Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 61
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   Tue Mar 31, 2009 12:57 pm


Mr.Sc. Ilmi VELIU- Historian, Kėrēovė

KONTAKTET E PARA TĖ SHQIPTARĖVE ME ISLAMIN
Burimet dhe Literatura:
1-- Georgi Ostrogorski, Istorija na Vizantija, Nasha Kniga, Skopje , prevod od srpski, 1992.
2-- Zhan Klod Faveyrial, Histoire De l’Albanie (Historia e Shqipėrisė) pėrkthim nga Gent Ulqini, Tiranė 2004
3-- Franjo Raēki, Bogomili i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske akademije, kniga LXXXVI, Beograd 1931
4-- Kasem Biēoku, Pėllumb Xhufi, Historia e Popullit Shqiptar I, (Kaptina pėr Mesjetėn), Akademia e SHSH, Instituti i Historisė, Tiranė, 2002
5-- Gjeografi, Al Sherif Al Idrisi "Kitabi Rudher tė pėrfunduar mė 1154, ka vizituar brigjet shqiptare dhe jep tė dhėna pėr Durrėsin dhe Vlorėn.
6-- Prof Dr, Kristo Frashėri, "Pėrhapja e Islamizmit te Shqiptarėt", Fakti i datės 11 shtator 2006
7-- Universiteti i Tiranės,Instituti i Historisė "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu," Tiranė 1967
8-- H. Mehmed Hanxhiq, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1940


KONTAKTET E PARA TĖ SHQIPTARĖVE ME ISLAMIN


Islamizmi dhe mėnyra e pėrhapjes sė kėtij religjioni nė Ballkan dhe Evropė, gjithmonė ka ngjallur interesim tė madh tek studiuesit e kėsaj lėmie e sidomos tek historianėt e shek. XVII,XVIII,XIX.
Nė bazė tė studimeve dhe hulumtimeve tė shumta, deri mė tash janė lėshuar kėto dy mendime ose teza:
1. Fillimi i depėrtimit tė Islamit nė tokat shqiptare, Ballkan, rreth brigjeve tė detit Adriatik, Detit Jon dhe detit Mesdhe ka zanafillėn prej atėherė kur filloi zgjerimi i shtetit arab drejt Afrikės dhe Evropės. Dhe po ashtu kur filluan tregtarėt arab tė depėrtonin nė Ballkan e mė gjerė duke ardhur nėpėrmes detit Mesdhe dhe atij Adriatik e pastaj duke pėrdorur rrugėt tregtare dhe duke e pėrshkuar Ballkanin lartė e tėrthorė.
2. Mendimi i dytė ėshtė ai se Islamin nė Ballkan e sollėn osmanlinjtė dhe para turqve kėtu nuk ka pasur asnjė mysliman. Janė kėto dy mendime tė kundėrta dhe vinė nga mendimtarė tė dy religjioneve tė ndryshme dhe atė tė parin e mbrojnė historianėt dhe shkencėtarėt mysliman dhe tė dytin ata jo myslimanė.
Por sidoqoftė, islamizmi nė Ballkan ka ardhur dhe jeton sot e kėsaj dite dhe derisa shqiptarėt janė popull qė jetojnė nė Ballkan dhe, edhe pėr ata vlejnė tė njėjtat konstatime rreth asaj se kur erdhėn shqiptarėt nė kontakt pėr herė tė parė.
Ata tė cilėt qėndrojnė pas tezės se shqiptarėt dhe Ballkani erdhėn nė kontakt mė islamizmin edhe para ardhjes sė osmanėve, kanė pėr bazė se Arabėt pasi e pranuan islamizmin formuan njė shtet tė fuqishėm dhe e zgjeruan atė edhe nė Evropė (Itali, Spanjė, Bregdeti Adriatik).
Pastaj arabėt kanė qenė tregtarė shumė tė dėgjuar edhe para islamizmit po edhe pas pranimit tė tij dhe duke qenė tė varur nga kjo degė ekonomike, kanė qenė tė detyruar tė shėtisin dhe tė shkelin tė katėr anėt e botės qoftė me anijet e tyre tregtare qoftė me karvanėt dhe kuajt e devetė e tyre shumė tė njohura mu si spanjollėt dhe portugezėt, qė duke kėrkuar toka tė reja pėr tregti, zbuluan Amerikėn dhe shumė vende tjera tė pa njohura mė herėt.
Unė si shqiptarė, si mysliman dhe si historian jamė ithtar i tezės se Islami kishte ardhur nė Evropė, nė Ballkan po edhe nė vetė tokat shqiptare para se tė shtrihej nė kėto anė Perandoria Osmane. Duke dashur qė ky mendim dhe kjo teori e imja po edhe e shumė tė tjerėve si unė tė jetė mė bindėse dhe shkencore, janė munduar dhe kam bėrė hulumtime historike dhe tė gjejė burime ku do ta mbėshtetja kėtė teori.
Te Georgi Ostrogorski, "Istoprija na Vizantija", Nasha Kniga, Skopje, prevod od srpski, 1992, hasa nė tė dhėna:)26, se vitin, kur filluan fitoret bizantine kundėr Persisė ėshtė edhe viti kur filloi "Era e Arabėve". Deri sa perandori bizantin Irakliu i fitonte persianėt, Muhamedi (a.s) i bashkoi arabėt dhe vendosi themelet e njė shteti tė pėrbashkėt tė tyre. Politika, shkolla dhe shkenca e Muhamedit as. edhe pse nė fillim dukej modeste dhe shumė primitive, mė vonė u vėrtetuar se ishte plotė energji tė papėrshkruar.
Luftėrat e gjata perso-bizantine i dobėsuan tė dy anėt dhe ua lehtėsuan arabėve rrugėn drejt Azisė sė Vogėl, Ballkanit dhe Evropės. Mė 20 gusht tė vitit 636, nė vendin e quajtur Jermukė, arabėt e mundėn deri nė gjunjė ushtrinė perandorake bizantine.
Depėrtimi nė detin Mesdhe, i vuri arabėt para detyrės qė tė ndėrtonin flotė detare e qė pėr halifin Omer dhe njė popull tė shkretėtirės ishte diēka e re, shumė problematike dhe jo edhe aq e domosdoshme.
Muaviu ishte burrėshteti i parė i arabėve i cili e kuptoi se lufta kundėr bizantinėve dhe fitorja kundėr tyre pa njė flotė shumė tė fuqishme luftarake nuk ėshtė e mundur.
Ky i hyni punės dhe menjėherė pas vdekjes sė Omerit e kishte tė gatshme flotėn, dhe po ky si komandant i kėsaj flote e sulmoi Qipron dhe e pushtoi kryeqytetin e tij Konstanca.)30. Nė vitin 654 e morėn edhe Rodosin.
Situata Bizantit iu keqėsua edhe mė tepėr nė kohėn kur nė krye tė halifatit erdhi dinastia Abaside. Nė vitin 781 arabėt e sulmuan Bizantin dhe nė Temėn e Thrakės korrėn njė fitore shumė tė madhe kundėr bizantinėve. Bizanti u detyrua tė kėrkonte paqe dhe u detyrua arabėve tu paguante tatim vjetorė. Por kjo nuk e siguroi Bizantin nga sulmet e mėtutjeshme sepse sė shpejti filluan sulme tė reja tė arabėve nė Azi tė Vogėl.)31 Nė vitin 806 Harun el Rashid u paraqit me njė ushtri tė madhe, pushtoi disa kala, e mori Tiana dhe perandori bizantin u detyrua pėrsėri tė kėrkonte paqe me kushte shumė tė vėshtira pėr Bizantin.
Fuqia e shtetit arab pėr njė kohė u paralizua pėr shkak tė lėvizjeve tė disa sekteve e sidomos Keramitėve. Por nė fund me ardhjen nė krye tė shtetit mysliman tė Mejmunit 813-833. situata u qetėsua dhe nė vitin 830 e rinisi luftėn kundėr Bizantit i cili nuk ishte nė gjendje qė tė gjitha fuqitė ti drejtonte kundėr arabėve nė Azi tė Vogėl sepse nė tė njėjtėn kohė i duhej tė luftonte edhe nė Sicili, ku edhe pėr kundėr aktiviteteve mbrojtėse bizantine, pushtimet arabe vazhdonin, kėshtu qė nė vitin 831 u pushtua Palermo.
Bizanti duke u munduar tė ndalonte depėrtimin dhe zgjerimin e shtetit mysliman, tentonte qė tė ndalonte edhe depėrtimin dhe ndikimin e kulturės Islame sepse kjo ishte njė kulturė qė depėrtonte lehtė nė popull dhe pėrqafohej nga tė gjithė sepse themeli dhe baza e sajė ishte liria, barazia dhe toleranca.
Edhe pse perandori bizantin Mihajli III, nė luftė kundėr arabėve, kishte komandantė shumė tė mirė dhe me eksperiencė, ai vazhdimisht i humbte betejat dhe pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve nuk mundi ta ndalonte pushtimin e ujdhesės dhe hyrjen e arabėve ne Italinė jugore. Deri nė fund tė sundimit tė Mihailit III, viti 856 nėn bizantin kishin mbetur vetėm Sirakuza dhe Taormina.
Nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit, gjatė krizės sė ikonave, ndikimi bizantin u dobėsua. Duket se nė gjysmėn e parė tė shek. IX qytetet dalmatine dhe fiset sllave nė brigjet e detit Adriatik por edhe nė brendi i kėputėn lidhjet mė Bizantin. Ėshtė koha kur ishte formuar shteti serb nėn udhėheqjen e Vllastimirit.
Do tė thotė se vendasit, qė autori nuk i pėrmend e qė unė mendoi se kanė qenė ilirėt–arbėrit kanė qenė tė sulmuar nga njėra anė nga shteti serb dhe nga ana tjetėr thotė Ostrogorski nga arabėt e Sicilisė. Pra Ostrogorski i pėrmend si "Arabė tė Sicilisė" qė do tė thotė se ata aty kanė qenė tė vendosur gjatė kohė dhe tash llogariteshin si vendas dhe jo si arabė tė Arabisė apo tė Afrikės. Nė vazhdim Ostrogorski thotė se nga rreziku i serbėve dhe arabėve, vendasit, qė kanė jetuar nė bregdetin Adriatik, qė ai nuk i pėrmend me emėr por unė mendoi se vendasit kanė qenė arbėrit, ka mundur t’i mbronte vetėm Bizanti i cili i llogariste si territore tė vetat.
Kur arabėt i sulmuan Budvėn dhe Kotorrin, mė 867 e rrethuan edhe Dubrovnikun e qė ky qytet pėr ndihmė iu drejtua Konsatntinopojės. Arabėt e mbajtėn tė rrethuar Dubrovnikun plotė 15 muaj dhe pas intervenimit tė flotės bizantine ata u tėrhoqėn nė bazat e tyre nė Sicili. Qytetet bregdetare tė Ballkanit perėndimorė ku ishte edhe Durrėsi e Vlora dhe qytetet tjera shqiptare, pėr t’u mbrojtur nga sulmet arabe, thotė B.J.Ferluga nė veprėn e tij "Vizantiska uprava u Dalmaciji, Beograd 1958 u kėrkonin ndihme edhe fiseve sllave tė cilat ishin vendosur nė Ballkan dhe shpeshherė atyre u paguanin edhe tatime.
Kisha bizantine (ortodokse) duke u frikuar nga depėrtimi dhe pėrhapja e Islamit nė Shqipėri dhe Maqedoni, ndihmoi dhe nxiti grupe tė ndryshme misionarėsh qė do tė vepronin nė pėrhapjen dhe pėrforcimin e krishterimit, sidomos tek sllavėt tė cilėt kishin ardhur kėtu si paganė dhe fenė e kishin marrė nga shqiptarėt vendas.
Si aktivistė mė tė dalluar pėr tė pėrhapur krishterimin dhe pėr tė ju kundėrvu islamizmit nė kėto troje ishin nxėnėsit e Metodit, Naumi dhe Klimenti tė cilėt ndikuan nė atė qė sa mė thellė tė rrėnjosej krishterimi dhe kultura bizantine, sepse arabėt mysliman ishin nė Sicili, dominonin nė detin Adriatik dhe pjesė tė ndryshme tė Ballkanit dhe njė ditė do tė pushtonin tė gjithė Ballkanin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 61
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   Tue Mar 31, 2009 1:12 pm

Kasem Biēoku, "H. e Popullit Shqiptar",Kaptina pėr Mesjetėn, Tiranė, 2002 faqe 207, thotė se : Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u stabilizua dhe nuk pėrmenden mė dyndje popujsh.
Kjo gjendje etnike e shekujve tė hershėm tė mesjetės nė Arbėri mbeti nė thelb e pa ndryshuar edhe nė shekujt e mė vonshėm, kur nuk ka njoftime pėr dyndje tė reja popujsh, me pėrjashtim tė inkursioneve tė arabėve tė Sicilisė nė sh. VIII-IX nė brigjet shqiptare tė Detit Adriatik.
Prof Dr, Kristo Frashėri "Pėrhapja e islamizmit te shqiptarėt", Fakti ,11 shtator 2006 Shkup, thotė se pėrhapja e islamizmit te shqiptarėt ėshtė e lidhur ngushtė me pushtimin turk tė Shqipėrisė. Megjithatė, shqiptarėt kanė qenė nė kontakt me banorė myslimanė shumė shekuj mė parė. Kėto kontakte nė fillim janė kryer nėpėrmjet, me sa dihet, sulmeve pirateske tė saraenėve, pastaj nėpėrmjet marrėdhėnieve tregtare qė arabėt e Afrikės Veriore, pasi pushtuan Sicilinė dhe Italinė e jugut, zhvillonin nė qytetet shqiptare tė Adriatikut. Nė disa kronika raguzane flitet pėr inkursione plaēkitėse tė piratėve saraenė (arabė) tė Afrikės Veriore nė brigjet shqiptare nė shek. IX)43. Mendohet se gjatė kėtyre inkursioneve arabėt kishin krijuar disa pikėmbėshtetje nė Adriatik dhe se njėra prej tyre ndodhej nė brigjet e Shqipėrisė Veriore, pranė lumit Buna dhe se fshati i sotėm Serreq, i cili nė kadastrėn venedikase tė Shkodrės tė vitit 1416 ėshtė i shėnuarme emrin "Sarrachinopoli" (Qyteti i Saracenėve) pėrfaqėson njė prej atyre pikėmbėshtetjeve arabe tė Mesjetės sė hershme
Mendohet gjithashtu se nė eposin e njohur tė Gjergj Elez Alisė, bajlozi i zi ose arapi i zi qė kėrkonte si mitė nga shqiptarėt ēdo vit vajza tė reja, ėshtė njė reminishencė e kėtyre sulmeve periodike pirateske.
Gjeografi i njohur arab i shekullit XII Idrisi me origjinė nga Maroku, i atashuar pranė mbretit tė Sicilisė, Rozėherit tregon se veprėn e vet "Kitabi Rozėher" tė pėrfunduar nė vitin 1154, se ka vizituar brigjet shqiptare dhe jep disa njoftime, ndonėse tepėr tė pakta, pėr Durrėsin dhe Vlorėn.
Le tė pėrmendim nė shek. XIII, nė ushtrinė e mbretit tė Napolit, Karli I Anzhu, pėrmendet njė repart mercenarėsh arabė tė vendosur nė Durrės me komandant njė farė Musa Saraceni i cili mori pjesė krahas ushtrive anzhuine nė luftimet qė kėta zhvillonin nė Berat kundėr bizantinėve nė vitin 1281.
Duhet pėrmendur edhe atė qė nuk e ka pėrmendur Kristo Frashėri se mbiemri Saraqi, Saraqini dhe arapi ėshtė shumė i pėrhapur ndėr shqiptarėt sidomos te ata tė bregdetit Adriatik.
Po ashtu do tė duhet tė pėrmendim edhe njė kėngė qė kėndohet nė trevėn e Kėrēovės e ku pėrmendet arapi i zi i cili pėr ēdo vit ka mbledhur tatim shumė tė madh. (vergi tė madhe.
Pastaj ekziston njė mulli nė rrethin e Kėrēovės i cili e ka emrin "Mulliri i Arapit" (afėr fshatit Cėrvicė) dhe nė bisedė me pronarin e kėtij mulliri Ali Rama nga fshati Llaxhe i Kėrēovės, nuk din tė tregoi se prej ku ka ardhur ai emėr por ėshtė i mendimit se dikur do tė ketė qenė pronė e arabėve qė kanė kaluar kėtu pari dhe janė marrė me tregti.
Nė malin e Bistrės ėshtė edhe vendi qė quhet "Arap Kulla" (Kulla e Arapit) ku ka rrėnoja themelesh tė ndonjė kalaje dhe ėshtė nė rrugėn qė kanė pėrdorur karvanėt tregtar Shkup - Gostivar – Dibėr (Rahonik) – Durrės e qė ndoshta dikur para ardhjes sė turqve kėtu ėshtė pėrdorur edhe nga arabėt tregtarė.
Sa i pėrket kėngės pėr Arapin e zi, Dr Hamit Xhaferi nė librin e tij "Epika popullore shqiptare nė trevėn e Kėrēovės" Tetovė, 1996 e ka klasifikuar nė kategorinė e kėngėve burimore kreshnike nga treva e Kėrēovės dhe na sqaron se "arapi zi" ka qenė njėri ndėr popujt e ardhur nga Azija ne keto troje. Edhe Prof.dr.Kristo Frashėri pėrmend kėngėn e Gjergj Elez Alisė dhe thotė se ka tė dhėna pėr qėndrimin e arabėve nė Ballkan dhe Shqiperi. Nga kenga shihet se personazhi i kėngės qė pėrmend Kristo Frashėri, e ku pėrmendet lufta kundėr arapit tė zi (myslimanw nga Afrika)e ka emrin Gjergj Elez Alija d.m.th se ai shqiptari qe dikur kishte qene Gjergj tash eshte Elez Alia dhe ka pranuar fene Islame, ose edhe kėngėn qė unė e shėnova nga libri i Hamit Xhaferrit e qė po ashtu pėrmend luftėn kundėr arapit tė zi ėshtė me emrin Shishman Mefmet Aga qė do tė thotė se ka qenė mysliman.
Dhe po t’i marrim kėto kėngė si burime gojore nga populli e qė kanė ardhur gojė pas goje deri te ne e ku pėrmendet lufta kundėr arapit tė zi, nga dy emra shqiptarėsh mysliman e qė tek njeri ėshtė i ruajtur edhe emri katolik, Gjergj tregon se bėhet fjalė pėr gjurma tė Islamit edhe para osmanlive.
Mehmed Hanxhiq, Islamizacija Bosne i Hjercegovine, Sarjevo, 1940, faqe 17, duke folur pėr Bogomilėt, thotė se tek sekta e Bogomilėve kanė ndikuar edhe fetė tjera qė atėherė kanė qenė prezente nė Bullgari e qė ka qenė feja Ebreje dhe Islame.
Ndoshta dikuj do ti duket e ēuditshme, thotė Hanxhiq, se pėrmendet si faktorė Islami pėr zgjėrimin e bogomilėve, por ai ėshtė fakt historik.
Ebrejtė kanė pasur nė Selanik njė komunė tė tyre qė nė kohėt e hershme, ku kanė bėrė tregėti dhe prej aty kanė vazhdukar drejt Bullgarisė dhe shteteve tjera tė Ballkanit.ku kanė tentuar tė zgjėronin fenė e tyre., Poashtu edhe pėr arabėt thuhet se kanė shpėrndarė libra fetare na Bullgari dhe gjith Ballkanin me qėllim qė ta zgjėronin fenė Islame.
Hanxhiq nė vazhdim thotė se Dr. Lujo Thaller nė librin " Od vraēa i ēarobnjaka do modernog lijeēnika" pėrmend se nė kėtė kohė Bullgarija ka qenė e mbushur me muslimanė dhe se njėherė pushjteti bullgarė i kishte mbėledhur dhe djegur librat muslimanė qė i kishin shpėrndarė emisarėt e ndryshėm muslimėn.
Jakut, autori i fjalorit tė madh gjeografik "Muxhemul Buldana", Kairo, 1906 qė ka ndėrruar jetė mė 1228, duke folur pėr Bashgirdėt dhe muslimanėt nė Hungari (Ismailitėt) thotė se i ka takuar nė Halep disa muslimanė nga Hungaria duke studjuar Islamin dhe ka biseduar me disa prej tyre dhe i ka pyetur se prej ku e kishin marrw Islamin e njeri nga ata i ishte pergjigjur se: " Kam ndegjuar mė tė moshuarit se ne tokėn tonė , Hungari, kanė ardhur shtatė myslimanė nga Bullgarija dhe e kanė pėrhapur fenė e drejtė Islame, zoti i shpėrbleftė".
Franjo Raēki pėrmend, se nė kėto teritore (Ballkan) ka pasur myslimanė qė nga kohėt e hershme dhe ate nė pjesėn e poshtme tė Vardarit, nė krahinėn e Selanikut.
Perandori bizantin Teofil (829-841) ka shpėrngulur numėr tė madh myslimanesh nga Azia dhe i ka vendosur rreth Vardarit tė emruar si "Vardariotet".
Nga kjo mund tė kuptojmė se nė Bullgari dhe teritoret rreth sajė, trojet shqiptare e mė gjere, ka pasur myslimanė qė nė sh. IX e qė u kanė ndihmuar bogomilėve nė zgjėrimin e tyre sepse Bogomilet jėnė perputhur nė shumė pika me muslimanėt.
Shkenctari me zė botėrorė, Thomas VV Arnold, ne veprėn e tij "Historia e pėrhapjes sė Islamit", kur flet pėr Bogomilėt dhe pranimin e Islamit nga ata, thotė se ata u pėrzien me muslimanėt pėr njė kohė tė shkurtėr.

Qiro Truhelka nė vepėrėn e tij " O poreklu bosanskih muslimana"thotė se bogomilizmi ishte shumė i afėrt me muslimanėt dhe ata nuk e kishin vėshtirė ta pranonin fenė Islamė.
Para se tė flasim pėr veprėn e Faveyrial dhe ēka thotė ai pėr shqiptarėt, dhe pushtimin e tyre nga arabėt, mė duhet qė tė shėnoj dy fjalė pėr kėtė autor, qė lexuesi tė ketė sadopak njė informatė pėr kėtė person, qė unė mendoj se na jep tė dhėna tė rėndėsishme pėr kontaktet e para tė shqiptarėve me arabėt dhe Islamin.
Zhan Klod Faveyrial u lind mė 25 mars 1818 nė Sent Etjen tė Francės. Ka kryer shkollime tė larta. Mė 1 korrik 1844 emėrohet nėnxhakon dhe 6 muaj mė vonė emėrohet edhe xhakon. Pasi bėni betimin e tij, mė 13 mars 1845, ai mori shenjtėrimin e Kongregacionit, dhe u bė prift mė 17 maj tė po kėtij viti. Nė korrik tė vitit 1847 e gjejmė nė Konstatinopojė si veprimtarė i kishės katolik nė Perandorinė Osmane. Nė vitin 1866 u dėrgua nė Selanik e mė pas mė 1867 nė Manastir.
Nė vitet 1850 dhe 1867, nė strehėn "Shėn Benua" nė brigjet e Bosforit, ėshtė koha kur Faveryal filloi tė grumbullonte njė bibliotekė historike tė librave tė rralla nė lidhje me shqiptarėt, bullgarėt dhe vllahėt. Ai gėrmoi historinė e popujve tė pjesės jug perėndimore tė Gadishullit Ballkanik.
Ai e vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1884 dhe sė bashku me Apostol Margarit (1832-1902) inspektor i shkollave rumune nė Perandorinė Osmane, themeloi shkolla nė Berat, Korēė dhe Prizren. Ai bėhet mik shumė i madh i shqiptarėve, bullgarėve dhe vllehve. Prej vitit 1867 e deri sa vdiq, shėrbente si profesor i Liceut vlleh nė Manastir ku ligjėronte kurse tė frėngjishtes dhe filozofisė Vdioq nė Manastir mė 26 nėntor 1893.
Faveryal, nė seminaret e Lionit kreu studimet e tij tė larta dhe fetare. U pranua nė Kongregacion nė vitin 1843. Ai kish pasur dėshirė tė bėhej jezuit. Studioi gjuhė mė tė ndryshme: Turqisht, italisht, bullgarisht, dhe grumbullonte libra nga mė tė vjetrat nė lidhje me popujt e Ballkanit. Ai pyeste tė huajt qė kalonin dhe pena e tij nuk pushonte sė shkruari gjithēka qė dėgjonte tė thuhej pėr kėta popuj e veēmas pėr shqiptarėt. Ai e trajtoi ēėshtjen e lindjes nga pikėpamja fetare)60. I dha dorėn e fundit Katekizmit Vlleh, dhe siguroi njė histori tė Shqipėrisė sepse nė fund ishin shqiptarėt subjekt i preokupimeve tė tij)61
"Shqiptarėt- shkruante ai, pėrbėjnė njė komb, njė racė tė fortė e tė guximshme qė kėrkojnė pavarėsinė e tyre."
Nė kėtė pasqyrė tepėr tė shkurtėr tė momenteve kryesore tė jetės sė autorit mund tė shtohen disa tė dhėna mbi Faveryalin qė gjinden nė njė letėr tė shkruar nė Manastir (Bitol), mė 27 nėntor 1893, nga Imz. Vinsent Dypua, prift i misionit, pėr tė njoftuar Strehėn-Amė nė Paris mbi vdekjen e dijetarit tė madh tė Gadishullit Ballkanik ZH.K. Faveyrial.
Pas lėvdatave dhe fjalėve nė superlativ qė thotė ai pėr Faveyrialin, kėrkon nga streha Amė nė Paris qė tė dėrgohet njė person qė do ta dinte historinė dhe teologjinė dhe ti merrte nė dorė shkrimet qė ka lėnė ky njeri shumė i madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 61
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   Tue Mar 31, 2009 1:14 pm

Librat e harruar te Zhan Klod Faveyrial

"Historia e Shqipėrisė".
Historie de l’Albanie (Historia e Shqipėrisė)
Histoire Valaque (Historia vllehe) 1891
Histoire de la presque’ ile d’ Ilyrie (Historia e Gadishullit tė Ilirisė.
Zbuluesi i kėtij dorėshkrimi ėshtė Robert Elsie, Olsbeim (Eifel), Allemagne 2001. Ai pėr herė tė parė pėr ekzistimin e kėtij dorėshkrimi kishte dėgjuar nė fillim tė vitit 1990. I kishin thėnė se dorėshkrimi ishte nė Stamboll. Ai kishte kėrkuar nė Sulejmani dhe nė arkivat tjera tė Turqisė por pa sukses.
Dhe ishte mė tepėr fati thotė ai qė na udhėhoqi, nė pranverėn e vitit 1998, drejt kolegjit "Shėn Benua" nė Karakoj ku pėr dorėshkrimin nė fjalė nuk dihej asgjė e aq mė tepėr kur dihej se dosja "Shqipėria" dhe pjesa mė e madhe e arkivave ishin dėrguar nė Paris.
Mė nė fund mė 20 shtatorė 1999 At, Iv. Danzhu, pėrgjegjės pėr arkivat e Strehės-Amė tė bashkėsisė sė misionarėve Lazaristė nė Paris na sinjalizoi rastėsisht zbulimin e veprės mė tė rėndėsishme tė Faveryalit.
L’Histoire de l’Albanie ishte shkruar midis viteve 1884-1889. Dorėshkrimi qė pėrmban 463 faqe ėshtė vepėr e shumė duarve dhe mund tė llogaritet se ai ua ka diktuar ndihmėsve tė tij nė Manastir. Aty janė tė shėnuara edhe korrigjimet dhe shtesat nga vetė dora e autorit.
Ai duket se ka pėrdorur tė gjitha burimet e rėndėsishme tė historisė ballkanike tė shfaqura seri nė ditėt e sotme: Arvantini, Ami-Bue, Kanty, Dezobri dhe Dashle, Farlati, Hammer&Purgstall, Hekard, Lavale, Le Bo, Puarzo e Kais, dhe mbi tė gjitha tė madhin Pukėvill.
Zbuluesi nė vazhdim na thotė se Historia e Shqipėrisė e Zhan Klod Faveryal ėshtė njė vepėr plotė me njoftime tė reja dhe pėrfshin hollėsi tė shumta qė nuk gjenden kund tjetėr. Ėshtė njė prift katolik qė punonte nė zemėr tė njė rajoni ortodoks tė Perandorisė Osmane.
Kapitulli qė neve na intereson dhe qė i pėrshtatet temės pėr tė cilėn flasim ėshtė ai XXI: Arabėt nė Shqipėri. Nė kėtė kapitull Zhan Klod thotė se nė historinė e arabėve qė e ka shkruar Dedillot , nė vėllimin I, faqe 309 lexojmė se: "Zotė tė Palermos arabėt pėrfituan nga ngatėrresat e pasardhėsit tė sharlemanjes me bijtė e tij dhe tė grekėve tė Puljes me dukėt Lombardė tė Beneventos, pėr tė pushtuar Brindizin dhe disa vjet pas tij Barin.
Duke zotėruar njė port mbi Adriatik, ata mundėn tė shkretojnė pa u ndėshkuar brigjet e Dalmacisė dhe ato tė Italisė Lindore, tė kėrcojnė Peloponezin dhe ishujt Jonianė qė ishin lėnė pa ndihma nga perandorėt e Konstantino pojės.
Nė tė vėrtetė, kur u bėnė zotėr tė Sicilisė, Tarentit, Barit, dhe vendeve tjera italiane, Aglabitėt ose Saraqenėt nuk lanė mbrapshti pa bėrė, nė Sicili nga njėra anė dhe nė Shqipėri nga ana tjetėr. Nė vitin 811 ata u bashkuan me sllavėt pėr tė rrethuar Patrėn nė Peloponez. Duke depėrtuar mė pas nė Adriatik, ata plaēkitėn njė numėr tė madh vendesh dhe u fortifikuan nė disa tė tjera.
Nė qendėr tė Shqipėrisė, ata, arabėt u vendosėn nė Amantia, San Severin, (pran Tepelenės) dhe nė Tropas. Prej andej ata i shtrinė shkatėrrimet e tyre nė tė gjithė Shqipėrinė duke marrė fėmijėt e tyre pėr haremet dhe burrat pėr tė punuar nė fushat e tyre nė Afrikė.
Nė vitin 850 ata morėn Barin dhe shkatėrrimet e tyre nuk njohėn kufij. Nė Itali ata plaēkitėn Romėn, nė Shqipėri ata bėnė pre tė gjitha qytetet deri nė Raguza.
Mė nė fund e rrethuan kėtė qytet pėr 16 muaj, deri sa perandori Bazil Maqedoni i dėrgoi nė ndihmė njė flotė komanduar nga Horifa. Me tu liruar Raguza, Horifa thirri nė ndihmė tė gjithė popujt e Adriatikut... dhe shkuan pėrmes detit tė rrethonin Barin, tė cilin njė ushtri franceze e kishte rrethuar nga toka. Luigji e shtiu nė dorė kėtė fortesė mė 15 shkurt 871.
Luigji II u bėnė thirrje perandorit bizantin dhe atij gjerman qė tė pengojnė hyrjen e saraqenėve (arabėve) ne detin Adriatik, sepse pasi do ti dėbonte nga Italia do t’i dėbonte edhe nga Sicilia.
Zhan Klod thotė se ėshtė bazuar nė librin 71 faqe 17 tė dijetarit tė madh "Lė Bo" pėr atė qė thotė se duhet tė pranojmė atė se bizantinėt i bėnė njė shėrbim Shqipėrisė qendrore, pasi ata pėrzunė Saraqenėt (arabėt) nga Amantia, San Severini, dhe Tropasi, me ndihmėn e malėsorėve shqiptarė. Pra malėsorėt sulmonin nga toka kurse bizantinėt nga deti dhe u ndėrpritnin lidhjet me Afrikėn.
Zhan Klod citon librin e Pukėvillit, vėllimi I, faqe 338 ku ka thėnė se gjenerali Maksenti nė ushtrinė e tė cilit merrnin pjesė thrakasit, shqiptarėt, sllavėt, kapadoki anėt nuk arriti t’i dėbonte arabėt nga Ballkani dhe nga Shqipėria.
Ishte Nikifor Foka ai i cili i pėrzuri arabėt por ata nė vitin 1072 depėrtuan pėrsėri nėpėrmes tė Adriatikut. 135 Me qė Perandoria Bizantine ishte ajo qė nxori arabėt nga Shqipėria, mund tė mendohet se ajo pastaj mbeti nėn sundimin e asaj perandorie.
Favezrial mendon se zotėrimi bizantin duhet tė ketė qenė i kufizuar sepse shqiptarėt malėsorė nuk e pėrfillnin as Bizantin dhe nuk i paguanin tatime por thotė ai se qytetet shqiptare bregdetare mund tė jenė pajtuar tė rrinė nėn Bizantin duke u frikuar se arabėt do tė ktheheshin pėrsėri.)81 Edhe Shqipėria e Epėrme pati vuajtur shumė nga arabėt, po ashtu edhe Prevali, Doklea, Zeta , thotė ai dhe tė gjithė kėto u bashkuan me Bayil Makedonin pėr tė shpėtuar Raguzėn nga arabėt tė cilėn aniet arabe e mbanin tė rrethuar pėr 15 muaj. Klod nuk pajtohet me Konstantin Porfirogenitin se Prevalianėt Zetanėt dhe popullata tjetėr e Ballkanit ranė nėn sundimin Bizantin. Ai thotė se kėta kanė pranuar njė lloj protektorati pėr atė qė Bizanti u kishte ndihmuar kundėr arabėve.
Klod ėshtė i mendimit se principatat shqiptare nė shekullin e shtat kanė qenė ashtu si qė kanė qenė nė shekullin XV. Ai pėrmend Konstantin Porfirogenitin tė ketė thėnė se shqiptarėt nuk i janė nėnshtruar plotėsisht Bizantit ose ndoshta i kanė paguar vetėm disa tatime.
Ai na bind se Shqipėria duke mos shpresuar nė ndihmat e Biyantit, i mblodhi forcat e saja i organizoi dhe nėn udhėheqjen e ndoshta tė njė Skėnderbeu tė parė, ndaloi dyndjet e sllavėve nė Sharr dhe sulmet arabe nė detin Adriatik.
Atė se Shqiptarėt kanė luftuar me forcat e veta kundėr sllavėve dhe arabėve dhe se nuk kanė qenė plotėsisht tė nėnshtruar nga Bizanti por kanė pasur njė lloj pavarėsie, Flavryal na prezanton letrėn e Papa Gjonit VIII nga viti 879 drejtuar shqiptarėve:
{Kemi dėgjuar tė flitet mjaftė pėr mirėsinė tuaj, pėr njerėzit dhe pėr dashurinė tuaj ndaj Zotit dhe ne marrim guximin tė ju porosisim nė emėr tė apostujve Shėn Pjetrit dhe Shėn Palit qė tė bėni tė mundur kalimin shėndoshė e mirė tė ambasadorit tonė tė tanishėm tek biri ynė Mihaili, mbreti i Bullgarisė.
Pėr ta vėrtetuar thėnien e Klodit ne do ta krahasojmė me Ostrogorskin.
Zhan Klod nė faqe 133 thotė se ;"Arabėt pėrfituan nga ngatėrresat e brendshme qė kishte Bizanti dhe pushtuan Brindisin…disa vjet mė vonė Barin…brigjet e Dalmacisė dhe ato tė Italisė…nuk lanė prapėshti pa bėrė nė Sicili nga njėra anė dhe nė Shqipėri nga ana tjetėr.
Ostrogorski pėr tė njėjtėn periudhė thotė nė faqe 289;" Ndikimi bizantin nė Ballkanin perėndimorė u dobėsua nė kohėn ė krizės sė ikonave)89. Duket sė nė gjysmėn e parė tė shek. IX qytetet dalmatine dhe fiset sllave ne bregdet dhe nė brendi tė vendit e kishin humbur lidhjen me Bizantin.
Filloi t’u kanoset rreziku edhe nga arabėt qė ishin nė Sicili. Ostrogorski kėtu pėrmend vetėm fiset sllave dhe si duket ka harruar se nė Ballkanin Perėndimorė kanė jetuar edhe shqiptarėt. Si duket pse ai vetė ishte sllav dhe mė shumė e ka interesuar ēėshtja sllave.
Kėtė lėshim tė tij e pėrmirėson Zhan Klod i cili thotė se jo vetėm qė e kishin humbur lidhjen me Bizantin por shqiptarėt u organizuan vetė dhe luftuan kundėr sllavėve qė vinin nga veriu dhe arabėve qė vinin nga deti Mesdhe e Adriatik.
Klod thotė se sllavėt u bashkuan me arabėt dhe rrethuan Patrėn qytet nė Peloponez kurse Ostrogorski kėtė nuk e pėrmend fare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 61
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   Tue Mar 31, 2009 1:17 pm

Ostrogorski thotė se arabėt erdhėn nė Sicili mė 827 dhe pozita e Bizantit me detin Mesdhe ishte lėkundur mjaft dhe kjo ndjehej edhe nė Detin Adriatik. Konstantin Porfirogenit ka qenė i mendimit se sundimi i Mihajlit II ka qenė periudha kur ndikimi bizantin nė brigjet e detit Adriatik ishte mė i ulėt
Zhan Klod: K. Porfirogenit qė dihet se ėshtė konsultuar me arkivat e Bizantit e qon dobėsimin e Bizantit deri nė kohėn e Herakliut dhe thotė se popullata nė vendet e Ballkanit ishte gati se e pa varura dhe as qė shpresonin pėr ndonjė ndihmė nga Bizanti e cila ndihme do ti mbronte nga sulmet arabe dhe sllave.
Nė perėndim Bizanti i humbi luftėrat njė pas njė. Nė vitin 902 arabėt sulmuan qytetin Taormina, vendi i fundit qė e kishte Bizanti. Me kėtė dhe u rrumbullakua pushtimi i Sicilisė nga arabėt pas luftėrave shumė tė rėnda dhe tė gjata qė vazhduam rreth 75 vjet. Nė lindje arabėt ishin zotėri jo vetėm tė Detit Mesdhe por edhe tė atij Egje.)96
Nė vitin 1025 Vasili II pėrgatiti njė ekspeditė tė madhe qė do ta ndėrmerrte kundėr arabėve nė Sicili dhe bregdetin Ballkanik.. Por mė 12 dhjetor 1025 ai vdiq dhe ky plan i tij mbeti pa u realizuar.
Burim shtesė nr. 1
Nė shek. XIII, Serbia e mori definitivisht Prizrenin e kjo ndodh nė kohėn e Millutinit, kur Serbia fillon tė depėrtojė drejt Detit Adriatik, e me kėtė edhe tė zgjerojė kufijtė e etnosit serb drejt kėtyre viseve tė luginės sė Drinit. Kjo ndikoi qė mu nė kėtė qytet tė formohet njė qendėr e madhe tregtare. Kjo shihet edhe nga se nė Prizren janė farkuar edhe tė hollat e Serbisė mesjetare.
Kėtu mbaheshin edhe panaire tė mėdha, ku shpesh vinin tregtarė nga Venediku, Kotori, Korėkyra, Mleti, Dubrovniku dhe Greqia. Unė do tė kisha shtuar se kėtu do tė ketė pasur edhe tregtarė arab tė cilėt kanė dominuar Detin Mesdhe dhe Adriatik.)98
Kėshtu, Prizreni (nė kohėn ilire Theranda) u gjet gati nė qendėr tė rrugės "Via de Zenta" e cila fillonte nė Shėn Gjin, ku bėheshin shumė transite detare, vazhdonin drejt lindjes gjer nė Nish-Naisus.
Burim shtesė nr. 2
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Universiteti i Tiranės, Instituti i Historisė ,Tiranė 1967 faqe 9.
" Shqiptarė ishin edhe ata tregtarė e lundėrtarė tė shkathtė, qė rrihnin Mesdheun deri nė Egjipt, Siri, Palestinė," e qė ishin shtete myslimane dhe shqiptarėt ishin nė kontakt tė vazhdueshėm me kėto tregtarė dhe pėrveē tregtisė merrnin edhe nga kultura Islame..
Burim shtesė, nr. 3
Historia e Popullit shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Historisė, Tirane 2002.
Kontaktet e shqiptarėve me fenė islame janė mė tė hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, pėrderisa qė nė kohėt paraosmane kėto toka janė shkelur vazhdimisht nga tregtarėt arabė qė vinin nga lindja, forca ushtarake tė shtetit arab i cili nė shek. 8-9 ishte nė kulmin e fuqisė sė tij dhe kishte pushtuar shumė pjesė tė Evropės apo pėrfaqėsuese tė tjera tė botės orientale - islamike. Megjithatė, fillimet e islamizmit tė popullsisė shqiptare nė trajtėn e njė procesi historik, njėkohėsisht janė tė lidhura me fillimet e vendosjes sė sundimit osman nė Shqipėri.

Burimi shtesė nr. 4
Orientalisti serb R, Bozhoviq, kontaktet islamo-evropiane, e veēanėrisht ato sllavo-islame, por edhe ndikimet reciproke i sheh se janė zhvilluar nė tri drejtime e qė mund tė vlejnė edhe pėr shqiptarėt:
1. Nėpėrmjet Bizantit, pėrkatėsisht kufirit bizantin arab dhe luftėrave ndėrmjet dy perandorive.
2. Nėpėrmjet basenit mesdhetarė, pėrkatėsisht Spanjės, Egjiptit dhe Sicilisė, nė tė cilat civilizimi arab ka arritur pėrmasa tė mėdha.
3. Nėpėrmjet Hungarisė, pėrkatėsisht nėpėrmjet veriut dhe luftėtarėve nomadė tė Peēenegėve. Ky vrojtim i Bozhoviqit do tė mund tė aplikohej thuajse nė tėrėsi pėr pjesėn lindore tė trojeve iliro- shqiptare.
Arabėt dhe kulturėn arabo- islame e kemi tė pranishme nė Adriatik dhe viset bregdetare qysh nė shekullin VIII, e qė me ndėrprerje tė shkurtra do ta hasim deri nė fillim tė shek. XI, apo nė vitin 1023 kur arabėt ndėrmorėn sulmin e fundit nė bregun lindorė tė Adriatikut qė nėnkuptohen brigjet e Shqipėrisė.
Nga kėto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze, prej tre shekujsh, e intensive rreth njė shekull e gjysmė, kemi ndikime tė mėdha reciproke, e sidomos tė atyre arabo- islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro shqiptare, si kulturė mė e avancuar dhe cilėsore.
Tė gjithė kėtė e them duke u bazuar nė Pomorska Enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, faqe 182 dhe R. Bozhoviq e qė plotėsisht pėrputhet me tė dhėnat qė na jep Zhan Klod Flaveyrial pėr dominimin e arabėve nė detin Adriatik, Mesdhe dhe Ballkan.
Dhe enklavat myslimane qė ishin formuar nė tokėn e Shqipėrisė, Dalmaci,Italinė jugore dhe Sicili, tė rrethuar nga tė krishterėt, tė cilėt me iniciativėn e Papės pėrgatitnin kryqėzata tė njėpasnjėshme qė tė zhduknin ēdo gjė qė ishte Islame.
Pėrkatėsisht myslimanėt ishin njė numėr simbolik nė kohėn kur Perandorisė Osmane erdhi nė trojet shqiptare dhe nė Ballkan, dhe nuk ishin tė organizuar nė mėnyrė institucionale sepse kryqėzatat qė kalonin nėpėr Shqipėri e Ballkan vritnin e zhduknin edhe tė krishterėt qė kisha i quante heretikė (Bogomilėt) dhe me kėtė rast ishin zhdukur, dėbuar numėr i madh myslimanėsh nga kėto troje.
Burimi shtesė nr. 5
Stjepan Antoljak, duke shkruar pėr "Prespanski Asamati" thotė se prifti francez Petar Tudebod, pjesė- marrės nė kryqėzatėn e parė, na lajmėron se kryqtarėt me komandantin Tankred erdhėn nga Kosturi (Kastoria) nė Pellagoni ku ishte njė qytet i fortifikuar i heretikėve qė ishte i ndėrtuar afėr njė liqeni. E rrethuan nga tė gjitha anėt dhe e pushtuan dhe pastaj e dogjėn me tė gjithė banorėt brenda qė ishin heretikė (bogomil).
Nėse njė gjė e tillė ka ndodhur me bogomilėt qė kanė qenė sekt e krishterė atėherė ēka do tė ketė ndodhur me myslimanėt qė i kanė hasur nė Ballkan e qė fatkeqėsisht ende nuk kemi zbuluar tė dhėna tė mjaftueshme. Por duke u mbėshtetur nė tė dhėnat se ēka bėnė kruqtarėt me myslimanėt kur arritėn nė tokat e tyre nė Palestinė, shumė lehtė mund tė konstatojmė se myslimanėt e Ballkanit nuk kanė kaluar mė mirė se ata dhe nuk kanė mundur t’i rezistojnė njė shfarosje totale.
E njėjta gjė ndodhi edhe me myslimanėt e Spanjės dhe nėse ndjekim kronologjinė e ngjarjeve do tė shohim se ky zgjerim i perandorisė osmane erdhi pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė, para rėnies sė Granadės (1492), qyteti i fundit islamik nė Andaluzi (Spanjė).
Burimi shtesė nr. 6
Pėrsėri Rade Bozhoviq
Bozhoviq praninė Islame nė Ballkan dhe trojet shqiptare e sheh tė ketė depėrtuar nėpėrmjet Bizantit, pellgut tė Mesdheut,, Spanjės, Egjiptit, Sicilisė, dhe nga Hungaria nėpėrmjet luftimeve tė Peqenegėve. Ai thotė se Peqenegėt myslimanė janė bartės tė mundshėm tė kulturės arabo-islame nė Ballkan. Duke e marrė parasysh arsimimin e tyre tė shkėlqyeshėm, qė shumė historianė e theksojnė, gjithsesi se kanė qenė bartės adekuat tė kulturės dhe natyrės arabo-islame.
Kulturėn arabo-islame e kemi tė pranishme nė trojet iliro-shqiptare edhe me peqenegėt qysh nė shek. VIII tė cilėt nė kėtė kohė i hasim tė kufizuar nė jug me themėn e Maqedonisė, Strumės, nė veri-perendim me sllavėt, nė lindje me Detin e Zi nė veri me hungarezėt.
Burimi shtesė nr. 7
Vilijam Tirski shprehimisht pohon se "Cubat e popullit endacak qė bėhen synet (cirkumizohen) janė peqenegėt qė kanė depėrtuar nė Ballkan nga veriu".
Burimi shtesė nr. 8
"Turqit vardarianė",tė cilėt nga Anadolli i shpėrnguli c**** bizantin Teofili, (829-842) pėr arsye se e kishin pranuar Islamin dhe i kishte vendosur nė Maqedoni.
Franjo Raēki mendon se turqit vardarianė zanafillėn e kanė myslimanė.
Pėr turqit vardariotė na jep tė dhėna edhe Dr.Kosta Adzievski, "Podelbata na Makedonija spored Partitio Romaniae" Skopje, 1982, ku thotė se Thema Vardaria pėrmendet nė "Partitio Romaniae" dhe ka tė bėjė me turqit vardariotė tė cilėt perandorėt bizantinė i kanė sjellur dhe i kanė vendosur nė rrjedhėn e mesme tė Vardarit.
Burimi shtesė nr. 9
Burimet flasin se ka pasur myslimanė nė mbretėrinė bullgare nė kohėn kur Bullgaria arriti kulmin e fuqisė sė sajė nė Mesjetė, koha kur edhe territoret shqiptare ishin nėn sundimin e sajė. S. Hill pohon se bullgarėt nė fund tė shek. IX depėrtuan gati deri nė Durrės. Gjatė Simeonit edhe Kosova ishte nėn sundimin e bullgarėve.
c**** bullgar Borisi nė vitin 864 e kryqėzoi popullin e tij qė ishte pagan. Pas kryqėzimit tė popullatės doli problemi se ēka duhej bėrė me librat myslimane tė Saraqenėve (myslimanėve) qė ishin pėrhapur nė mbretėrinė Bullgare, dhe derisa ky shtet shtrihej edhe nė tokat shqiptare, atėherė mund tė themi se Saraqenėt kanė vepruar edhe nė Shqipėri pėr pėrhapjen e Islamit. Pra problem u banė librat islame dhe nuk dinin bullgarėt se si tė vepronin me ta. Kjo ēėshtje arriti deri te Papa Nikolla I, i cili pastaj u dha pėrgjigje dhe udhėzim se si duhej tė vepronin: "Ju pyetni ēduhet bėrė me librat heretike tė saraqenėve. Ata natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse, sikur qė ėshtė shkruar nė ungjill, kuvendimet e kėqija e prishin moralin e shėndoshė, e pėr kėtė, ata libra si tė dėmshme dhe heretike, dorėzojani zjarrit.
Burim shtesė nr.10
Franjo Raēki kur flet pėr kėtė ngjarje, thotė se arabėt kanė kaluar nėpėr Siujdhesėn Ballkanike dhe kanė provuar pėrhapjen e fesė Islame, duke shpėrndarė libra fetare pėr tė cilat bėmė fjalė edhe mė lartė.
Dr. Ljubo Taller nė librin e vet, "Nga fallxhorėt e magjistarėt deri te mjeku modern" e cek edhe atė se nė kėtė kohė Bullgaria ka qenė pėrplot myslimanė dhe se njėherė bullgarėt i kanė djegur librat myslimane.
Kush ishin Peqenegėt dhe prej ku erdhėn ?
Tė dhėnat rreth prejardhjes sė Peqenegėve janė tė dorės sė dyte dhe duhet tė merren me rezervė. Nė Enciklopedinė Britanika lexojmė se Peqenegėt janė popull qė kanė jetuar nė lindje tė Evropės tė cilėt nė historinė mesjetare luajtėn njė rol tė konsiderueshėm.
Historiani e filozofi anglez me famė tė madhe botėrore, Th. Arnold, pohon se: "Peqenegėt janė shpėrngulur nga brigjet e Uralit, nga fundi i shekullit IX, pėr tė vendosur nė tokat qė shtriheshin ndėrmjet Danubit dhe Donit. Disa pohojnė se Peqenegėt janė popull me prejardhje turke tė cilėt rreth shekullit VIII jetuan rreth detit Kaspik, kurse nė shekullin e IX depėrtuan nė detin e Zi e sipas burimeve tjera kanė jetuar ndėrmjet Vollgės dhe Uralit.
Udhėpėrshkruesi i njohur mesjetarė nga Afrika e Veriut, Ibrahim Ibėn Jakubi i cili nė vitin 956 vizitoi Pragėn nė Ēeki, pohon se nė vitin 965,fiset e mėdha veriore flasin sllavishten...me ē’rast pėrmend edhe "Boshnjakėt"d.m.th Peqenegėt.
Sipas "Itinerarit" tė Benjamin di Tudel, nė shekullin XII, nė Konstantinopol vinin tregtarė nga Babilonia, Persia, India, Egjipti, Kanina,Rusia, Hungaria, nga vendi i Peqenegėve dhe Hazarėve.
Disa hulumtues rusė mbajnė qėndrimin se aradhat e para tė Peqenegėve janė paraqitur nė Hungarinė fqinje nė shekullin X. Kjo mund tė vėrehet edhe nga ajo se c**** bullgarė, Simeoni, peqenegėt i shfrytėzoi pėr mbrojtje kundėr hungarezėve, po nė kohėn pėr tė cilėn flasim, pra sh.X.
Pėrhapja gjithnjė mė e shpejtė dhe mė e gjerė e Islamit nė jug dhe juglindje tė Perandorisė Bizantine dhe pėrqafimi i Islamit nga popullsia vendase e Ballkanit, bėri qė Bizanti mos tė ndihet i qetė.
Pėr t’i qetėsuar trazirat me motive tė ndryshme nė Anadolli dhe nė vendet pėrreth, perandori bizantin Teofili, i shpėrnguli turqit vardariotė nga Azia nė krahinėn e Selanikut dhe nė brigjet e lumenjve dhe liqeneve nė territoret e Greqisė, Maqedonisė, dhe Kosovės sė sotme.
Disa hulumtues mendojnė se tė shpėrngulurit nga Azia nė kohėn e Teofilit nuk ishin turq, por sllav tė robėruar nė Anadoll, e tė cilėt pas rėnies nė kontakt me myslimanėt e atjeshėm, dhe pas pranimit tė doktrinės myslimane, nga ana e perandorit bizantin Teofilit, u shpėrngulėn nė Maqedoni me qėllim qė pastaj me dhunė tė konvertoheshin pėrsėri nė fenė krishtere.
Kėtė shpėrngulje e theksojnė edhe burimet evropiane, kristiane, dhe burime arabe myslimane. Franjo Raēki nga Kroacia , kur flet pėr kėtė ēėshtja cek se nė territoret pėrreth Vardarit myslimanėt ekzistonin edhe mė herėt e jo me ardhjen e osmanlinjve. Sipas burimeve tė kohės, perandori bizantin Teofel shpėrnguli njė repart turqish nga Azia tė cilėt mė vonė u quajtėn turq vardariotė qė ishin muslimanė dhe ata tė parėt e sollėn Islamin nė teritorin e Shkupit, Velesit e mė gjėrė nė Bullgari e shqipėri..
Pra ėshtė kohė kur nė tokat shqiptare ishin prezent numėr i madh myslimanėsh dhe jetuan kėtu pėr disa shekuj rresht qė do tė thotė se ky popull mysliman ka pasur kontakte edhe me shqiptarėt qė kanė jetuar kėtu e qė kanė qenė nėn sundimin bizantin, por qė nė kėtė kohė Perandoria Bizantine ka qenė mjaftė e dobėsuar dhe gati se nuk ka pasur kurfar kontrolle nė Ballkan e sidomos nė bregdetin lindorė tė Adriatikut..Kur flasim pėr turqit vardariot duhet tė pėrmendim edhe profesorin e Universitetit tė Shkupit, Kosta Axhievski i cili nė "Glasnik na Institutot za Nacionalna Istorija, Skopje, 1982, faqe 135 shkruan pėr ndarjen e teritorit bizantin pas pushtimit tė konstantinopolit nga kruqėzata e IV, ku kruqėtarėt bėnė njė kontratė mė Venedikun se si do ti ndanin kėto teritore. Kosta Axhievski thotė se : Vo mart 1204 g. Pred zidinite na Carigrad se dogovorija Venecija i krstonoscite za podelbata na teritoriite na Vizantija koi vo istorijata e poznat kako "Martovski dogovor". Poznat e po imeto i "Partitio terrarum Imperii Romanie". Nė kėtė marrėveshtje pėrmendet edhe Provintia Vardarii, Thema e Vardarit ku mendohet se ka lidhje me myslimanėt vardariotė tė cilėt perandorėt bizantinė i kishin vendosur nė rrjedhėn e mesme tė Vardarit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Tatoo
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 148
Age: 30
Vendi: ne Parajse
Registration date: 23/01/2009

MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   Tue Mar 31, 2009 4:23 pm

A kane goje me thon' kto male...
A kane goje me thon' kto fusha...

Jam shkamb',
Jam gur',
Jam rrenje,
Jam stuhia!

Jam shpate,
Jam zjarr,
Barut,
Historia!

Jam fjale,
Jam shkėmb,
Jam rrėnjė,
Jam e vjeter!
Jam rrenje shume e thelle, e gjalle dhe e vertete!

Jam Lab laberie,
Ison mbama gjate!
Kam vellezer nga malesia,
Kjo tok te gjithe na mban!

Me nje gjuhe na kendon nena, shprehet dashuria!
ėshtė gjuha e shqiponjes, me e vjeter se e vjetra

Kosove, mireseredhe ketu ku te takon!
Ku flitet gjuha jote, kendohet kenga jone!
Ketu ku tundet vendi e toka ndizet zjarr!
Jam i pari e do te mbetem, 100 pėrqind Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buēasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, o!

Histori me vete, krenare ndaj gjithe botes,
Se jemi gjak i vjeter, gjak Kastriotesh!
Kemi trimerine, kemi dhembshurine,
Te gjithe miresite ketu kane origjine!
Ketu kane origjine trimat e Adem Jasharit,
Me trup e mbrojten vendin si tradita e te parit!
Ketu ku ze vend fjala e ligj eshte bujaria,
Nder vite ne bedena edhe trimeria,
Nuk u asgjesua dhe ngelet amanet!
Ismail Bej Vlora, biri i bregdetit,
Qe ne kembe e ēoi flamurin, sic ka qene me pare,
Tregoi identitetin 100 pėrqind Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buēasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, o!


Kete histori shikoni dhe mos na tregoni ne forumin e Bashkimit Kombetar qe mban nje emer te shenjte perrallat e trashegimive islamike apo katolike apo ortodokse. Feja e shqiptarit ka qene dhe do jet gjithmone shqiptaria, sikur cfare te behet, sikur Qielli me Token te takohet ashtu do te mbetet se populli shqiptar eshte i pamposhtur. Lerini keto histori pa buke dhe tregoni historine e vertete te Shqiptareve, ate historine e mbuluar me gjak qe na ben edhe sot te jemi te nderuar per emrin qe mbajme dhe ate histori qe na mbush me krenari, qe eshte rrenja jone, gjaku dhe jeta.

Ky forum nese mban kete emer duhet ta meritoje ate ose te nderroje emrin , ta beje forumi Islam a nuk e di cfare tendence tjeter mund te gjeni neper rryma te tilla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1858
Age: 53
Vendi: Prishtine
Profesioni/Hobi: zbulim i tradhtarve
Registration date: 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   Tue Mar 31, 2009 7:12 pm

Tema eshte ashtu,dhe me vjen mire qe ketu me argumente flitet.
Sepse udbashet pro papaistet e pro serbet naj nderrun historine me fallsifikime,.
Duke deshmuar rreshem se feja islame ,,kinse naj prunen turqit"..
Po keto ishin rrena te kulluara nga do historian shqiptare qe kontribuan ne fallsifikime te historie!
Dikuj si pelqen apo jo e verteta..
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ,po ne i takojm tri religjioneve.
Deshti dikush apo nuk deshti..
Po eshte mire qe e verteta te dihet se shume eshte manipulue me prejardhjen e fejes muslimane..
A harrohne se te gjitha religionet vijne nga shtetet aziatike arabija.
ketu i ipet vul manipulimeve...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 61
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   Thu Apr 02, 2009 10:23 am

Pershendetje per Tatoo...

Unė Ilmiu nga Kerēov
gėrmat shqipe i kerkova
qe ta shkruaj historine time
qe te't mbese ne kujtime..

Hapi temat qe kame shkruar ne rubriken "Histori"


RELIGJIONI TEK ILIRĖT


Kulti i ilirėve parahistorikė ka qenė Dielli. Kėte e vėrtetojnė zbukurimet e gjetura nė varreza, tė cilat ilirėt i kanė mbajtur me vete, varur nė qafė ose veshė, ose i kanė ruajtur nė shtėpitė e tyre.
Nė antikė, si edhe te popujt e tjerė, nė kėtė shkallė tė zhvillimit, kulti i diellit ėshtė themel nė tė gjitha manifestimet religjioze, bile edhe pėr ata qė nė atw pamje nuk kanė elemente tė pėrbashkėta me atė kult.)1
Ky lloj besimi ka qenė nė pjesėt veriore tė Ilirisė, ata kanė qenė mė sė shumti nė kontakt me romakėt dhe kulturėn e tyre. Nė vendet jugore ka dominuar kulti i gjarpėrit. Legjenda na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur njė djalė i cili duke fjetur nė djep, e kishte mbėshtjellur njė gjarpėr tė cilin hetitėt e kanė thirrur Ilyrianka. Kur flasim pėr emrin ilir, njėri ndėr mendimet ėshtė edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarpėrit Ilyrios, pėr tė cilin ilirėt kanė besuar se qėndron nėn vatėr dhe e mbron shtėpinė nga tė kėqijat. Filozofi Maksim nga Tiri, i cili jetoi nė kohėn e Antoninit, nė librin e tij "A duhet t“u ngritet perėndive shtatore" pėrmend se Peonėt, fis ilir, nė Maqedoninė e sotme, e adhuronin diellin nė formė tė njė disku tė vogėl, tė ngritur nė njė shtyllė tė gjatė.)2.
Gjarpėri si kafshė toteme tek ilirėt ka rol qendror nė sistemin mitologjik dhe religjioz tė ilirėve tė jugut.
Folėm mė lart pėr lidhjen e gjarpėrit me vetė emrin e ilir, kurse duhet tė shtojmė edhe atė se njė numėr i madh paraqitjesh tė kėsaj kafshe, qė bėhen tė shpeshta, veēanėrisht prej sh.V,p.e.s. nė stolitė e ndryshme.)3
Gjarpėri ėshtė paraqitur si roje e vatrės shtėpiake, si simbol i frytshmėrisė etj. Gjarpėri si simbol i fiseve ilire tė jugut do t`u bėjė ballė tė gjitha furtunave dhe do tė arrijė deri nė ditėt tona.
Edhe sot populli thotė se nėse e gjen gjarpėrin nė themel nuk duhet vrarė sepse ėshtė gjarpėr themeli, ėshtė mė fat dhe e ruan shtėpinė.)4
Do tė thotė se edhe pse mė vonė ilirėt e pranuan krishterizmin dhe mė pas islamizmin, ata nuk i harruan kėto kulte pagane tė cilat i ruajtėn brez pas brezi deri nė ditėt tona ose edhe shumė aktivitete tjera fetare si dita e verės, dita e e prėnverės, gjusma e dimėrit etj, etj..)5
___________________________
________________________________
1).Historia e popullit shqiptar, Tiranė, 2002, faqe 58;
Ceka Neritan, Ilirėt, Tiranė, 2000 .faqe 280;
2)Stipēeviq Aleksandar, Ilirėt, Prishtinė, 1990, faqer289Veliu Ilmi, Burimet antike dhe moderne, Kėrēovė, 2004, faqe 233.2).Po aty, faqe 59
3).Historia e popullit shqiptar, Tiranė, 2002, faqe 58;
Ceka Neritan, Ilirėt, Tiranė, 2000. faqe 280;
Stipēeviq Aleksandar, Ilirėt, Prishtinė, 1990, faqe 289
Veliu Ilmi, Burimet antike dhe moderne, Kėrēovė, 2004, faqe 233.
4).Po aty, faqe 59
5).Po aty.


Religjioni tek shqiptarėt (Arbėrit) nė Mesjetė.


Nė fillimin tė pėrhapjes, Krishterimi ishte rreptėsishtė i ndaluar pėr popullatėn qė ishin nė kuadėr tė Perandorisė romake. Nė kohėn kur Roma e shpalli fe shtetėrore, Po nė atė kohė filluan ta merrnin kėtė fe edhe shqiptarėt. Pikėrisht politeizmi ilir filloi t’ia lėshojė vendin Krishterimit. Qė me Ediktin e Milanos, nė vitin 313 u shpall fe zyrtare, institucionale e shtetėrore)6.
Ka njerėz qė nuk janė mjaft tė informuar dhe mendojnė se krishterimi ėshtė feja me tė cilėn kanė lindur shqiptarėve duke harruar se edhe krishterimin shqiptarėt e morėn nga njė pushtues i tyre si qė ishte Roma.
Pas persekutimeve tė mėdha tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar dhe ishte e organizuar mbi bazėn e provincave administrative tė epokės sė Dioklecianit.)7 Historia e popullit, 2001.
Kėshtu nė katėr qendrat kryesore kishtare nė trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrės nė Preval, Justiniana Prima nė Dardani, Durrėsi nė Epir tė Ri, Nikopoja nė Epir tė vjetėr. Duke filluar nga shekulli V kur kisha e krishterė u nda nė atė katolike tė Romės dhe ortodokse tė Konstantinopojės, kisha e lindjes u mundua qė t’i vėrė nė varėsinė e vet peshkopatat shqiptare)8.

Paganizmi Ilir ende jetonte nė Arbėrinė e krishterė.

Megjithėse u pėrqafua vullnetarisht krishterimi, si kudo edhe kėtu, nuk i shkuli dot menjėherė nga rrėnja shumė shfaqje ideologjike tė besimit tė mėparshėm) Kristo Fr. Fakti i datės 6 shtator 2006. Banorėt e krahinave malore morėn nga feja e krishterė vetėm nocionet e saj tė pėrgjithshme por jo dogmėn dhe ideologjinė e saj tė plotė, ashtu siē e kishin pėrpunuar etėrit e kishės. Krishterimi nė kėto vise mori tipare tė veēanta tė cilat u diktuan nga dy rrethana historike:
-Rrėnjėt tepėr tė thella qė kishte te banorėt e kėtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturorė tė klerikėve, qė solli me vete izolimi tepėr i gjatė i vendit)10.
Si pasojė e kėtyre dy rrethanave, shqiptarėt adoptuan njė krishterizėm "Sui generis" gėrshetim tė dogmės monoteiste tė krishterė me paganizmin e lashtė ilir.)11
Perandori Anastas (491-516) me origjinė nga Durrėsi, ndikoi nga ana e tij pėr tė forcuar lidhjet e mitropolisė sė Durrėsit me Patrikanėn e Konstantinopojės. Kurse perandori tjetėr bizantin Justiniani I (527-565) po ashtu me origjinė iliro-shqiptare e njohu juridiksionin e Romės mbi kishėn e Ilirikut)9.
______________________________
6).Josip Turėinoviq, "Katolicka crkva u juznoslovenskim zemljama", Zagreb, 1973, faqe 6
7).Historia e popullit shqiptar, Tiranė, 2002, faqe 158;
Cool.Po aty.
9). Historia e popullit shqiptar, Tiranė, 2002, faqe 159;
10). Frashėri Kristo, "Pėrhapja e islamizmit te shqiptarėt" Gazeta "Fakti" i datės 6 shtator 2006. Shkup.
11).Po aty

Mjafton tė thuhet se disa shfaqje tė kėsaj tradite mbijetuan nė trupin e ideologjisė sė krishterė pėr shumė shekuj. Madje kėto gjurmė tė paganizmit ilir ndeshen edhe sot te banorėt sidomos tė viseve tė brendshme malore, jo vetėm tė krishterė por edhe mysliman tė cilėt i kanė trashėguar qė kur ishin tė krishterė)12. Tė tillė janė: Kulti i zjarrit, i diellit, i bjeshkės, i burimeve ose perceptimit pėr jetėn, vdekjen, bubullimėn, vetėtimėn, stuhinė etj. )13
Si gjurmė tė paganizmit tė krishterė, gjuha shqipe sot ruan emrin "E diell" dita e fundit e javės ku duhet shkuar dhe lutur diellit qė ka qenė edhe perėndi e ilirėve.)14
Kėto tė dhėna na japin mundėsi tė pohojmė se shqiptarėt e mesjetės sė hershme kishin mbetur gjysmė politeistė. Ata e kishin ruajtur mitologjinė e tyre pagane. Pėr ta hujniu i gjithėpushtetshėm tani ishte Perėndia, por pranė tij vazhdonte tė nderohej Dielli nė qiell dhe biri i tij nė tokė, zjarri i flakėrishėm. Tempulli i tyre nuk ishte vetėm kisha, por edhe kreshta e lartė e malit, pash maja e Tomorit, kurse nė dimėr vatra bubullitėse e shtėpisė ku sipas besimit pagan gjarpri i themelit rrinte aty dhe e mbronte shtėpinė nga gjėrat e kėqija.)15
_____________________________
12). Frashėri Kristo, "Pėrhapja e islamizmit te shqiptarėt" Gazeta
"Fakti" i datės 6 shtator 2006. Shkup. 13).Po aty
14).Po aty
15).Po aty


Mė tej akoma , momentet kryesore tė kultit qenė jo vetėm krishtlindjet apo pashkėt por edhe dita e verės, gjysma e dimrit, ditėt ogurzeza tė eklipsit. Nė atė kohė shqiptarėt besonin edhe nė Orėt dhe Zanat tė cilat sipas pėr fytyrimeve tė tyre tė mėvonshme, bridhnin nė bjeshkė, pranė burimeve tė kulluara, lisave shekullorė ose majave tė paarritshme e qė kėto sende kanė mbetur edhe sot te shqiptarėt myslimanė)16.
Nė vitin 548 Prokopie i Cezaresė shkruan se sllavėt kaluan lumin Istra (Danub) dhe bėnė masakra tė mėdha mbi Ilirėt, gjithkund deri nė Epidamn (Durrės) duke vrarė dhe djegur gjithēka gjenin pėrpara. Edhe krahinat shqiptare qė hynė nėn administratėn e prefekturės sė Ilirikut po ashtu u shkatėrruan, sepse nėpėr krahinat shqiptare kanė kaluar shumė rrugė kryesore e sidomos rruga qė qonte pėr nė Durrės)17.
Krahina e Dibrave po edhe i gjithė territori i Maqedonisė sė sotme dhe Arbėria kanė qenė shumė tė rrezikuara nga dyndjet sllave. Prokopie na lajmėron se Antėt dhe Sllavėt nė vitin 550 hynė thellė nė pjesėt e Ballkanit dhe pas grabitjeve e shkretimeve tė shumta u vendosėn kėtu tė kalojnė dimrin si kur ajo tė ishte toka e tyre.)18.
_____________________________
16).Frashėri Kristo, "Pėrhapja e islamizmit te shqiptarėt" Gazeta
"Fakti" i datės 6 shtator 2006. Shkup.

Vitin e ardhshėm mė 551, shkruan Prokopie, numėr i madh sllavėsh depėrtuan nė Ilirik dhe "bėnė atje krime tė pa pėrshkruara"…"Ata i mbuluan te gjitha rrugėt me trupa tė vrarė dhe pasi plaēkitėn dhe morėn robėrit u kthyen prapė…"
Lajmet nga Prokopie qartė na tregojnė se vrasjet dhe plēkitjet qė kanė bėrė sllavėt nė Ballkan po edhe nė tokat shqiptare kanė qenė shumė tė mėdha Kjo ishte njė periudhė kur pushteti Bizantin ishte shumė i dobėsuar)19.
Theofani na tregon se perandori bizantin Justinijani II mė 688-89 ka mundur qė tė depėrtojė deri nė Selanik dhe ka nėnshtruar njė masė tė madhe sllavėsh. Nė kėtė kohė nė teritorin e Mizisė nė mes tė „Stara Planina dhe Danub u krijuar njė shtet i ri sllavobullgarė tė cilin shteti Bizantin u detyrua edhe zyrtarisht ta pranonte nė vitin 681. Edhe gjatė shek. VIII Bizanti nuk arriti tė vendoste pushtet tė qėndrueshėm mbi skllevėritė sllave tė vendosura nė tokat ilire)20.
Nė sh. VI-VII nė kohėn e kolonizimit nga sllavėt, tė tokave ilire, po edhe tokave tjera nė Ballkan, kishės sė krishterė ,organizimit fetarė dhe jetės fetare iu dha njė grusht shkatėrrues. U shkatėrruan deri nė themel numėr i madh kishash dhe manastiresh, themelet e tė cilėve edhe sot vazhdojnė tė zbulohen)21.
________________________________
19). Antpljak Stjepan, Srednovekovna Makedonija,tom prvi, Misla
Skopje, 1985, str.315.
20).Po aty
21).Po aty

Se sllavėt tė ndihmuar edhe nga avarėt kanė shkatėrruar kishat krishtere nė kėtė kohė na njofton Teofillakti i Ohrit nė mbishkrimin kishtarė "Tiveriopolski maqenici") Nė mes tė tjerave ai thotė se sllavėt dhe avarėt i rrafshuan me tokė ndėrtesat e bukura dhe objektet fetare tė Zotit)22.
Nga "Qudirat e Shėn Dimitri tė Selanikut" (Qudata na Sv. Dimitrija Solunski" njoftohemi se edhe knezėt sllavė sillen me tė krishterėt si me armikun. Se Prebondi, mbret i Rihidėve, (fis sllav) ėshtė pėrbetuar se do tė luftonte kundėr krishterėve vendas dhe nuk do tė linte tė gjallė asnjė tė krishterė vendas.)23,
Nė vendet ilirike qė i kishin kolonizuar sllavėt, filluan dalė nga dalė ta merrnin krishterimin nga tė krishterėt vendas qė ishin ilirikėt-arbėrit. Pėr kėtė na flet edhe Teofilakt Ohridski nė "Zhitieto na Tiveriopolskite Maqenici" ku thotė se sllavėt nuk kanė ditur pėr emrin e Krishtit dhe i jenė falur diellit, hėnės ose yjeve.
Nga kėta burime shihet qartė se sllavėt tė cilėt aq shumė mburren me pranimin e krishterimit duke thėnė se e kanė pranuar atė para dy mijė vitesh tash del se ata e paskan pranuar krishterimin nga populli mė i vjetėr i kėtyre trojeve – shqiptarėt dhe kishat pėr tė cilat pretendojnė qė t’i ruajnė nga shqiptarėt, qenkan tė shqiptarėve)25.
________________________________
22). Antpljak S. Vepėr e cituar mė lartė faqe. 315.
23). Po aty faqe 316.
24) .Po aty.
25).Po aty.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Teologji-