Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Arbėreshėt e Italisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Oct 08, 2008 2:06 pm

Arbėreshė nga Italia nė Himarė, nė gjurmėt e eksodit, tė tė parėve tė tyre
Publikuar 1.8.2008

MOZAIK TURISTIK KORRIKU NE BRIGJET SHQIPTARE TE JONIT

Reportazh nga Artan Gjata - Revista Monitor

Kur Profesor Vincenzo Cucci, arbėresh, pedagog nė shkollėn e muzikės nė Chieri, afėr Torinos, mė tha nė muajin mars tė kėtij viti, gjatė takimit nė njė vizitė nė kėtė qytet tė Italisė veriore, se kishte dėshirė tė kalonte kėtė vit pushimet verore nė njė nga zonat e Rivierės sė Jonit Shqiptar, i thashė se do tė ishte njė zgjedhje e mirė, por mbasi u ktheva nė Tiranė e harrova "dėshirėn" e Prof. Cuccit.

U befasova kur nė fillim tė muajit korrik mė kontaktoi nė telefon dhe mė tha se donte t'i gjeja njė hotel, ose ndonjė shtėpi nė Himarė pėr tė kaluar sė bashku me disa miq arbėreshė, pushimet , nga 15 Korriku-31 Gusht, ashtu siē i kalojnė shumica e shqiptarėve. Dhe Cucci sė bashku me miqtė e tij, pasi mbėrriti nga Brindizi nė Vlorė mė 16 korrik nė mėngjes, filluan udhėtimin drejt Himarės.

Aventura e miqve arbėreshe nisi menjėherė gjatė kėtij udhėtimi nė njė ditė plot diell, pėrgjatė rrugės sė shtruar me asfalt tė cilėsisė sė parė tė Radhimės tė bregdetit tė kaltėr vlonjat, pėr t'u ndalur pak nė Orikum, ku nė tė djathtė tė kėsaj qyteze, dikur ish baza e famshme ushtarake e Pasha Limanit, qė sė bashku me gjirin e Karaburunit ishin mjaft tė njohura pėr ta, nga emisionet televizive te kanaleve italiane, qė dikur pėrcillnin nė lajme ecejaket e gomoneve plot me klandesinė drejt brigjeve tė Pulias. Arbėreshėt pyetėn se ku e kanė strehimin gomonet dhe i tregova njė gji tė vogėl nė Radhimė, pronė e policisė, duke i shpjeguar se edhe kėtė vit, pėr tė tretin vit radhazi ėshtė i ndalur qarkullimi i tyre nė tė gjitha brigjet shqiptare, pėr t'i dhėnė fund trafikimit tė njerėzve dhe drogės, por qė pėr fat tė keq ka penguar edhe tė apasiounuarit pėr shėtitje nė det.

Pamja nga Llogaraja, nga ku Joni reflektone si pasqyrė krejt rrezet e diellit dhe nga dukeshin njė pjesė e fshatrave tė Bregut i befasoi turistėt arbėreshė. "Para 500-550 vitesh -tha Cucci, qė ėshtė i zgjedhur edhe President i Shoqates Vatra Arbereshe tė Chierit-tė parėt tanė, diku kėtej nga kėto brigje duhet tė jenė nisur pėr tė arritur nė Itali". Nė sytė e arbėreshėve vihej re njė shkelqim dhe nuk ishe e vėshtirė tė dallohej kurioziteti pėr tė parė nga afėr kėto fshatra, nga ku tė parėt e tyre ndėrmorėn atė eksod, pėr t'i shpėtuar pėrndjekjes sė njė perandorie tė fuqishme tė asaj kohe.

Megjithė pėrpjekjet e historianėve si shqiptarė, ashtu dhe arbėreshė, akoma edhe sot nuk ėshtė zgjidhur pėrfundimisht se si kanė mundur tė largohen nga kėto brigje me anė tė detit mijra banorė, burra, gra dhe fėmijė, cilat ishin krahinat shqiptare, origjina e arbėreshėve, a ishin ata banorė vendas tė kėtyre brigjeve tė sotme, apo tė ardhur nga zona mė tė largėta, kryesisht veriore tė Shqipėrisė.

Duket se arbėreshėt, i kishte shtyrė nė kėto pushime "gjaku i shprishur" dhe jo pėr t'i dhėnė pėrgjigje fenomenti tė atij eksodi, as pėr t'u ēliruar nga streset gjatė njė viti , apo banjot e diellit dhe deti i pasėr i Jonit.

"Arbėreshėt-siē shprehet Cucci, i nxitur emocionalisht, tek sa automjeti me targa tė Torinos rrėshqiste ndadalė Qafėn e Llogarasė, - e kanė endėr pėr tė kaluar pushimet, pėr tė parė Atdheun e tė parėve tė tyre, pėr tė eksploruar diēka tė pa zbuluar dhe pikėrisht edhe ne zgjodhėm Himarėn, e parė nėpėr guida me atė gji natyror fantastik, me atė mol tė vogėl, ku sipėr tij shkėmbijtė zbresin thikė mbi det."

Nė Himarė grupin e arbėreshėve e priti Paksi Nėrėnxi, ose Paksino, siē i pėlqen ta thėrasin, qė kish vėnė nė dispozicion banesen e tij tė re, tė pėrshtatur pėr tė pritur turistė. Shtėpia e Paksit nė Spille, ngjitur me molin nuk eshte as 50 metra nga deti. Arbėreshėt ngelėn tė kėnaqur dhe falėndėruan shqip pronarin. Pazari ishte bėrė mė parė per 15 ditė njė dhomė, me banjo dhe nje ankes gatimi, me kater shtretėr qė ishte 50000 lekė, afro 3300 lekė nata, sigurisht pa ushqim, por dhe pa kondicioner, por drita dhe ujė tė siguruara. Por filluan edhe tė papriturat e para dhe Paksi i habitur tha, "se kėta ditkan edhe shqip, mos janė emigrantė nga Tirana, qė kanė shkuar nė Itali, siē shkojmė ne nga Himara nė Greqi dhe pse skanė marė ēarēafė me vete"?

Miqtė e sapoardhur nuk kuptuan mirė, por i thashė Paksit se kėtė janė arbėreshė, tė parėt e tė cilėve janė larguar nga Shqipėria nė Itali para mė shumė se 500 vitesh, pikėrisht nga brigjet e fshatrave tė Bregut dhe tani janė shtetas italianė, janė turistė italianė tė vėrtetė dhe as merret me mėnd qė me kėtė ēmim qė po paguajnė tė marrin edhe orendi me vete.

Mbas shlodhjes sė natės sė parė, ku arbėreshėt nuk ndjenė asgjė nga muzika e diskove tė improvizuara dhe freskisė natyrore e veēantė pėr Himarėn, e nesėrmja filloi me tė papriturat e kėndshme qė ofron kjo qytezė e lashtė shqiptare, buzė Jonit, pėr ēdo turist qė e viziton pėr herė tė parė.

Sezoni i sivjetshėm veror turistik, megjithėse e gjeti Himarėn, ashtu si edhe vjet, me pak ndryshime relaksuese pėr pushuesit , ėshte i mbarė pėr banorėt qė lėshojnė vila dhe apartamente me qera dhe bizneset e shumta. Pasionantėt e Jonit kėtė vit, ashtu si arbėreshėt kėtė vit e patėn mė tė lehtė qarkullimin, se vetėm pak rrugė, pasi kalon Dhėrmiun e kapėrcyen me vėshtirėsi, sepse nga Vlora rruga totalisht, megjithėse e ngushtė ėshtė e asfaltuar dhe punimet shumė shpejt pritet tė pėrfundojnė edhe deri nė Himarė.

Prof Cucci, qė udhėheq grupin e vėgėl tė arbėreshėve, fillon qė nė mėngjes eksplorimin me vizitėn nė portin e vjetėr tė Himarės, ku veē peshkarexhave vendase, herė pas here vizitohet nga jahte luksoze turistėsh tė huaj. Moli megjithė projektet e pafund mbetur nė sirtaret zyrtare, ėshtė gėrryer kėtė vit mė shumė, nga fortunalet dimėrorė, sa edhe peshkarexhat e kanė tė vėshtirė tė ankorohen. Por megjithatė porti ngjall kuriozitet pėr tė gjithė vizitorėt se ėshtė krijuar poshtė njė kodre thikė mbi det si dhe nga e kaluara e tij, ku askush nuk mund t’i afrohej, sepse ruhej me roje tė shumta pėr tė ndaluar ēdo zbarkim armik . Sipėr tij, mbi kodėr, krahas njė reparti ushtarak qė akoma funksionon, ndodhet godina e pushimit tė punonjėsve tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, dikur shkolla dhe konvikti i shkollės sė mesme bujqėsore, qė nxirrte specialistė pėr tė kultivuar ullinj dhe agrume. Gjallėrinė e vėrtetė porti e merr nė mbrėmje, kur peshkarexhat e vjetra afrohen nė mol dhe qindra plazhistė si dhe turistė kuriozė mblidhen pėr tė parė gjahun e detit. Sasia mė e madhe e peshkut, karkalecave dhe molusqeve tė freskėta, direkt nga anijet blihet nga pronarėt e lokaleve, jo vetėm tė Himarės, por dhe ato nga Dhėrmiu e Vlora.

“Zakonet dhe mikrpitja janė pothuaj njėsoj si ne nė Kalabri, ku janė edhe fshatrat mė tė populluara me arbėreshė"-thotė Cucci, qė nė mbrėmje shkoi tė darkojė nė lokalin ngjitur me molin, duke preferuar midhjet e freskėta tė Sarandės, me gjithė guacka, shoqėruar me limon. Por atij si dhe arbėreshėve tė tjerė u bėn pėrshtypje e folura nė greqisht e njė pjese tė vendasve. Ata pyetėn edhe njė plak tė moshuar, po me mbiemrin Nėrėnxi, afėr strehės sė tij tė pushimit nė Himarė, se ē'kuptim ka ky mbiemėr dhe ndėrsa kishte marė njė pėrgjigje se ishte njė frut i kėtyre zonave, i thanė se "edhe te ne nė komunat Arbėreshe ekziston njė mbiemėr i tillė, por sipas gojėdhėnave tė tė parėve, kishte tė bėnte me njė toponimi, "banorė nė rėzė tė malit"". Por megjithėse nuk u morr vesh mirė me xha Thoma Nėrėnxin, afro 80 vjeē, mbi prejardhjen e mbiemrit tė tij, profesori arbėresh, siē u shpreh vetė "u bė mik me tė, sepse plaku i ngjante me tė vėrtetė heroit tė Heminguejit " Plaku dhe Deti", sepse ēdo mbrėmje megjithė moshėn, nxirte varkėn pa motorr pėr tė hedhur rrjetat dhe nė mėngjes, pėrsėriste tė njėjtin ritual si ēdo ditė, pėr tė parė dhe mbledhur se ēfarė peshqish dhe arragostash kishin zėnė rrjetat qė ja kishin prurė djemtė dhe nipėrit nga Greqia".

Eksplorimi i turistėve arbėreshė vazhdoi tė nesėrmen nė kalanė e vjetėr dhe kishėn e Himarės dhe mė pas nė gjiret e shumta tė plazheve tė Himarės, nė Filikur, ku sipas gojėdhėnave ēdo ēift natėn e parė tė martesės duhet tė shkojė aty, pėr tė patur shumė fėmijė, mė pas nė Livadhe, e cila natyra, me bujarinė e saj i ka falur gjithēka apo nė Llaman Biē, ku. pronari njė personazh himariot me pseudonimin Uliksi, i vėnė nga turistėt e pėrhershėm,sepse ka lėnė njė mjekėr, qė e mban pak si shumė tė kriposur nga deti, e ka bėrė tė funksionueshėm, duke hapur njė rrugė pėr vetura dhe duke ēuar ujin. Arbėreshėt nė kėtė gji, panė se si nga malet sipėr detit, burojnė ujra tė kristalta, duke larguar tej nė thellėsi larg bregut shijen e kripės.

Nė rast se shkon me varkė pak mė tutje gjirit, shikon daljen e portės sė ēeliktė tė tunelit tė strehimit tė nėndetėsve, tė hapur nė kohėn kur vendi ruhej nga armiqtė e shumtė. Hyrjen ky tunel nėnujor e ka nga ana e kalasė sė Ali Pashait, njė gji tjetėr i rrallė i Himarės, tuneli i cili ndodhet ne nje zone ushtarake e ruajtur nga nje komando turke, sipas nje marreveshje mes dy shteteve. Nė Kalanė e Ali Pashait, arbėreshėve me aparate dhe kamera nuk u ikej, ndėrsa dielli i kuq flakė zhytej tej nė perėndim nė det.

"Nė Itali, janė mbi 60 komuna arbėreshe, ndėrsa numri i arbėreshėve i saktė nuk dihet se shumė prej tyre janė larguar jashtė Italisė, nė SHBA, Gjermani dhe shtete tė tjera, por dhe shpėrnguljet brenda Italisė janė tė mėdha, ja ne tani banojmė nė Torino, gjyshėrit janė shpėrngulut para 50 vitesh nga Kalabria nė Piemonte"- thotė Cucci, qė premton se do tė pėrgatisė vetė njė guidė sapo tė kthehet me pamje nga kėto vende tė mrekullueshme, pėr tė prruė sa mė shumė arbėreshė dhe turistė italianė nė Rivierėn e Jonit.

Mbrėmja nė Himarė, krahas freskisė dhe ajrit tė pastėr tė ofron edhe baret buzė detit dhe pak mė vonė disko poshtė ullinjve. Arbėreshėt pėrfshihen nė kėto mbrėmje pasionante, veēanėrisht kėtė sezon, kur krahas turistėve tė ardhur nga zona tė ndryshme tė vendit, zbarkojnė me autobuzė dhe anijet traget nga ishujt e Greqisė pėr pushime , rinia e qytetit bregdetar. Ka mes tyre qė janė larguar prej 17 vitesh dhe mundohen tė shqiptojnė vetėm disa fjale shqip, qė ēuditėrisht kuptohen mė mirė me arbėreshėt tanė. Kėtu me kėtė vallzim, qė vazhdon deri afėr mėngjesit, kur edhe peshkarexhat nisin udhėtimin e tyre edhe arbėreshėt kthehen nė strehėn e Paksinos.

Dhe grupin e arbėreshėve, qė vizitoi Himarėn, pritet, ta shoqėrojnė vizita tė tjera turistike, pėrsėri gjatė muajit gusht nga njė grup tjetėr i madh turistėsh italianė dhe shqiptarė tė brezit mė tė ri tė emigracionit nė Itali, me nismėn e Federatės tė Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit, Shoqatė e cila ka hapur pėr herė tė parė edhe njė Zyrė nė Torino, pėr promovimin e turizmit shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Oct 08, 2008 2:07 pm

-Jahtet turistikė nė bazėn e Pasha Limanit-

Delestaing ėshtė njė qytetar francez rreth tė 70-ave. Ėshtė banor i jugut tė Francės, ne njė qytet te vogėl, Bandol, i distriktit Var. Pėr dekada me rradhė ka punuar si specialist pranė kompanisė sė njohur "Shell", ndėrkohė qė tashmė nė pension, i pėlqen tė udhėtojė. Madje, shumė. Sė bashku me bashkėshorten e vet, dikur gjimnaste, ata lundrojnė me jahtin e tyre komod.

Gjithė verėn pėrshkojnė njė itinerar qė, ndokush tjetėr, nė moshėn e tyre, do ta kishte tė vėshtirė. Pėrmes, disa hartave e botimeve, ku gjenden informacione tė shumta, ata orientohen nė destinacionin e tyre turistik. Delestaing ėshtė njė njeri mjaft i qetė dhe tepėr i vėmendshėm nė bisedė. Dy miq tė tij, anėtarė tė tė njėjtės shoqatė tė nautistėve francezė, i kishin sugjeruar Shqipėrinė, madje, Vlorėn, nė gjirin detar tė tė cilės, gjendet njė port mjaft i mirė jashtesh.

