Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.

Shko poshtë 
+4
Orfe@
Sofra
Beton
tom sojer
8 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 12:45 pm

Kodikët e Shqipërisë

Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë të tjerë, që i takojnë kishës së shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë.
Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisë është bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Në vitin 1886 një studiues francez (P. Batiffol) përshkroi shkurtimisht në një katalog 16 kodikë që iu lejuan të shihte në arkivat dhe bibliotekat e kishës ortodokse të Beratit. Batiffol, i cili u ankua në artikullin e tij se murgjit vendës "nuk e lejuan" të njihte shumë dorëshkrime të tjera, pagëzoi tre prej kodikëve më të lashtë të Shqipërisë: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artë i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atëherë, në listën botërore të letërsisë së krishterë të tipit bizantin, njiheshin jo më shumë se një dyzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Me kalimin e kohës nga kjo listë janë zhdukur emra veprash të rëndësishme liturgjike, duke përfshirë edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", që gjendej në Shqipëri.
Kodikët e Shqipërisë janë një fond me rëndësi botërore për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr. "?????" - "i shenjtë"). Këto kodikë kronologjikisht ndjekin njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të - deri në shekullin e 18-të).
I shkruar vetëm një shekull e gjysmë pas "La Vulgata-s", përkthimi latin i Biblës sipas shën Jeronimit të Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Sipas dijetarëve bibliologë dhe paleografë, duke iu referuar teknikës së shkrimit, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i 6-të pas Krishtit. Ai është një ndër katër kodikët më të vjetër në gjithë botën. Bashkëkohës me dorëshkrime të tilla të famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshtë shkruar me germa të derdhura prej argjendi, sipas vlerësimit të ekspertëve, "në fletë të ngjashme me letrën e zakonshme, që ka të ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e shumë elementeve petëzorë me natyrë bimore, siç janë fletët e papirusit". Por bizantologët mendojnë se lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Sfondi mbi të cilin janë derdhur germat është e kuqe e thellë (e purpurt), prej nga ka marrë edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, është zbehur. Disa pjesë të rëndësishme të tekstit të kodikut janë të derdhura në ar. Germat e aplikuara janë kapitale të vogla (majuscule). Kapaku i dorëshkrimit është metalik, me zbukurime biblike, por duhet të jetë disa shekuj më i vonshëm se vetë vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" është shkruar në stilin antik scripta-continuae, domethënë pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra, pa thekse dhe shenja të tjera të veçimit të fjalëve. Ai është vendosur në një sfond që përmban zemra të stilizuara. Në brendësi të zemrave që zbukurojnë fletën gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden në kufijtë e dy vijave paralele vertikale, që kthehen në kënd të drejtë horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjëzim i fatit vdekëtar-kalimtar të njeriut. Bibliologët mendojnë se ky motiv, që rimerret edhe në dorëshkrimet e mëvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtë) që janë ruajtur në Shqipëri, paraqet ekuilibrin shpirtëror të individit.
Për herë të parë për "Codex Purpureus Beratinus" bëhet fjalë në "Diptikun e kishës së Shën Gjergjit", që gjendej në kalanë e Beratit. Në një shënim të cituar nga ky dorëshkrim flitet për rrezikun që i pati ardhur rrotull këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t'u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Sipas këtij shënimi, me kujdesin e një murgu, një nga parësia e Beratit, "së bashku me zonjën konteshë", besimtarë të denjë të krishtërimit, morën përsipër të shpëtonin këtë thesar, duke i fshehur në një kullë në kala, pavarësisht prej kërcënimeve të komandantëve të ushtrisë së huaj.
Në shkrimet e botuara për "Codex Purpureus Beratinus" i pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …", 1868. Disa vite më vonë, më 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolisë së Beratit, në artikullin "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris - përshkroi me të dhëna të hollësishme informuese dhe shkencore përmbajtjen e këtij dorëshkrimi. Në fakt, Batiffol është transkriptuesi i parë dhe madje pagëzuesi i kodikut më të hershëm të Shqipërisë. Qysh prej botimit të katalogut të tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologët shqiptarë, në studime të krahasuara, mbështetur në ligjet e ndryshimit të fonetikës historike të greqishtes nga antikiteti në periudhën e paleokrishtërimit e më këndej, i kanë interpretuar në një semantikë tjetër vlerat tingullore të disa prej grafemave të këtij dorëshkrimi, për rrjedhim edhe të përmbajtjes së tij. Nga autorët vendës veçohen për studime të posaçme për kodikët Theofan Popa, Ilo Mitkë Qafëzezi, Aleks Buda, Kosta Naço.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artë i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-të pas Krishtit) ishin dy prej veprave që gjendeshin në listat e objekteve të shpallur "në kërkim" në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kleri, këshilli kishtar (sinodi), patriarkët dhe populli besimtar i Beratit, të cilëve iu kërkua dorëzimi i menjëhershëm i dy kodikëve, vendosën të bëjnë çdo sakrificë dhe të mos e tregojnë vendndodhjen e tyre, në çfarëdo rrethane. Ato u fshehën në grykën e një pusi, në një arkë metalike. Për një kohë, në vitet që pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin të zhdukur. U rizbuluan në kishën e kalasë së qytetit në vitin 1968, në një gjendje tejet të dëmtuar.
Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, "Codex Purpureus Beratinus" u dërgua për restaurim pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua një riprodhim identik, plotësisht i shfrytëzueshëm për studime. Vetë origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetëgjatësi, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, të cilat ruhen pranë Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë.
Nga ekspertimi prej specialistëve të Universitetit të Tiranës rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar në "lëndë me natyrë shtazore", albuminoide, domethënë në pergamenë; kurse "Beratinus-1" në "lëndë celuloidike me natyrë bimore", homogjenizuar përmes ngjeshjes së fletëve të papirusit një mbi një deri në formimin e letrës së shkrimit. Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, dy kodikët e Beratit u dërguan pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua restaurimi i tyre, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit "Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, kurse "Beratinus-2" në 21 vëllime. Nga studimet e mëvonshme është konstatuar se të dy kodikët janë shkruar në pergamenë (lëkurë keci e regjur dhe e ngjyrosur).
"Codex Purpureus Beratinus" u ftua të paraqitet jashtë vendit në ekspozitën "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, në jubileun e madh të 2000-vjetorit të krishtërimit. Brenda vendit është ekspozuar vetëm dy herë, me lejen e autoriteve më të larta zyrtare.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerësohet ndër veprat themeltare të letërsisë ungjillore, si dorëshkrim me rëndësi të posaçme për kulturën e krishtërimit. Ai çmohet gjithashtu për historinë e shkrimit, për vlerat evidente kaligrafike, si përmendore e trashëgimisë së përbotshme të dijes, si objekt shkencor i paleografisë, bibliologjisë, gjuhësisë, historisë së besimeve.

"Kodiku i Purpurt i Beratit”, sipas Aleksudhes, duhej të ishte shkruar “me dorën e shën Gjon Gojartit”. Mirëpo Batiffol mendon se “nuk është tamam dora e shën Gjon Gojartit.

Kodiku i Purpurt i Beratit merr një vlerë më të rëndësishme prej faktit se është shkruar në një periudhë kur lënda biblike ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijtë që përmban kanë shmangie prej teksteve standarte. Kjo është arsyeja që vetëm një herë në vit, një pjesë e tij, mund të lexohej në meshë publike.
Duke u nisur prej faktit se në arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorëshkrime të tipit "kodik", në të cilët janë kopjuar gjatë 12 shekujve me radhë shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetër", ungjijtë dhe tekste të tjera të shërbesës ekleziastike, mendohet se ato mund të jenë shkruar nga murgj vendës. Veç faktit se këto dorëshkrime krijojnë një traditë të letërsisë kishtare, vijnë në ndihmë të këtij përfundimi edhe të dhëna të tjera. Hapësira iliro-biblike gjendet brenda asaj që zakonisht quhet "hapësirë biblike". Në librat e shenjtë shën Pali citohet të pohojë: "Predikova Jesuin prej Jerusalemit në Illyricum". Faltoret e para të krishtërimit në këtë hapësirë u ngritën qysh në mesin e shekullit të parë pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).
Në hapësirën e iliro-shqiptarëve u formuan edhe disa personalitete që themeluan letërsinë e krishterë të ritualit roman. Kryelutja mijëvjeçare e krishtërimit perëndimor "Ty zot të lavdërojmë" - "Te Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shën Niketa i Dardanisë (ose shën Niketa i Remesianës), u përhap në disa variante në Europën Perëndimore pas vitit 525 dhe është edhe sot një prej vlerave kryesore të krishtërimit. Sipas burimeve serioze të arkeomuzikologjisë, duke përfshirë ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum"). Ndërsa përkthimi i parë i Biblës prej hebraishtes në latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit në vitin 405, nga një ilir tjetër i shenjtëruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shën Gjeri"). Shën Niketa dhe shën Jeronimi, që pasuruan kulturën e krishtërimit të Perëndimit, patën bashkëkohës e pasues që dhanë të njëjtën ndihmesë historike për pasurimin e letërsisë së krishtërimit lindor, përmes përkthimeve në greqishte të vjetër të ungjijve në dorëshkrimet e tipit "kodik".
"Kodiku i Purpurt i Beratit" është i regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin "Memoire du Monde" ("Kujtesa e Botës") dhe prej disa vitesh gëzon kujdesin e drejtpërdrejtë të Unesco-s.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë, kurse "Beratinus-2" përmban 420 fletë.
Kodiku i dytë (sipas kronologjisë), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - për shkak të germës prej ari që është përdorur, i takon shekullit të 9-të. Ai përmban katër ungjijtë (sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu katër shembëllime të ungjillorëve, nga të cilat kanë mbetur vetëm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukës), kurse figura e Matheut është zhdukur. Figurat e ungjillorëve kanë korniza dekorative, që janë ndërtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathë dhe lule). Stilistikisht krahasohet me një kodik që ruhet në Bibliotekën e Petersburgut dhe që u identifikua si dorëshkrim i shekullit të nëntë nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".
"Beratinus-1" dhe kodikët e tjerë të Shqipërisë janë vepra me rëndësi edhe për historinë e kulturës e të shkrimit të shenjtë, por dhe të letrarësisë në përgjithësi.
Në fondin e pasur të kodikëve të Shqipërisë, përveç "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bëjnë pjesë edhe dhjetëra dorëshkrime të tjera, që kanë marrë emrat e qyteteve ku janë zbuluar ("Kodiku i Vlorës", afërsisht shekulli i 10-të; "Kodiku i Përmetit", i shekullit të 14-të; "Kodiku i Shkodrës", i të njëjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrës", i shek. të 16-të; "Kodiku i Fierit" - ose i shën Kozmait, i fillimit të shek. të 19-të). Në kodikët që i takojnë periudhës prej shekullit të 12-të e këndej ka dhe të dhëna etnografike, rregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët, të dhënies të së drejtës, të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës ose prej ndarjes, të ndryshimit të së drejtës në rastin e konvertimit të fesë. Në dorëshkrimet e dy shekujve të fundit marrin më shumë rëndësi çështjet laike. Në njërin prej kodikëve të vonët të Korçës (shek. i 18-të) disa prej problemeve themelorë që zënë vendin qendror janë: dallimi i të urtit prej të diturit; ç'mendojnë i urti dhe i dituri për Perëndinë; mendimi i të diturit për fenë, amshimin dhe lirinë; mendimi i të diturit për njeriun e mirë dhe virtytin.
Kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit të krishterë dhe mbajnë vulën e hapësirës biblike-ekumenike ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre. Ato janë burim krenarie për bibliologët, për njohësit e shkrimeve të shenjta e për kishën, por edhe objekt studimi për etno-psikologjinë, për gjuhën dhe teknikën e shkrimit, për kaligrafinë, për artet e zbatuara figurative dhe për ikonografinë. Kodikët janë enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë.


Dr. Shaban Sinani
BIBLIOGRAFI:
1. "Les Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit. Direction Général des Archives, 1999.
2. Prof. Kolë Popa, "Ekspertizë e kampionëve të dy kodikëve të vjetër kishtarë", dorëshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
3. Theofan Popa, "Katalogu i dorëshkrimeve të kodikëve", ruhet pranë AQSH.
4. Liljana Bërxholi, "Vlera e kodikëve mesjetarë dhe puna për evidentimin e tyre", botuar në "Arkivi shqiptar", 1999/1, f. 63-71.
5. Pierre Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus", Paris 1886.
6. Prof. Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranë 1994.
7. Eduard Zaloshnja, "Disa të dhëna për restaurimin e dy kodikëve më të vjetër", dorëshkrim, Tiranë 2000, ruhet pranë AQSH.
8. Shaban Sinani, "Kodikët e Shqipërisë dhe 2000-vjetori i krishtërimit", në "Media", 2000/6.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 1:52 pm

Gjurmët më të hershme te Artit Shqipëtar...

--------------------------------------------------------------------------------

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të herëshme. Gjurmët e para i përkasin periudhes se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotem.
Prodhimet më të herëshme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonët apo romakët.
Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkëudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.

Arti Ilir
Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.
Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të vecanta kundrejt krijimeve të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë krijohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.
Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjecare. Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten përsëri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.
Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.


Zhvillimi i Mozaikut
Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i herëshmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë krijimtarinë e kësaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I rë, sic përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, sic është amazonamania në Apolloni, duke u zëvëndësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa krijime të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të.

Piktura Murore (Afresket)
Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e herëshme, skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim më të madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë periudhë, prandaj gjithë ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga krijimtaria më e herëshme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe historinë kombtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve perëndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës – shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.


Piktura Pasbizantine
Gjatë shekullit XVI-të,ndonëse ende nën pushtimin osman, u krijuan vepra të reja artistike në pikturë, në stilin pasbizantin. Personaliteti më i shquar i kësaj periudhe është Onufri (shekulli XVI).

Pikturat e tij dallohen për ngjyra të pasura dhe nuanca dekorative, për realizimin e tipave interesantë me gjendje tragjike, si dhe për futjen e disa elementëve etnografikë kombtarë që do t’i shohim më qartë edhe te pasardhësit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-të) si dhe te piktorët e shquar David Selanicasi (shek XVIII-të), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-të), dhe te të më vonëshmit vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-të), familja Katro (shek. XVIII-të) etj., që zbukuruan mjaft kisha në Shqipëri dhe në vendet fqinj.



Në Shqipëri është bërë edhe vazhdon të bëhet një punë e kujdesshme për veprat e artit pasbizantin pasi ato cmohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë më të pasur kombtare. Vazhdojnë ende hulumtimet për zbulimin e autorëve të tjerë si dhe restaurimi i veprave të dëmtuara gjatë shekujve. Deri tani janë hapur disa ekspozita me vepra të këtij arti si në Paris (1975), Romë (1985), Nice (1993) etj të cilat kanë ngjallur intresa të shumta te specialistët e artit. Ekspozitat janë shoqëruar me botime të ilustruara dhe me komente të shumta nga shtypi i huaj. Krijimet më të cmuara të këtij arti ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar ne Korcë, Muzeun Onufri Berat, Muzeun Hustorik Kombtar, Galerine Kombtare te Arteve si dhe në muze të tjerë në Tirane dhe qytete të tjerë të vendit. Në Korcë është ngritur edhe një muze privat, i vetmi deri tani nw Shqiperi, që ruan një koleksion të pasur me vepra të artit pasbizantin.

Rilindja dhe Pavarësia
Në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të fillon një etapë e re, e rëndësishme për artin shqiptar. Lëvizjet e mëdha clirimtare që sollën pavarësinë e vendit (më 1912), krijuan atmosferën për një drejtim të ri artistik, që do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883 është i shënuar për krijimin e dy pikturave më me vlerë: “Porteti i Skëndebeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolë Idromeno. Me këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi por pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet kryesore që mbizotërojnë në tematikën e artit shqiptar të Rilindjes dhe të periudhës së Pavarësisë; pra tema patriotike që evokohej me trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga jeta e përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës të kulturës kombtare.
Te piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma romantike. Në shumë tablo vihen re edhe tipare të realizmit klasik si dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art, gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më i shquar i kësaj periudhe është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë tablove, portreteve dhe peisazheve. Krijimtaria e tij u bë si shkollë për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati një përfaqësues tjetër të shquar, të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë; familjen Marubi, drejtuar kryesisht nga Keli, me një veprimtari të pasur artistike.
Po në në Shkodër, ku jetuan dhe krijuan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolën edhe piktorë të tjerë të shquar si Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrës, Korça u bë vatra dytë ku mori zhvillim arti i pikturës në Shqipëri.
Andrea Kushi
Mugon!

Në Korcë u krijuan tablotë e bukura të piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e “poetit të peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Të dy këta artistë janë në krye të përfaqësuesve më të shuar të Rilindjes dhe Pavarësisë shqiptare në pikturë.


Edhe skulptura e rrumbullakët, pas një ndërprerje të gjatë prej disa shekujsh, filloi të lëvrohet sërisht në periudhën e Rilindjes. Si autor i parë njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temë patriotike, ku shquhen dy bustet e Skënderbeut (më 1899 dhe më 1917). Por nivelin e këtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, që janë të parat vepra të këtij lloji në Shqipëri (“Luftëtari kombtar” - Korcë 1932, “Flamurtari” - Vlorë 1932, “Skënderbeu” – Kukës 1939), nis rruga e artit monumental në Shqipëri. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe në periudhën e pasclirimit me vepra të shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti më i shquar i skulpturës shqiptare.


Në vitet e pavarësisë artet në Shqipëri zhvillohen në mënyrë më të organizuar. U bënë përpjekjet e para për përgatitjen e artistëve të rinj, për krijimin e shoqatave artistike dhe për organizimin e ekspozitave. Në vitin 1920, në Korcë u hap ekspozita e parë personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit të njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesë edhe vetë me disa punime në akuarel, më 1923, në Shkodër u hap ekspozita e parë lokale, me pjesëmarrjen e mbi 15 artistëvë shkodranë. Ekspozita më e rëndësishme e gjithë kësaj periudhe është “E para ekspozitë arti” që u organizua Tiranë në maj të vitit 1931. Kjo është e para ekspozitë kombtare në historinë shqiptare. Ekspozita e mësipërme u përgatit nga Shoqata “Miqtë e Artit” që është gjithashtu e para shoqatë artistike e krijuar po atë vit në Tiranë. Më 1931 u bënë edhe dy përpjekje të rëndësishme: për krijimin e një Pinakoteke dhe për ngritjen e Shkollës së Artit. E para nuk u realizua, ndërsa shkolla u hap. Me nisiativën e piktorit A.Kushi, më 1931 u cel kursi i vizatimit dhe, pas një viti, më 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkollë arti në Shqipëri. Shkolla e Tiranës mori nxënës nga e gjithë Shqipëria. Aty jepnin mësim artistët O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar në Bukuresht për arte të bukura.
Nga Shkolla e Vizatimit morën mësimet e para për pikturë brezi më i njohur i artistëve shqiptarë midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.

Gjatë viteve 1932-1935 në shkollën e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Në krijimet më të bukura ndihej vazhdimësia nga tradita e pikturës së Rilindjes si dhe tipare të reja realiste, me qëndrim kritik ndaj vështirësive të jetës dhe padrejtësive shoqërore të kohës. Po në këtë periudhë, në artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temë shoqërore e përfaqësuar nga A. Dino, M. Frashëri si dhe Q. Mesarea, që ishte njëkohësisht akuarelisti më i njohur shqiptar në vitet e Pavarësisë.
Pas njohurive të para që morën në Shkollën e Vizatimit, nxënësit e saj, vazhduan studimet në akademitë e arteve të Europës si në Romë, Paris, Athinë, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen në atdhe u bënë mësuesit e brezit më të ri të piktorëve shqiptarë.
Veprimtari tjetër e rëndësishme gjatë periudhës së pavarësisë ka qenë konkursi ndërkombtar për ngritjen e monumentit të Heroit Kombtar, Skënderbeut, që u organizua në Tiranë më 1937. Vec skulptorëve shqiptarë morën pjesë mjaft autorë të njohur europianë. Cmimin e parë e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndërsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skënderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos në sheshin “Albania” në Romë, dy vjet pas kunkursit, më 1939.
Në artin e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë përfshihet edhe krijimtaria e artistëve që jetonin në kolonitë jashtë atdheut si dhe veprimtaria e arbëreshëve të Italisë. Ashtu si letërsia e kësaj periudhe, edhe krijimtaria figuratuve te arbëreshët dhe diaspora kishte të njëjtat motive e të njëjtin stil me artin që zhvillohej në Shqipëri. Nga kolonitë shqiptare vecohet piktori Theohar Gjini që krijoi në Paris dhe Bukuresht, ndërsa në fshatrat arbëreshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, që kritikët e kohës e quanin “Canova i ri” (A. Canova 1757-1822)
Gjatë luftës së dytë botërore (1939-1944), kushtet për krijimtari në fushën e artit u kufizuan. Megjithatë u organizuan disa ekspozita. Më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesmarrjen e artistëve më të mirë të vendit. Veprimtaritë e tjera kanë qënë kryesisht ekspozita personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 1:53 pm

Të gjeturat arheologjike në lagjen Maxhari (ku ekzistojnë gërmadha të shtëpive me inventar lëvizës, kurbanë shtëpiak i hyjneshës së frytshmërisë-Nënës tokë) dhe i qytetit të epërm (kështjella "Kale", ku janë të gjetura mbeturina prej enë balte, koliba dhe palisade), e vërtetojnë supozimin e shkenctarëve se hapësira e Shkupit të sotëm ka qenë e banuar që nga koha e gurit (neoliti i hershëm) pesë mileniume para erës së re. Për periudhën e neolitit të mesëm dhe të ri (rreth vitit 4500 p.e.s.).

Artefakte të pamjaftueshme kanë lënë lokalitetet arkeologjike në fshatrat e afërm Govërlevë dhe Zelenikovë, përderisa për periudhën e neolitit (fundi i kohës së gurit rreth vitit 3000 p.e.s.) ekzistojnë mbeturina nga lagjja në lokacionin te Kështjella e mëparshme e "Kalasë". Në këtë lokacion të gjeturat arkeologjike vërtetojnë ekzistimin e shtëpive-gjysmëtokëshe me inventar lëvizës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 1:58 pm

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Zoomorfnafigura1sx5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 1:59 pm

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Golemamajka1rc4.thMbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Thpix

Te gjendura ne Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 1:59 pm

Finiqi, ne qender te germimeve arkeologjike

--------------------------------------------------------------------------------

Qyteti i Finiqit do te jete gjate muajit shtator ne qender te germimeve arkeologjike. Ky lajm behet i ditur nga Institutiti Arkeologjik, ku mesohet se ekspedita e Finiqit do te nise ne 2 shtator dhe do te perfundoje ne 2 tetor, me synimin per te vazhduar germimet ne kete kryeqender te Epirit. Pjese e gurpit qe do te studioje dhe germoje ne kete zone jane 30 persona, mes te cileve arkeologe shqiptare dhe italiane, si dhe studente dhe diplomante, te cilet do te perqendrohen ne zbulimin e teatrit te qytetit si dhe varrezave antike te tij. Projekti i Foinikes (Finiqit) eshte projekt i perbashket i Insitutit te Arkeologjise me Universitetin e Bolonjes ne Itali dhe ky eshte viti i nente i germimeve dhe kerkimeve ne territorin e tij. Kerkimet, te financuara ne pjesen me te madhe nga Ministria e Puneve te Jashtme te Republikes se Italise, jane drejtuar nga Misioni Arkeologjik Italian ne Shqiperi si dhe nga Insituti i Arkeologjise se Shqiperise, nen drejtimin e Prof. Sandro De Maria dhe prof. Shpresa Gjongecaj. Gjate ekspedites arkeologjike te vitit te kaluar u germua ne dy sektore te ndryshem; i pari perreth nje monumenti interesant te lidhur me kultin (tempull), i pajisur me dysheme dhe zbukuruar me mozaik dhe me dy hyrje. Ky tempull ndodhej ne qender te nje territori te gjere te perbere nga te pakten tre monumente te tjera, ku vlen te permendet nje altar i madh, te gjithe te ndertuar ne nje siperfaqe te madhe me dysheme te bere prej nje shtrese tullash dhe tjegullash si dhe gure zalli. Me ne lindje te ketij monumenti germimet nxoren ne drite nje sektor te dyte te nekropolit, te karakterizuar nga shume varre te periudhes helenistike te tipeve te ndryshme, te cilet dhane nje inventar te pasur me qeramike dhe nje gur varri (stele) me mbishkrim te shekullit IV p.e.s. Ne veri te kodres se Foinikes, ne rreze te vargut te kodrave qe shkojne nga Stiari ne Mesopotam ndodhet edhe vendbanimi i Matomares. Qyteti i Finiqit ka nje histori te lashte. Ai ka qene kryeqendra e kaoneve, ndersa ne shekullin III u be kryeqyteti i gjithe shtetit te Epirit.


Koha Jone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptySun Oct 12, 2008 10:58 pm

Ago Muji shkruajti:
Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Golemamajka1rc4.thMbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Thpix

Te gjendura ne Shkup

Ago Muji , nderimet dhe falenderimet e mija per gjithe keto materiale qe keni sjelle .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Dec 10, 2008 3:27 pm

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Iliri_samostan_inline
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Dec 10, 2008 3:28 pm

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 IllyrianHelmet-302x302

E gjetur ne Kroaci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Dec 10, 2008 3:32 pm

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Bulgarias_world_oldest_gold_treasure

Gjetur ne Traki
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyWed Dec 10, 2008 3:37 pm

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 200px-Illyriansoldiers-Dyrrachium

Satuj e ushtareve Ilir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyThu Dec 18, 2008 12:01 am

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Grave_with_skeleton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyThu Dec 18, 2008 4:17 pm

Skandaloze, merren guret e Kalas per te ndertuar rrugen Durres-Kukes. Turqit vjedhin antikitetet.

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=2334
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyThu Mar 12, 2009 8:47 pm

Edi Shukriu

(Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë)

Edi Shukriu lindi në Prizren më 22 tetor 1950. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universtitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Është arkeologja e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyThu Mar 12, 2009 8:54 pm

  • Vepra te arkeologes Edi Shukriu:

  • 2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Prishtina
    2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Prishtinë

  • 1996 Dardania protourbane, Dukagjini, Peje (Çmimi “Gani Bobi”)
    1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e lashtë, Prishtinë


    • Vepra te natyres arkeologjike,me ko-autor Edi Shukriun:

    • 1995 Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina
    • 1996 Kosova - The Hungry Future, Food Summit – Rome, Prishtina
    • 1997 Kosova and other Albanians outside Albania
  • Mbrapsht në krye Shko poshtë
    veletini
    Anëtar i ri
    Anëtar i ri
    veletini


    Male
    Numri i postimeve : 127
    Age : 68
    Vendi : kosove
    Profesioni/Hobi : mesimdhenes
    Registration date : 07/12/2008

    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
    MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyThu Mar 12, 2009 9:48 pm

    Edi Shukriu: Thesaret e arkelogjisë në Kosovë
    Me studiuesen e arkeologjisë, prof.dr. Edi Shukriu bisedojmë për hulumtimet arkeologjike në Kosovë, për vlerat e trashëgimisë kulturore në këndvështrimin arkeologjik, për objektet më karakteristike të trashëgimisë kulturore, respektivisht të renovuarat, për botimet nga fusha e arkeologjisë dhe e trashëgimisë kulturore në përgjithësi, për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shkencore dhe hulumtuese në lëmin e arkeologjisë, për gjendjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë, për kthimin e eksponateve arkeologjike nga Beogradi etj.

    -A mund të na thoni fillimisht, deri ku kanë mbërritur hulumtimet arkeologjike në Kosovë?

    Shukriu: Mendoj se ka rezultate të konsiderueshme në fushën e arkeologjisë, në aspektin e gërmimeve në terren dhe të tërheqjes së vëmendjes publike për të. Pasi që hulumtimi arkeologjik nënkupton një varg procesesh, si është përnjohja, gërmimi, dokumentimi, studimi, prezantimi dhe publikimi, mendoj se për këtë duhet angazhim më i madh. Është e ditur se veprimet ad hoc në arkeologji bëhen vetëm kur ka gjetje rasti dhe kur lokaliteti arkeologjik është i rrezikuar, andaj, para çdo veprimi së pari duhet përpiluar politikat e zhvillimit të arkeologjisë dhe planifikimi afatgjatë i hulumtimeve sipas prioriteteve. për të pasuar me evidentimin e të gjitha lokaliteteve arkeologjike në Kosovë dhe të objekteve të luajtshme, vlerësimin e tyre e të tjera. Vendosja e sistemit të duhur të menaxhimit, vizioni, aspekti shkencor dhe profesionalizmi, përfshirë dhe kartografimin bashkëkohor digjital, do të duhej të ishin baza për hulumtimet e mirëfillta arkeologjike. Sot, ndonëse është aprovuar ligji për trashëgiminë, gjendja edhe në këtë fushë nuk është për t’u lavdëruar, aq më tepër nëse kësaj i shtohet edhe paraqitja e trafikimit me objekte arkeologjike, të cilës institucionet tona vërtet duhet t’i kushtojnë kujdes.

    Kosova është një hapësirë plotë trashëgimi arkeologjike, falë shtresimeve të parahistorike e historike, që ishin rezultat i pozitës së saj të volitshme gjeografike dhe të burimeve të pasura natyrore. Hulumtimet të deritanishme arkeologjike në Kosovë sollën në dritë një pjesë të begatisë arkeologjike dhe njëkohësisht dëshmuan se nëntoka e Kosovës mban në vete edhe shumë lokalitete e artefakte që presin të dalin në dritë. Është kjo një pasuri e çmuar, e cila duhet trajtuar, ruajtur, konservuar dhe shfrytëzuar mbi parime të objektivitetit shkencor, të profesionalizmit dhe të neutralitetit politik.

    -Cilat janë disa nga vlerat e trashëgimisë kulturore në këndvështrimin arkeologjik?

    Shukriu: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës/Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.

    -Cilat janë objektet më karakteristike të trashëgimisë kulturore, respektivisht të renovuarat?

    Shukriu: -Trashëgimisë arkitektonike i është kushtuar më shumë kujdes dhe atë në periudha të caktuara dhe në varësi, mjerisht, nga rrethanat politike dhe jo me kompleksitetin e tyre sipas prioriteteve. Në periudhat para luftës në Kosovë dhe pas vitit 2004 manastiret dhe kishat ortodokse ishin vazhdimisht në fokus dhe për to mendoj se duhet vetëm pak angazhim profesional e më shumë politik që të jenë të frekuentuara nga qytetarët. Objektet e tjera, pas shkatërrimeve të qëllimshme, janë restauruar apo rikontstruktuar dhe janë bërë objekte që vizitohen, siç është p.sh. Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo Kulla e Isa Boletinit. Shpresoj që Kompleksi i Adem Jasharit të përgatitet në nivelin meritor sa më shpejt dhe të jetë qendër e rrjetit të monumenteve që prezantojnë luftën e UÇK-së dhe të një muzeu që do ta pasqyronte historinë e vonë të Kosovës. Arritje e madhe është bërë me renovimin e një pjese të kullave shqiptare. Si pjesë e identitetit shqiptar këto kanë pësuar shkatërrime të qëllimshe, andaj dhe jam angazhuar menjëherë pas luftës që kullave t’u kushtohet kujdes, gjë që është bërë fillimisht përmes Zyrës së Suedisë në Prishtinë dhe SIDA-s. Ndërkohë, janë ndërmarrë një varg aktivitetesh me karakter konservimi dhe revitalizimi, por mendoj se ende nuk janë në masë mjaftueshme në raport me mundësitë dhe nevojat. Në trashëgiminë arkeologjike në këtë drejtim ka mungesa të shumta, madje asnjë nga lokalitetet e shumta nuk është përgatitur për prezantim, duke u nisur nga Ulpiana.

    -Çfarë mund të thoni për botimet nga fusha e arkeologjisë dhe e trashëgimisë kulturore në përgjithësi? A janë publikuar të gjitha rezultatet e kësaj fushe dhe sa krijon lehtësi fillimi i realizimit të “Hartës arkeologjike të Kosovës”?

    Shukriu:- 9 vjet pas luftës në Kosovë mundësitë për botimet nga fusha e arkeologjisë dhe e trashëgimisë kulturore do të duhej të ishin më të favorshme. Në vende të tjera këto realizohen nën përkujdesjen e shtetit dhe përmes angazhimit të ekspertëve të fushës, ndërsa në Kosovë kjo zhvillohet më shumë nga iniciativa individuale dhe me shumë vështirësi. Me këtë rast do të veçoja librin me dy vëllime të Exhlale Dobrunës, që përmbledh dhe trajton monumentet epigrafike, atë të trajtimit të veçantë të monumenteve ushtarake të Naser Ferrit dhe librin tim mbi Dardaninë paraurbane. Publikimet dhe prezantimi i objekteve të mbrojtura janë të vlefshme edhe nga aspekti i mbrojtjes së tyre, ngritjes së vetëdijes për vlerat trashëgimore, por edhe për zhvillimin e ekonomisë turistike. Mendoj se nga kjo fushë, por edhe nga të tjerat, duhet shkruar apo përkthyer edhe në gjuhë të huaja, me qëllim të komunikimit në nivel botëror. Ky ka qenë, pos të tjerash, edhe qëllimi im kur botova librat “Kosova antike” dhe “Ancient Kosova”.

    “Harta arkeologjike e Kosovës” është nismë e qëlluar, e paramenduar si një ndër prioritetet e para qysh në vitin 2000. Uroj që të vazhdohet në këtë drejtim dhe në të angazhohen të gjitha kuadrot arkeologjike të Kosovës.

    -Në çfarë niveli është apo do të duhej të ishte bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shkencore dhe hulumtuese në lëmin e arkeologjisë: Muzeut të Kosovës, Institutit të Arkeologjisë, ASHAK dhe ekspertëve të tjerë të lëmit përkatës?

    Shukriu: -Në Kosovë duhet të bëhet i mundshëm një bashkëpunim i harmonizuar, i thellë dhe i qëndrueshëm midis institucioneve, roli i të cilëve është përcaktuar me ligj. Në këtë drejtim, roli i Qeverisë, në veçanti i Ministrisë së Kulturës është shumë i rëndësishëm, pastaj i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i institucioneve të tjera. Përkujtoj se në këtë drejtim duhet pasur parasysh Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Kosovës me rrjetin rajonal, Institutin e Historisë dhe Institutin Albanologjik. Universiteti i Prishtinës, me rolin e tij shkencor dhe edukativ, duhet të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi, si veprohet kudo në botë. Mendoj se tash ne duhet të ecim para duke instaluar bashkëpunim edhe me institucionet ekzistuese të shkencave natyrore, pasi që trajtimi i trashëgimisë është multidisiplinar.

    Për bashkëpunim të nevojshëm për studimin, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore është parësore që interesi i Kosovës të jetë mbi interesat grupore dhe individuale. Fusha e trashëgimisë nuk duron pseudo-ekspertë, pseudo-shkencëtarë dhe lakmitarë të përfitimeve vetjake, që e dëmtojnë pakthyeshëm trashëgiminë dhe që në vend të hapjes së dyerve, i mbyllin këto. Kjo mund të vërehet edhe nga projekt propozimet për hulumtime arkeologjike, që pos të tjerash kanë pozicione të panevojshme për pagesë të konsultantëve shkencorë (që fare nuk janë të fushës) e të kinse konsultantëve (as të përafërt me arkeologjinë).

    -Në çfarë gjendje ndodhen tash për tash objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë?

    Shukriu: Institucionet ndërkombëtare, siç janë UNESCO, ICOMOS e të tjera që moti kanë vendosur parimet e përbashkëta, detyrimet, procedurat ligjore dhe parimet për hulumtimin, ruajtjen, konservimin, restaurimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore. Në këtë kuadër, mbrojtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi kolektive dhe shtetërore, që duhet të zhvillohet përmes një profesionalizmi të niveli të lartë dhe të mbështetur në të arriturat bashkëkohore për mbrojtjen e trashëgimisë. Sa mund të përmbushen këto parametra përmes një buxheti shumë të vogël dhe në një ministri që përfshinë kulturën në përgjithësi, rininë e sportin është çështje e cila duhet ritrajtuar seriozisht. Po të ekzistonin kushtet, mendoj se Kosova do të duhej ta kishte ministrinë e trashëgimisë, sepse është fushë me shumë specifika që kërkon njohuri të veçanta, dhe që është edhe me leverdi ekonomike.

    Në trashëgimi kulturore është investuar në një masë, mbase më shumë nga donatorët e huaj. Përderisa një numër i vogël i objekteve është në gjendje të mirë, ndonëse u mungon prezantimi i duhur, një numër i madh i tërësive kulturore historike është lënë mënjanë dhe është i rrezikuar. Shkakun për këtë duhet parë dhe në faktin se veprimtaria në këtë fushë funksionon e pakoordinuar dhe pa politika dhe metodologji të unifikuar shtetërore. Si rrjedhojë, shumë çështje duhen zgjidhur, si në vijim: Si dhe nga kush menaxhohet studimi, mbrojtja dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore (programet, planifikimi, miratimi, zbatimi, monitorimi)? Pse ende nuk është përpiluar regjistri i objekteve të trashëgimisë nën mbrojtje? Pse nuk është definuar lista e trashëgimisë kulturore në rrezik? Sa veprohet sipas procedurave ligjore, parimeve dhe metodave të duhura? Si formohen/emërohen ekipet punuese, mbi cilat parime dhe kualifikime dhe nga cili autoritet? Cilat janë pasojat dhe efektet nga shkeljet e proceduarve dhe parimeve në realizmin e projekteve/planeve konservuese? Si sanksionohen dëmet nga keqmenaxhimi në vitet e fundit në trashëgiminë kulturore? Ka dhe shumë çështje të tjera që duhen shtruar, por mendoj se menaxhimi i drejtë, profesionalizmi dhe vendosja e sistemit të vlerave do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve të trashëgimisë.

    -Kthimi i eksponateve arkeologjike nga Beogradi, eksponate që i ishin marrë dikur Muzeut të Kosovës, po vonon. Pse, sipas jush nuk kthehen ato në ‘vendlindjen’ dhe çka do të duhej bërë institucionet tona dhe ato ndërkombëtare për t’u realizuar një gjë e tillë?

    Shukriu: - Kërkesa për kthimin e eksponateve arkeologjike nga Beogradi është bërë që në pranverë të vitit 2000, me iniciativën e Bashkëdrejtuesve të Departamentit të Kulturës–UNMIK, për të vazhduar me Drejtorin e Muzeut të Kosovës, z. Hadrin, dhe më pas të ministrisë përkatëse. Të marra nga Muzeu i Kosovës, por edhe nga muzetë e tjera të Kosovës, edhe këto objekte të çmuara të trashëgimisë kosovare janë bërë peng i politikave serbe. Në kohën e organizimit të ekspozitës, kur lufta e armatosur kishte nisur në Kosovë, kanë qenë të qarta prapavijat politike serbe për t’i marrë objektet dhe për të dëshmuar se dardanët nuk janë ilirë, përkatësisht se Kosova, si trevë dardane nuk u takon shqiptarëve. Mjerisht, kolegët shqiptarë të Muzeut të Kosovës nuk i dëgjuan këshillat dhe ne ende po ballafaqohemi me pasojat. Mendoj se ka munguar trysnia më e madhe e UNMIK-ut dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi për kthimin e tyre në nënqiellin që i krijoi dhe ku e kanë vendin. Shpresoj se kjo eksperiencë e hidhur deri tash të shërbejë për një vetëdijesim më të lartë për vlerat e trashëgimisë arkeologjike dhe të trashëgimisë në përgjithësi, ku kultura shpirtërore, zë po aq vend të merituar.

    Edi Shukriu

    Edi Shukriu (Prizren, 1950) studimet për arkeologji i mbaroi në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesoreshë ordinare në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Bashkëbiseduesja jonë është edhe shkrimtare e njohur, përkatësisht krijuese e poezisë, dramës etj.

    GAZETA TEMA
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    veletini
    Anëtar i ri
    Anëtar i ri
    veletini


    Male
    Numri i postimeve : 127
    Age : 68
    Vendi : kosove
    Profesioni/Hobi : mesimdhenes
    Registration date : 07/12/2008

    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
    MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyFri Mar 13, 2009 2:02 am

    TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS: VLERAT, SFIDAT DHE MUNDËSITË
    Shkruar nga Dr. Edi Shukriu

    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Edi_shukriu
    Ata që nuk e njohin të kaluarën janë si foshnja, nuk din gjë! është një thënie që e përdor shpesh, ndonëse është shkruar para 2000 vjetëve. Mendoj se me këtë shprehet thelbi i nevojës për njohjen e së kaluarës: të fitohen njohuritë dhe eksperienca; ta njohim veten dhe të tjerët dhe përmes njohjes reciproke të kuptohemi dhe të respektohemi.

    Të kuptuarit e trashëgimisë kulturore në rend të parë do të thotë të kuptuarit e shtresimeve kulturore në kohë dhe në hapësirë, si dhe të kuptuarit e shumë-dimenzionalitetit të saj. Andaj, studimi i trashëgimisë zë fusha të llojshme, siç janë arkeologjia e deri tek filozofia e psikologjia, duke përfshirë dhe shkencat natyrore.

    Trashëgimia kulturore është pasqyrë e vlerave dhe e nivelit kulturor të një populli. Tradita e trashëguar dhe shkalla e studimit dhe e kujdesit ndaj trashëgimisë janë shprehje e dy komponenteve kyçe për përcaktimin e nivelit kulturor të një populli apo të një hapësire: (1) të nivelit kulturor në të kaluarën, dhe (2) të nivelit kulturor në të tashmen. Në kuadër të kësaj, marrja me trashëgimi nënkupton tri kushte thelbësore, që mund të paraqiten si paraqisja shkurtimisht si NPP: (1) Njohje, (2) Profesionalizëm dhe (3) Pasion.


    1. Vlerat trashëgimore: përkatësia kosovare, europiane dhe botërore

    Kosova, territor i përshtatshëm për jetë që nga parahistoira e hershme, është një hapësirë e begatshme me traditë kulturore, sa materiale aq edhe shpirtërore. Trashëgimia e saj u shtresua që nga kulturat e para bujqësore para 8000 vjetëve, mbase dhe më heret. Kjo kulturë, e lindur nga substrati neolitik, u gërshetua me elemente indoeuropiane eneolitike dhe krijoi adstratin ilir, që në mesjetë u njoh si arbëror/shqiptar. Kosova, si territor qendror dardan, krijoi identit politik me krijimin e shtetit të Dardanisë (IV-I p.e.r.). Mbi këtë bazë trashëgimore ndikuan apo u bënë pjesë e shtresimeve edhe kulturat e popujve të tjerë (helene, romake, sllave-serbe, osmane). Është e vlefshme të ceket se identiteti i krijuar në kuadër të shtetit dardan dhe rezistenca e vazhdueshme ndaj romakëve bënë që në vitin 279 të krijohej njësia e veçantë administrative-politike romake, Provinca e Dardanisë. Në antikën e vonë dhe në mesjetë Dardania u gjet nën pushtetin e perandorisë së fuqishme bizantine. Në fund të mijëvjeçarit të parë u dominua nga shteti bullgar i Samuilit, në shekullin XII u nga shteti mesjetar serb, nga shekulli XV nga perandoria otomane, në kuadër të së cilës u krijua Vilajeti i Kosovës, ndërsa në fillim të shekullit XX iu dha Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Sllovene, për të pasuar me rrjedhat e tjera historike, tani më të njohura. Si rrjedhojë e një historie të tillë kishte dhe ndikime e shtresime të llojshme kulturore.

    Shtresimet e tilla, në Kosovë e kudo, shtrojnë edhe çështjen e përkatësisë etnike. Si rrjedhojë shfaqen dhe mëtimet për përvetësimin e tyre, duke sjellur dhe situata absurde. Po të ishte e natyrshme kjo, italianët do të mund të thoshin Roma është e jona, të na ndalonin hyrjen në të dhe, njëkohësisht, do të mund ta kërkonin të drejtën historike mbi Kosovën, se romakët e sunduan mbi 500 vjet!

    Mendoj se trashëgimia kulturore është vlerë e përbashkët e popullatës që jeton në një territor të caktuar dhe si e tillë është një kubik i mozaikut kulturor europian dhe botëror.


    2. Sfidat politike, legale, administrative dhe profesionale

    Trashëgimia e Kosovës përballet me sfida të shumta dhe në kuadër të tyre do të veçoja: 1) Shfrytëzimin e trashëgimisë si mjet i presionit politik nga Serbia, 2) Joprofesionaizmin dhe 3) (Mos)Çasjen e UNMIK ndaj trashëgimisë deri në vitin 2004. Duke mos nënvlerësuar sfidat e tjera me të cilat ballafaqohet Kosova në fushën e trashëgimisë, mendoj se sfida më e madhe është sfida politike siç ishte dhe më parë, ashtu siç mendoj se ku përzihet politika ditore nuk ka mbrojtje reale të trashëgimisë.

    E kaluara e Kosovës është e stërngarkuar me shfrytëzimin e trashëgimisë për nevoja politike, përkatësisht për krijimin e të drejtës false historike të serbëve mbi Kosovën. Në kuadër të kësaj politikat serbe kanë krijuar dhe ushqyer ndarjen e trashëgimisë në baza religjioze, duke i dhënë prioritet objekteve ortodokse dhe duke e reduktuar trashëgiminë kosovare në trashëgimi ortodokse dhe islame. Enklavizizimi i manastireve ortodokse në Kosovë, pa dyshim, prodhon efekte konfrontuese në mjedisin kulturor të Kosovës. E kaluara e afërt, marsi i vitit 2004 është shembull i tillë, duke qenë rezultat i pakënaqësisë së popullatës me gjendjen e krijuar dhe me mos respketimin e vullnetit të popullit aq ishte dhe tërheqje e vëmendjes tek njeri nga gjeneratorët që pengojnë arritjen e pavarësisë dhe stabilitetin e Kosovës.

    Ndarja e trashëgimisë në baza etnike në Kosovë është absurditet sui generis. Kosova është ballafaquar gjatë me përdorimin e trashëgimisë si mjet të presionit politik. Madje edhe gërmimet e suksesshme në Vërmicë (1974-1975) u keqpërdorën në vitin 1981 për ta akuzuar shkencën kosovare dhe shqiptarët si shkatërrues të kinse varreve mesjetare serbe. E vërteta ishte krejt tjetërfare: në mesin e katër arkeologëve që i zhvilluan gërmimet ishte vetëm një shqiptar, ndërsa objektet e luajtshme u konzervuan në kohë rekorde dhe u vendosën në vitrinat e Muzeut të ri Arkeologjik në Prizren.

    Është me rëndësi të ceket se këtë trashëgimi, studimin dhe mbrojtjen e saj, asnjëherë nuk e kemi parë të ndarë në baza etnike, gjë që nuk mund t’i atribuohet regjimeve serbe. Mjerisht, logjikën e ndarjes etnike e ka pranuar edhe administrata ndërkombëtare e pasluftës në Kosovë, nën propagandën e njohur me decenie se qenkan të rrezikuara nga shqiptarët! Loja e regjimeve serbe me trashëgiminë ortodokse në Kosovë është më se e njohur për ne. Madje, në Kosovën e pasuftës kishat dhe manastiret ortodokse u bënë ‘kështjella’ serbe, të mbrojtura nga KFORi. Rreptësisht të ndaluara për shqiptarët! Ndalesa vlente edhe për një vizitë të shkurtër të ekspertëve shqiptarë, qofshin ata edhe pjesë përbërëse e delgacionit të UNESCOs.

    Është e vërtetë se historia botërore njeh mëtime për shfrytëzimin e trashëgimisë si mjet për arritjen e qëllimeve politike, siç ishte përdorimi i megaronit dhe të kryqit të thyer (svastika), të njohur si simbol i rrugës diellore që nga parahistoria e hershme. Por, duhet të përkujtoj se historia është po aq dëshmitare e dështimit të këtyre mëtimeve.
    Pse nuk iu kushtua kujdes i mjaftueshëm trashëgimisë? Faktorë të shumtë ndikuan në Kosovën e pasluftës, por mendoj se frika e UNMIK-ut nga e kaluara e afërt dhe përjetimet e tmerrshme të popullit të Kosovës, kishte si rrjedhojë edhe ikjen nga trashëgimia në përgjithësi. Ishte ky një tentim i UNMIK-ut për damnatio memorie (fshirje e kujtesës). Përkujtoj, mëtimet e tilla gjatë gjithë historisë së njerëzimit nuk patën sukses. Ngulfatja dhe moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe mospërfillja ndjenjave të popullatës, ka rezultuar me pasoja të papritshme. Edhe marsi i vitit 2004 e dëshmon këtë. Dhe tani, në vend të përkujdesjes dhe gjetjes së mekanizmave preventivë, duhet të merremi me pasojat.

    Në vitin 2000 e pas, jo kot, insistoja tek UNMIK-u që ta inicojmë bërjen e një muzeu, ku do të paraqitej e kaluara e afërt e popullatës së Kosovës. Çka me serbët e pasluftës në Kosovë? ishte reagimi i tyre. Një pjesë e muzeut do ta përfshinte dhe periudhën e menjëhershme të pas luftës, është dhe kjo pjesë përbërëse e historisë! u përgjigjesha. Kot, prioritet jo vizionar për ta ngeli fshirja e kujtesës.

    Sa një objekt kulti i takon vetëm një populli? çshtë një pyetje që është riaktualizuar sërish. Se objektet e kultit ngriten njera mbi tjetrën, për t’u shlyer gjurmët e mëhershëm këtë e di çdo shkencëtar e profesionist. Edhe historia e Kishë së Shën Premtes e dëshmon këtë: nisi si tempull pagan për t’u bërë kishë e krishterizmit të hershëm, bazilikë e periudhës bizantine, kishë mesjetare ortodokse, xhami dhe sërish kishë ortodokse. Shembuj të tillë ka përplotë, siç është edhe rasti i Kishës në Graçanicë, për të cilën edhe Branislav Nushiq shkruan se është ndërtuar mbi themelet e kishës latine.

    Është e vertetë se kishat ortodokse janë mbrojtur me shekuj dhe me shumë xhelozi nga shqiptarët. Ka të bëjë kjo me etikën shqiptare? Mendoj se mbrojtja është motivuar pikë së pari nga fakti se ato kisha ishin të tyre dhe i ndjenin si të tyre edhe pas konvertimit në islamizëm. Kjo përkon, pikë së pari me çështjen e trashëgimisë shpirtërore apo trashëgiminë e paprekshme, e cila i sfidon shekujt. Jo kot, popullata musimane shqiptare edhe sot e kësaj dite e feston Shën Gjergjin me kalendarin ortodoks dhe përcjellë, ndonëse edhe pavetëdijshëm, ritualet e kalendarit ortodoks.

    A kemi bërë sa kemi mundur apo jemi kapluar nga retorika, lufta për pushtet, pseudo-profesionalizmi dhe pasioni amatoresk? Kosova dhe e ardhmja e saj po ballafaqohet sërish me sfidën e shfyrtëzimit të trashëgimisë ortodokse si mjet i presionit politik, tani çuditërisht dhe me trysni ndërkombëtare. Tani shtrohet pyetja se sa ne jemi të përgatitur për këtë dhe në këto momente vendimtare. Mendoj se Grupi negociator dhe vendimmarrësit e tanishëm të Kosovës nuk e kanë pasur parasysh sa duhet rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe aftësitë e palës tjetër që këtë ta shfrytëzojnë, andaj 1) është bërë ekipi politik, me bashkëpunëtorë të seleksionuar sipas ndikimeve politike dhe 2) ka dominuar jotransparenca. Si pasojë janë edhe 40 zonat e mbrojtura të trashëgimisë ortodokse, të cilat, si do që të quhen, janë lloj i eksteritorialitetit.

    Çështjet administrative të mbrojtjes së trashëgimisë janë sfidë tjetër. Me këtë rast do të thosha se shkatërrimi, mos kujdesi, ndërtimet pa leje e me leje në lokalitetet e trashëgimisë janë bërë dukuri. Ndërtimi i bazenit të notit dhe shkatërrimi i lokalitetit të madh arkeologjik në Zlakuçan, me terma të periudhës romake dhe tempullin e shekullit I, është njeri nga rastet e tilla. Për këtë i kam shkruar Presidentit Rugova, Kryeministrit Rexhepi dhe Ministrit përgjegjës Brajshori, si dhe lidhur me çështjen e kam informuar opinionin përmes mediave. Asnjë përgjigje nuk kam marrë. Përkundrazi, Presidenti ka prerë trakën e inagurimit të bazenit të notit në Zlakuçan.

    Mbrojtja e e vërtetë e trashëgimisë nënkupton bashkëpunimin midis institucioneve të llojshme, përfshirë dhe policisë. Mungesa e këtij bashkëpunimi, si dhe jo vetëdija e duhur për vlerat e saja bënë që Kosova të ballafaqohet edhe me tregëtimin me trashëgiminë e luajtshme, vjedhjen e saj, madje ajo edhe t’u dhurohet ndërkombëtarëve që veprojnë në Kosovë (sic!).

    Me këtë rast duhet theksuar edhe mosangazhimin e duhur të UNMIK-ut dhe OKB-së në përgjithësi për kthimin e trashëgimisë kosovare të marrë në Serbi para luftës në Kosovë, mendoj për thesarin arkeologjik, atë etnologjik dhe për gjithë dokumentacioni e trashëgimisë. Kthimi i vetëm një objekti, Hyjneshës së Prishtinës, ishte edhe një lojë politike. Opinioni duhet ta dijë se, për dallim nga thesari etnologjik dhe dokumentacioni i trashëgimisë, thesari arkeologjik i është huazuar Beogradit për ekspozitën Arheolosko blago Kosova i Metohije (për të ekziston dokumentacioni). Është çështje tjetër pse dy arkeologët shqiptarë të Muzeut të Kosovës nuk i përfillën rekomandimet e mija që të mos bashkëpunonin për këtë ekspozitë me prapavijë politike. Po ashtu u thashë se si parapaskenë shoh si qëllim mbajtjen e objekteve në Beograd, pasi që lufta në Kosovë kishte filluar.

    Në fund, dua të cek se mbrojtja adekuate e trashëgimisë kulturore ofron mundësi të shumta, duke u nisur nga zhvillimi i ekonomisë turistike, bashkëpunimi rajonal e më gjerë dhe si urë për ngritjen e respektit të ndërsjellë midis popujve dhe ndërtimin e paqes. A janë të gatshëm të gjithë banorët e Kosovës t'i njohin vlerat kulturore të trashëguara ndër shekuj në këtë hapësirë si pasuri e civilizimit global pavarësisht nga kush janë ndërtuar dhe firmën e kujt bartin? Mendoj se po, siç mendoj se duhet punuar ende shumë për ngritjen e vetëdijes për ta mbrojtur këtë.

    Në Prishtinë, 1dhjetor 2006
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    veletini
    Anëtar i ri
    Anëtar i ri
    veletini


    Male
    Numri i postimeve : 127
    Age : 68
    Vendi : kosove
    Profesioni/Hobi : mesimdhenes
    Registration date : 07/12/2008

    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
    MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyFri Mar 13, 2009 2:33 am

    Ulpiana

    Ulpiana është një qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake, por jo aqë sa për të thënë se Ulpiana është një qytet ilir. Ulpiane është një vazhdimësi e një vendbanimi ilir. Qyteti ndodhej afër qytetit të sotshem Prishtinë në Kosovë.

    Nga Wikipedia
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    veletini
    Anëtar i ri
    Anëtar i ri
    veletini


    Male
    Numri i postimeve : 127
    Age : 68
    Vendi : kosove
    Profesioni/Hobi : mesimdhenes
    Registration date : 07/12/2008

    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
    MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyFri Mar 13, 2009 2:38 am

    Prishtina i takon prehistorisë, tezat serbe të gabuara
    ( 31/07/08) Ardjan Jasiqi
    Gjurmët e nëndheshme pranë xhamive dhe hamameve në Prishtinë, flasin se Prishtina është një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë dhe se ajo në atë kohë është quajtur Pristinium. Mbetjet arkeologjike tek Xhamia e Perandorit, pastaj ato pranë themeleve të Parlamentit të Kosovës, si dhe disa mbetje arkeologjike të zbuluara afër Spitalit, konkretisht te Fakulteti i Mjekësisë, qyteti i vjetër i Ulpianës, tregojnë se kemi të bëjmë me një vendbanim që ka qenë i banuar që nga koha parahistorike. Historiani dhe eksperti i poleografisë dhe epigrafisë, Jahja Drançolli thotë se në arealin e Prishtinës, sidomos në trajektoren ku sot është xhamia e Sulltan Fatihut dhe Sulltan Pajazitit, ka edhe gjurmë parahistorike të kryeqytetit momental të Kosovës. "Pikërisht tek Gërmia është gjetur edhe 'Hyjnesha në fron', çka tregon se kemi të bëjmë me një qytet të vjetër, që daton që nga parahistoria. Mirëpo turqit kanë ardhur herët në Prishtinë. Në mesjetë po ashtu kemi gjurmë të Prishtinës, e cila është e njohur me emrin Pristinium që do të thotë 'vjetër'. Gjatë mesjetës kemi edhe arealet e Vicianumit dhe rrugën e njohur Lissus - Naissus rrugë kjo që ka kaluar pranë spitalit ku janë zbuluar po ashtu edhe mbetje të tjera interesante arkeologjike", thotë Drançolli.
    Mirëpo, Drançolli thotë se ende nuk ka ndonjë raport të detajuar se a ka terma romake nëpër hamam apo edhe tek Xhamia e Madhe. "Gjatë gjurmimeve unë ende nuk ka marrë ndonjë raport të detajuar në lidhje më këtë rast. Por, janë zbuluar disa gypa të cilat janë duke u studiuar dhe që i përngjajnë termave romake. Por, nëse nisemi nga historia atëherë mund të themi se nuk mund të përcaktojmë se cilës kohë i takojnë, pasi bizantinët i kanë kopjuar në arkitekturë romakët, otomanët i kanë kopjuar bizantinët e kështu me radhë", thotë ai.
    Drançolli thotë se megjithatë Prishtina është një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë, edhe pse këtë epitet ajo e humbi gjatë kohës se Perandorisë Osmane ku u zhvilluan më shumë qytetet si; Prizreni, Gjakova, Peja dhe Vushtrria.
    "Por, nga studimet që kam bërë, sidomos nga fjalorët latinisht - shqip, latinisht - kroatisht, etj, del se emri Pristinium do të thotë 'i vjetër', 'i lashtë', gjë që hedh poshtë idenë se emri Prishtinë ka përardhje serbe", shpjegon Drançolli.
    Nga ana tjetër, arkitekti Rexhep Vula (rest/kons) thotë se studimet e tij për hamamet e Prishtinës i ka nisur nga literatura për "Sahathanën", e Elvia Qelebisë dhe dr. Hakija Adverdi, arkitekt i cili nga përshkrimet e Elvia Qelebisë hulumton dhe zbulon në vitet '60 një numër të madh të xhamive nëpër Ballkan. "Por ai nuk i përmend termat romake të cilat gjenden sot si lokalitet arkeologjik, ku pjesërisht 'grabaniti' i tij është nën sallën e Parlamenti të Kosovës, ose thënë ndryshe nën hipokaust ku zbulohen tri kupola të hamamit që i përkasin termave romake". Vula përmend se në vitin 1947, gjatë ndërtimit të Parlamentit të Kosovës, pikërisht në këtë vend zbulohen 500 skelete njerëzish, të cilët flitet se janë vrarë gjatë luftërave të ndryshme ballkanike, por kjo gjë asnjëherë deri me tani nuk është hulumtuar nga historianët. Në lidhje me studimet për gjetjet arkeologjike në Hamamin e Prishtinës, ku investitor është Organizata "Trashëgimia kulturore pa kufij", drejtori i secilës është Salih Shoshi, ende nuk është hartuar raporti për këto gjetje. "Brenda dy javëve presim një raport nga Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve Kulturore në Prishtinë", thotë Salih
    Shoshi, duke theksuar se Prishtina si qytet nga shumica e ekspertëve dhe historianëve sidomos gjatë gjetjeve të fundit arkeologjike në të dëshmon së nën tokën e saj ka gjëra të cilat më së miri e tregojnë lashtësinë e saj si qytet.
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    veletini
    Anëtar i ri
    Anëtar i ri
    veletini


    Male
    Numri i postimeve : 127
    Age : 68
    Vendi : kosove
    Profesioni/Hobi : mesimdhenes
    Registration date : 07/12/2008

    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
    MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 EmptyFri Mar 13, 2009 2:56 am

    Shkruar nga Mentor BARANI
    Sunday, 22 June 2008
    Arbër Hadri: T’i bëhet presion palës serbe që eksponatet të kthehen në Kosovë



    Brenda një afati 120 ditë nga hyrja në fuqi e pakos së Ahtisarit, eksponatet, të cilat Serbia i ka marrë në Kosovë gjatë kohës së luftës duhen të kthehen në vendin e origjinës, në Kosovë. Në këtë kontekst na nevojitet një shtytje më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare që kjo të realizohet dhe t’i bëhet presion palës serbe që ky koleksion të kthehet, ka thënë në një intervistë për Kosovapress drejtori i Muzeut të Kosovës Arbër Hadri.
    Kosovapress: Cili është numri i eksponateve të trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës që janë plaçkitur nga Serbia gjatë luftës së fundit?
    Hadri: Pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s, për një ekspozitë të përkohshme janë huazuar diku rreth 676 eksponate arkeologjike dhe 571 eksponate etnologjike, të cilat janë bartur përkohësisht për një ekspozitë të përkohshme të titulluar “Thesari Arkeologjik i Kosovës” dhe “Thesari Etnologjik i Kosovës”. Ato janë ekspozuar përkohësisht në galerinë e arteve dhe Muzeut Popullor në Beograd dhe në Muzeun Etnologjik të Beogradit, ku edhe në depot të cilat tani gjenden ato përkohësisht. Ato janë pjesë e koleksionit të përhershëm të Muzeut të Kosovës dhe janë gjurmuar në territorin e Kosovës. Kemi paraqitur dhe kemi bërë fushatë të ndryshme në periudha të ndryshme kohore, në mënyrë që të sensibilizojmë opinionin publik lidhur me rëndësinë e kthimit të këtij koleksioni që ka vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të Kosovës. Pra, janë eksponatet më të përzgjedhura të kohërave të ndryshme që nga Neoliti, 6 mijë vjet para Erës së Re e deri në shekullin e 12 pas Erës së Re, pra nga Neoliti e deri në mesjetë. Meqenëse trashëgimia kulturore është e përbërë më së shumti nga trashëgimia arkeologjike, edhe vetë kontesti i këtyre eksponateve është edhe më me vlerë.
    Kosovapress: Çfarë është duke bërë Muzeu i Kosovës dhe a ka ndonjë bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës që këto eksponate të kthehen në vendin tonë?
    Hadri: Po. Muzeu i Kosovës në periudhat e ndryshme ka bërë fushatë për sensibilizimin e opinionit publik dhe për nevojën e kthimit të tyre. Kjo ka rezultuar edhe gjatë vitit 2002 me kthimin e “Hyjneshës në Fron”, e cila tani është ekspozuar në Muzeun e Kosovës, si pjesë përbërëse e një projekti të përbashkët me ambasadën amerikane në Kosovë. Është bërë një fushatë “Dua të kthehem në shtëpinë time”, pastaj kthimi i koleksionit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, që ashtu është quajtur. Është bërë edhe prezantimi i tredimensional i krejt koleksionit të paraqitjes së saj vizuale, broshura të ndryshme, afishe, të cilat janë shpërndarë. Kjo edhe ka rezultuar me futjen, por edhe të pakos së Ahtisarit çështjes së kthimit të koleksionit brenda në një afati shumë të shkurtër. Tani është më se e nevojshme që kjo çështje të adresohet në formën e duhur me përkrahjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Me Ministrinë e Kulturës e kemi një qëndrim si të bashkëveprojmë në tërësi në këtë kontekst, dhe së bashku kemi bërë këtë fushatë dhe kemi krijuar mundësinë që kjo çështje të adresohet në një dokument ndërkombëtar sikurse që është pakoja e Ahtisarit dhe vlen të ceket se brenda një afati 120 ditë nga hyrja në fuqi e kësaj pakoje, këto koleksione duhen të kthehen në vendin e origjinës, në Kosovë. Në këtë kontekst na nevojitet një shtytje më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare që kjo të realizohet dhe t’i bëhet presion palës serbe që ky koleksion të kthehet. Ky koleksion, po ashtu, ka mundësinë që të prezantohet trashëgimia kulturore e Kosovës përkohësisht edhe në një muze evropian dhe pastaj të kthehet në Kosovë.
    Kosovapress: Në drejtim të kthimit të këtyre eksponateve me vlerë për Republikën e Kosovës, a ka kërkesa në instancat ndërkombëtare?
    Hadri: Po, me vetë faktin që sponzoruesit e pakos së Ahtisarit dhe pjesëmarrësit në këtë kontekst ka qenë edhe bashkësia ndërkombëtare, kjo është aprovuar në këtë kontekst.
    Kosovapress: Po ministria a ka pasur ndonjë takim me institucionet relevante të Serbisë për të kërkuar eksponatet e plaçkitura, të cilat janë të shumta pasi që është përgjegjëse për këtë institucion?
    Hadri: Po, sigurisht që kur është momenti i duhur në rrethanat e përbashkëta të marrëdhënieve ballkanike kjo çështje do të vijë në spikamë, me vetë faktin që ne në përgjithësi në Kosovë kemi kujdes ndaj trashëgimisë kulturore në përgjithësi në Kosovë pa marrë parasysh cilit spektër i takon. Pra, ne kemi bërë restaurimin e kishave ortodokse serbe në territorin e Kosovës. Pra, Ministria e Kulturës ka bërë këtë së bashku me qeverinë në tërë territorin e Kosovës. Presim që bashkësia ndërkombëtare nëpërmes presionit që duhet të bëjë pala serbe ta kthejë këtë koleksion në Muze.
    Kosovapress: A keni zhvilluar takime me institucionet ndërkombëtare kulturore, si me UNESCO-n, apo me Kryqin Ndërkombëtar, apo organizata të tjera ndërkombëtare, që eksponatet të kthehen në Kosovë?
    Hadri: Ne kemi përkrahjen e disa institucioneve ndërkombëtare të nivelit të lartë të muzeve që konsiderohen me rëndësi si në Francë, Britaninë e Madhe, vendet të cilat na kanë dhënë përkrahje për kthimit e tyre. Po, këtë çështje e kemi paraqitur edhe në UNESCO dhe ICOM. Dhe tani shpresoj që është momenti në këtë kohë të shkurt që ky koleksion të kthehet në Kosovë.
    Kosovapress: Sa i mungojnë eksponatet Muzeut të Kosovës?

    Hadri: Po, sigurisht që i mungon shumë, përkundër që Muzeu ka një koleksion prej 100 mijë eksponateve, por ky është thelbi i koleksionit të Muzeut të Kosovës. Krijimi i koleksionit është bërë nga gërmimet arkeologjike në terren të viteve ’50-ta deri në vitet e ‘90-ta dhe është bërë nga arkeologët e Muzeut të Kosovës dhe është dalë nga territori i Kosovës dhe mungesa e prezantimit të eksponateve për banorët e Kosovës është evidente./Intervistoi: Shpresa Përvetica/
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    Sponsored content





    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty
    MesazhTitulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.   Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. - Faqe 2 Empty

    Mbrapsht në krye Shko poshtë
     
    Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
     Similar topics
    -
    » Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.
    » gjetje arkeologjike te zones
    » C'mendim keni per Deshmimtaret e Jehovait?Fe apo sekt?
    » T'i njohim krijuesit tanë.
    » Te mbeshtesim vellezerit tane

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
    Kërce tek: