Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 te mesojmi historin e malsise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:25 am

Ne pranvere, po t’ vitit 1945, Toger Baba i shoqnuem nga partisani i vendit, Nikolle Mirash Gjonaj shkoi ne Drume-Hot tue kerkue me arrestue Shkodranin Gjysh Pistullin me Vasel Pjeter Gjonaj. Ne menyre barbare u torturuen Marash Uc Gjonaj, Fran Pjeter Gjonaj (vellaun e Vaselit), Lene Kolen Gjonaj (kushrina e Vaselit), dhe u muer ne hetusi Gjeto Dede Vate Gjonaj.71

Gjate viteve 1945-46 kishin mbete vetem disa ceta luftare, qe ndiqeshin prej forcave Komuniste. Te tjeret u pushkatuen, u burgosen, u internuen, ose prej rrethanavet te njohuna u dorezuen. Ne fillim te 1946, Prek Lek Gjoni, me vellan Pashkun u rrethuen nga brigada partizane, por nuk u dorezuen dhe ne Bjeshke, mbi Kronin e Kurriles se Dedajve u vrran mbasi qendruen heroikisht.72

Po ate vit, dijetari dhe patrioti Dom Nikolle Gazulli u vra prej forcave te sigurimit. Gazeta Komuniste “Kohe e Re” e Shkodres trumbetoi, “Me daten 23 mars 1946 vritet Dom Nikolle Gazulli ne Suke te Madhe, Katundi i Kastratit ne Nen/Prefekturen e Koplikut, bashkepuntor i Llesh Marashit, tradhetar i popullit.” 73

Per 18 muej rresht, Luket Marashi qendroi ne rezistence per mos me ra ne duert e sigurimit te shtetit. Nji ndhime te madhe per qendresen e Luketes dhane miqet e tij, shpesh here tue e sterhue dhe tue e fornizue me ushqime. Ne nji rrethim te forcave njekse ne Kastrat, ai u plagos tue ca rrethimin. Trupi i tij, gjysem i dekompozum, u gjet te Premten e Madhe, 1946, tek brija e Kastratit ne Guret e Bardhe, prej kushrinit te tij Gjon Zefi bashk me te jatin Zef Luca (axha i Luketes).74

Ne arrati qendruen edhe Llesh Marashi me Pjeter Gjoke Bajraktari dhe Rrok Kantin, me baze ne Bjeshket e Vrrithit. Ketu forcat e njekjes i zbuluen dhe i rrethuen. Pjeter Gjoke Bajraktari u plagose rande, Rrok Kanti tentoi me vra veten per mos me u dorezue. Lleshi u dorezue me kusht qe mos ta vrisnin Pjetrin e Rrokun.75 Mbas kapjes se tyne gazeta “Kohe e Re” i njoftoi lexuesit se Gjykata Speciale do te zhvillonte proceduren kunder Llesh Marashit dhe shokve te tij t’ akuzuem si “tradhtare” dhe “bashkpuntore” me anmiqe te hueje. Gjyqi filloi me 10 Korrik, 1946, ne Kinema “Rozafat” dhe perfundoj me 17 Korrik, me kete: “Llesh Marashi denohet me vdekje, me varje ne litar.” Ai u var te Dugajt e Reja ne Shkoder. Po me te njajtin vendim, u denue me pushkatim edhe nji prijs tjeter i Shkrelit, Nikolle Prek Dedaj dhe Dom Alfons Trackin (famillutari i Velipojes, ku pjesa dermuese e famullise ishin Shkrelas t’ ulun prej malit) si bashkpuntor i Lleshit.76

Me deshtimin e Kryengrijtjes se Malesise se Madhe filloi kalvari i Malesise te mbi Shkodres qe mbeti nji nder krahinat ma te pernjekuna dhe te terrorizume ne te gjith Shqipnine prej regjimit Stalinist-Enverian. Si perfundim, kujtojme fjalet e John Adamsit qe tha: “Detyrimet tona ndaj atdhuen nuk pushojne derisa te jena gjalle.” Dhe me te vertet shpirti liridashes i malesorit nuk u perkul, por perkundrazi u ba fli per idealin e nalte te nacionalizmit Shqiptare, qe do te thote – ideja kombetaro-Shqptare!

Pra, tue i rikujtue edhe nji here fjalet e Schillenbeeckx-ut, e besoi qe asht e kjarte se kush i sherbeu lirise, kombit, fese dhe atdhuet.

I perjetshem kjofte kujtimi i tyne!

Lista emnore e deshmoreve dhe viktimat e Komunizmit Enverian te malit Shkrelit.77

Vrrith:

1) Pjeter Gjok Deda Milaj, Bajraktar 101 vjet burg

2) Prec Pjeter Vulaj Vdekje prej torturave

3) Mirash Gjoka Arratis, varrue dhe vdek ne Jugosllavi

4) Martin Fran Popaj Vra

5) Kole Tom Deda Vra

6) Gjoke Dede Milaj Vdeke ne internim (Berat)

7) Fran Cul Kroni 20 vjet burg

Cool Prek Gjergj Milaj 10 vjet burg

9) Pjeter Prek Pacaj Burgose, djeg shtepia

10) Gjergj Kol Luca Burgose

11) Gjeto Prek Ramaj Burgose

12) Luke Mac Tucaj Burgose



Bzhete:

1) Mark Tom Gjeloshi (Makaj) Vra ne rezistence

2) Nikoll Zef Patanaj Vra me forcat partizane

3) Prel Tom Makaj 101 vjet burg

4) Kole Nik Marcinaj 25 vjet, vdeke ne burg

5) Gjon Lek Mirukaj 20 vjet burg, torturohet, vdes

6) Zef Murran Luca 25 vjet burg

7) Fran Zef K. Gjeli 25 vjet burg

Cool Gjeto Lek Miruka 25 vjet burg

9) Prel Tom Gjeloshaj 20 vjet burg

10) Pjeter Lek Mirukaj 20 vjet burg

11) Gjok Zef Cekaj 15 vjet burg

12) Marash Zef Cekaj 10 vjet burg

13) Gjelosh Nik Vukelaj 5 vjet burg

14) Pashko Vat Malota Burgose, djeg shtepia

15) Tom Fran Brrakaj Burgose

16) Prel Vat Malotaj Burgose

17) Lulash Palok Vrucaj Burgose

18) Tereze Preke Xhaj Torturohet ne menyre cnjerezore, dhe

(motra e Nikolle Prek Dedaj) heroikisht nuk e tregon vellan.



Dedaj:

1. Nikolle Prek Dedaj Pushkatue me Dom Alfons Tracki etj.

2. Gjok Koka Pushkatue

3) Prek Gjon Dedaj Pushkatue

4) Mirash Gj. Sokolaj Pushkatue

5) Pjeter Kol Sokolaj Pushkatue

6) Mark S. Sokolaj 20 vjet burg, djeg shtepia

7) Marash Kol Mali, vojvode 3 vjet burg

Cool Marash Kol Stake Burgose

9) Kole Tom Stake Burgose, djeg shtepia

10) Gjelosh Martini Burgose

11) Zef Mali Burgose

12) Gjek M. Sokoli Burgose

13) Rrok Nikoll Zefi Burgose



Zagore:

1) Major Llesh Marashi Varje ne Konop, djegj shtepia

2) Luket Marash Grishaj Vra ne mal, djegj shtepia

3) Prek Lek Kolaj Vra ne mal, djegj shtepia

4) Pashko Lek Kolaj Vra ne mal

5) Dan Coli Vucaj Vra kundra partizanet (Kisha e Lezhes)

6) Fran Pjeter Marashi Pushkatue

7) Ndue Gjelosh Marashi Pushkatue

Cool Nrek Pjeter Zef Culaj Pushkatue

9) Mark Gjoke Leknikaj Vdeke ne burg

10) Rexhe Mehmet Vucaj Vdeke ne burg

11) Gjelosh Marashi 101 vjet burg

12) Edward Llesh Marashi Burge, lirohet pasi jai prent dy kambet

13) Rrok Kanto Marashi 10 vjet burg, intermin deri 1990

14) Pjeter Marashi Burgose, vdes pas daljes

15) Mark Gjelosh Marashi 10 vjet burg

16) Kol Nik Colaj 10 vjet burg

17) Mirash Prec Grishaj 10 vjet burg

18) Prel Gjelosh Marashi 7 vjet burg

19) Gjelosh Ndoc Marashi 7 vjet burg

20) Marash Vat Gjelosh Marashi 7 vjet burg

21) Fran Luc Grishaj Burgose, torturue, 3 vjet burg

22) Brahim Xhigji Vucaj Burgose

23) Sadri Zeke Leknikaj Burgose

24) Dyl Qerim Leknikaj Burgose

25) Prec Curri Grishaj Burgose

26) Zef Luc Grishaj Burgose

27) Prel Fran Grishaj Burgose

28) Palok Luket Grishaj Burgose, internim

29) Dede Luket Grishaj Burgose

30) Familja e Llesh Marashit (gra e femi) internim ne Berat (afer 2 vjet).

31) Familja e Luket Marashit (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres dhe internim ne Berat (sebashku 16 muje).

32) Familjet e Zef e Fran Luc Grishaj (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres.

33) Palok Luket Grishaj internohet per te dyten here ne Saver prej vitit 1957 deri 1990 (internim me familja), ku edhe vdes ne internim.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:26 am

Famullitari i Kishes Shkrelit:

1) Dom Nikoll Gazulli Vra nga forcat e ndjekes Komuniste ne vitin 1946

Meshtaret qe i sherbyen famullise se Shkrelit dhe vdeken nga Komunizmi:



1) Dom Ndre Zadeja Pushkatue ne vitin 1945

2) Dom Gjergj Volaj (Imzot) Pushkatue ne vitin 1947

3) Dom Pjeter Cuni Vdeke prej torturave ne vitin 1948

4) Dom Aleksander Sirdani Vdeke prej torturave ne vitin 1948

6) Dom Ndoc Nikaj Vdeke ne burg ne vitin 1951

7) Dom Pjeter Gruda Vdeke ne burg ne vitin 1989
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:27 am

Pjeter Zeku, antikomunist i betuar nga Hoti


[b]Pjetėr Zeku Camaj (1880-1945)[/b]


Nga ana e nėnės, Pjeter Ivezaj ėshtė stėrnip i Pjeter Zekut, nje luftėtar i degjuar nga Spia e Hotit.
Ndėr malėsorė, [b]Pjeter Zeku
ishte i njohur si burrė trim, i zgjuar dhe besnik.
Ai ishte njė luftėtar i vjeter i Hotit dhe shquhej pėr pėrdorimin e armės.
Ishte edhe njė human i vėrtetė.
Pjeter Zeku nuk lejonte kurrė tė keqtrajtoheshin robėrit e luftės.”Trimėria tregohet nė luftė dhe jo ndaj robėrve”, ishte qendrimi i prerė i Pjeter Zekut.
Bėmat e Pjeter Zekut nė betejat kundėr nizamėve turq dhe sllavo malazezėve janė tė shumta. Kombi,flamuri, feja dhe gjuha, ishin mė tė shtrenjtat pėr trimin e patundur te Hotit.
Pjetri ishte lindur e rritur nė mes vatrave tė burrave tė shquar e trima tė Hotit.
Betejat e ashpra kundėr pushtuasve turq e kishin bėrė Pjetėr Zekun njė luftėtar tė sprovuar.
Ai ishte bashkėluftar i Dedė Gjo Lulit nė betejat e Bratilės, tė Gropės sė Uglės dhe Qafės sė Kishės, Pjeter Zeku u plagos rėndė.
Edhe pse me dhimbjen e plagėve mbi shpinė, ai arriti tė kapte rob shtatė nizamė.
Nė kėtė betejė ai u ndihmua nga luftėtari trim, Pretash Zef Tarri Dushaj.
Nė njė ngjarje tjetėr, Pjeter Zeku, nėpėr terr, kishte vrarė xhandarin malazes afėr Krevenicės, duke e marrė nė shėnjė dritėn e cigarės sė xhandarit.
Mė vonė, nga kodra e Vulajve, ai e vrau ushtarin turk i cili shetiste serbes ne qytetin e Tuzit.
Edhe nė situata tė befasishme, Pjeter Zeku e kishte treguar veten se ishte njė luftėtarė trim dhe i zgjuar.
Tregojne se Shaqir Hasani, sherbetorė i zellshem i osmanėve, ishte venė njė ditė nė krye tė nėntėmbėdhjetė nizamėve dhe ishte nisur pėr tė plaēkitur Hotin.
Pėr fatin e mirė tė Hotjanėve, Pjeter Zeku ishte ndodhur rastėsisht pėr gjueti tek Shkalla e Fajkonės.
Me tė parė Shaqir Hasanin nė krye te nizamėve, Pjetri zuri menjėherė pozicion nė pritje tė “gjahut” tė padėshiruar.
Ai e dinte fort mirė se Shaqir Hasani nuk vinte kurrė pėr tė mirė nė Hot.
Pjetri i bėri thirrje Shaqirit qė tė kthehej andej nga kishte ardhur.
Mas thirrjes sė dytė, Shaqiri duke pa se s‘mund tė kalojė i gjallė, kthehet mrapa.
Ai e dinte fort mirė se kush ishte trimi i Hotit.
Tė njėjtin qėndrim mbajti edhe gjatė ngjarjeve tė vitit 1918, 1921, 1944, pėr ē’gjė, sė bashku me pater Zefin e Hotit,do tė pushkatohet,nga ushtria partizane, sllavo-komunistėt e Bajo Stankoviqit, nė Lug tė Vulės-Skorraq, mė 17 shkurt 1945.
Regjimi komunist malazes nuk e harroi faktin se Pjetėr Zeku ishte njė nacionalist i vendosur shqiptar qė shquhej pėr pėrpjekjet e tij pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Ardhjen e komunistėve nė pushtet, jo vetėm qė nuk e priti mirė, por e luftoi me tė gjitha mėnyrat.
Ai nė komunizėm shihte rrezikun e coptimit tė trojevet shqiptare, andaj komunistet nuk ia falėn kėtė “faj”.
Ėshtė interesant tė pėrshkruhet qėndrimi burrėror e i pa pėrkulur i Pjeter Zekut nė momentin e pushkatimit.
Edhe pse i thyerė nė moshė,Pjetri iu versul ushtarit sllavo-komunist tė armatosur deri nė dhėmbė.
Sipas dėshmitarėve okularė, kur ushtari malazes po bahej gati tė zbraste armėn nė trupin e Pjetrit, ai e hap gjoksin para ushtarit dhe i thotė qit cka po pret.
Nderkohė qė ushtari hutohet,Pjetri i rrėmben mitralozin nga duart.
Por pėr fat tė keq, ai nuk dinte ta pėrdorte armėn e rrėmbyer, sepse ishte mitraloz i modelit tė ri.
Ushtarėt e tjerė tė skuadrės sė pushkatimit,qėllojnė me breshėri plumbash nė drejtim tė Pjetrit.
Nė gjoksin e tij kishin pėrfunduar 27 sish.
Pėrpos tjerash vigani Pjetėr Zeku, la njė shėmbull tė pa shoq tė shpirtėbutėnisė atėnore.
I deshmuar si sypatrembur, nė beteja,kunder turkut e kunder serbit,(i plagosur gjatė Kryengritjes sė Malėsisė nė betejėn e Gropė Uglės dhe gjatė luftės me ushtrinė serbe 1918), me siguri mė parė do tė preferonte tjetėr rrugė se sa t’u dorėzohej komunistėve, por i dhėmbsej familja, fisi e fshati Spi, tė cilėt me siguri, nė pushkėn e parė tė rezistencės, do tė zhdukėshin nga faqja e dheut.

Pjeter Zeku kishte pesė djem: Kolėn, Markun,Rokun, Noshin dhe Vuksanin.

Ndonėse ishte ma i madhi djalė,Kola shpesh ndollte qė tė marrė pjesė nė luftra me t’atin Pjetėr Zekun.
Kola pati marrė njė plagė tė lehtė nė njė slum tė serbo-malazezve nė Luhar dhe Ledinė.
Kurse Marku e Vuksani dalloheshin si djem punetorė.
Noshi ishte djalė i pashem dhe trim.
Ai u vra nė vitin 1936,nė afersi tė Bajzės, duke shkuar pėr festė tek motra..
Kur i dyshuari pėr vrasjen e Noshit shkon tek Pjeter Zeku pėr tė bėrė “benė”, se nuk kishte hak as hile,Pjetri i thotė: “Nėse e ke vra,benė eke tė lehtė,se kush e bjerrė shpirtin tue vra, nuk ka ē’bjerrė me be”.
Kėshtu kjo ngjarje mori fund para burrave, por jo para Zotit.

Rroku djali i tretė, ishte i njohur si vajtori mė i mirė ne Malėsi.
Pra ishte njė rapsod i dėshmuar e kėngėve elegjike.
Nė vajin kushtuar bajraktarit tė Hotit,Smajl Haxhisė, me rastin e vdekjes sė tij, me 1948, Roku ndėr tė tjara thotė:

[/b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:27 am

“Kur tė shkosh ti nė atė jetė,
shumė burri i mirė tash del e tė pret,
shumė nė atė vend ka met prit daija,
ka me t’prit ty jaj Mul Delija,
pa percjellmja fjalėt e mia,
se nė kėtė vend ka ndėrrua paria,
Se na ka ardh njė mbret pa emer
s’dimė nė asht mashkull, apo femer
Nuk don kishė e as xhami,
Tretja Zot faren e tij...”


Kėto vargje dėshmojnė revolten e trashėguar tė Rokut ndaj regjimit komunist, pas pėrfundimit tė luftės sl ashtuquajtur ēlirimtare.
Sllavo-komunistėt i hakmerren Rokut,pėr vajtimin qė i bėri bajraktarit, ku e sulmonte prisin qė posa kishte ardhur nė pushtet-Titon.
Atė e burgosen dhe e torturuan pėr disa ditė.
Por rapsodi shqiptar nuk u frikėsua as nga kercenimet as nga torturat.
Rok Pjetėr Zeku nuk ishte vetėm njė rapsod i mirė, por edhe njė burrė trim dhe i zgjuar.
Nė dhjetor tė vitit 1972, ai nderhyn pėr tė ndalur sherrin midis dy malėsorėve nė hasmėri, Rrok Gjokės Nicaj dhe Gjekė Gjonit Nikprelaj.Nė grindje e sipėr, te dy hasmit zbrazin revolet e veta dhe mbeten tė plagosur.
Se bashku me to ishte plagosur edhe Rroku., bile me plagė tė rėnda se dy malėsorėt e tjerė.
Ai jetoj edhe nėntė vite tė tjera.
Pėr atė qė ndodhi nė kėtė grindje,Rroku nuk deshironte hakmarrje.
Ai, jo vetem qė i fali dy malesorėt, por ua kushtezoi atyre qė t’i jepnin fund hasmėrisė.
Dy malėsorėt, prej dy Maleve, Trieshit dhe Hotit, i shtrinė dorėn njani tjetrit, falė vullnetit dhe zemergjersiėsė sė Rrok Pjetėr Zekut.
Kėshtu pra, edhe nga ana e nėnės, Pjeter Ivezaj kishte ēfarė tė trashegonte.
Origjina e ti tmeronte autoritetet jugosllave tė asaj kohe.
Gjat hetimeve “maestrot”e UDB-sė i kercenoheshin Pjetrit dhe i thoshin se e dinė mirė se kush ėshtė ai: “Sytė e tu i perngjajnė syve tė kriminelit Pjetėr Zekut”.Pjetri u pergjigjet duke u thanė, e “vertetė se jam nipi i Pjeter Zekut, dhe krenohem me ate gjė, por jam i Grudė dhe jam nipi i Keqa Markut”
Kjo pėrgjigje i shtonte tortuart, por Pjetri asnjėherė nuk u lėkund para tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:28 am

Ne Mal te Zi,fiset si Vasojeviqet(Vasoja) Bjellopavliqet (Palabardhet),Kuq,Kuqiqi(kuqi) keto fise kan qen vllazni e fiseve Hot, Grud,Krasniq,kure eshte ba ndarja e kishes ne Bizantine e Romane keto te parat kan kalu ne ritin Bizantin ndersa keto tjeret ne ritin Roman keshtu qe ka ardh deri te asimilimi i tyre ne Malazez pasi predikimi behej ne gjuhen sllave ne kishat e ritit bizantin (ketu te ne se atje ne jug siq e dini predikimi behej ne greqisht),ndersa keto fiset e tyre vllazrore mbeten ne ritin Roman dhe nuk u asimiluan . Per vasojeviqet na jap te dhena Edit durham ne memoaret e saj edhe me foto ku shihen shum mir Vasojeviqet me vesh kombtare shqiptare.( keto te dhena mi ka jap nje malazeze edhe fotot po nuk kam mund ti ruaj qe tiu dergoj ).Nje gje eshte shum iteresante se kjo me ka then se Milloshevii eshte nga dera e ktij fisi(vasojeviq)po me ka mbet ta vertetoj se nuk kam ra ne shenime diku ende.Per Bjellopavliqet (Palabardhet)kam pas te dhana para luftes po me kan humbe .(nese ka dikush ti dergoj ketu).Ndersa fisi i kuqeve jan asimiluar pjesrisht,sod ka nga ky fis ne te dy anet edhe Shqipetar edhe Malazez (serb)keto te asimiluarit sod mbajn mbiemra te ndryshem veq kryesisht si me te shpesht jan KUQ,KUQANI KUQEVIQ,nga ky fis rjedh Mark milani i malite te zi i cili ka luftuar kunder Shqiptareve sidomos ka ba namin ne malsin e Rugoves ,Hot, Grud e Peje ,sod njihet Prof.Millan popoviq nga ky fis i cili ka deklaru vet qe esht nga ky fis,ky ka nje veper qe jap te dhana per kete,;THE TRIBE OF KUQI IN FOLK STORIES AND SONGS"
Ndersa fisi Nemanjin (nimanaj)jan deg e Gashve te Deqanitte cilet kan qen zoter te Manastirit te Deqanit qe sod e kan Serbet dhe pretendojn qe eshte i tyre,sod pjesa e familjes qe nuk jan asimiluar quhen Demukaj.
Nga kjo familje rejedh Stefan nemanja -Deqanski mbret i serbeve si thon ato,po un kam te dhana qe ky ka qen mbret i SHqiptarve Serbeve Vllehve dhe GREKEVE pra i Bizantit se ne bizant nuk ka pas veq serbe ,Stefani ishte kusheri i par i princit Shqipter Dhimiter QE njihet si themelues i deres se Dukagjineve.Stefani eshte i varosur ne Hilandar (manastir)ne Greqi dhe ne var esht nenshkrimi me shkronja grege si Stefan nimani e jo nemanja.
Keto te dhana i kam mar te libre :shqipetaret dhe serbet ne Kosov: autor Skender Rizaj .
PO aty kam lexu per familjen e piketoreve LLazoviq,Aleksej e Simon LLazoviqi qe kan piktura te tyre ne manastirin e Deqanit qe edhe keta ishin Shqipetar.
Tani do i japi do mbiemra familjeje qe jan asimiluar ne Serb ,Malazez eBoshnjak.
SM=serbo malazez
B=boshnjak
T=Turk
Kada-Kadiq i kisha komshi te par.
Gjuka-Gjukiq-Gjukanoviq(SM)
Boja-Bojiq-Bojoviq(SM)
Bojku-Bojkoviq(SM)
Gashi-Gashiq(SM)-Gashanin(B)GASH(T)
Ishte nje mjek injoftur n
ne Peje, Gashiq
Berisha-Berishiq(SM)
Buri -Buriq(SM)
Shoshi-Shoshkiq(SM) dhe(B)
Shala-Shaliq(SM)-shalanin(B)-Shalunoviq(B)
Ne nje fshat te Plaves
bashkjetojn te tri palet
Shqiptar-Serb-Bosh
njak te kesaj familj
e nga kjo familje es
hte Millan Shaliqi i ci
li ka qen me post te
larte ne ish jugoslla
vi.
Gjurka-Gjurkoviq(SM) dhe(B)
Gjoka-Gjokiq(SM)-Gjogovoq(B)
Gjeli-Gjeloviq(SM)
Hoti-Hot(B)-Hotoviq(B)-Otoviq(B)
Gruda-Grudiq(SM)
Gruja-Grujiq(SM)
Agolli-Agoviq(B)
Agani-Aganiq(B)
Regjepaga-Regjepagiq(B)
Zogu-Zogoviq(SM) Nje fshat i ter ne Peje Ku nje plak i tyre ne bised me ka pranuer vet se jan me prejaredhje shqiptere.
Lulaj-Luliq(SM)
Bala-Baliq(B) Numan baliq deputet nekuvendin e Kosoves eshte nga kjo familje.
Peshku -Peshkoviq(B)
Husaj-Huskoviq(B)
Martinaj-Martinoviq(SM)
Shabi-Shaboviq(B)
Basha-BAsha(T)-Bashoviq(B)-Bashiq(B)
Gusija-Gusinac(B)
Rugova-Rugovac(B)
Nikqi-Nikqeviq(SM)-Nikiq(SM)
Shkreli-Shkriel(B)
Brala-Braliq(B) nje pjes jeton ne Peje tjetra ne Rozhaj e para Shqiptare keta te dytit Boshnjak kan hyrje dalje edhe sod dmth ndiqen ne dasma e dek.
Daci -Daciq keto i njohe personalisht pasi gjyshen e kam nga kjo familje 'jetojne ne Peje nje pjes ne Rozhaj dhe nje ne Turqi e Maqedoni perveqe ketyre ne Pej te tjeret mbahen si Boshnjak edhe pse gati te gjith e din shqipen ende.
Kelmendi-Kelmenta(B)
Kola-Koliq(B)-Kojiq(B)
Peja-Pejanoviq(SM)
Bardhi-Bardiq(SM)
Nura-Nurkoviq(B) e njoh nje Uka nurkoviq ai ithot vetit boshnjak po un se kuptoj si kur edhe emri i tregon se eshte Shqipetar se ne SLLAVISHTE ujki(uka) eshte VUK e jo UK.

Kapedani-Kapetanoviq(B) jan dajat e nje shokut tim thon vet qe kan qen Shqipetar.
Pela-Peleviq(SM)
Preni-Preniq(B)
Feri-Feroviq(B)
Seferi-Seferoviq(B)
Kryeziu-kryeziu(T)-Crnoglaviq(SM) e kan perkthy mbiemrin njejte si Palabardhet ne bjellopavliq.
Bajrami-Bajramoviq(B)
Lajqi-Laiq(B) Rasim Laiq minister i minoriteteve ne qeverin serbe sod,kusheri i afert i dajeve te mi e mban veten si boshnjak edhe pse e din prejardhjen e vet Shqiptare.

Kuku-kukiq(SM)-Kukal(SM) ket familje e kam njoft personalisht se kan punu bashk m\ne ni ndermarje baba ime me kryefamiljarin ,dhe aj thoshte vet se jan me prejardhje shqiptare dhe se kusherinjet i ka nga ana e Deqanit Kukalaj thiren.

Cucaj-Cucinjanin(B) jan dajet e nje shokut tim nena e tij tregon qe pleqet ne familje kan fol shqip ndersa tashi keta te rite nuk dine.

Myezini-Muezinoviq(B) nga kjo familje eshte gjyshja e ni shokut tim(naser berlajolli) ajo thot se jav shqipetar,kam pes rastin ti shoh ca foto te tyre te gjith ishin me teshe kombtare tonat dhe njeri kishte emrin Macan dmth shqip.
Dreka -Drekalloviq(SM)
Babaj-Baboviq(SM)-Babiq(SM)
Jashari-Jasharoviq(B)
Damjani-Damjanoviq(SM)
Shahmani-Shahmanoviq(B)
Dashi-Dashiq keto te dy paret kan jetuar ne Peje kam pas rastin mer nje antar te asaj serbe te bisedoj e dinte prejardhjen e vet shqiptare po pas nje kohe eshte ber polic i serbis dhe nuk kisha guxim tia permendi ma prejardhjen e tij.
Muriqi-Muriq kjo familje kan jetuart ne malsin e Rugoves dhe nje pjes e saj ka dal ne mal te zi dhe jan asimiluar ne boshnjak deri von pleqet e kan fol shqipen tashi te rit nuk din ,te dhanat i kam nga grat e agjeve te nanes sime pasi ato te dyja jan nga kjo familje (pjesa e asimiluar)dhe tregonin edhe vet se eshte fol shqip gjer sa kan qen pleqet gjall.

Tahiri-Tahiroviq (B)
Nje ngjarje per ket dhe nje familje tjeter : iha ne sherbim ushtarak ne ish jugosllavi dhe kam pas dy koleg aty Mirsad Tahiroviq dhe Ruzhdia Faket
kur ju degjova mbiemrat u afrova te ta dhe i pyeta ne gjuhen sllave se mos jan me prejardhje shqipetare te dy ma pthyen ne shqip se po ,po me nje shqpe te qal flitnin pasi me than se keto i din nga gjyshrit sa ato kan fol shqip po tashi nuk e flasin ne familje(qfar mekati or vlla)
dhe un insistova qe sa her qe jemi vetem te bisedojme veq ne shqip dhe per ni vit e perforsuan mjafte,po tani nuk kam ma kontakt me ta se njeri jeton ne Shkup(mirsadi me prejardhje nga Plava)e tjetri(ruzhdiu)nga Tutint afer Peshterit (ka qen vend puro Shqipetar ).

Eshte nje gja interesant ketu ne Peje gjysma e qytetarve kan nanat apo gjyshet nga Mali i zi nga keto familjet te asimiluara ,si duket ngase e din prejardhjen e tyre mezi presin ti martojne vajzat per Shqipetar ,ne thomi ketu ne Peje po qe se gjete se ku te marish per grua ik ne Mal te zi atje edhe po te jesh i qal (sakat qor gungaq)do te japin nuk te kthejn pas that.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:30 am

Nė gjurmėt e njė tradite muzikore tė njė familje nga Malėsia
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:30 am

Malėsia ka nxjerrė nga gjiri i saj burra pėr besė e trima pėr pushkė. Malsorėt i kanė dhėnė zė kombit shqiptar nėpėr shekuj, i kanė dhėnė heronj, dėshmorė, komandantė e ushtarė trima. Djemtė e Malėsisė kanė vėnė jetėn e tyre nė altarin e kombit. Nė morinė e madhe tė armatės tė luftėtarėve tė lirisė pėrmenden edhe dy vėllezėrit Zef dhe Prel Tom Hasuri nga Stjepo i Trieshit. Po kush ishin kėta bijė tė Malėsisė?
Zefi pat lindur mė 1882, kurse Prela dy vite mė pas, mė 1884. Ata kaluan njė rini tė vėshtirė, por u rritėn pėrmes rezistencės, qė i bėnte Malėsia pushtuesit turk.

Tony Dedivanaj

Viti 2007, ėshtė vit jubilar sepse bėhen 100 vjet nga koha kur malėsorėt rrėmbyen pushkėt nė njė betejė tė rreptė kundėr turqve; njė betejė qė kishte pėr motiv rezistencėn shqiptare pėr tė mos nisė djemtė nizamė. E ndėr luftėtarėt ishin edhe dy vėllezėrit Zefi dhe Prel Tom Hasuri. Kushdo ka dėgjuar pėr betejėn e Lemajt nė Cem tė Trieshit. Lufta ka qenė e ashpėr dhe trieshanėt kanė luftuar pėr gjashtė ditė e net, pa pushim. Nė ndihėm tė trieshjanėve shkuan edhe luftėtarė nga Koja. Beteja qe e rreptė dhe humbjet e mėdha.
Nuk ishte kjo e vetmja betejė ku morėn pjesė vėllezėrit Zef dhe Prelė Tom Hasuri, ata ishin luftėtarė tė njohur tė Malėsisė, qė nė ēdo betejė qė zhvillohej atyre anėve, do t`i gjente nė kėmbė dhe tė armatosur, tė gatshėm pėr t`u sakrifikuar pėr kombin. Kronika e kohės i gjenė ata nė betejėn e Qafės sė Uglės, pranė Tuzit, betejė ku mbeti edhe njė kushėri i tyre; Cela Baci, i cili dha shpirt nė duart e Prelės. Pa u tharė gjaku i Celės, ra nė fushėn e nderit edhe vėllai i tij, Gjoni, qė u varros po aty ku u zhvillua beteja.
Zef dhe Prelė Tom Hasuri (Dedivanaj) ishin luftėtarė edhe nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911, siē e fakton edhe historiani Gjergj Nikprela nė librin e vet kushtuar kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. Dy vėllezėrit ishin aktivė nė jetėn e Malėsisė. Ata siē ishin tė rreptė me pushtuesit, ishin tė dashur dhe tė respektuar nė marrdhėniet me malsorėt e tjerė. Ishin pjesmarrės aktivė nė Besėlidhjen e Malėsisė, qė shqiptarėt tė mos vriteshin mes vedit.
Zefi, ashtu siē ishte njė luftėtar trim, kishte shpirt artisti. Ai kėndonte e vajtonte bukur. Vajtorėt nė Malėsi ishin tė respektuar nė ēdo kohė. Ai ishte dhe njė instrumentist shumė i talentuar. Interpretonte njėherėsh nė shumė instrumenta muzikorė, i binte bukur fyellit, luante nė Zupare e lahutė dhe ishte njė mjeshtėr i thurjes sė kėngėve popullore. Vetė ua thurte fjalėt e po vetė i kėndonte.
Instrumentet dhe dashurinė pėr kėngėn popullore, pėr instrumentat muzikorė, Zefi ua trashėgoi edhe djemve dhe nipave. Madje tė dy djemtė e tij, Frani dhe Nikolla, u bėnė shumė tė pėrmendur pėr talentin e tyre tė rrallė si mjeshtra tė folklorit shqiptar, si kėngėtarė e interpretues tė talentuar. Ishin mjeshtra tė vėrtetė. Ata ishin pjesmarrės tė pėrhershėm nė festivalet, turnetė, takimet ballkanike dhe jo rrallė edhe europiane.
Illyria ka shkruar pėr pjesmarrjen e tyre tė suksesshme nė festiavalin Opatisė mė 1951, ku ata zunė vendin e parė dhe u bėnė personazhe nė faqet e para tė gazetave dhe revistave ballkanike e europiane.
Nė atė takim ata luajtėn bukur nė instrumentat muzikorė tė traditės shqiptare siē ishte Zuparia, fyejt dhe Lahuta, instrumenti mė autentik i shqiptarėve nė kohė tė moēme dhe sot. Interpretimi i tyre u ndoq edhe nga shumė studiues ndėrkombėtarė, tė cilėt edhe i kanė incizuar e fotografuar. Nė arkivat e Londrės janė gjetė regjistrimet qė u ka bėrė aso kohe britaniku Peter Kenedy, qė kishte ardhė nga Londra posaēėrisht.
Ku dhe si ishin bėrė artistė kėta rapsodė tė Malėsisė? Mendoj se ishin bėrė tė tillė nė kullat e Malėsisė, nė dasma, nė kuvende, ku populli kėrkonte t`i dėgjonte dhe argėtohej me tingujt magjikė qė nxirnin instrumentet. Nė kujtimet e Franit, ruhet edhe ky rrėfim: "Po thonė baba dhe axha, mua dhe Nikollės: A kishit mund me ardhė me ne nė Kelmend? Ne nuk i kundėrshtuam. Jemi pėrgatitė dhe jemi nisė. Baba dhe axha kishin motrėn nė Kelmend, Prend Tonia, e cila ishte martuar me Dedė Lulash Smajlin, tė cilin mė vonė e pushkatojnė komunistėt tė lidhur dorė pėr dore me Prek Calin. Nė shtėpinė e mikut kishin shkuar njė grup burrash pėr vizitė, ndėr ta edhe Prek Cali. Baba dhe axha njiheshin mirė me trimin e maleve, piramidėn e kufijėve tė Shqipėrisė, Prek Cali. Tė nesėrmen janė ulė sė bashku nė Bajzė tė Kastratit, ku organizohej njė festė e atyre anėve. Kanė shkuar drejt e nė log tė Kishės. Prek Cali, qė kishte dėgjuar pėr Franin dhe Nikollėn si mjeshtra tė instrumenteve, i paska thėnė: A munden kėta djemtė me u ra fyejve siē i kanė ra nė mbrėmje?
- Po si jo, janė pėrgjigj njėherėsh baba dhe axha i Franit. Janė tė rinjė, kanė energji.
Prek Cali, i ėshtė drejtuar pjesmarrsėve tė shumtė nė atė festė dhe u ka thėnė: Kėtu kemi dy djem artistė. Janė djemtė e mikut tim, Zef Tom Hasurit nga Stjepo i Trieshit. Kėta u bien mrekullisht fyejve. Le t`i dėgjojmė!
Ia kanė filluar me i ra fyejve Frani dhe Nikolla pa pushim. Meloditė zėvendėsonin njėra-tjetrėn. Pjesemarrsit e shumtė i ka pėrfshi njė heshtje e thellė. Veē kur kanė mbaru instrumentistat, janė dėgjuar thirrje: - Edhe njė tjetėr, edhe njė tjetėr! Ka vazhduar prapė koncerti e pėrsėri thirrje e duartrokitje. Edhe Prek Cali i ka lėvduar djemtė.
Ja pra ku u pėrgatitėn kėta rapsodė tė Malsisė, nė popull…
Por le tė kthehemi edhe njė herė tek Festivali Ballkanik i zhvilluar nė Opati. Shqiptarėt e Malėsisė u paraqitėn me dinjitet nė atė festival dhe tėrhoqėn vėmendjen e tė gjithėve, gazetarėve e studiuesėve tė muzikės. Studiuesi britanik, Peter Kenedy ishte mahnitė dhe kishte kėrkuar qė t`i incizonte shqiptarėt dhe e kishte kryer incizimin. Pjestarėt e familjes tonė dhe fisit tonė nuk e dinin se ku gjendej incizimi, por duke e kėrkuar, mė nė fund u bė e mundur depėrtimi nė arkivat e Londrės dhe tani zotėrohet njė kopje nga familja. Madje edhe fotogarfitė ruhen nė njė muze tė Londrės dhe sė shpejti do tė vihen nė dispozicion tė familjes Dedivanaj.
Edhe Gjokė Prela, i biri Prel Tom Hasurit ishte ndėr ata qė i vazhdoi traditat muzikore tė familjes Hasuri; ai ishte ndėr tė parėt qė mori pjesė nė misionin shqip tė Titogradit, ku interpretonte mjeshtrisht me lahutė. Bėhet fjalė pėr vitet 1965-66, program me kėngė shqiptare, qė udhėhiqej nga Gjergj Gjoka.
Duke ndjekur traditat e kėsaj familje nuk mund tė mos ndalemi nė vitin 1966, ku themelohet i pari grup folklorik shqip nė shtėpinė e Tom Hasurit. Ky grup formohet nga Nosh Zefi, Gjokė dhe Gjergji Prela, Mark Frani, dhe Gjergj Nikolla. Ky grup zuri vendin e parė nė konkurimet ndėrshtetėrore nė ish Jugosllavi. Nga bėrthama e kėtij grupi lindi edhe "Besa e Trieshit", njė asambėl qė nė konkurimet e shumta ka zėnė shumė vende nderi.
S`mund tė lė pa pėrmend kėtu njė fakt: SHKA "Besa" nė shenjė zije dhe pikėllimi, me rastin e vdekjes tragjike nė Lubjanė, tė vėllaut Gjergj Nikollė Dedivanaj, anuluan programin muzikor, qė mbahej ēdo vit nė traditėn e "Ditės sė Zojės sė Trieshit". Familja Hasuri e nderon nga thellėsia e shpirtit kėtė akt tė kahmotshėm respekti dhe i ėshtė mirėnjohėse SHKA "Besa".
Tradita muzikore e kėsaj familje ėshtė pėrcjellė ndėr breza. Njė ndėr vazhduesit e kėsaj tradite ishte edhe Pashku, i biri i Nikollės, i cili deri nė vitin 1992, dallohej nė pėrdorimin e instrumenteve muzikore tė lėnė trashėgim nga baba dhe axha. Mė pas ai emigron nė Gjermani, ku vazhdon tė jetė edhe sot. Ka edhe njė tjetėr pėrfaqėsues tė kėsaj familje qė e mban gjallė traditėn muzikore. Ai ėshtė Nosh Zefi, djali i vogėl i Zef Tomės, i cili edhe pse nė moshė 70-vjeēare ėshtė pjesmarės nė SHKA "Besa" tė Trieshit.
Njė pjesė e familjes sė Tom Hasurit kanė emigruar nė SHBA, por ata kurrė nuk e harruan porosinė e pėrcjellė nga tė parėt: "Mos harroni kush jeni dhe nga vini. Mos harroni muzikėn e kombit se ajo ju mban tė lidhur me vendlindjen. Mos harroni gjuhėn, si shenjė tė kombit!"
Dhe fatmirėsisht ne nuk e kemi harruar kėtė porosi, qė vjen si mesazh brezash. Ja, unė i kam dėrguar fėmijėt e mi nė Shqipėri gjatė muajve tė verės, nė Shkodėr, me qėllim qė tė mos harrojnė kombin, por edhe tė pėrvetėsojnė gjuhėn shqipe.
Sot malsorėt, qė fatkeqėsisht janė mė shumė kėtu se sa nė Malėsi, nuk harrojnė qė tė kthejnė kokėn pas, andej nga kanė ardhur, pėr tė mos i harruar trojet e tė parėve. Gati tė gjithė ruajnė shtėpitė e tyre atje, i kanė rindėrtuar dhe i mirėmbajnė. Ndėrsa po tė shkosh nė dasma, kėndohet e kėrcehet shqip.

NĖ NJĖ MUZE TĖ LONDRĖS RUHEN FOTOGRAFITĖ DHE INCIZIMI I SHQIPTARĖVE NGA TRIESHI…
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:31 am

Baca Kurti i Grudės

Shumė heroj ka n'male tona,
Gjithmonė kjenė, e tash te e vona,
Shembull t'mirė ata kanė dhanė,
Me marrė shembull na tė tanė.
Baca Kurtin kźnė ndėr tjerė,
Sa kje gjallė, luftoi pėr nderė.
Burrė i mirė e burrė si motit,
Qi kur dhanė t'ka bes'n Zotit
Fjalėn kurrė ai s'ta ki ndėrrue,
Tash me e dijtė se kish mbarue.
Nė bajrak t'Grudės ky shpi nė zā,
Ktij gjithkush hatrin ia ka.
Shi pėr k'ta janė kźnė mundue,
Me 'i duejqe pare me e fitue,
Me 'i duejqe pare e pare ar,
Por tha: S'shitem se jam shqyptar,
Prite Zot...me u bā tradhtar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:32 am

Baca Grudės


1.Edhe ju, zana, ju orė tė malit,
Eni t'ia thurim njė kėngė si motit
Baca Grudės, atij shqiptarit,
Stėrnipit tė denjė tė Kastriotit.
Luftoi ky trim pėr atme tė vet,
S'pėrfilli dot as kral as mbret.

2.Kur Evropa tokat arbėrore
copė-copė i ndau, knjaz Nikolla
me tetė tabore, Malėsisė mizore
sa shpejt iu sul. Berlin e Stambolla
ta marrin vesh: bijt e shqipes me mot
e mot vatanit tė vet i dalin zot.

3.Nė Tuz porsa u dha haberi,
Baca Gruda kushtrimin qet:
-Vraponi, burra, atje te ura! Astjeri
i Knjazit, matan Cemit, heu medet,
ka zėnė pusi. Nė Prizren, n'emėr tė Zotit,
me burra tė kombit, sikur motit
kem lidhur besė. Nė tokat tona Karadakun
nuk e lėshoi pa derdhun gjakun.

4.Ushtoi martina, krisi petica,
u bė poterė. U pėrzien kėsulė e shishak
fusha e Cemit, mbar Zharnica
deri nė Vaxhorė u lanė me gjak.
Knjaz Nikollės s'i shkoi pėr dore,
T'i pushtoi trojet arbėrore.

5.Baca Knjazit 'i fjalė ia thotė:
Axhė Shabė Gjekė jetėn m'ia pate shuar,
Armėt e brezit s'i ktheve dot,
E dujqit Knjaz me arė m'i pate ēuar;
Me to krye do tjera halle
S'e shes, jo kurrė, vendin me pare.

6.Krerėt e Lidhjes armiku
I arbėrit kudo i gjurmoi,
Baca Grudėn, atė burrė ēeliku,
Nė breg tė Tuzit e helmoi.
Luftoi ky trim pėr atme tė vet,
S'pėrfilli dot as kral as mbret.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:33 am

Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj tė Grudės


Baca Kurti Gjokaj
Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj tė Grudės


Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, qė sipas konceptit tė malėsorėve do tė thoshte askohe se kishte mė tepėr pushkė pėr t’i bėrė ballė pushtuesve osmanllinj, qė nė Malėsi gjithnjė gjetėn kundėrshtimin mė tė ashpėr mė armė nė dorė, pakėnaqsinė dhe ndjenjėn e lartė tė kundėrshtimit dhe mosnėnshtrimit ndaj zgjedhės sė huaj. Pėr malėsorin gjithnjė liria ishte gjėja mė e shtrenjtė. Ata e identifikonin vetėn me shqiponjėn e Alpeve tona, qė fluturonte nė lartėsi tė mėdha e lirė dhe nė folėn e vet mirėrriste zogjtė e vet. Shqipja dhe malėsori kanė qenė simbole tė pandara nė kreshtat e maleve tona.

Nga Gjon Frani Ivezaj, Historian

Malėsia ndėr shekuj ėshtė shquar pėr figura tė ndritur, qė kanė bėrė emėr tė mirė nė krahinėn, ku ato jetuan dhe vepruan, duke u pėrfshirė denjėsisht nė historinė e lavdishme tė trojeve etnike shqiptare.

Ky fis i Grudės ėshtė i ardhur prej Basumet tė Postribės tė Shqipėrisė sė Veriut nė mesin e shekullit XV – XVI. Ata menjėherė u vendosėn nė Malin e Grudės sė sotshme kreshnike, e pėrmendur pėr njė histori plot nder e lavdishme tė shkruar pėrmes grykės sė pushkės nė tė gjithė zonėn e Mbishkodrės.

Asokohe i pari i vendit (krahinės) atdhetari i shquar Vuksan Gelaj ishte si pari i Grudės, qė e cila vėrtetohet edhe sot nga burimet historike tė shkruar nga autorėt e huaj dhe shqiptarė. Banorėt vendas janė marrė kryesisht me bujqėsi dhe blegtori, si dhe kanė shkėmbyer mallra dhe produktet e tyre blegtorale nė qytetin e Shkodrės.

Kjo derė ka qenė e njohur historikisht edhe nga banorėt e qytetit, si njerėz tė pushkės, nderės, besės, trimėrisė, odės sė kuvendeve tė burrave, lahutės e ēiftelisė, nė tė cilėn janė pėrjetuar gojė mė gojė historitė e lavdishme tė Hotit e Grudės, nė luftė kundėr pushtuesve shumėshekullorė turq.

Atdhetari e luftėtari i njohur Vuksan Gelaj, ishte njė derė e fortė dhe me zė tė nderuar nė tė gjithė trevėn nė fjalė. Ai shquhej edhe bujari dhe mikpritje ndaj miqve dhe kalimtarėve tė ndryshėm vendas dhe tė huaj. Bujaria e tij shembullore u tregua me Basumen dhe sėbashku me katėr djemtė e tij i vendosi nė tokat e veta nė Vuksan Gelaj tė Zetės sė sotshme.

Tė porsaardhurit e rinj e ndjenė vetėn si nė shtėpinė e tyre, ku gjetėn menjėherė ngrohtėsi tipike shqiptare e tradicionale malėsore, besė dhe bujari, ndihmė dhe integrim tė shpejtė nė ambientin e ri ku u vendosėn kėto miq te rinj tė Grudės. Ende nė histori pėrmenden oborret dhe kėshtjella e Vuksan Gelės.

Nga kronikat e kohės hartuar nga reportėrėt vendas dhe tė huaj, qė janė marrė me hulumtimin e historisė sė krahinės sė Malėsisė nė veēanti, del se zemėrgjerėsia dhe bujaria e madhe e Vuksan Gelės. Gjatė shekujt e mėvonshėm nga katėr vėllezėrit u krijuan dhe morėn pėrhapje nė trevat malore katėr fiset Basumes, qė vijnė nga Gjokajt e sotshėm vėllai i parė, e mė pas erdhėn vėllezėrit: Lulgjuraj, Kalajt dhe Vulajt.

Me pushtimin e Shkodrės nė vitin 1638, simbas kronikave historike, pothuajse tė gjithė barqet (breznitė) e Malėsisė sė Veriut, bėnė lėvizje (migrime), nėpėr shumė vende gjatė kohės qė qyteti verior Shkodra po kalonte ēastet e hidhura nga mėsymjet e tė huajve.

Nga ana e tjetėr, shqiptarėt dhe nė veēanti malėsorėt e Grudės, rrokėn pėrherė pushkėn nė mbrojtje tė trojeve tė tyre stėrgjyshore, duke qenė njė pengesė serioze pėr pushtuesit turq. Kryengritjet spontane tė kohės pėrfshinė edhe Malėsinė e Grudės. Pjesė e kėsaj rezistence tė vendosur dhe tė herėpas’herėshme u bėnė edhe bijtė e Basumes, pra antarėt e familjeve tė katėr fiseve, tė cilėt si trima dhe luftėtarė tė dalluar i qėndruan pėrkrah vėllezėrve shqiptarė grudianė.

Bijtė e Basumės u pėrqėndruan dhe ndėrtuan shtėpitė e tyre nė formė kulle me frėngji nė Malin e Grudės, duke e populluar atė brez mbas brezi. Sot gjurmėt e hershme tė vėllėzėrve tė Basumės mund tė gjehen si dėshmi fare lehtė tek stėrnipėrit e tyre qė mbajnė mbiemrat e tė parėve tė tyre, si: Gjokajt qė gjenden nė Mileshin e sotshėm, sikurse edhe nė vende tė tjera; fisi i Lulgjurajve qė gjendėn me shtėpitė e tyre nė Selishtėn krenare; fisi i Kalajve qė gjenden nė Pikale; fisi i Vulajve nė Vulajt e sotshėm tė Grudės.

Luftrat e njėpasnjėshme kundėr mizorisė sė Perandorisė Otomane dhe sulltanėve, qė herė pas here udhėhiqnin ekspeditat ndėshkuese kundėr malėsorėve trima shqiptarė, mbajtėn tė ndezur nė zemrat e malėsorėve ndėrgjegjėn e lartė pėr t’i dalė zot vatanit dhe mbajtur mbi supe gjithnjė armėt dhe barutin, si gjėnė mė tė shtrenjtė.

Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, qė sipas konceptit tė malėsorėve do tė thoshte askohe se kishte mė tepėr pushkė pėr t’i bėrė ballė pushtuesve osmanllinj, qė nė Malėsi gjithnjė gjetėn kundėrshtimin mė tė ashpėr mė armė nė dorė, pakėnaqsinė dhe ndjenjėn e lartė tė kundėrshtimit dhe mosnėnshtrimit ndaj zgjedhės sė huaj.

Pėr malėsorin gjithnjė liria ishte gjėja mė e shtrenjtė. Ata e identifikonin vetėn me shqiponjėn e Alpeve tona, qė fluturonte nė lartėsi tė mėdha e lirė dhe nė folėn e vet mirėrriste zogjtė e vet. Shqipja dhe malėsori kanė qenė simbole tė pandara nė kreshtat e maleve tona.

Djemtė e Basumės gjithnjė kanė qenė njė krah i djathtė i Vuksan Gelės sė Grudės, qė luftonin kundėr taborreve tė rėnda tė ushtrisė turke, qė me ēdo mjet dhe dredhi kėrkonte nėnshtrimin e panėnshtruarve malėsorė. Krenaria e malėsorėve mbijetoi ndėr shekuj. Dhe pjesė e kėsaj ishin edhe katėr viset qė u bėnė pothuajse vėllezėrit e Vuksan Gelės, duke e justifikuar ndėr shekuj, bujarinė, zemėrgjėrėsinė, qė dera e njohur e tė parit tė Grudės u dha bijve tė Basumės ndėr shekuj. Kjo mirėnjohje u njoh gjithnjė me fisnikėri nga katėr vėllezerit, bijtė dhe stėrniperit e tyre qė mbushėn sofrat e kullave tė Gjokajve dhe tė vėllezėrve tė tjerė.

Simbas njė kroniku tė kohės veneciane Pino Ambrozzi, thuhej se patriotizmi, ndera, bujaria tradicionale dhe me gjithnjė me zemėr tė bardhė e treguar nga i pari i Grudės Vuksan Gelaj, ka berė qė brezat e katėr vėllezėrve e mbajtėn me nder besimin qė katundi i Grudės tregoi ndaj kėsaj familje tė parė qė erdh dhe u vendos nė Grudė shumė shekuj mė parė. Ata dhe ne veēanti fisi i Gjokajve me nė krye pinjollin e denjė te saj Baca Kurti Gjokaj i Grudės, ėshtė shquar pėr besė, trimėri, bujari, ruajtjen e zakoneve dhe traditave tė krahinės, respektin ndaj tė parėve vendas, historisė sė lavdishme qė kishte dhe ua rriti edhe me shumė nderen dhe lavdinė krahinės sė Grudės.

Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan Gelaj i Grudės dhe sokolat trima tė Basumės, u shpreh tek mbrotja me vendosmėri qė ata i bėnė kishės sė Shėn Kollit (Shėn Nikollės), qė asnjėherė ajo tė mos kthehet me minare tė xhamisė turke.

Duhet kujtuar se ushtria turke, mbasi vriste, masakronte, surgjynoste, torturonte, shkatėrronte ēdo gjurmė tė pastėr tė burimeve dhe jetės kristiane tė popullit shqiptar, duke i kthyer objektet e kultit tė krishterė nė xhami me minare.

Nė fakt baza e tė gjithė themeleve tė objekteve islame ose xhamive nė Shqipėri, janė tė mbushur me gjak tė pastėr arbėror e kristian, gjurmėt e sė cilės gjenden pėrveē se nė objektet e fundit arkeologjike qė janė zbuluar aty, por edhe nga vetė emrat njerėzve dhe toponimimet e hershme qė ende ruhen ne shumė qendra banimi dhe krahina tė ndryshme brenda vetė Malėsisė dhe ne terėsi nė Shqipėrinė e Veriut dhe Kosovė si dėshmi e shekujve kristianė. Njėkohsisht kėto gjurmė tė freskėta i ndeshim sot edhe nė pjesėt e tjera tė Shqipėrisė sė Mesme dhe Jugut ashtu edhe nė trojet etnike shqiptare nė Maqedoni etj.

Prej fisit tė Gjokajve gjatė shekujve kanė dalur burra me zė nė tė gjithė trevėn e jashtė saj, tė cilėt tradicionalisht janė shquar pėr vyrtytet e hershme tipike shqiptare, si: besa, trimėria, atdhedashuria, zbatimi me pėrpikmėria i kanunit tė maleve tė Lekė Dukagjinit, urtia, oda e burrave, mikpritja me zemėr dhe bujari pėr tė gjithė miqtė dhe kalimtarėt e thjeshtė qė kanė bujtur nė kėtė kullė fisnike plot njerėz tė ndershėm e bujar.

Fisi i Gjokajve dhe pinjolli Baca Kurti

Prej fisit tė pėrmendur pėr besė e burrėri, bujari e fisnikėri tė moēme shqiptare doli patrioti i flaktė Baca Kurti i Grudės, i cili pėrmendet shpesh nė analet e historisė sė popullit shqiptar dhe nė veēanti nė kryengritjet e njėpasnjėshme tė kohės kur ai jetoi dhe veproi si njė shqiptar i vėrtetė.

Ai ishte dhe mbeti njė njeri i madh i kombit shqiptar, qė gjithė jetėn e tij luftoi me armė nė dorė nė mbrojtje tė trojeve etnike shqiptare. Baca Kurti i Grudės, iu bashkėngjit patriotėve tė shquar, qė askohe vepronin nė qytetin e lashtė tė Shkodrės dhe Malėsisė sė Madhe.

Ai gėzonte respekt nė tė gjithė vendet ku ai shkonte, sepse kishte besė, burrėri, trimėri, bujari, ndėrshmėri, ishte njeri i fjalės, nderit, respektonte kanunin e maleve tona shkreshnike, ishte njeri i urtė dhe shumė i menēur nė zgjidhjen e probleme tė trevės sė tij, luftoi pa reshtur pėr ndėrgjegjėsimin e malėsorėve pėr liri dhe pavarėsi kundėr Portės sė Lartė tė Perandorisė Otomane asokohe.

Baca Kurti i Grudės dha kontributin e tij tė madh nė drejtim tė pajtimit tė gjaqeve mes shqiptare, duke u munduar ta zbuste kėtė plagė shumėshekullore qė ndoqi malėsitė tona ndėr shekuj. Ai thoshte, se shqiptarėt nuk duhet tė derdhin gjak mes vedit por duhet tė luftojnė dhe bijnė nė fushėn e betejės me nderė si dėshmorė tė adheut.

Gjakderdhja ishte dhe mbeti njė plagė qė e ndihmoi edhe mė shumė pushtuesin turk tė jetonte mė gjatė nė trojet tona, sepse malėsorėt dhė nė tėrėsi shumė krahina shqiptare, nė vend qė tė luftonin turkun ia kishin drejtuar grykėn e armėve shtėpive nė asmeri.

Nė histori kanė mbetur tė shėnuar shumė shembuj pozitiv qė mbajnė firmėn e pajtimit tė Baca Kurtit tė Grudės, mbasi ai ishte njė burrė i madh me njė vizion dhe dėshirė qė populli shqiptar tė ēlirohet njė herė e pėrgjithmonė nga nata e gjatė e mjerimit dhe vuajtjeve qė kishte sjellė pushtuesi mizor turk edhe nė krahinat e Malėsisė sė Veriut tė Shqipėrisė dhe nė veēanti nė Malėsinė e Mbishkodrės.

Baca Kurti i Grudės ishte bashkėkohės i trimit legjendar Smajl Martinit, qė ishte Bajraktari i Grudės, i Ēun Mulės sė Hotit, heroit kombėtar Dedė Gjon Lulit, Pec Petanit tė Shkrelit e tė Keēe Turkut tė Kelmendit etj. Ai me armėn ngjeshur shok mori pjesė nė luftrat mė tė pėrgjashme tė popullit shqiptar, nė kryengritjet e njėpasnjėshme qė u zhvilluan nė Malėsi, tė tilla si: Lufta e Spushit, kundėr taborreve mizore turke, u dallua si njė luan i vėrtetė nė Betejėn e Deēiqit nė vitin 1890, nė Luftėn e Plavės dhe Gucisė etj.

Nėse do tė shohim me kujdes fotot historike tė Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878, sėbashku me trimat e kohės qė vinin nga Malėsia ishte edhe Baca Kurti i Grudės, qė pėrkrah patriotėve tė vėrtetė liridashės e kishin marrė nė dorė fatet e popullit shqiptar, pėr ta liruar tokėn tonė martirė njė herė e pėrgjithmonė nga zgjedha shumėshekullore turke.

Gjithnjė shtėpia e njohur e Baca Kurtit tė Grudės nxori burra me famė, zė dhe besė, nderė, fjalė, trima e azganė, qė me shembullin pėrsonal shkruan historinė e krahinės pėrmes flakės sė barutit tė pushkėve tė tyre, duke qenė pėrherė ndera dhe krenaria e pėrhershme pėr Malėsi dhe trojet etnike shqiptare. Nė historinė e popullit shqiptar ata zenė njė vend tė merituar, sepse e shkrinė jetėn e tyre pėr ēėshtjen e madhe tė atdheut.

Kėshtu nga kronikat e kohės dhe historianėt e ndryshėm, shohim Baca Kurti i Grudės me trimat e tij nuk iu nėnshtrua mjerimit, shtypjes dhe asgjesimit historik tė pushtuesve mizor turq, por pėrmes zėrit tė brendshėm tė ndėrgjegjės kombėtare, ata i vunė gjoksin mbrojtjes sė atdheut, duke bėrė jetėn e tyre fli nė mbrotje tė tokės amtare qė edhe mė pėrpara fiset e tyre e kishin larė mė gjak tė pastėr trimash.

Kėshtu sipas Imzot Simonit, njė historian i njohur, thuhet se Idriz Pasha i Shkodrės dėshironte qė pėrmes njė ushtrie tė madhe turke tė hynte nė Guci e Pejė mė 1890. Gjithashtu e shkruhet se Haxhi Zeka i Pejės i kėrkoi ndihmė Baca Kurtit tė Grudės e Idriz Selmanit kryekomandant i Pejės ishin krahu i djathtė i Haxhi Zekės, pėr tė luftuar kundėr ushtrisė sė Idriz Pashės. U bė njė mbledhje shumė e rėndėsishme historike afėr Pejės, ku mori pjesė edhe trimi i Grudės pėr tė eliminuar me luftė ushtrinė mizore zaptuese turke.

Lėvizjet patriotike antiturke tė kohės tė drejtuar nga patriotėt e flaktė tė lirisė sė Baca Kurti i Grudės, ranė nė sy tė Portės sė Lartė dhe vezirave tė Shkodrės qė me kohė ishin tė stacionuar nė qytetin mė tė lashtė Verior tė Shqipėrisė.

Nga ana e tjetėr, duke parė zgjerimin e kryengritjeve dhe zemėrimin e popullit tė malėsisė se po rritej e zgjerohej shumė, pėr tė mos rrezikuar qeverinė e tyre nė pjesėn Veriore tė Shqipėrisė, Porta e Lartė pėrmes njerėzve tė saj, kishin organizuar herė mbas herė atentate dhe forma tė tjera tė eliminimit fizik tė patriotėve shqiptarė dhe udheheqėsve kryesorė tė tyre, mbasi ishin njerėzit mė tė rrezikshėm tė Perandorisė Turke asokohe.

Shpesh udhėheqve u ofrohej edhe shumė tė mėdha me ar (ose me lira turke), pėr tė thyer karakterin e tyre dhe qėllimin e kryengritjeve antiturke. Por mė kot se trimat e lirisė dhe komandantėt legjendar tė tyre nuk blihen as trathojnė interesat e larta kombėtare pėr disa aspra (lira) tė pushtuesve turq. Veziri i Shkodrės, i ka thėnė Baca Kurtit tė Grudės qė t’ia shes atij Grudėn dhe tė bashkohet me ushtrinė turke, duke i dhėnė poste dhe ofiqe tė lartė nė Perandorinė Turke, ashtu sikurse kishin bėrė shumė shqiptarė tė tjerė qė mė vonė ishin kthyer nė vegėl ēorre nė duart e mizorėve turq.

Disa nga trathtarėt e kombit tė veshur dhe paguar nga ushtria turke disa herė kishin ardhur nė Malėsi nėn flamurin e turkut. Njė rast i tillė ėshtė e shenuar edhe nė historinė e Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė udhehequr nga fatosi i lirisė Dedė Gjon Luli mė 6 Prill tė vitit 1911. Por trimat e Dedės kėto trathtarė mercenarė tė kombit qė vinin nga Shkodra me flamurin e Sulltanėve tė Stambollit, mbasi i zunė rob i lanė tė lirė tė kthehen tė turpėruar nė Shkorėn qė e kishin trathuar pėr disa lira turke.

Njė kėngė popullore me lahutė e ēifteli kėndohet edhe sot:

“Po ēon Veziri kalin e parė,
te Baca Kurti i Grudės,
kqyr more Vezir do tjera halle,
se Baca Kurti i Grudės
nuk e shet vedin me pare.
Se jem djemtė e Malcis
E nipat e Gjergj Kastriotit….”

Prej kėtyre themeleve tė fisit tė Baca Kurtit lindi edhe Gjergj Daku Gjokaj, profesor i dalluar i Malėsisė, njeri energjik, patriot i zjarrtė pėr kombin shqiptar. Ai si profesor ka dhėnė mėsim nė Universitetin e Prishtinės, ka drejtuar emisionin e gjuhės shqipe nė Titograd. Ai ėshtė gjithashtu autori i shumė librave pėr fėmijė, ku midis tyre mund tė pėrmendim librin: “Koha”. Krijimtaria e tij pėrfshin edhe fushėn e prozės, poezisė etj.

Gjergj Daku Gjokaj, ishte pjesėtar i Mbledhjes sė Malėsisė tė vitit 1964 pėr Pajtimin e Gjaqeve. Dihet se asokohe nė Malėsi gjakmarrja ishte njė plagė e rėndė qė pikonte gjak tė pafajshėm. Aty morėn pjesė bajtaktarė, vojvodė e burrat e tjerė tė dalluar tė Malėsisė, nga Shqipėria, Kosova etj.

Ashtu sikurse vellai i tij edhe Gjelosh Daku Gjokaj, ishte njė intelektual i shquar nė fushėn e pikturės. Ai edhe sot ka nėnshkrimin e veprave tė tij nė shumė ekspozita dhe galeri arti nė mbarė Europėn, por mė sė shumti punimet e tij me penelin me ngjyra gjenden nė Romė, Londėr, Athinė etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:37 am


[b]
Tė ramė nė fushėn e nderit tė
Kryengritjes Malsise Madhe




Kelmendas

Prek Cali Nik Gjon Gjelaj, Ded Gjon Gjelaj,
Fran Zef Pėllumbi, Pashku Mirashi, Luc Gjon Nilaj
Prek Zef Nilaj, Luc Gjerapukaj Nilaj, Rrok Pretashi Perpushaj,
Ndue Zef Nikolla, Ded Gjon Bajraktari, Ded Frani Bracaj
Zef Luli Gjelaj, Kol Marku Aliaj, Fran Gjoni Gjelaj,
Tom Doshi, Fran Doshi Ded Nikolla Grishaj
Ujk Nika Gjelaj, Mrķ Dedja Smajlaj, Nikoll Zefi
Ded Gjeloshi Gjelaj, Gjon Vata Gjelaj, Fran Mali Lekutaj,
Gjon Preēi Rexhaj, Ded Prek Bujaj, Ded Shabani,
Sul Shabani, Maliq Bajrami, Kir Duli,
NIk Marku Rexhaj, Pjetėr Gjeka Hysaj, Idriz Kadrija,
Mark Miri, Zef Miri, Gjek Miri,
Fran Miri, Ndue Miri, Marash Miri,
Ndue Frani, Ded Gjoni, Fran Zefi,
Llesh Miri, Ndue Gjoni, Pjetėr Zefi,
Kol Mark Biku, Martin Tata, Gjon Sokoli,
Pjetėr Miri, Luc Gjon Uci, Vat Marash Beqi,
Gjeto Gjek Vushaj, Pėllumb Nikoll Pėllumbi, Luc Pashku Vukaj,
Gjeto Ujk Nikēi, Nik Zef Beqi, Gjeto Mark Beqi,
Nik Luca Nilaj

Kastratas


Shtjefėn Gjekė Lulati, Nosh Llesh Malaj, Mark Lucė Gjoni,
Gjokė Nikoll Voci, Gjokė Dodė Broēaj, Ndokė Nikė Berdhashi,
Riza Brahimi, Shaban Brahimi, Lan Rrukaj,
Luigj Kolė Mikelaj, Gjon Lukė Kaēaj, Gjeto Kastrati,
Lucė Prekushi, Gjon Dedė Bajraktari, Pashko Deda Petroviq,
Bisho Bani, Beqir Duli, Dodė Zefi,
Gjon Nika, Mark Leka, Lekė Shtjefni,
Lucė Kola, Elez Tal Muslia, Prelė Tomė Kekaj,
Gjon Martini Lucė Gjeto Lakaj Mirot Paloka

Shkrelas


Llesh Marashi, Luket Marash Grishaj, Dom Nikoll Gazulli,
Pashko Leka, Fran Pjetėr Marashi, Ndue Dedė Gjodashi,
Nikoll Prek Deda Pjetėr Gjoka Prek Leka,
Lekė Gjon Nika, Kol Nika Bzhetė, Martin Frano Papaj, Marash Gjek Shkreli, Kol Toma, Nikoll Zefi


Hotjanė


Gjelosh Luli Dedvukaj, Padėr Zefi Pjetėr Zeku Camaj,
Prek Smajli Junēaj, Vasel Mirashi Camaj, Nosh Gjoka Lajcaj,
Palok Uci Nikaj, Lul Gjeloshi Goiēaj


Grudas


Lucė Preka Lulgjuraj, Gjek Ēuni Vulaj Gjergj Preka Lulgjuraj,
Dod Preka Lulgjuraj, Zef Milici Lulgjuraj, Fran Marku Lulgjuraj


Lohas


Tom Dedė Cina, Dedė Gjek Vukēaj, Halil Gjetja Ivanaj,
Kol Gjergji Kocaj, Lekė Smajli Kocaj, Met Brahimi Kocaj


Trieshas


Kol Gjel Ēaku, Kolec Uci Curanaj, Gjon Nik Luli Dukaj,
Nik Marashi Micakajqi

Kojas


Gjek Preēi Marashaj


Lavdi paēin edhe ato qinda familje malsore qi mbajtne me buk edhe strehuene luftarėt e Kryengritjes Malsisė Madhe, tė cillat u torturuene e vuejtne gjithė jetėn nėpėr kampet e mallkueme tė internimeve komuniste.[/b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:39 am

T lumshin duart e goja! Nipi e mesa marrshin uraten tane e kurr mos i harroshin kto,e jo vec kaq por edhe brezave te ardhshem te jau percjellin kete tregim. Kaher nuk kam lexua noj tregim kaq interesant.


You Tube

Ja edhe dy kange per Noren


You Tube
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1410
Age: 51
Vendi: shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date: 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   Wed May 06, 2009 1:39 am

Dy Fjal Kelmendas
Nje dite shtune tu nej me nipin dhe mbesen time u ba kjo bisede.
Babagjysh ne jemi nga Shqiperia a munde t'na flolesh pak per fisin tone?
Po baba gjysh ne jemi prej Kelmendit. Nga fisi yn ka njerz qe kan vdek por kan
ba histori dhe kan mbete pavdekshem.
Babagjysh kush jan keta njerz, a mund t'na tregosh?
Po bir, esht bajraktari Selces Ujk Gilaj, i cili ka kene ne lidhjen e Prizerenit qe asht ba ne vitin
1878. Ne te cilin ka kene dhe Nik Lek Pepaj. Ky ka qene ish-komandant i vullnetarve Kelmendas
pjesemarres ne luften e Plau Gocis, me Mark Milanin.
Ne kete luft kan marr pjese disa Kelmendas, por ne po permendim disa prej tyne.
I pari Pater Gjonin, Prifti Kelmendit. I cili ariti te bajn edhe paqe me Mark Milanin per 24 ore
per mbledhjen e kufonave dhe te plagosurve ne frontin e luftes. Jan per tu permend dhe Luc Mark
Gjeloshin prej Vermoshi, Mashi Cokut, Tur Shabi, Dosh Mojeci, Memi Smailjit. Ky i fundit e ka vorrin ne Perenice ndersa Prel Memi qe ka pre Shkjan ne mejdan e ka vorrin ne Guci. Kelmendi ka pas disa beteja te lavditshme me Turkun si per shembul te Zalli i Mbruzit ku Vuco Pasha ka pas greh qadrat me 15 mije nizam per pushtuar Kelmendin. Kure e pa se nuk ja doli me n'an shtrua Kelmendin Vuco Pasha kerkoj paqe dhe miqesi me kusht qe atyre tu jepte vajzen me te bukur e trye ne ate kohe qe ishte e bija e Vuk Mirashit dhe qe sot nihet Nora e Kelmendit. Vete Nora nje vajze jo vetem shume e pafshme por dhe trime dhe e sjyet mor per siper qe t'arije paqen me Vuco Pashen dhe shkoj vete ne qadren e Vuco Pashes ku rojet ja hapen rrugen asaj me njehere.
Kur hini ne qader te Vuco Pashes ky u mahenti per bukurin e saj, doli ne dere dhe ne permjete t'rojeve te tij njoftoj ushtrin se paqa me Kelmendin u ba. Vuco Pasha i ullun ne krevat i thot Nores se bukur se paqja u ba. Por Nora i kthen shpinen dhe i pergjigjet se kjo pune ala ska perfunduar. Shperthen postaven nxere thiken dhe ja ngul Vucos ne zemer. Pasi e vrrau Vuco Pashen, Nora per mos tu diktua rojet e tije, merre gjygymin del jasht dhe kur largohet pak qete faculeten e bardh siq ishte marr vesh ma pare duke lajmrua Kelmendasit me kete sinjal se Pashen e kishte vrra. Dhe ata mund te bishin ushtrin se tij. Ne kete kohe Kelmendasit e sulmojn ushtrin prej 15 mije nizampsh dhe e shkaterrojn pllotesisht.
Beteja e dyt me Kelmendasve me Turqit ka qene ne Suke te M'Kushit ku aty u vrran 150 nizame dhe 8 Kelmendes nder ta dy vllezerit Gjeka dhe Zefi i Prek Markut per Selces. Nana e tyne asht shpreh se jam krenare qe djemte te mij lufton per trojet tona dhe dhan jeten.
Vajze tjeter trimenesh asht edhe Tringe e Cull Ules nga Nok Shiqi e cila kishte vllaun e vete plagosur ne shpij ne kohen qe ushtrije e Mark Milanit ishte tu djeg dhe tu plakshtit. Kur erdhi rradha e shpijes saj, Tringa hijn ne shpij dhe i kallxon vllaut te plagosur se po vijn me plakshtit. Dhe vllau i saj qe nuk mujnte meu qua dhe me luftua vdes prej marazit. Tringa tu e pa vllaun e vete vdekun dhe merr huten dhe del ne dere. Kur e pa Gjyroja e Vaso Vicit u mahnit per bukurin e saj dhe tentoj me marr Tringen e Bukur. Tringa e vret me hute Gjyron vdekun ne toke dhe ma von ajo mbete e vrame prej shkoet e Gjyros. Sot vorri i Tringes asht te Mrizat e Muce Hasit ne Zeletine. Vajza e trete trimnesh Kelmendase ka kene Roze Markja e cila tu kene livat te Harushes me vllan e vete tu kollot berrete Shkijet ja vrrasin vllan. Por Roze Markja e merr gjakun aty vrret Hile Bojin.
Kelmendi ka dhe burra tjer si pershembul ne Kuvendin e Greces ku kan marr pjese prej tan Shqipnis kan kene edhe kta Kelmendas. Cac Dedi i Selces, Lul Paruka bajraktari i Nikcit dhe Llesh Gjergji bajraktri Vuklit. Ka dhe tjer Kelmendas te permendon si Uc Turku qe ka luftua ne Dobri me ushtrin Maleze ku edhe asht varrua. E gjith Selca asht djeg pjek dhe plaqkit. Nje beteje tjeter asht ba edhe ne qafe te Kapurranit ku aty ushtrija Malezeze done me hij ne bjeshk te kuqe. Aty hasin ne rrezistenc bahet luftim i ashper ku ndollet Gjeto Gjeko, Gjek Vata, dhe Gjek Ujka. Ku ata dy paret vrriten vdekun Gjeto Gjeku pllagoset, bile ka dhe kangen por une nuk ja di. Edhe ushtrija e kthye mbrapa. Ne kete rrast u qit kushtrimi se u zu shkalla mujanit. Ku Metohij ishin djemnija tu kercye dhe asht Guri Hotit. Rrok Beqi, Por si era bjen ne Vermosh e Pojanic e Cernagor e Perbic ne shkall t'Mujanit zene prite per ma pak se nje ore. Tash po permesim Kreshnikun e maleve Prek Calin.
Qe ky i vuni pushken edhe monizmit. Ktu jan shume njerze per tu permend por Prek Cali u dorezua ne bese te Zotit. Edhe u pushkatua vete i 14-ti. Te djellen e Larit te 45-es. U pushkatuan edhe kta dy sokola ne Koplik qe u pushkatuan keta dy dorra dorra ky Gjek Selca e Gjergj Lul Toma. U dogj gjall ne shpij bajraktari Vuklit edhe shume Kelmendas te tjere. Prek Cali ka kene anetari i komisionit per zonen e Veriut qe jan vu kufijnt 1913. Komisioni kur ka dal ne Vermosh ka ngull qadrat te Frishnit e Bogdanit. Ka ardh komisioni i Malit Zi bashk me Popin edhe Popi tha kta jan Frishnit edhe toka jone. Prek Cali i tha Jo, Kta jan Frishnit e Logot e Bogdanit. Popi prap e perseriti qe jan toka jone ater Prek Cali u qua ne kambe mori armet me Kelmendas. Antarja e komisionit te Anglise i tha dale Prek, se kufijt do ti vejm pa arme. Ater komisioni Malezeze i tha komisionit Evropes, Le ta marr Preka me be ku ja bjeshket. Komisioni i tha ban be Prek ku i ke kufinin me emra. Ater Preka mori nje gur dhe vuni ne sup dhe u drejtua me sy nga qielli edhe bani be dhe kapucin e bardh e tha "E more Zot pe baj kete be qe te nigjosh ti dhe kjo komision qe asht ketu, kufijt e ktij vendit jan me kto emra, Ne maje te Villes e Mbrijat te Ashtit per te Kulles njaj gjys sahatit e n' Rudinat te Shirokarit e ne Las te Bices e n' Kuj T' Mojanit e n'cjaf Gjilos e n'Kapurra e n'cjaf Dom Gjeke e ne Ujte te Gercarit, ne majet te Bojes e ne Brijat Zharit." Kur Preka e bani bene komisioni i tha e gezosh kufinin e vjeter me Mal te Zi, Prek Cali. Se te gjith kufini i Shqiperis mbeti vlla me vlla. Kufini yt mbeti Kelmend me Shkja.


Po shkruj edhe do fjal per ngjarjen e djellt e Vermoshit kur asht varrua Kol Nue Luca.


Tre djem Kucit tre djem t'ri
N'Vermosh Selces paskan hij
Ne ate sllat na dalin n'prit
Tre kostarve tuj kostit
Tre kostarte naj kishin gjua
Tan Vermoshi u kershtrimua
Cjaj Kole Nonin naj vorrua
Edhe Ndue Luca ne lame u cue
Dhjete here fille ne altij po gjue
Njater foli Ndoi ingrat
Sot te ndolke nje pushk e gjat
Krejt te shkuashin per hava
Pa gjak Shkijet skan meu nda
Nan toger qaj Sali Vata
ish kene djem ma trim se shpata
Sali Vata nan toger
Nja gjasht djem ne Selc i zgjell
Edhe i shtjen ne djepa edhe ne fishek
Merrni djem sa dojni vete
Hajt ti Selc te kjoft udha e mbar
Ku te keshe gjakun per me marr
Ku te kesh gjakun tash dhjete vjet
Mos ki ndert per hyqimet
Se zyrtar qe po jam vete
Po rri ne zyre tuj punua
Punet tua tuj ligjerua
Kur kan hij ne ate Serbi
Kjen lyp token e Malit Zi
Kijn gjet uje e kjin pij
Kijn pi uje e kjin pushua
Qaj Nik Turku i ki urdherua
Njater foli Zef Binaku
Foli Nika si kje haku
Nja dy prita mej shtrengua
Po vijn Shkijet e Malit Zi
Vijn me arme me kalori
Qysh vikati Dode Prenk Nika
Ish kene djal ma trim se pika
Bjini djem se sot asht dita
Njaj Fran Gjetja djali ri
Ma gjuen Shkjan e Malit Zi
Pese here fill ja njeh ne alti
Ceta tjeter ban kerdi
Palok Luca mej parti
C'po gjimonte Skrapotusha
Nam po bante Palok Luca
Fort i pafshem jo ka duka
Por sa trim ite ka pushka
Fol Nik Turku cka po thua
Shkijet e Shkines i kem randua
Kater vra e nji varrua
Cka poj thot Oh Nika Franit
Merr njat ciftes njat zog zagarit
E tij cojm n'Vermosh Prek Calit
Kjeme njesh me zant e Malit
Qysh vikat del Shabani
Po ku'mje Mirash Milani
Pa ku'mje bre zogu i shkines
Mbidis Logu e t' Rendines
Djelt e Selces nuk t'han tines
Kutrull postes Gjeder Maries
Kercet pushka ne ate kufij
Marrin gjakun si duhi
Kercet pushka tek e tek
Djelt e Selces bajn shellek.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

te mesojmi historin e malsise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-