Dhe tashmė e ka ankoruar mjetin e tij lundrues turistik nė njė nga bankinat e kėtij porti, qė ndodhet nė afėrsi tė qytetit tė Orikumit. Prej disa orėsh ka zbritur nė tokė, ndėrkohė qė mė parė, i duhej tė kryente veprimet e ankorimit nė Kapitenerinė e Portit tė Vlorės. Ndihet mjaft i kėnaqur dhe entuziast. Sė bashku me bashkėshorten, pranojnė tė bėjnė njė foto dhe tė bisedojnė pėr pėrshtypjet e kėtij udhėtimi.

"Keni njė vend me tė vėrtetė tė mrekullueshėm. Konstatova njė mikpritje tė jashtėzakonshme kudo. Nė portin e Vlorės, ku shkova pėr dokumentacionin, mė krijuan lehtėsi tė mėdha. Mund tė them se praktika portuale ėshtė tepėr e thjeshtuar. Njė turist, si puna ime, qė lėviz nė shumė porte tė Mesdheut dhe mė gjerė, e bėn shumė shpejt krahasimin. Nga ajo qė pėrjetova, mund tė them se keni krijuar tė gjitha lehtėsitė pėr tė qenė njė vend i hapur, qė mund tė thithni turistė tė kėsaj kategorie, qė udhėtojnė shumė nė kėtė sezon".

Sė bashku me bashkėshorten, Delestaing, mė fton pėr tė vizituar jahtin e tij. Ėshtė njė mjet lundrues turistik mjaft komod. Ngjyra e veēantė dhe hapėsira brenda tij, tė krijojnė njė ndjesi shlodhjeje dhe kėnaqėsie tė pamatė. Vazhdojmė bisedėn e lėnė nė mes. 70 vjeēari tregon se vjen nga Kroacia dhe pas kėsaj, do tė vazhdojė udhėtimin pėr nė Korfuz. Por, ajo qė po pėrjeton kėtu nė gjirin e Vlorės, nė Orikum, ėshtė diēka e veēantė.

"Unė nuk do tė qėndroj shumė. Por, do tė kthehem shumė shpejt, pėr tė qėndruar mė gjatė. Madje, do tė ftoj edhe miq dhe tė njohur tė mi. Ju kėtu keni gjėra me tė vėrtetė tė mrekullueshme, qė vlejnė pėr t’u parė. Keni njė bregdet, qė ofron surpriza tė kėndshme. Ėshtė njė vend, qė kam dėshirė tė rikthehem mė me qetėsi". Kėshtu e vazhdon bisedėn e tij turisti francez Delestaing. Por, krahas kėsaj, ai bėn edhe sugjerime. Mė shumė, sipas tij, duhet bėrė pėr promocionin.

Ai thotė se nuk pėrcillet informacioni i duhur nė perėndim pėr atė qė ofron Shqipėria. "Kjo nuk mund tė bėhet vetėm nga qeveria, apo nga shteti, por po aq, madje, mė shumė, nga vetė operatorėt turistikė. Nė botimet qė ekzistojnė nė Francė, njė prej tė cilėve ai na e tregon, informacioni pėr Shqipėrinė shpesh nuk ėshtė shumė i detajuar. Kėto janė elemente qė pėr tė, kanė shumė rėndėsi dhe qė ofrojnė turistėt.

Qyteza antike e Orikut, qė prej mė shumė se dy vjetėsh ka marrė statusin e Parkut Arkeologjik Kombėtar, ka zgjuar interesimin e vizitorėve vendas dhe turistėve tė huaj, qė vijnė kėtu pėr t’u njohur me historinė e lashtė tė trevave ilire, por edhe mė gjerė.

25 km larg Vlorės dhe rreth 170 km larg Tiranės qyteza antike ndodhet brenda bazės ushtarake tė Pashalimanit, por kjo nuk e ka penguar atė pėr tė qenė nė vėmendjen e vizitorėve, tė cilėt nė mjaft raste pėrballen me vėshtirėsitė e lejes pėr tė hyrė nė zemėr tė parkut.

Drejtori i kėtij parku, Nasip Xhelili tregon se “pavarėsisht nga pengesat, qė lidhen me vendndodhjen e parkut, brenda territorit tė bazės ushtarake tė Pashalimanit, numri i vizitorėve kėtu, ka ardhur nė rritje tė vazhdueshme”.

Xhelili sqaron se gjatė vitit tė kaluar mjediset e Parkut Arkeologjik tė Orikut u frekuentuan nga rreth 800 turistė tė huaj e nga rreth 3500 vizitorė vendas. Ky numėr, sipas Xhelilit, mund tė ishte mė i madh, nėse nuk do tė ekzistonin pengesat proceduriale pėr tė marrė leje nė organe tė larta drejtuese tė Forcave tė Armatosura tė Republikės, pėr shkak se parku pėrfshihet nė njė territor ushtarak.

Pesė ditė mė parė, sipas tij, njė grup me 100 turistė tė huaj u kthye, pėr shkak tė pengesave tė pakapėrcyeshme tė hyrjes sė tyre, nė territorin e Parkut. Aktualisht, po bėhen pėrpjekje pėr lehtėsimin e procedurave tė kalimit tė vizitorėve, qė pritet tė realizohet nė njė kohė optimale.

Kjo, thotė drejtori Xhelili, do tė shoqėrohet me veprimtaritė promovuese tė vlerave qė ofron Parku Kombėtar Arkeologjik i Orikut. Drejtori i parkut thotė se, me heqjen e kėtyre pengesave, numri i turistėve tė huaj, pritet tė dy dhe trefishohet.

Krijimi i Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Orikut, vlerėsohet nga arkeologėt vlonjatė si njė projekt mjaft efektiv, qė mundėson ridimensionimin e kėsaj qyteze antike dhe shfrytėzimin e vlerave qė ofron ajo.

Nė kėtė qendėr, veē vlerave tė periudhės sė antikitetit, si mozaikė, janė zbuluar edhe objekte tė periudhės mesjetare. Gėrmimet mė tė fundit nė kėtė qendėr, janė bėrė tė paktėn 20 vjet mė parė, kur u zbuluan njė pjesė e amfiteatrit, nekropoli, shkallėt qė tė ēonin tek akropoli, etj.

Pjesa mė e madhe e gjurmėve tė kėtij qyteti, ndodhen nėn tokė dhe nėn sipėrfaqen e ujrave tė lagunės qė gjendet shumė pranė. Nė ditėt me mot tė kthjellėt, njė pjesė e rrėnojave reflektojnė nė sipėrfaqen e ujit. Qyteti, qė mendohet tė jetė ndėrtuar nga eubeasit kolonė, nė territorin e banuar nga fisi ilir i Amantėve, i ka fillimet nė shekullin VI, para Krishtit, kur ai njihej me emrin Jeriko. Oriku pėrjetoi njė zhvillim tė vrullshėm gjatė periudhės sė pushtimit osman, pėr shkak edhe tė pozitės gjeografike.

Pak ditė mė parė, nė kėtė qytezė, pėrfundoi restaurimi i Pusit tė Shenjtė, njė nga objektet mė tė rėndėsishme tė kėsaj qendre arkeologjike, qė u mundėsua pėrmes njė projekti tė financuar nga Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal(AULEDA). Nė tė ardhmen, janė parashikuar tė realizohen edhe projekte tė tjera restauruese tė objekteve qė ndodhen nė territorin e parkut, si dhe njė fushatė promovimi shumėdimensionale. Veē formave tė njohura siē janė ato tė pėrgatitjes sė fletėpalosjeve e materialeve tė tjera, do tė shfrytėzohet interneti, kontaktet me agjenci turistike lokale, kombėtare, etj. Nė 3 maj, pėr herė tė parė, nė Parkun Arkeologjik tė Orikut, u ēel sezoni turistik pėr bashkinė e Orikumit, nė prani tė qindra banorėve tė zonės, nga qyteti i Vlorės e mė gjerė.

Nė janar tė vitit 2006, qyteti antik i Orikut, u shpall Park Arkeologjik Kombėtar, krahas atij tė Amantias, me propozim tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve.

Kjo qytezė ėshtė pėrfshirė dhe do tė pėrfshihet shumė shpejt nė programet e promovimit tė turizmit nė rrethin e Vlorės dhe nė axhendat e agjencive turistike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Oct 08, 2008 2:09 pm

02 April, 2007 SHKRUAN: KIM MEHMETI

Mbase shqiptarėt dhe maqedonasit etnik nuk kanė mosmarrėveshje vetėm me atė se si ta rregullojnė tė sotmen e Maqedonisė, dhe kujt ēka i takon nga ajo qė ndodhet mbi tokė, por assesi tė pajtohen edhe lidhur me mbeturinat nga e kaluara qė fshihen nė barkun e dheut. Kėtė e dėshmojnė edhe gėrmimet arkeologjike tė porsafilluara nė Kalanė e Shkupit, e tė cilat i konfrontuan arkeologėt maqedonas dhe historianėt shqiptarė tė pėrkrahur nga disa organizata joqeveritare. Me ēka edhe njė herė u dėshmua se e sotmja e kėtyre hapėsirave nuk ėshtė oborrtare e denjė e sė kaluarės, se edhe shumica e shkencėtarėve tė kėtushėm nuk e kanė kuptuar se e kaluara nuk ėshtė ngjyrė pėr ta zbukuruar tė sotmen, e as gėnjeshtėr qė josh kohėt qė do vijnė, por vetėm dhomė para derės sė tė cilės e ardhmja pret radhė qė tė bėhet e kaluar. Por, qė ta kuptosh kėtė, paraprakisht duhet ta kesh tė ditur se tė gjithė njerėzit gjatė jetės sė vet gėrryejnė diēka: disa nė fushat e politikės sė ditės, tė tjerėt gėrryejnė varrat nga e kaluara, e tė urtit gėrmojnė nė kopshtin e ideve qė do ndriēojnė tė ardhmen, e cila edhe kur do bėhet e kaluar, nuk do ketė shenjė njohėse marrėzinė njerėzore. E nė Maqedoni mė tė frytshėm janė ata qė gėrryejnė nė thellėsitė duke mos e parė se me kėtė herė - herė ia nxjerrin jashtė rrėnjėt tė sotmes multietnike e multikulturore tė kėtij shteti. Me ēka Maqedoninė e bėjnė ti ngjajė njė kopshti ku kopshtarėt e sotmes duan tė ndryshojnė llojin e bimės qė mbinė nga fara e sė kaluarės, ku degėt etnike qė rriten sot nė kėtė shtet ende nuk kanė gjetur trungun e tė kaluarės sė vet. Pėr ēka bėhet fjalė, dhe nga ai mosbesim i shkencėtarėve tė kėtushėm shqiptarė ndaj arkeologėve tė etnitetit maqedonas? Mbase shpjegimi do duhej tė fillonte qysh nga vitet e socializmit, kur ky shtet nuk kursente mjete pėr gėrryesit e tokės qė premtonin se nga thellėsitė e saj do nxjerrin dėshmi qė do vėrtetojnė lashtėsinė e etnisė maqedonase. Por, shkurtimisht thėnė, gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Shkupit, janė pasojė e etheve disadekadėsh qė degėt e pėrbėrjes sė sotme etnike tė kėtyre hapėsirave tė shpallen pjesė tė kėtij apo atij trungu tė lashtė etnik. Nė vazhdėn e kėsaj tendence, pėr gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Shkupit, qeveria e sotme e Maqedonisė ka nda rreth dy milion euro. Shumė e majme parash dhe mbase proporcionale me ambiciet e njė popull tė vogėl qė pretendon se ka histori tė bujshme sa edhe vetė thellėsia e tė gjitha shtresave qė kanė lėnė pas vetes nė kėto hapėsira civilizimet e lashta. Dhe kėshtu, para disa ditėsh filluan gėrmimet tė cilat mbase kanė pėr qėllim tė nxjerrin fakte qė do u ndihmonin historianėve dhe arkeologėve tė etniteti maqedonas tė braktisin lidhjen vėllazėrore me sllavėt e jugut, e tė dėshmojnė farefisninė direkte me Aleksandėrin e Madh. Kėto gėrmime arkeologjike i udhėheq drejtori i tanishėm i Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimive Kulturore, arkeologu Pasko Kuzman pėr tė cilin - mbase qėllimkėqijtė - thonė se aty ku ai gėrryen, medoemos ndodhet ajo qė Paskoja kėrkon. E nėse nuk ėshtė aty, shtojnė ata, atėherė Paskoja e gropos, qė pastaj tė gjejė atė qė i mungon. Kėshtu, ai arrin etnitetin maqedonas ta afrojė drejtė tė kaluarės sė dėshiruar, por mbase edhe ta largojė nga e vėrteta. Dhe e zhyt etnitetin maqedonas thellė e mė thellė nė mosmarrėveshjet me popujt fqinjė, veēanėrisht me grekėt e bullgarėt, tė cilėt mohojnė tė kaluarėn dhe identitetin etnik tė kėtij populli. Gjithsesi, me kėtė arkeologėt maqedonas e rrisin edhe qėndrimin mospėrfillės tek shqiptarėt e kėtushėm ndaj sė kaluarės sė etnisė maqedonase. Andaj, pėrderisa arkeologėt e etnitetit maqedonas gėrmojnė me shpresė se nė thellėsitė e Kalas sė Shkupit do gjejnė gjurmėt e Justinianės, e me ēka do dėshmojnė lashtėsinė ortodokse tė kėtyre trojeve, shqiptarėt janė tė bindur se aty ka vetėm artefakte nga koha e Dardanėve dhe se kėto hapėsira kanė qenė dhe do mbeten pjesė e kulturės shqiptare. Pra, shkencėtarėt dhe organizatat e kėtushme shqiptare, kėrkojnė qė nė kėto gėrmime arkeologjike tė marrin pjesė edhe arkeolog tė njohur nga Tirana e Prishtina, duke shprehur hapur frikėn se gėrmuesit e tanishėm do i fshehin faktet e gjetura nė kėtė lokalitet arkeologjik. Mosbesimin e vet ndaj arkeologėve maqedonas ata e mbėshtesin mbi njė tė vėrtetė: nė kėtė shtet janė bėrė shumė gėrmime dhe zbulime arkeologjike, por kurrė nė to nuk kanė marrė pjesė edhe shqiptarėt. Kėtu janė ndėrtuar kisha kudo qė ėshtė gjet ndonjė gurė i bardhė pėr tė cilin ėshtė thėnė qė i pėrket civilizimit bizantin, por thuajse asnjėherė nuk ndodhi tė zbardhet ndonjė objekt ilir apo tė mbrohet ndonjė xhami e ndėrtuar nė shekujt e hershėm tė Osmanlijve, si pėr shembull Burmali Xhamia, njė nga mė tė bukurat nė Ballkan, mbi themelet e tė cilės tani nė Shkup do ndėrtohet Teatri Kombėtar Maqedonas. Pra, dekada me radhė nė kėto hapėsira ėshtė gjurmuar lashtėsia ortodokse dhe sllave, dhe nė ndėrkohė thuajse janė mbuluar gjurmėt e civilizimeve tjera, e veēanėrisht ato me shenjėn ilire dhe orientale. Kėshtu qė u bė shfytyrimi edhe i Urės sė Gurit, Ēarshisė sė Vjetėr nė Shkup, mbase vetėm qė arkitekturės dhe objekteve tė mbetura nga koha e Perandorisė Osmane tu vishen rrobat e ortodoksizmit. Nė kėtė drejtim u shkua aq larg, sa edhe Sahat  kullat turke u stolisėn me kryqin ortodoks. Se nė shtresat nėntokėsore tė Kalasė sė Shkupit mund tė priten edhe artefakte qė do dėshmojnė tė kaluarėn Dardane tė kėtyre trojeve, nuk e mohojnė as arkeologėt e etnitetit maqedonas. Por, pa dyshim se arsyeja qė ata i ēon tė gėrryejnė sa mė thellė nė kėtė kala, nuk janė Dardanėt, por shpresa se aty do gjejnė gjurmėt e qyteti tė lashtė, Justiniana Prima, i ndėrtuar nė shekullin e VI nga Justiniani i Parė. Arkeologėt serb e maqedonas shpresojnė se ky qytet i lashtė ndodhet diku mes Leskovcit dhe rrethinės sė Shkupit. Por shumica e tyre pohojnė se, sa u pėrket gjetjes sė gjurmėve nga ky qytet i lashtė, janė tė kota gėrmimet arkeologjike nė kėtė kala. Kalaja e Shkupit, shtojnė ata, ėshtė hapėsirė shumė e vogėl dhe vetėm naivėt mund tė shpresojnė se ajo do mjaftonte aty tė jenė ndėrtuar bazilikat e mėdha tė Justiniana Prima. Disa nga ekspertėt e kėtushėm thonė se me kėto gėrmime nė tė vėrtet thyhet edhe ligji si dhe nuk respektohen disa standarde qė janė bazė e hulumtimeve arkeologjike. E kėto pohime i mbėshtesin mbi tė vėrtetėn se ende nuk janė publikuar rezultatet e gėrmimeve tė bėra nė vitet e gjashtėdhjeta tė shekullit tė kaluar. Dhe thonė se pa u zbardhur gjurmėt e lashtėsisė qė janė zbuluar atėherė, nuk mund tė fillohet me hulumtime tė reja. Por, kuptohet: reagimet e tyre mbeten tė ngulfatur mbase edhe nga mėditjet e majme qė do marrin ata qė sot gėrryejnė thellė e mė thellė nė Kalanė e Shkupit. Si do qė tė jetė, gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Shkupit vazhdojnė. Pesimistėt thonė se arkeologėt aty do gjejnė vetėm inatet e etnive tė frustruara tė Maqedonisė. Si dhe shpresėn e kotė tė disa historianėve dhe arkeologėve tė etnisė maqedonase qė duan ta shpallin veten nipėr tė Aleksandėrit tė Madh. Njė arkeolog serb thotė se kolegėt e tij maqedonas aty do mund tė gjejnė vetėm vidhen e humbur tė syzeve tė tij para tridhet viteve, kur ai aty kishte kėrkuar gjurmė nga lashtėsia. E autori i kėtij teksti mund tė shtojė se Pasko Kuzmani aty mund tė zbulojė edhe vendin ku urinonim ne fėmijėt e viteve tė gjashtėdhjeta kur nga lartėsia e Kalasė sė Shkupit shikonim Urėn e Gurit, por tė bukur siē e kishin lėnė Osmanlinjtė, e jo kėtė tė sotmen qė e zbukuruan arkitektėt maqedonas. Nga shikonim edhe malin Vodno, por pa kryqin e madh qė e ka sot, e qė qėndron mbi Shkup si mbi njė varrezė ku prehet urtėsia njerėzore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lejla
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Tue Oct 21, 2008 10:00 am

Pergezime per temen Sofra,ja po sjelll edhe une nje shkrim per arbereshet e italis, pikrisht poetin e madh Jeronim De Raden.

Jeronim De Rada
KUSHTUAR 105 VJETORIT TE VDEKJES
SE POETIT ARBERESH
(1814 – 1903 – 2008)



Njė vizitė nė shtėpinė e De Radės,nga LIRIO NUSHI
ATJE KU LINDI Jeronim De Rada


Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i ynė i madh, De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh, i cili ndodhet nė Kalabri nė Italinė e Jugut, pranė Komunitetit mė tė madh Arbėresh nė San Demetrio Corone - ose Shėn Mitri i Koronit, siē i thėrrasin vendasit arbėreshe



Pamje nga Shėn Mitri i Koronit


Ky toponim ėshtė ruajtur prej arbėreshėve tė Italisė sė Jugut dhe e ka origjinėn nga More-ja, Peloponezi i sotėm nė Greqi. Ėshtė njė nga elementėt bazė historik, qė tregon prejardhjen e vėrtetė tė shumicės sė arbėreshėve tė Italisė sė Jugut.

Gjate kėtyre fjalėve,menjėherė tė shkon nėpėr mend pyetja: Ēlidhje ka Peloponezi i sotėm Grek - Moreja, me Arbėreshėt?

Sipas tė dhėnave dhe dokumenteve historike tregohet se arbėreshėt, bij tė tė tokės Arbėrore, ndosheshin nė kėto zona pėr t'u shėrbyer perandorėve bizantine, pasi ishin luftėtarė shumė tė mirė dhe trima. Ka tė dhėna se ata janė vendosur aty rreth viteve 1200, domethėnė 200 vjet para se tė largoheshin prej andej, pėr t'u vendosur nė Italinė e Jugut, duke e vleresuar More-ne si atdhe tė tyre. Fakte historike tė ndryshme, pėrbėjnė njė element tė vėrtetė studimi, nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Prej kėtyre vendeve pikė referimi ėshtė Koroni, i cili ndodhet nė Messini-Peloponez tė Greqisė, ku ndodhet edhe sot e kėsaj dite Kalaja e Koronit. Prandaj edhe Arbėreshėt e larguar prej andej, kanė ruajtur toponimin e tyre, duke e quajtur njėrėn prej qendrave mė tė rėndėsishme dhe komuniteteve mė tė mėdha arbėreshe: Shėn Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.

Nga qendra e Shėn Mitrit, ndodhet vetem 4 kilometra larg, katundi arberesh Maq, ku lindi dhe vdiq De Rada. Unė shkova atje dhe pashė nga afėr shtėpinė e De Radės e pėrgjatė rrugės, ashtu pa u menduar gjatė e si duke folur me vete, po pėshpėrisja nėn zė: - "Askush nuk mund tė mė ktheje nga rruga qė jam nisur, askush nuk mė ndalon dot tė shkoj ndėr arbėreshtė, atje mė janė vellezėrit e mi tė lashtė, atje mė janė vėllezėrit e mi antike, bijtė e arbėrit me gjak tė pashprishtė".

Ndaj rrugės qė tė conte pėr nė Shėn Mitėr, shikoje plantacione tė mėdha me limone dhe portokalle, gjithkund ndihej aroma e mirė e tyre. Njė diell i bukur, qė ngrohte ėmbėl, ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parė pėr mua qė shkoja nė Kalabri, por sa herė qė shkoj atje, ndjehem shumė i lumtur dhe gjithmonė mė duket sikur shkoj pėr herė tė parė. Pranvera ėshtė e bukur gjithkund, por jo mė e bukur se nė “Arbėri”-kėshtu i thonė arbėreshėt, vendėthit tė tyre, Shėn Mitrit tė Koronit. Tabelat ndėr rrugė tė urojnė nė shqip “Mirė se na Erdhėt”. Nuk ka sesi tė mos ndjehesh si nė shtėpinė tėnde, madje edhe me mirė akoma. Shteti Italian, qysh nė kohėn e Garibaldit, i ka lejuar komunitetet arbėreshe tė kenė njė liri tė plotė, pėr sa i pėrket tė folmes dhe tė shkolluarit nė gjuhėn e tyre ametare. Kjo u bė qe asokohe, nė shenjė falenderimi, pėr t'i shpėrblyer luftėtarėt trima arbėreshe, tė cilėt morėn pjesė nė luftė, duke luftuar heroikisht pėr Italinė. Mė duhet tė theksoj se askund tjetėr, nuk ka ndodhur kjo gjė, me komunitetet e tjera shqiptare.

Arbėreshėt, tė cilėt me prezencėn e tyre na bėjnė tė krenohemi, mbajnė dhe ruajnė gjallė atje, ēdo nocion dhe identitet kombėtar, bazuar thellė nė origjinė. Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, ku gjuhė e dytė ėshtė gjuha jonė e bukur e Arbrit - Arbėrishtja.

Nder ta flitet arberisht. Pershendeten arberisht dhe ne kishė flasin arberisht. Ne restorantet e tyre, menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur brez pas brezi, per me shume se 500 vjete me rradhe, e cila u ruajt nepermjet kengeve, pasi shqipja deri vone nuk mund tė shkruhej. Duke folur me njeri-tjetrin, duke u rrefyer fėmijėve tė tyre pėr Arbėrinė-vendin e largėt, pėr tė cilin me me aq mall flasin.
Sheshi kryesor i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombėtar, Gjergj Kastriotit. Nė ketė komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, qė tė dy, nxėnės tė De Radės. Ky kolegj ėshtė ruajtur dhe ėshtė i funksionueshėm edhe sot e kėsaj dite.

Kur shkon atje, eshte njėsoj si tė kthehesh 500 vjete ne kohe. Degjon gjuhen e arbrit, siē flitej para 500 vjetesh, me disa ndryshime dhe deformime, si rrjedhoje e kohes se gjate qe ka kaluar, por megjithate, ajo ekziston e paster, arberore dhe tepėr origjinale e vjen tė na rrėfeje shumė sekrete tė historise dhe tė ekzistencės se popullit dhe tė kulturės shqiptare.



Pamje e Maqit


Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i madh De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh. Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso, i cili ndodhet nė Shėn Mitėr, duket e qarte ne majė tė njė kodre. Katundi qė ndodhet nė kodėr ėshtė Maqi, ndėrsa nė pjesėn e poshtme shtrihet Shėn Mitri, kjo qytezė arbėrore, me rreth pesėmijė banorė arbėreshe.
Poeti arberesh ėshtė mjaft i njohur nga shqiptarėt anekend, me "Kenget e Milosaos", “I canti del Milosao”, publikuar ne vitin 1836, e cilesuar nga kritika, si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi nė gjuhėn e memes: "Krutan i Mėrguar', ''Odiseu'', ''Imotoe'', ''Parayllja'', ''Vantisana'', ''Nasta'', ''Agata e Pravatės'', ''Miloshini, Nata e Krishtlindjeve'', ''Diana'', ''Serafina Topia', ''An Maria Kominiate'', ''Frosina Vantizana'', ''Adina, Videlaida'', ''Skanderbegu i Pafan'', ''Rėnia e Mbretėrisė sė Arbrit'', ''Gjon Huniadi'', si edhe dramat: ''Numidėt'', e cila u botua nė vitin 1846 dhe mė vonė, u ribotua me emrin ''Sofonsisba'', mė 1891.

Jeronim De Rada (1814-1903)


De Rada, ky njeri i pendės dhe i pushkės, duke marrė pjesė ndėr kryengritje dhe duke qenė njė ndėr udhėheqėsit e arbėreshėve, jetoi dhe mendoi pa u kursyer, pėr tė mirėn e shqipes dhe tė kombit. Ai u rrit duke shkuar ndėr shkollat italiane dhe pohon se ka qenė njė nxėnės i keq, pasi nuk kuptonte mire italishten deri nė moshėn 8-10 vjeē. Mė vonė, studioi nė Napoli, megjithese nuk dinte tė fliste mire italisht. Bashkėpunoi me Torelin, i cili botonte "Omnibus''-in nė atė kohė, qe ishte arbėresh. Nė vitin 1825, i vdes e ėma, kohė nė te cilen, ai, sapo ishte njohur me poetin francez, La Martin.

De Rada njohu diplomacinė e huaj dhe shkruan konkretisht pėr tė : - "Ata qė i nxisin shqiptarėt kundėr Turqisė, nuk e bėjnė sepse janė tė krishterė dhe nga dashuria e madhe qė ata tė huaj kanė pėr kombin tėnė qė dashkan medemek ta shihkan zot tė vetvetes, ata kanė qenė dhe janė gėnjeshtarė tė poshtėr, lakmiqarė tė drejtėsisė sė pinjojve tė shtėpive bujare shqiptare, e nė mėnyrė shumė tė ulėt dishrakė pėr token e lumtur qė kanė, prandaj pėr t'i zhbi dhe pėr ti zhdukur i shtyjnė shqiptarėt drejt flamurit tė vdekjes, duke i cilėsuar kėshtu fqinjėt tanė tė sotėm dhe tė djeshėm:- shovinistė fqinjė, lakmitarė dhe grabitqarė".

Mė 1850, poeti arbėresh u martua me arbėreshėn Madalena Melikji, me tė cilėn lindi katėr djem dhe gėzoi pėr disa vjetė, njė lumturi tė vėrtetė familjare. E shoqja i vdes vite mė vonė e sėmurė nga "'pika'' (damllaja), humbet tė birin e tij 18-vjeēar, Mikelangjelon dhe tė gjithė pjesėtarėt e familjes. De Rada pohon se ne fund tė jetės sė tij, ndjehet i dėrrmuar nga humbja e tė gjithė pjesėtarėve tė familjes dhe se e ka dėrmuar varfėria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e keqe, duke thėnė pak para se tė mbyllte sytė: Jetoj me vėshtirėsi dhe nė mjerim.

-Mbėrrita tė nesėrmen ne Maq, shume prej vendasve mė njohin tashmė, edhe nga koncertet edhe nga kėngėt dhe disku im me kėngė arbėreshe, qe qarkullon tek arbėreshėt e nė radiot e tyre. Me njė dashuri tė madhe, mė presin me fjalė tė ngrohta dhe nėpėr rrugica dėgjoj arbėrisht : "ardh Lirjo nė katund" dhe e dinė qė unė do tė shkoj patjetėr, tė ēoj njė tufė lule nė shtėpinė e De Radės. Kjo do tė ndodhe sa here tė shkoj e gjer' sa tė mė rrahe zemra.



Shtėpia e De Radės


Shtėpia e De Radės, nė hyrje tė saj; e thjeshtė dhe madhėshtore.
Nga pas ėshtė ballkoni, ku shkruante vjershat e tij, poeti ynė i madh.
Nė bodrumin e shtėpisė ėshtė shaptilografi i vjetėr, ku botoheshin shkronjat shqip.
Ndėrsa guri pėrpara shtėpisė, ekziston edhe sot e kėsaj dite, aty ku De Rada hipte ēdo mėngjes pėr t'iu ngjitur gomarit tė tij e pėr tė shkuar nė Shėn Mitėr, nė Kolegjin ku ai punonte si mėsonjės, pėr shumė vite me rradhė.
Sa shumė u lodhėn dhe sa pak u shbėrblyen, ata qė mbajtėn dhe ngritėn nė kėmbė, kombin shqiptar.
Dėgjohet njė kėmbanė. Ėshtė kėmbana e kishės sė Shėn Adrianit, nė Shėn Mitėr. Duke u kthyer, njeri prej miqve tė mi arbėreshe, Pino Cacozza, pa hyrė mire nė qytet, ndalon makinėn poshtė njė bliri dhe mė rrėfen: Ishte pranverė kur vdiq De Rada. Ishte njė ditė shumė e bukur e plot diell, ja si sot! Lulet e kėtij bliri kishin ēelur mė shumė se ēdo herė tjetėr. Kortezhi i pėrmortshėm, kalonte duke mbajtur De Radėn nė krahė e duke e shoqėruar atė, pėr nė banesėn e tij tė fundit. Nė tė kaluar, sapo trupi i De Radės u gjend poshtė blirit, njė erė e forte fryu si s'kishte fryrė kurrė here tjetėr dhe e mbushi arkivolin e hapur tė De Radės, plot me lule. Njėrėzit tė tronditur nga kjo pėrkujdesje hyjnore, lėshuan njė britmė dhe njėzėri thanė:
De Rada ynė i madh dhe hyjnor, po ikėn
nė krahėt e zotit!
AI QOFTĖ I PAVDEKSHĖM!

Lirio Nushi, Mars 2003.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Tue Dec 23, 2008 5:00 pm

Nė kėtė link mund tė lexoni shumė gjėra tė mrekullueshme nga "Mresat e udhtimit nga vendbanimet Arbreshe tė Kalabrisė".

Fejtoni "1" dhe "2".


"Shoh katundin, mallin tėn,
mall i fort ēė s'ka tė thėnė"

Z. Serembe.



http://www.albanologia.unical.it/download/FejtoniArb%C3%ABreshet.pdf

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 34
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Mon Jan 05, 2009 2:46 am

Qytetet ku banojnė arbėreshėt mbajnė nga dy emra, njė nė arbėrisht dhe tjetrin italisht. Kryeministėr i Italisė, pati qenė dy herė i zgjedhur Francesco Crispi, dhe ishte arbėresh.

Arbėreshėt nė Itali, sot numėrohen mbi 100.000 persona qė flasin gjuhėn arberore. Njihen shtatė eksode tė mėdha qė nisin qė nga koha pėr njė herė pas vdekjės se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII ( 1780-1790 ), janė ngulimet e fundit tė shqipėtarėve nė Italine Veriore, si provincėn e Pavias dhe tė Piacences, po ashtu njė grup i madh i'u drejtua krahinės qėndrorė nė Molize dhe njė tjetėr grup nė drejtim tė krahinės jugore Bazilikates. Njė nga veēorite qė karakterizon kėtė popull, ėshtė qė pėrveē gjuhės dhe traditave, ruajtėn me heroizėm edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kėsaj ditė gati 1/3 e arbėreshėve vazhdojnė nė ritin bizantin.


Foto nga nje dasem e bere nga arbereshet e Italise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 34
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Jan 07, 2009 7:15 pm

Nga koha e te madhit Skenderbe, shqiptaret e merguar ne viset e jugut te Italise, ruajne zakonet, kulturen, gjuhen dhe traditat e tyre dhe sot.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Jan 07, 2009 7:44 pm

Eva me sa e di une, arbereshet e Italise si fe kane religjionin e krishtere te ritit ortodoks apo jo? Me korigjo nese jam gabim!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Jan 07, 2009 7:46 pm

Nje numer i madh iarberesheve kane luajtur nje rol te madh ne levizjen nacionalclirimtare per bashkimin e Italise te kryesuar nga i madhi, nga legjenda mesdhetare, nga i miri, i bukuri, syndrituri e trimi Xhyzepe Garibaldi (i cili sipas disa te dhenave prinderit i ka pas shqiptar/arberesh). Poashtu edhe Jeronim De Rada ishte i kyqur ne keto rrjedha ashtu sic ishte edhe poeti tjeter arberesh Gavril Dara i Riu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 34
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Jan 07, 2009 8:12 pm

Leka i Madh shkruajti:
Eva me sa e di une, arbereshet e Italise si fe kane religjionin e krishtere te ritit ortodoks apo jo? Me korigjo nese jam gabim!

Mesa kam lexuar une , Leka, kane ruajtur religjionin e krishtere ortodoks, duke respektuar edhe autoritetin e Romes dhe duke ruajtur identitetin shqiptar te tyre.

Njė pjesė e mirė e shqiptarėve tė krishterė bizantinė, kishin lidhje edhe me kishėn katolike tė Romės ndėrsa tė tjerėt, me ardhjen nė Itali, iu nėnshkruan ritit latin duke vazhduar te ruanin identitetin fetar bizantin.

Nėn periudhėn papale tė Klementit XI (1700-1721), papė me origjinė shqiptare, dhe KlementitXII (1730-1740) Vatikani fillon tė tregojė interes ndaj traditės fetare bizantine duke lejuar themelimin e kolegjeve bizantine nė San Benedetto Ullano (mė vonė shpėrngulur nė San Demetrio Corone) dhe nė Palermo. Prania e kėtyre qendrave kulturale i siguroi komuniteteve shqiptare tė Kozencės dhe Palermos njė trashėgimi tė ēmuar kulturore ku u ushqyen me dhjetra intelektualė arbėreshė tė cilėt patėn edhe role prej protagonistesh gjatė lėvizjes sė risorxhimentos italiane. Dy kolegjet nė fjale nxitėn pėrhapjen e ideve tė reja romantike. Aty u formuan edhe disa nga shkrimtarėt kryesorė arbėreshe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 34
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Jan 07, 2009 8:24 pm

Leka i Madh shkruajti:
Nje numer i madh iarberesheve kane luajtur nje rol te madh ne levizjen nacionalclirimtare per bashkimin e Italise te kryesuar nga i madhi, nga legjenda mesdhetare, nga i miri, i bukuri, syndrituri e trimi Xhyzepe Garibaldi (i cili sipas disa te dhenave prinderit i ka pas shqiptar/arberesh). Poashtu edhe Jeronim De Rada ishte i kyqur ne keto rrjedha ashtu sic ishte edhe poeti tjeter arberesh Gavril Dara i Riu

Me sa kam lexuar, Leka, ne Shėn Miter - Korone. tabelat nė rrugė tė urojnė nė shqip “Mirė se na Erdhėt” dhe te bejne te ndjehesh si nė shtėpi. Qeveria Italiane qysh nė kohėn e Garibaldit te madh i ka lejuar komunitetet arbėresh tė kenė njė liri tė plotė pėr sa i pėrket tė folmes dhe tė shkolluarit nė gjuhėn e tyre amėtare. Kjo u bė nga Garibaldi nė shenjė falenderimi pėr t'i shpėrblyer luftėtarėt trima arbėreshe tė cilėt morėn pjesė nė luftė duke luftuar heroikisht pėr Italinė. Askund tjetėr nuk ka ndodhur kjo me shqiptarėt. Arbėreshėt tė cilėt me prezencėn e tyre na bėjnė tė krenohemi mbajnė dhe ruajnė gjallė atje ēdo nocion dhe identitet kombėtar bazuar thellė nė origjinė . Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut ku gjuhė e dytė ėshtė arbėrishtja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Wed Jan 07, 2009 8:32 pm

Te falemnderit shume Eva per informacionin.

Arbereshet e Italise kane meriten e patjetersueshme qe ruajten te pacenuar identitetin shqiptar, nacionalizmin dhe frymen rilindese. Arbereshet e Italise jane nje nga shtyllat e kombi shqiptar, dmth ata kane luajtur nje rol te madh ne formimin e qenies shqiptare. Nga gjiri i arbersheve te Italise kane dalur gjithhere figura te njohura si nga publicistika, si nga shkrimtaria ashtu edhe nga kultura, etj.

Nje gje te tilla duhet ta ndjekin edhe arvanitet e Greqise!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Sun Jun 27, 2010 11:43 pm

7 KOMENTE


KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI


dhimja | June 27, 2010 5:22 PM | Repliko




Arbereshet dhe sot mbas 500 vjetesh ne dhe te huaj, ndjehen shqiptare dhe ekspozohen si te tille, ne ndryshim me miliona shqiptare ne Turqi, ku ndjehen plotesisht te asimiluar. Dhe per keta shqiptare 24 karat arbereshe,krenari e vertete e races tone,pushteti i Berishes i ka kthyer krahet dhe nuk ka organizuar qofte dhe nje aktivitet per ta ne Shqiperi, ne te kundert fton islamikun turk Erdogan, per te inaguruar rrugen e korruptur, apo anijet ushtarake te tij ne portet shqiptare.
Mbas kesaj eshte llogjike, qe te nesermen e afert, presim qe Saliu te kerkoje bashkim me Turqine.


artan | June 27, 2010 3:42 PM | Repliko




Shume dijetare dhe koka te medha te kultures kemi patur dhe kemi akoma.
Por si ka mundesi qe ata qe na vine ne krye te shtetit, ti kemi kaq hajvane? Perfshirja e intelektualeve te vertete ne punet e shtetit, do tja u mbyllte deren palacove te politikes.
Ju uroj jete sa me te gjate At Giordano.


Tironsi vjeter | June 27, 2010 3:32 PM | Repliko




VĖLLAU YNĖ i SHTRENJTĖ!
Tė jemi mirėnjohės e tė falemi me nderime tė larta pėr gjithė atė punė
tė madhe, pėr atė zell e zjarr kombėtar, qė pėrhapni ndėr abėreshėt vėllezėr e ndėr ne kėndej detit.
Rrofsh sa huta e bardhė e pac shėndet.
Tė pėrqafoj.



sallman fejziu | June 27, 2010 3:25 PM | Repliko




Iliri i uron nga zemra Jete te Gjate dhe shendet te mire At Emanuele Giordano ! Per te Miren Tuaj,te Familjes Tuaj,Te Kombit Shqiptar,te Kishes Arbereshe edhe njeqind vite te tjera !


ilir | June 27, 2010 11:59 AM | Repliko




Keto letra me gjuhe te veter Shqipe me siguri qe jan nje pasuri kombetare dhe nje fakt i lashtesise se Shqipetareve ne keto troje .
Ju uroje jet te gjat Girdano .


Eri | June 27, 2010 11:46 AM | Repliko




Z.Emanuel Giordano si prift ne Shqiperi do kishte shkuar per dhjame qeni,thote populli.


R.Tafa | June 27, 2010 11:41 AM | Repliko





Komenti juaj

Hyni ose regjistrohuni per te komentuar, ose komentoni pa bere regjistrimin.

Emri
Adresa Email
Me kujto?


Komentet (Ju mund te perdorni tag HTML)












Njė prift dhe dijetar me kontribut tė ēmuar nė kulturėn arbėreshe, njė rilindas i kohėve moderne, Emanuele Giordano, mbush sot 90 vjeē



Kush ėshtė Emanuele Giordano:


Sot bėhen 90 vjet nga lindja e njė figure tė rėndėsishme qė ėshtė akoma gjallė ndėr arbėreshė dhe nė gji tė kulturės amė, Emanuele Giordano nga Ejanina, autori i tė vetmit "Fjalori i Arbėreshėvet". U lind mė 27 qershor 1920 nė Frasnitė Agostino Giordano dhe Rosina Bilotta (pasardhės tė poetit dhe shkrimtarit arbėresh Bernardo Bilotta, 1843-1918).


Siē tregon me gojėn e tij, nė moshėn 5-vjeēare e dėrguan nė shkollė nė Frasnitė, por nuk e pranuan sepse "prindėrit e tjerė kundėrshtuan". As gjashtė vjeē nuk hyri nė shkollė sepse familja kishte bagėtitė. Shkollėn fillore e nisi pothuaj 9 vjeē dhe pas saj ndoqi gjimnazin e Horės. Dėshironte tė vazhdonte studimet nė Seminarin e Grotaferratės nė Romė, dhe ashtu bėri.


Ai kujton se nė vogėli "i shkoja gjithmonė mbrapa priftit dhe nė kishė mė pėlqente tė dėgjoja Fjalėn e mirė dhe mėsoja kėndimet e kishės (tradicionale)." Aty mėson greqishten, latinishten, frėngjishten, po edhe arbėrishten duke lexuar dorėshkrimet e Bernard Bilotės: "I lexova tė gjitha dorėshkrimet e tij: mė se njėqindmijė vargje dhe i studiova thellėsisht." Nė Liceun e Romės ndjek studimet pėr "Filozofi dhe Teologji" nė Kolegjin Grek. Kthehet andej nga kishte ardhur me dėshirėn pėr tė shėrbyer nė katundin e tij tė vogėl. Nė verė tė vitit 1946 fillon zyrtarisht aktivitetin si famullitar i Ejaninės. Qysh atėherė e kėsaj ditė ndodhet nė tė njėjtėn famulli.



Nė rrjedhėn e kėtyre viteve Emanuele Giordano ka derdhur kontributin e njė jete tė tėrė si prift po se po, por sidomos si njeri i kulturės arbėreshe. Nėn drejtimin e priftit tė Frasnitės papas Sepė Ferrari studioi mė thellė gjuhėn dhe kulturėn arbėreshe. Bashkė me tė botoi "Kalimeret". Mė 1957 boton "Folklori shqiptar nė Itali" dhe qysh atėhere fillon bashkėpunimin me revistėn e Ernest Koliqit, "Shejzat", me revistėn "Zgjimi" tė Albino Grecos. Por vepra madhore e kėtij prifi dijetar del nė dritė mė 1963.


Ėshtė i pari dhe i vetmi "Fjalor i Arbėreshvet t'Italisė". Mė 1966 e ftojnė nga Universiteti i Tiranės ku mban dy konferenca pėr Bilotta-n. Ėshtė rasti tė njihet me gjuhėtarė dhe shkrimtarė shqiptarė. Njė vit mė vonė botohet nė Shqipėri vepra e Bilotta-s "Shpata e Skanderbekut ndė Dibrėt Poshtė". Pėrkthen "Liturgjinė e shenjtė tė Shėn Jani Gojartit", botuar mė 1968. Prej atij viti deri mė sot nė kishat arbėreshe pėrdoret baza e meshės qė solli Giordano.



Pėr 12 vjet qė prej 1972-it, drejton revistėn kulturore "Zėri i Arbėreshvet" ku boton artikuj gjuhėsorė, historikė e letrarė, poezi, kėngė popullore po edhe komedinė "Dorėngushti" e Molierit (qė njihet me titullin "Kopraci"), pėrkthyer prej tij nė shqipe. Viziton Shqipėrinė edhe dy herė tė tjera me 1993-'94. Nė vitet 2000 boton njė sėrė veprash pėr kulturėn arbėreshe dhe pėrkthime nė kėtė gjuhė: "Fjalor" dhe katėr Ungjijtė". Ka kontribuar me autorė tė tjerė nė realizimin e "Alfabetizzazione Arbėreshe".



Pėr kėtė projekt madhor ai shprehet: "Unė kam menduar gjithmonė se, qė ne arbėreshėt tė kemi njė gjuhė tė pėrbashkėt, duhet tė mblidhen tė folmet e tė gjithė fshatrave arbėreshė dhe, prej tyre, duhet tė lindė mė pas, njė gjuhė e mbėshtetur nė njė nga tė folmet, siē u bė me gjuhėn italiane, e cila u mbėshtet mbi tė folmen e Firences. Ashtu si u bė edhe nė Shqipėri, ku mėsuesit u shpėrndan nėpėr gjithė Shqipėrinė e Veriut dhe tė Jugut dhe mblodhėn shprehjet e ndryshme tė gjuhės dhe sė bashku, nė Tiranė, studiuan dhe krijuan gjuhėn shqipe, tė mbėshtetur mbi dialektin tosk. Kėshtu duhet tė bėjmė edhe ne arbėreshėt.



Marrim shprehjet mė tė mira dhe i bashkojmė nė njė gjuhė. Shprehjet mė tė mira janė ato mė tė afėrta me shqipen e sotme. E folmja mė e afėrt me gjuhėn shqipe ėshtė ajo e Frasnitės dhe jo sepse unė jam frasnjot, por, sepse kjo e folme ruan njė leksik mė tė afėrt me atė tė shqipes standarde." Kjo vepėr i shpėrndahet falas fėmijėve arbėreshė tė Italisė qė ndjekin shkollėn fillore dhe tė mesme.


Fort i pėrhirshmi Atė e po aq i nderēmi Mjeshtėr,
U ngė dij tė shkruaj ndė kėtė tė prėrrezur gluhėn tėnė tė zogut, papo pranoma (o "pėrzehma" - qysh kat thoshte ahierna Buzuku) kėtė sprovė endepse sqarishte, me qish dua nga kthellti i zėmbrės tė tė them se jam shėnde-shėnde sod ndė kėte kremt jubilč tė motit tėnd.
U jam nga Tiran' e Arbrisė, ng'ajo Horė e shkėf i shpirtit arbėr qė shkeptisinj ndė Mot tė Madh, po nėng u shojt se pat Gjegjėt qė i mprojtėn zjarr e urrė, prana qė atmeja inė prapa dejtit ngė kish mė sij pėr tė klarė e vuxhė pėr tė thirrė biltė.
Ju jeshėt biltė qė s'ju sostė mėmės, o papu Emanuel. Ndajna ti ngė ket thuaē se sod mban veē 90 mot-mote pėrmbi supe. Ke gjith mot-motet qish nga Mot i Madh, pse u nani, ndė kėtė herė, falė shurbiseve tua pėr gluhėnė e zogut e shpirtin e arbrit, jam e njogh e jam puthtonj zėmbrėn kombijare tė krejt atmģsė qė mė ka bilė e q'e kam gjak e gjėri. Po po, ke aqė mot se ti i shurbeve njėherazi gluhės dhe shpirtit tė kombit tėnė, e kush shėrben kėsodore, rron aq sa vetė gluha dhe shpirti - dy krahje tė njė tė vetmi korp.
Me lipisģnė e volģnė e Tinėzot, o Atė e Mjeshtėr, urala ime nani isht: Rrofsh sa Huta e Bardhė - thomi ne ndė Horėt tonė.
Rrofsh sa Shqitėza Arbėrore, papu Emanuel!
Tė lloronj fort e me mall

Ledi Shamku-Shkreli nga Atmeja e pėrbashkėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Arbėreshėt e Italisė   Today at 1:28 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Arbėreshėt e Italisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: