Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Arbėreshėt e Italisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Arbėreshėt e Italisė   Mon Sep 24, 2007 3:22 pm




Arbėresh Costumes & Spoken Arbėrisht
04:09

Pasi ta shikoni kėtė link do tė mėsoni mė shumė pėr Arbreshėt e Italisė tė cilėt mėrguan nė Itali qė nė kohėn e Skėndėrbeut.

Ē'dini pėr Arbreshėt e italisė .....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Tue Sep 25, 2007 7:54 pm

Kam qen n'disa fshatra te COSENZA-se p.s Spetzzano Albanese kam nje shoke n'kte fshat edhe busti i Skenderbeut eshte ne qender te fshatit,rruget shqip shkruajne,flasin ende shqip,ishte shume knaqesi te ndegjoja ne ate dialekin e atyre e nuk i kuptoja dote ē'fare me te vertet po flisnin..

Ishte shum k'naqesi nga vizita n'keta vende.

Vazhdim te mire ne teme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Tue Sep 25, 2007 11:42 pm

Nje nga rrjedhojat e pushtimit turk te trojeve shqiptare, ishte dhe emigrimi i shqiptareve drejt Italise. Familje te shumta fisnikesh shqiptare, qe nuk deshironin te bashkepunonin me turqit dhe te pranonin Islamin si fe.Ne Italine e Jugut dhe ne Sicili ka 95 vendbanime, te banuara nga pasardhesit e emigranteve shqiptare, te themeluara apo ripopulluar prej shqiptareve. Ne 55 vendbanime edhe sot e kesaj dite flitet shqip, ndersa te tjeret jane te italianizuar, megjithese ne popullate akoma kane mbetur zakonet dhe traditat si dhe vetedija e origjines shqiptare.Pikerisht, eshte me rendesi te shqyrtohen te gjitha aspektet e kesaj kaptine shume te rendesishme te popullit tone - Arbereshet dhe trashegimia kulturore e tyre. Per ata qe thone se islamizimi i shpetoi shqiptaret nga asimilimi...keni Arbereshet e Italise, te cilet jo vetem se nuk jane islamizuar...por kane arritur te ruajne kulturen dhe traditen, me mire se ne! Nderkaq qe as ne e as ata nuk ishim te lire (ne ishim nen turqine, e ata nen italiket).Edhe pse ne dheun e huaj arbereshet e ruajten gjuhen kulturen e te pareve te tyre e qe me nje fjale ruajten IDENTITETIN, qe thene shkurt jane pasqyra me e mire per te treguar se si duhet te jane shqipetaret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Sep 26, 2007 1:21 am

dibranja:
M'se e vertet eshte kjo dhe ketu mund te beje nje perkufizim te vertetohem se...

''Feja e Shqiptarit eshte Shqyptaria''

gjith ka ndodh tek populli jone por feja e shqiptarit nuk asht asimilu.

Per temen.

Qe mbas vdekjes se heroit tone kombetare Gjergje Kastrioti ''Skenderbeu'' populli shqiptar u gjende perbell nje lufte te pergjekeshme.
Shembuj te ikjeve masive me detyrim,simbas metodave barbare te pastrimeve etnike,jane Arbershet te cilet gjenden sote ne jug te Italis.Po ashte dhe shqiptaret e fshaterave te Ukrahines etj etj
ikje ne drejtime te ndryshme.....

..by Beton
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Mon Oct 01, 2007 3:05 am

jam_buli i madhe je lal rrofsh pasuron forumin me keta shkrime me vlere te falemenderoi per mundin qe bene.

para shume viteve kam qen kam vizituar shume ''qyteza'' ku m'sova edhe shume fjal qe nuk me kujtohen per momentin veēse kjo fjal.

Jam Skiptar km gjak skiptari.
ku edhe rruget ne kete ''qytez''(Spezzano Alabanese Cosenza) titullohen ne shqip.

Do te thote jo ''Strasse''apo ne italishte ''Via''
Por:
lexoja
Rruga e madhe
Rruga e vjeter etj etj
beni mire te vizitoni keta vende ishte k'naqesi.

..by Beton
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Mon Oct 01, 2007 5:05 am

Une kam gjen 6 muej ne fshatin Sankonstadinoalbaneze afer potenzes nuk eshte larg dhe kam banue aty kam pasur keta 6muj jet qe kurr si ahrroj kan ruejt thon shum zakone arbreshet dhe nji fjal ne themi diten e mire ata thonin rrini mire .

ata thonin hani shum kur u shtrote dreka ne themi te beft mire femijes i thonin krijatur .e shum gjera qe kan shprhje edhe sod fjal shqipe por ndoshta me nji fonetik tjetr siq ka shkrue edhe jam -buli kan ruejt ne vend te huj tash me behen 600 vite traditat dhe ne cdo hrje te fshatit kan bustin e Skenderbeut .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Sat Oct 20, 2007 6:14 am

Jeronim De Rada

1814 -1903


Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij. Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Nė shekullin XIX ngulmimet arbėreshe, sidomos ato tė arbėreshėve tė Italisė kishin ruajtur tė paprekur ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun e tė parėve, gjuhėn, zakonet e tradiat stėrgjyshore, e shfaqėn me njė forcė tė veēantė vetėdijen e tyre shqipatre edhe nė fushėn e lėvizjes kulturore e letrare. Letėrsia e re qė lindi tek arbėreshėt pėrtej Adriatikut nga dhjetėvjetėshi i tretė i atij shekulli, me gjithė tiparet e veēanta qė buronin nga kushtet nė tė cilat ndodheshin tė mėrguarit, ishte njė degė e letėrsisė shqiptare tė kohės, e lindur si shprehėse e idealit tė ēlirimit tė atdheut. Prandaj, nė qendėr tė kėsaj letėrsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e tė lavdishme tė popullit tonė dhe, nė rradhė tė parė, i kohės sė Skėnderbeut. Tipari themelor i jetės politike tė Italisė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Itali eci pėrpara proēesi i shuarjes sė marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit tė marrdhėnieve tė reja kapitaliste. Italinė, veēanėrisht pjesėn jugore tė saj e dallonte njė prapambetje dhe varfėri e madhe
Pikėrisht nė kėto kushte i dhanė hov lėvizjes kombėtarepėr ēlirimin e vendit. Nė krye tė lėvizjes sė masave nė vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtė e karbonarėve.
Lufta e tyre arriti njė rezultat tė pjesshėm: kufizimi i absolutizmit pėrmes kushtetutės. Nė vitet `30 doli nė skenė oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, qė rrithte nga shtresat e borgjezisė sė vogėl. Ajo veproi pėrmes kompllotesh e kryengritjesh, tė cilat dėshtuan, sepse organizata nuk nuk mbėshtetej nė masat e gjera tė popullit. Tė njėjtin fat pėsuan edhe aksionet revolucionare popullore nė vitet 1848-`49, kur levizja pėr ēlirimin e Italisė u ngrit nė njė shkallė tė re dhe mori pėrpjestime shumė tė gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisė u arrit vetėm nė vitin 1867 dhe u konsolidua plotėsisht me 1870. Frytet e fitores i korrėn borgjezia e madhe dhe ēifligarėt liberalė, tė cilėt nuk i plotėsuan kėrkesat e masave pėr ndryshime shoqėrore, madje as pėr republikė dhe e bashkuan Italinė nėn dinastinė e Savojės. Njė rol tė ndjeshėm nė ngjarjet e kohės luajtėn edhe arbėreshėt, qė nė lėvizjen pėr ēlirimin e zhvillimin demokratik tė vendit shfaqėn njė heroizėm e shpirt sakrifice tė rrallė.
Nė kėto kushte, te bashkatdhetarėt tanė pėrtej detit lindi njė veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qė u dendėsua sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet pėrherė e mė tė dendura me lėvizjen kombėtare tė Shqipėrisė, me rrethet politike tė ngulimeve tė ndryshme shqiptare dhe me personalitetet mė tė shquara qė ishin nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Letėrsia arbėreshe e shekullit XIX kishte si tipar tė saj kryesor patriotizmin. Duke qenė shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakėnaqėsisė ndaj kushteve shoqėrore, ajo, qė nė fillim i kushtoi vėmendje tė veēantė problematikės shoqėrore.
Pėr frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe dėshmon edhe interesi qė u tregua pėr luftėn ēlirimtare tė popujve tė tjerė. Kjo letėrsi gjeti shprehjen e vet pėrmes drejtimit letrar tė romanticizmit, po u ushqye nga njė filozofi qė, me racionalizmin e saj, dukej se binte nė kundėrshtim me "etjen pėr pafundėsi„ dhe "kultin e ndjenjės„, qė e dallonte kėtė drejtim nga filozofia iluministe.
Figura mė e ndritur e kėsaj letėrsie dhe njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes sonė ėshtė Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit.
Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.
Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Djali u njoh me folklorin, qė i zbuloi atij shpirtin e popullit tė vet. Po nė kėtė kohė ai njohu njė vajzė tė varfėr, tė bijėn e njė bariu, qė e afroi me njerėzit e thjeshtė dhe i frymėzoi vjersha tė ngrohta dhe tė ndiera. Njė botė mė e gjerė u hap para De Radės sė ri mė 1834, kur i ati e dėrgoi tė studionte pėr drejtėsi nė Napoli, qendėr e madhe kulturore-politike e Italisė sė Jugut. Aty i riu arbėresh u njoh me lėvizjen letraree politike tė kohės, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parė e botuar "Kėngėt e Milosaos„, qė shėnonte agimin e njė periudhe tė re pėr letėrsinė kombėtare. Kjo vepėr hodhi kushtrimin pėr ēlirimin e atdheut tė stėrgjyshėrve:
"Erdhi dita e Arbėrit„!
Vepra "Kėngėt e Milosaos„ u botua mė 1836. Poema, me vlerat e saj tė spikatuar ideore dhe artistike, e bėri tė njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbėreshėve. Qė nga ajo kohė fillon pėr De Radėn njė rrugė e re: rruga e pėrpjekjeve aktive pėr t'i dhėnė dritė atdheut tė tė parėve. Po atė vit ai u shtrėngua tė ndėrpriste studimet dhe tė kthehej nė fshat, pėr shkak tė kolerės qė kishte rėnė nė Napoli. Pa shkuar asnjė vit poeti mori pjesė nė njė komplot pėr tė pėrmbysur regjimin absolutist tė Burbonėve. Komploti dėshtoi dhe poeti, pėr t'i shpėtuar burgosjes ose dėnimit me vdekje, u detyrua tė jetonte gjashtė muaj si komit.
Edhe mė vonė, kur ai bėnte praktikėn si avokat nė Napoli, policia e gjurmonte si njeri tė dyshimtė. Mė nė fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punė dhe u shtrėngua tė hynte si mėsues privat nė njė familje fisnike tė Napolit.
Mė 1840 ai botoi poemėn e vet tė dytė, "Serafina Topia„ e cila mė tepėr sesa njė poemė dashurie, ishte njė himn pėr bashkimin dhe vllazėrimin e shqiptarėve. Censura burbone, duke kuptuar idetė liridashėse tė librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatė, poeti vazhdoi rrugėn e krijimtarisė, duke plotėsuar "Milosaon„ me kėngė tė tjera, duke botuar, pėr herė tė dytė poemėn "Serafina Topia„ dhe tragjedinė "Numidėt„(italisht). Nė kėtė periudhė De Rada u bė i njohur edhe jashtė kufijve tė Italisė. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare tė vitit 1848 e gjetėn De Radėn duke mbrojtur aktivisht pikėpamjet pėrparimtare pėrmes gazetės sė tij "Arbėreshi i Italisė„. Shpėrthimi i reaksionit tė egėr e detyroi atė tė mbyllte gazetėn e tė tėrhiqej nė fshatin e lindjes "pėr tė pritur kohė mė tė mira„. Megjithatė, poeti, nėpėrmjet punės sė vet, nuk e reshti veprimtarinė politike. Nė kėtė kohė ai iu kushtua mė tepėr ēėshtjes kombėtare shqiptare. Mė 1849, pas pėrpjekjeve aktive tė De Radės, nė kolegjin e Shėn-Adrianit u vendos mėsimi i shqipes dhe poeti u bė mėsues is saj., po pas tre vjetėsh u pushua nga puna pėr idetė e tij pėrparimtare.
Mė 1847 dhe mė 1848 De Rada kishte nxjerrė nė dritė Rrėfimet e Arbrit, katėr novela nė vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar nė krahasim me krijimet e tij tė para. Kėto novela dalloheshin pėr njė romantizėm me karakter tė stuhishėm, pėr thellėsi lirizmi, por kishin edhe ėrrėsi dhe copėzim. Mė 1850 poeti u martua me arbėreshen Madalena Melkji, me tė cilėn pati katėr djem. Pas vitit 1860 ai filloi tė boronte njė sėrė veprash estetike, gjuhėsore, politike, folklorike, qė mbėshtetnin aktivisht ēėshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikės„(1861), "Lashtėsia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi tė njė poeme arbėreshe„(1866) etj. Mė 1878 poeti ngriti hapur zėrin nė mbrojtje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit, duke protestuar me forcė kundėr cėnimit tė terėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Ai tashmė ishte lidhur ngushtė me lėvizjen kombėtare dhe atdheun e tė parėve dhe militonte nė dobi tė kėsaj ēėshtjeje edhe nėpėrmjet publiēistikės. Kėshtu, mė 1883-`87 De Rada nxorri revistėn e parė shqiptare "Flamuri i Arbrit„, qė u bė tribinė atdhetarizimi dhe mbrojtėse e interesave tona kombėtare ndaj synimeve grabitqare tė shovinistėve fqinjė dhe tė imperializmit austriak e italian, duke shtruar kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė. Vitet e fundit tė jetės qenė tė rėnda e tė mundimshme. Fatkeqėsitė e rėnda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtėn poetin, pėrkundėrazi ai u bė mė i zjarrtė se kurrė nė veprimtarinė e tij poetike e krijuese. Nė kėtė kohė ai pėrfundoi poemėn e gjatė "Skėnderbeu i pafat„, poemėn "Gjon Huniadi„ variantin e fundit tė "Serafina Topisė„, me titull "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhėsore pėr ēėshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungėr, 1897), mori pjesė nė Kongresin XII tė orientalistėve ne Romė, ku foli pėr gjuhėn tonė dhe, me pėrpjekjet e tij u cel njė katedėr e shqipes nė Institutin e Gjuhėve Orientale nė Napoli.
Nė kėtė periudhė ai ishte pėrsėri mėsues i shqipes nė Shėn-Adrian. Vdiq me 1903, nė moshėn nėntėdhjetėvjeēare, nė njė dhomė tė shkretė, pa dritė, pa zjarr, pa bukė, duke lėnė pas pikėllimin e gjithanshėm tė arbėreshėve.

KĖNGĖ E DJEMĖVE
S'jam hijeshia unė pėr qytet,
Reth i bujarve mė mėrzit, dh'andajė
Me shi e djellė fushės njė re ndjek.
Sa bota vlen pėr mua vasha e bardhė,
Prej gjakut tė kulluar e fatbardhė,
Qė hiri i pastėr aqė e hijeshoi,
Kur dy limonj nga malli mė dhuroi.
KĖNGĖ E RINĖS
Kėndoi lauresha, e qiellit fluturoi,
E lart m'u ngrit e gjumin ma largoi.
Si e pafajme u ēvesha she u shtrova,
E zgjuhem, e kėnaqur qė u zgjova.
E freskėt era, e mua fatgėzuar
Mė duket ky pallat kaq ballėgjerė,
Ku fle njė yll dhe tash qjellit vetmuar.
KĖNGĖT E MILOSAOS
(Kėnga XL)
Fryu era e maleve
dhe rrėzoi hijen e lisit:
gjakun te lumi Obotit.
Ushtėtarėt, ju mė hapni
shpėrvjerrėsen sa tė shoh
Shkodrėn edhe time motėr
tek dritsoreja kundruall.
Atje mė s’do zgjohem unė
luleve qė i pėrkund era
si suvatė tė pasosje.
Do tė mblidhen shokėt mbrėmjes
nė qytet, nė vatrat tona.
Unė si nj’ėndėrrzė i lė!
Tė Milosaut s’ka mė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Sun Oct 21, 2007 2:55 am

Sofra i pa pare je sofra,qe sjell keta figura si Jenorim de rada.Respekt

sipas hulumtive ne disa faqe italiane hasa ne nje faqe ishte edhe kjo me vlere te sjell ne kete teme.

kyshte shume matrial por nuk kam kohe qe te perkthej se eshte ne gjuhen italiane.

Emigrazioni i pare i arbresheve ne Itali

Te paret:......1399 - 1409
Te dite:........1416 - 1443
Te tretet:.....1461 - 1470
Te katret:.....1470 - 1478
Te pestet:... 1533 - 1534
Te gjashtet:..1646.......
Te shatatet:..1744 .......
Te tetet:.......1774 .....
Te nentet:.....1990 ......








Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Sun Jan 20, 2008 7:47 am

http://www.youtube.com/watch?v=qpzESpU8_x4
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Sun Jan 20, 2008 7:49 am

http://www.youtube.com/watch?v=IINgG2orKJk
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Sun Jan 20, 2008 7:50 am

http://www.youtube.com/watch?v=scIdxzSONRg&feature=related
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Sun Jan 20, 2008 4:22 pm

petritkola te flm shume per keta filma,shume te bukura

jime bije
jime vella
jime familje etj etj


Edhe pse kam vizituar disa qyteze e kam ndegjuar kete dialket me kujtohet qe thonin jim vella,jim moter,gjak shkiptari etj etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 5:45 pm

O E BUKURA MORE - Historia e kenges 600 vjecare

http://www.youtube.com/watch?v=e-Om6EuTJiE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 5:55 pm

http://www.youtube.com/watch?v=SUkqe2cIiF4

Vajta e Vajta

Vajta, Vajta ka llargė nepėr dhromit tė glatė
Kam njohur Arbėreshė tė lumė
O Arbėreshė, ka vini?
Me fėmijėt tė juaj, arbėreshė tė lumė.

O! Njerėzit tonė

U kisha edhe njė familja tė madhe
Po u vranė ka otomanėt

O! Njerėzit tonė

E hapi i madh'yn'zot dyert e qiellit tot
ku mundem tė shoh faqat e njerėzėvet tonė
faqet tė tyre dhe syt tė tyre
Sa dua si rrushin e zi.

O! Njerėzit tonė

E di, jim Zot qė ka mė mot
Ngriuni o arbėreshė
Edhe njetėr herė vemi te dhromit tė glatė
E jecjėm me njerėz tė lumė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:37 pm

Franco Esposito


Prezentim

Qetėsisht i tronditur pėr mrekullitė dhe ligėsitė e botės, Franco Esposito, me kėtė pėrmbledhje tė fundit bėn, njerėzisht e pėr pasojė edhe letrarisht njė hap tė rėndėsishėm pėrpara: janė kėto vargjet e pjekurisė sė tij, tė njė lidhjeje me ngohtėsinė e bardhė nė mes tė bjeshkėve arbėreshe, ku ka lindur dhe pjesėrisht ėshtė rritur, dhe lago Maggiore, Stresės ku jeton dhe boton qė nga viti 1979 “Microprovincia”-n, revistėn jehonėdhėnėse tė Rosminit, Continit, Reboras, Sinigaglias, Chiaras, Serenit, Emanuelit dhe heronjėve tė tjerė tashmė mitikė apo nė rrugėn e mitizimit. Ėshtė sikur nė Homerin e Verbėr, Sibari i mrekullueshėm i kujtimeve tė para, me greqitetin e tij akeas tė shkrihej nga shkaku i njė gjesti magjie, pa humbur as edhe njė grimė nga profili i tij i dendur, nė pejsazhin e hijėzuar liqenor tė Veriut, duke bashkėjetuar me tė.
Poeti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:38 pm

Poeti ėshtė liqenizuar, por ngelet nė shkrimet e tij ai realitet jonik i shtresuar, i injektuar nė ujėra tė tjera dhe tė ndryshme, megjithėse edhe kėto amniotike dhe placentare, tė shėndrruara nė gjak dhe linfė tė re. Hijėzimet mjegullore tė liqenit e kanė shtrėnguar t’a mprehė vėshtrimin ashtu si edhe verbėsia e Homerit, e pėrmendur prerazi qė nga titulli, dhe qė pėrmendet shpesh nė disa poezi, kishte shtrėnguar rapsodin enigmatik tė pėrdorte njė sy tjetėr, dhuratė perėndish, me tė cilėn depėrtonte nė fshehtėsitė e qiellit dhe tokės.
I mėdyshur nė mes tė dorėzimit dhe kundėrshtimit drejtė asaj qė na japin ditėt tona, Esposito i komponon kėto dy qėndrime nė njė realitet tė tij lehtėsisht tė imagjinuar, prej njė tė huaji nė Atdhe. Nėse ebreu Chagall i bėnte tė fluturojnė violinistėt e tij, Franco Esposito u jep krihė vajzave qė i do tepėr:

“Femrat flokėgjatė gjiforta
e lėnė erėn tė flasėn, fluturojnė lartė
drejtė shtertėrve tė shkujdesur…”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:39 pm

Karakteri i veēantė i kėtij libri ėshtė njė tendencė harmonizuese ndonėse nė kohė tė njė”kanibalizmi” letrar fluturak, dhe subeksperimenteve tė tjera. Autori i jep vetes tė drejtėn tė mos pėrgjigjet sinqerisht, si shumė poetė tė ri, tė mos ketė baballarė poetikė, por i bėn tė qarta disa detyrime ndaj poezisė sė madhe tė kėtij shekulli dhe kėrkon para amoralitetit tė shėndrruar nė rregull sjelljeje njė tė drejtė pėr indinjim:

“Vrapojmė nėpėr asfalte
tė lėmuar nga urrejtja dhe vdekja, ndėrsa milingonat
vrapojnė tė pijnė gjakun tonė.Homeri i verbėr.”


Nė dėrrasėn e zezė tė mbushur me shenja tė njė civilizimi pagan tė hershėm, gėrshetohen ato tė njė pietas kristiane qė pėrmbushė kalimin, nė Letėr njė mikeshe, nga i verbėti i madh i Iliadės nė tė verbėtin e Gjericos. E kaluara, nė dukje e papėrsėritshme, futet nė tė tashmen, bashkėjeton ngushtė me tė, perėnditė e sė kaluarės me miqtė e afėrt, tė lidhur nga njė ndjenjė dashurie e ankthtė.
Ta bėj qė tė ndikoj nė vetėdije, njė fakt jo i vogėl ky, kėtė poezi, janė shumė pyetje tė fshehura dhe tė drejtėpėrdrejta pa u thirrur nė retorikėn e fjalisė pyetėsore. Homeri, pasi qė ėshtė lėnė t’i bie heksametri, i veshur me rrobat njė njeriu tė ditėve tona, i ulur nė njė bar tė Lisbonės si Pessoa apo tė Stresės-kafe Gjigji, i pranishėm nė kėto vargje-si Franco Esposito, vazhdon tė shkruajė nė fletė tė vlefshme fatet e botės, ashtu siē ai i verbėti i rremė, me ndonjė fėrgėllim, i sheh.

Carlo Della Corte - Perkthyer nga Diamant Abrashi, i cili ka perkthyer te gjitha poezite qe kemi zgjedhur per faqen tone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:39 pm

Diell sibarit


E piva diellin sibarit
dhe humba mes gėrmimesh.
Njė fytyrė gruaje
mė shoqėronte mes portokajve
mi zbuloi lojėrat e dashurisė
buzėt e ėmbla, lotėt e parė prej kripe.
Pastaj ajo fytyrė gruaje sibarite,
mendueshėm mė pėshpėriti:
“ndiqe fijen e jetės
pa i tradhėtuar idetė e tua,
dhe ėndrrat”. Rrugėt krikėllijnė
tė mbėshtjella nga misri.
Diell i bardhė ndriēon hapin tim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:40 pm

Fjalė shqipe


Rigjeta
hijen e helmėsit mbi mur
dhe buzėt e lagura
qė djegin si diell vere.
Rigjeta fjalėt shqipe
prapa kishės ortodokse
me ca shokė fėmijėrie.
Rigjeta diellin e vjeshtės
qė miklon suvėn e shtėpisė
dhe fushėn, si oxhaku
i nėnės netėve tė dimrit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:41 pm

Dy miq


Franco Cosentino-s

Para kishės sė vogėl
greko-ortodokse
dy miq dhe njė papas;
tė ulur kujtonin vitet
e dėshpėrimit dhe zisė sė bukės,
vitet e dashurive dhe ndershmėrisė
dhe flisnin shqip. Homeri i verbėr
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:42 pm

Histori sibarite


Nuk po e gjej as mė tė voglėn
histori sibarite. Ėshtė ndalur nė njė orė
shekuj mė parė. Isha pa kėpucė.
Bartė nė mendimet e mia
dhe nė veshė aromėn
e tė zezės sė limoneve.
Nuk po e gjej as mė tė voglėn
histori sibarite, ndoshta ėshtė
kredhur mes flokėsh tė gjatė
tė ndonjė femreje tė re, apo ka vdekur
si tė gjitha historitė e dashurisė
nė erėn e ėmbėl tė majit.
Hėna sibarite dimrit
ndalet gjithmonė mbi ballkonin tim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:43 pm

Kujtime arbėreshe


Oreste Macri-t

Zbuloj tė bartė
akoma kujtime arbėreshe,
mllefesh civile
tė zbrazura tashmė nga koha.
Kėrkoj ēelėsat pėr tė hapu
dyer tė hapura, letra qė askush
s’mi ka shkruar ndonjėherė, dashuri
tė mbyllura nė varre sibarite.
Ecė lehtas si njė pelegrin
mesjetar, shesheve tė shkretėruara
tė rrethuara me tela gjemborė,
nė njė botė tė qetėsive absolute
tė proēesioneve tė tė vdekurve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:43 pm

Njė tokė prej ere


Miqve tė Maki-t Arbėresh

Kam dashur, dhe e dua
akoma, njė tokė prej ere e prej dielli
pakėz heretike dhe e mėkatarėve tė rinjė.
Tokė e vdekur, njerėzish tė zbrazėt.
Kam numėruar velat e shqepura
qė fluturojnė akoma mbi vjollcėn e Jonit.
Kam dashur aromėn e femrave
si njė fushė gruri tė pjekur.
Nga ky kėnd i liqenit
lus Zotin tė ketė mėshirė pėr ta.
Vetėm era e prillit,e shkathėt dhe e lehtė,
mund t’i ndriēojė ėndrrat e tyre,
rruka arbėreshe mbi ballkone.
Kur do tė vijė koha e dashurisė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:44 pm

Monedhė sibarite

Nga jeta njihnim
vetėm njerėz me maska tė kriposura
gazi i njėzet motmoteve tona.
Ishim ēunat e horės
arbėreshe pa tė kaluar.
Ndoshta pa tė ardhme.
Ėndrrat tona ishin miklimet
e erės, vashat lakuriq
me sheshirė tė mėdhenjė kashte.
Nė qafė njė monedhė sibarite.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed May 28, 2008 10:55 pm

Kate XUKARO

E lindur mė 1955 nė Ēift (Kalabri) - Itali. Ėshtė poeteshė shqiptare nga diaspora e italisė sė Jugut. Kryesisht merret me krijimtari poetike dhe studime nė fushėn e folklorit. Ka botuar vėllimin poetik "Gabim". Ėshtė pėrfshirė nėpėr shumė panorama dhe antologji poetike. Jeton dhe punon nė Romė.[size=24][/size]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Today at 1:31 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Arbėreshėt e Italisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: