekjes së tij të parakohshme.
Të pranishëm ishin shumë figura të jetës kulturore
arbërore në Greqi, emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë
në Greqi, si dhe përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë
me në krye ambasadorin z.Kastriot Robo.
Pjesëmarrësit të mallëngjyer përkujtuan këtë figurë të
shquar të gjakut të shprish të Arbërit.
Pak ditë më parë gruaja e të ndjerit, zonja Nansi Kola,
organizoi në një nga sallat e hotel Hilton-it në Athinë një
mbrëmje letrare artistike në kujtim të studiuesit Aristidh Kola.
Aty, personalitete të jetës kulturore arbërore folën mbi jetën
dhe veprën e z.Kola.
Arbërori (arvanitasi) Aristidh Kola lindi më 8-7-1944 në
fshatin arbëror Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:52 am

Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë
gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arbërishten
(shqipen).
Në vitin 1968 Aristidhi mbaron Universitetin në degën
Juridikë, duke vazhduar më vonë punë si avokat në Athinë.
Në vitin 1983 Aristidh Kola zgjidhet kryetar i “Lidhja
Arbërore të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) që po
atë vit do botonte librin e tij të parë me titull
“Arbërorët(Arvanitasit) dhe origjina e grekëve” një libër i
ringjalljes së vetëdijes arbërore në Greqi, që do ribotohej edhe 9
herë të tjera në gjuhën greke.
Në vitin 1985, Aristidhi ishte organizatori kryesor i
koncertit të parë ne Greqi me këngë arbërore, ku më pas me
Dhimitër Leka dhe këngëtarin Thanasi Moraitin bënë të
mundur nxjerrjen e diskut CD të parë në historinë shqiptare me
këngë arbëreshe.
Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e perëndive”. Më
1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”(thamira),
me qëllim botimin e veprave të autorëve arbëror, por
edhe të autorëve nga Shqipëria, dhe midis tyre është ribotuar
vepra e Fan.S.Nolit “Historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.
Po në vitin 1995, do botonte librin më të suksesshëm në
gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të
Millosheviçit”, libër ky që flet për komplotet dhe masakrat
ç’njerëzore serbe kundra kombeve të ish-Federatës Jugosllave
dhe kryesisht të shqiptarëve. Në librin “Greqia në kurthin e
serbëve të Millosheviçit” Aristidh Kola do të paralajmëronte
për masakrën që po përgatiste Millosheviçi dhe
bashkëpunëtorët e tij kundra popullit shqiptar të Kosovës.
Në vitin 1996 Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si
kryetar i “Lidhja Arbërore(Arvanitase) të Greqisë” për tu marrë
vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, Aristidh
Kola do botonte me lekët e xhepit revistën tre mujore
Arben P. Llalla
116
“Arbanon”(Arvanon). Në këtë revistë, ai merrte pjesë bashkë
me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre.
Me fillimin e luftës në Kosovë, Aristidh Kola bashkë
me arbërorë të tjerë do të mbronin çështjen e drejtë të popullit
shqiptar të Kosovës, përballë deputetëve, gazetarëve dhe
intelektualëve grekë që ishin rreshtuar në krah të kriminelëve të
Millosheviçit. Atëherë emigrantët shqiptarë në Greqi do
shikonin çdo mbrëmje Aristidhin dhe arbërorë të tjerë në
ekranet televizive greke duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve
të Kosovës dhe të emigrantëve në Greqi.
Aristidh Kola pati guximin që ne zyrën e “avokatit” të
Serbisë, të mbrojë luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës.
Me punën e tij të palodhshme në ndihmë të çështjes
shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar
grek për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në
Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe «shigjeta me helm» do të
hidheshin kundra Aristidhit, njeriut të ndershëm dhe të drejtë.
Ai do të akuzohej nga deputetë grekë si agjent i Shqipërisë dhe
i shqiptarëve. Kur dilte në TV greke shkonte me vetëdije, se
shkonte në shtigje me rreziqe të mëdha, por ai i kishte marrë
parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe.....!
Me hyrjen e trupave të NATO në Kosovë, Aristidhi
shprehte dëshirën për të vizituar Kosovën e lirë. Por dëshira
nuk iu realizua, Kosova e lirë ngeli në zemrën dhe ëndërrën e
tij.
Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të
tij, kushtuar arbëreshit të njohur urat Antonio Belushit, me titull
“Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore” Aristidh
Kola do të shtrohej urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë
rëndë. Veprimtaria u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi
prekës.
Një sëmundje e pa shërueshme që do përparonte me
shpejtësi për ti marrë jetën njeriut të mirë në mbrëmjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:53 am

e 11 tetorit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë ku
lëndonte prej një muaj.
Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra
emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo
vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë.
Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe
studiuesit arbëror Aristidh Kola, këtij avokati të çështjes
shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve
të Ballkanit.
Pak ditë para se të vdiste Aristidhi kishte përfunduar me
dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”.
Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kola na sjell
shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe
kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, që ishin
dardanët pellazgë.
Aristidh Kola zë një vend të veçantë në letrat arbërore
në Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli tek
arbërorët(arvanitasit) ndjenjën e krenarisë për historinë dhe
kulturën arbëreshe. Aristidhi ishte një rilindës i shekullit XX,
një De Radë i ri për gjakun e shprishur të Arbërit në Greqi.
Aristidh Kola ishte i pari shkrimtar arbëror(arvanitas) që
në librat e tij faktoi se jo vetëm arbërorët ishin heronjtë e
revolucionit grek të 1821, por veshja, këngët dhe kultura
arbërore ishin bërë pjesë tashmë e historisë dhe kulturës greke.
Aristidh Kola shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e
perëndive të Olimbit nuk janë emra grek, por ata i përkasin
emrave arbërorë.
Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, urat Antonio
Belushin do të zbulonin se në Greqi janë mbi 500 fshatra të
banuar me popullsi arbërore(arvanitase).
Aristidh Kola kishte lidhje me shumë shqiptarë të
njohur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e
Italisë, Ukrainës, Kroacisë, e deri me arbërorët e Korsikës.
Arben P. Llalla
118
Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës
arbërore, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga ish
president Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas
vdekjes, president Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e
klasit të parë “Naim Frashëri”.
U takon historianëve dhe studiuesve shqiptarë që të
vlerësojnë siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe
ta çojnë më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e
historisë dhe kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare.
Në qoftë se historianët, intelektualët dhe populli
shqiptar nuk vlerësojnë apo nderojnë veprën e çmuar të
arbërorit(arvanitasit) të madh Aristidh Kolës, atëherë kjo do të
ishte një vdekje e dytë e tij.
Le ta kujtojmë dhe nderojmë sot Aristidh Kolën për veprën
madhore që na la dhe që ringjalli te arbërorët e Greqisë
krenarinë kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:54 am


22
Dy vjet pa Aristidh Kolën
Nga Robert GORO
Sot mbushen plot dy vjet që nga ajo mbrëmje tetori, kur
një miku im më mori në telefon për të më dhënë lajmin e hidhur
se “Aristidhi mbaroi”. Në ato momente ndjeva me të vërtetë
tokën të lëkundej nën këmbë, ndonëse të gjithë ne, miqtë e tij
ishim përgatitur për këtë lajm kobzi, por që kur ndodhi nuk
mund ta supozonim. Pasi piva disa cigare rresht, i ulur si fakir
në ballkonin e shtëpisë, shkova, qëndrova para kompjuterit dhe
nisa të shkruaj lajmin për Angjesinë Telegrafike Shqiptare, që e
filloja kështu: “Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në
Greqi u është prerë në mes gëzimi për fitoren e Shqipërisë
kundër ekipit helen. Vetëm pak minuta pas përfundimit të kësaj
ndeshje, ata kanë mësuar lajmin e hidhur të vdekjes së
studiuesit të njohur arvanitas Aristidh Kola…”.
E ndjeja se që nga ai moment unë si dhe shumë të tjerë që e
kishim njohur nga afër dhe kishim kaluar orë të panumërta,
duke bërë edhe “çapkënllëqe” do të isha tani e tutje më i varfër,
pse ikja e njerëzve të tillë patjetër që të varfërojnë shpirtërisht.
Një mbrëmje, javën e kaluar, pasi isha takuar me gruan e Arit,
Nansin, qëndrova deri vonë duke shfletuar librat që më kishte
dhuruar ai. Brenda faqeve të “Arvanitasit dhe origjina e
grekëve”, gjeta të palosur më dysh fotokopjen e një shkrimi tim
të botuar në revistën “Koha” të Prishtinës në nëntor 1995, me
shkas librin e Arit “Greqia në kurthin e serbëve të
Milosheviçit”. Ajo fotokopje kishte një histori për të qeshura,
Arben P. Llalla
120
por që pas vdekjes së Arit e kujtoja gjithmonë i ngrysur. E
kisha fotokopjuar faqen për t’ia dhënë atij, po për dreq, sa herë
nisesha të takoheshim harroja ta merrja ta merrja me vete. Herë
të tjera, kur takoheshim në shtëpinë time, diku nga mesi i
darkës kujtohesha, ngrihesha, e merrja dhe e vija në tavolinë.
Mirëpo, kur mbaronte darka gjithmonë pas mesnate e niseshim
bashkë për në kafiteritë e Platisë në Iraklio, fleta harrohej
përsëri mbi tavolinë, për t’u rrasur diku mes librave në
bibliotekë.
Sot, që mbushen dy vjet nga largimi i tij, vendosa ta botoj këtë
shkrim në faqet e G.A., si një homazh për gjithë veprën e
Aristidh Kolës, i cili me siguri na vështron prej aty ku është
dhe, sigurisht na pret me durim…
***
Në librin e fundit “1991-1994, Greqia në kurthin e
Milosheviçit”, arvanitasi Aristidh Kola i bën një analizë mjaft
kritike aleancës greko-serbe, e cila nuk ka-sipas autorit-asnjë
bazë historike apo logjike. Libri i tij “bie si një bombë në një
det të qetë” dhe ndofta është arsyeja që e gjithë masmedia
greke i është përgjigjur me heshtje botimit të librit dhe vetëm
dy librari të Athinës e kanë vënë atë në raftet e tyre.
Kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë, luftëtar i
paepur për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare dhe
mecenat bujar i çdo emigranti shqiptar në Greqi, ishte e
natyrshme që Aristidh Kola ta analizonte nga një këndvështrim
krejt tjetër krizën në ish-Jugosllavi dhe lidhjet e ngushta
“vëllazërore” të Greqisë me Serbinë, të cilat lidhje që të dy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:57 am

qeveritë greke të këtyre pesë vjetëve të fundit, i kanë fryrë me
një zell prej rinoshi.
Nëse në dy librat e mëparshëm “Arvanitasit dhe origjina
e grekëve” dhe “Gjuha e perëndive”, Aristidh Kola është
studiuesi i pasionuar e nga do njëherë më tepër entuziast nga sa
i lejohet një shkencëtari të mirëfilltë-e meriton me plot të drejtë
epitetin “albanocentrik”,-në librin e tij më të fundit, “1991-
1994, Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, ai “hedh një
bombë” siç shprehet dhe vetë dhe trazon ujërat e ndenjura të
koncepteve politike e diplomatike greke. Kritika-e, nganjëherë
revolta-e Aristidh Kolës për përzgjedhjen e gabuar të qeverisë
greke të Demokracisë së Re e më pas të Papandreut, që të
përkrahin në mënyrë paradoksale e tepër naive “Sllobon” e
“Radon”, të cilët autori në një karikaturë të vetëm i paraqet si
Don Kishotin me Sanço Pançon, është e pasur në argumentim
dhe, ngarkesën emocionale në disa kapituj autori nuk deshi me
qëllim t’i hiqte, siç shprehet në hyrje të librit. Aristidh Kola
mendon se do të ishte e keqja më e vogël, nëse politika greke
kufizohej vetëm me miqësinë ndaj Milosheviçit dhe nuk
ndërthurej kjo edhe me një polemikë të pranueshmekundër
Shqipërisë. Mirëpo, “siç do të shohë lexuesi i këtij libri, të dy
këto përzgjedhje nuk janë veçse dy anët e së njëjtës medalje, në
përkrahjen e synimeve serbomëdha të zotit Milosheviç dhe të
bashkëpunëtorëve të tij, që ndonëse janë implikuar në luftën e
Bosnjës, problemi i tyre gjigant ishte dhe mbetet Kosova”. Në
Greqi ka qarkulluar një mal me libra e artikuj për problemin
jugosllav. Megjithatë, me raste shumë-shumë të rralla, (siç
është ai i Leonidha Haxhiprodromit me librin “Jugosllavia,
shpërthimi i nacionalizmit”), është thënë e vërteta rreth
“engjëjve” serbë këndej e andej Serbisë, të cilët për opinionin
grek nuk janë veçse viktima të martizuara... Duke e lënë me një
anë modestinë, më vjen që në këto rreshta të brohoras me hare
për mikun tim të mirë, Aristidh Kolën, i cili tani po përgatit për
Arben P. Llalla
122
botim thirrjen që arvanitasit i drejtuan më 1899 “vëllezërve të
tyre shqiptarë” e ku i ftonin të bashkonin forcat në një shtet të
përbashkët, si konfederatat e pakta të sotme. Merakut të
Aristidhit për mosrealizimin e kësaj ëndrre, i shtohet sot
meraku tjetër që lidhet drejtpërdrejt me librin “1991-1994,
Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”. Duket pak si e
pamundur që libri mos ta kenë lexuar kompetentët, e megjithatë
ata heshtin, ose pse e kanë të vështirë ta pranojnë të vërtetën,
ose pse nuk gjejnë argument për ta goditur librin. (Sepse autori
është goditur bukur herë dhe është mysafir thuajse i përjavshëm
në tabelën e qitjes të gazetës nacionaliste “Stohos”).
Pasi ke lexuar librin, e ndjen të nevojshme ta përshkruash tok
me autorin rrugën nga 15 qershori 1993, kur libri filloi të
shkruhet, e gjer më sot që e mbajnë në duar.
-Ti i dashur mik më thotë Aristidhi, më pyet se ç’më shtyu të
shkruaj këtë libër... Për fat të keq në shtetet etnocentrike
historia zakonisht shtrembërohen. Lidhjet tradicionale ndërmjet
Greqisë dhe Shqipërisë duket se janë harruar nga shteti zyrtar
grek dhe populli është disi i çorientuar. Pas një propagande të
tmerrshme që është bërë vitet e fundit, populli i ka konsideruar
serbët si vëllezër, ndërsa kjo nuk rezulton as nga historia e re
dhe as nga historia më e vjetër.
E dimë shumë mirë se vazhdimisht ka ekzistuar një tension
mjaft i madh në marrëdhëniet greko-serbe, qysh në kohën e
Stefan Dushanit, i cili i kishte shtrirë kufijtë e shtetit serb deri
në Thesali, (Farsalla). Ne gjithashtu i njohim edhe synimet që
kanë serbët në drejtim të detit Egje...
Më shtyu pra, të shkruaj këtë libër fakti se parashikoj një rrezik
për atdheun tim, Greqinë, nga kjo miqësi e madhe me Serbinë
dhe një rrezik me pasoja të pakorrigjueshme për marrëdhëniet
greko-shqiptare. Këtë u përpoqa ta argumentoj duke shkruar
librin “Greqia në kurthin e serbëve”, pra, se si historikisht nuk
është e mundur që Greqia ta konsiderojë motër dhe mike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 1:58 am

Serbinë, dhe, së dyti, ekzistojnë lidhje historike e shpirtërore
ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, dhe pikërisht këto lidhje
duhet të inkurajohen.
Unë besoj se, prej Milosheviçit dhe klikës që qeveris sot
Serbinë është bërë një përpjekje djallëzore për ta tërhequr
Greqinë në një lojë aventureske dhe “sebepi” për të hyrë Greqia
në këtë lojë është “rreziku” i krijimit dhe i njohjes nga
komuniteti ndërkombëtar FYROM. Tani, duket se ka një lloj
ndryshimi të qëndrimit të shfrenuar proserb të Greqisë. Pas
katër vjetësh pritjeje të zgjidhjes së problemit maqedon,
udhëheqja politike greke e pa se ajo çka i kishte premtuar
Milosheviçi, pra se do ta zgjidhte ai vetë problemin maqedon,
nuk u realizua. Pas këtij zhgënjimi, kursi u ndryshua dhe u hy
në rrugën e gjetjes së mirëkuptimit me Shqipërinë. Mirëpo,
aktualisht Milosheviçi dhe serbët po afrohen me Shkupin,
përpiqen që ta inkuadrojnë dhe FYROM në Jugosllavinë e
cunguar. Për fat të keq, krahas atyre që duan sinqerisht
marrëdhënie të mira me Shqipërinë, sot në Greqi ekzistojnë dhe
disa qarqe të shfrenuara antishqiptare. Këta përpiqen të
konkretizojnë planin më të fundit që Milosheviçi ka propozuar
Greqisë, një bosht ndërmjet Beogradit, Shkupit dhe Athinës.
Uroj që ky bosht të mos krijohet dhe Greqia ta ndryshojë kursin
e vet në kah më pozitiv, se, po të krijohet ky bosht, do të ketë
edhe më shumë probleme për Ballkanin”.
p.s. Ky shkrim më parë është botuar në revistën “Koha”, më 8
nëntor 1995 nga Robert GORO.
Arben P. Llalla
124
23
Në 3-vjetorin e vdekjes së arvanitasit
Aristidh Kolia
Kampioni i letrave arvanitase
“Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe arvanitasit e
tjerë ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë
botën”
.(Aristidh Kolia)
Nga Arben LLALLA
U mbushën plot 3 vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e
arvanitasit të madh Aristidh Kolia. nga dita që u nda nga ne
arvanitasi i shquar Aristidh Kolia. I shte ora 23.00 e 11 tetorit
2000, ku në një nga spitalet e Athinës vdiq studiuesi dhe
historiani i njohur arvanitas. Por kush ishte Aristidh Kolia?
Arvanitasi Aristidh Kolia lindi më 8-7-1944, në fshatin
arvanitas Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi.
Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe
gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arbërishten (shqipen). Në
vitin 1968 Aristidhi mbaron Universitetin në degën Juridikë,
duke vazhduar më vonë punë si avokat në Athinë. Në vitin
1983 Aristidh Kola zgjidhet kryetar i “Lidhja Arbërore të
Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) që po atë vit do
botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e
grekëve” një libër i ringjalljes së vetëdijes arvanitasve në Greqi,
që do ribotohej edhe 9 herë të tjera në gjuhën greke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 2:00 am

Në vitin 1985, Aristidhi ishte organizatori kryesor i
koncertit të parë ne Greqi me këngë arbërore, ku më pas me
Dhimitër Leka dhe këngëtarin Thanasi Moraitin bënë të
mundur nxjerrjen e diskut CD të parë në historinë shqiptare me
këngë arvanitase “Këngë Arvanite”..
Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e perëndive”. Më
1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras” (thamira),
me qëllim botimin e veprave të autorëve arvanitas, por
edhe të autorëve nga Shqipëria, dhe midis tyre është ribotuar
vepra e Fan.S.Nolit “Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbe”.
Po në vitin 1995, do botonte librin më të suksesshëm në gjuhën
greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të
Millosheviçit”.
Një libër që tregon për komplotet dhe masakrat
çnjerëzore serbe kundër kombeve të ish-Federatës jugosllave
dhe kryesisht të shqiptarëve. Në librin “Greqia në kurthin e
serbëve të Millosheviçit” Aristidh Kolia do të paralajmëronte
për masakrën që po përgatiste Millosheviçi dhe
bashkëpunëtorët e tij kundra popullit shqiptar të Kosovës.
Në vitin 1996 Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si
kryetar i “Lidhja Arvanitase të Greqisë” për t’u marrë vetëm
me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, Aristidh Kola do
botonte i vetëm revistën tremujore “Arvanon”. Ku në këtë
revistë, ai merrte pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në
luftën e drejtë të tyre.
Me fillimin e luftës në Kosovë, Aristidh Kola bashkë
me arvanitas të tjerë do të mbronin çështjen e drejtë të popullit
shqiptar të Kosovës, përballë deputetëve, gazetarëve dhe
intelektualëve grekë që ishin rreshtuar në krah të kriminelëve të
Millosheviçit.
Atëherë emigrantët shqiptarë në Greqi do shikonin çdo
mbrëmje Aristidhin dhe arvanitas të tjerë në ekranet televizive
greke duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe të
Arben P. Llalla
126
emigrantëve në Greqi. Me punën e tij të palodhshme në ndihmë
të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e
painformuar grek për dramën e dhimbshme që po kalonin
shqiptarët në Kosovë.
Për këtë shkak, akuza dhe «shigjeta me helm» do të
hidheshin kundër Aristidhit, njeriut të ndershëm dhe të drejtë.
Ai do të akuzohej nga deputetë grekë si agjent i Shqipërisë dhe
i shqiptarëve. Kur dilte në TV greke shkonte me vetëdije, se
shkonte në shtigje me rreziqe të mëdha, por ai i kishte marrë
parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe.....!
Me hyrjen e trupave të NATO në Kosovë, Aristidhi
shprehte dëshirën për të vizituar Kosovën e lirë. Por dëshira
nuk iu realizua, Kosova e lirë ngeli në zemrën dhe ëndrrën e tij.
Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të
tij, kushtuar arbëreshit të njohur urat Antonio Belushit, me titull
“Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore” Aristidh
Kolia do të shtrohej urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë
rëndë. Veprimtaria u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi
prekës.
Një sëmundje e pa shërueshme që do përparonte me
shpejtësi për t’i marrë jetën njeriut të mirë në mbrëmjen e 11
tetorit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë ku lëndonte
prej një muaj. Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra
emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo
vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë.
Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe
studiuesit arvanit Aristidh Kola, këtij avokati të çështjes
shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve
të Ballkanit.
Pak ditë para se të vdiste Aristidhi kishte përfunduar me
dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”.
Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kola na sjell
shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 2:01 am

kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës që ishin
dardanët pellazgjikë. Aristidh Kola zë një vend të veçantë në
letrat arvanitase në Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli
tek arvanitët ndjenjën e krenarisë për historinë dhe kulturën
arbëreshe. Aristidhi ishte një rilindës i shekullit 20, një De
Radë i ri për gjakun e shprishur të Arbërit në Greqi.
Kolia ishte i pari shkrimtar arvanitas që në librat e tij
faktoi se jo vetëm arvanitasit ishin heronjtë e revolucionit grek
të 1821, por veshja, këngët dhe kultura arvanitase ishin bërë
pjesë tashmë e historisë dhe kulturës greke. Aristidh Kolia
shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e perëndive të Olimbit nuk
janë emra grek, por ata i përkasin emrave arvanitas ose
shqiptar. Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, urat
Antonio Belushin do të zbulonin se në Greqi janë mbi 600
fshatra të banuar me popullsi arvanitase. Aristidh Kola kishte
lidhje me shumë shqiptarë të njohur në Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e Italisë, Ukrainës, Kroacisë, e
deri me arbërorët e Korsikës. Për punën e tij në fushën e
historisë dhe kulturës arvanitase, Aristidh Kola në vitin 1995
është dekoruar nga ish-president Sali Berisha me çmimin
“Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-kryetari i shtetit shqiptar
Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim
Frashëri”. U takon historianëve dhe studiuesve shqiptarë që të
vlerësojnë siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe
ta çojnë më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e
historisë dhe kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare.
Arben P. Llalla
128
24
Në katër vjetorin e vdekjes së arvanitasit të shquar
Aristidh Kolia
“Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe arvanitasit
e tjerë ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë
botën”.
(Aristidh Kola)
Nga Arben LLALLA
U mbushën katër vjet që nga dita që u nda nga ne
arvanitasi i shquar Aristidh Kolia. Aristidh Kolia vdiq nga një
sëmundje e pa shërueshme në mbrëmjen e 11 tetorit 2000 në
spitalin Evangjelizmos në Athinë ku lëndonte prej një muaj.
Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra emigrantëve
shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku
shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë. Një vdekje e
parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arvanitas
Aristidh Kolia, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për
miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit.
Pak ditë para se të vdiste Aristidhi kishte përfunduar me
dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”.
Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kolia na sjell
shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe
kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës që ishin
dardanët Pellazgjik.
Aristidh Kola zë një vend të veçantë në letrat e arvanitasve në
Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli tek arvanitët
ndjenjën e krenarisë për historinë dhe kulturën arbëreshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 2:02 am

Aristidhi ishte një rilindës i shekullit 20, një De Radë i ri për
gjakun e shprishur të Arbërit në Greqi.
Kola ishte i pari shkrimtar arvanitas që në librat e tij faktoi se jo
vetëm arvanitët ishin heronjtë e revolucionit grek të 1821, por
veshja, këngët dhe kultura arvanitase ishin bërë pjesë tashmë e
historisë dhe kulturës greke.
Aristidh Kola shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e perëndive
të Olimbit nuk janë emra grek, por ata i përkasin emrave të
kuptimit arvanitas.
Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, urat Antonio
Belushin do të zbulonin se në Greqi janë mbi 500 fshatra të
banuar me popullsi arvanitase.
Aristidh Kolia kishte lidhje me shumë shqiptarë të njohur në
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e Italisë,
Ukrainës, Kroacisë, e deri me arvanitët e Korsikës.
Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arvanitasve,
Aristidh Kolia në vitin 1994 është dekoruar nga ish-president
Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes,
president Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të
parë “Naim Frashëri” mbas vdekjes në vitin 2000.
U takon historianëve dhe studiuesve shqiptarë që të vlerësojnë
siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe ta çojnë
më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e historisë dhe
kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare.
Arben P. Llalla
130
25
Arvanitasi që ndodhet në pavdekësi
“Aristidh Kolja një hero i diasporës bashkëkohore nuk është
një fjalë e rastit si një kompliment, por është e vërtetë dhe ky
një manifestim mjaft i madh për një Kosovë të lirë dhe të
pavarur”, tha Antonio Belushi.
Nga Fatlume GASHI
Manifestimi “Java e kulturës arvanitase” ka vazhduar
me një akademi përkujtimore, në katër vjetorin e vdekjes së
Aristidh Koljes. Hapja e kësaj akademie e ka bërë Ismet
Hajrrullahu, zyrtar i Departamentit të Çështjes Jorezidence, i
cila tha: “se Aristidh Kolja ishte njëri nga ideologët dhe
frymëzuesit që ngjalli arvanitët dhe me veprat e tij si “Greqia
në grackën serbe”, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”,
“Zeusi pellazgjik dhe iluzioni indioeuropian”, etj. Bënë që
arvanitasit të kuptojnë se janë të një trungu shumë të lashtë
madje më të lashtë se grekët”. Më pas, në këtë akademi i mbajt
një minutë heshtje për të nderuar njeriun e madh i cili punoi
shumë për kulturën arvanitase, ndërsa më vonë u shfaq një film
dokumentar me regji të Lirio Nushit, kushtuar jetës dhe veprës
të studiuesit Aristidh Kolja që ngjalli emocione te të pranishmit
në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Më pas Nushi duke
paraqitur kujtimet e Jorgo Mihos, i cili ishte njëri nga
bashkëpuntorët e Koljes dhe të tjerëve arriti të paraqes në
mënyrë dinjitoze fytyrën e Koljes dhe veprën e tij shkencore,
por edhe kombëtare. Jorgo Geru, i pranishëm në Akademinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 2:02 am

Përkujtimore, duke folur në dokumentar, pasi vlerësoi se ai
ngjalli arvanitasit, shtoi se “ai dhe Kolja kanë vlerësuar që
Kosova është dhe duhet të jetë qendra arvanitase në Ballkan.
Shqiptarët e Kosovës me armë në dorë fituan lirinë që u takoi”,
është shprehur ai përmes shiritit të celuloidit. Filmi dokumentar
i Lirio Nushit, po ashtu ka arritur të paraqes edhe thirrjet e
pavdekshme për liri e Kosovës të Koljas. Ai, para disa mijëra
shqiptarëve në Sheshin e Arvanitasve përmes megafonit i bënte
thirrje opinionit grek dhe atij ndërkombëtar që t’i hidhnin sytë
drejt Kosovës, ku një popull i tërë po bënte luftë për jetë a
vdekje, për t’i shkëputur njëherë e përgjithmonë prangat e
pushtuesit serb. Antonio Belushi, studiues arbëresh në këtë
akademi u shpreh: “Imadhi Kolja është i pavdekshëm. Ai
ndodhet shumë lartë në pavdekësi. Aristidh Kolja një hero i
diasporës bashkëkohore nuk është një fjalë e rastit si një
kompliment, por është e vërtetë”, tha ai duke shtuar “se ky
është një manifestim mjaft i madh për një Kosovë të lirë dhe të
pavarur, ndërsa në Athinë ishte Aristidh Kolja një njeri, është
dhe do të jetë përherë”.
Sipas tij, Ministria e Kulturës ishte e detyruar për t’i shprehur
publikisht këtë mirënjohje dhe zonja e tij, Nansi që ishte e
pranishme në akademi gëzohet, sepse heroizmi i tij nuk ishte i
mjerë.
Arben P. Llalla
132
26
Akademi përkujtimore për Aristidh Koljën
Nga Shqipe SHAZIVARI
Me shfaqen e një filmi dokumentar dhe mbajtjen e një
akademie solemne, të mërkurën në sallën e kuqe, është
përkujtuar figura e veprimtarit arvanitas, Aristidh Kolja (1944-
2000). Kjo akademi ka qenë pjesë e veprimtarisë të “Javës
arvanite në Kosovë” dhe ka pasur për qëllim njohjen e këtij
personaliteti të shkencës dhe politikës arvanite. Kolja njihet si
njeri nga studiuesit e historisë, kulturës dhe gjuhës arvaniate,
por njëkohësisht ai ka qenë edhe veprimtar i shquar i çështjes
shqiptare, siç ishte Kosova. Për veprimtarinë e Koljes, ka folur
në fillim të kësaj akademie, Ismet Hajrullahu, i cili ka deklaruar
se Aristidh Kolja ka bërë shumë në ringjalljen e arvanitëve, por
kontribut të çmuar ka dhënë edhe në mbrojtjen e Kosovës gjatë
viteve të vështira të luftës së fundit.
Ndërkaq, në filmin dokumentar të autorit Lirio Nushi, për të
pranishmit është shfaqur një biografi e jetës dhe veprës së
Koljes.
Aristidh Kolja lindi më 1944, studioi në Athinë për avokaturë,
kurse nga vitet 80, angazhim i tij kryesor bëhet studimi i
çështjes arvanite dhe drejtimi i shoqatës arvanite “Marko
Boçari”. Në këtë dokumentar u fol për librat shkencorë të
Koljes si, “Gjuha e perëndive”, “Greqia në kurthin e
Milosheviçit”, etj., si dhe për dorëshkrimin e tij pabotuar
“Zeusi Pellazgjik”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles
» ....mia rap´s e poezi....
» Aristidh Kolia
» Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot
» KOSOVA LULE GJAKU - DITAR LUFTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: