Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 BURIMET E KENAQESISE (Poezi nga Arjol Lluka)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arjol Lluka
Fillestar/e
Fillestar/e
Arjol Lluka


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 42
Vendi : Shqipëri
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 13/07/2008

BURIMET E KENAQESISE (Poezi nga Arjol Lluka) Empty
MesazhTitulli: BURIMET E KENAQESISE (Poezi nga Arjol Lluka)   BURIMET E KENAQESISE (Poezi nga Arjol Lluka) EmptyThu May 07, 2009 4:53 pm

Disa poezi nga libri im i katert me poezi. Copyright Arjol Lluka.

SHËRBËTORI I MIZERJES

Fukarallëk, o pocaqi
Shërbëtor i mizerjes
Na shkakton veç mjerim
Vuajtje dhe dhembje.

Je sëmundje e vjetër
Që nga lashtësia
Mizori e egër
Me kthetra të ndyra.

O vëllai i poshtërimit
Injorancës dhe sherrit
Nxitësi i krimit
Lakmisë dhe vesit.

O kërmë e qelbur
Me gojën e babëzitur
Me këmbën e hekurt
Vazhdimisht na ke shtypur.

Nuk vdes ti, o qelbësirë
Se je i pavdekshëm
Derisa t’i mbyllim sytë
Do na e vrasësh zemrën.

Vetëm vdekja na shpëton
Nga tirania jote
O gjarpër me qind kokë
I neveritshëm si mortje!

BURIMET E KËNAQËSISË

O të ashtuquajturat kurva
Oh, sa shumë u dëshiroj
Gjokset tuaja të bukura
Dua çdo natë t’i provoj.

Eleganca juaj më çmend
Trupat e hijshëm më marrosin
Lojërat që bëni në seks
Në dete afshi më fundosin.

Nuk e imagjinoni dot, o yje
Me sa pasion u ëndërroj
O burime kënaqësie
Që më jepni krahë të fluturoj.

Janë të shumtë ata që shtiren
Sikur gjasme ju urrejnë
Por brenda tyre digjen
Si vullkan që do të shpërthejë.

Mos u merrni me hipokritët
Që u lëshon goja helm
Lërini në baltë meskinët
Me zemrat gjithë mllef.

Gëzojeni jetën pa pushim
Ashtu siç ua ka ënda
Me zjarr e me dashuri
Plot fantazi dhe ëndrra.

KRIJESA PËRRALLORE

O krijesë përrallore
Me flokët e artë
Me bukurinë hyjnore
Më mbushe gjithë zjarr.

M’i verbove sytë
Me shkëlqimin mahnitës
O ylber plot ngjyrë
Që ia kalon dhe dritës.

M’i hodhe zinxhirët
Zemrën ma pushtove
Me magjinë e dashurisë
Mendjen ma trullose.

Ëmbëlsia që më dhe
Ka një shije qiellore
Ngjason me një perlë
Me prejardhje jashtëtokësore.

Ti më bëre skllav përjetë
O diamanti im i vogël
Pa ty, o sirenë
S’jetoj dot asnjë sekondë.

AH, PO TA DIJE TI

Ah, po ta dije ti, o yll
Sa të kam dashur unë
Do t’i derdhje lotët çurg
Pa pushim mu si lumë.

Por këtë dashuri, o zog
Nuk do ta mësosh kurrë
Se zemra ime u ciflos
Copa-copa mu si pluhur.

Ajo tashmë s’do t’ia dijë
Është bërë e ftohtë akull
Ngjason me një shtrigë
Që nuk do më njeri afër.

Tani po kthehet egoiste
Vetëm veten dashuron
Nuk është më altruiste
Me njerëzit që e rrethojnë.

Nga dëshirat e largoi
Romantizmin ëndërrimtar
Realiteti e shkatërroi
Me egërsinë e tij të vrazhdë.

ATJE LART

Atje lart, nëpër qiej
Rron e lirë shqiponja
Me syrin e mprehtë
Dhe krahët shumë të forta.

Nuk e trembin lartësitë
As zhurma e bubullimës
Gjoksin i tregon stuhisë
Skifterit dhe gjeraqinës.

S’e frikëson asnjë armik
Këtë shpend kryelartë
Fluturon me krenari
Në çdo vend dhe çdo skaj.

Asnjëherë nuk pranon
Të burgoset në kafaze
Më mirë vdekjen përqafon
Sesa të jetojë si skllave.

Nuk e le ajo zemrën
Që t’ia shtypë tirania
Në shpirtin e saj përjetë
Do të mbretërojë liria.

DITURIA

Dituri, o madhështi
Forcë e gjithëpushtetshme
Që e bën të voglin njeri
Të fluturojë lart drejt qiejve.

O fuqi e jashtëzakonshme
E progresit dhe zhvillimit
Pishtar i madh pararoje
Për gjithë njerëzimin.

Je aktuale në çdo kohë
S’të humbet vlera kurrë
Injorantin nga gjumi zgjon
Dhe bën të ndihet i urtë.

Janë të shumtë njerëzit
Mu si idhull të adhurojnë
Përjetë ty të mençurit
Me respekt do të nderojnë.

Në rrjedhën e shekujve
Me lavdi do të jetosh
Rrezet e tua magjepsëse
Asnjë errësirë s’i mposht dot.

MË JEP NJË MUNDËSI

O çokollatë e zjarrtë
Me pamjen tunduese
Më ço në parajsë
Me puthjet përvëluese.

Falmi buzët e njoma
Të ëmbla si sherbet
Të më duket bota
Një mrekulli e vërtetë.

Më përqafo pak, o yll
Që shkrin çdo akull
Mbushe gjithë rini
Shpirtin tim të plakur.

Shpëtoje mendjen time
Nga stresi dhe fiksimi
Largomi ti dhimbjet
Bashkë me trishtimin.

Dhuromë pak dashuri
S’të kërkoj asgjë tjetër
Më jep një mundësi
Ta gëzoj dhe unë jetën.

BUSHTRAT MATERIALISTE

O ju bushtra materialiste
Me mentalitet ordiner
Buzëqeshja juaj satanike
Na bën për të vjellë.

Jeni shumë të ndyra
Të poshtra e djallëzore
Me qëllime të pafytyra
Dhe të etura për poste.

Vetëm një gjë mendoni
Të rripni sa më shumë
Paratë të na gllabëroni
Duke na vënë në gjumë.

Çdo gjë në këtë botë
E dëshironi pa djersë
Xhepat t’i mbushni plot
Me mashtrimin si mjet.

E përdorni bukurinë
Për të vjedhur pa pushim
E shikoni çdo njeri
Si objekt me përfitim.

Keni pamje engjëllore
Por në fakt jeni djaj
S’ka asnjë gjë njerëzore
Në shpirtin tuaj si varr.

PËRGJIGJE ARROGANCËS

O prapanica me celulid
Mos kujto se pjell flori
Je njësoj si gjithë të tjerat
Të mbyt pisllëku dhe djersa.

Mos na u hiq si perëndi
Që s’çan kokën për njeri
Nuk je veçse një copë mish
Që mban erë dhe bëhet pis.

Mos na shiko me shpotitje
Sikur ngjajmë me jashtëqitje
Jemi njerëz me dinjitet
Me parime dhe karakter.

Mos mendo se na poshtëron
Me këtë sjellje si snob
Thjesht tregon injorancë
Duke shfaqur arrogancë.

Asnjë vlerë s’do të na heqësh
Me veprime teveqelësh
Do të dukesh veç një kafshë
Pa kulturë dhe edukatë.

DIAMANTËT E STËRMËDHENJ

Ku jeni, o femra perverse
Të na mbushni plot me zjarr
Të na kënaqni pak orekset
Me trupin tuaj gjithë afsh.

Të na ngrini lart në qiell
Si pëllumbat kur fluturojnë
Me buzët e ëmbla si sheqer
Të na digjni çdo sekondë.

Të na zhysni atje thellë
Ku zien me furi magma
Të na dhuroni atë epsh
Që shkrin malet e akullta.

Pastaj shpejt të na krellosni
Në oqeanet e gëzimit
Ku këndon përjetë erosi
Këngën e bukur të hedonizmit.

Mos të na nxirrni që andej
Gjersa zemra të na pëlcasë
Të na falni pafund qejf
Aq kohë sa të jemi gjallë.

Jeni të rralla në këtë botë
Si diamantët e stërmëdhenj
Është me fat kush ju zotëron
Se ka lindur me privilegj.

KRIJESAT E SHTIRURA

Mbylleni gojën, o moralista
Boll, na ngjallët neveri
Filozofia juaj, o qelbësira
Është thjesht hipokrizi.

Mos u hiqni si shenjtorë
O krijesa të shtirura
S’jeni veçse ca aktorë
Nëpër shfaqje të fëlliqura.

Mos kujtoni, o torollakë
Se njerëzit janë budallenj
Dukeni të gjithë në surrat
Që nuk jeni të vërtetë.

Doni veç të impresiononi
Të ndershmit dhe të pastrit
Sikur gjasme i dënoni
Sëmundjet që sjell afshi.

Por ca gjëra dihen mirë
Në çdo vend të planetit
Që nuk ka asnjë shërim
Për zjarret që ndez epshi.

Kurrë nuk do të shpëtojë
Njeriu i vogël nevojtar
Nga pasioni i fortë
Që bubullin në çdo anë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BURIMET E KENAQESISE (Poezi nga Arjol Lluka)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thesaret Madhështore (Poezi nga Arjol Lluka)
» VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» Poezi e vendlindjes
» poezi satirike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: