Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyMon Apr 26, 2010 4:28 pm

Shkruan: Dr.sc. Ilmi VELIU



Varre myslimane me simbole të besimt Ilir.



Zyrtarët e Komunës së Osllomesë, na informuan se banorët e fshatit Jagoll, rrethi i Kërçovës, duke dashur të rrafshonin një tokë pjellore, kanë hasur në disa varre të vjetra, dhe kishin kërkuar që ne, si përfaqësues të Muzeut, ta vizitonim terrenin dhe të shihnim se për çka është fjala. Ditën e caktuar, Isa Neziri dhe Sulejman Veliu, nga komuna e lartëpërmendur, më shoqëruan deri te lokaliteti në fjalë.



Terreni i perngjante një varreze tumulare, dhe vetëm historianët e lexuar mirë, e dinë se Ilirët jënë varrosur në këtë mënyrë. Varrezat e quajtura “Tuma” jënë zbuluar në Shqipëri, Dalmaci, Bosnje e Mal të Zi, dmth në trojet ku jënë shtrirë Ilirët, dhe nëse është zbuluar edhe në Maqedoni kësi lloj varreze me siguri se nuk është publikuar ose është shkatërruar, që të fshihen faktet dhe argumentet se ketu kanë banuar ilirët dhe se shqiptarët e sotëm jënë pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre.



Për lexuesin e rëndomtë do të skjarojmë se Tumat janë “varreza ilire” ku një familje apo vendbanim i tërë është varrosur në një terren të rrafshtë, në një vijë rrethore të caktuar dhe, kur vëndi është plotësuar, terreni është mbuluar dhe bërë në formë të një gërmadhe – tume, trume, (gërmadhë dheu). Në të shumtën e rasteve varrimi është bërë me trup por jënë zbuluar raste ku kufoma është djegur dhe është gjetur vetëm urna (ena) që ka ruajtur hirin e kufomës.



Në lokalitetin në fjalë, ka mundësi që toka, dalëngadalë të ketë rrëshqitur nga lagështia, dhe varret ti ketë nxjerrur në sipërfaqe. Puntorëve që kishin dashur ta rrafshonin terrenin u ishte dashur pakë punë që ti zbulonin varret dhe ka mundësi që në një thellsi më të madhe të ketë edhe varreza tjera.



Varret jënë të një gjatësie prej 2m, dhe gjërësie 80 cm. Brëndia është e rregulluar me pllaka të trasha prej 10-12 cm, por ka raste ku ata jënë të ndërtuara me murë guri. Pllakat që i kanë mbuluar varret mungojnë dhe ka mundësi që bujqit në të kaluarën ti kenë hiekur, që më lehtë ta lëvronin e punonin tokën.



Varret në fjalë jënë të njejtë me tre varret që në vitin 1985 i ka zbuluar arkeologja e Muzeut të Kërçovës, Gordana S. e cila në oborrin e xhamise së Kërçovës duke kërkuar themele kishe, ka zbuluar tre varre ilire për të cilët shkruan se jënë të sh.III p.e. Duke u bazuar në materialet që ka zbuluar ajo, mund të thuhet se varret kanë qenë të kohës kur kryeqyteti i fisit ilir të Penestëve “Uscana” ka qenë në kulmin e fuqisë së sajë, dhe sipas Tit Livit ka pasur mbi dhjetë mijë banorë.



Duke krahasuar varret e zbuluara në Jagoll me varret e zbuluara te xhamia e Kërçovës, vimë në përfundim se edhe këto varre jënë Ilire, sepse jënë të ndërtuar në mënyrë të njejtë,formë të njejtë dhe jënë përdorur materiale të njejta.

Që të vazhdohet gërmimi në këtë lokalitet, duhet bërë marrëveshje më pronarët e tokës, të bëhet proekt nëpërmes Muzeut, të kërkohen mjete finansiare nga Qeveria e Maqedonisë dhe të vazhdohen gërmimet, ku në mënyrë shkencore dhe me ane të materijaleve që do të zbulohen, do të vërtetohet edhe njëherë se në këto troje, në kontinuitet ka jetuar i njejti popull, Ilirët-Arbërit-Shqiptarët.



Por ajo që na habiti dhe na la pa teksat, gjatë vizitës dhe hulumtimit edhe të varrezave shumë të vjetra myslimane të këtij fshati, e që mendojmë se ka domethënje shumë të madhe për ne shqiptarët në këta troje, është ajo se disa nga pllakat e varreve, që datojnë nga viti 1211, hixhri ose 1780 të kalendarit të sotëm, shihen edhe simbole të besimit pagan-ilir.

Këto simbole ilire, të zbuluara në pllakat e varreve të shqiptarëve mysliman, vërtetojnë se popullata e këtushme është autoktone-ilire, e cila edhepse, para 2000 vjetëve nga paganizmi kanë kaluar në krishterizëm, dhe para 600 vjetëve në Islamizëm, nuk e kanë harruar traditën e besimit pagan.

Pllaka a varrit, që qëndron te koka e të vdekurit është e shkruar në osmanisht, me germa arabe dhe jep të dhëna për të vdekurin, por ajo që është e veçantë dhe që asnjëherë nuk mund të haset në varrezat myslimane joshqiptare, është se, në majë të pllakës së varrit, është i gëdhendur dielli, i cili qëndron mbi dy koka të gjarpërinjëve.



Ilirologu më i madh i Ballkanit, po edhe i Evropës, shqiptari nga Zara, Aleksander Stipqeviç, pastaj Neritan Ceka e Muzafer Kërkuti nga Tirana, kanë vërtetuar se besimi pagan kryesorë tek Ilirët, e sidomos te ata të jugut, ka qenë besimi në gjarpërin.



Arkeologu nga Bosna, Qiro Truhelka mendon se vetë emri “Ilir” eshte emër i një gjarpëri për të cilin pastaj, ilirët kanë bësuar se ai ka qëndruar nën gurin e vatrës së shtëpisë, ku ka sjellur fat dhe ka mbrojtur shtëpinë nga të papriturat. Edhe sot te shqiptarët mbretëron mendimi se nëse gjarpërin e gjen brënda shtëpisë ose në themel të sajë, nuk duhet prekur, sepse është gjarpër themeli, mbrojtës i shtëpisë, që është besim pagan dhe është ruajtur ndër shqiptarët për 2500 vjet me rradhë.



Në shtëpitë e vjetra tradicionale shqiptare, që ishin me vatër e oxhak, aty ku mbeshteteshin drutë, qëndronte një lloj objekti nga hekuri me kokë gjarpëri, katër këmbë të shkurtëra dhe bisht të përdredhur, i cili objekt në Kërçovë e rethinë, quhet “Dromoxhak”, dhe vazhdimisht qëndronte tek oxhaku. Simbolikën e tij e kuptova vitin e parë të studimeve, kur arkeologu arbëresh Stipqeviç, që na ligjëronte Arkeologji, e pas tij edhe Muzafer Kërkuti nga Tirana na e skjaruan simbolikën e gjarpërit.



Është e vërtetë, thotë Stipqeviç, se kulti i ilirëve parahistorik, sidomos në Ilirinë veriore ka qenë dielli, dhe këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura që ilirët i kanë mbajtur në qafë ose në shtëpi. Tek ilirët e jugut ka dominuar gjarpëri, dhe ai si kafshë toteme ka pasur rol qëndrorë në sistemin mitologjik e religjioz të tyre. Numër i madh paraqitjesh të kësajë kafshe, që bëhen të shpeshta, veçanrisht prej sh.V,p.e. në stolitë e ndryshme dhe mbi pllakat e varreve, vërtetojnë rëndësinë që ka pasur kjo kafshë toteme.



Gjarpëri është paraqitur si roje i vatrës së shtëpisë, symbol i frytshmërisë e plleshmërisë, dhe si simbol i fiseve ilire të jugut, që do tu bëjë ballë të gjitha fortunave dhe si që shihet nga ky zbulim i joni, ka arritur deri në ditët tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyThu Apr 29, 2010 7:47 pm

Ilmi Veliu

E pashë këtë zbulimin e juaj sot në TV shtetëror në gjuhën Shqipe , të pashë edhe Ty në TV Very Happy
Të uroj suksese në punë dhe zbulime të reja për historinë tonë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyFri Apr 30, 2010 2:20 am

Falëmnderit. Ted dielen ne ors tre te Alsat do te kete nje emision special. Mvaret kush si e merr por ky eshte nje zbulim, mendoi epokal sepse tash kemi argumente materijale qe na lidhin neve me iliret. Pra eshte pllaka e varrit te nje shqiptari mysliman me elemente dhe simbole te besimit pagan ilir qe do te thote se i njejti popull qe eshte varrosur ne varrezat ilire ka vazhduar te varroset ne varrezat myslimane pasi e ka pranuar Islamin. Eshte problemi se serbet e maqedonet na thone se ne nuk jimi pasardhes tw ilireve dhe se iliret jene zhdukur dhe ja tash dokumenti qw verteton vazhdimsine tone. Nese dikush nga maqedonote zbulon diçka qe ti lidhe ata me maqedonet antik, ata doti kishin ba permendore ne mes te shkupit, kurse tek ne shqiptaret çdo gja merret si kurgja. Une ne 2005 zbulova se Kalaja e Skenderbeut qe e permend Barleti "Svetigradi" eshte ne Demir Hisar afer Manastirit dhe jo ne Koxhaxhik, dhe kete e pranoi Oliver Shmit nga Austria, po edhe Tirana, dhe per ne ketu nuk qoi shumne peshe sepse e kisha zbuluar une, dhe ne vazhdimisht ai qe eshte i joni, nuk e vlersojme shume.
Sidoqofte une jam i impresionuar per interesin dhe njohurite qe ju kini per H. e P. shqiptare. Ju pershendes dhe mund te ju lej ndonje liber t'imin te restorani Skupi te Skenderbeu ose te Muzeu i Lirise. Te fala.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyFri Apr 30, 2010 9:08 am

Ilmi Veliu shkruajti:
Falëmnderit. Ted dielen ne ors tre te Alsat do te kete nje emision special. Mvaret kush si e merr por ky eshte nje zbulim, mendoi epokal sepse tash kemi argumente materijale qe na lidhin neve me iliret. Pra eshte pllaka e varrit te nje shqiptari mysliman me elemente dhe simbole te besimit pagan ilir qe do te thote se i njejti popull qe eshte varrosur ne varrezat ilire ka vazhduar te varroset ne varrezat myslimane pasi e ka pranuar Islamin. Eshte problemi se serbet e maqedonet na thone se ne nuk jimi pasardhes tw ilireve dhe se iliret jene zhdukur dhe ja tash dokumenti qw verteton vazhdimsine tone. Nese dikush nga maqedonote zbulon diçka qe ti lidhe ata me maqedonet antik, ata doti kishin ba permendore ne mes te shkupit, kurse tek ne shqiptaret çdo gja merret si kurgja. Une ne 2005 zbulova se Kalaja e Skenderbeut qe e permend Barleti "Svetigradi" eshte ne Demir Hisar afer Manastirit dhe jo ne Koxhaxhik, dhe kete e pranoi Oliver Shmit nga Austria, po edhe Tirana, dhe per ne ketu nuk qoi shumne peshe sepse e kisha zbuluar une, dhe ne vazhdimisht ai qe eshte i joni, nuk e vlersojme shume.
Sidoqofte une jam i impresionuar per interesin dhe njohurite qe ju kini per H. e P. shqiptare. Ju pershendes dhe mund te ju lej ndonje liber t'imin te restorani Skupi te Skenderbeu ose te Muzeu i Lirise. Te fala.
Falëmnderit , do ta percjelli Alsat-M te dielen në ora 3 , edhe pse ne atë kohë nuk jam afër Shkupit ,
Falëmnderit edhe për librat , me qef do i lexoja edhe pse këtë të Skenderbeut nga ju e kam laxuar , por jo te teren .. Lej nëse ke mundesi te ''Restorani Shkupi'' , në mbrëmje kur kthehm i mari . flm edhe një herë .

Në lidhje me temën do doja të shtoja edhe për Xhamin e Larme në Tetovë , ka edhe ajo Xhami diellin si simbol , menodoj që përshtat me zbulim e juaj ?

Është shum e vjetër .
Ja fotot
VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Soncedjamija

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Soncecrkvi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyFri Apr 30, 2010 9:11 am

Arber falem shum per punen qe po ben je i madh te uroj shendet dhe pun te mbar ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyFri Apr 30, 2010 9:13 am

FLM Bashkom , po mësohem .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 02, 2010 1:59 am

Po Arber kini te drejte, do te kthej ta shoh nje dite me perse afermi. Dielli i Virgines qe thone maqedonet e sotem se eshte i tyre, qe eshte vetem nje deshire e tyre, nuk eshte njelloj si dielli qe Iliret e kane besuar si zot te tyre. Dielli Ilir nuk ka lidhje se sa cepa ka, eshte vetem forma e vertet e diellit. Une jetoj ne Kerçove dhe nuk jam i sigurte se cilen dite do te mund te ti lej librat e mia, por diten qe do ti lej do te te lajmeroi ketu, te fala.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 02, 2010 2:01 am

FLM. z.Ilmi
Veliu
VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Icon_biggrin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyTue May 04, 2010 11:34 pm

Shumë mirë e ke spjegu sot në TV Alsat-m këtë zbulim , të lumtë ( unë nuk mundem ashtu VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Icon_sad ) .
Aja varri dytë nga shekulli XVIII më bëri pështypje me simbolet Ilire dhe me emër Shqiptarë në varezë ..
Kishe akoma punë në atë rethinë , mendoj që do ketë edhe zbulime tjera , të dëshiroj punë të mbarë .

Edhe ke ajo Xhami e larme ne Tetovë janë disa vorreza me simbole të Diellit që e postova më lartë ,

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Soncevescnostgrob
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyWed May 05, 2010 2:14 am

Arber, do te ishte pune e madhe po te kishim te dhena per varrin me krq se nga cili vend eshte. Pra si qe e sheh nga komenti ne anglisht sllavomaqedonet uzurpojne dhe pervetsojne gjithçks edhepse nuk kane asnjifar lidhje . Prokopie Cezares thote se sllavet kur erdhen ne Ballkan erdhen si pagane dhe krishterizmin e moren nga Iliret dhe nuk kane kurfar lidhje me maqedonet antik. Dielli qe eshte ne varrezat shqiptaromuslimane po edhe keta qe mi ke derguar ti, nuk kane lidhje me flamurin e Vergines por me diellin qe e kane besuar si perendi Iliret po edhe romaket, dhe nga kjo shihet se elementi pagan ilir ka kaluar prej feje ne fe dhe nuk eshte harruar. Ka shtepia te vjetra ne Kosove ku ne mure edhe sot qendron i gdhendur Dielli apo gjarperi. Te na vazhdimisht na thonin pleqte se nese sheh gjarper ne shtepi ose ne themel nuk duhet vrare, pra e kane konsideruar si dicka te shenjete, qe nuk ka lidhje me fene Islame. Institucionet nuk japin para per germime ne dobi te shqiptarve dhe ne mundohemi vete mr hargjimet tona. Nese has ndonje ksi lloj guri me kryq dergoma, por eshte me rendesi te dihet vendi. te fala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyWed May 05, 2010 6:51 am

Cito :
Arber, do te ishte pune e madhe po te kishim te dhena per varrin me krq
se nga cili vend eshte

Sipas këtij Sllavit këtu që e mora këtë postim , gjindet ka ana djathtë e bregut të lumit Pena në Tetovë . Gjamija sipas këtij është ngritur në shek. XV ( ma mer mendja qe edhe vorrezat janl po aty ?). http://forum.kajgana.com/showpost.php?p=3079367&postcount=1

Cito :
Pra si qe e sheh nga komenti ne anglisht sllavomaqedonet uzurpojne dhe
pervetsojne gjithçks edhepse nuk kane asnjifar lidhje

Këta (Sllavët ) vetëm qejf vetit i bëjnë ,nuk e lodhi kryt me ta .. Anjë libër nuk është shkruajtur për ta , as nga bota e civilizuar po as nga vet Sllavët dhe asnjë burim internacional po as te Serbo-Rusët nuk janë në listë :)

Cito :

Dielli qe eshte ne varrezat shqiptaromuslimane po edhe keta qe mi ke
derguar ti, nuk kane lidhje me flamurin e Vergines por me diellin qe e
kane besuar si perendi Iliret po edhe romaket, dhe nga kjo shihet se
elementi pagan ilir ka kaluar prej feje ne fe dhe nuk eshte harruar.

Dielli te prekrenarja e Skenderbeut , foto e parë .
Dielli te varrët e Ilirëve , sot në muzeun e Athinës janë .


VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE E8lc42


Rober Elsie për diellin që lidhet me zbulimet e juaja:
Edhe aj texti ne shqip është interesant , poshtë , shenja djathtas.

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Pictur25
VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Pictur26

Ka edhe tjerë shembuj , nuk është i vetmi ky autor , siq e ceke edhe A.Stpcevic etj. në TV Alsat-M.

Duke kërkuar në internet hasa në shum mbiemra shqiptare qe mbajnë emrin ''[b] Maqedonci
'' , a mund të jetë e rëndësishme edhe kjo si vërtetim historik ??

p.sh.
1.Naser Maqedonci : https://www.facebook.com/naser.maqedonci
2.Afresa Maqedonci http://sq.netlog.com/afresa
3.Donjeta
Maqedonci http://sq.netlog.com/donjetamaqedonci
4.Jeton Maqedonci http://sq.netlog.com/jetonmaqedonci
5.Lirim
Maqedonci http://sq.netlog.com/lirimmaqedonci
6.Djellza
Maqedonci http://sq.netlog.com/maqedoncidjellza

Këto mbiemra që i mbajnë shqiptarët nuk i kan as '' grekët'' as sllavët
..
Nëse i ke fotot e vorrezave në Kërçove ti postosh ??
Dhe a është në youtube inqizimi i juaj ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyWed May 05, 2010 7:05 am

http://www.tetova.gov.mk/al/q/13/50.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyThu May 06, 2010 12:33 am

E gjeta videon e Alsat ku jeni ju musafir VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Icon_cheers
http://alsat-m.tv/emisione/a_edinise/347.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyThu May 06, 2010 1:06 am

Duhet ketë edhe më shumë kësi lloj shembujsh , edhe pse jemi dëshmitarë që vorrezat e vjetra janë shkatërruar qëllimishtë nga Sllavët .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyThu May 06, 2010 1:06 am

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Rm4kg5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyThu May 06, 2010 12:08 pm

Arber, je i hatashem. Une jam shume i zene. Kam te botuar disa shkrime edhe te zemrashqiptare, edhepse disa antar te ati forumi jene shume te pa shkolle dhe arrogante.
Mbiemri Maqedonci perdoret ne Diber po edhe ne Kosove. Maqedonet antik jene fis ilir dhe si qe e dine te gjithe po edhe maqedonet e sotem se ata nuk kane asnjifar lidhje me slavomaqedonet. Trungu i perbashket jene Pellazget dhe prej atyre rrjedhin thrrakasit iliret, maqedonet antik, greket antik, sepse te sotmit jene perzierje e Jonve, Doreve dhe Eoleve prej ku kane lindur Helenet. Pra shqiptaret jene ata qe duhet ti dalin zot emrit Maqedoni, Lekes se Madh po edhe identitetit maqedon. Ne realitet paraardhsit e Lekws dhe popullata e tyre kane qene ilir dhe kane formuar nje shtet nw nje teritor gjeografik te quajtur Maqedoni, njelloj si Dardanet kane formuar Dardanin, Penestet penestine, Peonet Paionine por qe Maqedonia per nje kohe bahet fuqi me permasa boterore dhe historia e saje i mbulon shtetet tjera ilire. Sllavet edhe per Dardanine thone se nuk eshte ilire dhe se ilir jene vetem ata qe kane qene ne kuader te shtetit te Teutes qe nuk eshte e vertet. Une pyeta per varrin me kryq ku eshte edhe dielli se psrej cilit terreni eshte qe te mund te shkoi ne vend dhe te shoh se te kujt jene ata varreza. Fotografite e varrezave jene te artikulli qe eshte botuar te zemrashqipare dhe ti mund ti postosh ku te duash, sepse une vazhdoi te hulumtoi ne gjetjen e varrezave tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyThu May 06, 2010 12:16 pm

E kam një postim interesant , tash do e postoj te tema Aleksandarit te madh , që besoj që është një ndër argumentet e fuqishme për Maqedonin e lashtze .

p.s. Penestet duhet te jemi ne Maqedoni më duket (Uskana )?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptyFri May 07, 2010 2:20 am

Penestet kane qene fis ilir qe jane shtri nga Bukoviku qe ndan Gostivarin e Kercoven e deri te brigjet e liqenit te ohrit. Aty eshte perfshi Struga, Dibra Reka deri ne Mavrove, me kryeqytet Uscana, qe eshte Kercova e sotme. Ne veri eshte kufizuar mne Dardanine kryeqytet Skupi. Na i kemi kesulat e rrafshta , kurse ju te rrumbullakta (dardane) Tirqit tone i kan gajtanat anesh kurse te Dardanise fillojne perpara dhe pastaj dalin anesh, ne pjesen e poshtme te kembes. xhamadanat e bardhe jane njilloj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 09, 2010 1:02 pm

Arber, librin tim "Skenderbeu ne 600 vjetorin e lindjes" ua kame derguar pas dikujt qe ta leje te restorani Skupi, te sheshi Skenderbeu. Paraqituni personelit te restoranit. Libri eshte i mbyllur ne nje pliko dhe mbi te shkruan "Per Arberin" aty eshte edhe telefoni im, nese ka ndonje problem me trego. Te fala Ilmiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 09, 2010 9:37 pm

Arber, ky se flet eshte zotriu Ilmi apo,Po pse perkthimi maqedonishte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 09, 2010 11:07 pm

Fiona
Po ky është .
Si përkthimi ''Maqedonisht'' spo kuptoj ?

Cito :
[url=http://www.bashkimikombetar.com/../profile.forum?mode=viewprofile&u=1669]Ilmi
Veliu

Arber, librin tim "Skenderbeu ne 600 vjetorin e lindjes" ua kame derguar
pas dikujt qe ta leje te restorani Skupi, te sheshi Skenderbeu.
Paraqituni personelit te restoranit. Libri eshte i mbyllur ne nje pliko
dhe mbi te shkruan "Per Arberin" aty eshte edhe telefoni im, nese ka
ndonje problem me trego. Te fala Ilmiu
[/url]

FLM shumë , neser jam aty . FLM edhe për numrin e telef.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 09, 2010 11:13 pm

E gjeta videon e Alsat ku jeni ju musafir VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Icon_cheers
http://alsat-m.tv/emisione/a_edinise/347.html

per kete kisha fjalen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 09, 2010 11:27 pm

A-ha ,
Alsat-M është tv në dy gjuhë në Maqedoni .
Pronari është Shqiptarë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 09, 2010 11:31 pm

vertete!sa infrastruktur te bukur kishte kercova me ka mahnite, Un kam pase bindjen se nuk eshte e ndertuER aspak,Kercova a eshte ne komunen e tetovese apo ku?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE EmptySun May 09, 2010 11:37 pm

jo ,
Kërcova është qytet sikurse Prizreni p.sh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë
» A ka ekzituar pirateria ilire?
» Policia e Kosovës përleshet me besimtarët myslimanë
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
» Historia hershme -Pellazge, ilire dhe Epirote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: