Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PREJARDHJA E KALENDARIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 54
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

MesazhTitulli: PREJARDHJA E KALENDARIT   Wed May 06, 2009 3:17 am

Prejardhja e muajve tė vitit

Prejardhja e ditėve tė javės

Emėrimi dhe kuptimi
…


H Y R J E


Nuk ka njeri qė nuk ka kalendar nė shtėpi. Nuk ka shqiptar, shehėrli apo katundar, qė nuk ka njė apo mė shumė kalendarė, kalendarė tė ēdo forme, lloji, cilėsie apo madhėsie.

Kalendari ėshtė bėrė nevojė e pėrditshme e jetės. Jeta pa kalendar ėshtė diēka e paparė…!

Po , por prej nga vjen fjala kalendar?

Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakėt ditėn e parė tė muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalės kalendes-kalendae, qė e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalės kalare, qė do tė thotė shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.

Sot nė botė, sipas llogarive tė fundit, ka rreth (40) katėrdhjetė kalendarė. Prej kėtyre mė tė pėrhapurit janė “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, qė ėshtė Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, qė ėshtė Hėnor ose Lunar, qė e pėrdor Bota

Islame.


Kalendari (Julian) – Gregorian-

Kalendar Kristian apo pagan?



Kalendari (Julian)-Gregorian qė e pėrdorė Europa dhe Amerika nuk ėshtė Kalendar Kristian, ai ėshtė kalendar pagan.

Ėshtė kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…

Rromakėt e pėrvetėsuan nga grekėt, tė cilėt e kishin pėrvetėsuar nga egjyptasit, tė cilėt e pėrvetėsuan nga persianėt, qė e kishin pėrvetėsuar nga babilonasit…

“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, qė nė tė vėrtetė ėshtė Kalendari Julian, emėrtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmėn e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojė kalendarin e vjetėr rromak nė vitin 45 para Krishtit…

“Kalendari Kristian” qė nė tė vėrtetė ėshtė rromako-pagan, ishte nė pėrdorim para Krishterimit, por meqė kishte gabime, u detyrua Papa qė tė bėjė nė te pėrmirėsime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papės Gregori i XIII-tė, i cili me urdhėresėn, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojė Kalendarin Julian…

Me gjithė reformat , ndryshimi prej 10-tė ditėsh ndėrmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot ėshtė rritur nė 13-tė ditė.

Me gjithė kėtė, Kalendari Gregorian u pėrhapė shumė ngadal nėpėr Europėn e krishterė.

Nė fillim e pranuan vetėm vendet qė kishin popullsi katolike, tė cilat ishin nėn ndikimin, kontrollin e Papės, Kishės Katolike. Mė vonė e pranuan edhe vendet protestante, siē ishte Anglia nė vitin 1752 dhe njėkohėsisht, Amerika, aty ku kishte protestantė, po nė vitin 1752.

Vendet me besim orthodoks e pranuan mė vonė, kurse vendet me popullsi myslimane edhe mė vonė. Shqipėria e pranojė nė dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….

Mbas shekullit XVIII-tė Kalendari Gregorian fillojė tė pėrhapet me shpejtėsi gati nė tėrė Europėn.

Prejardhja e muajve tė vitit-

Prejardhja

Emėrimi

Kuptimi…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
agim__barja
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 54
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: PREJARDHJA E KALENDARIT   Wed May 06, 2009 3:18 am

Tė gjithė e dijmė se java i ka shtatė ditė, por pak kush e di se nga e kanė prejardhjen ditėt e javės dhe ē’kuptim kanė!?

Nė njė ilahi, nė gjuhėn shqipe, e cila kėndohet aq shpesh, nėpėr Kosovė, sidomos nė Gjakovė, nė njė varg tė kėsaj ilahije thuhet:

”Shtatė ditė ymėr n’kėt dynja…”

Pra, e gjithė jeta nė kėtė botė, e shkurtėr apo e gjatė, jeta nė kėtė dynja vetėm shtatė ditė i ka!

Prej kah e kanė prejardhjen ditėt e javės?

Ditėt e javės, java prej shtatė ditėsh, s’pari u pėrvetėsue nė Rromė nė shekullin e katėrt, prej nga u pėrhapė mė vonė nė Europė.

Me urdhėr tė perandorit rromak, Konstantini i Madh, nė vitin 321 u vendos qė dita e parė e javės tė caktohet dita e diel.

Dita e diel u caktuar si ditė e parė e javės nė nderim tė Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakėve paganė si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshėm, i pamposhtur)…

Por, ditėt e javės qenė pėrvetėsuar nga rromakėt prej egjyptasėve, prej tyre i pėrvetėsuan popujve tjerė pėr rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanė pėrvetėsuar ditėt e javės prej persianėve, tė cilėt i kanė pėrvetėsuar prej babilonasėve nė Mesopotami.

Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellor ose planeteve. Tė gjitha kėto emėrtime janė nga gjuha latine. Por, kėto emėrime nga gjuha latine, nė tė vėrtetė, janė pėrkthime. Janė pėrkthime nga greqishtja, tė cilat i pėrvetėsoj latinishtja.

Dita e parė, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakėt paganė si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekėve, egjyptasve, persianėve paganė me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra qė thirrej Bir’i Zotit dhe Dritė e Botės besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siē besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganė…

Dita e dytė, e Hėnė, sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar me emra tė ndryshėm: Selene, Luna, Mani…

Dita e tretė, e Martė, sipas Marsit, i cili te rromakėt paganė adhurohej si hyjni i luftės me emrin Martius.

Dita e katėrt, e Merkurė, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakėt, kurse te grekėt adhurohej me emrin Hermes.

Dita e pestė, e Enjte, adhurohej si hyjneshė e fuqisė…

Dita e gjashtė, e Premte, sipas Venerės, dita kushtuar Venerės, hyjneshė e dashurisė.Tė gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės, pėrveē Venerės, hyjnesha e dashurisė, qė sillet nė drejtim tė akrepave tė orės.

Dita e shtatė, e Shtunė, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakėve paganė si hyjni i bujqėsisė.

Pothuajse tė gjitha gjuhėt e Europės i pėrvetėsuan kėto emėrtime, me pėrjashtim tė gjuhės gjermane, e cila katėr ditė tė javės, nė vend tė emrave tė trupave qiellor i zavendsoi me emėrtime tė katėr hyjnive pagane rromake…

Mbeturinat e besimit pagan nė simbologjinė e krishterė janė tė dukshme, janė tė pamohueshme…

Dhe mė nė fund, shtrohet pyetja:

A ka kuptim qė besimtarėt muslimanė, pse jo edhe besimtarėt kristianė, ta presin, ta pėrcjellin, ta kremtojnė, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili ėshtė pagan?



(Autori ėshtė studiues i religjioneve)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PREJARDHJA E KALENDARIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: